
16 minute read
NË MJEDIS NGA TERMOIZOLIMI I BANESAVE NË POGRADEC
Pozicioni gjeografik dhe mbizotërimi i kodrave e i maleve bën që territori i Bashkisë së Pogradecit të futet në zonën ku dimri është i ftohtë dhe vera e freskët. Klima e rajonit ku ndodhet Bashkia Pogradec është tipike kontinentale, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë, dhe me reshje jo të shumta shiu e dëbore.
Temperaturat paraqesin uniformitet të kënaqshëm. Vlera e temperaturës mesatare vjetore përgjithësisht luhaten rreth 13O C. Temperatura mesatare e janarit luhatet në rreth 2,9O C. Fenomeni i uljes së temperaturës minimale deri në vlera nën zero, është përgjithësisht veçori e muajve të dimrit. Por të tilla temperatura mund të vrojtohen pjesërisht edhe gjatë muajit mars e tetor. Më 5 janar 1980 është regjistruar temperatura minimale -19O C. Në qytetin e Pogradecit, temperaturat e ulta gjatë periudhës tetor-prill janë një tregues direkt për nevojën që kanë banesat për ngrohje. Duke marrë në konsideratë se kjo zonë ka si burim për ngrohjen e banesës lëndën drusore, mund të themi se presioni mbi cilësinë e ajrit është jashtëzakonisht i lartë. Periudha e gjatë kohore që nevojitet për ngrohje banese, gjithashtu ushtron presion të lartë në dëmtimin e pyjeve, duke krijuar kështu shpyllëzime në zona specifike. Krahas prodhimit të oksigjenit, pyjet janë shumë të rëndësishëm për të strehuar e ushqyer kafshët, si dhe për të krijuar korridore të sigurta për lëvizjen e tyre. Ndaj pyjet janë shumë të rëndësishëm dhe duhen mbrojtur.
Advertisement
4.1 Cilësia e ajrit në qytetin e Pogradecit
Cilësia e ajrit është një prej treguesve kryesorë të mjedisit, që lidhet ngushtë me shëndetin dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Në vendin tonë, elementët ndotës të ajrit përfaqësohen nga lënda grimcore PM (PM10 dhe PM2.5), oksidet e azotit (NOx), ozoni (O3), dyosksidi i squfurit (SO2), komponimet volatile pa metan (Benzeni C6H6), monoksidi i karbonit (CO) dhe plumbi (Pb).
Në vitet e fundit, qyteti i Pogradecit nuk është pjesë e skemës kombëtare të monitorimit të cilësisë së ajrit. Edhe pse detyrim ligjor, monitorimi i cilësisë së ajrit nuk zhvillohet. Të dhënat për qytetin e Pogradecit u referohen viteve 2015, që tregojnë se vlerat e PM10 tejkalojnë normat shqiptare të përqendrimit në ajër. Gjithashtu, edhe vlerat e SO2 tejkalojnë me disa herë normat shqiptare të përqendrimit në ajër12
Nga të dhënat, është e vështirë të kuptohet pozicioni dhe periudha e realizimit të matjeve. Gjithsesi, vlerat e PM10 mund t’u adresohen tymrave të oxhakut. Nisur nga të dhëna rrethanore, si përdorimi i druve të zjarrit për ngrohje ashtu edhe nga shkarkimet nga sektorët e tjerë në qytetin e Pogradecit, mund të mendojmë se parametrat e cilësisë së ajrit në periudhën e ftohtë të vitit mund të jenë problematike. Është e rëndësishme që institucionet përgjegjëse të kryejnë një monitorim të plotë të gjendjes së cilësisë së ajrit urban në qytetin e Pogradecit dhe të ndërhyhet për stabilizimin e situatës, aty ku është e nevojshme.
4.2 Ndotja nga sektori rezidencial dhe nga ngrohja me dru zjarri
Sektori rezidencial konsiderohet një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit në vend. Ky sektor përdor rreth 23,6% të të gjithë energjisë totale së konsumuar. Mbi 40% e energjisë së përdorur në banesë i dedikohet ngrohjes dhe ftohjes së ambientit. Ndikuar nga nevoja për ngrohje në periudhën e dimrit, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë në zonën e Pogradecit. Varësia nga druri për lëndë djegëse në këto zona, rrit ndjeshëm presionin në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, sidomos përgjatë periudhës së dimrit, duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
Djegia e drurit në soba dhe oxhaqe, edhe pse konsiderohet karbon neutral, shoqërohet me shkarkimin e gazeve dhe grimcave të dëmshme në ajër. Në varësi të llojit të sobës dhe drurit të djegur, çlirohen grimcat të imta PMTotal, së bashku me monoksid karboni (CO), komponime organike të paqëndrueshme (VOC), dyoksid karboni (CO2), okside squfuri (SOx) dhe okside azoti (NOx). Krahas ndotjes së ajrit të jashtëm, ngrohja me djegie të drurit paraqet shqetësim edhe për ndotjen e ajrit të brendshëm, në varësi të modelit dhe gjendjes së sobës.
Ekspozimi në kohë të gjatë ndaj këtyre ndotësve (tymit) paraqet shqetësim serioz për shëndetin e njerëzve, pasi shton riskun për probleme kardiovaskulare, probleme me rrugët respiratore e deri në humbje jete. Më të rrezikuar janë individët e moshës së tretë, fëmijët dhe personat që vuajnë nga probleme të zemrës apo mushkërive. Me gjithë problematikën, ngrohja me sobë me dru, mbetet një alternativë relativisht e lirë, si nga pikëpamja e investimit fillestar dhe përgjatë operimit.
4.3 Ndikimi në komponentët mjedisorë nga djegia e druve të zjarrit
për ngrohje dhe për gatim
4.3.1 Ndikimi në ajër
Kur druri digjet, reaksioni i djegies prodhon nxehtësi dhe emetime në formën e avujve organikë, gazeve dhe grimcave (PM). Emetimet më shqetësuese janë monoksidi i karbonit (CO), dyoksidi i karbonit (CO2), oksidet e squfurit (SOx), oksidet e azotit (NOx), VOC, si dhe ndotësit të tjerë sekondarë që vijnë nga reaksione zinxhirë.
Sipas të dhënave të banesës së marrë në studim, ngrohja e një shtëpie në qytetin e Pogradecit shkarkon rreth 10 ton CO2 në atmosferë. Për ta bërë më të prekshme, kjo shifër është afërsisht sa sasia e emetuar e CO2 nga një automjet, që përshkon 180 000 km rrugë. Pra, sasia e çliruar nga një sobë e vetme që djeg dru zjarri, mund të ndotë një lagje të tërë. Ndërkohë që, nëse do marrim në konsideratë të gjitha sobat e ndezura në një lagje, sasia e CO2 që emetohet në ajër është shumë e lartë.
Nga ana tjetër, djegia e drurit shkarkon në atmosferë grimca PM10 dhe PM2.5, të cilat mund të depërtojnë lehtësisht në mushkëri. Mjafton një sobë e ndezur për disa orë për të ndotur ajrin e lagjes me disa herë mbi normën e lejuar të grimcave PM2.5. Nga ana tjetër, nëse përdorim një sobë druri të pastandardizuar, ndotja e ajrit të brendshëm mund të jetë në nivele të rrezikshme. Grimcat e tymit të drurit janë shumë të vogla (ultrafine), duke filluar nga 0,2 mikron në fillim të djegies deri në 0,05 mikron teksa cikli i djegies është në kulmin e saj13. Ekspozimi në periudha relativisht të gjata ndaj ajrit të ndotur të brendshëm mund të dëmtojë shëndetin e njerëzve.
4.3.2 Ndikimi në natyrë dhe në pyje
Përdorimi i drurit si lëndë djegëse kontribuon direkt në tkurrjen e sipërfaqeve pyjore. Moratoriumi i pyjeve ka ndaluar eksportin dhe shfrytëzimin e lirë të pyjeve, duke u dhënë të drejtë vetëm bashkive për të plotësuar nevojat e qytetarëve për dru zjarri. Në këtë mënyrë, bashkitë janë të detyruara të shfrytëzojnë pyjet në pronësi të tyre, duke reduktuar sipërfaqet pyjore në territoret e tyre, për qëllim të plotësimit të popullatës me dru zjarri. Si rrjedhojë e mungesës së kapaciteteve nga bashkia për të menaxhuar fondin pyjor dhe nevojës për dru zjarri nga qytetarët, janë reduktuar ndjeshëm sipërfaqet pyjore në territorin e bashkisë. Vetëm për banesën e marrë në studim, për t’u ngrohur në periudhën e ftohtë, nevojiten rreth
10 m3 dru zjarri. Pra, presioni i ushtruar në pyje për të plotësuar gjithë popullatën me dru, sidomos në rajonin e Korçës, është jashtëzakonisht i lartë.
Shpyllëzimi pasohet nga ndikime zinxhir në komponentë të tjerë të mjedisit. Erozioni sipërfaqësor i tokës, fragmentimi dhe humbja e habitatit, reduktimi i ushqimit dhe strehës për kafshët e egra, janë disa nga ndikimet kryesore negative që vijnë si rrjedhojë e shpyllëzimit.
4.3.3 Shiu acid
Djegia e drurit shkarkon okside të azotit NOx dhe okside të squfurit SOx, edhe pse në sasi të vogla. Këta elementë mund të gjenerojnë acide në atmosferë. Shiu acid, në varësi të shkallës acide, shkakton një gamë të gjerë ndikimesh negative në tokë, në ujë, bimësi dhe në faunë. Gjithashtu, shiu acid mund të dëmtojë edhe veprat e trashëgimisë, sitet arkeologjike apo ndërtesat e vjetra.
Efektet e shiut acid në shëndetin e njeriut janë indirekte dhe rrallëherë shkaktojnë dëmtim të lëkurës, për shkak të aciditetit ekstrem. Një nga problemet kryesore është se duke ulur vlerat e pH nën 5, metalet e rënda lirohen dhe shpëlahen. Këta ndotës, si alumini dhe kadiumi mund të hyjnë në ujërat nëntokësorë. Nëse uji i ndotur përdoret për konsum njerëzor, mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet.
4.3.4 Ndryshimi i klimës
Djegia e drurit për ngrohje të banesës shkakton sasi të konsiderueshme të CO2, që është gaz kryesor me efekt serrë. Shpesh, djegia e drurit është konsideruar si neutral nga pikëpamja e klimës, por kjo jo gjithmonë është e pranueshme. Druri gjatë djegies emeton 2,5 herë më tepër CO2 në atmosferë se sa djegia e gazit natyror14. Në këto rrethana, këshillohet që druri të përdoret si lëndë e parë për ndërtim dhe të mbahet në stok sa më gjatë. Pra, të përdoret si “depo” për të mbajtur karbonin.
13. Laganière et Al, J. L. (2015). Range and uncertainties in estimating delays in greenhouse gas mitigation potential of forest bioenergy sourced from Canadian forests.
14. Laganière et Al, J. L. (2015). Range and uncertainties in estimating delays in greenhouse gas mitigation potential of forest bioenergy sourced from Canadian forests.
4.4 Ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut
Nga studimi i kryer, rezulton se në qytetin e Pogradecit alternativa kryesore për ngrohje është ajo me dru zjarri. Në varësi të llojit të sobës dhe drurit të djegur, çlirohen grimca të imta PMTotal, së bashku me monoksid karboni (CO), komponime organike të paqëndrueshme (VOC), dyoksid karboni (CO2), okside të squfurit (SOx) dhe okside të azotit (NOx). Më poshtë, po sjellim një përmbledhje të rreziqeve që i kanosen shëndetit të njeriut nga çdo ndotës në veçanti. Është e rëndësishme të themi se ndikimi në shëndet varet nga përqendrimi i substancës dhe nga koha e ekspozimit. Po ashtu, vlen të theksohet se nuk është studiuar ndikimi në shëndetin e njeriut i efekteve që vijnë nga ndërveprimi i ndotësve së bashku (pasojat akumulative/grumbulluese).
Monoksidi i karbonit (CO): Ekspozimi i tepërt ndaj përqendrimeve të larta të monoksidit të karbonit ka rezultuar se mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore si: Helmim, humbje të vetëdijes, vdekje, humbje ekuilibri, dhimbje koke, dobësim të muskujve, të përziera dhe të vjella. Risk të madh ndaj ekspozimit të monoksidit të karbonit kanë gratë shtatzëna, te të cilat mund të shkaktojë abort, të rrisë rrezikun e dëmtimit të fetusit, lindjen e foshnjës me peshë të ulët dhe dëmtim të sistemit nervor. Grupet më të ndjeshme ndaj helmimit nga monoksidi i karbonit janë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërisë, si dhe përdoruesit e duhanit. Ekspozimi ndaj monoksidit të karbonit në mënyrë të vazhdueshme mund të shkaktojë lodhje, dhimbje gjoksi, humbje të kujtesës, sëmundje të zemrës, dëmtim të sistemit nervor apo simptoma gripi. Në rastet kur lëkura ka kontakt me monoksidin e karbonit në formë të lëngshme, shkaktohen probleme të rënda në lëkurë15
Dyoksidi i karbonit (CO2): Dyoksidi i karbonit mund të shkaktojë asfiksim sepse vështirëson furnizimin normal të trupit me oksigjen gjatë frymëmarrjes, sidomos në hapësira të mbyllura. Ekspozimi në një mjedis me përqendrim të lartë të CO2 mund të shkaktojë vdekje, humbje ndjenjash apo marrje mendsh. CO2 shkakton probleme te gratë shtatzëna, kryesisht duke penguar zhvillimin normal të fetusit. Ekspozimi në mënyrë të vazhdueshme ndaj CO2 në përqindje të moderuar, shkakton problem me shikimin, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, dëmtim të sistemit nervor qendror, kontraktim e muskujve, etj. Gjithashtu, ekspozimi mund të shkaktojë marrje mendsh, dhimbje të vazhdueshme koke, djersitje të vazhdueshme, lodhje, mpirje, humbje të kujtesës, të përziera, të vjella, depresion, probleme me lëkurën, djegie të syve dhe zhurma në vesh 16 .
Dyoksidi i squfurit (SO2): SO2 më nivele të larta është tepër i rrezikshëm për jetën pasi shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, sidomos për njerëzit me sëmundje të mushkërive. Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve më të ulëta të SO2 mund të shkaktojë bronkit kronik, emfizemë apo sëmundje të frymëmarrjes. Gjithashtu, SO2 përkeqëson sëmundjet kardiovaskulare. Kur dyoksidi i squfurit reagon me kimikate të tjera në ajër, formon grimca të vogla sulfate. Këto grimca mund të mblidhen në mushkëri gjatë frymëmarrjes dhe të shkaktojnë rritjen e problemeve të frymëmarrjes. Ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave sulfate mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes, madje edhe vdekje të parakohshme. Të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare dhe astmatikët janë shumë të ndjeshëm ndaj ekspozimit të dyoksidit të squfurit17
15. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
16. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
17. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
PM (PM10 dhe PM2.5): Shkencërisht është vërtetuar se përqendrimet e larta të grimcave në ajër paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Grimcat me diametër më të vogël në ajër shfaqin probleme të rënda në shëndet, pasi ato depozitohen në pjesët fundore të mushkërive dhe qëndrojnë aty për një kohë të gjatë, ose depërtojnë në gjak. Ekspozimi afatgjatë dhe me përqendrim të lartë ndaj lëndës së ngurtë në ajër shkakton sëmundje të rënda të frymëmarrjes, ul funksionin e mushkërive, shkakton bronkit kronik, madje dhe vdekje të parakohshme, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Është vërtetuar se grimcat e shkarkuara nga automjetet që përdorin lëndë djegëse diesel mund kenë ndikim në shtimin e mundësisë për t’u prekur e zhvilluar qelizat kancerogjene. Grupet e njerëzve më të prekur nga problemet shëndetësore që shkaktojnë grimcat janë fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e mushkërisë dhe të zemrës18
VOC: Ekspozimi afatgjatë ndaj komponentëve organike të paqëndrueshme mund të shkaktojë dëmtimin e mëlçisë, të veshkave dhe sistemit nervor qendror. Ndërsa ekspozimi afatshkurtër mund të shkaktojë probleme në sy, acarim të rrugëve të frymëmarrjes, dhimbje koke, marrje mendsh, çrregullime vizuale, lodhje, reaksione alergjike të lëkurës, vjellje dhe dëmtim të kujtesës19
O3: Ekspozimi ndaj ozonit (O3) në përqendrime të larta mund të shkaktojë dëmtim permanent të mushkërive, sidomos te fëmijët, mushkëritë e të cilëve janë në zhvillim. O3 mund të shkaktojë probleme serioze me lindshmërinë dhe probleme gjenetike. Gjithashtu, është vënë re ndikimi i dëmshëm në gratë shtatzëna dhe në zhvillimin e fetusit. Ekspozimi ndaj këtij gazi mund të përkeqësojë sëmundjet kronike të mushkërive, të zvogëlojë sistemin imunitar, të përkeqësojë sëmundjet e astmës dhe ato të zemrës, dhe të shkaktojë depozitime të lëngëta në mushkëri, duke vështirësuar ndjeshëm frymëmarrjen. Simptomat fillestare të ndikimit të O3 në shëndet fillojnë me irritimin e rrugëve të frymëmarrjes, shkaktimin e kollës, si dhe ndjesi shqetësuese në fyt dhe në gjoks. Gjithashtu, futja e O3 në organizëm nëpërmjet frymëmarrjes shkakton dhimbje koke, dhimbje stomaku, si dhe lodhje e të vjella20
4.5 Përparësitë mjedisore dhe shëndetësore nga termoizolimi i banesës
Në dallim nga strukturat e tjera, te strukturat e termoizoluara kemi përmirësim të ndjeshëm të transmetimit të nxehtësisë. Koeficienti i transmetimit për rastin me termoizolim e ka vlerën pothuajse dy herë më të vogël se ai pa termoizolim.
Në këtë rast, sasia e nxehtësisë që humbet nga muret ulet me rreth 50%21. Ulja e humbjeve të nxehtësisë përkthehet direkt në reduktim të konsumit të energjisë për ngrohjen e banesës, duke ruajtur kështu burimet e energjisë dhe duke ulur presionin mjedisor, kryesisht uljen e shkarkimeve në ajër të elementeve ndotës dhe gazeve serë.
18. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
19. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
20. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa e lëndës drusore për ngrohjen e saj. Pas termoizolimit, ngrohja e ambientit do të kërkojë konkretisht rreth 80% më pak lëndë drusore. Pra, nga inkapsulimi do të ulim në rreth 80% emetimet në atmosferë dhe po me të njëjtën shifër, përdorimin e pyjeve për lëndë drusore. Sasia e ulët e energjisë së nevojshme për ngrohje mund të përballohet edhe me mënyra alternative të energjisë së rinovueshme, duke e kthyer këtë banesë me karbon zero. Pra, një banesë komode në aspektin e temperaturës, pa shkaktuar kështu ndikime negative në mjedis. Ulja e emetimeve të ndotësve në atmosferë dhe përdorimi i alternativave të energjisë së rinovueshme, sjell rrjedhimisht dhe risk më të ulët ndaj problemeve shëndetësore që shkaktohen nga ndotja.
21. AKBN, 2021 Eficenca e energjisë në ndërtesa, Tiranë, AKBN.
KRIJIMIN E “FONDIT TË KOMUNITETIT”
Në këtë kapitull do të vlerësohet impakti që ka investimi në termoizolimin e apartamenteve të Pogradecit mbi reduktimin e kostove të ngrohjes, funksionin e dekarbonizimit dhe të mbështetjes së përdorimit të burimeve të rinovueshme. Studimi do të bazohet në analizën e kostos së termoizolimit të apartamentit të banimit, që iu nënshtrua auditimit energjetik. Po ashtu, do të vlerësohet edhe mundësia e mbështetjes së termoizolimit nga ana e Bashkisë së Pogradecit përmes krijimit të “Fondit të Komunitetit”, si formë bashkëfinancimi në masën 50% nga fondet publike të bashkisë.
Në zonën e Pogradecit, përveç ndërtesave të ndërtuara në dy dekadat e fundit, kemi edhe një stok ndërtesash të ndërtuara para viteve ‘90. Tipologjia e këtyre ndërtesave konsiderohet klasa G apo e ndërtuar me tullë të pasuvatuar nga jashtë, ndërtesa tipike të periudhës së viteve 1961-198022. Ndërsa një ndërtesë e klasit energjetik A, konsiderohet ajo e viteve të fundit me sistem kapotë të ventiluar23. Kalimi nga një klas energjetik në tjetrin kërkon investime të konsiderueshme, që në vende të ndryshme të botës, subvencionohen nga qeverisja lokale apo ajo kombëtare për qëllimet e lartpërmendura.
5.1 Karakteristikat ekonomike të Bashkisë Pogradec
Bashkia e Pogradecit shtrihet në juglindje të Shqipërisë, në anë të bregut jugperëndimor të liqenit të Ohrit (695 m mbi nivelin e detit). Sipërfaqja e saj është 595 km². Bashkia përbëhet nga 8 Njësi Administrative (Pogradec, Udenisht, Buçimas, Çërravë, Dardhas, Trebinjë, Proptisht dhe Velçan) në përbërje të të cilave është një qytet dhe 72 fshatra me sipërfaqe prej 92,19 km2. Pogradeci ka 91 972 banorë sipas Regjistrit Civil, nga të cilët 66% banojnë në zonën rurale dhe 34%, në zonën urbane. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Pogradecit. Zhvillimi i përgjithshëm i bashkisë mbështetet në dy drejtime kryesore: Turizëm gjithëvjetor dhe peshkim e përpunim i drurit.
5.2 Karakteristikat e banesave ekzistuese dhe detyrimet ligjore
Në Pogradec janë rreth 520 pallate që kanë nevojë për ndërhyrje termoizolimi 24. Në këto pallate gjenden rreth 3 600 apartamente, që banohen nga rreth 5 000 familje. Këto pallate janë të ndërtuara me panele betoni parafabrikate apo me tulla, që do të thotë se kanë një performancë të dobët termike. Pikat e lidhjeve të paneleve të betonit, dritaret dhe dyert janë pikat më kritike që gjenerojnë jo vetëm humbje termike relativisht të larta, por edhe lagështi. Pra, kjo performancë e ulët termike dhe lagështira reduktojnë ndjeshëm edhe komoditetin e familjeve në shtëpitë e tyre, si dhe kërkojnë përdorim të lartë energjie për ngrohje.
22. Novikova, A., Szalay, Z., Simaku, Gj., Thimjo, T., Salamon, B., Plaku, Th., Csoknayai, T. (2015). Tipologjia e stokut të ndërtesave të banimit në Shqipëri dhe modelimi i shndërrimit të tyre për shkarkime të ulta karboni në të ardhmen. Mbështetje për zhvillimet me shkarkime të ulta karboni në Europën JugLindore (SLED), shiko: https://www.ikem.de/wp-content/uploads/2016/01/SLED_ Albania _BUILD ING_ALB.pdf.
23. Pashako, F; Dervishi, S., Gjuzi, I, Pali, M. (2015. INTBAU Albania, Rritja e ndërgjegjësimit mbi masat e efiçencës së energjisë në Shqipëri, IPA II European Union Integration Facility, 2015.
24. Të dhënat janë një vlerësim që bazohet te Censusi i vitit 2011 dhe duke marrë të mirëqenë që pallatet e ndërtuara përgjatë periudhës 1961-2000 kanë nevojë për ndërhyrje për përmirësimin e fasadave. Sigurisht që edhe shtëpitë individuale në disa raste mund të kenë nevojë për ndërhyrje.
Tabela 14: Ndërtesat për qëllime banimi sipas karakteristikave të ndërtesës dhe periudhës së ndërtimit
Burimi: INSTAT, Censusi i popullsisë dhe i banesave në vitin 2011 *Shtëpi tarracore ose shtëpi pjesërisht e veçuar.
Për të rritur performancën e energjisë nevojitet ndërhyrje te pallatet ekzistuese25. Nga ana tjetër, ligji i vitit 2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë”, u ka dhënë të drejtën dhe mundësinë bashkive të vendit të inkurajojnë dhe të mbështesin komunitetet vendore në administrimin e hapësirave të përbashkëta. Bashkitë mund të financojnë deri në 50% të vlerës (falë “Fondit të Komunitetit”) për mirëmbajtjen e fasadës, të tarracës, përmirësimin e hapësirave të përbashkëta apo për projekte që kursejnë/promovojnë eficiencën e energjisë, me ndikim pozitiv në mjedis dhe në financat personale të qytetarëve. Pjesa tjetër e investimit duhet të mbulohet nga investimi privat i banorëve. Për të bërë të mundur këtë, nevojiten të paktën 75% e kuotave të përbashkëta të bashkëpronarëve të një pallati, të cilët dakordësohen dhe kërkojnë këtë mundësi.
5.3
Termoizolimin E Apartamenteve T Amortizuara
Referuar të dhënave të Bashkisë së Pogradecit, buxheti për vitin 2022 shkon përafërsisht rreth 2,2 mld lekë26. Burimet kryesore të të ardhurave parashikohen të jenë të ndara si më poshtë:
- 27%, nga aktivitetet tregtare dhe nga qytetarët;
- 73%, nga buxheti i qeverisë qendrore.
Ky buxhet shkon kryesisht për kujdesin për familjet, për administrimin, arsimin bazë, rrjetin rrugor, menaxhimin e mbetjeve, etj.
25. Ligji nr. 116/2016 thotë se certifikimi i energjisë ka në periudhë maksimale 10 vjet, pasi presupozohet se pas dhjetë vitesh struktura e ndërtesës amortizohet. Megjithatë, ne po e marrim të mirëqenë se ndërtesat pas vitit 2000 kanë nevojë për ndërhyrje në një moment sekondar, ndërkohë që aktualisht primare janë ndërtesat e para viteve ’90.
26. https://bashkiapogradec.gov.al/ngarkime/faqeDocs/220220220-7360220220824-pogradec-buxheti-perqytetarin-2022-24-.pdf
Burimi:
Burimi:
Investimet në vitin 2022 për Bashkinë e Pogradecit do të jenë 270 mln lekë, që do të ndahen si më poshtë:
- 82,4 mln lekë, për administratën;
- 168 mln lekë, për rrjetin rrugor;
- 8,3 mln lekë, për pyjet;
- 1,9 mln lekë, për arsimin bazë;
- 3 mln lekë, për shërbimet publike
Investimet përbëjnë 13% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Thënë këto, nëse i referohemi tabelës 12, shuma e nevojshme për të bërë sistemin kapotë të një apartamenti është 374 175 lekë (pa ndriçimin LED).
Në tabelën 14 po ashtu shohim se janë 3 600 apartamente që banohen dhe kanë nevojë për ndërhyrje për rritjen e eficiencës energjetike. Pra, shuma totale që nevojitet për të sistemuar teorikisht të gjithë qytetin e Pogradecit me sistemin kapotë do të jetë rreth 1,35 mld lekë. Nëse marrim në konsideratë “Fondin e Komunitetit”, i cili parashikon mbulimin e kostove të ndërhyrjeve nga shteti deri në masën 50%, mund të themi se buxheti total që i nevojitet Bashkisë së Pogradecit për të kompletuar procesin e sistemit kapotë në qytet, me qëllim rritjen e eficiencës energjetike, do të jetë 0,675 mld lekë. Nisma të tilla sigurisht që kanë nevojë për shtrirje në kohë, në periudha 10-vjeçare. Kjo na çon të mendojmë se do të mjaftonte një fond rreth 67,5 mln lekë në vit për 10 vitet e ardhshme, në mënyrë për të kompletuar këtë proces. Sigurisht që në vitet e para, kjo vlerë do të ishte më se e mjaftueshme, edhe nëse fondi do të ishte rreth 34-40 mln lekë. Në vitet e para do të mjaftonte që deri në 13% e fondit të investimeve të orientohej drejt përmirësimit të cilësisë së jetës të qytetarëve (falë eficiencës energjetike) për të mbrojtur më shumë ambientin, për të ndryshuar “imazhin” e qytetit, si dhe për ta bërë më të mirë jetesën në këtë qytet turistik.
Opsion tjetër mund të jetë një taksë e përkohshme lokale me qëllim financimin e termoizolimit. Një skemë e ngjashme është përdorur edhe nga Bashkia e Tiranës me “Taksën e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore”. Bashkia e Pogradecit ka 12 000 familje, ndaj për vitet e para do të mjaftonte një pagesë prej 257 lekësh në muaj për familje, për të pasur mjaftueshëm buxhet në mënyrë që të financohet rritja e eficiencës energjetike tek apartamentet e kësaj bashkie. Nëse do të marrim në konsideratë edhe familjet jashtë Pogradecit që kanë një shtëpi në këtë qytet27 do të mjaftonin vetëm 64 lekë në muaj për familje për vitet e para, në mënyrë për të pasur mjaftueshëm buxhet në mënyrë që të financohet rritja e eficiencës energjetike në apartamentet e kësaj bashkie. Buxheti i nevojshëm për termoizolimin e shtëpive në Bashkinë e Pogradecit është sa 11,5% e të ardhurave të pushtetit vendor vjetor. Një formë tjetër për të siguruar këto para do të ishte lufta ndaj evazionit fiskal, ku buxheti i gjeneruar nga kjo “luftë” mund të shkonte si fond për financimin e termoizolimit.