FreePress Tirana #13

Page 1

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.13 Viti I irë i Botimit 19 - 25 Mars 2011

modern

frikë? a duhet të kemi

19/03 - 25/03/11 F.P. 1


a

19 Mars 2011

t

i

r

a

n

13

www.freepress.al

4

NewsTicker

12

Dosja e Javës

Dashuri e paragjykim

18 Shëndeti

A është e natyrshme mishngrënia tek njerëzit?

12

6

Çfarë ndodh me një ushqyerje me bazë produktesh të mishit Disa sëmundje të zakonshme që shkaktohen nga “papastërtitë” e brendshme Gjithçka që duhet të dini për biberonin

20

24 Lifestyle

100 gjërat që gratë dinë të bëjnë më mirë se burrat

26 Digital

Urrejtje apo dashuri, 4 në 10 persona fyejnë kompjuterin

28 Auto

30

Ja cilat makina humbasin më pak në vlerë me kalimin e viteve

në kopertinë

A duhet të kemi frikë? Bota sheh me ankth atë që po ndodh në Japoni. Tërmeti, tsunami dhe ndotja radioaktive po gjunjëzojnë Japoninë. Ndërkohë Shqipëria thur ëndrra radioaktive dhe jeton mes ndërtimeve që mund të shemben më kollaj nga korrupsioni se nga tërmeti. Vendi ynë është i përfshirë në zonat më aktive sa u përket tërmeteve

30 Art

Inis Gjoni: Tek teatri besoj se po gjej vetveten

34 NightLife

Adam Clay: Femrat shqiptare janë një thesar

36 Sport

44 Kryeredaktor: Enton Palushi. Gazetarë: Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design: Dritan Lleshi. Foto: Blerta Kambo, LSA Marketing: Aina Hoti. E-mail: marketing@freepress.al Adresa: Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 19/03 - 25/03/11

Zhega: Kombëtarja ka nevojë për rotacion

44 Funny

Thëniet e mençura të Homer Simpson

46 Eros

Si do jetë jeta seksuale në të ardhmen?

10 mënyra se si mund ta zgjasësh më shumë aktin

Personazh

32

Julian Deda: Kurrë nuk thuhet kurrë!


Oferta fantastike 6 modele të ndryshme kuzhinash në oferte duke filluar nga

Përfito 2 herë Ulje + Dhuratë

18.900 L

Kuzhinë e kompozueshme 240 cm /10 module

Kodi: 32286

42.960 L L

* Oferta vlen deri më 20 Prill

36.900

Kodi:32285

Me blerjen e çdo kuzhine përfitoni një thithëse pluhuri dhuratë Black & Decker, me vlerë 3.200 L

*Elektroshtëpiaket nuk përfshihen në ofertë. Oferta vlen deri në përfundim të stokut.

Mbajtëse qumështi Kodi:70340

190 L

Tenxhere inoksi Φ18cm Kodi:70082

Kodi:70339

Tenxhere presioni 5lt Kodi:70343

130 L

2.500 L

ZierëseVC1027-30, 900W, 2.77 kg Kodi:70065

6.990 L

Mbajtëse qumështi Kodi:70339

130 L

Filxhanë qumështi 1 copë Kodi:70297

70 L

480 L Tavë qelqi MARINEX 39.5 x 27.5 x 6.6 cm Kodi:70322

Tostier buke T450N, 650W Kodi:70510

600 L

3.050 L Φ23 cm

Φ23 cm

Super çmim! Super cilësi! Set pjatash 20 copë

1.850 L Kodi:70199

1.350 L

Tigan gri Φ18 cm Kodi:70144

Φ30 cm

Φ19 cm

Φ20.5 cm


NewsTicker 4

01

02

03

04

05 06

4 F.P. 19/03 - 25/03/11

www.freepress.al

Japonia tërheq vëmendjen e gjithkujt Ndoshta para disa dekadash një katastrofë e tillë natyrore nuk do kishte pasur kaq vëmendje nga njerëzit në çdo cep të planetit. Por kur bota është kthyer në një fshat falë zhvillimit masiv të mjeteve të komunikimit, atëherë kjo ngjarje do hynte patjetër në shtëpitë e secilit. Tërmeti i ditës së premte ka shokuar secilin. Lëkundja e fortë dhe më pas vala e tsunamit kanë marrë me mijëra jetë njerëzish. Do të duhet kohë për të pasur një bilanc të numrit të viktimave. Për më tepër kjo bëhet akoma më e vështirë po të kesh parasysh faktin se vendin e kërcënon një katastrofë atomike, me pasoja që do vijonin me vite të tëra.

Protestë dhe fushatë Opozita vijon t’i quajë zgjedhjet e 8 majit zgjedhje me karakter politik, kurse mazhoranca thotë se ato janë thjesht zgjedhje administrative. Opozita pretendon se pas një rezultati të mirë në këto zgjedhje, të kërkojë largimin e qeverisë. Nuk dihet ende se kush mund të quhet rezultat i mirë për shkak se opozita drejton qendrat më të mëdha urbane në vend. Të martën opozita u mblodh në Gërdec për të deklaruar se nuk do të tërhiqet përpara “një pushteti vrastar” duke i dhënë tonet e forta politike kësaj fushate. Kurse kryeministri Berisha ka vijuar me mënyrën e tij tipike të të bërit fushatë: shirita pa fund dhe takime nëpër sheshe. Megjithëse ende nuk është zyrtarizuar emri i mazhorancës për Tiranën, kryeministri me anë të batutave ka lënë të kuptohet se ai do jetë Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

Gërdeci pa fajtor Tragjedia më e rëndë e kësaj dekade vijon të mos ketë asnjë fajtor. Tre vjet pas shpërthimit tragjik në një fabrikë demontimi, gjyqi vijon dhe nuk duket asgjëkundi fundi i tij. Palët janë mbërthyer në akuza të forta politike mes njëra- tjetrës. Opozita thotë se shpërthimi ndodhi për shkak të korrupsionit qeveritar. Kryeministri nga ana e tij thotë se opozita po e përdor këtë ngjarje në mënyrë makabre për arsye elektorale.

Nafta e virgjër Një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtyre ditëve është arrestimi i disa biznesmenëve, doganierëve dhe tatimorëve për kontrabandë nafte. Ajo që njihet me emrin nafta virgine, merrej për tu eksportuar, por nuk shkonte jashtë. Në vend që të eksportohej për përpunim, ajo përfundonte në makinat e shqiptarëve. Një histori e frikshme përfitimi në shpinë të shtetit dhe qytetarëve. Në ditët kur çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm, lajmi ka patur shumë ndikim tek qytetarët. Për këtë arsye këto arrestime janë kthyer në një kalë beteje për opozitën, por edhe për mazhorancën. Të dyja akuzojnë njëra- tjetrën se qëndrojnë pas kontrabandës së naftës.

Kosova përfshihet nga ethet e “puçit” Edhe në Kosovë ka diskutime këto ditë mbi një plan, të hartuar nga mediat dhe shoqëria civile, që parashikon rrëzimin e qeverisë. Lajmi është bërë i ditur nga një media pranë qeverisë, kurse kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nuk duhet të eksportohen në Kosovë modele të aplikuara në vendet e rajonit.

Gadafin e kanë lënë të qetë Ndërsa bota sheh nga Japonia, disa media të huaja thonë se po harrohet ajo që po ndodh në Libi. Kolonel Gadafi ka sulmuar trupat rebele duke fituar terren në zona që i kishte humbur më përpara. Disa kongresmenë amerikanë kërkojnë ndërhyrjen ushtarake në Libi. Edhe presidenti francez duket se përkrah një nisëm të tillë, por këto janë zëra në pakicë. Ende nuk duket se ka një plan konkret për të nisur sulmin mbi Libi.


OPINION

aktualitetFP (1)

Editorial

1

Foto Blerta Kambo

Ku janë investiguesit? Nga Enton Palushi

D

ëbimi me dhunë i disa familjeve rome që jetonin diku pas Stacionit të Trenit në Tiranë është një nga ngjarjet më të rënda të këtyre ditëve. Shumë pak media i kushtuan vëmendjen që meritonte kjo ngjarje. Dy-tre shkrime, nja dy intervista dhe ndoshta një ose dy reportazhe. Kaq. Në forume plasi një debat në lidhje me faktin se a jemi ne shqiptarët racistë. Megjithatë edhe në këtë rast, si në shumë të

tjerë, çudia zgjati tre ditë, çështja është arkivuar në media dhe askush nuk flet më për të. Ka nga ata që thonë se nëse një ngjarje e tillë do të kishte ndodhur në një vend tjetër të botës, sigurisht që zhurma do ishte shumëfish më e madhe, por edhe do kishte përgjegjësi dhe drejtësi. Nuk ka ndodhur as njëra, as tjetra. Ndoshta edhe ngaqë jemi një vend që prodhojmë shpesh ngjarje të rënda, vëmendja kalon menjëherë nga një histori në tjetrën. Dhe kështu në tregun mediatik u shfaq puna e kontrabandës së

naftës vergine. Po çështja e dëbimit të romëve, madje dhe puna e kontrabandës së naftës, ka ngritur një çështje që ia vlen të debatohet: kur dhe si heton policia e prokuroria në këtë vend? Në rastin e romëve, policia me anë të një deklarate ka shpjeguar detajet e punës së saj në lidhje me ngjarjen në fjalë. Gjëja e parë që ka bërë policia sapo ka marrë informacionin është vendosja e kontaktit me shoqatat që mbrojnë të drejtat e romëve. Kuptohet që është çështje imazhi kjo punë dhe këto shoqata, që më shumë prishin punë se ndreqin,

2

3

4

5

6

7

8

9

10

janë përcjellëse të asaj çfarë ndodh këtu në Perëndim. Deklarata thotë se në takim policia e shoqata kanë rënë dakord për një fakt, që një femër rome është e famshme për të ndezur sherre. Kjo është pjesa e parë e historisë. Më pas policia ka shkuar tre- katër herë në vendin e ngjarjes pas raportimeve se mbi romët është ushtruar dhunë. Por sa herë ka shkuar, u ka bërë leksione juridike romëve, duke u thënë se duhet të bëjnë një denoncim që ata të lëvizin. Dhe romët nuk e kanë bërë denoncimin. Por policia ka shkuar atje, ka parë barakat e djegura, njerëz të terrorizuar, madje ka parë njërin prej tyre në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, por nuk ka lëvizur në pritje të denoncimit. Sepse kështu e do ligji. Më pas ka marrë një sinjalizim se romët po largohen. Ka shkuar sërish pranë tyre dhe është bindur se romët po largohen me dëshirë. Me kaq çështja mbyllet. Ah, po, policia u ka kujtuar se është aty për t’i mbrojtur, por ata të lumtur janë larguar. Tani të lind pyetja se çfarë i duhet policisë për të nisur një hetim? Pse, gjithmonë është i nevojshëm një denoncim që gardianët e ligjit të na mbrojnë? Ata kanë parë njërin të plagosur, njerëz të terrorizuar, të dhunuar, banesa të djegura dhe thjesht kanë pritur denoncimin. Po sikur ai komunitet të jetë dhunuar e frikësuar aq shumë sa të ketë frikë të denoncojë? Si vepron policia në këtë rast? Pyetjet janë të shumta, por thelbi është ai: çfarë i duhet policisë dhe prokurorisë në këtë vend për të hetuar pa pasur nevojë për një kallëzim apo një denoncim në media? Sepse kështu ka ndodhur edhe në rastin e kontrabandës së naftës vergine. Mekanizmi ka filluar të lëvizë pas denoncimit në media nga ish- ministri i Ekonomisë. Por bëhet fjalë për një skemë të frikshme kontrabande në sytë e të gjithëve, që ka kaluar pa vënë re. A na duhet ne një polici dhe prokurori e tillë, që rri në zyrë e pret një faturë denoncimi? Këto dy janë rastet kur shihet se si mund të hetohet në një vend demokratik. Ky është një standard që tregon sa lart ka shkuar përgatitja e mbrojtësve të ligjit. E dimë që gjithë kjo skemë që thamë mund të shembet vetëm kur mendon se ata janë marioneta në duart e drejtuesve të mëdhenj të këtyre institucioneve. Por ne kemi nevojë të dëshpëruar për organe të zbatimit të ligjit që investigojnë. Nuk na duhen organe ligji që vetëm raportojnë. Si shumica e mediave në Shqipëri.

19/03 - 25/03/11 F.P. 5


Aktualiteti 6-11

Nga Bledar Lumani www.freepress.al

A duhet të kemi Bota sheh me ankth atë që po ndodh në Japoni. Tërmeti, tsunami dhe ndotja radioaktive po gjunjëzojnë Japoninë. Ndërkohë Shqipëria thur ëndrra radioaktive dhe jeton mes ndërtimeve që mund të shemben më kollaj nga korrupsioni se nga tërmeti. Vendi ynë është i përfshirë në zonat më aktive sa u përket tërmeteve

O

ra 14:46. E premte, 11 mars 2011. Toka nis të dridhet. Nga deti niset një dallgë e përbindshme. Është një nga tërmetet më të mëdhenj në histori. Japonia, vendi me mbrojtjen më të mira nga tërmetet, nuk mund ta përballojë një gjë të tillë. Qytete të tëra zhduken nga tsunami edhe pse paralajmërimi ka mbërritur me anë të sirenave. Për mijëra njerëz është tepër vonë. Kjo është kriza më e keqe që ka përjetuar Japonia që nga Lufta e Dytë Botërore. Një bilanc paraprak të viktimave nuk ka ende, por pamjet të kujtojnë shkatërrimet e bombës atomike. E si për ters, kjo puna e shpërthimeve atomike u rri përmbi kokë japonezëve edhe sot për shkak se të paktën një central atomik po del jashtë përdorimit pas tërmetit dhe tsunamit.

Rreziku nuklear Ajri tashmë është i ndotur me radioaktivitet. E kanë konfirmuar ekspertët. Skenari më i mirë është se do shtohet numri i të sëmurëve me kancer. Skenari më keq shkon shumë larg dhe askush nuk dëshiron ta mendojë. Reja atomike ka nisur të shpërndahet, personat e prekur nga rrezatimi janë izoluar. E gjithë bota, sidomos ato vende që kanë centrale atomike, shohin me ankth atë që po ndodh. Gjermania ka vendosur të nxjerrë jashtë përdorimit disa centrale atomike të saj, por edhe disa shtete të tjera do marrin të tilla nisma. Në këto kushte, Shqipëria duket se është vendi që nuk para interesohet shumë për një të tillë. Siç raportojnë mediat austriake, vendi ynë mund të ketë një central atomik shumë shpejt. Nuk do jetë i yni, do

6 F.P. 19/03 - 25/03/11


AktualitetiFP Para disa kohësh, mediat shqiptare u kapën pas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, ku Tirana përfshihej në listën e metropoleve që do goditen së shpejti nga tërmete vrastare

Tërmetet në Shqipëri në 2 mijë vitet e fundit

frikë?

Nga lashtësia njihen disa tërmete të fuqishme që kanë goditur vendin, si ai i Apolonisë në vitin 217 pas Krishtit, më pas dy në Durrës, në vitet 334 dhe 506 të erës sonë dhe në mars 1273. Ky i fundit shënoi 25 mijë viktima, ndërsa shkatërroi plotësisht qytetin.

Kriza ekonomike Dhe sikur të mos mjaftonin sërish këto, Japonia rrezikon të falimentojë si shtet. Kriza ekonomike nuk ka kaluar ende dhe kjo goditje duket se është fatale për të. Mbi 60 miliard dollarë dëme mendohet se janë shkatërruar, por sigurisht shifra nuk është përfundimtare. Bursat janë lëkundur njësoj si tërmeti, kurse shanset janë që e gjithë bota të zhytet në një krizë ekonomike pas rrëzimit përtokë të ekonomisë së tretë më të madhe.

Nga kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në 1153 dhe i Krujës në vitin 1617. Shekujt e mëpasmë regjistruan të tjera tërmete. Një i tillë, kujtohet më 17 tetor 1851, ku 400 ushtarë mbetën të vrarë në kalanë e qytetit. Katër vjet më vonë, në 1855 në Shkodër u regjistruan 12 tërmete brenda një viti. Në shekullin e 20-të veçohen lëkundjet më të forta sizmike që tronditën Shqipërinë, përgjatë 100 viteve të fundit.

jetë i Italisë në të vërtetë, por meqë ky shtet nuk e ndërton dot centralin atomik në vendin e saj, do e ndërtojë në Shqipëri. Dhe mu në Shkodër, në vendin që përjetoi dy vite rresht përmbytje të mëdha dhe që ka vuajtur më shumë se çdo qytet tjetër pasojat e tërmeteve. A duhet të shqetësohemi? Të paktën austriakët po e bëjnë një gjë të tillë edhe për ne. Po t’i shtosh çështjes së përmbytjeve dhe tërmeteve atë të mbeturinave të centralit atomik, “ëndrra” jonë radioaktive bëhet një makth. Një nga rreziqet më të mëdha që i kanosen Japonisë vjen nga mbeturinat atomike.

A jemi të rrezikuar? Para disa kohësh, mediat shqiptare u kapën pas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, ku Tirana përfshihej në listën e metropoleve që do goditen së shpejti nga tërmete vrastare. Pati diskutime e kundërshti për një gjë të tillë. Ekspertët e sizmologjisë në vendin tonë kundërshtuan duke thënë se një tërmet nuk mund të parashikohet. Dhe kjo është e vërteta e frikshme e tërmeteve. Megjithatë ka disa zona që janë më të prekura nga tërmetet. Edhe pse këto ngjarje kaq të rënda nuk e përfshijnë shpesh Europën, duhet thënë që Shqipëria është në mesin e shteteve me aktivitet të lartë sizmik. Specialisti i Institutit të Gjeoshkencave, Rrapo Ormeni, shpjegon zonat më të rrezikuara brenda Shqipërisë. “Shqipëria bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15 % e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80 % e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpesh herë goditet nga tërmetet. Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroaziatike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët

e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, atëherë toka në ato pjesë këputet dhe ndodh ai që e quajmë tërmet,” shpjegon ai. “Shqipëria si një vend me aktivitet sizmik ka disa zona të dallueshme për sizmiocitetin e tyre. Zonat kryesore të vendit tonë janë 2 zona gjatësore që dallohen për një aktivitet sizmik. Është zona Adriatike dhe Jonike, pra zona që bën pjesë në buzën e detit Adriatik dhe detit Jon, gjithashtu është edhe zona Korçë- Ohër, e cila vazhdon deri në Peshkopi. Teksa kemi edhe 3 zona tërthore. Është zona Vlorë - Lushnje - Elbasan - Dibër, zona Shkodër-Pejë dhe zona Vlorë - Tepelenë, vijon më tej eksperti Ormeni. Shumëkush thotë se nëse ajo që ndodhi në Japoni të kishte ndodhur në çdo vend tjetër të botës, pasojat do ishin shumëherë më të rënda. Po çfarë e rrezikon më shumë vendin tonë? Sigurisht që ndërtimet dhe cilësia e tyre është një nga faktorët kryesorë. Eksperti Ormeni thotë se për çdo ndërtim merret edhe një leje nga ekspertët e sizmologjisë, që certifikojnë sigurinë e godinës. “Tirana është goditur nga tërmete të cilët kanë arritur një nivel manjitude deri në 6 ballë të shkallës Rihter dhe kryesisht rreziku sizmik ka ardhur nga thyerjet tektonike që janë rreth Tiranës dhe duke pasur parasysh këto burime sizmike që ka Tirana me thyerjet e Prezës. Pasi njihet energjia maksimale që çlirohet, studiohet dhe nxirret skenari i rrezikut sizmik për qytetin e Tiranës. Në bazë të kësaj, duke studiuar edhe sheshet apo truallin e ndërtimit, fortësinë e tij, bëhet e mundur të nxirren parametrat për ndërtimet antisizmike,” thotë Ormeni. Por, meqë plaga jonë kryesore është korrupsioni, është e mundur që këto ndërtesa përpara se të shemben nga tërmeti, të bien nga korrupsioni. Dhe shembujt të tillë nuk na kanë munguar kur kemi parë atë që ka ndodhur në Turqi.

19/03 - 25/03/11 F.P. 7

Më 1 qershor 1905 në Shkodër, tërmeti me fuqi 9 ballë la pa banesa 1500 familje, duke vrarë 200 vetë dhe plagosur 500 të tjerë. Në vitin 1920 në Tepelenë tërmeti shkaktoi 36 të vrarë dhe shkatërroi 2500 shtëpi. Në vitin 1959 Lushnja u godit nga një tërmet, që preku Fierin, Rrogozhinën, Peqinin e Beratin. Në vitin 1960 epiqendra e tërmetit në Korçë shkatërroi 1479 ndërtesa. Në vitin 1967 tërmeti në Dibër e Librazhd shkatërroi 177 fshatra, shkaktoi 12 të vdekur dhe 174 të plagosur. Në vitin 1979 në Shkodër e Lezhë goditja e tërmetit dëmtoi 17.118 shtëpi e objekte social-kulturore. Në vitin 1982 në Roskovec (Fier) tërmeti shkatërroi 16.534 ndërtesa, ndërsa vrau 1 person dhe plagosi 12 të tjerë. Në 7 janar 1988 nga tërmeti që goditi Tiranën u dëmtuan 2083 shtëpi.


AktualitetiFP Ekzaktësisht në të njëjtin vend një ditë më përpara ka pasur një tërmet të rëndë prej 7.3 ballësh. Kjo është e pazakontë, por nuk është e thënë që të jetë shenjë paralajmëruese për një tërmet tjetër edhe më të madh.

A po çmendet toka?

P

as tërmetit apokaliptik në Japoni qëndrojnë forca ekstreme të natyrës. Ngjarja vjen pas disa tërmeteve të rënda në vitet e shkuara: tërmeti i Sumatrës në vitin 2004 me 232 mijë të vdekur, tërmeti i Kinës në vitin 2008 me 84 mijë të vdekur dhe ai i Haitit vitin që shkoi me 230 mijë të vdekur. A po çmendet planeti ynë? Çfarë ndodhi në Japoni? A jemi të kërcënuar ne të gjithë? Ekspertët u përgjigjen pyetjeve!

pasi është tërhequr poshtë për vite të tëra, për disa sekonda është ngritur lart disa metra. Masa e ujit është katapultuar në sipërfaqe. Kjo ka krijuar edhe valën e përbindshme.

A pati shenja paralajmëruese për tërmetin vrastar? Ekzaktësisht në të njëjtin vend një ditë më përpara ka pasur një tërmet të rëndë prej 7.3 ballësh. Kjo është e pazakontë, por nuk është e thënë që të jetë shenjë paralajmëruese për një tërmet tjetër edhe më të madh.

Përse ndodhi tërmeti në Japoni? Shkak janë shtyrjet e fuqishme të pllakave tektonike. Në këtë rast poshtë Japonisë është zhytur pllaka tektonike e Paqësorit. Pllakat tektonike shtyjnë njëra- tjetrën duke krijuar me kalimin e viteve një presion shumë të madh. Një lëvizje e papritur apo një thyerje bën që gjithë ky presion të shkarkohet. Tërmeti qendror me një fuqi prej 8.9 ballësh zgjati vetëm dy minuta.

Përse është kaq e rrezikuar Japonia?

Deri ku janë ndjerë lëkundjet e këtij tërmeti?

Kur do të qetësohet sërish toka?

Në mbarë botën. Edhe në Europë është regjistruar lëvizja e tërmetit dhe ka qenë domethënëse.

A rrezikojnë që të shpërthejnë vullkane?

Brenda pak orësh pas goditjes qendrore ka pasur edhe 30 tërmete të tjera, që janë vërtitur rreth 6 ballë. Mundet që për javë të tëra të ketë tërmete. I gjithë rajoni është në telashe të vazhdueshme.

Nuk mund të parashikohet me saktësi një gjë e tillë, por pas tërmeteve mund të ketë shpërthime vullkanesh për shkak se shtresat e tokës poshtë vullkanit kanë lëvizur.

A janë të lidhura vullkanet e viteve të shkuara me këtë në Japoni?

Si është krijuar tsunami? Shtrati i detit në brigjet japoneze me kalimin e kohës i është nënshtruar presionit të pllakave tektonike dhe është tërhequr poshtë. Imagjinojeni një hark që tërhiqet dhe më pas lëshohet. Kështu ka ndodhur edhe me shtratin e detit që

Në Japoni njerëzit përballen rregullisht me tërmetet. Japonia ndodhet në atë që njihet me emrin “Unaza e zjarrtë e Paqësorit”, një nga zonat më të rrezikshme në botë. Është një rrip me shumë vullkane dhe me një aktivitet tepër të fortë sizmik. Megjithatë masat mbrojtëse në atë vend janë më të mirat në botë.

Jo, edhe pse për koincidencë ka pasur shumë tërmete të fuqishme kohët e fundit, ato nuk lidhen me njëri- tjetrin. Tërmetet janë ngjarje rajonale. Në mbarë botën gjeologët masin çdo vit mesatarisht një tërmet të shkallës 8 ballë e sipër, 16 tërmete të shkallës 7 dhe 120 tërmete të shkallës 6.

Fatkeqësitë natyrore më shkatërrimtare 1887

27./28. korrik 1976

Lumi i Verdhë në Kinë përmbyti toka të tëra duke lënë 900 mijë të vdekur.

Tërmet me fuqi 7.8 ballë në Tangshan të Kinës, zyrtarisht deklarohen 242 mijë viktima, mendohet se kanë vdekur 800 mijë

Gusht 1931 Përmbytje në Jangtsekiang në Kinë. Rreth 1.4 milionë të vdekur

26 dhjetor 2004 1965 deri në 1967

8 F.P. 19/03 - 25/03/11

Thatësira në Indi shkakton 1.5 milionë të vdekur

Tsunami katastrofal në Sumatra: mbi 232 mijë të vdekur

Nëntor 1970

12 janar 2010

Përmbytjet dhe ciklonet në Pakistanin Lindor marrin jetën e 500 mijë njerëzve

Tërmet në Haiti: minimumi 230 mijë të vdekur


AktualitetiFP

Tërmetet më të rëndë Fuqia 9,5 ballë 22 maj 1960, Valdivia (Kili), rreth 1600 të vdekur

Fuqia 8,8 ballë 27 shkurt 2010, Maule/Concepción (Kili), rreth 700 të vdekur

Fuqia 9,2 ballë 27 maj 1964, Alaskë, 125 të vdekur

Fuqia 8,8 ballë 31 janar 1906, Ekuador, nuk dihet numri i viktimave

Fuqia 9,1 ballë 26 dhjetor 2004, Sumatra, më shumë se 232.000 të vdekur

Fuqia 8,8 ballë 9 mars 1957, Alaskë, nuk dihet numri i viktimave

Fuqia 9,0 ballë 4 nëntor 1952, Kamçatka (Rusi), rreth 2 mijë të vdekur

Fuqia 8,7 ballë 4 shkurt 1965, Alaskë, nuk dihet numri i viktimave

Fuqia 8,9 ballë 11 mars 2011, Sendai (Japoni), nuk dihet ende numri i viktimave

Fuqia 8,6 ballë 28 mars 2005, Sumatra, rreth 1300 të vdekur

Fuqia e tërmeteve Fuqia e tërmetit matet me anë të një shifre që tregon magnitudën ose fuqinë e lëvizjes së tokës. Çdo pikë e rritur do të thotë se dhjetëfishohet fuqia e tërmetit. Një tërmet me fuqi 5 ballë është dhjetë herë më i fuqishëm se një tërmet 4 ballë. -Fuqia 1-2: matet vetëm me instrumentet e posaçme -Fuqia 3: ndjehet shumë rrallë në epiqendër -Fuqia 4-5: ndjehet rreth 30 kilometra larg epiqendrës, shkakton dëme të lehta -Fuqia 6: tërmet i fuqisë së mesme, mund të shkaktojë dëme dhe të vdekur në zonat e mbipopulluara -Fuqia 7: tërmet i fortë, mund të çojë edhe në katastrofa -Fuqia 8: tërmet i madh Në mbarë botën ndodhin çdo vit rreth 50 mijë tërmete të fuqisë 3-4 ballë, 800 të fuqisë 5-6 ballë dhe mesatarisht një tërmet i madh.

19/03 - 25/03/11 F.P. 9


AktualitetiFP “Atë ditë në kodër ishin 7 mijë nga ne,” thotë Shinji. “Ndoshta edhe disa mijëra ishin në shkollën tjetër në kodrën matanë. Por në qytet ishin 17 mijë. Të gjithë të tjerët kanë ikur”

Ferri në tokë Nga Alex Thompson Channel 4

Gj

ëja e parë që të bie në sy është heshtja që rri varur. Nuk ka asnjë zhurmë ndërsa ne i afrohemi atij që dikur ka qenë një qytet bregdetar i lulëzuar. Duke udhëtuar në një rrugë malore përpara se të zbresim në Minami Sanriku, nuk ka asnjë gjë që mund të të përgatisë për atë që do të shohësh. Në 30 vitet e mia si korrespondent lufte kam mbuluar më shumë se 20 konflikte dhe shumë tërmete të mëdhenj, por nuk kam parë kurrë diçka të kësaj shkalle. Në një çast ti kalon përmes qytetesh e fshatrash komplet të paprekur nga katastrofa natyrore- madje asnjë grilë nuk ka lëvizur në dritarepor sapo kthehesh përpara të del katastrofa. Një qytet i tërë me rreth 17 mijë banorë thjesht ka pushuar së ekzistuari. Të paktën 95 përqind e godinave janë shkatërruar, duke u kthyer në mbeturina druri e hekuri. E gjitha kjo është dekoruar me detaje të jetëve familjare të shkatërruara: një grua buzëqesh mbi fotot e saj të martesës, një kitarë e shkatërruar gjendet mes mbeturinave. Shoh dhe kukull të thyer në dysh dhe fletoren e shkollës. Policia përpiqet të na ndalojë që të mos shkojmë më tutje, por ne dalim nga makina dhe nisim të ecim në këmbë. Gjithçka shoh është një qytet i kthyer në pluhur. Një kamion është shqyer nga forca e ujit. Katër vetura janë bërë përplasur me të. Përmbi to është një çati shtëpie. Shtëpitë janë reduktuar në copa dërrasash. Skenat të kujtojnë fotografitë e Nagasakit dhe Hiroshimës pasi mbi to u hodhën bombat bërthamore. Ky duhej të ishte një orar dreke në qytetin e bukur me plazhe mahnitëse dhe gjelbërim ngado hedh sytë. Por në vend të kësaj sheh vetëm një grusht njerëzish në zonën e shkatërruar në kërkim të viktimave ose të asaj pak pasurie që mund të ketë mbetur pa u shkatërruar. Nuk ka të qara, nuk ka histeri, nuk ka zemërim. Është në psikologjinë e japonezëve që t’i bëjnë gjërat në qetësi dhe me dinjitet. Vala e tsunamit është tërhequr, por lumi i qytetit ka vërshuar dhe nuk tërhiqet prej andej për shkak se janë prishur mbrojtëset e tij. Vendi është mbushur me pishina të mëdha dhe me baltë. Ndërsa hedhim sytë, ekipet e shpëtimit nxjerrin një tjetër trup, të

10 F.P. 19/03 - 25/03/11

Gazetari i Channel 4 është i pari reporter perëndimor që ka shkuar në qytetin bregdetar të rrënuar të Minami Sanriku. Ai thotë se skenat i kujtojnë fotografitë e Nagasakit dhe Hiroshimas pasi u lodhën bombat atomike. Lexoni më poshtë reportazhin e tij:

mbuluar në një batanije të pistë. Dashuria, respekti dhe ceremonia e këtyre njerëzve për të vdekurit është ndoshta më prekëse se çdo lot. Trupi do dërgohet në kodër, në shkollën e qytetit për tu bashkuar me të tjerët në këtë gjimnaz që është kthyer në morg. Mendohet se 10 mijë njerëz janë të humbur, por nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar se disa kanë arritur t’i shpëtojnë për mrekulli valës së tsunamit. Në shkollë takova një pronar restoranti, Yochida Takuma. Ai po ndihmon në morg duke lidhur me delikatesë qeset blu me të vdekurit në radhë. “Jam me fat që jam gjallë,” më thotë ai. “Dëgjuam sirenat- paralajmërimi për tsunamin- dhe u nisa me makinë për në kodër tek shkolla, në vendin më të lartë. Sirenat më shpëtuan jetën.” E pyeta se çfarë kishte mbetur nga restoranti i tij në qytet. “Oh,” më tha, duke menaxhuar me shumë stil një buzëqeshje. “Nuk ka mbetur asgjë prej gjëje. Ka mbaruar. Uji ka marrë përpara gjithçka.” Në fushën e bejsbollit ulet një helikopter i ushtrisë japoneze. Ai sjell ushqim dhe batanije- aq të nevojshme në këto momente- netët këtu janë shumë të ftohta me temperatura me minus. Në çatinë e shkollës së mesme janë të shkruara letra SOS për të ndihmuar helikopterët që të ulen. Tek recepsioni i shkollës takoj mësuesin e anglishtes, Shinji Saki. “E pashë të gjithën,” thotë ai. “Të gjithë atë. Fillimisht ishte tërmeti, lëkundja. Më pas sirenat që lajmëronin për tsunami. Isha në shkollë duke dhënë mësim. Por brenda pak minutash munda të dëgjoj zhurmën e tmerrshme dhe aty nisi gjithçka. E pamë se si i gjithë qyteti thjesht po zhdukej. Nuk ekzistonte më.” E pashë dhe po mendoja se si duhet të jenë ndjerë ata në kodër duke parë miqtë, familjarët, duke u marrë përpara nga dallga në sytë e tyre. “Atë ditë në kodër ishin 7 mijë nga ne,” thotë Shinji. “Ndoshta edhe disa mijëra ishin në shkollën tjetër në kodrën matanë. Por në qytet ishin 17 mijë. Të gjithë të tjerët kanë ikur”. Ai psherëtin: “Kushedi nëse janë tetë apo dhjetë mijë njerëz të humbur këtu. Nuk arrij ta kuptoj.” Jemi duke u larguar kur ai nis të hapet për horrorin që ka parë. “E shihni, ky burrë atë ditë rrinte ulur në çatinë e shtëpisë së tij, ndërsa ajo po lundronte. E pashë. Nuk mund të bëja asgjë për ta shpëtuar”. Të gjithë shkollat ishin të mbushura të premten pasdite kur goditi

tsunami. Godinat e tyre vendosen në tokë të lartë, kështu që shumë fëmijë kanë humbur prindërit. Të gjithë këtu, absolutisht të gjithë, kanë humbur të afërm. Njerëzit po jetojnë në shkollë tani, duke u ulur në qetësi në shkalla dhe palestër, të mbuluar me batanije. Kush ka nevojë për trajtim mjekësor merret me helikopter pasi në qytet nuk ka më spital. Largohemi në muzg nga qyteti duke kaluar përmes kilometrash të tërë shkatërrim. Trupa të tjerë do nxirren nga rrënojat e asaj çfarë ka mbetur nga ky qytet i zhdukur nga harta e botës brenda pak sekondash.

Dita kur toka lëvizi Tërmeti që goditi Japoninë të premten ishte aq i fuqishëm sa e ka lëvizur planetin me 25 centimetra, thonë ekspertët. Sipas Institutit Kombëtar Italian për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë, tërmeti “ishte aq i fuqishëm sa ka shtyrë aksin rreth të cilit rrotullohet toka”. Edhe Qendra Gjeologjike Amerikane ka raportuar se ishulli


Dy ditë përpara tërmetit në Japoni, në një intervistë për radion ABC duke folur në lidhje me ndikimin e “super-hënës”, astrologu Richard Nolle, i pari që e ka shpikur këtë term në vitin 1979, tha se ishte i bindur që distanca mes Tokës dhe Hënës është një faktor për katastrofa natyrore

AktualitetiFP

janë fundosur,” thotë ai. “Toka është fundosur dhe kur tsunami erdhi, ai nuk lëvizi prej aty.” Tërmete të kësaj magnitude shihen njëherë në 1 mijë vjet, thonë sizmologët japonezë. Satoko Oki i Institutit për Kërkime Sizmologjike në Universitetin e Tokios, tha se tërmeti gjigand ishte shkaktuar nga një çarje në kufijtë mes pllakave tektonikë të Paqësorit dhe Amerikës Veriore. Pllaka tektonike e Paqësorit ka rrëshqitur poshtë Japonisë duke shkaktuar tronditje të forta e një tsunami prej 10 metrash në bregun lindor. Yuji Yagi, një profesor i Universitetit Tsukuba thotë se një tërmet i kësaj shkalle mund të provokojë tërmete të tjera. “Presioni i krijuar nga tërmeti gjigand mund të rrisë shanset për të tjera lëkundje të forta, ndaj është shumë e nevojshme të tregohet kujdes.” Zoti Oki paralajmëroi qytetarët e Tokios se nuk duhet ta konsiderojnë veten të sigurt dhe se duhet të përgatiten për të tjerë tërmete të fuqishëm që do godasin qytetin. Tërmeti i së premtes së shkuar ishte i pesti më i fuqishëm që ka goditur tokën gjatë shekullit të shkuar.

A është fajtore “super-hëna”

Nuk ka të qara, nuk ka histeri, nuk ka zemërim. Është në psikologjinë e japonezëve që t’i bëjnë gjërat në qetësi dhe me dinjitet kryesor i Japonisë është zhvendosur me 2.4 metra për shkak të forcës së tërmetit. Zhvendosja e pjerrësisë së tokës do të ketë efekt të thellë në kalimin e stinëve, por edhe në gjatësinë e ditës. Por gjeologjistët kanadezë thonë se ndryshimet e vogla nuk do të shihen për shekuj. “25 centimetër duket sikur janë shumë, por vetëm nëse keni një vizore përpara. Por nëse imagjinoni përmasat e tokës, atëherë është një lëvizje tepër, tepër e vogël,” thotë profesori i Universitetit të Torontos, Andrew Miall. “Pritet të bëjë ndryshime në gjatësinë e ditës. Mund të bëjë

ndryshime fare, fare të vogla në pjerrësinë e tokës, që mund të ndikojnë tek stinët, por këto efekte janë kaq të vogla sa mund të maten vetëm përmes satelitëve.” Dr. Daniel McNamara, një sizmolog i njohur amerikan tha për mediat se katastrofa ka zhvendosur pjesët e bregdetit të Japonisë me 2.4 metra dhe ka hapur të çara gjigande në sipërfaqen e detit. Ai paralajmëroi gjithashtu se lëkundjet e kanë ulur më poshtë terrenin e vendit duke bërë që disa pjesë të mbeten përgjithmonë poshtë nivelit të detit. “Ju mund të shihni akoma qytete nën ujë, arsyeja është se ato

Tsunami i fuqishëm që goditi të premten bregun lindor të Japonisë erdhi dy ditë pas lajmërimit se lëvizjet e hënës mund të shkaktojnë aktivitete të paparashikuara në tokë. Astrologët parashikojnë se sot, më 19 mars, e ashtuquajtura “super-hëna” do të shkaktojë kaos në tokë. Hëna do jetë sot si kurrë më parë pranë tokës që nga viti 1992, vetëm 221 milje dhe ekziston rreziku që fusha e saj gravitacionale të ndikojë në tokë. Disa ekspertë në internet kanë parashikuar se një gjë e tillë do të shkaktojë katastrofa si shpërthime vullkanike dhe tërmete. Nisur nga fakti se edhe në Zelandën e Re pati një tërmet shkatërrimtar, kjo është një armë më shumë në dorën e atyre që mbrojnë këtë teori. Megjithatë tërmeti në Japoni ndodhi disa ditë përpara. Por ka disa që besojnë se ajo ishte mjaftueshëm pranë tokës për të shkaktuar efekte të tilla. Dy ditë përpara tërmetit në Japoni, në një intervistë për radion ABC duke folur në lidhje me ndikimin e “super-hënës”, astrologu Richard Nolle, i pari që e ka shpikur këtë term në vitin 1979, tha se ishte i bindur që distanca mes Tokës dhe Hënës është një faktor për katastrofa natyrore. “Super-hënat kanë një lidhje historike me stuhi të forta e me tërmete,” tha ai. Megjithatë, shkencëtarët e quajnë të pakuptimtë një gjë të tillë, duke thënë se afrimi i hënës me tokën është thjesht një mundësi për të bërë një foto të bukur. Dr. David Harland thotë: “Është e mundur që hëna të jetë një ose dy kilometra më afër tokës se zakonisht, por kjo është një ngjarje krejt e zakontë.” Edhe profesori George Helffrich është i të njëjtit mendim. “Krejt pa kuptim. Hëna nuk ka asnjë efekt domethënës në provokimin e tërmeteve në tokë.” “Nëse hëna do të mund të shkaktonte tërmete të mëdhenj, do shkaktonte edhe miliona tërmete të vegjël që ndodhin çdo ditë. Nuk ka lidhje mes këtyre.” Hëna i afrohet tokës në mënyrë të rregullt përsa kohë rrotullohet rreth saj. Por kësaj here ajo do jetë një hënë e plotë. Me gjithë murin e dyshimeve që ngrihen rreth kësaj ngjarje, ka një minorancë astrologësh që insistojnë se ekziston “super-hëna”. Në intervistën e tij për ABC, zoti Nolle shton: Super-hënat janë si eklipset. Ne kemi rreth pesë ose gjashtë më vit, kështu që ajo mund të jetë pranë tokës, por ne nuk kemi një afrim maksimal për të pasur një efekt të dukshëm.”

19/03 - 25/03/11 F.P. 11


DosjaeJavës 12-17

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

Dashuri e para Shqiptarët kanë dy shtete tashmë. Megjithëse flitet shpesh për marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë, pak flitet për marrëdhëniet mes shqiptarëve në dy anët e kufirit. Si i shohin shqiptarët vëllezërit e tyre të gjakut në Kosovë? Një marrëdhënie që ndonjëherë rrëshqet edhe në paragjykim që i ka rrënjët tek një ndarje e hershme veri- jug, apo tek tendenca drejt emërimit malok. Por, pavarësisht kësaj, marrëdhëniet mes njerëzve në dy krahët e kufirit janë në ditët më të mira

Rinia

P

as shpalljes së pavarësisë, një shtet i ri u shtua në Europë. Pas shumë përpjekjesh dhe një lufte shekullore, Kosova u bë shteti më i ri i botës më 17 shkurt 2008. Populli i Kosovës nuk u pajtua kurrë me gjendjen e krijuar dhe për breza me radhë luftuan deri në këtë ditë. Në vitin 1999 shqiptarët hapën dyert e shtëpisë për vëllezërit shqiptar. Por si kanë evoluar marrëdhëniet mes shqiptarëve në dy anët e kufirit që nga ato kohë të vështira?

Komunizmi la në hije marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri Sistemi komunist bëri që për shumë vite marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë të ishin shumë të ndrydhura. Një fazë e re e marrëdhënieve shqiptaro-kosovare filloi pas dhjetorit të vitit 1990. Që nga ajo ditë filluan kontaktet e vërteta midis palëve në të dyja anët e kufirit. Të gjithë mund të flisnin pa frikë për miqtë e tyre kosovarë dhe për problemet e shumta. Liria kishte filluar të lulëzonte. Pas fitores së pluralizmit, në Shqipëri nuk pati më kufizime për kosovarët të cilët donin të vizitonin Shqipërinë. Po ashtu edhe për shqiptarët, të cilët të mbërthyer me tela, kishin harruar të jetonin. E njihnin mirë historinë e Kosovës, por dëshira për të vizituar këtë truall të shkëputur padrejtësisht ishte e madhe. Në këto vite filluan marrëdhëniet e vërteta. Shqiptarët filluan të kuptonin se në këtë vend ekzistonin shqiptarë të vërtetë me tradita dhe zakone të ruajtura me shumë kujdes. Shumë prej tyre mund të kishte prejardhjen nga ndonjë qytet kosovar, por këtë e kishte dëgjuar vetëm nga prindërit. Shqiptarët luftuan kundër propagandës dizinformuese të komunizmit që mundohej të fuste përçarje.

12 F.P. 19/03 - 25/03/11

Rinia në përgjithësi është seleksionuese. Ata i tejkalojnë problemet në mënyra të ndryshme duke vënë në shfrytëzim të gjitha mjetet që kanë në dispozicion. Pjesë e rëndësishme e kësaj rinie është bërë dhe Facebook. Ky rrjet social ka ndikuar në forcimin e lidhjeve midis rinisë shqiptare dhe asaj kosovare. Të rinjtë dëshirojnë të ndjejnë diçka të veçantë për identitetin e tyre. Shumica e të rinjve kosovare janë të gatshëm ta shohin veten si identitete në këtë proces dinamik që kombinon traditat që kanë trashëguar. Rinia është pjesa më e rëndësishme dhe fuqia punëtore brenda një vendi. Në njëfarë mënyre është segmenti më i rëndësishëm i jetës, i cili është pothuajse më i pavërejturi nga përsiatjet filozofike. Shumë të rinj nga Kosova jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Një prej tyre është Bekimi, 17 vjeçari nga Gjakova. Ai ka një vit që jeton në Shqipëri dhe është shumë i kënaqur me jetën në Tiranë. Puna tek një restorant popullor ka bërë të ketë shumë shoqëri me të rinjtë shqiptarë. Ajo që i pëlqen më shumë nga Tirana janë vajzat.

Të gjithë ne duhet të kuptojmë se kosovarët janë vetëm shqiptarë si ne. Problemet tona do të zgjidhen duke qenë pranë njëri-tjetrit Malok apo malësor? Fjalën malok e dëgjojmë çdo ditë në bisedat e njerëzve. Pse vallë ky term? Në Shqipëri dhe në Kosovë nuk mungojnë malet. Shpesh kjo fjalë përdoret për ofendim. Malok është dikush që ka çuar në ekstrem traditat e veriorëve apo jugorëve, si nderi e burrëria, dhe janë katandisur në njerëz që nuk pranojnë torelancën. Ata janë të mbyllur ndaj ideve të të tjerëve, ndaj diskutimit, dhe vetëkënaqen me injorancën e tyre. Malok është ai që vret tjetrin duke ecur rrugës duke i thënë pse më shikon. Fjala malok nuk ka të bëjë me pozitën gjeografike në veri apo në jug, por me mentalitetin dhe me një shoqëri të mbyllur. Termi korrekt është malësor, por malok kryesisht i është thënë një personi kokëfortë e irracional. Nga ana tjetër të mos har-


DosjaeJavësFP Peizazhit të bukur të Kosovës i mungon plazhi. Por ky nuk është një problem. Tani rruga për në Shqipëri është shumë e shkurtër. Mjafton një organizim perfekt me kuletën plot dhe mund të shijosh plazhin e bukur të vendit tonë

gjykim

Amanda Kanina Unë nuk kam qenë ndonjëherë në Kosovë, por e di që janë shumë njerëz mikpritës. Tani me shpalljen e Pavarësisë duket sikur jemi bërë një shtet. Nuk mungojnë fundjavat në Prizren sepse me rrugën e re është shumë afër.

rojmë që ‘malok’ ka qenë Pasho Vasa, vargjet e të cilit ne i kemi himn “shqiptarë mos shkoni në kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Marrëdhëniet kulturore

Shqiptarët festojnë 1 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Vizitorë të rëndësishëm të vendit tonë ishin edhe artistët. Këngëtarët mund të ishin të vjetër në karrierë, por kjo thekson akoma më shumë këtë vëllazëri. Ardhja e tyre në Shqipëri përveçse u rriti famën, bëri që të fillojë edhe një shkëmbim eksperiencash. Emrat e tyre u bënë të njohur në vendin ku flitej e njëjta gjuhë. Në spektaklet e mëdha u shtua konkurrenca. Një konkurrencë bashkimi. Por jo vetëm kaq. Edhe artistët tanë filluan të frekuentonin jetën artistike në Kosovë. Në ditët e sotme rruga Tiranë-Prishtinë është bërë e zakonshme. Fitimet dhe bashkëpunimet janë të mëdha. Madje disa artistë filluan të krijonin lidhje martesore me shqiptarë përtej kufirit. Të gjithë ne duhet të kuptojmë se kosovarët janë vetëm shqiptarë si ne. Problemet tona do të zgjidhen duke qenë pranë njëri-tjetrit. Peizazhit të bukur të Kosovës i mungon plazhi. Por ky nuk është një problem. Tani rruga për në Shqipëri është shumë e shkurtër. Mjafton një organizim perfekt me kuletën plot dhe mund të shijosh plazhin e bukur të vendit tonë. Dhe janë pikërisht turistët kosovarë, të cilët e kanë kuptuar më së miri vlerat e klimës dhe të bregdetit tonë. Durrësi vazhdon të jetë qendra më e frekuentuar verore për turistët kosovarë. Ndërkohë bar-restorantet dhe hotelet në zonën e plazhit publik kanë emra të qyteteve kosovare. Kjo bën që ata të ndihen si në shtëpinë e tyre. Shumë prej tyre krijojnë dhe miqësi me pushuesit shqiptarë. Mundohen të kuptojnë shqipen e tyre, e cila ndonjëherë është e pakuptueshme. Por janë dhe nxënësit kosovarë, të cilët kanë më shumë se 10 vjet që vizitojnë Shqipërinë. Ata nuk presin stinën e verës, por preferojnë udhëtime ditore. Ndër plazhet më të të frekuentuarat në Durrës janë Shkëmbi i Kavajës, Golemi dhe Mali i Robit. Por jo çdo gjë shkon mirë. Vdekja tronditëse e këngëtares Emmy ka shokuar opinionin publik. Dyshimet janë mbi një person nga Kosova. Forumet kanë shpërthyer e ka njerëz, të cilët fshihen pas anonimatit për të sulmuar kosovarët.

19/03 - 25/03/11 F.P. 13

Anisa Baçova Ne kemi pasur marrëdhënie të mira me kosovarët me kohë. Të gjithë e kanë mësuar në shkollë historinë e ndarjes padrejtësisht nga trualli shqiptar. Sa më shumë kanë kaluar vitet dhe më e madhe është bërë lidhja jonë me kosovarët. Ermir Gjata Ne një gjak jemi me kosovarët përderisa flasim dhe një gjuhë. Tjetër gjë që rrota e historisë bëri që të jetojmë të përçarë. Sikur të ishte e bashkuar me Shqipërinë, nuk do të kishte mrekulli më të madhe. Por duke pasur parasysh si ka qenë dhe si është, nuk duhet të qahemi. Mariglen Tare Unë mendoj se kosovarët na duan dhe na respektojnë më shumë se ne. Unë kam qenë në Prishtinë dhe jam habitur çfarë sjellje kanë bërë kur marrin vesh se jam nga Tirana. Ne jemi pak më të ftohtë si njerëz, të paktën kështu më duket mua. Qamile Topalli Ka shumë kosovarë që janë martuar me shqiptarë dhe shkojnë shumë mirë. Mbesa ime ka marrë burrë nga Kosova dhe e kemi dhëndrin më të mirë. Por mendoj se janë pak më të prapambetur me traditat se neve. Ardita Shehu Ne nuk krahasohemi me kosovarët. Ata kanë parë botën me sy para nesh dhe kanë qenë më të kamur. Sikur të ishte bërë në vendin tonë lufta që u bë atje, ne nuk do ta merrnim veten kollaj për 100 vjet. Atyre bravo u qoftë që e ndërtuan vendin nga e para. Adela Muka Marrëdhënie të mira kemi me kosovarët, por vrasja e këngëtares Emi na ka tronditur të gjithëve. Megjithëse biznesmeni ishte kosovar, kjo nuk do të thotë se të gjithë janë njësoj. Dihet se të pasurit kështu janë. Mjerë familja e saj. Alten Sino Unë kam në klasë një vajzë nga Kosova. Të them të drejtën janë më të bukura se vajzat shqiptare. Janë tamam si vajzat e veriut, shumë të gjata. Megjithëse kosovarët flasin shqip, unë e kam pak të vështirë t’i marr vesh çfarë thonë.


DosjaeJavësFP Nga përcaktimi gjeografik, në fakt pothuaj shumica e shqiptarëve janë “malokë” ose në terma jopërçmues malësorë për shkak të kompozimit malor që ka Shqipëria, ndërsa ultësira është afërsisht sa 1/3 e sipërfaqes

Duket se kosovarët na Intervistë me sociologen Merita Poni Albi Rremi E ëndërroj një Shqipëri të madhe si në kohën e ilirëve me të gjitha territoret ku ka shqiptarë. Atë herë do të ishim më të fuqishëm. Ne nuk krahasohemi me kosovarët. Mendoj se jemi shumë mbrapa. Demokracia ka ardhur me vonesë në vendin tonë. Valter Gjoka Unë jam malok siç na quani ju nga Tirana dhe mendoj se jemi ne që kemi marrëdhënie më të mira me kosovarët pasi edhe ata malokë i quajmë. Kur kam ardhur në fillim në Tiranë dhe dëgjoja që më quanin malok, nevrikosesha. Por tani ky emër më bën të ndihem mirë. Armal Muça Në Tiranë na kanë pushtuar malokët. Më vjen keq ta them, por janë më të zotë se ne. Na rroftë ne që jemi lindur dhe rritur në Tiranë se ata kanë zënë punët më të mira. U lumtë, janë të shkathët. Maria Toro S’e kuptoj pse i quajnë kosovarët dhe veriorët malokë kur edhe në jug ka male. Për mua ata janë shqiptarë të vërtetë. I kanë ruajtur traditat më shumë se jugorët. Jugorët kanë qenë më të dalë. Elena Gjinaj Të gjithë prejardhjen nga fshati e kemi. Kot mburren ca si qytetar. Qytetar nuk të bën fakti i të jetuarit në qytete por mënyra e të menduarit, mentaliteti. Shqipe Jashari Sot nuk ka më fshatar e qytetar. Sot ka ardhur koha të ecësh përpara. Dhe po ta shohësh fshatarët janë më punëtorë dhe më të shkathët se këta qytetarët e nderuar. Edhe në emigracion fshatarët kanë ecur më shumë dhe kanë vënë pasuri. Eni Zeneli Termi” malok” është termi im i preferuar që përdoret më shumë kur dua të them për dikë që është: injorant, debil, që s’merr vesh nga bota, i qelbur, kur s’di të bëjë një diskutim të saktë, kur çdo gjë e mer për mbrapsht etj.

Mendoni se ka një harmoni shoqërore midis veriut dhe jugut të Shqipërisë? Po, ka një harmoni mes shqiptarëve, të cilët kanë shfaqur një kohezion të lartë kombëtar përgjatë historisë, pavarësisht dallimeve sub-kulturore dhe etnocentrizmit krahinor. A paragjykojnë shqiptarët njëri- tjetrin në rang krahine? Në fakt, ne shpesh e pyesim njëri-tjetrin se nga je me origjinë. Kjo pyetje në pamje të parë mund të konsiderohet si paragjykuese dhe ndonjëherë edhe është. Por më shumë se sa paragjykuese, pyetja drejtuar njëri-tjetrit për origjinën ka të bëjë më shumë me të kuptuarit e formimit psiko-kulturor të bashkëfolësit, i cili përcaktohet deri në një farë mase nga edukimi prej familjes së origjinës apo vendit prej nga vjen. Natyrisht që si shumë kombe të tjera edhe në Shqipëri ekzistojnë paragjykimet për subkulturat krahinore dhe vetë-mburrjet për origji-

Më të paragjykuarit janë veriorët prej jugorëve, por ndodh edhe e anasjella, megjithëse jo me të njëjtën dozë nën. Kjo sidomos kur krahina e origjinës apo familja janë shquar për trimëri, nder dhe për “derë e parë” ose “shtëpi me oxhak” që tregon statusin pasuror të dikurshëm, kur jo të gjitha shtëpitë në zonat rurale apo në provinca kishin oxhak për shembull. Pra, edhe shqiptarët paragjykohen mes vendi. Çfarë i shkakton këto paragjykime? Paragjykimet kanë ardhur si pasojë e jetës së izoluar pa shumë shkëmbime që është pas bërë përpara urbanizimit, d.m.th industrializimit të ekonomisë, gjë që ndodhi në periudhën e regjimit socialist, megjithëse jo në të gjithë vendin. Shqipëria deri në fund të viteve ’90 ishte më shumë një vend rural se sa urban, me rreth 60% të popullsisë fshatare. Në përgjithësi shoqëria rurale është më paragjykuese se ajo urbane. Mund të thyhet ky mentalitet? Sigurisht që po, madje ka filluar të thyhet si pasojë e hapjes kulturore dhe e rritjes së shkallës së shkëmbimit ndër-kulturor të grupeve shoqërore, kryesisht të zhvendosura nga krahinat e origjinës për në qytetet e mëdha apo qendrat urbane. Sado që Tirana për shembull duket si një mozaik i madh rural, për shkak të migrimit të popullsisë kryesisht fshatare, përsëri Tirana është laboratori i ndryshimit të perceptimeve të tyre dhe përqafimit të vlerave të reja që imponohen nga stili i jetesës urbane në kryeqytet siç janë liria individuale për të rriturit dhe të rinjtë, zhvendosja e përgjegjësisë për pasojat e sjelljes tek individi më shumë se tek kolektiviteti, siç ndodhte në fshat ku për shembull veprimet e individit ishin ngushtësisht të kushtëzuara dhe të kontrol-

14 F.P. 26/02 - 04/03/11

luara nga fisi. Në qytet individët ndihen më të lirë të bëjnë atë që duan pa frikën e madhe të paragjykimit prej syrit ciklopik të kolektivitetit siç ndodh në fshat apo në një provincë të vogël. Çfarë e dallon një fshatar dhe një qytetar? Mund ta dallojnë shumë gjëra në dukje dhe sjellje si pasojë e mënyrës së diferencuar të edukimit apo shoqërizimit. Dallime në aftësinë për të kuptuar, njohur dhe ndjerë nuk ka. Ka vetëm ndryshim në ofrimin e mundësive. Njerëzit lindin pak a shumë njësoj përsa i përket inteligjencës dhe aftësisë njohëse, por të ditur bëhen nëse e shfrytëzojnë intelektin për të njohur dhe ndryshuar botën rreth tyre dhe këtë mundësi e kanë vetëm nëse u jepet. Të marrim një shembull nga arsimi. Të prirura drejt zhvillimit industrial, shkollat e qytetit kanë ngulmuar në edukimin tekniko-shkencor të fëmijëve, të cilët përgatiteshin për t’i shërbyer prodhimit industrial. Ndërsa në fshat, kërkesat ndaj edukimit kanë qenë të ndryshme, të lidhura me prodhimin bujqësor e blegtoral që nuk ka qenë shumë i mekanizuar, madje ka qenë më shumë një punë manuale që do të thotë më shumë se sa makineritë për prodhim bujqësor janë përdorur trupat njerëzore, si për shembull lërimi i tokës me qe, apo puna me shat e bel, etj. Mos-mekanizimi i prodhimit bujqësor nuk ndodhi sepse nuk duhej, por sepse nuk u arrit në kushtet e prodhimit ‘me forcat tona’ të izoluar nga vendet e urbanizuara. Një tjetër dallim mes një personi nga fshati dhe nga qyteti mund të jetë mënyra e veshjes, sidomos për femrat, të cilat në moshë madhore vishen në mënyrë tradicionale, më shumë se sa burrat që vishen në mënyrë më borgjezë, si për shembull me pantallona dhe xhaketë. Gratë fshatare dallohen nga poturet nën fustanelle, nga shamia në flokë, nga veshje me ngjyrë kryesisht të errët, nga këpucë jo të mira ose shoshone llastiku për baltë. Edhe fëmijët nga fshati në përgjithësi vishen më keq se sa fëmijët e qytetit, jo për shkak të mungesës së dëshirës së prindërve për t’i mirëmbajtur, por për shkak të nivelit përgjithësisht më të lartë ekonomik të familjeve qytetare në krahasim me ato fshatare. Megjithatë, këto ndryshime kanë filluar e po zbehen, pasi ka zhvendosje të mëdha popullsie si brenda dhe jashtë vendit dhe të rinjtë duan të jenë të ngjashëm me bashkëmoshatarët e tyre në Perëndim dhe me modelet e famshme të kinemasë dhe muzikës. Shpesh dëgjojmë që një verior të quhet malok, pse ky epitet? Në fakt ky epitet është shumë diskriminues pasi për ata që e përdorin nënkupton që personi është i “pagdhendur”. Nga përcaktimi gjeografik, në fakt pothuaj shumica e shqiptarëve janë “malokë” ose në terma jopërçmues malësorë për shkak të kompozimit malor që ka Shqipëria, ndërsa ultësira është afërsisht sa 1/3 e sipërfaqes dhe madje nuk ka pasë qenë e banuar deri para çlirimit sepse ishte tokë moçalore dhe e përmbytur herë nga lumenjtë e herë nga batica e detit, dhe moçalet e kënetat u thanë me punë vullnetare gjatë regjimit socialist. Pra është paksa e pakuptimtë që një palë banorë që kanë jetuar në male të shajnë të tjerët që jetojnë aktualisht në malësi apo që kanë zbritur prej saj


DosjaeJavësFP Veriorët kanë ndjekur një rrugëtim të vetin në rrjedhën e kohës për qytetërim. Ata vështirë se i janë nënshtruar sundimit dhe administrimit burokratik osman dhe kanë ruajtur me fanatizëm të drejtën zakonore të kodifikuar në Kanune

kanë dashur më shumë

Emigrantë kosovarë në Kukës

në një lartësi më të ulet. Shkak për keqperceptimin është bërë mungesa e informacionit për vlerat që ka kultura e jetës malësore dhe jeta e izoluar që ka bërë kjo popullatë në fise. Megjithatë, në Shqipëri përdoret edhe termi ‘malësor’, për të njëjtit njerëz që quhen malokë duke nënkuptuar vlera të pëlqyeshme dhe të rralla si forca për të duruar, trimëria ndaj armiqve, ndershmëria e tejskajshme e shprehur tek institucioni i Besës dhe dashuria për mikun apo për të huajin e quajtur ndryshe si ksenofili. Vlera të tilla karakterizojnë thuajse të gjithë kombin shqiptar. Cilët paragjykojnë më shumë veriorët apo jugorët? Më të paragjykuarit janë veriorët prej jugorëve, por ndodh edhe e anasjella, megjithëse jo me të njëjtën dozë. Jugorët kanë pasur më shumë mundësi të jetojnë nga punë në administratë që në kohën e administrimit të perandorisë osmane dhe të shkollohen jashtë apo të emigrojnë më pas, në Greqi dhe SH.B.A. Kjo hapje ndaj botës së punës dhe emigracionit ka sjellë më shumë qytetërim ndër ta dhe ka lejuar depërtimin kulturor nga jashtë duke i bërë ata të gjykojnë më lehtë me kritike ca norma arkaike të traditës kulturore për të guxuar të emancipojnë stilin e jetesës. Veriorët kanë ndjekur një rrugëtim të vetin në rrjedhën e kohës për qytetërim. Ata vështirë se i janë nënshtruar sundimit dhe administrimit burokratik osman dhe kanë ruajtur me fanatizëm të drejtën zakonore të kodifikuar në Kanune, siç ishte ai i Lekë Dukagjinit, i Maleve të Dibrës dhe i Skënderbeut, që rregullonin jetën individuale, familjare dhe kolektive. Jo se në Jug nuk ka pasur një të drejtë zakonore gjithashtu, përkundrazi, ka ekzistuar i shumënjohuri Kanuni i Labërisë, ndërsa në zonën e Korçës nuk ka pas vepruar ndonjë formë e përmbledhur e të drejtës zakonore

e ngjashme me kanunet. Pra, edhe në jug ka vepruar e drejta zakonore, por në krahasim me veriun, në jug e drejta zakonore u shfuqizua gradualisht dhe u zbeh si pasojë e ndikimit të administrimit burokratik të jetës shoqërore dhe ashpërsia e normave tradicionale u zbut prej difuzionit kulturor kryesisht nga kontaktet me perëndimin e industrializuar. A ekzistojnë këto ndarje në brezin e sotëm? Deri diku po, edhe të rinjtë janë të ndikuar nga qëndrimet diskriminuese që shfaqin prindërit e tyre apo rrethi i të njohurve ndaj grupeve të tjera shoqërore. Për shembull, kam dëgjuar të rinj që etiketonin njëri-tjetrin me përçmim malok, madje duke qenë edhe vetë nga veriu. Megjithëse duket qesharake që të shahen kësisoj dy të rinj nga e njëjta zonë, termi është shndërruar në paragjykim përgjithësues pavarësisht origjinës. Gjithsesi po dëgjohet gjithnjë e më pak, për shkak të familjarizimit të vendasve me “malokët”, domethënë me popullsinë e ardhur prej pjesës verilindore të vendit që është malësi, dhe me kontakte më të shpeshta mes tyre që ulin dozën e paragjykimeve dhe rrisin nivelin e njohjes, respektit dhe pranimit. Po marrëdhëniet e shqiptarëve me kosovarët si shihen? Në përgjithësi janë marrëdhënie të mira. Shqiptarët në shtetin amë kanë qenë përgjatë gjithë kohës shumë të ndjeshëm për tragjedinë që i ndodhi shqiptarëve të Kosovës me shkëputjen e saj nga trungu dhe me përndjekjen e vazhdueshme të tyre nga serbët. Pavarësisht pamundësisë për t’i ndryshuar marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipërisë dhe ish-Jugoslllavisë gjatë regjimit socialist, për rivendosjen e së drejtës së shkelur me rastin e copëtimit të

territorit, shqiptarët përtej kufirit e kanë ndjerë gjithmonë dëshirën për t’i pasur më pranë se sa matanë kufirit bashkëkombësit e tyre. Një pjesë e mirë e shqiptarëve këtej kufirit mbartin gjak ‘kosovar’ në venat e tyre për shkak të origjinës prej prindërve apo gjyshërve të migruar para çlirimit në Shqipëri. Ndaj kosovarëve është treguar empati e madhe, dhimbsuri për fatin tragjik të të qenit nën ‘hyqmin e huaj’ padrejtësisht. Për shkak të ndërprerjes së komunikimit për gati gjysëm shekulli, kosovarët u mitizuan si pjesa martire e kombit tonë që edhe pse e vënë në kushte shtypjeje dhe mohimi lirie, bënte qëndresë të pashembullt dhe tregonte një vitalitet të admirueshëm duke ruajtur gjuhën, duke dashur kombin, duke valëvitur flamurin kombëtar dhe sidomos duke përjetësuar dashurinë e pamatë për Shqipërinë në emrat patriotike që u vunë fëmijëve si Elbasan, Milot, Vlora, Saranda, Labinot, etj gjë e pazakontë kjo për prindërit shqiptarë përtej kufirit. Shqiptarët përtej kufirit vuajtën po aq fortë dhimbjen e vëllezërve dhe motrave të tyre kosovarë të shpërngulur me forcë në vitin e mbrapshtë 99-të dhe hapën dyert e shtëpive të tyre me pak komoditet se ato të kosovarëve dhe ndanë ‘çapën e bukës’ me ta. Shqiptarët përtej kufirit iu bashkuan radhëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës për t’i dhënë lirinë e munguar bashkëpatriotëve të vet. Cilët janë më mikpritës ne apo shqiptarët e Kosovës? Ne jemi dashur ‘a vicenda’ (njëlloj). Megjithatë duket se na kanë dashur më shumë ata sepse në kushtet e tyre ishte më e lehtë të tregonin simpati për pjesën tjetër të vetes që ishte matanë kufirit. Ndërsa shqiptarët e Shqipërisë ishin shumë të zënë me hallet e tyre në kohën e komunizmit kur racionohej buka dhe qumështi dhe u vunë në kushtet e mbijetesës, e cila si nevojë primare nuk lë shumë vend për të menduar për tjetrin. Në këtë kuptim, shqiptarët në kohën e erës komuniste u shndërruan në individë që bënin atë çka ju diktohej të bënin nga regjimi dhe dashuria për tjetrin nuk bënte pjesë në këtë repertor. Në fakt shtypja e mendimit dhe e lirisë individuale prodhoi frikë nga tjetri dhe për pasojë edhe mosbesim e shmangie. Aq më tepër që në rastin e kosovarëve, këta shiheshin me zili sepse kishin fatin e madh të jetonin nën një regjim socialist jo shtypës, siç ishte vet-administrimi i Titos. Për shqiptarët e Shqipërisë, të cilët ishin të privuar simbolikisht edhe nga komunikimi me një zog që vinte nga jashtë, privilegji i kosovarëve si shtetas jugosllave që jetonin dhe punonin ku të dëshironin në Perëndim shihej jo me pak zili. Ky perceptim ndryshoi në kohën e Millosheviçit, i cili tregoi një terror gjakatar ndaj kosovarëve duke ju mohuar edhe arritjet kushtetuese të kohës së Titos. Çfarë këshille do të jepnit për të mposhtur paragjykimet krahinore? Të shkëmbejnë sa më shumë me njëri-tjetrin, të qëndrojnë sa më pranë, të zhvishen nga psikozat etnocentrike dhe të hapen ndaj të ndryshmes.

19/03 - 25/03/11 F.P. 15


DosjaeJavësFP ...Më i turpëruar ndihej babai i djalit. “Këta na hapën dyert e shtëpisë dhe na strehuan, ndërsa ne ju marrim vajzën”, kështu thoshte me atë shqipen e tyre që në fillim nuk e kuptonim mirë

“Më bënte përshtypje sa të fortë ishin kosovarët ndaj dhimbjes” Xhevdet Smajli (kryefamiljari nga Tirana që hapi dyert për kosovarët)

F

amilja ime ka qenë një nga familjet që ka pritur 12 kosovarë në kohën e luftës. Nuk jemi të pasur, por me zemër të mirë. Ne kemi vuajtur shumë nga sistemi. Familja ime ka qenë e internuar në Grabian të Lushnjes. Të gjithë besoj se e dinë çdo të thotë të jesh i internuar. Kështu më dukeshin edhe mua këta banorë të dëbuar me gjak shqiptari. Ishte e tmerrshme të dëgjoje historitë e tyre. Një vajzë e re që sapo ishte martuar kishte humbur burrin e saj në luftë. Ajo priste një fëmijë, i cili nuk do ta shihte kurrë babain e tij. Dhe kjo vajzë lindi pikërisht në periudhën kur unë i strehova në shtëpinë time. Unë kam tre vajza, por asnjëherë nuk isha ndier kaq i lumtur. E ëma e fëmijës që quhej Flaka dhe më bëri kumbarin e vajzës. I vumë emrin Fitore. Ishte një periudhë kur të tërë e ëndërronin këtë fitore. Më bënte përshtypje sa të fortë ishin kosovarët ndaj dhimbjes. Por mbi të gjitha shumë patriotë. Për ta flamuri shqiptar ishte i shenjtë. Kishin zakonet e tyre që ishin të përafërta me banorët që jetojnë në veri të vendit tonë. Por dukej se kishin jetuar mirë ekonomikisht. Nuk e kishin ndier varfërinë si në vendin tonë. E kishin parë botën para nesh. I bënte përshtypje se si ne jetonim me kaq shumë varfëri, por që ishim shumë mikpritës. Kjo ka të bëjë edhe me faktin që ata kanë vuajtur me shekuj për të qenë shqiptarë të lirë. Zakonet e tyre ishin të përafërta me malësorët e vendit tonë. Mësuam shumë gatime prej tyre. Ajo që më bënte përshtypje ishte se konsumonin shumë çajin dhe nuk hanin në një vend burrat dhe gratë. Respekti ndaj më

të moshuarve ishte shumë i madh. Fjala e tyre ishte ligj. Jo se ne nuk i respektojmë, por ata ishin akoma me të vjetrën. Dukej që kishin ruajtur me fanatizëm zakonet dhe traditat shqiptare. Ime shoqe është infermiere dhe kujdesej shumë për miqtë që na kishin mbushur shtëpinë. Por një lidhje e re e forcoi akoma më shumë dashurinë e familjes sime për miqtë nga kosova. Vajza ime e madhe që në atë kohë studionte në Fakultetin Histori-Filologji për gjuhën gjermane u dashurua me një nga djemtë që kishte ardhur në familjen tonë. Në fillim nuk po e kuptoja këtë afrim të tyre, mendoja se ishte një miqësi e sinqertë. Të them të drejtën mu thye pak zemra kur e mora vesh, por nuk ke ç’i bën. Kam qenë dhe vetë i ri dhe deri diku i kuptoja të dy. Më i turpëruar ndihej babai i djalit. “Këta na hapën dyert e shtëpisë dhe na strehuan, ndërsa ne ju marrim vajzën”, kështu thoshte me atë shqipen e tyre që në fillim nuk e kuptonim mirë. Kur duhen të rinjtë, nuk se çfarë bën. E bëmë një fejesë të vogël duke marrë parasysh dhe rrethanat që ishin të vështira. Pasi qëndruan disa muaj në shtëpinë time dhe pasi u rregullua situata, ata u kthyen në Gjakovë. Edhe unë me familjen time ja kthyem vizitën, por pas 1 viti. Mund të them se na kanë bërë një pritje madhështore. Nuk i kishin harruar të mirat tona. I fejuari i vajzës sime qëndroi tek ne. Tani ata jetojnë në Gjermani dhe janë rregulluar shumë mirë. Kam vajtur shumë herë për t’i vizituar. Jam bërë dhe gjysh. Çdo hidhërim e ka dhe një gëzim. Kujt i shkonte mendja që pas një lufte dhe sakrificat që bëra do të kisha dhëndër nga Gjakova.

“Për mua njësoj, mjafton që jam mes shqiptarëve” Myrteza Maloku (kosovar me banim në Tiranë)

N

e jemi një nga familjet shqiptare nga Kosova që mbetëm në Tiranë pas luftës që u bë. Kur erdhëm në fillim morëm me qera një shtëpi këtu në Tiranë. Dihet si ishte ai vit. Një tronditje e madhe si për ne që erdhëm dhe që braktisëm çdo gjë në qytetin tonë, dhe për shqiptarët që na pritën me ngrohtësi. Unë isha një nga burrat më të mëdhenj të familjes që kisha mbetur gjallë. Ishte fat për mua, por dhe një dramë e madhe pasi duhet t’i jepja kurajo të tjerëve për të vazhduar përpara. Dihet që kisha plagë në zemër

16 F.P. 19/03 - 25/03/11

për dy vëllezërit e mi që kishin rënë në luftë. Por duhet të mendoja për gratë dhe fëmijët. Mbaj mend që udhëtimi për në Shqipëri ka qenë një tmerr. Nuk dua t’i kujtoj shumë ato momente se bëhem keq. Duhet të më kuptoni. Edhe pse kanë kaluar shumë vite plagët në zemër nuk më janë mbyllur akoma. Pas çlirimit shumica e miqve të mi u kthyen. Unë vajta sa për të parë, por familjen e lashë këtu në Tiranë. Nuk kisha ku të shkoja. Shtëpia ime ishte bërë shkrumb e hi. Nuk isha në gjendje ta rindërtoja. Por mbi të gjitha nuk doja t’i çoja fëmijët e mi ta shihnin në atë

gjendje. Ata filluan shkollë këtu dhe kishte filluar tu pëlqente Tirana. Nuk ju mungonte dashuria dhe miqësia. Mbaj mend që në lagjen ku ne u vendosëm në fillim, në një lagje afër tregut të Medresesë, të gjithë banorët kontribuonin me orendi shtëpiake. Dihej që sipas mundësive, por që për ne ishte një vepër shumë e madhe. Ishin gjeste që të bënin të harroje dhimbjen. Më vinte keq që t’i shkëpusja fëmijët e mi nga Tirana dhe nga miqtë e tyre. Ata adhuronin dhe plazhin. Nuk mund të them se kam jetuar shumë mirë në Gjakovë, pasi kam qenë në fshat. Prandaj vendo-

sa të rri përgjithmonë në Tiranë, një qytet që për mua do të mbetet gjithmonë në zemër. Më duket tamam si Prishtina. Shkoj shpesh në Kosovë për të vizituar të afërmit. Shoh se shqiptarët e kanë shumë qejf suxhukun e Kosovës. Kam ndryshuar shumë në mentalitet dhe zakone. Më duket se edhe mënyra e të folurit më është bërë më e kuptueshme. Tani kam hapur biznesin tim të kondicionerëve. Jam rregulluar shumë mirë dhe mendoj se këtu do jem derisa të vdes. Për mua njësoj është si këtej si andej, më mjafton që jam mes shqiptarëve.


Na bënte përshtypje çdo gjë, por më shumë komoditeti. Ishin shumë herë më të pasur se ne. Të them të drejtën po shikoja shumë gjëra që në vendin tonë nuk ekzistonin. Më vinte për të qarë dhe atëherë po filloja ta kuptoja sa shumë kishim vuajtur.

DosjaeJavësFP

“Brenga më e madhe e prindërve të mi ishte se nuk e panë më Kosovën” Tahsim Durravaku (me origjinë nga Kosova)

U

Kosovarë të diasporës duke kërcyer në sheshin Skënderbej pak ditë pas shpalljes së pavarësisë

në jam një burrë që megjithëse jam rritur në Tiranë, nuk mund të harroj origjinën time nga kosova. Ky është një fakt që më bën të ndihem shumë krenar. Prindërit e mi kanë ardhur në Shqipëri për shkak të një gjakmarrje që kishin në Prizren. Për të shpëtuar erdhi i gjithë fisi dhe u vendos në Qerret të Kavajës. Udhëtimi i tyre ka qenë me qerre. Unë nuk kisha lindur në atë kohë, por e kam parasysh karvanin e gjatë me qerre dhe udhëtimin e pafundmë dhe me frikë. Edhe emri i Qerretit ka ardhur prej këtyre qerreve primitive, por që ishin shumë të vlefshme për atë kohë. Po të shohësh atë zonë të Kavajës është e populluar nga fise kosovare që kanë ardhur që në atë kohë. Nga Semani dhe deri në Rrashbull ka vetëm fise kosovare. Më bën përshtypje se kanë ruajtur edhe sot e kësaj dite traditat e trashëguara dhe nuk i kanë përzier fiset. Shumica prej tyre janë martuar brenda për brenda. Me vendosjen e tyre në këtë zonë filluan të punojnë tokën me shumë vështirësi pasi ajo ishte një kënetë. Jakov Xoxe e ka përshkruar më së miri këtë periudhë tek libri i tij “Lumi i vdekur”. Të gjitha ato që shkruhen në atë libër, mua m’i kanë treguar prindërit e mi. Emigrantët e parë kosovarë kanë ardhur që me ngritjen e flamurit në Vlorë. Brenga më e madhe e prindërve të mi ishte se nuk e panë më Kosovën. Sistemi komunist nuk i përkrahu dhe

kanë vuajtur shumë. Babai im kishte shumë të afërt që i kishin mbetur në Kosovë por që nuk u takuan kurrë. Unë për herë të parë e vizitova Kosovën në vitet 90’. Dihej që ishte e pamundur ta shihje më parë. Kam vajtur me vizë jugosllave sepse ishte akoma diktatura serbe. Por ishte pak e vështirë të lëvizje pasi duhej që çdo javë të paraqiteshe në rajon. Shumë prej atyre që na pritën trembeshin sepse nuk donin të kishim probleme. Kosovarët nuk kanë vuajtur kurrë për ekonomi. Ata e kishin parë Europën me kohë, ne ishim të rrethuar me tela dhe nuk po kuptonim ç’bëhej në botë. Udhëtimet e atëhershme ishin më të rralla por më të bukura. Filluam të kuptonin se çfarë jete kishim bërë vendin tonë. Të rinjve të sotëm mbase nuk do t’i bëjë shumë përshtypje një udhëtim në Kosovë pasi janë shumë të parë dhe të dalë, por edhe sepse Shqipëria ka ndryshuar shumë në gjithë këto vite demokraci. Udhëtimet e tyre janë për qejf dhe për një ditë ekskursioni. Ne kënaqeshim vetëm duke parë bollëk me sy. E vetmja gjë që më bën shumë përshtypje është se ata janë shumë më të dashur se ne. Këtë e them me bindje të plotë. Patriotizmi për ta është i rrënjosur në gjak. Edhe traditat dhe zakonet i rruajnë me fanatizëm të madh. Jo se ne nuk jemi të tillë, por nga urrejtja që kemi për vitet e mbyllura duam të evropianizohemi në çdo drejtim dhe shpesh kemi harruar vlerat tona.

“Në qytetin e Prizrenit jeta ishte si në Europë” Hajrie Deshiku (një udhëtim i paharruar)

P

ër herë të parë Kosovën e pashë në vitin 1990. Përshtypja e parë që më bëri ishte hyrja në kufi. Për ne që kishim qenë në një izolim total ishte një mrekulli e vërtetë. Mbaj mend që kam hyrë me sy të përlotur. Po bëja krahasimin me vendin tonë. Për herë të parë vajta së bashku me tim shoq në Prizren. Aty na pritën shumë mirë. Vajta tek njerëzit e burrit tim, pasi im shoq është kosovar. Fjala e parë që më ka bërë përshtypje ishte fjala “kerr” që ata i thonin makinave. Ne habiteshim pasi në vendin tonë kishte shumë pak

makina. Ishte një ndryshim shumë i madh po ta krahasoje me Shqipërinë. Na bënte përshtypje çdo gjë, por më shumë komoditeti. Ishin shumë herë më të pasur se ne. Të them të drejtën po shikoja shumë gjëra që në vendin tonë nuk ekzistonin. Më vinte për të qarë dhe atëherë po filloja ta kuptoja sa shumë kishim vuajtur. Ata s’e dinin ç’ishin tollonat. Çdo gjë ishte me bollëk. Në qytetin e Prizrenit jeta ishte si në Europë. Ndërsa në fshatra kishte varfëri dhe zakone më të theksuara. Më vinte çudi kur shikoja se si burrat dhe gratë nuk hanin në një vend. Ata nuk kishin tavolinë,

por sofër. Për mua që isha një grua nga Tirana nuk kishte se si mos të më bënte përshtypje. Pas Prizrenit kam parë Pejën. Në fshatrat e Pejës familjet ishin shumë të mëdha. Mund të them pa frikë se kishte dhe 15 veta në një shtëpi. Shtëpitë ishin të vjetra, por me shumë dhoma. Kosovarët përveçse njerëz shumë mikpritës ishin dhe shumë të bukur, në përgjithësi ishin njerëz të gjatë. Ata i donin shumë më shumë shqiptarët. Nuk e dinin se si jetonim ne, por e donin shumë Enver Hoxhën dhe sistemin komunist. Për mua ka qenë udhëtimi i parë jashtë vendit dhe më dukej sikur kisha parë

Amerikën. Gjatë këtij udhëtimi pashë edhe Sarajevën. Ishte tamam si një “Amerikë e vogël”. Kudo që shkoja më dhuronin peshqeshe. Kur jam kthyer për në Tiranë kam ardhur me një maune me plaçka. Besoj se të tërë shqiptarët që kanë dalë për herë të parë janë mahnitur nga ushqimi i shumëllojshëm dhe se sa shumë rroba kishin të huajt. Të gjithë në atë kohë vetëm rroba sillnin. Tani më vjen për të qeshur, por mbaj mend se nuk kisha ngrënë ndonjëherë çamçakëza. Në Kosovë kam blerë disa pako dhe kur i dhuroja miqve në Tiranë u dukej një habi e madhe.

19/03 - 25/03/11 F.P. 17


Shëndeti 18-23

www.freepress.al

A është e natyrshme mishngrënia tek njerëzit? Nga Sazan Guri

18 F.P. 19/03 - 25/03/11

© B.Kambo

Ë

shtë vërtetuar nga shkencëtarët që dieta e çdo qenie të gjallë korrespondon me strukturën fiziologjike të saj. Qeniet njerëzore, p.sh. kanë strukturë fiziologjike, funksione trupore dhe sistemin tretës shumë më ndryshe nga ato që kanë kafshët mishngrënëse. Sipas dietës ushqimore që përdorin, qeniet vertebrore mund të klasifikohen në tre grupe: si në mishngrënës, gjethe e barngrënës dhe frutngrënës. Njeriu nuk ka asgjë të përbashkët me mishngrënësit. Përkundrazi, në çdo pikëpamje është si frutngrënësit dhe i ngjashëm me barngrënësit. Imagjinoni për një moment një kafshë mishngrënëse si luan, tigër, qen, ujk, mace etj. dhe krahasoni tiparet funksionale të tyre me njeriun dhe do të vëreni ndryshime të mëdha në strukturën trupore e fiziologjike. P.sh. tek njeriu nuk gjenden kthetra dhe dhëmbët e mprehtë të qenit, sikundër tek mishngrënësit. Përkundrazi, tek njeriu dhëmbët janë të barabartë, të rrafshët, me veti për të bluar ushqim e jo për ta copëtuar atë, si tek mishngrënësit. Goja tek njerëzit nuk lëviz lart e poshtë, si tek mishngrënësit, por horizonatalisht. Këtë proces e ndihmon dhe vendosja e dhëmbëve, afër e afër dhe goja përbëhet prej një numër të madh dhëmbësh (32 copë). Tek njeriu gjenden gjëndra pështyme me bazë alkaline të nevojshme për paratretje, sidomos për ushqimet acide, ndërkohë që tek mishngrënësit këto gjendra janë shumë të vogla dhe nuk kryejnë dot funksionin e paratretjes, sepse kjo punë bëhet nga copëtimi i mishit me anë të dhëmbëve të qenit. Gjithashtu, pështyma e mishngrënësve është me bazë acide dhe nuk përmban ptialinë për të bërë paratretje. Mishngrënësit përmbajnë në stomakun e tyre një sasi të madhe acidi hidrochloric për të tretur mishin brut, si kocka, muskuj etj., ndërkohë që tek njeriu, kjo sasi ndodhet 20 herë më pak, duke mos arritur dot të ndihmojë në tretjen e mishrave ose produkteve shtazore, sidomos kur ato (mishrat janë në gjendje

gjysëm të gatuara, siç pëlqehen nga shumë njerëz). Tek mishngrënësit, zorrët kanë një gjatësi tre herë sa trupi i tyre, ndërkohë që tek njeriu ato kanë një gjatësi 12 herë trupin e tij. Kështu shpjegohet që, megjithëse shqiponja është mishngrënëse rron gjatë. Sepse, dihet që mishi prishet shumë shpejt, dhe produktet e tij helmojnë rrugët e gjakut, nëse mbeten për një kohë të gjatë në trup. Prandaj mishngrënësit, në përgjithësi dhe shqiponja në veçanti kanë gjatësinë e zorrëve shumë të shkurtër dhe nuk arrihet të helmohet nga kalbja e produkteve të mishit, as zorra as trupi i tyre. Tek njeriu ndodh e kundërta. Është vërtetuar se qelizat e fundit të produkteve shtazore, tek njeriu dalin pas 6 ditëve, pra këto “flenë” për një kohë të gjatë në trupin e tij dhe dekompozimi bëhet në një zorrë prej afërsisht 20m të gjatë, duke bërë të mundur helmimin e rrugëve të gjakut. Kështu shpjegohet që tek njeriu, një zorrë e punuar në stërmundim për tretjen e produkteve shtazore ose me bazë acide (mish, qepë, kërpudha, hudhra, drogë, cigare, etj.) pas të 50-tave fillon të helmojë trupin e vet pastaj trupin e njeriut. Për sa më sipër, me plot bindje mund të thuhet se njerëzit janë të prerë për të mos qenë mishngrënës, përkundrazi, mbështetur

në fiziologjinë e tyre, strukturën funksionale si në sistemin tretës, gjëndrat e pështymës me ptialinë, strukturën e dhëmbëve, gjatësinë e zorrëve, përbërjen acide të lëngjeve në stomak, në milionat e poreve në lëkurë, si dhe në gjëndrat e djersës tërheqim konkluzionin se njeriu është i destinuar të jetë jo mishngrënës ose më mirë të themi të jetë stisur nga natyra për të qenë vegjetarian. Këtë e vërteton dhe anatomia e stërgjyshëve tanë, të cilët për miliona vjet kanë qenë përfshirë në një jetesë, duke ushqyer veten me fruta, drithëra, arra dhe bimë me rrënjë si zhardhok, bizele etj.

* * * Arsyet janë pa fund, por le të vazhdojmë dhe me një logjikë tjetër. Mishi kalon tepër ngadalë përmes sistemit të tretjes të njeriut, i cili, ashtu siç e kemi parë nuk është bërë për ta tretur atë. Mishit i duhet rreth pesë ditë që të dalë nga trupi (ndryshe nga ushqimet vegjetariane, të cilave iu duhen vetëm 11/2 ditë. Gjatë kësaj kohe, produktet që shkaktojnë sëmundje të mishit që po kalbet janë në kontakt të vazhdueshëm me organet e tretjes. Zakoni i të


ShëndetiFP Sëmundja është përpjekja e trupit për të eliminuar mbeturinat, mykun dhe helmet që pengojnë funksionet normale të tij. Jo sëmundja, por vetë trupi duhet të shërohet duke e pastruar atë nga të gjitha helmet e grumbulluara

Çfarë ndodh me një ushqyerje me bazë produktesh të mishit Seri sëmundjesh pasojnë njeriun që s`diti të ushqehet përgjatë 42 vjetëve të para të jetës së vet, kohë që i duhet organizmit të pjekë dhe të nxjerrë pasojat e kequshqyerjes me sëmundje, ku po përmendim disa prej tyre si:

FËMIJËT SHËNDET LIG, ku dihet se ushqimi kryesor i fëmijëve deri në moshën 5 vjeç duhet të jetë qumështi, frutat dhe perimet që kanë rrënjë. Sa më pak karbohidrate dhe ushqime me yndyrë t’u jepet fëmijëve, aq më mirë është për ta, sepse ushqime të tilla dobësojnë mëlçinë jo të zhvilluar mirë dhe organet e tretjes së tyre. Në asnjë rrethanë nuk duhet fëmijët që janë nën 5 vjeç të ushqehen me ushqime jo-vegjetariane. Pas moshës 5 vjeç, ushqime që përmbajnë karbohidrate dhe yndyrna, mund t’u jepen gradualisht në sasi të vogla; por frutat, perimet me rrënjë dhe të gjitha llojet e ushqimeve alkaline janë gjithmonë dieta më e mirë për fëmijët, dhe dobësia e tyre do të kurohet plotësisht.

© B.Kambo

ngrënit mish kafshësh në gjendjen e tij karakteristike të dekompozimit krijon një gjendje të helmuar në zorrën e trashë dhe gërryen hapësirën e zorrëve në mënyrë të parakohshme, ndaj dhe mishngrënësit fillojnë e vuajnë nga sëmundje të organeve të brendshme qysh pas moshës 42 vjeç, kohë kur maturohen sëmundjet nga një kequshqyerje. Kërkimet kanë treguar që veshkat e mish-ngrënësve duhet të bëjnë tre herë më shumë punë për të asgjësuar përbërjet e azotit të helmët në mish, sesa bëjnë punë veshkat e vegjetarianëve. Kur njerëzit janë në moshë të re, ata zakonisht janë në gjendje të mbajnë këtë barrë shtesë, kështu që nuk ka shenja dëmtimi ose sëmundjeje. Por, me kalimin e moshës, veshkat lodhen para kohe, nuk janë më në gjendje të bëjnë punën e tyre në mënyrë efektive dhe sëmundja e veshkave është rezultati i shpeshtë. Dhe kur veshkat nuk mund të trajtojnë më ngarkesën e tepërt dhe të rëndë të një diete mishngrënëse, acidi urik i pasekretuar depozitohet në të gjithë trupin. Atje ai përthithet nga muskujt si një sfungjer, që thith ujë, dhe më vonë ai mund të ngurtësohet dhe të krijojë kristale. Kur kjo ndodh në kyçet, shenjat e dhimbshme të cermës, artritit, shfaqen, që përfundojnë në reumatizmë. Kur acidi urik mblidhet në nerva, rezulton neuritis dhe dhimbje të nervit shiatik. Tani shumë mjekë po i këshillojnë pacientët e tyre, që vuajnë nga këto sëmundje të ndalojnë së ngrëni mish plotësisht ose të pakësojnë në mënyrë “drastike” sasinë që ata hanë. Si rrjedhim, gjithë këto helme të akumuluara e bëjnë mishin një ushqim shumë të papastër. Mbeturinat toksike, duke përfshirë acidin urik, janë të pranishme në gjakun dhe indet e mishit të kafshëve, si dhe bakteret vdekjeprurëse, jo vetëm nga procesi i kalbjes, por gjithashtu edhe nga sëmundjet e kafshëve. Për më tepër, mishi përmban vaksina të injektuara tek kafshët. Nga ana tjetër, proteinat që merren nga arrat, bathët, drithërat dhe produktet blegtorale janë relativisht të pastra të krahasuara me mishin, i cili ka përmbajtje uji të papastër prej 56% a më tepër. Sëmundja është përpjekja e trupit për të eliminuar mbeturinat, mykun dhe helmet që pengojnë funksionet normale të tij. Jo sëmundja, por vetë trupi duhet të shërohet duke e pastruar atë nga të gjitha helmet e grumbulluara. Simptomat e hershme, që trupi është i papastër dhe i prekur nga sëmundjet janë: zgjimi në mëngjes me hundë të zëna dhe gëlbazë në fyt, një hundë mbytëse ose “e lëngët”, ngjyrë e zbehtë e lëkurës, gjendje nervore e acaruar, një gjuhë e veshur, erë goje dhe aromë e keqe e trupit, marrje mendsh, gazra, dhimbje koke, një ndjenjë rëndese në stomak, oreks i pakët, sy të përskuqur, djersitje e tepërt, etj. Në qoftë se vuani nga ndonjë nga ato që u përmendën më sipër, ju duhet ta kuptoni që ky është sinjali paralajmërues i natyrës për të pastruar trupin tuaj në mënyrë të menjëhershme. Mjekët kanë deklaruar se helmimi i brendshëm, i zgjatur, mund të çojë në “rënie të fuqisë mendore, dhimbje të forta koke dhe të shpinës, dobësim të të parit, dridhje nervore, lodhje e tepërt, dhimbje muskulare, kumbim në vesh, kollë e rënduar dhe ndjeshmëri e rritur ndaj pluhurit.”

Mbeturinat toksike, duke përfshirë acidin urik, janë të pranishme në gjakun dhe indet e mishit të kafshëve, si dhe bakteret vdekjeprurëse, jo vetëm nga procesi i kalbjes, por gjithashtu edhe nga sëmundjet e kafshëve

DISPEPSIA (MOSTRETJA), e cila shkaktohet nga mbiaciditeti në gjak, për shkak të proteinave shtazore, ku vjen një ditë veshkat, mëlçia e organet e tjera të brendshme nuk mundin më të luftojnë me këtë mbi ngarkesë dhe e transmetojnë atë fillimisht në vetvete ose në një pikë tjetër të dobët të organizmit. Ilaçi më i mirë ushqimor për dispepsinë është, që të shmangen plotësisht ushqimet jo-vegjetariane dhe alkoolet nga dieta, të cilat janë helmuese për ata që vuajnë nga dispepsia. Në vend të këtyre, duhet të konsumohen perime të gjelbra dhe kos të përzier me ujë, si dhe pak kripë. Më e mira është që t’a shmangim mëngjesin, por nëse ndiheni shumë të uritur, fruta ose lëng frutash mund të merren, veçanërisht mango, ananas, agrume ose papaja. Është më mirë të hahet darkë para orës 8 pasdite dhe të pasohet me një shëtitje. Agjërimi dy herë në muaj është gjithashtu i domosdoshëm. REUMATIZMA, e cila edhe kjo shkaktohet nga aciditeti i tepërt, që është gjithashtu shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje. Trajtimi kryesor është, që të zvogëlojmë sasinë e ushqimeve acide, që ne konsumojmë. Në qoftë se ¾ e ushqimit që hahet është alkalin, reumatizma do te kurohet plotësisht brenda një kohe shumë të shkurtër. Pacientët, që kanë reumatizëm duhet të pinë 4-5 litra ujë në ditë, pak nga pak dhe herë pas here, dhe të hanë shumë fruta të ëmbla dhe të athëta, si dhe perimet me rrënjë. Agjërimi dy herë në muaj është gjithashtu i dobishëm.

ULÇERA, e cila shkaktohet si gjithë sëmundjet e tjera nga dhe për shkak të mbi-aciditetit ose të pafuqisë të organeve të tretjes, ku ushqimi i patretur, i fermentuar akumulohet në duoden (pjesa ku stomaku lidhet me zorrën e hollë) dhe aciditeti i tepërt mund të shkaktojë ulçerën e stomakut ose të doudenit në muret e brendshme të zorrëve. Përderisa aciditeti është shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje, ushqimet acide duhet të shmangen me shumë kujdes, veçanërisht ushqimet jo-vegjetariane dhe të gjitha tipet e alkooleve, si dhe ushqimet tepër të ëmbla, shumë pikante ose shumë të kripura. Të gjithë pacientët, që kanë ulçerë, duhet të marrin përditë të paktën 2 ose 3 lugë gjelle me mjaltë të përziera me ujë ose me qumësht, dhe duhet të sigurohen që të çlodhen mbas ngrënies para se të bëjnë ndonjë punë mendore ose fizike. Ata që kanë ulçer, nuk duhet të hanë kurrë shumë në të njëjtën kohë, por duhet që të hanë shumë herë në ditë, në sasi të vogël çdo herë. SHËNDOSHJA (DHJAMOSJA) është karakteristik për ata njerëz që bëjnë pak ushtrime fizike dhe që hanë sasi të mëdha ushqimesh me kalori të larta, të ëmbla dhe ushqime jo-vegjetariane. Kur këto yndyrna përqendrohen në zonën e barkut, ato mund të shkaktojnë sterilitetin tek gratë dhe impotencën tek meshkujt. Kjo është arsyeja, që shumë njerëz të shëndoshë nuk mund të bëjnë fëmijë. Ndërsa plaken, mëlçitë e tyre dobësohen, ata fillojnë të vuajnë nga aciditeti, kapsllëku ose shqetësime me zorrët, vështirësi në frymëmarrje dhe tensioni i lartë i gjakut. Mund të vijosh me një mori sëmundjesh pa fund, për të mos thënë të gjitha që kanë për shkak përdorimet shtazore ose ato jo vegjetariane. Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të evoluojmë në gjendje më të larta të vetëdijësisë, ose të krijojmë një shoqëri njerëzore të bazuar në dashuri, nëse nuk do te heqim dorë nga zakoni primitiv i ngrënies së mishit.

19/03 - 25/03/11 F.P. 19


ShëndetiFP Një trup i mbingarkuar me mbeturina helmuese nuk mund të dërgojë oksigjen të mjaftueshëm dhe energji në tru. Në të vërtetë, vetë truri ngopet me mbeturina toksike dhe si rezultat, të menduarit dobësohet

Disa sëmundje të zakonshme që shkaktohen nga “papastërtitë” e brendshme SHPËRTHIM PUÇRRASH NË LËKURË, ku gjaku përpiqet të eliminojë helmet përmes lëkurës, ku ato mblidhen për të formuar puçrra, plagë, flluska, etj. GAZI, ku masa e kalbur e ushqimit të patretur në zorrë, formon gazra me erë të keqe, të cilat përthithen pjesërisht në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke shkaktuar më shumë helmim. Hemorroidet, shpesh shkaktohen nga çlirimi i vazhdueshëm i gazrave. Këto gazra, gjithashtu, kthehen mbrapsht nga zorrët për në stomak, duke shkaktuar gomësitje, dhe duke e mufatur stomakun dhe zorrët. Ato gjithashtu vijnë deri në gojë, dhe shkaktojnë një aromë të keqe dhe një shije të athët. KAPSLLËKU, ashtu siç e kemi parë, kapsllëku, bllokimi i zorrëve me mbeturina helmuese të trupit, është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve. Në këtë gjendje, e gjithë pjesa e brendshme e zorrëve mbulohet me një shtresë myku të hollë, e cila ngadalëson sekretimin e lëngjeve tretës, dhe ul fuqinë tretëse; kjo njihet si katarh. Një mjek evropian deklaroi se 60% e kufomave, që ai ekzaminoi në autopsi, kishin lëndë të huaja si krimba dhe gurë shumë të vjetër brenda, dhe muret e brendshme kishin formuar kore nga feçet e vjetra dhe të ngurtësuara, që ngjasonin me një tub sobe të zënë. ETHET, janë mënyra natyrale e trupit për të pastruar vetveten; pasi rruazat e bardha të gjakut zhvillojnë luftë me helmet që ndodhen brenda, metabolizmi përshpejtohet dhe trupi nxehet.

© B.Kambo

GURËT E TËMTHIT DHE GURËT E VESHKAVE: Ato janë helme të kristalizuara, të cilat janë grumbulluar në fshikëzën e tëmthit dhe te veshkat. Ato mund të jenë të vogla sa një kokërr rëre, ose në fshikëzën e tëmthit të mëdha sa një vezë pate. ARTEROSKLEROZA DHE TENSIONI I LARTË I GJAKUT: Kur mbeturinat e helmëta dhe substancat dhjamore ngjiten mureve të enëve të gjakut, veçanërisht në kapilarët e hollë, dhe bllokojnë rrjedhjen e qetë të gjakut, muskuli i zemrës duhet të punojë më shumë për të pompuar gjakun, përmes këtyre enëve të ngushtuara; tensioni i gjakut rritet, gjaku mpikset, fillojnë të shfaqen sëmundjet e zemrës, krizat në zemër dhe çrregullimet. Gjithash-

Mëlçia është filtri i trupit, që neutralizon dhe heq të gjitha helmet nga trupi. Një mëlçi e sëmurë është si filtër i bllokuar me pisllëqe 20 F.P. 19/03 - 25/03/11

tu veshkat dhe gjëndrat endokrine, në përpjekjen për të pastruar trupin nga helmet, nxjerrin substanca të ndryshme kimike të cilat rrisin tensionin e gjakut. Simptoma të hershme paralajmërimi të tensionit të lartë të gjakut janë dhimbja e kokës, marrje mendsh, frymëmarrja e thellë, rrahje të zemrës, dhe djersitje. SHQETËSIMET MENDORE DHE EMOCIONALE: Një trup i mbingarkuar me mbeturina helmuese nuk mund të dërgojë oksigjen të mjaftueshëm dhe energji në tru. Në të vërtetë, vetë truri ngopet me mbeturina toksike dhe si rezultat, të menduarit dobësohet. Amullia mendore, dhe shqetësimet emocionale në të vërtetë mund të shkaktohen nga papastërtitë e grumbulluara në tru, dhe nga gazrat helmuese në trup, që kanë ndikim në tru (madje edhe sëmundjet serioze mendore janë shëruar duke agjëruar). ARTRITI: Pjesët lidhëse të kockave në nyjet mbulohen me kërc, një ind i butë elastik, që mbron nyjet duke pakësuar fërkimin. Kur mbeturinat acide grumbullohen në lëngun, i cili lubrifikon nyjet, ato enjten, fundet e kockave bëhen të ashpra dhe të dhëmbëzuara; kërci thahet dhe bëhet i thyeshëm. Pak nga pak sekrecioni thahet plotësisht, dhe kockat fërkohen me njëratjetrën në gjendjen e dhimbshme të “artritit”. ALERGJITË DHE AZMA: Tubat bronkialë brenda mushkërive janë si rrënjët e pemëve që degëzohen nga laringu në tuba gjithmonë e më të vegjël, që mbarojnë në qeska të vogla me ajër në mushkëri. Për shkak të helmeve të tepërta në trup, veçanërisht mbeturinave acide, membranat e mukozës, të cilat veshin këto tuba ngarkohen me papastërti duke shkaktuar inflamacion dhe acarim të mukozës. Pastaj, gjendrat bronkiale bëhen mbiaktive, dhe myku shfaqet brenda këtyre tubave. Për të neutralizuar këto mbeturina të helmëta, trupi sekreton enzimën histaminë në sasi të mëdha, por histamina shpesh mund të shkaktojë një reaksion alergjik – gërhitje, kollë, teshtitje, “hundë që kullon”, sy të përlotur – ndërsa pacienti përpiqet të nxjerrë mbeturinat e tepërta. SËMUNDJET E MËLÇISË: Mëlçia është filtri i trupit, që neutralizon dhe heq të gjitha helmet nga trupi. Një mëlçi e sëmurë është si filtër i bllokuar me pisllëqe; ajo nuk mund të punojë siç duhet për të sekretuar mjaft, bile për të tretur plotësisht dhjamërat në dietë. Në qoftë se bila e ngarkuar me helm hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut, kjo shkakton verdhëzën; ose helmet mund të ngurtësohen dhe të formojnë gur tëmthi në fshikëzën e tëmthit. Specialisti i kancerit Dr. Maks Gerson shkruan, “Të gjitha çrregullimet metabolike, që ne i quajmë gastrit, ulçer, inflamacion i ezofagut, gurët në tëmth, çrregulimet tek zorrët, pankreasi apo zorra e trashë, etj. janë vetëm faza të procesit, që fillojnë me dëmtimin e mëlçisë dhe ngurtësimin e enëve të gjakut, e që jo rrallë rezultojnë në kancer.” (Përderisa konsumimi i ushqimeve me tepri yndyrnash mbingarkon mëlçinë, shumë mjekë rekomandojnë shmangien e mishit nga dieta, dhe fillimin e një diete vegjetariane, e cila është e ulët në yndyrna.) PRISHJA E DHËMBËVE: Lëndët e helmëta në trup gjithashtu shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe çrregullime të tjera të gojës. Këto mbeturina sulmojnë strukturën e jashtme të smaltit të dhëmbëve dhe shkatërrojnë pjesën e brendshme të dhëmbit. Acarimi i ngadaltë i mishit të dhëmbëve më në fund prish edhe dhëmbët.


ShëndetiFP Substancat aktive të urinës zhvendosen në trup duke aktivizuar sistemin mbrojtës të trupit. Mjekët popullorë e përdorin me sukses për të kuruar rrufën alergjike, astmën dhe ekzemat alergjike

Si mund të mjekohesh duke përdorur urinën tënde? Për shumë kjo është një gjë të paimagjinueshme, madje shumë shkencëtarë janë skeptikë ndaj një gjëje të tillë. Por metoda e lashtë e shërimit me anë të urinës është sot shumë aktuale. Por çfarë ka të veçantë ky lëng?

Që në kohërat e Egjiptit të lashtë urina përdorej për shërimin e sëmundjeve. Hipokrati e rekomandoi atë në shekullin e katërt para Krishtit si një instrument diagnostikimi dhe kurimi. Në mjekësinë indiane urina përdoret prej më shumë se 2 mijë e pesëqind vjetësh.

Por çfarë është terapia e urinës? Terapia përfshin forma të ndryshme të përdorimit të jashtëm të urinës si për shembull fërkimi i pjesëve të trupit me të ose larja e flokëve me urinë. Por urina funksionon edhe për përdorim të brendshëm si

Të shërohemi me urinën tonë!

për shembull duke u injektuar, duke e pirë ose duke bërë gargare. Mbi të gjitha urina e mëngjesit është shumë e mirë si një rregullator për sistemin imunitar. Urina përmban minerale dhe agjentë antimikrobikë që aplikohen për të shëruar plagët, sëmundjet e lëkurës, mykun në lëkurë dhe pezmatimin e saj. Në veçanti proteinat dhe mineralet e urinës kanë efekte pozitive në trupin e njeriut.

Si funksionon Urina mund të merret me anë të gojës ose të injektohet në muskul.

Substancat aktive të urinës zhvendosen në trup duke aktivizuar sistemin mbrojtës të trupit. Mjekët popullorë e përdorin me sukses për të kuruar rrufën alergjike, astmën dhe ekzemat alergjike.

Nuk këshillohet përdorimi në këto raste Sipas ekspertëve, rreziku dhe afektet anësore të urinës janë të vogla. Por ajo nuk rekomandohet si terapi në rastet kur dikush ka diabet, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të mëlçisë, kancer në fazë të avancuar dhe sëmundje që shoqërohen me temperaturë të lartë.

Përdorimi

1.

Pirja e urinës

Urina e mëngjesit vendoset në një gotë dhe pihet në momentin që e ke stomakun bosh. Një kurë e tillë duhet të vazhdojë për disa muaj dhe shërben si rregullator i sistemit imunitar. Mundësisht duhet të përdoret sa më shpejt dhe sa më e freskët për shkak se aty formohen shumë shpejt baktere.

2.

Fërkimi i lëkurës me urinë

Përbërësit e urinës shërbejnë për të kuruar sëmundjet e lëkurës si pezmatimi apo ekzemat. Urina përshpejton shërimin e këtyre sëmundjeve. Edhe myku në lëkurë mund të kurohet me anë të urinës, e cila fërkohet në lëkurë. Urina gjithashtu është e përshtatshme për kujdesin dhe forcimin e lëkurës.

3.

Injeksioni i urinës tënde

Urina injektohet duke pasur gjithmonë shumë kujdes për sterilitetin e saj. Një gjë e tillë bëhet e mundur duke e nxehur atë ose duke shtuar në të substanca dezinfektuese. Kuptohet që edhe shiringa duhet të jetë e sterilizuar. Përgjithësisht urina injektohet në muskujt e mollaqeve ose poshtë lëkurës.

4.

Përdorimi homeopatik

Substancat e urinës mund të përpunohen në preparate për tu hequr ngjyrën dhe aromën. Më pas ato përdoren për të prodhuar kremra për përdorim të jashtëm.

19/03 - 25/03/11 F.P. 21


ShëndetiFP

Nëse prindi do që t’i përdorë biberonin fëmijës, duhet t’ia përdorë atë deri në moshën një vjeç dhe pas moshës një vjeç , të filloj dhe t’ia shmangë përdorimin duke ia hequr fare

Gjithçka që duhet të

Fëmijëve të vegjël u përdoren shpesh biberonë “mashtrues”, por sa të këshillueshëm janë ata dhe si duhet të përdoret ai? A kanë efekte pozitive dhe negative këta biberonë? Për këto dhe shumë probleme të tjera që lidhen me përdorimin e biberonëve, ne kemi pyetur pediatren Migena Kika, njëkohësisht drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Zhvillimit dhe Mirërritjes dhe Rehabilitimit të Fëmijëve.

Pse e ka krijuar njerëzimi biberonin? Biberoni e ka origjinën të lashtë dhe është krijuar shumë kohë më përpara. Biberoni është përdorur prej shekujsh tek fëmijët e vegjël. Përdorimi i tij ka filluar sepse fëmijët e kanë të lindur procesin e thithjes, pasi procesi i thithjes për një fëmijë, për një bebe që lind, është proces mbijetese. Fëmija thith sepse duhet të thithë gjirin e nënës që të mbijetojë në muajt e parë deri sa të fillojë nëna ta ushqejë. Ky proces i thithjes i lindur krahasohet me procesin e thithjes së biberonit. Një bebe që në barkun e nënës e ka refleksin e thithjes, duke çuar gishtin e vet në gojë e duke e thithur. Pra, fëmija lind me refleksin e thithjes, dhe siç mund të thithë gjirin e nënës, mund të thithë edhe biberonin. Përdorimi i biberonit është i këshillueshëm? Për këtë pyetje nuk ka një përgjigje të saktë me po ose me jo. Pasi vendimi për të përdorur biberonin lihet në dorën e prindit. Ajo që dua të them është se Akademia Amerikane e Pediatrisë i ka dhënë dritën jeshile përdorimit të biberoni, por me disa kushte të caktuara, pasi përdorimi i biberonit ka të mirat dhe të këqijat e tij. Kështu që çdo prind që sjell në jetë një fëmijë duhet të informohet mbi të mirat dhe të këqijat e biberonit. Dhe më vonë të vendosë nëse duhet ta përdorë biberonin për fëmijën e tij apo jo. Kur duhet të fillojnë nënat t’ia përdorin biberonin fëmijës së tyre? Përdorimi i biberonit është i rekomandueshëm të fillojë pas muajit të parë të ardhjes në jetë të fëmijës. Si duhet të jetë raporti i përdorimit me biberon dhe ushqyerjes me gji? Prindërit duhet të kenë shumë kujdes në lidhjen midis përdorimi të biberonit dhe ushqyerjes më gji. Dihet tashmë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe gjithë organizatat që merren me mirërritjen e fëmijëve rekomandojnë dhe theksojnë që ushqyerja me gji është faktori numër një në procesin e mirërritjes së fëmijës. Pjesa me e madhe e organizatave pediatrike, siç është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandojnë që procesi i ushqyerjes me gji të fillojë menjëherë sapo fëmija të lindë. Ndërsa përdorimi i biberonit nëse prindërit kanë vendosur t’ia përdorin biberonin fëmijës, duhet që t’ia përdori atë pasi të jetë vendosur mirë ushqyerja me gji. Pra, pasi të jetë vendosur ushqyerja me gji në mënyrë normale dhe është krijuar lidhja midis nënës dhe fëmijës. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të mos fillohet përdorimi i biberonit para moshës një muaj të fëmijës. Pra, që nga

22 F.P. 19/03 - 25/03/11

dita e lindjes fëmijës duhet t’i fillohet procesi normal i ushqyerjes me gji dhe të pritet që pas kësaj moshe të fillohet përdorimi i biberonit. Ajo që duhet të theksoj është që biberoni asnjëherë nuk duhet të zëvendësojë ushqyerjen me gji. Biberoni nuk duhet të përdoret afër procedurës së ushqyerjes me gji. Përdorimi i biberonit a ndikon në procesin e daljes së dhëmbëve? Nëse prindi do që t’i përdorë biberonin fëmijës, duhet t’ia përdorë atë deri në moshën një vjeç dhe pas moshës një vjeç , të filloj dhe t’ia shmangë përdorimin duke ia hequr fare. Deri në moshën një vjeç përdorimi i biberonit nuk shkakton as një lloj problemi në daljen e dhëmbëve të fëmijës. Ndërkohë që përdorimi i biberonit pas moshës një vjeç, pasi ka nëna që ja përdorin biberon fëmijës dhe në moshën 2 vjeç, 3 vjeç dhe në moshën 4 vjeç, pra përdorimi në kohë të zgjatur i biberonit, deri në mosha të tilla shkakton probleme te dhëmbët. Biberoni sjell probleme kryesisht në procesin e daljes së dhëmbëve por në mbylljen jo normale të gojës. Pra, përdorimi i zgjatur i biberonit, bashkangjitur kjo me futjen e gishtit në gojë si një zakon që mund ta ketë një pjesë e mirë e fëmijëve, shkakton ndryshime në procesin e mbylljes normale të gojës, daljen e dhëmbëve dhe njëkohësisht mund të japë dhe deformime të qiellzës. Pra, deri në moshën 1 vjeç nga studimet është parë që biberoni nuk ndikon në procesin e daljes së dhëmbëve ose në deformimet e qiellzës, pastaj përdorimi i tij pas kësaj moshe mund të sjellë problemet e sipër përmendura. A mund të shërbejë biberoni si një qetësues për fëmijën? Anë tjetër pozitiv e thithjes së biberonit është se ai ka një farë efekti qetësues tek fëmija. Domethënë, qëllimi kryesor që përdoret nga prindërit biberoni te fëmija është par ta qetësuar atë, pasi duke vendosur biberonin midis vakteve të ushqyerjes ai në një farë mënyre e qetëson fëmijën, pra është një faktor anti-stres. Thithja e biberonit e qetëson fëmijën dhe si i tillë është i rekomandueshëm që prindërit t’ia përdorin atë fëmijës edhe kur e çojën atë në konsultore për t’i bërë vaksinat. Pra, përdorimi i tij është qetësues për fëmijën në këto raste. Pra, në vend që të përdoren medikamente qetësues, përdoret procesi

Qëllimi kryesor që përdoret nga prindërit biberoni te fëmija është par ta qetësuar atë, pasi duke vendosur biberonin midis vakteve të ushqyerjes ai në një farë mënyre e qetëson fëmijën


Më përpara ka pasur biberon argjendi, biberon metali, biberon ari për njerëzit e shtresave të larta, ndërsa tani pjesa me e madhe e biberonëve janë me përbërje lateksi dhe janë shumë herë më të mirë pasi sterilizohen lehtë

ShëndetiFP

dini për biberonin i thithjes së biberonit. Biberoni nuk ka vetëm këtë efekt pozitiv, është parë që përdorimi i biberonit gjatë gjashtëmujorit të parë të jetës ul sindromin e vdekjes së papritur te fëmijët. Sepse mendohet që një fëmijë që thith biberonin gjatë natës e bënë atë më alert. Pra, e bënë atë më të gatshëm për tu zgjuar dhe për të mos pasur apnet (proceset e jofrymëmarrjes afatgjatë), e cila mund të shkaktojë edhe këtë sindrom që quhet sindromi i vdekjes së papritur të bebit. A është e këshillueshme që ta fusin një herë nëna në gojë biberoni dhe pastaj t’ia japë fëmijës? Jo, nuk është aspak e këshillueshme. Kjo lloj praktike nuk duhet bërë, nuk rekomandohet sepse mund të shtojë mundësitë e infektimit të biberonit me mikroorganizma. Duhet theksuar gjithashtu së nëse prindi vendos t’ia përdorë biberonin fëmijës si metodë për tu qetësuar, duhet patjetër që biberoni të sterilizohet, pra duhet të mbahet një higjienë shumë e mirë e biberonit. Tashmë ekzistojnë edhe biberona që janë më një varëse që i vendoset fëmijës, kjo bëhet në mënyrë që edhe po t’i bjerë fëmijës biberoni nga goja, mos t’i bjerë në tokë. Kjo është një praktikë shumë e mirë, por duhet dhe prindërit të kenë kujdes me varësen, pasi fëmijët mund ta fusin në gojë ose ta lidhin rreth qafës. Pra, me përdorimin i këtyre biberonëve duhet pasur shumë kujdes me sterilizimin dhe sigurinë e tyre, për këtë fëmija

ponon për të krijuar infeksion të veshit të mesëm të fëmijët. Sipas studimeve të fundit mendohet që përdorimi i gjatë dhe thithja e gjatë e biberonit shkakton një ndryshim presioni midis tubit që lidh veshin e mesëm me hundën. Është pikërisht hapja edhe mbyllja e gojës procesi i marrjes frymë vetëm me hundë, që ka predispozitë për infeksion të veshit të mesëm. Duhet pasur parasysh që një fëmijë, i cili ka infeksion të herëpashershëm të veshit, është e këshillueshme të mos i përdoret biberoni. Cili biberon është më i këshillueshëm që të përdoret? Pjesa më e madhe biberonëve që përdoren tani janë me përbërje lateksi. Ndërsa më përpara ka pasur biberon argjendi, biberon metali, biberon ari për njerëzit e shtresave të larta, ndërsa tani pjesa me e madhe e biberonëve janë me përbërje lateksi dhe janë shumë herë më të mirë pasi sterilizohen lehtë dhe janë për një periudhë me afatgjatë, pra pjesa me madhe e biberonëve që janë në farmaci janë shumë të mirë për tu përdorur. A duhet që biberoni që bëhet si fillim me diçka të ëmbël dhe pas t’i jepet fëmijës? Kjo është një nga proceduarat më të gabuara që i përdoret fëmijës, sepse kjo gjë rrit përqindje e kariesit te dhëmbët e porsadalë te fëmija. Përdorimi i biberonit në

Nëse biberonin fëmija e përdor edhe kur ai është 3 apo 4 vjeç, ai është bërë tashmë një zakon dhe është shumë e vështirë që t’ia largojmë fëmijës duhet të jetë në mbikëqyrjen e nënës ose të një personi që kujdeset për të. Kur prindi vendos që t’i përdorë fëmijës biberonin, duhet patjetër që të ketë kujdes kur fëmijëve fillojnë dhe u dalin dhëmbët ose ku biberoni është përdorur shumë, ai mund të pësojë disa të çara të cilat mund të bëhen shkak për tu futur mikroorganizma në trupin e bebes. Në këto raste rekomandohet që biberoni të hidhet dhe të përdoret një biberon i ri. Si mund ta pastrojmë biberonin? E mira është që biberoni të sterilizohet, siç sterilizohen shishet e një fëmije që nuk ushqehet me gji. Por, nëse nuk janë këto mundësi, rekomandohet që biberoni të pastrohet me ujë edhe sapun, të shpëlahet mirë më ujë të bollshëm dhe pastaj t’i futet në gojë fëmijës. Anët negative të biberonit cilat janë? Përdorimi i biberonit te fëmijë 0 deri një vjeç, predis-

këtë mënyrë mund të sjellë edhe zverdhjen te fëmija dhe lënien e ushqyerjes me gji. Biberoni mund t’i bëhet ves një fëmije? Po, nëse biberoni përdoret pas moshës një vjeç. Pasi si biberoni dhe mbajtja e gishtit të madh në gojë janë procese që fëmija i përdor si anti-stres. Nëse biberonin fëmija e përdor edhe kur ai është 3 apo 4 vjeç, ai është bërë tashmë një zakon dhe është shumë e vështirë që t’ia largojmë fëmijës. Kur duhet që t’i hiqet biberoni fëmijës? Biberonin fëmijës duhet të fillojmë t’ia largojmë pas moshës 1 vjeç. Pra, pas moshës 1 vjeç është mirë mos t’ia përdorim më, procesi i heqjes është mirë që të ndodhë gradualisht dhe jo në mënyrë të menjëhershme. Gjithashtu nuk duhet të përdorur as riinforcimi negativ, por duhet që fëmija të stimulohet në mënyrë pozitive.

19/03 - 25/03/11 F.P. 23


Lifestyle 24-25

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

100 gjëra që na mungojnë Këto janë 100 gjërat që do donim të ishin shpikur për të na e bërë jetën më të lehtë 1. Një vaskë që e ruan temperaturën e ujit 2. Bateri që nuk shkarkohen kurrë 3. Një furçë dhëmbësh që futet në çdo skutë të dhëmbëve 4. Verë e kuqe që nuk të bën me dhimbje koke 5. Një tabletë që zëvendëson tetë orë gjumë 6. Çokollatë pa kalori, e cila të shijon 7. Një abone që nuk të mbaron kurrë 8. Një pilulë kundër problemeve në dashuri 9. Një aparat fotografik që bën vetëm foto të bukura 10. Ilaçe që nuk kanë shije të hidhur 11. Një kompjuter që funksionon gjithmonë, po gjithmonë ama 12. Xhinset e preferuara që zgjerohen sa herë ti shton disa kile 13. Çamçakëz që nuk të ngjitet poshtë këpucëve 14. Një vibrator që të dëgjon dhe mund të të përkëdhelë 15. Një valixhe që mund të ngjisë vetë shkallët 16. Një makinë për pop-corn që mund të pjekë bukë, ziejë vezë, bëjë krepa dhe akullore 17. Një çakmak që bën pip kur është duke mbaruar 18. Një makinë për femrat, ngjyra e së cilës të përshtatet çdo ditë me veshjen e saj 19. Ndeshje futbolli ku së paku një gol është i garantuar 20. Një indikator për problemet e lëkurës në këmbë që bën pip

24 F.P. 19/03 - 25/03/11

21. Një çantë dore për gratë, ku mund të kyçësh sekretet

pa qenë brenda një shofer

gjë që sheh, madje dhe ato gjëra që të acarojnë

25. Një skaner për xhepat që na monitoron shpenzimet dhe na paralajmëron kur po e teprojmë

28. Një krevat që rregullohet vetë

22. Qen që duan vetëm të luajnë 23. Rroba që kanë një peshore të brendshme dhe funksionin e të folurit: për shembull, kujdes se po shëndoshesh, mos e ha atë çokollatë etj

26. Testues për partnerin ideal (kur bëhet i kuq, nuk vlen; kur bëhet i verdhë, mund ta provosh sërish; kur bëhet jeshil, është ai që duhet)

24. Një makinë që kërkon vetë vendet e parkimit

27. Një palë syze rozë, që bëjnë të duket super çdo

29. Një birrë që të largon barkun (sa herë pi një gllënjkë, dobësohesh) 30. Një rrobë që është për të gjitha stinët 31. Një rimel që punon automatikisht


LifestyleFP Shefa që të garantojnë rritjen e rregullt të rrogës

32. Një shërbim 24- orë për të të sjellë në humor të mirë

51. Biçikleta që udhëtojnë në errësirë vetëm me dritën e përparme

33. Një sedilje që të dërgon direkt në pushime, në plazh, në pistën e skive dhe në qendrën tregtare

52. Makina që nuk harxhon asnjë litër benzinë 53. Ventilator që nuk bën zhurmë

34. Një makinë që nuk prishet kurrë

76. Një makinë që të gjen gjithçka ke humbur 77. Kufje veshësh që e kthejnë çdo kritikë në një kompliment 78. Këpucë me taka që janë të rehatshme si një palë atlete

54. Një valixhe me mbrojtje kundër zjarrit 35. Një raketë që mund të na dërgonte për disa orë në një planet tjetër (i dashur, rri me fëmijët sot se do dal nga Marsi) 36. Një pulovër që nuk është nevoja ta lash e megjithatë vjen sërish erë të mirë sikur është e freskët 37. Një pelenë që vetëpastron beben dhe ka një sistem alarmi paraprak 38. Një palë gërshërë që i shkurtojnë vetë flokët sipas modelit që u jep paraprakisht

55. Kuti kartoni që mbushen e paketohen vetë

79. Çanta për pazar që sido të mbushen peshojnë lehtë

56. Një tapet që e ndryshon vetë modelin e tij

80. Një gazetë “Free Press” që del çdo ditë

57. Çelësa që nuk humbasin kurrë

81. Këmisha që vetëhekurosen

58. Që Google të nxjerrë gjithmonë në krye të listës atë që po kërkon

82. Shishe me konjak që vetëmbushen 83. Një shampo që t’i bën vërtet flokët e shndritshëm

59. Një makinë që parashikon numrat fitues të llotarisë

84. Një jastëk që na bën të shohim ëndrra të bukura

60. Një vjehrrë që flet pak

85. Këpucë që e bëjnë çdo burrë të kërcejë bukur

61. Një celular që vetëkarikohet

86. Një kapele kundër rënies së flokëve

62. Një zgjidhje përfundimtare për trafikun e rënduar

87. Libra të mira, që nuk mbarojnë kurrë

39. Një ilaç që zhduk dhimbjet e kokës 40. Një makinë përkthimi që funksionon 41. Një frigorifer që mbushet vetë 42. Një sufllaqe, e cila qëndron e nxehtë derisa të mbarosh ngrënien

63. Një pasqyrë që të tregon gjithmonë të bukur

88. Një orë që ndalon kohën në momentin e duhur për të bërë një pushim

64. Një parashikues të saktë moti

89. Gazeta që mund të përballojnë çdo erë që fryn

43. Një kremviçe që të shijon edhe kur e ke barkun të mbushur

65. Një zgjidhje për të shmangur radhët

90. Një jastëk që mund të të mësojë gjatë gjumit një gjuhë të huaj

44. Një kolltuk masazhi që njëkohësisht të kreh flokët dhe të lexon romanin

66. Një televizor që jep të gjitha programet pa pasur nevojë për dekoder

45. Cigare kundër astmës

67. Çorape kundër erës së këmbëve

46. Biftekë pa asnjë kalori

68. Një karrige për zyrë që mund të të trajnojë muskujt

91. Një batanije me klimatizator brenda, që dallon se çfarë temperaturash i duhen trupit 92. Një silenciator për veshët për të mos dëgjuar zhurmat që nuk i durojmë

47. Një skaner për vezët- çokollatë të Kinder, që të tregon se çfarë loje ka brenda

69. Një çamçakëz që nuk e humbet kurrë shijen

48. Simite që rrinë gjithmonë të buta

70. Alkool që nuk të deh

94. Një shikim që kalon çdo pengesë që të del përpara

49. Një mobilje të IKEA-s që nuk ka nevojë ta ndërtosh ti

71. Të ndenjura që kanë gjithmonë formën e duhur

95. Një mënyrë për të pasur zë të ëmbël çdo ditë

72. Një televizor që të jep emocion në trup sa herë që shikon diçka

96. Një çadër që të mbron plotësisht nga e lagura gjatë shiut

73. Një makinë kafeje që bën gjithmonë kafe të freskët

97. Një telefon që kap valë kudo

50. Shefa që të garantojnë rritjen e rregullt të rrogës

Një batanije me klimatizator brenda, që dallon se çfarë temperaturash i duhen trupit

93. Taka të larta që i mbijetojnë çdo terreni

74. Xhama për syzet që të sjellin në dimër rrezet e diellit

98. Një frigorifer që të paralajmëron se diçka që ka brenda është duke skaduar 99. Rroba me ngrohje të brendshme

75. Një paralajmërues për sëmundjet 100. Një makinë që të plotëson çdo dëshirë

19/03 - 25/03/11 F.P. 25


Digital 26-27

Motori më i madh i kërkimit në internet, Google, tashmë mund t’u ofrojë përdoruesve të vet edhe mundësinë që të bllokojnë faqet e padëshiruara

Arrin Internet Explorer 9 për të mposhtur Google Chrome

P

ërdoruesit e Windows 7 dhe Windows Vista tashmë mund të shkarkojnë versionin e ri të Internet Explorer, për navigim të informacioneve në internet nga Microsoft. Explorer 9 vjen në treg dy vjet pas versionit Explorer 8, me qëllim e qartë për të rikuperuar terrenin e humbur, i cili është fituar nga Google Chrome dhe Firefox i Mozilla-s. Megjithëse vazhdon që të mbetet shfletuesi më i përdorur në botë, prej vitesh Explorer është duke humbur përdoruesit e vet. Sipas të dhënave të Netapplications, Explorer sot përdoret nga ana e 56.7% e përdoruesve të internetit: dy vjet më parë kjo shifër ishte 70%, ndërsa tre vjet më parë ishte pothuajse 80%. Nuk e dimë nëse ky version i ri do të pengojë rrjedhjen e përdoruesve, por me siguri që do ta bëjë më të gjallë konkurrencën në këtë fushë. Explorer 9 nuk ka një pasuri aplikacionesh si Firefox apo shpejtësinë maksimale të Chrome, por është një program modern, me një teknologji të pastër dhe të thjeshtë dhe ka përmirësuar navigimin dhe privacinë e përdoruesve. Performanca. Explorer 9, sidomos në kompjuterat më modernë, është një shfletues i shpejtë: faqet e ueb-it hapen për një kohë shumë të shkurtër dhe faqet komplekse si Google Maps, ose Hotmail, përdoren në mënyrë fluide. Microsoft i ka arritur këto rezultate në dy mënyra: në radhë të parë Explorer 9 përdoret për të menaxhuar grafikën, videot dhe teksti i faqes nuk janë kryesoret. Së dyti, është bërë më reaktiv software që merret me leximin e Javascript, që i bën aplikacionet në shfletues të ngjashëm me ato tradicionalë. Privatësia. Lajme të mira për privatësinë e përdoruesve. Explorer 9 ka integruar një sistem të quajtur “Mbrojtje nga monitorimi”, në

Është bërë më reaktiv software që merret me leximin e Javascript, që i bën aplikacionet në shfletues të ngjashëm me ato tradicionalë

Google ofron mundësinë e bllokimit të faqeve të padëshiruara

M

otori më i madh i kërkimit në internet, Google, tashmë mund t’u ofrojë përdoruesve të vet edhe mundësinë që të bllokojnë faqet e padëshiruara. Këto të fundit, të gjithë përdoruesit e Google, mund t’i eliminojnë nga rezultatet e kërkimit. “Përdoruesit tanë tashmë mund t’i bllokojnë faqet e internetit, të cilat nuk dëshirojnë t’i shohin gjatë kërkimit në motorin më të madh të kërkimit në botë”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë, i cili është përgjegjës për kualitetin e rezultateve të kërkimit në Google, Beverly Young, në postimin e tij në blog-un zyrtar të kompanisë. Ata që dëshirojnë të bllokojnë një faqe të caktuar gjatë kërkimit të tyre në Google, do të kenë butonin e quajtur “Block”. Aktualisht, opsioni i ri është shtuar në versionin e Google.com në anglisht, nëse ky motor i kërkimit vizitohet përmes shfletuesit Chrome, Firefox apo Internet Explorer, ndërsa së shpejti pritet që mundësia e bllokimit të faqeve të caktuara të jetë e mundur edhe në gjuhët e tjera.

26 F.P. 19/03 - 25/03/11

gjendje që të bllokojë ato faqe web-i që monitorojnë në mënyrë anonime sjelljen e përdoruesve, zakonisht për qëllime statistikore apo për reklama. Sistemi nuk është aktivizuar përfundimisht, por çdo përdorues mund të ngarkojë në shfletues listën e të gjithë atyre faqeve apo shërbimeve që do të bllokojë. Zgjidhja që Microsoft kërkon ta certifikojë si një standard të përbashkët, është e destinuar që të hapë diskutime, pasi përfshin shërbimet e publicitetit online.

72% e fëmijëve britanikë, përdorues të internetit 72% e fëmijëve nën moshën pesë vjeçare janë përdorues të internetit në Britaninë e Madhe. Ky përfundim ka ardhur pas një studimi të kryer dhe të publikuar në BBC. Sipas studimit, pjesa më e madhe e fëmijëve hyjnë në internet pa kontrollin e prindërve të tyre. Më së shumti, fëmijët që hyjnë në internet futen në faqen e BBC-së për fëmijë apo në faqe që kanë lojëra kompjuterike. Kjo shifër është shumë e lartë dhe sipas studiuesve, shumë shqetësuese. Kjo, pasi në radhë të parë, një pjesë e fëmijëve hyjnë në internet pa mbikëqyrjen e prindërve të tyre dhe për këtë arsye, ata mund të bien pre e faqeve të rrezikshme, siç mund të jenë ato me dhunë dhe seks. Së dyti, nëse fëmijët bien pre pikërisht e këtyre pamjeve, mund të ndikohen negativisht në formimin e tyre. Për të mos harruar pastaj faktin e pedofilisë në internet, që në botën perëndimore është një fenomen mjaft i përhapur dhe i rrezikshëm për fëmijët.


DigitalFP Zogjtë e zemëruar, por (multi) milionerë Nga celularët, tek kinemaja, duke kaluar me anë të televizionit: Rovio Mobile, shoqëria e vogël finlandeze, e cila ka krijuar lojën popullore për telefonat, Angry Birds, ka fituar 42 milionë dollarë nga një grup investuesish, mes të cilëve edhe Facebook dhe Skype, që përfaqëson një bast mbi mundësinë e suksesit të Angry Birds, për t’u kthyer në një familje të produkteve të tjera. Sipas “Wall Street Journal”, kjo lojë përdoret nga më shumë se 40 milionë persona në muaj. “Është një investim shumë i rëndësishëm, në këto moment jemi duke zhvilluar një fushatë agresive ekspansioni për ta reformuar kompaninë në një kompani argëtimi për mediat”, ka thënë themeluesi i Rovio Mobile, Mikael Hed. Zogjtë, protagonistë të video-lojërave në celularë, tashmë janë kthyer në hit të vërtetë: shitjet e Angry Birds tashmë i kanë kaluar 2 milionë shitje dhe video-parodia e lojës është parë nga më shumë se pesë milionë persona në YouTube. Rovio ka arritur një marrëveshje kohët e fundit me 20th Century për të prodhuar një version të Angry Birds për filmin e animuar “Rio”. Pra, zogjtë janë duke pushtuar botën e teknologjisë dhe televizionit, duke sjellë miliona dollarë përfitime për krijuesin e kompanisë Rovio Mobile.

Brain, virusi i parë i shpikur 25 vjet më parë në Pakistan Welcome to the Dungeon © 1986 Brain & Amjads (pvt) Ltd VIRUS_SHOE RECORD V9.0 Dedicated to the dynamic memories of millions of viruses who are no longer with us today - Thanks GOODNESS!! BEWARE OF THE er..VIRUS : this program is catching program follows after these messages....$#@%$@!! Me këtë shkrim, Brain zbuloi praninë si virusi i parë i regjistruar në kompjuterin IBM, me sistem operativ Dos. Kjo gjë ndodhi pikërisht 25 vjet më parë: bëhet fjalë për vitin 1986 dhe krijuesit e tij ishin dy vëllezër pakistanezë, Basit dhe Amjad Farooq Alvi, që në Lahore merreshin me krijimin e programeve të destinuara për mjekësinë dhe spitalet. Qëllimi i krijimit të këtij program- që infektonte të vjetrit floppy disk, ishte për t’u mbrojtur nga piratët (historia nuk ndryshon kurrë). Por, situata u doli shumë shpejt jashtë kontrollit dy vëllezërve pakistanezë.

Pavarësisht se prodhuesit e iPad 2 janë duke punuar çdo ditë, të gjitha ato njësi që kanë dalë në SHBA, janë shitur

Urrejtje apo dashuri, 4 në 10 persona fyejnë kompjuterin

N

uk janë të pakta ata që i shfryjnë kompjuterit kur nuk funksionon si duhet. Sipas një sondazhi të kryer nga ana e shoqërisë gjermane të sigurimit, Avira, 39% e të intervistuarve i kanë ulëritur apo kanë ofenduar të paktën një herë në jetën e tyre kompjuterin. Kërkimi i bazuar mbi pyetjen e 14 mijë personave, ka zbuluar se edhe goditja e ekranit të kompjuterit me shkop bejsbolli, siç mund të shohim shumë video në YouTube, nuk është se nuk ndodh. Sipas sondazhit, 9% e të intervistuarve kanë thënë se e kanë goditur ekranin e kompjuterit me sende të ngjashme me shkopin e bejsbollit. Tre përqind e tyre ndërkohë, kanë thënë se u ka ndodhur që, në nxehje e sipër, të hedhin monitorin apo laptopin nga dritarja. Megjithatë, jo të gjithë frustrimin e tyre e nxjerrin tek kompjuteri, ka edhe nga ata njerëz që janë më xhentilë dhe përdorin fjalë të buta me kompjuterin. 38% e të intervistuarve kanë thënë se nuk e fyejnë kurrë kompjuterin, sepse është një “qenie shumë e ndjeshme”. Megjithatë, jo vetëm kompjuterat

Sipas sondazhit, 9% e të intervistuarve kanë thënë se e kanë goditur ekranin e kompjuterit me sende të ngjashme me shkopin e bejsbollit. Tre përqind e tyre ndërkohë, kanë thënë se u ka ndodhur që, në nxehje e sipër, të hedhin monitorin apo laptopin nga dritarja

e pësojnë nga fyerjet. Sipas kërkimit, 11% e përdoruesve të kompjuterëve mallkojnë kompanitë që kanë prodhuar këta të fundit. Në rastet kur nxehen, ata i “urojnë” kompanitë prodhuese të kompjuterëve me një falimentim.

Interesim i jashtëzakonshëm për iPad 2

P

avarësisht se prodhuesit e iPad 2 janë duke punuar çdo ditë, të gjitha ato njësi që kanë dalë në SHBA, janë shitur. Kjo bëhet e ditur nga një analizë e Deutsche Bank, sipas së cilës, në tre ditët e para të shitjes, që shënojnë edhe ditët e para të daljes së saj në treg, janë shitur aty midis 400 dhe 500 mijë copë 1Pad 2. Një lajm shumë i mirë ky për Apple, që ndoshta nuk e priste një shitje me ritme të tilla. iPad 2 ka mundur që të mposhtë edhe

paraardhësin e vet, duke qenë se në javën e parë, modeli i mëparshëm mundi që të shiste vetëm 300 mijë kopje, që gjithsesi nuk është një shifër e ulët. Interesimi për iPad 2 ishte aq i madh, sa në SHBA u krijuan radhë të tëra për të blerë modelin e ri të Apple. Dhe të mendosh që iPad 2 për momentin është i disponueshëm vetëm në Amerikë. Me shpërndarjen edhe në vende të tjera, sidomos në Europë, blerjet pritet që të shtohen ndjeshëm. Megjithatë, europia-

nët duhet të presin edhe disa kohë, pasi njësitë e prodhuara deri më tani janë mbaruar dhe do duhet edhe pak kohë për të prodhuar të tjerë. Sipas kërkimeve rreth blerësve të iPad 2, është vënë re se 70% e tyre kanë blerë edhe modelin e mëparshëm të Apple. Nga të intervistuarit, 17% e tyre thanë se janë të interesuar sidomos për aplikacionet e reja të lojërave, kur kjo shifër për modelin e mëparshëm të vitit të kaluar ishte vetëm 8%.

19/03 - 25/03/11 F.P. 27


Auto 28-29

Ja cilat makina humbasin më pak në vlerë me kalimin e viteve Të gjithë ne blejmë një makinë duke pasur në mendje faktin se sa do i qëndrojë ajo kohës. Sigurisht këtu duhen marrë parasysh disa elementë si për shembull mënyra se si e trajtojmë ne makinën apo rrugët ku kalon ajo. Megjithatë një studim tregon se cilat janë makinat që i qëndrojnë më shumë kohës. Renditja e mëposhtme tregon modelet e makinave që i rezistojnë më shumë kohës. Të gjithë makinat janë vlerësuar pas tre vitesh jetë. Kështu, në disa kategori ka makina që pas tre vitesh punë kanë akoma 70 përqind të vlerës që kishin në fillim kur ishin të reja. Thuajse 10 përqind humbasin këto makina në vit.

Mini: Fiat 500 1.2 Pop. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 65,5 % Mini: Smart Fortwo. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 62 % Makinë e vogël: Mini Cooper. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 67 % Makinë e vogël: Opel Corsa 1.0 Selection. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 63,5 % Kompakt: VW Scirocco 1.4 TSI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 66 % Kompakt: Mercedes CLC 200 CDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 63 % Klasi i mesëm: Mercedes C 220 T CDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 64 % Klasi i mesëm: Audi A4 Avant 2.0 CDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 62,5 %

Micro-Van: Skoda Roomster 1.4 TDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 63 % Micro-Van: Opel Agila 1.0. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 62,5 %

Kompakt-SUV: Mercedes GLK 220 CDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 66,5 % Kompakt-SUV: VW Tiguan 2.0 TDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 65,5 %

Klasi i lartë: Mercedes E 250 CDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 62,5 % Klasi i lartë: Mercedes CLS 320 CDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 61 %

Mini-Van: Mercedes B 150 Blue Efficency. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 64,5 % Mini-Van: Opel Zafira 1.6 Innov. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 63 %

SUV: Mercedes ML. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 64 % SUV: BMW X5 xDrive 30d. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 63,5 %

Klasi i luksit: Mercedes S 320 CDI Hybrid. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 57 % Klasi i luksit: BMW 730d. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 55 %

Van: Mercedes R 280 CDI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 59,5 % Van: Ford Galaxy 2.0 TDCI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 58 %

Coupé: Audi A5 2.0 TFSI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 64,5 % Coupé: Porsche Cayman. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 64 % Cabrio/Roadster (të vogla- deri në 25 000 Euro): Mini Cooper Cabrio. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 70 % Cabrio/Roadster (të vogla- deri në 25 000 Euro): Audi A3 1.6 Attraction. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 70 % Cabrio/Roadster (të mëdha): Mercedes SLK 200 K. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 66 % Cabrio/Roadster (të mëdha): Audi TT 1.8 TFSI. Vlera e mbetur pas tre vitesh: 65,5 %

28 F.P. 19/03 - 25/03/11


Rr: Donika Kastrioti Tel: +355 69 20 84 361 Tirana, Albania +355 69 20 84 360

AutoFP

Rekordet e makinave të prodhuara në seri Pasioni për makinat, njësoj si për çdo gjë tjetër në botë, na bën të mendojmë për ekstremet. Një renditje e bërë me makinat e prodhuara në seri në Europë jep një panoramë të makinave sipas ekstremeve: më të shtrenjtat, apo më të lirat. Ka shumë nga ata që e dinë që makina më e mirë në seri në mbarë botën është Bugatti. Ajo në këtë renditje ka rrëmbyer shumicën e çmimeve. Por për ata që duan një makinë të lirë, Smart është një zgjedhje e duhur pasi ajo qëndron në krahun e kundërt të Bugatti për disa gjëra që vlejnë shumë për të gjithë njerëzit.

Kategoria e gjatësisë: Me një gjatësi prej 6.17 metrash, Maybach 62 duhet të jetë një tmerr për tu parkuar Më thuajse 2.70 metra gjatësi, Smart duket se parkohet lehtësisht në çdo vrimë

Kategoria gjerësi: Skajet e jashtme të Jeep Grand Cherokee shkojnë deri në 2.15 metra Tek Smart Fortwo gjerësia është vetëm 1.56 metra

Kategoria lartësi: Shumë garazhe janë një tabu për Land Rover Defender: disa variante të këtij modeli shkojnë deri në 2.06 metra lartësi

Kategoria e çmimeve:

Kategoria e përshpejtimit

Më shumë para sesa për një Bugatti Veyron 16.4 Super Sport nuk mund të japësh për asnjë makinë tjetër në seri. Makina luksoze super- sportive, aktualisht nën pronësinë e Volkswagen, kushton mbi 1.96 milionë euro Për të njëjtën sasi parash mund të blesh 281 Dacia Sandero, çmimi fillestar duke nisur nga 6990 euro

Edhe këtu Bugatti Veyron është përpara. Kjo makinë arrin nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 2.5 sekonda. Më të ngadaltë se Hyundai H-1 Travel nuk ka në këtë drejtim. Ai arrin vetëm pas 23.7 sekondash 100 kilometra në orë

Kategoria e performancës:

Sigurisht do jemi me Bugatti Veyron në krye të listës. Ai arrin deri në 431 kilometra në orë duke lënë pas çdo makinë tjetër Me një maksimum prej 132 kilometrash në orë zvarritet në rrugë Land Rover Defender Station

Motori 8.0 litra me 16 cilindra i Bugatti Veyron Super Sport ka 1200 kuaj fuqi Me një motor 0.8 litra me 54 kuaj fuqi, listën e mbyll Smart Fortwo 0.8 cdi

Më e rrafshët nuk ka ku shkon: anglezja Lotus Elise është 1.12 metra e lartë

Kategoria peshë: Edhe në këtë rast Maybach 62 është përpara makinave të tjera. Pesha e saj është 2855 kilogram Në të kundërt Fortwo 1.0 mhd peshon vetëm 750 kilogram

Kategoria shpenzim: Etjen më të madhe e ka Bugatti Veyron – vetëm versioni bazik i saj konsumon 24.1 litra benzinë për 100 kilometër Kampion i kursimit është Smart Fortwo 0.8 cdi me 3,3 litra naftë në 100 kilometër

Kategoria e shpejtësisë më të lartë:

19/03 - 25/03/11 F.P. 29


Art 30-31

Nga Amarildo Lumani www.freepress.al

Inis Gjoni: Tek teatri besoj

Q

ë prej rikthimit të saj në Teatër, Inis Gjoni duket se nuk dëshiron të ndalet më. Këtë radhë ajo ka sjellë “Salla e Banjës” nga autorja franceze Astrid Veillon. Komedia flet pesë gra, të moshës 60-vjeçare e poshtë, që kërkojnë Princin e tyre të Kaltër. Hapësira ku femrat qajnë hallet dhe zbulojnë jetën e tyre sentimentale, bashkë me dyshimet për zgjedhjet që duhet të bëjnë në jetë, bëhet çuditërisht një banjë. Në këtë sfond zhvillohen ngjarjet e komedisë “Salla e banjës”, që mban firmën e regjisores Inis Gjoni, dhe ku marrin pjesë aktoret Hajrie Rondo, Marsela Lena, Klea Konomi, Klara Shehu dhe Niada Saliasi. Janë katër femra, katër karaktere, përballë të cilave qëndron një e pestë, nëna e njërës prej vajzave, interpretuar nga Rondo. Megjithëse ato janë shumë të zhgënjyera, tradhtuara dhe të mërzitura, përsëri presin princin e tyre të kaltër. Shfaqja është pritur shumë mirë nga publiku kryeqytetas në premierën e saj, ku ndër të tjera kanë mundur të marrin pjesë edhe disa gra nga burgu u grave në Tiranë. Regjisorja Inis Gjoni na flet për vështirësitë dhe lodhjen që ka përjetuar për vënien në skenë të kësaj shfaqjeje dhe disa aspekte të jetës së saj private.

Inis, si po shkon shfaqja juaj më e fundit, “Salla e banjës”? Jam shumë e kënaqur për shumë arsye. E para sepse kam kaluar dy muaj në prova dhe përgatitje shumë impenjative, por që në fund më falën shumë kënaqësi. Kam punuar me aktore të reja, por tepër të përgjegjshme në profesionin e tyre, të përkushtuara dhe me një disiplinë që më ka bërë të ndjehem mes artistëve të përgjegjshme dhe që e duan dhe e respektojnë profesionin e tyre . Sigurisht që prezenca e artistes së madhe, zonjës Hajrie Rondo na ka bërë të ndjehemi komodë me thjeshtësinë e një artisteje të vërtetë, të cilën e falenderoj. Atmosfera në grup ka qenë tepër e këndshme ndaj që në fillimet e saj them se e kemi shijuar këtë komedi, por nga ana tjetër dhe jemi lodhur shumë. Por fakti që shfaqja është pritur shumë mirë na bën që të harrojmë lodhjen që të fal çdo punë krijuese, impenjative. Diçka tjetër që më bën të ndihem mirë është dhe fakti që kjo shfaqje tashmë po kërkohet të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar nga publiku, i cili po shfaq një interes mjaft të lartë. Fundja kjo është kënaqësia më e madhe për një punë skenike, të jetë sa më afër publikut, i cili shpesh është kritiku më i mirë.

30 F.P. 19/03 - 25/03/11


ArtFP Prezenca e artistes Hajrie Rondo mendoj se ishte një zgjedhje e drejtë nga ana ime dhe jam shumë e kënaqur që mu dha mundësia të punoj me një artiste si zonja Hajrie Rondo

se po gjej vetveten Meshkujt në shfaqje, cilësohen si “derra”, të njëjtin mendim ndani edhe ju? Jo, nuk mendoj ashtu, bile edhe në shfaqje del qartë se këto femra luftojnë në fund të fundit për të gjetur dashurinë e tyre. Hajrie Rondo mes katër femrave të reja, përse zgjodhët pikërisht atë? Prezenca e artistes Hajrie Rondo mendoj se ishte një zgjedhje e drejtë nga ana ime dhe jam shumë e kënaqur që mu dha mundësia të punoj me një artiste si zonja Hajrie Rondo. Mënyra se si publiku e pret kur ngjitet në skenë është e mrekullueshme. Mendoni se jeta teatrore është në lartësinë e duhur në Tiranë? Këto ditë teksa kam parë se si ka ecur kjo shfaqje, më ka bërë të ndryshoj mendim, ndofta jo tërësisht, por ka ende publik që e do teatrin dhe ndihem e kënaqur teksa shikoj njerëz që vijnë në sportelin e teatrit të interesuar për të ndjekur shfaqjet në Teatrin Kombëtar. Përsa i përket teatrit, nëse ai është në lartësinë e duhur do të thoja se, aktualisht janë vënë në skenë shumë vepra të suksesshme si “Art” e Arthur Miller apo “Salla e banjës” dhe së shpejti do të vihet në skenë “Shtrigat e Salemit”.

Ndoshta kur kthejmë kokën pas gjithmonë mendojmë nëse shumë gjëra mund të bëjmë ndryshe, por unë personalisht nuk mendoj se do të ndryshoja ndonjë gjë, por do të kisha dashur ndoshta t’i bëja disa gjëra më mirë, pasi gjithmonë ka vend për përmirësim Çfarë është teatri për ju ? Tek teatri besoj se po gjej vetveten. Teatri është një magji që të bën të jetosh jetë, kohë, karaktere të ndryshme. Të zhvendos shpesh herë në kohë dhe në hapësirë. E konsideroni veten një femër tradicionale apo moderne? Pak nga të dyja. Sekreti i formës suaj? Nuk kam ndonjë sekret, madje këto kohë nuk jam duke mbajtur as edhe ndonjë dietë e as duke shkuar në palestër, ndoshta duhet të jetë gjenetike (qesh). Ndjeheni një femër me fat po një femër e zonja? Pak nga të dyja. Normalisht që duhet të jesh e zonja në punën që bën, por duhet pak edhe ndihma e fatit. Do të bënit ndonjë gjë ndryshe nëse do ktheheshit prapa? Ndoshta kur kthejmë kokën pas gjithmonë mendojmë nëse shumë gjëra mund të bëjmë ndryshe, por unë personalisht nuk mendoj se do të ndryshoja ndonjë gjë, por do të kisha dashur ndoshta t’i

bëja disa gjëra më mirë, pasi gjithmonë ka vend për përmirësim. Ju ka ngelur ndonjë peng në jetën tuaj apo ndonjë peng artistik? Nga jeta artistike nuk kam ndonjë pishman, por do të doja që në të ardhmen të mos ndodhë që të kem ndonjë pishman. Dini të gatuani? Nuk di mirë të gatuaj, por mundohem ndonjëherë megjithëse nuk janë shumë të shijshme, por e kam të zgjidhur këtë problem, motra ime e madhe gatuan dhe për mua. Specialiteti juaj? Nuk kam ndonjë specialitet por do të thosha që makaronat ndonjëherë më dalin të shijshme. Konsumoni alkool? Konsumoj me raste, vetëm kur mblidhemi me familjen dhe miq. Si po shkon jeta juaj private? Shumë mirë.

19/03 - 25/03/11 F.P. 31


Televizioni 32-33

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Julian Deda: Kurrë nuk thuhet kurrë! Julian Deda na flet për sezonin e ri të “Apartamentit 2XL”, projektet e tij teatrore, eksperienca në “Dancing with the stars”, oshilacionet në karrierën e tij si dhe marrëdhëniet me kolegët

T

ashmë janë në sezonin e tyre të tretë dhe duket se kanë arritur kulmin e pjekurisë së tyre artistike. Pas largimit nga “Portokalli” grupi “Shblsh” ka gjetur “strehë” në Vizion Plus në spektaklin “Apartamenti 2XL”, i cili është shndërruar shumë shpejt në një ndër programet më të ndjekura në Shqipëri. Në intervistën e dhënë për “Free Press”, Julian Deda na flet për sezonin e ri të “Apartamentit 2XL”, projektet e tij teatrore, eksperienca në “Dancing with the stars”, oshilacionet në karrierën e tij si dhe marrëdhëniet me kolegët. Julian, përshëndetje! Si po shkon sezoni i tretë i “Apartamenti 2XL”? Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën. Sezoni i tretë është pak a shumë si edhe dy sezonet e kaluar, gjithmonë në kërkim të materialeve dhe personazheve për të inskenuar. Mirëpo përveç sezonit të parë gjithë sezonet e tjerë kanë pak më shumë vështirësi pasi sapo ke kaluar një, dy apo tre sezone dhe je i detyruar minimalisht të ruash të njëjtin standard dhe më pas të përpiqesh që të përmirësohesh. Për të bërë më të mirën dhe të jesh një shkallë më lart se vitin e kaluar duhet që të punosh më shumë. Por puna jonë varet shumë edhe nga realiteti, nga gjërat që ndodhin në jetën e përditshme. Sa më shumë gjëra që ndodhin në jetën e përditshme aq më tepër ngacmime do të kemi edhe ne për të bërë humor. Janë shfaqur dy puntata nga sezoni i tretë dhe më duhet të them që ka patur një impakt mjaft të mirë. “Apartamenti 2XL” është një spektakël që është bërë mjaft familjar dhe ndiqet shumë. Tashmë është një pro-

32 F.P. 19/03 - 25/03/11

gram që ka konsoliduar pozitat e veta dhe nuk është si në fillim kur pas puntatës së parë dhe të dytë prisnim reagimin e publikut pasi nuk dinim se deri ku do të arrinim. Tani ka marrë rrjedhën normale dhe jemi shumë të kënaqur nga shikueshmëria. Ky sezon duket se po ecën si dy sezonet e kaluara dhe besoj se do të pasohet nga një i katërt, i pestë e me rradhë pasi nuk shoh arsye përse duhet të ndalojmë nëse ecën mirë. Megjithatë kurrë nuk thuhet kurrë. Është sezoni i tretë me të njëjtët personazhe dhe të njëjtin drejtues, jeni bërë si një familje e vogël apo jo? Po, është e vërtetë. Jemi katër aktorë, Turi, producenti ynë dhe Genti Bejko regjizori. Jemi tamam si një familje e vogël. Por kjo

Mund të them që profesionalisht te "Apartamenti 2XL" ndjehem shumë më mirë se te "Portokalli" është vetëm pjesa që duket në ekran. Është dhe një staf i tërë që punon nga pas që e kthen këtë familje në një fis të madh, por nga ata fise që kanë edhe nipër e mbesa (qesh). Jo vetëm stafi, por është një kompani e tërë që punon për këtë program pasi Tring Digital e ka vënë në plan të parë këtë program dhe për këtë i falenderoj shumë. Jemi një familje e madhe, por ne që punojmë përditë jemi një familje e vogël dhe i ndajmë mendimet afër e afër dhe diskutojmë pa u shpërndarë shumë dhe është një gjë mjaft e mirë për punën. Sa më afër t’i diskutosh gjërat,

aq më mirë është, sidomos kur ke të bësh me shqiptarë. Deri tani nuk kemi hasur shumë vështirësi pasi unë, Ermali dhe Genti njihemi prej kohësh dhe i kemi të ndara instiktivisht rolet. Gjithashtu me Turin merremi vesh shumë mirë pasi është një moshatar i yni dhe një person shumë i komunikueshëm. Gjithashtu edhe me Gentin pasi kemi punuar bashkë te “Portokalli”, kur ka qenë pjesë e “Shblsh” dhe e njeh mjaft mirë punën tonë, karakteret dhe temperamentin tonë. Njihemi mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe kjo na e bën më të lehtë punën. Megjithatë jo çdo gjë shkon vaj. Kemi edhe ne problemet tona, nervat, ngërçet dhe situata që të vënë në vështirësi. Por ngaqë jemi siç i thonë edhe gegët “Pak e sak” i kalojmë më shpejt dhe pa vështirësi ngërçet që kemi. Ndjeheni më mirë të “Apartamenti 2XL” apo të “Portokalli”? Te “Portokallia” kam kaluar katër vjet të jetës sime artistike dhe jam ndjerë me të vërtetë shumë mirë. Aty kam hedhur hapat e para të karrierës sime dhe të fushës së komedisë, e cila është një zhanër shumë i vështirë. Në të dy këto programe jam ndjerë shumë mirë dhe nuk mund t’i krahasoj pasi nuk krahasohet molla me dardhën. Megjithatë duke e parë në këto momente mund të them se jam më rehat këtu. Rehat jo në kuptimin se po lodhem më pak ose nuk ka vështirësi, por jam më rehat në mënyrën e të punuarit. Por nuk duhet harruar që shumë elementë të cilët i përdor tani për të bërë humor janë elementë të përfituar nga eksperienca që kam patur në “Portokalli”. Kam fituar disa gjëra që janë bërë pjesë e karakterit dhe personalitetit tim dhe i kam marrë me vete. Në aspektin profesional kam qenë shumë mirë atje si edhe në “Apartamentin 2XL” pasi kam punuar ‘pa hile’ dhe sa të kem fuqinë do të punoj po kështu. Puna jonë ka të bëjë edhe me sinqeritetin pasi do t’a marrësh një situatë dhe do ta vësh në skenë ashtu si ti e ndjen dhe jo siç e ndjen dikush tjetër. Gjithashtu ndryshojnë edhe formatet e dy programeve pasi këtu jemi paksa më të “zbuluar”. Te “Portokalli” bënim një shumëllojshmëri rolesh dhe mund të përdornim paruke apo mustaqe në varësi të rolit, ndërsa këtu jemi ne me emrat tanë, por që duhet tu përshtatemi situatave të ndryshme. Nga kjo pikëpamje mund të them që këtu është pak më e vështirë. Gjithsesi këto janë dy programe që kanë specifikat e tyre, por mund të them që profesionalisht këtu ndjehem shumë më mirë.


TelevizioniFP

Keni pasur edhe një përvojë të shkurtër në televizionin Klan, si do ta konsideronit atë përvojë? Ajo ishte një përvojë kalimtare dhe nga ana profesionale jo shumë e arrirë. Ishte një eksperiencë simpatike dhe kaluam një vit të këndshëm. Gjithsesi në karrierën e një artisti ka oshilacione dhe periudha të dobëta. Karriera e një aktori është si EKG që i bëhet zemrës, ka uljet edhe ngritjet e saj. Nëse do të kesh gjithmonë ngritje atëherë do të vijë një moment që nuk ke ku shkon më dhe do biesh dhe do të thyesh kokën. Pas ikjes nga “Portokalli” kishim nevojë për një periudhë për të marrë veten, por e kaluam qetë dhe nuk zgjati shumë. Nëse do t’ju propozonin do të riktheheshit të “Portokalli”? Ti po më pyet a do të rikthehesha të jetoja në Shkodër (qesh)? Për momentin nuk do të kthehesha, por nuk i dihet kurrë. Televizionet në Shqipëri këta janë dhe mund të ndodhë që të rikthehem përsëri aty. Nuk shoh asgjë anormale në një rikthim timin. Ne në “Apartamenti 2XL” nuk kemi hezituar të ftojmë edhe personazhe që punojnë në Top Channel apo Klan, pa bërë asnjë dallim për median ku ata punojnë mjafton që ata të japin diçka nga vetja. Kurse në kampin tjetër nuk ekziston ky mentalitet. Nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe nuk ekziston ende. Në momentin që do të ekzistojë një mentalitet i tillë edhe atje, atëherë nuk do të isha kundra një rikthimi. Bashkëpunimet janë gjithmonë të mira. Jeni duke punuar me ndonjë projekt jashtë “Apartamenti 2XL”? Sapo kam mbaruar një komedi të Alma Hotit, një shfaqje e cila u dha edhe në Shkodër. Për momentin jam duke punuar mbi një pjesë të Woody Allen “Play it again, Sam”. Një pjesë ku mbizotëron dialogu. Amerikanët flasin shumë, dialogojnë me njëri-tjetrin, jo si europianët të cilët mendojnë shumë dhe flasin pak. Është një pjesë që më përshtatet dhe në të cilën e ndjej veten mjaft mirë. Në cilin teatër do të shfaqet kjo pjesë? Nuk e kemi menduar akoma. Sapo të përfundojmë do t’a vëmë në skenë në njërën nga sallat që do të jenë të lira. Mes gjithë këtyre angazhimeve a e gjeni kohën e nevojshme

Foto Blerta Kambo

për të kaluar me familjen? Në të vërtetë kam shumë pak kohë për të kaluar me ta megjithëse do të dëshiroja që të kaloja gjithë ditën me bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Gjatë kohës që është “Apartamenti 2XL” jemi tërë kohën duke punuar për të. Thuajse gjithë dita shkon nëpër prova, por sapo gjej pak kohë të lirë vrapoj te familja ime. Aty gjej shlodhje dhe megjithëse lodhem shumë me lojërat e tyre gjej një çlodhje mendore dhe shpirtërore pas gjithë asaj ditë me stres. Mundohem që të dielën që kam pushim ta kaloj me familjen time dhe gjatë kohës që spektakli është pushim përpiqem që të rikuperoj kohën e humbur me familjen time. Përpiqem të argëtohem me aq sa kemi dhe nuk bëj një jetë luksi me avionë personal apo limuzinë (qesh), si të thuash as nuk kemi dhe as na mbarohen. Vitin e kaluar ishit pjesëmarrës në “Dancing with the stars”, gota ishte gjysëm plot apo gjysmë bosh? Gota ishte plot fare, bile gati për tu derdhur (qesh). Me hamendjen time unë besoja se do të eleminohesha që në mbrëmjen e tretë, por arrita ama të rezistoj deri në mbrëmjen e njëmbëdhjetë. Ishte një eksperinecë shumë e veçantë që të ndodh njëherë në jetë. Mësova disa gjëra mjaft të lezetshme rreth kërcimit dhe shumë prej nesh mësuan gjëra të reja. Para saj nuk dija të hidhja dy hapa dhe jo më të kërceja. Aty nuk ishte Julian Deda aktor apo Soni Malaj këngëtare, ne u përpoqëm të nxjerrim në pah disa vlera të tjera. Ishim duke komunikuar me publikun, duke kërkuar vota, duke kërcyer dhe kemi marrë mjaft emocione pozitive. Gjëja më e vështirë ishte momenti kur kërkoje vota. Tani e kuptoj se sa e vështirë e kanë politikanët tanë që kërkojnë vota, megjithëse besoj politikanët tanë janë mësuar dhe nuk u bëhet

më fytyra më rrudha kur dalin dhe kërkojnë vota sa herë që ka zgjedhje. Mu duk një gjë tmerrësisht e vështirë t’i kërkoje vota publikut pasi nëse kërkon një gjë natyrisht që duhet të japësh diçka në këmbim. Megjithatë ja kam kaluar shumë mirë dhe do ta konsideroja një eksperiencë mjaft pozitive. Ju pëlqen jeta e natës? Nuk më pëlqen dhe as që më ka pëlqyer kurrë. E frekuentoj shumë rrallë, jo vetëm tani që jam familjar, por edhe në kohën kur kam qenë student. Për mendimin tim është diçka e zhurmshme që edhe mund të të shqetësojë, por kjo nuk do të thotë që jam kundër jetës së natës. Thjesht unë vetë nuk e përballoj dot. Më pëlqen që në Tiranë ka jetë nate dhe të rinjtë festojnë dhe ka një larmishmëri jeta e natës, megjithëse është pak kaotike në krahasim me qytetet e tjera europiane. Në përgjithësi ne mesdhetarët pëlqejmë që të jetojmë më shumë natën pasi dita është pksa e nxehtë dhe nuk e përballojmë dot (qesh). Pini duhan? Kam pirë që në moshën 16 vjeçare dhe nuk kam mundur që ta lë. Marrëdhëniet me alkoolin? Shumë rrallë ndodh që të pi ndonjë gotë me miqtë e mi, por në përgjithësi nuk jam pijedashës. E konsumoj shumë rrallë alkoolin. Faleminderit dhe suksese në sezonin e tretë të “Apartamenti 2XL”! Faleminderit edhe juve dhe suksese gazetës “Free Press”.

19/03 - 25/03/11 F.P. 33


NightLife 34-35

Adam Clay: Femrat shqiptare janë një thesar Ndoshta jo shumë persona e njohin emrin e Adam Clay, por padyshim që njohin këngët e tij. Adam Clay është një këngëtar me origjinë nga Barbados, por i lindur në Bologna, Itali. Një kantautor me një zë mjaft potent dhe të qartë. “Beautiful life”, “Over the rainbow”, “Put your hands up”, “Be together”, “Feel this way” dhe padyshim superhiti “Babylonia” janë disa prej këngëve me të njohura të tij. “Muzika ka lindur së bashku me mua, nuk mbaj mend një moment të jetës sime që të mos kem kënduar”, thotë Adam.

S

i profesionist ai e nisi në moshën 15 vjeçare me një grup të tijin, i cili luante muzikë reggae. Karriera e tij filloi ngritjen në vitin 2006 kur publikoi këngën “Born Again”, një bashkëpunim me Ricky L. e cila u kthye në një hit në gjithë botën, një këngë, e cila më vonë u bë një remix i quajtur “Born Again – Babylonia” dhe u lançua nga shtëpia e njohur diskografike “Jamie Lewis ‘Purple Music”. Që prej asaj kohe Adam Clay ka bashkëpunuar me shumë prej artistëve më të mëdhenj italianë si Karim Razak, Fedo Mora, Raf Marchesini, Simone Farina, Stolfi & Kina, Rod Debyser, Sergio Mauri, Florian Meindl, Mauro del Principe, Enzo Elia, Dj Castello dhe shumë emra të tjerë. Emri i Adam Clay filloi të rritej dhe gjithë turma e mbledhur ulëriste “Babyloniaaaa”. Me gjithë problemet që ka pasur lidhur me këngën “Babylonia”, një çështje që u zgjidh në gjykatë në favor të tij, 2010 ka qenë padyshim viti i artë duke marrë pjesë në disa prej klubeve më të mëdhenj në botë dhe duke bashkëpunuar me këngëtarë si: Bob Sinclar, 50 Cent, Sean Paul, Ferry Corsten, De La Soul, Fat Man Scoop, Mr. Hudson, Chris Jones, Amanda Wilson dhe shumë të tjerë. Aktualisht Adam Clay është në një tour në Amerikën Latine dhe gjithashtu po punon për albumin e tij të parë si solist. Ndër vendet që Adam Clay ka vizituar gjatë verës së kaluar ka qenë edhe Shqipëria. Riviera, njerëzit dhe në veçanti femrat i kanë

34 F.P. 19/03 - 25/03/11

bërë mjaft përshtypje. “Shqipëria ka qenë një dashuri me shikim të parë. Shpresoj dhe besoj se do të rikthehem shumë shpejt”. Adam, kur nisi karriera juaj muzikore? Ka filluar para shumë vitesh, pak a shumë kur kam qenë në moshën 15 vjeçare. Në këtë moshë kam filluar të punoj, kuptohet, pasi nuk mbaj mend një moment në jetën time ku kam reshtur së kënduari. Hera e parë që kam fituar para ka qenë kur luaja muzikë në Amsterdam me grupin tim të parë. Luanim muzikë reggae dhe kam

lua “Born Again”. Pas asaj kënge shumë persona nisën të më kontaktonin derisa emri i Adam Clay u bë një emër i rëndësishëm i muzikës dance ndërkombëtare dhe duke lënë modestinë mënjanë, një prej kantautorëve më të kërkuar nga producentët dhe deejay –t italianë. Cili ka qenë klipi juaj i parë? Videoklipi im i parë profesional ka qenë ai i këngës “Be together” më Karim Razak dhe Dani B., një single i cili verën e kaluar ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në shumë vende të botës si dhe në

Muzikën do ta ndërroja vetëm për familjen, për shëndetin, dhe për paqen në botë!!! Megjithëse duket si një fjalim për Miss Botën…hahahahah… jetuar katër vite të mrekullueshme të jetës sime në Amsterdam… të paharrueshëm!! Pas asaj periudhe kam patur shumë bashkëpunime me rapper-a amerikanë dhe italianë, me prodhues të muzikës elektronike në përgjithësi deri në vitin 2005 kur Ricky Rinaldi, producenti im i parë nga Bologna, më kontaktoi për të kënduar këngën që më vonë u shndërrua në të famshmen “Babylonia”, e cila fillimisht u titul-

vendin tuaj, mbi të gjitha falë ndihmës së Top Albania Radio dhe DJ Aldo, i cili është një mik shumë i mire i imi dhe një profesionist i madh. Keni bashkëpunuar me artistë të mëdhenj me famë botërore si 50 Cent, Bob Sinclair dhe shumë të tjerë, cilin do të konsideronit


NightLifeFP Pak kush e di që unë prodhoj muzikë në tre emra të ndryshëm: Adam Clay për muzikën dance, ASK në muzikën reggae/dancehall dhe produksionet electrobeat si dhe Ricardo Phillips për muzikën soul, R’n’B dhe hip-hop kryesisht në gjuhën italiane

Në vlorë Kam kaluar me të vërtetë shumë mirë, një qytet i bukur, det i bukur, një peshk i shkëlqyer bile po shfrytëzoj rastin për të falenderuar stafin e “Coco Bongo” për mikpritjen e shkëlqyer

Ju kanë pëlqyer njerëzit? Fantastikë! Të gjithë të sjellshëm dhe mund të them që jam dëfryer shumë. Po femrat shqiptare? Pa koment! Kjo edhe për faktin që nuk ka nevojë që të bëj ndonjë koment. Të dashur meshkuj shqiptarë shpresoj që ta vini re se çfarë thesari keni! Ka diçka tjetër që mund të thoni për lexuesit e gazetës “Freepress”? Në fakt dëshiroj të them diçka që pakkush e di. Unë prodhoj muzikë në tre emra të ndryshëm: Adam Clay për muzikën dance, ASK në muzikën reggae/dancehall dhe produksionet electrobeat si dhe Ricardo Phillips për muzikën soul, R’n’B dhe hip-hop kryesisht në gjuhën italiane. Përsa i përket lokaleve ku kam performuar do të doja të përmendja Sky Bar në Bejrut dhe People by Cristal në Dubai. Janë vende të mrekullueshme. Por shfaqja “live” që ka lënë shenjë në karrierën time është ajo e 6 nëntorit 2010 në NRJ MUSIC TOUR së bashku me Ricky L në Forum të Bejrut-it përpara 10 mijë personave të cilët në delir ulërisnin “Babyloniaaaaaaa…”. Një mbrëmje e mahnitshme, më e bukura e karrierës sime! Faleminderit për intervistën dhe suksese! Faleminderit juve dhe mos harroni! Duart lart (qesh)!

si bashkëpunimin tuaj më të suksesshëm? Bashkëpunim është një fjalë e madhe, le të themi më mirë që jemi njohur dhe kemi punuar në të njëjtat skena së bashku në disa mbrëmje të paharrueshme për mua. Megjithatë do të thosha që në koncertin që kam patur në “Corte degli Angeli” me Bob Sinclair jam dëfryer pamasë, me të vërtetë një mbrëmje e bukur! Vendi më i bukur ku keni performuar? “Sky Bar” në Bejrut, Liban, ka qenë një prej klubeve më të mrekullueshme ku kam pasur fatin të performoj, bile direkt pas 50 Cent. Atë mbrëmje e kam mbyllur me dy mijë persona që këndonin bashkë me mua këngët “Babylonia” dhe “Beautiful life”. Dy superhite në atë vend, dhe jo vetëm aty… (qesh) Çfarë është muzika për ju? Është jeta ime… Do ta ndërroje për diçka tjetër? Për familjen, për shëndetin, dhe për paqen në botë!!! Megjithëse duket si një fjalim për Miss Botën…hahahahah… Projekti juaj i ardhshëm? Oh Zot, janë me të vërtetë aq shumë sa nuk i mbaj mend të

gjithë, por projektet më të rëndësishme janë klipi ndjekës i “Beautiful life” me miqtë e mi Karim Razak, Fedo Mora dhe Raf Marchesini si dhe “Babylonia” padyshim. Pastaj do të mendoj për albumin tim si solist, për të cilin kam filluar që tani të punoj. “Babylonia” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ju ka bërë të njohur në mbarë botën, jeni të kënaqur siç ishte parashikuar apo ka ecur më mirë se sa e prisnit? Shuuuumë më tepër nga ajo që kishim parashikuar. Versioni i parë i Ricky L. “Born Again” kishte patur një sukses shumë të madh ndërsa remix-i i Balearic Soul i ardhur nën titullin “Babylonia” është shndërruar në një sukses planetar dhe ju garantoj që nuk ka për të mbaruar me kaq… por për momentin nuk mund t’ju them më shumë, është top secret!!! Keni ardhur verën e kaluar edhe në vendin tonë, ju ka pëlqyer Shqipëria? Adam Clay e adhuron Shqipërinë, ishte thjesht një dashuri me shikim të parë! Si ju duk Vlora? Kam kaluar me të vërtetë shumë mirë, një qytet i bukur, det i bukur, një peshk i shkëlqyer bile po shfrytëzoj rastin për të falenderuar stafin e “Coco Bongo” për mikpritjen e shkëlqyer.

Adam Clay dhe Bob Sinclair

19/03 - 25/03/11 F.P. 35


Sport 36-41

Nga Gerti Katro www.freepress.al

Zhega: Kombëtarja k Medin Zhega është një ish-lojtar shqiptar i futbollit, i cili ka luajtur në vitet 1970. Ai ka lindur në Shkodër më 31 janar vitin 1946. Së pari ai luajti për ekipin e futbollit Vllaznia të Shkodrës, pastaj ai shkoi tek Dinamo e Tirana. Zhega përfundoi karrierën e tij sërish në ekipin e Vllaznisë. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar kampionate të ndryshme në Shqipëri. Ai mbahet ende mend për atë gol të shkëlqyer e të rëndësishëm njëkohësisht që i shënoi Ajaksit të madh të Krojfit e co. Në moshën 19 vjeç, ai filloi të luajë për Kombëtaren shqiptare. Zhega u largua nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare. Ai është një nga lojtarët më të famshëm të futbollit shqiptar dhe një prej trajnerëve më të njohur. Pas karrierës së tij si lojtar, Zhega u bë trajner i Kombëtares duke udhëhequr Shqipërinë gjatë periudhës 2000-2001. Ai ka marrë çmimin e nderit “Mjeshtër i Punës”, të dhënë nga Presidenti i Shqipërisë.

E nisim me Kombëtaren, ju vazhdoni ta ndiqni ecurinë e saj. Si e shihni kontingjentin e lojtarëve aktualë dhe a ju bind realisht kjo përfaqësuese? Unë e kam ndjekur Kombëtaren dhe mund të them se ekipi ka probleme të mungesës së theksuar të kualitetit. Ka pasur një përpjekje për të rinovuar Kombëtaren, pasi vetëm kështu mund të shpresojmë në vazhdimësi, por unë konstatoj se në ekip ka ende lojtarë që kanë mbi dhjetë vjet që luajnë. Janë disa lojtarë si Lala e Skela që kanë luajtur që kur Kombëtaren e drejtoja unë. Por edhe pa ta, kemi parë në disa raste që ne nuk bëjmë dot. Duhet parë kjo gjë, në mënyrë që ekipi të freskohet vazhdimisht me prurje të reja cilësore. Por këtu dalim në një plan tjetër që lidhet me vështirësinë e rinovimit, pasi mungojnë prurjet dhe ky është një shqetësim serioz për ekipin tonë. Pra, edhe një herë, ka vite që përpiqemi të rinovojmë skuadrën, por deri tani nuk kemi arritur një objektiv të mirë. Mbi të gjitha nuk krijojmë talente.

Ju keni luajtur e drejtuar më parë ekipin përfaqësues. Si e shihni të ardhmen e skuadrës, aq më shumë kur në këtë sfidë të radhës kemi përballë një ekip të rangut të Bjellorusisë? Kjo është një ndeshje shumë pikante për ecurinë e skuadrës tonë Kombëtare, të paktën për eliminatoret në vazhdim. Sigurisht që kemi përballë një kundërshtar të fortë, me të cilin jemi ndeshur dhe më parë. E vërteta është se skuadra jonë bën një lojë kolektive dhe kjo duhet përgëzuar, pasi rrit premisat për një rezultat pozitiv. Në fushë ekipi duhet të bëjë përpjekjet maksimale për të arritur qëllimin e tij dhe unë kam besim te Kombëtarja. Ka një angazhim të strukturave për të pasur progres dhe dëshira nuk ka munguar që të përfaqësohemi me dinjitet në këto eliminatore. Sa do t’ia arrijmë, kjo mbetet për t’u parë në fund. Por një gjë është e sigurt, sfida e radhës ndaj Bjellorusisë është e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të skuadrës dhe të gjithë ne do të dëshironim, siç thashë, një rezultat pozitiv.

Të mbetemi te talentet. Në kohën kur ju luanit futboll ka pasur shumë kualitet. Si ka mundësi që sot kampionati ynë nuk prodhon më kualitete të tillë? Janë kohëra të ndryshme. Kishte një pasion më të madh për futbollin në atë kohë. Futbolli ynë matej me dinjitet të madh edhe kundrejt futbollit europian. Këtë e them me bindje të plotë. Nuk është se kishte ndonjë arritje të jashtëzakonshme, por për kushtet e asaj kohe, futbolli ishte vërtet në një nivel të lartë. Duhet të pranojmë dhe një fakt tjetër që, pavarësisht se ishim shtet i izoluar dhe me probleme të tjera, ndaj futbollit kishte një qasje për mirë dhe është investuar. Ky preokupim ka pasur natyrisht edhe frytet e veta, pasi skuadrat tona janë përballur në jo pak raste me dinjitet edhe ndaj klubeve me emër në atë kohë. Kjo nuk ishte pak për futbollin e një vendi të vogël.

Çfarë rezultati mund të jetë pozitiv për ne? Mendoj se dhe barazimi është një rezultat pozitiv që e justifikon skuadrën. Kundërshtari nuk është i lehtë dhe barazimi mendoj se nuk është keq.

36 F.P. 19/03 - 25/03/11

Në fakt përballë kemi një kundërshtar që është mbi ne në klasifikim. A na bën punë një barazim për objektivin tonë? Atëherë mund të them se një pikë nga kjo ndeshje nuk na bën punë. Natyrisht skuadrës tonë i duhen tri pikët nga kjo përballje, nëse të gjithë ne dëshirojmë shumë ta shohim skuadrën në fund të eliminatoreve në një pozicion më të mirë. Dhe kur flasim për objektiva të tilla, duhet të mendojmë që në fund të mos lëmë pas vetëm Luksemburgun, por të lëmë pas dhe një ose dy skuadra të tjera. Vetëm kështu mund të themi se kemi bërë përpara.

Duke krahasuar Kombëtaren që drejtuat ju me skuadrën aktuale, si e shihni dallimin? Jemi në rrugën e duhur apo jo? Krahasimet nuk mund të bëhen në këtë prizëm pasi u përkasin dy kohëve të ndryshme. Gjithsesi, Kombëtarja që drejtova unë kishte disa kualitete të spikatur. Jam krenar që kisha në gjirin e grupit lojtarë që luanin me skuadra të njohura, por mbi të gjitha lojtarët që grumbullova unë luanin të gjithë si titullarë me skuadrat e kampionateve të tyre. Ky ishte ndryshim madhor që flet në favor të asaj periudhe. Sot në Kombëtare luajnë lojtarë që nuk aktivizohen rregullisht me skuadrat e tyre. Në atë kohë Strakosha ishte titullar, Bledar Kola titullar, Rraklli titullar, po ashtu Lala, Vata, Tare e të tjerë. Pra lojtarët ishin aktivë dhe cilësorë në skuadrat e tyre. Në Kombëtaren e tanishme kjo nuk ndodh dhe për mua kjo është një dobësi e ekipit të tanishëm. Skela, ka zëra rreth tij, të grumbullohet apo jo në Kombëtare, apo dhe për ndonjë lojtar tjetër... Për Skelën nuk këshilloj asgjë. Dua të them se janë ca lojtarë që luajnë prej dhjetë vjetësh. Unë nuk dua të bëj kritikun në çdo vend, por jam i parimit që të luajnë ata lojtarë që aktivizohen rregullisht në kampionatet superiore të vendeve të ndryshme. Skela deri para pak kohësh ishte pjesë e një skuadre të kategorisë së katërt gjermane, por kjo nuk e ndihmon të jetë në Kombëtare. E njëjta gjë vlen për të gjithë. Bogdani, përkundër kësaj, po aktivizohet me skuadrën e tij në Itali dhe është në një pozicion ndryshe, pasi bëhet i nevojshëm për ekipin. Ai së fundmi ka zgjedhur një skuadër të kategorisë së parë polake. Është mirë apo keq për të kjo zgjedhje? Dakord, por nuk është sërish bindëse. Që të jemi të qartë dhe e përsëris, vetëm lojtarët që janë aktivë dhe titullarë në skuadrat e forta janë të aftë për ekipin përfaqësues. Unë shoh se koha e Skelës dhe Lalës ka përfunduar. Trajneri aktual i Kombëtares është kroati Josip Kuzhe. Si e shihni punën e tij të deritanishme? Trajneri po punon, por nuk ka shumë elementë në dispozicion. Skuadra siç thamë bën lojë kolektive dhe falë kësaj ka arritur të marrë disa rezultate të mira, por i mungon kualiteti. Pa kualitet nuk bëhet gjë dhe trajneri nuk ka shumë hapësirë për të lëvizur. Përpjekjet e tij për të ndërtuar një skuadër cilësore nuk mund të vihen në diskutim, por ky është brumi dhe trajneri është i detyruar të përzgjedhë midis një grupi lojtarësh, ku një pjesë e mirë nuk janë titullarë me skuadrat e tyre. Kjo nuk na bën optimistë. E shihni me shqetësim faktin se shumë pak lojtarë tanët po


SportiFP Atëherë ishin kohëra të bukura për futbollin tonë. Kur unë luaja me Tiranën barazuam këtu me Ajaksin, që në atë kohë ishte një prej skuadrave të më të forta në Europë

a nevojë për rotacion çajnë në Europë? Ky është vërtet një realitet i hidhur i futbollit tonë. Nuk kemi kualitete të spikatur dhe mund të them me plot gojën se kemi pak “ambasadorë” në klubet dhe kampionatet e mëdha europiane. Duhet të kishim shumë më tepër, nëse do të donim një skuadër Kombëtare më të fortë. Unë mund të flas për lojtarët e dekadave më parë që kishin një kualitet të padiskutuar dhe me cilësitë që kishin mund të luanin në kampionatet më të forta. Më vjen keq kur dëgjoj që Bala, Lika apo Hyka janë kthyer në kampionatin tonë, kur më parë bënë një përpjekje të kalonin në një kampionat më të fortë. Pra, nuk arritën të çajnë. Madje nuk mendoj se edhe tani kanë bërë zgjedhjen e duhur. Ne i konsiderojmë talente, por këta nuk arrijnë të jenë titullarë me skuadrat e tyre. Golashënuesi më i mirë mes lojtarëve tanë që përfaqësohen në Europë, është një shkodran, Hamdi Salihi. Duket se është nga të paktit që po mban flamurin tonë lart... Salihi është djalë i talentuar. Është lojtar punëtor, këmbëngulës dhe ka punuar mirë edhe me skuadrën e tij në kampionatin austriak. E meriton vendin e tij në Kombëtare. Por ai nuk duhet të kënaqet me kaq. Duhet të bëjë përpjekje për më shumë, që të jetë më efikas dhe më i dobishëm dhe për Kombëtaren. Sidoqoftë, është një lojtar që vijon të rritet. Një krahasim mes futbollit në kohën kur luanit ju me atë aktual... Atëherë ishin kohëra të bukura për futbollin tonë. Kur unë luaja me Tiranën barazuam këtu me Ajaksin, që në atë kohë ishte një prej skuadrave të më të forta në Europë. Por nuk është vetëm Ajaksi. Shumë skuadra tonat në atë periudhë bënë një prezantim tejet dinjitoz në këto kompeticione. Tirana, Dinamo, Partizani arritën të përballeshin me shumë sukses ndaj këtyre gjigantëve të futbollit europian. Fituam dhe trofe rajonalë. Futbolli ynë kishte tjetër nivel. Kishte talente. Përveç Tiranës me Ajaksin, edhe Vllaznia bëri një prezantim të shkëlqyer me Austrinë e Vjenës, Dinamo e Partizani ishin gjithashtu shumë lart. Për të ardhur më pas me Flamurtarin, që luajti ndaj Barcelonës si i barabartë, madje fitoi në Vlorë. Ishin ditët e arta të futbollit tonë. Aktualisht skuadrat tona nuk garojnë me sukses në këto kompeticione. Nuk kanë cilësi. Mos harrojmë se tani ekipet tona luajnë në fazë paraeliminatore, ndërsa ekipet e atëhershme luanin në fazë direkte, ku përballeshin me ekipe shumë të fuqishme si belge, spanjolle, holandeze etj. Ndryshimi është tërësor. Nga karriera juaj si futbollist kë moment do të veçonit? Ka shumë por mbase tani nëpër mend më vjen pikërisht goli

Ish traineri i kombëtares Shqiptare të Futbollit Medin Zhega, duke marrë titullin "Mirenjohje", gjatë një mbledhje solemne me rastin e 80 vjetorit të Federatës Shqiptare të Futbollit FSHF, në hotel Tirana

ndaj Ajaksit. Siç thashë më sipër ishte një prej ekipeve më të forta në Europë, në përbërje kishte Johan Krojfin, Neskens, Rep, etj. Një ekip që bëri epokë. Si trajner...? Në kohën kur drejtoja ekipin Kombëtar bënim pjesë në një grup shumë të fortë, me skuadra të nivelit të lartë si Gjermania apo Anglia. Do të thosha që si në përballjen ndaj Gjermanisë atje, ashtu edhe ndaj Anglisë këtu, u përballëm si të barabartë. Një gol i parregullt ndaj Gjermanisë na mohoi barazimin, ashtu si një gol i rregullt i Rrakllit këtu na u anulua ndaj Anglisë. Mos harrojmë që në atë çast ishim barazim pak sekonda para fundit. Të flasim për kampionatin tonë. Ka pasur shumë probleme, madje federata ka nisur edhe një hetim për trukim ndeshjesh. Hetimi diskutohet gjithandej dhe është bërë pjesë e fjalorit në futbollin europian. Pra, ky nuk është një fenomen shqiptar. Ka shitblerje lojtarësh, ka lëvizje, ka dhe makinacione të ndryshme që i prodhon futbolli modern. Ne po shohim dhe në Europë një fenomen që ka përhapjen e vet. Në këtë kuadër, edhe futbolli ynë ka tendencat e prekjes nga ky fenomen. Por unë mendoj se ka ardhur koha të bëjmë një zgjidhje afatgjatë dhe zgjidhja lidhet me privatizimin e klubeve. Kjo gjë do të rriste përkushtimin e spon-

sorëve ndaj skuadrës dhe do të rriste mbi të gjitha profesionalizmin. Si ju duket niveli i kampionatit tonë vitet e fundit? Në përgjithësi e cekëm dhe më lart se futbollit tonë i mungon kualiteti. Ky është një tregues negativ evident dhe nuk ka nevojë për koment. Gjithçka tjetër që mund të bëhet lidhet me strategjitë që duhet të ndjekë FSHF-ja dhe organizmat shtetërorë për të rritur interesin e të rinjve për futbollin dhe një angazhim sa më të madh në këtë sport e më pas një seleksionim profesional të elementëve më të mirë. Duke parë ecurinë e kampionatit, cila skuadër është favorite për titullin? Do të thosha se Flamurtari dhe Skënderbeu kanë më tepër shanse për titullin. Gara për mendimin tim është mjaft e hapur, ndryshe nga viti që shkoi pasi janë dhe nëntë javë të tjera deri në përfundim. Para është një rrugë e gjatë deri në mbyllje të sezonit. Flamurtari ndodhet disi më i favorizuar dhe ndihet pretendent, por duhet të presim fundin e garës me qetësi, pasi siç thashë ka dhe shumë javë deri në fund. Edhe Skënderbeu ka luajtur me shumë dinjitet në këtë sezon dhe meriton përgëzime. Tani hyn në lojë edhe dallimi i menaxhimit të ndeshjeve, por duhet të presim fundin për të parë verdiktin final.

19/03 - 25/03/11 F.P. 37


SportiFP Në 1925 Gamper vuajti represionin e diktatorit Primo de Rivera pasi preferencat e këtij të fundit shkonin për Realin e Madridit. Në 1930, ai vuajti sërish një faliment me biznesin e tij dhe përfundoi duke vrarë veten.

Barcelona, më shu Historia më shumë se 100 vjeçare e një prej klubeve legjendare, që ka dominuar në botën e futbollit

Origjina (1899-1922) Biznesmeni Hans Gamper, i lindur në 22 nëntor 1877, ishte njeriu që vendosi të krijojë një klub futbolli në Barcelonë duke lënë një njoftim në një revistë sportive javore në 22 tetor 1899, duke kërkuar për lojtarë. Gamper, i njohur në Barcelonë si Joan, u shpërngul në kryeqytetin katalan në 1898 për arsye biznesi. Vetëm një muaj pasi shpalli njoftimin e tij, në 29 nëntor 1899 ai zhvilloi edhe mbledhjen e parë të klubit në Gimnas Sole. Së bashku me Gamper, Gualteri, Uaild, Luis d’Oso, Bartomeu Terradas, Oto Kunzle, Oto Maier, Enrik Dusal, Pere Kabot, Karles Pujol, Josep Llobet, Xhon Parson dhe Uilliam Parson mbajtën takimin historik. Në mbledhje u vendos formimi i klubit dhe anglezi Gualteri Uaild u bë presidenti i parë i Barcelonës, duke kombinuar aftësitë e tij ekzekutive me ato të lojtarit, duke u bërë me gjithë pjesën tjetër të grupit i pari lojtar kryesor.

Uniforma e parë Që nga fillimi, lojtarët veshën uniformën gjysmë ngjyrë blu dhe gjysmë të kuqe si vera, me mbathjet në të kundërt të fanellës dhe geta të bardha.

Emblema e ekipit Në fillim të historisë së tij klubi mbajti si emblemë stemën e qytetit si një demonstrim të angazhimit të tij për qytetin. Më vonë në 1910 bordi vendosi të mbante një stemë të veten origjinale dhe për këtë organizoi një kompeticion për të gjetur dizajnin më të mirë.

Ndeshja e parë Në ndeshjen e saj të parë, Barça luajti ndaj një ekipi të përbërë nga emigrantët anglezë në Bonanova (të njohur si Turo Park). Ekipi anglez, i cili në fakt përfshinte edhe një numër të lojtarëve të Barcelonës, fitoi 1-0.

Themeluesi, Joan Gamper I lindur në nëntor 1877 në Uinterthur, Zvicër, i riu Hans Gamper ishte i interesuar për sportet e ndryshme. Ai kishte tërheqje ndaj atletikës, çiklizmit dhe futbollit. Për këtë arsye ai themeloi FC Zyrihun. Ai arriti në Barcelonë në moshën 20 vjeçare dhe filloi të përziente interesat e tjera me sportin. Ai filloi të vilte para për fondacionin e Barçës, me interesin parësor për të praktikuar sportin. Ai ishte një lojtar i mirë dhe në 1901 shënoi 49 gola nga 88 që shënoi gjithë ekipi. Ai ishte lojtar deri në 1903 dhe në 1908 u bë president i klubit. Gamper do të bëhej president në total pesë herë deri në 1925. Ai u përfshi totalisht në Katalonjë duke shkruar dhe folur në katalanisht. Në 1925 ai vuajti

38 F.P. 19/03 - 25/03/11

represionin e diktatorit Primo de Rivera pasi preferencat e këtij të fundit shkonin për Realin e Madridit. Në 1930, Gamper vuajti sërish një faliment me biznesin e tij dhe përfundoi duke vrarë veten.

Nga Les Corts në Kamp Nou (1922 – 1957) Stadium Les Corts u inaugurua në 1922 duke vendosur fillimin e klubit në epokën e artë. Kjo periudhë e mrekullueshme u pasua edhe nga dekada e krizës në vitet ‘30, e cila pa stadiumin të mbyllur nga diktatori fashist Primo de Rivera dhe u përdor edhe si një lloj kampi ushtarak gjatë luftës civile. Megjithatë, stadiumi kishte për të përjetuar ende një periudhë madhështore, pesë kupat e Barçës, e cila ishte arsyeja për rritjen e madhe në numër të anëtarëve (nga 20.000 në vitin 1944 në 30.000 në 1950). Samitier në 1920 dhe Kubala në vitet 1950 ishin në mesin e shumë lojtarëve që ndriçuan një stadium që në mënyrë të qartë shënoi historinë blaugrana. Klubi më pas arriti në këtë epokë me ndërtimin e stadiumit Nou Camp. Ky ishte një projekt i paparë për nga niveli arkitektonik, si dhe jashtëzakonisht ambicioz për shkallën financiare.

Por baza e tifozëve ishte në rritje për shkak të rëndësisë gjithnjë e më të rëndësishme sociale bashkangjitur klubit. Kjo ishte bërë veçanërisht e qartë kur Narcis de Karreras u bë president në vitin 1968 dhe shpiku një frazë që më vonë u bë një slogan i klubit, “Më shumë se një klub”. FC Barcelona kishte lidhur disa nga ndjenjat më të zjarrta pro-Katalonjës dhe anti-Franko dhe kjo ka kontribuar në bërjen e klubit jashtëzakonisht me ndikim në shoqërinë lokale, mbështetur nga një marrëdhënie gjithnjë e më e ngushtë me botën kulturore. Pas nënshkrimit të superstarit holandez Johan Krojf, Barça vazhdoi duke fituar titullin e ligës në 1973-1974, e cila përkonte me 75 vjetorin e klubit, një moment që solli tifozët afër Barçës më shumë se kurrë, pavarësisht nga kufizimet që ishin ende duke u imponuar nga regjimi i Frankos.

Mbërrin Johan Krojf Nënshkrimi i lojtarëve të huaj ka qenë një çështje e diskutueshme ndonjëherë që nga çështja Di Stefano në 1953. Në vitet 1970 Barça vuajti gjykimin e arbitrave dhe autoriteteve sportive, në lidhje me përcaktimin e statusit të të huajve me prindërit spanjollë. Por vis-


SportiFP

Viti 2006 do të hyjë në historinë e Barçës si një vit shumë i veçantë. Klubi fitoi Kupën Evropiane të dytë të saj, duke mposhtur Arsenalin në Paris 2-1, në drejtimin e trajnerit holandez Frank Rajkard. Por ky ishte edhe viti që Qendra Sportive Joan Gamper në Sant Joan Despi u përurua

më se një klub riti një sukses të dukshëm, sidomos në sezonin 1996-1997, me Kupën e Kupave të Europës, dhe në dy sezonet e mëpasshme me dy tituj të ligës rresht. Megjithatë, ndjenja se një epokë kishte përfunduar mbetej dhe si një plagë në zemër të klubit. Dështimet sportive të sezonit 1999-2000 bindën presidentin Nunjez se ishte koha për të dhënë dorëheqjen.

Joan Laporta, president

toja u dha më në fund për Krojf për t’u bashkuar me klubin dhe ai bëri debutimin e tij më 28 tetor, 1973. Holandezi pati një ndikim të menjëhershëm dhe Barça shkoi drejt titullit të ligës. Nata më e paharrueshme ishte një fitore 5-0 në Madrid ndaj Realit, Barça paraqiti një kuantet të fuqishëm duke sulmuar me Reksah, Asensi, Krojf, Sotil dhe Marcial. Krojf ishte nga brezi i ri i lojtarëve, një lider natyral si brenda ashtu edhe jashtë fushës, dhe tërhiqte interesin masiv të mediave.

Vitet e “Dream Team” (Skuadra e Ëndrrave) (1990-1994) Barcelona u rikthye tek titulli spanjoll, por zhgënjimi do të rikthehej sërish një vit më pas kur ata humbën në finalen e Kupës së Europës në 1986 në Sevilje. Probleme të tjera pasuan menjëherë më pas, duke arritur kulmin famëkeq, në të cilën lojtarët kërkuan dorëheqjen e bordit. Drejtorët u munduan të gjenin një mënyrë për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të klubit, dhe ndryshimi erdhi në formën e Johan Krojf, i cili kishte një filozofi të re për mënyrën e të luajturit të futbollit dhe në lidhje me rindërtimin e skuadrës. Ajo që ai krijoi ishte një ekip me një mentalitet të ri fitues. Do të vinte në jetë ai që do të quhej “Dream Team” (skuadra e ëndrrave). Ky ekip legjendar shijoi sukseset, duke përfshirë katër tituj të njëpasnjëshëm lige nga 1991-1994, dhe kupën e parë evropiane në historinë e klubit.

20 maj 1992: Një ditë e paharrueshme Në natën e 20 majit 1992, në stadiumin legjendar Uembli në Londër, që meriton të përmendet, Barcelona fitoi Kupën e parë Europiane (Liga e Kampioneve sot). Kundërshtari ishte ekipi i Xhenoas, Sampdoria. Barça fitoi 1-0 me një goditje të lirë të shkëlqyer të Ronald Koeman në kohën shtesë.

Zgjedhjet presidenciale u mbajtën më 15 qershor 2003 dhe u fituan nga një avokat i ri, Joan Laporta, përpara në duel me Luis Basat. Kjo shënoi fillimin e një epoke të re, të përcaktuar nga emocionet e një projekti të ri dhe lojtarëve të klasit botëror, yje të tillë si Ronaldinjo, Deko dhe Eto. Ky ekip i ri nuk mori shumë kohë për të arritur suksesin, duke fituar titullin e ligës në 2004-2005, e të njëjtin trofe edhe në sezonin e ardhshëm. Këto suksese kulmuan me Ligën e Kampioneve të dytë. Ato ishin të kombinuara me një përpjekje të vendosur për të rinisur përfshirjen e tifozëve dhe anëtarësimit me sloganin “Më shumë se një klub”. Kjo çoi në arritje të reja në nivelin e anëtarësimit, i cili në vitin 2006, në sajë të fushatës “Great Challenge” (Sfida e Madhe), tejkaluan në 150.000 anëtarë.

Ekipi që fitoi titullin e parë evropian për klubin ishte: Zubizarreta, Nando, Ferrer, Koeman, Juan Karlos, Bakero, Salines (Goikoetçea), Stoiçkov, Laudrup, Guardiola (Aleksanko) dhe Eusebio.

Konsolidimi në Europë, Nga Uembli në Romë (1992-2009) Sukseset e “Dream Team” që fitoi Kupën Evropiane në vitin 1992 vendosën një standard jashtëzakonisht të lartë, por humbja në finale e Kupës Evropiane në Athinë në vitin 1994 shënoi fundin e një cikli. Largimi i diskutueshëm i menaxherit të ekipit Johan Krojf në 1996 hapi një epokë të re që çeli frytet e saj të parë në 1997 me një tjetër trofe: Fituesit e Kupës së Kupës, një Kupë spanjolle dhe pastaj fitoret në sezonin e mëpasshëm në Kupë, Ligë dhe Super Kupën Evropiane. Pavarësisht nga sukseset në fushë, largimi i Krojf hapi një ndarje të thellë në mesin e tifozëve dhe anëtarëve, e cila pati një efekt të madh në jetën e klubit. E gjithë kjo ndodhi kur dimensioni ekonomik i futbollit ndryshoi marsh: rritje e sponsorizimit, të drejtat e televizive dhe imazhit, paguaj për të parë, klauzolat në kontratat e lojtarëve etj. E gjithë kjo dinamikë e pandalshme ishte duke e bërë menaxhimin e klubeve të mëdha të futbollit gjithmonë e më kompleks. Në kundërshtim të këtij procesi ishin festimet e njëqindvjeçarit të klubit, i cili edhe një herë ilustroi vlerat e klubit. Në të njëjtën kohë, ndarjet midis tifozëve dhe anëtarëve vazhduan duke çuar drejt fundit të presidencës së Josep Lluis Nunjez, i cili u pasua shkurtimisht nga Joan Gaspart, deri sa Joan Laporta mori karrigen në vitin 2003.

Një progres i pakët Me Bobi Robson dhe Louis Van Gaal si menaxherë, ekipi ar-

Në sezonin 2008-09 me ardhjen e Josep Guardiola si trajner të ekipit të parë, solli energji të reja për ekipin dhe ata regjistruan sezonin më të suksesshme në historinë e tyre, duke fituar Ligën spanjolle dhe dy Kupat spanjolle, Ligën e Kampionëve, Superkupën spanjolle dhe europiane si dhe botërorin e klubeve

2006-ta një vit ëndrrash Nuk ka dyshim që viti 2006 do të hyjë në historinë e Barçës si një vit shumë i veçantë. Klubi fitoi Kupën Evropiane të dytë të saj, duke mposhtur Arsenalin në Paris 2-1, në drejtimin e trajnerit holandez Frank Rajkard. Por ky ishte edhe viti që Qendra Sportive Joan Gamper në Sant Joan Despi u përurua. Marrëveshja u nënshkrua me UNICEF-in në shtator në Nju Jork. Kjo marrëveshje e projekteve nxjerr anën humanitare të Barçës në gjithë botën dhe i jep një dimension global motos: “Më shumë se një klub”.

2009: Viti më i mirë në historinë e klubit Në sezonin 2008-09 me ardhjen e Josep Guardiola si trajner të ekipit të parë, solli energji të reja për ekipin dhe ata regjistruan sezonin më të suksesshme në historinë e tyre, duke fituar Ligën spanjolle dhe dy Kupat spanjolle, Ligën e Kampionëve, Superkupën spanjolle dhe europiane si dhe botërorin e klubeve. Një arritje me gjashtë tituj të fituar duke u bazuar në lojtarët që erdhën nga akademia “La Masia”, të tillë si Mesi, Iniesta, Ksavi apo Pedro. Fitorja 2-6 në Bernabeu, fitorja në Romë ndaj Mançester Junaited apo triumfi në Abu Dhabi me Estudiantes, u bë pikë referimi për tifozët e Barçës. Në sezonin 2009-10, i dyti për Guardiolën, u fitua titulli për të dytin vit me radhë, dhe i njëzeti në historinë e klubit, duke vendosur një rekord të ri prej 99 pikësh në këtë proces. Titulli nuk ishte vendosur deri në ndeshjen e fundit, në takimin kundër Valadolidit, dhe festimet vazhduan gjatë gjithë mbrëmjes në shoqërinë e tifozëve të shumtë në Kamp Nou.

19/03 - 25/03/11 F.P. 39


SportiFP

PSV Eindhoven nuk shkoi më tej se një barazim 2-2 në fushën e NEC Nijmegen. Nga kjo përfitoi Tvente e vendit të dytë që fitoi 2-1 ndaj VVV Venlo, ashtu edhe Ajaksi i Amsterdamit, një vend më poshtë, që mposhti 1-3 Vilhem II Tilburgun

Rënia e kryesueseve

Kjo javë shënoi një fakt të veçantë në kampionatet më të rëndësishme të Europës: Ndalimin e skuadrave kryesuese të ligave përkatëse. Kështu, duke marrë për bazë kampionatin, italian, atë spanjoll, gjerman, holandez apo edhe kampionatin tonë, u vu re ndjeshëm një fenomen i tillë.

Kampionati shqiptar Në Kategorinë Superiore shqiptare ndalimi i Skënderbeut të vendit të dytë ditën e shtunë ndaj Besës u duk sikur do t’i hapte rrugën Flamurtarit kryesues të marshonte akoma më afër titullit kampion, duke qenë se do të luante një ditë më pas me Bylisin në fushën e këtij të fundit. Por barazimi 0-0 i Skënderbeut i parapriu një tjetër hapi fals të vlonjatëve që humbën në Ballsh ndaj Bylisit 1-0 të dielën, pavarësisht faktorëve të gjykimit gjatë atij takimi, që pritet të shqyrtohen nga Komisioni i Disiplinës në federatë. Në këtë mënyrë ata jo vetëm që nuk e thelluan diferencën me vendin e dytë, por e ngushtuan atë edhe më tej kur ndjejnë nga pas frymëmarrjen e korçarëve që sa vijnë edhe po afrohen. Tashmë diferenca mes vendit të parë dhe të dytë është ngushtuar në vetëm 3 pikë, ku vendin e parë e mban ende Flamurtari me 52 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 49 pikë. Në takimet e tjera Vllaznia u ndal në Durrës ndaj Teutës, Tirana vazhdoi serinë e humbjeve në Krujë ndaj Kastriotit, Shkumbini u shkatërrua nga Laçi 2-5, ndërsa Dinamo fitoi ndaj Elbasanit 3-1, që tashmë mund të etiketohet si i rëni i parë në kategorinë inferiore. Duke qëndruar tek Kategoria e Parë të njëjtin fat humbës pati edhe kryesuesi Pogradeci që u ndal çuditërisht nga Gramshi me rezultatin 3-0 duke pësuar humbjen e katërt sezonale.

Seria A Edhe në Italinë fqinje dy rivalet kryesore për titull u ndalën. Interi i vendit të dytë nuk arriti të fitojë ndaj Breshias kur barazoi 1-1, madje në fund të takimit rrezikoi edhe ta humbiste atë kur breshianët humbën një penallti. Të njëjtin fat pati edhe Milani kryesues që nuk arriti të fitojë ndaj Barit për t’u distancuar edhe më tej nga “kushërinjtë” milanezë, madje rrezikoi shumë kur humbi edhe sulmuesin e saj kryesor Zlatan Ibrahimoviç që tashmë do të mungojë për tre takime për arsye pezullimi. Juventusi vazhdoi rezultatet negative ndaj Çezenës së Bogdanit edhe pse kryesonte me dy gola diferencë, në fund u ndal në rezultatin 2-2.

Kampionati spanjoll Barcelona e pamposhtur këtë sezon bëri një hap të gabuar kur barazoi ndaj Seviljes 1-1, duke lejuar rivalët nga Madridi të afrohen me vendin e parë. Katalanasit kryesonin 1-0, por u barazuan në fund nga ekipi vendas. Reali i Madridit arriti të fitojë 2-0 ndaj Herkulesit, kur gjeti sulmuesin francez, Karim Benzema që shënoi të dy golat e takimit. Në këtë mënyrë diferenca me Barcelonën e vendit të parë, ngushtohet në vetëm pesë pikë.

Bundesliga Në kampionatin gjerman Borusia e Dortmundit u ndal po ashtu. Hofenhaimi arriti t’i ndalë kryesuesit e Bundesligës me rezultatin

40 F.P. 19/03 - 25/03/11

1-0. Kjo javë në Gjermani shënoi gjithashtu rikthimin tek fitorja të Bajernit të Mynihut pas tre takimesh. Bavarezët arritën të shkatërronin rivalët historikë të Hamburgut me rezultatin 6-0. Heroi i këtij takimi ishte ylli holandez Arjen Roben, që shënoi tre golat e parë të ndeshjes. Gjithsesi fitorja i mban ende larg gjigandët bavarezë nga vendi i parë.

Ekipi në ngritje Këtë javë u pa ndjeshëm rikthimi tek fitorja në Gjermani e Bajernit të Mynihut duke dërguar një mesazh të qartë rivalëve të tyre të Interit në Ligën e Kampioneve si për t’i paralajmëruar që nuk do ta kishin të lehtë kualifikimin. Fitorja dërmuese 6-0 ndaj Hamburgut, ishte një sinjal i qartë për të treguar përpjekjet për të dalë nga gjendja e krijuar kohët e fundit. Tashmë pritet vetëm vazhdimësia. Këtë javë rikthimi i bujshëm tek fitorja i pozicionon bavarezët në pozita rritjeje.

Kampionati holandez Edhe në Erdivisien holandeze pati ndalesë të ekipit kryesues. PSV Eindhoven nuk shkoi më tej se një barazim 2-2 në fushën e NEC Nijmegen. Nga kjo përfitoi Tvente e vendit të dytë që fitoi 2-1 ndaj VVV Venlo, ashtu edhe Ajaksi i Amsterdamit, një vend më poshtë, që mposhti 1-3 Vilhem II Tilburgun.

Në Italinë fqinje dy rivalet kryesore për titull u ndalën. Interi i vendit të dytë nuk arriti të fitojë ndaj Breshias kur barazoi 1-1, madje në fund të takimit rrezikoi edhe ta humbiste atë kur breshianët humbën një penallti. Të njëjtin fat pati edhe Milani kryesues që nuk arriti të fitojë ndaj Barit

Ndryshe nga Bajerni në Gjermani, në kampionatin tonë Tirana vazhdoi serinë e rezultateve negative. Bardheblutë kryeqytetas janë dorëzuar totalisht në kampionat, ku kanë 7 javë që nuk fitojnë, e vetmja shpresë e tyre mbetet Kupa e Shqipërisë, ku janë ende në lojë. Problemet që kanë rrethuar 24 herë kampionët e Shqipërisë i panë edhe këtë javë në pozita rënëse. Ekipi në rënie


SportiFP

Kampionati i parë i hendbollit për meshkuj u luajt në vitin 1938 në Berlin, Gjermani gjatë datave 5 dhe 6 shkurt. Ky turne i parë u zhvillua me vetëm katër ekipe që morën pjesë, të cilat u përballën me sistem grupi

H

endbolli (i njohur edhe si hendboll ekipi, hendbolli olimpik ose hendbolli evropian) është një sport, në të cilën dy skuadra me nga shtatë lojtarë secila (gjashtë lojtarë në fushë dhe një portier) kalojnë një top për ta hedhur atë në portën e ekipit tjetër. Ekipi që shënon më shumë gola pas dy pjesë loje nga 30 minuta, fiton. Hendbolli modern luhet zakonisht në ambiente të mbyllura, por ekzistojnë variante në format e hendbollit në terren dhe hendbolli çek (të cilat ishin më të përhapura në të kaluarën) dhe hendbolli i plazhit (i quajtur edhe sandball). Hendbolli amerikan dhe hendbolli gaelik janë krejtësisht sporte të ndryshme. Loja është mjaft e shpejtë dhe përfshin kontaktet trupore. Mbrojtësit përpiqen për të ndaluar të afrohen sulmuesit për të shënuar. Kontaktet lejohen vetëm kur lojtari mbrojtës është plotësisht në frontin e lojtarëve ofensive, d.m.th. në mes të lojtarëve ofensivë dhe golit. Çdo kontakt nga anët apo sidomos nga prapa konsiderohet i rrezikshëm dhe zakonisht ndëshkohet. Kur një mbrojtës ndalon me sukses një lojtar sulmues, loja ndalet dhe rifillon nga ekipi i sulmuar nga pika e bardhë ose në rreshtin nëntëmetërsh. Ndryshe nga basketbolli, ku lojtarët janë të lejuar të kryejnë vetëm 5 faulle në një lojë (6 në NBA), lojtarët e hendbollit kanë të lejuar një numër të pakufizuar të “faulleve”, të cilat janë konsideruar si mbrojtje e mirë dhe shkatërruese për ritmin e ekipit që sulmon. Golat shënohen shpesh në këtë lloj sporti, zakonisht të dy ekipet shënojnë të paktën 20 gola secili, madje kjo nuk është e pazakontë për të dyja ekipet për të shënuar më shumë se 30 gola. Kjo nuk ishte njësoj në historinë më të hershme të lojës, kur rezultatet ishin më të ngjashme me atë të hokejit mbi akull. Por loja në sulm është përmirësuar që nga fundi i viteve 1980, veçanërisht përdorimi i kundërsulmeve, shënimi i golave është rritur sidomos nga sulmet e dështuar nga ekipi tjetër.

Origjina dhe zhvillimi Të dhënat e para për hendbollin nisin në Francën mesjetare. Nga shekulli i 19-të kanë ekzistuar lojëra të ngjashme në Danimarkë, në Republikën Çeke, Ukrainë, etj. Holger Nielsen, një mësues palestre danez, hartoi rregullat e hendbollit modern në 1898 dhe i botoi në 1906. Rasmus Nikolai Ernst, një mësues tjetër danez, bëri diçka të ngjashme në 1897. Prandaj hendbolli është konsideruar gjerësisht një lojë me origjinë daneze. Një tjetër grup rregullash të hendbollit është publikuar më 29 tetor 1917 nga Maks Heiser, Karl Shelenz, dhe Erih Konigh nga Gjermania. Pas 1919-ës këto rregulla janë përmirësuar nga Karl Shelenz. Ndeshja e parë ndërkombëtare u luajt në bazë të këtyre rregullave mes Gjermanisë dhe Belgjikës, për meshkuj në 1925, dhe mes të Gjermanisë dhe Austrisë për femrat në vitin 1930. Federata Ndërkombëtare e Hendbollit u formua në 1946. Hendbolli i fushës për meshkuj u luajt në Olimpiadën Verore 1936 në Berlin. Gjatë disa dekadave të mëvonshme, loja e hendbollit lulëzoi dhe u zhvillua si një sport shtëpie në vendet skandinave. Sporti ri-doli mbi skenën botërore në Olimpiadën e Verës 1972 në Mynih. Hendbolli i femrave u shtua në Olimpiadën Verore 1976. Për shkak të popullaritetit të saj në rajon,

Një gol me dorë vendet e Evropës Lindore që e rafinuan si sport u bënë forca dominuese në këtë fushë. Federata Ndërkombëtare e Hendbollit organizoi Kampionatin Botëror të meshkujve në 1938 që zhvillohet çdo 4 (nganjëherë 3) vjet që nga Lufta e Dytë Botërore deri në 1995. Që nga viti 1995 në Kampionatin Botëror në Islandë, kompeticioni zhvillohet çdo dy vjet. Kampionati Botëror i femrave ka filluar që nga viti 1957. FNH gjithashtu organizon Kampionatin Botëror të femrave dhe meshkujve për të rinj. Deri në korrik 2009, FNH shënoi 166 federata anëtare, rreth 795.000 ekipe dhe 19 milionë lojtarë.

Kampionatet botërore Kampionati i parë i hendbollit për meshkuj u luajt në vitin 1938 në Berlin, Gjermani gjatë datave 5 dhe 6 shkurt. Ky turne i parë u zhvillua me vetëm katër ekipe që morën pjesë, të cilat u përballën me sistem grupi. Gjermania u bë kampione duke mposhtur çdo kundërshtar të saj, njëra prej të cilave ishte Austria, e cila do të bëhej një pjesë e Gjermanisë vetëm një muaj më vonë. Konkurrentët e tjerë ishin Suedia dhe Danimarka. Në Gjermani, ku ky turne u zhvillua, ishte një sport praktikisht i panjohur deri në këtë pikë. Megjithatë ai u ndoq nga 18.000 spektatorë në dy ditë, të cilët ishin shumë të kënaqur me këtë model loje të mrekullueshme të hendbollit. Kampionati i parë Botëror mund të thuhet se ka qenë një spektakël i panjohur për qëllime të pastra zbavitëse. Ndeshjet zgjatën vetëm nga 20 minuta (10 për një pjesë loje) dhe lojtarët ishin rekrutuar nga ekipet e hendbollit të fushës duke pasur kështu një mundësi për të kryer sportin e tyre edhe gjatë dimrit. Në 1946, me nismën dhe ftesën e Danimarkës dhe Suedisë, Franca, Holanda, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Zvicra themeluan Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (FNH). Ditëlindja zyrtare e FNH-së është 11 korrik. Në këtë mënyrë nisën kampionatet botërore të Hendbollit të meshkujve që nga 1938 dhe zhvillohej çdo 4 (nganjëherë 3) vjet që nga Lufta e Dytë Botërore deri në 1995. Nga viti 1995 në Kampionatin Botëror në Islandë, kompeticioni zhvillohet çdo dy vjet.

Fitueset - Medaljet Vendet më të spikatura në zhvillimin e këtij sporti janë ato skandinave, por edhe Gjermania, ish-Jugosllavia, Rumania apo Franca, fituese e dy kampionateve botërore të fundit. Rekordin e mban Suedia me katër medalje të arta në këtë sport, e ndjekur me po nga katër për Francën dhe Rumaninë. Vendi i parë, i dytë dhe i tretë, përcaktohet nga medaljet e argjendit dhe bronxit. Më pas ndjekin me nga tre medalje ta arta Rusia dhe Gjermania.

Hendbolli në Ballkan Ky sport është mjaft i përhapur në Ballkan ku shumë shtete si Rumania, Kroacia, Sllovenia, Serbia apo Maqedonia kanë hedhur hapa të mëdha në zhvillimin e tij. Rumania është një prej shteteve më të suksesshme në historinë e këtij sporti. Madje edhe në Kosovën fqinje ka një kampionat hendbolli.

Hendbolli në Shqipëri Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Shqipëria nuk ka një zhvillim të theksuar në sportin e hendbollit. Megjithëse një federatë e këtij lloji është krijuar, në vendin tonë nuk ekziston një kampionat. I vetmi ekip i federuar është KF Elbasani që ka pasur edhe një takim zyrtar në Kupën e Kupave të Europës për sezonin 2008-09 ku humbi të dyja takimet me ekipin Panellinios AC me rezultatet 5:37 dhe 8:45. Pjesëmarrjet e tjera kanë qenë vetëm takime dhe turne miqësore. Klubet e tjera kanë qenë jo aktive, edhe pse në disa rrethe të vendit disa ekipe vazhdojnë stërvitjen individuale. Në vitin 2006 kombëtarja shqiptare e hendbollit për femra mori pjesë në një turne evropian të quajtur “Trofeu i sfidës” ku nuk arriti të fitojë asnjë prej takimeve të luajtura. Humbjen më të thellë e pësoi ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 1:81. Ndërkohë që rezultatet e tjera ishin Estoni – Shqipëri 54:11, Shqipëri-Angli 13:35, GjeorgjiShqipëri 61:1, Shqipëri-Angli 6:31. Kombëtarja jonë zuri vendin e fundit në grup.

Hendbolli në Kosovë Hendbolli në Kosove gjithmonë ka qenë i zhvilluar. Ferizaj ka pasur skuadrën shumë të mirë gjatë viteve ’80. Mandej në vitet ‘90 gjatë okupimit serb, hendbolli është zhvilluar nëpër shkolla, por edhe në terrene asfalti. Pas luftës hendbolli filloi të ngrihet e skuadrat më dominuese kanë qenë Besa e Pejës, Kastrioti- Ferizaj, Vllaznimi- Gjakovë e në 2007- 2008 edhe Prishtina. Fjala është për skuadra të mira në Kategorinë e Meshkujve. Në vitin 2007 Prishtina në arenën ndërkombëtare ka arritur suksese, ku arriti deri në xhiron e 4-t në Kupat e Europës. Për sa i përket kategorisë së femrave, klubi Vicianët dhe ai Kosova nga Vushtrria janë skuadrat më të mira në hendboll. Njëherë e një kohë ka qenë edhe Vllaznimi i Gjakovës.

19/03 - 25/03/11 F.P. 41


HoroskopiJavor 42

Dashi Edhe pse jeni të akumuluar nga stresi, këtë javë do të ndiheni mirë, plot energji krijuese. Veçanarisht do të jeni të frymëzuar në nivelin emocional. Bisedimet, këshillat me qëllim të mirë dhe përkrahja e miqve, gjithmonë ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj të mirë. Dilemat emocionale është e mundshme të zgjidhen, por pas një kohe të caktuar, kur të kristalizohen përshtypjet dhe ndjenjat. Duhet të keni kujdes në punë, për të mos pasur konflikte me ndonjë person nga i cili keni mbështetje shumë.

Demi Kjo javë mund të filloj pak me ankth, ndoshta për shkak të një takimi apo një çështje të rëndësishme që ju pret. Në mes të së martës dhe të së enjtes mund të merrni disa lajme të mira. Gjatë kësaj jave nuk do të keni arsye të ankoheni në lidhje me partnerin. Çdo gjë do të funksionojë ashtu siç keni dëshirë. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të jenë magnet i vërtetë për gjininë e kundërt. Pra, do të ishte gjë e gabuar nëse në këtë periudhë nuk përpiqeni të krijoni lidhje serioze të dashurisë.

Binjakët Këtë javë ndërhyrja e Marsit do ju bëjë pak të dobët emocionalisht. Ditën e hënë mund të keni një mbledhje për një takim biznesi. Ju do të ndiheni vërtet të vlerësuar nga kompania. Por ju do të ndjeni më shumë nevojë për t’u çlodhur këtë javë. Personat e lirë të shenjës së Binjakëve duhet të presin ditë të mira për të takuar personat e ëndrave. Thjesht duhet të jeni më aktiv në publik.

Gaforrja Pavarësisht se këtë javë do të lodheni pak, kënaqësitë do të jenë të mëdha. Vazhdoni të luftoni për të ndërtuar suksesin e ardhshëm. Në mes të së martës dhe të së mërkurës do të keni më shumë humor për të përcaktuar programet tuaja. Njerëzit që ju rrethojnë do të duan të gjithë vëmendjen tuaj, madje do ju kërkojnë ndonjë këshillë. Gjithsesi, duhet të shfrytëzoni këtë periudhë të mirë kohore dhe hidhuni në aksione të ndryshme. Kjo vlen sidomos për ata që synojnë t’i zgjerojnë bizneset e tyre, ose të blejnë ndonjë gjë, të cilën gjë e kanë synuar për shumë kohë.

Peshorja Javën do e filloni me disa tensione, ndoshta do të keni një shpërthim emocional. Në ditët në vijim do të përpiqeni për të zgjidhur me urgjencë problemet tuaja financiare. Mos i lini keqkuptimet apo ankesat që mund të lindin pa u zgjidhur. Nga fundi i javës Hëna ju premton momente pozitive. Një relaksim i përbashkët me partnerin është në program gjatë kësaj jave. Tregojeni anën tuaj të mirë tek partneri, për të pasur një javë të lumtur. Ndoshta një udhëtim do ju vinte në ndihmë. Kujdes tregoni edhe me shëndetin.

Akrepi Ndërhyrja e Diellit dhe Marsit në shenjën tuaj do ju dhurojë një javë të gjallë dhe të dobishme. Ju do të arrini të jeni aktiv në mendime dhe efektiv. Megjithatë, do të kaloni dhe momente delikate mes ditëve të martë dhe të mërkurë. Kini kujdes si i trajtoni njerëzit. Dikush mund të lëndohet nga sjellja juaj. Kujdes me natyrën tuaj agresive. Ndoshta një krizë të vogël me partnerin do ju pushojë së qënurit një paqësor dhe ju bën të kaloni përsëri në xhelozi të vjetra. Edhe pse keni një punë të mirë, nuk e ndjeni atë si profesion, por si një rutinë.

Shigjetari

kushtoheni imazhit tuaj. Shijojini më shumë momentet pozitive që ju ofrojnë yjet. Ndryshoni sjelljen dhe me partnerin.

Ujori Ambicia juaj është e orientuar në drejtime të ndryshme këtë javë, por do të jeni të mbështetur nga besimi. Të mërkurën dhe të enjten ju mund të përballeni me disa grindje ekonomike me familjarët, të cilat kërkojnë përqëndrim dhe sens të përbashkët. Venusi në shenjën tuaj do të mbrojë marrëdhënien në çift. Në vendin tuaj të punës nuk duhet të eksperimentoni shumë. Do të ishte mirë të zbatonit rregullat, pasi mund të rrezikoni. Mos u kërkoni shumë shpjegime eprorëve tuaj. Fundjava do të jetë më e qetë.

Peshqit Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do ju ndihmojë emocionalisht në çështjet praktike këtë javë. Nuk do të keni kohë, si për jetën shoqërore dhe atë familjare. Do të jeni në dilemë. Ndoshta po mendoni se nuk mo merrni rezultatet e dëshiruara. Për personat e papunë, yjet ju këshillojnë të bisedoni brenda shoqërisë suaj. Ndoshta aty mund të gjendet dikush që do ju shpjeri në rrugën e drejtë. Nuk duhet të kini frikë nga ndryshimet, por me guxim duhet të ecni përpara.

Java juaj do të fillojë në mënyrë të motivuar dhe të gjallë. Kujdes duhet të tregoni me shpenzimet e tepërta. Paratë shumë shpejt do ju dalin nga duart. Për personat që janë në kërkim të një pune, kjo do të jetë një javë me fat. Tregoni më shumë kujdes dhe vëmendje për lidhjen tuaj. Partneri ka nevojë për më shumë përkushtim. Një keqkuptim në familje mund t’ju sjellë shumë shqetësime. Fundjava do të jetë e qetë.

Bricjapi Keni nevojë të bëni disa rregullime këtë javë. Duhet t’i përkushtoni më shumë vëmendje punës dhe të lini mënjanë problemet sentimentale. Në mënyrë që të jeni më të qetë dhe të lumtur. merreni situatën seriozisht në dorë këtë javë. Mes ditëve të premte dhe të dielë, me ndikimin e Hënës, ju do të gjeni më shumë kohë t’i

Adresa: Rr. "Sami Frashëri" (Përballë Drejtorisë së Policisë) Cel: +355 (0) 68 44 03 133 Tel: +355 (0) 4 24 27 444

Luani Java do të filloj me entuziasëm dhe optimizëm. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë më të pakëndshme, me rrezikun e grindjeve me kolegët tuaj. Mos u dekurajoni nga nismat që janë më komplekse. Ju do të merrni ndihmë me vlerë apo këshilla. Lërini shqetësimet mënjanë, sepse ju nuk duhet të hezitoni në asgjë që bëni. Ata persona që nuk janë stabël, gjatë kësaj jave do të kenë mundësi të fillojnë një jetë të re, së bashku me partnerin e jetës dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Virgjëresha Kjo ësshtë një javë e vështirë, me një situatë të tensionuar. Mos e lejoni stresin t’ju mposhti. Në ketë kohë mund të keni mosmarrëveshje me eprorin tuaj dhe siç e dini, vështirë se mund të dilni fitimtar. Këtë javë do të merrni mbështetje nga dikush që nuk e kishit pritur. Për sa i përket marrëdhënieve në çift, do të jeni pak të shqetësuar. Do të ishte mirë që këtë javë të dilnit më shumë me partnerin tuaj. Një piknik në fundjavë do ju vinte në ndihmë dhe do të forconte lidhjen tuaj.

42 F.P. 19/03 - 25/03/11

Ju mirpresim nga afër me elegance , çmime te arsyeshme dhe cilesi !!!!!

Për informacione mbi shërbimin apo vendndodhjen, ju lutemi kontaktoni:

Rajko Fashion & Accessories Cel: +355695536151 E-mail: rajko.fashion@gmail.com Rr. Ismail qemali 29 (ne krah te piceri era)


19/03 - 25/03/11 F.P. 43


Funny 44-45

www.freepress.al

Thëniet e mençura të Homer

është personazhi televiziv me më shumë ndikim në jetën e njerëzve. Edhe pse është një krijim vizatimor, gazetat e kanë përshkruar atë si karakteri më i madh i 20 viteve të fundit. Ai dhe familja e tij kanë marrë edhe një yll në “Hollywood Walk of Fame”. Prej 14 vitesh “Simpsonët” transmetohen në televizion. Seriali vizatimor ka tërhequr shumë fëmijë dhe të rritur. Para pak kohësh u bë edhe një film, që shënoi një sukses të madh në kinema. Homeri punon në një impiant të energjisë bërthamore në Springfield. Ai dhe gruaja e tij, Marge, kanë tre fëmijë: Bart, Lisa, dhe Maggie. Ai personifikon punonjësin e mesëm amerikan, disa thonë se është stereotipi i tyre: dembel, jokompetent, injorant, por i përkushtuar ndaj familjes. Për të kuptuar rëndësinë e këtij seriali mjafton të kujtojmë se shprehja e famshme e Homer “d’oh”, që ai lëshon kur bën ndonjë budallallëk ose kur vritet apo plagoset lehtë, ka hyrë në fjalorin e Oxford-it.

Kur do mësoj? Përgjigja për problemet e jetës nuk është në fundin e shishes, por në TV Bir, kur merr pjesë në një garë sportive nuk ka rëndësi kush humb apo fiton, por sa pi Do shkoj në sediljen e pasme të makinës me gruan që dua dhe nuk do kthehem për dhjetë minuta (Pas takimit me alienët) Ju lutem, mos më hani mua. Kam grua e fëmijë. Hajini ata Përse na duhet një psikiatër? Ne e dimë që fëmijët tanë janë të çmendur Martesa është si një arkivol dhe çdo fëmijë është një gozhdë më shumë

Operator! Më jep numrin për të telefonuar 911-ën

Fëmijë, ju tentuat dhe dështuat në mënyrë të tmerrshme. Leksioni është: mos tentoni kurrë

Aha, tani në kompjutera paska internet Bart, me 10 mijë dollarë do të jemi milionerë. Do mund të blejmë të gjithë gjërat e vlefshme që janë vërdallë si për shembull... dashurinë! Vetëm pse nuk më intereson nuk do të thotë që nuk kuptoj. Normalisht nuk jam njeri që lutem, por nëse je atje sipër, të lutem më shpëto o Superman! Bir, nëse me të vërtetë do diçka në jetë, duhet të punosh për të. Tani rri urtë. Po jepen numrat e llotarisë Epo është ora 1. Më mirë shko në shtëpi dhe kalo ca kohë cilësore me fëmijët Sikur vetëm njëherë dikush të më thoshte “zotëri” pa shtuar nga pas “ju po bëheni qesharak” Djema, një reaktor bërthamor është si një grua. Ti duhet thjesht të lexosh manualin dhe të shtypësh butonat e duhur Liza, nëse nuk të pëlqen puna, nuk bëhet grevë. Thjesht shko në punë dhe bëje atë shkel e shko. Kjo është mënyra amerikane

44 F.P. 19/03 - 25/03/11

Kur shoh buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve, e di që janë gati të më godasin me diçka Po kaloj ditën më të mirë të jetës dhe për këtë i detyrohem faktit që nuk shkoj në kishë Nuk jam njeri i keq. Punoj fort dhe i dua fëmijët e mi. Pra, pse duhet të kaloj gjysmën e së dielës duke dëgjuar se si do të shkoj në ferr? Bingo! Sa më pëlqen kjo lojë, por nuk e mbaj mend çfarë duhet të thuash kur fiton Nuk e urrej mamanë tënde, thjesht nuk do mërzitem kur të vdesë Marge, do më marrë malli shumë. Dhe nuk është vetëm për seksin, por edhe për ushqimin që përgatit Anglishtja? Për çfarë më duhet, nuk do të shkoj kurrë në Angli Sa herë gruaja ime nis të shohë një emision “pa dhunë”, dal, shkoj në lokal, bëj sherr me grushta dhe kthehem në shtëpi gati për dashuri


Po si mendoni se edukimi mund të më bëjë më të zgjuar? Gjithmonë që mësoj diçka të re, një gjë e vjetër më del nga truri. E mbani mend kur bëra atë kursin se si bëhet vera dhe harrova si të ngas makinën?

FunnyFP

H mer Simpson Marge, duhen dy persona për të gënjyer, një për të dëgjuar e një për të gënjyer Zoti i bekoftë këta paganë Nuk është nevoja të jem i kujdesshëm. Kam një armë Liza, vampirët janë trillime, si elfët dhe eskimezët Oh, njerëzit merren me statistika për të mos provuar asgjë. 14 përqind e njerëzve e dinë këtë E mbani mend kartolinën që na dërgoi gjyshi nga Florida me një krokodil që kafshonte në mollaqe një zonjë? Në rregull, të gjithë menduam se ishte për të qeshur, por paskemi qenë gabim. Ai krokodil po e ngacmonte seksualisht atë grua Të moshuarit nuk kanë nevojë për shoqëri. Ata duhen izoluar dhe studiuar për të parë se çfarë përbërësish kanë për t’ua marrë ne për përdorim personal Gjithmonë kam menduar nëse ka një zot. Tani e di që ka një- jam unë Të vras boss-in? A do guxoja të shkatërroja ëndrrën amerikane? Nëse diçka nuk shkon mirë në impiant fajësoni

atë djalin që nuk di anglisht Më pëlqen ta kem birrën të ftohtë, televizorin me zë të lartë dhe homoseksualët e mi të zjarrtë Alkooli është mënyra se si jetoj Gjatë jetës time kam pasur një ëndërr: të arrij qëllimet e shumta që kam Baba, ke bërë shumë gjëra të mira, por je plak tani dhe pleqtë janë të padobishëm Po Marge, çfarë nëse do zgjedh një fe të gabuar? Çdo javë po e çmendim Zotin gjithmonë e më shumë Birra, shkaku dhe zgjidhja e të gjitha problemeve në jetë Nëse diçka është e vështirë për tu bërë, më mirë mos e bëj Nuk jam në gjendje për t’i dhënë makinës, prit... nuk duhet ta dëgjoj veten time, unë jam i pirë! Për të nisur shtyp çdo buton. Ku është ky “çdo butoni”

Hej, kërkova ketchup, po ha sallatë këtu Jam një burrë i bardhë nga 18-49 vjeç. Të gjithë më dëgjojnë, pavarësisht se ato që them janë budallallëqe Zot, më ndihmo. Nuk jam dhe aq i ndriçuar

Pyes veten ku është Bart, darka po i ftohet dhe po ia hanë

Të vras veten? Të vras veten është gjëja e fundit që do bëja. Tani kam një arsye për të jetuar Bir, është hera e vetme që do ta them këtë: nuk ka problem nëse humbet Ky është funerali i fundit ku ju kam marrë me vete ju fëmijë

Të tentosh është hapi i parë drejt dështimit

E di Mo, mamaja ime dikur ka thënë diçka që më ka ngjitur shumë. Ajo tha, “Homer, ti je një zhgënjim i madh”. Zoti e bekoftë shpirtin e saj pasi dinte diçka 19/03 - 25/03/11 F.P. 45


Eros 46-47

Bëhet fjalë për një lidhje shpirtërore me të pandërgjegjshmen. Fantazitë duhet të jenë të pista. Pastërtia, ndërgjegjja dhe racionaliteti janë helm për erotikën

Si do jetë jeta seksuale në të ardhmen? Shkencëtari Folkmar Zigush flet për revolucionin seksual, ndikimin e internetit në jetën tonë seksuale dhe si do jetë kjo e fundit në të ardhmen. Zoti Zigush, ju keni drejtuar për 33 vite Institutin për Shkenca Seksuale në Frankfurt. A thonë njerëzit gjithmonë të vërtetën për seksin? Kur bie fjala tek seksualiteti, njerëzit gënjejnë me shumë dëshirë. Vetëm për paranë mund të gënjehet më shumë. Ju mbaheni si një nga teoricionët e revolucionit seksual në fund të viteve ’60. Si ka ndryshuar jeta jonë seksuale që atëherë? Revolta e atyre viteve ka sjellë tronditje të thella. Femra shihej më shumë e seksualizuar, tani shihet për herë të parë si e lidhur ngushtë me orgazmën. Edhe personat e ndryshëm seksualisht si homoseksualët kanë arritur një emancipim të pjesshëm. Dashuria e lirë prodhon njerëz të lirë dhe një shoqëri të lirë. Kjo ishte ideja. Por nuk ka funksionuar. Në atë kohë ekziston mendimi se e gjithë shoqëria do të shembej në rast se do të liroheshim seksualisht. Por në të vërtetë vetëm sa vumë në pushtet mbretin seks. Si e shpjegoni ju atëherë që pavarësisht këtyre shpërthimeve, shumica e njerëzve janë sot të lidhur me idealin e monogamisë? Sepse kjo lidhet ngushtë me prejardhjen tonë shpirtërore. Babai, nëna, familja e vogël, kështu është formuar shpirti ynë, kështu jemi bërë ne, kështu ndihemi më të sigurt, më të mbrojtur, më të dashuruar. Megjithatë në shumë marrëdhënie me kalimin e kohës vijnë edhe

46 F.P. 19/03 - 25/03/11

problemet? Pas katër deri në shtatë vite ulet dëshira seksuale. Kjo dihet. Shoqëria jonë flet prej 40 vitesh për seksin megjithatë nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë? Mendoj se ne vijojmë që të jemi një shoqëri e paditur sa i përket çështjeve seksuale. Flasim në mënyrë të gabuar dhe sipërfaqësore mbi seksualitetin. Dhe kur flasim shumë, rrezikojmë që të shkatërrojmë intimitetin. Disa çifte flasin shumë pak dhe nuk i njohin dëshirat e njëri- tjetrit, të tjerët flasin shumë... Po, është e rëndësishme për një çift që të flasë për jetën seksuale. Por nuk duhet që në asnjë mënyrë të shkatërrohet aura e sekretit. Nga se përbëhet kjo aura e sekretit? Për shembull nga perversitetet e vogla që lidhin një çift. Një fetishizim nga një partner ose një skenë speciale seksuale. Ky lloj perversiteti duhet të mbetet i pazbuluar për partnerin. Bëhet fjalë për një lidhje shpirtërore me të pandërgjegjshmen. Fantazitë duhet të jenë të pista. Pastërtia, ndërgjegjja dhe racionaliteti janë helm për erotikën. Si e ndryshon faqja e shumëklikuar YouPorn seksualitetin tek njerëzit? Kjo është pjesë e revolucionit neoseksual, që nisi në vitet ’70 dhe vijon edhe në ditët e sotme. Një shenjë dalluese e këtij revolucioni është edhe publikimi i detajeve e madje edhe komercializimi. Seksualja është banalizuar.

Si do të jetë seksualiteti në të ardhmen? Krahas martesës klasike do ketë forma të tjera, njëra prej tyre mund të jetë poliamore, ajo që të kesh shumë të dashur. Dmth, ju jeni me një grua, por ajo nuk ka asgjë kundër që ju të keni edhe një grua tjetër të dashur. Edhe ajo do ketë një tjetër shok krahas teje. Dhe imagjinojeni se tani thuhet o zot, si mund të ketë njerëz që duan shumë

njerëz njëkohësisht.

kishte. Ka dhe po shtohen shumë.

Duket rraskapitëse? Askush nuk duhet të vendosë për një gjë të tillë me detyrim. Është një mundësi mes shumë të tjerash. Ne do të eksplorojmë dhe të përjetojmë të gjithë spektrin e formave të dashurisë seksuale. Por unë respektin në të madh e kam për aseksualët. Fillimisht nuk e kam besuar se ka të tillë, por ja që

Aseksualiteti shkon në kundërshtim me jetën moderne? Jo, kjo jetë mund të bëhet e lodhshme për shumë njerëz. Shumë njerëz kërkojnë të harrojnë seksin dhe të lidhen me të tjera forma të eksitimit. Ka shumë të rinj që do preferonin të luanin futboll e nuk kanë shumë dëshirë për seks. Madje bëhet fjalë edhe për gjëra agresive.


ErosFP Nuk ka zgjidhje më të mirë sesa të bësh seks rregullisht. Sa më shpesh të bësh, aq më shumë zgjatet seanca seksuale. Përpiquni të jeni të rregullt dhe të bëni seks sa më shpesh

Ti ëndërron gjithë ditën për atë gjë dhe në darkë pas dy minutash gjithçka ka mbaruar. Nuk është e thënë që gjithmonë të vini të dy njëkohësisht, por edhe që të mbarojë kaq shpejt nuk është mirë. Ajo vjen më vonë dhe kjo dihet edhe shkencërisht. Por edhe ju mund të përdorni disa taktika për të zgjatur aktin seksual. Ja disa këshilla.

10mënyra

se si mund ta zgjasësh

më shumë aktin

Teknika e frymëmarrjes Nëse e ndjeni se po u del situata jashtë kontrollit, merrni frymë njëherë thellë, mbajeni frymën për disa sekonda dhe lëshojeni. Më e keqja dhe impulsi do ketë kaluar. Më pas vazhdoni

Masturboni përpara Besoj e keni parë filmin “Të çmendur pas Merit” me Ben Stiler kur ai masturbon përpara se të dalë në takim me të. Është një mënyrë e mirë për të ulur eksitimin dhe për të zgjatur shumë derdhjen në aktin seksual

Stop and go Nëse e ndjeni se po u vjen orgazma ndaloni për një moment dhe mendoni diçka banale, për shembull faturat që keni pa paguar

Plani i emergjencës Nëse ka shkuar sërish keq dhe jeni duke mbaruar shpejt punë, atëherë kërkoni një trajtim me gojë. Në këtë mënyrë akti do mbyllet siç duhet.

Kalorësi i qetë Nëse ajo është sipër jush dhe po e dallon që ju po vini, ajo ka në dorë të kontrollojë lëvizjet duke i ngadalësuar Depërtimi Nëse doni që derdhja të zgjasë sa më shumë, atëherë duhet të keni kujdes që të mos e depërtoni shumë penisin në vaginë. Mbajeni atë në gjysëm-shtizë dhe bëni lëvizje të ngadalta. Sa më shumë, aq më mirë Nuk ka zgjidhje më të mirë sesa të bësh seks rregullisht. Sa më shpesh të bësh, aq më shumë zgjatet seanca seksuale. Përpiquni të jeni të rregullt dhe të bëni seks sa më shpesh Pika e dhimbjes Nëse mendoni se ai po vjen shumë shpejt në orgazëm, atëherë pickojeni në mollaqe ose kafshojini gishtin Pozicionet Ka pozicione, në të cilat seksi zgjat më shumë dhe kënaqësia është e garantuar. Pozicioni numër një: stili i qenit. Ajo ulet në gjunjë përpara dhe ai vjen nga pas. Pozicioni numër dy: stili i lugës. Të dy ulen në pozicionin e lugës të shtrirë, ai vjen nga pas Frenat e plotë Kur e shihni se ai po vjen, mund ta kapni tek testikuli dhe t’ia tërhiqni poshtë. Por me kujdes dhe delikatesë. Ose mund t’i kapni me dorë majën e penisit dhe ta shtypni lehtë

Një në tre gra ëndërron që të bëjë seks tresh Kompania më e madhe në botë për prodhimin e prezervativëve. DUREX, ka bërë një sondazh dhe ka arritur në përfundimin se 33 përqind e grave ëndërrojnë për një sanduiç (grua- burrë- grua). Që në kohët e Romës së lashtë aplikohej seksi tresh, por edhe mes katër apo pesë personash. Shumë filozofi seksuale në botë e shohin seksin tresh si një nxitje shumë të fortë seksuale. Në botën e zhvilluar një temë e tillë nuk është më tabu.

19/03 - 25/03/11 F.P. 47



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.