Raporti Vjetor, 2022

Page 1

ALL GREEN CENTRE

RAPORT VJETOR 2022

Rreth nesh

Publikime

Vizioni

Përmbajtja

Vullnetarizëm

Misioni

Ekipi ynë

Projekte

Aktivitete

Arritje

Puna jonë në fokusin e medias Mbështetësit tanë

Bashkëpunime me institucionet

Kontakt

RAPORT VJETOR 2022

RAPORT VJETOR 2022

Rreth nesh

Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të

Qëndrueshëm - All Green Centre është themeluar nga

një grup aktivistësh, me qëllimin kryesor avancimin e qeverisjes mjedisore, përmes përdorimit të gjykimit të

ekspertizës në fusha si: Qeverisja e mirë mjedisore, ekonomia e gjelbër, eficenca e energjisë, eficenca e

burimeve natyrore, industria nxjerrëse, etj.

Vizioni

Vizioni i All Green Centre parasheh një

Shqipëri me mjedis të shëndetshëm e që

zhvillohet përmes zbatimit të politikave të

qëndrueshme, duke plotësuar nevojat e së

tashmes pa cenuar mundësitë e brezave të

ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

RAPORT
VJETOR 2022

Misioni

Të afrojë njerëzit me natyrën për një

mjedis të shëndetshëm dhe zhvillim të

qëndrueshëm.

RAPORT VJETOR 2022

RAPORT VJETOR

2022

Ekipi ynë

Të angazhuar, të orientuar dhe të ndërgjegjshëm për potencialin dhe misionin e qendrës, identifikojmë novatorët dhe proaktivët me eksperienca të

shumëllojshme, për të prodhuar punë cilësore e të efektshme.

Ola Mitre

Ervin Postoli Etleva Dobjani

Drejtore Ekzekutive Koordinator & Ekspert i Marrëdhënieve me Publikun

Kristi Bashmili

Eksperte e eficiencës së energjisë

Ekspert mjedisi

Klodian Muço

Ekspert ekonomie

Projekte

“EkoSkaner” – Rritja e gazetarisë hulumtuese mjedisore (FAZA II)

Financuar nga Investigative Network Albania, me fonde të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Periudha e zbatimit: 1 Shtator 2021 – 28 Shkurt 2022

Buxheti: 10 000 USD

“Dua ajrin tim”- Rritja e presionit

qytetar për bashki më të pastra

Financuar nga LevizAlbania, me fonde të Agjencisë Zvicerane për

Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Periudha e zbatimit: 1 dhjetor 2021 – 30 nëntor 2022

Buxheti: 45 000 CHF

“Të rinj eficentë” – Rritja e ndërgjegjësimit

rinor mbi masat e eficencës së energjisë për një mjedis të shëndetshëm

Financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të titullit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022

Periudha e zbatimit: 1 qershor 2022 – 30 shtator 2022

Buxheti: 1 200 000 lekë

Artivist Stafetë - Cikli i Dibrës

Financuar nga Master Peace, me fonde të Bashkimit Evropian

Periudha e zbatimit: 1 shtator 2022 – 31 dhjetor 2023

Buxheti: 15 000 Euro

Aktivitete

RAPORT VJETOR 2022

Gazetari mjedisore

“EkoSkaner”, është emisioni i parë në televizionet shiptare, kushtuar çështjeve mjedisore. Ky cikël

emisionesh synoi të nxjerrë në pah moszbatimin e ligjit, shkeljet dhe abuzimin me pushtetin. Ai u transmetua në TV SCAN, ndërsa u realizua nga gazetarja Ola Mitre në kuadër të projektit

“EkoSkaner – Rritja e gazetarisë hulumtuese mjedisore”. Disa nga investigimet e realizuar janë: “Shkelje flagrante e ligjeve”, punimet e Aeroportit të Vlorës nisën pa Deklaratë Mjedisore dhe leje ndërtimi"; “Rishikimi i kufijve të zonave të mbrojtura u bë në shkelje të ligjit"; “Lumi i Shalës kërcënohet nga ndërtimi i hidrocentraleve”;

“Projektet për ndërtimin e centraleve eolike shenjëstrojnë zonën e mbrojtur të Gadishullit të Karaburunit”; “Bllokim i qëllimshëm”, autoritetet s’matin ndotjen e ajrit”, etj.

Eficienca e energjisë për mjedisin

Gjatë vitit 2022, u zbatua nisma "Dua ajrin timRritja e presionit qytetar për bashki më të pastra". Qëllimi kryesor ishte rritja e presionit

qytetar dhe fuqizimi i komuniteteve lokale për të

ushtruar presion ndaj Bashkisë Korçë dhe Pogradec, për të përmirësuar cilësinë e ajrit gjatë stinës së dimrit, që vjen nga drutë e zjarrit. Kjo

përmes aplikimit të masave të eficiencës së energjisë, që reduktojnë konsumin e energjisë e rrjedhimisht edhe emetimin e ndotësve në ajër. Në këtë kuadër u ndërmorën një sërë

aktivitetesh, sikurse ishin forumet qytetare, marshimet, nënshkrimi i peticioneve, paraqitja e tyre në këshillat bashkiakë, hartimi i raporteve të auditimit energjetik në banesë, etj.

Forume qytetare

Përfshirja qytetare në vendimmarrje ishte në fokus të aktiviteteve të organizuar gjatë vitit 2022.

Ndaj, 6 forume me qytetarë të Korçës dhe Pogradecit u organizuan, me qëllim marrjen e sa më shumë

rekomandimeve për bashkëfinancimin në termoizolimin e banesave, për t'u përfshirë në 2 raporte

të auditimit energjetik në banesë, që u publikuan nga All Green Centre. Përmes forumeve u realizua dhe ndërgjegjësimi i banorëve mbi ndikimin e termolizolimit në përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe mbi alternativat e tjera të ngrohjes. Ekspertët e energjisë, mjedisit dhe financave vendore bënë

prezantime shteruese mbi kosto-përfitimet, duke informuar qytetarët në bazë të të dhënave të dala nga puna e kryer në terren. Ndërkohë, banorët patën mundësi të parashtrojnë

mendimet dhe shqetësimet e tyre, duke bërë që raportet përfundimtarë të reflektonin edhe qëndrimin qytetar.

Marshime

Me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe aktivistëve lokalë u organizuan 4

marshime në qytetin e Korçës dhe

Pogradecit, me qëllim rritjen e presionit ndaj bashkive përkatëse për

marrjen e masave konkrete për

reduktimin e ndotjes sezonale të ajrit.

Dhjetra banorë u bënë pjesë e marshimeve, duke kërkuar marrjen e masave konkrete për këtë problem serioz në këto qytete.

Peticione

Qytetarët e Korçës dhe Pogradecit, në

2 lagje pilot, firmosën peticione për t’i

kërkuar bashkive përkatëse caktimin e “Fondit të Komunitetit”, si një masë

bashkëfinancimi për termoizolimin e banesave. Mbledhja e firmave u realizua përmes angazhimit të të rinjve vullnetarë, të cilët përpara nënshkrimit dhanë edhe informacionin e duhur mbi

kërkesat e peticionit. Peticionet u firmosën nga më shumë se 160 banorë.

Ndikim në vendimmarrje

Ndikim në vendimmarrje

Qytetarët e Korçës dhe Pogradecit, në

Peticionet e qytetarëve për caktimin e “Fondit të Komunitetit”, si një masë

2 lagje pilot, firmosën një peticion për t’i kërkuar bashkive përkatëse caktimin

e “Fondit të Komunitetit”, si një masë

bashkëfinancimi për termoizolimin e banesave, u prezantuan pranë Këshillave

Bashkiakë të Korçës dhe Pogradecit. Gjatë

mbledhjeve u bënë dhe prezantime mbi

rëndësinë që paraqet kjo alternativë në

drejtim të reduktimin të ndotjes sezonale të ajrit. Gjithashtu, anëtarëve të Këshillave

Bashkiakë iu prezantua edhe gatishmëria

bashkëfinancimi për termoizolimin e banesave. Mbledhja e firmave u realizua përmes angazhimit të të rinjve vullnetarë, të cilët përpara nënshkrimit dhanë edhe informacionin e duhur mbi kërkesat e peticionit. .

konkrete (marrëveshja e dakordësisë) që kanë qytetarët për termoizolimin e

banesave, në rast se buxhetet e bashkive

mundësojnë

bashkëfinancimin për në këtë investim.

Trajnime në shkolla

Në kuadër të projektit "Të rinj eficentë – Rritja e ndërgjegjësimit rinor mbi masat e eficencës së

energjisë për një mjedis të shëndetshëm", një cikël trajnimesh mbi përfitimet e masave të

eficiencës së energjisë u organizua në gjimnazet e Tiranës, Korçës dhe Pogradecit. Në Tiranë, trajnimet u zhvilluan në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, në Korçë, në gjimnazin “Themistokli Gërmenji” dhe në Pogradec, në gjimnazin

“Muharrem Çollaku”. Në secilin prej gjimnazeve u përzgjodhën 2 klasa (klasa 10 dhe 11), që ishin edhe klasat pilot, që më pas u klasifikuan si

“klasa eficiente”.

Trajnimet në shifra Perspektiva gjinore

Aktivizëm rinor

Nxënësit e 3 shkollave të mesme në Korçë, Pogradec dhe Tiranë propozuan mesazhe për institucionet politikbërëse, ku kërkohej

ndërhyrja për përmirësimin e gjendjes në mjedis, përmes aplikimit të masave të

eficiencës së energjisë. Propozimet e tyre u bënë në përfundim të trajnimeve të zhvilluar në gjimnaze, ku të rinjtë mësuan mbi masat e eficiencës së energjisë dhe ndikimet pozitive që ka aplikimi i tyre në mjedis, shëndet e ekonomi. Sloganet e përzgjedhur u shpalosën në oborret e secilës shkollë.

Numri i sloganeve të propozuar

Rinia kërkon eficiencë

Në fokus të punës, gjatë vitit 2022 ishte padiskutim rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi masat e eficiencës së energjisë, si një formë për të ndikuar në vendimmarrjen e institucioneve qendrore dhe vendore për përmirësimin e gjendjes në mjedis. Ndaj, përveç trajnimeve në shkolla, disa takime mes të rinjve dhe ekspertëve u organizuan në Tiranë, Korçë dhe Pogradec për të folur gjerësisht mbi

aplikimin e masave të eficencës së energjisë në të ardhmen.

Artivizëm

Rritje e angazhimit rinor në çështjet sociale, mjedisore dhe grupeve të marxhinalizuar, përmes përdorimit të artit ishte në fokus të

projektit “Artivist Stafetë – Dibra Project Cycle”. Në këtë kuadër u realizuan një sërë

aktivitetesh, duke nisur me një cikël trajnimesh me të rinjtë e Dibrës. Përmes “BOOTCAMP-it”

që u organizua, të rinjtë mësuan sesi arti, si një metodë jo e dhunshme, mund të përdoret për të ndryshuar mentalitete, për të prishur stereotipet dhe për t’u përballur me çështje të mëdha sociale. Gjatë trajnimeve ata u njohën me disa prej formave që mund të përdorim në

këtë drejtim, sikurse janë filmat e shkurtër, podcastet, tregimi i historisë apo piktura.

Femme Salon

Po ashtu, në kuadër të projektit “Artivist Stafetë – Dibra Project Cycle” një cikël

"Femme Salon" u organizua, duke forcuar të

rinjtë dibranë përmes tregimit të historive të sukseshme, si një nga format e artit, që sjellin ndryshime në shoqëri.

Hackathon

Të rinjtë vunë në jetë njohuritë e fituara, duke realizuar, filma të shkurtër, podcaste dhe ekspozita. Për të shafqur produktet e tyre u organizua HACKATHON - "Dibra is Burning" me 3 ditë, dedikuar formave të artit, që sjellin ndryshime në shoqëri. Qindra pjesëmarës u bënë pjesë e aktivitetit, duke përfshirë grupe të ndryshme interesi, sikurse

ishin: Mësues, punonjës të sektorit shëndetësor, nxënës, gazetarë, përfaqësues të institucioneve vendore, etj.

Filma & Podcast

Aktivizëm rinor

1. “Mjedis i shëndetshëm, e drejta e njeriut”, trajton rezolutën e Kombeve të Bashkuara, që ngriti në një nivel tjetër mbrojtjen e mjedisit.

2. “Një kontroll që shpëton jetë”, me fokus ndërgjegjësimin për kancerin e qafës së mitrës dhe të drejtën për kujdes shëndetësor.

3. “Të flasësh për seksualitetin”, fokusohet te rëndësia e trajtimit të këtyre temave nga të rinjtë.

4. “Të jesh grua minatori” solli eksperiencën e një gruaje që jeton çdo ditë me frikën e aksidenteve në minierë, duke përcjellë mesazhin e garantimit të të drejtave në punë.

5. “Fuqizimi ekonomik i gruas” – Një ‘mjet’ që ndihmon në garantimin e të drejtave të grave në shoqëri.

6. "Diskriminimi gjinor mbi pronën" - Një realitet që përjetojnë shumë gra dhe vajza sot, një e drejtë që shpesh mbetet në letër.

7. “Arti i të bërit biznes, modeli i suksesit” solli historinë e Ana Ngjeqarit, një vajzë e re që pasionin për punët me dorë e ktheu në një sipërmarrje fitimprurëse.

8. “Martesat e hershme” – Një fenomen që fatkeqësisht është ende i pranishëm

1. Porta me ferra” – Një film për largimin e të rinjve dhe zbrazjen e Dibrës

2. “Majlinda në ‘odën’ e burrave” - Film për rezistencën e një gruaje, që theu mentalitetin dhe stereotipet e zonës, për të mbrojtur Dibrën nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

3. “DuarArt” - Një film dokumentar për sipërmarrjen e jufkave dibrane dhe modelin e një gruaje që ka punësuar 15 gra të zonës.

Bashkëpunimi me institucionet

All Green Centre e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin me institucionet lokale e qendrore. Ndaj, nënshkruam me Bashkinë Bulqizë

Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatmin e projektit "Artivist Stafetë - Dibra

Project Cycle". Qëllimi i Memorandumit ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, në kuadër të projektit, me synim forcimin e frymës së bashkëpunimit mes OSHC-ve dhe njësive të qeverisjes vendore.

Arritje

Emisioni investigativ “Kromi në Bulqizë nxirret pa leje mjedisore”, i realizuar përmes projektit

“EkoSkaner – Rritja e gazetarisë hulumtuese mjedisore”, u vlerësua me çmimin 2022 EU

Awards for Investigative Journalism. Çmimi iu akordua gazetares dhe autores së emisionit

“EkoSkaner”, Ola Mitre, e cila është edhe Drejtorja

Ekzekutive e All Green Centre. Akordimi i çmimit u bë gjatë Konferencës së Mediave BE - Ballkani

Perëndimor, organizuar nga Bashkimi Evropian. Ky aktivitet bëri bashkë më shumë se 180 profesionistë të medias nga i gjithë Ballkani

Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Arritje

Bashkia e Korçës pranoi kërkesën e All Green

Centre dhe banorëve për caktimin e "Fondit të Komunitetit", për bashkëfinancimin e termoizolomit të banesave.

Puna do të nisë me 2 pallatet e identifikuar gjatë zbatimit të projektit në lagjen nr. 17, ndërsa fondi

në dispozicion do të jetë 5 mln lekë.

Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së ajrit në stinën e dimrit, që shkaktohet nga përdorimi i lartë i druve të zjarrit. Ndërkohë, që puna jonë do të vazhdojë, derisa të shikojmë të përfunduar pallatet e termoizoluar në lagjen nr. 17.

Vullnetarizëm

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, All Green Centre organizoi aksionin vullnetar të

pastrimit në Parkun Kombëtar të Dajtit. Shumë të rinj aktivë u bënë pjesë e këtij

aktiviteti, duke përcjellë mesazhin se çdo qytetar duhet të kontribuojë për një mjedis të pastër e të shëndetshëm! Aksionit të

pastrimit iu bashkuan dhe përfaqësues nga

Agjencia Kombëtare e Rinisë.

“Raporti i Auditimit Energjetik – Vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe në ekonomi nga termoizolimi i banesave në Korçë”, ofron të dhëna të sakta sesi termoizolimi, si masë e eficiencës së energjisë, redukton konsumin e energjisë, duke ndikuar në uljen e emetimeve të ndotësve në ajër.

Po ashtu raporti përmban të dhëna të sakta mbi kapacitetet financiare të Bashkisë së Korçës për të bashkëfinancuar termoizolimin në banesa përmes krijimit të “Fondit të Komunitetit”, si formë për stimulimin e këtyre investimeve nga ana e qytetarëve

Publikime

“Raporti i Auditimit Energjetik – Vlerësimi i ndikimit në

mjedis dhe në ekonomi nga termoizolimi i banesave në

Pogradec”, ofron të dhëna të sakta sesi termoizolimi, si masë e eficiencës së energjisë, redukton konsumin e energjisë, duke ndikuar në uljen e emetimeve të ndotësve në ajër. Po ashtu, raporti përmban të dhëna të sakta mbi

kapacitetet financiare të Bashkisë së Pogradecit për të

bashkëfinancuar termoizolimin në banesa përmes krijimit

të “Fondit të Komunitetit”, si formë për stimulimin e këtyre investimeve nga ana e qytetarëve.

"Alternativat e ngrohjes në banesë dhe gjurma e ndikimit në cilësinë e ajrit" - Raport analizues në formatin Fact – Sheet, me të dhëna të plota mbi alternativat e ngrohjes dhe anët negative e pozitive të secilës, si në aspektet e shkarkimeve në ajër, ashtu edhe nga pikëpamja e leverdisë ekonomike

Puna jonë në fokusin e medias

Mbështetësit tanë

Kontakt Adresa : Rr. "Sul Alla", Nd. 1, Ap.24 Email : allgreencentre@gmail.com Cel : +355 68 20 810 16 Website : www.allgreencentre.org

ALL GREEN CENTRE

RAPORT VJETOR 2022

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.