4 minute read

Projekti i ABC Tirana Club

Advertisement

Edicioni i tretë i “Qyteti im evropian” pati mbulim nga media lokale. Kjo u arrit nga promovimi i synimeve dhe objektivave në dy operatorët televizivë më të rëndësishëm në Korçë, te RTSH Korça (transmetues publik vendor, pjesë e buketës programore të RTSH-së) dhe Lobi TV, një stacion i njohur në të gjithë qarkun juglindor. Dy kanalet televizive vendore transmetuan gjatë edicioneve të lajmeve në datat 21 dhe 22 Maj 2021 kronikën e përgatitur.

Po ashtu, një artikull mbi “Qyteti im evropian” shpërndau dhe platforma virtuale vendore “Korça report”, kurse radio rajonale

“Emanuel” realizoi një intervistë mesditën e datës 22 Maj 2022. ABC Tirana Club publikoi në website-n e vet një artikull mbi eventin, gjithashtu promovim u bë dhe në rrjetet sociale të organizatës, por dhe përmes llogarive të pjesëmarrësve që ripostuan dhe ndanë me ndjekësit foto, tekst, video dhe linqe.

Si mund të na kontaktosh?

ABC Tirana Club duke qenë një grupim rinor dinamik, me shtrirje në pjesën më të madhe të universiteteve publike dhe private të vendit, është e arritshme shumë lehtë.

Përmes platformës virtuale www.abctiranaclub.wordpress.com, por dhe përmes llogarive në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram ju mund të njiheni me aktivitetin dhe profilin e ABC-së.

Mund të vizitoni llogarinë mediacenterabc në YouTube, ku do të gjeni disa përmbajtje audiovizive të publikuara si trajlera promocionale apo kronika të zgjeruara informative mbi projekte të finalizuara ose në proces.

Ju mund të shkruani në adresën postare: P/Box: 1402, Tirana/ Albania, mund të shkruani në emailin: abctiranaclub@gmail.com, ose të dërgoni sms, ose mesazh në whatsapp ose viber në 00355693332767 për të marrë përgjigje mbi interesimin tuaj.

Përfundime kryesore të projektit ¦ Shitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me çmime në monedhë të huaj është prezente.

¦ Autoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe vlerësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë të dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë të huaj.

¦ Përdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me abuzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me evazionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).

¦ Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për të evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së çmimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione ndaj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë grup mallrash

9 789928 256898

¦ Monitorim tregu

¦ Perceptime të konsumatorëve ¦ Vlerësime të ekspertëve

Mbështetës:

Ne kemi ofruar energjinë dhe pasionin për të prekur terrenin, për të qenë sa më pranë problemit, për të identifikuar vlerësime dhe perceptime të qytetarëve, për të krijuar hapësira diskutimi për shkëmbim të pikëpamjeve dhe për të adresuar propozime dhe kritika konkrete nga ata që kanë shumë njohuri dhe përvojë në këtë fushë.

Tiranë, 2019

Informaliteti Dhe

QARKULLIMI I PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN

Edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” www.abctiranaclub.wordpress.com

Kemi trokitur në redaksitë e mediave klasike dhe ato të reja, jemi treguar proaktivë në llogaritë e rrjeteve sociale – që sa më shumë të qarkullojë informacioni dhe shpjegimi mbi problematikat në fokus, duke preferuar fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi sa më kapilare.

¦ Anketë me konsumatorët

¦ Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi

¦ Forum diskutimi edicione për programin studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

Apliko Pages N

Tirana Club prej vitit 2019, me bashkëpunimin profesional të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffesisen Invest, po aplikon një seri projektesh (edicionesh), të cilat kontribuojnë direkt në dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos te të rinjtë. Për stafin e ABC Tirana Club, investimi sado modest, por konkret në edukimin ekonomik dhe financiar të publikut është një instrument jetik në një vend si Shqipëria që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji. Deri më tani ABC Tirana Club ka realizuar katër edicione të programit.

-Edicioni i parë: “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, realizuar në vitin 2019;

-Edicioni i dytë: “DeCash-izimi kundër informalitetit” realizuar në vitin 2020;

-Edicioni i tretë: “Apliko pagesën elektronike!”, realizuar në vitin 2021;

-Edicioni i katërt: “Kursim apo investim - Kur është koha?!”

ABC Tirana Club ka nxjerrë në qarkullim katër publikime përmbledhëse të posaçme për secilin edicion, të pajisur me ISBN, të cilat gjithkush që është interesuar lexon në print ose virtualisht. Për më shumë vizitoni: www.abctiranclub.wordpress.com

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!

INFORMALITETI DHE QARKULLIMI PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN

Angazhimi i ABC Tirana Club në programin studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar publikut” ABC Tirana Club prej vitit 2019, me bashkëpunimin profesional të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffesisen Invest (në katër edicione), si dhe të Programit “B4Students” (për edicionin e pestë), po zbaton një seri projektesh (edicionesh), të cilat kontribuojnë direkt në dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos tek të rinjtë.

Për stafin e ABC Tirana Club, investimi sado modest, por konkret në edukimin ekonomik dhe financiar të publikut është një instrument jetik në një vend si Shqipëria që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji.

Deri më tani ABC Tirana Club ka realizuar katër edicione të programit. -Edicioni i parë: “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, realizuar në vitin 2019; -Edicioni i dytë: “DeCash-izimi

APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE!

Edicioni i pestë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

Kursim apo investim - Kur është koha?!

Kursim apo investim - Kur është koha?!

Edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” Sondazh me konsumatorët Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi l Forum diskutimi

Tiranë, 2022

9 789928 353900 l Sondazh l Fushatë informimi & ndërgjegjësimi l Forum diskutimi me ekspertët

Tiranë, 2022

This article is from: