Issuu on Google+

t

i

r

a

n

a

E pĂŤrjavshme No.12 Viti I irĂŤ i Botimit 12 - 18 Mars 2011

modern

tironapoli tironapoli tironing 12/03 - 18/03/11 F.P. 1


a

12 Mars 2011

t

i

r

a

n

12

www.freepress.al

4

NewsTicker

6

Aktualiteti

Zgjedhjet lokale, nis beteja “PS do përpiqet t’i kthejë zgjedhjet në plebishit kundër Berishës”

16

16 Shëndeti

Mbërrin stina e alergjive Alergjitë më të çuditshme Të vërteta dhe gënjeshtra rreth ushqimit

20 Lifestyle

28

100 gjërat që gratë dinë të bëjnë më mirë se burrat

22 Travel

Çmimet OSKAR për udhëtimet shkojnë në Turqi

Të vetmuar në turmë!

24 Digital

Lagjja nuk ekziston më si strukturë shoqërore, por vetëm si emërtesë, komshiu nuk është më aq i rëndësishëm në jetën e njerëzve. Si po ndryshon struktura në vendin tonë falë ndryshimeve të mëdha demografike dhe modernizimit të jetës

26 Auto

Fotografia: Blerta kambo

38

në kopertinë

10

iPad 2, çfarë më çudit dhe çfarë jo Çfarë i nevrikos burrat kur një femër nget makinën

28 Televizion

Arjan Çani: E dua Shqipërinë më shumë se gjithë patriotët e neveritshëm

33 ShowBiz

44

38 Sport

Muka do të vazhdojë të “fluturojë”

Ndeshjet me të bukura 2010-2011

44 Funny

Kryeredaktor: Enton Palushi. Gazetarë: Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design: Dritan Lleshi. Foto: Blerta Kambo, LSA Marketing: Aina Hoti. E-mail: marketing@freepress.al Adresa: Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 12/03 - 18/03/11

Eugent Bushpepa: Të këndosh rok është një betejë shumë e madhe

Thëniet më të bukura të Dr.House

46 Eros

Kaq i shëndetshëm është seksi

Personazh

33

Lek Plepi: Po shijoj momentet e famës


Më mirë, më lirë! Binduni për atë që blini! Super

Klasa e cilësisë

Cilësia e parë me lupë. Si të zgjedhim Laminatin. OFERTE Trashësia

Montimi

Redukton zhurmat

Mbron nga lagështira

Garancia

Paketimi

AC3 Për Trafik të lartë

7 mm

Montim i thjeshtë CLICK

1.480 L

1.92 m2

770 L/m2

BODENWELT Kodi: 30350

AC3 Për Trafik të lartë

8 mm

Montim i thjeshtë CLICK

Kundër lagështirës

2.22 m2

KRONO Kodi: 33505

AC3 Për Trafik të lartë

8 mm

Montim i thjeshtë CLICK

Kundër lagështirës

1.480 L

Montim i thjeshtë CLICK

2

770 L/m2

1.92 m

BODENWELT Kodi: 30349

AC3 Për Trafik të lartë

7 mm

1.480 L

Montim i thjeshtë CLICK

1.92 m2

770 L/m2

BODENWELT Kodi: 30348

AC3 Për Trafik të lartë

8 mm

Montim i thjeshtë CLICK

2.155 L

Kundër lagështirës

2.22 m2

970 L/m2

KRONO Kodi: 33437

AC3 Për Trafik të lartë

12 mm

Montim i thjeshtë CLICK

2.120 L 1.190 L/m

Amortizon zhurmat

1.92 m2

2

BODENWELT Kodi: 30369

AC3 Për Trafik të lartë

12 mm

Montim i thjeshtë CLICK

2.120 L 1.190 L/m

Amortizon zhurmat

1.92 m2

2

BODENWELT Kodi: 30370

AC3 Për Trafik të lartë

8 mm

970 L/m2 970 L/m2

AC3 8 mm

2.155 L 2.155 L

2.22 m2

KRONO Kodi: 33439

Për Trafik të lartë

Cmimi

Montim i thjeshtë CLICK

2.155 L

Kundër lagështirës

2.22 m2

970 L/m2

KRONO Kodi: 33874

Batiskopa për laminat dhe parket

410L 158L/m Kodi: 30759

Super Cilësi Parket Druri solid, 18 mm Dru Afrikan Pantagonia me dendësi të lartë

6.960 L/m

2

30

6.290 L/m

2

Kodi: 30790

*Kundra gërvishtjes


NewsTicker 4

01

02 03 04 05

06

4 F.P. 12/03 - 18/03/11

Zyrtarisht në garën për 8 Majin Fushata për zgjedhjet lokale tashmë mund të konsiderohet e hapur. Pas regjistrimit të Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk ka më asnjë dyshim mbi mundësinë e bojkotit nga ana e saj. Vetëm se duket se kjo fushatë nga pikëpamja e retorikës politike do jetë pak e ndarë. Socialistët dhe opozita thonë se është një garë që synon të largojë nga pushteti Sali Berishën, duke i dhënë zgjedhjeve lokale një ngjyrim shumë më politike, kurse mazhoranca thotë se janë vetëm zgjedhje administrative, që nuk kanë ngjyrim politik. Por edhe pse shprehet në këtë mënyrë, mazhoranca ka vendosur që të luajë me karta të forta politike në këto zgjedhje. Dy ministra të saj pritet të jenë në garë për dy qytetet më të mëdha në vend. Ferdinand Xhaferri do garojë në Durrës, kurse Lulzim Basha pritet të hyjë në garën e Tiranës. Nga ana tjetër, duke qenë se e quajnë një garë politike, socialistët mund të hyjnë në zgjedhje në Tiranë me kryetarin e tyre, kryebashkiakun aktual.

Shqetësimi i Perëndimit Ambasadorët perëndimore kanë kërkuar që zgjedhjet lokale të 8 Majit të jenë më të mira se ato të vitit 2009, duke u druajtur kështu se standardet e zgjedhjeve të përgjithshme nuk do jenë bindëse për opozitën. Kurse Partia e Socialistëve Europiane, e cila u mblodh këtë javë në Athinë, ka vënë theksin tek gara e Tiranës, duke shprehur shqetësimin se gara në kryeqytet mund të manipulohet.

Fluturon inflacioni INSTAT ka pranuar se rritja e çmimeve ka ndikuar në inflacion, vetëm se tashmë palët janë ndarë. Mazhoranca qeverisëse thotë se nuk është problem rritja e inflacionit në masën 4.5 përqind, opozita thotë se rritja është domethënëse. Por ndoshta nuk të duhet shumë punë për të kuptuar se situata me çmimet është bërë e papërballueshme për shtresa të tëra qytetarësh.

Kosova e Serbia ulen bashkë Nisja e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë të martën në orët e pasdites në Bruksel është një nga lajmet më të transmetuara në mediat ndërkombëtare. Amerikanët janë munduar që në fillim të ulin tonet duke thënë se nuk është një tryezë politike, por janë vetëm bisedime për çështje teknike. Kjo nuk ka bindur opozitën kosovare, që është shprehur me forcë kundër këtyre bisedimeve.

Fundi i Gadafit? Kanë nisur që tani spekulimet se lideri libian është pranë fundit. Perëndimi është në dilemë për ndërhyrjen në Libi, duke sugjeruar fillimisht një zonë ndalimi fluturimi. Sinjalet se Perëndimi po ndihmon rebelët në mënyrë të fshehtë janë dhënë. Por ka pasur edhe deklarata për ndërhyrje ushtarake nga ana e NATO-s. K spekulime po ashtu se Gadafi ka ofruar vetë një marrëveshje për dorëzimin e pushtetit, me kusht që të ruajë paratë dhe të mos hetohet, por kjo marrëveshje është kundërshtuar nga forcat rebele.

Dora e fundit e të ftohtit Shqipëria, ashtu si shumë vende të botës është përfshirë në këto ditë të para të marsit nga i ftohti. Muaji shkurt ka qenë më i ngrohtë se zakonisht, por ditët e para të marsit kanë ndryshuar gjithçka. Edhe në botë ndryshimet e tilla të temperaturave janë bërë objekt debatesh. Disa ekspertë thonë se kjo lidhet edhe me faktin se hëna më 19 mars do i afrohet shumë tokës. Sipas tyre, në rastet e tjera kur i është afruar kaq shumë tokës ka pasur fenomene të forta atmosferike. Kështu në vitin 2005 ajo u afrua në atë kohë kur ndodhi tsunami fatal i dhjetorit.


OPINION

Arid Uka në të vërtetë sipas ekspertëve është modeli i ri i terroristit që po lind në botë, i atij që vepron i vetmuar, që helmohet duke komunikuar në botën virtuale, një rrezik që ndodhet mes nesh e pret të shpërthejë. Kjo shoqëri e tejmbytur nga debati politik, shpesh shumë i ashpër, është politikisht korrekte kur bie fjala për çështje të tilla

ë nga gazetat më të mëdha në Europë nisi një seri shkrimesh ku u shpjegonte me kujdes prindërve se si të dallojnë që fëmija e tyre ishte abuzuar seksualisht. Seria e shkrimeve u pasua nga një emision investigativ, i iniciuar nga gruaja e ishministrit gjerman të Mbrojtjes, Stefani Zu Guttenberg, për të gjuajtur e nxjerrë përpara drejtësisë abuzuesit e të miturve. Dhuna, kryesisht ajo seksuale, ndaj të miturve, është një problem i njohur në mbarë Perëndimin. Rastet si ai i Fritclit austriak kanë tronditur opinionin publik në mbarë botën. Por ndërsa në Perëndim i kushtohet një vëmendje shumë e madhe këtij problemi, në vendin tonë ka pak debat për diçka të tillë. Shumëkush është i prirur të mendojë se në vendin tonë ky problem nuk është në nivele alarmante. Fëmijët luajnë të çliruar, lëvizin gjithandej e madje edhe hyjnë në internet ku mund të jenë viktima të abuzuesve. Kronikat e zeza me lajme të abuzimeve të tilla nuk mungojnë, por sërish nuk ka statistika të mirëfillta për të debatuar mbi to. Kjo megjithatë nuk duhet të jetë arsye për të mos nisur një debat rrënjësor, një seri investigimesh e denoncimesh për këtë fenomen të rrezikshëm, që mund të qëndrojë i fshehur për shkakun se fëmijët janë të dhunuarit më të heshtur. Është në të mirë të një shoqërie që të nisë debate për çështje të tilla. Po ashtu nuk mund të lihen pa ngacmuar edhe çështje të tilla si fundamentalizmi fetar. Rasti i një kosovari që vrau dy ushtarë amerikanë në Frankfurt na bën të mendojmë edhe ne për një gjë të tillë. Në një reportazh të saj, Nju Jork Tajms flet për një njeri që veproi i vetmuar, një djalosh shembullor në shoqëri, që po punonte në një projekt kundër dhunës. Prindërit e tij për më tepër nuk e besonin kurrë që fëmija e tyre mund të bënte një gjëmë të tillë, të merrte jetën e dy personave të pafajshëm. Arid Uka në të vërtetë sipas ekspertëve është modeli i ri i terroristit që po lind në botë, i atij që vepron i vetmuar, që helmohet duke komunikuar në botën virtuale, një rrezik që ndodhet mes nesh e pret të shpërthejë. Kjo shoqëri e tejmbytur nga debati politik, shpesh

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Foto Blerta Kambo

Skanimi i shoqërisë Nga Enton Palushi

shumë i ashpër, është politikisht korrekte kur bie fjala për çështje të tilla. Por nuk është asnjëherë vonë për të nisur një diskutim për këto probleme, për të denoncuar e për tu distancuar, për të zbuluar në shoqërinë tonë ku qëndrojnë plagët, sidomos ato të fshehtat. Sigurisht që nuk është e lehtë të bësh një skaner të shoqërisë, por nuk është kurrë vonë për të nisur diçka, qoftë edhe të vogël. Ndërsa një bankier gjerman tronditi vendin e tij me një libër të mbushur me teza që u cilësuan raciste dhe fyese, një sondazh tregoi që shoqëria e mbështeste në pikëpamjet e tij. Ai u largua nga

puna dhe u “linçua” politikisht nga të gjithë drejtuesit politikë, por libri i tij u kthye në një bestseller në vend, duke detyruar që edhe drejtuesit e lartë të vendit të pranojnë së paku një tezë të tij: atë se multikulturalizmi ka dështuar. Po ashtu po të shohësh forumet, që janë një vend ideal për të testuar gjëra të tilla, sheh ndjeshmërinë që kanë çështje të tilla. Gazeta “Free Press” në dosjen e saj javore përpiqet që të ngacmojë çështje që lidhen me shoqërinë dhe gjendjen e saj. Të bëjmë të gjithë nga një kontribut të tillë dhe të flasim për problemet e saj.

12/03 - 18/03/11 F.P. 5


Aktualiteti 6-9

Nga Bledar Lumani www.freepress.al

Fushata për zgjedhjet lokale mund të quhet e nisur edhe pse zyrtarisht ajo nis disa javë më vonë. PS është regjistruar në KQZ, kurse Berisha thotë se “de facto” ka nisur garën

8

marsi ka shuar çdo dilemë. Partia Socialiste është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe tashmë edhe zyrtarisht beteja për zgjedhjet lokale ka nisur. Mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë zyrtarizuar kandidatët për bashkitë dhe komunat, por disa prej emrave duket se janë vendosur. Gjithë vëmendja e këtyre zgjedhjeve duket se do të përqendrohet në kryeqytet. Partia Demokratike do të përpiqet më çdo kusht që ta bëjë të vetin kryeqytetin, i cili prej 3 mandatesh me radhë qeveriset nga socialistët. Për këtë arsye, demokratët kanë caktuar edhe kandidatin të cilin e shohin si personin ideal për të fituar në Tiranë, ministrin e Brendshëm aktual, Lulzim Basha. Partia Socialiste nga ana tjetër do me çdo ngulm që ta mbajë Bashkinë e Tiranës, pasi nëse do të humbiste edhe atë, do të dorëzonte gjithë pushtetin në duart e PD-së. Dhe cili kandidat mund të kishte më shumë shanse se Edi Rama për të fituar Tiranën?! Por, përveç Tiranës, duele të ashpra pritet që të ketë edhe në disa prej bashkive kryesore në vend, si ajo e Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Korçës etj.

6 F.P. 12/03 - 18/03/11

Dy rivalët e mundshëm për Tiranën

Nën shenjën e 21 janarit 21 janari ka hedhur rrënjë tashmë në retorikën politike dhe do të jetë e vështirë që të mos përmendet në zgjedhjet lokale. Vrasjet e katër personave janë të rënda dhe aktualisht ende askush nuk ka marrë përgjegjësi nga ana e mazhorancës. Bëhet fjalë për përgjegjësi politike, pasi për përgjegjësitë penale është duke hetuar prokuroria, edhe pse jo në kushtet më të mira të mundshme. Ky është një motiv i mirë për opozitën që të akuzojë mazhorancën si përgjegjëse për vrasjet e kryera. Dhe për më tepër, dy të akuzuarit kryesor të opozitës janë pikërisht ata që do të mbajnë peshën kryesore të zgjedhjeve lokale për mazhorancën, kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por, ashtu siç ka bërë deri më tani, mazhoranca do të përpiqet që ta përdorë 21 janarin në favor të vet. Kryeministri Berisha që pas 21 janarit nuk lë dalje publike pa e përmendur. Ai thotë se iu bë një grusht shteti, me qëllim marrjen e pushtetit. Në zgjedhjet lokale ai pritet që ta përdorë fort këtë argument, në mënyrë që

të mënjanojë vrasjet e kryera më 21 janar, për të cilat opozita bën përgjegjës pikërisht atë. Për më tepër, Berisha me 21 janarin është përpjekur që të trembë njerëzit dhe do ta bëjë edhe në fushatë, me faktin se Edi Rama dhe opozita që ai udhëheq, kërkojnë të vijnë në pushtet me çdo mënyrë, madje edhe më dhunë. Ndaj duhet të përgatitemi, fjalët vrasje, dhunë, puç dhe grusht shteti, do të duhet t’i dëgjojmë shpesh herë këto dy muaj, deri në histeri.

Zgjedhje administrative apo politike? Normalisht, zgjedhjet e 8 majit janë administrative. Por, një deklaratë e ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka nxitur një tjetër mendim në kokat e opozitarëve. Ambasadori amerikan deklaroi pak kohë më parë se këto zgjedhje do të jenë një referendum i madh dhe do të tregojnë se kë parti mbështet populli. Për këtë arsye, opozita tashmë nuk i sheh më këto zgjedhje si administrative, por si zgjedhje politike, me anë të të cilave kërkon largimin e kësaj qeverie.


AktualitetiFP Programet e partive politike në prag fushate gjatë këtyre 20 viteve më së shumti kanë qenë demagogji, pasi në pjesën dërrmuese të tyre nuk janë zbatuar

Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me gratë

Pas 21 janarit pozitat e Bashës janë lëkundur ndjeshëm, pasi një institucion nën varësinë e tij ka qëlluar mbi katër qytetarë civilë

Kjo është pohuar nga drejtuesit më të lartë të opozitës, të cilët do të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të fituar zgjedhjet, në mënyrë që të tregojnë se populli është me ta. Dhe, nëse fitojnë në zgjedhjet lokale, atëherë për ta nuk mbetet gjë tjetër veçse një gjë: zgjedhjet e parakohshme. Ky është plani i opozitës dhe tashmë ata nuk ngurojnë që ta pohojnë. Me anë të zgjedhjeve lokale, ata do të përpiqen që të provokojnë zgjedhje të parakohshme. Mazhoranca duket se i trembet një ballafaqimi politik dhe për këtë arsye është duke e theksuar fort faktin që këto nuk janë zgjedhje politike, por thjesht administrative. Kjo u pohua nga kryeministri Berisha, por edhe nga aleati i tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë tha se, “besoj që të gjithë jemi njëkohësisht të ndërgjegjshëm se ka ardhur koha që zgjedhjet e 8 majit të flasin për qytetarët dhe në interes të tyre. Që do të thotë se të gjitha përpjekjet që bëhen për të politizuar këtë proces, nuk janë të dobishme dhe konstruktive për vetë qëllimin që kanë zgjedhjet e 8 majit. Në mënyrë të veçantë do të thosha janë tërësisht

të pasinqerta. Nuk ka thjesht përpjekje për t’i kthyer në zgjedhje politike, sepse zgjedhjet politike u bënë më 28 qershor të 2009 dhe do të bëhen më 28 qershor shto një ose hiq një ditë të 2013-s. Por, në fakt përpjekja për të krijuar gjoja idenë për zgjedhje politike, ka të bëjë me asgjësimin e thelbit të zgjedhjeve të 8 majit dhe me vetë asgjësimin e misionit që ka vetë pushtetit vendor, që ka çdo bashki, që ka komunë, që ka çdo këshill komune, bashkie apo qarku”. Pavarësisht argumenteve të të dyja palëve, këto zgjedhje duket se janë më shumë se kurrë politike, pasi që prej ardhjes së Ramës në krye të PS-së, përplasja mes të dyja palëve nuk ka qenë kurrë më e fortë.

Pa programe politike Programet e partive politike në prag fushate gjatë këtyre 20 viteve më së shumti kanë qenë demagogji, pasi në pjesën dërrmuese të tyre nuk janë zbatuar. Por, në këto zgjedhje duket se programi do të

ketë fare pak rëndësi. Askush nuk flet më për programe dhe për objektiva në drejtim të qytetarit. Mjafton që të shohim vetëm një fakt: rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Rritja ka muaj të tërë që ndodh, por partitë politike janë të zëna me akuza politike dhe kështu pritet që të vazhdojë edhe në fushatë. Opozita e akuzon mazhorancën për vrasje dhe mirë bën, pasi katër persona janë vrarë, por harron hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve, duke u përqendruar vetëm në këtë pikë. Mazhoranca nga ana tjetër flet vetëm për puç dhe grusht shteti dhe në këtë mënyrë, i shpëton përballjes me problemet dhe hallet e njerëzve, duke e zhvendosur vëmendjen. Për këtë arsye, qytetarët më 8 maj duket se do të zgjedhin mbi bindje politike dhe jo mbi shpresat për zgjidhjen e halleve të tyre.

Rama përballë Bashës Për këtë përballje flitet në fakt prej më shumë se një viti. Demokratët duket se janë më shumë se të bindur, se tashmë kanë kandidatin e duhur për të sfiduar Edi Ramën. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha shihet si shpresa e tyre për të mposhtur Ramën. Kanë tre mandate në fakt që përpiqen që ta bëjnë këtë gjë dhe deri më tani nuk ja kanë dalë dot. Në fillim e provuan me Besnik Mustafajn, por Rama fitoi me një diferencë të konsiderueshme. Të njëjtin fat patën edhe dy kandidatët e mëvonshëm, Spartak Ngjela (këtë të fundit e sollën rrethanat që tashmë të bëhet aleat i Ramës) dhe Sokol Olldashi. Basha nuk do që të ketë fatin e tyre. Por, përballë Ramës, do ta ketë më shumë se të vështirë. Për më tepër që pas 21 janarit pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm, pasi një institucion nën varësinë e tij ka qëlluar mbi katër qytetarë civilë dhe të pafajshëm, duke u marrë jetën. Opozita e cilë-

5/03 - 11/03/11 F.P. 7


AktualitetiFP Beteja pritet që të jetë e ashpër edhe në bashkitë e tjera kryesore, duke nisur që nga ajo e Durrësit. Mazhoranca ka vendosur që të ketë për kandidat ministrin aktual të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi

son Bashën si përgjegjës për vrasjet e ndodhura, ndërsa nuk harron që t’i kujtojë atij edhe faktin se është ndër të vetmit ministra në botë të akuzuar për korrupsion që nuk është gjykuar për shkak të procedurave. Opozitarët shprehen se me të drejtë atë mund ta cilësojnë hajdut, përderisa nuk është përballur me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të lidhur me abuzimet gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Por, demokratët e shikojnë dhe cilësojnë atë si një ministër të suksesshëm. Për ta, ai është i vetmi që mund të fitojë ndaj Edi Ramës. Ky i fundit, nga ana tjetër duket se këtë radhë nuk do ta ketë shumë të lehtë. Arsyet janë disa, duke nisur që nga protestat e dhunshme dhe deri tek akuzat kundrejt tij. Rama në këto zgjedhje do të ketë edhe një minus tjetër, pasi zgjedhësit e LSI-së, që në 2007-ën votuan për të, këtë radhë do të votojnë për kundërshtarin e tij. Dhe këto vota mund të ndikojnë negativisht në aspiratën e tij për t’u rizgjedhur në krye të bashkisë më të madhe në vend. Megjithatë, Rama shihet si i vetmi person nga opozita që mund të fitojë në Tiranë dhe për këtë arsye ka qenë i “detyruar” që të rikandidonte. Për më tepër që kjo shihet dhe si një sfidë e tij personale, pasi nëse do të fitonte sërish ndaj demokratëve, kredibiliteti i tij do të rritej ndjeshëm.

Beteja në bashkitë kryesore Beteja pritet që të jetë e ashpër edhe në bashkitë e tjera kryesore, duke nisur që nga ajo e Durrësit. Mazhoranca ka vendosur që të ketë për kandidat ministrin aktual të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi. Ky i fundit ka pasur rezultate shumë të mira në Durrës gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit në Durrës dhe demokratët besojnë që ai mund të marrë shumë vota dhe të fitojë bashkinë. Megjithatë, për të nuk do të jetë e lehtë, pasi nga opozita do të ketë përballë kreun aktual të bashkisë, Vangjush Dako, i cili ka bërë një punë të mirë në Durrës dhe konsiderohet si një kandidat i vështirë për t’u mundur. Për më tepër, Xhaferi duket se duhet të përballet edhe me pakënaqësitë brenda koalicionit, pasi flitet që Bashkinë e Durrësit e synonte LSI-ja, e cila mendonte të kandidonte Lefter Kokën. Zërat jo zyrtarë thonë se njerëzit që mbështesin Kokën në Durrës, që nuk janë të pakët, nuk do ta mbështesin Xhaferin në zgjedhje. Një tjetër betejë interesante do të jetë edhe ajo për Bashkinë e Vlorës. Kandidati i opozitës do të jetë sërish Shpëtim Gjika, kreu aktual i bashkisë. Ky i fundit ka bërë një sërë investimesh në Vlorë dhe madje, edhe në sport, ku njerëzit janë shumë të ndjeshëm. Ekipi i Flamurtarit në Vlorë, me president pikërisht Gjikën, është duke u shpallur kampion, çka pritet të jetë një plus i madh për Gjikën në zgjedhje. Qytetarët e Vlorës, nga ana tjetër janë të pakënaqur me investimet e qeverisë. Ato kanë munguar dhe aksi i premtuar prej vitesh dhe i papërfunduar, Levan-Fier, duket si i ka acaruar edhe më ata. Për këtë arsye, për Bashkinë e Vlorës, mazhoranca ka zgjedhur një figurë që mendohet se ka goxha ndikim në Vlorë, deputetin Adrian Kollozi. Ky i fundit do të përpiqet që të rrëzojë nga fronti Shpëtim Gjikën, që qëndron prej vitesh në krye të bashkisë së qytetit më të madh jugor në vend. Në disa bashki të tjera kryesore, si ajo e Elbasanit apo Beratit, për mazhorancën do të kandidojnë të zgjedhurit e LSI-së.

Faktori LSI Gjatë zgjedhjeve lokale të 2007-s, LSI pati një ndikim të konsiderueshëm, duke ndihmuar Partinë Socialiste që të triumfonte në bashkitë kryesore të vendit. Këto zgjedhje e gjejnë tashmë LSI-në në krahun e demokratëve. Të shumtë janë ata që mendojnë nëse LSI do të jetë faktor apo jo gjatë këtyre zgjedhjeve. Për fatin e keq të mazhorancës

8 F.P. 12/03 - 18/03/11

Disa kandidatë të opozitës Durrës, Vangjush Dako Vlorë, Shpëtim Gjika Elbasan, Qazim Sejdini Korçë, Niko Peleshi Berat, Fadil Nasufi Fier, Baftjar Zeqo Shkodër, Namik Koplikun ose Genc Uruçi Pogradec, Artan Shkëmbi Saranda, Stefan Çipa Lushnjë, Fatos Tushe Himarë, kandidati i PBDNJ Gjirokastër, Flamur Bime Tiranë, Edi Rama

Disa nga kandidatët e mazhorancës Tiranë, Lulzim Basha Durrës, Ferdinand Xhaferri Korça, Andrea Mano Vlora, Ardian Kollozi Shkodër, Lorenc Luka Fier, Bujar Hasa LSI Burrel, Skënder Lleshi Pogradec, Luan Topçiu LSI Çorovodë, Nesim Spahiu LSI Lezhë, Viktor Tusha LSI Elbasan, Durim Hushi LSI Sarandë, Edmond Gjoka Kryetari i PS, Edi Rama, gjatë një proteste

Për fatin e keq të mazhorancës dhe për fatin e mirë të opozitës, pozitat e LSI-së duket se janë tronditur. Shumë anëtarë të LSI-së nuk e kanë kuptuar dhe pranuar bashkimin me PD-në dhe për fatin e mirë të opozitës, pozitat e LSI-së duket se janë tronditur. Së pari, shumë anëtarë të LSI-së nuk e kanë kuptuar dhe pranuar bashkimin me PD-në, një forcë e djathtë dhe e akuzuar nga ana e LSI-së për shumë afera. Së dyti, përçarjet e shumta në parti. Brenda një kohe të shkurtër, LSI-së i janë larguar disa prej figurave kryesore të saj. Fillimisht, pas bashkimit me PD-në, u larguan Pëllumb Xhufi, Fatos Klosi, Ndre Legisi, Mustafa Muçi etj. Më pas u largua edhe personi që bëri të mundur lidhjen e koalicionit me PD-në, Dritan Prifti. Por, më shumë se sa me largimin e tij, Prifti e ka dëmtuar LSInë me ato që ka publikuar në media. Bëhet fjalë pikërisht për videon ku paraqitet Ilir Meta, i cili flet për një aferë prej 700

mijë eurosh. Kjo video është në fakt goditja më e madhe që ka marrë LSI, e cila tashmë etiketohet si një parti që ka ardhur në pushtet me vetëm një qëllim, vjedhjen. Të gjitha këto e rëndojnë shumë pozitën e LSI-së. Megjithatë, demokratët vazhdojnë që të besojnë tek LSI-ja dhe për këtë arsye, i kanë dhënë edhe disa bashki të rëndësishme, ai ajo e Elbasanit, Beratit, Lezhës etj. Pavarësisht të gjitha këtyre gjërave, duhet marrë parasysh edhe një gjë: një pjesë e mirë e personave votojnë për LSI-në pikërisht për përfitimet dhe klientelizimin e tyre të ngushtë. Për këtë arsye, ndoshta të gjithë faktorët negativë që rëndojnë mbi LSI-në, nuk mund të ndikojnë fare tek votuesit. Këtë do ta tregojnë zgjedhjet me 8 maj.


AktualitetiFP fushata e fundit e vitit 2009 shënoi njëfarë zbutjeje të klimës, kryesisht për shkak të sistemit elektoral, që nuk motivonte kandidatët për agresivitet. Është normale që fushatat të jenë të tensionuara. Ajo që është e rëndësishme, është korrektësia e procesit zgjedhor

“PS do përpiqet t’i kthejë zgjedhjet në plebishit kundër Berishës” Flet politologu Ermal Hasimja A mund të ndikojë negativisht situata e tensionuar në zgjedhjet lokale? Mund të ndikojë në shumë aspekte, por në radhë të parë mund të ndikojë në besimin që kanë njerëzit tek zgjedhjet. Duke parë situatën, ka mundësi që zgjedhjet të shtyhen? Nuk besoj. Nëse institucionet shtetërore do të jenë të gatshme për zhvillimin e tyre, nuk ka asnjë pretekst për shtyrjen, qoftë edhe bojkoti i opozitës, për çfarëdo arsye. Deri më tani, institucionet shqiptare kanë bërë të qartë se zgjedhjet do të zhvillohen dhe ndërkombëtarët kanë mbështetur një qëndrim të tillë. Përse fushatat zgjedhore gjatë viteve të demokracisë, kanë qenë pothuajse gjithmonë shumë të tensionuara? Në fakt, fushata e fundit e vitit 2009 shënoi njëfarë zbutjeje të klimës, kryesisht për shkak të sistemit elektoral, që nuk motivonte kandidatët për agresivitet. Është normale që fushatat të jenë të tensionuara. Ajo që është e rëndësishme, është korrektësia e procesit zgjedhor.

titë merren me zgjedhjet. Nuk mund të shmangen përgjegjësitë zgjedhore me akuza, çfarëdo qofshin ato. Duket se gjithë beteja e zgjedhjeve lokale do të përqrndrohet në Tiranë, ku pritet që të kandidojnë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Si e shihni këtë përballje dhe mundësitë e të dy kandidatëve për të fituar, duke u nisur edhe nga ngjarjet e fundit? Së pari, duhet pritur për të parë nëse Rama do të jetë kandidatura e PS-së. Me intuitë mund të themi se beteja do të jetë shumë e fortë, meqenëse shumë prej faktorëve që kanë ndikuar më përpara në fitoret e Ramës, tashmë kanë ndryshuar. Basha është kandidati më i përshtatshëm i PD-së, LSI-ja është përkrah PD-së dhe besueshmëria e Ramës mund të jetë gërryer natyrshëm me kalimin e kohës në drejtimin e bashkisë. Faktori kryesor që mund të ndikojë kundër Bashës, është përpjekja e PS-së për t’i kthyer zgjedhjet lokale në plebishit kundër Berishës.

21 janari dhe retorika pas saj, kanë dëmtuar më shumë opozitën apo mazhorancën dhe a do të ketë ajo një ndikim të fortë në zgjedhjet e 8 majit? Besoj se i kanë dëmtuar të dyja. Dëmtimi do të ishte normal për mazhorancën, por opozita nuk u tregua aq e pjekur politikisht sa të arrinte të fitonte pikë nga pakënaqësitë normale të elektoratit me kalimin e viteve. Mendoni se LSI do të jetë faktor pozitiv apo negativ për PD-në në këto zgjedhje, duke parë perceptimin tek njerëzit si një parti e korruptuar, sidomos pas publikimit të videos së Ilir Metës? Mund të supozohet se gjysma e elektoratit abstenues ndikohet nga faktorë të tillë, por një pjesë e mirë e votuesve aktivë kanë arsye të ndryshme për të votuar, që lidhen me klientelizmin apo lidhje të tjera me partitë. Prandaj, ndikimi mund të mos jetë aq i madh sa pritet. Ky ndikim do të jetë shumë i vogël, sidomos brenda elektoratit të LSI-së, që ka koefiçientin më të favorshëm të raportit simpatizant/votues.

Opozita ka deklaruar se kërkon garanci për të hyrë në zgjedhje, pasi thotë se mazhoranca do t’i grabisë njësoj si më 28 qershor. Çfarë garancish mund t’i ofrohen opozitës për të hyrë në zgjedhje? Këtë mund ta dijë vetëm opozita, meqenëse deri tani nuk ka bërë asnjë hap konkret për të bërë të qartë se çfarë kërkon. Nëse nuk ka propozime konkrete, por vetëm ankesa në tym, kjo të do thotë se nuk kërkon zgjedhje korrekte, por sabotimin e procesit. Është normale që të hyhet në zgjedhje lokale me këtë klimë, kur të dyja palët kanë ngritur akuza shumë të rënda ndaj njëra-tjetrës, siç janë ato për puç shteti apo vrasje? Pra, është normale që të konkurrosh përballë dikujt që e akuzon për vrasje dhe puç shteti? Moszhvillimi i zgjedhjeve do të ishte anormal. Me akuzat merret sistemi i drejtësisë dhe jo partitë. Par-

Ermal Hasimja

12/03 - 18/03/11 F.P. 9


DosjaeJavës 10-15

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

Të vetmuar në Lagjja nuk ekziston më si strukturë shoqërore, por vetëm si emërtesë, komshiu nuk është më aq i rëndësishëm në jetën e njerëzve. Si po ndryshon struktura në vendin tonë falë ndryshimeve të mëdha demografike dhe modernizimit të jetës

T

ë gjithë jemi dëshmitarë të lëvizjeve të mëdha demografike dhe flukseve të mëdha pas viteve ‘90-të. Nga një ndalim total i lëvizjes së lirë, ku çdo gjë kontrollohej nga shteti, u kalua në një shpërngulje masive të popullsisë që jetonte në fshat pranë qendrave të mëdha urbane. Shoqëria shqiptare pas viteve të diktaturës përjetoi një ndryshim rrënjësor. Zhvendosja e popullsisë nga zonat e largëta drejt qytetit solli një përzierje të traditave dhe zakoneve. Njerëz të çoroditur, të cilët u përpoqën të krijojnë një stil të ri jetese. Kush bëri një migrim dhe kush një emigrim. Përqafimi me botën e re e të modernizuar solli pasoja negative dhe pozitive. Më të dukshme këto dallime ishin tek banorët e zonave rurale. Pallatet kanë mbirë si kërpudha vend e pavend. Konfliktet për çështje pronësie jo rrallë herë ka përfunduar në gjakderdhje, madje dhe brenda në familje. Të gjitha këto kanë sjellë një çehre të zbehtë të njerëzve. Aq shumë sa ka nga ata të cilët e shohin si të pashpresë daljen nga kaosi dhe ndërtimi i një jete të re. Është shumë e vështirë ndërtimi i një jete në gjithë këtë trafik njerëzor.

A ekzistojnë më traditat? Traditat shqiptare jo vetëm janë të lashta, por ato janë të trashëguara brez pas brezi me një besnikëri të paimagjinueshme. Në shumë fshatra, por jo vetëm, ende mund të gjesh gra të cilat thurin me shtiza. Por kësaj radhe jo nga nevoja, por nga dëshira. Veshjet popullore janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë

10 F.P. 12/03 - 18/03/11


DosjaeJavësFP Në vend të ajrit, kryeqytetasit po thithin më shumë pluhur me substanca të dëmshme sesa oksigjen në mushkëritë e tyre. Situata e ndotjes masive, përveç emergjencës që paraqet për të ndryshuar gjendjen, duket se po shkatërron të gjithë qendrën e Shqipërisë

turmë! trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Por ato që shihen më të modernizuar janë traditat e dasmave. Mund të jesh me fëmijë dhe të bësh një dasmë. Askush nuk të gjykon, mjafton të kesh mundësi ekonomike. Ato që i kanë rezistuar kohës janë vallet që mësohen nga më të moshuarit. Por dasmat janë bërë më të rralla dhe më të shtrenjta. Nuk priten më me gëzim si dikur pasi mundësitë ekonomike janë të pakta.

Miti i virgjërisë në zhdukje Shoqëria shqiptare është e karakterizuar edhe nga rëndësia e virgjërisë. Shumë shkrimtarë të huaj që në shek. 19-të kanë nxjerrë në pah kodet e martesës në Shqipëri. Kemi dëgjuar edhe për virgjëreshat e betuara, të cilat marrin statusin e një burri, duke ruajtur përjetësisht virgjërinë. Por në qytetet e mëdha siç është Tirana po përjetohet një revolucion seksual. Megjithatë të përkufizosh qartë se çfarë është moderniteti dhe cilat janë tiparet e shoqërisë moderne, sidomos në shoqëritë e posttranzicionit nuk është gjë e lehtë. Së pari sepse gjërat që kanë dialektikë dhe lëvizshmëri historike, është shumë e vështirë të “përkufizohen” në mënyrë të qëndrueshme dhe përfundimtare. Në zonat rurale malore, humbja e virgjërisë nga një grua, me dikë që nuk është burri i saj, vazhdon të mbetet një tabu, falë edhe ndikimit të vazhdueshëm të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Urbanizimi, penetrimi i thellë në shoqëri i medias, dhe emigracioni po luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e moralit në Shqipëri. Vlerat tradicionale mund të ruhen në disa zona të vendit, por që pas rënies së regjimit komunist, ndryshimet e shpejta janë bërë të dukshme në Shqipëri edhe sa i përket qasjes ndaj seksit.

Në një farë mënyre kafenetë kanë larguar traditën e vizitave nëpër shtëpi. Shtëpia është shndërruar në një hotel ku duhet të shkosh vetëm për të fjetur kemi grimca të një shoqërie patriarkale. Sot femra duket se luan më tepër një rol zbukurues, i cili në shumë raste përdoret edhe për qëllime fitimi. Problemi është se pamja e jashtme te femra është bërë sot një kriter që i jep asaj mundësi ose ia ul ato, që të zërë një vend të caktuar pune në shoqërinë moderne.

Në vend të biçikletave, makina Makina nga një mjet luksi është shndërruar në një mjet të nevojshëm. Numri i shumtë i tyre ka pushtuar rrugët e kryeqytetit. Në vend të ajrit, kryeqytetasit po thithin më shumë pluhur me substanca të dëmshme sesa oksigjen në mushkëritë e tyre. Situata e ndotjes masive, përveç emergjencës që paraqet për të ndryshuar gjendjen, duket se po shkatërron të gjithë qendrën e Shqipërisë. Të gjithë kemi mundësi që të shohim me sytë tanë ndotjen në kryeqytet. Për ta bërë këtë gjë mjafton një vëzhgim i rrugëve, ku pluhuri që i mbyt ato është gjëja e parë që të bie në sy. Rrallë herë mund të shohësh në bulevard ndonjë biçikletë. Edhe po e pe, me siguri do e ketë ndonjë njeri i varfër që e përdor për punë. Por mania për të pasur një makinë të shtrenjtë ka pushtuar rininë e sotme. Mund të mos kenë një banesë të mirë, por makinën do ta kenë.

Një fëmijëri ndryshe... Kafenetë dhe thashethemet Shoqëria shqiptare pa dallim moshe është bërë një shoqëri kafe-manie. Të gjithë lënë takime nëpër kafene, kush për qejf dhe kush për punë. Në një farë mënyre kafenetë kanë larguar traditën e vizitave nëpër shtëpi. Shtëpia është shndërruar në një hotel ku duhet të shkosh vetëm për të fjetur. Ndërsa në kafe mund të shijosh muzikën dhe të bësh thashetheme. I madh dhe i vogël njohin emrat e lokaleve më të njohura të kryeqytetit. A thua vallë të jenë shqiptarët kafepirës të mëdhenj apo dembelë? Kjo është një tjetër dukuri që e kanë vënë më shumë në dukje emigrantët. Dëgjojnë për papunësi, por lokalet janë plot. Habiten për kohën që i kushton shoqëria jonë thashethemeve dhe orëve të tëra në kafe. Kemi kaluar nga kafja te komshiu tek kafja tek lokali. Shumë pronarë për të tërhequr klientë marrin kamariere femra. Mendojmë se jemi të modernizuar, por akoma

Disa të mitur në vendin tonë konsumojnë alkool që në moshën 13-vjeçare. Këta fëmijë alkoolizohen duke tentuar të shërojnë depresionin me alkool, ndërkohë që askush që prodhon, shet apo importon alkool në Shqipëri, nuk është dënuar. Adoleshentët nuk e konsumojnë alkoolin vetëm në bare, ata e blejnë atë edhe në ushqimore, duke qenë se atje çmimi është shumë më i lirë se çmimi në bare apo ambiente të tjera të jetës së natës. Po nuk pive duhan, quhesh jashtë mode. Piercing dhe tatuazhet nuk janë më fjalë të huaja. Fëmijët vendosin piercing në vende të ndryshme siç janë veshët, hunda, kërthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin piercing edhe te gjenitalet ose në mjekër. Tatuazhi gjithashtu është dukuri e shpeshtë. Prindërit janë bërë më të përparuar dhe pa paragjykime. Ata mund të flasin për seksin me fëmijët e tyre. Autoriteti i tyre është bërë më i butë dhe komunikues.

12/03 - 18/03/11 F.P. 11

Shkurta Maksuti Unë do ta quaja këto shoqërinë e sotme një shoqëri të shthurur. Çdo gjë vërtitet rreth interesit. Po pate lek të duan dhe po s’pate nuk ta var njeri. Më rehat kemi qenë. Të gjithë njësoj. Në çdo shtëpi shikoje po ato orendi. Linda Hyseni Sot ka humbur fjala mikpritje. Nuk e njeh më njeri. Në vend të saj njohim vetëm fjalën depresion. Sa më e zhvilluar është një shoqëri, aq më shumë halle ka. Më parë na mundonte fukarallëku, por nuk e dinim ç’ishte fjala stres. Genti Myftarago Me shumë bindje mund të them se shoqëria e sotme është kthyer në një shoqëri të alkoolizuar. Të gjithë të rinjtë konsumojnë alkool dhe duhan. Ajo që më vjen më shumë keq është se edhe femrat konsumojnë në sasi të konsiderueshme. Petrika Pina Unë sot jam skandalizuar. Meqë ishte një ditë feste, fëmijët ishin veshur si të rritur dhe me vrap tek lokali. Nuk dinë të jetojnë fëmijërinë e tyre. Shumë mirë do të ishte sikur të bënin një shëtitje tek liqeni. Stela Zhupa Shoqëria e sotme është shndërruar tamam në në një shoqëri perëndimore. Demokracia i hapi sytë. Por dhe i shpartalloi. Nuk njihet më fjala respekt. Mund të hipësh në autobus dhe nuk të çohet njeri të të lirojë vendin edhe pse të shohin me shkop në dorë. Seit Basha Unë kam jetuar jashtë për shumë vite. Një ditë kthehem dhe thashë të bëja një vizitë në lagjen time të fëmijërisë. Me shumë keqardhje pashë se ajo nuk ekzistonte më. Një pallat gjigand e kishte zëvendësuar. Është për të ardhur keq. Sheshet e lojërave ku ne luanim tërë ditën i ka pushtuar betoni.


DosjaeJavësFP Duhet theksuar se shoqëria shqiptare kaloi nga një jetë shumë të kolektivizuar në shumë aspekte në një jetë të individualizuar po në shumë aspekte. Kjo pati pasoja psikologjike dhe ekonomike

“Jetojnë në Tiranë, po Intervistë me sociologun Zyhdi Dervishi Mirela Gashi Shoqëria e sotme është bërë shoqëri materialiste. Po nuk je një femër e bukur, nuk ecën përpara. Nuk e vlerëson më njeriun. Forca e tij matet nga kuleta. Edhe dashuria nuk ekziston më. Po nuk pate pasuri, mund të ngelesh edhe pa u martuar. Ilçe Pasha Nuk ka më bukë me vaj dhe kripë. Shoqëria e sotme do luks. Por të rrallë janë ata që e kanë vënë këtë luks me djersë. Nuk i beson më njeriut. Unë kam dy vajza në moshë për tu martuar dhe kam frikë se çfarë njeriu do të marrin. Marika Bako I gëzohem faktit që të rinjtë e sotëm mund të shkollohen. E kanë këtë të drejtë. Në dorën e tyre është vetëm të mësojnë. Unë rrjedh nga një familje e internuar dhe nuk na lejohej të bënim shkollën. Ky fakt më bën ta urrej atë sistem. Linda Dervishi Nuk ka më paragjykime sot. Femrat janë më të zonja dhe të lira. Nuk e vret mendjen më njeri se çmendojnë njerëzit. Sot je e lidhur me njërin dhe nesër mund të jesh në krahët e ndonjë tjetri. Edhe vendimet për divorc një çift i merr me kollaj. Ana Sinani Ky modernizimi i sotëm na ka futur në sherr me fëmijët. Kemi frikë dhe nuk po arrijmë t’i kuptojmë. Shoqëria e sotme është shumë e ndryshme nga shoqëria jonë. Ne ishim më të pastër dhe të pa djallëzuar. Laura Muka Ku ekzistojnë më lagjet sot. Popullsia është bërë lëmsh. Kanë ardhur banorë nga të gjitha anët e Shqipërisë. A thua se vetëm në Tiranë ka jetë. Janë shkartisur njerëzit nga të gjitha krahinat.

Si ka ndryshuar struktura shoqërore në vendin tonë? Shoqëria shqiptare gjatë 20 viteve të fundit ka pësuar ndryshim rrënjësor, pothuajse në të gjitha aspektet e saja. Tani është rikonfiguruar në një shoqëri të re, e cila pothuajse ndryshon nga ajo e viteve ‘90të. Njerëz që para viteve ‘90 ishin të thjeshtë, tani janë bërë figura të shoqërisë shqiptare si biznesmenë, politikanë, njerëz të rëndësishëm dhe shumë të njohur që quhen shpesh VIP-a. Ndoshta për mua konceptimi i VIP-it nuk duhet të përdoret për shoqërinë shqiptare. Struktura e shoqërisë sonë ka ndryshuar shumë. A ekziston një skicë e saktë të këtij ndryshimit? Për hir të së vërtetës ne nuk kemi të dhëna të plota dhe të sakta për të bërë një skicë të ndryshimit të shoqërisë sonë. Fakti që në shoqërinë shqiptare është specifike ekonomia ilegale nuk të lejon të bësh një shtretëzim të shoqërisë siç ndodh në vendet e Perëndimit si Italia apo Franca. Në këto vende, duke qenë se situata është e kontrolluar dihet se sa janë të pasur, sa janë të varfër dhe shtresa e mesme. Në vendin tonë nuk e kemi këtë mundësi. Ne nuk mund të themi me saktësi sa biznesmenë kemi. Po ashtu nuk kemi të dhëna të sakta dhe për shtresat që janë në nevojë. Por popullsia ka ndryshuar shumë si në fshat dhe në qytet. Kjo lëvizje e banorëve për një jetë më të mirë çfarë pasojash ka sjellë? Lëvizja e popullsisë nga zonat rurale në ato urbane apo ultësirës bregdetare si Tirana, Durrësi, Fieri në thelb është një lëvizje pozitive. Kjo lëvizje ka bërë që njerëzit të kenë një mentalitet më të përparuar dhe perëndimor. Por ky është dhe një proces i vështirë. Grumbullimi i njerëzve në zona më të buta do të krijojë mundësi për zhvillime më të specializuara dhe të kualifikuara. Ardhja e njerëzve që kanë banuar dikur në periferi në qytete dhe sidomos në Tiranë ka ndryshuar krejtësisht peizazhin social dh urbanistik të lagjeve të kryeqytetit. Para viteve ‘90 në lagje banesat ishin më larg njëra- tjetrës dhe kishte dhe sheshe pushimi ku luanin fëmijët dhe kalonin kohën të moshuarit. Për hir të së vërtetës një pjesë e këtyre shesheve janë kthyer në ndërtesa. Dendësia e popullsisë për metra katror është rritur shumë. Dhe kjo bën që në një farë mënyre lagjet e dikurshme të mbeten vetëm në kujtesë. Tashmë njerëzit jetojnë më pranë njëri-tjetrit fizikisht po shpirtërisht, mendërisht dhe me mënyrën e jetesës janë shumë larg.

Mund të themi se shoqëria shqiptare është perëndimizuar? Shoqëria shqiptare është perëndimizuar gjatë 20 viteve të fundit. Njerëzit kalojnë një pjesë të madhe të kohës në vetmi. Nuk ka më lidhje të forta fisnore apo fqinjësore. Në një farë mënyre shoqëria shqiptare po perëndimizohet me ritme të shpejta. Ky perëndimëzim ka jo vetëm anë të mira, por edhe anë negative. Më parë banorët e lagjes vuanin për fatin e njëri-tjetrit. Tani pothuajse nuk ekziston më ky koncept. Njerëzit qëndrojnë larg njëri-tjetrit mund të jenë fqinj për 15 vjetësh dhe mund të mos njihen fare. Nuk marrin pjesë me njëri-tjetrin jo vetëm për raste gëzimesh, por dhe për raste hidhërimesh. Shumica e shqiptarëve që banojnë në Tiranë janë të vetmuar në turmë. Janë mes tyre, por të vetmuar. Kjo lloj vetmie ka sjellë pasoja negative. Çfarë pasojash ka sjellë modernizimi i shoqërisë shqiptare? Janë shtuar numri i njerëzve me sëmundje depresive. Po ashtu është shtuar dhe numri i vetëvrasjeve. Të gjitha këto vijnë nga kjo mënyrë jetese. Duhet theksuar se shoqëria shqiptare kaloi nga një jetë shumë të kolektivizuar në shumë aspekte në një jetë të individualizuar po në shumë aspekte. Kjo pati pasoja psikologjike dhe ekonomike. Një faktor i rëndësishëm i kësaj situate të tensionuar midis shqiptarëve është dhe problematika e gjerë që është krijuar në procesin e privatizimit. Si rrjedhojë e modernizimit janë konfliktuar shumë familjarë. Në një farë mënyre, tani në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe në fshatra, konflikti për çështje të pronës ka bërë që njerëzit të ngujohen në vetmi. Ky fenomen është më i dukshëm në qytetet e mëdhenj, por jo më pak e dukshme në fshat. A ekziston një strukturë lagjeje në ditët e sotme? Në ditët e sotme është e vështirë të kesh një farë identifikimi me lagjen. Tani e kemi shumë të zbehtë vetëdijen që jemi banorë të një lagjeje. Edhe pse njerëzit jetojnë në Tiranë, një pjesë jetojnë të atomizuar ndërsa pjesa tjetër jeton me rrethin shoqëror nga vendi nga kanë ardhur. Ka ngulime të caktuara të origjinës krahinore për shembull janë në një lagje apo në një mëhallë. Madje ka familje që përbëjnë një fis dhe kanë

Shpesh komshinjtë i shkonin dikujt për urim dhe kur blinin një televizor apo një frigorifer. Ky frigorifer mund të ishte e një familjeje, por kishte një përmasë më të gjerë sepse i shërbente dhe familjeve të tjera 12 F.P. 26/02 - 04/03/11


DosjaeJavësFP Në Tiranë para viteve ‘90 nuk kanë munguar kinematë, të cilat jepnin jo pak filma. Shumica ishin filma italianë me tema shoqërore. Tani duke pasur shumë programe televizive, njerëzit nuk kanë shumë interes të shkojnë në kinema

r nuk janë banorë të Tiranës” qarkullon dijen, shkencën. Por interneti ka kufizuar shumë komunikimin ballë për ballë me njerëzit. Ky është një komunikim shumë i rëndësishëm. Atë që mund ta thuash në komunikimin sy më sy me mimikën e fytyrës nuk i shpreh dot me fjalë. Por ka mjaft poetë që shkruajnë me dorë dhe nuk përdorin kompjuterin. Shkrimi me dorë është më tradicional, më fisnike dhe më romantike. Në kohën e sotme kemi vetëm fotografi elektronike që në një farë mënyre kanë zëvendësuar fotot e dikurshme. Fotot e sotme mund të jenë më të shumta në numër, por nuk kanë atë cilësi artistike. Para viteve ‘90 ka pasur foto të bëra nga profesionistë. Ishin të paktë fotografët, por ishin profesionistë shumë të mirë.

qenë vendosur në një lagje. Siç kemi për shembull “Mëhallën e dibranëve”, “Mëhalla e pukjanëve”, “Mëhalla e durrsakëve”. Në këto mëhalla njerëzit përgjithësisht jetojnë në lidhje fisnore dhe shoqërore të vendit nga kanë ardhur. Ata sjellin nga njëra anë një kulturë tjetër në vendin nga vijnë. Nga njëra anë këto grupime i ndihmojnë njerëzit të përballojnë vështirësitë e integrimit të qytetit në të cilin vendosen, por në një farë mënyre i pengon këto lidhje të përgjithësohen me identitet më urban, më qytetar, më të përparuar. Fakti që shumë njerëz të ardhur nuk punojnë në Tiranë bën që t’i kenë kontaktet me kryeqytetin nëpërmjet televizorit. Në një farë mënyre ata jetojnë në Tiranë, por nuk janë banorë të Tiranës në lidhjet e tyre të punësimit, të shoqërisë dhe psikologjike. Kjo e pengon procesin e integrimit të tyre në mentalitetin urban. Të këtij metropoli siç është Tirana që për hir të së vërtetës është metropoli i të gjithë hapësirës shqiptare. Po fqinjësia si ka ndryshuar? Koncepti i fqinjësisë sot është bërë shumë i zbehur. Njerëzit nuk janë më të lidhur me fqinjët. Nuk ka më hyrje dhe dalje tek njëritjetri. Dikur merrnin borxh apo shkëmbenin dhe mallra mes fqinjëve. Madje shpesh komshinjtë i shkonin dikujt për urim dhe kur blinin një televizor apo një frigorifer. Ky frigorifer mund të ishte e një familjeje, por kishte një përmasë më të gjerë sepse i shërbente dhe familjeve të tjera. Për të parë televizor njerëzit mblidheshin edhe tek komshiu. Lidhjet e fqinjësisë kanë qenë shumë të forta. Çfarë e ka shkaktuar këtë zbehje të fqinjësisë? Këtë zbehje e shkaktojnë problemet ekonomike, streset, mënyra më intensive e jetesës. Njerëzit kanë më pak kohë të merren me njëritjetrin. Shoqëria shqiptare është ndarë në dy grupe. Ka njerëz që e kalojnë kohën kot rrugëve, të cilët nuk kanë punë dhe nuk kërkojnë

punë. Por ka dhe kategori njerëzish që janë në punë apo që merren me punë krijuese si shkrimtar, artistë, piktorë. Si ata që janë të organizuar me punë dhe nuk kanë kohë të merren me njerëzit e tyre edhe ata që janë të papunësuar janë shumë të stresuar. Por mbi të gjitha nuk kanë shumë dëshirë të njihen me njerëzit. Si punësia dhe papunësia i kanë ftohur marrëdhëniet midis njerëzve. A bëjnë njerëzit sot thashetheme? Më përpara ka pasur më tepër thashetheme. Për të bërë thashetheme duhen të paktën dy veta të komunikojnë. Në atë kohë banorët mblidheshin grupe- grupe dhe çdo lagje mund të themi se ishte një mini agjencie thashethemnaje. Para viteve 90 bulevardi i Tiranës, sidomos në periudhën e verës, njerëzit takoheshin dhe shkëmbenin opinione për çështje të rëndësishme dhe të parëndësishme. Por pjesa më e madhe e bisedave ishin thashethemet. Ky bulevard ishte agjencia e madhe e thashethemeve. Tani në bulevardin e Tiranës qarkullojnë vetëm makina. Këto janë shpesh makina që kanë një njeri të vetmuar brenda që mund të mendojë për thashetheme, por që nuk mund të flasë me veten. Frekuentohet më kinemaja? Në Tiranë para viteve ‘90 nuk kanë munguar kinematë, të cilat jepnin jo pak filma. Shumica ishin filma italianë me tema shoqërore. Tani duke pasur shumë programe televizive, njerëzit nuk kanë shumë interes të shkojnë në kinema. Kur vete në kinema të duhet më shumë kohë sesa kur sheh një film në shtëpi që ndërkohë mund të bësh dhe punë të tjera. Njerëzit kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe me radion. Kjo për faktin se televizioni ka pasur një program shumë të reduktuar. Interneti është një nga shpikjet më të mëdha globale dhe një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit ndërpersonal ndërmjet njerëzve që e

Marrëdhëniet prind-fëmijë si janë në kohën e sotme? Marrëdhëniet prind- fëmijë në ditët e sotme janë vështirësuar. Këto konflikte bëhen më të ashpra kur zhvillimi është i vrullshëm. Kemi të rinjtë që njihen më shpejt me të renë dhe frika e prindërve që fëmijët e tyre të mos rrëshqasin në rrugë të gabuar. Kjo frikë është më e madhe ndaj vajzave. Prindërit shqiptar u kushtojnë një vëmendje shumë të madhe fëmijëve të tyre. Duke qenë se ata sakrifikojnë shumë për fëmijët e tyre dhe mundësia për tu konfliktuar është më e madhe. Por këta të rinj duhet t’i mirëkuptojnë prindërit e tyre. Prindërit shqiptar vetësakrifikohen për fëmijët e tyre. Kemi shumë prindër që kanë emigruar, kanë lënë karrierën e mjekut, inxhinierit apo profesione të tjera dhe janë kthyer në punëtorë të thjeshtë. E gjithë kjo sakrificë bëhet për t’i ofruar një jetë më të mirë fëmijëve. Figura e mësuesit, si shihet nga të rinj e sotëm? Unë e kam pasur babain tim mësues dhe nga tregimet e tij, ai respektohej shumë. Figura e mësuesit ishte një figurë ideale për nxënësit dhe për prindërit. Kanë qenë një brez mësuesish të cilët kanë punuar me një përkushtim maksimal. Ky lloj mësuesi nuk është sot i pranishëm në shoqërinë shqiptare. Mësuesit sot janë shndërruar në mësimdhënës, jo në edukatorë. Shumë prej tyre nuk janë të interesuar për profesionin. Puna e mësuesit është një punë për idealistët. Pjesa më e mirë e mësuesve nuk e kanë këtë frymë idealizmi. Edhe marrëdhëniet shoqërore kanë qenë më të ngrohta sepse nuk ekzistonte frika që dikush mban armë me vete apo që mund të jetë i përfshirë në rrethin e drogës apo që angazhohet në marrëdhënie seksuale para martesore. Më mirë të jetosh në qendër apo në periferi? Të jetosh në qendër do të thotë të vuash pasojat e ndotjes akustike dhe të kimikateve kancerogjene dhe të jesh më i rrezikuar. Në periferi mund të jesh në një zonë më të pasur nga pikëpamja ekologjike, por ke probleme të tjera. Por edhe në Shqipëri si në shumë vende të tjera ka filluar proçesi i eksurbanizimit. Kemi kalimin e disa familjeve të pasura nga qendra drejt periferisë ose në fshat. Këta nuk quhen fshatarë, por ish qytetarë. Këta punojnë në Tiranë.

12/03 - 18/03/11 F.P. 13


DosjaeJavësFP Me shumë bindje mund të them se ndryshimi i strukturës shoqërore si në fshat dhe në qytete ka sjellë një tjetër peizazh të jetesës

“Sot është shumë e vështirë të gjesh miq të vërtetë” Blerina Mema (studente nga Vaqari)

U

në jetoj në një fshat të Tiranës, në Vaqar. Vaqari është 6 kilometra larg Tiranës. Unë jam e re, por me aq sa mbaj mend nga fëmijëria ime shoh se ka shumë ndryshim nga ajo e sotmja. Nëse më parë ne ishim të fokusuar tek lojërat në rrugë me top, me peta me litar e shumë të tjera, tani shoh se fëmijët janë më të përqendruar me internetin. Unë kam një vëlla dhjetë vjeç dhe takimi i tij me shokët është tek qendra e internetit në lagje dhe jo tek fusha e sportit ku ne loznim dikur kur ishim të vegjël. Ne organizonim edhe Miss Fshati për vajzën më të bukur. Ndërsa sot brezi është më i zhvilluar dhe vishen më mirë. Njerëzit kishin më shumë kohë të rrinin me njëri-tjetrin sepse puna ishte aty rreth fshatit në bujqësi, tani ata punojnë në qendrat e mëdha. Koha është shumë e kufizuar. Nuk ka më kafe tek komshiu, nuk ka më kthim filxhani. Mundësia për të pasur një ekonomi më të mirë me bujqësinë ka rënë. Kjo ka sjellë si pasojë dhe ndryshimin e strukturës në fshatin tonë. Njerëzit mbas viteve 90-të janë vënë në kërkim të mënyrave të reja të të ardhurave. Kjo lëvizje ka ndryshuar marrëdhënien midis tyre. Por me shumë bindje mund të them se fshati është bërë dhe një luks për njerëzit e kamur. Ka shumë familje të pasura që kanë ndërtuar shtëpi në fshat për një jetë më të qetë, larg zhurmave të qytetit. Dikur njerëzit sulmonin qytetet, ndërsa sot kemi një rikthim në fshat. Ka familje që edhe pse jetojnë në qytet nuk i shesin shtëpitë në fshat. Një rol tek ky ndryshim shoqëror ka luajtur dhe globalizimi. Njerëzit në fshat janë më të informuar se dikur. Edhe mënyra e komunikimit, veshjes dhe mentalitetit ka ndryshuar. Nuk është më çudi të shohësh gra në fshat apo dhe të moshuara me celular në vesh. Ka edhe nga ato të cilat duke përfituar nga ofertat telefonike bëjnë thashetheme në telefon. Nuk ka më ftesa nga ballkoni në ballkon për kafe. Edhe vizitat tek miqtë janë bërë shumë të

14 F.P. 12/03 - 18/03/11

rralla, qoftë për mirë apo për keq. Ajo që shqiptarët quajnë qoka po bëhej akoma më e rrallë. Nëse më parë hidhej lek, tani çohen dhurata. Por akoma ekzistojnë familje në fshat që nuk janë emancipuar. Nuk çojnë fëmijët në gjimnaz apo që i martojnë vajzat në moshë të vogël. Pra, ekzistojnë dy grupime. Ata që kanë përqafuar modernizimin dhe ata që kanë mbetur me traditën. Por janë të shumtë të rinjtë e fshatit të cilët kanë vazhduar arsimin e lartë dhe janë rregulluar me punë të mira. Sikurse janë dhe shumë të rinj që kanë marrë rrugët e emigracionit. Me shumë bindje mund të them se ndryshimi i strukturës shoqërore si në fshat dhe në qytete ka sjellë një tjetër peizazh të jetesës. Një jetë shumë e vetmuar, me shumë halle dhe probleme. Jo se dikur njerëzit ishin më me pak halle, por kishin mbështetjen e

Dikur njerëzit sulmonin qytetet, ndërsa sot kemi një rikthim në fshat njëri-tjetrit. Sot është shumë e vështirë të gjesh miq të vërtetë. Çdo gjë rrotullohet rreth interesit. Madje edhe dashuria midis të rinjve ka ndryshuar. Me aq sa kam dëgjuar nga prindërit e mi, dikur dashuria ka qenë më e sinqertë dhe më e pastër. Tani po të shohësh një djalë me makinë të mirë të prishet mëndja menjëherë. Ne i konsideronim shokët dhe shoqet e klasës si motra dhe vëllezër. Megjithëse të gjitha familjet kanë halle, mendoj se duhet të qëndrojmë më pranë miqve si në të mirë dhe në të keqe. Nuk duhet të largohemi nga traditat e trashëguara brez pas brezi. Në fund të fundit të gjithë një jetë kemi dhe duhet ta jetojmë mes njëri-tjetrit. Më mirë për shoqërinë e dikurshme mund të na tregojnë të moshuarit. Ata kanë jetuar në dy sisteme dhe e kanë pasur më të vështirë të integrohen në strukturën e re.


DosjaeJavësFP Ka pasur shumë fukarallëk, por që i bënte njerëzit më të bashkuar. Ndërsa sot duket se njerëzit do të hanë njëri-tjetrin

“Kam nostalgji për mëhallën time” Margarita Ismaili (e moshuar 69 vjeçare)

U “Kur të martohem, nusen do ta marr me pajton” Ardi Kazazi (22 vjeçar nga Tirana)

U

në jam puro tirons. Por me keqardhje mund të them se sot po më duket vetja i huaj në lagjen time. Shumica e banorëve kanë emigruar dhe të tjerë kanë ardhur. Nuk dëgjon më të flihet në gjuhën tonë tironce. Edhe kërcitjet e topit mungojnë. Jemi bërë si të pushtuar nga pallatet. Në familjen time akoma ruhen traditat e dikurshme, por prapë fisi jonë nuk është si dikur. Lëvizjet e mëdha ka bërë që secili të shohë vetëm familjen e vet. Të vetmit jemi ne që jetojmë në një oborr me xhajën. Edhe pse jam i ri, kam shumë dëshirë që kur të martohem nusen time ta marr me pajton. Kjo mendoj se është një nga traditat më të bukura që ne kemi pasur. Do mundohem me aq sa mundem të mos harroj ato që na kanë mësuar prindërit.

në jam një plakë e moshuar dhe kam kaluar shumë breza në lagjen time. Kjo lagje quhet “Mëhalla e durrsakëve”. Quhet kështu pasi shumica e banorëve kanë qenë të ardhur nga qyteti i Durrësit. Por ajo që e bën të quhet një mëhallë është dhe fakti se shumica e banorëve janë fis mes njëri-tjetrit. Por sot nuk mund të quhet një mëhallë. Kanë ardhur shumë banorë të rinj nga krahina të tjera të Shqipërisë dhe ka një farë përzierje. Unë jam e moshuar dhe kam shumë nostalgji për lagjen e dikurshme. Mbaj mend se fëmijët tanë luanin tërë ditën me top dhe mezi i mblidhnim për në shtëpi. Tani i ke tërë ditën duke luajtur me kompjuter. Unë kam një nip të vogël në shtëpi, por e shoh se shoqërohet shumë pak me fëmijët e tjerë. Fëmijët e sotëm janë shumë të mbyllur. Vërtet kanë çdo gjë, por nuk kanë shoqëri. Nuk dinë të luajnë. Është bërë çdo gjë elektronike. Më duket sikur rriten para kohe. Nuk e jetojnë fëmijërinë e tyre ashtu siç duhet. Por nga njëra anë prindërit e tyre nuk kanë faj. Njerëzit janë bërë më të këqij. Ke frikë ti lësh vetëm. Më parë fëmijët shkonin grupegrupe në shkollë. Sot duhet patjetër t’i çosh dhe t’i marrësh. Nuk kanë një hapësirë ku të luajnë. Kam dëgjuar se thonë që çdo brez quan të mirë periudhën kur ka jetuar. Periudha e dikurshme ka qenë më e qetë. Ka pasur shumë fukarallëk, por që i bënte njerëzit më të bashkuar. Ndërsa sot duket se njerëzit do të hanë njëri-tjetrin. Ne nuk e njihnim fjalën stres. Nuk ekzistonte në fjalorin tonë. Tani këdo që të dëgjosh thotë jam i stresuar. Papunësia ka qenë shumë më e vogël. Të rinjtë e sotëm matin rrugët e qytetit. Janë më të pavarur por shumë të pa organizuar. Edhe mënyrën e të argëtuarit e kanë shumë të çuditshme. Më ka marrë malli për kalldrëmet e lagjes sime. Edhe ato kishin lezetin e vet. Gratë ishin më të përkushtuara ndaj familjes. Dita e shtunë ishte si traditë që bëheshin punët e shtëpisë me themel. Ndërsa e diela si ditë pushimi, gratë gatuanin një drekë të mirë. Zakonisht pula

me patate quhej si një gatim i shtrenjtë dhe i mirë. Nuset e reja të dielave e kishin si zakon që vizitonin nënat e tyre. Edhe dasmat kishin tjetër lezet. Mbaj mend që mblidheshin të tërë komshinjtë dhe festonin në oborr. E gjithë lagjja kontribuonte që ajo të dilte sa më mirë. Mblidhnim orenditë shtëpiake të komshinjve pasi mundësitë ishin të pakta. Orkestra nuk mungonte. Çdo gjë ishte më origjinale. Vajzat e reja mblidheshin tek oborret e tyre dhe qëndisnin pajat. Shumica prej tyre dini edhe të hollonin petë. Ndërsa sot duke qenë se çdo gjë është e gatshme, nuk i vënë rëndësi të mësojnë të jenë shtëpiake të mira. Edhe marrëdhënia vjehrrë-nuse ka pasur tjetër lezet. Vjehrrat respektoheshin dhe duheshin si nëna. Unë kam jetuar 30 vjet me vjehrrën time. Mësova shumë prej saj. Më trajtonte si vajzën e vet. Dihet se në çdo shtëpi ka debate, por ne ishim më të duruara. Nuset e sotme nuk duan t’ia dinë fare. Harrojnë se pas shumë viteve do të bëhen vetë vjehrra. Pale fjala e burrit që ishte urdhër. As që vihej në diskutim. Nënat na kishin mësuar të mbyllnim gojën për çdo gjë. Kjo jo se është gjë e mirë, por sillte më pak debat në familje. Komshiet shpesh bëheshin si pjesëtarë të familjes. Pinim kafe tek shtëpitë e tyre. Nuk e dinim ç’ishte lokali. Mbaj mend se nuk kishim televizor dhe në raste të veçanta mblidheshim tek shtëpia e ndonjërit që kishte pasur fatin ta kishte marrë me autorizim. Ishim më të varfër, por më të lumtur. Unë kam fatin që jetoj me djalin dhe nusen, por janë shumë e shumë pleq që janë braktisur nga fëmijët e tyre. Kjo është e tmerrshme. Në kohën tonë as që bëhej fjalë një veprim i tillë. Respekti ndaj të moshuarve ishte i madh. Ju dëgjohej më shumë fjala. Kam nostalgji për mëhallën time që tani është mbushur me banorë, të cilët nuk dinë të flasin. Ke frikë të përshëndetesh sepse nuk e di si do të reagojë tjetri. Kjo demokracia më duket se po i prish njerëzit. E kanë marrë kuptimin e saj për mbrapsht. Tani vetëm lagjet që nuk ekzistojnë. Të paktën mëhalla ime ku unë erdha nuse dhe rrita fëmijët e mi dhe që tani po pleqërohem nuk ekziston më.

12/03 - 18/03/11 F.P. 15


Shëndeti 16-19

Nga Jonida Late

www.freepress.al

Mbërriti stina e alergjive! Pranvera është në prag. Kjo stinë për shumë njerëz kthehet në makth për shkak të alergjive. Disa këshilla për këtë problem që prek shumë njerëz

S

tina e pranverës është një stinë që shumica prej nesh e pret me padurim. Por, për personat që janë alergjikë, kjo stinë është një nga stinët ndoshta më pak të pëlqyera, pasi me mbërritjen e saj ata fillojnë dhe kanë probleme me shëndetin. Për problemet që vijnë nga alergjitë e stinës së pranverës dhe kurimin e tyre, flet për gazetën “Free Press” Mira Xhixha, mjeke në poliklinikën e specialiteteve nr.3 në kryeqytet. Çfarë janë sëmundjet alergjike të pranverës? Sëmundjet alergjike të pranverës janë një grup sëmundjesh të cilat fillojnë të shfaqen me fillimin e stinës së pranverës. Shfaqja e këtyre sëmundjeve është në varësi edhe të temperaturës dhe rrezatimit diellor që mund të sjellë viti, duke ditur që në një vit ka ndryshime të theksuara të klimës, duke bërë që të kemi ditë të ngrohta në muajt e dimrit dhe ditë të ftohta ndonjëherë në pranverë. Këto ndryshime klimatike që kanë ndodhur këto vitet e fundit, kanë sjellë disi afrimin e ditëve pranverore edhe në dimër. Për këtë vit, edhe muaj shkurt ishte një muaj i ngrohtë. Kjo gjë ka bërë që të ketë kushte të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e barishteve, pra të poleneve të pranverës. Nëse temperaturat do të jenë mbi 12– 15 gradë celsius dhe me rrezatim diellor, sigurisht që këto polene do të jenë të pranishme në ajër mbas tre, katër javëve, kjo nuk do të ndodhë vetëm nëse moti prishet dhe temperatura ulet shumë dhe moti do të ftohet, vetëm atëherë do të kemi një spostim disa javor të periudhës së pranverës. Por, zakonisht vitet e shkuara stina ka nisur në fillimin e prillit ose fundi i marsit. Këtë vit me sa duket ka filluar më shpejt, pasi u bë gati 10 ditë që disa pacientë kanë filluar të shfaqin shenjat e alergjisë, të cilat kanë qenë si pasojë e temperaturës së lartë që ka qenë këto ditët e fundit.

16 F.P. 12/03 - 18/03/11

Alergjitë e pranverës fillojnë në fund të marsit dhe vazhdojnë deri në qershor. Kulmi i këtyre alergjive arrin në maj, por kjo është e varur edhe nga kushtet atmosferike Cilat janë simptomat e alergjive të pranverës? Simptomat e alergjisë janë: -Teshtima - Kullim hundësh - Dëmtim të syve - Kruajtje të syve Skuqje të syve - Kollë - Marrje fryme Këto janë kryesisht simptomat e alergjive të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që janë më të shpeshta dhe më të hasura, por ka edhe alergji të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes që shfaqen me shenja si kollë, me frymëmarrje të vështirësuar, këto shfaqen më tepër te të sëmurët me azëm. Pra, alergjitë e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes janë rrufa alergjike të shoqëruara ose jo me konjuvit, pra me lotim të sklepave të syve. Ndërsa alergjia e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, brenda në kraharor ka shenja si kollë, marrje fryme, frymëmarrje të vështirësuar, kjo quhet azma bronkiale. Këto alergji mund të hasen të dyja të shoqëruara, por më shumicën e rasteve më e shpeshtë është rrufa alergjike se sa azma. Kur këto ekzistojnë të dyja te një person sigurisht që alergjia është më e rëndë dhe individi e përjeton më keq sesa kur ekziston vetëm njëra.

Në cilët muaj te pranverës shfaqen më tepër shenjat e alergjisë? Alergjitë e pranverës fillojnë në fund të marsit dhe vazhdojnë deri në qershor. Kulmi i këtyre alergjive arrin në maj, por kjo është e varur edhe nga kushtet atmosferike. Ditët me shi bëjnë që të ulet poleni në ajër, këto ditë janë ditë të mira për personat alergjikë. Ndërsa ditët me rrezatim të lartë dielli, me pak erë dhe me temperaturë të latë janë ditët më të këqija për personat alergjikë. Personi alergjik është e këshillueshme që të mbajnë me vete shami, syze dielli dhe ilaçet që përdor për alergjinë. Ndërsa në muajt e verës këto lloj alergjie fillon edhe reduktohet deri sa zhduket fare në shtator. Për të filluar më vonë një sezon tjetër që është më i lehtë se ai i pranverës, që mund të jenë edhe aty disa polene të tjera shkak i alergjisë, por asnjëherë jo aq i rrezikshëm sa është alergjia në këto muajt e pranverës. Personat që e dinë tashmë që janë alergjikë çfarë duhet të bëjnë? Personat që dihet që janë alergjikë pa filluar ende temperatura e lartë, është mirë të fillojnë dhe të marrin medikamente. Ata mund të marrin një tabletë në ditë, por edhe kjo në varësi të asaj që i


ShëndetiFP Alergjia e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, bllokimi i hundësve, të teshtiturat në një pjesë të madhe të rasteve shoqërohen me kullim dhe lotim të syve, kruarje të syve, skuqje të sklerave, ndjesia e trupit të huaj në sy, enjtje ndoshta edhe përreth syrit

Personat që nuk mjekohen ka mundësi komplikimi një alergji të rrugëve të frymëmarrjes, e cila mund të kalojë edhe në azëm, mund të kalojë në sinozit, mund të shkaktojë hipotrofite të indit të bajameve, mund të kenë një kollë të vazhdueshme kronike, edhe pse nuk kanë azëm

thotë mjeku specialist, ku ai vizitohet dhe ndiqet, pasi nuk mund të marrësh medikamente sipas dëshirës, duke shkuar në farmaci dhe të marrësh. Pasi gjithmonë duhet një konsultë paraprake me mjekun, për të konfirmuar llojin e medikamentit, sasinë e duhur, vaktin kur e përdor, mënyrën si e merr, para apo pas ushqimit. Pasi në bazë të shqetësimeve që pacienti shfaq, mjeku vendos dozën dhe llojin e medikamentit që ata duhet të përdorin. Një mjekim mund të merret dy javë përpara edhe nëse personit nuk ka filluar t’i shfaqen simptomat dhe shqetësimet e alergjisë për këtë stinë. Mjekimi do të vazhdojë në bazë të ecurisë që ai ka. Çfarë duhet të bëjmë për të reduktuar disi simptomat e alergjisë? Për të reduktuar sadopak alergjinë krahas mjekimit, duhet reduktuar ekspozimi ndaj ajrit që ka polene. Nëse ka mundësi, nëse punojnë në ambiente të mira pune, është mirë të punojnë me dritare të mbyllura dhe me ajër të kondicionuar. Fëmijët e vegjël që janë alergjikë nuk duhet të luajnë në park, në lulishte. Gjithashtu, është e domosdoshme që rrobat e brendshme, çarçafët është mirë të mos thahen shumë në diell, pasi marrin polene gjatë ditës dhe kjo bën që gjatë natës të bëhen shkak për shfaqjen e simptomave të alergjive. Fëmijët që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës jashtë, kanë mundësi që ta transmetojnë polenin edhe brenda në ambientet e shtëpisë, nëpërmjet duarve dhe flokëve dhe është e mirë që të bëhet një larje e kokës. Por për çdo rekomandim shihet në bazë të gjendjes që ka një person, në bazë të moshës që ka. Pasi jo çdo personi mund t’i shkojë rekomandimi i sipërpërmendur, që duhet të lajë kokën sa të shkojë në shtëpi. Alergji që të tjera që shfaqen në stinën e pranverës, përveç alergjive të frymëmarrjes, cilat janë? Alergjitë e frymëmarrjes janë ato që shfaqen më tepër në stinën e pranverës, rrufa dhe azma. Ekzistojnë edhe alergjitë e lëkurës, që

shfaqem me shenja si skuqje të lëkurës, të fytyrës, të zonave që janë në kontakt me ambientin, por kjo lloj alergjie është më e rrallë. Haset edhe kjo lloj alergjie, pra poleni i pranverës gjendet si shkak i kësaj alergjie, por është në raste me të pakët se sa alergjia e frymëmarrjes. Alergjitë e frymëmarrjes janë ato që bien më në sy dhe janë shumë herë më problematike dhe shumë herë më shqetësuese. Çdo rast i alergjisë, qoftë ky i frymëmarrjes, qoftë i lakuar, duhet mjekuar nga mjeku specialist i alergjisë. Cilat grupmosha prekin më shumë alergjitë e frymëmarrjes? Alergjitë e stinës prekin moshat nga 5 vjeç deri në 70 vjeç, por më tepër prek moshën aktive 20, 30, 40 deri në 50 vjeç. Më tepër shfaqen te femrat, por edhe burrat nuk mbeten prapa, por nuk është se ka ndonjë ndryshim raporti të madh për këtë gjë. Pra, më shumë preken femrat dhe popullata më aktive. Cilat janë pasojat e alergjive të pranverës? Problemi i alergjisë së frymëmarrjes është se jep edhe një bezdisje shumë të madhe, pacienti është më pak produktiv si në punë edhe në shkollë, gjithashtu nga bllokimi i hundëve edhe gjumi nuk bëhet i qetë gjatë natës. Fëmijët nuk janë shumë të vëmendshëmgjatë orëve të mësimit, janë si të përgjumur. Alergjia e stinës e pranverës është shumë shqetësuese, aq shqetësues sa arrin deri në nervozizëm, kanë ankth, pra është shumë bezdisëse të rrish gjatë gjithë kohës me hundë të bllokuar ose duke teshtitur. Ekziston vaksinë për këtë lloj alergjie? Po, një mjekim shumë i mirë është edhe vaksina, e cila bëhet para sezonit. Domethënë, nga muaji korrik deri në muaj mars është një vaksinë, e cila ka një efekt shumë të mirë për këtë lloj alergjish. Me anë të vaksinës ulet ndjeshmëria e këtyre personave ndaj poleneve

që janë të pranishëm në ajër dhe janë shumë herë më të mira se sa të rrish edhe të marrësh mjekim vazhdimisht. Pastaj me fillimin e sezonit ndërpritet vaksina, edhe nëse personi ka shqetësime merr mjekim në bazë të shqetësimeve që ai paraqet. Alergjitë e lëkurës janë të shpeshta në stinën e pranverës? Personat që kanë probleme me lëkurë gjatë periudhës së paraverës dhe kanë shenja si skuqje të lëkurës, duhet të paraqiten të mjeku i alergjisë për të parë nëse janë alergjikë apo jo, pasi shpesh herë paraqiten te dermatologu dhe në fakt ata kanë një alergji të lëkurës. Ekzistojnë persona që mund të kenë alergji nga sytë në stinën e pranverës? Alergjia e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, bllokimi i hundësve, të teshtiturat në një pjesë të madhe të rasteve shoqërohen me kullim dhe lotim të syve, kruarje të syve, skuqje të sklerave, ndjesia e trupit të huaj në sy, enjtje ndoshta edhe përreth syrit. Alergjia e syve është pothuajse e njëjta gjë si është alergjia e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ashtu është edhe problemi i syve. Ka raste kur këtë problemin e syve e gjejmë vetëm te sytë dhe jo të rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Nëse një person gjatë pranverës ka lotim sysh, skuqje të sklerave, kruarje të syve duhet të bëj një konsultë me mjekun alegorog, pra nëse e ka pasur një vit më parë dhe e ka sërish këtë vit, kjo tregon se është një person alergjik, prandaj edhe duhet të mjekohet nga mjeku alegorog nëse ky person ka shenjat e sipërpërmendura në periudhën nga marsi deri në qershor. Simptomat e alergjisë janë të njëjta për çdo vit tek ky person që është alergjik. Personat që nuk mjekohen nga alergjitë e pranverës çfarë pasojash kanë? Personat që nuk mjekohen ka mundësi komplikimi një alergji të rrugëve të frymëmarrjes, e cila mund të kalojë edhe në azëm, mund të kalojë në sinozit, mund të shkaktojë hipotrofite të indit të bajameve, mund të kenë një kollë të vazhdueshme kronike, edhe pse nuk kanë azëm. Nëse nuk mjekohet, simptomat e alergjisë nga viti në vit bëhen më të theksuar dhe më të rënduara, sepse kanë edhe faktorë të tjerë që rëndojnë gjendjen si ndotja atmosferike. Cila është këshilla juaj si mjeke për personat të marrin medikamentet e alergjisë pa këshillim me mjekun specialist? Këshilla ime është që duhet një vëmendje shumë e madhe, duhet të vizitohen te mjeku specialist dhe jo të shkojnë direkt në farmaci dhe të marrin mjekim. Jo të shkojnë drejt në farmaci të marrin ilaçin sipas simptomave, kanë bllokim hundësh dhe të shkosh të marrësh një medikament për zhbllokimin e hundëve, ajo i zhbllokon për 4 deri në 5 orë dhe duhet ta përdorësh sërish. Pasi, përdorimi i shpeshtë i këtyre medikamenteve bën të që dëmtohen edhe mukozat e hundës. Ka edhe nga ata persona që marrim medikamente duke pyetur komshinjtë ose të afërmit e tyre, të cilët kanë pasur këto simptoma, se çfarë ka përdorur dhe shkojnë e marrin në farmaci atë medikament, gjë e cila është e shumë e gabuar.

12/03 - 18/03/11 F.P. 17


ShëndetiFP Grace Morley ka një alergji të rrallë dhe të çuditshme të ushqimit. Ajo nuk është alergjike ndaj mollës ose pemës së mollës, por nëse ajo ha një mollë pranë vendit ku një pemë po rritet, ajo do t‘i shkaktojë alergji

Alergjitë më të çuditshme në botë Alergji nga fëmijët e porsalindur Sipas Kolegjit Amerikan të Gjinekologëve, gestitionis pemphigoid është një gjendje e lëkurës, e cila shfaqet me flluska në bark dhe në rastin me të keq edhe në shumë zona të tjera të trupit. Kjo mund të zhvillohet te gratë në tremujorin e parë pas lindjes.

Alergji ndaj ujit Alergjia ndaj ujit ka një raport 1 në 23 milion njerëz në botë. Duke qenë se alergjia e ujit është shumë e rrallë, personat që e vuajnë këtë sëmundje qëndrojnë kryesisht të mbyllur në shtëpi. Këta persona janë shumë të ndjeshëm ndaj joneve të padistiluara të ujit.

Alergji ndaj seksit Mjekët gjatë kërkimeve të tyre kanë zbuluar se disa gra kanë alergji nga lëngu i spermës. Në raste të rralla kjo lloj alergjie mund të çojë deri në vdekje.

Alergji ndaj drurit Alergjia nga një lloj druri mund të jetë një lloj alergjie që haset shpesh, por alergjia ndaj të gjitha llojeve të drurëve është një lloj alergjie që haset shumë rrallë. Ekzistojnë disa njerëz që kanë alergji ndaj çdo lloj druri edhe kur ai është në trajtë pluhuri. Për shkak të kësaj alergjie këta persona nuk mund të prekin as letrën, as lapsin. Kjo lloj alergjie mund të jetë aq problematike sa mund ta bëjë lëkurën të duket sikur është e djegur.

Alergji ndaj ushtrimeve Mos qeshni kur një mik ose mikesha juaj u thotë se ka alergji nga ushtrimet, ai ose ajo mund të jetë një nga 1.000 njerëz, të cilët në fakt kanë këtë alergji nga ushtrimet. Këta persona mund të kenë ënjtje të fytit, vështirësi në frymëmarrje, mbytje dhe të vjella.

Alergji ndaj ngrënies së mollës pranë pemës Shumica e alergjive ndodhin pasi kemi konsumuar një ushqim të veçantë, por Grace Morley ka një alergji të rrallë dhe të çuditshme të ushqimit. Ajo nuk është alergjike ndaj mollës ose pemës së mollës, por nëse ajo ha një mollë pranë vendit ku një pemë po rritet, ajo do t‘i shkaktojë alergji.

Alergji ndaj diellit Nuk është e çuditshme të kesh alergji nga dielli. Por është një lloj alergjie e veçantë nga dielli, e cila quhet urticaria diellore, që është shumë e rrallë. Është thënë se shumë pak njerëz në botë vuajnë nga ajo. Zonat më të zakonshme që preken nga kjo lloj alergjie janë qafa, duart, sipërfaqja e jashtme e krahëve dhe këmbët.

Alergji ndaj të brendshmeve Kjo është një lloj alergjie që shkakton skuqje të lëkurës, kruajtje madje edhe flluska. Zgjidhja më e mirë për të shmangur këtë lloj të alergjisë është që të përdorni të brendshme me cilësi të lartë dhe rezistente ndaj baktereve. Në rast të reaksioneve të ashpra, duhet të konsultoheni me një dermatolog.

Alergji ndaj jetesës moderne Të flasësh në telefon, të përgatisësh ushqimin në mikrovalë apo të ngasësh makinën, për shumicën e njerëzve në shekullin e 21-të kjo është një mënyrë normale e jetesës. Por, përfundimi i këtyre detyrave nuk është aspak i lehtë për disa persona, që janë alergjik ndaj teknologjisë moderne. Këta persona janë shumë të ndjeshëm ndaj fushës elektromagnetike të krijuar nga kompjuterët, telefonat, furrat me mikrovalë, madje edhe ndaj makinës. Ata kanë skuqje të lëkurës dhe mbyllje të qepallave nëse shkojnë pranë këtyre objekteve.

Alergji ndaj puthjeve Kjo lloj alergjie mund të tingëllojë si një lloj humori, por fatkeqësisht nuk është kështu. Ekzistojnë njerëz në botë që kanë alergji nga puthjet, kjo lloj alergjie mund të shkaktojë skuqje, ënjtje të syve, ankth, fryrje të buzëve etj. Nëse një person ka alergji nga puthja, kjo nuk do të thotë së edhe tjetri ka alergji nga puthja. Kjo lloj alergjie nuk është një alergji nga buzët e personit tjetër, apo nga gjuha, por nga kontakti që ka me pështymen dhe me grimcat e ushqimit. Kjo bënë që të shkohet në reaksion alergjik.

Ekzistojnë disa njerëz që kanë alergji ndaj çdo lloj druri edhe kur ai është në trajtë pluhuri. Për shkak të kësaj alergjie këta persona nuk mund të prekin as letrën, as lapsin 18 F.P. 12/03 - 18/03/11


ShëndetiFP kariesi formohet edhe kur ju i pastroni keq dhëmbët. Sheqeri është një burim energjie për bakteret e kariesit për shkak se ngjitet në dhëmbë dhe bakteret e kanë tryezën gati

Të vërteta e gënjeshtra mbi ushqimin Kush ha vonë në darkë, humbet më kollaj në peshë Gabim: pesha lidhet vetëm me bilancin e energjisë që merr trupi, jo me kohën kur e merr ushqimin Vezët me ngjyrë kafe janë më të mira Gabim: ngjyra e vezëve të pulës lidhet vetëm me racën e saj, nuk ka asnjë ndikim në shije apo në vlera ushqimore Vezët janë të pashëndetshme dhe rrisin nivelin e kolesterolit Gabim: vezët janë ndër ushqimet më të shëndetshme për shkak se praktikisht përmbajnë të gjithë përbërësit ushqimorë. Sa i përket kolesterolit, veza përmban lecitin, e cila në fakt ul nivelin e kolesterolit Vera e kuqe bën mirë për zemrën Pjesërisht e vërtetë: jo vera, por një përbërës i saj ndihmon për të mbrojtur zemrën. Por ai gjendet dhe tek çaji jeshil, arrat dhe rrushi. Nëse pi më shumë se dy gota verë në ditë rritet tensioni i gjakut dhe rrezikon më shumë sëmundje zemre Mjalti është i mirë për bebet e ftohura I rrezikshëm: kujdes, në vitin e parë të jetës një fëmijë nuk duhet të marrë kurrë mjaltë. Tek mjalti gjendet një bakter që është vdekjeprurës për bebet

Kariesi formohet kur ha shumë sheqer Po, por...: kariesi formohet edhe kur ju i pastroni keq dhëmbët. Sheqeri është një burim energjie për bakteret e kariesit për shkak se ngjitet në dhëmbë dhe bakteret e kanë tryezën gati Ka një dietë kundër akneve Pa kuptim: deri më tani nuk ka asnjë provë që të ketë ndonjë ushqim që ndihmon për të zgjidhur problemin e akneve Sallami të shëndosh Pjesërisht e vërtetë: natyrisht duhet të shohësh se çfarë sallami është, përbërësit dhe thuajse të gjithë produktet kanë një tabelë

që tregon kaloritë që përmban sallami Buka e freskët të bën me dhimbje barku E tepruar: ky është një justifikim i prindërve që duan që fëmijët e tyre të hanë njëherë bukën e vjetër dhe më pas të renë. Buka e freskët nuk ka asnjë ndikim negativ në trupin e njeriut Kush ha pak dhe shpesh, dobësohet më lehtë E vështirë: sigurisht që ju duhet të matni kaloritë që hani dhe që digjni, por mos harroni se sa herë që hani, në bark stimulohet insulinë, e cila i bën njerëzit më të shëndoshë. Duhet të hani tre herë në ditë dhe me së paku katër orë diferencë mes tyre

Spinaqi të bën të fortë sepse përmban hekur Për fat të keq është e gabuar: është një përrallë e treguar shpesh kjo e spinaqit dhe e hekurit. Mesa duket ka ardhur për shkak të një gabimi të shkencëtarëve, të cilët kur kanë matur hekurin në spinaq, kanë vendosur një

Sheqeri bën që të krijosh varësi Gjepura: nuk ka asnjë provë shkencore që të vërtetojë një gjë të tillë

presje gabim në numër...

Vegjetarianët humbasin më shpejt në peshë Pa kuptim: nëse trupi humbet në peshë kjo vendoset nga kaloritë që merr. Edhe ushqimet e vegjetarianëve kanë shumë kalori Kur është nxehtë duhet të hamë më pak Gabim: trupi nuk është në gjendje që të përdorë ambientin dhe temperaturën e tij si burim energjie. Pastaj nëse djersit, humbet energji dhe duhet ta kompensosh Njeriu ka nevojë çdo ditë për një vakt të nxehtë Gabim: nuk është detyrim për organizmin tonë, që mund të jetojë edhe pa ngrënë asnjë vakt të nxehtë ndonjëherë Ushqimi i përpunuar është i pashëndetshëm E kundërta: nëse ushqimet nuk do të përpunoheshin, mund të ishin edhe të dëmshëm për shëndetin

12/03 - 18/03/11 F.P. 19


Lifestyle 20-21

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

100 gjëra që gratë dinë të bëjnë më mirë se burrat Të jenë të zgjuara: shumica e atyre që mbarojnë gjimnazin dhe që marrin diplomën e shkollës së lartë janë femra Dinë të jenë shefe: firmat që kanë shumë gra në drejtim, bëjnë deri në 35 përqind më shumë xhiro (një studim i Institutit McKinsey) Dinë të luajnë futboll: ia kanë marrë dorën shumë mirë këtij sporti, e mbi të gjitha nuk pështyjnë në fushë e nuk simulojnë si meshkujt Udhëtojnë në vendin e pasagjerit pa i dhënë këshilla shoferit Dinë të shkruajnë bukur me dorë Dinë të telefonojnë: tek gratë 64 përqind e telefonatave zgjasin më shumë se një gjysëm ore. 81 përqind e burrave e mbyllin telefonatën brenda pesë minutash Shohin televizor pa lëvizur kanalet Mund të bëjnë disa punë njëkohësisht: telefonojnë, lyejnë gishtat me manikyr dhe kujdesen për t’i kthyer përgjigje fëmijës trevjeçar. Një në dy gra thotë se mund të bëjë shumë gjëra njëkohësisht. Vetëm një në tre burra e bëjnë një gjë të tillë Pranojnë gabimet Mund të mbajnë disa dieta njëkohësisht Blejnë këpucë: gratë mund të kenë edhe 14 palë të tilla Gjuajnë çmimet e ulëta: burrat e urrejnë që të bëjnë krahasim çmimesh, blejnë gjithmonë të parën që u del përpara, e shpesh më të shtrenjtën I lajnë dhëmbët pa lënë gjurmë në lavaman Janë diplomatike: nuk thonë kot një elefant në dyqan porcelanesh dhe nuk thonë një elefante Flasin mbi problemet Falenderojnë: ndoshta ngaqë e dinë sa e mirë është një gjë e tillë

20 F.P. 12/03 - 18/03/11

U japin njerëzve të tjerë ndjenjën se janë të nevojshëm Reagojnë pa problem ndaj skandaleve Dinë të jenë spontane E mbushin ballkonin me lule Jetojnë më gjatë: gratë jetojnë mesatarisht pesë deri në dhjetë vjet më shumë se burrat. Gjithashtu 85 përqind e njerëzve që kalojnë 100 vjet janë gra Dinë të bëjnë surpriza Dinë të joshin shitësin për të marrë një ulje çmimi Dinë të ecin në pasarela: madje edhe vetë tranvestitët nuk e bëjnë një gjë të tillë pas shumë vitesh trajnim. Na vjen keq djema! Sëmurën, por pa u ankuar Kujtojnë edhe ku kanë qenë fundjavën e tretë të gushtit 2003 Dinë t’i japin fund një lidhje: 55.8 përqind e të gjitha lidhjeve përfundojnë nga gratë Depilohen vetë pa bërtitur nga dhimbja që shkakton locioni i pas-rrojes Kujdesen për shëndetin e tyre: burrat shkojnë tmerrësisht rrallë tek mjeku E mbajnë dhimbjen më shumë: edhe pse gratë gjenetikisht janë më të prirura për të pasur dhimbje, e durojnë atë më shumë se burrat. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Ohajos Stimulojnë ekonominë: 80 përqind e të gjitha vendimeve për të blerë vijnë nga femrat Dinë të gjejnë gjërat në frigorifer Flirtojnë më me klas se meshkujt Janë më të ndjeshme: sigurisht ndjenjat janë domeni i femrave. Sipas një sondazhi, 86 përqind e femrave kanë qarë në kinema, vetëm 44 përqind e meshkujve Përjetojnë orgazma të njëpasnjëshme. Për këtë një mashkulli do i duheshin disa ditë


LifestyleFP Mendojnë më shumë: truri femëror ka 11 përqind më shumë neurone. Për më tepër, shkencëtarët kanë zbuluar se ka 3.1 herë më shumë gjene të inteligjencës tek kromozomi femëror se tek ai mashkullor

Puthin më shumë e më mirë: ndoshta edhe ngaqë kur puthin i mbyllin sytë

Marrin energji nga rrethi shoqëror edhe pa pirë alkool Në vend që të mësojnë rregullin e pozicionit jashtë loje, dashurohen me futbollistët simpatikë Dinë të shkruajnë më bukur dramat Dinë të ngasin makinën: shumë pak aksidente shkaktohen prej tyre. Dy të tretat shkaktohen nga meshkujt Marrin përsipër përgjegjësi Ofendohen më shpejt Bëjnë komplimente: sepse e dinë se çfarë duan meshkujt Mësojnë gjuhë të huaja: madje edhe vajzat trevjeçare flasin dy herë më mirë një gjuhë të huaj në krahasim me meshkujt Ndërmjetësojnë një sherr Urinojnë ulur Janë më kreative Mobilojnë më mirë: ndryshe do kishim vetëm divanë të zinj gjithandej Qajnë: madje edhe me komandë Kursejnë më shumë: sigurisht që harxhojnë shumë për këpucë, por nuk blejnë kurrë një makinë sportive Flasin më shumë: në një ditë femrat nxjerrin 23 mijë fjalë nga goja, meshkujt vetëm 12 mijë Ngushëllojnë më mirë Kërcejnë më mirë: vetëm pse meshkujt sillen vërdallë, kjo nuk do thotë se dinë të kërcejnë. Përjashtim bën John Travolta Janë balancuese të mira. Për shembull ruajnë balancën mes punës dhe familjes Bëjnë not të sinkronizuar. Nuk ka një gjë të tillë për meshkujt E dallojnë atë që është e rëndësishme nga e parëndësishmja Numërojnë kaloritë Komentojnë bukur mbi burrat, marrëdhëniet dhe situatat Janë shumë më simpatike se meshkujt kur dehen Prerja e flokëve ua trondit zemrën Vetëmasazhohen pa probleme: tek e fundit ato nuk mund të kenë një ereksion Dinë të heqin vetullat Dinë të rindërtojnë një vend: aksionet vullne-

tare të femrave në shumë vende të botës kanë qenë efektive në rindërtimin e tyre Ta mbajnë dorën Qeshin me gabimet e tyre Dinë të paketojnë valixhen: thuajse gjysma e dollapit mund të hyjë në valixhe falë aftësisë së tyre Dinë të gjejnë emra alternativë për çdo ngjyrë Parandalojnë: shkojnë më shpesh tek mjeku dhe u paraprijnë sëmundjeve dy herë më shumë se meshkujt Përfaqësojnë më shpesh Shqipërinë në Eurovizion Dinë të spekulojnë në bursë: femrat arrijnë deri në 5 përqind më shumë të ardhura në bursë se meshkujt, sipas një studimi amerikan Veprojnë në mënyrë sovrane ndaj injorancës Bashkëpunëtorët i vlerësojnë sepse gruaja ka më shumë ndjeshmëri Thonë “po i dashur”, ndërkohë që në mendje kanë “mbylle atë sqep” Bëhen mekanike të shkëlqyera: shumë rrallë rastis që të bëhen mekanike, por kur bëhen, janë më të mirat në botë. Porsche pranon se mekaniket më të mira i ka femra Gënjejnë më pak se meshkujt Janë shumicë: të paktën një përqind më shumë femra ka sot bota Në një qytet të huaj zbulojnë vende interesante që edhe vetë guida juaj nuk i dinte Janë më eficente: vajzat harxhojnë më pak kohë në kompjuter e merren më shumë me praktikë, ndërkohë që janë më të mira në lëndët e shkencave ekzakte E përballojnë stresin: një studim thotë se femrat e përballojnë stresin shumë më mirë se meshkujt, edhe pse janë më të prirura për tu prekur nga ai Flenë më mirë: sipas një studimi holandez, meshkujt e nënvlerësojnë kërkesën e përditshme për gjumë. Gratë në të kundërt e dinë se kur duhet të shkojnë në krevat dhe kanë më pak shqetësime sa i përket gjumit Dinë të ndërtojnë raftet: një studim thotë se femrat janë më të zonjat në zbatimin e udhëzimeve për të bërë bashkë pjesët e një mobilje Dhurojnë paratë që nuk i kanë fituar Të prirura për kompensim: nëse drejtojnë një biznes që ka dëmtuar dikë, janë të përpikta në kompensim Lexojnë më shumë: shumica e librave në botë lexohen nga femrat Nënvlerësohen në mënyrë sistematike: gratë në total fitojnë 25 përqind më pak se burrat për të njëjtat punë Kanë nuhatje më të madhe: femrat mund të dallojnë më shpejt erën e djersës apo çfarëdolloj ere tjetër Kanë më shumë sharm

Zbatojnë ligjin: vetëm pesë përqind e atyre që janë në burg në mbarë botën janë femra Mendojnë më shumë: truri femëror ka 11 përqind më shumë neurone. Për më tepër, shkencëtarët kanë zbuluar se ka 3.1 herë më shumë gjene të inteligjencës tek kromozomi femëror se tek ai mashkullor Ruajnë kontaktet sociale: gjithmonë të kujtojnë se është një ditëlindje, një përvjetor apo diçka tjetër që duhet uruar Dinë të ruajnë tradhtitë: ndryshe nga meshkujt që llapin gjithandej për këtë gjë, femrat ruajnë sekretin E dinë që të festosh në Ditën e Gruas është më shumë një budallallëk Dinë të thonë “të dua” Kur mbushin 30 vjeç i kanë të gjitha qimet në kokë Kanë pushtet: gjithmonë janë gratë që vendosin se sa njerëz duhet të lindin në botë Janë të pavarura: femrat zhvendosen nga shtëpia më herët e djemtë. Këta të fundit rrinë në 63 përqind të rasteve me mamanë E kuptojnë se kur duhet të ndizen fshirëset e xhamave Mbajnë extension të flokëve Ndryshe nga burrat, lexojnë të gjitha shkrimet e “Free Press” Bëjnë thuajse gjithçka më mirë se burrat

12/03 - 18/03/11 F.P. 21


Travel 22-23

www.freepress.al

Çmimet OSCAR për udhëtimet shkojnë në Turqi Destinacioni i preferuar i shqiptarëve ka rrëmbyer shumicën e çmimeve OSCAR për udhëtimet për vitin 2010. Edhe sivjet pritet të jetë kryeqendra e turizmit europian

P

ranvera po nis dhe shumë njerëz e kanë mendjen që tani tek pushimet verore. Shumëkush po mendon për vendin ku do kalojë pushimet. Nëse zgjidhni të udhëtoni në Europë, gazeta “Free Press” ju sjell fituesit e çmimeve OSCAR për udhëtimet për vitin që shkoi, për të pasur një ide më të qartë. Këto çmime jepen rregullisht që nga viti 1993. Për vitin 2010 fitues absolut ishte Turqia, që ka rrëmbyer shumicën e çmimeve. Një destinacion i preferuar shumë edhe nga shqiptarët. Ky vend ofron pa dyshim hotelet më të mira në Europë. Çmimet jepen vetëm për kontinentin e vjetër. Për më tepër, Stambolli është shpallur edhe destinacioni më i mirë për të udhëtuar. Më poshtë janë çmimet OSCAR për udhëtimet.

Boutique-Hotel-i (janë hotele kryesisht të vegjël, por jo motele dhe as hotele luksi) më i mirë në Europë: Les Ottomans, Stamboll, Turqi Boutique-Resort-i më i mirë në Europë: Vila Joya, Albufeira, Portugali Hoteli më i mirë në Europë: Ritz, Paris, Francë Hoteli luksoz më i mirë në Europë: Mardan Palace, Antalja, Turqi Resort-i i luksit më i mirë në Europë: Cornelia Diamond Golf Resort & Spa, Belek, Turqi. Ky hotel ka fituar edhe në kategoritë “spa- resort-i më i mirë në Europë” dhe “hoteli më i mirë për golf në Europë” Resort-i all-inclusive më i mirë në Europë: Concorde Deluxe Resort, Lara, Turqi Eko- hoteli më i mirë në Europë: AquaCity, Poprad, Sllovaki Resort-i më i mirë në plazh në Europë: Minos Imperial Luxury Beach Resort & Spa, Kretë, Greqi Hoteli me dizajnin më të mirë në Europë: Adam & Eve, Belek, Turqi. Ky hotel është zgjedhur edhe më i miri në kategorinë “hoteli i çifteve” Hotel-spa i ri më i mirë në Europë: Castel Monastero, Siena, Itali Hoteli më i mirë në Europë në një qytet: Mövenpick Hotel, Stamboll, Turqi

22 F.P. 12/03 - 18/03/11

Resort-i më i mirë familjar në Europë: The Westin Dragonara Resort, Maltë Hoteli i ri më i mirë në Europë: Missoni Hotel, Edinburg, Britani e Madhe Boutique-Hotel- i ri më i mirë në Europë: Poseidonion Grace, ishujt Speces, Greqi Resort-i më i mirë në Europë: Forte Village Resort, Sardenjë, Itali Rrjeti më i mirë i hoteleve luksoze në Europë: Rocco Forte Collection Resort-i më i mirë për të bërë ski: Gstaad Palace, Zvicër Destinacioni më i mirë për të udhëtuar në Europë: Stambolli, Turqi Plazhi më i mirë në Europë: Costa Smeralda, Sardenjë, Itali Qyteti më i mirë për të udhëtuar në Europë: Lisbona, Portugali Linja ajrore më e mirë në Europë: KLM Linja ajrore e lirë më e mirë në Europë: Easyjet Aeroporti më i mirë në Europë: Zyrih, Zvicër Linja më e mirë e kroçierave në Europë: Norwegian Cruise Line Agjencia turistike më e mirë në Europë: Tui Travel PLC


TravelFP

Adresat më shik në gjithë botën Nga Shangai në Bruksel e më pas në Los Angelos- aty ku bëhen bashkë shërbimi, kënaqësia e shija, një grup ekspertësh prej shtatë personash ka zgjedhur për revistën “Travel+Leisure” destinacionet më shik në mbarë botën.

SIGURIM

Shendeti – T Kufitare – Karto

Hoteli më i mirë (me më shumë se 100 dhoma) Yas Hotel në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhomat e bardha dhe mobiljet e bukura e vendosin hotelin luksoz me 499 dhoma në krye të vlerësimit të jurisë. Hoteli është i ndarë në dy godina, të cilat lidhen me njëra- tjetrën me një urë. Poshtë saj zhvillohet gara e Formula 1. Fasada e hotelit përbëhet nga 5016 xhama. Këto të fundit janë të pajisur me dioda të posaçme, që japin ndriçim edhe në dhomë brenda. Çmimet për dhomat nisin nga 180 euro.

MARKETING – R PERKTHIME NE

Hoteli më i mirë (më pak se 100 dhoma) Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Pantone Hotel në Bruksel, Belgjikë. Është një boutique-hotel në zemër të qytetit. Ticket Rezervation: +355672072002 Çdo dhomë është e dizajnuar në ngjyra të ndryshme. Hoteli gjendet brenda një ndërtesë të re të viteve ’70 dhe ndodhet pranë njërës prej rrugëve më të populTel : +355 422 4755 luara e me më shumë dyqane në Bruksel. Në çati ka një tarracë më një pamje fantastike mbi Bruksel. Dhomat mund t’i zgjedhësh me çfarë ngjyre të dëshirosh duke nisur nga 99 euro nata.

Resorti më i mirë Amangiri, Canyon Point (Utah, SHBA). Në jug- perëndim të SHBA, aty ku bashkohen shtetet Utah, Colorado, New Mexico dhe Arizona, është hapur në vitin 2009 një resort spektakolar në shkretëtirë. Në total resort-i ka 34 suita duke nisur nga 600 euro. Shkretëtira jeton. Resort-i është i vendosur në një luginë të mbrojtur nga Kanioni i Madh. Ai ofron pamje fantastike, madje edhe nëse je në vaskë.

Email: info@status-worldtrav harvi.lico@status-worl status.travel.business@

Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Ticket Rezervation: +355672072002 Tel : +355 422 4755

SIGURIME

Shendeti – TPL Kufitare – Karton Jeshil

Dyqani më i mirë Freecity Supershop në Los Angeles (SHBA). Dyqani ofron që nga bluzat, çadrat, biçikletat e deri tek parfumet. Ai ndodhet në Hollivud dhe është një përzierje e sharmit të vërtetë. Është një alternativë e mirë për ata që sapo hyjnë në këtë qytet.

Muzeu më i mirë Ashmolean Museum në Oxford, Britani e Madhe. Muzeu më i vjetër në të gjithë mbretërinë është rihapur në vitin 2009 pas një rikonstruksioni të detajuar. Objektet e prezantuara janë që nga monedhat antike e deri tek pikturat e Da Vinçit. Arkitektët e kanë projektuar në mënyrë të tillë që të ketë shumë dritë, xham dhe hapësira të mëdha në galeri.

MARKETING – REKLAMA PERKTHIME NE 7 GJUHE

Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Restoranti më i mirë Ticket Rezervation: +355672072002 Tavolina numër një është në Shangai. Restoranti ndodhet në hotelin “Water+355një422 4755 house”, direkt në port. Një shef kuzhine britanik e drejton hotelinTel dhe:gatuan

Email: info@status-worldtravel.com harvi.lico@status-worldtravel.com Rr. Sami Frashëri 1 (Mbrapa dyqanit me abazhura "Kubi") status.travel.business@hotmail.com Ticket reservation: +355 67 20 72 2002

kuzhinë moderne, me ndikim nga kuzhina evropiane, aziatike dhe amerikane. Menyja nis nga 100 euro.

Tel: +355 4 22 47 55 Email: info@status-worldtravel.com

12/03 - 18/03/11 status.travel.business@hotmail.com

F.P. 23


Digital 24-25

Sipas statistikave, gjatë vitit 2009, aksidentet e shkaktuara nga shpërqendrimi në timon kanë shkaktuar 5.474 të vdekur, ndërsa 448.000 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur

SHBA: Shoferët të shkatërruar nga web-i, një në pesë konsultohet me smartphone

N

uk mjaftonte vetëm bumi i “texting”, zakoni për të dërguar mesazhe gjatë drejtimit të mjetit, që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkakton mijëra viktima. Tashmë duhet të shtoni edhe “webbing”. Sipas një studimi, që duhet thënë se nuk është tamam shkencor për metodën e zhvillimit, por domethënës, nga gjigandi i sigurimeve State Farm, një në pesë amerikanë tashmë lexojnë email-in, shikojnë përditësimin e profilit në Facebook, i hedhin një sy Google Maps për të marrë të dhëna rrugore apo luajnë me disa prej aplikacioneve të iPhone gjatë drejtimit të mjetit… Sondazhi është kryer nëpërmjet një pyetësori online, në të cilin kanë marrë pjesë 912 persona. “Shumica e të intervistuarve kanë qenë rreth moshës tridhjetë vjeç e sipër”, shprehet drejtorja e sektorit të kërkimeve në State Farme, Cindy Garretson. Sipas saj, ky numër mund të jetë edhe më i madh, duke qenë se të rinjtë janë më të dhënë pas teknologjisë, çka nënkupton që përdorin edhe më shumë iPhone gjatë drejtimit të mjetit. Në të njëjtin sondazh, 74% e të intervistuarve kanë thënë se kanë marrë apo kanë kryer një telefonatë gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 35% e tyre kanë thënë se kanë dërguar SMS teksa i jepnin automjetit. Siç duket edhe nga të dhënat, tashmë mund të thuhet se telefoni është duke u bërë një mjet i pazëvendësueshëm, madje edhe në raste kur mund të shkaktojë rreziqe serioze, siç është drejtimi i mjetit. Tashmë ky është kthyer në një problem serioz. “Nuk di se çfarë mund të ndodhë, në mënyrë që të heq dorë. Përgjigja është një aksident i

lehtë apo gati një aksident, por prapë nuk e di nëse kjo do të ishte e mjaftueshme për të hequr dorë. Është një nga ato gjërat që të bën të mendosh se ty nuk do të ndodhë asnjëherë ndonjë gjë e keqe”, shprehet 38-vjeçari Sean Black, një prej të intervistuarve nga ana e State Farme. Në SHBA, në pothuajse tridhjetë shtete, është e ndaluar që të shkruhet gjatë drejtimit të mjetit. Sipas statistikave, gjatë vitit

2009, aksidentet e shkaktuara nga shpërqendrimi në timon kanë shkaktuar 5.474 të vdekur, ndërsa 448.000 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga këto aksidente, në një mënyrë apo në një tjetër, në 18% të rasteve ka ndikuar telefoni. Siç mund të mendohet, ata që e kanë pësuar më shumë nga këto lloj aksidentesh janë grupmoshat nën 20 vjeç, të cilët janë më shumë të dhënë pas teknologjisë.

10 kompanitë me reputacionin më të mirë, kryeson Apple

P

ër të katërtin vit me radhë, Apple është në krye të listës së kompanive me reputacionin më të mirë në botë. Sipas revistës “Fortune”, që publikon këtë listë që nga viti 1997, “ritmi me të cilat Apple prezanton modelet dhe shpikjet e reja, kanë vendosur standardin e këtij sektori: një shembull i tillë është lançimi i iPad 2 në San Françisko. Apple ndiqet nga Google, që është pozicionuar në vendin e dytë, falë “përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar produkte të reja, siç është rasti i sistemit operativ për celularët, Android”. Në vendin e fundit të këtij podi gjendet Berkshire Hathaway, kompania e multimiliarderit Warren Buffett.

24 F.P. 12/03 - 18/03/11

Në vendin e katërt renditet Southwest Airlines, kompania low cost amerikane e themeluar në vitin 1967 nga ana e Herbert Keller e Rollin King. Me shitjet në nivel botëror në shifrën e 97 miliardë dollarëve, në vendin e pestë mbyll klasifikimin e 5 më të mirëve Procter & Gamble, duke konfirmuar dominimin e vet në klasifikimin special të prodhuesve të mallrave të konsumit. Cocacola është në vendin e parë për nga kompanitë e pijeve, duke u renditur në vendin e gjashtë të revistës “Fortune”. Falë suksesit të arritur me Kindle, e-libri më i shitur në të gjithë botën, Amazon.com. renditet në vendin

ritmi me të cilat Apple prezanton modelet dhe shpikjet e reja, kanë vendosur standardin e këtij sektori

e shtatë. FedEx nuk është prekur nga reçesioni i thellë, ashtu siç parashikohej dhe qëndron në rrethin e ngushtë të 10 kompanive me prestigjioze dhe me reputacionin më të mirë në botë, duke u renditur e në vendin e tetë. Microsoft, kompania e Bill Gates, njeriut të dytë më të pasur në të gjithë botën për vitin 2010, renditet vetëm e nënta. McDonald’s mban vendin e parë nga kompanitë e ushqimit të shpejtë dhe mbyll kështu klasifikimin e 10 kompanive me reputacionin më të mirë në botë.


DigitalFP Facebook +

Google, Apple dhe Research In Motion (RIM), janë në luftë për të marrë kryesimin në tregun e telefonave të mençur, ndërsa cili udhëheq, varet nga ajo nëse shikohet vetëm sistemi operativ, ose vetëm aparatet telefonike

Skype, rikthehen

iPad2

zërat për bashkim Për momentin bëhet fjalë vetëm për një spekulim të pastër. Bloomberg, nga ka dalë dhe spekulimi për bashkimin e Facebook me Skype, citon dy persona “familjarë me diskutimet që kanë nisur midis dy kompanive”. Tratativat e ndërprera vitin e kaluar tashmë duket se janë rikthyer, në mënyrë që videotelefonatat e Skype të përcillen direkt në Facebook. Një akord mes këtyre dy kompanive do të ishte “vrasës” për rivalët e tjerë, duke parë dy emrat që janë në lojë, mbretit të të folurit ballë për ballë në internet dhe rrjetit më të madh social në botë. Me videot e Skype, Facebook do të bëhej në një rrjet që do të ishte e vështirë për t’ia “mbathur”. Ideja është që të përmbushen diskutimet që u ndërprenë shtatorin e kaluar dhe që në tetor të vitit 2010 kishin sjellë me Skype 5.0 vetëm thirrjet zanore mes miqve në Facebook. Me këtë, Facebook kërkon që të konkurrojë Face Time të Apple apo shërbimin e Google nëpërmjet Gmail. Për momentin, drejtuesit e Facebook nuk kanë komentuar asgjë për këto zëra, ndërsa nga Skype kanë thënë se “nuk kemi asgjë për të komunikuar për momentin”. Për momentin po, por ndoshta shumë shpejt mund të komunikojnë pikërisht zërat e fundit për bashkimin me Facebook.

Çfarë më çudit dhe çfarë jo

P

as emocioneve për rikthimin e Steve Jobs (novatori i Apple është i sëmurë me kancer dhe sipas mediave amerikane i kanë mbetur vetëm pak javë jetë. Edhe në prezantimin e iPad 2, gjendja e tij shëndetësore reflektonte që nuk ishte në ditët më të mira) dhe dehjes për të gjitha të rejat e iPad 2, ka ardhur momenti të arsyetojmë dhe të shohim se çfarë na ofron produkti më i fundit i Apple. Fillojmë me atë që është e dukshme për të gjithë: iPad 2 është më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i vet. Pra, kush mendonte se tableta e mëparshme i Apple ishte i rëndë sa një libër dhe i lodhshëm për t’u transportuar, tashmë nuk ka më justifikime: iPad 2 duket se ka arritur një

ekuilibër të mirë mes lexueshmërisë së lehtë dhe transportimit. Aq sa, duket e pamundur që kur të dalë iPad 3, nëse do të dalë, kuptohet, mund të bëjë më mirë se iPad 2. Së dyti, iPad 2 është i shpejtë, madje shumë i shpejtë. Së treti, iPad 2 është një produkt i bërë dhe i përfunduar dhe ka një çmim të qartë për publikun. Ndërsa konkurrentët e Apple i lënë të interesuarit me pyetjet në gojë, pa u dhënë përgjigje (Kur do të dalë? Sa do të kushtojë?), Apple i ka idetë e qarta, duke qenë transparente dhe rigoroze, si për kohën e daljes së produkteve, ashtu edhe për çmimet. Tashmë më 25 mars iPad 2 do të fillojë që të shpërndahet në të gjithë botën, jo vetëm për tregun amerikan, dhe të gjithë do të kenë mundësinë që të kenë të tyren këtë produkt kaq cilësor të teknologjisë. Duhet theksuar se iPad tashmë është bërë më i maturuar. Jo vetëm pse është më i lehtë, më i lexueshëm dhe ka një performancë më të mirë: nga një produkt i prodhuar për “konsum”, tashmë është

Duhet theksuar se iPad tashmë është bërë më i maturuar. Jo vetëm pse është më i lehtë, më i lexueshëm dhe ka një performancë më të mirë: nga një produkt i prodhuar për “konsum”, tashmë është kthyer në një produkt që mund ta kenë të gjithë

kthyer në një produkt që mund ta kenë të gjithë. Ardhja e fotokamerës, bën të mundur që tabletet të kapin, editojnë dhe të shpërndajnë çdo gjë. Duke qenë se folëm për gjithë këto cilësi pozitive të iPad 2, duhet t’u hedhim një sy edhe gjërave që nuk janë ashtu siç duket dhe që mund të cilësohen si negative. GPS përshembull, prezent në modelin 3G, mungon në këtë të tashmin. Pastaj, mund të ishte bërë pak më shumë edhe në ekranin e kompjuterit, i cili mund të kishte pësuar përmirësime. Ndoshta duhej përmirësuar edhe rezolucioni, sidomos për ata persona që preferojnë të lexojnë në iPad 2. Por, pavarësisht gjërave të vogla që mungojnë, iPad duhet vlerësuar edhe për një fakt tjetër, është një nga kompanitë më ekonomike të mundshme dhe të jep mundësinë që të blesh produktet e saj. Kujtojmë që një iPad të vjetër mund ta blesh duke u nisur nga 379 euro. Cila kompani ofron produkte të ngjashme në këtë fushë me një çmim të tillë? Asnjë.

Android i Google, në krye të sistemeve operative

T

ë dhënat më të reja të publikuara nga kompania Nielsen tregojnë se, Google, Apple dhe Research In Motion (RIM), janë në luftë për të marrë kryesimin në tregun e telefonave të mençur, ndërsa cili udhëheq, varet nga ajo nëse shikohet vetëm sistemi operativ, ose vetëm aparatet telefonike. Sa u përket sistemeve operative, Androidi i Google ka marrë

vendin e parë në SHBA me 29%, ndërsa vendin e dytë e ndajnë BlackBerry i RIM dhe iOS i Apple me 27%.Pjesa tjetër e tregut i takon Windows Mobile dhe Windows Phone 7, të cilët së bashku furnizojnë 10% të tregut. Ndërkohë, HP me Palm WebOS ka 4% dhe Nokia me Symbian 2% të tregut të telefonave të mençur në SHBA. Mirëpo kur merren parasysh vetëm aparatet telefonike,

Apple dhe RIM edhe më tutje janë dukshëm në përparësi, duke qenë se ata vetë i prodhojnë pajisjet për sistemet e tyre operative. Nga ana tjetër, pa marrë parasysh se kush udhëheq, kërkesa për telefonat e mençur në SHBA vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të Nielson, 47% e blerësve të rinj të telefonave në gjashtë muajt e fundit janë përcaktuar për modelet ‘e mençura’.

12/03 - 18/03/11 F.P. 25


Auto 26-27

Çfarë i nevrikos burrat kur një grua nget makinën Burrat preferojnë që të kapin timonin- edhe në rastet kur nuk janë ulur pas tij. Portali në internet OnePoll ka pyetur rreth 3 mijë burra se çfarë i acaron ata më shumë tek mënyra se si e ngasin femrat makinën. Një në tre meshkuj ndihet i pasigurt në rast se një femër është ulur në timon. Plot dhjetë përqind e meshkujve të pyetur nga ky portal në internet thonë se e kanë kapur timonin për të pasur makinën nën kontroll për shkak se shoferja i kishte hequr sytë nga rruga. Dhe kjo natyrisht është një arsye për sherr. Çdo një në pesë çifte ka përplasje e debate në lidhje me mënyrën se si e nget makinën partneri. Rezultati: dhjetë përqind e meshkujve të pyetur në këtë sondazh thonë se i kanë kërkuar partneres që tu lërë makinën që ta ngasin vetë ata. Këto janë dhjetë arsyet që nevrikosin një burrë kur një grua nget makinën: 10. Ecin gjithmonë mes dy korsive 9. Ecin shumë shpejt 8. Nuk ta bëjnë kurrë me drita 7. Lëvizin radion gjatë kohës që ngasin makinën 6.

Frenojnë shumë ashpër

5. U qëndrojnë shumë afër makinave tjera 4. Nuk i shmangin kurrë gropat në rrugë 3. Luajnë me pedalin e gazit 2. Frenojnë shumë vonë 1. Nuk janë të përqendruara

Çfarë kërkon një burrë dhe një grua kur blejnë një makinë? Makinat e vogla Numri i grave, që preferojnë të blejnë një makinë të vogël, është ulur me 20 përqind duke nisur që nga viti 2003, duke mbërritur në 23 përqind në total. Paralel me këtë ka shpërthyer përqindja e burrave që preferojnë të blejnë pa u ardhur turp një makinë të vogël. Ky numër është rritur nga 6 në 17 përqind.

Kombit Interesi i femrave për të blerë një makinë kombi për shkak se shihet si shumë familjare ka rënë ndjeshëm. Brenda dy vitesh janë përgjysmuar blerjet e këtyre makinave nga gratë, nga 25 përqind kjo shifër ka rënë në 12 përqind.

26 F.P. 12/03 - 18/03/11

Fuoristradat Me një makinë të tillë duket se mund tua fitosh shumë lehtë zemrën femrave. Megjithatë, nga viti 2007 është rritur edhe numri i femrave që blejnë makina të tilla. Në këtë segment të tregut kishin hyrë në vitin 2007 vetëm dy përqind femra, tani janë shtatë përlind. Ngjyra e makinave Edhe tek ngjyra e makinave femrat ndryshojnë shumë nga meshkujt. 17 përqind e grave do të preferonin të kishin një makinë me ngjyrë të kuqe. Kurse meshkujt preferojnë ngjyrën e zezë (29 përqind). Sa i përket ngjyrës së bardhë, meshkujt

e femrat janë thuajse në një mendje dhe në një përqindje preference. Markat e makinave Të paktën sa i përket markës së makinës duket se meshkujt e femrat janë në një mendje. 24 përqind e meshkujve dhe 21 përqind e femrave mendojnë se makina më e mirë është Volkswagen. Edhe brenda markave që prodhon gjigandi gjerman, femrat e meshkujt janë të ndarë. Kështu, femrat e shmangin shumë markën Audi. Femrat gjithashtu nuk duan të blejnë një BMW. Vetëm tre përqind e tyre do e preferonin një makinë të tillë. Kurse meshkujt “vdesin” për Audi e BMW. Tek makina

Ford nis e shtohet interesi i femrave. Dyfishi i tyre në krahasim me meshkujt do preferonin një Ford. Markat italiane gjithashtu preferohen më shumë nga femrat. Interesi i meshkujve për to është shumë i ulët. Vetëm dy përqind do preferonin një makinë italiane. Vlera monetare Edhe në këtë rast ndarja mes meshkujve dhe femrave është shumë e madhe. Meshkujt preferojnë më shumë që të marrin një makinë që kanë perspektivë për ta shitur më vonë. Femrat kujdesen që të marrin një makinë sa më ekonomike dhe sa më të lirë.


Rr: Donika Kastrioti Tel: +355 69 20 84 361 Tirana, Albania +355 69 20 84 360

AutoFP

Makina e “internetit” Në panairin e makinave në Gjenevë është zbuluar edhe makina e parë e internetit në botë. Makina lexon e-mailet dhe ato që janë shkruar në Facebook dhe në Twitter. Shoferët e makinës Rinspeed BamBoo mund të navigojnë në internet duke përdorur një seri komandash të zërit. Ata thjesht duhet të vendosin telefonat ose iPad-in në një karikues në makinë përpara se të nisin që të japin komanda. Një zëdhënës i prodhuesit Harman, tha se makina është prodhuar për të parandaluar që shoferët të hutohen duke lexuar e shkruar mesazhet e e-maile. Makina pritet të jetë në treg brenda 18 muajsh.

Makina frenon kur dallon një kalimtar Me vite të tëra është shpenzuar për të bërë fushata për të ndërgjegjësuar shoferët e kalimtarët për rrezikun e aksidenteve. Tani Volvo ka zhvilluar një sistem që duket se do i japë fund këtyre fushatave. Makina suedeze mund të frenojë në mënyrë automatike sapo një kalimtar i del përpara në mënyrë të papritur. Kjo falë sistemit të dallimit të këmbësorëve. Sistemi punon duke përdorur radarët dhe teknologjinë e kamerave për të parë makinat dhe këmbësorët përpara makinës. Volvo thotë se punon në të gjitha shpejtësitë. Në rast se rreziku është i dukshëm, makina paralajmëron shoferin dhe nëse ai nuk reagon, makina frenon vetë. Por sistemi nuk punon natën dhe kur koha është e keqe. Volvo thotë se megjithatë gjithmonë duhet të jetë shoferi që duhet të ketë kujdesin primar. 14 përqind e atyre që vdesin në aksidente rrugore në Europë janë këmbësorë. Në SHBA kjo shifër është 11 përqind.

Fundi i Makinat dinosaurë po vdesin. Në fillim ishte General Motors që “varrosi” modelin e saj Hummer, tani Dodge ka nxjerrë në treg 50 makinat e fundit të modelit Viper. Këto shkatërrimtare të ambientit po shuhen. Por cila është historia e makinës së famshme Hummer.

General Motors prodhoi makinën Hummer për terrene të vështira. Në kulmin e krizës, kompania amerikane tentoi ta shesë Hummer-in tek një kompani kineze. Shitja dështoi. Madje edhe një version elektrik i makinës- dinosaur nuk mundi ta shpëtonte atë. Vetë ish- guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger ishte entuziast për këtë makinë. Makina H2 mund të harxhonte deri në 30 litra për 100 kilometra. Më e etur se kaq ishte paraardhësi ushtarak i saj Humvee, e cila u bë e njohur në Luftën e Parë të Gjirit. Edhe Garda Kombëtare amerikane u armatos me një model të tillë. Versioni civil i Humvee u ndërtua nga viti 1992 deri në vitin 2006 në

pesë modele karrocerie të ndryshme. Teknikisht ishte si makina ushtarake, por ishte më e rehatshme. Në vitin 1992, Arnold Shvarceneger (në atë kohë ishte ende aktor), porositi njëkohësisht tetë makina Hummer, duke i dhënë një bum shitjes së kësaj makine Makina H2 u përhap shpejt ndër njerëz të famshëm. Vetë David Bekam bleu një makinë të tillë të modifikuar Gjenerata e tretë H3 nisi prodhimin nga viti 2005 me motor nga 245 deri në 295 kuaj fuqi. Në treg u hodh madje edhe një pick-up i H3 Modelet Hummer mbetën të preferuarit e tuners (modifikuesve të makinave)

12/03 - 18/03/11 F.P. 27


Televizioni 28-29

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

“E dua Shqipërinë më shumë se sa gjithë patriotët e neveritshëm” Flet për “Free Press” gazetari i njohur, prezantuesi i emisionit popullor “Zonë e Lirë”, Arjan Çani

Të premten kishit të ftuar Lek Plepin, një personazh i dalë nga askundi, çfarë mendimi keni ju për fenomenin Facebook ku një person pa cilësi të veçanta ose jo i njohur kthehet në qendër të vëmendjes? Po, e kisha ftuar. Zhurma e madhe që ishte bërë për këtë tip në pamje të parë krejt të zakontë, nuk ishte e zakonshme. Pra zhurma virtuale e bëri atë Lek Plepin të pazakontë… Pata me mijëra mesazhe në Facebook ku më kërkonin me insistim që ta kisha në studio. Atëherë pse jo! Nëse Lek Plepi arriti të relaksojë me mijëra njerëz në Facebook, pse mos t’ia jepja këtë kënaqësi këtij publiku virtual… Pra, kjo zhurmë nuk mund të më linte indiferent as mua. Nuk di të them pse Lek Plepi - dhe jo një tjetër si ai - arriti të bëhet kaq i famshëm në Facebook. Ndoshta për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij të pazakontë, ndoshta për shkak të fytyrës së tij që ngjan me Pitkinin, ndoshta sepse ndërronte çdo ditë modelin e flokëve dhe se për një dukagjinas, kjo nuk duket fort e zakontë. Ndoshta nuk është asnjë nga këto arsye. Por një arsye është e sigurt përse Lek Plepi dhe jo një tjetër… Është një rast për t’u studiuar nga profesionistë të fushës… Ju vetë e përdorni shpesh Facebook-un? Here pas here, për të gjuajtur ndonjë gjë, për emisionin... Për shkak të formatit që ka emisioni juaj ftoni kategori të ndryshme personash, cilët ftoni më me “qejf”? Në fakt ata që më tërheqin janë personazhet atipike... Personazhi që keni më shumë dëshirë të ftoni? Të gjithë ata që bëjnë aktualitetin, pra të gjithë ata që janë protagonistë të një historie, e cila nuk kalon pa u vënë re nga një publik i caktuar… Çfarë është për ju “Zonë e Lirë”? Është gjithçka. Është vendi ku flitet pa doreza. Zone e Lirë do të thotë ‘Gjithçka mbi ekran’.

28 F.P. 12/03 - 18/03/11

“Majtas jo djathtas” një emision krejt i veçantë me dy analistë shumë të njohur, si ju lindi ideja për të bërë këtë emision? ‘Majtas Jo Djathtas’ është një koncept shumë interesant dhe i thjeshtë. Sigurisht kjo nuk do të thotë që mund ta bëjë gjithkush. Unë e kam pasur dhe parë prej vitesh këtë koncept në një nga vendet me ekran të zhvilluar në Europë deri sa e plasa me Bushatin dhe Zhejin te UTV nga e hëna në të enjte… Në “Mapo” para disa javësh keni thënë “’Zonë e lirë’, orgazma e madhe”, ndërsa “’Majtas jo Djathtas’, një orgazmë e përditshme”, vazhdon të jetë i njëjti entuziazëm për emisionin që drejtoni në UFO TV? Sigurisht… Shpesh në gazeta është folur për lidhje të mundshme tuajat, ju bezdisin këto thashetheme? Fare, përkundrazi… Sa më shumë të flasin, aq më imunitet fitoj unë… Megjithëse për hir të së vërtetës, nuk është se kam parë ndonjë thashethem për veten nëpër gazeta… Tashmë koleg në të njëjtin TV me Çim Pekën, e keni marre vesh gafën që bëri në mbrëmjen kur kishte të ftuar Ilir Metën? Jo, nuk di gjë… Pse çfarë bëri? Peka dhe Meta janë miqtë e mi të vjetër… Nuk më kanë thënë gjë… Ju keni punuar për shumë vjet në Gazetën Shqiptare dhe në shumë televizione, ku e ndjeni veten më mirë në gazetë apo TV? Në të dyja… Por janë dy dashuri të ndryshme… Keni qenë në televizionet më të mëdhenj në Shqipëri përveç Top Channel, mendoni se do të shkoni ndonjëherë atje? Nuk besoj. Nuk është televizioni ku unë mund të gjej veten. Aq më tepër këto vitet e fundit dhe me atë tipologji drejtuesish që ka…


TelevizioniFP Jam realisht me origjinë të thellë greke. Por jam filo shqiptar. Unë e dua Shqipërinë më shumë se sa gjithë patriotët e neveritshëm që gërthasin nëpër ekrane për të fituar vota virtuale…

Çfarë është për ju televizioni? Televizioni është një lodër e lezetshme me të cilën, po nuk dite të luash, të kthehet në një send pa vlerë dhe pa kuptim. Në Shqipëri, ekranin e marrin ende shumë seriozisht. Me këtë nuk dua të them se ekrani është qesharak. Kujdes! Dua ta them se me ekranin duhet vendosur një distancë e tillë higjienike me qëllim që mos ngatërrohet realja me virtualen… Ku është kufiri? Secili duhet të përcaktojë kufijtë e tij… Të qenit gazetar e konsideroni një privilegj apo një punë si gjithë të tjerat? Një punë dhe pastaj një privilegj. Ku do ta shikonit veten nëse nuk do të ishit gazetar, në çfarë profesioni? Varrmihës! Në jug të Shqipërisë shumë qytetarë po marrin nënshtetësinë, ç’mendim keni ju për këtë situatë? Kaq rëndë është të jesh shqiptar? Do ta bënit ju diçka të tillë? Unë nuk kam arsye ta bëj pasi jam realisht me origjinë të thellë greke. Por jam filo shqiptar. Unë e dua Shqipërinë më shumë se sa gjithë patriotët e neveritshëm që gërthasin nëpër ekrane për të fituar vota virtuale… Ju kanë akuzuar për një fjalor paksa banal, ju pëlqen të shpreheni ashtu apo e bëni për të ngacmuar të ftuarit? Varet ç’do kuptojmë me fjalën ‘banal’. Unë them se nuk ka fjalë të pista apo banale. Ato mund të quhen të tilla vetëm kur i nxjerr nga konteksti. Çdo mbrëmje nga e hëna në të premte jeni “live”, si është fundjava juaj? Me familjen time. Pini duhan? Po, dhe duhet ta lë sa më parë… Po alkool? Jo… Ndonjë gote verë të kuqe dhe të mirë te Bonaparti… Miku juaj më i mirë? Enea. Personi/at më i dashur për ju? Joana, Enea dhe Pufi. Keni ndonjë idhull gazetar? Jo… Unë kam idhull vetëm veten. Më ndjeni për p... e madhe… hahaha Shembulli që keni ndjekur në jetë? Nuk kam… Muzika juaj e preferuar? Muzika franceze dhe rroku. Librat? I dua shumë… Ju këshilloj Uelbekun... Është në modë aktualisht…

12/03 - 18/03/11 F.P. 29


Personazh 30-32

Nga Amarildo Lumani www.freepress.al

Lek Plepi: Po shijoj Lek Plepi është bërë tema e bisedës së shumë personave që përdorin Facebook dhe kalojnë orë të tëra në të. Por kush është Lek Plepi? Ai është një djalë nga Dukagjini, i cili pasi provoi emigracionin dhe punoi shumë kohë për të fituar bukën e gojës, është rikthyer në Shqipëri me synimin për të ushtruar profesionin e këngëtarit, që është pasioni i tij më i madh. E nisur si nja shaka, tashmë janë dhjetëra faqe të cilat i dedikohen Lek Plepit. Ai është krahasuar me shumë artistë dhe personazhe publike shqiptare deri edhe me aktorin hollivudian Chuck Norris. Shumë persona e himnizojnë emrin e tij, por ka edhe shumë që tallen me të. Leka i pranon që të gjitha me humor, mjafton që të ketë mundësi që të publikojë këngët e tij. Fama e tij arriti aq lart sa u ftua në disa prej emisioneve më të ndjekur në ekranet shqiptare si “Wake Up”, “Zonë e Lirë” dhe “Ora e natës”, por edhe në një nga club-et më të mëdhenj në Tiranë, Venue! Shumë prej tyre kanë përfituar që të ironizojnë fenomenin e Facebook-ut dhe kanë përfituar barbarisht për të përqeshur dhe bërë qesharak një djalosh që e karakterizon naiviteti, çiltërsia dhe sinqeriteti. Por përsëri Leka vazhdon të shfaqet, pasi beson dhe dëshiron shumë që kjo gjë t’i shërbejë qëllimit të tij përfundimtar, ëndrrës dhe pasionit të tij më të madh....muzikës!

Çfarë është muzika për ju? Muzika për mua është jetë, është gjithçka që kam. Do të sakrifikoja gjithçka për muzikën. Unë jam rritur me muzikë dhe nuk mundem të jetoj pa të. Jeni bërë i famshëm për shkak të Facebook-ut dhe jo për shkak të këngëve, ju vjen keq që nuk jeni bërë i famshëm për shkak të këngëve tuaja? Nuk më vjen aspak keq që jam bërë i famshëm për shkak të Facebook-ut. Numri i madh i fansave më ka mundësuar që tu prezantoj publikut të gjerë këngët e mia, pasi nuk mundur t’i publikoj ato në një televizion për shkak të pamundësive ekonomike. Unë gjatë gjithë kohës jam duke u marrë me këngën dhe në kohën që hapa një faqe në Facebook, sa herë që hidhja mendime të mia aty ose thënie përfitoja për të shpërndarë edhe këngët e mia. Unë mendoj për muzikën edhe kur fle. Jeni duke përgatitur ndonjë këngë apo jeni duke shijuar momentet e famës? Nuk kam ndonjë këngë për të publikuar, të paktën për momentin. Kam rreth 38 tekste këngësh të cilat presin vetëm financim që të realizohen. Së shpejti do të nxjerr një këngë që titullohet “Sytë e tu”, por duhet edhe pak kohë deri në realizimin e saj.

Kur keni filluar të merreni me muzikën? Unë kam filluar që të këndoj që në moshën 12 vjeçare në televizionin “Rozafa” në Shkodër këngë të shoqëruara me çifteli. Për shkak të pamundësive ekonomike u largova për disa vjet në emigracion në vende të ndryshme të Europës si Franca, Anglia dhe Italia. Në vitin 2010 u riktheva në Shqipëri dhe kam publikuar disa këngë si “Mërgimtari”, “Bukuroshja ime” e shumë të tjera. Kam realizuar edhe një këngë me babain tim e titulluar “Babë e bir”. Prej disa javësh jeni bërë shqiptari më i njohur në rrjetin social Facebook. A jeni surprizuar nga kjo “famë” që keni marrë? Më ka bërë shumë përshtypje fakti që emri im është përhapur kaq shumë dhe sidomos shpejtësia me të cilin është përhapur. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të bëhem i famshëm për shkak të muzikës dhe jo për arsye të tjera, por nëse jam bërë i famshëm për shkak të Facebook-ut nuk ka asnjë problem. E rëndësishme është që njerëzit të më njohin dhe këtë famë që kam marrë prej Facebook-ut do të përpiqem që ta shfrytëzoj për të realizuar klipe për këngët e mia, të cilat janë të shumta dhe kërkojnë vetëm para për tu realizuar.

30 F.P. 12/03 - 18/03/11

Kush merret me kompozimin e këngëve tuaja? Gjithçka e bëj vetë. Tekstin, kompozimin dhe orkestrimin, që të gjitha i realizoj vetë. Është e vërtetë që jam duke shijuar famën, por jo aq sa të harroj muzikën. Thjesht duhet një kohë e caktuar për të përgatitur një klip. Çfarë motivesh kanë këngët e tua? Këto janë të gjitha këngë të dedikuara disa fenomeneve sociale si: kurbeti, dashuria, puna, familja etj. Unë nuk këndoj vetëm për dashurinë. Unë këndoj për jetën time, vitet e emigracionit, mallin, vështirësitë dhe shumë gjëra që kam përjetuar. Kam bërë këngë për diskotekat, për paranë, e cila është shndërruar në mjetin më të domosdoshëm për njeriun. Ajo bën blerjen e mallrave, trafikun e qenieve njerëzore, pra ka anët e saj të mira dhe të këqija. Kënga që kam bërë për paranë është një këngë mjaft e bukur, e cila është realizuar e gjitha nga unë, por për klipin e kësaj kënge që flet për paranë duhen prapë para. Duke qenë se tashmë jeni bërë një njeri i famshëm në mbarë botën shqiptare, a ka dalë ndonjë person që t’ju ofrojë ndihmë financiare për të realizuar këngët tuaja? Deri tani kam pasur shumë telefonata nga fansat dhe persona që


PersonazhFP Nuk jam shumë i dhënë pas parasë. Dëshiroj që të kem para aq sa për të realizuar këngët e mia, as më shumë as më pak. Unë jetoj për muzikën dhe nuk më nevojitet gjë tjetër për sa kohë që kam atë

momentet e famës! “Lekë, je i adhurueshëm, të dashurojmë, s’mund të jetojmë pa ty”, etj. Duke qenë se isha te “Zonë e Lirë” apo dhe te “Venue Club” kishte shumë persona që më merrnin dhe më pyesnin se në cilën orë do të shfaqesha, kur do të shkoja dhe përfitoj nga rasti që t’i përshëndes që të gjithë për dashamirësinë e tyre dhe t’u them që i falënderoj nga zemra. Në Facebook janë bërë shumë krahasime mes teje dhe Chuck Norris, çfarë mendon se ke të përbashkët me të? Kam lexuar disa batuta në Facebook ku bëjnë krahasime mes meje dhe Chuck Norris, por nuk është se ëndërroj që të krahasohem me të pasi atë e njohin në të gjithë botën, ndërsa mua vetëm në Shqipëri.

Më kanë propozuar dhjetëra persona. Bile disa prej tyre kanë vendosur në statusin e tyre: Fejuar me Lekë Plepin! E njëjta gjë më ndodh edhe në telefon ku ka femra që më marrin dhe më thonë “Lekë, je i adhurueshëm, të dashurojmë, s’mund të jetojmë pa ty”, etj.

më kanë ofruar ndihmë për realizimin e klipeve, por deri tani nuk ka pasur gjë konkrete, nuk kam takuar dukë personalisht. Kohët e fundit që jam bërë i famshëm më kanë telefonuar shumë, aq sa telefoni nuk mban as një ditë para, por nuk ka ardhur njeri të më thotë “Urdhëro kaq para dhe bëj këngët e tua”. Akoma asnjë ndihmë konkrete. Meqenëse po flisnim për paranë, çfarë vlere ka paraja për ju? E rëndësishme për mua është që kam emrin Lek (qesh). Nuk jam shumë i dhënë pas parasë. Dëshiroj që të kem para aq sa për të realizuar këngët e mia, as më shumë as më pak. Unë jetoj për muzikën dhe nuk më nevojitet gjë tjetër për sa kohë që kam atë.

Jeni i dashuruar? Pothuajse gjithë shqiptarët janë të dashuruar. Unë nuk kam ndonjë lidhje serioze për momentin ose ndonjë lidhje kalimtare. Jam dashuruar nëpërmjet Facebook-ut me persona që nuk i njoh fare, pasi mund të dashurosh dikë vetëm nëpërmjet asaj që thotë dhe nëse e takon përballë mund të rezultojë një dështim i vërtetë. Ju ka propozuar dikush në Facebook? Po, më kanë propozuar dhjetëra persona. Bile disa prej tyre kanë vendosur në statusin e tyre: Fejuar me Lekë Plepin! E njëjta gjë më ndodh edhe në telefon ku ka femra që më marrin dhe më thonë

Sa mendoni se do të zgjasë fama juaj dhe çfarë do të bëni kur të mos jeni më në qendër të vëmendjes? Nuk e kam menduar se për sa kohë do të zgjasë kjo famë, unë vetëm po shijoj momentin. Shpresoj natyrisht që të zgjasë sa më shumë, por edhe kur të ketë përfunduar, unë do të jem përsëri Lekë Plepi. Unë kam qenë ky që jam edhe përpara se të bëhesha i njohur dhe do të jem po ky edhe pasi të ketë rënë kjo famë. Lekë Plepi ngelet Lekë Plepi. Keni menduar që të bëni një këngë dedikuar fansave ose fenomenit Facebook? Po, e kam menduar. Dua të bëj dhe besoj se do ta realizoj shumë shpejt një këngë për Facebook-un pasi kjo më dha famë në Shqipëri dhe në gjithë shtetet ku ka shqiptarë. Ju jeni për momentin shqiptari më i famshëm në rrjetin social Facebook, keni parë ndonjë përfitim material deri tani? Deri tani nuk pasur asnjë përfitim nga kjo. Shpresoni që të ndodhë diçka e tillë? Po, shpresoj shumë që të ndodhë diçka e tillë pasi kjo do të më jepte mundësinë që të realizoj këngët e mia. Siç ju thashë nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se sa muzika. Fama ikën e vjen, kurse pasioni im për muzikën mbetet i pavdekshëm. Një përshëndetje për fansat tuaj? Dua t’i përshëndes që të gjithë nga zemra dhe dua tu them se janë të mrekullueshëm. I falenderoj për mbështetjen që më kanë dhënë gjithë këto kohë pasi ata kanë bërë të mundur që unë të jem ky që jam. Gjithashtu dëshiroj që tu them të gjithë atyre që më kanë bërë ftesë se nuk është Lekë Plepi që nuk po u konfirmon ftesat për miqësi që më kanë bërë, por ka arritur numri maksimal i miqve që mund të kem dhe nuk mund të pranoj të tjerë. Aktualisht janë rreth 1035 ftesa që janë pritje, por u them që të mos mërziten se i kam që të gjithë në zemrën time dhe asnjëherë nuk do t’i zhgënjej.

12/03 - 18/03/11 F.P. 31


PersonazhFP Lek Plepi deklaron... Nuk kam parukier personal... Sekreti është vaji i ullirit...

* Eminem i propozoi Lek Plepit që të bëjnë nje këngë bashkë, por Lek Plepi e refuzoi.

e numrit me 20...

* Lek Plepi zgjidh një formulë në

kimi......me Teoremën e Pitagorës

* Lek Plepi ka deklaruar: Unë kam

qenë i pari që kam hapur Facebook

* Kur Lek Plepi shkon në internet... operatori i lë çelësat dhe ikën ia fut gjumit

* Lek Plepi ........mashkulli që arrin

të çmendi çdo femër me thjeshtësinë e tij

* Lek Plepi është aq i madh saqë i kërkon vetes së tij autograf!

* Kur e gjuajnë Lek Plepin me pis-

toletë, plumbat ndalen dhe i thonë: Lekë, na fal se ishim nisë për plumba qorr!

* Kur Zoti pa për herë të parë Lek Plepin tha: “OH MY GOD”

* Kur Lek Plepi piu cigaren e parë... cigarja u kollit..!

* Kur Lek Plepit i del një kthesë përpara, ai i thotë: “Drejtohu një çikë se po më pengon ecjen”!!! Dhe normalisht kthesa bën të vetën.

* Pas shpërthimit të famës së LEK

PLEPIT, 50 Cent do e ndërrojë emrin dhe do e vejë 50 LEKSHI

* Lek Plepi në provim shkruan

gjithmonë emrin dhe merr 10.... sepse emri i tij vlen më shumë se çdo ushtrim.

* A shkronja e parë e alfabetit????

Harrojeni...tani e tutje është shkronja L...sepse kështu dëshiron LEK PLEPI!!!

* LEK PLEPI arrin të ndërtojë një katror me 3 brinjë!!!

* Lek Plepi shkon për të gjuajtur

* Lek Plepi është aq i shpejtë, saqë

Kur rrëzohet Lek Plepi, yjet shprehin një dëshirë!

* Lek Plepi fiton Telebingo pa blerë biletë fare!!!

* Lek Plepi është i vetmi që njeh Filan Fistekun

* Lek Plepi ka numër AMC dhe i fillon me 069!!!

* Lek Plepi zbulon shkrepësen që shkaktoi shpërthimin e Gërdecit!!!

* Lek Plepi shpallet fituesi i Big

* Lek Plepi ikën për të parë ndeshjen

peshk dhe u thotë peshqve... “Ti, ti, edhe ti...Shpejt në kovë!!!”

* Lek Plepi e pjek pulën në frigorifer!

* LEK PLEPI nuk merr orë me vete sepse e vendos ai sa është ora

* C.Ronaldo deklaron: Më ka dër-

guar zoti t’u mësoj futbollin njerëzve. Lek Plepi mohon: Unë nuk kam dërguar njeri

hija e tij lodhet duke e ndjekur!!!

Brother 5...Edhe pse nuk ka filluar akoma!!!

* Nëqoftëse Lek Plepi e vë ndeshjen në skedinë 3+.....Ndeshja fillon 2-1 !!!! * Kur Lek Plepi shkruan shkronjën

L në tastierë...automatikisht del: Do you mean Lek Plepi???

* Doktorët kanë thënë: Leka të lë

me barrë vetëm me një shikim. Edhe nëse ti je mashkull...

32 F.P. 12/03 - 18/03/11

dhe shënon 3 gola... Nga tribuna!!!!

* Kur Lek Plepi shkon në kinema... Ai gjen telekomandën dhe lëviz kanalet!!!

* Lek Plepi tha: Kush është fans i imi lë të pështyjë në tokë!!!! Dhe kështu u formua deti Adriatik!!! * FLASH: Ndahet Lek Plepi me Rihannën për mospërputhje karakteri!!! *

Zoti Krijoi me baltë burrin... Nga

eshtra e burrit Zoti krijoi gruan... Nga gjethet e plepit Zoti krijoi Lekën...

* Lek Plepi deklaron: I’m SINGLE...

* Shkon Lek Plepi në aeroport dhe

pyet një kalimtar: Ku janë furgonat për Torino!??

Because i’m SPECIAL!!!

* LEKA deklaron:... Lidhja me Britney Spears ishte vetëm një gjë kalimthi... * Kush është ky Big Brother???

Pfffff... E vërteta është: Lek Plepi po ju vëzhgon :)

* Jeta është si një libër, e shkruar

* Nëse Lek Plepi fut gishtat në prizë.......Prizën e zë korrenti...

* Lek Plepi kur lindi, fjalët e para

nuk i tha mami, babi, por... unë jam i bukur...

* Çdo njeri ka pasur idhuj të

ndryshëm, por që nga 2011 të gjithë kanë 1 idhull ai është i madhi LEK PLEPI

* Lek Plepi thotë: Nuk ke ç’e do

shkollën... nëse ke miqësi me mua... Unë di më shumë se shkolla.

nga Lek Plepi

* Njeriu thotë mos luaj me zjarrin. Zjarri thotë mos luaj me Lek Plepin *

Lek Plepi arrin që t’i harxhojë lekët

* LAJMERIM: Anulohet Shën Valentini sepse LEK PLEPI është single!!!

* LEK PLEPI rri me duar në xhep edhe kur është lakuriq!


ShowBiz 33-35

Nga Amarildo Lumani www.freepress.al

Renis Gjoka: Së shpejti klipi me Aleksandër Gjokën Grupi BURN është krijuar në 1.8.2004 dhe përbëhet nga katër anëtarë të cilët janë: Renis GJOKA, Stivart ÇELA, Ledjan NAKO dhe Dorian METOHU. Dalja e parë e tyre në skenë ka qenë në gusht 2004, pjesëmarrës në festivalin e muzikës alternative për të rinj, ku janë vlerësuar me çmimin e parë. Kënga titullohej “Mbret pa kurorë”. Dalja e parë televizive ka qenë 3 muaj më pas në “Top Fest 2” me këngën “Ecim të dy”. Në po këtë edicion BURN konkurruan në “TF2” edhe me këngën “Një hap përpara”, e cila ishte një bashkëpunim me grupin “Sweed Company” (hip-hop & r&b). Në fund të këtij edicioni të “TF2” ata u vlerësuan me çmimin “Best New Artist” për këngën “Një hap përpara”. Në dimrin e fillim-vitit 2005, BURN hodhën në treg videoklipin e këngës “Ecim të dy”, i cili ishte dhe videoklipi i parë në karrierën e tyre. Në verën e vitit 2008, BURN hodhën në treg albumin e tyre të parë me titull “Një hap përpara”. BURN numërojnë 5 videoklipe nga 23 këngë deri tani, ku 11 prej tyre janë pjesë e albumit të parë “Një hap përpara”. Pjesa tjetër e këngëve do të përfshihen në albumin e dytë bashkë me këngë të tjera që do të pasojnë. BURN kanë bashkëpunuar me shumë artistë ku vlen të përmenden: Aleksandër GJOKA, Eranda LIBOHOVA, Sweed Company, Big BASTA, Endri& Stefi PRIFTI (këngë që kanë qenë krijime të mirëfillta), si dhe me Rosela GJYLBEGU, Rovena DILO (për këngë të cilat kanë qenë cover). Vokalisti i kësaj bande, Renis Gjoka, në intervistën e dhënë për gazetën “Free Press” na flet për vështirësitë që ka të qenit këngëtar, lodhjen, por edhe kënaqësitë që të fal ky profesion.

Si lindi dashuria juaj për muzikën? Thjesht lindi bashkë me mua. Ishte dhe do të jetë pjesë e imja gjithmonë.

Ju lodh ndonjëherë kjo mënyrë jetese? Aspak! Përkundrazi edhe kur ndihem i lodhur nga probleme të ndryshme është një nga gjërat e pakta që më jep energji.

Dalja juaj e parë në skenë? Mbani mend si u ndjetë? Dalja ime në skenë ka qenë rreth moshës 7 vjeç, por jo duke kënduar, por duke luajtur në violinë. Dalja ime në skenë për të kënduar ka qenë në klasë të pestë. Një emocion aq i madh saqë i mbaj mend çdo detaj asaj nate.

Ndjeheni ndonjëherë i lodhur nga muzika? E njëjta gjë vlen edhe për muzikën në tërësi.

Çfarë është për ju muzika? Është një nga armët më të forta që kam për ta bërë jetën time sa më të bukur edhe në momentet më të vështira. Nëse nuk do të ishit këngëtar, cili do të ishte profesioni juaj? Mbase do merresha me politikat sociale meqë kam mbaruar për këtë fushë. Sigurisht që mund të merrem edhe në të ardhmen pa cenuar edhe dëshirën për të bërë muzikë. Përsa i përket klipeve, ju nuk keni nxjerrë shumë të tillë, ndërkohë që shumë këngëtarë nxjerrin 4-5 klipe në vit. Keni frikë nga konsumimi apo doni që sa herë të dilni të keni një prodhim cilësor? Populli thotë: Më mirë pak e saktë, sesa shumë e për lumë. Ju këndoni shpesh live në disa lokale në kryeqytet, çfarë është për ju të kënduarit live? Është gjëja më elementare dhe minimale që duhet të bëjë një këngëtar. Këtu tek ne është luks pasi i tillë është niveli i artit shqiptar.

Si është një ditë e juaja? Është e larmishme kur dua dhe monotone kur jam i lodhur nga larmia e ditëve të mëparshme. Por preferoj t’i bëj ditët e mia sa më interesante. Cila është gjëja që do të bënit ndryshe nëse do të kishit mundësi të ktheheshit prapa? Asgjë për momentin. Nuk jam aq i vjetër sa të kem mundësinë të gaboj aq shumë sa për t’u penduar e për të pasur dëshirën të kthehem pas. Keni ndonjë projekt për klip? Sigurisht! Tani shumë shpejt do të dalë klipi më i ri në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën. Këngën le ta lëmë surprizë. Nga cilët këngëtarë jeni influencuar dhe cili është i preferuari juaj? Unë dëgjoj shumë dhe muzikë të larmishme dhe më duhet të them që shumë këngëtarë apo grupe kanë ndikuar në formimin artistik. Besoj se është gjëja e duhur që duhet bërë. Cili ka qenë personi që ju ka qëndruar më afër dhe ju ka

mbështetur në pasionin për muzikën? Familja, sigurisht! Hobi juaj? Leximi dhe udhëtimet. Si e kaloni mbrëmjen? E shijoj në maksimum. Fundjavën? E shijoj duke kënduar. Këngëtari shqiptar që pëlqeni të bëni një duet? Sigurisht Aleksandër Gjoka, dhe siç e thashë edhe më lart dueti do të mbërrijë në pak javë me një klip. Çfarë është për ju dashuria ? Është një ndjenjë që të jep forcë dhe të motivon për shumë gjëra. Jeni i dashuruar? Po!

12/03 - 18/03/11 F.P. 33


ShowBiz

VIP-at pas hekurave Arrestimi që iu bë së fundmi këngëtares së njohur, Christina Aguilera, ka risjellë edhe njëherë në kujtesë çështjen e arrestimeve të personave VIP. Shumë prej tyre kanë rënë në pranga për shkak të abuzimit me alkoolin dhe substancat narkotike. “Free Press” sjell për ju një përmbledhje të fotove të VIP-ave pas hekurave.

50 Cent është arrestuar në vitin 1994 për trafikim narkotikësh. Ai shiste heroinë dhe krak

Aktori Hugh Grant u arrestua në vitin 1995 pasi u kap në flagrancë me një prostitutë

Aktori Mickey Rourke u arrestua në vitin 2007 pasi i jepte makinës i dehur

Aktorja Heather Locklear u arrestua për abuzim me lëndë 34 F.P. 12/03 - 18/03/11 narkotike

Aktorja Michelle Rodriguez u arrestua në vitin 2005 pasi i jepte makinës në gjendje të dehur

Aktori Kiefer Sutherland u arrestua më 5 dhjetor 2007 pasi i jepte makinës në gjendje të dehur

Aktori Vince Vaughn u arrestua në vitin 2001 për shkak të një zënke. Mendohet se u arrestua pa pasur faj

Al Paçino u arrestua në janar të vitit 1961 pasi po mbante një pistoletë

Aktori Robert Downey Jr. u arrestua në vitin 1999 për abuzim me narkotikët

Rocker-i Ozzy Osbourne u arrestua në vitin 1984 sepse i jepte makinës i droguar

Charlie Sheen u arrestua në vitin 2009 pasi dyshohej për dhunë në familje

Edhe aktori Christian Slater ka qëndruar pas hekurave


ShowBizFP

Edhe Paris Hilton është përballur me burgun

Ish- bashkëshorti i Pamela Anderson, Tommy Lee, u arrestua në vitin 1999 pasi akuzohej për plagosje

Legjenda e muzikës, David Bowie, u arrestua në vitin 1976 pasi kishte me vete marihuanë

Nick Nolte u arrestua në maj të vitit 2002 pasi i jepte makinës i dehur

Elvis Presley e bëri këtë foto pas një vizite private në zyrat e FBI. Nuk është arrestuar ndonjëherë

Ish- kampioni i boksit, Mike Tyson, është arrestuar disa herë, sidomos për zënka

Lindsay Lohan ka qëndruar disa herë pas hekurave. Kjo është një foto e 15 nëntorit 2007

Rapper-i DMX është arrestuar disa herë, për drogë, vjedhje e madje edhe për keqtrajtim kafshësh

Frank Sinatra u arrestua në vitin 1939. Akuzohej për marrëdhënie jashtëmartesore

Gruaja e Snoop Dogg, Shante Broadus u arrestua pasi i jepte makinës në gjendje të dehur

Këngëtari Kid Rock është arrestuar dy herë

Ylli i basketbollit, Dennis Rodman u arrestua në vitin 1999 pasi kishte sulmuar të shoqen, Carmen Electra

Rapper-i P.Diddy u arrestua në vitin 1999 pas një sherri me armë në një klub nate

Marilyn Manson u arrestua në vitin 2001 për sjellje të pahijshme seksuale

Rapper-i Snoop Dogg u arrestua në vitin 2007 për posedim narkotikësh e armësh

Mick Jagger i Rolling Stones u arrestua në vitin 1967 për posedim droge

Këngëtari R. Kelly u arrestua në vitin 2002 pasi akuzohej për pornografi me të mitur

Mel Gibson u arrestua në vitin 2006 pasi i jepte makinës i dehur. Ai akuzohet edhe për dhunë ndaj të shoqes

Rapper-ja Lil Kim u arrestua në vitin 1996 posedonte 12/03 -pasi 18/03/11 F.P. 35 marihuanë


NightLife 36-37

Keni një grup rezident apo ftoni grupe të ndryshëm për të luajtur? Aktualisht po punohet me një grup kosovar, NA BAND, por ka gjithmonë të ftuar special nga vende të ndryshme dhe nga Shqipëria. Kur fillon muzika “live” gjatë fundjavës? Në fundjavë muzika “live” fillon rreth orës 22:30 dhe siç ju thashë nuk ka ndonjë orar të caktuar për tu mbyllur. Çfarë moshash frekuentojnë lokalin tuaj? Vijnë mosha të ndryshme, të rinj, mosha e mesme, gjithë personat që e pëlqejnë këtë lloj muzike.

Vetëm në fillim të viteve ’90 shqiptarët patën mundësinë të shijojnë siç duhet këngët e tyre të preferuara të muzikës rock. Në atë kohë lindën shumë grupe të frymëzuar nga kultura perëndimore. Sot është një panoramë krejt e ndryshme. Mundësitë për të zgjedhur janë të shumta, ashtu siç janë edhe llojet e lokaleve që luajnë muzikë “live”. Jazz, rock, muzikë latine etj, janë disa nga variacionet e të rinjve kryeqytetas. Kemi vizituar dy prej lokaleve që ndodhen në zonën e ish- Bllokut për të parë se sa i pëlqejnë dhe i frekuentojnë të rinjtë lokalet ku luhet vetëm muzikë rock.

“Ruajmë statusin e një vendi ku luhet muzikë rock” Menaxheri i Tirana Rock Café, Mondi na shpjegon se si funksionon puna në lokalin e tij dhe sa frekuentohet ai. Pijet që ata preferojnë dhe oraret kur fillon muzika “live”. Kur është hapur Tirana Rock Café? Ky club është hapur në 29 nëntor 2007 dhe që prej asaj kohe vazhdon të ruajë statusin e tij si një lokal ku luhet vetëm muzikë rock.

Çfarë pijesh konsumohen më së shumti? Ne kemi pafundësi llojesh birrash si dhe uiski. më shumë preferohen birrat dhe long drink-et.

* * * “Klientët tanë i dinë këngët thuajse përmendësh” Këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, i apasionuar pas muzikës rock tashmë ka hapur lokalin e tij “Stage Club”, ku performon së bashku me miq të tij të skenës. Gledi, Kamela Islami si dhe Genti çdo fundjavë luajnë muzikë rock për kënaqësinë e shumë të rinjve që frekuentojnë këtë lokal. Për “Free Press” flet menaxheri i këtij lokali. Kur është hapur ky club? Ky club është hapur këtë sezon, pra është sezoni i parë dhe po ecën goxha mirë. Janë të shumtë të rinjtë që frekuentojnë këtë club dhe pëlqejnë muzikën rock. Çfarë ditësh ka muzikë “live”? Zakonisht këtu muzikë “live” luhet të enjten, të premten dhe të shtunën. Kur fillon muzika “live”? Muzika live fillon rreth orës 23:00 dhe vazhdon deri në mëngjes. Çfarë moshash vijnë zakonisht? Kryesisht vijnë mosha të reja.

Cilat janë oraret kur hapet, fillon puna dhe kur mbyllet? Lokali hapet çdo mbasdite në orën 17 dhe nuk ka orar mbyllje (mundësisht deri në mëngjes), varet se sa dëshirë kanë të rrinë klientët.

Çfarë pijesh konsumojnë zakonisht? Zakonisht konsumohet birra, shumë birra si dhe koktejle të ndryshme.

Çfarë program servirni për klientët tuaj? Programi i Tirana Rock Café është ky: çdo ditë muzikë e selektuar nga DJ të ndryshëm, të mërkurën muzikë unplugged, të enjten promovim grupesh të rinj, dhe në fundjavë muzikë live, plus DJ (vetëm rock).

E pëlqejnë muzikë rock apo vijnë vetëm për të pirë dhe kërcyer? Jo, shumë prej personave që vijnë këtu jo vetëm që e njohin muzikën rock, por dinë edhe shumë prej teksteve të këngëve, i kanë mësuar thuajse përmendësh.

36 F.P. 12/03 - 18/03/11


NightLifeFP Shumë shpejt do punoj mbi një projekt me disa shqiptarë të Kosovës, miq të mi, por nuk po zgjatem shumë mbi këtë sepse prishet surpriza për ata që mund të jenë të interesuar

Eugent Bushpepa: Të këndosh rock është një betejë shumë e madhe Për shumë prej frekuentuesve të jetës së natës emri i Eugent Bushpepës është mjaft i njohur. Prej vitesh ai është bërë pjesë e lokaleve me muzikë live dhe që prej tetorit ai ka hapur një lokal të vetin ku bashkë me bandën e tij këndojnë çdo fundjavë muzikë live. Genti nisi të këndonte që në moshën 6-vjeçare. U njoh me rock-un në moshën 10 vjeçare nga një kasetë e “The Doors”, që e motra i kishte dhuruar për ditëlindje dhe që në atë kohë nuk iu nda më kësaj rryme. Përveç këngës që është dhe pasioni i tij më i madh, Genti vazhdon studimet për stomatologji.

Ju lodh ndonjëherë muzika? Asnjëherë!

Si lindi dashuria juaj për muzikën? Kam qenë shumë i vogël kur jam përballur me këngën. Më pëlqente të shprehesha duke kënduar dhe që në atë kohë nuk jam shkëputur më prej saj. Kur ka qenë dalja juaj e parë në skenë? Dalja ime e parë në skenë ka qenë në moshën 6 vjeçare në një festival për fëmijë që organizohej në qytetin e Rrëshenit. Më kujtohet se kam kënduar një këngë të Kozma Dushit, “Eja o shoku ynë”! Mbani mend si u ndjetë? Nuk mund ta them sepse e mbaj mend shumë përciptazi atë dalje në skenë. Isha shumë i vogël. Çfarë është muzika për ju? Gjithçka. Pa muzikën nuk do të mund të çliroja energjitë si pozitive, ashtu dhe ato negative që kam përbrenda. Sa e vështirë është të jesh këngëtar në Shqipëri? Të jesh këngëtar në Shqipëri besoj se nuk është e vështirë, përkundrazi arti vlerësohet. Të jesh këngëtar i muzikës rock në Shqipëri është një betejë shumë e madhe. Gjithsesi ka shumë dashamirës të artit që më përkrahin në udhën që unë ndjek dhe ndjehesh mjaft mirë kur të vlerësojnë. Këndoni çdo fundjavë në “Stage Club”, çfarë është për ju të këndosh live? Ndërthurje e pasionit, studimit dhe punës. Të treja tepër frytdhënëse për mua.

Ju shohim shpesh në ekranin e Top Channel, por shumë rrallë me klipe në kanalet muzikore, përse ndodh kjo? Mungesa e kohës është problemi parësor, si për të kompozuar ashtu edhe për t’ju dedikuar një klipi. Çmendim keni për industrinë muzikore në Shqipëri? Japin shumë impulse për këngët që preferon një lloj shtrese e caktuar dhe nuk përpiqen asnjëherë të edukojnë njerëzit me risi. Lë disi për të dëshiruar. Keni ndonjë projekt për klip? Shumë shpejt do punoj mbi një projekt me disa shqiptarë të Kosovës, miq të mi, por nuk po zgjatem shumë mbi këtë sepse prishet surpriza për ata që mund të jenë të interesuar. Nga cilët këngëtarë jeni influencuar dhe cili është i preferuari juaj? Përgjithësisht nga këngëtarët rock & metal të viteve ’70, ’80 si dhe ata soul dhe blues të po asaj periudhe. Mund të përmend David Coverdale (Whitesnake), Robert Plant (Led Zeppelin), Rob Halford (Judas Priest) si dhe nga Stevie Wonder, Sam Cooke etj... Lista mund të jetë shumë e gjatë, e adhuroj muzikën e atyre viteve. Studioni për stomatologji, do ta linit ndonjëherë muzikën për të vazhduar diçka tjetër? Vetëm nëse muzika do më linte mua, gjë që me kalimin e kohës ka gjasa të ndodhë dhe për ketë besoj se do të nevojitet një plan B. Cili ka qenë personi që ju ka qëndruar më afër dhe ju ka mbështetur në pasionin për muzikën ? Janë shumë. Pothuajse i gjithë rrethi im social që më rrethon përditë, duke filluar nga familja e duke përfunduar tek shokët e ngushtë. S’mund të lë pa përmendur edhe përkrahësit e mi.

Në të gjitha lokalet me muzike live këndohen thuajse të njëjtat këngë (në anglisht), cili do të ishte shkaku për të zgjedhur këtë apo atë lokal? Kjo vjen si arsye e komercializmit. Një pjesë e publikut, ato që e frekuentojnë më së shumti jetën e natës, nuk pëlqejnë që repertori që kanë dëgjuar në një vend dhe u ka pëlqyer, të mos e dëgjojnë në një vend tjetër nga një këngëtar tjetër. Shpesh këngëtarët shqiptarë këndojnë edhe këngë të kolegëve të tyre më të vjetër, nuk është kjo një farë “vjedhje” nëse mund ta quajmë kështu? Nuk mendoj se është “vjedhje”, mund të them se është tribut. Sa më shumë të këndohet dhe pëlqehet një këngë, aq më tepër vë në pah vlerat, jetëgjatësinë e saj dhe rikujtoj personin që e ka kompozuar apo kënduar. Gjithkush mund të jetë pak nostalgjik për këngët e “vjetra” shqiptare, sepse i njohin si këngë, kanë mundësinë t’i këndojnë bashkë me këngëtarin që i risjell. Ç’mendim keni lidhur me të drejtat e autorit? Nuk duhet të jetë ligj i detyrueshëm apo të ketë rreptësi më tepër seç duhet. Një person që e vlerëson muzikën, duhet të mësojë vetë te vlerësojë edhe njerëzit të cilët e bëjnë atë. Ama jam koshient se tingëllon pak si utopi. Hobi juaj (përveç muzikës)? Piktura, fotografia, sporti dhe teknologjia. Si e kaloni mbrëmjen (kur nuk jeni në punë)? Dëshira është të frekuentoj apo të përcjell kolegë të mi teksa performojnë live në lokale të ndryshme. Më pëlqen të azhornohem me muzikën që ekziston në “tregun live”. Kur kjo nuk është e mundur, pëlqej të udhëtoj jashtë Tiranës me shoqërinë e ngushtë. Si e kaloni fundjavën? Qetësi totale. Filma pa kufi.

12/03 - 18/03/11 F.P. 37


Sport 38-42

Nga Gerti Katro www.freepress.al

Muka do të vazhdojë Si u prit ky transferim? Nuk u prit shumë mirë, pasi e dimë që ekipet e një qyteti prodhojnë rivalitet. Aq më tepër kur flasim për rivalitetin që kanë Tirana dhe Partizani, është akoma më e vështirë. Gjithsesi unë duhej të bëja para me karrierën time.

B

ota po sheh se si një tip lojtari në futbollin modern e shohim sa vjen edhe në zhdukje. Pak shohim në botën e sotme të futbollit lojtarë me aftësi teknike për të lexuar lojën e ekipit në çdo çast, për të improvizuar në fraksionin e sekondës e reaguar, si dhe për të marrë mbi supe ekipin e tij në çastet më të vështira. Ky lloj lojtari edhe pse më parë ka qenë mjaft i përhapur, sot e numëron me gishtat e njërës dorë. Sidomos në vendin tonë të paktë kanë qenë ata që e kanë shijuar një privilegj të tillë. Një prej tyre është edhe kapiteni i Tiranës, Devi Muka, flamuri i kryeqytetasve 24 herë kampionë. Me epitetin “Vlonjati fluturues”, për shpejtësinë dhe zhdërvjelltësinë e tij në fushë, Muka rrëfeu për gazetën pjesët më kulmore të karrierës së tij të gjatë. Që nga zanafilla me Flamurtarin e vendlindjes së tij, tek aventurat jashtë shtetit në Kroaci, deri tek klubi i zemrës, Tirana, që e bëjnë një ikonë të historisë të futbollit shqiptar ndër vite. Mes të tjerave ai premtoi që karakteri dhe fizionomia e tij do ta lejojnë të luajë edhe për shumë vite të tjera në nivele të larta edhe pse në moshën 34 vjeçare. Devi, shumë vite më parë keni filluar karrierën tuaj me ekipin e vendlindjes Flamurtarin. Si u përfshitë në futboll? Si çdo fëmijë që e ka me pasion futbollin u aktivizova në ekipet e moshave me Flamurtarin. Futbollin e kisha një pasion të hershëm. Me kalimin e kohës në fillim të viteve 90’ u aktivizova me ekipin e parë të Flamurtarit dhe luajta aty deri në 1997, vit ky që u transferova tek Partizani. Tek Partizani fitova simpatinë e shumë vetëve pasi që në sezonin e parë u prezantuam me sukses. Ky sukses bëri që unë të transferohesha tek rivalët e Partizanit, Tirana.

38 F.P. 12/03 - 18/03/11

Pas disa sezonesh të suksesshëm me Tiranën keni provuar një aventurë edhe jashtë vendit, në Kroaci, çfarë mund të na thoni më tepër për këtë periudhë? Në sezonin e parë me Tiranën fituam kampionatin. Një paraqitje e mirë dhe në Kupat e Europës tërhoqi interesin e disa ekipeve të huaj, mes tyre ishte edhe interesimi i kroatëve të Varteks. Një ekip mjaft i mirë në atë kohë. Së bashku me një tjetër shqiptar, shkodranin Vioresin Siani u bashkuam me Varteksin në verën e 1999, me sa kujtoj. Pata disa paraqitje mjaft të suksesshme jo vetëm në kampionatin kroat, por edhe në Europë ku kemi pasur kundërshtarë si anglezët e Aston Vilas, etj. Si u rikthyet sërish në Shqipëri? Pas tre vitesh tek Varteks vendosa të rikthehem sërish në Shqipëri. U bashkova sërish me Tiranën. Prezantimet me kombëtaren shqiptare? Jam përfaqësuar disa herë madje kam shënuar edhe gol. Por duhet të them se në kulmin tim më janë bërë pengesë edhe dëmtimet, sidomos dëmtimi i gjatë në sezonin 2007-08, por edhe një vit më pas. Këto nuk më lejuan të jap asnjëherë më të mirën me kuqezinjtë. Momenti më i bukur që mbani mend në fushë? Ka plot momente të bukura, fitore, etj., por unë do të veçoja golat në Europë me fanellën e Tiranës ato ndaj Ferencvaroshit të Hungarisë, por më tepër atë që i shënova ish-ekipit tim Varteksit në Kroaci, në vitin 2006, në eliminatoret e Kupës UEFA. Ka kohë që nuk jeni më pjesë e futbollit të luajtur... Kush tha?! Unë këtu kam qenë, madje nuk kam shkuar në stërvitje, sepse kam qenë i dëmtuar. Bëj palestër në mënyrë individuale. Shumë shpejt do të bashkohem me skuadrën dhe do të rikthehem në fushë për të ndihmuar Tiranën në arritjen e objektivave që ka për këtë edicion.


SportiFP Tirana, krahas vëmendjes për vendin e tretë, duhet që të synojë fitimin e kupës. Ka rivalitet edhe në këtë kompeticion, por me pak kujdes mund t’ia dalë mbanë

të “fluturojë” Ky do të jetë edicioni i fundit? Me këtë nivel futbolli që është këtu, jam i bindur që luaj në nivele të larta edhe pesë vite të tjera. Kjo edhe falë konstruktit tim. Në kampionatin shqiptar e kam treguar shpesh se kush jam. Pastaj e kam në karakterin tim, që nuk di të dorëzohem. Ju jeni njeriu që i keni dhënë shumë trofe Tiranës. Ku mendon se do të arrijë Tirana këtë vit? Në kampionat Tirana ka pesë pikë diferencë nga Vllaznia, por jam i bindur që do ta kapë Europën. Ne si skuadër jemi mësuar me vuajtjet e kampionatit, parvjet titullin e siguruam në javën e fundit, vjet dolëm në Europë vetëm pak javë para se të mbyllej sezoni. Ekipi i qytetit tuaj të lindjes, Flamurtari dhe Skënderbeu janë dy skuadrat që janë më afër titullit kampion këtë vit. Kush mendon se do të dalë me kokën lart nga kjo garë? Për sa i përket luftës për titullin, jam i bindur që Flamurtari do ta marrë kurorën. Nga kjo që ju thoni, kupa mbetet e vetmja mundësi për Tiranën... Tirana ka hequr dorë nga kampionati, sepse kanë ndikuar disa arsye. Këtë sezon nuk u veprua siç duhet gjatë përgatitjeve në verë, por edhe gjykimi ka pjesën e vet të fajit që sot skuadra jonë ka pikë më pak në renditje. Megjithatë, duhet të shmanget me çdo kusht dështimi në Kupën e Shqipërisë. Tirana, krahas vëmendjes për vendin e tretë, duhet që të synojë fitimin e kupës. Ka rivalitet edhe në këtë kompeticion, por me pak kujdes mund t’ia dalë mbanë. Ka pak javë që Tirana ka një trajner të ri në krye të saj, kroatin Misho Krstiçeviç, ju keni pasur fatin ta njihnit edhe dy sezone më parë këtë trajner, kur ka qenë ndihmës i Blazhe Slishkoviçit. Çfarë marrëdhëniesh kemi me të? Që kur ka ardhur trajneri Misho Krstiçeviç, jam takuar me të tre herë, madje kemi folur për situatën te Tirana më shumë, por edhe për ecurinë e kampionatit. Me Mishon ruaj raporte shumë të mira. I uroj që të ketë sukses te Tirana dhe do ta ndihmoj me sa të mundem në ndeshjet e mbetura në kupë dhe kampionat. Ju jeni një prej lojtarëve më me eksperiencë që militojnë ende në kampionatin shqiptar. Çfarë këshille do t’u jepnit lojtarëve më të rinj të ekipit? Tirana ka një grup lojtarësh që premtojnë. Por duke qenë se janë të rinj, në çdo ndeshje duhet ta rrisin rendimentin e tyre. Sepse

Gjatë një dyluftimi në ndeshjen e futbollit, Tirana-Vllaznia e Shkodrës - Prill 2009

Që kur ka ardhur trajneri Misho Krstiçeviç, jam takuar me të tre herë, madje kemi folur për situatën te Tirana më shumë, por edhe për ecurinë e kampionatit

kanë veshur fanellën e Tiranës, që peshon shumë dhe në ekipin tonë kërkesat dhe synimet janë të mëdha. Asnjëherë s’duhet të kënaqen me pak dhe secili duhet të marrë përgjegjësi për detyrat që i ngarkohen. Mendoj se po të ruhet ky grup lojtarësh, apo edhe me ndonjë përforcim, do të jemi të pathyeshëm sezonin e ardhshëm. Politika që ka ndjekur presidenti Refik Halili, duke afruar lojtarë të rinj dhe me perspektivë, është rruga e duhur për një skuadër afatgjatë dhe me ambicie. Zakonisht shumë prej lojtarëve që përfundojnë karrierën i përkushtohen rolit të trajnerit. Ju çfarë rruge keni parashikuar të ndiqni kur të vendosni të varni këpucët në gozhdë? Unë nuk e shoh veten në këtë rol. Nuk e di se çfarë do të bëj me siguri, mbase ndonjë rol drejtuesi por trajner me siguri jo. Edhe kur e mora Tiranën sezonin e shkuar për ta drejtuar si trajner, e bëra thjesht se i detyrohesha këtij klubi dhe njerëzve që e drejtojnë.

Karriera e Mukës: Fakte dhe shifra Muka e nisi karrierën e tij në vitin 1993 me ekipin e vendlindjes së tij, Flamurtarin. Ai luajti me ta deri në vitin 1997. Pas 77 takimeve të luajtura dhe 9 gola të shënuar, Muka u bashkua me Partizanin. Brenda një sezoni ai arriti të shënonte 8 gola në 29 ndeshje. Viti i ardhshëm do ta gjente Mukën tek Tirana, ekip tek i cili do të zhvillonte pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij. Në sezonin e parë tek bardheblutë e kryeqytetit ai do të luante 23 takime dhe shënonte 9 gola. Më pas ai vendosi të zhvendosej në kampionatin kroat me ekipin e Varteksit. Tre vjet kaloi Muka me Varteks duke zhvilluar 66 takime në kampionatin fqinj dhe shënuar 4 gola. Në vitin 2002 Muka u rikthye sërish tek Tirana në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe përveç sukseseve, ai ka kaluar edhe një periudhë të vështirë dëmtimesh kur luajti vetëm 3 ndeshje gjatë sezonit 2007-‘08, duke humbur deri në tetor fillimin e një sezoni më pas. Në ‘08-‘09, Muka luajti për 14 takime dhe shënoi tre gola dhe ndihmoi Tiranën të ngrinte trofeun e kampionit pas fitores 2:1 ndaj rivalëve të Vllaznisë në takimin e fundit. Me kombëtaren shqiptare Muka bëri debutimin e tij në 19 gusht të vitit 1998 ndaj Qipros në një miqësore. Ai ishte 21 vjeç në atë kohë. Golin e parë dhe të vetëm për kombëtaren shqiptare Muka e ka shënuar në 4 shtator të 1999 ndaj Letonisë në eliminatoret e Euro 2000. Në total nga 1998 deri në 2007, Muka zhvilloi 40 takime me kombëtaren shqiptare duke shënuar një gol.

12/03 - 18/03/11 F.P. 39


SportiFP Kulmi i Bekenbauerit në udhëheqjen e Gjermanisë si kapiten ishte fitorja e Kupës së Botës 1974, në Mynih. Gjermania Perëndimore përfundoi vetëm e dyta në grup, duke humbur ndeshjen e vetme ndaj Gjermanisë Lindore 0-1

Ky është perandori! Franc Bekenbauer është një nga futbollistët më të mëdhenj që ka njohur bota. Para pak ditësh ai ishte në Kosovë, ku premtoi se do e ndihmojë shtetin më të ri në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat më të mëdha të futbollit. Po kush është njeriu që ka revolucionarizuar lojën më të dashur në botë?

F

Franc Bekenbauer është i vetmi njeri në botë që ka fituar edhe si lojtar edhe si trajner Kupën e Botës. Kapiteni i Gjermanisë kur ata fituan Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian, tre herë fitues i Kupës Europiane me Bajernin dhe fitues i Kupës së Kupave

40 F.P. 12/03 - 18/03/11

ranc Bekenbauer vizitoi para pak ditësh Prishtinën, me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli. Legjenda e futbollit gjerman është pritur ngrohtësisht nga kosovarët. Ai është pritur edhe në kabinetin e presidentit Pacolli. Ky i fundit i bëri kërkesë ish yllit të Bajern Munihut që të shfrytëzojë autoritetin e tij dhe të ndihmojë Kosovën në procesin drejt anëtarësimit në FIFA e UEFA. Pacolli theksoi se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes botërore të futbollit. Ndërkohë, Bekenbauer premtoi se do të bëjë çmos që të përshpejtojë realizimin e aspiratës së kosovarëve për tu bërë pjesë e botës së futbollit. “Unë nuk jam politikan, por do të bëj përpjekje që përmes sportit të ndihmoj njohjen e këtij vendi. Kosova ka qenë në axhendë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që çështja e Kosovës të kalojë në UEFA. Nëse unë mund të ndihmoj në aspektin sportiv, atëherë do ta bëj këtë”, ka thënë Bekenbauer. Në takimin mes Pacollit e Bekenbauerit prezent ishte edhe ministri i Ministrisë së Sportit, Memli Krasniqi. Më pas, ish ylli i Kombëtares gjermane, i shoqëruar nga Krasniqi dhe presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi bënë një xhiro rreth sheshit “Nënë Tereza”, për të vizituar më pas stadiumin e Prishtinës. Aty Bekenbauer është pritur mirë nga tifozët e FC Prishtinës, Plisat. Shumë tifozë morën autografe nga legjenda e futbollit gjerman. Ndërsa drejtuesit e FC Prishtinës i dhuruan një fanellë të skuadrës së tyre me numrin 5, numër që mbante Bekenbauer kur ishte aktiv në futboll. Në përfundim, Pacolli shtroi një drekë për mikun nga Gjermania. Pjesëmarrës në këtë drekë ishin edhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë, por edhe ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë. Aty kishte edhe përfaqë-

sues të Federatave sportive të Kosovës. Legjenda gjermane në Kosovë erdhi me ftesë të presidentit të vendit, Behxjet Pacolli. Me këtë rast, Pacolli e ka dekoruar Bekenbauerin me çmimin “Ambasador Nderi i Kosovës”. Franc Bekenbauer vlerësohet legjendë e futbollit gjerman, por edhe e atij botëror. Është i vetmi që ka fituar titujt kampion i botës si kapiten i përfaqësueses dhe si trajner. Si kapiten kampionatin botëror e fitoi me Gjermaninë në vitin 1974, ndërsa si trajner drejtoi Gjermaninë në botërorin 1990. Bekenbauer është figura më e njohur sportive që ka vizituar Kosovën.

Karriera e Bekenbauer Franc Bekenbauer është i vetmi njeri në botë që ka fituar edhe si lojtar edhe si trajner Kupën e Botës. Kapiteni i Gjermanisë kur ata fituan Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian, tre herë fitues i Kupës Europiane me Bajernin dhe fitues i Kupës së Kupave. Por ai nuk do të kujtohet vetëm për medaljet dhe trofetë. Ai mbahet mend edhe për stilin e tij prej gjeniu. Çdo moment që ka qenë në fushë ndriçonin nga eleganca. Kishte një arrogancë në lojën e tij që të impononte atë që ai ishte gjithmonë në komandë, kjo e çoi edhe tek epitetet “Perandori Franc” apo “Kaizeri”. Por më shumë se kjo ai ishte një njeri me vizion për lojën. Kjo çoi në shpikjen e mbrojtësit që sulmonte apo siç u quajt më vonë libero. Depërtimet e fuqishme që nga qendra e mbrojtjes nuk ishin parë kurrë më parë. Bekenbauer lindi në gërmadhat e Gjermanisë së pas luftës në 11 shtator 1945, në Mynih. Ai u bashkua shumë shpejt me skuadrat e të rinjve tek Bajerni. Në atë kohë Bajerni ishte një prej klubeve më pak të njohura në vend. Por ata shumë shpejt edhe me përfshirjen e Bekenbauer u rritën shkallë pas shkalle. Ai fillimisht u aktivizua si mesfushor dhe për më pak se një vit debutoi me Gjermaninë Perëndimore. Ndeshja në eliminatoret ndaj Suedisë ishte një test i vërtetë për 20-vjeçarin. Sidoqoftë ai tregoi temperament të fortë për të cilën u bë i njohur në mbarë Gjermaninë. Gjermania fitoi 2-1 dhe u kualifikua për në Botërorin 1966, që do të luhej në Angli. Bekenbauer nuk mund ta kishte menduar që kom-


SportiFP

"Unë nuk jam politikan, por do të bëj përpjekje që përmes sportit të ndihmoj njohjen e Kosovës"

peticioni do të ishte fillimi i një beteje epike mes Anglisë dhe Gjermanisë. Në ndeshjet e hapjes ata fituan 5-0 ndaj Zvicrës, ku Bekenbauer shënoi dy herë, barazuan 0-0 me Argjentinën dhe mundën Spanjën 2-1. Në çerekfinale Bekenbauer shënoi sërish në fitoren 4-0. Bekenbauer do të gjente sërish rrjetën ndaj Rusisë, me një gjuajtje nga jashtë zone duke mposhtur portierin legjendar Lev Jashin. Në finale ndaj Anglisë, Bekenbauer duhet të markonte Bobi Çarltonin dhe e ndoqi atë gjatë gjithë kohës rreth Uemblit. Ishte një betejë krenarie. Çarlton ishte lojtari të cilit gjermanët i druheshin dhe Bekenbauer vite më pas tha: “Anglia na mundi në 1966 sepse Çarlton luajti pak më mirë se unë”. Anglia fitoi 4-2 në shtesë me një tre golësh të Geof Hërst. Ky ishte në zhgënjim i madh për Bekenabuerin e ri, por ishte vetëm një ndër tre finalet që ai do të luante dhe do të merrte hakmarrjen e tij. Sërish tek Bajerni, gjërat dukeshin mirë për klubin ata fituan Kupën e Kupave në 1967 ndaj Glasgou Rejnxhërs. Në këtë kohë Bekenbauer ishte kapiteni i Bajernit dhe e udhëhoqi atë drejt dominimit në Europë. Në 1970, Bekenbauer kishte shansin të merrte një pjesë të vogël të hakmarrjes së tij kur u përball në një prej ndeshjeve më dramatike, sërish ndaj Anglisë, kampione në fuqi. Gjermania Perëndimore, e kualifikuar për në çerekfinale pasi fitoi të gjitha ndeshjet në grup, u përball sërish ndaj Anglisë. Shumë menduan se energjitë e harxhuara nga Anglia në ndeshjen e grupit ndaj Brazilit ndikuan edhe në përballjen ndaj gjermanëve. Gordon Benks, portieri më i mirë në botë në atë kohë, u sëmur dhe do të zëvendësohej nga Piter Boneti. Pavarësisht kësaj Anglia mori kryesimin 2-0. Por kur ata menduan se kaluan në gjysmëfinale, atëherë gjërat ndryshuan dhe gjithçka nisi nga Bekenbauer. Brian Glanvill përshkruan në librin e tij “Historia e Kupës së Botës” se çfarë ndodhi: “Bekenbauer avancoi, fitoi një top,

dhe me një gjuajtje me të majtën e dërgoi sferën në cepin e majtë të portës. Boneti arriti shumë vonë, topi ishte në rrjetë dhe rezultati 2-1”. Ishte fillimi i një ankthi për Bonetin. Barazimi do të vinte nga veterani Uve Zeler. Më pas koha shtesë kur Myler u dha goditjen përfundimtare anglezëve. Hakmarrja për humbjen në finalen e Kupës së Botës 1966, ishte e ëmbël për gjermanët. Por gëzimi nuk zgjati. Pas 1-1 në kohën e rregullt në gjysmëfinale ndaj Italisë vjen skualifikimi. Në shtesën e parë Bekenbauer pëson një dëmtim. Ai vazhdoi të luante me një krah të lidhur, por që nga ai çast ai ishte pothuajse një kalimtar në fushë. Gjermania pa stoperin e tyre dhe frymëzimin, u dorëzuan 4-3. Bekenbauer do të jetonte për të luftuar sërish. Në Europianin e vitit 1972 ai do të personifikonte liberon modern, lojtarin që përfshihej në gjithçka. U shpërblye në mënyrën e duhur, Gjermania në finale mundi Bashkimin Sovjetik 3-0 dhe Bekenbauer u votua si Lojtari më i Mirë i Europës. Ishte thjesht fillimi i një periudhe të jashtëzakonshme suksesesh për “Kajzerin”. Nën udhëheqjen e tij Bajerni fitoi tre Bundesliga të njëpasnjëshme dhe tre Kupa Kampionesh. Në ‘76 ai fitoi edhe Kupën e Botës për klube duke u bërë një prej klubeve më të mirë jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Por kulmi i Bekenbauerit në udhëheqjen e Gjermanisë si kapiten ishte fitorja e Kupës së Botës 1974, në Mynih. Gjermania Perëndimore përfundoi vetëm e dyta në grup, duke humbur ndeshjen e vetme ndaj Gjermanisë Lindore 0-1. Ata nuk bënë asnjë gabim në grupin gjysmëfinal duke fituar të tria takimet. Por ishte një tjetër skuadër që të gjithë flisnin në anën tjetër: Holanda e “Futbollit Total”, e udhëhequr nga Johan Krojf. Ata kishin shënuar 14 gola dhe pësuar vetëm 1 deri

Bekenbauer ka një rekord me 103 përfaqësime për Gjermaninë Perëndimore, kur në 1977 ai pranoi një kontratë prej 2.5 milion dollarësh nga Nju Jork Kozmos, në Shtetet e Bashkuara

në finale. Ata ishin gati për tu përballur me futbolli efektiv të gjermanëve. Ajo ishte një ndeshje mes titanësh, sepse me dy lojtarët më të mirë në botë, ndeshja mund të personifikohej si Bekenbauer Vs Krojf. Sigurisht që gjërat ndryshuan gjatë ndeshjes pasi gjermanët nuk arritën të ndalnin Krojfin, por detyra nuk i ra për pjesë Bekenbauerit por Berti Vogstit. Fillimi ishte sensacional. Holanda qarkullonte topin që nga fillimi i ndeshjes dhe turma vendase filloi me brohoritma dhe fërshëllima. Papritmas Krojf eci para me topin, kaloi Berti Vogts por ky i fundit e pengon brenda zonës së rreptësisë. Johan Neskens e mori përsipër gjuajtjen e penalltisë dhe Gjermania Perëndimore e pa veten nën një gol pa e prekur ende topin. Me një start të tillë si humbi Holanda? Brian Glanville shpjegon: “Për 25 minuta holandezët dukej sikur po e nënvlerësonin kundërshtarin dhe mundoheshin të vërtiteshin rreth një ekipi gjerman të ngjeshur, por pa krijuar mundësi reale para portës. Një vetëkënaqje e rrezikshme kundër një ekipi pritës. Dhe ashtu ndodhi, Gjermania doli nga grepi”. Fillimisht barazoi Pol Braitner nga një penallti dhe më pas Myler shënoi golin e fitores një minutë para fundit të pjesës së parë. Bekenbauer kishte fituar vetëm gjysmën e asaj dopios unike. Ai u votua si Lojtari më i Mirë i Vitit në Europë për të dytën herë në 1976 edhe pse Gjermania humbi me penallti në finale ndaj Çekosllovakisë. Bekenbauer ka një rekord me 103 përfaqësime për Gjermaninë Perëndimore, kur në 1977 ai pranoi një kontratë prej 2.5 milion dollarësh nga Nju Jork Kozmos, në Shtetet e Bashkuara. Ai qëndroi aty për katër vjet, në të cilat Kozmos fitoi ligën tre herë. Ai shkurtimisht u kthye të luante në Gjermani para se të luante edhe një tjetër sezon me Kozmos para se të tërhiqej në vitin 1984. Atë vit ai u zgjodh trajner i Gjermanisë dhe ishte pas menaxherit të mëparshëm, Jup Derval. Kjo ishte diçka e jashtëzakonshme pasi Bekenbauer nuk kishte ndonjë eksperiencë shumë të madhe në trajnim. Ai arriti të kualifikojë ekipin në Kupën e Botës, Meksikë 1986, kur habiti të gjithë kur çoi atë ekip deri në finalen e humbur me Argjentinën. Pas dështimit edhe në Euro ‘88 të zhvilluar në Gjermani, Italia ‘90 ishte ndryshe. Bekenbauer kishte tashmë një ekip të bashkuar. Edhe një herë Anglia qëndronte në rrugën e tij, një barazim 1-1 në gjysmëfinale e çoi ndeshjen drejt goditjeve të 11-metërshave. Stjuart Pirs dhe Kris Uadëll gabuan për t’i dhënë Bekenbauerit fitoren ndaj menaxherit rival Bobi Robson. Në finale, po ashtu si në 1986 qëndronte Argjentina, një ndeshje “sterile” që u vendos nga një penallti e Bremes, për t’u siguruar gjermanëve trofeun. Bekenbauer ka bërë historinë me një Kupë Bote të dyfishtë. Pas “pavdekshmërisë” ndërkombëtare, Bekenbauer lëvizi si trajner klubesh tek Olimpiku i Marsejës. Ishte një eksperiencë e shkurtër dhe e pasuksesshme. Ai u rikthye tek Bajerni si trajner në 1994, duke i çuar ata tek titulli i Bundesligës para se të ngjitej në fronin e presidentit të klubit. Ndërkohë që sot është në rolin e presidentit të nderit të bavarezëve. Trashëgimia e karrierës së artë të Bekenbaeur do të zgjasë për një kohë të gjatë gjithsesi. Asnjë futbollist tjetër, as si novator apo fitues, nuk ka arritur suksesin e “Kaizerit”.

12/03 - 18/03/11 F.P. 41


SportiFP Barcelona shfaqi një prej paraqitjeve më të mira në historinë e futbollit kur shkërmoqi rivalët e përbetuar, Real Madridin e Hoze Murinjos me një futboll të jashtëzakonshëm

3.

Inter 3-1 Barcelona Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë, 20 prill 2010 Përderisa ndeshja e kthimit në Kamp Nou e pa Interin duke bërë një heroizëm të pa përjetuar më parë, ishte takimi i parë një ndeshje ku ‘neroaxurët’ e vunë njërën këmbë në finale. Do të ishte humbja e parë kjo për Barcelonën në atë sezon me dy gola diferencë, një humbje që nuk u duk e tillë pas golit të hershëm të Pedros. Interi u përgjigj me golat e Uesli Shnajder, Maikon dhe Diego Militos, duke dëshmuar kështu se skuadra e Hoze Murinjos nuk di vetëm të mbrohet, por edhe të sulmojë e shënojë ndaj ekipeve më të mira evropiane.

Siti 0-1 Totenhem Premier Liga, 5 maj 2010 4.Mançester

Ndeshja më e madhe atë sezon në ligën angleze kishte hedhur

Ndeshjet më bukura

2010-2011 1.

Mançester Junaited 3–2 Bajern Mynih Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve – ndeshja e kthimit, 7 prill 2010 Në përgjigje të një disavantazhi prej 2-1 nga ndeshja e parë, skuadra e Sër Aleks Ferguson u ndez dhe tregoi formë të jashtëzakonshme në Old Traford me një epërsi të shpejtë prej 3-0. Ivica Oliç e ktheu Bajernin në lojë në fund të pjesës së parë, ndërsa pas përjashtimit të Rafael nga loja, gjermanët lanë ndoshta dhe gjakun në fushë për të arritur golin, i cili do t’i shpinte ata në gjysmëfinale. Ai i takoi yllit holandez Arjen Roben që realizoi një prej golave më të mirë të vitit me anë të një volej ëndrrash.

2.

Fulham 4-1 Juventus - 1/8 e finales së Europa League, ndeshja e kthimit, 18 mars 2010 Ndoshta kjo ishte mbrëmja më dramatike e përjetuar ndonjëherë nga tifozët e mbledhur në stadiumin Kraven Kotejxh. Goli hapës i David Trezege pas vetëm dy minutash lojë e vuri Juventusin në një epërsi prej 4-1 duke llogaritur dhe ndeshjen e parë, por ekipi i Roy Hodgson nuk kishte ndërmend për t’u dorëzuar. Bobi Zamora dhe një dygolësh nga Zoltan Gera gjallëruan tifozët e mbledhur në stadium, para se Klint Dempsej, tetë minuta pa përfunduar sfida të eliminonte Juventusin, në ndeshjen më dramatike të përjetuar ndonjëherë në Europa Ligë.

42 F.P. 12/03 - 18/03/11

baste deri në 60 milionë stërlina, përderisa skuadra e Heri Rednap kërkoi fitoren për të siguruar vendin e katërt dhe vendin në Ligën e Kampionëve. Kushdo që do të kishte fituar do t’ia vinte fundin katërshes së madhe (të vjetër), por ishte Totenhemi që nuk u mjaftua me barazim dhe kërkoi kualifikim të pastër për garën më prestigjioze evropiane. Pastaj Totenhemi pati punë me Interin të cilin e mposhti në shtëpi, tani Spërsat do të përballen me Milanin në raundin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

4-1 Angli 1/8 e finaleve së Botërorit 2010, 27 qershor 6.Gjermani

Gjermania shkatërroi Anglinë edhe Argjentinën gjatë Kampionatit Botëror, por kjo ndeshje i siguroi vendin në listën tonë për shkak të dramës në fund të pjesës së parë, e cila vuri në lëvizje FIFA-n që të nisë përdorimin e teknologjisë në vijën fatale. Miroslav Klose dhe Lukas Podolski i dhanë Gjermanisë epërsinë prej 2-0 falë një futbolli tejet sulmues. Anglia u përgjigj me një gol me kokë nga Methju Apson dhe u duk se do ta barazonte rezultatin para pushimit të pjesës së parë kur goditja e Lampard qartazi kaloi vijën fatale. Goli nuk u pranua nga gjyqtarët uruguaianë, ndërsa në pjesën e dytë Mesut Ozil ia imponoi futbollin Garet Bejlit, me këtë rast Tomas Myler kompletoi turpërimin e Anglisë.

Uruguai 1-1 Gana Pas penalltive 4-2 - çerekfinalja e Botërorit, 7. 2 korrik 2010 Për shumë ky Botëror ishte një prej kampionateve me futbollin më të shëmtuar të parë ndonjëherë, kjo ndoshta për shkak të ndeshjeve të para. Kjo ndeshje, ose më mirë thënë sekondat finale të shtesës, na detyruan të përjetojmë një nga dramat më të mëdha që kemi parë ndonjëherë në futboll. Goli hapës i Sule Muntarit nga distanca nuk bëri asgjë veçse nervozoi Diego Forlanin në dëm të portierit Muslera. Në vazhdim Luis Suarez u detyrua të shpëtojë një gol të sigurt të Ganës me një prekje me dorë, me këtë rast u përjashtua. Penalltinë nuk e realizoi Asamoah Gian, i cili goditi shtyllën, që natyrisht përbën një prej momenteve më të çmendura në historinë e Botërorëve. Më pas gjithçka buzëqeshi për urugaianët.

Holandë 0-1 – Spanjë Pas shtesës Finalja e Botërorit, 11 korrik 8. 2010 Ashtu si vetë Botërori që nuk u dallua për futbollin më të bukur, ashtu edhe kjo finale ishte tejet e baraspeshuar, por në fund fitoi futbolli dhe ekipi më i mirë në Afrikën e Jugut. Një skuadër agresive holandeze u shfaq tejet e rrezikshme, këtë më mirë e dëshmoi dueli “kung-fu” i Nigel De Jong me Ksavi Alonson. Arjen Roben dëshmoi egoizmin e tij kur dy herë u gjend vetë me portierin dhe nuk shënoi, madje refuzoi të pasonte te shokët e ekipit kur kishte mundësinë. Por loja e Barcelonës u shpagua në fund, me Andres Iniestën që me një goditje detyroi Johanesburgun të shpërthejë me britmat: Spanja, Spanja, Spanja!

Mynih 0-2 Inter Finalja e Ligës së Kampionëve, 22 maj 2010 5.Bajern 10-0 Fejënord Eredivisie, 24 tetor 2010 9.PSV Dy skuadrat hynë në ndeshje me idenë për të krijuar një tripletë historike të titujve të fituar. Hoze Murinjo doli të ishte fituesi i madh, duke marrë komplimente të mëdha dhe duke siguruar punën e re tek Real Madridi pak javë më vonë. Diego Milito ishte ylli kryesor me dy gola në këtë ndeshje, duke zbuluar pikat e dobëta të mbrojtjes bavareze, të cilën e dënoi me një finish prej një eksperti. Masimo Morati u kënaq më së shumti si president i Interit, por shtrohet pyetja nëse ndonjëherë do të përjetohet në Meaca epoka e ashtuquajtur “Murinjo”?

Situata e tmerrshme në të cilën gjendet gjiganti holandez Fejënord u reflektua edhe njëherë para gjithë botës, kur PSV i shkatërroi apo më thënë më mirë i ndau në gjysmë me rezultat të pastër 10-0.

5-0 Real Madrid La Liga, 29 nëntor 2010 10.Barcelona

Barcelona shfaqi një prej paraqitjeve më të mira në historinë e futbollit kur shkërmoqi rivalët e përbetuar, Real Madridin e Hoze Murinjos me një futboll të jashtëzakonshëm. Hoze Murinjo e përshkroi humbjen si rezultat “historikisht më i keqi për klubin”, pasi “Los Blankos” ishin viktimë e makinerisë, e cila dëshmoi se nuk ka të ndalur.


HoroskopiJavor 43

Dashi Kjo do të jetë një javë pak e vështirë për ju. Do të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka. Por motivet janë të hutuara. Do të keni ide për punë, për miqtë tuaj dhe interesat personale. Dinamizmi i këtyre ditëve do të transformojë energjinë tuaj në lëvizje. Shumë të lodhur do të ndiheni nga ditët e fundit të javës. Gjatë të premtes dhe të shtunës, Hëna ju fton që të ngadalsoni rritmin tuaj. Mundohuni të kontrolloni shpenzimet e mëdha, në mënyrë që të kurseni para. Kushtojini më shumë rëndësi trupit tuaj dhe në veçanti humorit.

Demi Do të ndjeni kënaqësi këtë javë. Në mes të ditëve të martë dhe të enjte, ju do të mbështeteni në rezerva mendore dhe fizike, duke harxhuar më shumë energji. Ndoshta lodhja do ju bëjë pak të hutuar. Yjet këtë javë parashikojnë dhe pak tension në jetën tuaj martesore. Por, me durim dhe qetësi mund të rregullohet gjithçka. Komunikimi ballë për ballë është një zgjidhje e çdo konflikti në çift. Mos u frikësoni nga pengesat e vogla në karrierën tuaj. Ngritje të papritura në detyrë apo monetare, do t’ju motivoj gjatë javës. Të dielën qielli ju sygjeron të bëni një relaks total.

Binjakët Java fillon me shumë lëvizje. Ndoshta nuk do të jetë e lehtë të rifitoni kohën e humbur. Yjet do ju japin energji pozitive mes ditëve të martë dhe të mërkurë. Biznesmenët e rinj do të kenë sukses këtë javë. Kjo është një javë perfekte për beqarët, për të filluar lidhje të reja. Ndërsa për të martuarit, lidhja martesore do të vijë në përmirësim. Në përgjithësi parashikohet një javë e qetë sentimentale.Të enjten ose të premten, mund të lindin diskutime me eprorët tuaj. Nëse do të keni një keqkuptim me një mik, nuk do të jetë diçka serioze. Bisedoni me ata që duan t’ju japin këshilla.

Luani Fillimi i javës do të jetë i ngadaltë. Ju do të ndiheni pak të lodhur, të stresuar dhe apatik. Përpjekjet tuaja për një projekt të mrrekullueshëm nuk do të gjejnë zbatim këtë javë. Ditën e martë dhe të mërkurë do të ndiheni më të nervozuar. Mes të punësuarve mund të lindin mosmarrëveshje, por ju do të dini të menaxhoni pengesat e pakëndshme. Lidhja mes bashkëshortëve do të përmisohet dhe do të keni një jetë sentimentale të lumtur. Çiftet e pamartuara mund të shkojnë drejt martesës. E diela parashikohet një ditë e qetë dhe e gëzueshme me partnerin apo dhe miqtë.

Virgjëresha Puna do të vazhdojë më qetë këtë javë dhe do të zgjidhni disa çështje që i kishit zvarritur në kohë. Në ditët në vijim do ju duhet të kaloni më shumë kohë në punët e shtëpisë dhe në familje. Ju ndoshta nuk e kuptoni, por personat e familjes do të kenë më shumë nevojë për ju këtë javë. Humori duhet të jetë nën kontroll. Rruani qetësinë, nëse dëshironi që lidhja juaj të vazhdojë. Për momentin, është mirë të jeni të durueshëm dhe të shtyni vendimet. Evitoni thashethemet mes bashkëpunëtorëve për të mbajtur një reputacion të mirë. Besoni në vetvete dhe në aftësitë tuaj kreative për të arritur aty ku dëshironi. Dita e dielë do të jetë më seksuale.

Peshorja

Bricjapi

Duhet të bëni kujdes në familje. Do ta gjeni veten në situata të rrezikshme, grindje apo keqkuptime në familje. Kontakte me njerëz intelektualë dhe të ditur do të jetë një eksperiencë e vlefshme. Përmirësimi juaj profesional do të bëjë që të respektoheni më shumë dhe të bëheni më i njohur në rrethin tuaj të punës. Këshillohuni dhe mendohuni mirë para se të bëni investime apo të merrni vendime të rëndësishme. Tregoni mbështetje në lidhjen tuaj edhe nëse partneri juaj vepron gabim. Për ata që janë beqarë, këtë javë këshillohet të mos lidheni me dikë. Këtë javë do të ndihmoni miqtë që kanë nevojë për ju. Do të përfitoni shumë mirënjohje. Tregoni kujdes me shëndetin. Alergjitë e stinës mund t’ju shqetësojnë.

Akrepi Parashikohen financa të mira për akrepët këtë javë. Përqëndrohuni në projektet tuaja që keni ndërmend të investoni. Besojini intuitës tuaj dhe ndiqni ëndrrat tuaja. Mos u influenconi nga gjykimi i të tjerëve dhe lejoni punëdhënësit t’ju japin një dorë në planet tuaja me këshillat e tyre. Horoskopi parashikon dhe një javë interesante në jetën sentimentale. Parteneri juaj do të ketë nevojë për vëmendje speciale nga ana juaj. Jepini mbështetje të pakushtëzuar bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj.

Hëna në shenjën tuaj do ju bëjë më pak efikasë në punë këtë javë. Do të jeni të hutuar nga emocionet dhe ndjenjat. Me pak fjalë, probleme zemre. Ditë më të mira do të jenë nga e enjtja dhe e shtuna. Ndoshta një lajm i mirë në fundjavë do ju risë humorin. Vetëm të dielën mund të ndiheni më pak të stresuar. Shmangni polemikat dhe diskutimet ekonomike që ju stresojnë.  Në këto situata, mundohuni të kontrolloni veten, në mënyrë që të mos lëndoni të dashurit tuaj.

Ujori Ndoshta do të keni më shumë dëshirë t’i përkushtoheni shëndetit dhe anës suaj estetike këtë javë. Marrëdhëniet me të tjerët do të jenë më të rëndësishme këtë javë, pasi do të keni nevojë për miqësi dhe ngrohtësi. Kujdes me shpenzimet. Aftësitë tuaja të komunikimit do t’ju ndihmojnë për të arritur në kontakte sociale me njerëz të rëndësishëm. Mos lejoni bashkëpunëtorët t’ju ndërhyjnë në gjykimet tuaja për të ardhmen.

Peshqit

Shigjetari Planetet këtë javë do ju ndihmojnë të menaxhoni më së miri mosmarrëveshjet. Tashmë do të ndiheni më të qetë dhe të organizuar. Në ditët në vijim, një lajm i mirë pozitiv do ju kthejë humorin. Ju do të ndiheni më të lumtur dhe të sigurt në vetvete. Më në fund do të mblidhni forcat dhe idetë që ishin zhdukur. E premtja dhe e shtuna mund të jenë ditë më të vështira, me pakënaqësi në punë apo në shtëpi. Mundohuni të evitoni shpenzimet e mëdha dhe të panevojshme.

E hëna do të jetë një ditë ideale për të reflektuar dhe organizuar idetë. Ndoshta në ditët e ardhshme ju do të gëzoni anët më të mira të përtacisë dhe sensualitetit tuaj. Lajme të mira do të keni në planin ekonomik. Mund të arrini të ndiheni konfuz në lidhje me partenerin tuaj, por çdo gjë do të qartësohet dhe ju do të shihni dashurinë me sy tjetër. Ditën e diel do të ndiheni të lodhur, por të kënaqur.

Gaforrja Pavarësisht nga veprimi i planetëve në shenjën tuaj, ju do ta filloni javën paksa të lodhur, duke mos qënë të gatshëm për ditët sfiduese që ju presin. Nëse ju ofrohet ndonjë mundësi për ndryshim të punës, mos e pranoni menjëherë. Analizojeni situatën në detaje. Më pas do të bindeni se nuk keni gabuar pse nuk keni dhënë përgjigje të menjëhershme. Po ashtu, mos nxitoni me nënshkrimin e kontratave që ju ofrohen, lexojini ato me vëmendje. Në përgjithësi, yjet ju këshillojnë të jeni me syçelë. Parashikohet tension dhe vështirësi në lidhjet tuaja. Probleme të ngarkuara emotivisht do t’ju stresojnë së tepërmi, por lidhja mes bashkëshortëve do të përmisohet.

Ju mirpresim nga afër me elegance , çmime te arsyeshme dhe cilesi !!!!!

Për informacione mbi shërbimin apo vendndodhjen, ju lutemi kontaktoni:

Rajko Fashion & Accessories Cel: +355695536151 E-mail: rajko.fashion@gmail.com Rr. Ismail qemali 29 (ne krah te piceri era)

12/03 - 18/03/11 F.P. 43


Funny 44-45

www.freepress.al

Thëniet më të bukura Ai është anti- heroi. Mjeku i çuditshëm ka pushtuar zemrat e shumë teleshikuesve. House, me aktorin e njohur Hugh Laurie, është një nga telefilmat më të ndjekur në mbarë botën. Në qendër është një gjeni i mjekësisë, i quajtur Gregori House. Përplasjet e tij me ekipin e mjekëve me të cilin punon janë mjaft të njohura për shikuesit. Por mbi të gjitha janë të njohura thëniet e tij pikante. Ka ngjallur shumë debat një telefilm i tillë. Disa thonë se është i mirë për shkak se rrit nivelin e njohurive mjekësore tek disa njerëz. Të tjerë ekspertë shtojnë se fiksimi pas këtij telefilmi i ka bërë njerëzit që të jenë të frikësuar nga sëmundjet. Kjo për shkak se edhe një detaj i jetës suaj shërben për të sjellë një sëmundje të çuditshme edhe të rëndë. Megjithatë, në vitin 2008 House ishte shfaqja televizive më e ndjekur në mbarë botën. Personazhi i famshëm, Sherlock Holmes, hetuesi enigmatik, mësohet se ka qenë insipirues i këtyre serive, që i janë besuar talentit britanik, Hugh Laurie. Gazeta “Free Press” ka mbledhur disa nga shprehjet më të bukura e më interesante të Dr. House dhe i sjell për ju.

Atëherë, kur ju flisni me Zotin, jeni një besimtar, kur Zoti flet me ju, jeni i çmendur Jemi bërë mjekë për të trajtuar pacientët? Jo, jemi bërë mjekë për të trajtuar sëmundjet. Cigaret? Dy herë në ditë nga një dhe jo më shumë. Studimet kanë treguar se cigaret janë një metodë shumë e suksesshme për të marrë një sëmundje në zorrë. Kështu që do të dukeni 30 përqind më seksi Djaloshi do e humbë syrin? Por nuk do të vdesë. I thoni që të shohë pozitivisht botën me syrin tjetër Kjo nuk është një JO, ky është një version i zgjeruar i JO-së. Ky është problemi Ai pacienti ka rënë në koma? Vetë nuk kishte asgjë kundër, e pyeta paraprakisht Ju keni të drejtë, unë kam të drejtë Çmenduria është normale. Normalja kërkon shumë shpjegime, çmenduria nuk do asnjë shpjegim Ky është universi. Çdo pasojë e ka një shkak. Jam ankuar mjaft për një gjë të tillë, por... Ajo është e shëmtuar dhe shëmtia nuk tkurret kurrë- nuk gjej dot asnjë metaforë joseksuale për këtë gjë Ishte një shaka. Budallenjtë janë gallatë e madhe, nuk është çudi që çdo fshat ka nevojë për një të tillë Nëse më shijon fakti që e urrej jetën, atëherë nuk e urrej atë, por e shijoj Ka disa arsye se përse nuk i lejojmë fëmijët të qeverisin, të zgjidhen dhe të punojnë në minierë. Ju jeni budallenj Mirë, do kontrollojmë zemrën. Bëhet fjalë për atë tullumbacen 25 centimetër poshtë fytit E vërteta nis me gënjeshtra

44 F.P. 12/03 - 18/03/11


FunnyFP Nobel shpiku dinamitin. Nuk kam ndërmend t’i pranoj paratë e tij të përgjakura

të Dr. House Nuk është ashtu siç duket. E di që mendoni se jemi larë, por në fakt kemi bërë seks Siç ka thënë filozofi i madh Mick Jagger dikur: ti mund të marrësh gjithmonë atë që do! Humanizmi është mbivlerësuar Realiteti në shumicën e rasteve është gabim Njerëzit kanë qejf që të flasin për njerëzit. Na bën superiorë. Na bën të ndjehemi në kontroll. Dhe ndonjëherë, për disa njerëz, duke ditur disa gjëra, kjo i bën që të kujdesen për të tjerët Burrat janë derra. Ata pak a shumë duan të bëjnë seks me këdo, e shëndoshë, e dobët, e martuar, single, komplet e huaj, e afërme Unë zgjedh të besoj se drita e bardhë që shohin disa... është thjesht një reaksion kimik që ndodh kur truri fiket Ne trajtojmë dikë. Nëse gjërat shkojnë mirë, kemi të drejtë

arsye atyre, nuk të paguajnë Trupat tanë një ditë do thyhen, kjo mund të ndodhë kur je 90 vjeç, mund të ndodhë edhe përpara se të lindësh, por ndodh gjithmonë dhe kurrë nuk ndodh me dinjitet. Nuk më intereson nëse nuk ecën dot, nuk sheh apo nuk e fshin dot prapanicën. Gjithmonë është e shëmtuar. Mund të jetosh me dinjitet, por nuk mund të vdesësh me dinjitet Pacientët gjithmonë duan prova. Nuk po prodhojmë makina këtu, nuk japim dot garanci Marr përsipër rrezikun që disa herë pacientët të vdesin. Por të mos marrësh riskun përsipër bën që më shumë pacientë të vdesin, kështu që mendoj se jam mallkuar që të bëj matematikë Sytë mund të drejtojnë gabim, buzëqeshja mund të gënjejë, por këpucët tregojnë gjithmonë të vërtetën Nëse funksionon, atëherë jemi në rregull. Nëse vdes, atëherë ishte diçka tjetër

Gjithçka bëjmë ne është e diktuar nga një motiv Mirëseerdhët në fundin e procesit të mendimit Do t’i bësh gjërat siç duhet? Shumë gabim, asgjë nuk është siç duhet

Pak a shumë të gjithë ilaçet që jap krijojnë varësi dhe janë të rrezikshëm

Ke murtajë por mos u shqetëso, është e kurueshme. Sjelljes tënde prej bushtre s'kemi ç'i bëjmë.

E reja është e mirë. Për shkak se e vjetra përfundon në vdekje

Pacientët disa herë bëhen mirë. Ti nuk ia ke idenë përse ndodh kjo, por nëse nuk u jep një

Ndonjëherë ne mund të shohim pse normalja nuk është normale

Nuk ka një vijë të hollë që ndan dashurinë nga urrejtja. Në fakt është Muri i Kinës në mes

Mjekimi nuk funksionon gjithmonë. Simptomat nuk mashtrojnë kurrë Arroganca duhet fituar Nuk ka asnjë gjë në univers që nuk mund të shpjegohet Interesi juaj më duket interesant

Ke murtajë por mos u shqetëso, është e kurueshme. Sjelljes tënde prej bushtre s'kemi ç'i bëjmë

Jam pak i zënë tani, po pi diçka

Martesat më të suksesshme janë të bazuara në gënjeshtra

Feja është simptoma e besimit irracional dhe shpresës së pabazuar

Ti mund të mendosh se jam gabim, por kjo nuk është një arsye që unë të ndaloj së menduari

Në përgjithësi, personat e varur nga ilaçet janë idiotë

Lexo më pak, shih më shumë TV Nëse mund të shtiresh si e sinqertë, atëherë mund të shtiresh për gjithçka Mirëseerdhët në botë. Gjithkush është i ndryshëm, gjithkush merr trajtim të ndryshëm mjekësor. Nëse do të luftosh kundër kësaj, do vdesësh nga tuberkulozi Kam qenë doktor prej shumë vitesh. Përse duhet të vazhdoj të mashtroj njerëzit duke u thënë se e di se çfarë po bëj

Nobel shpiku dinamitin. Nuk kam ndërmend t’i pranoj paratë e tij të përgjakura Unë jam doktori që po përpiqet të shpëtojë jetën e birit tuaj. Ju jeni mamaja që po e lë atë të vdesë. Qartësimi- oh sa gjë e bukur Histori e mrekullueshme. Ke menduar ndonjëherë ta vësh në skenë? Jam shumë i zhgënjyer. Të dërgova të më sjellësh ndonjë ilaç të ri, befasues, dhe ti më vjen me një salcë domatesh?

12/03 - 18/03/11 F.P. 45


Eros 46-47

Gjatë seksit, sidomos tek gratë, fiken ato pjesë të trurit që janë përgjegjëse për frikën, stresin e ankthin. Efekti mund të zgjasë deri në pesë orë

Kaq i shëndetshëm është seksi

Nuk është thjesht gjëja më e bukur në botë. Seksi nuk është vetëm për qejf, por është edhe i shëndetshëm. Zbukuron trupin, humbet në peshë dhe forcon prostatën.

Gjatë seksit një njeri harxhon kalori. Për 30 minuta seks, trupi djeg 350 kalori, që përkojnë me 40 minuta joga. Gjatë seksit edhe aktiviteti i trurit është në nivele të larta. Ai furnizohet me energjinë e nevojshme dhe kjo i bën mirë. Seksi i bën zemrës dyfish mirë. Seksi trajnon qarkullimin e gjakut. Përveç kësaj, prodhimi i hormoneve minimizon rrezikun për infarkt zemre tek meshkujt. Më poshtë janë edhe disa shembuj të tjerë përse seksi është i shëndetshëm: Dukesh më i ri Sipas një studimi të universitetit të Edinburgut në Skoci, çiftet që bëjnë rregullisht seks duken shtatë vjet më të rinj. Shkak për këtë është reduktimi i hormoneve që shkaktojnë stres dhe shtimi i substancave vitale në trup. Tek gratë seksi zbut efektet e menopauzës dhe frenon procesin e plakjes. Më pak dhimbje Gjatë seksit prodhohet më shumë estrogjen, që ul dhimbjet e rregullta. Ai ndihmon gratë që të kenë cikle menstruale të rregullta. Burrat, që derdhin pesë herë në javë, kanë shumë pak mundësi të preken nga kanceri i prostatës. Jemi më të qetë Gjatë seksit, sidomos tek gratë, fiken ato pjesë të trurit që janë përgjegjëse për frikën, stresin e ankthin. Efekti mund të zgjasë deri në pesë orë. Nuhatje më e mirë Pas seksit prodhohet më shumë prolaktin, që ngacmon qelizat e trurit pikërisht në pjesën që rrit aftësinë për të nuhatur. Largohen dhimbjet e kokës Për shkak se trupi gjatë seksit lëshon endorfinë, kjo zhduk dhimbjet e vazhdueshme të kokës. Hormoni qetëson dhimbjet dhe është i ngjashëm me morfinën.

46 F.P. 12/03 - 18/03/11

Më pak depresione Përmes orgazmës stimulohet endorfina dhe dopamina, që rrisin ndjesinë pozitive në trup. Dopamina mund të dobësojë depresionet. Humbasim në peshë Përveç se humbasim shumë kalori gjatë aktit seksual, duhet të kemi parasysh se hormonet e qejfit që lëshohen gjatë aktit seksual ndihmojnë që të harrojmë dëshirat e shfrenuara për ushqime të ëmbla. Një gjumë më i mirë Seksi stimulon gjithashtu oxytocine, një hormon që na ndihmon të bëjmë një gjumë më të thellë dhe më të mirë. Madje ky hormon ndikon edhe tek gratë, që e kanë më të vështirë se meshkujt për të bërë një gjumë të mirë. Mbrohemi nga e ftohura Seksi forcon sistemin imunitar. Kush bën seks njëherë në javë rrit nivelin e globulinës në trup me 30 përqind, duke u mbrojtur nga ftohja. Një zemër më e shëndoshë Gjatë seksit të rregullt dhe të mirë, mundësia për infarkt tek meshkujt ulet me 170 përqind. Kontroll më i mirë i fshikëzës Seksi forcon muskujt e legenit. Në këtë mënyrë rrjedhja e urinës kontrollohet më mirë.

Karikohet me energji prostata Disa urologë thonë se ka një lidhje mes derdhjes dhe kancerit të prostatës, që do të thotë se ata që bëjnë shumë seks, ulin rrezikun për tu sëmurë nga prostata. Flokët bëhen më të ndritshme Estrogjeni i çliruar tek gratë ndikon që flokët e tyre të bëhen më të plota dhe më me shkëlqim. Lëkura bëhet më e pastër Gjatë seksit ne djersijmë duke pastruar poret. Lëkura bëhet më e pastër. Rrudhat dhe celuliti zbuten në mënyrë të ndjeshme. Ndikimi qetësues Seksi ka ndikim dhjetë herë më të madh se valiumi- çliron dhe qetëson trupin. Hap hundët Seksi është si një antihistaminë natyrore. Në të vërtetë ai ndihmon për të lehtësuar rrufën e astmën. Rini e përjetshme Seksi ul nivelin e kortizolit në gjak, në këtë mënyrë ngadalësohet procesi i plakjes dhe reduktohet stresi. Ndihmon kundër Alchajmerit dhe osteoporozës Gjatë seksit gratë lëshojnë estrogjen që i ndihmon ato për tu mbrojtur nga Alchajmeri dhe osteoporoza.


ErosFP “Preferoj më shumë djemtë e rinj. Ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë, por e bëjnë atë gjithë natën” Madonna

Citatet më të bukura të yjeve për seksin “A është seksi i ndyrë? Vetëm kur e bën atë siç duhet…” Woody Allen, producent amerikan filmash

“Nëse më duhet të zgjedh mes dy të këqijave, zgjedh gjithmonë atë që nuk e kam provuar më parë” Mae West, aktore amerikane

“Gruaja perfekte pas seksit kthehet në një picë” Jon Bon Jovi, këngëtar amerikan

“Kur ha kaviar me lugë dhe pi shampanjë, tërbohem për seks” Cindy Crowford, ish- top modele

“Seksi për mua është njësoj si të ngrënit dhe gjumi” Sarah Connor, këngëtare

“Mendoj se njerëzit duhet të kenë liri seksuale, por gjithmonë kur të vijë puna tek dhia, duhet të ketë kufij” Elton John, muzikant

“Unë jam shumë e dalë mode. Madje, madje mbaj akoma mbathje” Sharon Stone, aktore “Më mirë do kisha pirë një tas me çaj sesa të bëj seks” Boy George, muzikant “I dashuroj kafshët mbi të gjitha. Dhe burrat që janë kafshë” Angelina Jolie, aktore “Preferoj më shumë djemtë e rinj. Ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë, por e bëjnë atë gjithë natën” Madonna, këngëtare “Shqetësohem shumë kur bëj seks. Por nuk shqetësohem dhe aq shumë kur të tjerët bëjnë seks” Jack Nicholson, aktor amerikan “Tërheqja për seks përbëhet gjysma nga ajo që ke ti dhe gjysma nga ajo se si dukesh ti në sytë e të tjerëve” Sophia Loren, aktore italiane “Jam relativisht heteroseksuale. Për diçka edhe meshkujt janë të mirë...” Katja Flint, aktore

“Fantazia e meshkujve është arma më e mirë e një gruaje” Sophia Loren, aktore italiane “Seksi në një lidhje të gjatë është arti që mundëson që çdo përsëritje të duket si premierë” Jeanne Moreau, aktore franceze “Dashuria është durim, seksi është padurim” Erich Segal, shkrimtar

“Mos thoni gjë kundër masturbimit, ai është seks me atë person që e dëshiron” Woody Allen

“Seksi është ritmi i universit. Gjëja më e mirë që mund të bëjnë bashkë një burrë e një grua. Natyrisht përveç leximit” Curt Leviant, shkrimtar amerikan

“Sa më mirë të kërcejnë meshkujt, aq më të mirë janë në krevat” Shakira, këngëtare

“Kush nuk e përdor organin seksual, rrezikon ta humbasë atë” Osvald Kolle, ekspert seksi

“Do të vij në orën pesë dhe do të shkoj me ty në krevat. Nëse do vonohem, nisja pa mua” Tallulah Bankhead, aktor amerikan

“Seksi në mijëvjeçarin e ri do mbetet njësoj siç ka qenë më parë: një lojë erotike mes dy ose më shumë personave” Dolly Buster, porno-star

“Është e pakuptimtë që meshkujt mendojnë gjithmonë për seksin. Vetëm kur ata mendojnë, e kanë mendjen tek seksi” Geri Haliwell, këngëtare “Kur një mashkull më lëvdon dekoltenë, ndjehem shumë mirë. Tek e fundit nuk dua të reduktohem vetëm tek vlerat e brendshme” Barbara Schoeneberger, moderatore “Seksi është feja ime” Uschi Obermaier, ikonë seksi

“Nëse ai nuk më puth në takimin e parë, mendoj se është një zotëri i vërtetë. Nëse nuk e bën një gjë të tillë në takimin e dytë, mendoj se është pederast” Calista Flockhart, aktore “Seksi nuk është dashuri. Dashuria nuk është seks. Por je si në qiellin e shtatë kur të dyja bëhen bashkë” Madonna, këngëtare “Nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me këtë grua, zonjën Levinsky”

Bill Clinton, ish- president amerikan “Seksi është një ngjitës që mban së bashku strukturën e marrëdhënieve njerëzore” John Hoyer- Updike, shkrimtar amerikan “Seksi? Është qejfi më i madh që kam pasur ndonjëherë pa qeshur...” Woody Allen, producent amerikan filmash “Një intelektual është dikush që ka gjetur diçka më interesante se seksi” Edgar Wallace, autor britanik “Burrat pëlqejnë të thonë se kanë zbuluar zjarrin. Por gratë dinë më mirë se si të luajnë me të” Sarah Jessica Parker, aktore “Nuk kam asgjë kundër seksit në grup në rast se grupi përbëhet nga dy njerëz” Athony Quinn, aktor amerikan “Nuk varet gjithçka nga pamja e jashtme e femrës. Edhe të brendshmet e saj kanë rëndësi” Karl Kraus, shkrimtar “Gratë e moshuara janë më të mirat sepse mendojnë gjithmonë se po e bëjnë për herë të fundit” Ian Fleming, autori i “James Bond” “Seksi pa dashurinë është një përvojë boshe- por kur përvojat boshe vazhdojnë, atëherë kjo bëhet e mrekullueshme” Woody Allen

12/03 - 18/03/11 F.P. 47



FreePress Tirana #12