VIJA | 31 | LINE

Page 1

Malësia e Madhe, 9 Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë

Shpellat e Kelmendit, adrenalina e eksploratorëve modernë

Alpet Perëndimore - një Monument i jashtëzakonshëm natyre

Shpellat e Shkrelit në Parkun Kombëtar të Alpeve

Gërlat e Selcës në Parkun e “Alpeve të Shqipërisë”

Lista e Monumenteve të Natyrës të Malësisë së Madhe dhe e të gjithë Parkut Kombëtar të Alpeve

Monumente Natyre të Malësisë në PK “Alpet e Shqipërisë”

Brenda territorit të PK “Alpet e Shqipërisë” janë 53 Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN, 17 prej të cilave i takojnë Qarkut Kukës (Bashkia Tropojë), ndërsa të tjerat Qarkut Shkodër. Si pjesë e këtij Qarku, Bashkia Shkodër ka 27 Monumente. Bashkia Malësi e Madhe ka gjithsej 33 Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN, por në PK “Alpet e Shqipërisë” janë përfshirë 9, përkatësisht 5 në NjA Kelmend dhe 4 në NjA Shkrel. Nga ana tjetër, sipas Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), Malësia e Madhe numëron 56 gjeomonumente (me status IUCN dhe pa status), pjesa më e madhe e të cilëve janë në Kelmend (24) dhe Shkrel (15). Së bashku me biomonumentin e vetëm me status ligjor të MA në PK (Ahun e Pleshit në Bogë), Malësia e Madhe ka gjithsej 17 monumente natyre në PK “Alpet e Shqipërisë”. Kjo do të thotë se nga Malësia e Madhe janë 9 Monumente Natyre me status të kategorisë III të IUCN dhe 8 gjeomonumente natyre pa këtë status (sipas SHGJSH). Megjithatë në këtë hapësirë të gjerë gjenden edhe shumë atraksione të tjera me vlera natyrore dhe historike, që në të ardhmen mund të merren në mbrojtje. Në vazhdimësi, vlerat e tyre shkencore, natyrore dhe historike janë evidentuar nga studiues shqiptarë dhe të huaj. Bëhen kështu edhe së paku 26 monumente të tjera natyre, 20 nga të cilat i përkasin kelmendit dhe 5 Shkreli. Disa prej mund të jenë Livadhi i Harushës dhe Pylli i Jelicës në Vermosh, Gropa e Koprishtit në Nikç, kanionet në Selcë etj. Vend të veçantë zënë shpellat, që për shkak të veprimit të dukurive karstike mbi materialin karbonatik që përbën Alpet Shqiptare, janë në një numër jashtëzakonisht të madh e të përqendruar. Të tilla janë shpellat e Shkëmbejve të James, ku veçohen Shpella e Vasos, e Dragoit, e Pitkinit, Mençuria, Beni i Madh etj, shpellat e masivit të Bridashes e të Çardakut ku veçohet Shpella e Puçit –ndër më të thellat në Shqipëri, Shpella e Gjatë në Vukël e shumë të tjera në Bogë, si Shpella e Madhe, e Zanave, e Mullirit etj.

Edhe pse vetëm 9 prej tyre gëzojnë statusin ligjor Monument Natyre, sipas VKM nr. 187, dt 25.3.2021, kjo nuk do të thotë se këto vlera të tjera të natyrës nuk janë të mbrojtura. Për fat të mirë, sipas zonimit të brendshëm të

PK “Alpet e Shqipërisë”, një pjesë e madhe e monumenteve janë përfshirë në nënzonën Qendrore B, ku së paku formalisht do të duhej të zbatohej një nivel më i lartë i mbrojtjes së natyrës. Megjithatë, disa prej monumenteve mbeten edhe pa këtë mbrojtje formale ligjore, pasiqë gjenden në territore që i përksain nënzonës Zona Tradicionale e Përdorimit të Qendrueshëm, ku gama e aktiviteteve njerëzore të lejuara me ligj është shqetësuese. Brenda kësaj nënzone bëjnë pjesë kanionet në Selcë, Liqenet dhe Qafa e Mojanit në Vermosh, shpellat afër vendbanimeve, si në Vukël, Nikç, Bogë etj.. Nga ana tjetër, burimet njerëzore dhe logjistika e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër – e jo vetëm – janë të pamjaftueshme për të garantuar monitorim të vazhdueshëm dhe ruajtje të monumenteve të natyrës, edhe në rastin kur këto gjenden në nënzonën B, me nivel më të lartë mbrojtjeje. Të tilla janë një mori shpellash të zbuluara apo eksploruara gjatë dy dekadave të fundit në masivin james, të Bridashes apo të Çardakut, e që ende nuk janë përfshirë në asnjë listë monumentesh natyre, as nga VKM e as nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, e po ashtu, edhe monumente të tjera me vlera natyrore, por edhe historike, sikurse është psh, Forca e Kelmendit. Vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe shkencore bart edhe Livadhi i Harushës, i cili megjithatë, është përfshirë në Nënzonën Qendrore B, por në vetvete nuk ka status të veçantë mbrojtjeje. Prandaj, vlerësohet si e domosdoshme rikonsiderimi i vlerave natyrore, shkencore dhe kulturore të këtyre monumenteve ende pa status, me qëllim për t’i shpallur ata Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN.

Nr. 31, Shkurt 2023
17. Shpella e Vasos, na afërsi të staneve të Pajës, në skajin jugor të Lëpushës. (Foto: Rob Eavis)

1. Lugu akullnajor i Seferçës Është Monument Natyre me status të Kategorisë III të IUCN. Shtrihet në 615.79 ha që nga pika më veriore të Shqipërisë (2155.9 m), mbi fshatin Vermosh e deri në verilindje të Livadhit të Harushës në afërsi të Plloçicës (1740 m). Lartësia mesatare mbidetare është rreth 1870 m. Përfaqëson një luginë të madhe akullnajore të formuar nga një shkëputje tektonike në terren gëlqeror, prandaj kategorizohet si një gjemonument i tipit gjeomorfologjik-akullnajor.

Përmasat shkojnë nga 18002000 m gjatësi dhe rreth 400 m gjerësi. Ka vlera shkencore, gjemorfologjike, gjeologjike, didaktike dhe turistike.

Monumenti i Natyrës shtrihet në pjesën verilindore të Përroit të Seferçës, i cili e përshkon tejpërtej Luginën e Seferçës, që nga Burimi i Berovës poshtë Majës së Çardakut e më pas kalon përmes Livadhit të Harushës në jug. Përrenj të tjerë në luginë janë Lugu i Nilës, Përroi i Smutirogës dhe i Nakutit, të cilët furnizohen gjithashtu edhe nga burime si Gurra e Bishtrave etj. Seferça është lugina më veriore e vendit. Karakterizohet përgjithësisht nga bimësi e ulët deri në afërsi të staneve të Seferçës, prej nga ku, duke ndjekur drejtimin juglindor përgjatë Livadhit të Zallit e më pas të Harushës, zë fill një nga pyjet më të vjetër të ahut në Shqipëri.

2. Kanioni i Bashkimit Monument Natyre me status të Kategorisë III të IUCN. Shënon bashkimin e Lumit të Vermoshit me Përroin e Lëpushës, në vendin e quajtur Vjetërnik (Bashkim), rreth 950 m mbi nivelin e detit.

Njihet edhe me emrin Kanioni i Lumit të Vermoshit. Përfaqëson një grykë lumore shumë të ngushtë, të formuar nga çarja e shkëmbijve gëlqerorë dhe gërryerja e shkaktuar nga ujërat e Lumit të Vermoshit. Kategorizohet si gjeomonument i tipit gjeomorfologjik-lumor. Gjerësia e Kanionit shkon nga 4-6 m, me muret vertikale që ngrihen deri në 30-40 m lartësi. Nga gjatësia e përgjithshme e Kanionit prej afro 1000 m, brenda kufirit të

Shqipërisë shtrihen 450 m, ndërsa

pjesa tjetër i takon Mali të Zi, ku

njihet edhe me emrin Kanioni i Gërçarit. Sipërfaqja e Monumentit Natyror në Shqipëri është rreth 1.3 ha.

3. Burimet e Vuklit Janë Monument Natyre me status të Kategorisë III të IUCN. Përfaqësohen nga disa burime karstike që furnizohen nga sistemi i pasur i ujërave nëntokësorë të zonës. Më i rëndësishmi i tyre shënon kufirin e PK “Alpet e Shqipërisë” në anën jugperëndimore të lagje së sipërmë Grishaj, në fshatin Vukël, rreth 672 m mbi nivelin e detit. Prurja mesatare e burimit kryesor është 600l/sek (0.6 m3/sek), ndërsa pak më lart, pranë ish-mullirit të vjetër gjendet një burim më i vogël me kapacitet 200 l /sek. Së bashku këto dy burime i japin më shumë gjallëri Përroit të Dërshenës që derdhet në Cemin e Vuklit.

4. Pusi i Cilikokajve Monument Natyre i Kategorisë III të IUCN. Pusi i Cilikokajve përfaqëson një shpellë kartsike të eksploruar deri në thellësinë

505 m. Hyrja e shpellës është në vendin e quajtur Gërdhata e Bogve, në lartësinë mbidetare

1840 m. Sikurse shumica e mbi 38 shpellave të eksploruara deri tani në masivin e Bridashes, ajo është një shpellë vertikale, e prandaj nga vendasit njihen si puse ose gropa. Eksplorimet e para të kësaj shpelle janë bërë nga ekspeditat shqiptaro-bullgare në vitin 1993. Gjerësia e hyrjes është rreth 3 m, por përgjatë saj gjerësia shkon deri në 40 m. Gropa e parë e shpellës hapet deri në 90 m thellësi, e pas boshtit lidhës, gropa e dytë shkon 93 m thellë. Kjo seri gropash shfaqet vazhdimisht deri në fund të shpellës, në thellësi të së cilës rrjedh edhe një përrua. Mendohet se emri vjen nga tufat e zogjve cilikok që strehohen në këtë shpellë.

5. Pusi i Gjekë Markut Shpella e njohur me emrin Pusi i Gjekë Markut është Monument Natyre i Kategorisë III të IUCN. Nisur edhe nga emri, i takon kategorisë së shpellave vertikale, të njohura ndryshe edhe si oxhaqe. Me thellësi 234 m, hyrja e saj ndodhet në Qafën e Meksezës, rreth 1800 m mbi nivelin e detit. Sikurse edhe në disa shpella të tjera vertikale të Alpeve, në brendësi të saj është gjetur akull fosil. Shpella gjendet mbi fshatin Bogë të NjA Shkrel, ndonëse për nga Njësitë Strukturore, bashkë me Pusin e Cilikokajve dhe dhjetëra shpellat e tjera në këtë zonë, i takon fshatit Kozhnje. vijon në faqen 4

Gërlat e Selcës në

Parkun e “Alpeve të Shqipërisë”

19. Prerja Gropat e Selcës Shtrihet në pjesën e sipërme të Luginës së Cemit të Selcës dhe karakterizohet nga një terren me thyerje të theksuar të terrenit, e cila shkon deri në 3-5 km/km2. Në shtratin e luginës lartësia mbidetare është rreth 110 m, ndërsa në të djathtë (ana lindore) drejt Majës së Purqithit lartësia shkon 1542 m dhe në drejtimin verior, drejt Majës së Grebenit shkon deri në 1839 m mbi nivelin e detit. Në anën perëndimore, djathtas mbërrin deri në Majën Suka e Halecës (1392m) dhe Majën e Mkushit (1440 m) në anën jugore. Dominohen nga formacionet gëlqerore dhe të flishit. Shpatet janë të pasura me bimësinë e këtit të dushkut, ndërsa në shtratin e Luginës, formacionet gëlqerore dhe dukuritë karstike kanë krijuar kanione, gryka dhe ujëvara të njëpasnjëshme, si Gërla e Kazaneve, e Ostriçit etj. Ka vlera paleontologjike, paleobotanike dhe paleoambientale. Gropat e Selcës nuk kanë status ligjor të mbrojtur, por janë evidentuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

20. Gërla e Kazaneve Një ndër kanionet e para kur zë fill Cemi i Selcës është Gërla e Kazaneve, që formohet pak pëpara Gropave të Selcës, në veri të Sukës së Mkushit. Me një gjatësi të përgjithshme prej rreth 40 m, shtrati i lumit këtu merr formën e një gryke tepër të ngushtë e të thellë deri në 20 m, e më pas kalon në një seri vaskash që mbushin njëratjetrën, e prej nga ka ma rrë edhe emrin Gërla e Kazanëve.

21. Gërla e Ostriçit Gërla ose Kanioni i Ostriçit përdridhet rreth Kodrës së Ostriçit (948 m) në pjesën jugore. Është ndër pjesët më interesante të shtratit të Cemit të Selcës. Kanioni nis nga lartësia 850 m dhe zbret deri në 690 m mbi nivelin e detit. Në pjesën veriore ngrihet Suka e Javorit, e lartë 1230 m. Gjatësia e Kanionit është rreth 1725 m, ndërsa thellësia shkon nga 20-30 m dhe në segmente të caktuara shkon deri në 100 m. Vlerat morfometrike i japin një pamje madhështore, por edhe e bëjnë të vështirë për t’u kaluar pa ndihmën e mjeteve teknike dhe specializimin e duhur.

9 Monumente Natyre të Kategorisë III të IUCN, të mbrojtura me ligj
1. Bjeshkët e Seferçës, në skajin jugperëndimor të Lugut Akullnajor të Seferçës. (Foto: Abdulla Diku)

Monumente natyre të Malësisë së Madhe në PK “Alpet e Shqipërisë”

Monumente Natyre (MN) Kategoria III e IUCN - sipas VKM nr. 187, dt. 25.3.2021 dhe Pa status mbrojtjeje

7. Shpella e Husit dhe Pusit (Bogës)

9. Depozitimet Fluvio-Glaciale të Bogës

17. Shpella e Vasos

Është shpella e parë e eksploruar nga speleologët britanikë në Shkëmbijtë e James, që në vitin 1995. Gjatë viteve në vazhdim, ekspeditat britanike zbuluan, kryen matje e hulumtime në mbi 20 shpella brenda një sipërfaqeje prej 300 hektarësh. Në disa raste, shpellat janë vetëm pak metra larg njëratjetrës. Shpella e Vasos u quajt sipas emrit të përkthyesit shqiptar, i cili ia tregoi shpellën ekipit britanik. Në të vërtetë shpella njihej nga vendasit, sepse e çara e hyrjes së saj në lartësinë 1650 m dallohet nga stanet e Pajës, në skajin jugor të Lëpushës. Në atë vit u eksplorua deri në thellësinë 153 m, ndërsa në vitet 2008-2010 deri në 200 m thellësi me një zhvillim të përgithshëm që shtrihet në rreth 500 m. Në gropat dhe kaskadat që lidhen përmes boshteve të shumta, janë gjetur fosile të shumta, kryesisht të butakëve. Shpella e Vasos nuk ka asnjë status mbrojtjeje si Monument Natyre dhe nuk gjendet në listën e gjemonumenteve të sugjeruara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

18. Shpella Pitkinit

Bën pjesë në grupin e shpellave të eksploruara nga speleologët britanikë përgjatë periudhave

2009-1016 në Shkëmbijtë e James. Një nga këto shpella vertikale – Shpella e Piktinit në lartësinë 1790 m – është eksploruar deri tani në thellësinë 90 m dhe rreth 130 m gjatësi. Shpella ka dy hyrje: e para, shumë e dukshme

në bazën e një shkëmbi masiv dhe e dyta, pranë një humnere të beftë me grykën e veshur me bimësi. Struktura e saj përmban oxhaqe, kaskada dhe gropa me akull fosil. Kjo shpellë nuk gëzon asnjë status mbrojtjeje si Monument Natyre dhe nuk gjendet në listën e gjemonumenteve të sugjeruara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

22. Skurra e Gjaçkës

Skurra e Gjaçkës përfaqëson një nga shpellat e shumta karstike të fshatit Nikç, të formuar nga veprimi i ujërave nëntokësorë në shkëmbijtë gëlqerorë. Hyrja e shpellës ngrihet në lartësi rreth 20 m mbi një shpat mali në të pjesën veriore të Nikçit, rreth 200 m larg fshatit. Struktura e saj përbëhet nga pishina nëntokësore dhe forma të tjera speleologjike si stalaktite, shtylla dhe stalagmite. Ndonëse ka tërhequr prej vitesh vëmendjen e speleogëve, Shpella Skurra e Gjaçkës nuk ka status ligjor të mbrojtur, por është evidentuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

23. Shpella e Dragoit Shpella Dragoit gjendet rreth 400 metra në veri të Majës Brinja e Lisit, mbi Gropat e Koprishtit në Bjeshkët e Namuna. U zbulua dhe u eksplorua nga ekspeditat e speleologëve britanikë përgjatë viteve 2015-2016. Hyrja e shpellës është një e çarë e ngushtë vertikale, e gjatë rreth 3 m. Hyrja ndodhet në lartësinë 2081 m mbi nivelin e detit,

vijon në faqen 5
eksploratorët modernë
Emërtimi Tipi Statusi i mbrojtjes Fshati Nj. Adm.
Shpellat e Kelmenditadrenalinë e vërtetë për
Nr.
Gjeomorfologjike-Akullnajore MN Vermosh Kelmend
1. Lugu Akullnajor i Seferçës
Gjeomorfologjike-Lumore MN Vermosh Kelmend
e Vuklit Hidrogjeologjike MN Vukël Kelmend
i
Gjeomorfologjike-Karstike MN Kozhnje Kelmend
2. Kanioni i Bashkimit
3. Burimet
4. Pusi
Cilikokajve
Gjeomorfologjike-Karstike MN Kozhnje Kelmend
Biomonument MN Bogë Shkrel
5. Pusi i Gjek Markut
6. Ahu (mrizi) i Pleshtit
Gjeomorfologjike-Karstike MN Bogë Shkrel
Gjeomorfologjike-Karstike MN Bogë Shkrel
8. Shpella e Njerëzve të Lagur
Gjeomorfologjike-Akullnajore MN Bogë (Ducaj) Shkrel 10. Lugu Akullnajor i Vermoshit Gjeomorfologjike-Akullnajore Pa status Vermosh Kelmend 11. Livadhi i Harushës Biomonument Pa status Vermosh Kelmend 12. Liqenet Akullnajore të Mojanit Hidrogjeologjike Pa status Vermosh Kelmend 13. Cirku Akullnajor i Grebenit Gjeomorfologjike-Akullnajore Pa status Vermosh Kelmend 14. Qafa e Lipovicës Gjeomorfologjike-Tektono litologjike Pa status Vermosh Kelmend 15. Qafa e Mojanit Gjeomorfologjike-Tektono litologjike Pa status Vermosh Kelmend 16. Qafa e Trojanit Gjeomorfologjike-Tektono litologjike Pa status Lëpushë Kelmend 17. Shpella e Vasos Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Lëpushë Kelmend 18. Shpella Pitkinit Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Lëpushë Kelmend 19. Prerja Gropat e Selcës Paleontol., paleobotan. e paleoambientale Pa status Lëpushë Kelmend 20. Gërla e Kazaneve Gjeomorfologjike-Lumore Pa status Lëpushë Kelmend 21. Gërla e Ostriçit Gjeomorfologjike-Lumore Pa status Selcë Kelmend 22. Skurra e Gjaçkës Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Nikç Kelmend 23. Shpella e Dragoit Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Nikç Kelmend 24. Shpella Mençuria Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Nikç Kelmend 25. Shpella Beni i Madh Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Nikç Kelmend 26. Shpella Good for the Gooski Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Nikç Kelmend 27. Shpella e Draginës Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Nikç Kelmend 28. Forca e Kelmendit Gjeomorfologjike Pa status Nikç Kelmend 29. Shpella e Gjatë Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Vukël Kelmend 30. Shpella Mospërfillëse Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Bogë Shkrel 31. Shpella e Gjeloshit Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Bogë Shkrel 32. Shpella Burimi i Kaçakëve Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Bogë Shkrel 33. Shpella e Madhe Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Bogë Shkrel 34. Shpella e Puçit Gjeomorfologjike-Karstike Pa status Bogë Shkrel
Monumente Natyre me status Monumente natyre pa status
11. Në Livadhin e Harushës

10. Lugu Akullnajor i Vermoshit

Lugina e Vermoshit ndodhet në

skajin verior të Shqipërisë. Shtrihet në drejtimin lindje-perëndim për rreth 10 kilometra, midis kurrizit të malit Marlula në veri dhe të malit Greben në jug. Për nga pikëpamja gjeologjike është e përbërë nga gëlqerorët dhe shkëmbijtë efuzivë triasikë në kurrizin e Marlulës (në lartësitë 1500-1600 m) dhe sidomos nga flishi në kurrizin e Grebenit – të cilët shfaqen në formën e cirqeve akullnajore. Vetë Lugina është tipike akullnajore e formuar nga erozioni, me shpate të pjerrëta dhe fund të sheshtë me gjerësi 150-200 m, prandaj edhe kategorizohet si gjemonument i tipit gjeomorfologjik-akullnajor. Megjithatë, Lugina Akullnajore e Vermoshit nuk ka ende status ligjor, por është evidentuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

11. Livadhi i Harushës Livadhi i Harushës përfaqëson një nga luginat me pasurinë më të madhe të biodiversitetit në Kelmend dhe në PK “Alpet e Shqipërisë”. Shtrihet rreth 5-6 km drejtimin veri-verilindor të Luginës së Vermoshit, në jug të Lugut Akullnajor të Seferçës, ndërsa lugina zgjatet drejt lindjes përtej kufirit ndërshtetëror. Që nga stanet e Bjeshkës së Seferçës në veri lugina përshkohet nga Përroi i Seferçës, që pranë Livadhit të Zallit i bashkohet Përroi i Smutirogës që vjen nga perëndimi, ndërsa në jug, poshtë Livadhit të Harushës i bashkohet edhe

Përroi i Lugit të Nilës.

Sipërfaqja e përgjithshme e pyjeve të ahut llogaritet afërsisht në 1058.5 ha.

Në vende të caktuara, kryesisht pranë shtratit të Përroit të Seferçës, ekspertët shqiptarë kanë identifikuar drurë

ahu dhe bredhi të larta deri në 35 m, perimetri i të cilave shkon deri në 5 m. Në

këto zona, ahu shoqërohet me rrobull, bredh të bardhë dhe hormoq, ndërsa

në total janë rreth 36 lloje drurësh, shkurresh dhe bimësh endemike, disa prej të cilave të mbrojtura, si myshku mburojë-gjelbër sanza dhe pikëbora (bohçebora, lulet e borës) - Buxbaumia viridis, Gentiana lutea dhe Galanthus nivalis. Një specie gjithashtu e mbrojtur

që gjendet në zonë i përket faunës dhe është rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx ssp. balcanicus). Flora përfshin gjithashtu edhe 7 lloje të tjera gjitharësh

të mëdhej si ariu, derri i egër, dhia e egër, kaprolli, ujku, macja e egër etj., 13 lloje shpendësh, 12 lloje instektesh, si dhe amfibë e molusqe.

Livadhi i Harushës është propozuar të kategorizohet si Zonë Qendrore e PK

“Alpet e Shqipërisë” që në vitin 2016, kohë kur me Ligjin nr.9868, d. 04.02.2008

“Për Zonat e Mbrojtura”, Zona Qendrore kishte statusin e një zone strikte të mbrojtur. Megjithatë, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Zonat e Mbrojtura” (Nr. 81/2017) dhe pas shpalljes së PK “Alpet e Shqipërisë”, Livadhi i Harushës bën pjesë në Zonën Qendrore B, ku janë të ndaluara shumë aktivitete njerëzore, që nga ndërhyrjet në tokë, ujëra dhe bimësi me teknologji intensive, shfrytëzuese apo riprodhuese, e sigurisht edhe infrastruktura e çfarëdo lloji. Prandaj ai është një destinacion që mund të mbërrihet vetëm në këmbë, përmes tre drejtimeve: Kanioni i Bashkimit, Velipoja, ose fshati Kuti i Malit të Zi.

12. Liqenet akullnajore të Mojanit

Gjenden pranë kufirit me Malin e Zi, në anën veriperëndimore të Vermoshit, pranë Qafës së Mojanit. Përafaqësohen nga disa liqene të vogla akullnajore me sipërfaqe totale 250 m2 (sipas matjes në google map), të shpërndara në një rrafshnaltë rreth 2030 m mbi nivelin e detit mes Qafës së Mojanit në të majtë (drejtimi lindor) dhe Majës së Mojanit në të djathtë (drejtimi perëndimor). Kategorizohen si si gjemonument i tipit gjeomorfologjik-akullnajor. Megjithatë, Liqenet e Mojanit nuk kanë ende status ligjor të mbrojtur, por janë evidentuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

13. Cirku Akullnajor i Grebenit Grebeni, ose Cirku Akullnajor i Grebenit përfaqëson një lug me pjerrësi të butë që shtrihet nga 1550 – 1850 m mbi nivelin e detit dhe përfshin një territor prej rreth 1500 ha, nga Maja e Pjeshkës në lindje (përmbi Budaçe) drejt Majës së Drenës në veri dhe Majës së Haramisë në perëndim për t’u mbyllur në Majën e Grebenit në jug. Format karstike dhe depozitimet e shumta fluvio-glaciale i japin Cirkut Akullnajor të Grebenit vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike, turistike. Zona përshkohet nga një numër i madh përrejsh të vegjël malorë që zbresin në faqet veriore të Grebenit dhe Haramisë, nga Maja e Grebenit dhe Maja e Haramisë, që së bashku furnizojnë dy përrej më të mëdhej që derdhen në Lumin e Vermoshit: Përroin e Gjenve dhe Përroin e Roshave. Kullotat e pasura dhe ujërat e shumtë janë atraksion për blegtorët vendas, të cilët vazhdojnë ta përdorin Grebenin si bjeshkë për verimin e bagtive. Nuk ka status ligjor të mbrojtur, por është evidentuar nga SHGJSH.

14. Qafa e Lipovicës Përfaqëson një qafë mali dhe shtegun më të shkurtër për ecje malore, që lidh Luginën e Seferçës me Luginën e Vermoshit. Është gjithashtu rruga më e lehtë për në Livadhin e Harushës. Shtrihet në kufi me Malin e Zi, në skajin lindor të Majës së Bojës (Bashkimit), në rreth 1490 m lartësi mb nivelin e detit. Njihet edhe me emrin Belega. Zona është e mbuluar me pyje ahu, si dhe përshkohet nga përrej të vegjël malorë që zbresin në Përroin e Nakutit. Qafa e Lipovicës nuk ka ende status ligjor të mbrojtur, por është evidentuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

15. Qafa e Mojanit

Qafa e Mojanit ndodhet afër Liqeneve të Mojanit, pranë kufirit më Malin e Zi, në pjesën veri-perëndimore të Vermoshit. Shtrihet në rreth 2070 m lartësi mbi nivelin e detit dhe përfaqëson një qafë mali dhe një kryqëzim shtigjesh për kalimin nga Lugina e Vermoshit drejt Luginës së Smutirogës dhe staneve të Seferçës në verilindje dhe malit të Mojanit në anën veriore dhe veri-perëndimore. Terreni është i zhveshur nga pyjet, por i pasur me kullota të përkohshme alpine. Qafa e Lipovicës nuk ka ende status ligjor të mbrojtur, por është evidentuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

16. Qafa e Trojanit Përfaqëson një qafë mali rreth 1990-2010 m mbi nivelin e detit, në vijën kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi, në verilindje të Lëpushës, në drejtim të Majës së Trojanit. Në anën perëndimore të Qafës rrjedhin disa përrenj të vegjël, që bien në Përroin e Lëpushës. Qafa është njëkohësisht pikëtakimi i disa shtigjeve për ecje malore ndërmjet Lëpushëqs dhe Gucisë, si dhe shtijgeve të tjera brenda zonës. Është zonë e zhveshur pyjet, por jo nga bimësia e ulët alpine. Qafa e Trojanit ka status ligjor të mbrojtur, por është evidentuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

28. Forca e Kelmendit Përfaqëson një pllajë shkëmbore, në lartësi rreth 1730 metër mbi nivelin e detit, në Qafën e Dobraçes, mbi Nikç. Ka formë vezake, me gjatësi mbi 800 m, gjerësi maksimale 400 m, perimetër afro 2.4 km dhe sipërfaqja rreth 32 ha. Gjendet rreth

2.5 km në drejtimin juglindor të fshatit Nikç, rreth 600 m në drejtimin perëndimor të Dobraçes, ndërsa në jug, rreth 1 km nga Liqeni i Bogës. Në anën veriore, poshtë, është burimi i Samogradit e një burim tjetër uji gjendet në mes të pllajës, ndërsa në anën jugore është Shpella e Zharevës. Thuajse të gjitha anët janë të pambërritshme, sepse ngrihen thik rreth

12-20 nga pjesa tjetër e shpatit Rranza e Shnikut, duke e bërë Forcën e Kelmendit një fortesë natyrore. Hyrja e vetme që ndodhet në anën lindore ka përcaktuar edhe emërtimin e këtij monumenti, pasi u përdor nga kelmendasit për t’i bërë ballë pushtimit osman në fund të shekullit XVII.

9 Monumente

vijon nga faqja 2

6. Mrizi (ahu) i Pleshtit (Bogë)

Monument Natyre (biomonument) i Kategorisë III të IUCN që prej vitti 2002. Përfaqëson dru ahu me moshë të vlerësuar rreth 250-vjeçare, ne lartësi 25 m dhe diametër trungu 1.5 m. Gjendet në bazën e shpatit veriperëndimor të Malit të Çardakut, në anën e djathtë të Rrethit të Qotes, në fshatin Bogë.

7. Shpella e Pusit dhe e Husit Si Monument Natyre i Kategorisë III të IUCN, është zyrtarizur me emrin Shpella e Pusit dhe e Husit, por nga vendasit njihet edhe me emrat Humnera e Pusit, Shpella e Bijës së Husit etj. Gjatësia e përgjithshme e eksploruar është 130 m, por akulli fosil e ka penguar vazhdimin e ekplorimit të mëtejshëm. Hyrja e saj gjendet në pjesën jugperëndimore të Gropës së Marshejt, në vendin e quajtur Rrethi i Qotes, në fshatin Bogë.

8. Shpella e Njerëzve të Lagur Monument Natyre i Kategorisë III të IUCN. Është shpella e dytë më e thellë në Shqipëri. Eksplorimet italiane të viteve 1994-1995 kanë mbërritur në 520 m thellësi, ndërsa gjatësia e përgjithshme e shpellës shkon në 1.8 km. Hyrja e shpellës ndodhet në 2020 m mbi nivelin e detit, në të djathtë të një cirkut të madh akullnajor të masivit të Çardakut, me maja që ngrihen mbi 2000 metra. Hyrja e shpellës ka formën e një çarjeje të madhe vertikale, në nivelet e mëposhtme, nga thellësitë 30-60 m, ka depozitime dëbore dhe akulli fosil me 3-4 m trashësi, ndërsa temeperatura e ajrit është rreth 1 gradë Celsius.

9. Depozitimet FluvioGlaciale të Bogës Monument Natyre i Kategorisë III të IUCN. Përfaqësohen nga një masiv depozitimesh të mbledhura nga rrëshqitjet e akullnajave prej shpatit jugperëndimor të Rabës së Ducajve, në të djathtë të vendit të quajtur Grykë-Lugje. Fundi i tyre në formën e majës së një trekëndëshi ndodhet vetëm 120 m mbi rrugën e brendshme të fshatit Ducaj, e cila shërben si kufi për PK “Alpet e Shqipërisë”. Në të vërtetë depozitimet zgjaten deri në kufirin e rrugës, por sipërfaqja prej 5.18 ha e hartëzuar në platformën e AKPT fillon rreth 863 m mbi nivelin e detit dhe ngjitet deri në 970 m. Kanë vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike dhe turistike.

Kategorisë
IUCN,
mbrojtura me ligj
Natyre të
III të
Alpet Perëndimore -
Monument i jashtëzakonshëm natyre
një
28. Forca e Kelmendit

Shpellat e Shkrelit në Parkun Kombëtar të Alpeve

30. Shpella Mospërfillëse

Është eksploruar nga speleologët italianë gjatë ekspeditave të viteve 19941995. Hyrja e saj është rreth 50 m poshtë Shpellës së Njerëzve të Lagur, në juglindje të fshatit Bogë, në cirkun akullnajor të masivit të Çardakut. Është eksploruar deri në thellësinë 110 metra.

31. Shpella e Gjeloshit Është eksploruar në fillim të viteve 1990, ndërsa emri i është vënë në nderim të një banori vendas i cili i ndihmoi speleologët italianë gjatë ekspeditave të tyre në zonën ndërmjet Bogës dhe Thethit. Hyrja e shpellës gjendet në shtegun e Qafës së Troshanit, në rreth 2000 m lartësi mbidetare, gjatësia e eksploruar është 135 m, ndërsa thellësia 85 m.

32. Shpella Burimi i Kaçakëve Shpellë e eksploruar në vitin 1995 nga speleologë italianë. Hyrja gjendet në lartësinë 1350 m, pranë rrugës Bogë-Qafë Thore. Nga shpella e eksploruar deri në thellësinë 40 m, me zhvillim të përgjithshëm boshtesh e gropash në 260 m, rrjedh një sasi uji e vlerësuar në afro 1012 litra/sekondë. Sipas vendasve që shoqëruan eksploratorët italianë, shpella është përdorur nga një grup kaçakësh për t’iu fshehur ndjekësve.

33. Shpella e Madhe Nisur edhe nga emri që ka marrë, Shpella e Madhe dallon për nga përmasat e saj monumentale me një sallon rreth 5 m të lartë dhe 15 m të gjatë. Ndodhet në shpatin jugor të Bridashes, në fillim të shtegut për ecje malore Bogë – Livadhet e Bogës – Nikç.

34. Shpella e Puçit Është shpella e dytë më e gjatë në Shqipëri. Thellësia e saj shkon në 370 m dhe gjatësia 5 km. Përbëhet nga 5 kate oxhaqe dhe pishina. Është eksploruar së pari nga speleologët italianë në vitin 1993. Gjendet në pjesën jugperëndimore të Gropës së Marshejt, në vendin e quajtur Rrethi i Qotes, në fshatin Bogë, Mali i Çardakut, në afërsi të shpellës së Husit dhe Pusit. Përkundër vlerave të mëdha shkencore, gjeologjike, speleologjike, hidrologjike etj, Shpella e Puçit nuk gëzon asnjë status mbrojtjeje si Monument Natyre dhe nuk gjendet as në listën e gjemonumenteve të sugjeruara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

“Shqipëria `94 - Shqipëria `95”

Masivi i Çardakut dhe Rabës (Alpet Shqiptare)

Shpella Njerëzit e Lagur (Grotta degli Uomini Umidi)

PGJ

Shpellat, adrenalina e eksploratorëve modernë të Alpeve

në shkëmbejtë e faqes së djathtë të një grope në formë tasi. Është shpellë vertikale, e përbërë nga disa kaskada, gropa dhe oxhaqe me prani ujërash nëntokësorë. Thellësia e eksploruar është 275 m, por eksploruesit mendojnë se mund të shkojë deri në 500 m. Kjo shpellë nuk gëzon asnjë status mbrojtjeje si Monument Natyre dhe nuk gjendet në listën e gjemonumenteve të sugjeruara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

24. Shpella Mençuria

U eksplorua nga speleologët britanikë në Shkëmbijtë e James, në afërsi të Lëpushës. Emri iu dha sipas Ekspeditës Ëisdom 2010, gjatë së cilës u zbulua. Ndodhet rreth 150 m në perëndim të Shpellës Big Ben dhe rreth 120 m të Shpellës së Mirë për Goodski. Hyrja e Shpellës vertikale Mençuria është e ngushtë rreth 1 m dhe ngrihet mbi një bazament të sheshtë shkëmbi gëlqeror në lartësinë 1843 m. Ka strukturë tipike të shpellave karstike, me oxhaqe, kaskada dhe gropa, por prania e akullit fosil e ka vështirësuar eksplorimin përtej 175 metrave thellësi. Kjo shpellë nuk gëzon asnjë status mbrojtjeje si Monument Natyre dhe nuk gjendet në listën e gjemonumenteve të sugjeruara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

25. Shpella Beni i Madh Ndodhet 150 larg Shpellës së të Mençurit në drejtimin lindjeverilindje. Me një thellësi të njohur prej 380 m, Shpella e Big Benit është ndër më të thellat në Shqipëri, duke ia kaluar edhe Shpellës së Puçit në Bogë. Prania e borës së vjetër, akullit fosil dhe ujërave nëntokësorë është diçka e zakontë për shpellat e natyrës karstike. Shpella ka shtrirje në disa plane, përmes boshteve që zgjaten në drejtime të ndryshme. Megjithatë, veçanti mbetet boshti kryesor që zgjatet për mbi 120 metra. Shpella Big Ben nuk gëzon asnjë status mbrojtjeje si Monument Natyre dhe nuk gjendet në listën e

gjemonumenteve të sugjeruara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

26. Shpella Good for the Gooski Ndonëse e thellë 105 m, Shpella Good for the Gooski ndër më të voglat në krahasim me puset, gropat dhe shpellat e eksploruara në Shkëmbijtë e James. Hyrja e shpellës gjendet në mes të një çarje shkëmbijsh të gërryer nga ujërat në lartënië mbidetare 1887 m. Shpella ka një bosht kryesor, përmasat e të cilit disafishohen në segmentin e fundit i cili shfaqet në formën e një hinke të përmbysur me lartësi mbi 50 m. Sikurse të gjitha shpellat e ekploruara apo të zbuluara gjatë dekadave të fundit por jo vetëm, as kjo shpellë nuk ka ndonjë status mbrojtjeje si Monument Natyre dhe gjithashtu nuk gjendet në listën e gjemonumenteve të sugjeruara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

27. Shpella e Draginës

Gjendet në Shkallën e Draginës, në anën veriore të fshatit Nikç. Hyrja e kësaj shpelle është rreth 910 m mbi nivelin e detit. Është një ndër shpellat e para të ekploruara në Alpet Shqiptare dhe në të gjithë Shqipërinë nga studiuesit e huaj. Shpella e Draginës është në mesin e 8 shpellave të eksploruara nga Baron Franz Nopcsa ndërmjet viteve 1906-1908. Shpellat e tjera të njohura prej tij në Malësinë e Madhe ishin Shpella e Kopois në Bogë dhe Shpella e Humit në Vukël. Më tëj, në Alpe, Nopcsa kishte eksploruar edhe Shpellën e Bravnikut dhe Drelës afrë Currajve, Shpellën e Pejës në Theth, Shpellën e Prenkut dhe Shpellën e Skënderbeut.

29. Shpella e Gjatë

Shpella e Gjatë gjendet në pjesën veriore të Aliajt, në Vuklit, poshtë Majës së Stepzit. Hyrja e shpellës është gjendet në lartësinë 1200 m mbi nivelin e detit, rreth 1 km në të djathtë të shtegut për ecje malore Vukël –Maja e Mkushit – Qafë Predelec.

vijon nga faqja 3 18. Shpella Pitkinit. (Foto: Rob Eavis)
EKSPEDITA
8. Prerje gjatësore e Shpellës Njerëzit e Lagur (Shqipëruar sipas “Speleologia”, N. 34, Marzo 1996)
SPELEOLOGJIKE
Të dhëna kryesore Kodi: AL 94 CR Rrethi: SHKODËR (Bogë) Lokaliteti: TRUSCIAN Zhvillimi planimetrik: 1250,00 m Zhvillimi i përgjithshëm: 1800,00 m Disniveli: -520,00 m Gusht 1995 h 2020m mbi nivelin e detit - 302m fillimi i eksplorimit 1995 - 520m

Monumente Natyre në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”

MALËSI E MADHE SHKODËR TROPOJË 1 Legjendë Kufi shtetëror Kufi bashkiak Kufi i PK “Alpet e Shqipërisë” Monument Natyre Monument Natyre (me sip.) Shënim: Vendndodhjet e Monumenteve Natyrore janë sipas VKM nr. 187, dt. 25.3.2021, marrë nga patforma e AKPT, 2022. 1 2 3 4 6 7 8 9 10 37 39 40 42 52 43 44 45 53 46 38 38 12 13 15 16 17 20 41 18 19 14 5 21 26 22 27 23 31 33 47 47 49 48 36 34 32 24 30 28 29 25 35 50 51 11 Nr. 31, Shkurt 2023
Emërtimi Tipi (sipas SHGJSH*) NjA Bashkia 1. Lugu Akullnajor i Seferçës Gjeomorfologjike-Akullnajore Kelmend Malësi e Madhe 2. Kanioni i Bashkimit Gjeomorfologjike-Lumore Kelmend Malësi e Madhe 3. Burimet e Vuklit Hidrogjeologjike Kelmend Malësi e Madhe 4. Pusi i Cilikokajve Gjeomorfologjike-Karstike Kelmend Malësi e Madhe 5. Pusi i Gjek (Xhek) Markut Gjeomorfologjike-Karstike Kelmend Malësi e Madhe 6. Ahu (mrizi) i Pleshtit Biomonument Shkrel Malësi e Madhe 7. Shpella e Husit dhe Pusit Gjeomorfologjike-Karstike Shkrel Malësi e Madhe 8. Shpella e Njerëzve të Lagur Gjeomorfologjike-Karstike Shkrel Malësi e Madhe 9. Depozitimet Fluvio-Glaciale të Bogës Gjeomorfologjike-Akullnajore Shkrel Malësi e Madhe 10. Cirku i Gropës së Bukur të Jezercës Gjeomorfologjike-Akullnajore Shalë Shkodër 11. Liqeni i Jezercës Gjeomorfologjike-Akullnajore Shalë Shkodër 12. Lugu Akullnajor i Runicës Gjeomorfologjike-Akullnajore Shalë Shkodër 13. Liqeni i Pejës Gjeomorfologjike-Akullnajore Shalë Shkodër 14. Pisha Flamur e Qafës së Pejës Biomonument Shalë Shkodër 15. Shpella e Majës së Arapit Gjeomorfologjike-Karstike Shalë Shkodër 16. Burimi e Shtrazës Hidrogjeologjike Shalë Shkodër 17. Cirku Akullnajor i Livadhit të Bogës Gjeomorfologjike-Akullnajore Shalë Shkodër 18. Vrima e Majës së Radohinës Gjeomorfologjike-Karstike Shalë Shkodër 19. Burimet e Okolit Hidrogjeologjike Shalë Shkodër 20. Liqeni i Radohinës Gjeomorfologjike-Akullnajore Shalë Shkodër 21. Kroi i Gjarpërinjve Hidrogjeologjike Shalë Shkodër 22. Ujvara e Gjeçajve Gjeomorfologjike-Lumore Shalë Shkodër 23. Wulfenia e Shtegut të Dhenve Biomonument Shalë Shkodër 24. Shpella e Rrathëve të Polit Gjeomorfologjike-Karstike Shalë Shkodër 25. Kalaja e Shtegut të Dhenve Gjeomorfologjike-Atmosferike Shalë Shkodër 26. Shpella e Gumnarit Gjeomorfologjike-Karstike Shalë Shkodër 27. Kanioni i Grunasit Gjeomorfologjike-Lumore Shalë Shkodër 28. Ujvara e Thethit Gjeomorfologjike-Lumore Shalë Shkodër 29. Shpella e Kataraktit Gjeomorfologjike-Karstike Shalë Shkodër 30. Kurora e Majës së Zorgjit Biomonument Shalë Shkodër 31. Syri i Kaltër i Kapresë Hidrogjeologjike Shalë Shkodër 32. Pragu i Kapresë (Kapreit) Gjeomorfologjike-Atmosferike Shalë Shkodër 33. Vaskat e Lumit të Kapresë Gjeomorfologjike-Atmosferike Shalë Shkodër 34. Shpella e Drenit Gjeomorfologjike-Karstike Shalë Shkodër 35. Kërleka e Kakisë Shalë Shkodër 36. Habitati i Salamandrës (pjesërisht në PK) Shalë/Lekbibaj Shkodër/Tropojë 37. Liqenet e Doberdolit Gjeomorfologjike-Akullnajore Tropojë Tropojë 38. Liqenet e Sylbices Gjeomorfologjike-Akullnajore Tropojë Tropojë 39. Ahishta e Vranicës Biomonument Margegaj Tropojë 40. Shpella e Akullit Gjeomorfologjike-Karstike Margegaj Tropojë 41. Lugina e Varur Akullnajore e Kukajt Gjeomorfologjike-Akullnajore Margegaj Tropojë 42. Rrasa e Pecmarës Gjeomorfologjike-Atmosferike Margegaj Tropojë 43. Shpella e Dragobisë Gjeomorfologjike-Karstike Margegaj Tropojë 44. Hormoqi i Valbonës Biomonument Margegaj Tropojë 45. Arra e Dragobisë Biomonument Margegaj Tropojë 46. Bredhishtja e Rrogamit (Ragamit) Biomonument Margegaj Tropojë 47. Burimet e Valbonës Hidrogjeologjike Margegaj Tropojë 48. Shpella e Haxhisë Gjeomorfologjike-Karstike Margegaj Tropojë 49. Lugina Akullnajore e Motinës Gjeomorfologjike-Akullnajore Margegaj/Bujan Tropojë 50. Depozitimet Fluvio-Glaciale të Shëmtirës Gjeomorfologjike-Akullnajore Margegaj Tropojë 51. Shelgu i Rrjetëzuar Biomonument Margegaj Tropojë 52. Kanioni i Shoshanit (Kanionet e Valbonës) Gjeomorfologjike-Lumore Margegaj Tropojë 53. Liqeni i Ponarëve Gjeomorfologjike-Akullnajore Bujan Tropojë Nr Sipas VKM nr. 187, dt. 25.3.2021
*)
Shërbimi
Gjeologjik Shqiptar
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.