
4 minute read
Projekti i ABC Tirana Club


Advertisement
ngjyra, ku secili ka një mënyrë individuale realizimi. Ata kanë punuar me dëshirë që të na tregojnë idenë e tyre origjinale. Ata kanë krijuar kurreshtje dhe interesim në Tepelenë, po ashtu dhe po mirëpriten nga artdashësit në kryeqytet”.

1.4 mediat lokale, kombëtare dhe rrjetet sociale tregojnë interes për projektin

ABC Tirana Club gjatë realizimit të projektit “Qyteti im evropian”, Edicioni i katërt, bashkëpunoi sistematikisht me median, duke promovuar dinamikën e zbatimit në tërësi, si dhe produktet dhe eventet. Vëmendjen e medias e kanë tërhequr sidomos tri ekspozitat që u hapën, në Mat, Tepelenë dhe Tiranë.
Ka pasur raportime në median publike, në RTSH 1, RTSH 24 dhe RTSH Gjirokastra, por dhe në televizionin kombëtar VIZION PLUS dhe radion kombëtare Club FM. Nga natyra e projektit, ABC Tirana Club bashkëpunoi dhe me median lokale, me TV Mati, TV Bulevard News, Radio Saranda dhe Radio Mati, si dhe me gazetën e përditshme Telegraf.
Hapësira për “Qyteti im evropian” krijuan dhe platformat online Tema.al, Droni.al, Agora.al, SarandaNews.al etj., ndërkohë që fokus i veçantë ishte qarkullimi i lajmeve, kronikave, intervistave, fotove, videove apo trailer-ave në llogaritë e rrjeteve sociale, aty ku të rinjtë informohen dhe argëtohen më shumë.
Gjatë mbulimit mediatik është përmendur dhe fakti se mbështetës i projektit “Qyteti im evropian”, Edicioni katërt, janë Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR, si dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe
Fëmijët. Po ashtu është përmendur dhe bashkëpunimi i Qendrës ABC Tirana Club me bashkitë e Matit dhe Tepelenës, si dhe me “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.




Kapitulli II
retro e “Qyteti im evropian”
– tri eDiCionet e para
2.1 Edicioni parë: Kontribut i lirë dhe i sinqertë, shprehje e konceptit dhe perceptimit për qytetin ideal
2.1.1 Koleksioni krijues “Ndjesi”, i autores Ami Tartari
2.2 Edicioni dytë: Mbrojtja e shtresës së ozonit dhe efektet nga ngrohja globale
2.4 Edicioni i tretë: Vlerësohen gjetjet artistike dhe teknikat e realizimit të punimeve nga talentet korçarë
2.1 e dicioni parë: Kontribut i lirë dhe i sinqertë, shprehje e konceptit dhe

perceptimit për qytetin ideal
ABC Tirana Club e planifikoi fillimin e projektit “Qyteti im evropian” në vjeshtën e vitit 2020, saktësisht më 16 shtator të atij viti, në një ditë që njihet globalisht si Dita Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtesës së Ozonit. Por, situata e krijuar në Shqipëri nga përhapja e vrullshme e Covid-19, masat dhe udhëzimet strikte të autoritetit shëndetësor publik, për ndalimin dhe kufizimin drastik të veprimtarive ku kishte pjesëmarrje të konsiderueshme personash; kjo ishte një arsye thelbësore që na detyroi ta shtyjmë agjendën deri në rikthimin e normalitetit.
Pas pritjes me padurim për mbi 8 muaj, kur masat shtrënguese u liruan, atëherë
ABC Tirana Club iu rikthye planit zbatues të projektit “Qyteti im evropian” në mes të vitit 2021. Edicioni i parë u zhvillua në një mjedis shumë domethënës, në “Europe House” të delegacionit të BE-së në Shqipëri, një hapësirë që njihet si mjaft aktive në promovimin e vlerave evropiane, dhe në procesin e integrimit të vendit tonë në familjen e Bashkimit Evropian.
Ekspozita u hap më 1 qershor 2021 dhe qëndroi hapur për një javë rresht në mjediset e “Europe House”, ku u vizitua nga shumë nxënës, mësues, prindër, artistë, përfaqësues nga shoqëria civile, media etj. Gjatë ceremonisë hapëse të ekspozitës u theksua disa herë fakti se projekti është një format artistik serial, që synon të prezantojë krijime në pikturë, si një kontribut i lirë dhe i sinqertë i të rinjve, shprehje e konceptit dhe perceptimit të tyre për qytetin ideal.


Protagonistë në Edicionin e parë ishin 40 nxënës nga shkolla
9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet, të cilët u angazhuan nën kujdesin e mësueses së artit pamor, Silva Maranaku. Ata paraqitën në stenda krijimet e tyre mbi tiparet e qytetit të tyre ideal, mënyra e menaxhimit duke ruajtur standarde për jetesën e shëndetshme, për aktivitetin dhe argëtimin e fëmijëve, por dhe për gjeneratat e tjera në komunitet.
Një “lexim” artistik për veçoritë e prezantimit të autorëve bëri Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Dr Artan Peqini, që shprehu mbështetje për fabulat interesante dhe teknikat e përdorura prej talenteve të reja. Pjesa më tërheqëse e ceremonisë hapëse ishte vetëprezantimi i autorëve, të cilët shpjeguan për të pranishmit ngacmimin ideor dhe format e realizimit.



2.1.1 Koleksioni krijues “Ndjesi”, i autores Ami Tartari

“Qyteti im evropian” është projektuar si një dimension artistik që nxit dhe promovon talentet e reja. Në edicionin e parë, krahas ekspozitës së përbashkët të 40 autorëve nga shkolla “Dëshmorët e Lirisë”, u prezantua dhe koleksioni krijues “Ndjesi”, i nxënëses së klasës së shtatë në shkollën “Turgut Ozal”, Ami Tartari.
E pasionuar pas pikturës që në moshë fare të vogël, Ami Tartari, kishte përzgjedhur nga 35 punimet e saj, ato më të mirat, nën këshillat dhe kujdesin e veçantë të Prof. Dr Artan Peqini. Prezantuar në Edicionin e parë të “Qyteti im Evropian”, koleksioni i saj “Ndjesi” u vlerësua maksimalisht nga pjesëmarrësit, veçanërisht për kombinimin e teknikave të aplikuara.






2.2 e dicioni dytë: mbrojtja e shtresës së ozonit dhe efektet nga ngrohja globale
Ka pasur një shkak kryesor që Edicionin e dytë të “Qyteti im evropian” ABC Tirana Club ta zhvillonte më 16 shtator 2021, në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Ky ka qenë një objektiv i parealizuar nga pandemia globale Covid – 19, siç e shpjeguam më sipër, ndaj dhe rikthimi i normalitetit e riktheu organizatën në kryerjen e këtij obligimi të planifikuar më herët.

Synimi kryesor i ABC Tirana Club ishte që të ndikonte maksimalisht që vendi ynë të ishte mjaft aktiv në këtë Ditë Ndërkombëtare, që ashtu si në shtete të tjera të globit të kishte veprimtari, të publikoheshin dhe shpërndaheshin mesazhe informimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët, sidomos të rinjtë dhe institucionet publike.
Me mbështetjen e Njësisë Kombëtare të Ozonit në Shqipëri dhe në bashkëpunim me “Europe House” të Delegacionit të BE-së, ABC Tirana Club, krahas ekspozitës me punime të talenteve nga shkolla “Edith Durham” në kryeqytet, përfshiu dhe në agjendë dhe bashkëbisedim me ekspertë të fushës, si dhe performanca muzikore.
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, ekspertët ndanë me ta informacione të dobishme mbi mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe efektet nga ndryshimet klimatike e ngrohjes globale. Njohuritë që marrin nxënësit mbi këto problematika, ndihmojnë në edukimin e tyre si kontributorët e ardhshëm në shoqëri. Nxënësit ishin mjaft aktivë në diskutime, pasi ata në mënyrë konkrete iu referuan punimeve të tyre në