Skip to main content

Johan MUKA - "Biblioteka e lagjes sime"

Page 1

Biblioteka e lagjes sime Monitorim dhe shqyrtim analitik mbi funksionalitetin e bibliotekave publike nĂŤ TiranĂŤ


Biblioteka e lagjes sime

1

Biblioteka e lagjes sime Drejtues i projektit: Johan MUKA

Monitorim dhe shqyrtim analitik mbi funksionalitetin e rrjetit të bibliotekave publike në Tiranë

Ky botim u realizua nga ABC Tirana Club në kuadër të projektit “Biblioteka e lagjes sime” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit.

Tiranë, 2020


2

ABC Tirana Club

Botues: www.abctiranaclub.wordpress.com Email: abctiranaclub@gmail.com Tel: 00355693632767 P/box: 1402 Tirana, Albania

Drejtues i projektit: Johan MUKA

Design & Layout:

Bujar KAROSHI

Ilustrimi fotografik:

ISBN: 978-9928-307-58-3 ©: ABC Tirana Club Financuar nga LevizAlbania

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

LEVIZ Albania

Local Democracy in Action

Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603 (Viber). Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp). E-mail: mbbotime@gmail.com Tiranë, 2020


Biblioteka e lagjes sime

3

Në favor të ndryshimit thelbësor në rrjetin e bibliotekave publike

Q

yteti i Tiranës prej kohësh është në një vrull të pandalur ndërtimesh, rrugësh, godinash banimi e biznesi, zyrash dhe mjedisesh për institucionet publike, objekte kulti etj. Kryeqyteti 100-vjeçar i Shqipërisë ka tiparet e një kantieri ndërtimi - diku me plan, por dhe ende diku tjetër pa plan – çka ka sjellë shumëfishimin e popullatës, sipërmarrjes, ofertës turistike, kulturore, argëtuese dhe zbavitëse. Ndër sektorët që kanë mbetur në vend është dhe rrjeti bibliotekar publik. Tirana nuk ka sot biblioteka lagjeje më shumë se para vitit 1990. Ato u “kafshuan” në hapësira, madje dhe u ndryshuan në destinacion gjatë periudhës së fillimit të ndryshimeve demokratike dhe nga trazirat e dhunshme të vitit 1997. Por për fat pjesa më e madhe e tyre rezistoi, pavarësisht se duken gjithnjë e më të mpakura në një qytet metropol që vetëm zgjerohet, shumëfishohet. Rrjeti i bibliotekave publike në Tiranë ka marrë investime në përmirësimin e infrastrukturës dhe në pasurimin e fondit. Ka iniciativa dhe projekte që japin shpresë, por realisht performanca e tyre në shërbim të qytetarëve, sidomos nxënësve dhe studentëve, është e limituar, hapa prapa kërkesave dhe interesave të tyre. Pas çdo rikonstruksioni të bibliotekave të lagjeve, natyrshëm ka ardhur dhe rritja e pretendimeve dhe preferencave të frekuentuesve të tyre, veçanërisht të rinjve, që këto hapësira të jenë sa më dinamike në shërbimet që ofrojnë, që infrastruktura e tyre të jetë më e modernizuar. Ndaj dhe ABC Tirana Club po përpiqet të kontribuojë në këtë aspekt. “Biblioteka e lagjes sime” është një angazhim, që në radhë të parë kërkon të tërheqë vëmendjen e autoriteve lokale, të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të administratës, që duhet të bëjnë akoma dhe më shumë, për t’i sjellë bibliotekat e lagjeve në rolin dhe misionin e tyre. Të hartojnë politika dhe strategji, të cilat shoqërohen me hapa dhe produkte konkrete në gjallërimin e performancës së tyre, që t’u përgjigjen kërkesave të kohës që kalojmë e sfidave të së ardhmes,


4

ABC Tirana Club

të rrisin buxhetin faktik që duhet të shkojë sidomos për shërbimet virtuale në to. Për ta orientuar aktivitetin e bibliotekave në drejtim të plotësimit të kërkesave online për frekuentuesit, që vë në funksion një sistem pajisjesh kompjuterike dhe ofron linjë të shpejtë dhe të sigurtë interneti, me skedarë librash dhe kartela anëtarësie të digjitalizuara. Kjo qasje do të “zgjeronte” më shumë sipërfaqen fizike të bibliotekave, me aftësinë e shërbimit për një numër të pakufizuar qytetarësh të interesuar, të qarkullimit të fondeve të shumëllojshme të botimeve nga çdo fushë, madje dhe ato të viteve të fundit, për të cilat ka gjithnjë e më shumë interes, sidomos nga të rinjtë. “Biblioteka e lagjes sime” ka synim që të monitorojë dhe bëjë transparencë mbi situatën faktike në rrjetin e bibliotekave të lagjeve në Tiranë; të nxisë iniciativa të komunitetit në favor të përmirësimit dhe zgjerimit të ofertës e shërbimit në to; të ushtrojë presionin e domosdoshëm ndaj vendimmarrësve e stafit të Bashkisë së Tiranës për angazhim konkret dhe shtimin e buxhetit në favor të bibliotekave. Ky publikim i ABC Tirana Club është lehtësi në informimin e përmbledhur mbi projektin, pasi përfshin të gjithë elementet dhe problematikat që janë evidentuar nga analiza e gjendjes së rrjetit të bibliotekave publike në kryeqytet, të vendosura dhe në optikën profesionale të ekspertëve të fushës, si dhe duke bashkëlidhur edhe gjetjet e sondazhit që është realizuar me frekuentuesit e bibliotekave, vlerësimet dhe pritmëritë e tyre. Investimi dhe kujdesi për funksionalitetin e sistemeve bibliotekare nuk mund të ezaurohet për një muaj, apo për një vit. Nuk zgjidhet me një ose dy projekte institucionesh a organizatash joqeveritare. Kërkon më shumë se kaq. Kryerja e reformave, por sidomos zbatimi i tyre, marrin kohë, kërkojnë angazhim e sinergji nga sa më shumë aktorë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Për të siguruar përmirësimin e situatës në dobi të komunitetit. “Biblioteka e lagjes sime” është dhe një mbështetje për administratën vendore dhe këshillin bashkiak, sepse iu prezantohet përmes një materiali konkret alternativ, mbi problematika konkrete dhe nevoja konkrete të qytetarëve dhe vetë rrjetit bibliotekar publik në Tiranë. Johan MUKA Drejtues i projektit “Biblioteka e lagjes sime”


Biblioteka e lagjes sime

5

Përmbajtja Kapitulli 1 Një projekt studentor për “shtëpitë” e librit në Tiranë

- - - -

Biblioteka publike, si qendër lokale e informacionit Synime dhe objektiva Përfituesit nga zbatimi i projektit të ABC Tirana Club Aspekte metodologjike të angazhimit dhe burimet

Kapitulli 2 Oferta faktike e rrjetit të bibliotekave të lagjeve në Tiranë

8 9 13 14

- Retrospektivë e shpejtë në vite 20 - Shtrirja e bibliotekave në territorin e Bashkisë së kryeqytetit 22 - Infrastruktura, kushtet për frekuentuesit dhe fondi i disponueshëm 23 - Bibliotekat si qendra multifunksionale për komunitetin 32 - Menaxhimi i bibliotekës së lëvizshme 35 Kapitulli 3 Bashkëpunimi mes bibliotekave, impakti në performancë

- Sinergjia e munguar e bibliotekave të lagjeve - Automatizimi i bibliotekave dhe sistemet e integruara - Huazimi dhe shkëmbimi me biblioteka të tjera

40 41 46


6

ABC Tirana Club

Kapitulli 4 Sondazhi, mendime dhe vlerësime të qytetarëve mbi bibliotekën e lagjes - - -

Frekuentimi dhe kushtet e qëndrimit në mjediset e brendshme Vlerësime për fondin në dispozicion dhe qasjen në shërbimet online Cilat duhet të jenë përmirësimet prioritare sipas frekuentuesve?

Kapitulli 5 Përmirësimi i performancës dhe probleme për zgjidhje

50

53

57

- Gjetje të “Biblioteka e lagjes sime” 60 - Adresime për vendimmarrësit dhe administratën lokale 63

- Profili dhe angazhimi i një organizate studentore - Projektet e realizuara nga ABC Tirana Club - Si mund të na kontaktosh?

Shtojca promocionale

66 67 74

Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë. Email: abctiranaclub@gmail.com Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com Si dhe llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.


Biblioteka e lagjes sime

Kapitulli 1 Një projekt studentor për “shtëpitë” e librit në Tiranë ¦ Biblioteka publike, si qendër lokale e informacionit ¦ Synime dhe objektiva

¦ Përfituesit nga zbatimi i projektit të ABC Tirana Club

¦ Aspekte metodologjike të angazhimit dhe burimet

7


8

ABC Tirana Club

Biblioteka publike, si qendër lokale e informacionit Ndër të drejtat themelore të njeriut është edhe qasja në informacion dhe biblioteka publike është cilësuar në Manifestin e IFLA/UNESCO-s për bibliotekën publike, si “porta lokale e dijes, që ofron kushtin bazë për të mësuarin gjatë gjithë jetës, vendimmarrjen e pavarur dhe zhvillimin kulturor të individit dhe grupeve shoqërore”1. Ajo cilësohet si “qendra lokale e informacionit, që vë në dispozicion të përdoruesve të saj të gjitha llojet e dijeve dhe të informacionit”2. Bibliotekat në ditët e sotme gjithnjë e më shumë po përballen me sfidat që sjell zgjerimi dhe laryshia marramendëse e universit të informacionit, por edhe me ndryshimet e vazhdueshme teknologjike. Këto dy faktorë, si edhe sjellja e njerëzve ndaj teknologjisë kanë ushtruar ndikim të ndjeshëm tek bibliotekat publike dhe shërbimet e tyre. Informacioni luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e individit dhe të shoqërisë dhe teknologjia e informacionit ka fuqi të konsiderueshme për të mundësuar përdorimin e tij. Megjithë rritjen e tij të shpejtë, informacioni nuk mund të përdoret nga një pjesë e madhe e popullsisë dhe roli i bibliotekës publike është të sigurojë mundësinë për të gjithë popullsinë pa asnjë dallim për qasje të lirë, të shpejtë e të sigurtë në informacion. Pritshmëritë gjithnjë e në rritje të përdoruesve të bibliotekave për

1 2

https://www.ifla.org/publications/iflaunesco-public-library-manifesto-1994 Po aty


Biblioteka e lagjes sime

9

qasje më të shpejtë e më të lehtë në informacion duhet të shkojnë paralelisht me kërkesat institucionale të bibliotekave për rritjen e efikasitetit operacional të tyre, qoftë tradicional, qoftë virtual. Bibliotekat publike duhet të njohin dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrojnë zhvillimet marramendëse në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, për t’u bërë ura lidhëse me botën e informacionit. Rrjeti i bibliotekave të lagjeve në Tiranë është fokus i një projekti studentor, sepse dihet që studentët janë në një stad të jetës së tyre, kur kanë shumë punë me librin, me marrjen e dijeve. Një bibliotekë e pasur, një bibliotekë e mirëmenaxhuar dhe me mjedise të përshtatshme është atraksion në periudhën e studimeve, që lehtëson shumë në procesin e kërkimit në literaturë dhe përgatitjes për shlyerjen e çdo detyrimi, pjesë të kurrikulës dhe jashtë saj, në konceptimin dhe realizimin e detyrave të kursit, temave të diplomave etj. Por “shtëpitë” e librit frekuentohen dhe shfrytëzohen edhe nga shtresime të tjera të popullatës, të moshave e profesioneve të ndryshme.

Synime dhe objektiva Ndaj dhe ABC Tirana Club vendosi të angazhohet me projektin “Biblioteka e lagjes sime”, që ka të paktën tri synime kryesore: Së pari, monitorim dhe transparencë mbi situatën faktike në rrjetin e bibliotekave të lagjeve në Tiranë. Kryerja e një shqyrtimi analitik, bazuar në një monitorim tërësor mbi situatën reale të bibliotekave publike, jep përgjigje për një mori pyetjesh të natyrshme, si p.sh., cila është gjendja e tyre reale; çfarë investimesh janë kryer dhe çfarë planesh ka për të pasur një infrastrukturë sa më përshtatshme dhe të dobishme për komunitetin, sidomos për nxënësit dhe studentët; cili është personeli i angazhuar dhe a ka kualifikimin e përvojën e duhur për t’i shërbyer frekuentuesve dhe për ta shndërruar hapësirën e bibliotekës në tërheqëse dhe ndihmuese për të interesuarit e të apasionuarit e librit; sa është niveli i qarkullimit fizik dhe virtual të fondit që është në dipsozicion; çfarë veprimtarish ofrohen brenda mjediseve të tyre, etj. Njohja realiste e gjendjes është premisë për hapat e mëtejshëm. Jep mundësi analize nga ekspertët dhe profesionistët e fushës të vlerësojnë aspektet pozitive, problemet që duan zgjidhje, nevojat për


10

ABC Tirana Club

ndryshim dhe përmirësim të gjendjes. Iniciativat dhe propozimet konkrete nga komuniteti, nga grupet e interesit adresohen më mirë në dy nivelet e qeverisjes vendore, këshilltarëve vendimmarrës dhe stafeve ekzekutive në bashkinë qendrore apo njësitë administrative. Njohja realiste e gjendjes është “ushqim” i mirë për debatet dhe forumet publike, për hapësirat e mediave klasike dhe të reja, sidomos rrjetet sociale, duke nxitur trajtimin në mënyrë kapilare të problematikave dhe sfidave. Është fakt i njohur se Bashkia e Tiranës ka një infrastrukturë ndikuese për informimin e publikut dhe bashkëpunon aktivisht me redaksitë mediatike. Ky element pozitiv për promocionin e punës së administratës së saj, shoqërohet dhe me dukuri negative ose të diskutueshme të respektimit të kodeve etike dhe profesionale nga gazetarët dhe reporterët që mbulojnë aktivitetin e Bashkisë, pasi është identifikuar se informacionet dhe qëndrimet e redaksive janë thuajse të njëjta me përmbajtet me tekst, foto e video që përgatit dhe shpërndan intensivisht zyra e shtypit e këtij institucioni. Edhe për problemin e bibliotekave të lagjeve deri më tani ka ndodhur po kështu, që do të thotë se, publiku, komuniteti, grupet e interesit nuk kanë raportim alternativ dhe konkret nga ana e redaksive mediatike, por më së shumti qarkullojnë vetëm pohimet, me zë dhe figurë që përgatit Bashkia e Tiranës, apo materialet shpjeguese që paraqiten në faqen online, ende në ndërtim bibliotekat.tirana.al. Informacioni realist dhe pa filtra, i shërben dhe vetë institucionit të Bashkisë, njësive administrative dhe vendimmarrësve të këshillit, i mbështet për të ndërtuar dhe miratuar politika e strategji të qëndrueshme dhe afatgjata në favor të gjallërimit të aktivitetit të bibliotekave publike. Së dyti, projekti nxit iniciativa të komunitetit në favor të përmirësimit dhe zgjerimit të ofertës së shërbimit në to. “Biblioteka e lagjes sime” jo vetëm do të prezantojë realitetin dhe dinamikën konkrete në rrjetin e bibliotekave të lagjeve, por do të kërkojë me këmbëngulje t’u japë mbështetje frekuentuesve të tyre, në ide dhe propozime që ndryshojnë gjendjen me qëllimin e instalimit të instrumentit të llogaridhënies, që ka si pritmëri reagimin e këshilltarëve të zgjedhur dhe administratës. Ndaj dhe një nga produktet kryesore të projektit është kryerja e një sondazhi me përdoruesit e fondit në bibliotekat e lagjeve, tërheqja e vlerësimeve dhe mendimeve prej tyre


Biblioteka e lagjes sime

11

mbi aspekte të ndryshme të funksionalitetit, ofertës së shërbimeve, aktiviteteve, kushteve në mjediset e leximit dhe kërkimit të fondit, përdorimi i teknologjive dhe pajisjeve digjitale etj. Këtij synimi i shërben dhe planifikimi i forumeve të diskutimit, si rast për shkëmbim të pikëpamjeve dhe propozimeve, por dhe si pika kontakti mes palëve të interesuara: frekuentues, punonjës të bibliotekës, autoritete lokale, ekspertë të librit, përfaqësues të shtëpive botuese, të medias etj. Së treti, projekti synon krijimin e presionit të domosdoshëm ndaj vendimmarrësve dhe stafit të pushtetit vendor në Tiranë, për angazhim konkret dhe shtim të buxhetit në favor të bibliotekave. Megjithëse ka pasur investime për godinat si dhe inventarin e tyre, aktualisht oferta dhe performanca e pjesës më të madhe të bibliotekave të lagjes është me profil të ulët, duke mos qenë atraktive për të apasionuarit dhe të interesuarit e librit, veçanërisht nxënësit dhe studentët, të cilët nuk kanë mundësi që çdo libër që ju nevojitet në procesin e kurrikulës mësimore ta sigurojnë vetë. Aq e limituar është oferta e bibliotekave publike në Tiranë, sa të rinjtë shkojnë edhe për kërkesa modeste në Bibliotekën Kombëtare, duke u interesuar për të shfrytëzuar fondin e saj. Administrata bashkiake si dhe të zgjedhurit vendorë kanë shumë në dorë për të ndikuar në përmirësimin e gjendjes, sidomos shdërrimit të tyre në njësi të përdorimit në shkallë të gjerë të aplikacioneve të avancuara të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, që të marrin vendime për ndërtimin e bibliotekave të reja, si dhe të mos ndalin projektet e zgjerimit dhe modernizimit të atyre ekzistuese. Rritja e buxhetit dhe e personelit profesional që shërben në to, garantimi i sistemeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës dhe rrjetit të pajiseve digjitale në dipsozicion të frekuentuesve janë në dorën e vullnetit të të zgjedhurve lokalë e administratorëve. Kjo nxit gjithashtu dhe pjesëmarrjen e komunitetit në fushatat e dhurimit të librave dhe koleksioneve, si pasurim për fondet e bibliotekave të lagjeve.


12

ABC Tirana Club

Në arritjen e synimeve të mësipërme, ABC Tirana Club ka vendosur OBJEKTIVA konkrete: Së pari, për realizimin e një monitorimi dhe shqyrtimi analitik, ose me fjalë të tjera të një studimi mbi situatën aktuale në rrjetin e bibliotekave publike, konkretisht çfarë ofrohet dhe shërbehet prej tyre, parametrat e infrastrukturës në dispozicion të frekuentuesve, kushtet në mjedise, qasja virtuale etj., një material gjithëpërfshirës që prezanton funksionalitetin, problematikat dhe sfidat e “shtëpive” të librit në Tiranë. Duke u vënë në lupën e ekspertëve dhe profesionistëve të fushës, studimi do të artikulojë gjetje dhe rekomandime mbi përmirësimin e gjendjes dhe fokusin për të ardhmen. Së dyti, për zhvillimin e anketës me mendime dhe vlerësime të qytetarëve që frekuentojnë bibliotekat publike në Tiranë. Pyetësori është përpiluar për të kërkuar përgjigje, të cilat në tërësinë e tyre do të krijojnë tablonë e asaj që ndodh në rrjetin e bibliotekave publike, sipas optikës së frekuentuesve, por dhe për të prezantuar pritmëritë që ata kanë. Së treti, objektiv është nxitja e debatit publik mbi nevojën dhe domosdoshmërinë e përmirësimit të gjendjes së bibliotekave publike, të modernizimit, rritjes së kapaciteteve, cilësisë dhe eficencës së shërbimit e performancës, orientimit të tyre drejt dinamikës online në qasje dhe në plotësim të kërkesave të qytetarëve. Organizimi i takimeve ballafaquese, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit, administratës së Bashkisë dhe të zgjedhurve vendorë, punonjësve të bibliotekave, ekspertëve, aktivistëve të shoqërisë civile, medias etj., do të jetë rast i dobishën për uljen në të njëjtën tryezë të palëve të interesuara, në kërkim të zgjidhjeve më të mira, të qëndrueshme dhe afatgjata. Nisur dhe nga situata e paprecedentë që ka shkaktuar pandemia globale COVID-19 organizimi i forumeve do të jetë një kombinim mes


Biblioteka e lagjes sime

13

takimeve fizike me ato virtuale, varësisht nga rrethanat e momentit kur ato mbahen, por gjithnjë duke respektuar me rigorozitet kërkesat dhe standardet që rekomandon zyrtarisht autoriteti shëndetësor për formate të tilla aktivitetesh publike. Në përmbushje të këtij objektivi përfshihet dhe fushata e informimit dhe ndërgjegjësimit publik, ku ABC Tirana Club bashkëpunon me median klasike dhe online, si dhe me rrjetet sociale për qarkullimin e informacioneve, kronikave, spoteve e trajlerave audiovizive, si dhe formate të tjera të pasqyrimit dhe prezantimit të gjetjeve dhe problematikave që evidentohen, duke ndarë me grupet e interesit çdo hap të realizimit konkret të projektit. Edhe ky publikim është një kanal informimi mbi gjithçka ka ndodhur dhe do të ndodhë me “Biblioteka e lagjes sime”.

Përfituesit nga zbatimi i projektit të ABC Tirana Club Projekti ka të qartë dhe përfituesit prioritarë: -Frekuentuesit e mjediseve të bibliotekave publike, të cilët janë të interesuar për kushte më të mira, për qarkullimin e sa më shumë librave, qoftë si ekzemplarë fizikë, apo si përmbajtje virtuale, për shndërrimin e bibliotekave në hapësira multifunksionale e ku ka gjithmonë një kalendar të qëndrueshëm veprimtarish që lidhen me librin drejtpëdrejt, por dhe të natyrës kulturore dhe artistike, historike etj. -Nxënësit dhe studentët në territorin e Bashkisë së Tiranës (që përbëjnë dhe numrin më të madh të përqendrimit në shkallë vendi), për të cilët krijohet lehtësi dhe mbështetje e drejtpërdrejtë, nëse rrjeti i bibliotekave publike iu përgjigjet me ofertë të shumëllojshme të fondit (në hard copy dhe në soft copy), me shërbim profesional nga ana e punonjësve të bibliotekave. Që, sikundër e përmendëm më sipër, të mos mbetet si burimi kryesor për shërbimin e librit në kryeqytet Biblioteka Kombëtare, e cila ka destinacion dhe rol të ndryshëm nga ai që duhet të ketë rrjeti i bibliotekave të lagjeve, që është lokalizuar në mënyrë kapilare në territorin e Bashkisë. -Vetë Institucioni i Bashkisë, që përmes publikimit dhe nxjerrjes në pah të problematikave mbi funksionimin e rrjetit të bibliotekave


14

ABC Tirana Club

publike, të prezantimit të ideve dhe propozimeve nga grupi i interesit apo ekspertët e fushës – e ka më të qartë situatën e asaj që ndodh realisht, por dhe se ku duhet ndërhyrë për të ndryshuar apo përmirësuar në favor të gjallërimit të punës së bibliotekave publike. -Përfitues do të jenë dhe redaksitë e mediave klasike dhe atyre online, pasi nga publikimi i informacioneve realiste dhe problematikat që do të ngrejë monitorimi e shqyrtimi analitik, anketa apo tryezat ballafaquese – këto do të jenë pikënisje për realizimin e përmbajtjeve meditiake në formate të ndryshme.

Aspekte metodologjike të angazhimit dhe burimet Që në konceptimin dhe prezantimin e projektidesë së “Biblioteka e lagjes sime” te donatorët, ABC Tirana Club përcaktoi dhe një metodologji angazhimi për secilën fazë si dhe projektoi listën e eventeve dhe produkteve konkrete që do të realizoheshin brenda një afati kohor 10-mujor. Pas përcaktimit të synimeve dhe objektivave, natyrshëm u formëzua lista e aktiviteteve dhe produkteve, të cilat po i prezantojmë në vijim në formë tabele me informacione të nevojshme sqaruese. Produktet

Fokusi

Dinamika

1. Monitorimi dhe shqyrtimi analitik

Skanim mbi ofertën dhe performancën e 8 bibliotekave publike në Tiranë. Ekspertizë profesionale mbi aktualitetin dhe perspektivën e rrjetit të bibliotekave të lagjeve.

Mbledhje e të dhënave mbi investimet, intervista me punonjës të bibliotekave, hulumtim mbi situatën faktike në mjediset e tyre, shqyrtim i akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, praktika dhe vendimmarrje nga autoritetet vendore në lidhje me bibliotekat etj.


Biblioteka e lagjes sime

15

2. Sondazhi me qytetarët

Aplikimi një pyetësori që mbledh të dhëna dhe identifikon vlerësime të frekuentuesve të bibliotekave mbi nivelin e kushteve në mjediset e leximit dhe shërbimit, komforti, qasja në internet, përdorimi i fondit të botimeve, në pajisjet elektronike, aktivitetet e zhvilluara etj.

Kampion me 300, frekuentues të bibliotekave të lagjeve, duke respektuar proporcionalitetin gjinor, moshor, nivelin e arsimimit etj. Gjetjet e sondazhit përfshihen dhe në publikimin hard copy dhe soft copy të broshurës përmbledhëse të monitorimit dhe shqyrtimit analitik.

3. Fushata informuese dhe ndërgjegjësuese

Amplifikim i problematikave të evidentuara, duke përdorur kanalet e komunikimit mediatik ose me kontakte dhe ballfaqime të drejtpërdrejta të grupeve të interesit. Presion tek administrata vendore dhe këshilli bashkiak për shtim të vëmendjes, përgjegjësisë dhe fondeve në favor të përmirësimit të gjendjes.

Publikim në mediat klasike dhe të reja, si dhe në rrjetet sociale të informacioneve, spoteve audiovizive, vëzhgimeve, analizave, njoftimeve etj., mbi ecurinë e projektit, si dhe gjetje e rekomandime nga secila fazë. Realizimi i forumeve të diskutimit me pjesëmarrje të grupeve të interesit. Vizita familjarizuese të të rinjve, në mjediset e bibliotekave publike.

Burimet për mbledhjen e informacionit dhe të dhënave janë të larmishme. Në radhë të parë duke iu drejtuar autoriteteve lokale, Bashkisë dhe qendrave administrative, nën varësinë e të cilave janë bibliotekat e lagjeve, për info e dokumentacion zyrtar, mbështetur në favoret që krijon për ABC Tirana Club, ligji për të drejtën e informimit. Bashkia përmes Drejtorisë së Rinisë, apo dhe hallkave të tjera në çdo rast iu përgjigj kërkesave, duke siguruar me postë dhe elektronikisht të dhëna me vlerë. Hulumtimi në publikime mbi këtë temë, informacione, studime, analiza, raportime në kohë të ndryshme, njohja me akte ligjore dhe nënligjore, udhëzime dhe rregullore të ndryshme që kanë lidhje me performancën e rrjetit të bibliotekave publike. (Faqja online bibliotekat.tirana.al në mënyrë të pashpjegueshme ofron informacione të limituara, dhe ende është një websajt në ndërtim).3 Monitorimi i përmbajtjeve në faqen online www.bibliotekat.tirana.al është realizuar deri më 31 gusht 2020, në momentin kur nisi procesi i përgatijes së këtij materiali për publikim. 3


16

ABC Tirana Club

Ky fluks njohurish dhe të dhënash nga veprimtaria e bibliotekave të lagjeve nuk mund të krijonte një pamje të qartë, pa kontaktet me qytetarët, sidomos me frekuentuesit e sallave dhe fondeve të tyre. Kjo u mundësua nga përgjigjet shumë interesante që u morën gjatë realizimit të sondazhit, por dhe nga biseda të lirshme “off the record” me një pjesë të tyre, pasionantë dhe të dedikuar pas librit dhe bibliotekave, të cilët japin mbështetje për projektin, me ide, arsyetime dhe propozime shumë të dobishme. Punonjësit e bibliotekave, si të atyre që janë të rikonstruktuara apo dhe atyre që janë ende në proces, ishin një hallkë e dobishme konsultimi dhe referimi, për të kuptuar konkretisht dhe qartësisht aktivitetin, problematikat dhe sfidat. Në fillim me ngurimin dhe mosbesim për t’u vënë në dispozicion, e kuptueshme kjo në rastin e nëpunësve të adminsitratës lokale, por më pas pjesa më e madhe e tyre tregoi bashkëpunim, duke kuptuar se synimi dhe objektivat e “Biblioteka e lagjes sime” në fakt ishin dhe në të mirën e punës së tyre, të angazhimeve dhe rezultateve. I gjithë informacioni dhe dokumentacioni i tërhequr nga burimet e sipërcituara, ishte në vetvete si një dosje e bollshme, që në optikën e ekspertëve që angazhoi ABC Tirana Club, gjeneroi natyrshëm gjetje dhe rekomandime, të cilat ishin piketa për dy elementet thelbësore të projektit, forumet e diskutimit dhe fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit. Për realizimin e sondazhit u morën parasysh kërkesa që siguronin nivelin e përfaqësimit të kampionit, në shtrirjen territoriale të qytetit, gjini, moshë, nivel edukimi etj. Numri më i madh i të pyeturve ishte në ato njësi administrative ku bibliotekat janë rikonstruktuar, kuptohet për shkak se qytetarëve iu merrej mendim dhe vlerësim për mjedise funksionale. Në një kohë që informacioni që u tërhoq nga banorët në njësitë administrative ku vijonte procesi i rikonstruktimit të bibliotekës, ose ka mbetur pezull mobilimi i ambienteve të brendshme, u përqendrua më shumë tek kërkesat dhe vizioni që ata kishin për mirëperformancën e tyre. Për fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit ABC Tirana Club u orientua në radhë të parë në kanalet e veta të komunikimit, websajti dhe llogaritë e qendrës në rrjetet sociale. Po kështu dhe në llogaritë e rrjeteve sociale të aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të ABC-së, duke


Biblioteka e lagjes sime

17

amplifikuar gjithçka shpërndahej në publik. U kërkua bashkëpunim dhe me redaksi mediatike, nga ato klasike dhe të reja, duke iu ofruar materiale tërheqëse, të patrajtuara më parë, që nxirrnin në pah dhe evidentonin probleme të grupeve të interesit. ABC Tirana Club në rreth 3 vite aktivitetet ka kuptuar se sinergjia me redaksitë e medias nuk mund të zëvendësohet me asnjë formulë tjetër për të prezantuar dhe përhapur në mënyrë kapilare info, probleme dhe propozime që dalin nga zbatimi i projekteve.


18

ABC Tirana Club


Biblioteka e lagjes sime

19

Kapitulli 2 Oferta faktike e rrjetit të bibliotekave të lagjeve në Tiranë ¦ Retrospektivë e shpejtë në vite

¦ Shtrirja e bibliotekave në territorin e Bashkisë së kryeqytetit

¦ Infrastruktura, kushtet për frekuentuesit dhe fondi i disponueshëm ¦ Bibliotekat si qendra multifunksionale për komunitetin ¦ Menaxhimi i bibliotekës së lëvizshme


20

ABC Tirana Club

Retrospektivë e shpejtë në vite Rrjeti i bibliotekave të lagjeve në Tiranë e ka fillesën në vitet ‘60 dhe ‘70 të shekullit të kaluar. Ndërtimi i tyre nuk ishte i njëkohshëm dhe kujdesi i autoriteteve të periudhës komuniste ishte që ato të frekuentoheshin nga të gjitha gjeneratat. Bazuar në informacione nga ish-punonjës të asaj periudhe, fondi i tyre shkonte në rreth 20 mijë vëllime, ku pjesën më të madhe e zinin botime me karakter të theksuar propagandistik (vëllime të veprave partiake dhe të udhëheqësve të regjimit komunist), si dhe literaturë artistike për fëmijë. Në fondet e tyre gjeje dhe kopje periodikësh të pothuajse të gjitha gazetave, revistave dhe buletineve të ndryshme që botoheshin, ndërkohë që një pjesë e vogël ishin me karakter teknik e shkencor. Bibliotekat organizonin aktivitete në mjediset e tyre me nxënës të shkollave që ishin pranë tyre, kryesisht dedikuar botimit të librave të rinj për fëmijë, apo takime me shkrimtarë dhe studiues të letërsisë. Personeli i bibliotekave ndiqte politika nxitjeje për leximin e librave në radhët e fëmijëve, duke shpërndarë periodikisht certificata dhe distiktivë “Miku i vogël i librit”, për ata që plotësonin kuota të caktuara

Model diplome dhe distiktivi i përdorur në vitin 1977.


Biblioteka e lagjes sime

21

të tërheqjes së librave. Procedimi për anëtarësimin në bibliotekë, kontrolli në skedarët e fondit dhe plotësimi i kërkesave për huazim bëhej vetëm në mënyrë manuale. Pas mesit të viteve ’80, në kuadër të krizës ku ishte futur sistemi, si dhe mungesave e vështirësive serioze në ekonominë shqiptare, roli dhe ndikimi i tyre filloi të venitet, nuk kishte hyrje të titujve të rinj, fondet për aktivitetet u limituan në maksimum. Por goditjen më të madhe rrjeti i bibliotekave të lagjeve e mori në fillimet e tranzicionit demokratik, nga viti 1990 dhe në vijim, kur varësia e tyre administrative dhe menaxheriale ndryshoi me riformatin e institucioneve në nivel qendror dhe lokal. Aktiviteti i tyre u la pas dore, mjediset filluan të degradojnë duke u vënë në shënjestër të procedurave korruptive për privatizim. Ndaj tyre u inskenuan lloj-lloj dosjesh për tjetërsim pronësor, ose për zvogëlimin e sipërfaqeve që ato kishin në dispozicion. Viktimë e këtyre akteve joligjore me qëllim përfitimin, nën hundën e autoriteteve zyrtare, ishte zhdukja tërësore e mjediseve të bibliotekës së lagjes 8, (aktualisht njihet si qendra administrative nr.5 në një nga territoret e qendrës së kryeqytetit). Prej atëherë ajo nuk figuron më në hartën e rrjetit të bibliotekave publike, një mungesë për më shumë se 85 mijë banorë që jetojnë aktualisht në këtë njësi administrative. Numri i frekuentuesve dhe vizitorëve të tyre u rrudh, mjediset e brendshme dhe inventari pa asnjë shërbim mirëmbajtjeje dhe rinovimi nuk i përgjigjej më kërkesave të kohës, kurse fondi i mbetur i botimeve ditaditës bëhej edhe më i padobishëm. Në këtë realitet të zymtë pati dhe iniciativa mbështetëse për bibliotekat, si një përpjekje konkrete për të rikthyer funksionalitetin dhe duke investuar në drejtim të modernizimit të tyre. Është e njohur mbështetja e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, por dhe grante e fonde librash dhe pajisje që u akorduan nga pushteti vendor në Tiranë. Ky proces siguroi frenimin e rënies së bibliotekave të lagjes, një tentativë për gjallërimin dhe kthimin e tyre në identitet, pavarësisht dëmtimeve dhe shkatërrimeve që kishin ndodhur për vite të tëra. Bibliotekat kanë marrë ndihma në pajisje dhe kontigjente botimesh e koleksionesh falas nga institucione publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, aspekt që ka rritur fondin në dispozicion nga ana sasiore, por ama pa garantuar në çdo rast cilësinë dhe koherencën.


22

ABC Tirana Club

Shtrirja e bibliotekave në territorin e Bashkisë së kryeqytetit Ndryshimet në strukturën e administrimit dhe qeverisjes së qytetit (nga ndarja e territorit në minibashki dhe më pas në njësi administrative) u reflektua dhe në formulën e varësisë së bibliotekave. Në linjën e tyre tërësore të aktivitetit dhe performancës, politikave të zhvillimit dhe kontributit për komunitetin ato kanë varësi nga administrata qendore e Bashkisë së Tiranës, konkretisht nga Drejtoria e Rinisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike, ndërkohë që personeli që shërben në to dhe mirëmbajtja e mjediseve është nën varësinë e njësive administrative, ku është lokalizuar biblioteka. Aktualisht, jo çdo njësi administrative në Tiranë ka bibliotekën e vet publike. Kryqyteti, me rreth 700 mijë banorë, e ka të ndarë territorin në 11 njësi administrative, në tri lagje (si zona më të vogla), si dhe komunat në pjesën rurale. Është lehtësisht i identifikueshëm, por dhe i pashpjegueshëm fakti se nuk është arritur ndarja proporcionale e bibliotekave në territorin e kryeqytetit të Shqipërisë. Psh., 3 prej njësive administrative të Tiranës (ato me nr. 1, 3 dhe 5), ku jetojnë rreth 182 mijë banorë, nuk e kanë bibliotekën e tyre! Pa llogaritur këtu zona të tjera, kryesisht periferke dhe rurale, që i janë bashkëngjitur për administrim Bashkisë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ndarjes administrative dhe territoriale në vendin tonë, të cilat po ashtu nuk kanë bibliotekë. Paradoksi është se Tirana e vitit 2020 ka jo më shumë biblioteka publike se Tirana para vitit 1990. Jemi dëshmitarë se qyteti është shumëfishuar në numrin e popullatës, të godinave të të gjitha llojeve publike a private, por rrjeti i bibliotekave nuk ka qenë në 30 vitet e fundit pjesë e planeve zhvilluese urbane, për të ndërtuar objekte të reja, si dhe për të zgjeruar sipërfaqet e objekteve ekzistuese, (siç do shpjegohet më poshtë, faktikisht ka dhe ka pasur proces të rinkonstruktimit të objekteve ekzistuese), tregues që flet qartë për orientimin e zbatimin e strategjive dhe politikave, vendimmarrjes e administrimit të kryeqytetit 100-vjeçar të Shqipërisë. Tirana aktualisht ka 8 biblioteka publike, ose siç thirren biblioteka lagjesh.


23

Biblioteka e lagjes sime

Ndarjet administrative ku ato gjenden kanë numër të ndryshëm banorësh, që varion nga rreth 41 mijë (njësia nr. 8) dhe deri në rreth 81 mijë (njësia nr. 2). Mesatarisht dendësia e tyre shkon 1 bibliotekë për rreth 62 mijë banorë. Shtrirja e tyre në qytet dhe popullata në secilën njësi administrative që ato mbulojnë me veprimtarinë e tyre pasqyrohen në tabelën më poshtë: Biblioteka

Njësia Administrative

Popullsia

Sipërfaqja

Vendndodhja

Nr. 2

Nr. 2

81195

58 m2

Nr. 10

Nr. 4

65357

90 m2

Nr. 6

Nr. 6

77620

65 m2

“Musine Kokalari”

Nr. 7

74552

65 m2

“Hamit Beqja”

Nr. 8

41421

-

“Petro Zheji”

Nr 9

64014

65 m2

“Misto Treska”

Nr. 10

27731

-

Nr. 7

Nr. 11

65056

70 m2

Rr. “Tefta Tashko Koço” Rr. “Aleksandër Moisiu’’, ishKinostudio Rr. “Llazi Miho”, Pallati 159 Blvd. “Gjergj Fishta”, Pallati 88, hyrja 1 Rr. “Thanas Ziko”, Nd. 57, hyrja .3 Rr. “Petro Marko” Rr. “Mine Peza”, Pallati 118 Rr. “Lord Bajron”

Infrastruktura, kushtet për frekuentuesit dhe fondi i disponueshëm Pas vitit 2016 Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani rikonstruksioni për 7 nga bibliotekat ekzistuese. (Njëra prej tyre, ajo që ndodhet në njësinë administrative nr. 10, në zonën e ish-Kinostudios, i është nënshtruar rikonstruksionit më herët). Procesi është realizuar me faza: dy biblioteka janë rikonstruktuar në vitin 2017, dy në vitin 2018 dhe tri në vitin 2019. Tek këto të fundit puna ka mbetur pezull. Është bërë rikonstruksioni i mjediseve të brendshme (muret, ndarjet e hapësirave, instalimet elektrike, ujësjellës-kanalizime, sistemet e


24

ABC Tirana Club

ngrohje-ftohjes, ndriçimi etj.), por prej muajsh ato kanë mbetur pa mobilimin e nevojshëm.

Biblioteka nr. 2

Biblioteka nr. 11

Biblioteka e njësisë administrative nr. 6 (në zonën e njohur si “Kombinati Tekstil”) ka një problem shtesë, pallati (në katin e parë të të cilit është mjedisi i bibliotekës) ka pësuar goditje të pariparueshme nga vala e tërmeteve në fund të vitit 2019, gjë që e ka zhvlerësuar investimin e rikonstruksionit. Ndoshta biblioteka (e cila përkohësisht është vendosur në mjediset e njësisë administrative), do të duhet të planifikohet të vendoset diku në një godinë tjetër ekzsituese, ose në një godinë të re4.

Biblioteka nr. 6 4 Në përgjigje të interesimit të ABC Tirana Club për gjendjen në bibliotekën e njësisë administrative nr.6, Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, përmes shkresës zyrtare me nr. prot. A-13775/1, datë 06.08.2020, sqaron se kjo bibliotekë “ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe për këtë arsye përkohësisht nuk do të jetë funksionale për qytetarët”. Kurse për dy bibliotekat e tjera, ato me nr. 11 dhe 2, po në të njëjtën shkresë sqarohet se “janë aktualisht në fazën e mobilimit dhe do të jenë funksionale për t’i shërbyer qytetarëve në momentin që ky proces do të përfundojë”.


25

Biblioteka e lagjes sime

Investimet për rikontruksionin e bibliotekave (2017 - 2019)

Biblioteka

Vlera e rikonstruksionit (me tvsh)

Vlera e mobilimit (me tvsh)

Viti i realizimit

Nr. 10

1360500 lekë

1893700 lekë

2014

Nr. 4

3562922 lekë

1268400 lekë

2017

Nr. 9

3830608 lekë

2578440 lekë

2017

Nr. 3

4843295 lekë

4050072 lekë

2018

Nr. 5

2797942 lekë

2599740 lekë

2018

Nr.11

2056978 lekë

(në proces)

2019

Nr. 2

2620930 lekë

(në proces)

2019

Nr. 6

3307924 lekë

(bllokuar nga tërmeti)

2019

Përmes një shkrese zyrtare që i ka drejtuar ABC Tirana Club (nr. prot. J6239/1, datë 21.04.2020), Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, ka njoftuar se për periudhën 2020 – 2022 nuk është parashikuar buxhet për rikonstruksion biblioteke. Rikonstruksionet e mjediseve kanë maksimalizuar përdorimin e sipërfaqeve, si dhe është aplikuar thuajse i njëjti projekt për ndarjet e hapësirave, sistemi i ndriçimit, vetratat, ngjyrat e mureve etj. Pavarësisht këtij investimi të kryer, për rrjetin e bibliotekave të qytetit mbeten të pazgjidhura disa probleme në funksionalitetin e tyre.

Sipërfaqja mbetet e limituar. Kjo në rradhë të parë kufizon vendet e uljes për frekuentuesit. Gjithashtu, pengon zgjerimin e fondit të botimeve, apo të instalimit të pajisjeve të ndryshme në shërbim të anëtarëve dhe vizitorëve. Nuk lejon planifikimin e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë, apo zhvillimin e njëkohshëm të dy a më shumë proceseve brenda mjediseve të bibliotekës. Nëse kjo sipërfaqe e tyre, thuajse sa e një apartamenti banimi, nuk mund të ndryshohet, atëherë ky kufizim hapësinor mund të zbutet vetëm duke i orientuar bibliotekat për nga veprimtaria virtuale: shërbimi për frekuentuesit, fondi, skedarët, kartelat elektronike etj. Sikundër dhe ilustrohet në tabelën e mëposhtme bibliotekat e lagjeve kanë pak vende uljeje (tryeza dhe karrike), ndaj dhe performanca online jep mundësi për të krijuar grupet e përdoruesve në distancë, të cilët orientohen, informohen dhe u shërbehet pa nevojën e paraqitjes në sportelet e saj.


26

ABC Tirana Club

Biblioteka

Nr. i anëtarëve

Sasia e vëllimeve

Tryeza

Karrike

Vizita në ditë

Nr. 2

665

3500

20

20

30

Nr. 10

946

11186

12

21

20 - 25

Nr. 6

610

3453

12

12

12 - 15

“Musine Kokalari”

1096

(nuk ka info)

9

30

40

“Hamit Beqja”

1100

20000

30

60

40 - 50

“Petro Zheji”

1171

12200

7

9

15 - 20

“Misto Treska”

578

(nuk ka info)

11

30

40 - 50

Nr. 7

270

10125

18

20

5

Në tabelën vijuese bëhet një përmbledhje e treguesve të dinamikës së frekuentimit të mjediseve të bibliotekave të lagjeve, numri mesatar ditor i vizitorëve, numri i kërkesave, sa prej frekuentuesve vijnë dhe shfrytëzojnë sallën e leximit në bibliotekë dhe sa prej tyre i marrin në shtëpi librat. Biblioteka

Nr. mesatar ditor i vizitorëve

Nr. mesatar ditor i kërkesave

Nr. atyre që shfrytëzojnë sallën

Huazojnë librat në shtëpi

Nr. 2

30

25

5

25

Nr. 10

20 - 25

15 - 20

5-6

15

Nr. 6

12 - 15

4-5

5-6

10

“Musine Kokalari”

40

1-2

25

15

“Hamit Beqja”

40 - 50

10 - 20

40

15

“Petro Zheji”

15 - 20

10

7 - 10

10

“Misto Treska”

40 - 50

15 - 20

30 - 40

20

Nr. 7

5

5

3-4

5-6

Të dhënat i referohen periudhës normale të funksionimit të bibliotekave, duke pasur parasysh se që pas 9 marsit 2020 aktiviteti i tyre u reduktua në mënyrë të përshkallëzuar, si pasojë e udhëzimeve dhe masave shtrënguese që kanë marrë autoritetet shëndetësore në kushtet e vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga COVID-19. 5


27

Biblioteka e lagjes sime

Shërbimet online dhe mungesat në inventarin e pajisjeve. Një nga pikat e dobëta të bibliotekave të lagjeve është performanca e tyre online. Mungon infrastruktura e nevojshme e pajisjeve bazike, kompjutera, laptop, skaner, printer e fotokopje etj. Ka kompjutera të cilët janë jashtë përdorimit për shkaqe të ndryshme, të cilat aktualisht janë thjesht për numër në inventar. Janë në gjendje pune si dhe kanë qasje në internet vetëm ato që përdorin punonjësit e bibliotekave, kurse për përdorim të frekuentuesve dhe të të interesuarve as që bëhet fjalë. Ka mbulim Wi-Fi në të gjitha bibliotekat, por në pjesën më të madhe sinjali është i dobët, jo me parametra të kënaqshëm, në mënyrë që frekuentuesit të arrijnë të përdorin celularin apo laptopin personal për të naviguar në internet. Vetëm në njërën prej bibliotekave ofrohej shërbim printimi, skanerimi dhe fotokopjimi, kurse vetëm në një tjetër ka videoprojektor. Skaneri është një pajisje shumë e vlefshme për një bibliotekë, pasi gjithmonë ato përfshihen në procesin e skanimit të botimeve fizike për rastet e digjitalizmit pjesor ose tërësor të tyre. Në mënyrë të përmbledhur treguesit për gjendjen e inventarit të pajisjeve tregohen në tabelën në vijim: Biblioteka

Në Pajisje të ndryshme Nr. i gjendje PC pune Laptop Printer Skaner Fotokopje Videoprojektor Wi-fi

Nr. 2

1

1

0

0

0

0

0

Po

Nr. 10

7

1

0

0

0

0

0

Po

Nr. 6

1

1

0

0

0

0

0

Po

“Musine Kokalari”

1

1

0

0

0

0

0

Po

“Hamit Beqja”

14

14

0

0

0

0

0

Po

“Petro Zheji”

2

0

0

1

1

1

0

Po

“Misto Treska”

1

1

0

0

0

0

1

Po

Nr. 7

11

0

0

0

0

0

0

Po


28

ABC Tirana Club

Shumica e punonjësve të bibliotekave që u kontaktuan në kuadër të projektit “Biblioteka e lagjes sime” e përshkruan si mangësinë kryesore në aktivitetin e tyre mungesën e inventarit të pajisjeve, element që i redukton angazhimet e përditshme, si dhe në hartimin e zbatimin e një kalendari të pasur aktivitetesh. Shqetësimi që ngrenë është i drejtë. Nuk mund të mendojmë e jo më të diskutojmë e të konkretizojmë ndonjë plan a strategji të bibliotekës me shërbime online, nëse nuk ka kompjutera në gjendje pune, nëse nuk ka pajisje të ndryshme që automatizojnë proceset e punës si dhe ndihmojnë komunikimin virtual me frekuentuesit. Pas rikontruksionit të godinave çdo gjë do të jetë e padobishme nëse nuk sigurohet një bazë e domosdoshme pajisjesh elektronike, si për punonjësit ashtu dhe për frekuentuesit, pasjisje që duhet të jenë në gjendje pune dhe me qasje në internet. Mungesa e pajisjeve elektronike në shërbim të frekuentuesve është evidentuar dhe gjatë sondazhit me qytetarët (trajtuar gjerësisht në kapitullin 4).

Kalvari për mirëmbajtjen. Nëse ndodh një defekt elektrik, prishet një bravë dere, një llampë ndriçimi konsumohet, nëse ka avari në rrjetin e ujit, apo nëse një nga raftet dëmtohet – riparimi merr kohën. Raste konkrete kanë treguar se kthimi në normalitet është bërë pas disa javësh apo muajsh. Mbërritja e një specialisti mirëmbajtjeje, apo grupi pune, nën varësinë e njësisë administrative, hyn në procedura pas procedurash deri sa shfaqen në mjediset e bibliotekës. Edhe kur bëhet fjalë për një shërbim që kërkon disa minuta. Bibliotekat janë mjedise ku hyjnë e dalin njerëz, ku kryen shërbime të ndryshme dhe natyrisht që do të ketë dhe dëmtime e avari. Por mirëmbajtja e tyre, reagimi për defekte është një proces i paspecifikuar në përgjegjësi, pa protokoll standard. Kjo kthehet në stres e mundim për punonjësit e bibliotekës, por dhe mungesë e kushteve për frekuentuesit. Nëse ka një defekt, p.sh., në sistemin e ngrohje–ftohjes, kjo e bën deri të padurueshëm qëndrimin e lexuesve në sallë, duke i boshatisur ato. Personeli i pamjaftueshëm bibliotekar. Në intervistat që u realizuan me punonjës të bibliotekave të lagjeve, një pjesë e tyre e përshkroi si të paplotë personelin që shërbente në to. Shtimi i numrit të bibliotekarëve do të dinamizonte aktivitetin e tyre, duke mbuluar me efektivitet pjesën e realizimit të aktiviteteve të ndryshme (duke angazhuar p.sh.,


Biblioteka e lagjes sime

29

një person me kontaktet e grupeve të interesuara, me animimin e eventeve, një person me procesin e digjitalizimit të fondit etj.). Por dhe një punonjëse si sanitare do të ishte ndihmë që mjediset e përbashkëta të jenë gjithmonë të pastra dhe të rregullta, si dhe të rritet kujdesi ndaj fondit të materialeve bibliotekare, pajisjeve në përdorim etj. Shtimi në organikë kërkon paraprakisht analizë të performancës dhe volumeve të punës në secilën prej bibliotekave të lagjeve, sikundër kërkon dhe rikonceptimin e përshkrimeve të procesve të punës për secilin që angazhohet – prej nga del natyrshëm numri i personelit të domosdoshëm, parë këto dhe në raport me numrin e popullsisë së njësisë administrative. Sipas IFLA-s6 raporti është 1 bibliotekar për 2500 banorë. Bibliotekat e lagjeve mund të jenë objekt dhe i zhvillimit të praktikave dhe intershipeve nga studentë që ndjekin degë që kanë afërsi me profilin e punës së bibliotekarëve, ku nga ky kontigjent Bashkia ose njësitë administrative mund të zgjedhin ata të rinj të cilët do të ishin punonjësit e ardhshëm të bibliotekave, një cikël natyral rinovimi të stafeve në to. IFLA – Fedarata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Instucioneve të Bibliotekave është organi kryesor ndërkombëtar që përfaqëson interesat e bibliotekës dhe shërbimeve të informacionit dhe përdoruesve të tyre, si dhe zëri global i bibliotekarëve dhe punonjësve të informacionit. Zyrat qendrore të saj janë në Hagë (Holandë). Qëllimi i saj si organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse dhe joqeveritare është promovimi i standardeve të larta në sigurimin dhe shpërndarjen e shërbimeve të mira bibliotekare dhe të informacionit, duke përfaqësuar interesat e anëtarëve të saj në të gjithë botën. 6


30

ABC Tirana Club

Pasurimi i fondit të materialeve bibliotekare. Sfida më e madhe për funksionalitetin e bibliotekave publike, elementi që tërheq më shumë interesin e frekuentuesve është fondi i botimeve. Godina, infrastruktura, pajisjet, kushtet akomoduese, qasja në internet – këto dhe të tjerë komponentë kanë rëndësinë e tyre në mbarëvajtjen e aktivitetit të një biblioteke, por fondi, përbërja e listës të titujve që ofrohen, është komponenti parësor në shtimin e numrit të anëtarësisë, të qëndrueshmërisë së funksionalitetit brenda dhe jashtë mjediseve bibliotekare. Është evidente se kjo është hallkë e dobët e rrjetit të bibliotekave publike të Tiranës. Për të qenë të saktë, kjo ishte dhe mbetet hallka e dobët e tyre. Këtë e kanë shprehur në përgjigjet e tyre frekuentuesit gjatë sondazhit të organizuar. Sistemi i ndërtimit dhe pasurimit të fondit duket më shumë si një proces spontan, me prurje “nga të mundim”, bazuar në dhurime, që siguron më shumë sasinë se sa cilësinë e botimeve. Nga monitorimi që u krye, por dhe nga shqyrtimi i procesit rast pas rasti, kuptohet se pasurimi është shikuar dhe vijon të shikohet si një “mbushje” raftesh, pa ditur, pa studiuar dhe pa analizuar se cilat janë kërkesat dhe preferencat e frekuentuesve, të ndarë sipas grupmoshave, arsimimit, profesioneve etj. Një aspekt ishte mungesa e titujve të rinj, botimeve të viteve të fundit. Pasurimi sistematik i fondit nuk është akt sasior, që e trajton vetëm si numër vëllimesh që hyjnë në bibliotekë, thjesht numra që e “pasuruan” fondin. Por mbetet një angazhim profesional i punonjësve për cilësinë dhe larminë e titujve, bazuar në preferencat dhe nevojat e frekuentuesve. Jo çdo botim i dhuruar bëhet pjesë e fondit. Siç e përmendëm më sipër, një nga burimet kryesore të pasurimit të fondit të bibliotekave


Biblioteka e lagjes sime

31

publike janë dhurimet, nga individë ose subjekte, që vullnetarisht dorëzojnë libra e koleksione të ndryshme. Ky është akti kuptimplotë se biblioteka nuk mund të shtojë fondin e vet pa këtë kontribut vullnetar të komunitetit. Bibliotekat e lagjeve faktikisht e kanë provuar solidaritetin e individëve, familjeve, institucioneve publike dhe aktiviteteve private, të shtëpive botuese, apo donatorëve të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit7. Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, prej vitit 2016, kur njoftuan për herë të parë nismën e rikonstruksionit të bibliotekave të lagjeve, kanë apeluar vazhdimisht për dhurim librash dhe përgjigja ka qenë pozitive në shumë raste. Por fushata e dhurimit nuk duhet të jetë përmbushje e nevojës sasiore, d.m.th. mbushja e rafteve me botime gjithfarëlloj. Nëse nuk vendosen kritere dhe standarde profesionale (të cilat ekzistojnë). pranimi të këtij kontigjenti, vjen shpejt koha kur në rafte nuk do të ketë vend as për tituj më të fundit të botimeve, nga ato që pëlqehen nga frekuentuesit. Punonjësit e bibliotekave nuk duhet të ndalin fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit për dhurim librash, por po kështu nuk duhet të ndalin zbatimin e kritereve për pranimin e hyrjeve falas. Disa prej punonjësve të bibliotekave të lagjeve pranuan se fondet e tyre kanë dhe botime të dobëta, pa kurrëfarë vlere, monografi historike mediokre, krijime gjoja artistike grafomanësh etj. Dhe njëri prej kanaleve kryesore të mbërritjes së tyre në raftet e bibliotekave të lagjeve ka qenë dhurimi. Drejtoria e Rinisë në Bashkinë e Tiranës, në website-n www.bibliotekat.tirana.al ka publikuar dhe dy tabela me treguesit e dhurimit për tetë bibliotekat e lagjeve, një për gjashtëmujorin e parë dhe një gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019. Nëse në periudhën janar-qershor janë dhuruar 9942 libra, në periudhën korrikdhjetor po të vitit 2019 janë dhuruar vetëm 254 libra. 7


32

ABC Tirana Club

Bibliotekat si qendra multifunksionale për komunitetin Sapo futesh në faqen aktuale të rrjetit të bibliotekave të Tiranës, www.bibliotekat.tirana.al, bie në sy menjëherë në ballinë slogani BIBLIOTEKAT E LAGJEVE SI QENDRA MULTIFUNKSIONALE, që në fakt është emërtimi i një projekti që konsiston “në përdorimin e ambienteve të bibliotekave të lagjeve nga organizata jofitimprurëse me qëllim zhvillimin e ideve dhe projekteve rinore”.8 Konceptualisht Bashkia e ka të qartë synimin e projektit, për të ndikuar “në rritjen e kapaciteteve të të rinjve të kryeqytetit, duke rritur kështu frekuentimin dhe vëmendjen e qytetarëve ndaj bibliotekave dhe kulturës së leximit”.9 Po kështu ka të qartë dhe qëllimin e objektivat specifike, “për shtimin e qendrave rinore dhe hapësirave multifunksionale për të rinjtë e kryeqytetit; zhvillimin e ideve kreative dhe inovative të të rinjve; rritja e kulturës së leximit duke afruar të rinj në ambientet e bibliotekave; ndihmesë në zhvillimin e cilësive edukative, sociale, kulturore etj. të të rinjve; formimin e të rinjve duke i larguar nga fenomenet negative si duhani, droga, bullizmi etj.”10 Përmes faqes ende në ndërtim www.bibliotekat.tirana.al Drejtoria e Rinisë në Bashkinë e Tiranës njeh të interesuarit me procedurat që duhet të ndjekin ojf-të, kur ato duan të realizojnë një aktivitetet në mjediset e bibliotekës, me kushtin që aktiviteti nuk duhet të ndikojë në funksionin kryesor të saj. Po kështu, në faqe është shkarkuar një formular aplikimi për ojf-të që duan të zhvillojnë aktivitet, si dokumenti pikënisës për procedurat me Drejtorinë e Rinisë në Bashki, jepet dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzohet etj. Nga çfarë treguam deri më tani është e qartë se Bashkia i ka të rregulluara procedurat për zhvillimin e aktiviteteve nga të tretët. Kjo është pozitive, por multifunksionaliteti përfshin dhe kalendarin e aktiviteteve që duhet të realizojë vetë bibblioteka e lagjes. Për këtë ka aspekte që aktualisht mbeten të pazgjidhura. http://bibliotekat.tirana.al/administrimi/ Po aty 10 Po aty 8 9


Biblioteka e lagjes sime

33

Ballina e faqes online www.bibliotekat.tirana.al

Të marrim rastin më prezent, kur do organizohet një cikël leximesh nga autorë apo personalitete të letrave, ose kur biblioteka ofron për frekuentuesit a grupimet e ndryshme bashkëbisedime me shkrimtarë, konkurse të librit etj. Një pengesë është se bibliotekat e lagjeve nuk kanë asnjë fond për këto formate aktivitetesh, duke mos pasur të mbuluar shpenzimet për bazën e nevojshme materiale dhe logjistike për mbarëvajtjen e tyre. I ftuari, qoftë shkrimtar, studiues, apo mësues i letërsisë edhe vjen vullnetarisht, por baza materiale e pajisjet e domosdoshme – që ndikojnë në anën didaktike dhe interaktive të aktivitetit, nuk mund të financohen nga “xhepi” i punonjësit e bibliotekës. Nuk mund të varësohet realizimi i këtyre projekteve nga gjetja apo jo e një donatori nga radhët e komunitetit. Njësia administrative apo Drejtoria e Rinisë në Bashki duhet të planifikojë mbulimin me fonde dhe bëhet fjalë për shpenzime modeste, por me shumë impakt në rolin e bibliotekave të lagjeve në komunitet. Kjo është njëra anë. Tjetra lidhet me shtimin e personelit që shërben në biblioteka. Duke e lidhur me trajtimin që bëmë më sipër, rritja e numrit të personelit, krijon mundësi reale që të paktën një punonjëse të jetë e obliguar vetëm në konceptimin dhe animimin e aktiviteteve që zhvillon vetë biblioteka. Ose ka zgjidhje tjetër, në dukje më ekonomike. Të ngrihet një njësi, a grup i posaçëm, ndoshta me 2-3 persona që do të duhet të mbulojë konceptimin, planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve për të


34

ABC Tirana Club

gjithë rrjetin e bibliotekave. Kjo njësi animatore mund të angazhohet vetëm për këtë aspekt, duke garantuar kalendar të larmishëm dhe cilësor veprimtarish, por dhe të nxisë gjithashtu dhe bashkëveprimin mes të gjitha bibliotekave me projekte ku përfshihen dy a më shumë prej tyre.

Aktivitet në Bibliotekën “Hamit Beqja”

Një tjetër aspekt është pasurimi i inventarit të pajisjeve në përdorim. Projektorët, pajisjet multitask (fotokopje, printer, skanim), roll up-ët etj., do të lehtësojnë realizimin e aktiviteteve në mjediset e bibliotekave, si në rastin kur zhvillohen nga ojf të ndryshme, ashtu dhe kur organizatore është vetë biblioteka. Të dhënat e tabelës së mësipërme evidentojnë se ky inventar është i mangët në bibliotekat e lagjeve.


Biblioteka e lagjes sime

35

Menaxhimi i bibliotekës së lëvizshme Në një studim të vitit 2005 mbi aktivitetin dhe problematikat e bibliotekave publike, realizuar nën kujdesin e Akademisë së Shkencave, përfshihet dhe funksionimi i projektit “Biblioteka e lëvizshme”11. Bëhej fjalë për një autobuz të modifikuar dhe përshtatur për bibliotekë që qarkullonte në lagje dhe zona të kryeqytetit ku nuk kishte biblioteka. “Infobus”-i, siç thirrej, ishte i pajisur “me rreth 3000 libra, katalogë elektronikë, video, TV, laptop, printer, fotokopjuese, ajër i kondicionuar e vende leximi, elemente tipike këto të një biblioteke të avancuar”.12 Një aplikim i tillë në terren, mundësuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” nga donacioni i shoqatës kanadeze CIDA, ishte një zgjidhje shumë e dobishme, në kushtet e mungesave dhe vështirësive reale në Tiranë, kur nuk mbulohej gjithë territori me shërbim bibliotekar. Po si aplikohet aktualisht biblioteka e lëvizshme në Tiranë? Në kuadër të projektit “Biblioteka e lagjes sime” ABC Tirana Club mori informacion dhe mbi këtë aspekt, duke kontaktuar përgjegjësen e këtij aktiviteti. Sipas shpjegimeve të saj, “…në bashkëpunim me institucione të kulturës, shtëpi botuese, donatorë vullnetplotë... kemi bërë të mundur herë pas here dhurime librash artistikë nxënësve në shkolla, si dhe fëmijëve të familjeve të pamundura ekonomikisht. Në ecurinë e zakonshme kryhet kjo vijueshmëri aktivitetesh: nxënësve në

Për herë të parë në Shqipëri formati i “Bibliotekës së lëvizshme” u aplikua në vitin 1999, në kohën e krizës së Kosovës, kur nga donatorët ndërkombëtarë u dhurua një autobuz bibliotekë, në shërbim të refugjatëve nga Kosova që kishin mbërritur në Shqipëri, pas represionit të pashembullt të ushtrisë serbe dhe paramilitarëve që zbatuan një plan dëbimi të tyre nga banesat. Më pas autobuzi bibliotekë iu dhurua autoriteteve lokale në Durrës, ku vijoi kontributin në bibliotekat publike të këtij qyteti. Më pas, në vitin 2005, një tjetër “infobus” mbërriti në Tiranë, në shërbim të popullatës së kryeqytetit. “Infobus-i” ishte një përvojë sllovene, e cila veç qarkullimit të librit, kishte në fokus dhe organizimin dhe nxitjen e fushatave të ndryshme të informimit dhe ndërgjegjësimit në radhët e fëmijëve dhe të rinjve, me karakter social, shëndetësor etj. 12 “Raport rreth bibliotekave publike në Shqipëri”, publikimi online në: file:///C:/ Users/user/Desktop/foto%20dhe%20tekste%20nga%20bibliotekat%20%20 INTERNET/Bibliodocinn-Report-Biblioteche-albanesi-2005-shq.pdf 11


36

ABC Tirana Club

shkolla u jepet mundësia të zgjedhin në bibliotekën e lëvizshme titujt që ata dëshirojnë të lexojnë. E mbajnë librin për aq kohë sa u nevojitet për t’a lexuar dhe ditën që biblioteka shkon sërish për të grumbulluar librat, me lexuesit zhvillohet një bashkëbisedim për çfarë kanë lexuar: idetë që vepra ka përcjellë tek ta, mesazhet për jetën, vlerat artistike etj. Më pas librat u janë kthyer bibliotekës për të vijuar më pas me veprimtari të tjera...”13 Ajo informoi dhe për aktivitete të tjera, që realizoheshin, por një detaj ishte interesant: “autobuzin bibliotekë” Bashkia e Tiranës ia ka lënë në dorëzim Njësisë Administrative nr.10. Më lart kemi shpjeguar se kjo Njësi e ka bibliotekën e saj, “Misto Treska”, e rikonstruktuar në vitin 2018. Do të ishte e dobishme që “dhurata” nga Bashkia të bëhej për një nga Njësitë Administrative që ende nuk ka bibliotekë në territorin e saj dhe kuptohet që autobuzi do kompesonte, do ta zbuste këtë mangësi, këtë boshllëk. Qëllimi i futjes në aktivitet të një biblioteke të lëvizshme mbetet në radhë të parë përmbushja e kërkesave për banorët në zonat e qytetit ku mungon hapësira fizike e një biblioteke. Po ashtu të shërbejë dhe për komunitete që e kanë të pamundur qarkullimin e librave për rrethana të terrenit, për nivelin social-ekonomik, ose në kushtet e emergjencave ose fatkeqësive natyrore. Një qytet metropol si Tirana, me rreth 700 mijë banorë ka nevojë që të ketë dhe autobuzë të tjerë të këtij tipi të vendosen në shërbim të qytetarëve. Ndaj duket e pakuptimtë nga pikëpamja administrativemenaxheriale dhënia e bibliotekës së lëvizshme Njësisë nr.10, që përbën një investim që nuk shkon proporcionalisht me nevojat reale të qytetit. Administrata e Bashkisë, në mënyrë të posaçme Drejtoria

Sipas informacionit që ka dhënë për ABC Tirana Club, znj. Alda Mehmeti, përgjegjëse e bibliotekës së lëvizshme pranë Njësisë Administrative nr.10, datë 01.09.2020. 13


Biblioteka e lagjes sime

37

e Rinisë, duhet të vlerësojë dhe analizojë problemin e bibliotekës lëvizëse, impaktin e saj në kushtet kur kryeqyteti aktualisht ka mangësi në këtë drejtim. Propozimi i ABC Tirana Club është që të shikohet mundësia e ofrimit të një formati tjetër menaxhimi nga ai që zbatohet deri më tani - duke ia lënë në kompetencë këtë një njësie administrative, e cila nuk ka fonde dhe burime të mjaftueshme për të kontribuar jashtë territorit të saj - aty ku ka realisht nevoja një pjesë e qytetit. E përsërisim, nuk është e drejtë që, një njësi administrative të ketë dhe bibliotekë edhe bibliotekë të lëvizshme, ndërkohë që në njësi të tjera shërbimi bibliotekar publik mungon tërësisht. Deri më tani Drejtoria e Rinisë në Bashkinë e Tiranës duket se po i rri larg aktivitetit të bibliotekës së lëvizshme. Gjatë komunikimit që ka pasur ABC Tirana Club me këtë strukturë, ka pyetur konkretisht edhe që, “a ka Drejtoria e Rinisë në Bashkinë e Tiranës ndonjë program, apo strategji mbi aplikimin e formatit të “Bibliotekës së lëvizshme” në territorin e bashkisë? (ndonjë vendim, urdhëresë, rregullore etj.)”, dhe përgjigja zyrtare ishte: “Drejtoria e Rinisë nuk ka kompetenca mbi administrimin e bibliotekës së lëvizshme. Siç ju kemi referuar dhe ne emailin paraardhës, biblioteka e lëvizshme është nën administrimin e Njësisë Administrative nr. 10 dhe Drejtoria e Rinisë nuk disponon program apo strategji që lidhen me bibliotekën e lëvizshme”.14

14

Informacion i dhënë nga Drejtoria e Rinisë për ABC Tirana Club, datë 01.09.2020.


38

ABC Tirana Club


Biblioteka e lagjes sime

39

Kapitulli 3 Bashkëpunimi mes bibliotekave, impakti në performancë ¦ Sinergjia e munguar e bibliotekave të lagjeve ¦ Automatizimi i bibliotekave dhe sistemet e integruara ¦ Huazimi dhe shkëmbimi me biblioteka të tjera


40

ABC Tirana Club

Sinergjia e munguar e bibliotekave të lagjeve Aktualisht kemi 8 biblioteka në qytet. Nesër ky numër do të ndryshojë, do të jenë më shumë, që t’i përgjigjen nevojave reale që ka Tirana, për t’i pasur ato prezente në të gjitha njësitë administrative, si dhe në zonat rurale. Është fakt se ato po veprojnë secila më vete, si entitete të ndara, në një kohë që roli dhe impakti i tyre në komunitet do të fuqizohej ndjeshëm nëse ato do të funksionojnë të rrjetizuara, të sinkronizuara, me ndërveprim dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Ka dy pista kryesore që e arrijnë këtë synim: Së pari, nga bashkëveprimi online, duke i kyçur në një sistem unik të programuar që ka në thelb regjistrimin bibliografik të të gjithë fondit në dispozicion të bibliotekave. (Ky aspekt do të shtjellohet në pikat e tjera të këtij kapitulli). Së dyti, sinergjia dinamizon edhe më shumë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta nga dy a më shumë biblioteka, të cilat bëjnë akord për të organizuar për shembull, një cikël të caktuar veprimtarie, që përdor me rotacion mjediset e secilës bibliotekë partnere, duke koordinuar dhe menaxhuar në realizimin sa më të efektshëm të tyre. Drejtoria


Biblioteka e lagjes sime

41

e Rinisë në Bashkinë e Tiranës duhet të konceptojë dhe propozojë një model të zbatueshëm e praktik të rrjetizimit të bibliotekave të lagjeve, ku qëllimi parësor të jetë sinergjia, bashkëveprimi mes tyre, aplikimi i agjendave dhe kalendarëve të njëkohshëm, duke iu dhënë më shumë zë dhe autoritet në komunitet bibliotekave. Kjo duhet të shtyhet më tej edhe kur vjen puna tek formula e varësisë dhe raporteve të secilës prej tyre me stafin e njësisë administrative ku ushtrojnë aktivitetin, për të gjetur zgjidhje menaxhimi që shkojnë në favor të bashkëpunimit mes bibliotekave, të shkëmbimit të përvojave dhe produkteve. Grupi i punonjësve të të gjitha bibliotekave të shikohet si një aset që bashkëpunon dhe koordinon aktivitete të përbashkëta dhe jo si deri më tani, ku veprohet secili për hesap të vet, duke e mbyllur angazhimin brenda mureve të bibliotekës ku paguhet, kur ju duhet të bëhen bashkë spontanisht, në ndonjë mbledhje a takim rutinor organizuar nga Bashkia, ose Drejtoria e Rinisë në këtë institucion.

Automatizimi i bibliotekave dhe sistemet e integruara

Duke iu kthyer pohimeve që u bënë që në fillesat e këtij materiali studimor, vlen të theksohet se biblioteka shfrytëzon teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit për të ndihmuar publikun të ketë qasje në sa më shumë burime dhe shërbime elektronike që të jetë e mundur, nga shtëpitë e tyre, shkollat ose vendi i punës 15.

IFLA. Shërbimi i bibliotekës publike: udhëzime të IFLA/UNESCO-s për zhvillim. Tiranë, Shoqata e Punonjësve të Bibliotekave të Shqipërisë, 2002, f. 45 15


42

ABC Tirana Club

Pikërisht për të realizuar këtë funksion, faktor kyç është automatizimi i bibliotekës. Kjo ka rëndësi dhe për bibliotekat e lagjeve në Tiranë. Po ç’është automatizimi i bibliotekës dhe si ndikon ai në veprimtarinë e saj në ndihmë të përdoruesve, por edhe të vetë stafit? Në literaturën profesionale, automatizimi nënkupton aplikimin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit për të kryer funksionet bazë të bibliotekës, siç janë pasurimi i bibliotekës me materiale të reja, qarkullimi i materialeve bibliotekare, përpunimi teknik i tyre, si dhe kontrolli i periodikëve (gazetave, revistave) e kontrolli i shërbimit të referencave. Me pak fjalë automatizimi i proceseve të brendshme teknike sjell krijimin e katalogëve elektronikë online, që nuk janë gjë tjetër veçse katalogët tradicionalë, ose të ashtuquajturit skedarë, por në format elektronik dhe të arritshëm përmes internetit. Qëllimi kryesor i automatizimit të bibliotekës është të lehtësojë bibliotekarët në përditshmërinë dhe misionin e tyre, për të kontribuuar në mënyrë më kuptimplotë në shpërndarjen e informacionit dhe dijeve tek përsoruesit. Përdorimi i katalogëve elektronikë online për publikun, ose të ashtuquajturit OPAC (Online Public Access Catalog), çon në eliminimin e skedarëve fizikë dhe krijon mundësi për qasje në distancë, të cilat përkthehen në ndryshime në mjedisin fizik të bibliotekës, por edhe në lehtësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të bibliotekës ndaj përdoruesve, pra për krijimin e sistemeve të zbulimit të informacionit dhe të qarkullimit të materialeve bibliotekare. Të gjitha këto ndryshime kërkojnë investime në pajisje kompjuterike, instalimin dhe përdorimin e sistemeve të integruara bibliotekare, mirëmbajtjen e tyre, si dhe personel të kualifikuar.


Biblioteka e lagjes sime

43

Sistemet e integruara bibliotekare janë aplikacione softuerike shumëfunksionale, të adaptueshme që u ofrojnë mundësinë bibliotekave në administrimin e katalogëve dhe qarkullimin e materialeve. Me zhvillimet e vazhdueshme teknologjike, sot është e gjithë mundësia që bibliotekat publike të mund të përdorin sisteme të integruara bibliotekare me qasje të lirë. Një zgjidhje e tillë u lejon bibliotekave të automatizojnë proceset teknike të tyre dhe shërbimet me kosto efektive duke shkarkuar pa pagesë nga interneti sisteme të tilla e duke i përshtatur sipas nevojave të bibliotekës. Sistemet e integruara bibliotekare me qasje të lirë bëjnë të mundur menaxhimin e proceseve të tilla, si të pasurimit, inventarizimit, katalogimit, menaxhimin e bazës së të dhënave të përdoruesve dhe katalogut online, si dhe ofrojnë mundësi të ndryshme kërkimi sipas titullit, autorit, subjektit, numrave standardë të identifikimit, tipit të materialit bibliotekar, numrit të vendit etj. Këto sisteme bëjnë të mundur edhe gjenerimin e listave informative bibliografike, apo raporteve e statistikave të ndryshme në lidhje me veprimtarinë e bibliotekës. Gjithashtu, bazimi i tyre në standarde dhe protokolle ndërkombëtare të komunikimit të informacionit, çon në ndërveprimin e sistemeve me njëri-tjetrin. Përdorimi i këtyre sistemeve bën që bibliotekat të mos mbeten si ishuj të izoluar, por të ndërveprojnë me njëra-tjetrën, duke sjellë transformim në mundësitë e komunikimit mes tyre. Përveç përshkrimit bibliografik të materialeve bibliotekare, sistemet e integruara, përmes katalogëve online, mundësojnë edhe lokalizimin e njësive bibliotekare, duke treguar se në cilën bibliotekë mund të gjesh ekzemplarin e një materiali të kërkuar, por gjithashtu tregojnë edhe statusin e qarkullimit të njësisë, nëse është në gjendje të lirë për t’u huazuar, apo është në përdorim nga lexues të bibliotekës. Ndër objektivat kryesore të automatizimit të bibliotekave, mund të përmendim: - përmirësimin e kontrollit të koleksioneve bibliotekare; - kontrollin efektiv mbi gjithë proceset teknike të bibliotekës; - ndarjen në mënyrë efektive të burimeve të informacionit mes bibliotekave të ndryshme në nivel lokal, rajonal, kombëtar e më gjerë; - reduktimin e punës manuale, duke i mundësuar stafit të bibliotekës më shumë kohë në dispozicion në punën me frekuentuesit dhe përdoruesit e bibliotekës; - rritjen e efektivitetit të shërbimeve, etj.


44

ABC Tirana Club

Në këtë aspekt na vjen në ndihmë dhe eksperienca e vendeve të tjera, ku automatizimi i bibliotekave dhe lidhja e tyre në rrjet ka nisur shumë herët. Pionierja e revolucionit digjital në biblioteka ishte OCLC (Online Computer Library Center) me prezantimin në vitin 1971 të shërbimit të parë të saj, Katalogut të Përbashkët Online, i cili sot quhet WorldCat (Katalogu Botëror) dhe Sistemit të Përbashkët të Katalogimit. Që atëherë, ndryshime marramendëse kanë ndodhur në teknolologjinë e informacionit dhe komunikimit. Shpikja e Internetit në mes të viteve 1990 dhe më pas e World Wide Web-it, shkaktuan një det ndryshimesh për bibliotekat dhe Bibliotekonominë. Misioni i OCLCsë ka qenë qasja në botën e pamatë të informacionit dhe reduktimi i kostove të bibliotekave. Strategjia afatgjatë e OCLC-së për sistemet e integruara bibliotekare është të krijojë një infrastrukturë për të ofruar zgjidhje në shkallë të gjerë, të bazuar në rrjet, për menaxhim sa më të mirë të punës së bibliotekave.16 Sot në botë, bibliotekat publike janë të lidhura në rrjet jo vetëm me njëra-tjetrën, por ato tashmë janë pjesë integrale e katalogëve të përbashkët lokalë, kombëtarë, rajonalë apo edhe botërorë, siç është edhe WordCat. Sistemet e integruara në të cilat ato janë kyçur kanë tipologji të ndryshme, me kod të hapur apo të mbyllur, por e rëndësishme është që sistemet bazohen në standarde dhe protokolle ndërkombëtare si të fushës së bibliotekonomisë, ashtu edhe të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe bibliotekat përmbushin më së miri misionin e tyre të regjistrimit, kërkimit, gjetjes dhe shpërndarjes e komunikimit të informacionit nga kudo, kurdo dhe për këdo, 24/7. Cilat janë efektet konkrete nëse zbatohet në rrjetin e bibliotekave të lagjeve? Nëse bibliotekat publike të qytetit të Tiranës do të lidhen në rrjet midis tyre, përmes një programi kompjuterik për menaxhimin e bazave të të dhënave dhe shërbimeve bibliotekare, pra të kyçen në një sistem të integruar bibliotekar, përfitimi për to, por edhe për përdoruesit e tyre do të jetë shumë i madh. Së pari, do të krijohet katalogu i përbashkët online, në të cilin do të jenë të regjistruara sipas standardeve ndërkombëtare të përshkrimit bibliografik të gjitha materialet apo burimet bibliotekare që gjenden Encyclopedia of Library and Information Science. 3rd ed. Boca Raton, etj., Taylor & Francis, 2010, f. 3924

16


Biblioteka e lagjes sime

45

në secilën bibliotekë. Si rrjedhim përdoruesit do të marrin informacion të saktë për çdo material që do të kërkojnë dhe gjejnë në bazën e të dhënave, përpos të tjerash edhe në cilën bibliotekë ndodhet, nëse është i lirë për huazim apo jo. Së dyti, do të rriten orët e punës së punonjësve të bibliotekave në funksion të përdoruesve. Si pasojë e reduktimit të punës manuale, do të ulet gjithashtu kostoja e punës, si dhe marzhi i gabimit njerëzor dhe dublikimi i procedurave. Së treti, do të rritet qarkullimi i materialeve bibliotekare, po kështu do të përmirësohet ndjeshëm shërbimi i përdoruesve në kohë dhe në cilësi. Përdoruesit përmes qasjes virtuale në OPAC nuk do të presin në radhë, por do të shërbehen menjëherë sapo të paraqiten në bibliotekë. Së katërti, sigurimi i shërbimeve virtuale përmes një sistemi të tillë do të sjellë gjithashtu lirimin e hapësirës në bibliotekë, duke vendosur në vend të mobilieve të skedarëve fizikë terminale elektronikë për përdoruesit, shtimin e shërbimit të pyetje-përgjigje online dhe offline. Ndër ndikimet më të mëdha të zbatimit të teknologjive të reja do të jenë edhe: - qasja në distancë; - kapërcimi i mureve të bibliotekës; - aftësimi i punonjësve të bibliotekës në Teknologjinë e Komunikimit dhe të Informacionit; - aftësimi i përdoruesve të bibliotekës në informacion; - koordinimi në zhvillimin e koleksioneve; - koordinimi për qarkullimin e materialeve me bibliotekat e tjera; - sigurimi dhe përdorimi i shërbimeve referuese të përbashkëta; - ndarja e burimeve. Për shkak të karakterit elektronik të këtyre teknologjive, zbatimi dhe përdorimi i tyre kërkon modifikime dhe ndryshime të mëdha.


46

ABC Tirana Club

Huazimi dhe shkëmbimi me biblioteka të tjera Procesi i huazimit ndërbibliotekar është një proces i hershëm në historinë e bibliotekave kudo në botë. Sipas Teresa M. Miguel17 dëshmitë e para të kësaj praktike janë gjetur në formën e shënimeve në dorëshkrimet e vjetra, të shkëmbyera midis manastireve të Bavarisë dhe Hesit gjatë Mesjetës së Vonë. Huazimi ndërbibliotekar është një praktikë bibliotekare përmes së cilës shkëmbehet material bibliotekar nga një bibliotekë në tjetrën. Përmes praktikës së huazimit, një bibliotekë u ofron anëtarëve të saj, sipas kërkesës së tyre, materiale bibliotekare, të cilat nuk gjenden në fondin e tyre të bibliotekës. Huazimi ndërbibliotekar përbën një marrëdhënie me dobi reciproke, prandaj bibliotekat duhet të jenë të gatshme të ofrojnë materiale me të njëjtën lehtësi që ato marrin nga bibliotekat e tjera.18 IFLA (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare), përmes Seksionit të Dorëzimit të Dokumenteve dhe Ndarjes së Burimeve (DDRS) ndihmon bibliotekat përmes “Udhëzime për praktikat më të mira në huazimin ndërbibliotekar dhe dorëzimin e dokumenteve”19. IFLA inkurajon bibliotekat t’i përdorin këto udhëzime si një bazë për shërbimin e tyre aktual dhe për të ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm. Disa nga rekomandimet kryesore: - Ristrukturimi i procesit brenda bibliotekës, duke përcaktuar treguesit e performancës për nivelet e shërbimit dhe kohën e kthimit të materialeve bibliotekare; duke vlerësuar rutinën dhe ndryshuar atë në përputhje me rrethanat; duke i shqyrtuar kërkesat për huazim përmes një bibliotekari. Teresa M. Miguel. Exchanging Books in Western Europe: A Brief History of International Interlibrary Loan. International Journal of Legal Information. Vol. 35(3), 2007, f. 499-513. https://digitalcommons.law.yale.edu/ 18 F. Xhaja, T. Buzo (përg.). Organizimi i informacionit në bibliotekë. Tiranë, Naim Frashëri, 2003, f. 165 19 https://www.ifla.org/publications/guidelines-for-best-practice-in-interlibrary-loan-and-document-delivery?og=8708 17


Biblioteka e lagjes sime

47

- Kërkesat duhet të trajtohen përmes një sistemi elektronik, mundësisht me aftësinë për të ndërvepruar me sisteme të tjera të huazimit ndërbibliotekar. - Mbajtja e statistikave për t’iu përshtatur skemave kombëtare të monitorimit dhe nevojave locale. - Regjistrimi i gjithë materialeve bibliotekare në katalogun online dhe përditësimi i tyre duke treguar edhe në cilën bibliotekë ndodhen. - Eksplorimi i marrëveshjeve reciproke. Pikërisht për të përmbushur nevojat për informacion, kërkim, mësim argëtim, shlodhje etj., bibliotekat publike duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën edhe në procesin e huazimit. Nëse një përdorues kërkon një material bibliotekar të caktuar në bibliotekën e lagjes së tij dhe nuk e gjen, atëherë punonjësja e bibliotekës duhet t’ia sigurojë materialin përmes procesit të huazimit në bibliotekat e tjera të qytetit. Kështu jo vetëm plotësohen nevojat e përdoruesve, por edhe rritet qarkullimi i materialeve bibliotekare dhe përmirësohet shërbimi bibliotekar ndaj qytetarëve. Një proces tjetër teknik me shumë rëndësi për pasurimin dhe rritjen e numrit të koleksioneve të bibliotekës dhe si rrjedhim edhe të përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe përmbushjes së një ndër objektivave kryesore të bibliotekës, siç është sigurimi i burimeve të informacionit për përdoruesit është edhe procesi i shkëmbimit të materialeve bibliotekare. Në ditët e sotme bibliotekat në përgjithësi, por sidomos bibliotekat publike përballen me sfidën e madhe që sjell sigurimi i fondeve financiare për blerjen e botimeve të ndryshme dhe pasurimin e bibliotekës me literaturë që duhet të plotësojë kërkesat, nevojat dhe shijet e publikut. Pasurimi i koleksioneve të bibliotekës do të jetë më efektiv nëse bibliotekat e lagjeve do të bashkëpunonin mes tyre në shkëmbimin e materialeve bibliotekare. Për shembull, nëse një bibliotekë lagjeje


48

ABC Tirana Club

në fondet e saj ka një titull të caktuar në disa ekzemplarë, një pjesë të tyre mund t’i shkëmbejë (në të njëjtën sasi) me një titull tjetër që nuk e ka pjesë të koleksionit të saj, por që e gjen në bibliotekën e lagjes tjetër. Kështu edhe fondet e bibliotekës pasurohen me tituj të rinj, edhe biblioteka spastrohet nga kopjet e tepërta, apo literatura që nuk qarkullon, njëkohësisht përmbushen nevojat e përdoruesve për informacion dhe dije dhe rritet cilësia e shërbimeve të bibliotekës.


Biblioteka e lagjes sime

Kapitulli 4 Sondazhi, mendime dhe vlerësime të qytetarëve mbi bibliotekën e lagjes ¦ Frekuentimi dhe kushtet e qëndrimit në mjediset e brendshme

¦ Vlerësime për fondin në dispozicion dhe qasjen në shërbimet online

¦ Cilat duhet të jenë përmirësimet prioritare sipas frekuentuesve? ¦ Modeli i pyetësorit të përdorur

49


50

ABC Tirana Club

Frekuentimi dhe kushtet e qëndrimit në mjediset e brendshme Sondazhi, në kuadër të projektit “Biblioteka e lagjes sime”, u realizua në periudhën kohore 6 korrik deri më 17 gusht 2020, i shtrirë në 6 javë. Kohëzgjatja u diktua nga situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, nga fakti se aktiviteti i bibliotekave të lagjeve ishte i reduktuar, në zbatim të masave parandaluese të përcaktuara nga autoriteti shëndetësor për mjediset e mbyllura. Në sondazh u përfshinë 300 persona, të gjithë frekuentues të bibliotekave të lagjeve dhe rreth 75% e të pyeturve ishin në njësitë administrative ku bibliotekat ishin të rikonstruktuara. Ndarja gjinore ishte: 179 femra, ose 59.6% dhe 121 meshkuj, ose 40.4%. Mosha mesatare e personave që u pyetën ishte 29.3 vjeç. Sa i takon arsimimit struktura e kampionit ishte “arsimi i lartë” 64.3%; “arsim i mesëm” 27% dhe 26.8% “9-vjeçar”. Frekuentimi dhe kushtet e qëndrimit në mjediset e brendshme përbënin grupin e parë të pyetjeve të sondazhit. Për intensitetin e frekuentimit të bibliotekës së lagjes pjesa më e madhe e të pyeturve dha përgjigjen “shpesh”, ndërkohë që thuajse gjysma e tyre pranuan se e bënin këtë “shumë shpesh”. Aleternativën “rrallë” e zgjodhën 28 vetë, ose 9.33%, kurse shumë rrallë vetëm 4.01%. SA E FREKUENTONI BIBLIOTEKËN E LAGJES MESATARISHT?

Intensiteti Nr. i të pyeturve Përqindja Shpesh 172 57.33% Shumë shpesh 88 29.33% Rrallë 28 09.33% Shumë rrallë 12 04.01% Afërsisht 1 në 3 të pyetur, ose 34.67%, pranoi se kishte më pak se një vit që frekuentonte bibliotekën e lagjes. Meqë pjesa më e madhe kampionit ishte në njësitë administrative ku bibliotekat ishin rikonstruktuar, ky aspekt mund të vlerësohet dhe si efekt i këtij investimi, si një atraksion për anëtarë të rinj. Ata që e frekuentonin


51

Biblioteka e lagjes sime

bibliotekën nga 1 në 2 vite përbënin 21,33%, kurse ata që kishin më shumë se 4 vite përbënin 15.33% PREJ SA KOHE JENI FREKUENTUES I BIBLIOTEKËS?

Kohëzgjatja Nr. i të pyeturve Deri në 1 vit 104 Deri në 2 vjet 64 Deri në 3 vjet 54 Deri në 4 vjet 32 Më shumë se 4 vjet 46

Përqindja 34.67% 21.33% 18.00% 10.67% 15.33%

Për fillesat e afrimit me bibliotekën e lagjes ishte pyetja për burimin e informimit mbi ekzistencën e saj dhe ku pjesa më e madhe e frekuentuesve, 34%, pranoi “interesimin e drejtpërdrejtë”. Më pas renditeshin “rekomandim nga familja/miqtë”, “nga shkolla” etj. Për alternativën “tjetër”, 14 vetë thanë se si burim kishte qenë Biblioteka Kombëtare apo rastësia. Struktura e përgjigjeve për këtë pyetje evidenton dobësinë e promocionit nga vetë biblioteka, si dhe mungesën e performancës virtuale përmes përdorimit të llogarive në rrjetet sociale, apo të një faqeje të dedikuar online. SI/NGA E KENI MARRË INFORMACIONIN PËR EKZISTENCËN E BIBLIOTEKËS? Burimi Nr. i të pyeturve Përqindja Interesim i drejtpërdrejtë 102 34.00% Nga njoftimet e vetë bibliotekës 28 09.33% Nga njoftimet e medias 8 02.67% Nga njësia administrative 0 00.00% Rekomandim nga familja/miqtë 82 27.33% Nga shkolla 66 22.00% Tjetër ____________________ 14 04.67% Shumica e frekuentuesve në bibliotekat e lagjeve, 57,53%, kanë si qëllim kryesor të shfrytëzimit të fondit të kalojnë kohën e lirë. Ky element kërkon shtimin e titujve tërheqës nga letërsia dhe zhanre të tjera të krijimtarisë. Ndërkohë që 38.67% e të pyeturve pohuan


52

ABC Tirana Club

se qëllimi kryesor për frekuentimin e bibliotekës së lagjes ishte “për studim (shkollë/punë kërkimore)”. Pak ishin nga ata që vijnë për të lexuar shtypin, apo për të ndihmuar persona të tjerë (duke tërhequr materiale bibliotekare për pjesëtarë të tjerë të familjes ose të afërm që e kanë të pamundur mbërritjen në mjediset e bibliotekës). CILI ËSHTË QËLLIMI KRYESOR I SHFRYTËZIMIT TË BIBLIOTEKËS NGA ANA JUAJ?

Qëllimi Nr. i të pyeturve Përqindja Për studim (shkollë/punë kërkimore) 116 38.67% Për kohën e lirë 172 57.33% Për leximin e shtypit periodik 4 01.33% Për të ndihmuar persona të tjerë 8 02.67% Tjetër (specifiko) __________________ 0 0.00%

Një nga pyetjet në sondazh ishte për sipërfaqen e bibliotekës, ku dy grupimet kryesore të frekuentuesve ishin për alternativat “e mjaftueshme”, 37.33% dhe “pak e mjaftueshme”, 35.67%. Kurse 17.67% zgjodhën alternativën “shumë pak e mjaftueshme” dhe 09.33% “shumë e mjaftueshme”. Nëse ndryshon performanca e bibliotekës, duke u orientuar më shumë në shërbimet dhe ofertën online, treguesi i sipërfaqes së shfrytëzueshme, do të ketë më pak rëndësi për frekuentuesit dhe rrjedhimisht struktura e vlerësimit të tyre do të jetë e ndryshme nga ajo e paraqitur në tabelën më poshtë. VLERËSIMI JUAJ PËR SIPËRFAQEN E SHFRYTËZUESHME NGA FREKUENTUESIT NË BIBLIOTEKË

Niveli i vlerësimit Nr. i të pyeturve E mjaftueshme 112 Shumë e mjaftueshme 28 Pak e mjaftueshme 107 Shumë pak e mjaftueshme 53

Përqindja 37.33% 09.33% 35.67% 17.67%

Për kushtet e qëndrimit brenda sallës së leximit dhe mjediseve të tjera në bibliotekën e lagjes vlerësimet janë thuajse të ndara në mënyrë të barabartë për ata që kanë mendim pozitiv dhe ata që kanë


53

Biblioteka e lagjes sime

mendim negativ, sipas shifrave që jepen për secilën alternativë në tabelën vijuese. VLERËSIMI JUAJ PËR KUSHTET E QËNDRIMIT NË MJEDISET E BIBLIOTEKËS

Niveli i vlerësimit Nr. i të pyeturve Mirë 102 Shumë mirë 43 Keq 116 Shumë keq 39

Përqindja 34.00% 14.33% 38.67% 13.00%

Vlerësime për fondin në dispozicion dhe qasjen në shërbimet online Në procesin e komunikimit dhe të kërkimit në bibliotekën e lagjes frekuentuesit kanë krijuar dhe mendimin për fondin që ata kanë në dispozicion. 68.33% përbëjnë grupin e atyre që kanë zgjedhur alternativat “keq” dhe “shumë keq”, kurse pjesa tjetër, 31.67%, gjatë sondazhit, pohoi ose alternativën “mirë” ose atë “shumë mirë”, sipas ndarjes që përshkruhet në tabelën më poshtë. VLERËSIMI JUAJ PËR FONDIN E MATERIALEVE BIBLIOTEKARE QË DISPONON BIBLIOTEKA

Niveli i vlerësimit Nr. i të pyeturve Përqindja Mirë 69 23.00% Shumë mirë 26 08.67% Keq 112 37.33% Shumë keq 93 31.00%

Pavarësisht cilësisë së përmbajtjeve të botimeve, nga frekuentuesit u shprehën konsiderata pozitive për gjendjen fizike të tyre.


54

ABC Tirana Club

VLERËSIMI JUAJ PËR GJENDJEN FIZIKE TË MATERIALEVE BIBLIOTEKARE QË SHFRYTËZONI Niveli i vlerësimit Nr. i të pyeturve Përqindja Mirë 132 44.00% Shumë mirë 111 37.00% Keq 48 16.00% Shumë keq 9 03.00%

E vetmja pyetje që ka pasur vetëm përgjigje pozitive ishte mbi vlerësimin e frekuentuesve për shërbimin e punonjësve të bibliotekës. Ata ishin të ndarë: 79.67% “shumë mirë” dhe 20.33% “mirë”. VLERËSIMI JUAJ PËR SHËRBIMIN E PUNONJËSIT TË BIBLIOTEKËS

Niveli i vlerësimit Nr. i të pyeturve Përqindja Mirë 61 20.33% Shumë mirë 239 79.67% Keq 0 00.00% Shumë keq 0 00.00%

65% e të pyeturve shprehën mendim negativ për inventarin e pajisjeve elektronike që ishin në mjediset e bibliotekës, duke zgjedhur alternativat “keq” dhe “shumë keq”, sipas të dhënave që jepen në tabelën më poshtë. VLERËSIMI JUAJ PËR INVENTARIN E PAJISJEVE ELEKTRONIKE QË DISPONON BIBLIOTEKA (PC, LAP TOP, PRINTER, FOTOKOPJE ETJ.)

Niveli i vlerësimit Nr. i të pyeturve Përqindja Mirë 66 22.00% Shumë mirë 39 13.00% Keq 186 62.00% Shumë keq 9 03.00%

Duke u njohur me përgjigjet e pyetjes “keni përdorur pajisje elektronike që disponon biblioteka?”, kuptohet qartësisht situata në tërësinë e rrjetit të bibliotekave të lagjeve.


Biblioteka e lagjes sime

55

KENI PËRDORUR PAJISJE ELEKTRONIKE QË DISPONON BIBLIOTEKA? Intensiteti Nr. i të pyeturve Përqindja Rrallë 11 03.67% Shumë rrallë 81 27.00% Shpesh 4 01.33% Shumë shpesh 0 00.00% Asnjëherë 204 68.00% Numri i frekuentuesve apo vizitorëve në bibliotekat e lagjeve që përdorin laptopët ose pajisje të tjera personale mbetet i ulët. Kjo lidhet dhe me tregues që janë shpjeguar më sipër, mbi qëllimin kryesor të mbërritjes në mjediset e bibliotekës. KENI PËRDORUR PAJISJE ELEKTRONIKE PERSONALE GJATË QËNDRIMIT NË BIBLIOTEKË?

Intensiteti Nr. i të pyeturve Përqindja Rrallë 80 26.67% Shumë rrallë 29 09.67% Shpesh 17 05.66% Shumë shpesh 0 00.00% Asnjëherë 174 58.00%

Duke qenë sipërfaqe, thuajse sa të një apartamenti, mbulimi me WIFI i mjediseve nuk është se kërkon kosto të lartë për funksionalitetin e bibliotekës. Ndaj dhe frekuentuesit kanë dhënë përgjigje pozitive në pjesën dërmuese, megjithëse ata pranuan se shpejtësia e internetit duhet të ishte më e madhe. VLERËSIMI JUAJ PËR MBULIMIN ME WI-FI NË MJEDISET E BIBLIOTEKËS

Niveli i vlerësimit Nr. i të pyeturve Përqindja Mirë 150 50.00% Shumë mirë 142 47.33% Keq 6 02.00% Shumë keq 2 00.67%


56

ABC Tirana Club

Vizitat në bibliotekë nuk janë vetëm huazim botimesh apo lexime të materialeve të ndryshme. Ndaj dhe pyetësori interesohej dhe për pjesëmarrjen e frekuentuesve në aktivitetet që zhvillohen në mjediset e bibliotekës. 1 në 3 të pyetur, ose 32%, pohuan se kjo ishte një gjë e rrallë, 28% thanë “asnjëherë”, kurse 25.33% “shpesh”. JENI PJESËMARRËS DHE NË AKTIVITETET QË ORGANIZOHEN NË MJEDISET E BIBLIOTEKËS?

Niveli i pjesëmarrjes Nr. i të pyeturve Përqindja Rrallë 96 32.00% Shumë rrallë 14 04.67% Shpesh 76 25.33% Shumë shpesh 30 10.00% Asnjëherë 84 28.00% Frekuentuesit kanë shprehur vlerësime pozitive për performancën e punonjësve të shërbimit, por është e kundërta kur vjen puna për plotësimin e kërkesave që ata kanë për fondin e botimeve. 79.34% e të pyeturve ndahen në alternativat “keq” dhe “shumë keq”, kurse pjesa tjetër në minorancë, 20.66%, zgjodhi alternativat “mirë” dhe “shumë mirë”. VLERËSIMI JUAJ PËR PLOTËSIMIN E KËRKESAVE PËR BOTIMET QË JENI TË INTERESUAR TË SHFRYTËZONI

Niveli i plotësimit Nr. i të pyeturve Përqindja Mirë 46 15.33% Shumë mirë 16 05.33% Keq 112 37.33% Shumë keq 126 42.01%

Pjesëmarrësit në sondazh me përgjigjet që dhanë treguan pritmëri të lartë për plotësimin e një kërkese bazike në bibliotekat e lagjeve: përdorimin e katalogëve/skedarëve online të fondit të bibliotekës. Këtë e tregon dhe strukturimi i alternativave të përgjigjeve, sipas tabelës më poshtë.


Biblioteka e lagjes sime

57

JENI TË INTERESUAR PËR TË PËRDORUR KATALOG/SKEDAR ONLINE TË FONDIT TË BIBLIOTEKËS? Niveli i interesimit Nr. i të pyeturve Përqindja Shumë 126 42.00% Disi 94 31.33% Pak 50 16.67% Shumë pak 4 01.33% Aspak 26 08.67%

Cilat duhet të jenë përmirësimet prioritare sipas frekuentuesve? Sondazhi me frekuentuesit nuk kishte qëllim vetëm të identifikonte mendime dhe vlerësime të tyre mbi kushtet aktuale dhe ofertën në bibliotekën e lagjes. ABC Tirana Club përfshiu dhe 2 pyetje përmes të cilave zbulohej preferenca e tyre, konkretisht çfarë të pyeturit shikonin si prioritet për të ardhmen. Duke i vënë përpara alternativa në lidhje me mbarëvajtjen dhe menaxhimin e aktivitetit, pjesa më e madhe, 72%, shikojnë si prioritet “pasurimin sistematik me tituj të rinj”, duke identifikuar kështu një nga mangësitë e funksionalitetit të tyre, fondet e botimeve, të varfër dhe jo tërheqës. Për alternativën “rritja e numrit të posteve të leximit/studimit” ishin 09.33%, kurse në një masë të vogël u dha përgjigje për “shtimi i personelit në shërbim”, “funksionimi rregullisht i sistemit ngrohje-ftohje në sallë”, përkatësisht në vlerat që jepen në tabelën vijuese.


58

ABC Tirana Club

ZGJIDHNI NJË NGA TREGUESIT MË POSHTË, QË SIPAS JUSH DO TË DUHET TË PËRMIRËSOHET ME PRIORITET NË BIBLIOTEKËN E LAGJES Prioriteti Nr. i të pyeturve Përqindja Shtimi i personelit në shërbim 10 03.33% Cilësia e shërbimit nga punonjësit 0 00.00% Pastërtia dhe rregulli në sallë 2 00.67% Rritja e numrit të posteve të leximit/studimit 38 12.67% Zgjerimi i orarit ditor të shërbimit 28 09.33% Funksionimi rregullisht i sistemit ngrohje-ftohje në sallë 6 02.00% Pasurimi sistematik me tituj të rinj 216 72.00%

Pyetja tjetër mbi përcaktimin e prioriteteve nga ana e frekuentuesve, rendiste alternativa mbi qasje online dhe ofertat e shërbimet virtuale në bibliotekat e lagjeve. Shumica e përgjigjeve ishte për prioritetin e “instalimit të pajisjeve elektronike për frekuentuesit shërbimet online”, 34%. Më pas renditen “ekzistenca e një katalogu/ skedari online për fondin”, 31.33%; “abonimi në baza të dhënash online”, 22.00% dhe “fuqizimi i mbulimit me WI-FI në sallë”, 12.67%. ZGJIDHNI NJË NGA TREGUESIT MË POSHTË, QË SIPAS JUSH DO TË DUHET TË PËRMIRËSOHET ME PRIORITET NË BIBLIOTEKËN E LAGJES

Prioriteti Nr. i të pyeturve Instalimi i pajisjeve elektronike 102 për frekuentuesit Fuqizimi i mbulimit me WI-FI në sallë 38 Ekzistenca e një katalogu/skedari 94 online për fondin Abonimi në baza të dhënash online 66 (me tekst të plotë)

Përqindja 34.00%

12.67%

31.33%

22.00%


Biblioteka e lagjes sime

59

Kapitulli 5 Përmirësimi i performancës dhe probleme për zgjidhje ¦ Gjetje të “Biblioteka e lagjes sime”

¦ Adresime për vendimmarrësit dhe administratën lokale


60

ABC Tirana Club

Gjetje të “Biblioteka e lagjes sime” Nisur nga procesi i monitorimit të performancës aktuale në bibliotekat e lagjeve në Tiranë, nga mendimet dhe vlerësimet e frekuentuesve, si dhe shqyrtimi analitik i ekspertëve të fushës, ABC Tirana Club prezanton gjetjet kryesore të projektit:

¦ Jo çdo njësi administrative në Tiranë ka bibliotekën e vet

publike. Paradoksi në rrjetin e bibliotekave të lagjeve në Tiranë është se kryeqyteti i vitit 2020 ka jo më shumë biblioteka se para vitit 1990. Tri prej njësive administrative të Tiranës (ato me nr. 1, 3 dhe 5), ku jetojnë rreth 182 mijë banorë, nuk e kanë bibliotekën e tyre.

¦ Tri prej bibliotekave të lagjeve janë rikonstruktuar prej muajsh,

por nuk janë ende në funksion të qytetarëve nga mungesa e mobilimit. Njëra prej tyre, ajo e Njësisë Administrative nr 6, në zonën e ish-Kombinatit Tekstil, ka dhe një pengesë shtesë. Godina shumëkatëshe ku janë mjediset e saj ka pësuar dëmtime të pariparueshme nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019.

¦ Rikonstruksionet e mjediseve kanë maksimalizuar përdorimin

e sipërfaqeve, por për rrjetin e bibliotekave të qytetit mbeten të pazgjidhura disa probleme në funksionalitetin e tyre: sipërfaqet e limituara; mungesat e shërbimeve online dhe inventari i pajisjeve; kalvari për mirëmbajtjen; personeli i pamjaftueshëm në shërbim; mospasurimi sistematik i fondit të botimeve; politikat për pasurimin e bibliotekave.

¦ Pasurimi i fondit të bibliotekave të lagjeve duket më shumë

si një proces spontan, me prurje “nga të mundim”, bazuar në dhurime, që sigurojnë më shumë sasinë se sa cilësinë e titujve. Biblioteka nuk kanë buxhet për pasurim të fondit, duke e lënë procesin vetëm në aktet dhuruese që shpesh janë si “mbushje”


Biblioteka e lagjes sime

61

raftesh, pa ditur, pa studiuar dhe pa analizuar se cilat janë kërkesat dhe preferencat e frekuentuesve, të ndarë sipas grupmoshave, arsimimit, profesioneve etj.

¦ Bibliotekat e lagjeve veprojnë secila më vete, si entitete të

ndara, në një kohë që roli dhe impakti i tyre në komunitet do të fuqizohej ndjeshëm nëse ato do të funksionojnë të rrjetizuara, të sinkronizuara, me ndërveprim dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën.

¦ Bibliotekat nuk kanë faqe të veçanta interneti, një pjesë e tyre

publikojnë spontanisht info dhe foto në llogari të rrjeteve sociale (ato që kanë). Një uebsajt që administrohet nga Bashkia e Tiranës (www.bibliotekat.tirana.al) ofron fare pak informacion dhe është ende në ndërtim. Deri më tani uebsajti fokusohet tek procedurat për anëtarësim në biblioteka dhe për realizimin e aktiviteteve nga grupet e interesuara, por mungon promocioni dhe orientimi për shërbimet e ofruara, si dhe materialet bibliotekare në dispozicion.

¦ Biblioteka lëvizshme menaxhohet nga Njësia Administrative

nr.10, ndërkohë që ajo ka në territorin e saj një bibliotekë publike. Biblioteka e lëvizshme do të ishte efektive po të administrohej nga njëra prej njësive të qytetit që aktualisht nuk ka asnjë shërbim bibliotekar publik.


62

ABC Tirana Club

Adresime për vendimmarrësit dhe administratën lokale Nga parashtrimi i mësipërm i gjetjeve, si dhe nga dinamika në rrjetin e bibliotekave të lagjeve në Tiranë, ABC Tirana Club ka përpiluar adresimet më poshë për Këshillin Bashkiak si dhe administratën në qendër dhe në njësitë administrative ku ato janë lokalizuar:

¦ Këshilli Bashkiak të fokusohet më shumë në rrjetin e bibliotekave të lagjeve, për të mbështetur strategji, politika dhe programe afatgjatë, që sigurojnë përmirësimin e kushteve dhe performancës së tyre, duke rritur fondet e akorduara.

¦ Qyteti i Tiranës ka nevojë urgjente për biblioteka të reja.

¦ Në bibliotekat ekzistuese duhet të kryhet sistematikisht

pasurimi i fondit të materialeve bibliotekare, të shtohet inventari i pajisjeve elektronike në shërbim të qytetarëve, si dhe të orientohen më shumë nga shërbimet online.

¦ Përmirësimi dhe modernizimi i performancës së bibliotekave

të lagjeve duhet të shoqërohet dhe me shtim të personelit në to, si dhe aplikimin e metodave të standardizuara për rekrutimin e punonjësve.

¦ Bibliotekat e lagjeve mund të jenë objekt i zhvillimit të

praktikave dhe intershipeve nga studentë që ndjekin degë që kanë afërsi me profilin e punës së bibliotekarëve, ku nga ky kontigjent Bashkia ose njësitë administrative mund të zgjedhin ata të rinj të cilët do të ishin punonjësit e ardhshëm të bibliotekave, një cikël natyral rinovimi të stafeve në to.

¦ Administrata e Bashkisë, në mënyrë të posaçme Drejtoria e

Rinisë, duhet të shikojë problemin e bibliotekës lëvizëse, duke ofruar një menaxhim tjetër nga ai që zbatohet deri më tani, duke ia lënë në përgjegjësi këtë një njësie administrative, e cila nuk ka fonde dhe burime të mjaftueshme për të kontribuar aty ku ka realisht nevoja gjithë qyteti.


Biblioteka e lagjes sime

63

¦ Drejtoria e Rinisë në Bashkinë e Tiranës duhet të konceptojë

dhe propozojë një model të zbatueshëm e praktik të rrjetizimit të bibliotekave të lagjeve, ku qëllimi parësor të jetë sinergjia, bashkëveprimi mes tyre, aplikimi i agjendave dhe kalendarëve të njëkohshëm, duke iu dhënë më shumë zë dhe autoritet në komunitet bibliotekave. Bashkëveprimi dinamizon edhe më shumë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta nga dy a më shumë biblioteka, të cilat bëjnë akord për të organizuar për shembull, një cikël të caktuar veprimtarie, që përdor me rotacion mjediset e secilës bibliotekë partnere, duke koordinuar dhe menaxhuar në realizimin sa më të efektshëm të tyre. Kjo duhet të shtyhet më tej edhe kur vjen puna tek formula e varësisë dhe raporteve të secilës prej tyre me stafin e njësisë administrative ku ushtrojnë aktivitetin, për të gjetur zgjidhje menaxhimi që shkojnë në favor të bashkëpunimit mes bibliotekave, të shkëmbimit të përvojave dhe produkteve.

¦ Varësia administrative dhe menaxheriale e bibliotekave të

lagjeve duhet të jetë në funksion të gjallërimit të aktivitetit të tyre, si dhe të garantojë një sistem efikas dhe të qëndrueshëm të mirëmbajtjes së tyre, duke evituar mbivendosjen e përgjegjësive apo boshllëk për delegimin e angazhimeve.

¦ Rrjeti i bibliotekave të lagjeve duhet të orientohet për nga

aplikimi i sistemeve të integruara me qasje të lirë, të cilat bëjnë të mundur menaxhimin e proceseve teknike të veprimtarisë së bibliotekës, qasjen online, përmbushjen e nevojave për informacion dhe dije të përdoruesve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve virtuale.

¦ Aplikimi i sistemeve të integruara do të japë përfitime të mëdha

në bibliotekat e lagjeve, si, krijimin e katalogut të përbashkët online, rritjen e orëve të punës së punonjësve të bibliotekave në funksion të përdoruesve, shtimin e qarkullimit të materialeve bibliotekare, lirimin e hapësirës në bibliotekë, sigurimin dhe përdorimin e shërbimeve referuese të përbashkëta, ndarjen e burimeve të informacionit, koordinimin për pasurimin e fondit etj.


64

ABC Tirana Club


Biblioteka e lagjes sime

Shtojca promocionale ¦ Profili dhe angazhimi i një organizate studentore

¦ Projektet e realizuara nga ABC Tirana Club ¦ Si mund të na kontaktosh?

65


66

ABC Tirana Club

Profili dhe angazhimi i një organizate studentore ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj. Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve përmes: -

pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes;

- për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve;

- për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale.

ABC Tirana Club u themelua më 18.10.2017, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, ku aktivistët shprehën gatishmëri të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve që zbatohen. Më 30.07.2018 ABC Tirana Club u regjistrua si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës. ABC Tirana Club është hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata


67

Biblioteka e lagjes sime

studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme. Në angazhimin për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave; - -

transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë;

e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/outdoor).

Projektet e realizuara nga ABC Tirana Club “Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018) Projekti kishte si objektiv kryesor organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediat kryesore, si dhe rrjetet sociale. 9 789928 256201

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

Botimet M&B


68

ABC Tirana Club

“Univers mbi tastierë” (2018) Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik në Tiranë, në muajin maj 2018, si pjesë e procesit të edukimit kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë. Interpretues ishin Johan Muka dhe Ami Muka, vëlla e motër.

Profili

Profili i ABC TirAnA CluB:

e hapur dhe proaktive për bashkëpunim dhe kooperim me indivi institucione në përmbushjeve të qëllimeve dhe objektivave;

transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të r

përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacione nga mbështetësit financiarë;

e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda a

planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe inform

sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print / online, prod Koncerti pati mbulim të gjerë mediatik, ndërkohë që i plotë u audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor / ou emetua nga kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH, si dhe të platformës DigitAlb. Projekte Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. të Partner: Shkolla “Besëlidhja” në Lezhë. ABC TirAnA CluB Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË “Monitorimi i angazhimit të NË OPTIKËN E STUDENTËVE

institucioneve publike për vënien në përdorim të Kartës së Studentit” (2018) Projekti, që filloi zbatimin në maj 2018, kishte në fokus monitorimin sistematik të institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

9 789928 256201

Botimet M&B


69

Biblioteka e lagjes sime

monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë pasqyruar realisht çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë zvarritur dhe nuk kanë bërë institucionet publike për jetësimin e një Karte Studenti sa më të dobishme për ta.

“FQINJËT”- Edicioni i parë (2019) Eventi artistik rajonal angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende, “FQINJËT” është një brand eventi që përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë, si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet e rajonit tonë. “FQINJËT” – Edicioni i parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, duke u mbuluar gjerësisht nga media, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, RTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, RTK. Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club, Ministria e Kulturës. Projekti “Fqinjët” i ABC Tirana Club është një investim për krjimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi kulturor mes studentëve artistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Fqinjët” është dizajnuar që të jetë një event i përsëritshëm, në Tiranë apo zona të tjera të vendit, në Shqipëri apo në shtetet e tjera fqinje. Veç fokusit të shkëmbimit kulturor e artistik, “Fqinjët” do të fokusohet dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre.

Mbështetës:

Ne flasim gjuhën tuaj!

“Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019) Projekti kishte si qëllim parësor organizimin e një procesi monitorues dhe një fushatë informimi e ndërgjegjësimi të publikut për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori.


70

ABC Tirana Club

Projekti synoi të nxisë gjithashtu autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATORI DUHET TË TRAJTOHET MË MIRË! Forumi i Diskutimit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UTsë, pati një mbulim të zgjeruar mediatik. Mbështetës: Raiffeisen Bank dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës “Miq të klimës” (2019) Eventi artistik “MIQ TË KLIMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”,

në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave


Biblioteka e lagjes sime

71

të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare. Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” “Media dhe integrimi evropian” (2019) Projekti synoi tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë;

ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj. Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri


72

ABC Tirana Club

“FQINJËT”- Edicioni i Dytë (2019) Artistë studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria performuan në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HARAPI, Bobana DABOVIĆ, Blond KRASNIQI, Tomislav ZOGRAFSKI, Dejan KRDZIĆ, Feim IBRAHIMI, Blagoj CANEV etj.

Protagonistë të edicionit të dytë të FQINJËT, organizuar nga ABC Tirana Club, ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVRILOVIĆ nga Mali i Zi, Petar TRBOJEVIKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria. Për organizatorët, FQINJËT, si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Mbështetës: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, ABC Tirana Club dhe Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” (2020) Ky projekt i ABC Tirana Club u fokusua tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet në lidhje me “të tjerët”. Target grup ishin studentë nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.


Biblioteka e lagjes sime

73

Objektivi kryesor ishte që përmes diskutimeve dhe debateve të lira mbi median dhe informimin, të nxitej i menduari kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë studentët, për të kuptuar dhe identifikuar ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara, që kanë dukje atraktive në publik, por realisht keqorientojnë debatin dhe aksionin qytetar, deformojnë vemdimmarrjen. Projekti nuk nxiste identifkimin e medias vetëm si burim dhe reflektim negativiteti në informim, edukim dhe argëtim, por shikimin dhe vlerësimin me realizëm të produkteve të saj, ndezjen e shkëndijave tek të rinjtë, për të qenë jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale. Mbështetës: Projekti rajonal “Media për qytetarët – Qytetarët për median” me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ABC Tirana Club ka dhe projekte të tjera në proces zbatimi.


74

ABC Tirana Club

Si mund të na kontaktosh? ABC Tirana Club duke qenë një grupim studentor dinamik, me shtrirje në pjesën më të madhe të universiteteve publike dhe private të vendit tonë është e arritshme shumë lehtë. Përmes platformës virtuale www.abctiranaclub.wordpress.com, por dhe përmes llogarive në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram ju mund të njiheni me aktivitetin dhe profilin e ABC-së. Mund të vizitoni llogarinë mediacenterabc në YouTube, ku do të gjeni disa përmbajtje audiovizive të publikuara si trajlera promocionale apo kronika të zgjeruara informative mbi projekte të finalizuara ose në proces.

Ju mund të shkruani në adresën postare: P/Box: 1402, Tirana/ Albania, mund të shkruani në emailin: abctiranaclub@gmail.com, ose të dërgoni sms, ose mesazh në whatsapp ose viber në 00355693332767 për të marrë përgjigje mbi interesimin tuaj.


75

Biblioteka e lagjes sime

Stenda e botimeve të ABC Tirana Club Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

Përfundime kryesore të projektit Shitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me çmime në monedhë të huaj është prezente.

PROCESI I INTEGRIMIT ¦ EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE ¦

Autoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe vlerësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë të dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë të huaj.

¦

Përdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me abuzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me evazionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).

¦

Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për të evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së çmimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione ndaj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë grup mallrash që janë parësore për konsumatorin shqiptar, duke përjashtuar ato mallra dhe shërbime që dëmtojnë procesin e nxitjes së industrisë turistike, si dhe fluksin e lëvizjes së qytetarëve të huaj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! ¦ Monitorim

tregu

¦ Perceptime ¦ Vlerësime

të konsumatorëve

të ekspertëve

www.abctiranaclub.wordpress.com

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Mbështetës:

9 789928 256898

Botimet M&B

Tiranë, 2019

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN

KUPTIMI DHE VLERËSIMI NË MËNYRË KRITIKE I PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE NGA STUDENTËT

Publikime nga ABC Tirana Club

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

Përfundime kryesore të projektit

Shitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me çmime në monedhë të huaj është prezente.

PROCESI I INTEGRIMIT ¦ EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE ¦

Autoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe vlerësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë të dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë të huaj.

¦

Përdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me abuzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me evazionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).

¦

Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për të evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së çmimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione ndaj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë grup mallrash që janë parësore për konsumatorin shqiptar, duke përjashtuar ato mallra dhe shërbime që dëmtojnë procesin e nxitjes së industrisë turistike, si dhe fluksin e lëvizjes së qytetarëve të huaj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! ¦ Monitorim

tregu

¦ Perceptime ¦ Vlerësime

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN

të konsumatorëve

të ekspertëve

Mbështetës:

¦ Sondazh

¦ Ekspozitë pamore

www.abctiranaclub.wordpress.com

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Mbështetës:

9 789928 256201

Mbështetës:

9 789928 256898

Botimet M&B

¦ Forum

Në bashkëpunim me:

Tiranë, 2019 9 789928 307187

Tiranë, 2019

¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum

Sondazh dhe forume diskutimi

Në bashkëpunim me:

me studentët e universiteteve “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

9 789928 307460 9 789928 307187

Tiranë, 2019

Tiranë, 2020


76

ABC Tirana Club

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Biblioteka e lagjes sime : monitorim dhe shqyrtimi analitik mbi funksionalitetin e rrjetit të bibliotekave publike në Tiranë / drejtoi projektin Johan Muka ; ABC Tirana Club. – Tiranë : M & B, 2020 76 f. : me foto ; 16 x 24 cm. ISBN 978-9928-307-58-3 1.Biblioteka publike

2.Tiranë 3.Shqipëri

027.5(496.534)


Biblioteka e lagjes sime

“Biblioteka e lagjes sime” është një angazhim, që në radhë të parë kërkon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve lokale, të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të administratës, që duhet të bëjnë akoma dhe më shumë, për t’i sjellë bibliotekat e lagjeve në rolin dhe misionin e tyre. Të hartojnë politika dhe strategji, të cilat shoqërohen me hapa dhe produkte konkrete në gjallërimin e performancës së tyre, që t’u përgjigjen kërkesave të kohës që kalojmë e sfidave të së ardhmes, të rrisin buxhetin faktik që duhet të shkojë sidomos për shërbimet virtuale në to. Për ta orientuar aktivitetin e bibliotekave në drejtim të plotësimit të kërkesave online për frekuentuesit, që vë në funksion një sistem pajisjesh kompjuterike dhe ofron linjë të shpejtë dhe të sigurtë interneti, me skedarë librash dhe kartela anëtarësie të digjitalizuara. Ky publikim i ABC Tirana Club është lehtësi në informimin e përmbledhur mbi projektin, pasi përfshin të gjithë elementet dhe problematikat që janë evidentuar nga analiza e gjendjes së rrjetit të bibliotekave publike në kryeqytet, të vendosura dhe në optikën profesionale të ekspertëve të fushës, si dhe duke bashkëlidhur edhe gjetjet e sondazhit që është realizuar me frekuentuesit e bibliotekave, vlerësimet dhe pritmëritë e tyre. Vizito: www.abctiranaclub.wordpress.com

9 789928 307583

77


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Johan MUKA - "Biblioteka e lagjes sime" by ABC Tirana Club - Issuu