TRASHËGIMIA NDËRTIMORE NË THETH - Eltjana Shkreli

Page 184

kategoritë më të ulëta. Shembuj: Ndërtim dyshemesh prej druri me trarët mbështetës; ndërtimin e mureve çatma; ndërtim krevetesh dhe çardakësh; përgatitje dhe vendosje e kallëpëve për ndërtim qemeri, ndërtimi i strukturave mbajtëse dhe shkarkuese në ndërtime tradicionale të dëmtuara.

5.2.b. Muratorët Kategoria I Përshkrimi i punës: Kryerja e punimeve ndihmëse në ndërtimin e muraturës prej guri, si pregatitja e vendit të punës, përgatitja e llaçit, hedhja e llaçit në mur, vendosja e materialeve e mjeteve në vendin e punës; ndërtimi i mureve të thjeshtë nën drejtimin e mjeshtrit. Njohuritë: Llojet e veglave të punës të muratorit; materialet kryesore për ndërtimin e mureve; zbatimi i formës më të thjeshtë të ndërtimit të murit; përgatitja e llaçit të gëlqeres, materialet e tjera dhe radha e përgatitjes së tyre. Shembuj: Hedhja e llaçit në mur dhe shtrimi me misri; përgatitja me dorë dhe makineri e llaçeve të gëlqeres, vendosja e spangos të drejtimit të murit. Kategoria II Përshkrimi i punës: Kryerja e punimeve të ndërtimit, si ndërtimi i themeleve dhe mureve me gurë pa qoshe; gdhëndje e lehtë e gurëve gjatë vendosjes së tyre në mure. Njohuritë: Vetitë e materialeve që përdoren në ndërtimin e mureve, llaçeve si dhe materialeve që përdoren për hidroizolimin e themeleve; shtrimi i llaçit në themele dhe vendosja e copave të çakëllit dhe ngjeshja e tyre me shtresa të barabarta; mënyrat e ndërtimit të themeleve me gur me teknikë të thatë ose me llaç, duke i 184


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.