FreePress Tirana #12

Page 36

NightLife 36-37

Keni një grup rezident apo ftoni grupe të ndryshëm për të luajtur? Aktualisht po punohet me një grup kosovar, NA BAND, por ka gjithmonë të ftuar special nga vende të ndryshme dhe nga Shqipëria. Kur fillon muzika “live” gjatë fundjavës? Në fundjavë muzika “live” fillon rreth orës 22:30 dhe siç ju thashë nuk ka ndonjë orar të caktuar për tu mbyllur. Çfarë moshash frekuentojnë lokalin tuaj? Vijnë mosha të ndryshme, të rinj, mosha e mesme, gjithë personat që e pëlqejnë këtë lloj muzike.

Vetëm në fillim të viteve ’90 shqiptarët patën mundësinë të shijojnë siç duhet këngët e tyre të preferuara të muzikës rock. Në atë kohë lindën shumë grupe të frymëzuar nga kultura perëndimore. Sot është një panoramë krejt e ndryshme. Mundësitë për të zgjedhur janë të shumta, ashtu siç janë edhe llojet e lokaleve që luajnë muzikë “live”. Jazz, rock, muzikë latine etj, janë disa nga variacionet e të rinjve kryeqytetas. Kemi vizituar dy prej lokaleve që ndodhen në zonën e ish- Bllokut për të parë se sa i pëlqejnë dhe i frekuentojnë të rinjtë lokalet ku luhet vetëm muzikë rock.

“Ruajmë statusin e një vendi ku luhet muzikë rock” Menaxheri i Tirana Rock Café, Mondi na shpjegon se si funksionon puna në lokalin e tij dhe sa frekuentohet ai. Pijet që ata preferojnë dhe oraret kur fillon muzika “live”. Kur është hapur Tirana Rock Café? Ky club është hapur në 29 nëntor 2007 dhe që prej asaj kohe vazhdon të ruajë statusin e tij si një lokal ku luhet vetëm muzikë rock.

Çfarë pijesh konsumohen më së shumti? Ne kemi pafundësi llojesh birrash si dhe uiski. më shumë preferohen birrat dhe long drink-et.

* * * “Klientët tanë i dinë këngët thuajse përmendësh” Këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, i apasionuar pas muzikës rock tashmë ka hapur lokalin e tij “Stage Club”, ku performon së bashku me miq të tij të skenës. Gledi, Kamela Islami si dhe Genti çdo fundjavë luajnë muzikë rock për kënaqësinë e shumë të rinjve që frekuentojnë këtë lokal. Për “Free Press” flet menaxheri i këtij lokali. Kur është hapur ky club? Ky club është hapur këtë sezon, pra është sezoni i parë dhe po ecën goxha mirë. Janë të shumtë të rinjtë që frekuentojnë këtë club dhe pëlqejnë muzikën rock. Çfarë ditësh ka muzikë “live”? Zakonisht këtu muzikë “live” luhet të enjten, të premten dhe të shtunën. Kur fillon muzika “live”? Muzika live fillon rreth orës 23:00 dhe vazhdon deri në mëngjes. Çfarë moshash vijnë zakonisht? Kryesisht vijnë mosha të reja.

Cilat janë oraret kur hapet, fillon puna dhe kur mbyllet? Lokali hapet çdo mbasdite në orën 17 dhe nuk ka orar mbyllje (mundësisht deri në mëngjes), varet se sa dëshirë kanë të rrinë klientët.

Çfarë pijesh konsumojnë zakonisht? Zakonisht konsumohet birra, shumë birra si dhe koktejle të ndryshme.

Çfarë program servirni për klientët tuaj? Programi i Tirana Rock Café është ky: çdo ditë muzikë e selektuar nga DJ të ndryshëm, të mërkurën muzikë unplugged, të enjten promovim grupesh të rinj, dhe në fundjavë muzikë live, plus DJ (vetëm rock).

E pëlqejnë muzikë rock apo vijnë vetëm për të pirë dhe kërcyer? Jo, shumë prej personave që vijnë këtu jo vetëm që e njohin muzikën rock, por dinë edhe shumë prej teksteve të këngëve, i kanë mësuar thuajse përmendësh.

36 F.P. 12/03 - 18/03/11


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.