Raporti i auditimit energjetik në banesë - Pogradec

Page 1

y in Action A lban i a LEVIZ Financuar nga LevizAlbania Një projekt Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC RAPORTI I A U D ITI M IT EN E R G J E TI K NË B AN ES Ë VL E RËS IMI I N D I K I M I T N Ë M J ED I S D HE NË E KONO M I NGA TE R M OI ZO L I M I I B ANE S AVE N Ë POG R A DE C

Përgatitja e raportit:

PhD. Etleva Dobjani Arkitekte dhe audituese energjetike

Prof. asc. dr. Klodian Muço Ekspert i financave

Redaktimi dhe përgatitja për publikim:

Publikuar nga:

MSc. Kristi Bashmili Ekspert mjedisi Ola Mitre Drejtore ekzekutive, All Green Centre

All Green Centre Arti në Duart e Gruas

© 2022 All Green Centre, Arti në Duart e Gruas. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky botim u realizua nga All Green Centre dhe Arti në Duart e Gruas, në kuadër të projektit “Dua ajrin tim – Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra”, me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të u përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit.

2
Local Democracy in Action A lban i a LEVIZ
Financuar nga LevizAlbania Një projekt Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

RAPORTI I AUDITIMIT ENERGJET I K NË BANESË

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS DHE NË EKONOMI

NGA TERMOIZOLIMI I BANESAVE NË POGRADEC Pogradec,

3
tetor 2022

TABELA E PËRMBAJTJES

4 1. HYRJE ...................................................................... 8 2. KAPITULLI I: Kuadri ligjor ..................................................................................................................... 12 2.1 Zhvillimi i kuadrit ligjor për eficiencën e energjisë në ndërtesa ........................................................ 13 2.2 Kuadri ligjor mjedisor dhe detyrimet për bashkitë ............................................................................. 14 3. KAPITULLI II: AUDITIMI ENERGJETIK NË BANESË .............................................................................. 16 3.1 Të dhënat dhe pajisjet e përdorura për realizimin e auditimit të energjisë ...................................... 17 3.2 Përshkrimi i godinës ........................................................................................................................... 18 3.3 Përshkrimi gjeometrik i apartamentit ................................................................................................ 19 3.4 Koncepti i projektit dhe materialet e përdorura në fasadë ................................................................ 19 3.5 Përshkrimi i funksioneve .................................................................................................................... 20 3.5.1 Planimetria e katit tip të banimit ..................................................................................................... 20 3.5.2 Zarfi i ndërtesës (elementët arkitektonikë të mbështjellëses) ....................................................... 21 3. 6 Sistemet e ngrohjes, ftohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe ujit të ngrohtë sanitar në ndërtesë ........... 21 3.6.1 Gjenerimi i nxehtësisë ...................................................................................................................... 21 3.6.2 Sistemi i ventilimit dhe i kondicionimit të ajrit ............................................................................... 22 3.6.3 Sistemi i përgatitjes së ujit të ngrohtë sanitar (UNS) .................................................................... 22 3.7 Sisteme të tjera elektrike në ndërtesë - Ndriçimi i brendshëm ........................................................ 22 3.8 Shpenzimet sipas faturave të energjisë elektrike ............................................................................. 23 3.9 Masat e propozuara për rritjen e eficiencës së energjisë dhe ndikimi në kursim ............................ 26 3.9.1 Termoizolimi i mureve të jashtme ................................................................................................... 26 3.9.2 Termoizolimi i mureve të brendshme .............................................................................................. 28 3.9.3 Ndërhyrjet në ndriçimin LED ............................................................................................................ 28 3.9.4 Kursimi i energjisë nga aplikimi i masave të eficiencës së energjisë, në banesën e marrë në studim ................................................................................................................. 28 3.9.5 Koha e kthimit të investimit ............................................................................................................. 29
5
VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS NGA TERMOIZOLIMI I BANESAVE NË POGRADEC ............................................................................................... 32 4.1 Cilësia e ajrit në qytetin e Pogradecit ......................................................................... 33 4.2 Ndotja nga sektori rezidencial dhe ngrohja me dru zjarri .......................................... 34 4.3 Ndikimi në komponentët mjedisorë, nga djegia e druve të zjarrit për ngrohje dhe për gatim ..................................................................................................................... 34 4.3.1 Ndikimi në ajër .......................................................................................................... 34 4.3.2 Ndikimi në natyrë dhe në pyje .................................................................................. 35 4.3.3 Shiu acid .................................................................................................................... 35 4.3.4 Ndryshimi i klimës ..................................................................................................... 35 4.4 Ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut .......................................................... 36 4.5 Përparësitë mjedisore dhe shëndetësore nga termoizolimi i banesës ...................... 37
4.
KAPITULLI III:
IV: KAPACITETET FINANCIARE TË BASHKISË SË POGRADECIT PËR KRIJIMIN E “FONDIT TË KOMUNITETIT” .......................................................................... 39 5.1 Karakteristikat ekonomike të Bashkisë së Pogradecit ............................................... 40 5.2 Karakteristikat e banesave ekzistuese dhe detyrimet ligjore .................................... 40 5.3 Hapësirat ekonomike të Bashkisë së Pogradecit për krijimin e “Fondit të Komunitetit”, si mbështetje financiare për termoizolimin e apartamenteve të amortizuara ................. 41 6. KONKLUZIONE ............................................................................................................... 44 7. REKOMANDIME ............................................................................................................. 46 7.1 Rekomandime për institucionet .................................................................................. 46 7.2 Rekomandime për qytetarët ........................................................................................ 47 7.3 Rekomandime nga qytetarët ....................................................................................... 47 8. BIBLIOGRAFIA ............................................................................................................... 48
5. KAPITULLI

LISTA E FIGURAVE

6 Figura 1. Fasada ballore e godinës të marrë në studim ..................................................................................... 20 Figura 2. Fasada anësore e godinës të marrë në studim .................................................................................. 20 Figura 3. Planimetria e apartamentit të marrë në studim ..................................................................................20 Figura 4. Grafiku i shpenzimeve nga faturat e energjisë ................................................................................... 24 Figura 5. Ditët me diell dhe temperatura vjetore në qytetin e Pogradecit (RETScreen.software) ................... 25 Figura 6. Temperaturat në qytetin e Pogradecit gjatë muajve të vitit dhe reshjet e shiut (RETScreen.software) ............ 25 Figura 7. Diagrami i klasifikimit të energjisë bazuar në Certifikatën e Performancës së Energjisë, në sistemin http://eecert.eficenca.gov.al/ ............................................................................................................................. 26 Figura 8. Muri i jashtëm me tullë me vrima 20 cm, me suvatim të brendshëm 1,5 cm, pa termoizolim dhe pa suvatim të jashtëm .............................................................................................................................................. 26 Figura 8.1 Muri i jashtëm me termoizolim të jashtëm 8 cm, sistem kapotë ..................................................... 26 Figura 9. Sistem termoizolimi kapotë nga katalogu KNAUF .............................................................................. 27 Figura 10. Shpenzimet sipas zërave të buxhetit të Bashkisë së Pogradecit ..................................................... 42

LISTA E TABELAVE

7 Tabela 1. Detyrimet ligjore për bashkitë në mbrojtje të cilësisë së ajrit dhe pyjeve ...................... 15 Tabela 2. Gjeometria e ndërtesës .................................................................................................... 18 Tabela 3. Zonat e apartamentit ........................................................................................................ 19 Tabela 4. Koha e parashikuar, gjatë së cilës objekti do të jetë në përdorim të vazhdueshëm .............. 19 Tabela 5. Përmbledhje e karakteristikave të elementeve të mbështjellëses së ndërtesës ............ 21 Tabela 6. Kostot që merren parasysh për ngrohjen me dru ............................................................ 22 Tabela 7. Ndriçimi në Lux në çdo dhomë sipas matjeve në terren ................................................. 23 Tabela 8. Konsumi i energjisë elektrike për periudhën shtator 2021 – janar 2022 ...................... 23 Tabela 9. Detajimi i shpenzimeve të energjisë elektrike sipas elementeve kryesorë ................... 24 Tabela 10. Ndriçimi në Lux sipas funksionit ................................................................................... 28 Tabela 11. Kosto e shpenzimeve të energjisë elektrike, nëse kryhet termoizolimi dhe ndriçimi LED .......... 29 Tabela 12. Kostot e termoizolimit .................................................................................................... 30 Tabela 13. Koha e kthimit të investimit nga kursimi i energjisë .................................................... 30 Tabela 14. Ndërtesat për qëllime banimi sipas karakteristikave të ndërtesës dhe periudhës së ndërtimit .......................................................................................................................................... 41 Tabela 15. Treguesit fiskalë të konsoliduar të Bashkisë së Pogradecit ......................................... 42
8 HYRJE 1

Kërkesa në rritje për energji, tkurrja gjithnjë e më tepër e burimeve energjetike dhe presioni negativ mbi mjedisin, kanë vënë në pikëpyetje zhvillimin normal të ekonomive globale dhe të ekzistencës tonë në të ardhmen. Ndaj, shkencëtarët, politikëbërësit, kompanitë e mëdha e deri te familjet kanë kthyer vëmendjen nga eficienca e energjisë dhe gjetja e burimeve të sigurta e të pashtershme të energjisë.

Sektori i ndërtimit, ku përfshihen edhe ndërtesat e banimit, mbetet një prej kontribuesve kryesorë të dëmtimit të mjedisit dhe varfërimit të burimeve natyrore në shkallë globale. Për vitin 2019, sektori i ndërtimit përbën përdorimin më të lartë të energjisë me mbi 36%, si dhe është përgjegjës për emetimet e rreth 40% të CO2 dhe sasi të konsiderueshme të gazeve të tjerë me efekt serë1. Me vëmendjen gjithnjë e më të madhe që po merr çështja e ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, ky sektor është nën presion për të reduktuar ndikimin mjedisor përballë një kërkese për energji në rritje të vazhdueshme.

Pas viteve 2000, shumë vende të Evropës kanë aktivizuar një sërë politikash me vëmendje të veçantë ndaj mjedisit dhe kursimit të energjisë, duke kryer kështu programe të shumta ristrukturimi, rijetësimi dhe rinovimi. Të gjitha këto për të rritur cilësinë e ambienteve të brendshme të banesave dhe të hapësirave ndërmjet tyre. Ndërhyrjet janë fokusuar në mbështjellësen e jashtme të ndërtesave, në përmirësimin e karakteristikave të tyre termike dhe akustike. Këto operacione ndihmojnë procesin e rijetësimit të lagjeve apo zonave ekzistuese, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja dhe materialeve të rinovueshme.

Gjithashtu, amendamenti i vitit 2018, i Direktivës së Eficiencës së Energjisë, vendosi fokusin te rinovimi i ndërtesave ekzistuese, që shpesh përfshijnë instalimin e materialeve të izolimit termik për të përmirësuar efikasitetin e përdorimit të energjisë. Ndaj përdorimi i sistemeve të izolimit termik në ndërtesa, është tashmë mjaft i rëndësishëm dhe i detyrueshëm nga politikat dhe legjislacioni i Bashkimit Evropian. Këto politika synojnë uljen e konsumit të energjisë në sektorin e banesave, duke reduktuar kështu përdorimin e burimeve energjetike dhe duke ulur presionin në mjedis, kryesisht në uljen e shkarkimeve në ajër.

Por, ndonëse koncepti i rigjenerimit është përdorur gjerësisht në dy shekujt e fundit në Evropë, ai është ende i paeksploruar dhe jo shumë aktual në Shqipëri.

9
1. GABC, G. A. (2019). 2019 Global Status Report for Buildings and Constructi on. United Nations Environment Programme.

Ndërtimi masiv i objekteve të banimit me karakteristika të standardizuara, uniforme e deri në monotone, me cilësi të ulët teknologjike në Shqipëri, aktualisht paraqet nevojën më të madhe për t’iu përgjigjur ndërhyrjeve në drejtim të mirëmbajtjes dhe zhvillimit cilësor të kushteve të jetesës. Jo vetëm ndërtesat e ndërtuara para vitit 1990, por edhe ndërtesat e mëvonshme, që kanë probleme të mëdha në lidhje me cilësinë e elementeve arkitektonikë të mbështjellëseve, si: Prania e urave termike, lagështia, mungesa e izolimit akustik dhe termik, etj., kanë nevojë emergjente për ndërhyrje përmirësuese të cilësisë së ndërtimit. Kjo ndodh pasi mungesa e termoizolimit në elementë të jashtëm arkitektonikë, vertikalë dhe horizontalë, cilësia e dobët teknologjike e elementeve arkitektonikë në zbatim dhe ndërtimi masiv me cilësi të ulët, lidhet ngushtësisht me humbje të energjisë termike të brendshme, duke rritur nevojën për ngrohje të brendshme dhe si pasojë, duke rritur ndikimin negativ në kostot e energjisë apo të ndotjes së ajrit. Kjo, veçanërisht në zonat që karakterizohen nga temperatura të ulta, sikurse është edhe Rajoni i Korçës, ku bën pjesë edhe qyteti i Pogradecit, që në ndarjen klimatike të vendit, të dyja ndodhen në nën zonën më të ftohtë të Shqipërisë. Në këtë zonë, temperaturat nën 00 C janë prezente në pjesën më të madhe të stinës së dimrit2. Si rrjedhojë, ngrohja e ambientit të banesës është më e nevojshme dhe ndodh në periudhë më të gjatë se në zonat e tjera të vendit. Kjo është vërtetuar edhe nga të dhënat e INSTAT mbi konsumimin e energjisë elektrike dhe druve të zjarrit në këtë rajon në periudhën e dimrit3. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në këtë rajon burimi kryesor i energjisë për ngrohje vjen nga djegia e druve të zjarrit. Si rrjedhojë, vlerat e elementeve ndotës në atmosferë janë relativisht të lartë në periudhën e ftohtë, që në fillim të vjeshtës e deri në pranverë. Në varësi të llojit të sobës dhe të drurit të djegur, çlirohen grimcat të imta PMTotal, së bashku me monoksid karboni (CO), komponime organike të paqëndrueshme (VOC), dyoksid karboni (CO2), okside squfuri (SOx) dhe okside azoti (NOx).

Qyteti i Pogradecit nuk është pjesë e skemës kombëtare të monitorimit të cilësisë së ajrit në vitet e fundit, edhe pse ky është një detyrim ligjor. Të dhënat e fundit u referohen viteve 2015 dhe tregojnë se vlerat e PM10 tejkalojnë normat shqiptare të përqendrimit në ajër. Gjithashtu, edhe vlerat e SO₂ tejkalojnë me disa herë normat shqiptare të përqendrimit në ajër4. Ndërkohë që, nisur nga të dhëna rrethanore, si përdorimi i druve të zjarrit për ngrohje në qytetin e Pogradecit, mendojmë se parametrat e cilësisë së ajrit në dimër janë tepër problematikë. Kjo, edhe për shkak të ngjashmërisë me qytetin e Korçës. Të dhënat për qytetin e Korçës tregojnë se në dhjetor 2020, vlera 8 orare e monoksidit të karbonit është 12.13 mg/m³, nga 10 mg/m³ që është norma 8 orare e BE5. Nisur nga periudha që tregon se vlerat e monoksidit të karbonit kanë tejkaluar normat kufij, mendojmë se lidhet drejtpërdrejt me djegien e druve të zjarrit në periudhën e dimrit. Ndërkohë që, nisur nga situata e njëjtë me qytetin e Korçës, mund të themi se edhe qyteti i Pogradecit mund të ketë rritje të elementeve ndotës në ajër në periudhën e dimrit, lidhur me djegien e druve për ngrohje në banesë.

2. Simaku, G. (2017). Albanian Building Stock Typology and Energy Building Code in Progress Towards National Calculation Methodology of Performance on Heating and Cooling. Evropean Journal of Multidisciplinary Studies.

3. INSTAT. (2022). Databaza Statistikore. Retrieved from Instat.gov.al.

4. Bashkia Pogradec, 2015 Vlerësimi Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Vendor te Bashkisë Pogradec. Pogradec, Bashkia Pogradec.

5. AKM, A. K. (2022). Raporti i Gjendjes ne Mjedis 2020, Tiranë, AKM.

10

Qarku i Korçës numëron 52 572 ndërtesa banimi, mbi 50% e të cilave janë ndërtuar përpara viteve 20006. Referuar tipologjisë së ndërtimeve në periudha të ndryshme dhe të vjetërsisë së ndërtesës, mund të themi se ato janë ndërtesa relativisht të amortizuara dhe me performancë energjetike të ulët. Kjo nënkupton që nevoja energjetike për ngrohjen e ambientit është relativisht e lartë. Duke marrë parasysh që djegia e drurit për ngrohje zë një peshë të madhe për ngrohjen e ambientit në këtë zonë, presioni në mjedis, kryesisht në cilësinë e ajrit urban, është gjithnjë e më tepër në rritje.

Në këto rrethana, është mjaft e rëndësishme që të punohet në drejtim të vlerësimit të performancës së energjisë dhe në termoizolimin e godinave ekzistuese. Kësisoj, krahas komoditetit të krijuar në banesë, do të përfitojmë ulje të konsumit të energjisë, reduktim të presionit mjedisor nga shfrytëzimi i burimeve energjetike, përmirësim të cilësisë së ajrit urban dhe një sërë përfitimesh ekonomike.

Në përputhje me misionin dhe objektivët e tyre, All Green Centre dhe Arti në Duart e Gruas kanë hartuar “Raportin e Auditimit Energjetik – Vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe në ekonomi nga termoizolimi i banesave në Pogradec”, duke ofruar të dhëna të sakta se si termoizolimi, si masë e eficiencës së energjisë redukton konsumin e energjisë, duke ndikuar në uljen e emetimeve të ndotësve në ajër. Po ashtu, raporti përmban të dhëna të sakta mbi kapacitetet financiare të Bashkisë Pogradec për të bashkëfinancuar termoizolimin në banesa përmes krijimit të “Fondit të Komunitetit”, si formë për stimulimin e këtyre investimeve nga ana e qytetarëve.

11
6. Simaku, G. (2017). Albanian Building Stock Typology and Energy Building Code in Progress Towards National Calculation Methodology of Performance on Heating and Cooling. Evropean Journal of Multidisciplinary Studies, Volume 2, Issue 5, 13 - 35.

2

KAPITULLI I K UADRI LIGJOR

12

2.1 Zhvillimi i kuadrit ligjor për eficiencën e energjisë në ndërtesa

Në vitet 2000, pas një dekade zhvillimi urban me ndërtime informale dhe me cilësi teknologjike të pakontrolluar (vitet ‘90 – 2000), filloi të kishte një ndryshim dhe një vëmendje më të madhe ndaj energjisë së konsumuar në sektorin e ndërtimit, të paktën në aspektin ligjor.

Në këtë periudhë nisi miratimi i disa ligjeve të rëndësishme, që lidhen me performancën e energjisë në ndërtesa, si: Ligji nr. 584, datë 02.11.2000 “Për kursimin e energjisë”; ligji nr. 8 937, datë 12.09.2002 “Për sistemin e ngrohjes së ndërtesave”; ligji nr. 38, datë 16.01.2002 “Për tarifat, termat dhe kushtet e lejuara për projektimin, ndërtimin, prodhimin dhe ruajtjen e ngrohjes në ndërtesa” dhe ligji nr. 9 379, datë 28.04.2005 “Për eficiencën e energjisë”.

Midis këtyre viteve kanë dalë edhe vendime qeverie me rëndësi, si: Vendimi nr. 619, datë 7.9.2011 “Për miratimin e metodologjisë për llogaritjen e niveleve të kostos optimale për kërkesat minimale të performancës së energjisë së ndërtesave, të njësive dhe të elementeve të ndërtesave”; vendimi nr. 38, datë 16.1.2003 “Për miratimin e normave, të rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa” dhe vendimi nr. 853, datë 14.11.2007 “Për përdorimin e llambave fluoreshente kompakte të ndriçimit”.

Në fund të viteve 2010 nisi të flitej për “auditim energjetik” dhe për “eficiencë energjetike”, pra për një proces të ri i cili konsistonte në mbledhjen e të dhënave të nevojshme të konsumit të energjisë së një ndërtese ose të një grupi ndërtesash, me qëllim identifikimin dhe përllogaritjen e kostove dhe kursimeve të energjisë, raportimin e rezultateve dhe evidentimin e masave që duhen marrë në funksion të përmirësimit të eficiencës së energjisë. Kjo nismë u zyrtarizua në vitin 2015 me ligjin nr. 124/2015 “Për eficiencën e energjisë”. Ligji u përmirësua më vonë, në 2015 dhe u përditësua në vitin 2021, me qëllim nxitjen e përdorimit me eficiencë të energjisë dhe zhvillimin e tregut për shërbimet energjetike në sektorët rezidencialë të shërbimeve, industrisë, transportit, bujqësisë, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë. Kjo do të thotë një cilësi më e mirë në ndërtim, në materiale ndërtimi dhe në teknologji të fasadave, tarracave, dyshemeve në kontakt me tokën, etj. Gjithashtu, në këtë periudhë u miratua ligji nr. 116/2016 “Për performancën e energjisë së ndërtesave” dhe ligji nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, si dhe vendimi nr. 179, datë 28.3.2018 “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për burimet e rinovueshme të energjisë, 2018 - 2020”.

Ndërkohë që vetëm në vitin 2021 u fillua një kontroll mbi cilësinë e projekteve dhe ndërtimeve nëpërmjet një figure të re, ajo e audituesit energjetik, gjë që solli një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e ndërtimit.

13

2.2 Kuadri ligjor mjedisor dhe detyrimet për bashkitë

Është e rëndësishme të kuptohet se sektori rezidencial, ashtu si edhe sektorët e tjerë të zhvillimit në vend, ka gjurmë të konsiderueshme të ndikimeve në mjedisin natyror. Ndikimet që vijnë si rrjedhojë e konsumit të energjisë së banesave dhe alternativës së përzgjedhur për ngrohjen e ambientit, ndodhin kryesisht në formën e shkarkimeve në ajër dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore për energji, të tilla si uji apo lënda djegëse. Në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe komponentëve të veçantë të tij janë hartuar një sërë ligjesh dhe politikash, të cilat plotësojnë një kuadër rregullator të pranueshëm dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ky kuadër përfshin ligjet kryesore të përbërësve të mjedisit, të përcaktuar në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, që janë: Uji, toka, ajri, pyjet, kullotat, biodiversiteti dhe zonat e mbrojtura. Këto ligje shërbejnë si bazë për analizimin e gjendjes së mjedisit në territorin e bashkisë dhe në përcaktimin e masave që duhen marrë në të ardhmen nga Bashkia e Pogradecit për mbrojtjen e mjedisit përgjatë veprimtarive të ndryshme.

Në sajë të burimit ndotës, mënyrës së presionit mjedisor në territorin e bashkisë, rezulton se dy prej komponentëve të mjedisit janë më të rrezikuar: Cilësia e ajrit dhe dëmtimet në pyje. Ky konstatim vjen si rrjedhojë e faktit së në territorin e bashkisë përdoren në masë drutë e zjarrit për ngrohjen e ambientit të banesës. Nga ana tjetër, stoku i banesave është relativisht i vjetër7, me performancë të ulët energjetike, duke pasur kërkesë të lartë për energji, presion relativisht të shtuar në burimet natyrore dhe në cilësinë e ajrit urban. Në këto rrethana, le të fokusohemi te legjislacioni për ajrin dhe për pyjet, si dy komponentë mjaft të riskuar nga sektori rezidencial.

Në drejtim të mbrojtjes dhe të menaxhimit të cilësisë së ajrit në mjedis, janë zhvilluar hapa të rëndësishëm përmirësues në aspektin rregullator ligjor. Miratimi i ligjit bazë “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të ambientit”8, i njehsuar plotësisht me Direktivat 2008/50/EC (Ajër i Pastër për Evropën) dhe 2004/107/EC (Metalet e rënda në ajrin e mjedisit), hapi rrugën e miratimit të vendimeve të rëndësishme për mbrojtjen e cilësisë së ajrit dhe parandalimin e shkarkimeve të dëmshme në atmosferë. Konkretisht, kuadri ligjor kryesor për mbrojtjen e cilësisë së ajrit përfaqësohet nga:

1. Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”;

2. VKM nr. 147, datë 21.03.2007 “Për cilësinë e karburanteve të benzinës dhe naftës”;

3. VKM nr. 1110, datë 30.07.2008 “Për cilësinë e naftës të prodhuar përmes rafinimit të brendshëm të naftës bruto”;

4. VKM nr. 781, datë 14.11.2012 “Për cilësinë e disa lëndëve djegëse për përdorim të transportit termik, civil, industrial dhe të ujit (det, lumë dhe liqen)”.

Në drejtimin e menaxhimit të fondit pyjor, vlen të theksohet se vendi ynë ndodhet aktualisht në një periudhë moratoriumi. Shfrytëzimi i pyjeve është i ndaluar, përveç plotësimit të popullatës me dru zjarri9. Gjithashtu, që prej vitit 2016, administrimi dhe menaxhimi i fondit pyjor ka kaluar në përgjegjësi të bashkive10 Në tabelën në vijim, gjenden ligjet kryesore për këto dy komponentë të mjedisit dhe përgjegjësia ligjore/ institucionale që ka bashkia për menaxhimin e pyjeve dhe cilësisë së ajrit në mjedis.

7. Simaku, G. (2017). Albanian Building Stock Typology and Energy Building Code in Progress Towards National

8. Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”.

9. Ligji nr. 5/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”.

10. VKM nr. 433, datë 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike, sipas listave të inventarit dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit e të ish-komunave/bashkive”.

14

Neni 4 Pika 3

Neni 7 Pika 8

Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Neni 7 Pika 12

Neni 8 Pika 3

Neni 8 Pika 4

Ligji nr. 48/2016

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005

“Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar

Neni 4

Ajri

Bashkia (njësia e qeverisjes vendore) merr masat për ruajtjen ose përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Bashkia përgatit (dhe miratohet nga Këshilli Bashkiak) Planin e Aglomeratit dhe Planin e Zonës.

Bashkia përgatit, ndryshon ose rishikon një Plan të Cilësisë së Ajrit (në bashkëpunim me ministritë e linjës, AKM-në dhe ARM-të. Ministritë e linjës, AKM-ja, ARM-të sigurojnë të gjithë informacionin përkatës që disponojnë).

Bashkia përgatit dhe zbaton një Plan Veprimi Afatshkurtër për një zonë apo aglomerat kur ka rrezik të kapërcehet pragu i alarmit për Ozonin. Në këto raste, planet afatshkurtra mbajnë parasysh edhe kërkesat që lidhen me arsenikun, kadmiumin, nikelin dhe benzo(a)pirenin.

Bashkia përgatit dhe zbaton një Plan Veprimi Afatshkurtër, kur ekziston rreziku që të kapërcehen një ose më shumë vlera kufiapo vlera të synuara

Pyjet

Bashkia bashkëpunon me Ministrinë e Mjedisit për hartimin dhe përpunimin e Programit të Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve.

Neni 5

Këshilli i Bashkisë, në bashkëpunim me shërbimin pyjor, miraton Planet e mbarështimit të pyjeve bashkiake dhe private.

Neni 7

Neni 23

Bashkia ngre strukturën për administrimin, qeverisjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor dhe kullosor.

Bashkia administron dhe zhvillon pyjet vendore apo pjesë të tyre sipas planeve të mbarështimit.

Tabela 1. Detyrimet ligjore për bashkitë në mbrojtje të cilësisë së ajrit dhe të pyjeve

15

3 KAPITULLI II AUDITIMI ENERGJETIK NË BANESË

16

Në këtë raport të auditimit energjetik do të merret në studim një apartament banimi në qytetin e Pogradecit, me kapacitet 3+1 dhe me sipërfaqe rreth 100 m². Apartamenti ndodhet në një godinë banimi të ndërtuar në vitet 1995, që është shtesë e një godine të ndërtuar në vitet 1990.

Pallati është i pasuvatuar nga jashtë. Tri mbështjellëset e apartamentit janë në kontakt me ambientin e jashtëm, ndërkohë që vetëm në njërën anë të mbështjellëses, gjysma e gjatësisë totale të saj është në kontakt me murin perimetral të apartamenteve të pallatit ku është bërë shtesa. Ka vetëm një apartament për kat, ndërsa shkalla ka pjerrësi të madhe dhe pa sheshpushime çlodhëse.

Objektivi i këtij raporti është studimi dhe analiza e kostos energjetike, studimi i materialeve dhe i teknologjisë së mbështjellëseve të banesës, matja dhe analiza e koeficientit të transmetueshmërisë termike, e njohur ndryshe si vlera U e shprehur në (W/m2K), vlerësimi ekonomik i konsumit të druve për ngrohje dhe mënyra sesi mund të ulet konsumi i druve të zjarrit, duke realizuar termoizolimin, reflektimin e analizës së kosto-përfitimit për investimin në termoizolim, si dhe të japë rekomandime përkatëse në drejtim të kësaj mase të eficiencës së energjisë.

3.1 Të dhënat dhe pajisjet e përdorura për realizimin e auditimit të energjisë

Referuar ligjit nr. 124/2015, neni 4, pika 2, “auditues energjetik” është një person fizik ose juridik, i licencuar për të kryer auditime energjetike. Procesi i auditimit energjetik është një proces i gjatë, që kërkon studim në terren, matje dhe analiza të faturave energjetike. Faza e inspektimit dhe ajo e parainspektimit janë të domosdoshme, në mënyrë që të merren të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer një inspektim të detajuar dhe shterues. Të dhënat që mblidhen janë të shumta dhe lejojnë një operim më të shpejtë në fazën e përpunimit të të dhënave. Në këtë kuadër, janë të nevojshme informacione, si: Plani i rilevimit dhe ai kadastral, libreza e pronësisë, informacione në lidhje me godinën, si dhe nëse ka pasur rinovime të rëndësishme të kryera në pjesët e përbashkëta ose në strukturë dhe në mbështjellëset e jashtme, që mund të kenë ndikuar në zarfin e ndërtesës ose në sistemin e ngrohjes, gjatë viteve të mëparshme. Në këtë mënyrë do të mundësohet identifikimi i vitit të instalimit të të gjithë shërbimeve në ndërtesën që do të certifikohet. Gjithashtu, gjatë inspektimit është e nevojshme të identifikohet qëllimi i përdorimit të ndërtesës apo të njësisë së pasurive të paluajtshme. Kjo bëhet pasi shërbimet që do të vlerësohen në lidhje me konsumin e energjisë varen nga kategoria e pronës, nga dimensionimi i të gjithë elementëve arkitektonikë dhe kufizimi i tyre, nëse kufizohen me dhoma me ajër të kondicionuar apo pa ajër të kondicionuar, me dhoma në kufi me mjedisin e jashtëm, ose në kufi me tokën.

Rilevimi gjeometrik i pronës na ofron informacione të ndryshme, si: Dimensioni i hapësirave të

17

brendshme (përditësimi nga planimetria e siguruar nga klienti ose hedhja nga e para nëse nuk e kemi një plan nga klienti), madhësia dhe lartësia e ndarjeve, madhësia dhe pozicioni i dritareve, trashësia e elementëve opakë vertikalë dhe horizontalë; prania e mbikalimeve (ballkoneve të sipërme) që hedhin hije në muret dhe dritaret; lloji i kornizës së dritares (materiali, prania e thyerjes termike); lloji i xhamit të dritares (xham njësh ose dysh, prania e xhamit të dyfishtë dhe tipi i mbushjes së interkapedit të xhamit, nëse është ajër apo gaz inert, argon, etj.); prania ose jo e llojit të termoizolimit, stratigrafia e derës së hyrjes, është e dobishme të dihet nëse ka veçanërisht një izolim termik, etj.

Pas analizimit të gjeometrisë dhe karakteristikave të dritareve, ne vazhdojmë me analizën dhe identifikimin e urave termike, shpesh të pazgjidhura, brenda objektit që analizohet. Në këtë rast, mund të përdorim mjete që do të na lejojnë të marrim informacione të mëtejshme, si: Matës temperature laser, multimetër, anemometër, lux metër, matës distance laser dhe U value metër.

3.2 Përshkrimi i godinës

Ndërtesa, që është objekt auditimi i energjisë është apartament banimi me kapacitet 3+1, me sipërfaqe totale afërsisht 100 m². Godina ka strukturë mbajtëse me sistem tra-kolonë, me material beton të armuar dhe me muret e jashtme perimetrale tullë me vrima 20 cm. Lartësia e katit është 2,5 metra. Nyja vertikale e shkallëve është hapësirë e jashtme nga apartamenti, por është një zonë e mbyllur, e cila bën lidhjen e apartamenteve të ndryshme në secilin kat. Godina është projektuar në mënyrë të tillë, që nuk merr në konsideratë kriteret minimale të performancës së energjisë në ndërtesa, sipas ligjeve të sotme në fuqi.

Tabela 2. Gjeometria e ndërtesës

Sistemi i përzgjedhur për të kryer ngrohjen është sistemi me sobë me dru, ndërsa për ftohjen nuk është parashikuar asnjë sistem mekanik. Objekti nuk ka parashikuar sistem të ventilimit të ajrit. Ventilimi i ambienteve kryhet në mënyrë natyrale.

Furnizimi me ujë sanitar kryhet nga rrjeti ekzistues publik. Furnizimi me ujë të ngrohtë sanitar është realizuar nëpërmjet bojlerëve 80 litrosh, të vendosur në secilin ambient sanitar të godinës. Dyert dhe dritaret e jashtme janë me material alumin me dopio xham dhe me kasa pa dhomë termike. Kemi të bëjmë me një profil unik, që nuk ndahet në dy pjesë si për profilin e ndërprerjes termike. Për rrjedhojë, pjesa e jashtme në kontakt direkt me të ftohtin e dimrit jashtë shtëpisë, lidhet drejtpërdrejt me pjesën e brendshme që do të jetë brenda shtëpisë. Në këtë mënyrë, temperaturat e ftohta të ambientit të jashtëm, transmetohen në ambientin e brendshëm. Për këtë arsye, në dimër, sipërfaqja e kasës së dritares do të jetë shumë e ftohtë dhe kjo krijon vazhdimisht probleme shumë të dukshme të kondensimit të brendshëm, duke u bërë habitat i favorshëm për praninë e mykut. Si pasojë e diferencës së temperaturës nga jashtëbrenda, dritarja në sipërfaqen e brendshme laget plotësisht dhe shpesh pikon brenda shtëpisë, duke lagur edhe sipërfaqen e murit në afërsi të dritares.

18
Parametrat gjeometrikë Njësia Vlera Sipërfaqe totale m2 100 Perimetri i mbështjellëseve të jashtme perimetrale m 45 Sipërfaqja e mbështjellëseve perimetrale m2 112,5

3.3 Përshkrimi gjeometrik i apartamentit

Objekti i marrë në studim është apartament banimi në godinë 4 kate banimi dhe një kat shërbime. Apartamenti i marrë në studim ndodhet në katin e 3-të të banimit. Zonat e apartamentit janë të specifikuara më poshtë:

3. Zonat e apartamentit

3.4 Koncepti i projektit dhe materialet e përdorura në fasadë

Apartamenti i marrë në studim është apartament për një familje. Zona e shkallëve bën lidhjen e apartamenteve në secilin kat. Apartamenti ka një korridor të brendshëm, i cili nga dera kryesore bën lidhjen me dy dhomat e gjumit dhe me hollin e banesës. Holli i banesës përmban ambientin e qëndrimit, një kënd të vogël studimi dhe ambientin e gatimit të pandarë nga pjesa tjetër. Më pas, ai bën lidhjen me tualetin dhe me një ambient tjetër gjumi. Dhoma e gjumit martesore, ka dalje në ballkon, që është gjithashtu i mbyllur me dritare alumini dhe në të është vendosur ambienti i gatimit dhe një tualet i vogël. Referuar destinacionit aktual, objekti do të ketë një përdorim të vazhdueshëm përgjatë gjithë vitit dhe 12-14 orë në ditë referuar përdorimit tipik. Megjithatë, një familje ngrohet deri në 5 muaj në vit me një kohëzgjatje mesatare që shkon nga 8-10 orë. Në tabelën në vijim paraqitet shtrirja në kohë e përdorimit të objektit:

1 Vjetor (numri i muajve në përdorim gjatë një viti)

muaj

2 Javor (numri i ditëve në shfrytëzim brenda javës) 7 ditë

3 Ditor (numri i orëve në shfrytëzim brenda ditës)

12-14 orë

19
Tabela
Nr. Zonat Sipërfaqe (m2) Volumi (m3) Lartësia (m) 1 Tualet 1 2,5 2,5 2 Tualet 2,47 6,18 2,5 4 Dhomë 1 15 37,5 2,5 5 Korridor 4,86 12,15 2,5 6 Dhomë 2 8,1 20,25 2,5 7 Dhomë 3 13,52 33,8 2,5 Nr. Përdorimi Koha
12
Tabela 4. Koha e parashikuar, gjatë së cilës objekti do të jetë në përdorim të vazhdueshëm

Gjatë inspektimit të ndërtesës në terren janë realizuar matje të shumta për të përcaktuar në mënyrë sa më të saktë performancën energjetike të saj.

Muret e jashtme janë të realizuara me tulla me vrima e me trashësi 20 cm, të suvatuara në sipërfaqen e brendshme, por të pasuvatuara në sipërfaqen e jashtme. Muret ndarëse të brendshme janë realizuar me tullë 12 cm dhe suvatohen në të dyja anët ose vishen me pllaka në rastin e tualeteve.

3.5 Përshkrimi i funksioneve

3.5.1 Planimetria e katit tip të banimit

Funksionet që janë vendosur në planimetri janë të ditës dhe të natës. Aty janë menduar 2 dhoma gjumi, një holl i përbashkët me kuzhinën, dy tualete dhe shpërndarja, e cila bëhet nga një korridor i brendshëm ku ndodhen edhe shkallët.

20
Figura 1. Fasada ballore e godinës të marrë në studim Figura 2. Fasada anësore e godinës të marrë në studim Figura 3. Planimetria e apartamentit të marrë në studim

3.5.2 Zarfi i ndërtesës (elementët arkitektonikë të mbështjellëses)

Në këtë paragraf paraqiten të gjitha të dhënat e elementeve arkitektonikë të mbështjellëses së ndërtesës, duke u fokusuar në informacionin që lidhet drejtpërdrejt me performancën energjetike dhe ka të bëjë me koeficientin e transmetueshmërisë termike, e njohur ndryshe si vlera U e shprehur në (W/m2K). Për identifikimin e këtij parametri, janë realizuar matje në përputhje të plotë me standardin ISO 9869.

Të gjithë muret e jashtme të kësaj ndërtese kanë të njëjtin tipologji shtresash. Koeficienti i transmetueshmërisë termike të murit është arritur të gjendet përmes përdorimit të instrumentit përkatës. Duke qenë se është bërë edhe verifikimi i shtresave të vëna në dispozicion nga projekti në godinë gjatë auditimit, vlerat e matura janë konfirmuar edhe përmes llogaritjeve analitike dhe përllogaritjes së tyre, sipas standardeve në fuqi (VKM nr. 38/2003). Duke qenë se diferencat kanë rezultuar shumë të vogla, janë pranuar dhe janë marrë të mirëqena vlerat e përftuara nga pajisja matëse.

Në tabelën e mëposhtme është një përmbledhje e karakteristikave të elementeve të mbështjellëses së ndërtesës, duke përfshirë murin e brendshëm dhe soletën.

Tabela 5. Përmbledhje e karakteristikave të elementeve të mbështjellëses së ndërtesës

Dritaret e përdorura në këtë banesë janë me profile alumini pa dhomë termike, me dopio xham të thjeshtë, me dhomë ajri midis dy shtresave të xhamit me trashësi 0,7 cm. Në këtë rast, koeficienti i përcjellshmërisë termike është shumë i madh, që do të thotë vlera U = 4,7 W/m²K.

3.6 Sistemet e ngrohjes, të ftohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe të ujit të ngrohtë sanitar në ndërtesë

3.6.1 Gjenerimi i nxehtësisë

Sistemi i përzgjedhur për të kryer ngrohjen e ambienteve është soba me dru e vendosur në holl, teksa shoqërohet me pajisje të tjera ndihmuese me energji elektrike në periudha të caktuara. Kostoja e druve sipas intervistës së realizuar në terren shkon pothuajse 83 500 lekë në vit. Ndërkohë që shtohen edhe kosto të tjera, të cilat nuk futen në këtë shumë si: Lyerja e shtëpisë çdo vit nga ndotja e sipërfaqes së mureve të brendshme nga tymi.

21
Tipet e elementeve Vlera aktuale U Tsolar Lsolar Muri i jashtëm, 21,5 cm 1,62 Muri i brendshëm, 12 cm 1,5 Vetratë / dyer xhami 4,7 0,8 0,77

Tabela 6: Kostot që merren parasysh për ngrohjen me dru

3.6.2 Sistemi i ventilimit dhe i kondicionimit të ajrit

Objekti nuk ka parashikuar sistem të ventilimit të ajrit në asnjë nga zonat. Ventilimi i ambienteve kryhet në mënyrë natyrale. Po kështu, edhe ambientet sanitare janë të gjithë në pjesën perimetrale të apartamentit dhe me ventilim natyral.

3.6.3 Sistemi i përgatitjes së ujit të ngrohtë sanitar (UNS)

Prodhimi i ujit të ngrohtë sanitar realizohet me bojler individual elektrik të përzgjedhur për të siguruar furnizim gjatë gjithë ditës. Madhësia e bojlerit elektrik është llogaritur në funksion të nevojave për ujë sanitar. Në këtë mënyrë, në ambientet sanitare janë përdorur bojlerë 80 litrosh, që mund të shërbejnë edhe për ambientin e kuzhinës, pasi ka një afërsi me të.

3.7 Sisteme të tjerë elektrike në ndërtesë - Ndriçimi i brendshëm

Sistemi i ndriçimit komandohet në mënyrë manuale (çelësa apo pulsantë, të cilët janë të instaluar sipas zonave dhe mundësisë së komandimit). Ndriçimi ka si njësi matëse Lux-in dhe ndryshe nga intensiteti dhe fluksi i dritës, që janë sasi karakteristike të një burimi, ndriçimi është një sasi që ka të bëjë me një sipërfaqe të caktuar pune. Në një pikë të një sipërfaqeje, ndriçimi përcaktohet si fluksi i marrë nga një pikë pafundësisht e vogël e sipërfaqes së ndriçuar, e ndarë me sipërfaqen e vetë elementit. Pra, njësia matëse e ndriçimit Lux, është një njësi e përdorur për të matur intensitetin e dritës që godet një sipërfaqe, zakonisht një mur, dysheme ose një tavolinë pune. Një Lux është e barabartë me një lumen për metër katror. Duke qenë se ndriçimi luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien njerëzore, në mbarëvajtjen dhe produktivitetin e punës në ambientet e mbyllura, por gjithashtu edhe në koston e energjisë elektrike, ekzistojnë disa normativa UNI EN, që vendosin një vlerë optimale të ndriçimit në Lux tek ambientet e brendshme, në varësi të funksionit të tyre.

22
Dru për ngrohje Kosto / lekë 10 m dru i paprerë 45 000 Sharrimi 3 000 Çarja 1 500 Transporti 2 000 Nëntotal 83 500 Lyerje e shtëpisë çdo vit nga ndotja e sipërfaqes së mureve të brendshme nga tymi 25 000 Total 108 500

3.8 Shpenzimet

Faturat e energjisë elektrike janë të disponueshme vetëm për 5 muaj të vitit, më konkretisht nga muaji shtator 2021 deri në muajin janar 2022. Kjo periudhë e shkurtër kohore na limiton në nxjerrjen e konkluzioneve krahasimore për shpenzimet në 4 stinët e ndryshme të vitit. Megjithatë, nga faturat e energjisë elektrike sipas tabelës së mëposhtme, ne mund të arrijmë në dy konstatime.

Konstatimi i parë është kostoja e lartë e faturës së energjisë elektrike, duke llogaritur që kjo kosto shkon vetëm për ndriçim dhe ujë të ngrohtë. Meqenëse ngrohja me dru ndodhet vetëm në zonën e hollit dhe nuk mbulon dot ngrohjen e dhomave të tjera të gjumit, banorët deklaruan se për këto hapësira përdorin një ngrohje me pajisje elektrike për pak kohë para gjumit.

23
Tabela 7. Ndriçimi në Lux në çdo dhomë sipas matjeve në terren sipas faturave të energjisë elektrike
Nr.
Produkti Fuqia e instaluar (W) Fuqia e instaluar (kW) Orët e punës Konsumi ditor (kWh/d) Konsumi vjetor (kWh/vit) 1 WC 80 1 40 0,04 6 0,24 87,6 2 WC 80 1 40 0,04 6 0,24 87,6 4 Dhomë 1 120 2 80 0,08 5 0,4 146 5 Korridor 100 2 80 0,08 7 0,56 204,4 6 Dhomë 2 112 2 80 0,08 5 0,4 146 7 Dhomë 3 110 2 80 0,08 5 0,4 146 Total 520 0,52 3,44 1 255,6 12 556
Energjia termike specifike (kWh/m²/vit)
Emërtimi i ambientit Ndriçimi në Lux
Nr. Muaji Kosto në lekë Konsumi në kWh 1 Shtator 4 363 382,72 2 Tetor 5 264 461,75 3 Nëntor 5 435 476,75 4 Dhjetor 6 125 537,28 5 Janar 5 606 491,75 Total 26 793 2 350,25
Tabela 8. Konsumi i energjisë elektrike për periudhën shtator 2021-janar 2022

Konstatimi i dytë është që vlerat midis muajit shtator dhe dhjetor kanë ndryshim të konsiderueshëm. Kjo vjen si pasojë e rritjes së nevojës për energji elektrike dhe për ujë të ngrohtë më shumë se në stinën e verës, por gjithashtu shpjegon edhe nevojën që banesa të ketë ngrohje gjatë muajve të dimrit, përveç asaj të sobës me dru. Në tabelë e mëposhtme jepen disa detaje mbi shpenzimin e energjisë, të ndarë në zëra, realizuar nga inspektimi i kryer në zonë. Vihet re përdorimi i pajisjeve ndihmëse për ngrohje dhe për ftohje në dhomat e gjumit me orare te reduktuara.

24
Figura 4. Grafiku i shpenzimeve nga faturat e energjisë
Sasia Fuqia (kW) Fuqia totale (kW) Orët e punës Konsumi ditor (kWh/d) Konsumi vjetor (kWh/vit) Llambat e ndriçimit 1 255,6 Ngrohës elektrik 1 2 2 5 10 1 500 Frigorifer 1 0,3 0,3 8 365 876 Lavatriçe 1 0,7 0,7 4 2,8 511 Ventilator 1 1,5 1,5 5 7,5 675 Pajisje të
(TV, hekur, fshesë me korent, pompa, etj.) 1 0,27 0,27 24 6,48 2 363,82 Total 7 181,42
Tabela 9. Detajimi i shpenzimeve të energjisë elektrike sipas elementëve kryesorë tjera

Në mënyrë që të kuptojmë më mirë klimën në qytetin e Pogradecit u bë një studim i ditëve me diell, temperaturave vjetore dhe reshjeve gjatë 1 viti.

Nga tabelat e mësipërme na rezulton se Pogradeci ka temperatura mesatare vjetore 10-120 C. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Grafikët e mësipërm të studimit të klimës na ndihmojnë të kuptojmë edhe tendencën e kostos së faturave në muajt e dimrit. Në përfundim, mund të themi se kushtet aktuale teknologjike të zarfit të ndërtesës krijojnë ambiente jetese të ftohta në dimër dhe të nxehta në verë, duke çuar nevojën e ngrohjes së ambientit jo vetëm me dru, por edhe me energji elektrike gjatë muajve të dimrit dhe në ftohjen e ambientit në mënyrë mekanike gjatë muajve të verës, përveç ventilimit natyral.

Sipas tabelës së mësipërme, mesatarja vjetore e harxhimit të energjisë del 7 181,42 kWh/vit. Bazuar në leximin e të dhënave nga konsumi energjetik, ndërtesa klasifikohet në klasin C të energjisë. Ky klasifikim lidhet ngushtësisht me shpenzimet për energji elektrike, por pa faturuar këtu edhe kostot shtesë të energjisë së shpenzuar për dru zjarri.

25
Figura 5. Ditët me diell dhe temperatura vjetore në qytetin e Pogradecit (RETScreen.software) Figura 6. Temperaturat në qytetin e Pogradecit gjatë muajve të vitit dhe reshjet e shiut (RETScreen.software)

http://eecert.eficenca.gov.al/

3.9 Masat e propozuara për rritjen e eficiencës së energjisë dhe ndikimi në kursim

3.9.1 Termoizolimi i mureve të jashtme

Termoizolimi i jashtëm është një nga sistemet më të mirë për izolimin e mureve nga i ftohti dhe ruajtjen e elementeve arkitektonikë nga kondensimi. Kjo ndërhyrje përmirëson efikasitetin energjetik të shtëpisë dhe gjithashtu parandalon formimin e mykut në mure dhe në dritare, apo edhe në dyer të jashtme. Termoizolimi i mirë garanton një shtëpi të rehatshme në të gjitha stinët e vitit, por mbi të gjitha sjell kursim të konsiderueshëm të energjisë dhe të faturave për sigurimin e saj, sikurse janë faturat për blerjen e druve të zjarrit, faturat e energjisë elektrike, etj.

cm, me suvatim të

brendshëm 1,5 cm, pa termoizolim dhe pa suvatim të jashtëm

26
Figura 7. Diagrami i klasifikimit të energjisë, bazuar në Certifikatën e Performancës së Energjisë në sistemin Figura 8. Muri i jashtëm me tullë me vrima 20 Figura 8.1 Muri i jashtëm me termoizolim të jashtëm 8 cm, sistem kapotë

Sistemi i izolimit të jashtëm, i kryer në një ndërtesë ekzistuese, është një nga sistemet izoluese më të përhapur dhe më të favorshëm. Ai konsiston në aplikimin e paneleve izoluese të materialeve dhe të trashësive të ndryshme në muret e jashtme të ndërtesës. Kjo masë rekomandohet në mënyrë që ambienti i brendshëm të jetë i ngrohtë gjatë ditës, pasi termoizolimi krijon mure të ngrohtë, që gjatë ditës thithin nxehtësinë dhe gjatë natës e lëshojnë atë, duke ulur kështu nevojën për ngrohje. Rrjedhimisht ulet edhe nevoja për energji.

Një tjetër tipar pozitiv është eliminimi total i urave termike të shkaktuara nga trarët dhe dyshemetë, që ndodhen midis kateve në lartësi. Po ashtu, instalimi i këtij lloji termoizolimi maksimizon raportin kosto-përfitim. Është me rëndësi që kur bëhet një investim i tillë, materiali termoizolues të jetë edhe zë izolues. Qëllimi është që izolimi të rritet si nga pikëpamja termike, ashtu dhe nga ajo akustike.

Në mënyrë të përmbledhur, avantazhet që sjell shtresa termoizoluese janë:

- Mbron shtëpinë nga humbja e nxehtësisë gjatë dimrit;

- Parandalon ose menaxhon problemet e lagështisë për shkak të urave termike ose ndryshimeve të temperaturës;

- Redukton urat termike, pra, ato zona të ftohta të shkaktuara nga ndërprerjet e ndërtimit;

- Mjediset e brendshme mbeten më të freskëta në verë, pavarësisht nga nxehtësia dhe temperaturat e larta të jashtme;

- Parandalon dëmtimin e mureve, nga shkaktarë të tillë si myku, plasaritjet, etj.

Metodat më të mira të termoizolimit nga jashtë janë: Termoizolimi me sistem kapotë dhe termoizolimi me fasade të ventiluar. Sistemi kapotë është më i thjeshtë në realizim dhe ka edhe kosto më të ulët kundrejt sistemit me fasadë të ventiluar. Ky i fundit ka më shumë materiale e për pasojë dhe kosto më të lartë. Kjo edhe për shkak të strukturës metalike të fasadës së ventiluar.

27
Figura 9. Sistem termoizolimi kapotë nga katalogu KNAUF

3.9.2 Termoizolimi i mureve të brendshme

Izolimi nga brenda është një teknikë e lirë, me një ulje të parëndësishme të sipërfaqes së brendshme të hapësirës së jetesës, por ky lloj termoizolimi rekomandohet vetëm në rastet kur nuk është i mundur termoizolimi nga jashtë, sepse kjo alternativë ka si disavantazh krijimin e urave termike nga kati në kat në korrespondencën e trarëve dhe të soletave.

3.9.3 Ndërhyrjet në ndriçimin LED

Ndriçimi i ambienteve duhet të plotësojë normat UNI EN 12464-1 përsa u përket shkallëve të ndriçimit në planin horizontal e vertikal, ashtu edhe përsa i përket verbimit, tonalitetit të ngjyrave në gradë K 3 000, rrezes kromatike, klasës së cilësisë, etj.

Është e rëndësishme të minimizohet ndjeshëm ndriçimi artificial gjatë ditës si dhe në ato momente kur nuk është në përdorim një zonë e caktuar. Kjo mund të zvogëlojë shpenzimet e ndriçimit deri në 40 për qind. Ndërkohë që ndriçimi artificial duhet të jetë gjithmonë LED, pasi çon në kursimin e energjisë elektrike nga 50% deri në 80% të konsumit të energjisë. Në këtë mënyrë eliminohen pothuajse plotësisht kostot e mirëmbajtjes falë qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të tyre afatgjatë. LED-et kanë një degradim me kalimin e kohës prej rreth 20%, krahasuar me 50% të llambave tradicionale. Për më tepër, kohëzgjatja e tyre i referohet jetës minimale të garantuar, që mund të kalojë 50 000 orë. Ndriçimi LED me të njëjtën dalje drite në krahasim me llambat e tjera, thith shumë më pak rrymë dhe për këtë arsye, kontribuon ndjeshëm në kufizimin e emetimeve të CO2 në mjedis. Po ashtu, LED-et nuk lëshojnë rreze ultraviolet apo rreze infra të kuqe, duke e bërë këtë lloj drite të padëmshme dhe të sigurt për çdo lloj aplikimi.

Ndriçimi elektrik duhet projektuar sipas standardeve dhe normativave bazuar në tipologjinë e ambienteve në vlerat 100 - 450 Lux/m². Përafërsisht, ndriçimi në Lux sipas funksionit të tij është si më poshtë:

Tabela 10: Ndriçimi Lux sipas funksionit

3.9.4 Kursimi i energjisë nga aplikimi i masave të eficiencës së energjisë, në banesën e marrë në studim

Bazuar në matjet dhe llogaritjet e kryera, performanca aktuale e murit të jashtëm rezulton e ulët. Një mur me U = 1,62 W/(m²K) do të thotë se: 1,62 watt energji shpërndahen për metër katror për çdo shkallë të diferencës termike, midis pjesës së jashtme dhe të brendshme.

Sa më e ulët të jetë vlera U, aq më mirë rezulton performanca e murit apo elementeve të tjerë arkitektonikë. Pra, nëse jashtë është 0° C, çdo metër katror mur aktual humbet afërsisht 777 watt në

28
Funksioni Ndriçimi në Lux Dhomë ndenjjeje 150 Lux Dhomë gjumi 150 Lux Tualet 130 Lux Korridor 100 Lux

vetëm 1 ditë. Ndërkohë që, në rast se bëjmë një ndërhyrje me termoizolim të jashtëm me trashësi 8 cm, muri do të shpërndajë afërsisht 153 watt/m². Aktualisht, holli ku ndodhet soba me dru ka 22,5 m² sipërfaqe mure në kontakt me ambientin e jashtëm dhe nga përllogaritjet rezulton se kjo sipërfaqe muri harxhon afërsisht 5,8 kg dru në 17,5 kWh. Nëse ndërhyhet me termoizolim, sasia e humbjes së energjisë ulet dhe për rrjedhojë, ulet dhe sasia e druve që përdoret në një raport pothuajse 4 herë më pak. Gjithashtu, një zgjidhje e mirë do të ishte ndryshimi i llambave në ndriçim LED. Nëse 13 llambat aktuale në banesë do të zëvendësohen me llamba LED, kostoja e tyre shkon rreth 13 000 lekë, ndërkohë që energjia e kursyer do të jetë 4 herë më e vogël se energjia fillestare e shpenzuar për ndriçim.

Tabela 11. Kostoja e shpenzimeve të energjisë elektrike, nëse kryhet termoizolimi dhe ndriçimi LED

Vetëm nëpërmjet ndërhyrjeve termoizoluese dhe ndriçuesve LED, energjia e godinës ulet në 4 064,72 kWh/vit nga 7 181,42 kWh/vit që është aktualisht, duke kaluar kështu nga klasa C në klasën B.

3.9.5 Koha e kthimit të investimit

Më poshtë do të bëjmë një përllogaritje të përafërt të kostos së ndërhyrjes me termoizolim sistem kapotë dhe të kohës së kthimit të investimit fillestar për të gjithë apartamentin e marrë në studim. Perimetri i përllogaritur është vetëm ai i mureve të jashtme, që janë në kontakt me hapësirën e jashtme. Si kosto për metër katror të termoizolimit do të marrim vlerën 2 050 lekë/m² e përfunduar, ndërsa për dritaret 18 000 lekë/m².

29
Sasia Fuqia (kW) Fuqia totale (kW) Orët e punës Konsumi ditor (kWh/d) Konsumi vjetor (kWh/Vit) Llambat e ndriçimit 313,9 Ngrohës elektrik 0 0 0 0 0 0 Frigorifer 1 0,30 0,3 8 365 876 Lavatriçe 1 0,7 0,7 4 2,8 511 Ventilator 0 0 0 0 0 0 Pajisje të tjera (TV, hekur, fshesë me korrent, pompa, etj.) 1 0,27 0,27 24 6,48 2 363,82 Totali 4 064,72

Referuar studimit, rezulton se një familje ngrohet deri në 5 muaj në vit me një kohëzgjatje mesatare që shkon nga 8-10 orë. Një familje përdor mesatarisht forma të ndryshme ngrohjeje për rreth 1 350 orë vjetore. Nëse nuk përdorin një sistem termoizolimi, këto familje do të harxhojnë rreth 83 500 lekë në vit11 për ngrohjen, nëse si lëndë djegëse do të përdorin drurin. Kjo kosto për ngrohje do të harxhohet nga të gjitha familjet që kërkojnë të kenë komoditet maksimal.

30
Tabela 12. Kostot e termoizolimit Tabela 13. Koha e kthimit të investimit, nga kursimi i energjisë
Emërtimi Njësia Vlera Kosto e energjsë elektrike, pa termoizolim lekë 81 868,20 Kosto e energjisë elektrike, me termoizolim lekë 46 337,82 Kursimi vjetor nga energjia elektrike në vit lekë 35 530,38 Kosto për ngrohjen me dru në 1 vit (afërsisht), pa termoizolim lekë 83 500 Kosto për ngrohjen me dru në 1 vit (afërsisht), me termoizolim lekë 50 100 Kursimi vjetor nga përdorimi i druve në vit lekë 33 400 Kosto totale para termoizolimit lekë 165 368,20 Kosto totale pas termoizolimit lekë 96 437,82 Kursimi pas termoizolimit në vit lekë 68 930,38 Koha e kthimit të investimit vjet 5,6 Emërtimi Njësia Sasia Çmimi për njësi Vlera totale/ lekë Perimetri i apartamentit për t'u termoizoluar m 70 -Sipërfaqja e mbështjellëseve perimetrale m2 112,5 -Kosto për termoizolim (afërsisht) m2 103,5 2 050 212 175 Kosto e dritareve m2 9 18 000 162 000 Kosto e llambave LED copë 13 1 000 13 000 Kosto totale 387 175
11. 61,6 lekë për orë

Nëse familjet e përmendura më sipër përdorin sistem termoizolimi, harxhimi vjetor maksimal do të jetë vetëm 50 100 lekë.

Pra, nga termoizolimi do të kursejnë mesatarisht deri në 33 400 lekë në vit, ndërkohë që nëse marrim në konsideratë edhe koston e dritareve, kthyeshmëria e investimit do të shkonte në rreth 6 vjet. Në të dyja rastet nuk është marrë në konsideratë aspekti i përdorimit të kondicionerit përgjatë muajve të verës. Kjo gjë mund të ulte në mënyrë të ndjeshme kohën e rikuperimit të investimit të bërë për termoizolim dhe për rritjen e eficiencës energjetike. Përtej aspektit të kohës apo formës së ngrohjes, qytetarët gjithmonë dalin të fituar, pasi jetëgjatësia e investimit për sistemin kapotë është më e lartë se 30 vite. Ndërkohë që ky investim në termoizolim dhe në rritje të eficiencës së energjisë përkthehet jo vetëm një investim fitimprurës nga ana ekonomike, por është gjithashtu një investim për të krijuar ambiente më të pastra nga CO2.

Sigurisht që “kursimi” apo rritja e eficiencës së konsumit të energjisë nuk duhet të ndalohet vetëm te sistemi kapotë dhe te kalimi në llamba LED. Po ashtu, duhet marrë në konsideratë edhe ndryshimi i të gjitha elektroshtëpiakeve që konsumojnë shumë energji, siç mund të jenë: Lavatriçja, soba, lavastovilja, bojleri i ngrohjes së ujit, frigoriferi, etj., pra, të gjitha ato elektroshtëpiake që nuk kanë një sistem energjetik A+.

31

MJEDIS NGA TERMOIZOLIMI I BANESAVE NË POGRADEC

32 KAPITULLI
III VLERËSIMI I NDIKIMIT
4

Pozicioni gjeografik dhe mbizotërimi i kodrave e i maleve bën që territori i Bashkisë së Pogradecit të futet në zonën ku dimri është i ftohtë dhe vera e freskët. Klima e rajonit ku ndodhet Bashkia Pogradec është tipike kontinentale, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë, dhe me reshje jo të shumta shiu e dëbore.

Temperaturat paraqesin uniformitet të kënaqshëm. Vlera e temperaturës mesatare vjetore përgjithësisht luhaten rreth 13O C. Temperatura mesatare e janarit luhatet në rreth 2,9O C. Fenomeni i uljes së temperaturës minimale deri në vlera nën zero, është përgjithësisht veçori e muajve të dimrit. Por të tilla temperatura mund të vrojtohen pjesërisht edhe gjatë muajit mars e tetor. Më 5 janar 1980 është regjistruar temperatura minimale -19O C. Në qytetin e Pogradecit, temperaturat e ulta gjatë periudhës tetor-prill janë një tregues direkt për nevojën që kanë banesat për ngrohje. Duke marrë në konsideratë se kjo zonë ka si burim për ngrohjen e banesës lëndën drusore, mund të themi se presioni mbi cilësinë e ajrit është jashtëzakonisht i lartë. Periudha e gjatë kohore që nevojitet për ngrohje banese, gjithashtu ushtron presion të lartë në dëmtimin e pyjeve, duke krijuar kështu shpyllëzime në zona specifike. Krahas prodhimit të oksigjenit, pyjet janë shumë të rëndësishëm për të strehuar e ushqyer kafshët, si dhe për të krijuar korridore të sigurta për lëvizjen e tyre. Ndaj pyjet janë shumë të rëndësishëm dhe duhen mbrojtur.

4.1 Cilësia e ajrit në qytetin e Pogradecit

Cilësia e ajrit është një prej treguesve kryesorë të mjedisit, që lidhet ngushtë me shëndetin dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Në vendin tonë, elementët ndotës të ajrit përfaqësohen nga lënda grimcore PM (PM10 dhe PM2.5), oksidet e azotit (NOx), ozoni (O3), dyosksidi i squfurit (SO2), komponimet volatile pa metan (Benzeni C6H6), monoksidi i karbonit (CO) dhe plumbi (Pb).

Në vitet e fundit, qyteti i Pogradecit nuk është pjesë e skemës kombëtare të monitorimit të cilësisë së ajrit. Edhe pse detyrim ligjor, monitorimi i cilësisë së ajrit nuk zhvillohet. Të dhënat për qytetin e Pogradecit u referohen viteve 2015, që tregojnë se vlerat e PM10 tejkalojnë normat shqiptare të përqendrimit në ajër. Gjithashtu, edhe vlerat e SO2 tejkalojnë me disa herë normat shqiptare të përqendrimit në ajër12

33
12. Bashkia Pogradec. (2015). Vlerësimi Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Pogradec. Pogradec: Bashkia Pogradec.

Nga të dhënat, është e vështirë të kuptohet pozicioni dhe periudha e realizimit të matjeve. Gjithsesi, vlerat e PM10 mund t’u adresohen tymrave të oxhakut. Nisur nga të dhëna rrethanore, si përdorimi i druve të zjarrit për ngrohje ashtu edhe nga shkarkimet nga sektorët e tjerë në qytetin e Pogradecit, mund të mendojmë se parametrat e cilësisë së ajrit në periudhën e ftohtë të vitit mund të jenë problematike. Është e rëndësishme që institucionet përgjegjëse të kryejnë një monitorim të plotë të gjendjes së cilësisë së ajrit urban në qytetin e Pogradecit dhe të ndërhyhet për stabilizimin e situatës, aty ku është e nevojshme.

4.2 Ndotja nga sektori rezidencial dhe nga ngrohja me dru zjarri

Sektori rezidencial konsiderohet një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit në vend. Ky sektor përdor rreth 23,6% të të gjithë energjisë totale së konsumuar. Mbi 40% e energjisë së përdorur në banesë i dedikohet ngrohjes dhe ftohjes së ambientit. Ndikuar nga nevoja për ngrohje në periudhën e dimrit, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë në zonën e Pogradecit. Varësia nga druri për lëndë djegëse në këto zona, rrit ndjeshëm presionin në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, sidomos përgjatë periudhës së dimrit, duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Djegia e drurit në soba dhe oxhaqe, edhe pse konsiderohet karbon neutral, shoqërohet me shkarkimin e gazeve dhe grimcave të dëmshme në ajër. Në varësi të llojit të sobës dhe drurit të djegur, çlirohen grimcat të imta PMTotal, së bashku me monoksid karboni (CO), komponime organike të paqëndrueshme (VOC), dyoksid karboni (CO2), okside squfuri (SOx) dhe okside azoti (NOx). Krahas ndotjes së ajrit të jashtëm, ngrohja me djegie të drurit paraqet shqetësim edhe për ndotjen e ajrit të brendshëm, në varësi të modelit dhe gjendjes së sobës.

Ekspozimi në kohë të gjatë ndaj këtyre ndotësve (tymit) paraqet shqetësim serioz për shëndetin e njerëzve, pasi shton riskun për probleme kardiovaskulare, probleme me rrugët respiratore e deri në humbje jete. Më të rrezikuar janë individët e moshës së tretë, fëmijët dhe personat që vuajnë nga probleme të zemrës apo mushkërive. Me gjithë problematikën, ngrohja me sobë me dru, mbetet një alternativë relativisht e lirë, si nga pikëpamja e investimit fillestar dhe përgjatë operimit.

4.3 Ndikimi në komponentët mjedisorë nga djegia e druve të zjarrit

për ngrohje dhe për gatim

4.3.1 Ndikimi në ajër

Kur druri digjet, reaksioni i djegies prodhon nxehtësi dhe emetime në formën e avujve organikë, gazeve dhe grimcave (PM). Emetimet më shqetësuese janë monoksidi i karbonit (CO), dyoksidi i karbonit (CO2), oksidet e squfurit (SOx), oksidet e azotit (NOx), VOC, si dhe ndotësit të tjerë sekondarë që vijnë nga reaksione zinxhirë.

Sipas të dhënave të banesës së marrë në studim, ngrohja e një shtëpie në qytetin e Pogradecit shkarkon rreth 10 ton CO2 në atmosferë. Për ta bërë më të prekshme, kjo shifër është afërsisht sa sasia e emetuar e CO2 nga një automjet, që përshkon 180 000 km rrugë. Pra, sasia e çliruar nga një sobë e vetme që djeg dru zjarri, mund të ndotë një lagje të tërë. Ndërkohë që, nëse do marrim në konsideratë të gjitha sobat e ndezura në një lagje, sasia e CO2 që emetohet në ajër është shumë e lartë.

Nga ana tjetër, djegia e drurit shkarkon në atmosferë grimca PM10 dhe PM2.5, të cilat mund të depërtojnë lehtësisht në mushkëri. Mjafton një sobë e ndezur për disa orë për të ndotur ajrin e lagjes me disa herë mbi normën e lejuar të grimcave PM2.5. Nga ana tjetër, nëse përdorim një sobë druri të

34

pastandardizuar, ndotja e ajrit të brendshëm mund të jetë në nivele të rrezikshme. Grimcat e tymit të drurit janë shumë të vogla (ultrafine), duke filluar nga 0,2 mikron në fillim të djegies deri në 0,05 mikron teksa cikli i djegies është në kulmin e saj13. Ekspozimi në periudha relativisht të gjata ndaj ajrit të ndotur të brendshëm mund të dëmtojë shëndetin e njerëzve.

4.3.2 Ndikimi në natyrë dhe në pyje

Përdorimi i drurit si lëndë djegëse kontribuon direkt në tkurrjen e sipërfaqeve pyjore. Moratoriumi i pyjeve ka ndaluar eksportin dhe shfrytëzimin e lirë të pyjeve, duke u dhënë të drejtë vetëm bashkive për të plotësuar nevojat e qytetarëve për dru zjarri. Në këtë mënyrë, bashkitë janë të detyruara të shfrytëzojnë pyjet në pronësi të tyre, duke reduktuar sipërfaqet pyjore në territoret e tyre, për qëllim të plotësimit të popullatës me dru zjarri. Si rrjedhojë e mungesës së kapaciteteve nga bashkia për të menaxhuar fondin pyjor dhe nevojës për dru zjarri nga qytetarët, janë reduktuar ndjeshëm sipërfaqet pyjore në territorin e bashkisë. Vetëm për banesën e marrë në studim, për t’u ngrohur në periudhën e ftohtë, nevojiten rreth

10 m3 dru zjarri. Pra, presioni i ushtruar në pyje për të plotësuar gjithë popullatën me dru, sidomos në rajonin e Korçës, është jashtëzakonisht i lartë.

Shpyllëzimi pasohet nga ndikime zinxhir në komponentë të tjerë të mjedisit. Erozioni sipërfaqësor i tokës, fragmentimi dhe humbja e habitatit, reduktimi i ushqimit dhe strehës për kafshët e egra, janë disa nga ndikimet kryesore negative që vijnë si rrjedhojë e shpyllëzimit.

4.3.3 Shiu acid

Djegia e drurit shkarkon okside të azotit NOx dhe okside të squfurit SOx, edhe pse në sasi të vogla. Këta elementë mund të gjenerojnë acide në atmosferë. Shiu acid, në varësi të shkallës acide, shkakton një gamë të gjerë ndikimesh negative në tokë, në ujë, bimësi dhe në faunë. Gjithashtu, shiu acid mund të dëmtojë edhe veprat e trashëgimisë, sitet arkeologjike apo ndërtesat e vjetra.

Efektet e shiut acid në shëndetin e njeriut janë indirekte dhe rrallëherë shkaktojnë dëmtim të lëkurës, për shkak të aciditetit ekstrem. Një nga problemet kryesore është se duke ulur vlerat e pH nën 5, metalet e rënda lirohen dhe shpëlahen. Këta ndotës, si alumini dhe kadiumi mund të hyjnë në ujërat nëntokësorë. Nëse uji i ndotur përdoret për konsum njerëzor, mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet.

4.3.4 Ndryshimi i klimës

Djegia e drurit për ngrohje të banesës shkakton sasi të konsiderueshme të CO2, që është gaz kryesor me efekt serrë. Shpesh, djegia e drurit është konsideruar si neutral nga pikëpamja e klimës, por kjo jo gjithmonë është e pranueshme. Druri gjatë djegies emeton 2,5 herë më tepër CO2 në atmosferë se sa djegia e gazit natyror14. Në këto rrethana, këshillohet që druri të përdoret si lëndë e parë për ndërtim dhe të mbahet në stok sa më gjatë. Pra, të përdoret si “depo” për të mbajtur karbonin.

13. Laganière et Al, J. L. (2015). Range and uncertainties in estimating delays in greenhouse gas mitigation potential of forest bioenergy sourced from Canadian forests.

14. Laganière et Al, J. L. (2015). Range and uncertainties in estimating delays in greenhouse gas mitigation potential of forest bioenergy sourced from Canadian forests.

35

4.4 Ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut

Nga studimi i kryer, rezulton se në qytetin e Pogradecit alternativa kryesore për ngrohje është ajo me dru zjarri. Në varësi të llojit të sobës dhe drurit të djegur, çlirohen grimca të imta PMTotal, së bashku me monoksid karboni (CO), komponime organike të paqëndrueshme (VOC), dyoksid karboni (CO2), okside të squfurit (SOx) dhe okside të azotit (NOx). Më poshtë, po sjellim një përmbledhje të rreziqeve që i kanosen shëndetit të njeriut nga çdo ndotës në veçanti. Është e rëndësishme të themi se ndikimi në shëndet varet nga përqendrimi i substancës dhe nga koha e ekspozimit. Po ashtu, vlen të theksohet se nuk është studiuar ndikimi në shëndetin e njeriut i efekteve që vijnë nga ndërveprimi i ndotësve së bashku (pasojat akumulative/grumbulluese).

Monoksidi i karbonit (CO): Ekspozimi i tepërt ndaj përqendrimeve të larta të monoksidit të karbonit ka rezultuar se mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore si: Helmim, humbje të vetëdijes, vdekje, humbje ekuilibri, dhimbje koke, dobësim të muskujve, të përziera dhe të vjella. Risk të madh ndaj ekspozimit të monoksidit të karbonit kanë gratë shtatzëna, te të cilat mund të shkaktojë abort, të rrisë rrezikun e dëmtimit të fetusit, lindjen e foshnjës me peshë të ulët dhe dëmtim të sistemit nervor. Grupet më të ndjeshme ndaj helmimit nga monoksidi i karbonit janë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërisë, si dhe përdoruesit e duhanit. Ekspozimi ndaj monoksidit të karbonit në mënyrë të vazhdueshme mund të shkaktojë lodhje, dhimbje gjoksi, humbje të kujtesës, sëmundje të zemrës, dëmtim të sistemit nervor apo simptoma gripi. Në rastet kur lëkura ka kontakt me monoksidin e karbonit në formë të lëngshme, shkaktohen probleme të rënda në lëkurë15

Dyoksidi i karbonit (CO2): Dyoksidi i karbonit mund të shkaktojë asfiksim sepse vështirëson furnizimin normal të trupit me oksigjen gjatë frymëmarrjes, sidomos në hapësira të mbyllura. Ekspozimi në një mjedis me përqendrim të lartë të CO2 mund të shkaktojë vdekje, humbje ndjenjash apo marrje mendsh. CO2 shkakton probleme te gratë shtatzëna, kryesisht duke penguar zhvillimin normal të fetusit. Ekspozimi në mënyrë të vazhdueshme ndaj CO2 në përqindje të moderuar, shkakton problem me shikimin, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, dëmtim të sistemit nervor qendror, kontraktim e muskujve, etj. Gjithashtu, ekspozimi mund të shkaktojë marrje mendsh, dhimbje të vazhdueshme koke, djersitje të vazhdueshme, lodhje, mpirje, humbje të kujtesës, të përziera, të vjella, depresion, probleme me lëkurën, djegie të syve dhe zhurma në vesh 16 .

Dyoksidi i squfurit (SO2): SO2 më nivele të larta është tepër i rrezikshëm për jetën pasi shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, sidomos për njerëzit me sëmundje të mushkërive. Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve më të ulëta të SO2 mund të shkaktojë bronkit kronik, emfizemë apo sëmundje të frymëmarrjes. Gjithashtu, SO2 përkeqëson sëmundjet kardiovaskulare. Kur dyoksidi i squfurit reagon me kimikate të tjera në ajër, formon grimca të vogla sulfate. Këto grimca mund të mblidhen në mushkëri gjatë frymëmarrjes dhe të shkaktojnë rritjen e problemeve të frymëmarrjes. Ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave sulfate mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes, madje edhe vdekje të parakohshme. Të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare dhe astmatikët janë shumë të ndjeshëm ndaj ekspozimit të dyoksidit të squfurit17

15. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa

16. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa

17. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa

36

PM (PM10 dhe PM2.5): Shkencërisht është vërtetuar se përqendrimet e larta të grimcave në ajër paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Grimcat me diametër më të vogël në ajër shfaqin probleme të rënda në shëndet, pasi ato depozitohen në pjesët fundore të mushkërive dhe qëndrojnë aty për një kohë të gjatë, ose depërtojnë në gjak. Ekspozimi afatgjatë dhe me përqendrim të lartë ndaj lëndës së ngurtë në ajër shkakton sëmundje të rënda të frymëmarrjes, ul funksionin e mushkërive, shkakton bronkit kronik, madje dhe vdekje të parakohshme, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Është vërtetuar se grimcat e shkarkuara nga automjetet që përdorin lëndë djegëse diesel mund kenë ndikim në shtimin e mundësisë për t’u prekur e zhvilluar qelizat kancerogjene. Grupet e njerëzve më të prekur nga problemet shëndetësore që shkaktojnë grimcat janë fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e mushkërisë dhe të zemrës18

VOC: Ekspozimi afatgjatë ndaj komponentëve organike të paqëndrueshme mund të shkaktojë dëmtimin e mëlçisë, të veshkave dhe sistemit nervor qendror. Ndërsa ekspozimi afatshkurtër mund të shkaktojë probleme në sy, acarim të rrugëve të frymëmarrjes, dhimbje koke, marrje mendsh, çrregullime vizuale, lodhje, reaksione alergjike të lëkurës, vjellje dhe dëmtim të kujtesës19

O3: Ekspozimi ndaj ozonit (O3) në përqendrime të larta mund të shkaktojë dëmtim permanent të mushkërive, sidomos te fëmijët, mushkëritë e të cilëve janë në zhvillim. O3 mund të shkaktojë probleme serioze me lindshmërinë dhe probleme gjenetike. Gjithashtu, është vënë re ndikimi i dëmshëm në gratë shtatzëna dhe në zhvillimin e fetusit. Ekspozimi ndaj këtij gazi mund të përkeqësojë sëmundjet kronike të mushkërive, të zvogëlojë sistemin imunitar, të përkeqësojë sëmundjet e astmës dhe ato të zemrës, dhe të shkaktojë depozitime të lëngëta në mushkëri, duke vështirësuar ndjeshëm frymëmarrjen. Simptomat fillestare të ndikimit të O3 në shëndet fillojnë me irritimin e rrugëve të frymëmarrjes, shkaktimin e kollës, si dhe ndjesi shqetësuese në fyt dhe në gjoks. Gjithashtu, futja e O3 në organizëm nëpërmjet frymëmarrjes shkakton dhimbje koke, dhimbje stomaku, si dhe lodhje e të vjella20

4.5 Përparësitë mjedisore dhe shëndetësore nga termoizolimi i banesës

Në dallim nga strukturat e tjera, te strukturat e termoizoluara kemi përmirësim të ndjeshëm të transmetimit të nxehtësisë. Koeficienti i transmetimit për rastin me termoizolim e ka vlerën pothuajse dy herë më të vogël se ai pa termoizolim.

Në këtë rast, sasia e nxehtësisë që humbet nga muret ulet me rreth 50%21. Ulja e humbjeve të nxehtësisë përkthehet direkt në reduktim të konsumit të energjisë për ngrohjen e banesës, duke ruajtur kështu burimet e energjisë dhe duke ulur presionin mjedisor, kryesisht uljen e shkarkimeve në ajër të elementeve ndotës dhe gazeve serë.

18. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa

19. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa

20. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa

21. AKBN, 2021 Eficenca e energjisë në ndërtesa, Tiranë, AKBN.

37

e lëndës drusore për ngrohjen e saj. Pas termoizolimit, ngrohja e ambientit do të kërkojë konkretisht rreth 80% më pak lëndë drusore. Pra, nga inkapsulimi do të ulim në rreth 80% emetimet në atmosferë dhe po me të njëjtën shifër, përdorimin e pyjeve për lëndë drusore. Sasia e ulët e energjisë së nevojshme për ngrohje mund të përballohet edhe me mënyra alternative të energjisë së rinovueshme, duke e kthyer këtë banesë me karbon zero. Pra, një banesë komode në aspektin e temperaturës, pa shkaktuar kështu ndikime negative në mjedis. Ulja e emetimeve të ndotësve në atmosferë dhe përdorimi i alternativave të energjisë së rinovueshme, sjell rrjedhimisht dhe risk më të ulët ndaj problemeve shëndetësore që shkaktohen nga ndotja.

38

KRIJIMIN E “FONDIT TË KOMUNITETIT”

39
KAPITULLI IV K APACITETET FINANCIARE TË BASHKISË SË P OGRADECIT PËR
5

Në këtë kapitull do të vlerësohet impakti që ka investimi në termoizolimin e apartamenteve të Pogradecit mbi reduktimin e kostove të ngrohjes, funksionin e dekarbonizimit dhe të mbështetjes së përdorimit të burimeve të rinovueshme. Studimi do të bazohet në analizën e kostos së termoizolimit të apartamentit të banimit, që iu nënshtrua auditimit energjetik. Po ashtu, do të vlerësohet edhe mundësia e mbështetjes së termoizolimit nga ana e Bashkisë së Pogradecit përmes krijimit të “Fondit të Komunitetit”, si formë bashkëfinancimi në masën 50% nga fondet publike të bashkisë.

Në zonën e Pogradecit, përveç ndërtesave të ndërtuara në dy dekadat e fundit, kemi edhe një stok ndërtesash të ndërtuara para viteve ‘90. Tipologjia e këtyre ndërtesave konsiderohet klasa G apo e ndërtuar me tullë të pasuvatuar nga jashtë, ndërtesa tipike të periudhës së viteve 1961-198022. Ndërsa një ndërtesë e klasit energjetik A, konsiderohet ajo e viteve të fundit me sistem kapotë të ventiluar23. Kalimi nga një klas energjetik në tjetrin kërkon investime të konsiderueshme, që në vende të ndryshme të botës, subvencionohen nga qeverisja lokale apo ajo kombëtare për qëllimet e lartpërmendura.

5.1 Karakteristikat ekonomike të Bashkisë Pogradec

Bashkia e Pogradecit shtrihet në juglindje të Shqipërisë, në anë të bregut jugperëndimor të liqenit të Ohrit (695 m mbi nivelin e detit). Sipërfaqja e saj është 595 km². Bashkia përbëhet nga 8 Njësi Administrative (Pogradec, Udenisht, Buçimas, Çërravë, Dardhas, Trebinjë, Proptisht dhe Velçan) në përbërje të të cilave është një qytet dhe 72 fshatra me sipërfaqe prej 92,19 km2. Pogradeci ka 91 972 banorë sipas Regjistrit Civil, nga të cilët 66% banojnë në zonën rurale dhe 34%, në zonën urbane. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Pogradecit. Zhvillimi i përgjithshëm i bashkisë mbështetet në dy drejtime kryesore: Turizëm gjithëvjetor dhe peshkim e përpunim i drurit.

5.2 Karakteristikat e banesave ekzistuese dhe detyrimet ligjore

Në Pogradec janë rreth 520 pallate që kanë nevojë për ndërhyrje termoizolimi 24. Në këto pallate gjenden rreth 3 600 apartamente, që banohen nga rreth 5 000 familje. Këto pallate janë të ndërtuara me panele betoni parafabrikate apo me tulla, që do të thotë se kanë një performancë të dobët termike. Pikat e lidhjeve të paneleve të betonit, dritaret dhe dyert janë pikat më kritike që gjenerojnë jo vetëm humbje termike relativisht të larta, por edhe lagështi. Pra, kjo performancë e ulët termike dhe lagështira reduktojnë ndjeshëm edhe komoditetin e familjeve në shtëpitë e tyre, si dhe kërkojnë përdorim të lartë energjie për ngrohje.

22. Novikova, A., Szalay, Z., Simaku, Gj., Thimjo, T., Salamon, B., Plaku, Th., Csoknayai, T. (2015). Tipologjia e stokut të ndërtesave të banimit në Shqipëri dhe modelimi i shndërrimit të tyre për shkarkime të ulta karboni në të ardhmen. Mbështetje për zhvillimet me shkarkime të ulta karboni në Europën JugLindore (SLED), shiko: https://www.ikem.de/wp-content/uploads/2016/01/SLED_ Albania _BUILD ING_ALB.pdf.

23. Pashako, F; Dervishi, S., Gjuzi, I, Pali, M. (2015. INTBAU Albania, Rritja e ndërgjegjësimit mbi masat e efiçencës së energjisë në Shqipëri, IPA II European Union Integration Facility, 2015.

24. Të dhënat janë një vlerësim që bazohet te Censusi i vitit 2011 dhe duke marrë të mirëqenë që pallatet e ndërtuara përgjatë periudhës 1961-2000 kanë nevojë për ndërhyrje për përmirësimin e fasadave. Sigurisht që edhe shtëpitë individuale në disa raste mund të kenë nevojë për ndërhyrje.

40

Tabela 14: Ndërtesat për qëllime banimi sipas karakteristikave të ndërtesës dhe periudhës së ndërtimit

Burimi: INSTAT, Censusi i popullsisë dhe i banesave në vitin 2011 *Shtëpi tarracore ose shtëpi pjesërisht e veçuar.

Për të rritur performancën e energjisë nevojitet ndërhyrje te pallatet ekzistuese25. Nga ana tjetër, ligji i vitit 2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë”, u ka dhënë të drejtën dhe mundësinë bashkive të vendit të inkurajojnë dhe të mbështesin komunitetet vendore në administrimin e hapësirave të përbashkëta. Bashkitë mund të financojnë deri në 50% të vlerës (falë “Fondit të Komunitetit”) për mirëmbajtjen e fasadës, të tarracës, përmirësimin e hapësirave të përbashkëta apo për projekte që kursejnë/promovojnë eficiencën e energjisë, me ndikim pozitiv në mjedis dhe në financat personale të qytetarëve. Pjesa tjetër e investimit duhet të mbulohet nga investimi privat i banorëve. Për të bërë të mundur këtë, nevojiten të paktën 75% e kuotave të përbashkëta të bashkëpronarëve të një pallati, të cilët dakordësohen dhe kërkojnë këtë mundësi.

5.3

termoizolimin e apartamenteve të amortizuara

Referuar të dhënave të Bashkisë së Pogradecit, buxheti për vitin 2022 shkon përafërsisht rreth 2,2 mld lekë26. Burimet kryesore të të ardhurave parashikohen të jenë të ndara si më poshtë:

- 27%, nga aktivitetet tregtare dhe nga qytetarët;

- 73%, nga buxheti i qeverisë qendrore.

Ky buxhet shkon kryesisht për kujdesin për familjet, për administrimin, arsimin bazë, rrjetin rrugor, menaxhimin e mbetjeve, etj.

25. Ligji nr. 116/2016 thotë se certifikimi i energjisë ka në periudhë maksimale 10 vjet, pasi presupozohet se pas dhjetë vitesh struktura e ndërtesës amortizohet. Megjithatë, ne po e marrim të mirëqenë se ndërtesat pas vitit 2000 kanë nevojë për ndërhyrje në një moment sekondar, ndërkohë që aktualisht primare janë ndërtesat e para viteve ’90.

26. https://bashkiapogradec.gov.al/ngarkime/faqeDocs/220220220-7360220220824-pogradec-buxheti-perqytetarin-2022-24-.pdf

41
Hapësirat ekonomike të Bashkisë së Pogradecit për krijimin e “Fondit të Komunitetit”, si mbështetje financiare për
Karakteristikat e ndërtesës Gjithsej Deri në 1960 1961 - 1981 1981 - 1990 1991 - 2000 2001 - 2005 2006 - 2011 Gjithsej 23 193 2 400 4 089 2 862 3 093 1 298 1 362 Shtëpi individuale 19 213 1 693 3 215 2 420 2 608 1 138 1 206 Pallat 731 65 224 155 74 43 65 Tjetër* 3 249 642 650 287 411 117 91

Burimi:

Burimi:

Investimet në vitin 2022 për Bashkinë e Pogradecit do të jenë 270 mln lekë, që do të ndahen si më poshtë:

- 82,4 mln lekë, për administratën;

- 168 mln lekë, për rrjetin rrugor;

- 8,3 mln lekë, për pyjet;

- 1,9 mln lekë, për arsimin bazë;

- 3 mln lekë, për shërbimet publike

Investimet përbëjnë 13% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Thënë këto, nëse i referohemi tabelës 12, shuma e nevojshme për të bërë sistemin kapotë të një apartamenti është 374 175 lekë (pa ndriçimin LED).

42
Figura 10. Shpenzimet sipas zërave të buxhetit të Bashkisë së Pogradecit Përpunime të autorit sipas të dhënave të Bashkisë së Pogradecit Tabela 15. Treguesit fiskalë të konsoliduar të Bashkisë së Pogradecit Përpunime të autorit sipas të dhënave të Bashkisë së Pogradecit
Nr. Emërtimi Vlera për periudhën e raportimit (Fakt progresiv) Vlera e buxhetit vjetor (Plan 2022) I Të ardhurat 355 755 076 589 036 721 1 Taksat e veta vendore 160 244 143 368 496 721 2 Të ardhura jo tatimore 152 387 386 184 140 000 3 Taksa të ndara 43 123 547 36 400 000 II Shpenzimet 1 044 457 328 1 454 876 027 1 Shpenzime korrente 860 688 142 1 115 903 150 2 Shpenzime kapitale 183 769 186 338 972 877 III Burimet e financimit 1 044 457 328 1 454 876 027 1 Të ardhurat e veta vendore 386 550 717 655 156 900 2 Transferta e pakushtëzuar 458 777 174 568 140 261 3 Transferta specifike / Transferta e pakushtëzuar sektoriale 198 565 406 230 678 866 4 Huamarrja vendore vjetore 564 031 900 000

Në tabelën 14 po ashtu shohim se janë 3 600 apartamente që banohen dhe kanë nevojë për ndërhyrje për rritjen e eficiencës energjetike. Pra, shuma totale që nevojitet për të sistemuar teorikisht të gjithë qytetin e Pogradecit me sistemin kapotë do të jetë rreth 1,35 mld lekë. Nëse marrim në konsideratë “Fondin e Komunitetit”, i cili parashikon mbulimin e kostove të ndërhyrjeve nga shteti deri në masën 50%, mund të themi se buxheti total që i nevojitet Bashkisë së Pogradecit për të kompletuar procesin e sistemit kapotë në qytet, me qëllim rritjen e eficiencës energjetike, do të jetë 0,675 mld lekë. Nisma të tilla sigurisht që kanë nevojë për shtrirje në kohë, në periudha 10-vjeçare. Kjo na çon të mendojmë se do të mjaftonte një fond rreth 67,5 mln lekë në vit për 10 vitet e ardhshme, në mënyrë për të kompletuar këtë proces. Sigurisht që në vitet e para, kjo vlerë do të ishte më se e mjaftueshme, edhe nëse fondi do të ishte rreth 34-40 mln lekë. Në vitet e para do të mjaftonte që deri në 13% e fondit të investimeve të orientohej drejt përmirësimit të cilësisë së jetës të qytetarëve (falë eficiencës energjetike) për të mbrojtur më shumë ambientin, për të ndryshuar “imazhin” e qytetit, si dhe për ta bërë më të mirë jetesën në këtë qytet turistik.

Opsion tjetër mund të jetë një taksë e përkohshme lokale me qëllim financimin e termoizolimit. Një skemë e ngjashme është përdorur edhe nga Bashkia e Tiranës me “Taksën e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore”. Bashkia e Pogradecit ka 12 000 familje, ndaj për vitet e para do të mjaftonte një pagesë prej 257 lekësh në muaj për familje, për të pasur mjaftueshëm buxhet në mënyrë që të financohet rritja e eficiencës energjetike tek apartamentet e kësaj bashkie. Nëse do të marrim në konsideratë edhe familjet jashtë Pogradecit që kanë një shtëpi në këtë qytet27 do të mjaftonin vetëm 64 lekë në muaj për familje për vitet e para, në mënyrë për të pasur mjaftueshëm buxhet në mënyrë që të financohet rritja e eficiencës energjetike në apartamentet e kësaj bashkie. Buxheti i nevojshëm për termoizolimin e shtëpive në Bashkinë e Pogradecit është sa 11,5% e të ardhurave të pushtetit vendor vjetor. Një formë tjetër për të siguruar këto para do të ishte lufta ndaj evazionit fiskal, ku buxheti i gjeneruar nga kjo “luftë” mund të shkonte si fond për financimin e termoizolimit.

43
27. Sipas INSTAT (2021) numri i familjeve mund të shkojë deri në 48 000.

KONKLUZIONE 6

Objekti ynë, subjekt i auditimit të energjisë, pallat shumëkatësh banimi ndërtuar në vitin 1995, ndodhet në qytetin e Pogradecit dhe ka gjithsej 4 kate me 1 apartament për kat. Apartamenti i marrë në studim ka kapacitet 3+1, me sipërfaqe totale afërsisht 100 m2. Pas inspektimit, të dhënat u përpunuan dhe u arrit në rezultatin se godina ka nevojë për ndërhyrje termoizoluese në mbështjellësen e jashtme vertikale, në mënyrë që të ulet kostoja e shpenzimeve energjetike, si edhe kostoja e druve të përdorura për ngrohje.

Nga analiza e kostos energjetike dhe pas ndërhyrjes me shtresë termoizoluese, ndryshimin e dritareve dhe zëvendësimin e ndriçimit me llamba LED, u arrit në përfundimin se koha e kthimit të investimit është rreth 6 vjet. Pas kësaj periudhe, energjia e kursyer çdo vit kthehet në fitim për banorët, pasi jetëgjatësia e këtij investimi është më e lartë se 30 vjet. Ky investim në termoizolim, përkthehet jo vetëm një investim fitimprurës nga ana ekonomike, por është gjithashtu një investim për të krijuar ambiente më të pastra nga CO2

Termoizolimi, si një nga masat e eficiencës së energjisë, është i rëndësishëm për Pogradecin, pasi një ndër problemet kryesore të mjedisit në këtë qytet është ndotja e ajrit nga djegia e druve për ngrohje, gjatë periudhës së ftohtë të vitit. Qarku i Korçës, ku bën pjesë edhe Pogradeci, është ndër qarqet me përdorimin më të lartë të druve të zjarrit për ngrohje të banesës. Problemi kryesor i evidentuar në këtë qytet, shkaktohet nga prania mbi normën e lejuar e grimcave PMTotal dhe SO2 në ajër. Duke njohur zhvillimet në qytetin e Pogradecit, mund të themi se burimi kryesor i këtyre grimcave vjen nga oxhaqet e shtëpive që mbulojnë me tym lagjet e qytetit. Ndërsa SO2 u referohet shkarkimeve nga automjetet (këto mbeten të dhëna relativisht të largëta në kohë). Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe prania e ndotësve të tjerë të gaztë si: NOx, O3, etj.

44

Nga analizimi i banesës tip, në drejtim të performancës energjetike, rezulton se ka humbje jashtëzakonisht të larta të nxehtësisë, duke shtuar nevojën për dru zjarri për ngrohje. Si rrjedhojë, edhe ndotësit në atmosferë do të jenë në sasi më të lartë. Pas llogaritjeve të performancës energjetike të banesës, me ndërhyrje termoizoluese të parashikuara, rezulton se humbjet u reduktuan ndjeshëm, duke reduktuar edhe nevojën për përdorimin e lëndës drusore për djegie në masën 80%. Ky fakt tregon qartë rëndësinë që ka termoizolimi në parandalimin e ndotjes së ajrit dhe reduktimin e përdorimit të burimeve energjetike në vend. Gjithashtu, duket qartë se termoizolimi ka ndikim të ndjeshëm në rritjen e komoditetit në banesë dhe në uljen e rreziqeve që u kanosen qytetarëve nga ndotja e ajrit.

Nga përpunimi i të dhënave rezultoi se kostoja e sistemit kapotë për apartamentin në fjalë shkon te 212 175 lekë, ndërsa vetratat e xhamit (dritaret) kushtojnë gjithsej 162 000 lekë. Në total, kostoja e termoizolimit arrin në vlerën e 374 175 lekë. Falë termoizolimit, familja e marrë në studim, në një vit, do të kursente 33 400 lekë për dru zjarri dhe rreth 35 500 lekë për faturat e energjisë elektrike, duke mundësuar kthimin e investimit në rreth 6 vjet.

Nga analiza e bilancit të Bashkisë së Pogradecit rezultoi se buxheti total që nevojitet për të kompletuar procesin e sistemit kapotë në qytet, me qëllim rritjen e eficiencës energjetike, do të ishte 675 mln lekë. Në vitet e para, fondi i mjaftueshëm për këtë proces do të ishte rreth 33,5-40 mln lekë, ndaj do të mjaftonte deri në 13% e fondit të investimeve që të orientohej drejt përmirësimit të cilësisë së jetës të qytetarëve.

Opsion tjetër mund të jetë një taksë e përkohshme lokale me qëllim financimin e termoizolimit. Një skemë e ngjashme është përdorur edhe nga Bashkia e Tiranës me “Taksën e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore”. Bashkia e Pogradecit ka 12 000 familje, ndaj për vitet e para do të mjaftonte një pagesë prej 257 lekësh në muaj për familje, për të pasur mjaftueshëm buxhet në mënyrë që të financohet rritja e eficiencës energjetike tek apartamentet e kësaj bashkie.

Nëse do të marrim në konsideratë edhe familjet jashtë Pogradecit që kanë një shtëpi në këtë qytet 28 do të mjaftonin vetëm 64 lekë në muaj për familje për vitet e para, në mënyrë për të pasur mjaftueshëm buxhet në mënyrë që të financohet rritja e eficiencës energjetike në apartamentet e kësaj bashkie. Buxheti i nevojshëm për termoizolimin e shtëpive në Bashkinë e Pogradecit është sa 11,5% e të ardhurave të pushtetit vendor vjetor. Një formë tjetër për të siguruar këto para do të ishte lufta ndaj evazionit fiskal, ku buxheti i gjeneruar nga kjo “luftë” mund të shkonte si fond për financimin e termoizolimit.

45
28. Sipas INSTAT (2021)numri i familjeve mund të shkojë deri në 48 000.

REKOMANDIME 7

7.1 Rekomandime për institucionet

Për të përmirësuar situatën në qytetin e Pogradecit dhe për ta zhvilluar atë në mënyrë sa më të qëndrueshme, sugjerohen të ndërmerren masat e mëposhtme:

a. Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ajrit në qytetin e Pogradecit, sidomos të elementëve ndotës që shkarkohen nga djegia e lëndës drusore për ngrohjen e banesave;

b. Hartimi dhe zbatimi i planit të veprimit për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, për elementët dhe zonat ku është e nevojshme, bazuar nga rezultatet e monitorimit;

c. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për rritjen e performancës energjetike së stokut të banesave në qytetin e Pogradecit dhe kontrolli i zbatimit të kushteve të performancës energjetike në ndërtesat e reja. Krijimi i “Fondi i Komunitetit”, që parashikon bashkëfinancimin në masën 50% të termoizolimit në banesa nga fondet publike është një prej këtyre veprimeve;

ç. Informimi i qytetarëve për përdorimin e sobave të rregullta (brenda standardeve) për të bërë një djegie sa më të mirë të drurit, me qëllim uljen e emetimeve në ajër dhe mbrojtjen e ajrit të brendshëm të banesës;

d. Sensibilizimi i banorëve për rëndësinë e ruajtjes së energjisë dhe minimizimin e saj kur nuk është e nevojshme;

dh. Krijimi i kushteve për përdorimin e mënyrave alternative të prodhimit të energjisë së rinovueshme në sektorin familjar.

46

7.2 Rekomandime për qytetarët

Qytetarët duhet të ndërmarrin nisma individuale ose në grup në drejtim të:

a. Përmirësimit të performancës energjetike të banesës së tyre (marrëveshje me banorët e pallatit për të bërë sistem kapotë të gjithë ndërtesës);

b. Përdorimit të sobave me dru të certifikuara për ngrohjen, duke i mbajtur ato në kushte optimale;

c. Përdorimit të drurit të thatë për djegie. Po ashtu, asnjëherë të mos përdoret dru i përpunuar për qëllime të tjera (me ngjitës, vajra, apo i lyer me bojëra të ndryshme);

ç. Ajrosjes së shtëpisë periodikisht përgjatë ditës;

d. Përdorimit të alternativave të tjera ngrohjeje. Energjia elektrike është më e pastër dhe e shëndetshme;

dh. Investimit në energjinë e rinovueshme, që është mjaft me leverdi. Mos humbisni mundësinë për të furnizuar shtëpinë me energji të vazhdueshme dhe falas;

e. Përdorimit të pajisjeve elektroshtëpiake me eficiencë të lartë energjie: Klasi A++, ose A+++.

7.3 Rekomandime nga qytetarët

Qytetarët e Pogradecit kanë rekomanduar një sërë masash gjatë 3 forumeve të realizuara, të cilat kishin qëllim konsultimin e këtij raporti.

a. Të lehtësohen procedurat e marrjes së lejeve të nevojshme për kryerjen e termoizolimit;

b. Të mundësohen kredi me interes 0% nga Bashkia e Pogradecit për financimin e termoizolimit të banesave;

c. Të krijohen masa mbështetëse për stimulimin e investimeve në termoizolim dhe masa të tjera të eficiencës së energjisë edhe për banesat individuale;

ç. Një pjesë e fondeve të mbledhura nga taksat e ndikimit në infrastrukturë, të kanalizohet për financimin e termoizolimit të banesave;

d. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për rritjen e performancës energjetike së stokut të banesave në qytetin e Pogradecit dhe kontrolli i zbatimit të kushteve të performancës energjetike në ndërtesat e reja. Krijimi i “Fondi i Komunitetit”, që parashikon bashkëfinancimin në masën 50% të termoizolimit në banesa nga fondet publike është një prej këtyre veprimeve.

47

8

BIBLIOGRAFIA

48

Direktiva 2010/31/UE e Parlamentit Europian e Këshillit të 19 majit 2010 mbi eficiencën energjetike të banesave.

https://bashkiapogradec.gov.al/ngarkime/faqeDocs/220220220-7360220220824-pogradecbuxheti-per -qytetarin-2022-24-.pdf

https://tirana.al/artikull/hapen-aplikimet-per-programin-fondi-i-komuniteteve INSTAT (2012). Publikimet Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011.

Novikova, A., Szalay, Z., Simaku, Gj., Thimjo, T., Salamon, B., Plaku, Th., Csoknayai, T. (2015). Tipologjia e stokut të ndërtesave të banimit në Shqipëri dhe modelimi i shndërrimit të tyre për shkarkime të ulëta karboni në të ardhmen. Mbështetje për zhvillimet me shkarkime të ulëta karboni në Europën Juglindore (SLED).

Pashako, F. Dervishi, S., Gjuzi, I, Pali, M. (2015. INTBAU Albania, Rritja e ndërgjegjësimit mbi masat e eficiencës së energjisë në Shqipëri, IPA II European Union Integration Facility, 2015.

AKBN, A. K. (2021). Eficienca e energjisë në ndërtesa, Tiranë, AKBN.

AKM, A. K. (2022). Raporti i Gjendjes në Mjedis 2020. Tiranë, AKM.

Bashkia Pogradec. (2015). Vlerësimi Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Vendor të

Bashkisë Pogradec. Pogradec: Bashkia Pogradec.

EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa

GABC, G. A. (2019). 2019 Global Status Report for Buildings and Constructi on. United Nations Environment Programme.

INSTAT. (2022). Databaza Statistikore. Retrieved from Instat.gov.al.

http://databaza.instat.gov.al/pxëeb/sq/DST/?rxid=b5069c81-9c75-4560-905a-2cb719af3ada

Laganière et Al, J. L. (2015). Range and uncertainties in estimating delays in greenhouse gas mitigation potential of forest bioenergy sourced from Canadian forests.

Simaku, G. (2017). Albanian Building Stock Typology and Energy Building Code in Progress Towards National Calculation Methodology of Performance on Heating and Cooling. Evropean Journal of Multidisciplinary Studies, Volume 2, Issue 5, 13 - 35.

49

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dobjani, Etleva

Raporti i auditimit energjetik në banesë : Vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe në ekonomi nga termoizolimi i banesave në Pogradec / Etleva Dobjani, Klodian Muço, Kristi Bashmili ; red. Ola Mitre. - Tiranë : Qendra për

Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, 2022

52 f. : me il. ; 21X27.5 cm.

ISBN 978-9928-4753-1-2

I.Muço, Klodian

II.Bashmili, Kristi

1.Banesa 2.Ngrohja 3.Energjia elektrike 4.Kursimi

5.Mbrojtja e mjedisit 6.Raporte 7.Pogradec 8.Shqipëri

697.5(496.548) (047)

50
51

© 2022 All Green Centre, Arti në Duart e Gruas. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky botim u realizua nga All Green Centre dhe Arti në Duart e Gruas, në kuadër të projektit “Dua ajrin tim – Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra”, me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të u përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit.

52
Local Democracy in Action A lban i a LEVIZ
Financuar nga LevizAlbania Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.