Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin
39
në të cilën ndodhemi ne. Shpeshherë përfshihet dhe fakti i drejtuesve të cilët mund të jenë me frymë lindore dhe kjo shkakton një konfuzion tek studentët të cilët tjetër drejtim kanë marrë në libra dhe tjetër gjejnë në terren”. Për dekanin e Fakultetit të Ekonomisë prof.dr. Dhori Kule, në sektorin bankar, përqasja dhe funksionimi sipas vendeve të tjera evropiane është më i përshtatur. Kjo ndodh, sipas tij se, të gjitha bankat që operojnë në Shqipëri (Banka Qendrore dhe ato të nivelit të dytë) janë një kombinim i elementeve të bankave të vendeve të zhvilluara. “Gjithashtu kjo përqasje duket se po implementohet edhe në institucione të tjera. Sektori që drejton ekonominë e tregut është sipërmarrja, ku punon pjesa më e madhe e popullsisë (1.1 milion nga 1.2 milion në total). Dhe si një ekonomi në tranzicion, por dhe si pasojë e një mënyre të menduari të huazuar nga e kaluara, ne e shohim zgjidhjen tek sektori publik, ndërkohë shifrat flasin për sektorin privat”. Sa i takon nivelit të lartë të informalitetit në ekonomi, prof. dr Kule thotë se, tashmë ai është një realitet në vendin tonë. “E mira është që ekonomia të jetë sa më e formalizuar, por ajo do të duhet të realizojë ciklin e vet drejt formalizimit. Për këtë nevojitet roli i ekspertëve në ekonomi dhe informimi e ndërgjegjësimi i popullatës. Për këtë arsye e shoh si shumë me vlerë takimin e sotëm dhe të gjithë produktet e tij”.
Studentët: Shteti dhe bankat duhet të favorizojnë të rinjtë Nga diskutimet e studentëve u identifikua si shkak i prirjes për qarkullimin e lartë të parasë cash në Shqipëri niveli i dobët ekonomik, fenomenet e kontrabandës dhe korrupsionit. Politizimi i administratës nuk lejon kryerje të reformave në sistemin financiar, u tha gjatë diskutimit. “Plus kësaj ka dhe varfëri në Shqipëri dhe shumë njerëz nuk kanë mundësi të hapin llogari bankare, nuk kanë të ardhura stabël.