Qy T e T i im evropian
Edicioni i katërt – Me talentet e reja në bashkitë e Matit dhe Tepelenës
l Tri ekspozita pikture, në Burrel, Tepelenë dhe Tiranë, me pjesëmarrjen e 80 autorëve
l Sinergji artistike e kombinuar me ndërveprimin social
Tiranë, 2023
Projekti i ABC Tirana Club
www: abctiranaclub.wordpress.com
Email: abctiranaclub@gmail.com
P/Box: 1402, Tirana, Albania
Tel: 00355693632767
Grupi i punës: Aleksandër TOTI, Alfred STAFASANI, Ami MUKA, Arta SHAHA, Endi MULLAJ, Enida HAJDËRLLI, Ergild TANE, Klarenc HAJDËRLLI, Reneo HADJA, Sokol META, Silva MARANAKU dhe Shkëlqim IMERI.
Kontribut i veçantë: Prof.Dr. Artan PEQINI
Drejtues i projektit: Johan MUKA
Design & Layout: Bujar KAROSHI
ISBN: 978-9928-387-58-5
© ABC Tirana Club
Botues: Ky botim u realizua nga ABC Tirana Club në kuadër të projektit “Qyteti im evropian”, Edicioni i katërt – Me talentet e reja në bashkitë e Matit dhe Tepelenës. Mbështetës financiar ishte Agjencia Kombëtare e Rinisë, AKR dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, MSHRF. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR dhe MSHRF.
ABC Tirana Club bashkëpunoi dhe me Bashkitë e Matit dhe Tepelenës, si dhe “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike
Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr.9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603. E-mail: mbbotime@gmail.com
Tiranë, 2023
2
Bashkia MaT Bashkia Tepelene
Ky publikim synon që të promovojë projektin “Qyteti im evropian”, Edicioni katërt, që bashkoi energjitë e 80 talenteve të reja nga Mati dhe Tepelena, protagonistë të ekspozitave të pikturës në vendlindjen e tyre, si dhe në kyeqytet.
Ka pasur të paktën tri objektiva kryesore ky projekt:
- të gjallërojë më shumë jetën kreative artistike mes talenteve të reja, por dhe publikut të interesuar;
- tu japë kurajo atyre që, krahas aksesit të prezantimit krijues në publik, edhe zëri i tyre të dëgjohet më shumë në problematikat e komunitetit;
- t’i sensibilizojë, informojë dhe edukojë të rinjtë për vlerat evropiane, për arritjen e standardeve të shoqërive të shteteve anëtare të BE-së, si dhe për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 3
Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë.
Email: abctiranaclub@gmail.com
Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com
apo në llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.
Është e vertetë se unë kam qenë disa herë në projektin “Qyteti im evropian”, por sot dëshiroj të theksoj diçka që e mendoj si të rëndësishme. Ne si profesionistë shkojmë nga ekspozita në ekspozitë, por gjithmonë, që të jemi të sinqertë, ekspozitat e një moshe të tillë, janë evente të veçanta, pasi nga pikëpamja stilistike, pra të të shprehurit artistik, ato reflektojnë inteligjiencë dhe janë të drejtpërdrejta.
Besoj se vjen një moment ku gjithësecili nga ne, kur jeton në një territor të caktuar, ka nevojë ta tregojë atë, të flasi për të, të rrëfejë në lidhje me të. Çdo njeri e bën një gjë të tillë sipas mënyrës së vet. Një shkrimtar e bën nëpërmjet një shkrimi, një poet e bën me një poezi, natyrshëm një piktor e realizon me ngjyra dhe me vizatime. Gjëja që më bëri përshtypje nga këto punime kaq të realizuara, edhe pse kemi të bëjmë me dy territore, me dy bashki, atë të Matit dhe Tepelenës, kemi të bëjmë me dy qëndrime pak a shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Secili nga nxënësit që vjen nga territori i vet, përpiqet ta
1 Nga fjala e Prof.Dr Artan PEQINI, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve, mbajtur në ditën e hapjes së ekspozitës së përbashkët të 80 talenteve të reja nga Mati dhe Tepelena, më 02 maj 2023, në mjediset e “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Profesori është për ABC Tirana Club si “kumbar” i “Qyteti im evropian”, pasi e ka vlerësuar dhe mështetur këtë projekt rinor që nga Edicioni i parë, realizuar më 01-08 qershor 2021.
Jeni një brez që nuk e keni përjetuar me kompleks çështjen e evropës1
përshkruajë atë në mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, shoqëruar sigurisht nga specifikime. Në qoftë se nga njëra anë ndihet hapësira dhe peizazhi që ka Tepelena, nga ana tjetër ndihet territori ndryshe i Matit, me peizazhe mjaft fantastike.
Ajo që doja të theksoja, por që dhe ju ta kuptoni është se, ajo që ju realizoni sot është një dëshmi jo vetëm personale, për secilin nga ju, por është një dëshmi e rëndësishme për territorin apo qytetin nga ju vini, vendin ku ju rriteni. Do të kalojnë pak vite dhe ju do të kuptoni se në duart tuaja keni dëshmitë tuaja nëpërmjet pikturës.
Unë do të doja të nënvizoja se është shumë e rëndësishme gjithë kjo lëvizje që ka vendi ynë drejt Evropës. Unë kam kënaqësinë të shoh se ju jeni një brez, që nuk e keni përjetuar me kompleks çështjen e Evropës, pasi jeni shumë të çiltër, të sinqertë dhe të natyrshëm, për mënyrën se si po shkoni në Evropë. Por ama, një gjë duhet të kuptoni shumë mirë, që në ka ndonjë element shumë të rëndësishëm që Evropa sot nga pikëpamja konceptuale e vlerëson shumë, është pikërisht vlerësimi i territorit.
Ne do të bëhemi rrëfimtarë apo artista të mëdhenj, kur të paraqesim në një mënyrë sa më të sinqertë territorin tonë. Epoka që jetojmë nga pikëpamja filozofike, është një epokë e cila i jep mjaft rëndësi rajonalizimit, mënyrës se si secili nga ne shikon pjesën apo vendin ku jeton dhe e bën atë të rëndësishëm. Për këtë arsye, një element i tillë, e bën mjaft të rëndësishme këtë ekspozitë dhe mendoj se në brendësi të këtij variacioni punimesh, ka elemente të cilët janë brilantë.
Mbetem shumë i hapur kur them se do të kisha shumë dëshirë të kisha në të ardhmen, një grup prej jush, si studentë të Universitetit të Arteve. Do të doja ta mbyllja fjalën time, me një batutë të një artisti, piktor, të cilin e kemi humbur pak kohë më parë. Sali Shijaku thoshte se gjithë jetën e tij e kishte kaluar nëpër ekspozita, por ato më të bukurat janë ekspozitat e moshës suaj, pasi, sipas tij, ato të frymëzojnë dhe janë të papritura.
Kjo ekspozitë e juaja sot, është e papritur dhe mjaft frymëzuese, për këdo që e viziton atë. Faleminderit dhe shumë suksese në punën tuaj!
prof.Dr artan peQini,
Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve
ABC
Club 6
Projekti i
Tirana
Synojmë të promovojmë sa më shumë talente, të zgjojmë, të inspirojmë dhe të krijojmë sinergji artistike në mesin e të rinjve, e kombinuar kjo me ndërveprimin social 2
“Qyteti im evropian”, në edicionin e katërt, para se të mbërrinte këtu në kryqytet, ka pasur dy stacione shumë të rëndësishme lokale: ishim më 4 mars 2023 në mjediset e Muzeut Historik të Matit; më pas, më 1 prill 2023, ishim në mjediset e Pallatit të Kulturës në Tepelenë. Falë punimeve të arrira, falë përkushtimit të talenteve të reja, në të dy bashkitë tërhoqëm vëmendjen e komunitetit, të medias lokale dhe qendrore, të mësuesve e prindërve, por dhe autoriteteve vendore dhe shoqërisë civile.
Sot jemi në mjediset e “Europe House” në këtë ekspozitë të përbashkët, e cila do të qëndrojë hapur deri më 5 maj. Duhet ta theksoj, se zgjedhja e kohës dhe vendit për këtë event nuk është rastësore: “Qyteti im evropian” është në kryeqytet në prag të Ditës së Evropës, 9 Majit. Sepse, edhe një nga qëllimet e këtij projekti rinor është nxjerrja në pah e vlerave evropiane, nxitja dhe promovimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen e Bashkimit Evropian. Angazhimi
2 Nga fjala e drejtuesit të ABC Tirana Club, Johan MUKA, mbajtur në ditën e hapjes së ekspozitës së përbashkët të 80 talenteve të reja nga Mati dhe Tepelena, më 02 maj 2023, në mjediset e “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 7
dhe ndërgjegjegjësimi i të rinjve në këtë proces mbetet një energji e pazëvendësueshme për të sotmen dhe për të ardhmen e vendit tonë. Që në vitin 2021, kur startuam me projektin “Qyteti im evropian”, kemi shpallur synimin kryesor që të përfshijmë sa më shumë talente në çdo cep të Shqipërisë. Të jemi aty ku ka të rinj që kanë ide krijuese, por dhe që duan të jenë proaktivë në çështjet e komunitetit.
Bashkimi i forcave krijuese artistike është po ashtu dhe një hapësirë e lirë dhe e sinqertë diskutimi, se si të rinjtë e kuptojnë zhvillimin e qëndrueshëm urban, planifikimin, ndotjen e mjedisit, ngrohjen globale e ndryshimet klimatike, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë etj. Si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin me mjedise më të jetueshme, me mjedise më të gjelbërta, me hapësira më të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre, por dhe me gjeneratat e tjera.
Deri tani kemi afruar dhe prezantuar talente nga Tirana, Korça, Mati dhe Tepelena. Por, nuk do të ndalemi. Do të afrojmë dhe prezantojmë talente dhe nga të tjera njësi administrative të vendit. Sa më shumë të mundim. Deri më tani kemi mbi 210 autorë punimesh në 4 bashkitë, por ne synojmë që të promovojmë mijëra talente, të zgjojmë, të inspirojmë, të krijojmë sinergji artistike në mesin e të rinjve, e kombinuar kjo me ndërveprimin social.
Ne shikojmë si efekt konkret të “Qyteti im evropian” nxitjen e realizimit të sa më shumë ekspozitave ose eventeve të çdo lloj formati me talente të reja, si nga zonat urbane, ashtu dhe nga zonat periferike e rurale. ABC Tirana Club ka bindjen se organizimi i një ekspozite pikturash patjetër do të nxisë dhe autoritetet vendore, institucionet, organizatat dhe subjektet e ndryshme që dhe ato të investohen në këtë drejtim, për të bërë më shumë për talentet e reja.
Në këtë seancë hapëse dua të falënderoj fillimisht të gjithë autorët e punimeve në stenda.
Shumë falënderime dhe mirënjohje për mbështetësit financiarë të këtij edicioni të “Qyteti im evropian”: Agjencinë Kombëtare të Rinisë, si dhe Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Një ndihmë, të cilën ABC Tirana Club është përpjekur që ta maksimalizojë, në funksion të qëllimit dhe objektivave që kemi vendosur.
Projekti i ABC Tirana Club 8
Mirënjohje për bashkitë e Matit dhe Tepelenës, sidomos pjesa e stafit që punon me kulturën, për gatishmërinë dhe kontributin e tyre konkret. Na duhet të falënderojmë edhe emra të përveçëm: Alfred
Stafasani dhe Sokol Meta në Mat, si dhe Aleksandër Toti dhe Arta Shaha në Tepelenë, përfshirë dhe drejtorin e Zyrës Arsimore aty, Shkëlqim Imeri.
Faleminderit “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri! Jo për herë të parë, ndihmoni ABC Tirana Club duke vënë në dispozicion këtë mjedis funksional në dobi të të rinjve.
Nuk mund të mos shpreh falënderime e mirënjohje për ekipin e ABC Tirana Club, për angazhimin dhe përkushtimin në mbarëvajtjen e çdo hapi të hedhur në dobi të konkretizimit të projektit.
msc. Johan mUK a Drejtues i ABC Tirana Club
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 9
Projekti i ABC Tirana Club 10 përmBaJTJa K api TULLi 1 propoZime ar T i ST iKe për ZHviLLimin e QënDrUe SHëm UrBan, nDoTJen e mJeDi Si T, rUaJTJen e vLerave T ë T ra SHëGimi Së e TJ. 1.1 Mat: Talente jo vetëm nga zonat urbane, por dhe ato periferike e rurale .......................................................... 12 1.2 Tepelenë: Interesim për ekspozitën edhe në bashkinë fqinje të Memaliajt .............................................................. 15 1.3 Tiranë: Autorët matjanë dhe tepelenas prezantohen për artdashësit kryeqytetas ................................................ 18 1.4 Mediat lokale, kombëtare dhe rrjetet sociale tregojnë interes për projektin ........................................................... 25 K api TULLi 2 re T ro e “Qy T e T i im evropian” – T ri eDiCione T e para 2.1 Edicioni parë: Kontribut i lirë dhe i sinqertë, shprehje e konceptit dhe perceptimit për qytetin ideal .................... 28 2.1.1 Koleksioni krijues “Ndjesi”, i autores Ami Tartari ........... 31 2.2 Edicioni dytë: Mbrojtja e shtresës së ozonit dhe efektet nga ngrohja globale ............................................................. 33 2.4 Edicioni i tretë: Vlerësohen gjetjet artistike dhe teknikat e realizimit të punimeve nga talentet korçarë ................... 36 Si mund të na kontaktosh? ............................................................ 40 “Biblioteka” e aBC Tirana Club ................................................... 41
Kapitulli I
propoZime ar T i ST iKe për
ZHviLL imin e QënDr Ue SHëm
UrB an , nDoTJen e mJeDi Si T, r UaJTJen e vL erave T ë
T ra SHëGimi Së e TJ.
1.1 Mat: Talente jo vetëm nga zonat urbane, por dhe ato periferike e rurale
1.2 Tepelenë: Interesim për ekspozitën edhe në bashkinë fqinje të Memaliajt
1.3 Tiranë: Autorët matjanë dhe tepelenas prezantohen për artdashësit kryeqytetas
1.4 Mediat lokale, kombëtare dhe rrjetet sociale tregojnë interes për projektin
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 11
1.1 mat: Talente jo vetëm nga zonat urbane, por dhe ato periferike e rurale
Edicioni i katërt i “Qyteti im evropian” filloi zbatimin në mes të muajit dhjetor 2022, menjëherë pas mbylljes së procesit administrativ kontraktual me mbështetësin financiar, Agjencinë Kombëtare të Rinisë, AKR, si dhe Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, MSHRF, si dhe pasi ishin krijuar dy grupet e punës, një në Bashkinë e Matit dhe tjetri në Bashkinë e Tepelenës.
Thirrjes për punimet në pikturë mbi temën e planifikuar iu përgjigjën rreth 70 nxënës matjanë, të cilët ishin jo vetëm nga shkollat në qytetin e Burrelit, por dhe nga ato në zonat periferike e rurale në territorin e bashkisë. 98 punimet e paraqitura (kishte raste kur një autor kishte prezantuar më shumë se një krijim), iu nënshtruan një procesi seleksionimi profesional, duke pasur si kriter përqasjen me temën, si dhe cilësinë e realizimit.
Krijuesit e tyre ishin nxënës nga shkollat “Mustafa Gjestila”, “31 Korriku” dhe “Ilia Qiqi” në qytetin e Burrelit; nga shkollat “26 Korriku” në Bruç, “Abdyrrahman Përmeti” në Lis, “Ali Xhetani” në Zenisht, “Ibrahim Tema” në Kurdari dhe shkollën në Gurrën e Madhe.
Nga institucioni i Bashkisë së Matit pati një mbështetje totale për hapjen e ekspozitës me krijimet e 40 autorëve të përzgjedhur, duke i instaluar stendat në hollin e Muzeut Historik, një mjedis shumë i përshtatshëm për këtë format eventi social-kulturor. Përmendim
Projekti i ABC Tirana Club 12
ndihmën e jashtëzakonshme të piktorit matjan Alfred Stafasani dhe Sokol Meta drejtues i kulturës dhe artit në Bashkinë e Matit.
Aktiviteti që u zhvillua më datë 4 mars 2023 ishte konceptuar në dy pjesë kryesore. Fillimisht, u prezantua projekti “Qyteti im evropian”, si dhe u bënë përshëndetje nga Bashkia dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve, kurse në pjesën e dytë autorët e punimeve paraqitën idenë dhe fabulën e krijimit, si dhe parashtruan problematika nga përditshmëria e tyre, apo shprehën mendime mbi qytetin e tyre ideal, përballë administratës vendore. Pjesëmarrës në aktivitet ishin dhe bashkëmoshatarë të talenteve, mësues, prindër, përfaqësues nga mediat lokale, nga OJF-të etj.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 13
Projekti i ABC Tirana Club 14
1.2 Tepelenë: interesim për ekspozitën edhe në
bashkinë fqinje të memaliajt
Sipas planifikimit organizativ, përgatitjet për ekspozitën e talenteve të reja në Tepelenë filluan në mes të muajit janar 2023, me rikthimin e nxënësve në klasa, pas pushimeve të fundvitit. Ajo që ishte evidente për këtë bashki ishte interesimi i madh për pjesëmarrje. Në fazën e parë u paraqitën 126 krijime në teknika të ndryshme (në vizatime, grafika, akuarele, punime me bojra etj.) të nxënësve nga shkollat 9-vjeçare të Tepelenës, por dhe nga bashkia fqinje e Memaliajt. Konkretisht krijimet ishin nga shkollat “Avni Rustemi”, “Nevzo Selimi” dhe “7 Marsi” të qytetit, si dhe nga shkollat “Memo Nexhipi” në Dukaj, “Nimete Progonati” në Memaliaj, “Xhevit Çela” në Izvor dhe “Adem Alushi” në Krahës.
Në fazën e parë të paraqitjes së punimeve ABC Tirana Club gjeti mbështetje te Drejtoria Arsimore lokale, sidomos tek drejtuesi i saj, Shkëlqim Imeri, kurse për
fazën e dytë të çeljes së ekspozitës bashkëpunoi shumë ngushtë me administratën e bashkisë, veçanërisht me Aleksandër
Toti dhe Arta Shaha.
Ekspozita e përbashkët 40 autorëve nga Tepelena u hap më 1 prill 2023, në mjediset e Pallatit të Kulturës së qytetit, ku ishin të ftuar mbi 90 vetë, nxënës, mësues, drejtues të shkollave në territorin e bashkisë, administrator vendor, prindër, përfaqësues nga OJF-të, media lokale etj. Autorët e puni-
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 15
meve prezantuan idenë dhe fabulën krijuese në prezencë të publikut dhe të stafit të bashkisë, të cilët kanë dëgjuar mendimet e propozimet e tyre për planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban, ndotjen e mjedisit, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë etj.
Për mjaft nga aspektet e trajtuara nga të rinjtë, përfaqësuesit e stafit bashkiak iu përgjigjën me informacione nga dinamika e vendimmarrjes, si dhe për fazat e zbatimit të projekteve dhe programeve konkrete në dobi të komunitetit. Autorët e punimeve u nderuan me diploma, ndërkohë që një pjesë e tyre iu përgjigj interesimit të medias lokale përmes intervistave.
Projekti i ABC Tirana Club 16
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 17
1.3 Tiranë: autorët matjanë dhe tepelenas prezantohen për artdashësit kryeqytetas
Krahas hapjes së dy ekspozitave lokale, në Burrel dhe në Tepelenë, Edicioni i katërt i “Qyteti im evropian” kishte dhe një tjetër event, hapjen e ekspozitës së përbashkët në kryeqytet. Data e eventit (2 - 5 maj 2023), si dhe vendndodhja (“Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri), nuk ishin zgjedhje rastësore. Ideja ishte që ekspozita të qëndronte hapur në prag të Ditës së Evropës (9 Maj), si dhe lokalizohej në një hapësirë dedikuar promovimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, siç është salla “Europe House”. Ekspozita e Tiranës lidhej drejtpërdrejt me një prej objektivave kryesore të projektit, për “t’i sensibilizuar, informuar dhe edukuar të rinjtë me vlerat evropiane, për arritjen e standardeve të shoqërive të shteteve anëtare të BE-së, si dhe për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë”.
Talentet e reja nga Mati dhe Tepelena ishin në një sfidë tjetër artistike. Punimet e tyre do të ishin të aksesueshme për bashkëmoshatarët e tyre kryeqytetas, ashtu dhe për artdashësit në përgjithësi, një mundësi që u krijoi ABC Tirana Club, përmes përfshirjes në projektin “Qyteti im evropian”. Pjesëmarrësit në ceremoninë hapëse të ekspozitës patën rast të dëgjojnë dhe vlerësime mbi përmbajtjen dhe formën e realizimit të punimeve të talenteve të reja, nga Dekani i
Projekti i ABC Tirana Club 18
Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve Prof. Dr. Artan Peqini, një mbështetës i projektit që prej Edicionit të parë, në qershor të vitit 2021. Po ashtu të rinjtë i ka përshëndetur dhe përfaqësuesja e “Europe House”, të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Rafaela Rica, menaxhere projektesh. Autorët e punimeve prezantuan krijimtarinë e tyre, një pjesë të të cilave po i pasqyrojmë në vijim:
rubin Klosi (Mat): “Vizatimin tim e kam ndarë në dy pjesë. Në njërën prej tyre bota është me gjelbërim, pyjet nuk janë shkatërruar dhe mjedisi është shumë i pastër. Ndërsa në pjesën tjetër duket qartë se janë prerë pemët, mjedisi është i ndotur dhe nuk ka gjelbërim si në pjesën e parë. Unë dua që qyteti im të jetë si në pjesën e parë, i pastër, i gjelbërt, me pyje dhe i bukur. Nga pemët ne marrim oksigjenin dhe kështu kemi më shumë ajër të pastër, prandaj dhe ato duhen respektuar”.
aurela Jaupi (Tepelenë): “Ky projekt më duket shumë interesant dhe ndihem shumë e lumtur që jam përfshirë në këtë nismë, për t’i dhënë mundësinë të rinjve të shprehin se si ata e shohin qytetin e tyre evropian. Mua në qytetin tim më pëlqen shumë natyra, por ajo gjë e cila nuk më pëlqen dhe aq shumë është fakti se nuk ka dhe aq shumë ndërtesa të reja dhe moderne”.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 19
Desara murrani (Mat): “Në punim kam vendosur që qytetin tim ta paraqes edhe më të bukur dhe më të gjelbërt nga çfarë ai është. Në qytet aktualisht ka gjelbërim, por më shumë do të ishte më mirë. Fëmijët janë të kënaqur që lozin në parqe dhe në hapësirat e gjelbërta që unë kam vizatuar. Qyteti im ndryshon nga pak çdo ditë dhe shpresoj që një ditë të bëhet si në punimin tim”.
ester Demiri (Tepelenë): “Në qytetin tim më pëlqen gjithçka. Nuk është se do të doja të ndryshoja diçka tek qyteti im, pasi si gjithë qytetet e tjera dhe qyteti im është i bukur në mënyrën e tij”.
Uendi isaku (Mat): “Në qytetin ku jetoj nuk është dhe aq problem, por në përgjithësi në Shqipëri koshat e plehrave përbëjnë problem. Ose nuk janë në vendet e duhura, ose janë më pak seç duhen. Për këtë arsye mbeturinat mund të hidhen në tokë. Ato nuk mund të përpunohen dhe kështu shkaktohet ndotja e mjedisit. Duhet të kuptojmë se ndryshimi mund të vijë vetëm nga ne. Vetë ne do të duhet të ndërgjegjësohemi se e kemi ne në dorë fatin e tokës, nëse ajo do bëhet një vend më i pastër dhe më i bukur,
Projekti i ABC
Club 20
Tirana
ose jo”.
Gloria Kristo (Tepelenë): “Mua qyteti im më pëlqen, pavarësisht se ai ka disa probleme që të gjithë qytetet i kanë. Por unë në qytetin tim evropian, ngjarjet dhe godinat historike dua t’i ruaj, por dua të ndryshoj disa sa i takon infrastrukturës, apo koncepteve të tjera që lidhen me këtë çështje. Më pëlqen shumë natyra, kalaja, pasi është vlerë historike, Lumi i Vjosës më pëlqen shumë pasi tani jemi bërë më shumë akoma qytet turistik prej tyre”.
Steisi Barhani (Mat): “Në këtë punim kam dashur të shpreh se si është bota plot me ngjyra dhe se si shihet ajo në syrin e një fëmije. Motra ime ka zgjedhur ta shohë botën të zymtë dhe të trishtuar, ndërsa unë e kam paraqitur atë të bukur dhe të lumtur. Kemi bërë një gjë të tillë, pasi njerëz të ndryshëm e shohin atë në mënyra të ndryshme. Për mendimin tim, bota është e bukur, por nëse ne nuk veprojmë shpejt ne mund ta humbim atë duke e keqpërdorur, apo mbajtur jo pastër, me gazrat që lëshojnë makinat dhe fabrikat, apo plehrat që hedhim ne njerëzit. Ne duhet të ndërgjegjësohemi, për ta bërë atë më të bukur seç ajo është”.
Stela Barhani (Mat): “Ndryshe nga motra ime, unë në këtë pikturë kam dashur të shpreh se si bota është aktualisht nga mënyra se si ne po sillemi me të. Zogu në dorën e vajzës simbolizon shpresën. Në sytë e mi, bota është pak e zymtë, pasi mbizotëron ndotja, por nëse ne bëhemi të gjithë bashkë mund të kontribuojmë për të bërë një botë më të mirë”.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 21
r afaela rica, menaxhere projektesh në “Europe House”: “Është emocion i veçantë që jemi sërish në një aktivitet rinor që zhvillon ABC Tirana Club. Përgëzime për punën e realizuar. Ne kemi ndjekur punimet për instalimin e ekspozitës dhe kemi vënë re që punimet janë mjaft të bukura, të arrira dhe tërheqëse. ‘Europa House’ është nje shtëpi, e cila u mirëpret të gjithëve ju, të rinj, si e ardhmja jonë evropiane. Ne promovojme vlerat e BE-së duke thënë gjithmonë që Evropa është këtu, ne jemi në Evropë, në zemër të saj. Jetojmë në një vend shumë të bukur siç është Shqipëria, e cila ka nevojë për ju, për t’i bërë qytetet e saj njëlloj si gjithë qytetet e Evropës. Aktualisht Shqipëria po përjeton një eksperiencë shumë të rëndësishme sa i takon procesit të antarësimit ne Bashkimin Evropian. Siç e dini, ne jemi shumë afër, anëtarësimit në BE dhe jeni pikërisht ju, të cilët në një hapësirë kohore prej 3 - 4 vitesh, do mund të jeni shtetas evropianë, shtetas të familjes së madhe të Bashkimit Evropian. Ju uroj suksese dhe uroj të shihemi përsëri në ekspozita të tjera”.
aleksandër Toti (Bashkia e Tepelenës): “Është një kënaqësi për ne, Bashkinë e Tepelenës, të sjellim ambasadorët më të rinj, për herë të parë në dyert e ‘Europe House’, këtu në Tiranë. Unë, personalisht e kam shkelur këtë derë, para disa vitesh dhe kam qenë i pari përfaqësues nga Bashkia e Tepelenës, në një takim ku u diskutua në lidhje me politikat e reja vendore, të cilat bashkitë në vend duhet t’i ndjekin në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Jam i lumtur që Bashkia e Tepelenës, jo vetëm që e ka nisur këtë proces, si në qark, por dhe në bashki të tjera, sikundër është dhe Bashkia e Matit dhe ju të rinj që jeni sot, për t’i dhënë më shumë
Projekti i ABC
Club 22
Tirana
vlera përfaqësimit tonë si qytetarë evropianë. Shqipëria, është pjesë e Bashkimit Evropian, sa i takon territorit dhe shumë shpejt ka për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Javët e Evropës promovojnë vlerat më të larta që ky unitet, siç është Bashkimi Evropian, transmetojnë jo vetëm për vendet tona të vogla, por për gjithë botën. Është kënaqësi që jemi sot këtu, që ju jeni këtu, që jeni e ardhmja, për të prezantuar punimet tuaja në këtë shtëpi. Shumë shpejt ju do të jeni përfaqësuesit më të denjë, jo vetëm të qytetarisë evropiane, por dhe të zhvillimit e progresit të saj. Shumë faleminderit dhe mirëutakofshim sa herë të na jepen raste të tilla, sepse realisht vijmë këtu përmes artit, një ndër gjërave më të bukura që mund të transmetojë njeriu.
alfred Stafasani, piktor (Mat): “Do të flas për punimet e nxënësve nga Bashkia e Matit në këtë ekspozitë. Angazhimi i tyre erdhi mjaft natyrshëm, pasi u përdor një gjuhë mjaft e pasur figurative. Ata kanë arritur të përçojnë emocionet dhe idetë e tyre në lidhje me mënyrën se si e konceptojnë territorin, mjedisin e pastër, hapsirat e gjelbërta dhe funksionale me parqe, mjedise sportive dhe në tërësi, qytetin e tyre evropian. Do të doja të falënderoja ABC Tirana Club, e cila ideoi këtë ekspozitë të përbashkët të autorëve nga Mati dhe Tepelena, si një ndërlidhje apo urë komunikimi, ku nxënësit kanë mundësinë të shohin punimet e njëri-tjetrit, të përfitojnë eksperiencë artistike nga njëri-tjetri”.
Lejdi musara, mësues i arteve pamore (Tepelenë): "Nxënësit janë kujdesur të shpalosin idetë e tyre në lidhje me projektin ‘Qyteti im evropian’. Me gjuhë artistike ata tregojnë se si e shohin apo mendojnë qytetin e tyre ideal. Punimet e realizuara janë vizatime, skica, por dhe punime me
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 23
Projekti i ABC Tirana Club
ngjyra, ku secili ka një mënyrë individuale realizimi. Ata kanë punuar me dëshirë që të na tregojnë idenë e tyre origjinale. Ata kanë krijuar kurreshtje dhe interesim në Tepelenë, po ashtu dhe po mirëpriten nga artdashësit në kryeqytet”.
24
1.4 mediat lokale, kombëtare dhe rrjetet sociale tregojnë interes për projektin
ABC Tirana Club gjatë realizimit të projektit “Qyteti im evropian”, Edicioni i katërt, bashkëpunoi sistematikisht me median, duke promovuar dinamikën e zbatimit në tërësi, si dhe produktet dhe eventet. Vëmendjen e medias e kanë tërhequr sidomos tri ekspozitat që u hapën, në Mat, Tepelenë dhe Tiranë.
Ka pasur raportime në median publike, në RTSH 1, RTSH 24 dhe RTSH Gjirokastra, por dhe në televizionin kombëtar VIZION PLUS dhe radion kombëtare Club FM. Nga natyra e projektit, ABC Tirana Club bashkëpunoi dhe me median lokale, me TV Mati, TV Bulevard News, Radio Saranda dhe Radio Mati, si dhe me gazetën e përditshme Telegraf.
Hapësira për “Qyteti im evropian” krijuan dhe platformat online Tema.al, Droni.al, Agora.al, SarandaNews.al etj., ndërkohë që fokus i veçantë ishte qarkullimi i lajmeve, kronikave, intervistave, fotove, videove apo trailer-ave në llogaritë e rrjeteve sociale, aty ku të rinjtë informohen dhe argëtohen më shumë.
Gjatë mbulimit mediatik është përmendur dhe fakti se mbështetës i projektit “Qyteti im evropian”, Edicioni katërt, janë Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR, si dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 25
Fëmijët. Po ashtu është përmendur dhe bashkëpunimi i Qendrës ABC Tirana Club me bashkitë e Matit dhe Tepelenës, si dhe me “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Projekti i ABC Tirana Club 26
Kapitulli II
re T ro e “Qy T e T i im evropian”
– T ri eDiCione T e para
2.1 Edicioni parë: Kontribut i lirë dhe i sinqertë, shprehje e konceptit dhe perceptimit për qytetin ideal
2.1.1 Koleksioni krijues “Ndjesi”, i autores Ami Tartari
2.2 Edicioni dytë: Mbrojtja e shtresës së ozonit dhe efektet nga ngrohja globale
2.4 Edicioni i tretë: Vlerësohen gjetjet artistike dhe teknikat e realizimit të punimeve nga talentet korçarë
2.1 e dicioni parë: Kontribut i lirë dhe i sinqertë, shprehje e konceptit dhe
perceptimit për qytetin ideal
ABC Tirana Club e planifikoi fillimin e projektit “Qyteti im evropian” në vjeshtën e vitit 2020, saktësisht më 16 shtator të atij viti, në një ditë që njihet globalisht si Dita Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtesës së Ozonit. Por, situata e krijuar në Shqipëri nga përhapja e vrullshme e Covid-19, masat dhe udhëzimet strikte të autoritetit shëndetësor publik, për ndalimin dhe kufizimin drastik të veprimtarive ku kishte pjesëmarrje të konsiderueshme personash; kjo ishte një arsye thelbësore që na detyroi ta shtyjmë agjendën deri në rikthimin e normalitetit.
Pas pritjes me padurim për mbi 8 muaj, kur masat shtrënguese u liruan, atëherë
ABC Tirana Club iu rikthye planit zbatues të projektit “Qyteti im evropian” në mes të vitit 2021. Edicioni i parë u zhvillua në një mjedis shumë domethënës, në “Europe House” të delegacionit të BE-së në Shqipëri, një hapësirë që njihet si mjaft aktive në promovimin e vlerave evropiane, dhe në procesin e integrimit të vendit tonë në familjen e Bashkimit Evropian.
Ekspozita u hap më 1 qershor 2021 dhe qëndroi
Projekti i ABC Tirana Club 28
hapur për një javë rresht në mjediset e “Europe House”, ku u vizitua nga shumë nxënës, mësues, prindër, artistë, përfaqësues nga shoqëria civile, media etj. Gjatë ceremonisë hapëse të ekspozitës u theksua disa herë fakti se projekti është një format artistik serial, që synon të prezantojë krijime në pikturë, si një kontribut i lirë dhe i sinqertë i të rinjve, shprehje e konceptit dhe perceptimit të tyre për qytetin ideal.
Protagonistë në Edicionin e parë ishin 40 nxënës nga shkolla
9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet, të cilët u angazhuan nën kujdesin e mësueses së artit pamor, Silva Maranaku. Ata paraqitën në stenda krijimet e tyre mbi tiparet e qytetit të tyre ideal, mënyra e menaxhimit duke ruajtur standarde për jetesën e shëndetshme, për aktivitetin dhe argëtimin e fëmijëve, por dhe për gjeneratat e tjera në komunitet.
Një “lexim” artistik për veçoritë e prezantimit të autorëve bëri Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Dr Artan Peqini, që shprehu mbështetje për fabulat interesante dhe teknikat e përdorura prej talenteve të reja. Pjesa më tërheqëse e ceremonisë hapëse ishte vetëprezantimi i autorëve, të cilët shpjeguan për të pranishmit ngacmimin ideor dhe format e realizimit.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 29
Projekti i ABC Tirana Club 30
2.1.1 Koleksioni krijues “Ndjesi”, i autores Ami Tartari
“Qyteti im evropian” është projektuar si një dimension artistik që nxit dhe promovon talentet e reja. Në edicionin e parë, krahas ekspozitës së përbashkët të 40 autorëve nga shkolla “Dëshmorët e Lirisë”, u prezantua dhe koleksioni krijues “Ndjesi”, i nxënëses së klasës së shtatë në shkollën “Turgut Ozal”, Ami Tartari.
E pasionuar pas pikturës që në moshë fare të vogël, Ami Tartari, kishte përzgjedhur nga 35 punimet e saj, ato më të mirat, nën këshillat dhe kujdesin e veçantë të Prof. Dr Artan Peqini. Prezantuar në Edicionin e parë të “Qyteti im Evropian”, koleksioni i saj “Ndjesi” u vlerësua maksimalisht nga pjesëmarrësit, veçanërisht për kombinimin e teknikave të aplikuara.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 31
Projekti i ABC Tirana Club 32
2.2 e dicioni dytë: mbrojtja e shtresës së ozonit dhe efektet nga ngrohja globale
Ka pasur një shkak kryesor që Edicionin e dytë të “Qyteti im evropian” ABC Tirana Club ta zhvillonte më 16 shtator 2021, në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Ky ka qenë një objektiv i parealizuar nga pandemia globale Covid – 19, siç e shpjeguam më sipër, ndaj dhe rikthimi i normalitetit e riktheu organizatën në kryerjen e këtij obligimi të planifikuar më herët.
Synimi kryesor i ABC Tirana Club ishte që të ndikonte maksimalisht që vendi ynë të ishte mjaft aktiv në këtë Ditë Ndërkombëtare, që ashtu si në shtete të tjera të globit të kishte veprimtari, të publikoheshin dhe shpërndaheshin mesazhe informimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët, sidomos të rinjtë dhe institucionet publike.
Me mbështetjen e Njësisë Kombëtare të Ozonit në Shqipëri dhe në bashkëpunim me “Europe House” të Delegacionit të BE-së, ABC Tirana Club, krahas ekspozitës me punime të talenteve nga shkolla “Edith Durham” në kryeqytet, përfshiu dhe në agjendë dhe bashkëbisedim me ekspertë të fushës, si dhe performanca muzikore.
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, ekspertët ndanë me ta informacione të dobishme mbi mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe efektet nga ndryshimet klimatike e ngrohjes globale. Njohuritë që marrin nxënësit mbi këto problematika, ndihmojnë në edukimin e tyre si kontributorët e ardhshëm në shoqëri. Nxënësit ishin mjaft aktivë në diskutime, pasi ata në mënyrë konkrete iu referuan punimeve të tyre në
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 33
Projekti i ABC Tirana Club 34
pikturë, si një kombinim të krijimtarisë artistike me angazhimin e tyre social, për një rol më proaktiv në diskutimet publike dhe vendimarrjet në dobi të komunitetit.
Ekspozita qëndroi e hapur një javë, duke u vizituar kryesisht nga nxënës të shkollave të kryqytetit, por dhe artdashës nga të gjitha moshat.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 35
2.3 e dicioni tretë: v lerësohen gjetjet artistike
dhe teknikat e realizimit të punimeve nga talentet korçarë
Edicioni i tretë i “Qyteti im evropian” ishte i pari që doli jashtë Tiranës. Rikthimi i normalitetit, pas asaj periudhe të vështirë kufizimesh dhe ndalesash të shkaktuara nga koronavirusi, krijuan mundësinë që projekti të kthehej në identitet, d.m.th. të lëvizte në rajone të ndryshme të vendit për të afruar dhe promovuar sa më shumë talente të reja.
ABC Tirana Club e bëri të mundur zbatimin e projektit nga mbështetja e Bankës Credins, si dhe falë bashkëpunimit me Bashkinë e Korçës, me interesimin direkt të
kryetarit Sotiraq Filo, i cili ofroi ekipin e Qendrës së Artit dhe Kulturës, QAK, për të ndihmuar nga ana logjistike çeljen e ekspozitës. Zamira Kita, drejtoreshë e QAK, vuri në dispozicion një nga
sallat më funksionale
për evente të këtij formati, amfiteatrin në mjediset e brendshme të Bibliotekës Publike “Thimi Mitko” në qendër të qytetit të Korçës.
Një ndihmesë të jashtëzakonshme ka dhënë dhe piktori korçar
Romeo Kallço, një ndër artistët aktivë lokalë, që ka shumë kontribut në trajnimin dhe nxitjen e aktivitetit të artistëve të rinj në artet pamore.
ABC Tirana Club e nisi procesin përgatitor në fillim të marsit 2022, duke vijuar për 6 javë me pranimin e punimeve nga të rinjtë, bazuar
në rekomandimet tematike që iu prezantuan paraprakisht. Prurjet ishin prej shkollave “Asdreni”; “Stavri Themeli”; “Sotir Gura”; “Sevasti
Projekti i ABC Tirana Club 36
Qiriazi”; “Mësonjëtorja e parë shqipe” në qytetin e Korçës; si dhe nga shkollat “Tafil Rexhepi”, Pirg; “Nevrus Vila”, Sovjan; “Agimi”, Maliq; “Abdulla Asabella”, Vinçan; “1 Maji”, Vashtëmi; “Stavri Toçi”, Ravonik; “Shaban Hoxha”, Plasë dhe “Pandeli Cale”, Barç.
Prej 79 punimeve që u paraqitën në fazën e parë, u përzgjodhën 43 prej tyre, si më të realizuarat tematikisht dhe cilësisht, një kolorit krijimi ku binin në sy gjetje dhe forma individuale interesante, si forma origjinale të shprehjes së talenteve korçarë. Përcaktimi i datës 21 Maj 2022, si ditë për çeljen e ekspozitës, ishte i kushtëzuar nga vijimësia e programit mësimor në shkolla.
Nisur nga avantazhet e mjedisit ku u vendosën stendat e punimeve të piktures, ekspozita u instalua në amfiteatrin e Bibliotekës Publike
“Thimi Mitko” në mënyrë të tillë që të garantonte dy elemente funksionalë: së pari, të prezantoheshin krijimet në kushtet optimale të ndriçmit natyral duke ruajtur vlerat reale të tyre; si dhe së dyti, të krijohej një hapësirë interaktiviteti mes pjesëmarrësve, ku secili prej artistëve të arrinte të shpjegonte dhe promovonte lirshëm tek të tjerët idenë dhe mesazhet që përcillte.
Prezentë veç autorëve të punimeve, në sallën ku u organizua aktiviteti ishin dhe bashkëmoshatarë të tyre, familjarë e të afërm, piktorë, përfaqësues të OJF-ve, medias etj. Krahas pjesës zyrtare të eventit, fjalës përshëndetëse dhe një paraqitjeje kritike mbi vlerat përmbajtësore dhe teknikave të krijimeve, pati dhe një bashkëbisedim me artistët e rinj, të cilët shpjeguan punimet, por dhe e lidhën artin me realitetin lokal të zhvillimit urban, të kufizimit të ndotjes së mjedisit, masave kundër efekteve nga ngrohja globale, ndryshimet klimatike etj.
Gjatë diskutimit mes të pranishmëve u evidentua se Korça, si “kryeqyteti” i juglindjes së vendit, ka mjaft eksperienca pozitive në kontrollin e territorit (evitimin e ndërtimeve pa leje dhe pa plan urbanistik), në shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta, dhe të hapësirave rekreative të dedikuara për fëmijët dhe të rinjtë, pra, është ndryshe nga qendra të tjera administrative të Shqipërisë, që përballen me probleme serioze në këto aspekte.
Të pranishmit kanë vlerësuar gjetjet artistike dhe teknikat e realizimit të punimeve të talenteve korçarë, si një premisë shumë pozitive për punë të tjera cilësore dhe ecje të qëndrueshme në rrugën e artit profesionist.
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 37
Projekti i ABC Tirana Club
Edicioni i tretë i “Qyteti im evropian” pati mbulim nga media lokale. Kjo u arrit nga promovimi i synimeve dhe objektivave në dy operatorët televizivë më të rëndësishëm në Korçë, te RTSH Korça (transmetues publik vendor, pjesë e buketës programore të RTSH-së) dhe Lobi TV, një stacion i njohur në të gjithë qarkun juglindor. Dy kanalet televizive vendore transmetuan gjatë edicioneve të lajmeve në datat 21 dhe 22 Maj 2021 kronikën e përgatitur.
Po ashtu, një artikull mbi “Qyteti im evropian” shpërndau dhe platforma virtuale vendore “Korça report”, kurse radio rajonale
“Emanuel” realizoi një intervistë mesditën e datës 22 Maj 2022. ABC Tirana Club publikoi në website-n e vet një artikull mbi eventin, gjithashtu promovim u bë dhe në rrjetet sociale të organizatës, por dhe përmes llogarive të pjesëmarrësve që ripostuan dhe ndanë me ndjekësit foto, tekst, video dhe linqe.
38
“Qyteti im evropian” - edicioni i katërt 39
Si mund të na kontaktosh?
ABC Tirana Club duke qenë një grupim rinor dinamik, me shtrirje në pjesën më të madhe të universiteteve publike dhe private të vendit, është e arritshme shumë lehtë.
Përmes platformës virtuale www.abctiranaclub.wordpress.com, por dhe përmes llogarive në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram ju mund të njiheni me aktivitetin dhe profilin e ABC-së.
Mund të vizitoni llogarinë mediacenterabc në YouTube, ku do të gjeni disa përmbajtje audiovizive të publikuara si trajlera promocionale apo kronika të zgjeruara informative mbi projekte të finalizuara ose në proces.
Ju mund të shkruani në adresën postare: P/Box: 1402, Tirana/ Albania, mund të shkruani në emailin: abctiranaclub@gmail.com, ose të dërgoni sms, ose mesazh në whatsapp ose viber në 00355693332767 për të marrë përgjigje mbi interesimin tuaj.
Përfundime kryesore të projektit ¦ Shitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me çmime në monedhë të huaj është prezente.
¦ Autoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe vlerësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë të dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë të huaj.
¦ Përdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me abuzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me evazionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).
¦ Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për të evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së çmimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione ndaj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë grup mallrash
9 789928 256898
¦ Monitorim tregu
¦ Perceptime të konsumatorëve ¦ Vlerësime të ekspertëve
Mbështetës:
Ne kemi ofruar energjinë dhe pasionin për të prekur terrenin, për të qenë sa më pranë problemit, për të identifikuar vlerësime dhe perceptime të qytetarëve, për të krijuar hapësira diskutimi për shkëmbim të pikëpamjeve dhe për të adresuar propozime dhe kritika konkrete nga ata që kanë shumë njohuri dhe përvojë në këtë fushë.
Tiranë, 2019
INFORMALITETI DHE QARKULLIMI I PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN
Edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”
Kemi trokitur në redaksitë e mediave klasike dhe ato të reja, jemi treguar proaktivë në llogaritë e rrjeteve sociale – që sa më shumë të qarkullojë informacioni dhe shpjegimi mbi problematikat në fokus, duke preferuar fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi sa më kapilare.
www.abctiranaclub.wordpress.com
¦ Anketë me konsumatorët
¦ Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi
¦ Forum diskutimi
APLIKO PAGESËN
edicione për programin studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” ABC Tirana Club prej vitit 2019, me bashkëpunimin profesional të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffesisen Invest, po aplikon një seri projektesh (edicionesh), të cilat kontribuojnë direkt në dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos te të rinjtë. Për stafin e ABC Tirana Club, investimi sado modest, por konkret në edukimin ekonomik dhe financiar të publikut është një instrument jetik në një vend si Shqipëria që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji. Deri më tani ABC Tirana Club ka realizuar katër edicione të programit.
-Edicioni i parë: “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, realizuar në vitin 2019;
-Edicioni i dytë: “DeCash-izimi kundër informalitetit” realizuar në vitin 2020;
-Edicioni i tretë: “Apliko pagesën elektronike!”, realizuar në vitin 2021;
-Edicioni i katërt: “Kursim apo investim - Kur është koha?!”
ABC Tirana Club ka nxjerrë në qarkullim katër publikime përmbledhëse të posaçme për secilin edicion, të pajisur me ISBN, të cilat gjithkush që është interesuar lexon në print ose virtualisht. Për më shumë vizitoni: www.abctiranclub.wordpress.com
Kursim apo investim - Kur është koha?!
i i i -
INFORMALITETI DHE QARKULLIMI PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN
Për stafin e ABC Tirana Club, investimi sado modest, por konkret në edukimin ekonomik dhe financiar të publikut është një instrument jetik në një vend si Shqipëria që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji.
Edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” Sondazh me konsumatorët Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi l Forum diskutimi
Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE! 9 789928 353900
Kursim apo investim - Kur është koha?!
kundër informalitetit”, realizuar në vitin 2020; -Edicioni i tretë: “Apliko pagesën elektronike!”, realizuar në vitin 2021; -Edicioni i katërt: “Kursim apo investim - Kur është koha?!”; -Edicioni i pestë: “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”. ABC Tirana Club ka nxjerrë në qarkullim pesë publikime përmbledhëse të posaçme për secilin edicion, të pajisur me ISBN, të cilat gjithkush që është interesuar lexon në print ose virtualisht. Për më shumë vizitoni: www.abctiranclub.wordpress.com Çfarë duhet të dimë për kripTomonEdhAT ? Kursim apo investim - Kur është koha?! i i i i -
Tiranë, 2022
Edicioni i pestë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”
“Biblioteka” e aBC Tirana Club Më shumë info: www.abctiranclub.wordpress.com ¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN Tiranë, 2019 Bi B lioteka e lagjes sime Monitorim dhe shqyrtim analitik mbi funksionalitetin e bibliotekave publike në Tiranë 9 789928 256201 KUPTIMI DHE VLERËSIMI NË MËNYRË KRITIKE I PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE NGA STUDENTËT Publikime nga ABC Tirana Club Tiranë, 2020 Sondazh dhe forume diskutimi me studentët e universiteteve “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN Monitorim tregu Vlerësime të ekspertëve Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! 9 789928 307460 Sondazh & forume studentore në Korçë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër Dinamika e projektit: ‘Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” Manuali i studentit në kushtet e mësimit online 9 789928 307699
Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!
që janë parësore për konsumatorin shqiptar, duke përjashtuar ato mallra dhe shërbime që dëmtojnë procesin e nxitjes së industrisë turistike, si dhe fluksin e lëvizjes së qytetarëve të huaj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. www.abctiranaclub.wordpress.com
ELEKTRONIKE! Edicioni i tretë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” Sondazh me konsumatorët Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi Forum diskutimi INFORMALITETI DHE QARKULLIMI PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN dhe ndërgjegjësimi Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! Kursim apo investim - Kur është koha?! APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE! 9
Katër
789928 353283
l Sondazh l Fushatë informimi & ndërgjegjësimi l Forum diskutimi me ekspertët Tiranë, 2022 i
Angazhimi i ABC Tirana Club në programin studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar publikut” ABC Tirana Club prej vitit 2019, me bashkëpunimin profesional të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffesisen Invest (në katër edicione), si dhe të Programit “B4Students” (për edicionin e pestë), po zbaton një seri projektesh (edicionesh), të cilat kontribuojnë direkt në dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos tek të rinjtë.
Deri më tani ABC Tirana Club ka realizuar katër edicione të programit. -Edicioni i parë: “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, realizuar në vitin 2019; -Edicioni i dytë: “DeCash-izimi
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
A.B.C Tirana Club
Qyteti im evropian : edicioni i katërt - me talentet e reja në bashkitë e Matit dhe Tepelenës : tri ekspozita pikture, në Burrel, Tepelenë dhe Tiranë, me pjesëmarrjen e 80 autorëve : sinergji artistike e kombinuar me ndërveprimin social / A.B.C Tiranë Club ; dr. projekti Johan Muka.
– Tiranë : M & B, 2023 44 f. : me foto ; 16x24 cm
ISBN 978-9928-387-58-5
1.Piktura 2.Qytete 3.Ekspozita 4.Shqipëri
75 .05 :911.375(496.5) (083.824)
“Ne do të bëhemi rrëfimtarë apo artista të mëdhenj, kur të paraqesim në një mënyrë sa më të sinqertë territorin tonë. Epoka që jetojmë nga pikëpamja filozofike, është një epokë e cila i jep mjaft rëndësi rajonalizimit, mënyrës se si secili nga ne shikon pjesën apo vendin ku jeton dhe e bën atë të rëndësishëm. Për këtë arsye, një element i tillë, e bën mjaft të rëndësishme këtë ekspozitë dhe mendoj se në brendësi të këtij variacioni punimesh, ka elemente të cilët janë brilantë. Mbetem shumë i hapur kur them se do të kisha shumë dëshirë të kisha në të ardhmen, një grup prej jush, si studentë të Universitetit të Arteve”.
prof.Dr artan peQini, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve
Për më shumë vizitoni: www.abctiranclub.wordpress.com
9 789928 387585