5 minute read

ATM në zonat rurale apo qytetet e vogla

48

Projekti i ABC Tirana Club

Advertisement

me cash-in mbetet një binom i fortë. Arsyet lidhen fillimisht me edukimin e munguar financiar. Mjafton të konsiderojmë faktin se deri në 18 vjeç, “Hyrje në ekonomi” është e vetmja lëndë e mundur për nxënësit. Funksionimi “gjysmë” i fshehur i transaksioneve informale është gjithashtu një nga arsyet kryesore pse paraja cash dominon më shumë se 80% të veprimeve. Një tjetër arsye lidhet me fazën fillestare në të cilën ndodhet infrastruktura e pagesave elektronike dhe dija e qytetarëve lidhur me pagesat online. Aksesi i shërbimeve financiare në vetëm një pjesë të territorit, si dhe mosdija nga ana e popullatës janë pengesat kryesore që po ngadalësojnë uljen e parasë cash në ekonomi.

Cilët janë faktorët kryesorë që e nxisin përdorimin e kartave bankare nga ana e qytetarëve shqiptarë? Sipas hulumtimeve të Bankës Botërore, aktualisht në Shqipëri rreth 80% e popullsisë e përdor vetëm 1 herë në muaj kartën bankare për të tërhequr pagën, ndërkohë që kjo normë në BE është rreth 20%. Ky realitet duhet të kthejë në prioritar objektivin e rritjes së përdorimit të kartave bankare. Aktualisht ekzistojnë tri faktorë të cilët janë përcaktues në përdorimin e kartave bankare. Faktori i parë lidhet me detyrimin ligjor nga ana e punëdhënësve për të derdhur pagesat në llogaritë bankare, aksesi ndaj të cilave më pas mund të bëhet vetëm me kartë. Faktori tjetër lidhet me ofertat marketuese mes bankave tregtare dhe bizneseve të shërbimit. Faktori i tretë është detyrimisht i lidhur me edukimin financiar. Nëpërmjet këtij tipi të edukimit mund të ndikosh në vendimmarrjen e qytetarit pro kartës, duke mësuar se si përfiton ambienti, se si ulen kostot e transaksioneve, se si kontrolli digjital i gjurmës tënde financiare është shumë i lehtë etj.

Cilat janë dy nga favoret kryesore dhe cilat janë dy nga disfavoret kryesore në aplikimin e pagesave elektronike nga ana e qytetarëve shqiptarë? Dy favoret kryesore: Siguria financiare e shprehur në formën e formalizimit, si dhe kostot e reduktuara të transaksioneve. Dy disfavoret kryesore: aksesi ende i limituar i infrastrukturës financiare në të gjithë territorin, si dhe mungesa e edukimit financiar mbi sigurinë e pagesave online përballë atyre cash.

APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE! 49

Cili do të ishte modeli më efikas në vendin tonë në edukimin e publikut për aplikimin e pagesave elektronike? Modeli më efikas do të ishte ai i edukimit nëpër institucionet arsimore duke nisur që nga viti i parë në shkollën fillore. Vetëm edukimi konsistent me modelet, pajisjet dhe format e reja të pagesave elektronike do të rezultojë fitues në “luftën” pro dijes financiare.

msc. aurora Sulçe6: Të shtohet numri i bankomateve, si dhe të vendosen atm në zonat rurale apo qytetet e vogla

Cilët janë disa nga faktorët kryesorë që pengojnë zhvillimin dhe zgjerimin e ekonomisë jo-cash në vendin tonë? Janë disa faktorë që ndërthuren me njëri-tjetrin. E para është mungesa e kulturës financiare. Qytetarët dhe bizneset janë mësuar që pagesat t’i kryejnë në cash, për shkak mungesës së një kulture financiare të injektuar që në shkolla. Nga ana tjetër, ne kemi një nivel të lartë të informalitetit në ekonomi, i cili ushqehet nga kryerja e pagesave në cash. Një tjetër faktor, janë procedurat dhe kostot që shoqërojnë zhvillimin e transaksioneve jo cash, por edhe mungesa e aksesit të shërbimeve bankare tek një pjesë e vendit. Gjithashtu, ndikon edhe besimi i ulët që ka një pjesë e qytetarëve tek bankat tregtare. Ndaj mbetet detyrë e sistemit bankar që të rrisë transparencën, por edhe të punojë më shumë në drejtim të injektimit të kulturës financiare. Edhe pse në këtë drejtim janë bërë hapa përpara, nisur nga disa

6 Producente ekzekutive për biznesin në Televizionin A2/CNN dhe pedagoge e marketingut në Universitetin jopublik “Mesdhetar”, Tiranë.

50

Projekti i ABC Tirana Club

nisma të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me sistemin bankar.

Cilët janë faktorët kryesorë që e nxisin përdorimin e kartave bankare nga ana e qytetarëve shqiptarë? Mendoj se çdo hap pozitiv në drejtim të formalizimit të ekonomisë do të ndikonte në një nivel më të lartë të përdorimit të kartave bankare nga qytetarët. Nga ana tjetër, duhen eliminuar kostot dhe procedurat në lëvrimin dhe përdorimin e kartave bankare, si dhe të shtohet numri i bankomateve, si dhe të vendosen ATM në zonat rurale apo qytetet e vogla ku mungojnë, apo janë në numër të kufizuar. Gjithashtu, duhet të instalohen POS në çdo dyqan, pasi kjo do të nxiste përdorimin e kartave bankare dhe reduktimin e përdorimit të cash në ekonomi. Aktualisht, një pjesë e mirë e dyqaneve në Tiranë janë të pajisura me POS-e, që iu ofrojnë shërbimin e pagesave me kartë bankare qytetarëve, por në qytetet e tjera kjo mungon. Kjo mangësi është veçanërisht e dukshme në zonat bregdetare, ku ka edhe një prezencë të madhe të turistëve të huaj, që e kanë praktikë të përditshme kryerjen e pagesave me karta bankare.

Cilat janë dy nga favoret kryesore dhe cilat janë dy nga disfavoret kryesore në aplikimin e pagesave elektronike nga ana e qytetarëve shqiptarë? Dy nga favoret kryesore janë: 1. Mosmbajtja e parave cash, çka të mbron nga rreziku i grabitjeve. Ndërkohë që pagesat elektronike janë komode dhe efikase. 2. Nëpërmjet pagesave elektronike mund të përfitohen disa shërbime, si blerjet online, të cilat nuk i bën dot me cash. Gjithashtu, kryerja e pagesave elektronike lë gjurmë për transaksionin e kryer. Dy nga disfavoret kryesore janë: 1. Për shkak të numrit të kufizuar të bankomatëve dhe pajisjeve POS në dyqane, nuk kryhen dot të gjitha pagesat në mënyrë elektronike në Shqipëri. Kjo bën që qytetarët, përveç kartave bankare, të mbajnë me vete dhe para cash. 2. Kostot në marrjen e kartave bankare dhe kryerjen e transaksioneve elektronike.

APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE! 51

Cili do të ishte modeli më efikas në vendin tonë në edukimin e publikut për aplikimin e pagesave elektronike? Mendoj se nevojitet një nismë e përgjithshme, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, me qëllim që të niste edukimi financiar që në shkollat 9-vjeçare. Gjithashtu, duhet të rritet besimi i publikut tek sistemi bankar, ndërsa qeveria duhet të luftojë informalitetin. Një model që zbatohet është ai në Greqi, që e ka të përcaktuar me ligj kryerjen e transaksioneve elektronike. Megjithëse për momentin në Shqipëri do të ishte i pazbatueshëm, për shkak të informalitetit të lartë, aksesit të kufizuar në shërbimet bankare dhe kostove ende të larta.

52

Projekti i ABC Tirana Club