Zejet trashëgohen: Argjendari & Tezgjah

Page 1

Zejet trashëgohen

Zejet trashëgohen

Programi i Praktikës Profesionale në argjendari dhe tezgjah go2albania.org

Zejet trashëgohen

GO2 Albania

Zejet trashëgohen

Programi i Praktikës Profesionale në argjendari dhe tezgjah

Në kopertinë: Pëlhurë e endur me tezgjah në Shkodër, që daton rreth fundit të shek. XVIII. Pjesë e koleksionit të Cooper Hewitt, Smithsonian Design Museum, Washington, D.C.

Ky botim u prodhua në kuadër të projektit “Punësimi i të rinjve: nga artizanati te marketingu dixhital”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja është përgjegjësia e vetme e dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian.

© MMXXII GO2 ALBANIA

Përmbajtja

Si erdhën artizanet e reja, 9 Praktikantet, 13 Sipërmarrjet mikpritëse, 15

Praktika, 19 Mundësi më shumë - për ata që guxojnë, 23 Mentorimet, 27 Trajnimet, 29 Vizita studimore, 35

Shpërblim për performancën, 37 Kartolina me imazhet e artizanatit, 41 Hapat e para të zejeve që trashëgohen, 47

Përvoja, 51

Enxhelina Harizi, 55 Selma Velija, 57 Sovena Zojza, 61 Djana Dacaj, 63 Flavia Jakini, 65

Zejet trashëgohen

Programi i Praktikës argjendari

trashëgohen

Praktikës Profesionale në dhe tezgjah

Si erdhën artizanet e reja

Përmes pasionit për traditën dhe punës për detajet, artizanët na kujtojnë rrënjët tona. Ata krijojnë produkte unike që e dallojnë një kulturë nga tjetra, një vend nga tjetri, një njeri nga një tjetër, duke kontribuuar kështu në diversitetin kulturor. Nga nevoja për identitet, emigrantët e të gjitha kombësive marrin me vete punime artizanale edhe kur shtegtojnë drejt civilizimeve më moderne. Prandaj shoqëritë e kanë detyrim t’i trashëgojnë këto mjeshtri për brezat e ardhshëm. Për më tepër shoqëria shqiptare e prekur thellë nga emigrimi. Për këto arsye, në Shkurt 2022, Organizata GO2 hapi thirrjen për aplikime në ndihmë të artizanatit, drejtuar vajzave dhe djemve të moshës 15-35 vjeç, me prirje, pasion ose përvoja në teknikat e argjendarisë dhe të tezgjahut. Përmes projektit By LEAP, praktikanët përfitojnë 3 (tre) muaj praktikë (internship) të paguar në atelietë e argjendarisë dhe të tezgjahut në Qarkun Shkodër;

9

mentorim të dedikuar nga profesionistë për argjendarinë dhe tezgjahun; mentorim të dedikuar nga profesionistë për marketimin digjital; udhëtime studimore për shkëmbim përvojash; mundësi punësimi në atelietë e artizanatit pas mbarimit të praktikës, si dhe mundësi për blerje pajisjesh pas mbarimit të praktikës. Nga kjo listë përfitojnë të gjithë praktikantët, ndërsa dy përfitimet e fundit rezervohen për praktikantët me performancën më të mirë. Si rezultat i kësaj Thirrjeje, u paraqitën 11 aplikime –të gjitha vajza. 9 aplikime ishin nga zona e Shkodrës, 1 nga Tirana dhe 1 aplikim tjetër ishte nga Prishtina (Kosovë). 5 nga aplikantet ishin të diplomuara ose në proces diplomimi në universitet, ndërsa 5 aplikante ishin nxënëse të Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”. Bazuar në aplikimet e dorëzuara me email, kandidatet kishin zgjedhur këto zeje: argjendari 3, tezgjah 4, argjendari dhe tezgjah 2, ndërsa 2 kandidate nuk kishin shprehur paraprakisht ndonjë preferencë për zejet, duke e lënë të hapur mundësinë e përfshirjes në secilën prej tyre.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të kërkuar (CV, letër motivimi dhe portfolio), kandidatet e përzgjedhura u intervistuan në fillim të Marsit 2022 nga një juri e përbërë nga mjeshtret që drejtojnë sipërmarrjet artizanale mikpritëse të Programit të Praktikës Profesionale, si dhe përfaqësues të organizatës GO2. Në përfundim të kësaj faze, juria përzgjodhi 5 kandidatura, 2 për zejen e argjendarisë dhe 3 për tezgjahun.

11

Praktikantet

Argjendari

Djana Dacaj

Nxënëse e Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër.

Selma Velija

Nxënëse e Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër.

Tezgjah

Enxhelina Harizi Sipërmarrëse e “Harizi Atelier”

Flavia Jakini

Nxënëse e Shkollës të Bashkuar “Imzot Luçjan Avgostini” Vau Dejës.

Sovena Zojza

Nxënëse e Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër.

13

Sipërmarrjet mikpritëse

Sipërmarrjet e artizanatit që mbështetën Programin e Praktikës Profesionale 3-mujore zhvillojnë aktivitetin e tyre në zonën përreth Shkodrës, konkretisht në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Argjendari

“Margjelo” Mëlgushë, Vau Dejës, Shkodër “Margjelo” Filigran Albania është një nga sipërmarrjet më të reja të zejes së argjendarisë në zonën e Shkodrës. Punimet kryesore i përkasin bizhuterive dhe suvenireve prej argjendi. Larmia e motiveve të aplikuara shkon nga elementët tipikë të natyrës dhe paganizmit, besimeve fetare dhe dizajnit modern.

Tezgjah

“Artizanet vau Dejës”

Vau Dejës, Shkodër

“Artizanet Vau Dejës” është një grup i grave artizane që zotërojnë teknikat e endjes së pëlhurave në tezgjah, qëndisje, qepje, grep, mëndafsh etj. Grupi i ka fillimet e veta rreth 25 vjet më parë nga mjeshtret e zonës, të cilat përveç motiveve, përpiqen ta zgjerojnë trashëgiminë e këtyre teknikave te brezi i ri.

15

Praktika

Në vazhdën e angazhimit të përhershëm të Organizatës GO2 në mbështetje të komuniteteve lokale për një cilësi më të mirë jete, Programi i Praktikës Profesionale në kuadër të projektit By LEAP ishte një mundësi e mirë për ta konsoliduar rrjetin e bashkëpunëtorëve në radhët e sipërmarrësve të vegjël e të mesëm, por edhe të institucioneve dhe grupeve të tjera të interesit, sikurse janë të rinjtë. Si e tillë, edhe ceremonitë e thjeshta të organizuara në secilën prej sipërmarrjeve mikpritëse të Programit të Praktikës me rastin e fillimit të këtij programi, ishte një mënyrë për ta formalizuar këtë bashkëpunim. Në këto ceremoni morën pjesë kandidatet e përzgjedhura, personeli i sipërmarrjeve të artizanatit dhe përfaqësuesve të organizatës GO2. Gjatë prezantimit në sipërmarrëjet mikpritëse “Artizanet Vau Dejës” dhe “Margjelo” Filigran Albania, praktikantet u njohën me natyrën dhe historikun e këtyre sipërmarrjeve, me mjediset e zhvillimit të

19

praktikës, si dhe nënshkruan marrëveshjen që rregullon bashkëpunimin trepalësh. Programet u vlerësuan nga sipërmarrëset, si një mundësi unike kur praktikantet paguhen për të mësuar, sepse sikurse tha njëra prej tyre “zanatet mësohen në shkolla dhe kurse me pagesë”. Përmes kalendarit të hartuar në bashkëpunim trepalësh, synohet formimi dhe rritja profesionale e praktikanteve, si dhe përgatitja e tyre për të hyrë në tregun e lirë përmes mbështetjes për të hapur sipërmarrje të reja, ose për të konsoliduar start up-et ekzistuese. Gjatë një angazhimi prej rreth 20 orësh në javë, praktikantet u asistuan nga artizanet, në varësi të zejes: argjendari dhe tezgjah. Po sipas zejes të zgjedhur, në dispozicion të praktikanteve u vunë edhe pajisjet dhe lënda e parë. Në ditët e para të praktikës, ato u njohën me pajisjet dhe mjetet e punës, ndërtimin dhe funksionimin e tyre. Më pas vjen përvetësimi i dijeve për realizimin me radhë të proceseve të shumta nëpër të cilat kalon puna artizanale, si në argjendari, ashtu edhe në tezgjah. Endja e perit, përgatitja e pjesëve të tezgjahut, si dhe formësimi i elementëve të imët të figurave me fillin e argjendtë, kërkojnë mjaft durim e përkushtim. Kështu, janë me qindra orë pune që secila prej praktikanteve ka mundësi të realizojë duke u ushtruar drejtpërdrejtë në secilën prej mjeteve dhe teknikave të ofruara, qoftë në zejen jo dhe aq dinamikë të argjendarisë, apo edhe në energjitë dhe larminë e proceseve të shumta nëpër të cilat kalon endja e një pëlhure në tezgjah.

21

Mundësi më shumë - për ata që guxojnë

Angazhimi me organizatat e komunitetit paraqet mundësi të shumta për socializimin dhe integrimin e të rinjve në rrjete gjithnjë e më të gjera profesionistësh. I tillë është edhe rasti i praktikantes Harizi, e cila nga pjesmarrja në Programin e Praktikës Profesionale së tezgjahut në Shkodër, konkurroi dhe u pranua edhe në rezidencën artistike ndërkombëtare Artech, të organizuar nga Fondacioni Gjirokastra në Gjirokastër, në Maj të vitit 2022. Bashkë me kolegë artistë, artianë dhe profesionistë të fushave të ndryshme nga Spanja, Rumania, Ukraina, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ku secili solli interpretimin e tij për qytetin e gurtë përmes punimeve artistke dhe instalacioneve - Enxhelina i shtoi elemente qendisjeje bluzave për vajza dhe djem – të frymëzuara nga fustanella e Jugut.

23

Po në Gjirokastër, artizanja Harizi konkurroi dhe u bë pjesë e një Punëtorie për Veshjet Moderne bazuar në Veshjet Tradicionale, të organizuar nga CHwB Albania me profesionistët e rinj të fushave të tekstilit, modës, trashëgimisë kulturore dhe etnografisë nga hapësira shqiptare në Ballkan. Në këtë mënyrë, ajo e ekpozoi veten ndaj përvojave të reja, që në të ardhmen do të mund t’i përdorë në funksion të zhvillimit të koncepteve të reja për mënyrës se si një artizan mund t’i qaset trashëgimisë kulturore të vendit të tij, apo të një vendi tjetër.

25

Mentorimet

Si një nga objektivat e marrëveshjes trepalëshe, mes sipërmarrjeve mikpritëse të artizanatit, praktikanteve dhe organizatës GO2, përpara dhe gjatë zhvillimit të praktikës u mbajtën disa sesione mentorimi. Disa prej këtyre sesioneve iu dedikuan drejtpërdrejt sipërmarrëseve ekzistuese të artizanatit, për të kuptuar nevojat dhe synimet në punën e tyre të përditshme, ndërsa sesionet e tjera u fokusuan te motivimi i të rinjve të përfshirë në programet e praktikës për të kjiruar start up-et e tyre, duke u ofruar edhe asistencë teknike në hapat e para të sipërmarrjes. Me sipërmarrjet e konsoliduara, të cilat operojnë në tregun e artizanatit prej shumë vitesh, mentorimet u përqendruan te kompleksiteti i menaxhimit dhe nevoja

27

për përmirësimin e marketimit të produkteve. Ndërkohë, meqenëse ndonjë prej të përzgjedhurave për programet e praktikës së artizanatit e ka të krijuar sipërmarrjen në fushën e veshjeve me teknika të qepjes dhe qendisjes, me praktikantet e tjera u synua trajtimi i përparësive, por edhe e sfidat e hapjes së një sipërmarrjeje të re Seancat e mentorimeve u zhvilluan në mjedise të ndryshme, herë në atelietë e sipërmarrjeve të artizanatit ku ushtrohen praktikantet, e herë në zyrat e organizatës GO2. Pjesa më e madhe e mentorimeve ishin të dedikuara për secilën sipërmarrëse ose praktikante, por u zhvilluan edhe sesione të përbashkëta mentorimi.

28

Trajnimet

Krahas praktikës në atelietë e artizanatit, si pjesë e programit të praktikës u organizuan edhe disa trajnime individuale dhe të hapura për sipërmarrjen, marketingun, e-marketingun etj. Në trajnimet individuale morën pjesë artizanet e reja të përfshira në Programin e Praktikës Profesionale, ndërsa trajnimet e hapura u mundësuan edhe për të rinj të tjerë, të cilët treguan interes për trajtimin e temave, e madje edhe për hapjen e sipërmarrjeve të tyre. Në këto trajnime u trajtuan tema në lidhje me bazat e menaxhimit të një biznesi, lindja e ideve, vetëdijësimi për nevojën për ndihmë dhe përmirësim, fleksibiliteti dhe informimi me trendet e tregut. Për t’i bërë më të

29

kuptueshme konceptet e prezantuara dhe për të nxitur mendimin kritik, trajnimet u zhvilluan në formën e ushtrimeve ndërvepruese mes pjesëmarrësve. Si në trajnimet individuale, po ashtu edhe në ato të hapura, pjesëmarrësit u ftuan të prezantojnë idetë e tyre të sipërmarrjes, ndërsa u asistuan nga ekspertë financiar për të hartuar plane biznesi. Meqenëse bëhet fjalë kryesisht për sipërmarrje të artizanatit, një vëmendje e veçantë gjatë trajnimit iu kushtua aftësimit të tyre për identifikimin, përpunimin dhe tregimin e historisë së sipërmarrjes, të trashëgimit të zejes, të mjeteve të punës, të procesit, apo edhe të vetë produkteve, si një mënyrë efikase për të ritur fillimisht audiencën e sipërmarrjes, e cila përbën një mundësi të mirë për rritjen e të ardhurave nga sipërmarrja. Në mënyrë më të detajuar, kjo qasje u praktikua edhe gjatë trajnimit për turizmin, ku pjesëmarrësit u njohën me

30

mënyrat se si artizanati mund të kthehet në një atraksion të rëndësishëm që i shton vlerë vetes, komunitetit dhe në përgjithësi të gjithë vendit. Trajnime të tjera të zhvilluara u përqendruan në mësimet bazë të fotografimit të artizanëve, produkteve, proceseve apo mjediseve ku artizanët kryejnë procese të caktuara për të nxjerrë produktet e tyre në teknika të ndryshme. Ky trajnim i parapriu një seri të gjatë trajnimesh individuale për marketingun digjital (e-marketing), të fokusuara në metodat aktuale të këtij marketingu në botë, duke i harmonizuar ato me kontekstin lokal, e sidomos me specifikat e secilës zeje dhe artizan. Pjesë e këtyre trajnimeve u bënë edhe artizanët që drejtojnë sipërmarrjet e tyre prej vitesh, sikurse edhe artizanët e përfshirë në Programin e Praktikës Profesionale të ofruar nga Organizata GO2 në kuadër të projektit By LEAP.

31

Vizita studimore

Mësimi i një profesioni, për më tepër i një zeje të trashëguar nga e kaluara, mund të jetë një ide e dashur dhe romantike, por përballja me sfidat e përditshme të një artizani është diçka krejt tjetër. Meqenëse një nga qëllimet e projektit ishte nxitja e të rinjve jo vetëm për të mësuar zeje të caktuara si argjendaria dhe tezgjahu, por edhe për t’i mbështetur dhe motivuar ata që të hapin sipërmarrjet e tyre, në përfundim të programit të praktikës u organizuan vizita studimore në terren. Përveç shkëmbimit të përvojës mes praktikanteve dhe artizanëve që operojnë prej vitesh në fushat përkatëse, vizitat synonin pikërisht ballafaqimin e artizaneve të reja me realitetet në të cilat mjeshtrat e artizanatit zhvillojnë aktivitetin e tyre. Dhe kjo arrihet më së miri kur artizanet e reja i shikojnë vendet e punës, i prekin mjetet dhe produktet, si dhe i dëgjojnë nga goja e vetë artizanëve historitë e arritjeve apo të mbijetesës. Në këtë mënyrë, artizanet e reja mësojnë

35

t’i zbatojnë drejtpërdrejtë në praktikë konceptet e marra gjatë trajnimeve individuale dhe në grup, mbi përdorimin e rrëfimeve njerëzore në funksion të turizmit. Artizanet e reja kuptuan se realiteti përfshin gjithçka: që nga mjedisi ku është vendosur atelieja, vetë atelieja – siguria dhe pastërtia e saj, pajisjet, mjetet e punës dhe mirëmbajtja e tyre, sigurimi, ruajtja dhe përdorimi i lëndëve të para, vendosja dhe ruajtja e marrëdhënieve njerëzore dhe profesionale me komunitetin lokal, me pushtetin vendor, me familjarët, me furnizuesit apo të punësuarit në një atelie, proceset e punës deri në përfundimin e produkteve e më pas – një sfidë më vete – gjetja, ruajtja dhe zhvillimi i mundësive për tregëtimin e tyre, po aq sa edhe kujdesi për imazhin e ateliesë, të produkteve dhe të vetë artizanit.

36

Shpërblim për performancën

Endja e pëlhurës është një ndër zejet e mbajtura gjallë në zona të ndryshme të Shqipërisë, por dekadat e fundit e kanë tkurrur ndjeshëm gjeografinë e shtrirjes së tezgjahut. Megjithatë, si çdo traditë e gjallë që lëviz, edhe tezgjahu mund të fitojë terren të ri, duke u trashëguar nga një brez në tjetrin e nga një hapësirë në një tjetër. Si një nga synimet e projektit për të mbështetur ata që performuan më mirë, një tezgjah iu dhurua praktikantes më të përkushtuar, artizanes së re Enxhelina Harizi. I ardhur nga zona e Zadrimës së shquar për pëlhurat tradicionale, tezgjahu nuk është vetëm një mjet pune, por një artefakt me moshë mbi 60-vjeçare, plot me historitë e së paku 2 brezave të vajzave që bashkë me pëlhurën, kanë thurrur ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë. Pas

37

3 muaj praktikë për përvetësimin e teknikave, montimi i tezgjahut në atelienë e znj. Harizi në Tiranë u krye nga mjeshtrja e zejtarisë Mimoza Pjetraj, e cila drejton sipërmarrjen e suksesshme “Colors of Zadrima” në fshatin Dajç të Zadrimës, 500 m pranë kufirit administrativ mes Qarkut Shkodër dhe Qarkut Lezhë. Tashmë është radha artizanes së re që t’i japë udhë fantazisë dhe pasionit për të çuar në një stad të ri endjen e së ardhmes.

39

Kartolina me imazhet e artizanatit

Përkundër zhvillimit të hovshëm të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit elektronik, dërgimi i një kartoline të shkruar me dorë, do të vazhdojë të mbetet një akt shpirtëror, prej të cilit njerëzimi nuk do të heqë dorë lehtë. Duke i shtuar këtij akti edhe personalizimin e imazhit të shtypur dhe diçiturën e detajuarkjo e bën edhe më të parezistueshëm dërgimin e kartolinës. Prandaj organizata GO2 përgatiti një set kartolinash, jo vetëm për zejet e Programit të Praktikës Profesionale, por edhe për traditën e endjes së mëndafshit dhe qendistarinë. Një pjesë e kartolinave, sikurse edhe videot promovuese janë ndërtuar në funksion të nxitjes së trashëgueshmërisë së artizanatit, me titullin e përbashkët “Zejet trashëgohen”. Nga njëra anë, kartolinat kanë fotografinë me ngjyra të shkrepur gjatë proceseve të punës së praktikës së artizaneve të reja, si dhe të disa produkteve, të shoqëruara me emërtimin e procesit ose produktit dhe me kodin për skanim elektronik me telefon – i cili e çon marrësin në faqen e organizatës GO2 ku do të gjejë informacione për projektin dhe në përgjithësi për artizanatin dhe punën e kryer ndër vite. Ndërsa nga ana tjetër e kartolinës është përsëri fotografia kryesore, por në format shumë më të vogël bardh e zi, si dhe një diçiturë e zgjeruar, e personalizuar që shpjegon procesin e punës apo produktin e faqes kryesore. Po ashtu, në këtë anë janë është autorësia e fotografisë, viti, si dhe logot në kuadër të projektit.

41

Luledele

Argjendari ose filigran quhet mjeshtria e krijimit me dorë të objekteve tredimensionale përmes punimit me fije të holla dhe kokrra metalesh të buta, si bakri, argjendi dhe ari. Kjo traditë e lashtë në Shkodër po trashëgohet nga duart e artizaneve të reja, si këto që po bëjnë vathë argjendi në formë luledeleje, në punishten “Margjelo”.

Pikja e luledeleve

Argjendi është një metal aq i lakueshëm, sa me 30 gr mund të nxirret një fill 50 km i gjatë. Bashkë me shkëlqimin, oksidimin e ngadaltë etj., kjo veti e ka bërë argjendin materialin e përkryer për enë, për objekte zbukuruese dhe sidomos për bizhuteri. Nga këto, prodhimi i bizhuterive kalon përmes disa procesesh të mundimshme, të cilat nuk kanë ndryshuar që prej gati 6 mijë vjetësh. Edhe në punishten “Margjelo”, pikja (saldimi) i pjesëve të vogla të vendosura sipas modelit të dëshiruar dhe të mbuluara me një aliazh pluhur të quajtur lehem, bëhet duke djegur gaz propan në temperaturën e shkrirjes së argjendit: 962°C.

Endje pëlhure

Endja e pëlhurës në tezgjah është finalizimi i një serie të gjatë procesesh, të cilat kërkojnë teknikë, përpikmëri dhe durim, që nga endja e fijes së perit e deri të përgatitja e tezgjahut për punë. Tezgjahu si makineri druri ka qenë deri vonë pjesë e inventarit të shtëpisë së pothuajse çdo familjeje, sidomos në zonën fushore të Shkodrës, prandaj vazhdimësia e pasionit për tezgjahun është po aq e sigurtë sa tiparet gjenetike të vendasve.

Pëlhura

Ndonëse kanë shumë elementë të përbashkët, secila prej dhjetëra apo qindra zonjave që punojnë në tezgjah, përpiqet të krijojë një identitet më vete përmes zotërimit të teknikave, përdorimit të ngjyrave, të lëndës së parë, të dizenjimit të produkteve. Dëshmia e ndikimit të këtyre faktorëve vërehet në cilësinë dhe larminë e

42

produkteve, si këto mbulesa të endura nga gratë artizane të Vau Dejësit.

Shall mëndafshi

Ikin shekujt, por gjurmët më të dukshme të kalimit nëpër Shqipëri të njërit prej degëzimeve të Rrugës së Mëndafshit janë në fushën e Zadrimës. Në breza, gratë janë marrë vetë me kultivimin e krimbit të mëndafshit në pemët e manit, me përpunimin e fshikëzave dhe nxjerrjen e fijeve të quajtura lez dhe harkat, me endjen e pëlhurës së mëndafshit dhe më tej, me qepjen e veshjeve që përbëjnë kostumet e dallueshme tradicionale të zonës. Shalli në foto ka kaluar nëpër të gjitha fazat e mësipërme nga artizanet e reja të Colours of Zadrima, të cilat po e mbajnë gjallë traditën e mëndafshit në Shqipëri.

Këmishë gruaje

Si një nga zejet më të hershme dhe më të përhapura, qëndistaria ofron mundësi të shumta për aplikimin në pëlhura të të gjitha llojeve, por edhe në materiale të tjera si letra, lëkura, druri, metali etj. Teknikat e qëndisjes janë gjithashtu të shumta, ndërsa ngjyrat dhe format shkojnë drejt pafundësisë, sikurse fantazia njerëzore. E gjitha nis nga një gjilpërë, një fije peri dhe dy duar, si këto të Enxhelina Harizit nga Tirana, që po qëndisin motive të thjeshta floreale në një këmishë gruaje të frymëzuar nga fustanella gjirokastrite.

Këmisha grash

Tradicionalisht, lëndët e para për prodhimin e pëlhurave në tezgjah janë marrë nga natyra. Varësisht nga zona, ato përftoheshin nga bimët e linit dhe të pambukut, nga krimbi i mëndafshit dhe nga leshi i bagëtive. Dy të fundit vazhdojnë të prodhohen në Shqipëri, ndërsa fijet e pambukut dhe të linit importohen. Në disa raste, artizanët i përziejnë materialet, si psh, pambukun me linin ose me mëndafshin. Përveç materialeve, ata përdorin edhe teknika të ndryshme për realizimin e veshjeve, si këto këmisha grash, të punuar fillimisht në tezgjah, e më pas me grep dhe me qepje nga artizanet e Vau Dejësit.

43
Shall mëndafshi

Zejet trashëgohen Mëndafsh

www.go2albania.org

Hapat e para të zejeve që trashëgohen

Jo vetëm për të dokumentuar një program praktike që zgjati për tre muaj, por sidomos për të shumëfishuar modelin e nevojshëm të të rinjve që përqafojnë zejet e trashëguara ndër breza, në kuadër të këtij projekti u realizuan materiale filmike. Sikurse një pjesë e setit të kartolinave, edhe videot përpiqen të japin mesazhin se zejet trashëgohen, dhe kjo është realizuar përmes tregimit të ecurisë së përfshirjes së praktikanteve të reja në programin e praktikës, që nga momentet e para kur fillojnë të punojnë me mjetet e reja dhe në vazhdim, derisa shkathtësohen për t’i kryer vetë proceset. Evoluimi i aftësimit të tyre, sidomos në tezgjah është dhënë në video imazheve që lëvizin dhe përmes titrave. Për të theksuar mesazhin e videos, një pjesë e tekstit të titrave është marrë nga teksti i diçiturave të setit të kartolinave. Ndërsa sekuencat shfaqin fillimisht lëvizjet e ndrojtura dhe të ngadalta të praktikanteve, e në vazhdim – sigurinë e tyre në rritje dhe manovrimin më të shpejtë, teksa

47

SKANO

Zejet trashëgohen: Argjendaria

rreshtat e pëlhurën që po endin shtohen njëri pas tjetrit. Vetëm duke ndjekur se si nga një fije e hollë pambuku, leshi apo mëndafshi, rresht pas rreshti e me një numër të pafundëm lëvizjesh arrihet te endja e një pëlhure –mund të kuptohet punën e jashtëzakonshme që kërkon tezgjahu.

E që mbetet megjithatë, një punë e bukur, ndonëse jo e vlerësuar sa duhet.

Zejet trashëgohen | Argjendaria

SKANO

Zejet trashëgohen: Tezgjahu

Argjendi është një metal aq i lakueshëm, sa me 30 gr mund të nxirret një fill 50 km i gjatë. Argjendari ose filigran quhet mjeshtria e krijimit me dorë të objekteve tredimensionale përmes punimit me fije të holla dhe kokrra metalesh të buta, si bakri, argjendi dhe ari. Prodhimi i bizhuterive kalon përmes disa procesesh të mundimshme,

48

të cilat nuk kanë ndryshuar që prej gati 6 mijë vjetësh.

Pikja e pjesëve të vogla të vendosura sipas modelit të dëshiruar dhe të mbuluara me një aliazh pluhur të quajtur lehem, bëhet duke djegur gaz propan në temperaturën e shkrirjes së argjendit: 962°C.

Kjo traditë e lashtë në Shkodër po trashëgohet nga artizanet e reja, si këto që po bëjnë objektet e tyre të para në punishten “Margjelo”.

Zejet trashëgohen: Tezgjahu

Endja e pëlhurës në tezgjah është finalizimi i një sërë procesesh, të cilat kërkojnë teknikë, përpikmëri dhe durim, që nga endja e fijes së perit, lidhja e liqve, e deri të përgatitja e tezgjahut për punë.

Prej zonjave mikpritëse të “Artizaneve Vau Dejës” që e trashëguan zanatin nga nënat dhe gjyshet, mjeshtria e tezgjahut po kalon me shumë mund edhe te vajzat e reja zadrimore dhe tiranase. Në fillim lëvizjet e tyre janë të pasigurta e të ngadalta, sepse sapo kanë nisur të endin pëlhurën e tyre të parë.

Por pas disa kohësh praktikë edhe ato do të shkathtësohen sikurse vajza duarartë e “Colors of Zadrima”.

49

Përvoja

Një Program i mirëfilltë Praktike Profesionale synon gjithmonë më shumë se sa thjesht të mësuarit e zejes për praktikantët, por përgatitjen e tyre për botën e sipërmarrjes dhe tregun e punës. Synon t’i përgatisë ata për një formim sa më të plotë profesional. Nga ana tjetër, ndonëse praktikantët vijnë nga stade të ndryshme arsimimi dhe formimi kulturor, nga pikëpamja profesionale duket se janë pothuajse të një niveli. Ky është një nga përfundimet e para që del nga përgjigjet e praktikantëve në fazën e parë të matjeve të kryera sipas metodës benchmark, në fillim të Programit të Praktikës. Megjithatë, përkundër këtij përfundimi, disa praktikante vinin me një përvojë të caktuar në fushën e sipërmarrjes, ose të zejtarisë. Matjet e dyta krahasuese të performancës dhe të evoluimit të praktikanteve në kuadër të së njëjtës metodë u kryen pas përfundimit të Programit të Praktikës Profesionale, të trajnimeve, mentorimeve dhe vizitave studimore, me qëllim që pjesëmarrëset në këtë Program të kishin kohë për të reflektuar për çdo aspekt dhe detaj të formimit të

51

tyre profesional dhe kulturor të përfituar nga Programi. Duke e konsideruar kështu, ndryshimi është i dukshëm në disa fusha, ndërsa për disa të tjera duket se do të duhet të kalojë më shumë kohë derisa artizanet e reja të përballen me realitetet nga pozita e sipërmarrëseve. Në mesin e këndvështimeve të shumta, nga të cilat praktikantet janë ftuar të ndërtojnë një opinion për t’u përgjigjur në pyetjet e benchmark, janë interesante sidomos ata që kanë të bëjnë me lidhjen e praktikanteve dhe zejet përkatëse (argjendari ose tezgjah), që nga trashëgimia e deri të aftësimi i tyre, marrëdhënia e praktikanteve me teknologjinë e informacionit dhe mënyrat e përdorimit ose jo të kësaj teknologjie në shërbim të rritjes performancës publike të sipërmarrjes, konceptet etyre për rrjetëzimin dhe qëndrueshmërinë apo vazhdimësinë e ushtrimit të zanatit të marrë. Pikërisht në këtë të fundit, artizanet e reja shfaqin dallimet më të mëdha nga njëra-tjetra, në krahasim me 4 seksionet e tjera të benchmark. Përveçse si shprehje e individualitetit, këto dallime mund të shpjegohen edhe me përvojën e artizaneve të reja në raport me zejet përkatëse, sidomos në rastet kur një zeje nuk është trashëguar nga rrethi i afërt familjar. Megjithatë, për të kuptuar nga një këndvështrim më njerëzor se sa të dhënat që siguron një metodologji si benchmark, artizanet e reja u ftuan t’u përgjigjen disa pyetjeve të tjera posaçërisht për këtë botim. Në vijim janë pyetjet dhe përgjigjet e tyre.

52

Pyetjet

1. Çfarë ju lidh me zejen e argjendarisë/tezgjahut? A e keni familjarë të cilët kanë trashëguar këtë zeje? Nëse po, si e kanë përcjellë tek ju?

2. Si ju ka lindur ideja për të mësuar tezgjahun?

3. Si e kanë pritur bashkëmoshatarët tuaj në rrethin familjar dhe shoqëror angazhimin tuaj për të mësuar argjendarinë/tezgjahun?

4. Si e kanë pritur moshat më të mëdha (familjarë, mësues, etj.) angazhimin tuaj për të mësuar argjendarinë/ tezgjahun?

5. A mendoni që kjo zeje mund t’i rezistojë kohës?

6. A mendoni se kjo zeje mund të kthehet në të ardhmen në një burim të ardhurash për ju?

53

Enxhelina Harizi

Tezgjah

1. Me zejen e tezgjahut jam njohur fillimisht (ose më saktë, kam dëgjuar) nga gjyshja. Ajo e kishte përdorur për vite me radhë me stërgjyshen time, deri në momentin kur stërgjyshja vdiq. Ishte ky momenti që gjyshja e prishi tezgjahun (vegjët, siç i quan ajo) me idenë se të rejave nuk do t’i interesonte kjo punë. E kam të fiksuar që nga fëmijëria ime që gjithmonë i bëja pyetjen se përse e kishte prishur, sikur zemra t’ma ndjente se e ardhmja ime do ishte e lidhur ngushtë me punët e dorës.

2. Studimet më bënë të lidhem dhe të njihem më shumë me tezgjahun, duke më shtyrë të përpiqem për ta mësuar. Tashmë, ngritja e një sipërmarrje, përmes së cilës po përpiqem të ruaj vlerat e punës me dorë, më shtyu të aplikoj në Programin e Praktikës për të mesuar tezgjahun dhe për ta shtuar si vlerë në atelienë time. 3-4. Në rrethin familjar dhe shoqëror nuk kam patur fare mbështetje. Të gjithëve u duket humbje, si diçka e dalë

55

nga moda, diçka pa interes për tregun vendas. I vetmi që më ka mbeshtetur dhe kuptuar botëkuptimin tim është babai, i cili di të vlersoje dhe arrin t’i shikojë gjërat përtej asaj që shohin të tjerët. Kjo mbështetje ka patur shumë vlerë për mua, sepse me ka ndihmuar të mos dorzëohem, por të qëndroj stoike përballë asaj çfarë po përpiqem të arrij. Faleminderit Ba’!

5. Mendoj se kjo zeje nuk do të vdesë kurrë përderisa rezistoi në vitet që shënuan kulmin e asaj që quhet moderne. Në një të ardhme jo shumë të larget, punimet tradicionale do të kenë sërish vendin e tyre dhe do shihen me adhurim edhe nga të rinjtë vendas.

6. Qellimi im për ë mesuar ishte sepse dua të kthehet në një burim të ardhurash për mua. Hapat mund të jenë pak të ngadaltë, por të qartë dhe të vendosur për ta arritur këtë synim.

56

Selma Velija

1. Unë në fakt nuk kam familjarë të cilët e kanë praktikuar zejen e filigranit, madje më përpara as nuk e njihja si teknikë pasi nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për të.

2. Ideja për të mësuar teknikën e filigranit erdhi nga mësuesja e praktikës, e cila më sugjeroi një kurs tremujor dhe punësim në fund të tij, nëse do isha e aftë mjaftueshëm M’u duk një mundësi shumë e mirë, duke qenë se jam natyrë që më pëlqen të provoj gjëra të reja.

3. Bashkëmoshatarët e mij ende çuditen kur u tregoj për filigranin. Shumica nuk janë shumë të njohur me zejen dhe shfaqin interes për të kuptuar proçeset e saj të punës.

4. Kam pasur përkrahjen e të gjithëve. Familjarët janë mahnitur nga punimet unike. Mësueset në shkollën time kanë qenë gjithmonë të gatshme për të më ndihmuar dhe për të më ofruar mundësi nga më të ndryshmet. Prandaj kur m’u ofrua intershipi u gëzuan jashtë mase

57

dhe vazhdimisht e kanë shprehur se sa krenare ndihen me mua.

5. Mendoj që mund t’i rezistojë kohës nëse shoqëria ndërgjegjësohet përsa i përket vlerësimit ndaj këtij arti. Standardet e jetesës dhe ekonomia jo shumë e zhvilluar në vend i bën shqiptarët të tërhiqen dhe kërkesa e tregut bie, pasi ndryshe nga të huajt, e marrin të mirëqenë punën e dorës dhe dëshirojnë çmime më të arsyeshme, por harrojnë të vlerësojnë mundin dhe kohën që i kushtohet krijimit të tyre. Edhe fakti se nuk kanë mbetur shumë njerëz të kualifikuar për të, ia rrit vlerat kësaj zeje dhe doemos shkakton një kosto më të madhe për ta mbajtur gjallë. Kjo çon edhe në demotivimin e të rinjve për ta përqafuar filigranin si një profesion, pasi nuk mund t’u përshtatesh gjithmonë kërkesave të konsumatorëve në përpjekje për mbijetesë, pa rezultuar në humbje. Personalisht do e konsideroja si burim të ardhurash nëse shoh rritje të kërkesës dhe interesimit, por duke mos toleruar sjellje që cënojnë vlerën e vërtetë të saj.

59

Sovena Zojza

Tezgjah

1. Me pëlqen si zeje, sepse është një punim i veçantë dhe shumë i bukur. Megjithatë, nuk kam familjarë që e kanë trashëguar.

2. Për herë të parë tezgjahun e kam parë në shkollën time “Hamdi Bushati”. Filloi të më pëlqente si proces dhe vendosa ta mësoj.

3. Të gjithë e kanë pritur shumë mirë angazhimin tim në Programin e Praktikës. Madje u befasuan.

4. Po. Të gjithë të afërmit dhe miqtë e mij e kanë pëlqyer dhe me kaën përkrahur që ta mësoj tezgjahun.

5. Po.

6. Mendoj se tezgjahu mund të kthehet në një burim të ardhurash.

61

Djana Dacaj

Argjendari

1. As që e dija që më parë egzistonte një zeje e tillë si filigrani, pavarsisht se kisha parë nëpër panaire në qytetin e Shkodrës. Prandaj nuk e kam të trashëguar nga ndonjë pjesëtar i familjes.

2. E mësova nëpërmjet intershipit si nxënëse e Shkollës së Mesme “Hamdi Bushati” te punishta e “Margjelo” në Melgushë.

3. Bashkëmoshatarët dhe rrethi im shoqëror u njohën me këtë zeje nga unë. Ata u gëzuan shumë për mundësinë që më ishte ofruar; ishin shumë kuriozë se si janë proceset e punës dhe sa mund të zgjaste një punim.

4. Familjarët e mi e pritën shumë mirë dhe kur u thashë se do të bëj praktikë 3-mujore për filigran, filluan të më japin kurajo, që pse jo, edhe ta vazhdoj si një punë që në të ardhmen.

5. Mendoj se kjo zeje është kulturë, e prandaj edhe shumë e bukur. Mendoj se do t’i rezistojë kohës, sepse ka shumë detaje të bukura që kërkohen në ditët e sotme, bizhuteri të ndryshme të veçanta. Mendoj se kjo zeje mund të kthehet në burim të ardhurash për mua, por në një të ardhme të largët, ose si një punë e dytë. Dhe pse jo, mund ta quaj më shum si një “hobby”, sepse është diçka që e bëj me dëshirë.

63

Flavia Jakini

Tezgjah

1. Jo, tezgjahun nuk e kemi të trashëguar.

2. Kur shkoja me mamanë nëpër qendra artizanësh, më pëlqente shumë mënyra se si punonin. Pastaj mendova: pse të mos bëhem edhe unë një artizane? Zgjodha tezgjahun, sepse me ka pëlqyer me shumë se të gjitha.

3. Po, u ka pëlqyer shumë.

4. Edhe atyre u ka pëlqyer shumë. Madje shpesh më përgëzojnë që kam zgjedhur të merrem me artizanat në kohët e sotme moderne.

5. Po.

6. Po, mendoj se mund të mbijetojë, sepse çdo ditë e me shumë po kërkohen punimet e dorës.

65

Zejet trashëgohen

GO2 Albania

Zejet trashëgohen

Programi i Praktikës Profesionale në argjendari dhe tezgjah

Ky botim u prodhua në kuadër të projektit “Punësimi i të rinjve: nga artizanati te marketingu dixhital”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja është përgjegjësia e vetme e dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian.

© MMXXII GO2 ALBANIA

Zejet trashëgohen

go2albania.org

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.