Johan MUKA - “Apliko pagesën elektronike!”

Page 61

60

Projekti i ABC Tirana Club

financiare duhen ngulitur që kur fëmijët janë në shkollën 9-vjeçare, ose dhe të mesme. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të mendojë që të përfshijë njohuri për financat, bankat, sistemin ekonomik që në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm. Qytetari i nesërm duhet të ketë reflekse dhe bindje se sistemi bankar, apo evitimi i pagesave me para në dorë ndikojnë në ekonomitë familjare, por dhe në ekonominë e përgjithshme të një vendi. Shqipëria si vend aspirant për anëtarësim në BE, duhet të punojë dhe në edukimin e publikut me pagesa, jo me para në dorë.

Siç rezultoi nga sondazhi i zhvilluar nga ABC Tirana Club, media ka një rol të madh në përdorimin e aplikimeve elektronike. Veç TV Scan që është i profilizuar në ekonomi dhe biznes, veç revistës Monitor që del rregullisht po mbi këto çështje, në pjesën tjetër të tregut mediatik ka mangësi dhe problematika në trajtimin e këtyre temave që ndihmojnë popullatën. RTSH, si transmetues publik duhet të bëjë më shumë, u tha gjatë Forumit. RTSH ka detyrime në edukimin e publikut. Një temë në programet televizive mund të jetë dhe përdorimi i aplikacioneve elektronike. P.sh., të sqarohet si hapet një llogari në bankë? Si paguhet me kartë krediti? Si paguhet me kartë debiti? Si mund ta përdorësh një aplikacion për pagesa elektronike? Këtë mund ta bëjnë dhe televizione të tjera, edhe ato lokale. Bankat, sipërmarrja, autoritetet lokale dhe qendrore duhet të mbështesin televizionet, si dhe mediat online me fonde që të ketë programe të tilla, sepse ato i shërbejnë gjithë shoqërisë, sidomos atyre që do të mbështesin këto fushata, u tha gjatë forumit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.