Festa e munguar e shpalljes së Alpeve Shqiptare Park Kombëtar
Si u transformua Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare
Nga Plani i Menaxhimit dhe Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit, te VKM për shpalljen e Parkut Kombëtar
Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit
Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
Kamp restaurimi në bjeshkët e Vermoshit
Së shpejti një shkollë verore për biodiversitetin e Kelmendit

Ideja e shpalljes së Alpeve Shqiptare Park Kombëtar është hedhur që prej fundit të viteve ’90 të shekullit të kaluar, fillimisht në përputhje me ndarjen gjeografike të rajonit, sipërfaqja e të cilit llogaritet në rreth 8% të territorit të vendit. Më vonë të nxitur edhe nga donatorë me fokus mbrojtjen e natyrës malore në Shqipëri, ekspertët shqiptarë nisën punën për hartimin e dokumentacionit përkatës varësisht prej nevojave të kohës Kështu që prej vitit 2005 e në vazhdim janë hartuar një sërë studimesh specifike për një zonë më të gjerë se Alpet, duke iu referuar si Rajoni Verior, me fillim mbi Lumin Drin e deri në skajin më verior të vendit, në Vermosh Studime të tilla janë kryer për burimet natyrore biodiversitetin, turizmin, energjinë etj ndërsa studimet për zona më të vogla brenda Alpeve përfshijnë një gamë më të gjerë, si gastronomia, arkitektura, arkeologjia, historia, etnografia etj, pa llogaritur botimet e shumta monografike për fshatra apo vendbanime të caktuara, të hartuara kryesisht nga studiues me origjinë nga këto zona Të gjithë këto studime hodhën bazat e qasjes së re ndaj rajonit, por Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë” i hartuar në vitin 2015 është dokumenti që shërbeu si pikënisje e rrugës ligjore për shpalljen e Alpeve Park Kombëtar Në këtë mënyrë Plani i Menaxhimit ishte hartuar 7 vjet përpara shpalljes së Alpeve Park Kombëtar Plani iu nënshtrua një procesi të konsultimit të gjerë me të gjithë aktorët e fushës, përfshi edhe banorët e Rajonit të Alpeve Sepse sipas vizionit të këtij Plani “Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë“ duhet të përfaqësojë pasqyrimin e rajonit, ku banorët, fermerët dhe biznesi jetojnë dhe punojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Gjithashtu edhe për ata që dëshirojnë të vizitojnë Alpet, veçanërisht të rinjtë, duhet të kontribuojnë për ndjeshmërinë e kujdesit për natyrën, biodiversitetin peizazhin unik e të larmishëm përfshirë trashëgiminë kulturore e shpirtërore, nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre aktive, në nivel lokal, kombëtar dhe ndër-rajonal kufitar për bashkëjetesë prosperitet social, ekonomik dhe eko-turistik
Sipërfaqja e Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, sipas këtij Plani Menaxhimi ishte 86,086.34 hektarë, ndërsa nënzonat e Parkut ishin 4:
Nr. Emërtimi i nën-zonave Sipërfaqja, Ha
1. Zona Qëndrore 19,356.36
2. Zona e Menaxhimit Efektiv 36,932.97
3. Zona e Përdorimit Tradicional 26,259.82
4. Zona e Zhvillimit të Qëndrueshëm 3,537.19
TOTALI 86,086.34
2 vjet më vonë u hartua Masterplani i Alpeve Shqiptare një dokument voluminoz i përbërë nga pesë pjesë – dhe përkatësisht: Analiza e përgjithshme e rajonit; Vlerësimi Strategjik Mjedisor; Plani i zhvillimit të territorit; Plani i zhvillimit të sektorit dhe Strategjia Sektoriale Me emrin zyrtar “Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare”, ky dokument u promovua nga qeveria si rruga e duhur për zhvillimin e potencialeve të jashtëzakonshme turistike pavarësisht viteve të humbura në dëm të kësaj zone
Dokumenti u miratua nga Këshilli Kombëtar i Territorit me vendimin nr 1, dt. 09.12.2017
Sipërfaqja e Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare sipas “Planit Kombëtar Sektorial të Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare” ishte 86,086.34 hektarë ndërsa nënzonat e Parkut ishin 4, dhe i referoheshin (copy-paste) zonimit të Planit të Menaxhimit të vitit 2015: Nr. Emërtimi i nën-zonave Sipërfaqja, Ha
Zona Qëndrore 19,356.36
Zona e
Mirëpo u desh të kalonin edhe më shumë se 4 vjet të tjera, deri në Janarin e vitit 2022, kur Qeveria i shpalli Alpet Shqiptare Park Kombëtar me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr 59, dt. 26.1.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore park kombëtar (kategoria II) të zonave të mbrojtura mjedisore”
Sipas kësaj VKM-je, emri i Parkut është Alpet e Shqipërisë dhe jo Alpet Shqiptare sikurse ishte në dokumentet e mëhershme (Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare si dhe Masterplani i Alpeve Shqiptare)
Sipërfaqja e Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, sipas kësaj VKM-jë është 82 844.65 hektarë nga 86,086.34 hektarë që ishte në dokumentet e mëhershme (Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare si dhe Masterplani i Alpeve Shqiptare)
Pra nga Parku Kombëtar janë hequr 3,241.69 hektarë Sikurse shihet në hartat e faqes 6, dy janë zonat me sipërfaqet më të mëdha të lëna jashtë Parkut
E para është në fshatin Kozhnje pranë Tamarës në Kelmend në anën perëndimore Që nga Qafa e Këstecit përmbi Osojë
Punuar sipas Planit të Menaxhimit të PK Alpet Shqiptare (2015) dhe Planit Kombëtar Sektorial të Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare (2017)
Punuar sipas Planit të Menaxhimit të PK Alpet Shqiptare (2015) dhe Planit Kombëtar Sektorial të Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare (2017)
Punuar sipas VKM nr. 59, dt. 26.1.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore park kombëtar (kategoria II) të zonave të mbrojtura mjedisore” (2022)
Punuar sipas VKM nr. 59, dt. 26.1.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore park kombëtar (kategoria II) të zonave të mbrojtura mjedisore” (2022)
secili shqiptar të ndjehej krenar me këtë pasuri të jashtëzakonshme që qëndron hijerëndë dhe e madhërishme në krye të hartës së atdheut. Kjo VKM do të duhej të njoftohej në çdo media lokale dhe kombëtare, në çdo institucion publik dhe organizatë të komunitetit, e sidomos në çdo Prefekturë Bashki, Njësi Administrative e fshat që bën pjesë në territorin e këtij parku, në mënyrë që njerëzit të informohen, sepse “Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë duhet të përfaqësojë pasqyrimin e rajonit, ku banorët, fermerët dhe biznesi jetojnë dhe punojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe me natyrën... Me këtë VKM në dorë Qeveria do të duhej të ishte në krye të festës së atyre pak mijëra malësorëve që përfaqësojnë diçka më shumë se 1% të popullsisë së vendit, por që shkrepat ku ata jetojnë prej shekujsh e deri në epokën tonë dixhitale janë habitati i mbi 43% së florës së Shqipërisë, me më shumë se 1600 lloje bimësh e po ashtu i rreth 6000 lloje kafshësh Në këtë festë nuk do të mund të mungonin disa prej elementeve më gjenuinë të kulturës kombëtare materiale dhe shpirtërore si Shtegtimi në Bjeshkë (transhumanca) Kullat në shkëmb, Kcimi i Tropojës, Xhubleta, Kanuni me kompleksitetin e tij, e po vdiq kush në festë - edhe Gjama e Burrave e pastaj Eposi i Kreshnikëve dhe Kanga majë krahut, sepse festa do të duhej të vazhdonte Por për arsyet që u thanë në këtë shkrim – kjo festë e munguar nga Qeveria - u bëftë nga komunitetet vendase

Nr. 29, Shtator 2022