2 minute read

Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht

36

ABC Tirana Club

Advertisement

Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht

Në datën 29 shtator, në ora 12.00, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës u zhvillua Forumi i Diskutimit “Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin”, si pjesë e projektit studentor të ABC Tirana Club. Në Forum morën pjesë studentë, pedagogë dhe përfaqësues të medias. Të ftuar ishin dhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, por që nuk patën përfaqësues. Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, në hyrje të Forumit falënderoi studentët dhe pedagogët e pranishëm. Duke pasur parasysh situatën e Covid-it, tha ai, ne jemi përshtatur në organizimin e Forumit, për të respektuar standardet dhe protokollet anti-koronavirus. Duke reduktuar numrin e të ftuarve dhe duke ruajtur distancën. “Dua të falënderoj Fakultetin e Ekonomisë, në mënyrë të veçantë profesor Dhori Kulen, që na dhanë akses për mjediset në këto kushte të vështira. Dua të shpreh shumë falenderime dhe për mbështetësin e projektit Raifeissen Invest, si dhe të gjithë grupin e aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të ABC-së që janë angazhuar. Vitin e kaluar, ABC Tirana Club nisi të zbatojë programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, një cikël aktivitetesh tematike për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në aspekte të ndryshme që lidhen me zhvillimet ekonomike dhe financiare të vendit. Si një organizatë proevropianiste ABC Tirana Club i shikon këto problematika të lidhura dhe në favor të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht – dhe këtë program e shikojmë si efektiv dhe me ndikim në publik, veçanërisht në radhët e të rinjve studentë. Vitin e kaluar ne realizuam projektin “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, ku u përfshi dhe një forum diskutimi që u zhvillua në muajin maj 2019, po në mjediset e Fakultetit Ekonomik

Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 37

– me mbështetjen e Raifeissen Invest dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë.

Sot jemi në edicionin e dytë të programit tonë “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Forumi i sotëm i diskutimit fokusohet në një tjetër aspekt të rëndësishëm të ekonomisë – tek reduktimi i qarkullimit të parasë cash. Ne kemi filluar në muajin qershor të këtij viti dhe kemi tre komponentë në projektin tonë: -organizimin e një ankete me konsumatorët - që e kemi finalizuar; -realizimin e një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut - që vijon; -organizimin e Forumit të Diskutimit - që po e realizojmë sot. Sot do të operojmë kështu: Do të prezantojmë fillimisht të dhënat e anketës që kemi realizuar me konsumatorët. Më pas do të ketë diskutime, komente, pyetje apo propozime për temën tonë që lidhet me reduktimin e parasë cash në ekonominë shqiptare”. Përpara se të fillohej me agjendën e Forumit, u ftua për një fjalë përshëndetëse, profesor Dhori Kule, si një nga mbështetësit e programit studentor “Edukimi ekonomik dhe finanaciar i publikut”.

This article is from: