
1 minute read
Niveli i ulët ekonomik, ndaj dhe përdoren pak kartat bankare
Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 41
Advertisement
Prof. dr. Fatmir Mema gjatë forumit përmendi si faktor kryesor të përdorimit të paktë të kartave nivelin e ulët ekonomik në vendin tonë. Unë mendoj se është niveli i ulët ekonomik, ndaj dhe përdoren pak kartat bankare, u shpreh ai. “Në botë njerëzit i bëjnë pazaret një herë në javë ndërsa ne i bëjmë disa herë në ditë. Kjo është si pasojë e mungesës së edukimit. Sa më i lartë të jetë niveli i edukimit, aq më i lartë do jetë përdorimi i kartave. Politikat e bankave ndonjëherë janë kontradiktore. Bankat rrisin numrin e bankomateve, si një reklamë për tërheqjen e parave cash. Politikat e Bankës Qendore bien ndesh me objektivin e një ekonomie cashless. Shembull është synimi për të futur në treg bankënotën e prerjes 10.000 lekëshe. Në këtë mënyrë do të kishim një promovim cash-i dhe jo cashless-i. Nga ana tjetër bankat mund të promovojnë pagesat elektronike në disa mënyra. Mund të ulin komisionet për mirëmbajtjen e depozitave bankare në mënyrë që qytetarët të priren drejt çeljes dhe mbajtjes hapur të tyre. Mund të ngrejnë komisionet bankare për transaksionet në cash dhe nga ana tjetër, të ulin drejt zhdukjes komisionet për pagesa elektronike. Gjithashtu OSSHE dhe kompani të tilla si këto, për familjet me vësthirësi ekonomike mund të ofrojnë mundësinë e pagesës me bankë të detyrimeve, me 2-5% zbritje nëse transaksionin e kryejnë në mënyrë elektronike. Shteti mund të ndërhyjë në formimin e qendrave të grumbullimit të produkteve ushqimore. Në këtë mënyrë, produkte të tilla me predominancë blerjeje në cash, do të shiten në qendra me infrastrukturë më të lartë e cila do suportonte dhe drejtonte blerësit drejt pagesës elektronike.