VIJA | 30 | LINE

Page 1

Malësia e Madhe në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”

Kelmend dhe Shkrel: ku kalojnë kufijtë e Parkut në Malësinë e Madhe 8 fshatrat e Malësisë së Madhe, pjesë e Parkut të Alpeve Pasuria e madhe ujore e Malësisë së Madhe në Alpe: 60 burime e dhjetëra përrej malorë

Malësia e Madhe në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”

Për herë të parë Park Kombëtar – Zonë e Mbrojtur Të njohura përgjatë historisë për peizazhin mahnitës, biodiversitetin e pasur dhe trashëgiminë e izoluar kulturore, Alpet Shqiptare përfaqësojnë një kapital të jashtëzakonshëm për zhvillim, si dhe një magnet për turizmin. Prandaj në Janar 2022, një pjesë e tyre u shpall Park Kombëtar (PK).

PK “Alpet e Shqipërisë” shtrihet në bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe të Qarkut Shkodër dhe në bashkinë Tropojë të Qarkut Kukës. Në verilinjde PK kufizohet me parqet kombëtare të Kosovës (Bjeshkët e Namuna) dhe të Malit të Zi (Prokletije), ndërsa në jug kufizohet me disa parqe rajonale të Shqipërisë, si Nikaj-Mertur, Lugina e Shalës dhe Shkreli. PK “Alpet e Shqipërisë” është zonë e mbrojtur e Kategorisë II sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Brenda këtij ekosistemi natyror me sipërfaqe 882844,65 hektarë (ha), gjenden 53 Monumente Natyre të kategorisë III të IUCN, si dhe një territor prej rreth 1261,52 hektarë të Rezervës Strikte Natyrore të Lumit të Gashit, kategoria I e IUCN, listuar si trashëgimi Botërore nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Për të ruajtur, menaxhuar dhe zhvilluar më tej vlerat e këtij ekosistemi natyror, Alpet e Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e Fondit PONT, të fokusuar në ndërmarrjen e veprimeve kryesore të ruajtjes në parqe dhe në rajone e korridore ekologjike ndërmjet tyre. Si zbatuese e këtij projekti, Organizata GO2, në partneritet me Institutin për Kërkime Rurale janë angazhuar të lehtësojë dhe ndërmjetësojë aktivitetin menaxhues të Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Shkodër (AdZM) në raport me komunitetin vendas të Bashkisë Malësi e Madhe që bën pjesë në PK “Alpet e Shqipërisë”. Sepse ndryshe nga Bashkitë Shkodër dhe Tropojë, të cilat kanë trashëguar një përvojë të caktuar në menaxhimin e Zonave të Mbrojtura, për Bashkinë Malësi e Madhe është hera e parë që përfshihet në një Park Kombëtar. Bashkia Malësi e Madhe shtrihet në një sipërfaqe prej 95101 ha, nga të cilat afro 29754.1 ha i përkasin PK “Alpet e Shqipërisë”. Pra, rreth 31.29% e territorit të kësaj Bashkie bën pjesë në këtë Park. Kjo sipërfaqe përbën rreth 35.92% e territorit të krejt Parkut. Janë përkatësisht dy Njësi Administrative (NjA) të Bashkisë Malësi e Madhe, territore të të cilave janë përshirë në PK “Alpet e Shqipërisë”: Kelmendi dhe Shkreli. Nga 375.7 km2, ose 37570 hektarë sa është sipërfaqja e përgjithshme e NjA Kelmend, rreth 22812.3 hektarë (60.7%) bëjnë pjesë në PK “Alpet e Shqipërisë”. Kjo sipërfaqe përfaqëson 23.99% të territorit të Malësisë së Madhe, ose rreth 27.54% te territorit të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”. Nga ana tjetër, territori i NjA Shkrel është 26240 ha, nga të cilat rreth 6941.8 ha janë pjesë e këtij Parku. Kjo është e barabartë me rreth 7.30% të territorit të Bashkisë, ose gati 8.38% të territorit të PK “Alpet e Shqipërisë”.

i

Kombëtar

Shqiptare i vitit 2015, mbi të cilin u mbështet gjerësisht edhe Plani Kombëtar Strategjik i Turizmit në Rajonin e Alpeve Shqiptare (PKST) i vitit 2017 parashikonte që rreth 267 km2 (26700 ha) të përfshihej në Parkun Kombëtar, por në Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 59, dt. 26.01.2022, u lanë jashtë Parkut rreth 3241.69 ha.

Nga mbivendosja e hartave të Parkut sipas PM e PKST me hartën e VKM, duket se pjesa më e madhe e këtij territori është hequr nga Bashkia e Malësisë së Madhe. Sipas matjeve të përafërta në hartën ndërvepruese të platformës elektronike të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), rezulton se sipërfaqja e lënë jashtë është rreth 3181.13 ha dhe në MA përfshin fshatin Kozhnje dhe një pjesë të fshatit Vukël, që nga Qafa e Këstecit në Osojë me vazhdim te Maja e Dobrinjës, e Buçit, e Zagonit, e Stërnikut, e Zezë, e Djegur, e Muricjellës, e Surtës dhe e Brabës e deri në kufijtë e lagjes Muriq e Pepushaj të Vuklit. Ndërsa pjesa tjetër e lënë jashtë gjendet në jug të Parkut, i përket Bashkisë Tropojë dhe përfshin Monumentin Natyror “Rrobulli i Liqenit të Ponarëve” dhe zonën përreth tij.

Nr. 30, Dhjetor 2022
Kelmendi mes ujërave dhe Shkreli i thatë Cilat janë zonat dhe pikat me rrezatim radioaktiv në Alpet Shqiptare dhe në Malësinë e Madhe
Stane në Jame, Nikç (Foto GO2)
Territori Sipërfaqja Përfshirja në Alpet Shqiptare Përqindje Malësi e Madhe 95101 ha 29754.1 ha 35.92% Kelmend 37570 ha 22812.3 ha 27.54% Shkreli 26240 ha 6941.8 ha 8.38% *Të dhënat janë rezultat
matjeve të përafërta në
AKPT Malësia
i
hartën e
e Madhe* në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” Plani
Menaxhimit (PM) të Parkut
Alpet

Rrezatim radioaktiv në Alpet Shqiptare? Duhani është më i rrezikshëm

Rrezatim quhet procesi përmes të cilit, disa elementë kimikë lëshojnë energji në formë grimcash ose valësh elektromagnetike. Rrezatimet klasifikohen në: alfa, beta dhe gamma. Ndërsa dy të parat janë më të rrezikshme, rrezet gamma kanë natyrë elektromagnetike që burojnë nga radioizotopet e disa elementëve kimikë, kryesisht metale të rënda (uranium, radium, kalium), por edhe gaze (radon), që ndodhen ose çlirohen në koren e tokës. Sasia e tyre në gjendje të lirë në natyrë është e padëmshme, deri atëherë kur aktiviteti njerëzor tenton t’i përqendrojë dhe t’i përdorë ato për aktivitete industriale, si në rastin e centraleve bërthamore.

Edhe pse nuk është fuqi bërthamore, sipas VKM nr. 700, dt. 21.11.2018, Shqipëria bën pjesë në kategoritë III, IV dhe V të përgatitjes për emergjencat nga aksidentet bërthamore, pasi centrali më i afërt bërthamor është Kozloduy në Bullgari, rreth 420 km nga Tirana (350 km nga Vermoshi). Megjithatë, si në pjesën më të madhe të planetit, edhe në Shqipëri gjenden, në formën e tyre natyrore, elementë radioaktivë. Identifikimi i vendndodhjes dhe matja e rrezatimit të tyre është kryer që në dekadat e fundit të shekullit XX nga një prej instituteve më të vjetra e me përvojë tashmë 100-vjeçare: Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Harta e Rrezatimit Radioaktiv Natyror e Shqipërisë, e përpiluar për herë të parë në Shqipëri nga SHGJSH në vitin 2018, tregon radioaktivitetin e mjedisit përmes matjes së nivelit të rrezatimit gamma, të shprehur në mikrorentgen për orë µR/h. Harta e ndan vendin në disa zona të mëdha, një nga të cilat është ajo e Alpeve Shqiptare. Kjo e fundit përbëhët ngë nënzona e Malësisë së Madhe dhe Nënzona e Valbonës. Në të dyja këto nënzona, SHGJSH ka kryer 1714 matje të rrezatimit radioaktiv, nga të cilat ka rezultuar një intensitet mesatar prej 10.2 µR/h. Sipas nënzonave, Malësia e Madhe e ka mesataren 9.5 µR/h, ndërsa Valbona 10.8 µR/h ka intensitetin e rrezatimit radioaktiv mbi mesataren e Alpeve Shqiptare. Sipas interpretimit zyrtar të kësaj Harte, të përpiluar nga secialistët shqiptarë të fushës, elementi radioaktiv uranium (U-238) gjendet në sasi jashtëzakonisht të vogla, deri në masën 100 ppm. Niveli i ulët i elementëve radioaktivë që lëshojnë rrezatim alfa dhe beta, si radium, kalium, torium, uranium etj, në Alpe konfirmohet edhe nga Atlasi ndërveprues Europian i Rrezatimit Natyror. Për këto arsye, rrezatimi në Alpe është kryesisht i tipit gamma (roentgen), i ngjashëm me rrezatimin që emetojnë disa aparatura mjekësore.

Sipas studimeve të SHGJSH, zona me nivelet më të larta të radioaktivitetit në Shqipërinë veriore është ajo e kontaktit të Zonës së Alpeve Shqiptare me Zonën e Krastë-Cukalit, e kryesisht në nënzonën e Cukalit, në jug të Alpeve. Në këtë segment bashkimi prej rreth 36 km, nivelet e rrezatimit në disa pika të matura shkon deri në disa qindra µR/h. Harta evidenton Bjeshkët e Koshuticës, të Dobërdolit dhe më pak ata të Sylbicës – që bëjnë pjesë në Bashkinë

Tropojë - si zonat me rrezatimin më të lartë radioaktiv në Alpe. E ndërsa territori i Bashkisë Shkodër që bën pjesë në PK “Alpet e Shqipërisë” ka nivele të ulëta rrezatimi radioaktiv natyror, në Bashkinë Malësi e Madhe situata paraqitet ndryshe. Rrezatimin më të lartë në këtë zonë e ka Vermoshi, duke filluar që nga Gropat e Selcës e deri në Majën e Zbihovës e Lugun e Dolit, por sipas studimeve shkencore të huaja, rrezatimi radioaktiv 8-20 µR/h konsiderohet mesatar dhe nuk paraqet rrezikshmëri për shëndetin. Megjithatë, pikat me rrezatimin radioaktiv natyror më të lartë në Malësinë e Madhe janë 9 gjithsej, 5 në zonën Bajzë-Koplik dhe 4 të tjerat gjenden në çatinë e Shqipërisë dhe të Parkut të saj më të madh Kombëtar - në veri të fshatit Vermosh. Sipas Hartës së përmendur më sipër, pikat me rrezatim mbi 32 µR/h janë afërsisht (shih hartën lart):

1 Në Bjeshkët e Përbicës, poshtë burimit të Ujit të Kuq, në shtegun e përroit që kalon pranë shkëmbit të Crna Gorës (Malit të Zi);

2 Në Bjeshkën e Kërshit të Djegur, mbi stanet e ngritura pranë burimit që furnizon Përroin e Bajraktarit;

3 Poshtë Qafës së Saharcës, pranë kufirit me Malin e Zi dhe burimit që rrjedh në Përroin e Seferçës;

4 Në anën lindore të Majës së Zabelit, në drejtim të Qafës së Saharcës. Territori i mësipërëm përkon me zonën mineralmbajtëse të Kelmendit, ku shquhet pjesa veriore e Vermoshit, me gëlqeroret e mermerizuara, mineralizimet polimetalore dhe ato të zhivës në bjeshkët e Përbicës, Seferçës etj. Kjo theksohet edhe në përfundimet shkencore të këtij studimi, sipas të cilit, nivelet e larta dhe anormale “janë të lokalizuara në dy ambiente gjeologjike: në gëlqerorët në formë olistolitesh dhe në depozitimet Permiane, në shiste pelito alevrolitike e deri shiste ranorike”. Përfundimet e lidhin nivelin e rrezatimit natyror me zhvillimin e madh të procesit të çarjeve që ndodhin në koren e tokës. Sikurse shihet, të gjitha këto pika përkojnë me rrëpira dhe maja malesh të thata, të zhveshura e të pabanuara dhe të pabanueshme, të cilat shfrytëzohen nga vendasit vetëm gjatë shtegtimit të bagëtive në pranverë-vjeshtë, një trashëgimi që njihet si transhumancë. Interpretimi zyrtar i Hartës evidenton nevojën për një vëmendje të shtuar ndaj faktorit gjeologjik, dmth, radioaktivitetit të tokës ku njerëzit bëjnë ndërtime, qofshin këto edhe të përkohshme, sepse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Agjencisë Amerikane të Mbrojtes së Mjedisit (US EPA), veprimi i ngadaltë i rrezatimit natyror gjatë dy dekadave të fundit ka çuar në rritjen e numrit të të prekurve me sëmundje të pashërueshme. Prandaj edhe pse nivelet e ulëta të rrezatimit në Alpe nuk janë të dëmshme për shëndetin e turistëve që vizitojnë bukuritë e skajit verior të Shqipërisë, vendasit duhet të tregohen të kujdesshëm për kohën që kalojnë në këto zona. Megjithatë, sikurse thekson SHGJSH, pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve vdekjeprurëse. Rrrezatimi natyror nga radiumi vjen i dyti në listë.

Fshatrat e Malësisë së Madhe në Parkun e Alpeve

3 nga “100 Fshatrat” Në vitin 2018, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hartoi një Program të Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) të quajtur “Programi i 100 Fshatrave”, i cili synonte koordinimin e ndërhyrjeve zhvillimore në hapësirën rurale të 100 Fshatrave të përzgjedhur në të gjithë vendin. Sipas VKM Nr. 59 për shpalljen e PK “Alpet e Shqipërisë”, brenda këtij parku janë përfshirë tre fshatra nga ky program.

Ata janë: Valbona, Thethi dhe Lëpusha. Ky i fundit i përket Bashkisë Malësi e Madhe.

Fshatrat e Malësisë së Madhe Në bazë të Njësive Strukturore të PPV Bashkisë Malësi e Madhe, të reflektuar në hartën ndërvepruese të platformës së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), janë 8 fshatra të Njësive Administrative Kelmend dhe Shkrel që bëjnë pjesë në territorin e PK “Alpet e Shqipërisë” (shih hartën në fq. 4).

Për nga masa e përfshirjes së territorit të tyre në këtë park, ato mund të kategorizohen në: a) Fshatra që përfshihen plotësisht në PK: Vermosh, Lëpushë, Nikç dhe Bogë; b) Fshatra që përfshihen pjesërisht në PK: Selcë, Vukël, Kozhnje dhe Bzhetë-Makaj.

a) Fshatra që përfshihen plotësisht në Parkun Kombëtar

Vermosh Vermoshi është fshati më verior i Shqipërisë, rreth 1100 m mbi nivelin e detit dhe i vendosur në të dy anët e luginës akullnajore të Lumit të Vermoshit dhe i rrethuar nga një terren i vështirë malor. Shpatet e maleve janë të veshura me kullota dhe pyje, ku dominojë ahu dhe halorët.

vijon në faqen 5
1 2-4 µR/h 4.1-8 8.1-12 12.1-16 16.1-20 20.1-24 24.1-28 28.1-32 > 32 2 3 4
Përroi i Skrapatushës në Vermosh. (Foto GO2) Harta e Rrezatimit Radioaktiv e Shqipërisë (fragment), nga SHGJSH

Malësia e Madhe në Alpe: 60 burime e dhjetëra përrej malorë

të përbërë nga akullnaja të vogla të përhershme, liqene akullnajore, burime, përrej, ujëvara dhe lumej. Si pjesë e Basenit Ujor Drin-Bunë, Alpet përshkohen nga shumë lumej malorë, ndër më të mëdhejtë e të cilëve janë Cemi, Valbona, Shala dhe Gashi, me degëzimet e tyre lokale, si Cemi i Selcës dhe Cemi i Nikçit, Çeremi, Merturi etj. Veç tyre, në verilindje te Alpeve rrjedh Lumi i Vermoshit, i cili bën pjesë në Basenin Ujor të Lumit Danub. Sipas platformës ndërvepruese KadastraUjore të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, në PK “Alpet e Shqipërisë” gjenden rreth 25 liqene të përhershme akullnajore, disa prej të cilëve kanë statusin Monument Natyre të Kategorisë III të IUCN, e disa jo. Bazuar në ndarjen e re administrative, asnjë nga këto liqene të përhershme nuk gjendet në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, prandaj ato ndahen mes Bashkisë Shkodër me 9 liqene akullnajore dhe Bashkia Tropojë me 16. Sigurisht zona ka edhe liqene më të vogla e jo të përhershme, si Liqenet e Mojanit, të Radohinës etj.

Sipas të njëjtës platformë, në territorin e PK janë rreth 130 burime me kapacitete nga 50-1000 litër në orë. Nga ndarja administrative, 60 burime i përkasin Bashkisë Malësi e Madhe, 10 Bashkisë Shkodër dhe rreth 60 Bashkisë Tropojë. Në Bashkinë Malësi e Madhe, përqendrimin më të madh burimet ujore e kanë në NjA Kelmend, e sidomos në fshatrat Nikç dhe Vermosh, ndërsa në NjA Shkrel dallojnë burimet e fshatit Bogë.

Kelmendi mes ujërave Si të gjitha vendbanimet malore, edhe territori i NjA Kelmend shtrihet në 2 lugina të mëdha: e Cemit dhe e Vermoshit, të cilat ndahen në lugina më të vogla për shkak të formacioneve malore. Kështu, Lugina e lumit më të gjatë të Alpeve Shqiptare – Lumit Cem – përbëhet nga lugina e Cemit të Selcës dhe e Cemit të Vuklit. Kjo luginë, e cila bën pjesë në pellgun e madh ujëmbledhës të lumit Drin, përfshin numrin më të madh të vendbanimeve të Kelmendit, si Selcën, Nikçin, Vuklin, Kozhnjen, Brojën dhe Tamarën. Ndërsa Lugina e lumit të Vermoshit, që bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të lumit të dytë më të madh të Europës – Danubit - përfshin Lëpushën dhe Vermoshin. Si Cemi, ashtu edhe Vermoshi furnizohen nga një rrjet i pasur përrrenjsh malorë me burime karstike. Harta bashkëngjitur dëshmon se zona e Kelmendit ka disa liqene akullnajore ku më të rëndësishmit janë Liqeni i Bogës, Liqenet e Mojanit etj. Ndër ujëvarat përmenden: e Sllapit, e Selcës, e Gjanve, e Bashkimit etj. Po ashtu, sipas platformës KadastraUjore, zona ka rreth 50 burime ujore, më të rëndësishmit e të cilëve janë Burimet e Vuklit, të Koprishtit, i Tales, Gurra e Bishtrave etj. Një pjesë e këtyre pasurive ujore janë Monumente Natyre.

Lumi i Cemit

Me gjatësi 62 km, Cemi është lumi më i madh i Alpeve. Dy degëzimet e tij kryesore quhen Cemi i Selcës dhe Cemi i Nikçit. Ato bashkohen në Tamarë, duke rezultuar me një prurje mesatare vjetore të ujit prej 26 m 3/sek. Temperatura mesatare e ujit të Cemit varion nga dimri në verë ndërmjet 5-13°C. Degëzimet e më të mëdha nga drejtimi i Selcës janë përroi Suka e Mkushit, Lugu i Volsit, i Morinës, i Jeshnicës etj. Nga drejtimi i Nikçit, drejtimet kryesore janë përroi i Dërshenës, i Slepzit, Nilaj, i Thellë, Obodishtës, Shevi Shanikut dhe përroi i Kozhnjës Thellë. Secili nga këta përrenj furnizohet nga burime të shumta nëntokësore, me prurje mesatare nga 150 l/sek deri në 1000 l/sek. Meqenëse regjimi i rrjedhjes së Cemit ka natyrë alpino-karstike, ai karakterizohet nga një ndryshim i madh i rrjedhjes mes stinës së thatë dhe asaj të shirave.

Lumi i Vermoshit

Ndryshe nga Cemi, Vermoshi ka rrjedhje më pak të ndryshueshme përgjatë gjithë vitit. Dy degët kryesore të tij janë Vermoshi dhe Lëpusha, të cilat bashkohen te Kanioni i Bashkimit, pranë kufirit me Malin e Zi. Degëzimet më të vogla të Vermoshit janë shumë përrenj malorë, si: i Skrapatushës, i Mullijve, Vuçinit, Lugu i Ujit, i Jaçiçës, i Balonës, i Përbicës, i Brojës, i Pojanicës, Kui i Vermoshit, i Jaçicës, i Bajraktarit, i Velanit, i Keq, i Roshave, i Gjenve, i Inishit dhe i Pjetër Nikës, ndërsa degëzimi i Lëpushës ka këto degëzime në përrenj: përroi i Budaçes, i Shuticës së Grebenit, i Trojanit, i Dobkut, i Berizhdollit dhe përroi i Pajës.

Përroi i Seferçës Ndërkohë, në skajin më verior të Vermoshit, nga Serferça poshtë Lugut të Dolit, duke kaluar mespërmes Livadhit të Harushës, merr jetë Përroi i Seferçës i cili derdhet në lumin e vogël Kutska të Malit të Zi, pjesë e pellgut ujëmbledhës të Danubit. Ky përrua furnizohet me ujë nga dy burimet kryesore (Berova dhe Gurra e Bishtrave),

si dhe nga disa burime më të vogla me kapacitet deri në 200 l/sek. Degëzimet e tij janë: Përroi i Nakutit, i Smutirogës, i Seferçës, Lugu i Nilës, i Mojanit etj.

Burimet e Vuklit

Burimi më i rëndësishëm gjendet në anën jugperëndimore të lagjes Grishaj të Vuklit, në lartësi mbidetare 672 m. Prurja mesatare është 600l/sek (0.6 m3/sek), ndërsa pak më lart, pranë ish-mullirit të vjetër gjendet një burim më i vogël me kapacitet 200 l /sek. Së bashku këto dy burime i japin më shumë gjallëri Përroit të Dërshenës që derdhet në Cemin e Vuklit. Si burime karstike, këto furnizohen nga sistemi i ujërave nëntokësorë, sikurse edhe disa burime të tjera në zonat alpine.

Burimet e Koprishtit

Gjendet pranë fshatit Selcë, rreth 1450 m mbi nivelin e detit. Prurjet e tyre rreth 600 l/sek fillimisht dalin në një gropë karstike pothuajse gjysëmsferike me diametër dhe thellësi rreth 3,5 m, e më pas u japin jetë Cemit të Selcës.

Burimi i Berovës dhe Gurra e Bishtrave Burimi i Berovës dhe Gurra e Bishtrave janë dy burime malore në veri të Kelmendit. Burimi i Berovës me prurje rreth 300 l/sek buron në anën veriore të majës së Çardakut, në lartësi rreth 1900 m mbi nivelin e detit, ndërsa Gurra e Bishtrave me prurje rreth 500 l/sek buron në anën jugore të majës së Kapuranit, rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Bashkë me disa burime më të vogla – ata ushqejnë përroin e Seferçës.

Liqeni i Bogës

Liqeni i Bogës me sipërfaqe rreth 1300 m2 shtrihet në lartësinë mbidetare 1715 m. Ky liqen i vogël akullnajor gjendet në drejtimin jugor, në të djathtë të fshatit Nikç, rreth 1 km mbi Forcën e Kelmendit (mund të haset edhe me emrin Liqeni i Forcës së Kelmendit) dhe 2.5 km nga Cirku Akullnajor i Livadhit të Bogës. Rishikimi i zonave të diskutueshme mes bashkive Malësi e Madhe dhe Shkodër, në kuadër të Reformës Territoriale Administrative, ka bërë që Liqeni i Bogës dhe Cirku Akullnajor i Livadhit të Bogës të përfshihen brenda territorit të Bashkisë Shkodër.

Shkreli, shumë rreshje e pak ujë

Sikurse shihet edhe në hartën e mësipërme, ka një kontrast të dukshëm mes Kelmendit dhe Shkrelit sa i takon situatës me ujërat. Nëse territori i Kelmendit përshkohet tejpërtej nga dhjetëra përrenj malorë, disa prej të cilëve furnizohen prej shkrirjes së dëborës e disa të tjerë prej burimeve të shumta të zonës, territori i Shkrelit nuk e ka këtë rrjet përrejsh. Përroi i Thatë, lugina e të cilit kalon mes për mes Shkrelit, furnizohet nga pak përrenj malorë, të cilët shterrojnë në fund të pranverës, por ky përrua bëhet i rrezikshëm sa herë ka rreshje intensive shiu. Në fakt Alpet Shqiptare janë zona më e lagësht në vend. Në këtë zonë, rreshjet vjetore arrijnë 2000-3000 mm në vit. Për Kelmendin, rekordin historik e mban viti 1955 kur në Selcë u regjistruan 5352 mm reshje, ndërsa për Shkrelin e mban Boga, pasi gjatë vitit 1958 u regjistruar 5238 mm rreshje. 5 vjet

Cem

Alpet Shqiptare kanë një pasuri të jashtëzakonshme ujore,

më vonë, brenda 24 orëve në këtë fshat u regjistruan 420 mm. Mirëpo ndonëse mesatarja vjetore e rreshjeve në Luginën e Bogës është më e larta në vend, me 3093 mm, fshati ka mungesë të theksuar të ujërave mbitokësorë, për shkak të dukurive karstike. Prandaj përrejtë që derdhen në Përroin e Thatë shterrojnë shpejt, duke e lënë krejt zonën në mëshirën e rreshjeve dhe të ndonjë burimi. Nga ana tjetër, banorët janë përpjekur të hapin puse për të plotësuar nevojat për ujë të pijshëm për veten dhe për gjënë e gjallë, si dhe për bujqësinë. Kështu, në segmentin e sipërm të Luginës së Përroit të Thatë (Lugina e Bogës) derdhet vetëm Përroi i Mullirit, ndërsa më poshtë, në fshatin Bzhetë-Makaj, më i rëndësishmi është Përroi i Troshanit (i Ducajve), i cili furnizohet me ujë nga 3 përrej të tjerë më të vegjël: Përroi i Madh, Përroi i Vogël dhe Përroi i Puseve të

Shtogut. Përrej akoma më të vegjël zbresin në Përroin e Thatë edhe nga Shtegu i Dhenve, Faqja e Brinit, Maja e Bridashës, Shpina e Rabës, Raba e Ducajve, Maja e Boçanit etj. Në fshatin Dedaj të Shkrelit kalojnë Përroi i Dedajve dhe Përroi i Hithit, e nga fshati Bzhetë Përroi i Shpendëve që zbret nga Vrithi, por ndonëse derdhen në Përroin e Thatë, këto përrenj janë jashtë territorit të PK “Alpet e Shqipërisë”. Po jashtë PK, një tjetër përrua i rëndësishëm i Shkrelit është Përroi i Rrjollit mbi fshatin Reç i cili nuk derdhet në Përroin e Thatë, por direkt në Liqenin e Shkodrës. Ndërkohë, që nga Fusha e Okolit të Bogës, në Grykë Lugje, Ducaj e deri në Lugin e Kufisë, eksiztojnë rreth 10 burime uji me prurje të pakët, shumica e të cilëvë, sikurse edhe përrejtë e mësipërm, janë sezonalë, pasi shterrojnë në periudhën e thatë (fundi i pranverës – mesi i vjeshtës).

Kufijtë e Parkut në Malësinë e Madhe: Kelmend dhe Shkrel

Në terma administrativoterritorialë, referuar Vendimit Nr. 14, dt. 30/04/2020 të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Malësi e Madhe “Miratimi i paraqitjes hartografike të ndarjes administrativoterritoriale të sipërfaqes së Bashkisë Malësi e Madhe sipas njësive administrative përbërëse dhe fshatrat e tyre”, nga territori i Bashkisë Malësi e Madhe, në PK “Alpet e Shqipërisë” bëjnë pjesë dy Njësi Administrative: Kelmend dhe Shkrel. Nga NjA Kelmend, në PK përfshihen plotësisht fshatrat Vermosh, Lëpushë dhe Nikç, e pjesërisht fshatrat Kozhnje, Selcë dhe Vukël. Ndërsa nga NjA Shkrel, në PK është përfshirë plotësisht fshati Bogë dhe pjesërisht fshati Bzhetë-Makaj. Në terma gjeografikë, kufijtë e PK “Alpet e Shqipërisë” në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe janë si më poshtë:

NjA Kelmend: E gjithë vija kufitare mes Republikës së Shqipërisë (RSH) dhe Malit të Zi, duke filluar nga Maja e Vajushës në anën lindore për të vazhduar drejt

Selca (Foto GO2)

veriut e deri në Rrethin e Fluturit në perëndim. Po në perëndim, kufiri i PK zbret në shtratin e përroit deri në Cemin e Selcës (pa përfshirë lagjen Ostriç), ngjitet deri në Majën e Golishit, nga ku vazhdon deri në Qafën e Këstecit. Prej këtu nis së zbresë nga Burimi i Vuklit, duke ndjekur shtratin e Përroit të Dërshenës deri në fshatin Vukël (pa përfshirë lagjen Pepushaj), kalon përmes rrugës kryesore të fshatit deri përtej Cemit të Nikçit e më pas ngjitet nga Muriqi drejt Majës së Surtës, merr shpatin lindor të Sheut të Shanikut drejt Majës së Muricjelës. Prej këtu, kufiri merr një hark përgjatë jugut të gropës së Kozhnjes së Thellë, nga Gërdhata e Bogve drejt Majës së Djegur.

prr i Nakutit p r Baj ra k a prr i Ve a n t prriBojës prriGjenve prr iTroshanit Qafë Predelec Budaçe PërroiiSeferçës Lumi i Vermoshit Pë o iiLëpushës Cemi i Selcës Cemi i Nikçit Përroi i Thatë Lumii Shalës prr Sukae Mkushit prrMorinës p r iJaçicës p r r Dërsh n e n ës prr Nilaj prr iTrojanit prr iDobkut prriPajës p rr O bodish e s prriSheviShanikut prriMulirit prr iMizës VERMOSH KELMEND SHKREL SHALË SHKODËR
LËPUSHË SELCË NIKÇ VUKËL BOGË Ducaj THETH KOZHNJE prrLuguiVo s ti prriJeshnicës prr iSkrapatushës CemiiSelcës prr i KoznjesThellë prr i B e r z h od l ti Legjendë Kufi shtetëror Kufi bashkiak Kufi i PK “Alpet e Shqipërisë Lumenj dhe përrenj Burim Fshat Lagje 5 km 2.5 0
MALËSI E MADHE
vijon në faqen 5
Burimet ujore dhe fshatrat e Malësisë së Madhe që përfshihen në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”

Kufijtë e Parkut në Malësinë e Madhe: Kelmend dhe Shkrel

NjA

e Dragomirës drejt Majës së Boçanit, kufiri i PK “Alpet e Shqipërisë” vazhdon drejt jugut duke ndjekur shtegun e vjetër malor Kozhnje-Maja e Boçanit deri të një majë (1852 m) përtej këtij shtegu, në mes të Majës së Boçanit në veri, Majës së Zagorës në jug, Luginës së Përroit të Thatë në lindje dhe Fushës së Zezë në perëndim. Pikërisht në këtë majë, kufiri kthehet në drejtim të lindjes duke zbritur deri në Luginën e Përroit të Thatë në vendin e quajtur Vada e Kol Gjetos. Si vijë kufitare e PK nga këtu deri në Grykë Lugje shërben aksi rrugor Shkodër-Theth, por më pas kufiri vazhdon rrugës mbi fshatin Ducaj, duke marrë drejt lindjes pranë Përroit të Troshanit (Ducajve), e më pas edhe të Përroit të Puseve të Shtogut. Më tej, kufiri i PK vazhdon në shpatin verior të Lugut të Kufisë e më në juglindje ndjek vijën ndarëse mes Bashkisë Shkodër dhe Bashkisë Malësi e Madhe deri në Majën e Vajushës. Ky segment nga kreshta 1852 m e deri në pikëtakimin me territorin e Bashkisë Shkodër është njëkohësisht edhe vija ndarëse mes PK “Alpet e Shqipërisë” dhe PB Shkrel. Megjithatë mund të thuhet se mjaft zonat atraktive të Kelmendit tashmë janë pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”. Të tilla janë Lugina e Vermoshit, si dhe pjesërisht Lugina e Cemit të Nikçit dhe Lugina e Cemit të Selcës, ndërkohë që ndërmjet tyre dhe më përtej, në veri është Livadhi i Harushës, në lindje dhe në juglindje shquhen bukuritë e Bjeshkëve të Namuna, ndërsa jug Cirku Akullnajor i Livadhit të Bogës (që tashmë bën pjesë në NjA Shalë të Bashkisë Shkodër) e në perëndim vazhdimi i dy luginave të mësipërme, por edhe pamjet e rralla të maleve nga Leqet e Hotit, përmbi Tamarë. Disa elementë të këtyre atraksioneve janë monumente natyre me status mbrojtjeje të Kategorisë III të IUCN, ndërsa të disa të tjera mahnisin po njësoj, pavarësisht se nuk e kanë këtë status.

Fshatrat e Malësisë së Madhe në Parkun e Alpeve

vijon nga faqja 2

Shquhet për panoramën alpine dhe për dëborën që zgjat deri në 100 ditë në vit. Stanet e Seferçës në skajin më verior janë margaritari i kësaj panorame alpine. Peizazhit i shtojnë vlerë ndërtimet që përfaqësohen nga shtëpi karakteristike guri, disa prej të cilave datojnë që nga mesi i shekullit të kaluar, si dhe gardhet që rrethojnë parcelat e tarracuara.

Vermoshi është një fshat i ri, pasi shtëpitë e para u ngritën në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Më parë, lugina e quajtur bjeshkë, shfrytëzohej për kullota nga banorët e fshatrave të afërt, kryesisht nga Selca. Lagjet kryesore të fshatit janë Velipoja, Maliaj, Velani, Bashkimi dhe Vjeterniku. Një pjesë e shtëpive janë kthyer në bujtina, ndërsa krahas tyre janë ndërtuar edhe shtëpi të reja. Prandaj edhe aktiviteti kryesor ekonomik është turizmi dhe blegtoria. Vermoshi shquhet për traditën e ruajtur të prodhimit të djathit mishavinë, si dhe për kultivimin e patates.

tradicionale të Alpeve, e sidomos të kësaj zone: Xhubleta. Lëpusha është përfshirë në Programin e Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 Fshatrave, të shpallur prioritet nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit në vitin 2018.

Nikç

Fshati Nikç shtrihet në një gropë të thellë, rreth 600 m mbi nivelin e detit, poshtë majës së Shnikut (2206 m), dhe i rrethuar nga male në krye të luginës së Cemit të Vuklit. Ndonëse i përmendur si vendbanim që në shekullin XVII, fshati është ndër më të izoluarit në Kelmend, pasi mungon tërësisht infrastruktura rrugore. Ai ndodhet rreth 13.5 km larg nga Tamara, prej nga ku, sipas PPV Malësi e Madhe planifikohet që rruga lidhëse e Nikçit dhe Vuklit të zgjerohet dhe shtrohet me asfalt me gjerësi 5 m. Ekonomia e fshatit bazohet te blegtoria, pasi toka bujqësore është e pakët, ndërsa kapaciteti i strukturave akomoduese për turisët është i vogël.

Lëpushë

Si një ndër fshatrat më piktoreskë të Alpeve Shqiptare, Lëpusha shtrihet në një terren fushor, i rrethuar me kodra e male. Fshati është i shpërndarë në 3 vendbanime: Qafa e Predelecit, Budaça dhe vetë Lëpusha, lartësia mbitedare e të cilëve është rreth 1200-1350 m. Edhe Lëpusha është fshat i ri, me zanafillë që nga fillimi i shekullit XX, kur erdhën banorët e parë nga Vukli e Nikçi, pasi më parë përdorej gjithashtu si bjeshkë për kullotjen e bagëtive. Shumica e shtëpive tradicionale prej guri të në tre lagjet janë kthyer në bujtina për turistët. Vendi është i përshtatshëm për ecje malore dhe një ndër shtigjet më të preferuara është ai drejt Majës së Vajushës, në veri të Bjeëshkëve të Namuna. Në Qafë Predelec organizohet pa ndërprerje që nga viti 1998 “Logu i Bjeshkëve” – një konkurs bukurie i vajzave malësore të veshura me veshjen

Nikçi ka burime të shumta ujore (Musofatit, Komanit, Ledit, Lujve, Radoshit), prurjet e të cilëve arrijnë nga 200 deri në 1000 l/ orë, ndërsa është i pasur edhe me shpella karstike.

Bogë

I pozicionuar në krye të Luginës së Përroit të Thatë në një lartësi mbidetare 900-1000 m, Boga është ndër fshatrat me më shumë traditë në ofrimin e shërbimit për turizëm në Alpet Shqiptare, që në fund të shekullit XIX. Fshati përbëhet nga dy lagje të vjetra; Preçaj dhe Kolaj dhe është lehtësisht i aksesueshëm përgjatë rrugës automobilistike Shkodër-Theth.

Boga rrethohet nga disa maja malesh mbi 2000 metër të larta, si dhe atraksione të shumta natyrore, sidomos shpella e galeri nëntokësire, por edhe masive pyjore të ahut e bredhit. Megjithatë, Boga dhe Vermoshi janë ndër dy fshatrat malorë më të prekur nga erozioni i shkaktuar

Pasi zgjatet deri në Faqet e Pestakut, kufiri i PK vazhdon në Kroin e Megzesës deri në Majën e Drugomirës – e cila shënon edhe pikëtakimin e tre Njësive Administrative të Bashkisë Malësi e Madhe: Kelmend, Shkrel dhe Kastrat. Shkrel: nga Maja vijon nga faqja
4
Vermoshi (Foto GO2) Fshati Nikç
vijon në faqen 6
Fshati Lëpushë (Foto GO2)

edhe nga dëmtimi i habitateve pyjore. Nga ana tjetër, pyjet e lajthive në Bogë konsiderohen një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të zonës dhe punësimin, sipas PPV Malësi e Madhe. Dikur i njohur edhe për gdhendjen e drurit, sot Boga shquhet për mbarështimin e blegtorisë dhe përpunimin e nënprodukteve. Toka e pakët (rreth 300-500 m2/frymë) dhe mungesa e ujit e pamundësojnë zhvillimin e bujqësisë, duke kufizuar ndjeshëm edhe vetë kulturat bujqësore.

b) Fshatra që përfshihen pjesërisht në PK

Nikçin përbëjnë një nga zonat me përqendrimin më të madh të burimeve ujore për km2 në të gjithë territorin e Bashkisë Malësi e Madhe.

Kozhnje Kozhnja është ndër fshatrat më të vegjël, më të thellë e më të pazhvilluar të NjA Kelmend. Fshati përbëhet nga dy grupe vendbanimesh: Kozhnje dhe Kozhnje e Sipërme. Banorët e parë mendohet se kanë ardhur në këtë fshat në fund të shek XIX, por zhvillimin më të madh Kozhnja e kishte në dekadat e fundit të shek. XX, kur megjithatë

(rreth 11 grupime), që nga Gropat e Selcës deri në Dobrinjë, me një shtrirje prej rreth 13 km. Për shkak të tokës së pakët të përftuar nga tarracimet, ekonomia mbështetet te blegtoria, ndërsa turizmi është në fillimet e veta. Kulturat mbizotëruese janë misri dhe patatja, si dhe drurët frutorë, si arra, kumbullat, mollët, thanat etj. Thyerjet e befta të terrenit dhe ujërat kanë formuar kanione, gryka, ujëvara dhe shpella të shumta në këtë zonë. Më të njohurat janë Shpella e Pogonicës, e Gradës, e Rrugës, e Vllojakut, e Pajës, e Turçinit etj.

Sipas ndarjes administriative-territoriale të vitit 2015, kufijtë e të cilës u miratuan përfundimisht nga Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe në vitin 2020, vetëm lagjja Javor përfshihet në PK Alpet e Shqipërisë, sepse zona e quajtur Gropat e Selcës, në perëndim të Qafës së Predelecit i takon fshatit Lëpushë.

Vukël

Vukli është një nga fshatrat që përfshihen pjesërisht në PK “Alpet e Shqipërisë”. Shtrihet në të dy anët e Cemit të Nikçit, rreth 10 km nga Tamara dhe 3 km nga Kozhnja në jugperëndim dhe po aq nga Nikçi në juglindje. Zbulimet arkeologjike e datojnë vendbanimin që nga periudha e neolitit, por fshati vazhdon të jetë po aq i izoluar në mungesë të rrugës automobilistike. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria, e cila mbarështohet nga familjet e pakëta të mbetura pa emigruar. Toka e pakët bujqësore kultivohet për nevojat familjare, si për misrin, pataten e fasulen, po ashtu edhe për arrat, kumbullat e qershitë. Së bashku me

numëroheshin jo më shumë se 25 ndërtesa gjithsej, përfshi banim dhe shërbime. Aktualisht, fshati numëron po aq ndërtime, shumica të reja, ndërsa shtëpitë e vjetra pothuajse janë shembur e braktisur. Ekonomia e banorëve të pakët mbështetet te blegtoria, sidomos te mbarështimi i të imëtave (dhi e dele), pasi toka e pakët bujqësore (rreth 10 hektarë) kushtëzohet nga terreni jashtëzakonisht i thyer. Kozhnja e Sipërme gjendet në një gropë të vogël me sipërfaqe rreth 500 hektarë dhe me lartësi mbidetare 500-570 m. Ajo rrethohet nga male të larta, majat e të cilave ngjiten deri në 2000 m. Në një distancë prej gati 3 km është vendbanimi tjetër, Kozhnja, i cili shtrihet kryesisht në të majtë të Cemit të Nikçit, rreth 6 km nga fshati Tamarë - qendra e NjA Kelmend. Është pikërisht terreni që i ka dhënë Kozhnjes disa prej atraksioneve të rëndësishme natyrore. Dy prej tyre, Pusi i Gjek Markut dhe Pusi i Cilikojve janë shpallur Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN dhe gjenden në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Bzhetë-Makaj

Bzhetë-Makaj është një fshat i përbërë nga 4 vendbanime të mëdha: Ducaj, Xhaj, Dedaj dhe Bzhetë, por asnjëri prej vendbanimeve nuk përfshihet në PK “Alpet e Shqipërisë”, edhe pse gati 2/5 e territorit bën pjesë në këtë park. Megjitatë, e gjithë pjesa tjetër e këtij fshati është përfshirë në PNB Shkrel. Bzhetë-Makaj shtrihet në një terren të larmishëm, nga majat e maleve 2263 m e deri në nivelin 450 të shtratit të Përroit të Thatë, i cili gjarpëron në pjesën veriperëndimore të fshatit dhe pranë të cilit janë ndërtuar vendbanimet e mësipërme. Bloegtoria dhe bujqësia mbajnë peshën kryesore të ekonomisë, ndërsa zona nuk ka arritur të zhvillojë turizmin, edhe pse është në aksin rrugor Shkodër - Razëm dhe Shkodër-Theth.

Nr. 30, Dhjetor 2022

Selcë Selca është një prej vendbanimeve më të hershme të Kelmendit dhe më tipike sa i takon shpërndarjes së shtëpive Mulli i vjetër në breg të Cemit të Nikçit në fshatin Vukël. (Foto GO2)
vijon nga faqja 5
Selcë (Foto GO2)
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.