
9 minute read
Projektet e realizuara nga ABC Tirana Club
Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 53
transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë; e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/outdoor).
Advertisement
Projektet e realizuara nga ABC Tirana Club
“Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018)
Projekti kishte si objektiv kryesor organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria Botimet M&B
9 789928 256201 civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediat kryesore, si dhe rrjetet sociale.
Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh 22
PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE
Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës
Mbështetës: ABC Tirana Club.
54
ABC Tirana Club

“Univers mbi tastierë” (2018)
Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik në Tiranë, në muajin maj 2018, si pjesë e procesit të edukimit kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë. Interpretues ishin Johan Muka dhe Ami Muka, vëlla e motër.
Koncerti pati mbulim të gjerë mediatik, ndërkohë që i plotë u emetua nga kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH, si dhe të platformës DigitAlb.
Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. Partner: Shkolla “Besëlidhja” në Lezhë.
“Monitorimi i angazhimit të institucioneve publike për vënien në përdorim të Kartës së Studentit” (2018)
Projekti, që filloi zbatimin në maj 2018, kishte në fokus monitorimin sistematik të institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë
Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin Projekte të Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh 22
9
PROCESI I INTEGRIMIT
EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE pasqyruar realisht çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë zvarritur e nuk kanë bërë institucionet publike për jetësimin e një Karte Studenti sa më të dobishme për ta. Pas fillimit të protestave masive të studentëve në të gjitha universitetet Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës e vendit, në dhjetor të atij viti, ku dhe njëra prej kërkesave ishte pajisja me Botimet M&B 789928 256201 Kartë Studenti, projekti u përmbyll.

ABC TirAnA CluB

Mbështetës: ABC Tirana Club.

55
“FQINJËT”- Edicioni i parë (2019)
Eventi artistik rajonal angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende, “FQINJËT” është një brand eventi që përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të

Projekti “Fqinjët” i ABC Tirana Club është një investim për krjimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi kulturor mes studentëve artistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Fqinjët” është dizajnuar që të jetë një event i përsëritshëm, në Tiranë apo zona të tjera të vendit, në Shqipëri apo në shtetet e tjera fqinje. Veç fokusit të shkëmbimit kulturor e artistik, “Fqinjët” do të fokusohet dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre.
Mbështetës:
Ne flasim gjuhën tuaj!
njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë, si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet e rajonit tonë. “FQINJËT” – Edicioni i parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, duke u mbuluar gjerësisht nga media, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, RTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, RTK.
Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club, Partner: Ministria e Kulturës.
56
ABC Tirana Club
“Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019)
Projekti është edicioni i parë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, një seri periodike kontributesh e ABC Tirana Club që si qëllim parësor kishte organizimin e një procesi monitorues dhe një fushate informimi e ndërgjegjësimi të publikut, për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori. Projekti nxiti autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATORI DUHET TË TRAJTOHET MË MIRË! Forumi i Diskutimit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit, që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UTsë, pati një mbulim të zgjeruar mediatik.

Mbështetës: Raiffeisen Bank dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
“Miq të klimës” (2019)
Eventi artistik “MIQ TË KLIMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare.
Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 57
Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri. Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë.

“Media dhe integrimi evropian” (2019)
Projekti synoi tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e

58
ABC Tirana Club
publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj.
Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club. Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
“FQINJËT”- Edicioni i dytë (2019)
Artistë studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria performuan në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HARAPI, Bobana DABOVIĆ, Blond KRASNIQI, Tomislav ZOGRAFSKI, Dejan KRDZIĆ, Feim IBRAHIMI, Blagoj CANEV etj.

Protagonistë të edicionit të dytë të FQINJËT, organizuar nga ABC Tirana Club, ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVRILOVIĆ nga Mali i Zi, Petar TRBOJEVIKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria. Për organizatorët, FQINJËT,
Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 59
si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
Mbështetës: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club Partner: Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” (2020)
Ky projekt i ABC Tirana Club u fokusua tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet në lidhje me “të tjerët”. Target grup ishin studentë nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Objektivi kryesor ishte që përmes diskutimeve dhe debateve të lira mbi median dhe informimin, të nxitej i menduari kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë studentët, për të kuptuar dhe identifikuar ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara, që kanë dukje atraktive në publik, por realisht keqorientojnë debatin dhe aksionin qytetar, deformojnë
60
ABC Tirana Club
vemdimmarrjen. Projekti nuk nxiste identifkimin e medias vetëm si burim dhe reflektim negativiteti në informim, edukim dhe argëtim, por shikimin dhe vlerësimin me realizëm të produkteve të saj, ndezjen e shkëndijave tek të rinjtë, për të qenë jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale.
Mbështetës: Projekti rajonal “Media për qytetarët – Qytetarët për median” me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Evropian.
“Biblioteka e lagjes sime” (ende në proces zbatimi)
Projekti në radhë të parë kërkon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve lokale, të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të administrates të bashkisë së kryeqytetit, që duhet të bëjnë akoma dhe më shumë, për t’i sjellë bibliotekat e lagjeve në rolin dhe misionin e tyre. Të hartojnë politika dhe strategji, të cilat shoqërohen me hapa dhe produkte konkrete në gjallërimin e performancës së tyre, që t’u përgjigjen kërkesave të kohës që kalojmë e sfidave të së ardhmes, të rrisin buxhetin faktik që duhet të shkojë sidomos për shërbimet virtuale në to. Për ta orientuar aktivitetin e bibliotekave në drejtim të plotësimit të kërkesave online për frekuentuesit, që vë në funksion një sistem pajisjesh kompjuterike dhe ofron linjë të shpejtë dhe të sigurtë interneti, me skedarë librash dhe kartela anëtarësie të digjitalizuara.

Mbështetës: LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Gjithashtu ABC Tirana Club ka dhe projekte të tjera në proces zbatimi, ose në fazën e konceptimit.