2 minute read

Strategji e qartë për edukimin e publikut

58

Projekti i ABC Tirana Club

Advertisement

U duhet dhënë siguri se kartat janë të sigurta dhe askush nuk mund të ndërhyjë për të vjedhur shumat e parave. Bankat duhet të ndërtojnë sisteme të sofistikuara që garantojnë përdorimin e veprimeve online, që llogaritë të mos bien viktimë e hakerave, apo personazheve të krimit kibernetik.

Në fokus të forumit ishin dhe gjetjet e sondazhit, sidomos për blerjet online. Por diskutantët kanë kritikuar disa sipërmarrje shqiptare që shesin produkte online, duke i konsideruar si të pastrukturuara dhe me mangësi në komunikimin me qytetarët dhe promocionin që bëjnë për produktet. Këto raste ndikojnë negativisht, duke sfumuar të mirat e blerjeve online, siç u tha në forum, duke mbajtuar larg qytetarët prej këtij stili të blerjeve. Mbase duhet rregulluar më shumë kuadri ligjor dhe nënligjor, që dhe ta nxisë tregtinë online, por dhe ta vërë nën kontroll kur ka shkelje dhe abuzime në dëm të konsumatorit, u tha nga të pranishmit.

Për “Shqipëria tjetër” pagesat elektronike janë të paimagjinueshme

Gjatë Forumit u theksua se nga aplikimi i pagesave elektronike dobësohet qarkullimi i parasë cash. Shqipëria ka për fat të keq një traditë të konsoliduar të pagesave me para në dorë. Qytetarët e kanë më të lehtë të paguajnë cash sesa me kartë, apo online. Kjo

APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE! 59

vjen dhe nga njohuritë e pakta që kanë qytetarët, sidomos ata në zonat periferike. Nga diskutantët u tha se pagesat elektronike janë të vështira për ata që janë të varfër, ose kanë të ardhura të pakta. Ata janë për mbijetesë. Nuk mendojnë që ka banka, që ka karta bankare, ose që mund të paguhet online ose të blihet online. Kjo për këta njerëz është luks. Në një vend si Shqipëria ku varfëria është me tregues të lartë nuk mund të pritet të bëhen pagesa elektronike. Ata që janë intervistuar në sondazhin e ABC Tirana Club janë blerës në qendrat tregtare. Por ka dhe një “Shqipëri tjetër”, që ble me lista apo është me borxhe. Për këta pagesa elektronike është e paimagjinueshme.

Nga pjesëmarrësit u pranua se në Shqipëri ka ende informalitet në shkallë të madhe. Paguhet një apartament që kushton mijëra euro me para në dorë. Paguhen punonjës që punojnë në të zezë. Ka ligje dhe masa nga autoritetet që ndëshkojnë informalitetin, por ka ende raste. Biznesmenëve iu leverdis pagesa me para në dorë. Por dhe qytetarëve ju leverdis që mjaft blerje t’i bëjnë me para në dorë, se u ofrohen më lirë në çmim. Shteti duhet të jetë më i fortë në goditjen e rasteve kur paguhet jashtë sistemit bankar. Duhet të ketë ligje të forta, por dhe duhet te zbatohen, duke gjobitur ata që shesin apartamente, vila, makina, apo pajisje të ndryshme me vlerë të madhe përmes pagesave me para në dorë.

Strategji e qartë për edukimin e publikut

Bankat, shoqatat e bankave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si dhe institucione dhe agjenci të tjera publike e private duhet të kenë një strategji të qartë për edukimin e publikut për ta qarkulluar paranë nëpërmjet bankave - u tha gjatë forumit. Konceptet