
16 minute read
Qyteti im evropian
Edicioni i katërt – Me talentet e reja në bashkitë e Matit dhe Tepelenës l Tri ekspozita pikture, në Burrel, Tepelenë dhe Tiranë, me pjesëmarrjen e 80 autorëve l Sinergji artistike e kombinuar me ndërveprimin social
Tiranë, 2023
Advertisement
Projekti i ABC Tirana Club
www : abctiranaclub.wordpress.com
Email: abctiranaclub@gmail.com
P/Box: 1402, Tirana, Albania
Tel: 00355693632767
Grupi i punës: Aleksandër TOTI, Alfred STAFASANI, Ami MUKA, Arta SHAHA, Endi MULLAJ, Enida HAJDËRLLI, Ergild TANE, Klarenc HAJDËRLLI, Reneo HADJA, Sokol META, Silva MARANAKU dhe Shkëlqim IMERI.
Kontribut i veçantë: Prof.Dr. Artan PEQINI
Drejtues i projektit: Johan MUKA
Design & Layout: Bujar KAROSHI
ISBN: 978-9928-387-58-5
© ABC Tirana Club
Botues: Ky botim u realizua nga ABC Tirana Club në kuadër të projektit “Qyteti im evropian”, Edicioni i katërt – Me talentet e reja në bashkitë e Matit dhe Tepelenës. Mbështetës financiar ishte Agjencia Kombëtare e Rinisë, AKR dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, MSHRF. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR dhe MSHRF.
ABC Tirana Club bashkëpunoi dhe me Bashkitë e Matit dhe Tepelenës, si dhe “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike
Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr.9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603. E-mail: mbbotime@gmail.com
Tiranë, 2023
Ky publikim synon që të promovojë projektin “Qyteti im evropian”, Edicioni katërt, që bashkoi energjitë e 80 talenteve të reja nga Mati dhe Tepelena, protagonistë të ekspozitave të pikturës në vendlindjen e tyre, si dhe në kyeqytet.
Ka pasur të paktën tri objektiva kryesore ky projekt:
- të gjallërojë më shumë jetën kreative artistike mes talenteve të reja, por dhe publikut të interesuar;
- tu japë kurajo atyre që, krahas aksesit të prezantimit krijues në publik, edhe zëri i tyre të dëgjohet më shumë në problematikat e komunitetit;
- t’i sensibilizojë, informojë dhe edukojë të rinjtë për vlerat evropiane, për arritjen e standardeve të shoqërive të shteteve anëtare të BE-së, si dhe për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë.
Email: abctiranaclub@gmail.com
Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com apo në llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.
Është e vertetë se unë kam qenë disa herë në projektin “Qyteti im evropian”, por sot dëshiroj të theksoj diçka që e mendoj si të rëndësishme. Ne si profesionistë shkojmë nga ekspozita në ekspozitë, por gjithmonë, që të jemi të sinqertë, ekspozitat e një moshe të tillë, janë evente të veçanta, pasi nga pikëpamja stilistike, pra të të shprehurit artistik, ato reflektojnë inteligjiencë dhe janë të drejtpërdrejta.
Besoj se vjen një moment ku gjithësecili nga ne, kur jeton në një territor të caktuar, ka nevojë ta tregojë atë, të flasi për të, të rrëfejë në lidhje me të. Çdo njeri e bën një gjë të tillë sipas mënyrës së vet. Një shkrimtar e bën nëpërmjet një shkrimi, një poet e bën me një poezi, natyrshëm një piktor e realizon me ngjyra dhe me vizatime. Gjëja që më bëri përshtypje nga këto punime kaq të realizuara, edhe pse kemi të bëjmë me dy territore, me dy bashki, atë të Matit dhe Tepelenës, kemi të bëjmë me dy qëndrime pak a shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Secili nga nxënësit që vjen nga territori i vet, përpiqet ta përshkruajë atë në mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, shoqëruar sigurisht nga specifikime. Në qoftë se nga njëra anë ndihet hapësira dhe peizazhi që ka Tepelena, nga ana tjetër ndihet territori ndryshe i Matit, me peizazhe mjaft fantastike. prof.Dr artan peQini,
1 Nga fjala e Prof.Dr Artan PEQINI, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve, mbajtur në ditën e hapjes së ekspozitës së përbashkët të 80 talenteve të reja nga Mati dhe Tepelena, më 02 maj 2023, në mjediset e “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Profesori është për ABC Tirana Club si “kumbar” i “Qyteti im evropian”, pasi e ka vlerësuar dhe mështetur këtë projekt rinor që nga Edicioni i parë, realizuar më 01-08 qershor 2021.
Ajo që doja të theksoja, por që dhe ju ta kuptoni është se, ajo që ju realizoni sot është një dëshmi jo vetëm personale, për secilin nga ju, por është një dëshmi e rëndësishme për territorin apo qytetin nga ju vini, vendin ku ju rriteni. Do të kalojnë pak vite dhe ju do të kuptoni se në duart tuaja keni dëshmitë tuaja nëpërmjet pikturës.
Unë do të doja të nënvizoja se është shumë e rëndësishme gjithë kjo lëvizje që ka vendi ynë drejt Evropës. Unë kam kënaqësinë të shoh se ju jeni një brez, që nuk e keni përjetuar me kompleks çështjen e Evropës, pasi jeni shumë të çiltër, të sinqertë dhe të natyrshëm, për mënyrën se si po shkoni në Evropë. Por ama, një gjë duhet të kuptoni shumë mirë, që në ka ndonjë element shumë të rëndësishëm që Evropa sot nga pikëpamja konceptuale e vlerëson shumë, është pikërisht vlerësimi i territorit.
Ne do të bëhemi rrëfimtarë apo artista të mëdhenj, kur të paraqesim në një mënyrë sa më të sinqertë territorin tonë. Epoka që jetojmë nga pikëpamja filozofike, është një epokë e cila i jep mjaft rëndësi rajonalizimit, mënyrës se si secili nga ne shikon pjesën apo vendin ku jeton dhe e bën atë të rëndësishëm. Për këtë arsye, një element i tillë, e bën mjaft të rëndësishme këtë ekspozitë dhe mendoj se në brendësi të këtij variacioni punimesh, ka elemente të cilët janë brilantë.
Mbetem shumë i hapur kur them se do të kisha shumë dëshirë të kisha në të ardhmen, një grup prej jush, si studentë të Universitetit të Arteve. Do të doja ta mbyllja fjalën time, me një batutë të një artisti, piktor, të cilin e kemi humbur pak kohë më parë. Sali Shijaku thoshte se gjithë jetën e tij e kishte kaluar nëpër ekspozita, por ato më të bukurat janë ekspozitat e moshës suaj, pasi, sipas tij, ato të frymëzojnë dhe janë të papritura.
Kjo ekspozitë e juaja sot, është e papritur dhe mjaft frymëzuese, për këdo që e viziton atë. Faleminderit dhe shumë suksese në punën tuaj!
Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve
Synojmë të promovojmë sa më shumë talente, të zgjojmë, të inspirojmë dhe të krijojmë sinergji artistike në mesin e të rinjve, e kombinuar kjo me ndërveprimin social 2
“Qyteti im evropian”, në edicionin e katërt, para se të mbërrinte këtu në kryqytet, ka pasur dy stacione shumë të rëndësishme lokale: ishim më 4 mars 2023 në mjediset e Muzeut Historik të Matit; më pas, më 1 prill 2023, ishim në mjediset e Pallatit të Kulturës në Tepelenë. Falë punimeve të arrira, falë përkushtimit të talenteve të reja, në të dy bashkitë tërhoqëm vëmendjen e komunitetit, të medias lokale dhe qendrore, të mësuesve e prindërve, por dhe autoriteteve vendore dhe shoqërisë civile.
Sot jemi në mjediset e “Europe House” në këtë ekspozitë të përbashkët, e cila do të qëndrojë hapur deri më 5 maj. Duhet ta theksoj, se zgjedhja e kohës dhe vendit për këtë event nuk është rastësore: “Qyteti im evropian” është në kryeqytet në prag të Ditës së Evropës, 9 Majit. Sepse, edhe një nga qëllimet e këtij projekti rinor është nxjerrja në pah e vlerave evropiane, nxitja dhe promovimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen e Bashkimit Evropian. Angazhimi dhe ndërgjegjegjësimi i të rinjve në këtë proces mbetet një energji e pazëvendësueshme për të sotmen dhe për të ardhmen e vendit tonë. Që në vitin 2021, kur startuam me projektin “Qyteti im evropian”, kemi shpallur synimin kryesor që të përfshijmë sa më shumë talente në çdo cep të Shqipërisë. Të jemi aty ku ka të rinj që kanë ide krijuese, por dhe që duan të jenë proaktivë në çështjet e komunitetit.
2 Nga fjala e drejtuesit të ABC Tirana Club, Johan MUKA, mbajtur në ditën e hapjes së ekspozitës së përbashkët të 80 talenteve të reja nga Mati dhe Tepelena, më 02 maj 2023, në mjediset e “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Bashkimi i forcave krijuese artistike është po ashtu dhe një hapësirë e lirë dhe e sinqertë diskutimi, se si të rinjtë e kuptojnë zhvillimin e qëndrueshëm urban, planifikimin, ndotjen e mjedisit, ngrohjen globale e ndryshimet klimatike, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë etj. Si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin me mjedise më të jetueshme, me mjedise më të gjelbërta, me hapësira më të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre, por dhe me gjeneratat e tjera.
Deri tani kemi afruar dhe prezantuar talente nga Tirana, Korça, Mati dhe Tepelena. Por, nuk do të ndalemi. Do të afrojmë dhe prezantojmë talente dhe nga të tjera njësi administrative të vendit. Sa më shumë të mundim. Deri më tani kemi mbi 210 autorë punimesh në 4 bashkitë, por ne synojmë që të promovojmë mijëra talente, të zgjojmë, të inspirojmë, të krijojmë sinergji artistike në mesin e të rinjve, e kombinuar kjo me ndërveprimin social.
Ne shikojmë si efekt konkret të “Qyteti im evropian” nxitjen e realizimit të sa më shumë ekspozitave ose eventeve të çdo lloj formati me talente të reja, si nga zonat urbane, ashtu dhe nga zonat periferike e rurale. ABC Tirana Club ka bindjen se organizimi i një ekspozite pikturash patjetër do të nxisë dhe autoritetet vendore, institucionet, organizatat dhe subjektet e ndryshme që dhe ato të investohen në këtë drejtim, për të bërë më shumë për talentet e reja.
Në këtë seancë hapëse dua të falënderoj fillimisht të gjithë autorët e punimeve në stenda.
Shumë falënderime dhe mirënjohje për mbështetësit financiarë të këtij edicioni të “Qyteti im evropian”: Agjencinë Kombëtare të Rinisë, si dhe Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Një ndihmë, të cilën ABC Tirana Club është përpjekur që ta maksimalizojë, në funksion të qëllimit dhe objektivave që kemi vendosur.
Mirënjohje për bashkitë e Matit dhe Tepelenës, sidomos pjesa e stafit që punon me kulturën, për gatishmërinë dhe kontributin e tyre konkret. Na duhet të falënderojmë edhe emra të përveçëm: Alfred msc. Johan mUK a Drejtues i ABC Tirana Club
Stafasani dhe Sokol Meta në Mat, si dhe Aleksandër Toti dhe Arta Shaha në Tepelenë, përfshirë dhe drejtorin e Zyrës Arsimore aty, Shkëlqim Imeri.
Faleminderit “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri! Jo për herë të parë, ndihmoni ABC Tirana Club duke vënë në dispozicion këtë mjedis funksional në dobi të të rinjve.
Nuk mund të mos shpreh falënderime e mirënjohje për ekipin e ABC Tirana Club, për angazhimin dhe përkushtimin në mbarëvajtjen e çdo hapi të hedhur në dobi të konkretizimit të projektit.
Kapitulli I
propoZime arti S tiKe për
ZHviLL imin e QënDr Ue SHëm
Urban , nDotJen e mJeDi Sit, r UaJtJen e vL erave të tra SHëGimi Së etJ.
1.1 Mat: Talente jo vetëm nga zonat urbane, por dhe ato periferike e rurale
1.2 Tepelenë: Interesim për ekspozitën edhe në bashkinë fqinje të Memaliajt
1.3 Tiranë: Autorët matjanë dhe tepelenas prezantohen për artdashësit kryeqytetas
1.4 Mediat lokale, kombëtare dhe rrjetet sociale tregojnë interes për projektin
1.1 mat: talente jo vetëm nga zonat urbane, por dhe ato periferike e rurale
Edicioni i katërt i “Qyteti im evropian” filloi zbatimin në mes të muajit dhjetor 2022, menjëherë pas mbylljes së procesit administrativ kontraktual me mbështetësin financiar, Agjencinë Kombëtare të Rinisë, AKR, si dhe Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, MSHRF, si dhe pasi ishin krijuar dy grupet e punës, një në Bashkinë e Matit dhe tjetri në Bashkinë e Tepelenës.
Thirrjes për punimet në pikturë mbi temën e planifikuar iu përgjigjën rreth 70 nxënës matjanë, të cilët ishin jo vetëm nga shkollat në qytetin e Burrelit, por dhe nga ato në zonat periferike e rurale në territorin e bashkisë. 98 punimet e paraqitura (kishte raste kur një autor kishte prezantuar më shumë se një krijim), iu nënshtruan një procesi seleksionimi profesional, duke pasur si kriter përqasjen me temën, si dhe cilësinë e realizimit.
Krijuesit e tyre ishin nxënës nga shkollat “Mustafa Gjestila”, “31 Korriku” dhe “Ilia Qiqi” në qytetin e Burrelit; nga shkollat “26 Korriku” në Bruç, “Abdyrrahman Përmeti” në Lis, “Ali Xhetani” në Zenisht, “Ibrahim Tema” në Kurdari dhe shkollën në Gurrën e Madhe.
Nga institucioni i Bashkisë së Matit pati një mbështetje totale për hapjen e ekspozitës me krijimet e 40 autorëve të përzgjedhur, duke i instaluar stendat në hollin e Muzeut Historik, një mjedis shumë i përshtatshëm për këtë format eventi social-kulturor. Përmendim ndihmën e jashtëzakonshme të piktorit matjan Alfred Stafasani dhe Sokol Meta drejtues i kulturës dhe artit në Bashkinë e Matit.

Aktiviteti që u zhvillua më datë 4 mars 2023 ishte konceptuar në dy pjesë kryesore. Fillimisht, u prezantua projekti “Qyteti im evropian”, si dhe u bënë përshëndetje nga Bashkia dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve, kurse në pjesën e dytë autorët e punimeve paraqitën idenë dhe fabulën e krijimit, si dhe parashtruan problematika nga përditshmëria e tyre, apo shprehën mendime mbi qytetin e tyre ideal, përballë administratës vendore. Pjesëmarrës në aktivitet ishin dhe bashkëmoshatarë të talenteve, mësues, prindër, përfaqësues nga mediat lokale, nga OJF-të etj.





1.2 tepelenë: interesim për ekspozitën edhe në
bashkinë fqinje të memaliajt
Sipas planifikimit organizativ, përgatitjet për ekspozitën e talenteve të reja në Tepelenë filluan në mes të muajit janar 2023, me rikthimin e nxënësve në klasa, pas pushimeve të fundvitit. Ajo që ishte evidente për këtë bashki ishte interesimi i madh për pjesëmarrje. Në fazën e parë u paraqitën 126 krijime në teknika të ndryshme (në vizatime, grafika, akuarele, punime me bojra etj.) të nxënësve nga shkollat 9-vjeçare të Tepelenës, por dhe nga bashkia fqinje e Memaliajt. Konkretisht krijimet ishin nga shkollat “Avni Rustemi”, “Nevzo Selimi” dhe “7 Marsi” të qytetit, si dhe nga shkollat “Memo Nexhipi” në Dukaj, “Nimete Progonati” në Memaliaj, “Xhevit Çela” në Izvor dhe “Adem Alushi” në Krahës.
Në fazën e parë të paraqitjes së punimeve ABC Tirana Club gjeti mbështetje te Drejtoria Arsimore lokale, sidomos tek drejtuesi i saj, Shkëlqim Imeri, kurse për fazën e dytë të çeljes së ekspozitës bashkëpunoi shumë ngushtë me administratën e bashkisë, veçanërisht me Aleksandër
Toti dhe Arta Shaha.
Ekspozita e përbashkët 40 autorëve nga Tepelena u hap më 1 prill 2023, në mjediset e Pallatit të Kulturës së qytetit, ku ishin të ftuar mbi 90 vetë, nxënës, mësues, drejtues të shkollave në territorin e bashkisë, administrator vendor, prindër, përfaqësues nga OJF-të, media lokale etj. Autorët e puni- meve prezantuan idenë dhe fabulën krijuese në prezencë të publikut dhe të stafit të bashkisë, të cilët kanë dëgjuar mendimet e propozimet e tyre për planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban, ndotjen e mjedisit, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë etj.

Për mjaft nga aspektet e trajtuara nga të rinjtë, përfaqësuesit e stafit bashkiak iu përgjigjën me informacione nga dinamika e vendimmarrjes, si dhe për fazat e zbatimit të projekteve dhe programeve konkrete në dobi të komunitetit. Autorët e punimeve u nderuan me diploma, ndërkohë që një pjesë e tyre iu përgjigj interesimit të medias lokale përmes intervistave.







1.3 t iranë: autorët matjanë dhe tepelenas prezantohen për artdashësit kryeqytetas
Krahas hapjes së dy ekspozitave lokale, në Burrel dhe në Tepelenë, Edicioni i katërt i “Qyteti im evropian” kishte dhe një tjetër event, hapjen e ekspozitës së përbashkët në kryeqytet. Data e eventit (2 - 5 maj 2023), si dhe vendndodhja (“Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri), nuk ishin zgjedhje rastësore. Ideja ishte që ekspozita të qëndronte hapur në prag të Ditës së Evropës (9 Maj), si dhe lokalizohej në një hapësirë dedikuar promovimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, siç është salla “Europe House”. Ekspozita e Tiranës lidhej drejtpërdrejt me një prej objektivave kryesore të projektit, për “t’i sensibilizuar, informuar dhe edukuar të rinjtë me vlerat evropiane, për arritjen e standardeve të shoqërive të shteteve anëtare të BE-së, si dhe për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë”.
Talentet e reja nga Mati dhe Tepelena ishin në një sfidë tjetër artistike. Punimet e tyre do të ishin të aksesueshme për bashkëmoshatarët e tyre kryeqytetas, ashtu dhe për artdashësit në përgjithësi, një mundësi që u krijoi ABC Tirana Club, përmes përfshirjes në projektin “Qyteti im evropian”. Pjesëmarrësit në ceremoninë hapëse të ekspozitës patën rast të dëgjojnë dhe vlerësime mbi përmbajtjen dhe formën e realizimit të punimeve të talenteve të reja, nga Dekani i

Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve Prof. Dr. Artan Peqini, një mbështetës i projektit që prej Edicionit të parë, në qershor të vitit 2021. Po ashtu të rinjtë i ka përshëndetur dhe përfaqësuesja e “Europe House”, të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Rafaela Rica, menaxhere projektesh. Autorët e punimeve prezantuan krijimtarinë e tyre, një pjesë të të cilave po i pasqyrojmë në vijim: rubin Klosi (Mat): “Vizatimin tim e kam ndarë në dy pjesë. Në njërën prej tyre bota është me gjelbërim, pyjet nuk janë shkatërruar dhe mjedisi është shumë i pastër. Ndërsa në pjesën tjetër duket qartë se janë prerë pemët, mjedisi është i ndotur dhe nuk ka gjelbërim si në pjesën e parë. Unë dua që qyteti im të jetë si në pjesën e parë, i pastër, i gjelbërt, me pyje dhe i bukur. Nga pemët ne marrim oksigjenin dhe kështu kemi më shumë ajër të pastër, prandaj dhe ato duhen respektuar”. aurela Jaupi (Tepelenë): “Ky projekt më duket shumë interesant dhe ndihem shumë e lumtur që jam përfshirë në këtë nismë, për t’i dhënë mundësinë të rinjve të shprehin se si ata e shohin qytetin e tyre evropian. Mua në qytetin tim më pëlqen shumë natyra, por ajo gjë e cila nuk më pëlqen dhe aq shumë është fakti se nuk ka dhe aq shumë ndërtesa të reja dhe moderne”. ester Demiri (Tepelenë): “Në qytetin tim më pëlqen gjithçka. Nuk është se do të doja të ndryshoja diçka tek qyteti im, pasi si gjithë qytetet e tjera dhe qyteti im është i bukur në mënyrën e tij”.


Desara murrani (Mat): “Në punim kam vendosur që qytetin tim ta paraqes edhe më të bukur dhe më të gjelbërt nga çfarë ai është. Në qytet aktualisht ka gjelbërim, por më shumë do të ishte më mirë. Fëmijët janë të kënaqur që lozin në parqe dhe në hapësirat e gjelbërta që unë kam vizatuar. Qyteti im ndryshon nga pak çdo ditë dhe shpresoj që një ditë të bëhet si në punimin tim”.


Uendi isaku (Mat): “Në qytetin ku jetoj nuk është dhe aq problem, por në përgjithësi në Shqipëri koshat e plehrave përbëjnë problem. Ose nuk janë në vendet e duhura, ose janë më pak seç duhen. Për këtë arsye mbeturinat mund të hidhen në tokë. Ato nuk mund të përpunohen dhe kështu shkaktohet ndotja e mjedisit. Duhet të kuptojmë se ndryshimi mund të vijë vetëm nga ne. Vetë ne do të duhet të ndërgjegjësohemi se e kemi ne në dorë fatin e tokës, nëse ajo do bëhet një vend më i pastër dhe më i bukur, r afaela rica, menaxhere projektesh në “Europe House”: “Është emocion i veçantë që jemi sërish në një aktivitet rinor që zhvillon ABC Tirana Club. Përgëzime për punën e realizuar. Ne kemi ndjekur punimet për instalimin e ekspozitës dhe kemi vënë re që punimet janë mjaft të bukura, të arrira dhe tërheqëse. ‘Europa House’ është nje shtëpi, e cila u mirëpret të gjithëve ju, të rinj, si e ardhmja jonë evropiane. Ne promovojme vlerat e BE-së duke thënë gjithmonë që Evropa është këtu, ne jemi në Evropë, në zemër të saj. Jetojmë në një vend shumë të bukur siç është Shqipëria, e cila ka nevojë për ju, për t’i bërë qytetet e saj njëlloj si gjithë qytetet e Evropës. Aktualisht Shqipëria po përjeton një eksperiencë shumë të rëndësishme sa i takon procesit të antarësimit ne Bashkimin Evropian. Siç e dini, ne jemi shumë afër, anëtarësimit në BE dhe jeni pikërisht ju, të cilët në një hapësirë kohore prej 3 - 4 vitesh, do mund të jeni shtetas evropianë, shtetas të familjes së madhe të Bashkimit Evropian. Ju uroj suksese dhe uroj të shihemi përsëri në ekspozita të tjera”. aleksandër toti (Bashkia e Tepelenës): “Është një kënaqësi për ne, Bashkinë e Tepelenës, të sjellim ambasadorët më të rinj, për herë të parë në dyert e ‘Europe House’, këtu në Tiranë. Unë, personalisht e kam shkelur këtë derë, para disa vitesh dhe kam qenë i pari përfaqësues nga Bashkia e Tepelenës, në një takim ku u diskutua në lidhje me politikat e reja vendore, të cilat bashkitë në vend duhet t’i ndjekin në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Jam i lumtur që Bashkia e Tepelenës, jo vetëm që e ka nisur këtë proces, si në qark, por dhe në bashki të tjera, sikundër është dhe Bashkia e Matit dhe ju të rinj që jeni sot, për t’i dhënë më shumë vlera përfaqësimit tonë si qytetarë evropianë. Shqipëria, është pjesë e Bashkimit Evropian, sa i takon territorit dhe shumë shpejt ka për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Javët e Evropës promovojnë vlerat më të larta që ky unitet, siç është Bashkimi Evropian, transmetojnë jo vetëm për vendet tona të vogla, por për gjithë botën. Është kënaqësi që jemi sot këtu, që ju jeni këtu, që jeni e ardhmja, për të prezantuar punimet tuaja në këtë shtëpi. Shumë shpejt ju do të jeni përfaqësuesit më të denjë, jo vetëm të qytetarisë evropiane, por dhe të zhvillimit e progresit të saj. Shumë faleminderit dhe mirëutakofshim sa herë të na jepen raste të tilla, sepse realisht vijmë këtu përmes artit, një ndër gjërave më të bukura që mund të transmetojë njeriu. alfred Stafasani, piktor (Mat): “Do të flas për punimet e nxënësve nga Bashkia e Matit në këtë ekspozitë. Angazhimi i tyre erdhi mjaft natyrshëm, pasi u përdor një gjuhë mjaft e pasur figurative. Ata kanë arritur të përçojnë emocionet dhe idetë e tyre në lidhje me mënyrën se si e konceptojnë territorin, mjedisin e pastër, hapsirat e gjelbërta dhe funksionale me parqe, mjedise sportive dhe në tërësi, qytetin e tyre evropian. Do të doja të falënderoja ABC Tirana Club, e cila ideoi këtë ekspozitë të përbashkët të autorëve nga Mati dhe Tepelena, si një ndërlidhje apo urë komunikimi, ku nxënësit kanë mundësinë të shohin punimet e njëri-tjetrit, të përfitojnë eksperiencë artistike nga njëri-tjetri”.

Gloria Kristo (Tepelenë): “Mua qyteti im më pëlqen, pavarësisht se ai ka disa probleme që të gjithë qytetet i kanë. Por unë në qytetin tim evropian, ngjarjet dhe godinat historike dua t’i ruaj, por dua të ndryshoj disa sa i takon infrastrukturës, apo koncepteve të tjera që lidhen me këtë çështje. Më pëlqen shumë natyra, kalaja, pasi është vlerë historike, Lumi i Vjosës më pëlqen shumë pasi tani jemi bërë më shumë akoma qytet turistik prej tyre”.


Steisi barhani (Mat): “Në këtë punim kam dashur të shpreh se si është bota plot me ngjyra dhe se si shihet ajo në syrin e një fëmije. Motra ime ka zgjedhur ta shohë botën të zymtë dhe të trishtuar, ndërsa unë e kam paraqitur atë të bukur dhe të lumtur. Kemi bërë një gjë të tillë, pasi njerëz të ndryshëm e shohin atë në mënyra të ndryshme. Për mendimin tim, bota është e bukur, por nëse ne nuk veprojmë shpejt ne mund ta humbim atë duke e keqpërdorur, apo mbajtur jo pastër, me gazrat që lëshojnë makinat dhe fabrikat, apo plehrat që hedhim ne njerëzit. Ne duhet të ndërgjegjësohemi, për ta bërë atë më të bukur seç ajo është”.
Stela barhani (Mat): “Ndryshe nga motra ime, unë në këtë pikturë kam dashur të shpreh se si bota është aktualisht nga mënyra se si ne po sillemi me të. Zogu në dorën e vajzës simbolizon shpresën. Në sytë e mi, bota është pak e zymtë, pasi mbizotëron ndotja, por nëse ne bëhemi të gjithë bashkë mund të kontribuojmë për të bërë një botë më të mirë”.



Lejdi musara, mësues i arteve pamore (Tepelenë): "Nxënësit janë kujdesur të shpalosin idetë e tyre në lidhje me projektin ‘Qyteti im evropian’. Me gjuhë artistike ata tregojnë se si e shohin apo mendojnë qytetin e tyre ideal. Punimet e realizuara janë vizatime, skica, por dhe punime me

