
5 minute read
2 KAPITULLI I K UADRI LIGJOR
2.1 Zhvillimi i kuadrit ligjor për eficiencën e energjisë në ndërtesa
Në vitet 2000, pas një dekade zhvillimi urban me ndërtime informale dhe me cilësi teknologjike të pakontrolluar (vitet ‘90 – 2000), filloi të kishte një ndryshim dhe një vëmendje më të madhe ndaj energjisë së konsumuar në sektorin e ndërtimit, të paktën në aspektin ligjor.
Advertisement
Në këtë periudhë nisi miratimi i disa ligjeve të rëndësishme, që lidhen me performancën e energjisë në ndërtesa, si: Ligji nr. 584, datë 02.11.2000 “Për kursimin e energjisë”; ligji nr. 8 937, datë 12.09.2002 “Për sistemin e ngrohjes së ndërtesave”; ligji nr. 38, datë 16.01.2002 “Për tarifat, termat dhe kushtet e lejuara për projektimin, ndërtimin, prodhimin dhe ruajtjen e ngrohjes në ndërtesa” dhe ligji nr. 9 379, datë 28.04.2005 “Për eficiencën e energjisë”.
Midis këtyre viteve kanë dalë edhe vendime qeverie me rëndësi, si: Vendimi nr. 619, datë 7.9.2011 “Për miratimin e metodologjisë për llogaritjen e niveleve të kostos optimale për kërkesat minimale të performancës së energjisë së ndërtesave, të njësive dhe të elementeve të ndërtesave”; vendimi nr. 38, datë 16.1.2003 “Për miratimin e normave, të rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa” dhe vendimi nr. 853, datë 14.11.2007 “Për përdorimin e llambave fluoreshente kompakte të ndriçimit”.
Në fund të viteve 2010 nisi të flitej për “auditim energjetik” dhe për “eficiencë energjetike”, pra për një proces të ri i cili konsistonte në mbledhjen e të dhënave të nevojshme të konsumit të energjisë së një ndërtese ose të një grupi ndërtesash, me qëllim identifikimin dhe përllogaritjen e kostove dhe kursimeve të energjisë, raportimin e rezultateve dhe evidentimin e masave që duhen marrë në funksion të përmirësimit të eficiencës së energjisë. Kjo nismë u zyrtarizua në vitin 2015 me ligjin nr. 124/2015 “Për eficiencën e energjisë”. Ligji u përmirësua më vonë, në 2015 dhe u përditësua në vitin 2021, me qëllim nxitjen e përdorimit me eficiencë të energjisë dhe zhvillimin e tregut për shërbimet energjetike në sektorët rezidencialë të shërbimeve, industrisë, transportit, bujqësisë, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë. Kjo do të thotë një cilësi më e mirë në ndërtim, në materiale ndërtimi dhe në teknologji të fasadave, tarracave, dyshemeve në kontakt me tokën, etj. Gjithashtu, në këtë periudhë u miratua ligji nr. 116/2016 “Për performancën e energjisë së ndërtesave” dhe ligji nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, si dhe vendimi nr. 179, datë 28.3.2018 “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për burimet e rinovueshme të energjisë, 2018 - 2020”.
Ndërkohë që vetëm në vitin 2021 u fillua një kontroll mbi cilësinë e projekteve dhe ndërtimeve nëpërmjet një figure të re, ajo e audituesit energjetik, gjë që solli një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e ndërtimit.
2.2 Kuadri ligjor mjedisor dhe detyrimet për bashkitë
Është e rëndësishme të kuptohet se sektori rezidencial, ashtu si edhe sektorët e tjerë të zhvillimit në vend, ka gjurmë të konsiderueshme të ndikimeve në mjedisin natyror. Ndikimet që vijnë si rrjedhojë e konsumit të energjisë së banesave dhe alternativës së përzgjedhur për ngrohjen e ambientit, ndodhin kryesisht në formën e shkarkimeve në ajër dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore për energji, të tilla si uji apo lënda djegëse. Në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe komponentëve të veçantë të tij janë hartuar një sërë ligjesh dhe politikash, të cilat plotësojnë një kuadër rregullator të pranueshëm dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ky kuadër përfshin ligjet kryesore të përbërësve të mjedisit, të përcaktuar në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, që janë: Uji, toka, ajri, pyjet, kullotat, biodiversiteti dhe zonat e mbrojtura. Këto ligje shërbejnë si bazë për analizimin e gjendjes së mjedisit në territorin e bashkisë dhe në përcaktimin e masave që duhen marrë në të ardhmen nga Bashkia e Pogradecit për mbrojtjen e mjedisit përgjatë veprimtarive të ndryshme.
Në sajë të burimit ndotës, mënyrës së presionit mjedisor në territorin e bashkisë, rezulton se dy prej komponentëve të mjedisit janë më të rrezikuar: Cilësia e ajrit dhe dëmtimet në pyje. Ky konstatim vjen si rrjedhojë e faktit së në territorin e bashkisë përdoren në masë drutë e zjarrit për ngrohjen e ambientit të banesës. Nga ana tjetër, stoku i banesave është relativisht i vjetër7, me performancë të ulët energjetike, duke pasur kërkesë të lartë për energji, presion relativisht të shtuar në burimet natyrore dhe në cilësinë e ajrit urban. Në këto rrethana, le të fokusohemi te legjislacioni për ajrin dhe për pyjet, si dy komponentë mjaft të riskuar nga sektori rezidencial.
Në drejtim të mbrojtjes dhe të menaxhimit të cilësisë së ajrit në mjedis, janë zhvilluar hapa të rëndësishëm përmirësues në aspektin rregullator ligjor. Miratimi i ligjit bazë “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të ambientit”8, i njehsuar plotësisht me Direktivat 2008/50/EC (Ajër i Pastër për Evropën) dhe 2004/107/EC (Metalet e rënda në ajrin e mjedisit), hapi rrugën e miratimit të vendimeve të rëndësishme për mbrojtjen e cilësisë së ajrit dhe parandalimin e shkarkimeve të dëmshme në atmosferë. Konkretisht, kuadri ligjor kryesor për mbrojtjen e cilësisë së ajrit përfaqësohet nga:
1. Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”;
2. VKM nr. 147, datë 21.03.2007 “Për cilësinë e karburanteve të benzinës dhe naftës”;
3. VKM nr. 1110, datë 30.07.2008 “Për cilësinë e naftës të prodhuar përmes rafinimit të brendshëm të naftës bruto”;
4. VKM nr. 781, datë 14.11.2012 “Për cilësinë e disa lëndëve djegëse për përdorim të transportit termik, civil, industrial dhe të ujit (det, lumë dhe liqen)”.
Në drejtimin e menaxhimit të fondit pyjor, vlen të theksohet se vendi ynë ndodhet aktualisht në një periudhë moratoriumi. Shfrytëzimi i pyjeve është i ndaluar, përveç plotësimit të popullatës me dru zjarri9. Gjithashtu, që prej vitit 2016, administrimi dhe menaxhimi i fondit pyjor ka kaluar në përgjegjësi të bashkive10 Në tabelën në vijim, gjenden ligjet kryesore për këto dy komponentë të mjedisit dhe përgjegjësia ligjore/ institucionale që ka bashkia për menaxhimin e pyjeve dhe cilësisë së ajrit në mjedis.
7. Simaku, G. (2017). Albanian Building Stock Typology and Energy Building Code in Progress Towards National
8. Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”.
9. Ligji nr. 5/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”.
10. VKM nr. 433, datë 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike, sipas listave të inventarit dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit e të ish-komunave/bashkive”.
Neni 4 Pika 3
Neni 7 Pika 8
Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”
Neni 7 Pika 12
Neni 8 Pika 3
Neni 8 Pika 4
Ligji nr. 48/2016
Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005
“Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar
Neni 4
Ajri
Bashkia (njësia e qeverisjes vendore) merr masat për ruajtjen ose përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Bashkia përgatit (dhe miratohet nga Këshilli Bashkiak) Planin e Aglomeratit dhe Planin e Zonës.
Bashkia përgatit, ndryshon ose rishikon një Plan të Cilësisë së Ajrit (në bashkëpunim me ministritë e linjës, AKM-në dhe ARM-të. Ministritë e linjës, AKM-ja, ARM-të sigurojnë të gjithë informacionin përkatës që disponojnë).
Bashkia përgatit dhe zbaton një Plan Veprimi Afatshkurtër për një zonë apo aglomerat kur ka rrezik të kapërcehet pragu i alarmit për Ozonin. Në këto raste, planet afatshkurtra mbajnë parasysh edhe kërkesat që lidhen me arsenikun, kadmiumin, nikelin dhe benzo(a)pirenin.
Bashkia përgatit dhe zbaton një Plan Veprimi Afatshkurtër, kur ekziston rreziku që të kapërcehen një ose më shumë vlera kufiapo vlera të synuara
Pyjet
Bashkia bashkëpunon me Ministrinë e Mjedisit për hartimin dhe përpunimin e Programit të Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve.
Neni 5
Këshilli i Bashkisë, në bashkëpunim me shërbimin pyjor, miraton Planet e mbarështimit të pyjeve bashkiake dhe private.
Neni 7
Neni 23
Bashkia ngre strukturën për administrimin, qeverisjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor dhe kullosor.
Bashkia administron dhe zhvillon pyjet vendore apo pjesë të tyre sipas planeve të mbarështimit.
Tabela 1. Detyrimet ligjore për bashkitë në mbrojtje të cilësisë së ajrit dhe të pyjeve