2 minute read

Projekti i ABC Tirana Club 34

Advertisement

pikturë, si një kombinim të krijimtarisë artistike me angazhimin e tyre social, për një rol më proaktiv në diskutimet publike dhe vendimarrjet në dobi të komunitetit.

Ekspozita qëndroi e hapur një javë, duke u vizituar kryesisht nga nxënës të shkollave të kryqytetit, por dhe artdashës nga të gjitha moshat.

2.3 e dicioni tretë: v lerësohen gjetjet artistike dhe teknikat e realizimit të punimeve nga talentet korçarë

Edicioni i tretë i “Qyteti im evropian” ishte i pari që doli jashtë Tiranës. Rikthimi i normalitetit, pas asaj periudhe të vështirë kufizimesh dhe ndalesash të shkaktuara nga koronavirusi, krijuan mundësinë që projekti të kthehej në identitet, d.m.th. të lëvizte në rajone të ndryshme të vendit për të afruar dhe promovuar sa më shumë talente të reja.

ABC Tirana Club e bëri të mundur zbatimin e projektit nga mbështetja e Bankës Credins, si dhe falë bashkëpunimit me Bashkinë e Korçës, me interesimin direkt të kryetarit Sotiraq Filo, i cili ofroi ekipin e Qendrës së Artit dhe Kulturës, QAK, për të ndihmuar nga ana logjistike çeljen e ekspozitës. Zamira Kita, drejtoreshë e QAK, vuri në dispozicion një nga sallat më funksionale për evente të këtij formati, amfiteatrin në mjediset e brendshme të Bibliotekës Publike “Thimi Mitko” në qendër të qytetit të Korçës.

Një ndihmesë të jashtëzakonshme ka dhënë dhe piktori korçar

Romeo Kallço, një ndër artistët aktivë lokalë, që ka shumë kontribut në trajnimin dhe nxitjen e aktivitetit të artistëve të rinj në artet pamore.

ABC Tirana Club e nisi procesin përgatitor në fillim të marsit 2022, duke vijuar për 6 javë me pranimin e punimeve nga të rinjtë, bazuar në rekomandimet tematike që iu prezantuan paraprakisht. Prurjet ishin prej shkollave “Asdreni”; “Stavri Themeli”; “Sotir Gura”; “Sevasti

Qiriazi”; “Mësonjëtorja e parë shqipe” në qytetin e Korçës; si dhe nga shkollat “Tafil Rexhepi”, Pirg; “Nevrus Vila”, Sovjan; “Agimi”, Maliq; “Abdulla Asabella”, Vinçan; “1 Maji”, Vashtëmi; “Stavri Toçi”, Ravonik; “Shaban Hoxha”, Plasë dhe “Pandeli Cale”, Barç.

Prej 79 punimeve që u paraqitën në fazën e parë, u përzgjodhën 43 prej tyre, si më të realizuarat tematikisht dhe cilësisht, një kolorit krijimi ku binin në sy gjetje dhe forma individuale interesante, si forma origjinale të shprehjes së talenteve korçarë. Përcaktimi i datës 21 Maj 2022, si ditë për çeljen e ekspozitës, ishte i kushtëzuar nga vijimësia e programit mësimor në shkolla.

Nisur nga avantazhet e mjedisit ku u vendosën stendat e punimeve të piktures, ekspozita u instalua në amfiteatrin e Bibliotekës Publike

“Thimi Mitko” në mënyrë të tillë që të garantonte dy elemente funksionalë: së pari, të prezantoheshin krijimet në kushtet optimale të ndriçmit natyral duke ruajtur vlerat reale të tyre; si dhe së dyti, të krijohej një hapësirë interaktiviteti mes pjesëmarrësve, ku secili prej artistëve të arrinte të shpjegonte dhe promovonte lirshëm tek të tjerët idenë dhe mesazhet që përcillte.

Prezentë veç autorëve të punimeve, në sallën ku u organizua aktiviteti ishin dhe bashkëmoshatarë të tyre, familjarë e të afërm, piktorë, përfaqësues të OJF-ve, medias etj. Krahas pjesës zyrtare të eventit, fjalës përshëndetëse dhe një paraqitjeje kritike mbi vlerat përmbajtësore dhe teknikave të krijimeve, pati dhe një bashkëbisedim me artistët e rinj, të cilët shpjeguan punimet, por dhe e lidhën artin me realitetin lokal të zhvillimit urban, të kufizimit të ndotjes së mjedisit, masave kundër efekteve nga ngrohja globale, ndryshimet klimatike etj.

Gjatë diskutimit mes të pranishmëve u evidentua se Korça, si “kryeqyteti” i juglindjes së vendit, ka mjaft eksperienca pozitive në kontrollin e territorit (evitimin e ndërtimeve pa leje dhe pa plan urbanistik), në shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta, dhe të hapësirave rekreative të dedikuara për fëmijët dhe të rinjtë, pra, është ndryshe nga qendra të tjera administrative të Shqipërisë, që përballen me probleme serioze në këto aspekte.

Të pranishmit kanë vlerësuar gjetjet artistike dhe teknikat e realizimit të punimeve të talenteve korçarë, si një premisë shumë pozitive për punë të tjera cilësore dhe ecje të qëndrueshme në rrugën e artit profesionist.

This article is from: