KUADRI LIGJOR
2.1 Zhvillimi i kuadrit ligjor për eficiencën e energjisë në ndërtesa
Në vitet 2000, pas një dekade zhvillimi urban me ndërtime informale dhe me cilësi teknologjike të pakontrolluar (vitet ‘90 – 2000), filloi të kishte një ndryshim dhe një vëmendje më të madhe ndaj energjisë së konsumuar në sektorin e ndërtimit, të paktën në aspektin ligjor.
Në këtë periudhë nisi miratimi i disa ligjeve të rëndësishme, që lidhen me performancën e energjisë në ndërtesa, si: Ligji nr. 584, datë 02.11.2000 “Për kursimin e energjisë”; ligji nr. 8 937, datë 12.09.2002 “Për sistemin e ngrohjes së ndërtesave”; ligji nr. 38, datë 16.01.2002 “Për tarifat, termat dhe kushtet e lejuara për projektimin, ndërtimin, prodhimin dhe ruajtjen e ngrohjes në ndërtesa” dhe ligji nr. 9 379, datë 28.04.2005 “Për eficiencën e energjisë”.
Midis këtyre viteve kanë dalë edhe vendime qeverie me rëndësi, si: Vendimi nr. 619, datë 7.9.2011 “Për miratimin e metodologjisë për llogaritjen e niveleve të kostos optimale për kërkesat minimale të performancës së energjisë së ndërtesave, të njësive dhe të elementeve të ndërtesave”; vendimi nr. 38, datë 16.1.2003 “Për miratimin e normave, të rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa” dhe vendimi nr. 853, datë 14.11.2007 “Për përdorimin e llambave fluoreshente kompakte të ndriçimit”.
Në fund të viteve 2010 nisi të flitej për “auditim energjetik” dhe për “eficiencë energjetike”, pra për një proces të ri i cili konsistonte në mbledhjen e të dhënave të nevojshme të konsumit të energjisë së një ndërtese ose të një grupi ndërtesash, me qëllim identifikimin dhe përllogaritjen e kostove dhe kursimeve të energjisë, raportimin e rezultateve dhe evidentimin e masave që duhen marrë në funksion të përmirësimit të eficiencës së energjisë. Kjo nismë u zyrtarizua në vitin 2015 me ligjin nr. 124/2015 “Për eficiencën e energjisë”. Ligji u përmirësua më vonë, në 2015 dhe u përditësua në vitin 2021, me qëllim nxitjen e përdorimit me eficiencë të energjisë dhe zhvillimin e tregut për shërbimet energjetike në sektorët rezidencialë të shërbimeve, industrisë, transportit, bujqësisë, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë. Kjo do të thotë një cilësi më e mirë në ndërtim, në materiale ndërtimi dhe në teknologji të fasadave, tarracave, dyshemeve në kontakt me tokën, etj. Gjithashtu, në këtë periudhë u miratua ligji nr. 116/2016 “Për performancën e energjisë së ndërtesave” dhe ligji nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, si dhe vendimi nr. 179, datë 28.3.2018 “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për burimet e rinovueshme të energjisë, 2018 - 2020”. Ndërkohë që vetëm në vitin 2021 u fillua një kontroll mbi cilësinë e projekteve dhe ndërtimeve nëpërmjet një figure të re, ajo e audituesit energjetik, gjë që solli një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e ndërtimit.
12
2.2 Kuadri ligjor mjedisor dhe detyrimet për bashkitë
Është e rëndësishme të kuptohet se sektori rezidencial, ashtu si edhe sektorët e tjerë të zhvillimit në vend, ka gjurmë të konsiderueshme të ndikimeve në mjedisin natyror. Ndikimet që vijnë si rrjedhojë e konsumit të energjisë së banesave dhe alternativës së përzgjedhur për ngrohjen e ambientit, ndodhin kryesisht në formën e shkarkimeve në ajër dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore për energji, të tilla si uji apo lënda djegëse.
Në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe komponentëve të veçantë të tij janë hartuar një sërë ligjesh dhe politikash, të cilat plotësojnë një kuadër rregullator të pranueshëm dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ky kuadër përfshin ligjet kryesore të përbërësve të mjedisit, të përcaktuar në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, që janë: Uji, toka, ajri, pyjet, kullotat, biodiversiteti dhe zonat e mbrojtura. Këto ligje shërbejnë si bazë për analizimin e gjendjes së mjedisit në territorin e bashkisë dhe në përcaktimin e masave që duhen marrë në të ardhmen nga Bashkia e Korçës për mbrojtjen e mjedisit përgjatë veprimtarive të ndryshme.
Në sajë të burimit ndotës, mënyrës së presionit mjedisor në territorin e bashkisë, rezulton se dy prej komponentëve të mjedisit janë më të rrezikuar: Cilësia e ajrit dhe dëmtimet në pyje. Ky konstatim vjen si rrjedhojë e faktit së në territorin e bashkisë përdoren në masë drutë e zjarrit për ngrohjen e ambientit të banesës. Nga ana tjetër, stoku i banesave është relativisht i vjetër6, me performancë të ulët energjetike, duke pasur kërkesë të lartë për energji, presion relativisht të shtuar në burimet natyrore dhe në cilësinë e ajrit urban. Në këto rrethana, le të fokusohemi te legjislacioni për ajrin dhe për pyjet, si dy komponentë mjaft të riskuar nga sektori rezidencial.
Në drejtim të mbrojtjes dhe të menaxhimit të cilësisë së ajrit në mjedis, janë zhvilluar hapa të rëndësishëm përmirësues në aspektin rregullator ligjor. Miratimi i ligjit bazë “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të ambientit”7, i njehsuar plotësisht me Direktivat 2008/50/EC (Ajër i Pastër për Evropën) dhe 2004/107/EC (Metalet e rënda në ajrin e mjedisit), hapi rrugën e miratimit të vendimeve të rëndësishme për mbrojtjen e cilësisë së ajrit dhe parandalimin e shkarkimeve të dëmshme në atmosferë. Konkretisht, kuadri ligjor kryesor për mbrojtjen e cilësisë së ajrit përfaqësohet nga:
1. Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”;
2. VKM nr. 147, datë 21.03.2007 “Për cilësinë e karburanteve të benzinës dhe naftës”;
3. VKM nr. 1110, datë 30.07.2008 “Për cilësinë e naftës të prodhuar përmes rafinimit të brendshëm të naftës bruto”;
4. VKM nr.781, datë 14.11.2012 “Për cilësinë e disa lëndëve djegëse për përdorim të transportit termik, civil, industrial dhe të ujit (det, lumë dhe liqen)”.
Në drejtimin e menaxhimit të fondit pyjor, vlen të theksohet se vendi ynë ndodhet aktualisht në një periudhë moratoriumi. Shfrytëzimi i pyjeve është i ndaluar, përveç plotësimit të popullatës me dru zjarri8. Gjithashtu, që prej vitit 2016, administrimi dhe menaxhimi i fondit pyjor ka kaluar në përgjegjësi të bashkive9.
Në tabelën në vijim, gjenden ligjet kryesore për këto dy komponentë të mjedisit dhe përgjegjësia ligjore/ institucionale që ka bashkia për menaxhimin e pyjeve dhe cilësisë së ajrit në mjedis.
6. Simaku, G. (2017). Albanian Building Stock Typology and Energy Building Code in Progress Towards National
7. Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”.
8. Ligji nr. 5/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”.
9. VKM nr. 433, datë 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike, sipas listave të inventarit dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit e të ish-komunave/bashkive”.
13
Neni 4
Pika 3
Neni 7
Pika 8
Neni 7
Pika 12
Ligji nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”
Neni 8
Pika 3
Ajri
Bashkia (njësia e qeverisjes vendore) merr masat për ruajtjen ose përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Bashkia përgatit (dhe miratohet nga Këshilli Bashkiak) Planin e Aglomeratit dhe Planin e Zonës.
Bashkia përgatit, ndryshon ose rishikon një Plan të Cilësisë së Ajrit (në bashkëpunim me ministritë e linjës, AKM-në dhe ARM-të. Ministritë e linjës, AKM-ja, ARM-të sigurojnë të gjithë informacionin përkatës që disponojnë).
Bashkia përgatit dhe zbaton një Plan Veprimi Afatshkurtër për një zonë apo aglomerat kur ka rrezik të kapërcehet pragu i alarmit për Ozonin. Në këto raste, planet afatshkurtra mbajnë parasysh edhe kërkesat që lidhen me arsenikun, kadmiumin, nikelin dhe benzo(a)pirenin.
Neni 8
Pika 4
Bashkia përgatit dhe zbaton një Plan Veprimi Afatshkurtër, kur ekziston rreziku që të kapërcehen një ose më shumë vlera kufiapo vlera të synuara
Pyjet
Neni 4 Bashkia bashkëpunon me Ministrinë e Mjedisit për hartimin dhe përpunimin e Programit të Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve.
Ligji nr. 48/2016
Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005
“Për pyjet dhe shërbimin pyjor", i ndryshuar
Neni 5 Këshilli i Bashkisë, në bashkëpunim me shërbimin pyjor, miraton Planet e mbarështimit të pyjeve bashkiake dhe private.
Neni 7
Bashkia ngre strukturën për administrimin, qeverisjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor dhe kullosor.
Neni 23
Bashkia administron dhe zhvillon pyjet vendore apo pjesë të tyre sipas planeve të mbarështimit.
Tabela 1. Detyrimet ligjore për bashkitë në mbrojtje të cilësisë së ajrit dhe të pyjeve
14
15
AUDITIMI ENERGJETIK
3
KAPITULLI II
NË BANESË
Në këtë raport të auditimit energjetik do të merret në studim një apartament banimi në qytetin e Korçës, pjesë e një pallati ekzistues, ndërtuar në vitin 1973. Apartamenti i banimit me kapacitet 3+1, ka sipërfaqe totale rreth 95 m² dhe ndodhet në katin e dytë në një godinë banimi 5 - katëshe.
Struktura mbajtëse e godinës është me mure mbajtëse tulle. Dy katet e para janë me trashësi 48 cm, ndërkohë që tre katet e mësipërme kanë trashësi 25 cm. Pallati është i pasuvatuar nga jashtë, ndërsa apartamenti i marrë në studim, është i suvatuar vetëm në fasadën ballore. Tre muret e apartamentit janë në kontakt me ambientin e jashtëm, ndërkohë që njëra anë e mbështjellëses është në kontakt me ambientet e tjera të banimit dhe me ambientin e përbashkët të shkallëve.
Objektivi i këtij raporti është studimi dhe analiza e kostos energjetike, studimi i materialeve dhe i teknologjisë së mbështjellësve të banesës, matja dhe analiza e koeficientit të transmetueshmërisë termike, e njohur ndryshe si vlera U, e shprehur në (w/m²K), vlerësimi ekonomik i konsumit të druve për ngrohje dhe sesi mund të ulet konsumi i druve të zjarrit duke realizuar termoizolimin, reflektimin e analizës së kosto-përfitimit për investimin në termoizolim, si dhe të japë rekomandime përkatëse në drejtim të kësaj mase të eficiencës së energjisë.
3.1 Të dhënat dhe pajisjet e përdorura për realizimin e auditimit të energjisë
Referuar ligjit nr. 124/2015, neni 4, pika 2, “auditues energjetik” është një person fizik ose juridik, i licencuar për të kryer auditime energjetike. Procesi i auditimit energjetik është një proces i gjatë, që kërkon studim në terren, matje dhe analiza të faturave energjetike. Faza e inspektimit dhe ajo e parainspektimit janë të domosdoshme, në mënyrë që të merren të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer një inspektim të detajuar dhe shterues. Të dhënat që mblidhen janë të shumta dhe lejojnë një operim më të shpejtë në fazën e përpunimit të të dhënave. Në këtë kuadër, janë të nevojshme informacione, si: Plani i rilevimit dhe ai kadastral, libreza e pronësisë, informacione në lidhje me godinën, si dhe nëse ka pasur rinovime të rëndësishme të kryera në pjesët e përbashkëta ose në strukturë dhe në mbështjellëset e jashtme, që mund të kenë ndikuar në zarfin e ndërtesës ose në sistemin e ngrohjes, gjatë viteve të mëparshme. Në këtë mënyrë do të mundësohet identifikimi i vitit të instalimit të të gjithë shërbimeve në ndërtesën që do të certifikohet. Gjithashtu, gjatë inspektimit është e nevojshme të identifikohet qëllimi i përdorimit të ndërtesës apo të njësisë së pasurive të paluajtshme. Kjo bëhet pasi shërbimet që do të vlerësohen në lidhje me konsumin e energjisë varen nga kategoria e pronës, nga dimensionimi i të gjithë elementëve arkitektonikë dhe kufizimi i tyre, nëse kufizohen me dhoma me ajër të kondicionuar apo pa ajër të kondicionuar, me dhoma në kufi me mjedisin e jashtëm, ose në kufi me tokën.
Rilevimi gjeometrik i pronës na ofron informacione të ndryshme, si: Dimensioni i hapësirave të brendshme (përditësimi nga planimetria e siguruar nga klienti ose hedhja nga e para nëse nuk e kemi një plan nga klienti), madhësia dhe lartësia e ndarjeve, madhësia dhe pozicioni i dritareve, trashësia e elementëve opakë
16
vertikalë dhe horizontalë; prania e mbikalimeve (ballkoneve të sipërme) që hedhin hije në muret dhe dritaret; lloji i kornizës së dritares (materiali, prania e thyerjes termike); lloji i xhamit të dritares (xham njësh ose dysh, prania e xhamit të dyfishtë dhe tipi i mbushjes së interkapedit të xhamit, nëse është ajër apo gaz inert, argon, etj.); prania ose jo e llojit të termoizolimit, stratigrafia e derës së hyrjes, është e dobishme të dihet nëse ka veçanërisht një izolim termik, etj.
Pas analizimit të gjeometrisë dhe karakteristikave të dritareve, ne vazhdojmë me analizën dhe identifikimin e urave termike, shpesh të pazgjidhura, brenda objektit që analizohet. Në këtë rast, mund të përdorim mjete që do të na lejojnë të marrim informacione të mëtejshme, si: Matës temperature laser, multimetër, anemometër, lux metër, matës distance laser dhe U value metër.
3.2 Përshkrimi i godinës
Ndërtesa, që është objekt auditimi i energjisë, ka funksion “banimi”, është apartament me kapacitet 3+1 dhe me sipërfaqe totale rreth 95 m². Godina ka strukturë mbajtëse me mure tullë të plota, gjatësore dhe tërthore. Nyja vertikale e shkallëve është hapësirë e jashtme nga apartamenti, por është një zonë e mbyllur, që bën lidhjen e apartamenteve të ndryshme në secilin kat. Gjithsej, janë 3 apartamente për kat dhe shkalla ka ajrim dhe ndriçim natyral. Godina është projektuar në mënyrë të tillë që nuk merr në konsideratë kriteret minimale të performancës së energjisë në ndërtesa, sipas ligjeve së sotme në fuqi.
2. Gjeometria e ndërtesës
Sistemi i përzgjedhur për të kryer ngrohjen është sistemi me sobë me dru, ndërsa për ftohjen nuk është parashikuar asnjë sistem mekanik. Objekti nuk ka parashikuar sistem të ventilimit të ajrit. Ventilimi i ambienteve kryhet në mënyrë natyrale.
Furnizimi me ujë sanitar kryhet nga rrjeti ekzistues publik. Furnizimi me ujë të ngrohtë sanitar është realizuar nëpërmjet bojlerëve 80 litrosh, të vendosur në secilin ambient sanitar të godinës.
Dyert dhe dritaret e jashtme janë me material alumin me dopio xham dhe me kasa pa dhomë termike. Kemi të bëjmë me një profil unik, që nuk ndahet në dy pjesë, si në profilin e ndërprerjes termike. Për rrjedhojë, pjesa e jashtme në kontakt të drejtpërdrejtë me të ftohtin e dimrit lidhet direkt me pjesën e brendshme të shtëpisë. Në këtë mënyrë, temperaturat e ftohta të ambientit të jashtëm transmetohen në ambientin e brendshëm. Për këtë arsye, në dimër, sipërfaqja e kasës së dritares do të jetë shumë e ftohtë dhe kjo do të krijojë vazhdimisht probleme shumë të dukshme të kondensimit të brendshëm, duke u bërë kështu habitat i favorshëm për praninë e mykut. Si pasojë e diferencës së temperaturës nga jashtë - brenda, dritarja laget plotësisht në sipërfaqen e brendshme dhe pikon shpesh brenda shtëpisë, duke lagur edhe sipërfaqen e murit në afërsi të dritares.
17
Tabela
Parametrat gjeometrikë Njësia Vlera Sipërfaqe totale m2 95 Perimetri i mbështjellëseve të jashtme perimetrale m 43 Sipërfaqja e mbështjellëseve perimetrale m2 107,5
3.3 Përshkrimi gjeometrik i apartamentit
Objekti i marrë në studim është apartament banimi në godinë me 5 kate. Struktura e ndërtimit është e realizuar me mure mbajtëse, tullë e plotë me dimensione 25 cm x 12 cm x 5.5 cm. Dy katet e parë (kati përdhes dhe kati +1) kanë mure me trashësi 48 cm, ndërsa tre katet e sipërme (+2; +3; +4) kanë trashësi 25 cm.
Apartamenti i marrë në studim ndodhet në katin e 2-të banim. Zonat e apartamentit janë të specifikuara në tabelën e mëposhtme:
3.4 Koncepti i projektit dhe materialet e përdorura në fasadë
Apartamenti i marrë në studim është apartament ku jetojnë aktualisht dy familje. Ai ka një korridor të brendshëm, që bën lidhjen nga dera kryesore me tri dhomat e gjumit, tualetin dhe me hollin e banesës. Holli i banesës përmban ambientin e qëndrimit dhe ambientin e gatimit, të pandarë nga pjesa tjetër. Më pas, ambienti i gatimit bën lidhjen me ballkonin e mbyllur. Objekti ka një përdorim të vazhdueshëm përgjatë gjithë vitit, me 12 - 14 orë në ditë, referuar përdorimit tipik. Megjithatë, një familje ngrohet deri në 5 muaj në vit, me një kohëzgjatje dite mesatare që shkon nga 8 - 10 orë. Në tabelën në vijim paraqitet shtrirja në kohë e përdorimit të objektit:
18
Tabela 3. Zonat e apartamentit
1 Ballkon 4,8 12 2,5 2 Holl 19,32 48,3 2,5 3 Dhomë 1 14,29 35,725 2,5 4 Dhomë 2 10 25 2,5 5 Dhomë 3 12,9 32,25 2,5 6 Korridor 10 25 2,5 7 Tualet 5 12,5 2,5
Nr. Zonat Sipërfaqe (m2) Volumi (m3) Lartësia (m2)
1 Vjetor (numri i muajve në përdorim gjatë një viti) 12 muaj
2 Javor (numri i ditëve në shfrytëzim brenda javës) 7 ditë
3 Ditor (numri i orëve në shfrytëzim brenda ditës) 12 - 14 orë
Gjatë inspektimit të ndërtesës në terren janë realizuar matje të shumta për të përcaktuar në mënyrë sa më të saktë performancën energjetike të saj. Muret e jashtme janë të realizuara me tulla të plota, të suvatuara në të dyja anët. Muret ndarëse të brendshme janë të realizuara me tullë të plotë dhe suvatohen në të dyja anët ose vishen me pllaka në rastin e tualeteve.
19
Tabela 4. Koha e parashikuar gjatë të cilës objekti do të jetë në përdorim të vazhdueshëm
Figura 1. Foto e fasadës ballore e godinës të marrë në studim
Nr. Përdorimi Koha
3.5 Përshkrimi i funksioneve
3.5.1 Planimetria e katit tip të banimit
Funksionet që janë vendosur në planimetri janë si të ditës ashtu edhe të natës. Aty janë menduar 3 dhoma gjumi, një holl i përbashkët me kuzhinën, 1 tualet dhe shpërndarja që bëhet nga një korridor i brendshëm, i cili ka akses të drejtpërdrejtë me shkallët.
3.5.2 Zarfi i ndërtesës (elementët arkitektonikë të mbështjellëses)
Në këtë paragraf, paraqiten të gjitha të dhënat e elementëve arkitektonikë të mbështjellëses së ndërtesës, duke u fokusuar në informacionin që lidhet drejtpërdrejt me performancën energjetike, dhe ka të bëjë
20
Figura 2. Planimetria e apartamentit të marrë në studim
me koeficientin e transmetueshmërisë termike, e njohur ndryshe si vlera U, e shprehur në (w/m²K). Për identifikimin e këtij parametri, janë realizuar matje në përputhje të plotë me standardin ISO 9869. Të gjitha muret e jashtme të kësaj ndërtese kanë të njëjtën tipologji shtresash. Koeficienti i transmetueshmërisë termike të murit është arritur të gjendet përmes përdorimit të instrumentit përkatës. Gjithashtu, duke qenë se është bërë verifikimi i shtresave të vëna në dispozicion nga projekti në godinë gjatë auditimit, vlerat e matura janë konfirmuar edhe përmes llogaritjeve analitike dhe përllogaritjes së tyre, sipas standardeve në fuqi (VKM nr. 38/2003). Meqënëse diferencat kanë rezultuar shumë të vogla, janë pranuar dhe janë marrë të mirëqena vlerat e përftuara nga pajisja matëse. Në tabelën e mëposhtme është një përmbledhje e karakteristikave të elementëve të mbështjellëses së ndërtesës, duke përfshirë murin e brendshëm dhe soletën.
Tabela 5. Përmbledhje e karakteristikave të elementeve të mbështjellëses së ndërtesës
Dritaret e përdorura në këtë banesë janë me profile alumini pa dhomë termike, me dopio xham të thjeshtë, me dhomë ajri midis dy shtresave të xhamit, me trashësi 0,7 cm. Në këtë rast, koeficienti i përcjellshmërisë termike është shumë i madh, që do të thotë vlera U = 4,7 w/m²K.
3.6 Sistemet e ngrohjes, të ftohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe ujit
të ngrohtë sanitar në ndërtesë
3.6.1 Gjenerimi i nxehtësisë
Sistemi i përzgjedhur për të kryer ngrohjen e ambienteve është soba me dru e vendosur në holl, ndërsa shoqërohet me pajisje të tjera ndihmëse me energji elektrike dhe në periudha të caktuara. Sipas intervistës së realizuar në terren, kostoja e druve te klienti shkon pothuajse 83 500 lekë në vit. Ndërkohë që shtohen edhe kosto të tjera të cilat nuk futen në këtë shumë si për shembull: Lyerja e shtëpisë çdo vit nga ndotja e sipërfaqes së mureve të brendshme nga tymi.
21
Tipat e elementeve Vlera aktuale U Tsolar Lsolar Muri i jashtëm, 25 cm 1,01 Muri i brendshëm, 12 cm 1,5 Soletë e ndërmjetme 2,27 Vetratë / dyer xhami 4,7 0,8 0,77
3.6.2 Sistemi i ventilimit dhe i kondicionimit të ajrit
Objekti nuk ka parashikuar sistem të ventilimit të ajrit, në asnjë nga zonat. Ventilimi i ambienteve kryhet në mënyrë natyrale. Po kështu, edhe ambientet sanitare janë të gjitha në pjesën perimetrale të apartamentit dhe me ventilim natyral.
3.6.3 Sistemi i përgatitjes së ujit të ngrohtë sanitar (UNS)
Prodhimi i ujit të ngrohtë sanitar realizohet me bojler individual elektrik, i përzgjedhur për të siguruar furnizim gjatë gjithë ditës. Madhësia e bojlerit elektrik është llogaritur në funksion të nevojave për ujë sanitar. Në këtë mënyrë, në ambientet sanitare janë përdorur bojlerë 80 litrosh, që mund të shërbejnë edhe për ambientin e kuzhinës, pasi ka një afërsi me të.
3.7 Sisteme të tjerë elektrike në ndërtesë - Ndriçimi i brendshëm
Sistemi i ndriçimit komandohet në mënyrë manuale (çelësa apo pulsantë, të cilët janë të instaluar sipas zonave dhe mundësisë së komandimit). Ndriçimi ka si njësi matëse Lux-in dhe ndryshe nga intensiteti dhe fluksi i dritës, që janë sasi karakteristike të një burimi, ndriçimi është një sasi që ka të bëjë me një sipërfaqe të caktuar pune. Në një pikë të një sipërfaqeje, ndriçimi përcaktohet si fluksi i marrë nga një pikë pafundësisht e vogël e sipërfaqes së ndriçuar, e ndarë me sipërfaqen e vetë elementit.
Pra, njësia matëse e ndriçimit Lux, është një njësi e përdorur për të matur intensitetin e dritës që godet një sipërfaqe, zakonisht një mur, dysheme ose një tavolinë pune. Një Lux është e barabartë me një lumen për metër katror. Duke qenë se ndriçimi luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien njerëzore, në mbarëvajtjen dhe produktivitetin e punës në ambientet e mbyllura, por gjithashtu edhe në koston e energjisë elektrike, ekzistojnë disa normativa UNI EN, që vendosin një vlerë optimale të ndriçimit në Lux tek ambientet e brendshme, në varësi të funksionit të tyre.
22
Tabela 6. Kostot që merren parasysh për ngrohjen me dru
Dru për ngrohje Kosto / lekë 10 m dru i paprerë 45 000 Sharrimi 3 000 Qiraja për mbajtjen e druve 32 000 Çarja 1 500 Transporti 2 000 Nëntotal 83 500 Lyerje e shtëpisë çdo vit nga ndotja e sipërfaqes së mureve të brendshme nga tymi 25 000 Total 108 500
3.8
Faturat e disponueshme të energjisë elektrike i përkasin periudhës janar – dhjetor 2021. Nga një analizë e tyre, konstatojmë dy çështje me rëndësi. Konstatimi i parë është kostoja e lartë e faturës së energjisë elektrike, duke llogaritur që kjo kosto shkon vetëm për ndriçim dhe ujë të ngrohtë. Meqenëse ngrohja me dru ndodhet vetëm në zonën e hollit dhe nuk mbulon dot ngrohjen e dhomave të tjera të gjumit, banorët deklaruan se për këto hapësira përdoret një ngrohje me energji elektrike.
23
Tabela 7. Ndriçimi në Lux te çdo dhomë sipas matjeve në terren
Shpenzimet sipas faturave të energjisë elektrike
Nr. Zonat Ndriçimi në Lux Produkti Fuqia e instaluar (W) Fuqia e instaluar (kW) Orët e punës Konsumi ditor (kWh/d) Konsumi vjetor (kWh/vit) 1 Ballkon 110 1 40 0,04 5 0,2 73 2 Holl 125 3 120 0,12 10 1,2 438 3 Dhomë 1 120 2 80 0,08 5 0,4 146 4 Dhomë 2 110 2 80 0,08 5 0,4 146 5 Dhomë 3 135 2 80 0,08 5 0,4 146 6 Korridor 110 2 80 0,08 5 0,4 146 7 Tualet 85 1 40 0,04 6 0,24 87,6 Total 480 0,48 3,24 1 182,6 12,45 Energjia termike specifike (kWh/m²/vit) Nr. Muaji Kosto në lekë Konsumi në kWh 1 Janar 6 743 591,49 2 Shkurt 6 447 565,53 3 Mars 5 934 520,53 4 Prill 6 697 587,46 5 Maj 6 207 544,47 6 Qershor 5 904 517,89 7 Korrik 7 393 648,51 8 Gusht 7 040 617,54 9 Shtator 7 143 626,58 10 Tetor 6 218 545,44 11 Nëntor 5 478 480,53 12 Dhjetor 6 412 562,46 77 616 6 808,42 Tabela 8. Konsumi i energjisë elektrike për periudhën janar - dhjetor 2021 Total
Konstatimi i dytë është që vlerat më të larta të energjisë janë në muajt e dimrit dhe në muajt e verës. Kjo shpjegon nevojën që banesat e Korçës të kenë ngrohje në muajt dhjetor, janar dhe shkurt, por edhe ftohje gjatë muajve të verës. Në tabelën e mëposhtme jepen disa detaje mbi shpenzimin e energjisë elektrike të ndarë në zëra, që u realizua nga inspektimi i kryer në zonë. Vihet re përdorimi i pajisjeve ndihmëse për ngrohje në dhomat e gjumit me orare të reduktuara.
24
Figura 3. Grafiku i shpenzimeve për faturat e energjisë elektrike
Sasia Fuqia (kW) Fuqia totale (kW) Orët e punës Konsumi ditor (kWh/ditë) Konsumi vjetor (kWh/vit) Llambat e ndriçimit 1 182,6 Ngrohës elektrik 1 2 2 4 8 1 200 Frigorifer 1 0,3 0,3 8 365 876 Lavatriçe 1 0,7 0,7 4 2,8 511 Ventilator 2 1,5 3 2,5 7,5 675 Pajisje
hekur, fshesë me korrent, pompa, etj.) 1 0,27 0,27 24 6,48 2 363,82 Total 6 808,42
Tabela 9. Detajimi i shpenzimeve të energjisë elektrike
të tjera (TV,
Nisur nga konstatimi i dytë bëjmë një studim të klimës në qytetin e Korçës. Në studim përfshihen ditët me diell, temperaturat vjetore në qytetin e Korçës gjatë muajve të vitit, si dhe reshjet e shiut.
Nga tabelat e mësipërme rezulton se Korça ka temperatura mesatare vjetore 10 - 13° C. Muaji më i ftohtë është janari dhe muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti. Grafikët e mësipërm të studimit të klimës na ndihmojnë të kuptojmë edhe tendencën e kostos së faturave në muajt e dimrit dhe të verës. Në përfundim, mund të themi se kushtet aktuale teknologjike të zarfit të ndërtesës krijojnë ambiente jetese të ftohta në dimër dhe të nxehta në verë, duke çuar në nevojën e ngrohjes së ambientit jo vetëm me dru, por edhe me energji elektrike gjatë muajve të dimrit, si dhe në ftohjen e ambientit në mënyrë mekanike në verë, përveç ventilimit natyral.
25
Figura 4. Ditët me diell dhe temperatura vjetore në qytetin e Korçës (RETScreen.software)
Figura 5. Temperaturat në qytetin e Korçës gjatë muajve të vitit dhe reshjet e shiut (RETScreen.software)
Figura 6. Diagrami i klasifikimit të energjisë, bazuar në Certifikatën e Performancës së Energjisë, në sistemin http://eecert.eficenca.gov.al/
Bazuar në leximin e të dhënave nga konsumi energjetik, ndërtesa klasifikohet në klasin C të energjisë. Ky klasifikim lidhet ngushtësisht me shpenzimet për energji elektrike, por pa faturuar këtu kostot shtesë të energjisë së shpenzuar me dru zjarri për ngrohje.
3.9 Masat e propozuara për rritjen e eficiencës së energjisë
dhe ndikimi në kursim
3.9.1 Termoizolimi i mureve të jashtme
Termoizolimi i jashtëm është një nga sistemet më të mirë për izolimin e mureve nga i ftohti dhe ruajtjen e elementëve arkitektonikë nga kondensimi. Kjo ndërhyrje përmirëson efikasitetin energjetik të shtëpisë dhe parandalon formimin e mykut në mure, në dritare apo edhe në dyer të jashtme. Termoizolimi i mirë garanton një shtëpi të rehatshme në të gjitha stinët e vitit, por mbi të gjitha sjell kursim të konsiderueshëm të energjisë dhe të faturave për sigurimin e saj, sikurse janë faturat për blerjen e druve të zjarrit, faturat e energjisë elektrike, etj.
Sistemi i izolimit të jashtëm, i kryer në pjesën e jashtme të një ndërtese ekzistuese, është një nga sistemet izoluese më të përhapura dhe më të favorshme. Ai konsiston në aplikimin e paneleve izoluese të materialeve dhe trashësive të ndryshme në muret e jashtme të ndërtesës. Kjo masë rekomandohet në mënyrë që ambienti
26
i brendshëm të jetë i ngrohtë gjatë ditës, pasi termoizolimi i mirë i mureve krijon mure të ngrohta. Gjatë ditës, ky termoizolim, thith nxehtësinë dhe më pas gjatë natës e lëshon atë, duke ulur kështu nevojën për ngrohje dhe rrjedhimisht duke ulur edhe nevojën për energji.
Një tipar tjetër pozitiv i kësaj zgjidhjeje është eliminimi total i urave termike të shkaktuara nga trarët dhe dyshemetë që ndodhen midis kateve në lartësi. Instalimi i këtij lloji termoizolimi gjatë rinovimit të një ndërtese maksimizon raportin kosto - përfitim. Është me rëndësi që kur vendoset të bëhet një investim i tillë, materiali termoizolues që zgjidhet, të jetë edhe material zëizolues. Qëllimi është që të rrisë izolimin si nga pikëpamja termike, ashtu edhe nga ajo akustike.
Në mënyrë të përmbledhur, avantazhet që sjell shtresa termoizoluese janë:
- Mbron shtëpinë nga humbja e nxehtësisë gjatë dimrit;
- Parandalon ose menaxhon problemet e lagështisë për shkak të urave termike ose ndryshimeve të temperaturës;
- Redukton urat termike, pra, ato zona të ftohta të shkaktuara nga ndërprerjet e ndërtimit;
- Mjediset e brendshme mbeten më të freskëta në verë, pavarësisht nga nxehtësia dhe temperaturat e larta të jashtme;
- Parandalon dëmtimin e mureve, nga shkaktarë të tillë si myku, plasaritjet, etj.
Metodat më të mira të termoizolimit nga jashtë janë: Termoizolimi me sistem kapotë dhe termoizolimi me fasade të ventiluar. Sistemi kapotë është më i thjeshtë në realizim dhe ka edhe kosto më të ulët kundrejt sistemit me fasadë të ventiluar. Ky i fundit ka më shumë materiale e për pasojë dhe kosto më të lartë. Kjo edhe për shkak të strukturës metalike të fasadës së ventiluar.
27
Figura 7. Mur i jashtëm me tulla të plota 25 cm, pa termoizolim
Figura 7.1. Mur i jashtëm me termoizolim të jashtëm 8 cm, sistem kapotë
3.9.2 Termoizolimi i mureve të brendshme
Izolimi nga brenda është një teknikë e lirë, me një ulje të parëndësishme të sipërfaqes së brendshme të hapësirës së jetesës, por ky lloj termoizolimi rekomandohet vetëm në rastet kur nuk është i mundur termoizolimi nga jashtë, sepse kjo alternativë ka si disavantazh krijimin e urave termike nga kati në kat në korrespondencën e trarëve dhe të soletave.
3.9.3 Ndërhyrjet në ndriçimin LED
Ndriçimi i ambienteve duhet të plotësojë normat UNI EN 12464-1 përsa u përket shkallëve të ndriçimit në planin horizontal e vertikal, ashtu edhe përsa i përket verbimit, tonalitetit të ngjyrave në gradë K 3 000, rrezes kromatike, klasës së cilësisë, etj.
Është e rëndësishme të minimizohet ndjeshëm ndriçimi artificial gjatë ditës si dhe në ato momente kur nuk është në përdorim një zonë e caktuar. Kjo mund të zvogëlojë shpenzimet e ndriçimit deri në 40 për qind. Ndërkohë që ndriçimi artificial duhet të jetë gjithmonë LED, pasi çon në kursimin e energjisë elektrike nga 50% deri në 80% të konsumit të energjisë. Në këtë mënyrë eliminohen pothuajse plotësisht kostot e mirëmbajtjes falë qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të tyre afatgjatë. LED-et kanë një degradim me kalimin e kohës prej rreth 20%, krahasuar me 50% të llambave tradicionale. Për më tepër, kohëzgjatja e tyre i referohet jetës minimale të garantuar, që mund të kalojë 50 000 orë. Ndriçimi LED me të njëjtën dalje drite në krahasim me llambat e
28
Figura 8. Sistem termoizolimi kapotë nga katalogu KNAUF
tjera, thith shumë më pak rrymë dhe për këtë arsye, kontribuon ndjeshëm në kufizimin e emetimeve të CO2 në mjedis. Po ashtu, LED-et nuk lëshojnë rreze ultraviolet apo rreze infra të kuqe, duke e bërë këtë lloj drite të padëmshme dhe të sigurt për çdo lloj aplikimi.
Ndriçimi elektrik duhet projektuar sipas standardeve dhe normativave bazuar në tipologjinë e ambienteve në vlerat 100 - 450 Lux/m². Përafërsisht, ndriçimi në Lux sipas funksionit të tij është si më poshtë:
Tabela 10. Ndriçimi në Lux sipas funksionit
3.9.4 Kursimi i energjisë nga aplikimi i masave të eficiencës së energjisë në banesën e marrë në studim
Performanca aktuale e murit të jashtëm nga matjet dhe nga llogaritjet është e ulët. Një mur me U = 1,01 w/ (m² K) është me performancë të ulët, që do të thotë: 1,01 watt energji humbet për metër katror për çdo shkallë të diferencës termike, midis ambientit të jashtëm dhe ambientit të brendshëm. Sa më e ulët të jetë vlera U, aq më mirë është ndërtuar elementi i ndërtesës dhe performanca e murit apo elementeve të tjerë arkitektonikë rezulton më e mirë. Pra, nëse jashtë është 0° C, çdo metër katror mur aktual humbet afërsisht 485 watt në vetëm 1 ditë. Në rast se bëjmë një ndërhyrje me termoizolim të jashtëm me trashësi 8 cm, një m² mur do të shpërndante 134 watt. Aktualisht, holli ku ndodhet soba me dru ka 22 m² sipërfaqe mure në kontakt me ambientin e jashtëm, dhe nga përllogaritjet na rezulton që aktualisht kjo sipërfaqe muri harxhon afërsisht 3 kg dru për 10,67 kWh, ndërkohë që nëse ndërhyhet me termoizolim sasia e humbjes së energjisë ulet dhe për rrjedhojë ulet edhe sasia e druve që përdoret, me një raport pothuajse 3 herë më pak.
Gjithashtu, do të ishte një zgjidhje e mirë nëse do të mund të ndryshoheshin të gjitha llambat në ndriçim LED. Nëse 13 llambat aktuale në banesë do të ndërroheshin me llamba LED, kostoja e tyre do të shkonte afërsisht 13 000 lekë, ndërkohë që energjia e kursyer do të jetë sa ¼ e energjisë fillestare e shpenzuar për ndriçim.
29
Funksioni Ndriçimi në Lux Dhomë ndenjjeje 150 Lux Dhomë gjumi 150 Lux Tualet 130 Lux Korridor 100 Lux
3.9.5 Koha e kthimit të investimit
Më poshtë do të bëjmë një përllogaritje të përafërt të kostos së ndërhyrjes me termoizolim sistem kapotë dhe kohës së kthimit të investimit fillestar për të gjithë apartamentin e marrë në studim. Perimetri i përllogaritur është vetëm ai i mureve të jashtme, të cilat janë në kontakt me hapësirën e jashtme. Si kosto për metër katror të termoizolimit do të marrim vlerën 2 050 lekë/m² e përfunduar, ku përfshihen kostot për lyerje, astar, gërryerje dhe pastrim të sipërfaqes ku do të montohet sistemi kapot. Ndërkohë që, kosto për dritaret (alumin i rëndë, me dopio xham dhe gaz ndërmjetës mes xhamave) do përllogaritet në 18 000 lekë/m².
30
Vetëm nëpërmjet ndërhyrjeve termoizoluese dhe të ndriçuesve LED, energjia e godinës ulet në 4 028,22 kWh/vit, nga
Tabela 11. Kosto e shpenzimeve të energjisë elektrike, nëse kryhet termoizolimi dhe ndriçimi LED
6 808,42 kWh/vit që është aktualisht, duke kaluar nga klasa C në klasën B.
Sasia Fuqia (kW) Fuqia totale (kW) Orët e punës Konsumi ditor (kWh/ditë) Konsumi vjetor (kWh/vit) Llambat e ndriçimit 277,4 Ngrohës elektrik 0 0 0 0 0 0 Frigorifer 1 0,3 0,3 8 365 876 Lavatriçe 1 0,7 0,7 4 2,8 511 Ventilator kuzhine 0 0 0 0 0 0 Pajisje të tjera (TV, hekur, fshesë me korent, pompa, etj.) 1 0,27 0,27 24 6,48 2 363,82 Total 4 028,22
31
Tabela 12. Kostot e termoizolimit
Emërtimi Njësia Sasia Çmimi për njësi Vlera totale/lekë Perimetri i apartamentit për t'u termoizoluar m 43 -Sipërfaqja e mbështjellëseve perimetrale m2 107,5 -Kosto për termoizolim (afërsisht) m2 97,5 2 050 199 875 Kosto e dritareve m2 9 18 000 162 000 Kosto e llambave LED copë 13 1 000 13 000 Kosto totale - - - 374 875 Emërtimi Njësia Vlera Kosto e energjisë elektrike, pa termoizolim lekë 77 616 Kosto e energjisë elektrike, me termoizolim lekë 49 950 Kursimi vjetor nga energjia elektrike në vit lekë 31 694 Kosto për ngrohjen me dru në 1 vit (afërsisht), pa termoizolim lekë 83 250 Kosto për ngrohjen me dru në 1 vit (afërsisht), me termoizolim lekë 54 025 Kursimi vjetor nga përdorimi i druve në vit lekë 29 225 Kosto totale para termoizolimit lekë 161 116 Kosto totale pas termoizolimit lekë 100 197 Kursimi pas termoizolimit në vit lekë 60 919 Koha e kthimit të investimit vjet 6,2
Tabela 13. Koha e kthimit të investimit, nga kursimi i energjisë
Referuar studimit rezulton se një familje ngrohet deri në 5 muaj në vit me një kohëzgjatje mesatare që shkon nga 8 - 10 orë. Mesatarisht, një familje përdor forma të ndryshme ngrohjeje përreth 1 350 orë vjetore. Këto familje, nëse nuk përdorin një sistem termoizolimi, do të harxhojnë rreth 83 250 lekë në vit10 për ngrohjen, nëse si lëndë djegëse do të përdorin drurin. Kjo kosto për ngrohjen do të harxhohet nga të gjitha familjet që kërkojnë të kenë komoditet maksimal. Nëse këto familje përdorin sistem termoizolimi, harxhimi vjetor maksimal do të jetë vetëm 54 025 lekë, duke kursyer rreth 30 000 lekë në vit. Nëse do të marrim në konsideratë çmimet e drurit për vitin 2021, kthyeshmëria e investimit të termoizolimit do të ishte 10.8 vjet, por nëse si ngrohje do të përdornim gazin e lëngshëm me çmimet aktuale të tregut, kthyeshmëria e investimit do të ishte në rreth katër vjet11. Ndërkohë që nëse marrim në konsideratë edhe kursimin nga energjia elektrike, do të shkonte në rreth 6,5 vjet.
Në të dyja rastet nuk është marrë në konsideratë aspekti i përdorimit të kondicionerit përgjatë muajve të verës, që mund të ulte në mënyrë të ndjeshme kohën e rikuperimit të investimit të bërë për termoizolim dhe për rritjen e eficiencës energjetike. Përtej aspektit të kohës apo formës së ngrohjes, gjithmonë qytetarët dalin të fituar, pasi jetëgjatësia e investimit për sistemin kapotë është më e lartë se 30 vite. Ndërkohë që ky investim në termoizolim dhe në rritje të eficiencës së energjisë përkthehet jo vetëm një investim fitimprurës nga ana ekonomike, por është gjithashtu një investim për të krijuar ambiente më të pastra nga CO2. Sigurisht që “kursimi” apo rritja e eficiencës së konsumit të energjisë nuk duhet të ndalohet vetëm te sistemi kapotë dhe te kalimi në llamba LED. Po ashtu, duhet marrë në konsideratë edhe ndryshimi i të gjitha elektroshtëpiakeve që konsumojnë shumë energji, siç mund të jenë: Lavatriçja, soba, lavastovilja, bojleri i ngrohjes së ujit, frigoriferi, etj., pra, të gjitha ato elektroshtëpiake që nuk kanë një sistem energjetik A+.
10. 61,6 lekë/orë.
11. Ngrohja me gaz të lëngshëm. Një bojler me fuqi 24 kWh është i mjaftueshëm për ngrohjen e një apartamenti mesatar. Kjo nënkupton se 1 kWh është i barabartë me konsumin e 0,145 l gaz. Në të tilla kushte mund të themi se për të arritur fuqinë 10 kWh na nevojiten 1,45 l gaz për të ngrohur një shtëpi me 100 m2 për një orë, pra kosto e ngrohjes është: 1,4 litër*75 lekë litri = 105 lekë.
32
KAPITULLI 3
VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS I
TERMOIZOLIMIT TË BANESAVE NË KORÇË
33
4
Korça është qendra më e madhe në qarkun me po të njëjtin emër. Qyteti i Korçës pozicionohet në pjesën juglindore të Shqipërisë, me një shtrirje gjeografike midis malit të Moravës në lindje, Malit të Thatë në verilindje, Malit të Çërravës në veri, Malësia e Gorës, Voskopojës dhe Vithkuqit në perëndim dhe Qarri në jug. Studimet tregojnë se klima e kësaj zone është klimë nënzonë jugore/mesdhetare. Në interpretim të të dhënave të grumbulluara, vërehet se temperaturat e ajrit janë më të ftohtat e Shqipërisë, me një ndikim të madh kontinental. Temperaturat mesatare vjetore në Korçë janë 10 - 13° C. Në krahasim me rajonet e tjerë, Korça regjistron temperaturat më të ulta për shkak të depërtimit të masave të ftohta ajrore.
Temperatura e ulët, gjatë periudhës tetor - prill është një tregues direkt për nevojën që kanë banesat për ngrohje. Duke marrë në konsideratë se zona e Korçës ka si burim për ngrohjen e banesës lëndën drusore për djegie, mund të themi se presioni mbi cilësinë e ajrit është jashtëzakonisht i lartë. Periudha e gjatë kohore që nevojitet për ngrohje banese ushtron gjithashtu presion të lartë në dëmtimin e pyjeve, duke krijuar shpyllëzime në zona specifike. Krahas prodhimit të oksigjenit, pyjet janë shumë të rëndësishëm për të strehuar e për të ushqyer kafshët, si dhe për të krijuar korridore të sigurta për lëvizjen e tyre. Ndaj janë shumë të rëndësishme dhe duhen mbrojtur.
4.1 Cilësia e ajrit në qytetin e Korçës
Cilësia e ajrit është një prej treguesve kryesorë të mjedisit, që lidhet ngushtë me shëndetin dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Në vendin tonë, elementët ndotës të ajrit përfaqësohen nga lënda grimcore PM (PM10 dhe PM2.5), oksidet e azotit (NOx), ozoni (O3), dyoksidi i squfurit (SO2), komponimet volatile pa metan (Benzeni C6H6), monoksidi i karbonit (CO) dhe plumbi (Pb).
Qyteti i Korçës është pjesë e skemës kombëtare të monitorimit të cilësisë së ajrit. Edhe pse është detyrim ligjor, monitorimi i cilësisë së ajrit nuk zhvillohet i plotë për të gjithë parametrat dhe metodologjia e zbatuar nuk plotëson standardet evropiane për këtë qëllim. Të dhënat për qytetin e Korçës tregojnë se në dhjetor 2020, vlera 8 orarshe e monoksidit të karbonit (CO) është 12,13 mg/m³, nga 10 mg/m³, që është norma 8 orarshe e BE-së12. Nisur nga periudha që vlerat kanë tejkaluar normat kufij, mendojmë që lidhet drejtpërdrejt me djegien e druve të zjarrit në periudhën e dimrit. Për elementët e tjerë ndotës nuk ka të dhëna të monitoruara. Ndërsa në monitorimet e para 10-të viteve, të fundit monitorime të plota për Korçën, rezulton se grimcat PM në ajër tejkalojnë me disa herë normat shqiptare dhe të BE-së për përqendrimin e tyre në ajër13
12. AKM, A. K. (2022). Raporti i Gjendjes në Mjedis 2020. Tiranë, AKM.
13. Bashkia Korçë. (2014). Vlerësimi Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Korçë. Korçë, Bashkia Korçë.
34
Nisur nga të dhëna rrethanore, si përdorimi i druve të zjarrit për ngrohje dhe shkarkimet nga sektorët e tjerë, mund të mendojmë se parametrat e cilësisë së ajrit në periudhën e ftohtë të vitit në qytetin e Korçës, mund të jenë problematike.
4.2 Ndotja nga sektori rezidencial dhe nga ngrohja me dru zjarri
Sektori rezidencial konsiderohet një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit në vend. Ky sektor përdor rreth 23,6% të gjithë energjisë totale së konsumuar. Mbi 40% e energjisë së përdorur në banesë i dedikohet ngrohjes dhe ftohjes së ambientit. Në zonën e Korçës, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, ndikuar nga nevoja për ngrohje në periudhën e dimrit. Në këto zona, varësia nga druri për lëndë djegëse rrit ndjeshëm presionin në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, sidomos përgjatë periudhës së dimrit, duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
Djegia e drurit në soba dhe oxhaqe, edhe pse konsiderohet karbon neutral, shoqërohet me shkarkimin e gazeve dhe grimcave të dëmshme në ajër. Në varësi të llojit të sobës dhe drurit të djegur, çlirohen grimcat të imta PMTotal, së bashku me monoksid karboni (CO), komponime organike të paqëndrueshme (VOC), dyoksid karboni (CO2), okside squfuri (SOx) dhe okside azoti (NOx). Krahas ndotjes së ajrit të jashtëm, ngrohja me djegie të drurit paraqet shqetësim edhe për ndotjen e ajrit të brendshëm, në varësi të modelit dhe gjendjes së sobës. Ekspozimi në kohë të gjatë ndaj këtyre ndotësve (tymit) paraqet shqetësim serioz për shëndetin e njerëzve, pasi shton riskun për probleme kardiovaskulare, probleme me rrugët respiratore e deri në humbje jete. Më të rrezikuar janë individët e moshës së tretë, fëmijët dhe personat që vuajnë nga probleme të zemrës apo mushkërive. Me gjithë problematikën, ngrohja me sobë me dru, mbetet një alternativë relativisht e lirë, si nga pikëpamja e investimit fillestar dhe përgjatë operimit.
4.3 Ndikimi në komponentët mjedisorë, nga djegia e druve të zjarrit për ngrohje dhe gatim
4.3.1 Ndikimi në ajër
Kur druri digjet, reaksioni i djegies prodhon nxehtësi dhe emetime në formën e avujve organikë, gazeve dhe grimcave (PM). Emetimet më shqetësuese janë monoksidi i karbonit (CO), dyoksidi i karbonit (CO2), oksidet e squfurit (SOx), oksidet e azotit (NOx), VOC, si dhe ndotësit të tjerë sekondarë që vijnë nga reaksione zinxhirë. Sipas të dhënave të banesës së marrë në studim, ngrohja e një shtëpie në qytetin e Korçës shkarkon rreth 10 ton CO2 në atmosferë. Për ta bërë më të prekshme, kjo shifër është afërsisht sa sasia e emetuar e CO2 nga një automjet, që përshkon 180 000 km rrugë. Pra, sasia e çliruar nga një sobë e vetme që djeg dru zjarri, mund të ndotë një lagje të tërë. Ndërkohë që, nëse do marrim në konsideratë të gjitha sobat e ndezura në një lagje, sasia e CO2 që emetohet në ajër është shumë e lartë.
Nga ana tjetër, djegia e drurit shkarkon në atmosferë grimca PM10 dhe PM2.5, të cilat mund të depërtojnë lehtësisht në mushkëri. Mjafton një sobë e ndezur për disa orë për të ndotur ajrin e lagjes me disa herë mbi normën e lejuar të grimcave PM2.5. Nga ana tjetër, nëse përdorim një sobë druri të pastandardizuar, ndotja e ajrit të brendshëm mund të jetë në nivele të rrezikshme. Grimcat e tymit të drurit janë shumë të vogla (ultrafine), duke filluar nga 0,2 mikron në fillim të djegies deri në 0,05 mikron teksa cikli i djegies është në kulmin e saj14
35
14. Laganière et Al, J. L. (2015). Range and uncertainties in estimating delays in greenhouse gas mitigation potential of forest bioenergy sourced from Canadian forests.
Ekspozimi në periudha relativisht të gjata ndaj ajrit të ndotur të brendshëm mund të dëmtojë shëndetin e njerëzve.
4.3.2 Ndikimi në natyrë dhe në pyje
Përdorimi i drurit si lëndë djegëse kontribuon direkt në tkurrjen e sipërfaqeve pyjore. Moratoriumi i pyjeve ka ndaluar eksportin dhe shfrytëzimin e lirë të pyjeve, duke u dhënë të drejtë vetëm bashkive për të plotësuar nevojat e qytetarëve për dru zjarri. Në këtë mënyrë, bashkitë janë të detyruara të shfrytëzojnë pyjet në pronësi të tyre, duke reduktuar sipërfaqet pyjore në territoret e tyre, për qëllim të plotësimit të popullatës me dru zjarri. Si rrjedhojë e mungesës së kapaciteteve nga bashkia për të menaxhuar fondin pyjor dhe nevojës për dru zjarri nga qytetarët, janë reduktuar ndjeshëm sipërfaqet pyjore në territorin e bashkisë. Vetëm për banesën e marrë në studim, për t’u ngrohur në periudhën e ftohtë, nevojiten rreth 10 m3 dru zjarri. Pra, presioni i ushtruar në pyje për të plotësuar gjithë popullatën me dru, sidomos në rajonin e Korçës, është jashtëzakonisht i lartë. Shpyllëzimi pasohet nga ndikime zinxhir në komponentë të tjerë të mjedisit. Erozioni sipërfaqësor i tokës, fragmentimi dhe humbja e habitatit, reduktimi i ushqimit dhe strehës për kafshët e egra, janë disa nga ndikimet kryesore negative që vijnë si rrjedhojë e shpyllëzimit.
4.3.3 Shiu acid
Djegia e drurit shkarkon okside të azotit NOx dhe okside të squfurit SOx, edhe pse në sasi të vogla. Këta elementë mund të gjenerojnë acide në atmosferë. Shiu acid, në varësi të shkallës acide, shkakton një gamë të gjerë ndikimesh negative në tokë, në ujë, bimësi dhe në faunë. Gjithashtu, shiu acid mund të dëmtojë edhe veprat e trashëgimisë, sitet arkeologjike apo ndërtesat e vjetra.
Efektet e shiut acid në shëndetin e njeriut janë indirekte dhe rrallëherë shkaktojnë dëmtim të lëkurës, për shkak të aciditetit ekstrem. Një nga problemet kryesore është se duke ulur vlerat e pH nën 5, metalet e rënda lirohen dhe shpëlahen. Këta ndotës, si alumini dhe kadiumi mund të hyjnë në ujërat nëntokësorë. Nëse uji i ndotur përdoret për konsum njerëzor, mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet.
4.3.4 Ndryshimi i klimës
Djegia e drurit për ngrohje të banesës shkakton sasi të konsiderueshme të CO2, që është gaz kryesor me efekt serrë. Shpesh, djegia e drurit është konsideruar si neutral nga pikëpamja e klimës, por kjo jo gjithmonë është e pranueshme. Druri gjatë djegies emeton 2,5 herë më tepër CO2 në atmosferë se sa djegia e gazit natyror15. Në këto rrethana, këshillohet që druri të përdoret si lëndë e parë për ndërtim dhe të mbahet në stok sa më gjatë. Pra, të përdoret si “depo” për të mbajtur karbonin.
36
15. Laganière et Al, J. L. (2015). Range and uncertainties in estimating delays in greenhouse gas mitigation potential of forest bioenergy sourced from Canadian forests.
4.4 Ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut
Nga studimi i kryer, rezulton se në qytetin e Korçës alternativa kryesore për ngrohje është ajo me dru zjarri. Në varësi të llojit të sobës dhe drurit të djegur, çlirohen grimca të imta PMTotal, së bashku me monoksid karboni (CO), komponime organike të paqëndrueshme (VOC), dyoksid karboni (CO2), okside të squfurit (SOx) dhe okside të azotit (NOx). Më poshtë, po sjellim një përmbledhje të rreziqeve që i kanosen shëndetit të njeriut nga çdo ndotës në veçanti.
Është e rëndësishme të themi se ndikimi në shëndet varet nga përqendrimi i substancës dhe nga koha e ekspozimit. Po ashtu, vlen të theksohet se nuk është studiuar ndikimi në shëndetin e njeriut i efekteve që vijnë nga ndërveprimi i ndotësve së bashku (pasojat akumulative/grumbulluese).
Monoksidi i karbonit (CO): Ekspozimi i tepërt ndaj përqendrimeve të larta të monoksidit të karbonit ka rezultuar se mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore si: Helmim, humbje të vetëdijes, vdekje, humbje ekuilibri, dhimbje koke, dobësim të muskujve, të përziera dhe të vjella. Risk të madh ndaj ekspozimit të monoksidit të karbonit kanë gratë shtatzëna, te të cilat mund të shkaktojë abort, të rrisë rrezikun e dëmtimit të fetusit, lindjen e foshnjës me peshë të ulët dhe dëmtim të sistemit nervor. Grupet më të ndjeshme ndaj helmimit nga monoksidi i karbonit janë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërisë, si dhe përdoruesit e duhanit. Ekspozimi ndaj monoksidit të karbonit në mënyrë të vazhdueshme mund të shkaktojë lodhje, dhimbje gjoksi, humbje të kujtesës, sëmundje të zemrës, dëmtim të sistemit nervor apo simptoma gripi. Në rastet kur lëkura ka kontakt me monoksidin e karbonit në formë të lëngshme, shkaktohen probleme të rënda në lëkurë16
Dyoksidi i karbonit (CO2): Dyoksidi i karbonit mund të shkaktojë asfiksim sepse vështirëson furnizimin normal të trupit me oksigjen gjatë frymëmarrjes, sidomos në hapësira të mbyllura. Ekspozimi në një mjedis me përqendrim të lartë të CO2 mund të shkaktojë vdekje, humbje ndjenjash apo marrje mendsh. CO2 shkakton probleme te gratë shtatzëna, kryesisht duke penguar zhvillimin normal të fetusit. Ekspozimi në mënyrë të vazhdueshme ndaj CO2 në përqindje të moderuar, shkakton problem me shikimin, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, dëmtim të sistemit nervor qendror, kontraktim e muskujve, etj. Gjithashtu, ekspozimi mund të shkaktojë marrje mendsh, dhimbje të vazhdueshme koke, djersitje të vazhdueshme, lodhje, mpirje, humbje të kujtesës, të përziera, të vjella, depresion, probleme me lëkurën, djegie të syve dhe zhurma në vesh17 Dyoksidi i squfurit (SO2): SO2 më nivele të larta është tepër i rrezikshëm për jetën pasi shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, sidomos për njerëzit me sëmundje të mushkërive. Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve më të ulëta të SO2 mund të shkaktojë bronkit kronik, emfizemë apo sëmundje të frymëmarrjes. Gjithashtu, SO2 përkeqëson sëmundjet kardiovaskulare. Kur dyoksidi i squfurit reagon me kimikate të tjera në ajër, formon grimca të vogla sulfate. Këto grimca mund të mblidhen në mushkëri gjatë frymëmarrjes dhe të shkaktojnë rritjen e problemeve të frymëmarrjes. Ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave sulfate mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes, madje edhe vdekje të parakohshme. Të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare dhe astmatikët janë shumë të ndjeshëm ndaj ekspozimit të dyoksidit të squfurit18. PM (PM10 dhe PM2.5): Shkencërisht është vërtetuar se përqendrimet e larta të grimcave në ajër paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Grimcat me diametër më të vogël në ajër shfaqin probleme të rënda në shëndet, pasi ato depozitohen në pjesët fundore të mushkërive dhe qëndrojnë aty për një kohë të gjatë, ose depërtojnë në gjak.
16. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
17. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
18. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
37
Ekspozimi afatgjatë dhe me përqendrim të lartë ndaj lëndës së ngurtë në ajër shkakton sëmundje të rënda të frymëmarrjes, ul funksionin e mushkërive, shkakton bronkit kronik, madje dhe vdekje të parakohshme, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Është vërtetuar se grimcat e shkarkuara nga automjetet që përdorin lëndë djegëse diesel mund kenë ndikim në shtimin e mundësisë për t’u prekur e zhvilluar qelizat kancerogjene. Grupet e njerëzve më të prekur nga problemet shëndetësore që shkaktojnë grimcat janë fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e mushkërisë dhe të zemrës19
VOC: Ekspozimi afatgjatë ndaj komponentëve organike të paqëndrueshme mund të shkaktojë dëmtimin e mëlçisë, të veshkave dhe sistemit nervor qendror. Ndërsa ekspozimi afatshkurtër mund të shkaktojë probleme në sy, acarim të rrugëve të frymëmarrjes, dhimbje koke, marrje mendsh, çrregullime vizuale, lodhje, reaksione alergjike të lëkurës, vjellje dhe dëmtim të kujtesës20
O3: Ekspozimi ndaj ozonit (O3) në përqendrime të larta mund të shkaktojë dëmtim permanent të mushkërive, sidomos te fëmijët, mushkëritë e të cilëve janë në zhvillim. O3 mund të shkaktojë probleme serioze me lindshmërinë dhe probleme gjenetike. Gjithashtu, është vënë re ndikimi i dëmshëm në gratë shtatzëna dhe në zhvillimin e fetusit. Ekspozimi ndaj këtij gazi mund të përkeqësojë sëmundjet kronike të mushkërive, të zvogëlojë sistemin imunitar, të përkeqësojë sëmundjet e astmës dhe ato të zemrës, dhe të shkaktojë depozitime të lëngëta në mushkëri, duke vështirësuar ndjeshëm frymëmarrjen. Simptomat fillestare të ndikimit të O3 në shëndet fillojnë me irritimin e rrugëve të frymëmarrjes, shkaktimin e kollës, si dhe ndjesi shqetësuese në fyt dhe në gjoks. Gjithashtu, futja e O3 në organizëm nëpërmjet frymëmarrjes shkakton dhimbje koke, dhimbje stomaku, si dhe lodhje e të vjella21
4.5 Përparësitë mjedisore dhe shëndetësore nga termoizolimi i banesës
Në dallim nga strukturat e tjera, te strukturat e termoizoluara kemi përmirësim të ndjeshëm të transmetimit të nxehtësisë. Koeficienti i transmetimit për rastin me termoizolim e ka vlerën pothuajse dy herë më të vogël se ai pa termoizolim. Në këtë rast, sasia e nxehtësisë që humbet nga muret ulet me rreth 50%22. Ulja e humbjeve të nxehtësisë përkthehet direkt në reduktim të konsumit të energjisë për ngrohjen e banesës, duke ruajtur kështu burimet e energjisë dhe duke ulur presionin mjedisor, kryesisht uljen e shkarkimeve në ajër të elementëve ndotës dhe gazeve serrë.
Banesa e marrë në studim, pas ndërhyrjeve termoizoluese, pritet të ulë ndjeshëm sasinë e lëndës drusore për ngrohje. Konkretisht, pas termoizolimit, ngrohja e ambientit do të kërkojë rreth 67% më pak lëndë drusore. Pra, nga inkapsulimi do të ulim në rreth 67% emetimet në atmosferë dhe po me të njëjtën shifër, përdorimin e pyjeve për lëndë drusore.
Sasia e ulët e energjisë së nevojshme për ngrohje mund të përballohet edhe me mënyra alternative të energjisë së rinovueshme, duke e kthyer këtë banesë me karbon zero. Pra, një banesë komode në aspektin e temperaturës, pa shkaktuar ndikime negative në mjedis.
Ulja e emetimeve të ndotësve në atmosferë dhe përdorimi i alternativave të energjisë së rinovueshme sjell rrjedhimisht edhe risk më të ulët ndaj problemeve shëndetësore, që shkaktohen nga ndotja.
19. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
20. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
21. EPA, U. S. (2022). United States Environmental Protection Agency. Retrieved from Integrated Science Assessments (ISAs): https://www.epa.gov/isa
22. AKBN, A. K. (2021). Eficenca e energjisë në ndërtesa, Tiranë, AKBN.
38
KAPITULLI IV
KAPACITETET FINANCIARE
TË BASHKISË
SË KORÇËS PËR KRIJIMIN
E “FONDIT
TË KOMUNITETIT”
39
5
Në këtë kapitull do të vlerësojmë mundësinë e mbështetjes së termoizolimit nga ana e Bashkisë së Korçës, përmes krijimit të “Fondit të Komunitetit”, si formë bashkëfinancimi në masën 50% nga fondet publike të bashkisë. Studimi do të bazohet në analizën e kostos së termoizolimit të apartamentit të banimit, që iu nënshtrua auditimit energjetik. Në zonën e Korçës, përveç ndërtesave të ndërtuara në dy dekadat e fundit, kemi edhe një stok ndërtesash të ndërtuara para viteve ‘90. Tipologjia e këtyre ndërtesave konsiderohet G, apo e ndërtuar me tullë të pasuvatuar nga jashtë, që janë ndërtesa tipike të periudhës 1961 - 198023. Ndërsa një ndërtesë e klasit energjetik A+ konsiderohet ajo e viteve të fundit, me sistem kapotë të ventiluar24. Kalimi nga një klas energjetik në tjetrin kërkon investime të konsiderueshme, që në vende të ndryshme të botës subvencionohen nga qeverisja lokale apo ajo kombëtare për qëllimet e lartpërmendura.
5.1 Karakteristikat ekonomike të Bashkisë së Korçës
Bashkia e Korçës ndodhet në Qarkun e Korçës, me një sipërfaqe prej 80 599 km2, me shtrirje veri - jug 30 km dhe lindje - perëndim 53 km. Në veri kufizohet me Bashkinë e Maliqit, në lindje me Bashkinë e Devollit, në jug me Bashkinë e Kolonjës e Përmetit, dhe në perëndim me Bashkinë e Skraparit. Vendndodhja gjeografike ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e territorit. Nëpërmjet rrjetit rrugor, Korça dhe rrethinat lidhen me kryeqendrën e vendit, Tiranën, në veri dhe qendrën e jugut, Gjirokastrën. Në të njëjtën kohë, pozita gjeostrategjike, në një zonë ndërkufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka bërë që në të, të kalojnë akse të rëndësishme të komunikacionit të cilat lidhin Shqipërinë me Ballkanin Juglindor e më gjerë. Qyteti i Korçës është qendra më e rëndësishme e qarkut dhe njëkohësisht një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore në Shqipëri.
Në aspektin administrativ, Bashkia e Korçës përbëhet nga 8 njësi administrative, që janë: Korça, Drenova, Qendër Bulgareci, Voskopi, Voskopoja, Lekasi, Vithkuqi dhe Mollaj, në të cilat bën pjesë 1 qendër urbane/qytet dhe 62 vendbanime rurale/fshatra. Popullsia e bashkisë është 129 065 banorë. Zhvillimi ekonomik bazohet në disa sektorë, siç janë: Bujqësia dhe blegtoria në zonat rurale, tregtia, ndërtimi, sektori agropërpunues, tekstilet dhe turizmi. Përmirësimet në infrastrukturë kanë lehtësuar jo vetëm përdorimin e burimeve natyrore, por kanë nxitur zhvillimin e turizmit në zonat malore me interes të veçantë.
Vlen për t’u theksuar se turizmi është një ndër sektorët ekonomikë që po zhvillohet me ritme të shpejta. Qyteti i Korçës, si edhe fshatrat përreth (Voskopoja, Dardha,Vithkuqi, Boboshtica, etj.) ofrojnë pasuri të shumta kulturore dhe natyrore, që po rrisin gjithnjë e më shumë praninë e vizitorëve vendas dhe të huaj.
23. Novikova, A., Szalay, Z., Simaku, Gj., Thimjo, T., Salamon, B., Plaku, Th., Csoknayai, T. (2015). Tipologjia e stokut të ndërtesave të banimit në Shqipëri dhe modelimi i shndërrimit të tyre për shkarkime të ulta karboni në të ardhmen Mbështetje për zhvillimet me shkarkime të ulta karboni në Evropën JugLindore (SLED), shiko: https://www.ikem.de/wpcontent/uploads/2016/01/SLED_ Albania _BUILD ING_ALB.pdf.
24. Pashako, F; Dervishi, S., Gjuzi, I, Pali, M. (2015. INTBAU Albania, Rritja e ndërgjegjësimit mbi masat e efiçencës së energjisë në Shqipëri, IPA II Evropean Union Integration Facility, 2015.
40
E përcaktuar tashmë si destinacion turistik në zhvillim, Bashkia e Korçës ofron mundësi dhe sfida drejt zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm, çka do të ndikojë në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e jetës së komunitetit në territorin e saj25
5.2 Karakteristikat e banesave ekzistuese dhe detyrimet ligjore
Në Korçë janë rreth 680 pallate që kanë nevojë për ndërhyrje termoizolimi. Në këto pallate ndodhen rreth 5 450 apartamente, që banohen nga rreth 29 000 familje. Pallatet janë të ndërtuara me panele betoni parafabrikate apo me tulla, e për pasojë, kanë një performancë të dobët termike. Pikat e lidhjeve të paneleve të betonit, dritaret dhe dyert, janë pikat më kritike që gjenerojnë jo vetëm humbje termike, por edhe lagështi. Ndërkohë që kjo performancë e ulët termike dhe lagështira reduktojnë ndjeshëm edhe komoditetin e familjeve në shtëpitë e tyre, si dhe kërkojnë përdorim të lartë energjie për ngrohje.
Tabela 14. Ndërtesat për qëllime banimi sipas karakteristikave të ndërtesës dhe periudhës së ndërtimit
Burimi: INSTAT, Censusi i popullsisë dhe i banesave 2011/ *Shtëpi tarracore ose shtëpi pjesërisht e veçuar
Për të rritur performancën e energjisë nevojitet ndërhyrje te pallatet ekzistuese26. Nga ana tjetër, ligji i vitit 2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë”, u ka dhënë të drejtën dhe mundësinë bashkive të vendit të inkurajojnë dhe të mbështesin komunitetet vendore në administrimin e hapësirave të përbashkëta. Bashkitë mund të financojnë deri në 50% të vlerës (falë “Fondit të Komunitetit”) për mirëmbajtjen e fasadës, të tarracës, përmirësimin e hapësirave të përbashkëta apo për projekte që kursejnë/promovojnë eficiencën e energjisë, me ndikim pozitiv në mjedis dhe në financat personale të qytetarëve. Pjesa tjetër e investimit duhet të mbulohet nga investimi privat i banorëve. Për të bërë të mundur këtë, nevojiten të paktën 75% e kuotave të përbashkëta të bashkëpronarëve të një pallati, të cilët dakordësohen dhe kërkojnë këtë mundësi.
5.3
Hapësirat ekonomike të Bashkisë së Korçës për krijimin e “Fondit të Komunitetit”, si mbështetje financiare për termoizolimin e apartamenteve të amortizuara
Referuar të dhënave të Bashkisë së Korçës, buxheti për 2022 do të jetë 1 889 325 000 lekë, që paraqitet sipas burimeve të financimit, llogarive ekonomike dhe institucioneve27.
Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore, institucionet e varësisë dhe fondet IPA zënë 58% të të ardhurave totale. Vetëm taksat vendore zënë 47,8 % të totalit të të ardhurave që planifikohen të arkëtohen gjatë vitit 2022.
25. Bashkia Korçë, Relacion mbi buxhetin e vitit 2021, Faqe 6.
26. Ligji nr. 116/2016 thotë se certifikimi i energjisë ka në periudhë maksimale 10 vjet, pasi presupozohet se pas dhjetë vitesh struktura e ndërtesës amortizohet. Megjithatë, ne po e marrim të mirëqenë se ndërtesat pas vitit 2000 kanë nevojë për ndërhyrje në një moment sekondar, ndërkohë që aktualisht primare janë ndërtesat e para viteve ’90.
27. https://bashkiakorce.gov.al/files4users/files/Buxheti%202022.pdf
41
Karakteristikat e ndërtesës Gjithsej Deri në 1960 1961-1981 1981-1990 1991-2000 2001- 2005 2006 - 2011 Gjithsej 29 379 3 056 5 204 3 644 3 938 1 652 1 733 Shtëpi individuale 24 454 2 155 4 092 3 080 3 320 1 449 1 535 Pallat 930 84 286 197 94 55 81 Tjetër* 3 995 817 826 367 524 148 117
Taksat me peshën më të madhe janë:
• Taksa mbi ndërtesën;
• Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;
• Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga legalizimet;
• Taksa mbi tokën bujqësore.
Tabela 15. Treguesit fiskalë të konsoliduar të Bashkisë së Korçës Burimi: Përpunime të autorit sipas të dhënave të Bashkisë së Korçës
Referuar të dhënave të Bashkisë së Korçës, rezulton se shpenzimet për investime në infrastrukturë do të jenë rreth 196 mln lekë. Këto para do të shkojnë për rrjetin rrugor, për ndriçimin, arsimin dhe investime për përmirësimin e shpenzimeve publike. Investimet publike të Bashkisë së Korçës përbëjnë 10,3% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Nëse i referohemi tabelës 12, shuma e nevojshme për të realizuar sistemin kapotë të një apartamenti ishte 361 875 lekë (pa ndriçimin LED). Po ashtu, në tabelën 14 shohim se janë 680 pallate me 5 450 apartamente të banuara dhe që kanë nevojë për ndërhyrje për rritjen e eficiencës energjetike. Kjo do të thotë se shuma totale që nevojitet për të bërë sistemin kapotë për të sistemuar teorikisht të gjithë qytetin e Korçës, do të jetë rreth 2 miliard lekë. Kjo, duke marrë parasysh faktin se të gjithë apartamentet e vjetra kanë sipërfaqen e apartamentit të marrë në studim. Por nëse do të mendojmë faktin që rreth 40% e apartamenteve të paraviteve ‘90 ishin 1+1 dhe jo 3+1, atëherë kjo vlerë mund të indeksohet me të paktën 0,8. Në këto kushte themi se vlera reale do të ishte rreth 1,6 miliard lekë.
42
Nr. Emërtimi Vlera për periudhën e raportimit (2021) Vlera e buxhetit vjetor (Plan) 2022 I Të ardhura 1 Transferta e pakushtëzuar 452 393 000 462 077 000 2 Transferta e pakushtëzuar sektoriale 327 393 000 334 248 000 3 Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore 861 849 000 1 036 311 000 4 Të ardhurat nga institucionet e varësisë 25 173 000 23 993 000 5 Të ardhura të tjera 150 0006 Fondet IPA - 32 696 000 Total 1 680 649 000 1 889 325 000 II Shpenzime 1 Shpenzimet personeli (paga + sigurime) 725 267 000 742 392 000 2 764 545 000 873 285 000 3 Shpenzime për investime 123 287 000 195 782 000 4 Principali dhe interes 47 550 000 45 170 000 Total 1 680 649 000 1 889 325 000 Shpenzime korrente (shpenzime operative,
subvencione, etj. )
shërbime publike,
Nëse marrim në konsideratë “Fondin e Komunitetit”, që parashikon mbulimin e kostove të ndërhyrjeve nga shteti, deri në masën 50%, mund të themi se buxheti total që i nevojitet Bashkisë së Korçës për të kompletuar procesin e sistemit kapotë në qytet, me qëllim rritjen e eficiencës energjetike, do të jetë 0,8 miliard lekë.
Sigurisht që nisma të tilla kanë nevojë për shtrirje në kohë në periudha 10-vjeçare. Kjo na çon të mendojmë se do mjaftonte një fond rreth 0,08 mld lekë në vit për dhjetë vitet e ardhshme në mënyrë që të kompletohet ky proces. Patjetër, në vitet e para do të ishte mëse e mjaftueshme edhe nëse fondi do të ishte rreth 0,04 – 0,05 mld lekë.
Për të siguruar këtë shumë, do të mjaftonte që deri në 20% e fondit të investimeve të orientohej drejt përmirësimit të cilësisë së jetës të qytetarëve, për të mbrojtur më shumë ambientin, për të ndryshuar “imazhin” e qytetit si dhe për ta bërë më të mirë jetën në këtë qytet turistik.
Opsion tjetër mund të jetë një taksë e përkohshme lokale me qëllim financimin e termoizolimit. Një skemë e ngjashme është përdorur nga Bashkia e Tiranës me “Taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore”. Bashkia e Korçës ka 28 000 familje, ndaj do mjaftonte një pagesë mujore rreth 134 lekë në muaj për familje, për të pasur mjaftueshëm buxhet për të financuar rritjen e eficiencës energjetike në apartamentet e bashkisë në fjalë.
Një formë tjetër do të ishte lufta ndaj evazionit fiskal për të rritur eficiencën e vjeljes së të ardhurave në nivel lokal dhe buxheti i gjeneruar nga kjo “luftë” të shkojë si fond për financimin e termoizolimit. Buxheti i nevojshëm për termoizolimin e shtëpive në Bashkinë e Korçës është sa 7,7% e të ardhurave të pushtetit vendor vjetor.
43