VIJA | 32 | LINE

Page 1

Takime me komunitetet lokale në Kelmend

Parku i Alpeve - habitati i një fondi të pasur biodiversiteti

Cilët janë

habitatet e Parkut Kombëtar të

Alpeve dhe çfarë i kërcënon ato

Habitatet e Malësisë së

Madhe në Parkun

Kombëtar të

Alpeve

Në Shkollën

Verore të Alpeve u krijuan 4 koleksione me bimë mjekësore

Kinemaja e hapur kthehet në Lëpushë pas tri dekadash

Shifra të diskutueshme

vizitueshmërie në

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri

Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare për biodiversitetin

Malësorët nga Thethi e deri në Valbonë po përjetojnë zhvillimin që parqet kombëtare u ofrojnë komuniteteve lokale, të cilët historia i gjeti në Alpet Shqiptare. Një kontribut që edhe kelmendasit t’i materialzojnë këto mundësi që nuk vijnë vetëm përmes turizmit, ishte Shkolla Verore e Apeve Shqiptare për biodiversitetin, e organizuar nga GO2 dhe Instituti i Kërkimeve Rurale, që për herë të parë u mbajt Kelmend. Qëllimi i organizimit të kësaj Shkolle ishte rritja e njohurive dhe e vetëdijes për vlerat e veçanta që përfaqëson natyra e Alpeve e Shqipërisë, e sidomos flora dhe fauna e Kelmendit. Shkolla Verore ishte e hapur për ata të rinj të zonës – gjithnjë e më të pakët në numër – të cilët deshën t’i vënë njohuritë mbi biodiversitetin në funksion të bujtinave të tyre, për të siguruar më shumë të ardhura për ekonomitë familjare. Mirëpo ndoshta më shumë se kudo tjetër në Shqipëri, pasojat e presionit të parezistueshëm të emigrimit masiv ndjehen ndër malet tona, të cilat deri vonë ishin strehë e krenarisë dhe e mikpritjes – secila me nga një seri ritualesh befasuese. Tash, ndër Alpe me zor gjenden një grusht njerëzish të padehur nga ethet e turizmit jetëshkurtër, të cilët e duan jetën e malit si paraardhësit që i mbijetuan historisë duke u mbështetur vetëm te natyra. Prandaj organizimi i një shkolle verore për biodiversitetin në këto kushte ishte një sfidë e vërtetë, për më tëper në dhjetëditëshin e tretë të Korrikut, në kulmin e sezonit turistik, kur vendasit janë maksimalisht të angazhuar me rutinën e përditshme në bujtina.

Programi i larmishëm 6-ditor kushtuar biodiversitetit përfshinte leksione të hapura, ushtrime ndërvepruese, punë të pavarur në grupe, vizita studimore në terren, si dhe një seri aktivitetesh me karakter socio-kulturor. Pjesa më e madhe e programit u zhvillua në fshatin Lëpushë dhe territoret përreth tij, ndërsa aktivitetet e ditës së fundit u zhvendosën në luginën e Vermoshit.

Përtej leksioneve të dhëna për pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve të rinj nga Librazhdi, Tirana e Shkodra, por edhe nga komunitetet vendase, si Lëpusha, Vermoshi, Vukli, Nikçi, Selca e Tamara, emocione të forta zgjuan te të gjitha grupmoshat sidomos dy aktivitete të kësaj shkolle: udhëtimi në gjurmët e familjeve që verojnë në bjeshkë dhe nata kushtuar pranisë së Kelmendit në kinematografinë shqiptare. Me njohjen e hollësishme të terrenit të Alpeve dhe me thellësinë për profesionet përkatëse, ekspertët u mundësuan pjesëmarrësve një ekskursion të vërtetë në vlerat e shumëfishta natyrore dhe kulturore që përfaqëson Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Leksioni i parë u mbajt nga përfaqësuesi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura – AdZM Shkodër, inxhinieri i pyjeve Tonin Maçaj. Gjatë prezantimit të Parkut më të madh Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, u evidentuan vlerat e jashtëzakonshme me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare që mbart ky park – dhe sidomos fondi i pasur i biodiversitetit të florës dhe faunës, pasuar nga njerëzit dhe mënyra tradicionale e jetesës së trashëguar prej tyre.

Nisur nga sfidat që paraqet menaxhimi i këtij Parku prej gati 83 mijë hektarësh për AdZM Shkodër dhe AdZM Kukës, gjatë diskutimit që pasoi u theksua nevoja e krijimit të administratave të posaçme për menaxhimin e parqeve kombëtare, sipas praktikave të suksesshme botërore.

Meqenëse edicioni i parë i kësaj Shkolle Verore i kushtohej biodiversitetit, kjo tematikë mbizotëroi të gjitha leksionet e hapura, ushtrimet, punën në grupe, e sigurisht edhe vizitat në terren. Kështu, duke folur për Transhumancën - shtegtimin e barinjve dhe dhenve në bjeshkë nga pranvera e vonë ne vjeshtën e hershme, specialisti i agrikulturës Zef Gjeta, u ndal te njohuritë e veçanta që zotërojnë blegorët në lidhje me llojet e bimëve të kullotave malore dhe të zonave përreth vendbanimeve, jo vetëm për ushqimin e kafshëve, por edhe për nevojat e përditshme të banorëve të zonës.

Nr. 32, Shtator 2023 vijon në faqen 2
Një tufë bimësh rrushqyqe (Sedum acre), në brigjet shkëmborë të përrroit të Lëpushës, Kelmend, Alpet Shqiptare.

Duke pasur në fokus biodiversitetin e zonës së Kelmendit si pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, aktivitetet kryesore të Shkollës Verore u zhvilluan në terren, jo vetëm sepse leksionet trajtonin çështje praktike për elementë të peizazhit natyror dhe të ndërtuar që gjendet jashtë, në natyrë, por edhe sepse në këtë mënyrë sigurohet përfitim më i madh i dijeve nga ana e studentëve pjesëmarrës. Për këto arsye, edhe vizitat studimore për njohjen me disa prej llojeve më të zakonshme

të bimëve aromatike mjekësore të

zonës, u zhvilluan në fshatin Lëpushë

dhe rrethinat e tij, që nga shtrati i përroit të Lëpushës, përgjatë luginës e deri në bjeshkët më të afërta. Në mesin e verës, lloje të ndryshme

bimësh janë në faza të ndryshme

të jetës: bimët njëvjeçare në kulmin e lulëzimit shumëngjyrësh për të

siguruar pllenim dhe rrjedhimisht

riprodhim të species, ndërsa bimët

disavjeçare dhe disa pemë kanë nisur

të rritin frutat – të ngrënshme ose jo.

Të udhëhequr nga njohësi i

rrallë i florës së Alpeve Zef Gjeta, pjesëmarrësit u ndanë në grupe

me detyrën e përgatitjes së 4 herbariumeve me bimë, në dukje të zakonshme e ndoshta për këtë edhe të patrajtuara si duhet për vlerat dietike dhe mjekësore që kanë. Prania e një numri të madh bimësh të tilla e bëri njëkohësisht më të lehtë e po aq të vështirë punën e grupeve. Nga njëra anë u duhej të memorizonin emrat dhe përdorimet e pjesëve të veçanta të bimëve sipas shembujve të sjellë nga agronomi Gjeta, e nga ana tjetër ngjashmëria mes disa prej pjesëve të bimëve (psh: njëmijëfletëshi me karotën e egër), apo konfuzioni me emërtimet e disa të tjerave (psh: bishti i kalit, gjembgomari, thundërmushka etj.) mund ta shfokusonte vëmendjen e pjesëtarëve të grupeve. Megjithatë në përfundim të këtij ushtrimi që nxiti ndërveprimin, por edhe konkurrencën, të gjitha grupet arritën ta realizonin pak a shumë objektivin prej mbi 20 bimësh. Një pjesë të këtyre bimëve, të zgjedhura nga herbariumi më i plotë me 26 lloje, po sjellim në pjesën e mëposhtme të shkrimit, në formën e dosjeve me të dhëna.

Njëmijëfletëshi

Njëmijëfletëshi (Achillea milefolium) rritet deri në 1 metër. Gjethet janë të alternuara, 5-10 centimetra të gjata, me shumë fletë në secilën anë të brinjës dhe këto ndahen më tej në fletë më të vogla, duke u dhënë atyre një pamje delikate, si dantellë. Kokat e luleve mblidhen në grupe të mëdha, kompakte në majë të kërcellit, secila tufë përbëhet nga 1 ose më shumë koka lulesh. Koka e lules ka 20-25 lule me rreze të verdhë në të bardhë dhe lule disqe me ngjyrë të ngjashme.

Lulet dhe gjethet janë të ngrënshme. Me lulet dhe gjethet e thata përgatitet çaj aromatik. Vaji esencial i nxjerrë nga kokat e lulëzuara përdoret si aromatizues për pije të buta dhe alkoolike etj.

Karota e egër

Karota e egër (Daucus carota) dallohet nga një përzierje e gjetheve të trefishta, qimeve të imta në kërcellet e saj të gjelbra të forta dhe në gjethet. Rrënja e saj mban erë karote dhe herë pas here dallohet nga një lule e vetme e kuqe e errët, në qendër. Njihet edhe me emrin lulja e turpit. Ajo i jep mbështetje veshkave, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe qetëson të gjithë sistemin tretës, sidomos në rastet e diarresë dhe tretjes së ngadaltë. Farat përdoren për të stimuluar oreksin dhe zbusin ngërçet muskulare. Farat mund të zihen me ujë dhe të pihen, por jo gjatë shtatzanisë, sepse funksionojnë si kontraceptivët.

Ciani

Ciani (Echium vulgare) është një specie bimore e lulëzuar në familjen Boraginaceae. Është një bimë monokarpike që rritet deri në 30–80 cm lartë, me gjethe të vrazhda, leshore, të zhdrejta. Lulet fillojnë rozë dhe kthehen në blu të gjallë dhe janë 15-20 mm. Kjo mbimë gjendet në pjesën më të madhe të Europës, Azisë perëndimore dhe qendrore, ndërsa në Amerikën verilindore e jugperëndimore, në Zelandën e Re etj., gjendet në formë të kultivuar. Bima është toksike për kuajt dhe bagëtinë sepse mbledh alkaloide pirolizidine në mëlçi. Megjithatë ciani mund të përdoret për trajtimin e ftohjeve, por edhe për efektet diuretike – por gjithmonë në mbikqyrje nga njohësit e mjekësisë popullore.

Tamli i gjakut

Tamli i gjakut (Mycelis Muralis) është një bimë e hollë që rritet nga 25 deri në 150 cm lartësi. Shpesh ka skaje të purpurta dhe lëshon një lëng të bardhë si qumësht. Të gjitha fletët kanë nuancë të kuqërremtë. Kokrrat e luleve janë të verdha, të vogla me vetëm 4–5 petale të verdha. Lulëzon nga Qershori deri në Shtator.

Ajo nxjerr një lëng si qumësht kur shtypet, i cili mund të ketë një efekt të butë qetësues dhe mund të përdoret në mjekësi në një çaj ose tretësirë si qetësues. Përdoret për të ndihmuar me pagjumësinë. Gjethet e reja mund të përdoren të papërpunuara në sallata, të shtohen në supa dhe zierje, ose të gatuhen dhe hahen si spinaqi.

Në këtë frymë u organizua edhe një ditë e veçantë kushtuar përgatitjes së herbariumeve, një metodë klasike e dokumentimit të inventarit të florës, gjatë së cilës u identifikuan, mblodhën dhe pajisën dhe të dhëna rreth 26 bimë aromatike mjekësore. I konceptuar në formën e një ushtrimi ndërveprues përmes ndarjes së pjesëmarrësve në grupe, përgatitja e herbariumeve u mundësoi studentëve të kësaj shkolle njohjen me bimë të zakonshme të zonës, por pak të vlerësuara për vlerat e tyre mjekësore e kurative. Bimët u mblodhën në zonën përreth fshatit Lëpushë, ndërsa përvoja e pjesëmarrësve në Shkollën Verore u pasurua ndjeshëm gjatë vizitës në bjeshkët e Lëpushës. Shtegtimi në gjurmët e barinjve nëpër bjeshkët e Koprishtit të Poshtëm e Koprishtit të Sipërm, nga Qafa e Koprishtit në Maja e Kunorës, në Majën e Berizhdolit e deri në stanet e Berizhdolit, u shoqërua me emocione që nuk shlyhen lehtë nga kujtesa. Sepse jo vetëm pjesëmarrësit e shkollës verore nga Librazhdi, por edhe banorët e zonës mbetën të magjepsur nga mënyra se si barinjtë e fundit vazhdojnë ta ruajnë atë stil jetese që quhet Transhumanë e që Shqipëria shpreson t’ia bashkojë trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO. Këta janë bartësit e vërtetë të traditës së bashkëjetesës së njeriut me natyrën, si një marrëdhënie shembullore respekti të ndërsjelltë. Peizazhi kulturor, si vlerë e shtuar nga njerëzit përgjatë historisë në peizazhin e Alpeve Shqiptare, u trajtua përmes shembujve konkretë në Kelmend, gjatë leksionit të hapur nga arkitektja e peizazhit Eltjana Shkreli, e cila u fokusua te domosdoshmëria e ruajtjes së trashëgimisë ndërtimore të zonës. Për këtë qëllim, Shkreli iu referua punës së saj disavjeçare për hartimin e manualit “Trashëgimia Ndërtimore në Theth” dhe nevojës që edhe Kelmendi të keë një studim të tillë. Kjo nevojë u bë edhe më e kuptueshme nga pjesëmarrësit e Shkollës Verore sidomos gjatë vizitës studimore në fshatin Vermosh, ku trashëgimia ndërtimore është jo vetëm më e pasur se në fshatin Lëpushë, por edhe më e ruajtur.

Në mënyrë të vazhdueshme, mbyllja e çdo dite të Shkollës Verore u shoqërua me aktivitete argëtuese me karakter social dhe kulturor, me qëllim ballafaqimin dhe shkëmbimin e kulturave mes zonave nga vinin pjesëmarrësit e Shkollës Verore. Këto mbrëmje kulturore kulmuan me kinemanë e hapur në oborrin e shtëpisë mikpritëse të Shkollës, në muret e së cilës, për herë të parë u projektuan filma artistikë dhe dokumentarë, të pasuar nga biseda me të zotët e bujtinës.

Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare për biodiversitetin
vijon nga
1 Në Shkollën Verore
faqja
të Alpeve u krijuan 4 koleksione me bimë mjekësore
Një prej herbariumeve me 26 bimë mjekësore
aromatike.

i Alpevehabitati i një fondi të pasur

82844.65 hektarët e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” janë habitati i një fondi të pasur të biodiversitetit me rëndësi kombëtare. Habitati është shtëpia, vendi ku jeton çdo organizëm i gjallë, që nga njëqelizorët e deri te njeriu. Habitati përfshin gjithçka lidhet direkt ose indirekt me kushtet e mjedisit rrethues ku organizmi jeton. Në makroshkallë dhe në kontekstin e biodiversitetit të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, habitatet kryesore të identifikuara shtrihen në një reliev të larmishëm me disnivele që variojnë nga 289 m deri mbi 2500 m mbi nivelin e detit dhe janë: lumejtë dhe brigjet e tyre, pyjet ilirike të ahut dhe të dushkut, livadhet dhe kullotat alpine e subalpine, çakëllishtet gëlqerore, pyjet me disa lloje pishash, shpatet dhe sipërfaqet shkëmbore, zonat bujqësore dhe moçalishtet. Me qëllim mbrojtjen e këtyre habitateve natyrore, një pjesë e konsiderueshme është përfshirë në Rrjetin e Zonave të Veçantë për Mbrojtje në Europë –Emerald. Në këto habitate strehohen rreth 43% lloje të florës së Shqipërisë - e më tëj – 40% lloje të florës endemike, ndërkohë që mbeten ende të panjohura një pjesë e mirë e algave, likeneve, myshqeve, këpurdhave e popullatave të tjera të kateve më të ulëta të florës. Parku është shtëpia e rreth 51% lloje të faunës së vendit, pjesën më të madhe të së cilës, në Alpe, e përbëjnë gjitarët, shpendët dhe zvarranikët, pa konsideruar llojet ende të pastudiuara dhe të painventarizuara të insekteve, butakëve, këmbënyjorëve, baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë. E njëjta florë dhe faunë ka gjithashtu rëndësi ndërkombëtare, për shkak se lloje të veçanta të saj janë përfaqësuese të 5 llojeve të florës dhe 10 llojeve të faunës të konsideruara në rrezik nga IUCN.

Llojet treguese të habitateve të shëndetshme Llojet treguese të habitateve janë organizma, që nga bakteret, bimët e kafshët, që pasqyrojnë gjendjen e mjedisit përreth dhe të cilët janë të parët që ndikohen nga ndryshimet në këtë mjedis, siç mund të jenë rritja e temperaturave, ndotja, aktiviteti njerëzor apo çfarëdo degradimi tjetër i mjedisit. Përmes vëzhgimit të ndryshimeve në sjelljen, fiziologjinë ose numrin e një lloji tregues, shkencëtarët arrijnë të monitorojnë të gjithë mjedisin përreth. Studime të tilla për lloje treguese të shëndetit të habitateve dhe ekosistemeve të caktuara në rajone të ndryshme të botës janë kryer prej dekadash. Ato kanë dalë në përfundime interesante, si psh, për rolin e pesticideve të caktuara në hollimin e lëvozhgës së vezëve të zogjve, për rolin e disa brumbujve në zhdukjen e llojeve të caktuara të pemëve etj.

Në rastin e habitateve të ngjashme me Alpet

Shqiptare për nga pozicioni gjeografik, kushtet klimaterike etj, e me nivel urbanizimi të përafërt, këto studime të kryera në vende të tjera, megjithatë, sugjerojnë praninë e disa llojeve treguese për shëndetin e habitateve në Alpe. Duke u nisur edhe nga vëzhgimet e specialistëve shqiptarë të fushës dhe banorëve lokalë, sugjerohet se mund të ketë mjaft lloje treguese të shëndetit të

habitateve në PK “Alpet e Shqipërisë”, disa prej të cilave janë: fluturat, gjitarët e mëdhej, lakuriqët e natës etj. Kështu psh, disa trofta (salmonbide) dhe jovertebrorët e përrejve dhe lumejve malorë të Parkut janë lloje tregues jo vetëm të cilësisë së ujit, por në përgjithësi të ekosistemit ujor të shëndetshëm në Alpe. Për zonat në kufi të Alpeve, mund të përmendet rasti i dëmtimit të habitatit të pishave nga procesionaria (Thaumetopoea pityocampa), ndërsa më në jug-perëndim të Alpeve, lloji pushtues i ligatinave shqiptare: gaforrja blu (Callinectes sapidus). Në total, llojet pushtuese në faunën e vendit janë rreth 63, ndërsa llojet pushtuese të florës janë gati 200. Megjithatë, sikurse theksohet në Planin e Menaxhimit të Parkut: “Në Alpet e Shqipërisë, në përgjithësi, habitatet janë ruajtur mirë si rrjedhojë e nivelit të ulët të prodhimeve bujqësore e blegtorale, mungesës së investimeve në infrastrukturë, të ekzistencës së një numri të vogël të banorëve, qendrave të banimit dhe të bizneseve, por edhe si rrjedhojë e lëvizjeve të mëdha demografike.”

Të trajtuara në nivel kërcënimesh potenciale, speciet që popullojnë habitatet mund të jenë seriozisht të rrezikuara nga disa faktorë, ku aktiviteti njerëzor mbetet përcaktues.

Të tilla janë:

• Fragmentimi, modifikimi ose shkatërrimi i habitateve natyrore për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturore si rrugë, hidrocentrale, urbanizim etj., prerjes së pyjeve, gjuetisë së paligjshme, kullotjes pa kriter, zjarreve, përdorimit të kimikateve për bujqësi, shfrytëzimi pa masë i bimëve mjekësore aromatike etj.

• Rrëshqitjet e tokës dhe erozioni nga ujërat sipërfaqësorë, orteqet etj.

• Mungesa e planifikimit dhe menaxhimit të aktiviteteve të turizmit, që nga ndërtimi dhe deri te shërbimet, shtigjet etj.

• Mosmenaxhimi i mbetjeve të aktivitetit njerëzor të shtuar falë zhvillimit të sektorit të turizmit.

Kërcënimet ndaj habitateve Parku
biodiversiteti
Pemë ahu të prera mbi Qafën e Perdelecit, Kelmend, Korrik 2023. Rosalia Alpina, fotografuar në afërsi të Majës së Kunorës, 1880 m mbi nivelin e detit

Habitatet prioritare të PK “Alpet e Shqipërisë”

Sipas Planit të Menaxhimit, PK “Alpet e Shqipërisë” karakteriohet nga një ekosistem kompleks habitatesh që mundësojnë bashkëekzistencën e komuniteteve të ndryshme të florës dhe faunës. Në mesin e rreth 31 habitateve të evidentuara nga studiuesit në territorin e “Alpeve të Shqipërisë”, të paktën 5 prej tyre konsiderohen habitate prioritare, për ruajtjen e të cilave kërkohen masa të veçanta mbrojtjeje. Në nivel Parku Kombëtar, këta habitate janë evidentuar në Planin e Menaxhimit të Parkut, të hartuar në vitin 2015, disa prej të cilave shtrihen edhe në territorin e Kelmendit – pjesë e këtij Parku:

• Habitati 4070. Shkorreta me Pinus mugo dhe Rhododendron hirsutum (MugoRhododendretum hirsutum);

• Habitati 6230. Kullota me prani të lartë të Nardus stricta në substrate silicore të zonave malore;

• Habitati 7110. Moçalishte me ngritje aktive;

• Habitati 8240. Sipërfaqe shkëmbore të sheshta;

• Habitati 9180. Pyje të aleancës Tilio-Acerion të shpateve shkëmbore, çakëllishteve dhe luginave të thata.

Jo të gjitha këto habitate prioritare shtrihen në rajonin më perëndimor të Alpeve Perëndimore brenda territorit të Bashkisë Malësi e Madhe. Megjithatë në këtë rajon gjenden edhe habitate të tjera mjaft të rëndësishme. Një pjesë e tyre përfaqësohet nga parcela me sipërfaqe relativisht të vogël, të shpërndara edhe në zona të tjera të Alpeve, nga veriu në jug e nga perëndimi në lindje.

janë habitatet e Parkut Kombëtar të Alpeve

Habitatet e Malësisë së Madhe në Parkun Kombëtar të Alpeve

Ndërsa në nivel lokal, Bashkia Malësi e Madhe (Njësitë Administrative Kelmend dhe Shkrel) përfaqësohet në PK “Alpet e Shqipërisë”, me habitatet e mëposhtme: Habitati 3220. Lumenjtë alpinë dhe bimësia barishtore përgjatë brigjeve të tyre. Shtrati lumor i këtyre habitateve është i rëndësishëm për disa lloje troftash të ujërave të ëmbël (Salvelinus fontinalis, Salmo montenegrinus, Salmo marmoratus, Salmo obtusirostris, Salmo trutta fario), krimbat e rrumbullakët (Aporrectodea smaragdina, Dendrodrilus rubidus rubidus dhe Lumbricus rubellus), gjarpërinjtë (Elaphe longissima), salamandrën (Salamandra salamandra), tritonët (Triturus alpestris, T. vulgaris), bretkocat (Bufo viridis, Bombina variagata, Pelophylax kurtmuelleri), një numër insektesh, si Leuctra mortoni feheri, Nemoura asceta, Nemoura vinconi, Nemoura anas dhe mjaft lloje fluturash.

Habitati 4060. Shqopishte alpine dhe të borealit, është më i rëndësishëm nga pikëpamja fitogjeografike, floristike dhe faunistika, i dhe bimët aomatike mjekësore, si Boronica (Vaccinium myrtillus) dhe Rrush ariu (Arctostaphylos uva-ursi), Sanza (Gentiana lutea) (species e Direktivës së Habitateve, 92/43/ EEC) dhe Gentiana punctate (specie e listës së kuqe me status ruajtjeje LC).

Ndërsa Dryas octopetala dhe Iberis sempervirens, janë specie relikte me interes ndërkombëtar ruajtje. Gjithashtu, Vaccinium myrtillus, Gentiana lutea dhe Arctostaphylos uva-ursi janë specie të përfshira në listën e kuqe shqiptare, me stausin mbrojtës VU A2b, EN A1b dhe LR cd.

Habitati 4070. Shkorreta me Pinus mugo dhe Rhododendron hirsutum (Mugo-Rhododendretum hirsutum), pavarësisht prezencës së saj në Alpet Shqiptare, ky habitat nuk formon pyje reale. Pisha e maleve (Pinus mugo) është listuar në listën e kuqe të vendit si e rrezikuar (VU A2c). Ky habitat është i rëndësishëm, gjithashtu sepse në të rriten edhe Geum bulgaricum, një specie e mbrojtur nga Konventa e Bernës.

Habitati 5130. Formacione me Juniperus communis në shqopishte apo kullota të rajoneve me natyrë gëlqerore, i dominuar nga dëllinja është një mjedis i mbrojtur nga erozioni si dhe strehë e rëndësishme për shpendët, krahëfortët dhe insektet. Dy specie të rëndësishme si Leontopodium alpinum dhe Sesleria wettsteinii janë pjesë e listës së kuqe të IUCN-së (LC and DD) dhe listës së kuqe kombëtare me statusin CR B2a dhe EN A1c. Kurse specia e Epilobium anagillidifolium është specie relikte e terciarit me rëndësi ndërkombëtare ruajtjeje. Habitati 6170. Kullotat alpine dhe subalpine në vende shkëmbore gëlqerore, është shtëpia e disa llojeve të mbrojtura nga shteti shqiptar si Achillea grandifolia CR B3c, Achillea frasii CR B3c, Aconitum lamarckii CR B1, Aquilegia amaliaedheAquilegia dinarica, të dyja CR A1b, Crepis albanica VU A2b,

Crepis bertiscea VU A2b, Edraianthus serpyllifolius LR cd, Fritillaria messanensis CR A1b, Gentiana dinarica DD, Gentiana lutea EN A1b, Gentianella albanica, endemike, Lilium albanicum EN A1b, Petasites doerfleri EN A1b, Saxifraga scardica VU A1b, Valeriana saxatilis EN A1b ose Geum bulgaricum i mbrojtur nga konventa e Bernës. Habitati është shtëpi edhe e disa llojeve salepore të përfshira në habitatin 6210 - Barishtore gjysëm natyrale të mjediseve të thata gëlqerore të klasës Festuco Brometalia. Ai është i rëndësishëm edhe për specie të hardhucave, koleopterëve, merimagave, fluturave dhe gjitarëve.

Habitati 6230. Kullota me prani të lartë të Nardus stricta në substrate silicore të zonave malore, mbrojtja e këtij habitati është e rëndësishme sepse në të ndodhet specia endemike e Ligusticum albanicum CR1b në listën e kuqe të florës shqiptare. Habitati 6520. Livadhe malore të lartësive, është i rëndësishëm për disa lloj speciesh me rëndësi europiane si Galanthus nivalis, Campanula scheuchzeri, Gentiana lutea dhe Anacamptis pyramidalis.

Habitati 8210. Shpate shkëmbore gëlqerore me vegjetacion hasmofitik, janë strehë e llojeve të mbrojtura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si Athamantha turbith EN A1b, Campanula albanica EN A1b, Carduus micropterus EN A1b, Centaurea haynaldii CR A1b, Geranium dalmaticum LR nt, Omalotheca pichleri EN A1c, Saxifraga scardica VU A1b, Stachys beckeana VU A1b, Lilium albanicum EN A1b, Phyteuma pseudorbicularis LR nt, Plantago reniformis LR nt, Lunaria telekiana CR B2c, Pulsatilla halleri CR B2a, Wulfenia carinthiaca, VU A1b, Wulfenia baldaccii VU A2c, specie e mbrojtura nga Konventa e Bernës dhe Direktiva e Habitateve, si Galanthus nivalis, Gentiana lutea, Geum bulgaricum, Ramonda serbica, Campanula scheuchzeri ose specieve relikte të terciarit si Heliosperma macrantha, Wulfenia baldaccii, Amphoricarpus autariatus, Epilobium anagallidifolium, Iberis sempervirens ose Veronica aphylla. Në këto mjedise mund të gjenden edhe llojet e rrezikuara të fluturave nga fauna jonë si Erebia medusa, Maculinea arion, Parnassius apollo (Van Swaay& Warren, 1999), të merimangave endemike Xysticus brevidentatus, Troglohyphantes pretneri, Kolepoterit Speluncarius minutulus; molusqeve tokësorë endemike shqiptare Agardhiella zoltanorum, Candidula castriota, Herilla illyrica oribates, Agathylla neutra, Cochlostoma gracile, Helicigona albanica, Paraegopis skipetaricus dhe Virpazaria dhorai etj.

Habitati 8310. Shpella jo të hapura për publikun, janë të rëndësishme për ruajtjen e faunës së tyre, sidomos molusqeve, lakuriqëve dhe krahëfortëve.

Habitati 91K0. Pyje Ilirike Fagus sylvatica (Aremonio-Fagion), mbulojnë rreth 80% të sipërfaqes pyjore të Partkut të Alpeve. Mbulesa me ah në këtë habitat luan një rol të rëndësishëm antierozion, si dhe është një ndër strehët më të rëndësishme për shumë specie të faunës dhe florës. vijon në faqen 5

Në kontekstin e ri të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, komunitetet lokale janë një faktor i pazëvendësueshëm dhe pikëtakim përcaktues për mbarëvajtjen e çfarëdo nisme që cilido entitet ndërmerr në zonë. Si të tillë, kelmendasit dëshmohen mikpritës të projekteve, që në thelb arrijnë gërshetimin të rejave të fundit me përvojën e trashëguar ndër breza. Biodiversiteti, ruajtja e natyrës, peizazhi, trashëgimia etj. janë disiplina shkencore që kanë mbërritur qindra vite pas banorëve vendas, ndërkohë që bashkëjetesa e tyre me natyrën është modeli që shkenca përpiqet të kultivojë. Në këtë frymë u zhvilluan edhe takimet e organizatës GO2 dhe ekspertit të natyrës Hartmut Muller me banorë në Lëpushë dhe Vermosh, në fillim të muajit Qershor 2023. Takimet e zhvilluara në kuadër të përgatitjeve për Shkollën Verore të Alpeve Shqiptare u përqendruan në temat e biodiversitetit, të marrëdhënies së njeriut me natyrën në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga gama e aktiviteteve që mundëson zhvillimi i qëndrueshëm. Interesi i banorëve të zonës për Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” ishte i fokusuar kryesisht në të drejtat dhe detyrimet që u lindin atyre nga ky realitet i ri, por edhe në përgjegjësitë që institucionet lokale dhe kombëtare të menaxhimit të Parkut dhe të Njësive Administrative përkatëse kanë ndaj Parkut dhe vetë komuniteteve. Një vëmendje gjithashtu të posaçme në këto takime mori edhe përpjekja për t’i ndërgjegjësuar banorët e zonës për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, duke i bërë ballë prirjeve të sotme uniformizuese globale, të cilat rrezikojnë zhdukjen e autenticitetit të destinacioneve.

Kelmend
Takime me komunitetet lokale në
Në Vermosh
Cilët

vijon nga faqja 4

Midis specieve që rriten në pyjet e ahut përmenden: Acer heldreichii, Acer hyrcanum, Betula pendula, Taxus baccata, Helleborus multifidus, Melampyrum doerfleri, Melampyrum heracleoticum, Teucrium arduini dhe Orobanche krylowii. Në pyjet me ah të Seferçës mendohet se strehohet edhe rrëqebulli.

Habitati 91L0. Pyje Ilirikë me dushk dhe shkozë (Erythronio-Carpinion) dhe 91M0 Pyje gjetherënës Ballkano-Panonikë me dushqe, pavarësisht sipërfaqes së vogël, janë me interes sepse ka disa lloje drunore të rralla si Acer helderichii, A. monspessulanum, Cotinus coggygria, Tilia spp., ose llojet barishtore të rrezikuara si Crepis baldaccii subsp. albanica dhe Centaurea alba subsp. ipecensis.

Habitati 9180. Pyje të aleancës Tilio-Acerion të shpateve shkëmbore, çakëllishteve dhe luginave të thata, është i përfshirë në habitatet prioritare të Rezolutës 4 për speciet e tij drunore të Acer heldreichii, Acer pseudoplatanus, Taxus baccata, Ulmus glabra, Tilia cordata dhe faunën invertebrore dhe vertebrore të tij. Në faqet shkëmbore të habitatit dhe në celtirat midis pyllit gjenden speciet e rralla dhe të rrezikuara si Crepis baldaccii subsp. albanica dhe Ramonda serbica, specie e Direktivës së Habitateve dhe e Konventës së Bernës. Disa ngastra të vogla të këtij habitati ndodhen në Livadhin e Harushës, Seferçë, Vermosh dhe përgjatë luginës KozhnjeSelcë.

Habitati 9410. Pyje acidikë me hormoq të maleve të larta deri në nivelin alpin (Vaccinio-Piceetea), janë të një rëndësie të veçantë nga pikpamja fitogjeografike sepse përbëjnë kufirin jugor të përhapjes së hormoqit, ndërsa bredhi i bardhë ishte pjesë e Listës së Kuqe të Ministrisë së Mjedisit më 2013.

Habitati 95A0. Pyje pishash të larta të zonave malore të Mesdheut, pyjet frigoriferike me pishë endemike ballkanike të rrobullit dhe pishën reliktë të Arnenit, janë me inetres fitogjeografik, sepse janë specie relikte të periudhës së terciarit, si dhe specie shumë të mira antierozive. Habitati është i rëndësishëm edhe për speciet hazmofite të faqeve shkëmbore si H. tommassini, H. macrantha, Sesleria robusta subsp. scanderbeggii, Valeriana bertiscea, Vaccinium arctostaphylos, dhe Geum bulgaricum specie e mbrojtur nga Konventa e Bernës, ose heroetofauna (Salamadra atra), fluturat dhe gjitarët (Rupicapra rupicapra, Capreolus capreolus).

Lëpushë pas tri dekadash

Kinemaja e hapur kthehet në

Kanë kaluar ndoshta më shumë se tre dekada, që kur autokinemajamakina e degës së shpërndarjes së filmit në kuadër të kinemasë së çdo rrethi, mund të ketë projektuar për herë të fundit ndonjë kinokronikë apo film artistik në Alpet Shqiptare. Përgjithësisht filmat projektoheshin në ekrane të mëdha bezeje, por në disa fshatra ku kishte vatra kulture, shfaqja organizohej brenda sallave. Këtë ndjesi të kinemasë së përbashkët e risolli edhe një herë në Alpet Shqiptare Shkolla Verore për biodiversitetin, në kuadër të mbrëmjeve kulturore. I përzgjedhur për organzimin e kësaj Shkolle, Kelmendi është një Njësi Administrative që shtrihet në një territor mjaft të shpërndarë, me thyerje karakteristike të terrenit që variojnë nga disa qindra metra në Tamarë dhe ngrihen deri në mbi 2 mijë metra në majat e disa prej maleve më të larta në Shqipëri. Vermoshi ku u organizua një pjesë e aktiviteteve të Shkollës Verore varion nga 10001500 metra mbi nivelin e detit, kurse Lëpusha, ku ishte kampi bazë shtrihet në rreth 1200 metra mbi nivelin e detit. Bashkë me Selcën, Kozhnjen etj, këto fshatra të Kelmendit kanë qenë relativisht të pranishëm në materiale të ndryshme filmike të xhiruara gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Madje Lëpusha dhe Qafë Perdeleci kanë qenë shesh-xhirimet e disa prej filmave artistikë të prodhuar në vitet ’70-’80 nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”. Materiale të tilla janë hulumtuar, mbledhur dhe përpunuar për t’u paraqitur si një projekt i antropologjisë audivizuale nga Organizata GO2 në kuadër të Shkollës Verore të Alpeve Shqiptare. I rikonceptuar dhe renditur kronologjikisht, palimpsesti audiovizual me titull “Kelmendi në kinematografinë shqiptare” u projektua në fasadën e një kulle tradicionale në Lëpushë, mbrëmjen e 24 Korrikut 2023, në prani të pjesëmarrësve të Shkollës Verore, dhe vizitorëve vendas e të huaj dhe sigurisht, edhe të të zotëve të shtëpisë. Të pranishmit patën mundësinë të shohin të dokumentuar evoluimin e disa prej fshatrave të Kelmendit që prej vitit 1959 e në vazhdim, si peizazhin natyror dhe të ndërtuar me pyjet, kullotat e lëndinat, shtëpitë karakteristike, tarracat dhe rrethimet me mure të thatë dhe gardhe me mjete rrethanore, kulturat bujqësore dhe larminë e blegtorisë – në përgjithësi mënyrën e jetesës përfshi zëvendësimin e veshjeve tradicionale me veshje bashkëkohore, si dhe zbehjen e ngadaltë të ritualeve të trashëguara ndër breza. Natyrshëm

të rinjtë e audiencës e patën të vështirë të orientoheshin në disa prej kuadrove filmike që paraqisnin zonën, fshatin e ndonjëherë edhe shtëpinë e paraardhësve të tyre, ndërsa te brezi i vjetër u ndezën kujtime dhe diskutime për transformimet përgjatë të cilëve ata jetuan jetën e tyre. Për t’u dhënë më shumë hapësirë kësaj atmosfere, në përfundim të materialit filmik prej rreth 25 minutash, u zhvillua një bisedë me të zotin e shtëpisë mikpritëse, Tom Dragu, gjatë së cilës ai ndau me të pranishmit disa prej kujtimeve. Ai u ndal sidomos te trashëgueshmëria e marrëdhënies së sinqertë me natyrën, prej së cilës varej mbijetesa e njeriut në Kelmend, si kudo në Alpe. Sipas tij, ajo i ka dhënë formë jetës së përditshme në male, por dinamika e zhvillimeve të shekullit të ri e ka transformuar edhe këtë marrëdhënie.

Dy ditë më pas, më 26 Korrik 2023, një tjetër film u shfaq në Lëpushë, por këtë herë, për shkak të motit, projektimi u bë në mjediset e brendshme. Filmi dokumentonte udhëtimin e disa prej pjesëmarrësve të Shkollës Verore në gjurmët e shtegtimit të dhenve – transhumancën. Si një prej aktiviteteve të Shkollës Verore në terren, shtegtimi në gjurmët e barijve që verojnë në bjeshkë me gjënë e gjallë, nisi në orët e para të mëngjesit dhe u mbyll pasdreke vonë, duke kaluar përmes 7 staneve në Bjeshkët e Koprishtit të Poshtëm dhe të Sipërm, e më pas në Majën e Kunorës drejt Mjës dhe Bjeshkëve të Berizhdolit. Rrugëtimi prej rreth 14 km me ulje-ngjitje nga kuota e rreth 1350 metrave të Qafës së Perdelecit e deri në 1979 metra në Majën e Berizhdolit u dokumentua dhe u realizua në formën e një dokumentari, që të pranishmit në mbrëmje e përjetuan me ndjenën e befasisë së këndëshme. Pjesëmarrësit në udhëtim – disa për herë të parë në ngjitje të tilla malore përjetuan sërish udhëtimin, ndërsa spektatorë të tjerë nga audienca, kryesisht të brezit të tretë, patën mundësi të shihnin vende në të cilat janë rritur, por që për shkak të moshës nuk i frekuentojnë më. Sepse mënyra e jetesës në male po ndryshon aq shpejt, sa vetëm brenda tre dekadash, numri i staneve në disa nga bjeshkët e mësipërme ka rënë nga 100 në vetëm 7-8. Sepse gjithnjë e më pak familje jetojnë në male dhe sepse turizmi është bërë tashmë angazhmi i tyre më i leverdisshëm. Në këtë mënyrë, malet rrezikojnë të humbasin një traditë që deri këtu i mbijetoi historisë.

Cilët janë habitatet e Parkut Kombëtar të Alpeve
Kinema e hapur në fasadën e kullës së Tom Dragut, Lëpushë, Korrik 2023 Hapja e Shkollës Verore, 23 Korrik 2023.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri

Me një rritje të vlerësuar nga Organizata Botërore e Turizmit në masën 59% dhe nga Google në masën 50%, Shqipëria u rendit e treta në botë për ecurinë e turizmit për periudhën JanarQershor 2023. Sipas Qeverisë, vendi gjithashtu prin në Europë për rritjen e numrit të fluturimeve nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar. Forca më e madhe tërheqëse e kësaj rritjeje vazhdon të konsiderohet turzmi masiv i detit dhe rërës, ndërsa rritja e turizmit aktiv të malit dhe atij kulturor është e ndjeshme. Madje, sipas raportimeve në disa media televizive, rritja e turizmit këtë vit mund të vazhdojë edhe në 4-mujorin e fundit, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, por edhe në Alpe dhe në disa qytete me ofertë të pasur kulturore. Përtej problemit të diskutuar prej kohësh të raportimit fiktiv të shifrave të turizmit shqiptar nga ana e autoriteteve përkatëse, situata vazhdon të jetë e njëjtë, për shkak të informalitetit të madh të sektorit të turizmit, në shërbimet e akomodimit, të ushqimit, të transportit, si dhe shërbimeve të tjera mbështetëse. Përtej propagandës së subvencionuar shtetërore për luftimin e këtij fenomeni, realiteti me të cilin u përballën vizitorët që nga mungesa e biletës së transportit e deri te çmimet e larta të shezlloneve – gjithashtu informale – duhet të përbëjë arsye më shumë që institucionet përkatëse, qendrore dhe lokale, të rrisin vullnetin në zbatimin e ligjit për të synuar formalizimin e këtij sektori, jo vetëm në muzetë publikë, por edhe në bizneset private. Ndërkohë, në media janë raportuar të dhëna që u referohen burimeve qeveritare, sipas të cilave, Ministria e Turizmit ka mbajtur statistika të frekuentimit të disa Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, sipas kategorive përkatëse: Monumente Natyre (Kategoria III e IUCN), Parqe Kombëtare (Kategoria II e IUCN), Rezervate Natyrore (Kategoria IV e IUCN) dhe Peizazh i Mbrojtur (Kategoria V e IUCN). Nga Kategoria Monumente Natyre, Ministria ka zgjedhur të masë fluksin e vizitorëve, ose të publikojë të dhëna për 26 nga rreth 750 Monumente Natyre që janë gjithsej në Shqipëri. Ky është një konfirmim i pavullnetshëm zyrtar i mungesës së matjes së numrit të vizitorëve realë në vend, e posaçërisht në kategorinë e atraksioneve të mësipërme. Sipas matjeve, rezulton

se Shpella e Shna Ndout dhe Banjat e Bënjës janë dy Monumentet e Natyrës më të vizituara në Shqipëri, të pasuara nga Rana e Hedhun. Në total, 25 nga 26 Monumentet e Natyrës të monitoruara janë frekuentuar nga 44.70 vizitorë, në një raport 2:1 mes vendasve dhe të huajve.

E njëjta situatë paraqitet edhe me Parqet Kombëtare, në shumicën e të cilëve është praktikisht e pamundur matja e fluksit të vizitorëve, për shkak të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të pamjaftueshme. Megjithatë, sipas raportimeve, Divjakë-Karavastaja, Alpet e Shqipërisë dhe Butrinti janë tre Parqet Kombëtare më të vizituaa në këtë periudhë, me 179.624 vizitorë, në raport 3:3 në favor të vendasve. Mirëpo do të ishte me interes për publikun për të mësuar se më ç’metodë dhe ç’mjete është matur fluksi i vizitorëve në një Park Kombëtar aq të shtrirë, sa Alpet e Shqipërisë, për më tepër që raportimet e kanë konsideruar shifrën prej 31% të vizitorëve në “Alpet e Shqipërisë”, vetëm për pjesën e Shkodrës, pa specifikuar nëse bëhet fjalë për pjesën e Bashkisë Shkodër që përfshin kryesisht Thethin dhe një pjesë të Dukagjinit, apo për pjesën e Qarkut Shkodër që përfshin gjithashtu një territor të gjerë të Kelmendit në Bashkinë Malësi e Madhe. Nëse në Parkun e Divjakës dhe atë të Butrintit funksionojnë deri në një farë mase portat hyrëse, për situatën aktuale në Parkun e Alpeve, kjo është e pamendueshme. Sipas të njëjtave raportime në media, po e njëjtë paraqitet situata edhe me Rezervatet Natyrore, ku janë evidentuar dy prej tyre: Liqeni i Shkodrës dhe Syri i Kaltër. Infrastruktura dhe menaxhimi i të dytit e mundëson matjen e fluksit të vizitorëve, por kjo gjë nuk mund të thuhet për Liqenin e Shkodrës, për arsye të shtrirjes së gjerë prej afro 57 km vijë liqenore e ndarë mes Bashkive Malësi e Madhe dhe Shkodër.

Me të tilla shifra me besueshmëri të dyshimtë, të pashoqëruara me metodologjinë përkatëse paraqiten raportimet edhe për 7 Peizazhe të Mbrojtura të shërbyera nga Ministria e Mjedisit, ku vendin e parë, sipas raportimeve, e mban Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, i pasuar nga Peizazhi i Mbrojtur Liqeni i Pogradecit, të dy monumente të Kategorisë V të IUCN.

32, Shtator 2023

Shifra të diskutueshme vizitueshmërie
Nr.
të Shkollës
të Alpeve -
të Transhumancës
përfundim të një prej ndalesave
Verore
turit
në stanet e Koprishtit

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.