2 minute read

Njoftim për median

Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 43

Njoftim për median

Advertisement

Ditën e martë, 29 shtator 2020, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës u zhvillua Forumi i Diskutimit “Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë’ njëri-tjetrin”, organizuar nga grupimi studentor ABC Tirana Club. Në Forum morën pjesë studentë, pedagogë dhe përfaqësues të medias.

Niveli i lartë i qarkullimit të parasë fizike në Shqipëri është një fenomen shqetësues, që e liston vendin tonë në fund të listës së vendeve të rajonit. Referuar shifrave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, sasia e parave jashtë sistemit bankar arriti në muajin korrik të këtij viti në vlerën e 324.5 miliardë lekëve, ose 2.6 miliardë euro. Kjo shënoi rritje me rreth 41 miliardë lekë më shumë, kundrejt korrikut të vitit 2019. Tendenca e shtimit të parasë cash në ekonomi nuk është evidentuar vetëm gjatë korrikut, por prej fillimit të këtij viti, për t’u përkeqësuar ndjeshëm gjatë marsit, kohë kur shpërtheu edhe Covid-19 në vend.

Gjatë diskutimit u përmendën si faktorë kryesorë për këtë fenomen negativ, niveli i lartë i informalitetit, evazioni fiskal, por dhe shkalla e ulët e edukimit të publikut dhe e sipërmarrësve në aplikimin e pagesave elektronike. Pjesëmarrësit në Forum u fokusuan dhe në gjetjet e një ankete që ka zhvilluar së fundmi ABC Tirana Club, ku janë pyetur 350 konsumatorë mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre për qarkullimin e parasë cash, si dhe aplikimin e shërbimeve online nga sistemi bankar. Studentët janë duke zhvilluar një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për reduktimin e parasë në qarkullim. Ky forum

44

ABC Tirana Club

ishte aktiviteti i dytë që zhvillohet nga ABC Tirana Club, në zbatim të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. “Vitin e kaluar, ABC Tirana Club nisi të zbatojë programin ‘Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut’, një cikël aktivitetesh tematike për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në aspekte të ndryshme që lidhen me zhvillimet ekonomike dhe financiare të vendit. Si një organizatë proevropianiste ABC Tirana Club i shikon këto problematika të lidhura dhe në favor të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht dhe këtë program e shikojmë si efektiv dhe me ndikim në publik, veçanërisht në radhët e të rinjve studentë”, u shpreh në hapje të Forumit Johan Muka, drejtues i ABC Tirana Club. Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Dhori Kule ka përshëndetur angazhimin e studentëve në këtë fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi. “Më vjen shumë mirë kur jam prezent në aktivitete të tilla, ku studentët tanë konkretizojnë dijet që kanë marrë në auditor. Dekanati, por dhe trupa pedagogjike i nxit këto kontribute të studentëve, duke vlerësuar faktin se që në auditor studentët fillojnë të mendojnë mbi problematikat që ka vendi, të fokusohen te alternativat e zgjidhjes së tyre. Kjo padyshim na shton ne përgjegjësinë që të japim maksimumin për studentët tanë”. Programi “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, që po aplikon ABC Tirana Club, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit mbështetet nga Raifeissen Invest dhe po realizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

ABC Tirana Club Tiranë, 29.09.2020

Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 45

KAPITULLI 4

PASQYRIMI MEDIATIK I PROJEKTIT

Mbi gjetjet e anketës me konsumatorët Mbi forumin studentor në Fakultetin e Ekonomisë Roli dhe rëndësia e projektit studentor

This article is from: