Page 1

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.19 Viti I irë i Botimit 30 prill - 6 maj 2011

modern Të mbrojmë 1 majin? 30/04 - 6/05/11 F.P. 1


a

30 prill 2011

t

i

r

a

n

19

www.freepress.al

10

4

NewsTicker

10

Dosja e Javës

Është koha të qeshni

16

18

Funny

Barsoletat më të bukura në të gjithë botën

Bota

Dosja Guantanamo

20 Shëndeti

18

Si mund të mbrohemi nga ataku në zemër

Disa këshilla për djersitjen

26 Lifestyle

100 gjëra që mund të bësh kur je i mërzitur

Ja çfarë duhet të dini për tatuazhet

32 Digital

26

6

“E qeshura është ilaç i mirë për gjithçka”

Top 100 objektet teknologjike nga viti 1923

në kopertinë

Punoni, mos luani! Kështu thotë motoja e një firme të njohur veglash pune. Në librat e shenjtë thuhet se puna është një dhuratë nga Zoti. “Një ditë e keqe në punë është sërish shumë më e mirë se një ditë e bukur në ferr,” shkruan një autor. Të gjithë e nderojmë punën, e cila e çon botën përpara. Nesër është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe “Free Press” sjell për ju disa të dhëna interesante. Fotografia: Blerta kambo modelët: Zoi Bardhi, Ibrahim Zuna dhe ibrahim selishta

34 Auto

Sa e pastër është makina juaj?

Kinezët kopjojnë çdo model që ju del përpara

38 Showbiz

Valton Krasniqi: Pa dashuri nuk jetohet

40 Nightlife

40 Kryeredaktor - Enton Palushi. Gazetarë - Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design - Dritan Lleshi. Foto - Blerta Kambo, LSA Marketing - Aina Hoti. E -mail - marketing@freepress.al Adresa - Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 30/04 - 6/05/11

Ingrid gjoni: Së shpejti një këngë me Tony Ray

42 Sporti

Agustin Kola: Pazaret po shkatërrojnë futbollin shqiptar

Lojtarët më të paguar në botë

46 Eros

Fakte të çuditshme për jetën seksuale

Televizion

36

Zhaku: Mos voto


Gjithçka për shtëpinë Pllakë veshje 20 x 50 cm

1.430 L/m

2

Kodi:23388

Pllakë dekorative 5 x 50 cm

Pasqyrë me raft inoksi 40 x 65 cm

390 L

69.500 L

Kodi:23390

Kodi:23271

Pasqyrë me raft inoksi 40 x 65 cm

69.500 L Kodi:23271

Lavaman porcelani 44 x H17 cm

2.290 L Kodi:21219

Pllakë veshje 20 x 50 cm L/m2 Kodi:23387

1.430

Pllakë shtrimi 33 x 33 cm

1.585 L/m

2

Kodi:23389

Bide inkaso

8.450 L Kodi:23271

WC inkaso

10.960 L Kodi:23272

Vaskë dushi akrilik 160 x 70 cm

17.900 L Kodi:21962

Lavatriçe Hotpoint Ariston 8 kg,1400 xhiro, Klas A, Super Silent, LCD display

67.900 L Kodi: 45712

Ju dizenjojmë ambientet tuaja Shërbimi i arkitektit falas

Kabinë dushi 80 x 80

10.900 L Kodi:21069


NewsTicker 4

01

02

03 04 05 06

07 4 F.P. 30/04 - 6/05/11

www.freepress.al

Fushata e kasetave Vendimi i të paktën tre televizioneve kryesore në vend për të mos transmetuar asnjë kasetë të montuar nga shtabet elektorale ngjalli shumë diskutime. Më i prekuri nga ky vendim ishte kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, i cili nuk u shfaq në këto tre ekrane për disa ditë. Pas një shkrese të PD, filloi edhe ndryshimi. Bordi i Monitorimit kërkoi që këto kaseta të përfshiheshin në transmetim si kohë elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi këtë kërkesë, duke e kthyer në urdhër transmetimin e kasetave. Top Channel bëri rezistencë ndaj këtij vendimi duke thënë se ishte një kërkesë e ndërkombëtarëve që fushata të mos transmetohej me kaseta të montuara. Sipas tyre, Basha nuk i njofton kur ka aktivitete, madje i dëbon nëse gazetarët shkojnë për të ndjekur fushatën e tij. Por Bordi thotë se rregulli detyron televizionet që të kompensojnë kohën e transmetimit sipas kërkesës së subjektit politik.

Basha në qendër të vëmendjes Pasuria e kandidatit demokrat për Tiranën, Lulzim Basha, është vënë në qendër të furtunës. Ai akuzohet se ka blerë një shtëpi në Hollandë duke përdorur një pasaportë amerikane. Për më tepër, në dokumentin e deklarimit të pasurisë, është shënuar se ai e ka shitur shtëpinë një vit më herët nga shitja e vërtetë. Basha ka thënë se është një lapsus i noterit holandez. Edhe vetë noteri ka reaguar duke thënë se ka bërë një gabim kur ka marrë për bazë një vizë amerikane në pasaportën e Bashës për të thënë se ajo është pasaportë amerikane. Inspektorati i Kontrollit të Pasurive ka deklaruar se ka hetuar për blerjen e shtëpisë dhe nuk ka gjetur parregullsi.

Futbolli i gjakosur Për çudi, në mes të fushatës, kryelajm ka qenë futbolli. Shkak u bë plagosja e portierit të Flamurtarit pretendent për titullin kampion. Ai u plagos nga tifozët e Laçit, ndërsa policia bëri një shpjegim të çuditshëm, se portieri ka provokuar tifozët. Ndërkohë Skënderbeu, rivali direkt i Flamurtarit, ka fituar në Tiranë me një penallti të dyshimtë. Futbolli është kthyer në një estradë, por fakti që tani ka edhe gjak, është i rëndë.

Bisedimet Kosovë- Serbi në udhëkryq Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës fillimisht u përqendruan tek debati për çështjet teknike. Por shumë shpejt nxori kokën e vërtetë. Po përflitet se kërkesa e Serbisë është ndarja e Kosovës, çka ka acaruar ndjeshëm palën kosovare.

Thellohet kriza në Greqi Prej pak kohësh përflitej për Irlandën e Spanjën, si dy vende që kanë probleme me ekonominë e tyre dhe rrezikojnë falimentimin si Greqia. Por edhe fqinji ynë ka rihyrë në axhendën e diskutimeve në BE për shkak se situata ekonomike është e përkeqësuar. Vendit i mungojnë para dhe mediat raportojnë se kreu i qeverisë u ka bërë thirrje emigrantëve greke që të blejnë “bonot e diasporës” për të ndihmuar mëmëdheun.

Emigrantët rrezikojnë Shengenin Franca ka nisur të hedhë disa dyshime mbi marrëveshjen e Shengenit, pas fluksit të emigrantëve nga Afrika Veriore. Edhe Italia është e shqetësuar për këtë çështje. Ajo mendon se është e vetme në betejën ndaj emigrantëve. Franca thotë se mund të ketë modifikime të përkohshme në marrëveshjen e Shengenit. Ka zëra që thonë se Franca mund të dalë nga Shengeni për një periudhë kohore.

Me gurë kundër tankeve Pamjet e një të riu në Siri që hedh gurë mbi tanke po bëjnë xhiron e botës. Për shumë njerëz ky është ilustrimi i një rezistence të kohës së gurit. Me qindra protestues janë vrarë, ndërkohë që shumë ekspertë thonë se kjo është ndërhyrja më brutale që pas nisjes së revolucioneve në botën arabe. Edhe në Libi vazhdon lufta, me rebelët në terren që po luftojnë dhëmb për dhëmb me ushtarët e Gadafit.


OPINION A ka në Shqipëri njerëz që duan të bëhen zjarrfikës, fëmijë që shohin ëndrra duke shpëtuar njerëz nga zjarri, ose edhe duke zbritur me shkallë një kotele që ka mbetur në pemë? Dyshoj për këtë. Ky është pikërisht edhe problemi. Një shoqëri duhet të ketë synim që të prodhojë heronj të vegjël e jo heronj të mëdhenj, që duan të shpëtojnë kombin

K

ëto ditë në tregun amerikan, por edhe në Europë, ka dalë në shitje një kalendar paksa i veçantë. Kalendari është nxjerrë në shitje nga shërbimi i zjarrfikësve të Nju Jorkut dhe ka foto të punonjësve të këtij sektori. Djem të rinj, muskulozë e bukuroshë pozojnë për kalendarin e veçantë, që po korr sukses edhe në treg. Një pyetje të lind, përse njerëzit duan të blejnë një kalendar të tillë? Sepse zanati i zjarrfikësit është mjaft i nderuar dhe i ëndërruar nga njerëzit. Ata nuk janë thjesht njerëzit që shkojnë, shuajnë zjarrin e shpëtojnë njerëzit nga tymi e flaka. Zjarrfikësit janë më shumë se kaq. Ata janë një brigadë shpëtimi, e aftë që të ndërhyjë në shumë situata ekstreme për të shpëtuar njerëzit. Ndihma e tyre është e çmuar dhe e pazëvendësueshme. Ta do mendja që në Shqipëri nuk mund të bësh kurrë një kalendar të tillë. Këtu zjarrfikësi është ai personazhi që lëviz me një makinë të kuqe, mbi të cilën shkruhet gjermanisht a frëngjisht, që rrotullohet në lagje për të gjetur një vrimë ku mund të futet për të fikur zjarrin. Por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Ajo që duhet theksuar tek nisma e kalendarit është se ka shumë njerëz që duan të bëhen si zjarrfikësit. Ka fëmijë që vishen si zjarrfikës dhe i kanë idhuj ata. I duan shumë për faktin e vetëm: se ata shpëtojnë jetë njerëzish. A ka në Shqipëri njerëz që duan të bëhen zjarrfikës, fëmijë që shohin ëndrra duke shpëtuar njerëz nga zjarri, ose edhe duke zbritur me shkallë një kotele që ka mbetur në pemë? Dyshoj për këtë. Ky është pikërisht edhe problemi. Një shoqëri duhet të ketë synim që të prodhojë heronj të vegjël e jo heronj të mëdhenj, që duan të shpëtojnë kombin. Në një qytet të Anglisë u shfaq para një jave një personazh simpatik, me veshjen e një ninxhe, që ndihmonte pleqtë e fëmijët. Nuk ishte “super- njeriu” tipik që jemi mësuar të shohim në filmat e fundit të Hollivudit me superfuqi, por një njeri i thjeshtë, që gjendej aty për të të dhënë një dorë. Dashuria për të ndihmuar njerëzit e dobët e në nevojë ka bërë që ai të dalë

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Foto Blerta Kambo

Heronjtë e vegjël Nga Enton Palushi

në rrugë e të përbëjë lajm në shumë media. Po ashtu, rrjeti i njohur ndërkombëtar i lajmeve, CNN, organizon çdo vit një ceremoni për ndarjen e çmimeve për këta heronj të vegjël, për këta heronj të zakonshëm, që me punën e tyre ndikojnë në jetën e njerëzve, përmirësojnë jetën e tyre. Ceremonia gala, e drejtuar nga gazetari Anderson Cooper, është një magji e vërtetë. Historitë e këtij programi janë mbresëlënëse. Heronjtë janë të thjeshtë dhe gjenden në çdo cep të globit. Gjithkush mund të dërgojë historinë e një heroi që njeh e më pas gazetarët e CNN mbërrijnë në atë vend dhe gjurmojnë jetën e heroit të heshtur.

Qëllimi i këtij çmimi është që të tregojë se në mbarë botën ka heronj, se gjithkush mund të jetë një hero, gjithkush mund të bëjë diçka të mirë për njerëzit që e rrethojnë, madje pa pasur shumë para e ndoshta pa pasur edhe shumë forcë. Është pikërisht kjo ajo për të cilën ka nevojë më shumë një shoqëri, për heronj të vegjël, për njerëz që solidarizohen me të tjerët. Por mbi të gjitha ne kemi nevojë për fëmijë që rriten me ëndrra e frymëzime të tilla. Fëmijë që duan të bëhen zjarrfikës e policë (nga ata të mirët). Na duhen njerëz që duan ta ndryshojnë botën duke nisur nga gjëra të vogla. Por që janë të mëdha për çdo njeri.

30/04 - 6/05/11 F.P. 5


Aktualiteti 6 -9

Nga Bledar Lumani www.freepress.al

Punoni, mos luani! Kështu thotë motoja e një firme të njohur veglash pune. Në librat e shenjtë thuhet se puna është një dhuratë nga Zoti. “Një ditë e keqe në punë është sërish shumë më e mirë se një ditë e bukur në ferr,” shkruan një autor. Të gjithë e nderojmë punën, e cila e çon botën përpara. Nesër është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe “Free Press” sjell për ju disa të dhëna interesante

1

maji, që prej vitit të largët 1886, është caktuar si një ditë ndërkombëtare që u kushtohet punëtorëve. Është dita kur këta të fundit bëhen më shumë se kurrë të vetëdijshëm për kushtet e tyre. Në pjesën më të madhe të vendeve që kujtohet kjo ditë, punëtorët zhvillojnë protesta masive për të drejtat e tyre. Në Shqipëri, kjo ditë është festuar për vite me radhë në kohën e komunizmit dhe kjo traditë vazhdon çdo 1 maj që prej asaj kohe. Aktualisht, në vend, sipas shifrave zyrtare ka pak më shumë se 13% të papunë. Por, ekspertë të ndryshëm shprehen se kjo përqindje është shumë më e lartë. Opozita shqiptare madje thotë se në Shqipëri ka një milionë të papunë.

Treguesit e punës Gjatë viteve, tregu i punës në Shqipëri ka pasur luhatje dhe në disa periudha ato kanë qenë të ndjeshme. Viti më i mirë për punësimin mbahet viti 1996, sipas statistikave të INSTAT. Gjatë këtij viti, numëroheshin 1.138.000 persona të punësuar. Veçse duhet bërë një sqarim që në fillim: në këto shifra bëjnë pjesë edhe personat që punojnë në sektorin bujqësor, të cilët quhen të punësuar. Ata përbëjnë më shumë se gjysmën e numrit të të punësuarve në Shqipëri. Por, deklarimi i tyre nga shteti si të punësuar lë vend për diskutime të mëdha. Ndërkohë, viti më i keq i punësimit, duke marrë të dhënat që nga viti 1995 e këtej, është viti 2002. Gjatë këtij viti ka pasur një rënie shumë të ndjeshme të numrit të të punësuarve. Bëhet fjalë për një rënie me 154,000 persona. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se deri në fund të vitit 2010, në Shqipëri ka pasur 916.919 të punësuar. Viti që lamë pas, sipas këtyre statistikave, ka shënuar një rritje të numrit të të punësuarve, pasi viti 2009 kishte pësuar një ulje. Kjo lidhet edhe me faktin e krizës së rëndë ekonomike që preku botën, të cilën nuk e shmangu dot as vendi ynë. Aktualisht, në vend forca e punës është 1,059,959 persona. Nga këta, të punësuar janë 916,919 persona. 166 mijë persona janë të punësuar në sektorin shtetëror, 244.225 persona janë të punësuar në sektorin privat jobujqësor dhe 506,664 persona janë të punësuar në sektorin privat bujqësor. Të papunë aktualisht në Shqipëri janë 143,044 persona. Nga këta, vetëm 9,509 persona marrin ndihmë ekonomike për shkak të papunësisë. Në përqindje, shkalla e papunësisë aktualisht është aty tek 13.5%.

6 F.P. 30/04 - 6/05/11


AktualitetiFP Niveli më i lartë i papunsisë (22.3%) është shënuar në vitin 1993, në vitet e para të pluralizmit politik, ndërsa niveli më i ulët në vitin 1996 (12.4%). Edhe pse shkalla e papunësisë ka qënë në ulje gjatë dhjetë viteve të fundit, ky nivel nuk e ka arritur ende atë të vitit 1996

Punësimi sipas sektorëve Të gjitha debatet mbi punësimin vërtiten pikërisht në këtë pikë. Të dhënat zyrtare të INSTAT flasin se aktualisht në vend 55.3% e popullsisë punojnë në sektorin privat bujqësor, 26.6% në sektorin privat jobujqësor dhe 18.1% në sektorin shtetëror. I gjithë debati ka të bëjë me sektorin bujqësor. Ekspertë të ekonomisë shprehen se është gabim që të gjithë personat që kanë një sipërfaqje toke, të quhen të punësuar. Kjo, duke qenë se jo të gjithë këta persona i shfrytëzojnë tokat e tyre. Tashmë është e ditur që një pjesë e madhe e tokave janë shkatërruar dhe janë lënë djerrë. Për më tepër që një pjesë e mirë e personave të konsideruar si të punësuar në sektorin privat bujqësor, realisht nuk merren fare me këtë sektor, pasi kanë ikur në emigracion. Dhe ky numër mendohet që është goxha i lartë. Por, edhe nëse supozohet që të gjithë personat e konsideruar si të punësuar në sektorin bujqësor, punojnë vërtet në këtë sektor, fitimet e tyre janë shumë modeste, aq sa për të mbijetuar. Kjo lidhet edhe me faktin se një pjese të tyre nuk ju dha një sipërfaqe e konsiderueshme toke, në mënyrë që bujqit shqiptarë të kishin mundësi të krijonin fermat e tyre. Por, duke qendruar tek të dhënat zyrtare të INSTAT, si ka ndryshuar punësimi sipas sektorëve? Duke nisur që nga viti 1995, pesha e sektorit privat jobujqësor ka ardhur në rritje, ndërkohë që sektori bujqësor dhe ai shtetëror ka pësuar ulje. Nga vitet 1995 deri në vitet 2000, sektori privat jobujqësor ka pasur një peshë modeste, pasi në këtë sektor ishin të punësuar diku tek më pak se 10% e qytetarëve shqiptarë. Ky sektor mori një hov të rëndësishëm pas vitit 2000. Pas këtij viti, ky sektor ka pësuar një rritje konstante, për të arritur tek shifra 26.6% që është aktualisht. Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare të INSTAT dhe Ministrisë së Punës, vihet re një gjë interesante: edhe pse sektori bujqësor ka të punësuar më shumë se gjysmën e popullsisë, ai arrin që të sigurojë më pak se 18% të prodhimit të brendshëm. Kjo vjen edhe si pasojë e politikave të qeverisë shqiptare, duke parë që fondet për këtë sektor kanë qenë shumë të pakta. Kështu, nëse do të merret në konsideratë vetëm viti 2010, qeveria shqiptare ka akorduar për këtë sektor vetëm 2.1% nga fondi i shpenzimeve të buxhetit.

Punësimi sipas gjinisë Shqipëria është një nga vendet që raportin e punësimit mes gjinive e ka shumë të theksuar. Që prej rrëzimit të sistemit komunist, femra shqiptare ka pasur shumë pak hapësirë në tregun e punës, i cili është dominuar nga ana e meshkujve. Të dhënat zyrtare të INSTAT dhe Ministrisë së Punës tregojnë se në Shqipëri, aktualisht 64.3% e të punësuarve janë meshkuj. Këto të dhëna në fakt datojnë që prej fundit të vitit 2009, por nuk është se këto të dhëna kanë pësuar ndonjë ndryshim drastik. Pra, pjesa tjetër e të punësuarve, 43.6% janë femra. Të dhënat zyrtare tregojnë se si për femrat, ashtu dhe për meshkujt, midis vitit 1995 dhe 1999, ka pasur një rënie të numrit të të punësuarve. Kjo rënie ka ndaluar në vitet 19992000 për femrat, ndërsa për meshkujt ka vazhduar. Kurba e punësimit ka qenë gjithmonë në zbritje për meshkujt deri në vitin 2006, edhe pse jo ndonjë rënie e ndjeshme. Për femrat kjo kurbë ka qenë konstante dhe në vitin 2006 ka filluar ngritja. Madje, në vitin 2007 është shënuar edhe ngritja më e madhe e numrit të të punësuarave femra, me 9%. Vitet 2006-2007 kanë shënuar rritje të numrit të të punësuarve edhe për meshkujt, ndërsa në dy vitet pasuese, 2008 dhe 2009, kurba e punësimit ka pësuar një rënie, si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Ndërkohë, ende nuk kanë dalë të dhënat zyrtare për vitin që lanë pas dhe për këtë aktualin.

Pagat Aktualisht dihen vetëm pagat e punëtorëve që punojnë në sektorin shtetëror. INSTAT dhe Ministria e Punës kanë paraqitur një listë të pagave mesatare që marrin personat që punojnë në sektorin shtetëror. Paga mesatare që aktualisht merr një person i punësuar në sektorin shtetëror, është 45 mijë lekë të reja. Kjo shifër është bruto dhe, duke përfshirë edhe siguracionet dhe tatimet, paga neto

30/04 - 6/05/11 F.P. 7


AktualitetiFP

www.freepress.al

Të drejtat e punëtorëve Shqipëria, ashtu si shumë vende perëndimore, ka miratuar një Kod Pune, i cili teorikisht është shumë i mirë dhe u garanton të punësuarve shqiptarë të gjitha të drejtat. Por, ky kod jo gjithmonë respektohet dhe kjo gjë ndodh sidomos gjatë ndërrimit të pushteteve. Vendi ynë është ndoshta i vetmi në Europë, që kur ndërrohen pushtetet, ndërrohen pothuajse edhe gjithë punonjësit e administratës shtetërore. Në kod thuhet që asnjë punëtor nuk mund të shkarkohet për bindje politike, por qeveritarët shqiptarë e marrin shumë pak parasysh këtë gjë. Shkelja e kësaj pike i ka kushtuar qindra milionë buxhetit të shtetit, pasi punonjësit e administratës së shkarkuar pa të drejtë kanë fituar gjyqet në gjykata dhe për pasojë janë dëmshpërblyer. Por, përveç këtij fenomeni, një problem shumë i madh është edhe fakti i të punuarit në të zezë. Ky fenomen ka qenë shumë i përhapur deri pak vite më parë. Aktualisht janë bërë hapa përpara, por sërish ka abuzime të mëdha, pasi jo të gjitha kompanitë i deklarojnë të gjithë punonjësit e tyre dhe për pasojë nuk u paguajnë as siguracionet.

Protestë apo festë?

“8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, parrulla e hedhur për herë të parë në Wyalong, Australi më 1855

e personave që punojnë në sektorin shtetëror shkon në 35 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, paga minimale që një person i punësuar në sektorin shtetëror merr, është 19 mijë lekë. Duke analizuar vetëm dy vitet e fundit, 2008-2010, pasi të dhënat për vitin 2011 dalin pas mbarimit të këtij viti, rezulton që pagat mesatare në sektorin shtetëror janë rritur me rreth 6 mijë lekë të vjetra. Kështu, në fund të vitit 2008, paga mesatare e një personi që punonte në sektorin shtetëror ka qenë 38.310 lekë. Në vitin 2009 këto paga janë rritur me tre mijë lekë dhe njësoj edhe një vit më pas. Paga minimale ndërkohë ka pësuar një rritje më të vogël, pasi në vitin 2008 ajo ka qenë 17 mijë lekë, një vit më vonë u bë 18 mijë lekë dhe aktualisht është 19 mijë lekë. Ndërkohë, paga e papunësisë për një person të papunë, aktualisht është 6.565 lekë.

Në krahësim me vendet e rajonit, Shqipëria duhet thënë se ka papunësi më të vogël se një pjesë e tyre. Shqipëria ndodhet përpara Maqedonisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Turqisë, ndërsa kalohet nga Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia

Shkalla e papunësisë historike

Papunësia krahasuar me vendet e rajonit

Niveli më i lartë i papunsisë (22.3%) është shënuar në vitin 1993, në vitet e para të pluralizmit politik, ndërsa niveli më i ulët në vitin 1996 (12.4%). Edhe pse shkalla e papunësisë ka qënë në ulje gjatë dhjetë viteve të fundit, ky nivel nuk e ka arritur ende atë të vitit 1996. Në vitin 2009, vihet re një rritje e shkallës së papunësisë me 0.6% krahasuar me vitin e mëparshëm. Sipas FMN, shkalla e papunësisë në Shqipëri në vitin 2010 vlerësohet të jetë rreth 12.5%, ndërsa tashmë ka shkuar në rreth 13.5%. Në vitin 2009, nga totali i të papunëve të regjistruar, 88.3% janë të papunë afatgjatë, 6.3% marrin pagesë papunësie, dhe pjesa tjetër prej 5.4% konsiderohen të papunë ciklikë. Gjithashtu, sipas sajtit të specializuar në fushën e ekonomisë,

Në krahësim me vendet e rajonit, Shqipëria duhet thënë se ka papunësi më të vogël se një pjesë e tyre. Shqipëria ndodhet përpara Maqedonisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Turqisë, ndërsa kalohet nga Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia. Bazuar në shkallën e papunësisë, sipas të dhënave të open.data.al, Shqipëria renditet e pesta në rajon, para Maqedonisë (33%), Bosnje Hercegovinës (24%), Serbisë (17.4%) dhe Turqisë (14%). Ndërkohë, para Shqipërisë (13.5%) renditen: Mali i Zi (11%), Greqia (9.4%) dhe Kroacia (9.2%). Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të shkallës së papunësisë gjatë dhjetë vjeçarit të fundit është Mali i Zi, ndërsa vendi me rritjen më të madhe të papunësisë rezulton Turqia.

8 F.P. 30/04 - 6/05/11

open.data.al, vihet re një lidhje e drejtpërdrejtë midis nivelit të punësimit dhe arsimimit. Në vitin 2009, 53.6% e të papunëve të regjistruar kanë arsim 8-vjeçar, 43.8% arsim të mesëm, dhe vetëm 2.6% arsim të lartë. Duhet patur parasysh se në të dhënat nuk përfshihen të dhëna për punët private të padeklaruara.

Kjo është pyetja në fakt që ka shoqëruar gjatë gjithë kohës shqiptarët për 1 majin. Për fatin e keq, shqiptarët evnde vazhdojnë që mos të jenë shumë të ndërgjegjësuar për këtë ditë dhe vazhdojnë që ta konsiderojnë atë si një festë, ashtu siç bëhej në komunizëm. Më 1 maj, gjatë këtyre viteve të demokracisë, nuk kemi parë pothuajse asnjë protestë dhe vendin e saj, e ka zënë festa masive e turmave, që as vetë nuk e dinë se çfarë festojnë. Sindikatat dhe një pjesë e vogël e ndërgjegjshme e oponionit publik, është përpjekur gjatë viteve të fundit që të risë ndërgjegjësimin tek punëtorët për këtë ditë, në mënyrë që ata të kërkojnë të drejtat e tyre dhe mos të dalin në shesh të hanë mish të pjekur dhe të pinë birra. Aq indiferentë janë shqiptarët ndaj kësaj dite, sa një grup të rinjsh shpërndanë disa trakte ironizuese vitin e kaluar me rastin e 1 majit, të cilat kishin tekstin e mëposhtëm: I dashur shqiptar i mashtruar! I dashur shqiptar i keqpaguar! I dashur shqiptar i papunë! I dashur shqiptar i shfrytëzuar! Çfarë do bësh këtë 1 MAJ? Do shkosh të festosh varfërinë tënde? Do përulesh, sepse të qëndrosh drejt është tepër e lodhshme? Do buzëqeshësh vetëm sepse nuk ke çfarë t’u dhurosh tjetër fëmijëve? Do arratisesh drejt të vetmit cep të gjelbëruar që ka mbetur në Tiranë? Do duartrokasësh shfaqjet qesharake të politikës? Do rreshtohesh që politikanët të duken bukur me ty në sfond? Do bëhesh një numër pa vlerë midis mitingashëve të partive që s’menduan kurrë për ty? --1 maj në Itali – Protestë 1 maj në SHBA – Protestë 1 maj në Angli – Protestë 1 maj në Turqi – Protestë 1 maj në Francë – Protestë 1 maj në Algjeri – Protestë 1 maj në Indi – Protestë 1 maj në Argjentinë - Protestë 1 maj në Kosovë - Protestë 1 MAJ NË SHQIPËRI – SHOW!!? Mos lejo padronët të të frikësojnë që ti të mos manifestosh pakënaqësinë tënde. Mos fli këtë 1 maj! Mos festo këtë 1 maj!

PROTESTO


Vetëm nëse do të marrim premtimet për Tiranën, do të shohim se bëhet fjalë për hapjen e mijëra vendeve pune. Por, se si do të hapen këto vende pune, një zot e di, pasi të hapësh 30 mijë vende pune në këto kohë të vështira, duhet një strategji e qartë dhe për më tepër, duhen kushte të caktuara, që aktualisht duket se nuk janë, pasi ekonomia shqiptare nuk është në gjëndjen më të mirë të mundshme

AktualitetiFP

tepër, duhen kushte të caktuara, që aktualisht duket se nuk janë, pasi ekonomia shqiptare nuk është në gjëndjen më të mirë të mundshme.

Si u kthye 1 maji në ditën e punëtorëve

Punësimi dhe fushata Ashtu si në të gjitha fushatat elektorale, edhe për zgjedhjet vendore të 8 majit, punësimi është një nga premtimet kryesore të kandidatëve që garojnë për bashki dhe komuna të ndryshme. Punësimi është kthyer një ndër premtimet kryesore, për vetë faktin se është një sektor problematik dhe shumë shqiptarë, duke lënë mënjanë shifrat zyrtare të insitucioneve zyrtare që janë të specializuara për këtë punë, pasi jo gjithmonë ato janë të besueshme. Megjithatë, pavarësisht premtimeve, duket se programet e partive dhe kandidatëve kryesorë nuk janë të qarta se si do të arrijnë që të rrisin numrin e të punësuarve. Vetëm nëse do të marrim premtimet për Tiranën, do të shohim se bëhet fjalë për hapjen e mijëra vendeve pune. Por, se si do të hapen këto vende pune, një zot e di, pasi të hapësh 30 mijë vende pune në këto kohë të vështira, duhet një strategji e qartë dhe për më

“8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, kjo ishte parrulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855 e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore

Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 maji, e cila nga një pjesë e mirë e njerëzve konsiderohet edhe si festë, lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos, përfunduar me gjak, historia e festës së punëtorëve fillon më herët se sa viti 1886. “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, kjo ishte parrulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855 e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore. U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre. Nga kongresi i Internacionales së parë në Gjenevë, ku ishin mbledhur kryesisht socialistë dhe anarkistë, doli propozimi për ditën ligjore të punës prej 8 orësh, por ata që luftuan më tepër për realizimin e kësaj aspirate, qenë pa dyshim organizatat e punëtorëve amerikanë. Në vitin 1866, shteti i Ilinoisit miratoi një ligj ku përcaktohej dita e punës prej 8 orësh, por kishte kaq kufizime, saqë ishte praktikisht i pazbatueshëm. Hyrja në fuqi e këtij ligji ishte caktuar për 1 majin e vitit 1867, e pikërisht atë ditë, në Çikago u organizua një manifestim i madh. Rreth 10 mijë punëtorë morën pjesë në kortezhin më të madh të parë ndonjëherë nëpër rrugët e qyteteve amerikane. Në tetorin e vitit 1884, Federata e Sindikatave të organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve, caktoi 1

majin e 1886-ës si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë. 1 maji i vitit 1886 ra ditë e shtunë, atëherë ditë pune, por në 12 mijë fabrika të SHBA-ve, rreth 400 mijë punëtorë bënë grevë. Vetëm në Çikago numri arriti 80 mijë vetë. Fillimisht manifestimet u zhvilluan paqësisht, por të hënën policia hapi zjarr, duke shkaktuar katër viktima. Një protestë tjetër e punëtorëve u lajmërua për të nesërmen, më 4 maj. Policia hodhi një bombë kundër oratorëve, duke shkaktuar 8 të vdekur e shumë të plagosur. Të nesërmen, në Miluoki, policët qëlluan sërish kundër manifestuesve (punëtorë polakë), duke vrarë 9 prej tyre. Vala represive goditi ashpër organizatat sindikaliste dhe politike të punëtorëve. Selitë e tyre u mbyllën e drejtuesit u arrestuan. Për ngjarjet e Çikagos u dënuan me vdekje pa asnjë provë tetë eksponentë anarkikë. Dy vetëve dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm, njëri prej tyre u gjet i vdekur në qeli, të tjerët u varën në burg më 11 nëntor 1887. Kështu, 1 maji, i caktuar që më parë si ditë për punëtorët, mori një kuptim të ri dhe u bë simbol i luftës për 8 orëshin e punës. Më 20 korrik 1889, kongresi themelues i Internacionales së Dytë, i mbledhur në Paris, vendosi të organizojë pikërisht më 1 majin e 1890-ës manifestimin e parë botëror të punëtorëve. Ishte hera e parë që kjo ditë kremtohej njëkohësisht në të gjithë botën, por vazhdoi të shoqërohej me përleshje e viktima. Vetëm në gusht të vitit 1891, kongresi tjetër i Internacionales, i mbledhur në Bruksel, mori vendimin që dita e 1 majit do të kremtohej përgjithmonë e në të gjitha vendet si “festa e punëtorëve, në të cilën ata vetë do të manifestonin së bashku për kërkesat dhe do të tregonin solidaritetin ndaj njëri-tjetrit”.

30/04 - 6/05/11 F.P. 9


DosjaeJavës 10-15

Anila Shpata Kot nuk kanë thënë që e qeshura të zgjat jetën. Sa më shumë të qeshësh, aq më të bukur dhe të gëzueshme e bën jetën. Dhurata Qato Humori shqiptar dhe humori në përgjithësi ka ndryshuar shumë. Më parë skeçet që jepeshin në televizor kishin tjetër sens humori. Sot nuk ke se çfarë të dëgjosh se vetëm banalitet ka. Erind Seferi Nuk është humor ky që jepet sot. Këta aktorët e rinj bëjnë si humorista, por vetëm budalliqe nxjerrin nga goja. Të vjen zor të shikosh televizor me fëmijët se dëgjon vetëm gjëra banale.

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

Është koha që Kjo dosje i kushtohet të qeshurës. Nesër është Dita Ndërkombëtare e të Qeshurës. Shumë pak njerëz mund ta dinë një gjë të tillë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Mbi të gjitha vlen parimi se të qeshësh të zgjat jetën

Julka Braho Kam dëgjuar që e qeshura të bën mirë edhe për zemrën. Por me këtë jetë të vështirë që bëjmë dhe me kaq shumë halle, s’të merr malli të qeshësh ose të qeshësh nga halli. Sanie Koci Sa më shumë kalokan vitet, aq më pak qeshke. Mbaj mend se kur isha e re e shikoja jetën me tjetër sy. Më të bukur dhe të qeshur. Sot më gëzon vetëm kur dëgjoj të qeshurën e mbesës sime. Eridon Dorti Sot po qeshim me budalliqet dhe premtimet që bëjnë këta bukuroshat në televizor. A ka teatër më të bukur? Nuk ka. Populli shqiptar ka harruar të qeshi nga fukarallëku.

E

qeshura është një reagim ndaj një stimuli të veçantë. Tradicionalisht mendohet se e qeshura është një shprehje vizuale e lumturisë ose gëzimit. Ajo mund të shkaktohet nga një barsoletë, kur gudulisesh apo nga një stimul tjetër. Sigurisht, ndjesia që të krijon është shumë e mirë në trup.Kërkimet e fundit shkencore kanë zbuluar se e qeshura është një formë komunikimi, ndoshta forma e parë e komunikimit e përdorur nga njeriu, e cila më vonë evoluoi pas lirimit të zërit tek njeriu. Ka shumë arsye përse qeshim, por teoria frojdiste sugjeron se ne qeshim për shkak të ndrydhjeve tona. Një studim thotë se në Europën ish-komuniste, përfshirë vendin tonë, barsoletat me ndrydhje seksuale, janë më të preferuarat. E keni vënë re sa shumë të tilla ka në mediat shqiptare?

* * * E qeshura është pjesë themelore e jetës së përditshme. Ajo është aq e zakontë

10 F.P. 30/04 - 6/05/11

sa ne harrojmë sa e çuditshme dhe e rëndësishme është. Shumica e njerëzve mendojnë se e qeshura është thjesht një përgjigje. Por në fakt e qeshura është një gjuhë e fshehur që të gjithë ne e flasim. Kjo nuk është një sjellje instiktive e programuar nga genet tona. Me gjithë rëndësinë e saj në jetën e përditshme, ka pak kërkime mbi atë se si dhe pse kemi qeshur. Për të qeshurën ka edhe një ditë ndërkombëtare. E diela e parë e majit është edhe Dita Botërore e të Qeshurës. Kjo ditë është krijuar në vitin 1995 në Mumbai. Në fillimet e veta kishte vetëm pesë anëtarë. Edhe pse shumë pak veta e dinë që ekziston kjo ditë, të gjithë mundohemi për të kaluar një jetë sa më të bukur dhe të mbushur me të qeshura. Të qeshësh do të thotë t’i dhurosh vetes më shumë dashuri për jetën. Askush nuk është pa halle dhe probleme në këtë jetë, por të paktë janë ata që i falin vetes së tyre momente gazmore me të qeshura. Duket se populli shqiptar është mbytur në të qara që nuk i lë rrugë të qeshurës. Jeta është e bukur. Kujtojeni këtë dhe në rrethanat më të këqija që ndodheni. Është fjala vetëm për të thyer rrethin e dëshpërimit, për të hequr nga sytë pël-


DosjaeJavësFP E kemi dëgjuar shumë shpesh shprehjen që “vdiqa duke qeshur”. Epo është e vërtetë. Ka shumë raste të njerëzve që kanë vdekur duke qeshur dhe këto raste datojnë që nga Greqia e lashtë

të qeshni Të bërit një jetë monotone shkakton efekte shumë të dëmshme për të gjithë. Një çlodhje e gjatë dhe pa menduar shumë është e nevojshme për këdo. Një zgjidhje e mirë do të ishte e qeshura. Gjatë të qeshurës vihen në lëvizje 400 muskuj. Dhe kjo në një farë mënyre është një aerobi e mirë, sidomos për ata që duan të humbin disa kile të tepërta.

Gudulisja

Një e qeshur është një mesazh i mirë për gjendjen tënde shpirtërore. Tregon se ti je mirë dhe ke besim në vetvete. Por edhe e qara të ndihmon që të ndihesh më mirë

hurën e zezë të dëshpërimit. Ilaçi ekziston për çdo gjë, cilado fatkeqësi t’ju ketë ndodhur, mos harroni të qeshni. Një zgjidhje e mirë ekziston për këdo që di ta zbulojë. Kjo qoftë edhe me një buzëqeshje të vogël.

Të qeshësh apo të qash? Ka gjëra në jetë që na bëjnë të qeshim dhe të qajmë, por a e dini se që të dyja të bëjnë të ndihesh mirë? Një e qeshur është një mesazh i mirë për gjendjen tënde shpirtërore. Tregon se ti je mirë dhe ke besim në vetvete. Por edhe e qara të ndihmon që të ndihesh më mirë. Shpesh dëgjojmë miqtë tanë që na thonë ‘mos qaj’. Lotët nuk duhen frenuar. Në këtë mënyrë ju do të ndaloni substancat kimike, të cilat nëse nuk dalin, do të shkaktojnë një tension të dëmshëm për ju.

* * *

Gudulisja është akti i prekjes në pjesën e trupit, që shkakton një lëvizje të pavullnetshme dhe të qeshura. Kemi dy lloj gudulisje. Njëra shkaktohen nga lëvizje shumë të lehta nëpër lëkurë. Kjo lloj gudulisje në përgjithësi nuk prodhon të qeshura, por është e shoqëruar ndonjëherë nga një ndjesi kruajtjeje. Një tjetër lloj gudulisje është e qeshura e rëndë. Kjo lloj gudulisje aplikon presion në mënyrë të përsëritur. Ndjesi të tilla mund të jenë të pëlqyeshme, por ndonjëherë dhe të pakëndshme, veçanërisht në rastin e gudulisjeve të forta dhe të pamëshirshme. Një nga mënyrat më të mira për të stimuluar të qeshurën është nëpërmjet gudulisjes. Kjo ndoshta është një nga mënyrat më të lashta. Gudulisja është e natyrshme dhe shoqërore. Ne nuk mund të gudulisim veten tonë. Ne gudulisim për të marrë një përgjigje. Gudulisja është një mënyrë për të treguar dashuri. Për më tepër adoleshentët dhe të rriturit preferojnë të gudulisen nga një person i seksit të kundërt. Gudulisja është në rrënjë dhe të gjithë luajnë me të. Me fjalë të tjera ajo paraqet pikërisht ritmin bazë të të gjitha marrëdhënieve të shëndetshme. Gudulisja është dhe një mënyrë pajtimi me partnerin tuaj. Përpara se të ikni dhe të përplasni derën, gudulisni partnerin tuaj dhe do të shihni se sa shpejt do të pajtoheni. Gudulisja është përcaktuar nga psikologët si një veprimtari e lidhjes integrale midis prindërve dhe fëmijëve. Në konceptin prind- fëmijë gudulisja është një kënaqësi. Vëllezërit dhe motrat përdorin gudulisjen si një alternativë për dhune gjatë përpjekjeve për të drejta të plota. Si me prindërit dhe me vëllezërit gudulisja shërben si një mekanizëm lidhjeje dhe është përcaktuar nga psikologët si pjesa më e lartë, e cila përfshin intimitet të veçantë. Kjo tregon se gudulisja është vera më e mirë. Por ka edhe torturë me anë të gudulisjes, e cila cilësohet si një nga torturat më të tmerrshme, e aplikuar në shumë vende në kohëra të ndryshme.

Të vdesësh nga e qeshura E kemi dëgjuar shumë shpesh shprehjen që “vdiqa duke qeshur”. Epo është e vërtetë. Ka shumë raste të njerëzve që kanë vdekur duke qeshur dhe këto raste datojnë që nga Greqia e lashtë. Në shekullin e tretë Para Krishtit, filozofi Krisipus vdiq nga e qeshura pasi i dha gomarit të tij verë për të pirë. Mbreti Martin i Aragonisë vdiq nga një e qeshur e pakontrolluar në vitin 1410. Në vitin 1660, një aristokrat skocez i quajtur Tomas Urkuhart vdiq duke qeshur kur mori vesh që Çarli II kishte marrë fronin. Në vitin 1989 një audiologjist vdiq duke qeshur ndërsa shihte filmin “Një peshk me emrin Uanda”, kurse një shitës akulloresh nga Tajlanda vdiq duke qeshur në gjumë në vitin 2003.

* * * Edhe një diçka tjetër: ka një sëmundje që i bën njerëzit vetëm të qeshin.

30/04 - 6/05/11 F.P. 11

Nesti Hoxhallari Me çfarë të qeshim? Me këtë krizë që na ka pushtuar? Ishalla vjen ajo ditë që të qeshim me zemër se po vdesim për së gjalli. Artur Shaholli Unë nga natyra jam tip i qeshur dhe më pëlqen kështu. Njeriu nuk duhet ta stresojë akoma më shumë veten. Nuk nxjerr gjë në dritë edhe po të qash. Njësoj është, jeta po kjo është. Vangjel Marku Të gjithë thonë që e qeshura të zgjat jetën. Por më duket se ne po na shkurtohet jeta me tërë këto halle që kemi. Më të lumtur kemi qenë dikur. Shkonim nëpër teatro e kinema me qejf të madh. Donika Simoni Qeshim sa me thënë, jo se kemi ndonjë arsye të fortë. Këta të rinjtë le të qeshin më shumë se e kanë jetën përpara pa ne e hëngrëm çahirin tonë. Tani drejt fundit jemi. Albana Pacolli Unë s’e dija që paska dhe një ditë ndërkombëtare për të qeshurën. Nejse, sido që të jetë njeriu duhet të qeshë dhe të qajë sepse që të dyja mirë të bëjnë. Emocionet nuk duhen ndrydhur. Ardi Metaliaj Po ne të rinjtë besoj se tërë ditën duke qeshur rrimë. Edhe në shkollë vetëm gallata ka. Të rrimë kështu sa jemi adoleshentë se pastaj do të fillojnë hallet edhe për neve si prindërit tanë.


DosjaeJavësFP “Përfytyrimi i është dhënë njeriut për të shpërblyer atë që ai nuk është dhe ndjenja e humorit për ta ngushëlluar për atë çfarë ai është” - Francis Bacon

Humori është i dëmshëm për në punë Ju ka ndodhur ndonjëherë të bëni shaka në punë dhe në fund të jeni i vetmi, i cili keni qeshur dhe të tjerët të jenë duke ju parë me habi? Sipas një studimi nga University Marshall në Huntington, shakat dhe anekdotat në punë nuk kanë gjithmonë pritjen e duhur si “humoristi” në punë. Në mënyrë të veçantë, studimi tregon se njerëzit në vendin e punës shpesh kanë tendencë të keqkuptohen dhe ndihen të ofenduar kur shakatë prekin shijet e tyre të preferuara, librat, muzikën, veshjet dhe performancën në punë. Nëse ju doni të mos krijoni përshtypje jo të mirë në mjedisin tuaj të ri profesional, shmangni shakatë dhe ruajini për miqtë tuaj që ju njohin më mire dhe që nuk do të mund t’ju keqkuptojnë.

Disa këshilla për njerëzit e turpshëm Disa njerëz e kanë të vështirë të shfaqin anën e tyre të lumtur apo të qeshur me të tjerët. Këta janë njerëzit që kanë shumë turp. Ja disa këshilla për më pak turp dhe për më të qeshur. Turpi i skajshëm mund të kontrollohet. 1. Mendoni pozitivisht për veten tuaj. Nëse nuk e bëni këtë mos prisni që të tjerët t’ju vlerësojnë më shumë. Filloni ju njëherë dhe më pas vinë të tjerët. 2. Kujtoni që 40 për qind e gjithë njerëzve ndihen si ju. Nuk jeni i vetmi njeri i turpshëm në botë. Bota ka rreth 40 për qind të tillë. 3. Mësoni teknika qetësimi. 4. Shihni se si sillen njerëzit që ju i admironi. Ju mund të bëheni si ata që i admironi, vetëm po të dini se çfarë bëjnë ata konkretisht. 5. Përdorni buzëqeshjen. Guxoni të shihni në sy. Ata që shohin në sy, kanë gjithmonë më pak turp. Buzëqeshni. Njerëzit e qeshur vlerësohen gjithmonë pozitivisht. Edhe kur nuk e meritojnë. 6. Mos e gjykoni veten tuaj, por pranojeni ashtu siç jeni. Njeriu është ashtu si është, edhe në ato raste kur ai nuk e pranon këtë gjë. Ne nuk kemi rrugë tjetër përveç asaj të pranimit të vetes siç është. 7. Para se të thoni diçka, provojeni ta thoni atë dhe për veten tuaj. Sa më të stërvitur të jeni në gjërat që bëni ose thoni, aq me pak vlerësime negative do të merrni.

Thënie mbi humorin “Mes atyre që pëlqej ose admiroj, nuk mund të gjej emërues të përbashkët, por midis atyre që dua, mundem: të gjithë ata që më bëjnë të qesh” W. H. Auden

hareja mban një lloj dite shkëlqimi në mëndje, dhe e mbush atë me një qetësi të vazhdueshme dhe të përhershme” Joseph Adisson

“Gazi është si një shkrepje vetëtime që shpërthen mes një reje të errët dhe xixëllon për një çast,

“Sekreti i humorit është befasia” Aristoteli

“Humori është një prani në botë si hijeshia dhe shkëlqen mbi secilin” Garrison Keillor “Përfytyrimi i është dhënë njeriut për të shpërblyer atë që ai nuk është dhe ndjenja e humorit për ta ngushëlluar për atë çfarë ai është” Francis Bacon “Unë kam një ndjenjë të mprehtë të qesharakes, por jo ndjenjë humor” Edward Albee

Femrat qeshin më shumë

"Një njeri pa ndjenjën e humorit është si një qerre. Troshitje nga çdo guralec në rruge” Henry Ward Beecher "Ne nuk i nderojmë kurrë ata që na zbavisin ne, megjithëse ne mund të buzëqeshim me fuqitë e tyre” Marguerite Gardiner

Të dy gjinitë qeshin shumë, por femrat pak më shumë. Ato qeshin 26 për qind më pak më shumë se meshkujt. E qeshura e femrave është një indeks kritik në një marrëdhënie të shëndetshme. Ashtu si mërzitja, edhe e qeshura është ngjitëse.

“Humor është kur njeriu megjithatë qesh” Gjermane

12 F.P. 30/04 - 6/05/11


DosjaeJavësFP Një njeri që qesh është plot jetë dhe energji. Ai i bën edhe të tjerët të jenë më të gëzueshëm. Për të qenë njerëz të suksesshëm duhet të qeshni. Të paktën kështu na bën të ndihemi e qeshura. Njerëzit e qeshur shfaqin më shumë siguri në vetvete

Disa mënyra për të ndihmuar veten...

J

eta sjell sfida të shumta. Ne si qenie njerëzore s’na mbetet gjë tjetër ose t’i përballojmë ose të bëhemi pre e tyre. Kur ju luani me problemin tuaj, ai bëhet më i lehtë. Përdoreni humorin për të kapërcyer sfidat dhe për të përmirësuar jetën tuaj. Qeshni me veten tuaj. Kujtoni momente tuaja të turpshme. Përpiquni të qeshni me disa situata në vend që t’i vajtoni ato. Shiko për humor në një situatë të keqe, të ironisë dhe absurditetit të jetës. Kjo do të ndihmojë të përmirësoni gjendjen shpirtërore. Mbani gjërat në perspektivë. Shumë gjëra në jetë janë përtej kontrollit tonë sidomos në sjelljen e njerëzve të tjerë. Bëni një marrëveshje me stresin tuaj. Stresi është një pengesë e madhe për humor dhe qeshje. Kushtojini vëmendje fëmijëve dhe imitojini ata. Ata janë ekspertë për të luajtur dhe për ta marrë jetën lehtë.

Përfitimet sociale të së qeshurës

E qeshura është e mirë për shëndetin

E qeshura e ndërsjellë është një komponent thelbësor në një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme. Duke bërë një përpjekje të vetëdijshme për të përfshirë më shumë humor në jetën tuaj të përditshme, ju mund të përmirësoni cilësinë e jetës suaj me partnerin, familjarët dhe miqtë tuaj. E qeshura e përbashkët është një nga mjetet më të fuqishme për mbajtjen e marrëdhënieve të reja dhe emocionuese. Të gjitha ndarjet emocionale por e qeshura krijon gëzim dhe vitalitet në një lidhje. E qeshura bashkon njerëzit në kohë të vështira. Humori dhe e qeshura në lidhjen tuaj ju lejon që të: -Jeni më spontan. Humori merr kohë nga koka juaj dhe ju largon larg problemeve. -E qeshura ju ndihmon të harroni gjykimet, kritikat dhe dyshimet. -E qeshura ju ndihmon të mbani larg frikën tuaj. -E qeshura ndihmon si femrat dhe meshkujt në takimin e tyre të parë

Qeshja relakson tërë trupin. Një e qeshur me gjithë shpirt heq tensionin fizik dhe stresin duke lënë të relaksuar muskujt deri në 45 minuta më pas. Qeshja nxit sistemin imunitar. E qeshura zvogëlon hormonet e stresit dhe rritjen e qelizave të imunitetit dhe luftimin e infeksionit duke përmirësuar rezistencën tuaj të sëmundjes. E qeshura shkrin emocionet shqetësuese. Ju nuk mund të ndiheni i shqetësuar apo i zemëruar kur ju jeni duke qeshur. Një perspektivë humori krijon një distancë psikologjike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të shmangni tronditjen. Qeshja e mbron zemrën. E qeshura përmirëson funksionimin e enëve të gjakut dhe rrit rrjedhjen e gjakut, e cila mund t’ju ndihmojë juve të mbroheni kundër një sulmi në zemër dhe problemeve kardiovaskulare. E qeshura është një drogë e vërtetë. Studiuesit këshillojnë më shumë dozë. Një dozë prej 15 minuta në ditë do ju bënte shumë mirë.

A e dini që edhe e qeshura kushton? Humoristi i njohur amerikan Malkolm Kushner ka përgatitur Indeksin e Kostove të së Qeshurës. Duket pak qesharak, por është serioz. Ai mat 16 indikatorë që ndikojnë në humorin tonë dhe rregullisht çdo vit nxjerr të dhëna se sa është shtrenjtuar e qeshura. Kështu, vitin që shkoi, kostot e së qeshurës janë rritur me 3 përqind. Këtu përfshihen rritjet e çmimeve për telefilmat që ndjekim, për filmat, për lodrat që na bëjnë të qeshim, etj.

Disa arsye të forta pse duhet të qeshni... E qeshura na ndihmon të jemi më të bukur. Një njeri që qesh është plot jetë dhe energji. Ai i bën edhe të tjerët të jenë më të gëzueshëm. Për të qenë njerëz të suksesshëm duhet të qeshni. Të paktën kështu na bën të ndihemi e qeshura. Njerëzit e qeshur shfaqin më shumë siguri në vetvete. Gjatë një takimi pune duhet të jeni më të qeshur.

E qeshura të bën më tërheqës. E qeshura të rinon. Nëpërmjet të qeshurës lëkura e fytyrës tërhiqet. Kjo e bën lëkurën tuaj të mos plaket. E qeshura është një drogë natyrale. E qeshura bën që trupi ynë të çlirojë endorfinë. E qeshura ul tensionin e gjakut dhe shton energjinë seksuale në mes të individëve.

30/04 - 6/05/11 F.P. 13


DosjaeJavësFP

www.freepress.al

“E qeshura është ilaç i mirë Intervistë me psikologen Elisa Jovani

Çfarë është e qeshura? E qeshura është një reagim i këndshëm emocional që shoqëron veprimtarinë mendore të njeriut. Kur njeriu qesh, lëvizin me qindra muskuj të fytyrës. Kjo në një farë mënyre është një aerobi. Ku i ka fillimet e qeshura? Fillimin të qeshura e ka natyrisht në tru. Sepse njeriut i vjen për të qeshur për diçka. Pastaj kalon tek buzët dhe sytë. Më pas shihet tjetri në sy, dhe ja kalon dhe atij të qeshurën. Pastaj bëhet një frymëmarrje e thellë. Buzët hapen shumë shpejt dhe në të njëjtën sekondë, është marrë frymë dhe fillon e qeshura. Që do të thotë se merret frymë në mënyrë të çuditshme. Shpesh ajo shkruhet dhe me fjalë në këtë mënyrë “Hahaha”. Nuk hapet goja dhe pritet, por gjithçka zhvillohet shumë shpejt. Kur qesh, ajri del nga mushkëritë me shpejtësi 100 kilometra në orë. Njeriu e nxjerr ajrin duke bërë njëra pas tjetrës disa nxjerrje fryme. Pastaj merret sërish frymë thellë. Së bashku me të qeshurën vihen në lëvizje mushkëritë dhe muskujt e fytyrës. Pse duhet të qeshim? E qeshura është ilaç i mirë për gjithçka. Por në rast se ajo teprohet, sidomos gjatë një bisede, të tjerët nuk mund të vlerësojnë të qeshurën tuaj. Nëse keni nevojë për frymëzim apo për të kaluar një situatë të pakëndshme, duhet të qeshni. Jeta e përditshme është me mbushur me ngjarje dhe me situata të pakëndshme. Mos mendoni për gjëra që ju bëjnë për të qarë, por plotësojeni jetën tuaj me momente të këndshme që ju bëjnë për të qeshur. Nëse pikëllimi punon, atëherë dhe frika do të jetë pjesë e ditës suaj. Mendoni për një skenë filmi komik që ju bën për të qeshur apo kujtoni batuta nga shoqëria juaj që ju bëjnë për të qeshur. Pra e qeshura rrit mirëqenien dhe mbi të gjitha shëndetin fizik dhe psiqik. Nëpërmjet të qeshurës do të ulim nivelin e ankthit dhe të stresit në jetën e përditshme. A është e qeshura gjithmonë pozitive? E qeshura mund të përdoret edhe për të vendosur kufijtë. Kjo është diçka që mund ta bëjnë vetëm njerëzit. Pra, e qeshura nuk është vetëm pozitive. Për njerëzit e qeshura është e rëndësishme sepse ajo i ndihmon ata që të dallojnë miqtë

14 F.P. 30/04 - 6/05/11

midis tyre. Por nganjëherë qeshet edhe vetëm për kënaqësi. Në disa raste kur e qeshura teprohet kalohet në tallje.

E qeshura ju jep kurajo dhe forcë për të gjetur burime të reja të kuptimit dhe shpresës. Edhe në situatën më të vështirë, thjesht një buzëqeshje mund të shkaktojë një rrugë të gjatë drejt të mirës

Cili është kuptimi i së qeshurës? Një e qeshur mund të na nxjerri nga një situatë e pakëndshme. E qeshura shërben si korrigjuese. Është një nga institucionet që ka evoluar në mënyrë që të bëjë të mundur për njerëzit jetën në shoqëri dhe shoqërinë që të punojë mirë. Ka shumë lloje tiparesh e sjelljesh antisociale, dhe ne vetëm qeshim me disa prej tyre. Ne qeshim me njerëzit, kur sillen në një mënyrë që të jep përshtypjen e një mekanizmi të thjeshtë. Zakonisht, ne presim që njerëzit të vëzhgojnë çfarë po ndodh rreth tyre dhe ta përshtasin sjelljen e tyre sipas saj. Kur dikujt i mungon aftësia për t’iu përshtatur kësaj, ne qeshim me të. Mënyra sesi e qeshura funksionon si korrigjuese është e dukshme: "Funksioni i saj është të trembë me anë të poshtërimit."

Çfarë është ndjenja e humorit dhe ku ndryshon nga e qeshura? Është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurin dhe zbavitjen e njerëzve të tjerë nëpërmjet sendeve ose rrethanave. Humori mund të përkufizohet edhe si gjetja dhe shprehja e qesharakes në një rrethanë apo send. Humori përfshin një formë zbavitjeje apo komunikimi njerëzor, i cili shkakton ndjenja kënaqësie, ose i bën njerëzit të qeshin ose të ndjehen të lumtur. Humori në një farë mënyre është shkaktar i së qeshurës. Pa humor nuk mund të kesh një të qeshur të gjatë. Një skenë humori të shkakton ndjesi emocionale të lumtur edhe kur mund të jesh shumë i mërzitur. Ndjenja e humorit nuk është e njëjtë tek të gjithë njerëzit. Disa prej tyre e kanë të lindur këtë ndjesi dhe kanë shumë sens humori në bisedat e tyre. Edhe ata që janë humoristë të vërtetë që luajnë në skenë nuk e kanë të mësuar këtë sens, por të lindur. Pra, humori është i lindur.


DosjaeJavësFP Humori dhe e qeshura forcon sistemin tonë imunitar, rrit energjitë pozitive, zvogëlon dhimbjen dhe ju mbron nga efektet e dëmshme të stresit

për gjithçka” Njerëzit me një sens humori të mirë janë më të lumtur dhe i përballojnë vështirësitë e jetës më me optimizëm. Çfarë duhet të bëjmë kur na mungon sensi i humorit apo e qeshura? Qëllimi është analiza e gjërave që na bëjnë të qeshim në mënyrë që të gjejmë se përse ato na bëjnë për të qeshur. E qeshura është krejtësisht intelektuale. Aftësia për të qeshur duket se kërkon një qasje të veçantë, një distancë emocionale kundrejt objektit të së qeshurës. E qeshura ka një funksion social shumë të rëndësishëm. Shoqëria, një lloj makine në vetvete, ka mënyra të organizimit të njerëzve në kategori, dhe që një person të jetë anëtar i një kategorie, do të thotë se ai merr tiparet e shoqërisë ku jeton. Sipas një këndvështrimi etik, e qeshura vështirë se është e pafajshme. Kriteret që ajo përdor, viktimat e saj, nuk janë kritere morale. E qeshura është thjesht rezultati i një mekanizmi të krijuar brenda nesh prej natyrës ose, çka është pothuajse e njëjta gjë, nëpërmjet çlirimit tonë të gjatë me jetën tonë sociale. Largohet në mënyrë rastësore dhe kthehet në të njëjtën mënyrë. Nuk ka kohë për të parë se ku godet. Dhe nganjëherë goditjet që jep, shkaktojnë dhimbje.

SIGURIM

Kur qeshin fëmijët për herë të parë? E qeshura tek fëmijët shpreh një gjendje emocionale. Kjo tregon se fëmija është mirë. Dihet se fëmijët e vegjël kanë dhimbje të shpeshta që nuk mund t’i shprehin dot me fjalë. Kur qajnë e kupton se fëmija është sëmurë dhe kur qesh kupton se është mirë. Njerëzit në gjithë botën qeshin me zë pas muajit të katërt të lindjes, pa ja mësuar njeri të qeshurën. Por, ata nuk qeshin njësoj në çdo moshë. Kur

Shendeti – T Kufitare – Karto

Një nënë duhet të kujdeset shumë që fëmija e tij të qeshë. Nëse një fëmijë qesh, do të thotë se është mirë me botën që e rrethon. Por një nënë duhet ta stimulojë të qeshurën tek fëmija nëpërmjet gjesteve të ndryshme apo nëpërmjet lojërave

MARKETING – R PERKTHIME NE

Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Ticket Rezervation: +355672072002 janë të rritur njerëzit qeshin më pak, pothuajse 20 herë në ditë dhe kur janë fëmijë të vegjël gati 300 herë në ditë. Tel : +355 422 4755 Por e qeshura e fëmijëve është e qeshur krejt tjetër, nga e qeshura që bëjnë njerëzit kur kënaqen me njëri tjetrin. Me të qeshurën e tij fëmija i vogël do të thotë: ‘Unë jam i mirë, jam i dashur, ji dhe ti i dashur me mua’. E qeshura e një fëmije është një gjest qetësues. Ky gjest jepet nga natyra.

Shërben humori i mirë si një ilaç për tu shëruar? Përveç efektit dominues të gëzimit dhe dëfrimit, e qeshura shkakton gjithashtu dhe ndryshime të shëndetit Çfarë efektesh ka një e qeshur tek fëmijët? fizik në trup. Humori dhe e qeshura forcon sistemin tonë E qeshura e shpeshtë lehtëson integrimin në grup. imunitar, rrit energjitë pozitive, zvogëlon dhimbjen dhe Fëmijët e vegjël qeshin edhe kur luajnë. Fëmijët që nuk ju mbron nga efektet e dëmshme të stresit. E qeshura shkojnë në shkollë qeshin shumë kur luajnë me njeriështë një lloj ilaçi i lirë dhe i padëmshëm për tu përtjetrin. Me këtë ata duan të thonë se janë shokë, se e dorur. E qeshura gjithashtu ndihmon në mbylljen e konduan njëri-tjetrin. Këtë mënyrë të sjelluri njerëzit e kanë flikteve midis njerëzve. Asgjë nuk mund të ndihmojë më fituar prej miliona vjetësh. mirë se një shaka e mirë dhe e shpejtë. Në disa raste kjo e qeshur të nxjerr nga situata të pakëndshme apo kur A duhet t’i mësohet një fëmije një e qeshur? duam t’ju shmangemi diçkaje. Pra, aftësia për të qeshur Një nënë duhet të kujdeset shumë që fëmija e tij të ndihmon për të kapërcyer probleme, rrit marrëdhënien qeshë. Nëse një fëmijë qesh, do të thotë se është mirë midis njerëzve dhe mbështetjen e tyre në shëndetin me botën që e rrethon. Por një nënë duhet ta stimulojë fizik dhe emocional. E qeshura ju bën të ndiheni mirë. të qeshurën tek fëmija nëpërmjet gjesteve të ndryshme Kjo ndjenjë e mirë që ju merrni kur qeshni ju shoqëron apo nëpërmjet lojërave. Fëmijët, edhe pse mund të jenë për një kohë të mirë. Humori ju ndihmon të mbani një disa muajsh, duhet të luajnë me motrat apo vëllezërit opinion pozitiv dhe optimist përmes situatave të vështimë të mëdhenj. Atmosfera familjare në të cilën fëmija ra si zhgënjimet dhe humbjet. E qeshura ju jep kurajo rritet ka shumë rëndësi në sjelljen e tij në të ardhmen. Frasheri ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) dhe forcë për të gjetur burime të reja të kuptimit dheRr. Sami Nëse fëmija rritet 1me buzëqeshje dhe dashuri, do të shpresës. Edhe në situatën më të vështirë, thjesht një ketë një gjendje emocionale shumë të mirë kur të rritet. Ticket Rezervation: +355672072002 buzëqeshje mund të shkaktojë një rrugë të gjatë drejt të Me kalimin e viteve dhe me rritjen e fëmijës, ata kuptoTel : +355 422 4755 mirës. Edhe një marrëdhënie në çift sa më e gjallë dhe jnë shpesh se prindërit po fillojnë të braktisin modelin e e qeshur të jetë aq më e gjallë është. Kjo lidhje vepron sjelljes së gjallë që u kishin transmetuar në fillim të jetës si një tampon të fortë kundër stresit, mosmarrëveshjeve së tyre. Edhe për shkak të situatave që e bën një fëmijë dhe stresit. të qesh shpesh shihen me indiferentizëm.

Email: info@status-worldtrav harvi.lico@status-wor status.travel.business@

Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Ticket Rezervation: +355672072002 Tel : +355 422 4755

SIGURIME

Shendeti – TPL Kufitare – Karton Jeshil

MARKETING – REKLAMA PERKTHIME NE 7 GJUHE Email: info@status-worldtravel.com harvi.lico@status-worldtravel.com status.travel.business@hotmail.com Rr. Sami Frashëri  (Mbrapa dyqanit me abazhura "Kubi") Ticket reservation: +     Tel: +     Email:

info@status-al.com rezervation@status-al.com 30/04 - 6/05/11

F.P. 15


Funny 16-17

www.freepress.al

Barsoletat më të bukura Këtë numër, rubrika “Funny” zhvendoset për të qenë më pranë dosjes së javës, që i kushtohet të qeshurës. Një pyetje që mund ta kenë bërë shumë njerëz është se cila është barsoleta më e bukur në mbarë botën. Për këtë arsye, Universiteti i Hertfordshire në Angli ka realizuar një kërkim. Ata hapën një faqe në internet dhe u kërkuan njerëzve që të hidhnin barsoleta dhe më pas të votonin për to. Qëllimi ishte që barsoleta fituese të kuptohej sa më mirë mes kulturave, shoqërive dhe vendeve të ndryshme. Më shumë se 40 mijë barsoleta u hodhën në faqe dhe pati mbi 1.5 milion votime. Lexoni më poshtë barsoletat fituese dhe disa përfundime të këtij studimi interesant.

Barsoleta më e mirë në botë Vendi i parë Dy shokë nga Nju Xhersi po gjuanin në pyll kur njëri prej tyre bie përtokë. Ai dukej se nuk po merrte frymë dhe bebet e syrit iu zhdukën. Djali tjetër nxjerr telefonin dhe merr shërbimin e emergjencës. I alarmuar, i thotë operatorit: “Shoku im ka vdekur! Çfarë duhet të bëj!” Operatori, me një zë të qetë, i thotë: “Merre me qetësi. Mund të të ndihmoj. Fillimisht të sigurohemi që ka vdekur.” Heshtje, më pas dëgjohet një e shtënë. Zëri i djalit dëgjohet sërish në linjë: “OK, po tani çfarë?”

Vendi i dytë Sherlok Holms dhe Dr. Uatson shkojnë së bashku për kamping. Pasi hanë një darkë të mirë dhe pinë një shishe verë, shtrihen për të fjetur. Pak orë më vonë, Holms zgjohet dhe tund shokun e tij. “Uatson, shiko pak në qiell e më thuaj çfarë sheh.”

16 F.P. 30/04 - 6/05/11

“Shikoj miliona e miliona yje,” përgjigjet Uatson. “Dhe në çfarë përfundimi arrin?” Uatson mendohet një minutë: “Po ja, nga pikëpamja astronomike, kjo më tregon se ka miliona galaksi e potencialisht miliarda planete. Nga pikëpamja astrologjie, vë re që Saturni ka hyrë në shenjën e Luanit. Nga pikëpamja orologjike, mund të them se ora është rreth tre e një çerek. Nga pikëpamja meteorologjike them se do kemi një ditë shumë të bukur nesër. Nga pikëpamja teologjike, shoh që Zoti është kaq i fuqishëm dhe ne jemi grimca të vogla e të papërfillshme të universit. Po ty, çfarë të tregon qielli Holms?” Holmes hesht për një moment. “Uatson mor idiot, dikush na ka vjedhur tendën”.

* * * Barsoleta më e mirë në SHBA Një burrë dhe shoku i tij po luanin golf në kursin lokal. Një prej djemve është gati për të gjuajtur, kur sheh një karvan makinash të një funerali. Procesioni po vijonte në rrugën ngjitur me

kursin. Ai ndalon, heq kapelen, mbyll sytë dhe nis të lutet. Shoku i tij i thotë: “Uau, kjo është gjëja më prekëse që kam parë. Ti je një zotëri i vërtetë.” Burri përgjigjet: “Eh, po, kemi qenë 35 vjet të martuar.”

Barsoleta më e mirë në Kanada Kur NASA nisi të dërgonte astronautë në hapësirë, menjëherë zbuluan se stilolapsat nuk punon në gravitetin zero. Për të luftuar këtë problem, shkencëtarët e NASA-s harxhuan një dekadë dhe 12 miliard dollarë për të shpikur një stilolaps që shkruan në gravitet zero, nga poshtë lart, nën ujë dhe thuajse mbi çdo sipërfaqe e temperaturë. Ruset përdorën një stilograf.

Barsoleta më e mirë në Australi Një grua shkon për t’u vizituar tek doktori, shumë e shqetësuar. E tronditur, i drejtohet atij: “Doktor, më shih pak. Kur u zgjova në mëngjes pashë veten në pasqyrë dhe flokët i kisha të shpupurisura dhe të ashpra. Lëkurën e kisha gjithë pulla, sytë i kisha krejt rrudha. Çfarë kam

doktor?” Doktori e sheh atë për pak minuta e më pas i thotë me qetësi: “Epo, mund të të them që nuk ke asnjë problem me shikimin.”

Barsoleta më e mirë në Gjermani Një gjeneral vuri re se ushtari i tij po sillej në mënyrë shumë të çuditshme. Ai kapte çdo letër që i dilte përpara, ngrysej në fytyrë dhe thoshte: “Jo, nuk është kjo”. Kjo vazhdoi për ca kohë, derisa gjenerali vendosi të bënte një test psikologjik për ushtarin. Psikologu arriti në përfundimin se ushtari ishte çmendur. Mori një letër dhe shkroi se ai duhej të lirohej nga ushtria. Ushtari kapi letrën, buzëqeshi e tha: “Ja, kjo është”.

Barsoleta më e mirë në Britani Një grua hipi në autobus me beben e saj. Shoferi i tha: “Uh, ky është bebi më i shëmtuar që kam parë ndonjëherë.” Gruaja shkoi në pjesën e pasme të autobusit dhe u ul duke turfulluar. “Shoferi më ofendoi rëndë,” i tha një burri që kishte ngjitur. Burri iu përgjigj: “Shko atje e bëji namin atij, këtë majmunin po ta mbaj unë.”


FunnyFP Në SHBA dhe Kanada preferohen kryesisht ato barsoleta ku shfaqet një lloj superioriteti, ku tjetri duket më budalla ose vihet në pozitë qesharake

në të gjithë botën Ku humbe!? Je me vonesë!

Ç'thua!? sot nuk eshtë 1 prilli

Po haja drekë me të dashurën tënde

hëmmm... edhe ma mori mëndja që po bëja diçka të gabuar

tataA...! 1 prilli... po bëja seks me të!

do ta provoj përsëri vitin tjetër

Një teori pse qeshim me barsoletat është ajo e mospërputhjes. Ne qeshim për barsoleta ku gjërat bëhen të papritura, surprizë. Ne qeshim pasi barsoletat janë jashtë parashikimeve tona

Disa përfundime interesante nga studimi për të qeshurën Në Britani, Australi dhe në Zelandën e Re, preferohen kryesisht barsoleta ku bëhen lojëra fjalësh. Në SHBA dhe Kanada preferohen kryesisht ato barsoleta ku shfaqet një lloj superioriteti, ku tjetri duket më budalla ose vihet në pozitë qesharake. Në Europë, sidomos në Francë, Belgjikë e Danimarkë, preferohen barsoleta surreale. Në pjesën tjetër preferohen barsoleta për çështje që na bëjnë të ndjehemi në ankth si vdekja, sëmundjet apo martesa. Kurse në Gjermani, për çudi, nuk shfaqin ndonjë preferencë. Njerëzit mendojnë se barsoletat janë më gallatë në orën 6.03 të pasdites dhe më pak në orën 1.30 të mëngjesit. Po ashtu, barsoletat u duken më për të qeshur nëse ua thua në mes të muajit, jo në

fillim apo në fund të tij. Shumë barsoleta janë cilësuar frojdiste. Zigmund Frojd ishte një mendimtar i madh i shekullit të kaluar. Ideja e tij është që ne kemi mendime agresive dhe seksuale, por shoqëria nuk lejon t’i shprehim hapur ato. Si rezultat, ne i ndrydhim thellë ato. Humori, sipas Frojdit, është një mënyrë e njeriut për të lëshuar këto mendime të ndrydhura. Humori është në këtë mënyrë një qetësim. Prandaj shumë barsoleta janë për vdekjen, seksin, martesën, figurat zyrtare etj. Shumë njerëz qeshin kur tregohen barsoleta për shkak të asaj që quhet teoria e superioritetit. Kështu, përse qeshim kur dikush rrëshqet mbi një lëkurë banane, ose kur i bien dikujt me shpullë? Sepse kjo na bën të ndihemi superiorë. Po ashtu ne

qeshim edhe në rastet kur dikush në një barsoletë duket budalla. Një teori pse qeshim me barsoletat është ajo e mospërputhjes. Ne qeshim për barsoleta ku gjërat bëhen të papritura, surprizë. Ne qeshim pasi barsoletat janë jashtë parashikimeve tona. Në çdo barsoletë janë numëruar fjalët e tyre dhe është arritur në përfundimin se barsoletat me 103 fjalë janë më të bukurat. Shumë nga barsoletat kanë referenca tek kafshët. Por, barsoletat që përfshijnë rosat janë ato që pëlqehen më shumë. Mund të jetë për shkak të formës së trupit, sqepit, zhurmës. Pavarësisht implikimit, një gjë është e sigurt, nëse doni të tregoni një barsoletë me kafshë, fusni një rosak brenda.

Një nga pjesët më të rëndësishme të mbrojtjes trupore kundër sëmundjeve është sistemi imunitar. Eksperimentet sugjerojnë se njerëzit që qeshin më shumë dhe që shohin pjesën e humorit tek jeta, kanë një sistem imunitar më të mirë se tjerët. Një e qeshur e mirë rregullon të rrahurat e zemrës, na ndihmon të marrim frymë më thellë dhe trajnon shumë muskuj. Në fakt është sikur po bëni pak palestër. Një shkencëtar ka arritur në përfundimin se një e qeshur e mirë është e barabartë me 15 minuta ushtrim me biçikletë. Shkencëtarët kanë zbuluar se 35 përqind e njerëzve janë gudulisur javën që shkoi, 86 përqind vitin që shkoi, 40 përqind e njerëzve kanë gudulisur dikë javën që shkoi dhe 84 përqind vitin që shkoi. 30/04 - 6/05/11 F.P. 17


Bota 18-19

www.freepress.al

Dosja Guantanamo Wikileaks publikon dokumente që kanë lidhje me kampin e të burgosurve Guantanamo Bay. Çfarë shkruhet në këto dokumente dhe disa fakte interesante për këtë kamp amerikan, të vendosur në Kubë

Rreth 220 të burgosur vlerësohen si terroristë të rrezikshëm ndërkombëtarë- por të paktën 150 rezultuan të pafajshëm. Anëtarët e lartë të Al Kaedas pretendonin se terroristët kanë bombë bërthamore në Europë, të cilën do e shpërthejnë në rast se kapet Bin Laden. Hetuesit druhen se grupet terroriste kanë uranium. Terroristët janë përpjekur për të rekrutuar staf në aeroportin Heathrow të Londrës për të shkaktuar kaos në aeroportin më të ngarkuar në botë. Shënjestrat e terrorit në SHBA përzgjidhen fillimisht për shkak të impaktit ekonomik- e më pas përzgjidhën ato shënjestra që mund të dobësojnë njerëzit politikisht

M

ë shumë se 200 të burgosur si terroristë të rrezikshëm ndërkombëtarë janë mbajtur kampin e shumëpërfolur të Guantanamo-s, por rreth 150 prej tyre ishin të pafajshëm. Kështu thuhet në dokumentet e bërë publike nga WikiLeaks. Disa nga komandantët më të lartë të Al Kaedas kanë qenë mes atyre personave që janë dërguar në qendrën e dënimit në Kubë. Ata u kanë thënë hetuesve se terroristët e Al Kaedës do sjellin ‘ferrin bërthamor’ në Evropë nëse kapet ose vritet Bin Laden- ata gjithashtu kanë pranuar se kishin plane për të sulmuar Britaninë. Por dokumentet tregojnë se mes atyre personave që janë kapur si të dyshuar për aktivitete terroriste kishte edhe fermerë, shoferë e punonjës bamirësie. Madje disa nga personat e pafajshëm ishin arrestuar thjesht pasi mbanin në dorë një model ore Casio të viteve ’80, e cila ishte përdorur në disa raste si detonator bombash nga terroristët. Mijëra faqe dokumente mjaft sensitive janë publikuar nga të përditshmet Washington Post dhe Daily Telegraph, dhe i përkasin

18 F.P. 30/04 - 6/05/11

Dokumentet konfirmojnë se amerikanët kanë kapur më shumë se 100 terroristë të Al Kaedës, më i rëndësishmi prej tyre, Kalid Sheik Muhamed, komandanti operacional i Al Kaedës, i akuzuar si njeriu që ka planifikuar sulmet e 11 Shtatorit një dekade me intervista, në të cilat terroristët kanë pranuar se kishin plane për të kryer akte terroriste në Amerikë, por edhe në vende të tjera. Dosja top- secret që përmban detaje nga marrja në pyetje e më shumë se 700 të dyshuarve për terrorizëm në kampin e burgimit Guantanamo Bay, është siguruar nga faqja e internetit WikiLeaks. Dokumentet përmbajnë informacion të plotë për arrestimin e secilit nga 780 personat që kanë kaluar në këtë qendër burgimi, së bashku me të dhëna për gjendjen e tyre mjekësore dhe informacione që kanë ofruar ata gjatë marrjes në pyetje. Rreth 220 persona të mbajtur aty vlerësohet se kanë qenë terroristë të rrezikshëm ndërkombëtarë, ndërsa rreth 380 prej tyre mendohet

se janë ushtarë të nivelit të ulët. Por të paktën 150 persona, përfshi pakistanezë e afganë të pafajshëm, janë mbajtur në kampin ushtarak, por më vonë janë liruar për shkak të mungesës së provave. Kampi, të cilin presidenti Obama është zotuar se do e mbyllë, por ka dështuar për të bërë nj gjë të tillë- ka qenë në qendër të debateve për shkak të torturave të ndryshme, përfshi atë me ujë, ku stimulohet mbytja, apo torturat ku të burgosurit lihen pa gjumë. Dokumentet konfirmojnë se amerikanët kanë kapur më shumë se 100 terroristë të Al Kaedës, më i rëndësishmi prej tyre, Kalid Sheik Muhamed, komandanti operacional i Al Kaedës, i akuzuar si njeriu që ka planifikuar sulmet e 11 Shtatorit.


BotaFP

11 Janar 2011 Protestues duke marshuar nga Shtëpia e Bardhë drejt Ministrisë së Drejtësisë në 9-vjetorin e hapjes së Guantanamos

Bush miratoi një plan që lejonte përdorimin e teknikave të ndryshme të torturës si ajo e mbytjes me ujë- privimit nga gjumi dhe provokimit të stresit

Dosja e tij tregon se ai kishte bërë në plan të realizonte sulme në Azi, Afrikë, Amerikë dhe Britani. Në dosje thuhet: “I burgosuri kishte plane të shumta për operacione që synonin të godisnin SHBA-në, aleatët e saj dhe interesat e saj në mbarë botën. Planet e tij ishin që të bënte qytetarët amerikanë të vuanin, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike, çka do rriste presionin mbi qeverinë amerikane për të ndryshuar politikat e saj. Prioritetet e sulmeve të tij do të ishin ato që vlerësonin se dëmi ekonomik do të ishte më i madh, më pas vijnë sulmet ku mendohej se njerëzit do dëmtoheshin politikisht.” Dokumentet thonë gjithashtu se një komandant i lartë i terroristëve pretendon se një bombë bërthamore është e fshehur në Europë dhe do të shpërthejë në rast se Bin Laden kapet ose vritet. Sheik Muhamed po ashtu u tha hetuesve që e morën në pyetje se grupi ekstremist do të ‘lëshonte ferrin bërthamor në tokë’. Ata druhen se grupi terrorist ka tashmë në dorë uranium. Rrëmbyesi i 20-të i 11 Shtatorit gjithashtu u ka thënë hetuesve se Al Kaeda po rekruton njerëz në stafin e aeroportit Heathrow që të ndihmojnë për të sulmuar aeroportin më të ngarkuar në botë. Gjithashtu është bërë publik edhe një plan për të futur cianid në sistemin e ajrit të kondicionuar në godinat publike në mbarë Amerikën.

Guantanamo Bay është hapur nga qeveria amerikane në janar të vitit 2002 dhe rreth 180 persona mbahen akoma aty. Rreth 600 janë liruar, ose mbahen në paraburgim pa ndonjë akuzë. Ky kamp ka qenë subjekt i përplasjeve ndërkombëtare pasi administrata e ish- presidentit Bush miratoi një plan që lejonte përdorimin e teknikave të ndryshme të torturës si ajo e mbytjes me ujë- privimit nga gjumi dhe provokimit të stresit. Në vitin 2009, disa memo për torturat zbuluan se mbytja me ujë ishte aplikuar 266 herë në dy të dyshuar kryesorë të Al Kaedas. Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se hetuesit e CIA-s e kishin përdorur këtë teknikë 183 herë mbi Kalid Sheik Muhamed dhe 83 herë tek një i burgosur tjetër i Al Kaedës, Abu Zubaidah. Më herët këtë muaj u zbulua se personi që planifikoi 11 Shtatorin, Kalid Sheik Muhamed dhe katër bashkëpunëtorët e tij, do të gjykohen në Guantanamo Bay në vend të një gjykate civile amerikane. Vendimi i administratës Obama është një shmangie e plotë nga planet e mëparshme që parashikonin që të pestë këta të dilnin përpara një gjykate civile federale në Nju Jork, pak blloqe larg vendit ku më parë ngriheshin Kullat Binjake. Vendimi krijoi një opozitë të fortë politike nga republikanët, por edhe nga demokratët, veçanërisht në Nju Jork, por edhe nga të afërmit e 2.976 personave që humbën jetën në sulmet terroriste të 11 Shtatorit. Vetëm muajin e shkuar, Presidenti Obama hoqi ndalimin që u kishte vendosur dy vjet më parë gjyqeve ushtarake.

Çfarë është Guantanamo?

K

ampi i të burgosurve Guantanamo Bay është i vendosur në bazën detare Guantanamo Bay të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ishullin e Kubës. Kampi u ngrit në vitin 2002 nga administrata Bush për të mbajtur të arrestuarit në Afganistan dhe Irak. Baza detare me të njëjtin emër është e vendosur në një hapësirë prej 120 kilometra katrorë në tokë e ujë në Gjirin Guantanamo në Kubë. Ajo njihet edhe me emrin Gitmo ose GTMO. Shtetet e Bashkuara e kanë marrë këtë tokë me qera si një stacion furnizimi pas traktatit me Kubën në vitin 1903. Është baza më e vjetër detare e SHBA jashtë vendit dhe njëkohësisht e vetmja me një vend, me të cilin nuk ka marrëdhënie diplomatike. Qeveria e Kubës e kundërshton prezencën e bazës, duke pretenduar se kontrata e qerasë është e pavlefshme sipas ligjit ndërkombëtar. SHBA thotë se kontrata është e ligjshme. Ajo që ndan SHBA-në nga Kuba është një e ashtuquajtur “Perde kaktusi”. Trupat kubaneze janë të vendosura përtej kësaj perde, kurse toka e ashtuquajtur “no man’s land”, është e minuar. Kjo ka qenë deri vonë fusha e dytë më e minuar në botë dhe më e madhja në hemisferën perëndimore. Presidenti Klinton urdhëroi heqjen e tyre dhe ato janë zëvendësuar me sensorë zhurmash. Qeveria kubaneze nuk i ka hequr. Në vitin 1986, aty u hap i pari dhe i vetmi restorant Mc’Donalds në Kubë. Sigurisht kubanët nuk kanë mundësi të blejnë aty. Guantanamo ka edhe një shkollë fillore dhe gjimnaz.

30/04 - 6/05/11 F.P. 19


Shëndeti 20-25

Nga Jonida Late www.freepress.al

Si mund të mbrohemi nga ataku në zemër Sëmundjet e zemrës shkaktojnë me shumë vdekshmëri në vendin tonë. Zemra është organi me i rëndësishëm i trupit të njeriut, i cili preket nga shumë sëmundje. Një ndër to janë edhe ataket në zemer apo sic njiihen ndryshe ne gjuhën e përditëshmë goditje në zemër. Për problemet që kanë të bëjnë me atakun në zemër, ne kemi pyetur kardiologun Valter Manushi, kardiolog në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3.

Çfarë janë ataket në zemër? Me atak në zemër ne kuptojmë një krizë dhimbjesh, që në gjuhën shkencore quhet ankia pektoris e kraharorit, dhimbja e kraharorit, e cila vjen nga prishja e furnizimit të muskulit të zemrës me gjak dhe nuk shkon sasia e duhur e oksigjenit. Pra, ndodh një disbalancim dhe kjo menjëherë manifestohet me atë krizën e dhimbjes që shfaq zemra. Nga shkaktohen këto atake? Ataket që pëson zemra nuk është se zbulohen në atë momentin që shfaqen. Ajo është e zhvilluar në heshtje në organizmin e njeriut si pasojë e zhvillimit të atelosklerozës dhe ngushtimit të enëve të gjakut, koronareve, të cilat furnizojnë muskulin e zemrës. Në një moment të caktuar, kur ai person vrapon 200-300 metra ose bën një sforcim, ose fillon e ushtron ndonjë lloj sporti, pa qenë i kontrolluar, atëherë kjo zemër që në kushte qetësie e përballonte këtë ngushtim të enëve të gjakut me atë sasi oksigjeni që furnizohej, në sforcime ndikon më shumë, enët e gjakut nuk përballojnë dot dhe kështu që nga kjo mos përputhje shfaqet kriza anginoze ose ataku në zemër. Cilat janë format e atakut? Format e atakut janë të ndryshme, që nga stadi i parë që është kriza e dhimbjes, por që me qëndrimin, ndalimin, me shlodhjen e personit që e ka këtë dhimbje, kriza për disa minuta fillon edhe qetësohet. Kjo është thjesht një krizë anginoze, por që nuk shkakton dëm në muskulin e zemrës. Formë e rëndë është ajo që quhet para- infarkti ose ishemia e muskulit të zemrës. Një zonë e muskulit të zemrës që furnizohet nga kjo enë gjaku është ngushtuar, pasi çdo enë gjaku ka një zonë që furnizon. Te pjesa që nuk furnizohet me gjak ndodh një ishemi, pra një mos-furnizim, një mos-vajtje e oksigjenit dhe çrregullim i metabolizmit të qelizës. Kjo gjë manifestohet menjëherë më dhimbje, por nëse kjo krizë ndalon brenda 20 minutash ose 30

20 F.P. 30/04 - 6/05/11


ShëndetiFP Shenja e atakut të zemrës që njeriun duhet ta paralajmërojnë që ai të marrë masa kryesisht, është dhimbja. Një dhimbje e fortë dhe shtrënguese, e cila në mënyrën e saj klasike vendoset në mes të kraharorit, e cila është një dhimbje e pa provuar, e pangjashme me dhimbjet e tjera

minutash, nuk përbën problem. Nëse kriza kalon 30 minuta, pastaj kemi një formë më të rëndë të atakut, që është infarkti i miokardit. Ishemia, nëse personi pushon pak dhe përdor ndonjë medikament që zgjeron koronaret, mund të pushojë dhimbja dhe këto ndryshime janë të rikthyeshme. Kurse në infarkt kur dhimbja zgjat mbi 30 minuta, 1 orë dhe nëse konstatohet infarkt, ato janë ndryshime të parikthyeshme dhe ato qeliza janë të dëmtuara përgjithmonë. Këto janë format e asaj që quhet goditje në zemër. Kemi edhe formën më të rëndë, që njeriu pa provuar të gjitha këto gjëra t’i ndodhë ajo që quhet vdekja e papritur. Cilat janë shenjat e atakut? Shenja e atakut të zemrës që njeriun duhet ta paralajmërojnë që ai të marrë masa kryesisht, është dhimbja. Një dhimbje e fortë dhe shtrënguese, e cila në mënyrën e saj klasike vendoset në mes të kraharorit, e cila është një dhimbje e pa provuar, e pangjashme me dhimbjet e tjera. Kjo është dhimbje klasike, por mund të këtë edhe dhimbje të tjera, të cilat manifestohen ose bashkë me dhimbjen klasike, ose veç, si p.sh dhimbje në krah, edhe në të djathtin, por më shpesh në të majtin. Dhimbje që kapin krahu, me shtrëngime, me mpirje, që prekin kryesisht gishtin e vogël të dorës dhe gishtin e unazës. Ka dhimbje pastaj që vendosen në shpatull, në qafë, nofull, në pjesën e stomakut, në pjesën e barkut, pra ka forma të ndryshme të shenjave të dhimbjes që mund të shfaqen bashkë me dhimbjen kryesore ose veç. Dëgjojmë shpesh presona që thonë kam dhimbje në kraharor, është ky një paralajmërim për një problem me zemrën? Dhimbjet e zemrës duhet të lidhen edhe me moshën e personit, kur personi ka kaluar 40-45 vjeç, dhe ka dhimbje që i përmenda më sipër, të cilat e shqetësojnë dhe që shfaqen kur ai ecën, ose duke vrapuar, ose në dimër kur dalin nga ambienti i ngrohtë në të ftohët pasi enët e gjakut ngushtohen nga të ftohtit, nga stresi, ngritja e tensionit të gjakut, të gjitha këto mund të shfaqin dhimbje. Një rrahje e zemrës me shumë se zakonisht mund të shfaqë dhimbje. Prandaj edhe provat me biçikleta bëhen te këta njerëz për të provokuar në një farë mënyrë punën e zemrës, për të bërë pastaj ekzaminimin e duhur, për të saktësuar që është një dhimbje e zemrës apo është diçka tjetër. Pasi dhimbja e gjoksit mund të këtë 80 arsye, por vetëm një është e zemrës. Moshat që preken më shumë nga ataku? Mosha më e prekur në meshkuj është pas 45 vjeç, por tani kanë filluar që nga mosha 40 vjeç. Cila është arsyeja që kanë filluar të preken edhe moshat 40 vjeç? Arsyeja është shtimi i konsumit të duhanit, i alkoolit, ecja me makina, jo në këmbë, përdorimi i ushqimeve të yndyrshme. Të gjitha këto e kanë avancuar moshën e personave të prekur nga sëmundjet e zemrës. Këtë e shohim edhe në komision, te personat që kërkojnë KEMP. Ndërsa për femrat fillon pak më vonë, pas moshës 50 vjeç, kjo lidhet me fillimin edhe të menopuzës te femrat në këtë moshë. Menopauza i favorizon gratë për të pasur probleme me zemrën, me tensionin, përderisa kohë ato janë në rregull me ciklin menstrual, ai ushtron një ndikim mbrojtës. Gjithashtu te femrat edhe përdorimi i kontraceptivëve sjell probleme me zemrën. Janë hasur raste kur femrat kanë pasur problem eme zemrën nga kontraceptivët. Një tjetër shkak që mosha e personave që kanë probleme me zemrën ka avancuar është edhe jeta me pak lëvizje dhe aktivitet fizike, pasi lëvizin më shumë

Një shkak që mosha e personave që kanë probleme me zemrën ka avancuar është edhe jeta me pak lëvizje dhe aktivitet fizike, pasi lëvizin më shumë me makina, kjo gjë ndikon negativisht për zemrën. Pasi njeriu duhet të ecë 5 deri në 6 kilometra në ditë, të bëjë ushtrime, por edhe në pamundësi për bërje e ushtrimeve, të pakën një ecje duhet ta bëjë

me makina, kjo gjë ndikon negativisht për zemrën. Pasi njeriu duhet të ecë 5 deri në 6 kilometra në ditë, të bëjë ushtrime, por edhe në pamundësi për bërje e ushtrimeve, të pakën një ecje duhet ta bëjë. Mbipesha gjithashtu është një shkak, konsumimi i tepër i alkoolit, i duhanit. Përdorimi i ushqimeve me yndyrna, të cilat rrisin atë që quhet kolesterol, që është i dëmshmen për enët e gjakut në përgjithësi, aq më tepër për koronaret.

të prekur nga problemet me zemrën, këtë nuk e ndryshon dot. Gjithashtu raca është një faktor ose një shkak që nuk e ndryshon dot, p.sh personat me ngjyrë janë më të prekur nga problemet e zemrës. Trashëgimia gjithashtu është një shkak që nuk mund ta ndryshosh dot, nëse të dy prindërit kanë vuajtur nga sëmundjet e zemrës ose edhe njëri, mundësia për të pasur probleme me zemrën ekziston, në këtë rast mund të bësh vetëm një gjë që t’i paraprish sëmundjes.

Përdorimi i viagrës ka efekte negative për zemrën? Po, ka, madje janë raportuar edhe vdekje nga përdorimi i tyre. Kjo pasi ato bëjnë një zgjerim të venave të gjakut në organin mashkullor, kjo mund të bëjë një “vjedhje” të gjakut të zemrës dhe përdorimi i tyre mund të japë atak në zemër.

Si ta parandalojmë atakun? Çdo person ka mjekimin dhe kurimin e vet, por e këshillueshme për format e lehta të atakut është përdorimi i një aspirine kur na prek dhimbja, dhe qëndrimi ulur për pak kohë. Ndërsa për format më të rënda duhen bërë ekzaminimet e nevojshme.

Stresi shkakton atak? Është vënë re që jeta më stres të vazhdueshëm shkakton këto atake. Stresi i zgjatur ka bërë, por jo vetëm, edhe shkaqet e sipërpërmendura, kanë bërë që të ulet mosha e personave që vuajnë nga zemra krahasuar vite më parë.

Cilat janë ushtrimet që të bëjnë mirë për zemrën? Me sport mund të merren të gjithë, edhe ata që janë të shëndoshë, edhe ata që kanë probleme me zemrën. Por, problemi këtu tani është se këta persona nuk mund të bëjnë çdo lloj ushtrimi që duan. Me e rekomandueshme është ecja sportive, natyrisht me disa lëvizje të lehta fizkulturore, kjo për personat normalë. Ndërsa te personat që kanë probleme me zemrën, ose janë shumë të shëndoshë, nuk rekomandohet të vrapojnë. Shpesh te personat e shëndoshë që duan të dobësohen, ata mund të bëjnë vrap, por si fillim duhet të bëjnë kontrolle dhe me vonë të bëjnë vrap sipas rekomandimeve.

Cilat janë shkaqet e rregullueshme te ataket në zemër? Faktorët ose shkaqet e rregullueshme dhe që janë shumë mirë të menaxhueshme nga këtë persona janë ushqimet e yndyrshme, lëvizja, pesha. Ka disa gjëra që kanë të bëjnë me seksin, pasi meshkujt janë më

30/04 - 6/05/11 F.P. 21


ShëndetiFP

Çfarë duhet të dimë për ujin e shëndetshëm Uji është një nga elementët pa të cilin njeriu nuk jeton dot. Por, sa i sigurt është uji që ne pimë, sa duhet të jetë shkalla e fortësisë së tij, sa duhet të jetë sasia e klorit? Për këto probleme na jep përgjigje Dr. Areti Beruka, specialiste pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Inspektoratit Sanitar Shtetëror dhe pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë pranë këtij departamenti.

Si i ndajmë ujërat? Uji sot konsiderohet ushqim dhe si i tillë është i domosdoshëm për njeriun, ashtu si çdo lloj produkti tjetër, qoftë edhe ajri. Uji vetë ka disa komponentë në përbërje, qoftë ky mbitokësor dhe nëntokësor. Ujërat mbitokësorë mblidhen nga mbledhës të ndryshëm. Shembuj konkretë janë liqenet, si liqeni i Bovillës, që përdoret për konsum njerëzor dhe rezervat tokësore, pasi e gjithë toka është me rezerva ujore, të cilat, në bazë të shtresave të tokës, janë në vende të ndryshme. Ajo ka disa shtresa: shtresat ranore, humus, që mund të këtë rezerva ujore të tjera me disa metra kub dhe pastaj fillojnë shtresa te tjera të tokës, që kanë rezerva të tjera ujore. Kjo është vendosja e rezervave ujore në tokë. Cilat janë vetitë e ujit? Që uji të quhet normal, ose në termin mjekësor, i konsumueshëm për njerëzit, duhet të këtë tre parametra kryesorë dhe thelbësorë, që janë: vetitë organoleptike të ujit në normë, vetit fiziko-kimike në normë dhe vetitë mikrobiologjike, ose bakterologjike në normë. Se cilat janë normat, i vlerësoj unë si specialiste dhe çdo person tjetër që është mjek në këtë lloj fushe. E citoj, mjek, sepse ka edhe persona të tjerë që komandohen për të bërë punën e inspektorit, siç mund të jenë kimistët, agronomët, veterinerët etj. Elementët e sipërpërmendur kanë shumë përbërës brenda. Ashtu sikurse gjaku, që një person normal ka eritrocite, leukocite, nutrofile etj, të njëjtat parametra ka edhe uji: ka kalcium, ka fortësinë, hekur, ka nitrate, ka nitrite, ka amoniak, ka mbetje të thatë, ka mbetej organike, ka 600 elementë gjithësej. Një nga elementët fiziko-kimik është edhe fortësia e ujit.

22 F.P. 30/04 - 6/05/11

www.freepress.al


ShëndetiFP Është për të ardhur keq që depozitat në pallatet e reja nuk pastrohen dhe kanë vite që nuk pastrohen. Por, edhe ato depozita individuale që kanë qytetarët, edhe ato nuk pastrohen. Kjo bën që, sado të pastër ta sjellësh ujin, ai rri atje 24-të orë, 48- të orë, nën efektin e diellit

Çfarë janë vetitë organoleptike të ujit dhe cilat janë? Quhen veti organoleptike, sepse dallohen nëpërmjet shqisave. Kjo do të thotë që ngjyra, shija, era, dallohen nëpërmjet syve, hundës dhe gojës, që janë shqisa. Të tre këto parametra, pra ngjyra, shija, duhet të jenë në normë. Norma është pa ngjyrë, pa shije, ose me një shije të ujit, që është karakteristike për ujin pa erë. Deviacioni i ujit nga normaliteti është problem? Në rastet kur ka deviacion dhe këtë e përcakton specialisti i këtyre elementëve, uji jo domosdoshmërisht është i ndotur. Uji vërtet duhet të jetë në normën e caktuar, por nuk ka ngjasë të na sjellë ndonjë efekt të dëmshme shëndetësor, kur ka deviacion nga norma vetëm të elementeve organoleptik, pa u implikuar në elementët fizikokimik dhe mikrobiologjik. Pra, flasim vetëm në rastin e elementeve të parë. Cilat janë elementët fiziko- kimik të ujit? Elementët e vetisë fiziko- kimike, janë elementët kryesorë të ujit. Të gjithë elementët fiziko- kimik, duke filluar nga parametrat kryesore, që janë parapritës të ndotjes, si amoniku, nitritet, janë të rëndësishme. Ndërkohë, fortësia e ujët nuk ka lidhe me ndotjen. Fortësia është një element që ndodhet në mënyrë të natyrshme në rezervat ujore. Në varësi të shtresave të tokës, kjo fortësi varion, duke filluar nga vlera më të ulta, deri në vlerat më të larta. Norma e lejuar e fortësisë së ujit është nga 7 deri në 14 gradë gjermane. Sa më e ulët të jetë kjo shifër, aq më i butë quhet uji, njësoj si p.sh uji i Lezhë, që të dukët sikur kokën e lan me shampo, sepse është ujë shumë i lehtë. Sa më e rritur të jetë kjo shifër, aa më i fortë është uji, sepse ka në përbërje kripëra. Ky element është i pandryshueshëm në rezervën ujore. Uji me fortësi të lartë është i përdorshëm për konsum njerëzor? Këtu duhet bërë një dallim. Ndryshe janë rastet e puseve individuale që behën nga qytetarët, ku uji, siç merret nga burimi natyror del në sipërfaqe dhe është komplet ndryshe uji që trajtohet në impianete, siç është rasti i zonave urbane. Ndryshim është se këto impiante, të paktën impianti i Bovillës, që ka qenë një investim i madh dhe është nga më të mirët në Ballkan, e kthen ujin në në parametra normal. Fortësia e lartë ndalohet kategorikisht në ujërat e trajtuara. Vendi ynë zë vendin e 2-të për nga rezervat ujore, pas Norvegjisë dhe për këtë arsye nuk ka nevojë që shqiptarët të përdorin ujë më fortësi të lartë. Uji më fortësi të lartë lejohet vetëm në vendet që nuk janë të pasura me rezerva ujore. Disa ditë më parë, në një nga gazetat e përditshme shkruhej se në liqenin e Bovillës, banorët aty pranë u japin ujë bagëtive dhe vitin që shkoi është gjetur një gomar i ngordhur. Cilat janë masat që po merren për këtë ? Edhe sikur të ketë kafshë të ngordhura, uji futet në impiant dhe trajtohet dhe kur del nga impianti, del brenda normave të OBSH-së dhe është ujë 100% i sigurt. Problemi nuk qëndron te cilësia e ujët që del nga impianti i Bovillës. Problemi mund të jetë për qytetarin te amortizimi i rrjetit. Duke qenë se ka pjesë të amortizuara të konsiderueshme, nuk ka furnizim normal me ujë. Problem tjetër është orari i kufizuar i ujit, pasi bënë që ai të thith pluhurat dhe në momentin kur vjen uji, i nxjerr në prurjen e parë. Për këtë arsye, është e këshillueshme që uji nga prurja e parë të mos pihet. Në momentin që është orari i ujit, duhet lënë 5 minuta hapur rubineti, që të rrjedhë uji dhe të pastrohet.

Sa zona mbrojtëse duhet të ketë ujëmbledhësi? Ujëmbledhësi, nga ana teorike duhet të ketë tre zona mbrojtjeje. Zona e parë e mbrojtjes, që duhet të jetë e rrethuar dhe sipas rregullores, duhet të jetë e mbrojtur me ushtarë. Në këtë zonë, pra në zonën e parë, lejohen vetëm personat e autorizuar. Zona e dytë duhet të jetë deri në një kilometër distancë dhe është livadh. Dhe këtu nuk lejohet të hyjë askush. Zona e tretë përsëri vazhdon livadh, por mund të lejohet kullotja. Sa duhet të jetë sasia normal e klorit në ujë? Klori në ujë përdoret si dezinfektant. Klori ha të gjitha mikrobet që gjen gjatë rrugës, pra është profilaktik . Dhe, është e detyrueshme të hidhet. Klori, ashtu si edhe elementët e tjera, ka një normë, të cilën nuk lejohet të kalohet. Ai mund të kalohet vetëm me vendime të veçanta të inspektoratit, në raste të veçanta. Sasia e klorit është 0.2-0.5 miligram për litër, por edhe deri në 0.8 është e lejueshme, duke pasur parasysh ato që përmenda pak më sipër, si amortizimi i rrjetit. Në kohën e thatësirës, norma mund të shkojë edhe 1 miligram për litër, për arsye se bie rezerva ujore dhe rreziku për të patur shpërthime epidemik rritet . Duke ditur këtë definicion, ne rrisim sasinë e klorit, në mënyrë që të hajë sa më shumë mikrobe gjatë rrugës. Në raste sëmundjesh, sikurse ka qenë rasti i hepatit para shtatë vitesh, ne rekomanduam për një periudhë të shkurtër kohore, që sasia e klorit të ishte 1.5 në pikën fundor, për një kohë të caktuar. Kur rritet sasia e klorit në ujë, çfarë ndodh? Kur sasi e klorit në ujë rritet apo kthehet në normë, bëhet me vendime të veçanta të inspektorateve specifike. Në rastin kur rritet sasia e klorit në ujë, persona të ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj

të njëjtit ujë. Grupet vurnerabël, që janë fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronik, gratë shtatzën , invalidët, pra, të gjithë ata persona që kanë riskun më të lartë, reflektojnë ndaj këtyre elementëve shumja herë më shpejtë se grupet e tjera. Prandaj, kur je i detyrua të hedhesh këtë sasi klori, patjetëë duhet të dalësh edhe me një njoftim për median, për të paralajmëruar qytetarët që mos ta përdorin këtë ujë për një periudhë të caktuar. Si duhen pastruar depozitat e ujit? Depozitat, me rregullore duhen pastruar njëherë në tre muaj, ose njëherë në gjashtë muaj. Dhe, është për të ardhur keq që depozitat në pallatet e reja nuk pastrohen dhe kanë vite që nuk pastrohen. Por, edhe ato depozita individuale që kanë qytetarët, edhe ato nuk pastrohen. Kjo bën që, sado të pastër ta sjellësh ujin, ai rri atje 24-të orë, 48- të orë, nën efektin e diellit, vendos shtresa dhe këtu zë vend ajo shpreha që “uji del i pastër në burim, por turbullohet gjatë rrugës”. Pra, uji është i mirë, por depozitat që nuk pastrohen e bëjnë atë të ndryshojë. Si funksionon shërbimi i Epidimologjisë? Epidimologjia është deklarimi i sëmundjeve infektive, që do të thotë të gjitha problematikat që vijnë nga uji, si hepatiti, kolera, diarretë, vijnë nëse uji është i ndotur. Çdo ditë, shërbimi i epidimologjisë merr të dhënat e sëmundshmërisë infektive, jo vetëm nga uji, por edhe të tjera. Shërbimi merr të dhënat te spitali infektiv, për të rritur, për fëmijët te pediatria dhe në raste se problemi vjen nga uji , p.sh të sëmurët me dirarre janë një grup personash nga e njëjta zonë dhe kanë të njëjtën sëmundje, sepse këta persona i bashkon vetëm uji, atëherë merren masat.

30/04 - 6/05/11 F.P. 23


ShëndetiFP Kur merren sasi të mëdha lëngjesh, një pjesë e tyre eliminohet nëpërmjet djersës dhe një pjesë nëpërmjet urinimit. Por, ka edhe djersë në kushtet e një patologjie, këto janë disa lloj patologjish që shoqërohen me djersitje të shtuar

Disa këshilla për djersitjen Djersitja është një mekanizëm rregullator i temperaturës dhe eliminimit të sasisë se lëngjeve të tepërta të nga organizmi. Djersitja mund të shkaktohet nga kushte fiziologjike, por edhe nga ato patologjike, pra nga një sëmundje. Disa persona djersijnë edhe pa pasur një shkak patologjik ose pa kryer aktivitetet të shtuar fizik. Djersitja për këta persona është një problem shqetësues, por çfarë duhet të bëjnë këta persona? Nga se shkaktohet djersitja natën, cili është shkaku i djersëve të ftohta, a çon djersitja e tepërt në dehidratim të trupit, çfarë roli ka depilimi në djersitje? Për këto dhe shumë probleme të tjera ne kemi pyetur mjeken patologe Bruna Shiroka, mjeke në ambulancën nr. 3 në kryeqytet.

Çfarë është djersitja? Djersitja si koncept është një nga mekanizmat rregullator të temperaturës dhe të eliminimit të sasisë së lëngjeve të tepërta nga organizmi: një nga mënyrat është djersa, pjesa tjetër eliminohet nëpërmjet urinimit. Kemi djersë në kushte fiziologjike dhe në kushte patologjike. Djersa në kushte fiziologjike është djersitja nga një aktivitet i shtuar fizik. Djersitja në këtë rast ndihmon në uljen e temperaturës së trupit, e cila rritet për shkak të mbingarkesës fizike, ajo, pra djersa, është një mekanizëm kompensator. Kur merren sasi të mëdha lëngjesh, një pjesë e tyre eliminohet nëpërmjet djersës dhe

një pjesë nëpërmjet urinimit. Por, ka edhe djersë në kushtet e një patologjie, këto janë disa lloj patologjish që shoqërohen me djersitje të shtuar dhe disa gjendje fiziologjike siç është menopauza te femrat dhe andropauza te meshkujt, të cilat një nga shenjat më shpeshta kanë djersitjen e tepërt. Përse djersitim më shumë në stinën e verës? Sepse temperaturat janë më të larta. Djersitja bën një ruajtje të temperaturës midis temperaturës së brendshme dhe të jashtme, pra, ruan një ekuilibër midis dy sistemeve brenda dhe jashtë organizmit.

Nëse djersit në një aktivitet fizik të shtuar, kjo gjë mund të quhet normale. Nëse djersit shumë natën në periudhën e menopauzës te gratë, kjo gjë është problematike dhe nuk duhet të neglizhohet 24 F.P. 30/04 - 6/05/11


ShëndetiFP

www.freepress.al

Ju thatë që gratë që janë në periudhën e menopauzës djersitin natë. Po personat e tjerë që djersitin natën, cilat janë shkaqet? Gjithmonë duhen përjashtuar shkaqet e mundshme patologjike që japin djersë. Ka edhe arsye subjektive, por këto nuk janë të shpeshtë. Sikur dikush mund të ketë një shenjë tjetër më të shprehur, dikush ka djersitjen, dikush ka një temperaturë me të ndryshueshme nga një tjetër, këto janë cilësi subjektive të gjithsecilit. Nëse zbulohen, nëqoftëse depistohet për të parë ka apo jo shkaqe, dhe këto shkaqe nuk janë, atëherë këshillohet që personi të konsumojë lëngje në mënyrë që të marrë atë që humbet nëpërmjet djersitjes. Personat që djersitin shumë, dhe kur kjo gjë nuk është shkak i ndonjë sëmundje, çfarë duhet të bëjnë? Këta persona duhet të konsumojnë më shumë lëngje dhe zarzavate që kanë përmbajtje kripërash minerale në mënyrë që të marrin atë që djersa shpenzon.

Ka disa lloje problematikash që mund të hasen djersët e ftohta, por jo gjithmonë. Ato ekzistojnë në momentin e dhimbjeve shumë të forta, në një gjendje shoku që shkaktohet nga dhimbjet e forta, shoqërohet gjithmonë me djersë të ftohta. Dhimbjet te të sëmurët kardiakë, dhimbjet e infarktit të miokardit shoqërohen gjithmonë më djersë të ftohta

Djersitja ë tepër mund të çojë në dehidratim të trupit? Nëse është shumë e shprehur dhe nuk shoqërohet me marrje lëngjesh, mund të çojë në dehidratim të trupit pasi lëkura është një rrugë e fuqishme e eliminimit të lëngjeve nëpërmjet djersitjes, të mendosh sipërfaqen e lëkurës është aq e madhe. Imagjinoni sikur çdo pjesë e saj të djersinte sa “sasi” të kripërave, mineraleve mikroelementeve të trupit dhe të ujit do të eliminohej.

Cilat sëmundje shkaktojnë më tepër djersitje? E para sëmundje akute është temperatura e lartë, që shoqërohet gjithmonë me djersitje, pas marrjes së substancave që e ulin atë. E dyta janë patologjitë e gjëndrës tiroide, të cilat shoqërohen me çrregullime të metabolizmit të kalçiumit kryesisht, dhe me djersitje të shtuar sidomos në hiperviroza. Gjithashtu sëmundjet që stimulojnë rritjen e metabolizmit shoqërohen me djersitje. Bronkopnoumenia, një sëmundje akute, një nga shenjat e saj kryesore është djersitja. Djersitja është paralajmërim i një sëmundje? Djersitja është një simptomë, jo gjithmonë, por mund të jetë. Nëse djersit në një aktivitet fizik të shtuar, kjo gjë mund të quhet normale. Nëse djersit shumë natën në periudhën e menopauzës te gratë, kjo gjë është problematike dhe nuk duhet të neglizhohet, por duhet parë dhe ndjekur pasi bashkë më djersën eliminohen edhe shumë kripra dhe mikroelementë të organizmit që janë të nevojshme për një aktivitet normal, pasi duke u eliminuar më shumë se duhet, krijohet një deficit brenda në organizëm dhe duhet parë që të korrigjohet humbja njëherë dhe më vonë të kurohen shkaqet që kanë çuar në këtë djersitje.

Djersët e ftohta, kur hasen me tepër? Ka disa lloje problematikash që mund të hasen djersët e ftohta, por jo gjithmonë. Ato ekzistojnë në momentin e dhimbjeve shumë të forta, në një gjendje shoku që shkaktohet nga dhimbjet e forta, shoqërohet gjithmonë me djersë të ftohta. Dhimbjet te të sëmurët kardiakë, dhimbjet e infarktit të miokardit shoqërohen gjithmonë më djersë të ftohta. Një ndjenjë dobësie të të sëmurët me diabet, që shoqërohet me një ulje të menjëhershme të glicemisë, me një gjendje hipoglicemie, një nga shenjat shoqëruese të saj ka djersitjen, djersët e ftohta, këtë ankon pacienti në momentin ka ai ka kriza. Përdorimi i antidjersës është i këshillueshëm? Kjo varët nga cilësia e antidjersës që përdoret. Nëse ata janë thjesht neutralizues të pehashit, sepse ndoshta për shkak të pehashit që krijohet nga djersitja aroma nuk është normale dhe kjo mund të jetë bezdi për personin dhe ambienti që e rrethon atë, përdorimi për këta persona duhet të bëhet, por me kufi. Pasi mbi të gjitha është higjiena, pastaj vjen këshillimi për këto të tjerat. Djersitja e duarve nga se shkaktohet? Nga ajo që unë ka parë janë kryesisht moshat e reja që kanë problem të hipertitozave nga një rritje e metabo-

lizmit, e shoqëruar me prodhim të madh nxehtësie, për pasojë çlirohet dhe kompesohet kjo nxehtësi e madhe. Në të tilla raste janë më tepër djersitjet e duarve. Ka edhe persona që nuk kanë problematikë, por që kanë djersitje të shtuar. Depilimi, çfarë roli luan në djersitje? Depilimi nuk është se jep ndonjë hapje të mundësisë apo bllokim të mundësisë për djersitje. Absolutisht depilimi është një proces indiferent ndaj djersitjes, pra ai as nuk e ndihmon as nuk e stimulon djersitjen. Djersitja mund të jetë rezultat i një emocioni? Ndoshta, gjendjet emotive me një stres të shtuar mund të shoqërohen me një djersitje, por nuk është e thënë pasi kjo varet edhe nga personat.

30/04 - 6/05/11 F.P. 25


Lifestyle 26-31

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

100 gjëra që mund të bë 1. Bëj diçka të mirë për dikë tjetër, edhe pse ndoshta nuk do ta bësh këtë gjë. 2. Ha çokollatën më të mirë që të bie në dorë. Në krevat, ose në vaskë. 3. Dëgjo muzikën që të pëlqen më shumë me zë aq të lartë sa të të hyjë në lëkurë. Kërce me pizhame. 4. Krijo një romancë në kokën tënde. 5. Dil vullnetar. 6. Bli një telekomandë universale dhe komando gjithçka nga divani. 7. Telefonoji një miku dhe pyete nëse ka qejf të bëni një party. 8. Hidhe veten në një projekt kreativ, diçka që ju eksiton, por që keni frikë se është shumë e madhe për ju. 9. Bëj sparkatën, ose të paktën përpiqu ta bësh. 10. Këndo. Me zë të lartë. Keq, pa lidhje. Këndo si të duash. Funksionon. 11. Mbuloje trupin me krem dhe fli gjumë. 12. Pi dy litra me pije të gazuara dhe rri zgjuar derisa të dalë dielli. 13. Shkruaj një listë të gjërave që vlerëson pikërisht në atë moment. 14. Kënaqu me një mëkat të vogël e të ëmbël, pavarësisht se çfarë është. 15. Dërgoji një sms një personi interesant që njihni, edhe pse nuk keni shumë muhabet me të, thjesht për t’i thënë ‘ç’kemi’ 16. Porositni ushqim vetëm për të provuar kënaqësinë e faktit që nëse paguani dikë, ai u vjen tek dera. Me ushqim. Të ngrohtë, të mirë. 17. Shikoni fotot e vjetra. 18. Dëgjo muzikë të viteve ’60. Vish diçka qesharake dhe lëviz. 19. Shkruaj në blog-un tënd arsyet pse jeni i mërzitur. Postojeni. Ose mos e postoni. Sido që të jetë, nxirreni nga vetja. 20. Planifikoni një fundjavë pushimi. 21. Shkruani një profil qesharak online që të bjerë në sy të njerëzve. 22. Dilni në një qendër tregtare. Shpenzoni ca gjëra, nuk i thonë kot terapia e pazarit. 23. Vendos një palë mustaqe fallco. 24. Mendo nga një pseudonim për të gjithë miqtë tuaj dhe dërgojua atyre.

26 F.P. 30/04 - 6/05/11

25. Mendo për herën e fundit kur ke bërë një seks vërtet të mirë. 25. Dil e pi një gjë me çadër sipër. 26. Mendo njëherë të shkosh në një muze. 27. Merr një shok, vishuni si turistë dhe dilni e bëni gjëra argëtuese në qytetin tuaj. Bëni shumë foto. 28. Vendosni kristale të vegjël tek diçka që e

përdorni çdo ditë. 29. Blini një palë syze dielli të reja. 30. Mund të bëni pak joga. Dorëzohuni e merrni frymë thellë. 31. Vishni një palë këpucë me taka e bëni një paradë mode në dhomën e gjumit. Mund të merrni një shok për spektator. 32. Shkruaj një listë me gjërat që dëshiron.

Vendose listën në derë që ta shohësh gjatë gjithë kohës. 33. Përdorni ndonjë zhargon dhe pasurojeni fjalorin tuaj me fjalë rruge. 34. Përgatit një kupë të madhe me akullore. Zbukuroje sa më shumë atë dhe vendosi një emër. Bëji foto që ta kesh për kujtim. 35. Merru pak me vetullat. Jepu formë.


LifestyleFP Provo disa palë këpucë shumë, po shumë të shtrenjta e më pas thuaji shitësit se do mendohesh për blerjen e tyre

sh kur je i mërzitur 41. Planifiko një festë me një temë që ju bën të

36. Kaloni një orë në një dyqan duke u marrë erë parfumeve të ndryshme që ofrojnë ata. 37. Provo njëherë të bësh break-dancing. 38. Shiko një video me shumë ngjyra, këngë e pompozitet. 39. Ha një nga biskotat që i jep qenit ose maces. 40. Provo të pish gjithë ditën me një pip.

ndjeheni vërtetë shumë të lumtur. 42. Shkruaj një letër për veten tënde në të ardhmen. Më pas fshihe. Ndoshta në xhepin e një palltoje që nuk do e veshësh kurrë. 43. Vishu sa më seksi dhe dil nga shtëpia. 44. Bëj një lajmërim se po del në pension dhe nuk të intereson më puna. 45. Bli një harmonikë dhe fryje me sa fuqi të kesh. Më vonë përpiqu të mësosh si të luash me të. 46. Bli një paruke. 47. Zgjidh një festival që të pëlqen më shuam dhe planifiko që të shkosh atje. 48. Shto ca diamante në manikyrin tënd. 49. Bëj gjimnastikë me rrathë në bel. 50. Bli diçka shumë të mirë për muret e tua. Postera, gjëra të printuara, piktura të dikujt tjetër. Nëse nuk ke para, kontrollo në internet për libra arti e më pas bëj fotokopje të mëdha e vari në mur. 51. Dëgjoje një album muzikor nga fillimi deri në fund. 52. Vendos ca kufje e dil vetëm për xhiro tek parku yt i preferuar. 54. Vizito një lokal me lodra fëmijësh e bli diçka që të pëlqen shumë. 55. Mundohu të kontaktosh me njerëz që të inspirojnë, por që nuk e dinë që ti ekziston. 56. Shkruaj në axhendë ditëlindjet e heronjve tu dhe gjej një mënyrë për t’i nderuar ata në atë ditë. 57. Ha një byrek. 58. Lyeji flokët me ngjyrën që të tundon më shumë. 59. Bëj një masazh në pjesën e trupit që mendon se tensionohet më shumë. 60. Provo të vizitosh një institucion fetar dhe të ndjekësh një ceremoni. 61. Bëj ca biskota në formë zemre ose lepurushi. Pasi t’i pjekësh, jepua të tjerëve. 62. Tregohu i mëshirshëm. 63. Tregohu i pamëshirshëm. 64. Bëj një video- ditar. 65. Përgjigju pyetjeve me pyetje. 66. Provo disa palë këpucë shumë, po shumë

të shtrenjta e më pas thuaji shitësit se do mendohesh për blerjen e tyre. 67. Regjistroje veten duke u përpjekur të recitosh alfabetin ndërsa lan dhëmbët. 68. Flirto me një person që është krejt i papërshtatshëm. 69. Përgjigju të tjerëve me këngë në sekretarinë telefonike. 70. Ha ndërkohë që në TV jepet aerobi. 71. Miqësohu me komshinjtë e tu. 72. Mendo sa mirë do ishte sikur të kishe një qen. E jo qen të vogël, por të madh e të frikshëm. 73. Shko në një audicion thjesht për eksperiencë. Bli diçka shumë të mirë për muret e tua. Postera, gjëra të printuara, piktura të dikujt tjetër. Nëse nuk ke para, kontrollo në internet për libra arti e më pas bëj fotokopje të mëdha e vari në mur

74. Thuaji dikujt që është shumë i këndshëm. 75. Po sikur të provosh njëherë të shkosh në sauna dhe të djersitësh jashtë krejt mërzinë? 76. Gjej një vend sekret me pamje fantastike. Një pemë, një vend në çati ose një kodër. 77. Duhet të shohësh një mjuzikëll. 78. Bëhu optimist. 79. Bli një palë pantofla qesharake. 80. Bëj një listë me gjëra që dëshiron të festosh sezonin që vjen. 81. Shtrihu në diell. 82. Kërce, po mos kërce mirë, kërce si të të vijë. 83. Shiko një akuarium ose bli një të tillë. 84. Shiko një film që të ka pëlqyer shumë kur ke qenë i vogël. 85. Mendo të shkosh në karaoke me miqtë e tu. 86. Bëj një listë me gjëra praktike me të cilat mund të përmirësosh situatën tënde. 87. Fillo e mbaj një ditar ëndrrash dhe shkruaj edhe nënkuptimet e ëndrrave që sheh. 88. Provo të vlerësosh një grup ose një rrymë muzikore që nuk të ka pëlqyer më përpara. 89. Shkruaj një skenar.

90. Shko në një dyqan vjeturinash. 91. Provo të lexosh gazetën “Free Press”. 92. Ndryshoje zilen e celularit dhe vendos një të tillë që i bën njerëzit të qeshin me lot. 93. Shiko një film të Robin Williams ose Eddie Murphy. 94. Provo të dëgjosh njëherë muzikë klasike. Një opera nga fillimi deri në fund. 95. Merrni një sy gjumë me kokën e vendosur në vendin ku mbani këmbët në krevat. 96. Bli një lule të bukur dhe vendosi një emër. 97. Miqësohu me kafshët. 98. Përqafo miqtë e tu. 99. Tregoji dikujt gjithçka. 100. Beso se gjithçka bëhet gjithmonë më mirë.

30/04 - 6/05/11 F.P. 27


LifestyleFP Njeriu është përpjekur gjithmonë të jetë sa më i bukur. Që në kohët e lashta ai ka përdorur stoli të ndryshme. Pjesë e kësaj stolie kanë qënë dhe tatuazhet

Ja çfarë duhet të dini për Tatuazhi është në fund të fundit edhe një formë komunikimi, shprehje e emocioneve të brendshme, çështje mode dhe tendence, ose edhe thjesht ekzibicionizëm.

M

e afrimin e stinës së verës shumë vajza dhe djem të rinj nxjerrin në pah trupin e tyre të bukur. Një tatuazh do të plotësonte lukun e tyre veror. Preferencat për vendin e bërjes së tatuazheve janë nga më të ndryshmet. Ka edhe nga ata persona që janë të fiksuar dhe mund të gjesh në trupin e tyre më shumë se dy tatuazhe. Tatuazhi është në fund të fundit edhe një formë komunikimi, shprehje e emocioneve të brendshme, çështje mode dhe tendence, ose edhe thjesht ekzibicionizëm. Por si ka lindur tatuazhi i parë? Shumë pak veta e dinë këtë. Njeriu është përpjekur gjithmonë të jetë sa më i bukur. Që në kohët e lashta ai ka përdorur stoli të ndryshme. Pjesë e kësaj stolie kanë qënë dhe tatuazhet. Fjala tatuazh rrjedh nga fjala polineziane që do të thotë të shënosh diku. Fjala është shpikur nga kapiteni James Cook në vitin 1769. Mënyrën origjinale e krijimit ishte patjetër shumë më brutale se sa është sot. Tatuazhi për disa është si një medalje, vetëm se jo me një medalje mbi copën e veshjes, por në

Tatuazhi për disa është si një medalje, vetëm se jo me një medalje mbi copën e veshjes, por në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi lëkurë. Ideja është kjo se sa më i rëndësishëm është njeriu, aq më shumë informacione dhe shenja duhet që të arkivojë trupi i tij. Kështu shumë tatuazhe dhe shenja të maorëve ishin shenja që tregonin për lavditë e jetës së personit që i mbante 28 F.P. 30/04 - 6/05/11

mënyrë të drejtpërdrejtë mbi lëkurë. Ideja është kjo se sa më i rëndësishëm është njeriu, aq më shumë informacione dhe shenja duhet që të arkivojë trupi i tij. Kështu shumë tatuazhe dhe shenja të maorëve ishin shenja që tregonin për lavditë e jetës së personit që i mbante. Ndërsa në Afrikë, në disa zona, të vetmit të cilët nuk kishin të drejtë që të bënin tatuazhe te trupat e tyre ishin një kategori e veçantë skllevërish që në fakt identifikoheshin me kafshët dhe jo me qeniet humane. Nëse nuk kishe asnjë shkallë shoqërore, nuk meritoje asnjë lloj tatuazhi në trupin tënd. Dhe në fakt, gjithë ata njerëz sot në Perëndim që bëjnë shumë tatuazhe në trupin e tyre, e bëjnë një gjë të tillë për t’u identifikuar, për të rrëfyer historinë e tyre në një mënyrë artistike dhe të parë nga të gjithë. Duket sikur thelbi ynë është pikërisht tek ato emblema, shpesh me kuptim e shpesh pa kuptim, që kemi në lëkurë. Ka një dallim të madh përdorimi i tatuazhit në shoqëri dhe jeta e atyre në shoqërinë moderne. Dikur, madje edhe aktualisht, në disa fise ai shkon paralelisht me shkallën dhe me sërën e personit, pra është i rëndësishëm sa një gradë, varëse e çmuar, apo një unazë. Ndërsa në shoqëritë moderne ai shërben vetëm si mjet për të komunikuar, për t’u shprehur me gjuhën e simboleve, që shpesh flet shumë më tepër për ne se gjuha e fjalëve. Për sa i përket botës moderne, ky fenomen përqafohet më shumë nga të rinjtë. Dhe në këtë pikë kemi të bëjmë me një tendencë të mirëfilltë që shpreh jo vetëm dëshirën për të komunikuar, por edhe dëshirën për të qenë modern dhe për t’u lidhur me botën. Dhe kjo nuk vlen vetëm për këtë kohë, por edhe për kohët e mëparshme. Shpesh në rini edhe prindërit tanë kanë bërë tatuazhe për të cilat më vonë janë penduar dhe janë përpjekur në njëfarë mënyre t’i mbulojnë, apo t’i heqin. Por deri pak kohë më parë një tatuazh ka qenë përgjithmonë, ndërsa aktualisht tani ai nëse është i vogël mund të hiqet sërish me të njëjtin mjet që është bërë dhe mbi të gjitha duke mos të të lënë asnjë gjurmë.


LifestyleFP Bërja e tatuazhit rekomandohet në vende ku nuk shihet nga personi që e zotëron, sepse kështu nuk të mërzitet

Ja se çfarë ka thënë për simpatizantët e tatuazheve Andrea, një djalë i ri, i cili pëlqen të pikturojë trupin e njerëzve. A dhemb bërja e një tatuazhi? Sigurisht që të dhemb. Por kjo dhimbje varet nga njeriu dhe zona ku e bën këtë tatu. Në zonat ku kockat dhe muskujt janë më të dukshëm, ka më shumë dhimbje. Kjo është një dhimbje më intensive se sa ajo e një gjilpëre të vogël që vepron në sipërfaqe të trupit. A është e nevojshme të marrim ndonjë qetësues përpara bërjes së tatuazhit? Varet kjo, nuk është se ka recetë, por një aspirinë dhe mund të merret. Ju nuk do të humbisni shumë gjak. Sa kohë duhet për bërjen e një tatuazhi? Kjo varet nga dizanjimi. Për planet e thjeshta mund të mjaftojë një orë. Për bërjen e një tatuazhi nuk duhet të nxitohesh sepse duhet që dizanjimi të dalë shumë i përsosur. Por mbi të gjitha do të jetë vetë personi, të cilit po i bëhet tatuazh, që të qetësohet herë pas here nga dhimbjet. Cila është mosha që duhet për të bërë një tatuazh? Për bërjen e një tatuazhi duhet të jesh mbi 18 vjeç. Këtu tek ne vijnë edhe nën këtë moshë, por që unë nuk mund t’ua bëj pa praninë e prindërit. Ka prindër që dhe i shoqërojnë fëmijët e tyre adoleshentë. Tabuja e tatuazhit në ditët e sotme është thyer. Një njeri që mban një tatuazh sot nuk shikohet më shtrembër. Kjo vlen sidomos për femrat, pasi tek meshkujt tatuazhët janë bërë që në vitet para demokracisë. Kuptohet me mjete primitive.

nga alergjitë. Kjo vlen edhe për gratë shtatzëna. Pas lindjes së fëmijës, ato mund të bëjnë një tatuazh. Ndërsa për ata që e kanë bërë një tatuazh duhet të presin një vit për tu bërë dhurues gjaku.

Në cilët pjesë të trupit nuk mund të bëhet një tatuazh? Pjesët e vetme që janë të pamundura për të bërë një tatuazh janë flokët, thonjtë dhe dhëmbët. Edhe në pjesët e barkut nuk rekomandohet sepse është pak e vështirë të punosh në pjesë të buta. Por edhe për shkak sepse këto zona janë elastike. Tatuazhet në duar dhe në këmbë kanë tendencën të zbardhen me kalimin e kohës. Bërja e tatuazhit rekomandohet në vende ku nuk shihet nga personi që e zotëron, sepse kështu nuk të mërzitet.

Po ngjyrat kanë ndonjë ndikim? Ngjyrat e përdorura janë kimike, akrilik apo bazë metali. Rreziku i vetëm sidomos tek ngjyrat akrilik është mundësia e ndonjë alergjie.

Mund të hiqen tatuazhet? Po, çdo gjë është e mundur. Por nuk është e lehtë dhe ekonomike për të hequr një tatuazh. Nëse dikush vendos të heqë një tatuazh, më parë duhet të konsultohet me mjekun. Gjithsesi një farë shenje mbetet edhe pas heqjes së tatuazhit. Por ka edhe tatuazhe të përkohshme, të cilat mund të hiqen shumë kollaj pa na lënë shenjë. Këto janë tatuazhet mujore, të cilat janë shumë të pëlqyera për muajt e verës.

Pasi kemi bërë një tatuazh, si duhet të kujdesemi? Së pari një tatuazh nuk rekomandohet të bëhet gjatë stinës së verës, megjithëse shumë persona e bëjnë në këtë periudhë të vitit. Paraqitja në diell i tatuazhit nuk rekomandohet pasi është bërë. Nëse nuk do të dini të kujdeseni për tatunë tuaj, atëherë më mirë hiqni dorë nga bërja e tij. Gjithashtu duhet të shmangni edhe banjot me ujë shumë të nxehtë. Menjëherë pasi të bëhet, duhet të lyhet me vazelinë disa herë në ditë për të zbutur skuqjen. Në këtë rast ju mund të përdorni edhe produktet që përdorin fëmijët. Mbajeni tatunë me fasho të paktën disa ditë kur të dilni në ambiente të hapura. Për shërimin e një tatuazhi duhen të paktën 15 ditë.

A ka persona që për arsye shëndetësore nuk mund të bëjnë një tatuazh? Po, ata që kanë probleme me qarkullimin e gjakut, apo ata që vuajnë

Sa kushton një tatuazh? Nuk ka një listë universale të çmimeve. Çmimi varet nga vështirësia e dizanjimit dhe koha e nevojshme që të duhet, sikurse dhe nga madhësia.

30/04 - 6/05/11 F.P. 29


LifestyleFP Faza më e lartë e rebelimit tashmë është përjetuar për të gjithë ata persona që kanë pikturuar trupin e tyre me më shumë se tre tatuazhë

Edhe tatuazhet flasin... Lëkura e pikturuar më së miri simbolizon diçka. Në të shumtën e rasteve ato simbolizojnë edhe histori personale. E gjithë bota që na rrethon është e larmishme por jo vetëm. Kështu është edhe bota e tatuazheve

Tatuazhet e vegjël – Flasin për një person që ka dëshirë të shprehet, por frika e gjykimit nga të tjerët e frenon gjithnjë. Ajo që i tremb më shumë këta njerëz është ideja se dikush mund të kuptojë dëshirat e tyre më të fshehta.

jetojnë. Këta individë janë përgjithësishtë të ekzagjeruar në reagimet që kanë ndaj stimujve të jashtëm ose të brendshëm dhe e kanë shumë të thjeshtë të kalojnë nga një lumturi e skajshme në kriza të thella hidhërimi, nga një qetësi e shurdhët në një agresivitet të egër.

Vetëm një tatuazh – Të kesh vetëm një tatuazh në trupin tënd është një tregues i preferencës tënde për të qenë ndryshe, por sërish brenda kufijve të realitetit. Ajo që vlerësohet me shumë nga personat që zgjedhin të bëjnë vetëm një tatuazh është respekti.

Tre e sipër – Faza më e lartë e rebelimit tashmë është përjetuar për të gjithë ata persona që kanë pikturuar trupin e tyre me më shumë se tre tatuazhë. Gjithashtu simbolizojnë frikën për t’u përballur me problemet dhe një vështirësi të pranimit të vetes tënde për atë që je në realitet. Nuk të pëlqen asgjë, je ziliqar ndaj të tjerëve, konfuz dhe aspak i kënaqur.

Tatuazhet normale – Të udhëhiqesh nga sensi i masës, kjo është ajo çfarë i dallon në jetën e tyre të gjithë personat që zgjedhin të bëjnë një tatuazh me madhësi normale. Përgjithësisht tatuazhet me këto dimensione simbolizojnë sensin e masës, ekuilibrit dhe të qënurit i hapur dhe pro dialogut e përplasjes së mendimeve. Dy tatuazhe – Ëmbëlsi dhe mëdyshje, janë dy tiparet kryesore të personave që kanë dy tatuazhe. Nuk shquhen për vendosmëri dhe bindje në gjërat që duan dhe thonë, por janë gjithnjë si në mes dy zjarresh. Tatuazhet e mëdhenj – Janë pasqyrë e personave që përjetojnë emocione të skajshme, si nga intensiteti edhe nga ndjesitë që për-

Rreziku i tatuazhit Përpara se të bëni jë tatuazh ju duhet të mendoheni mirë. Nuk do të ishte çudi nëse pas disa orësh të pendoheshit për këtë shënim në trupin tuaj. Shumë njerëz mund të mos jenë në gjendje për të pasur një tatuazh në trupin e tyre. Këta janë në përgjithësi personat që janë alergjik. Përveç dhimbjes, këta persona duhet të durojnë reaksionin që mund t’ju bëjë ky shënim. Për të bërë një tatuazh duhet të çash lëkurën. Kjo do të thotë se bakteret dhe infeksioni mund të jetë i mundur në trupin tuaj. Një rëndësi të madhe kanë mjetet e bërjes së tatuazheve. Prej tyre mund të merret edhe ndonjë sëmundje ngjitëse. Për të gjithë ata që pendohen me mbajtjen e një tatuazhi edhe mund ta heqin këtë shënim nga trupi i tyre.

30 F.P. 30/04 - 6/05/11

Ja disa mënyra për të fshirë tatuazhin tuaj: 1.Nëse doni që të zbusni ngjyrën e tatuazhit tuaj, këtë zonë e ekspozoni në diell. Drita e diellit me kalimin e kohës ndikon në zbutjen e ngjyrës. Kjo ngjyrë fillon dhe bëhet më e çelur. Gjithashtu mund edhe ta ekspozoni në burime të ndryshme të rrezeve ultravjollcë që zakonisht mund t’i gjeni nëpër solaret e ndryshme. 2.Tani nuk kemi vetëm krem për mirëmbajtjen e lëkurës suaj, por edhe për heqjen e tatuazheve të padëshiruara. Ky lloj kremi e djeg tatuazhin tuaj. 3.Një tjetër mënyrë shumë e njohur për heqjen e tatuazheve është nëpërmjet rrezeve lazer. Kjo funksionon me shpejt se kremi dhe është një opsion me shumë më pak dhembje, edhe pse është mënyra më e shtrenjtë nga ana ekonomike.

Vrasësi bën tatuazh skenën e krimit, policia e arreston Ky vrasës është tradhtuar nga tatuazhet e tij. Ai ka bërë tatuazh me detaje një skenë vrasje që kishte kryer para shtatë vitesh. Anthony Garcia, 25 vjeçari nga Los Angelos, u arrestua kur pas një kontrolli, një oficer policie vuri re tatuazhin ku ishte detajuar vrasja. Garcia kishte vrarë një rival të tijin para shtatë vitesh. Ata ishin pjesë e një bande të quajtur Pico Rivera. Një oficere u infiltrua në bandë dhe Garcia pas disa kohësh ia rrëfeu krimin asaj.


LifestyleFP Nuk ngrihesh asnjëherë me vrull për tua futur gjërave me shuplakë

www.freepress.al

ku të na gjeni? librari Librari “Tirane-Shkup-Prishtine” ad: Blv. Z I-re para muzeut kombetar Librari “ Libra dhe Revista” ad: Rr.Barrikadave, brapa “ushtarit te panjohur” Librari “Besi” ad:Rr A.Kasemi , tek Brryli Librari Ad: Rr. Elbasanit , Mbrapa ETC Librari “ Viktor Eftimiu” ad: Rr Elbasanit , Perballe me ambasaden Amerikane Librari” Tirana e RE” ad: Rr. A.Frasheri Prane Raiffeisen BANK Librari “Libri I ri” ad: Rr. S.Frasheri ,perballe me restorant –piceri Juvenilja Rr. Durresit Perballe te Ministris te Arsimit Librari Basha (Pran shkolles I. Qemali) Librari e Pershtateshme Rr. Jul Variboba Librari Internacional Book Shop – Rr. Pjeter Budi Librari Universiteti

SUBJEKTE Kafe Viena - Bulevardi Zogu I Rajko Fashion Accessories – Rr. Ismail Qemali 29 ( Pran Piceri Era – Ish Bllok) Mystic Pizza – Rr. Perlat Rexhepi 21 (Perballe Fakultetit Juridik) Bodeguitta – Blv Zhan Dark (Ish Pink Room) FARMACI - Pharma Net – Zogu I (Rr. Trenit) Pran Alpha Bank ROUTE 66 – Brigada VIII (Bllok)

Dëshironi të reklamoni biznesin tuaj?

Na kontaktoni në marketing@freepress.al Tel: 067 40 24 710

30/04 - 6/05/11 F.P. 31


Digital 32-33

Të zgjedhësh 100 shpikjet teknologjike më të mëdha, nuk është një detyrë e lehtë. Nëse do e nisnim nga fillimi i njerëzimit, detyra do të ishte shumë më e lehtë: do fusnim rrotën, teleskopin, shiringën e ndonjë gjë tjetër, por ne jemi mazokistë dhe kemi vendosur që të limitojmë listën e 100 objekteve personale teknologjike të krijuara që nga viti 1923, vit kur revista TIME nisi të publikohej. Sigurisht do të gjeni shumë gjëra që nuk janë të parat në llojin e tyre, por janë më të mirat. Dhe një gjë tjetër, renditja nuk është sipas rëndësisë, ndaj mund të zgjidhni vetë numrin 1.

Nga Peter Ha “TIME”

Argëtim 1. Amazon Kindle- Lexuesi elektronik i librave 2. Apple iPod- Vetëm gjenerata e katërt nisi të shitej në masë 3. Audio Highway Listen Up- MP3 i parë në botë 4. Bose –kufjet për zhdukjen e zhurmës, sidomos kur udhëtoni në avion 5. Diamond Rio PMP300- MP3 i parë me sukses komercial 6. Genica GN803 Tavarua- I pari MP3 dhe CD Player 7. Logitech Harmony- telekomandë universale 8. Mattel Electronics Football- Për herë të parë mund të luaje futboll në një aparat të vogël dore 9. MusicGremlin Wi-Fi MP3 Player- Ishte i pari MP 3 që shkarkonte muzikë pa pasur

32 F.P. 30/04 - 6/05/11

nevojë për kompjuter 10. Nintendo Game Boy- I hapi rrugën të famshmit Playstation. Vetë shiti 118 milion kopje 11. Optical Media- disku me lazër u cilësua dështim në SHBA, por ishte sukses në pjesën tjetër të botës 12. Panasonic DVD-L10- Ky ishte i pari DVD Player portabël 13. Regency TR-1- Radio e parë e xhepit 14. Sony Discman D-50- Ishte CD Player i parë portabël 15. Sony Walkman TPS-L2- I pari sistem stereo portabël 16. Sony Watchman- Për herë të parë mund të shikoje TV kudo që të ndodheshe 17. TiVo- Video që programohej për të regjistruar programet që donim të ndiqnim, por nuk

www.freepress.al


DigitalFP Ideja e kartës së kreditit ishte prezantuar që në vitin 1887, por versioni modern u shfaq në vitin 1950

kishim mundësi 18. Zenith Space Command- Telekomanda e parë pa tel. Bënte shumë zhurmë, por në vitin 1956, ky quhej sukses kolosal

39. Bell 103- Modemi i parë. U përdor

më popullor tablet 21. Apple PowerBook 100- Ndryshoi pamjen e lap-top-ëve përgjithmonë 22. Asus Eee PC 700- I pari netbook që bëri kërdinë në treg 23. Commodore 64- Kompjuteri personal që ka shitur më shumë kopje në histori 24. Connectix QuickCam- Rezolucioni ishte i ulët, por kjo ishte kamera e parë në kompjuter 25. DiskOnKey- Transferimi nga një kompjuter në një tjetër nuk ishte problem falë këtij flash-disku 26. Engelbart Mouse- Douglas Engelhart shpiku mouse-in, që përdorim sot të gjithë, në vitin 1963. Nuk mori kurrë përfitime nga kjo 27. Epson HX-20- Doli në treg në vitin 1981 dhe vlerësohet si i pari lap top në botë 28. GRiD Compass 1101- Një vit më vonë, 1982, lap top hyri në treg. Ky model u përdor kryesisht nga NASA 29. Hewlett-Packard HP-65- U cilësua në atë kohë (1974) si kompjuteri më i vogël 30. Iomega Zip Drive- Ishte pararendës i disketave (floppy drives) 31. LED- Diodat LED ndryshuan mënyrën se si prodhoheshin ekranet, kjo edhe për shkak të konsumit të ulët të energjisë 32. Lego Mindstorms 1.0- Mikrokompjuteri i parë programues 33. MicroSD- Kjo ishte e para kartë memorie 34. MITS Altair 8800- Nisi revolucionin për kompjuterat personalë, ose të paktën pati një rol të rëndësishëm 35. Radio Shack TRS-80 Model 100ishte një nga kompjuterat e parë portabël 36. Texas Instruments SR-10- Ishte makina e parë llogaritëse e vogël, që bënte veprime të vështira si ato me rrënjë katrore

nga bazat amerikane për komunikim 40. Bellsouth IBM Simon- Ishte një telefon multifunksional me prekje në ekran 41. BlackBerry 6210- Ishte i dhjeti në seri, por i pari që ndryshoi mënyrën se si e shohim telefonin sot 42. Bluetooth Headset- Kur doli në treg, kjo kufje me bluetooth ishte një shpikje që e emocionoi të gjithë 43. Danger Hiptop, a.k.a. Sidekick- Ky është smartphone i parë modern 44. Fisher AG7 Space Pen- Cilësohet edhe si stilolapsi i gravitetit zero 45. Motorola DynaTAC 8000x- Me këtë telefon u bë e para thirrje përmes një telefoni të lëvizshëm në vitin 1973 46. Motorola Handie-Talkie HT 220 Slimline- Është e para radio marrëse- dhënëse moderne 47. Motorola PageWriter 2000- Madje përpara Blackberry, kjo ishte një shpikje që dërgonte mesazhe 48. Motorola Razr V3- U desh të dilte një telefon i tillë në treg që të mendohej se ata ishin edhe aksesorë 49. Motorola StarTac- Ishte i pari telefon, të cilët i mbylleshin kapakët, por edhe i pari me dridhje 50. Novatel Wireless MiFi- Falë një pajisje të tillë, ne mund të punojmë në lap top në tren apo në park 51. Olympus Zuiko Pearlcorder- Diktofoni që regjistronte me mikrokaseta 52. Pager- Ishte një biper që komunikonte fillimisht me numra, të cilat përdoreshin si kode 53. Palm Pilot 1000- Një pajisje e tillë me disa funksione hapi rrugën për smartphone-t 54. PhoneMate Model 400- Ishte e para sekretari telefonike 55. Samsung Uproar- I pari telefon, që kishte edhe funksionin e MP3 56. Sharp J-SH04- I pari telefon që kishte të integruar edhe një kamera 57. Speak & Spell- Ishte një aparat që ndihmonte të rinjtë të gërmëzonin dhe të flisnin siç duhet

Komunikim 37. Apple iPhone- Ky telefon tronditi

Lifestyle 58. Air Taser Model 34000- Nuk ka

industrinë. Akoma shumë prodhues janë në ndjekje të tij 38. Ballpoint Pen- Ky lloj stilolapsi, me një topth të vogël në majë, ka revolucionarizuar mënyrën se si shkruajmë

pajisje që ka shkaktuar më shumë debat se kjo. Ishte parashikuar si një mjet që shkaktonte plagë, por jo vdekjeprurëse 59. Casio G-Shock DW-5000C- Ishte e para orë dixhitale me një kalendar

Kompjutera 19. Apple AirPort- Modemi i parë wireless 20. Apple iPad- Kompjuteri i parë dhe

automatik 60. The Clapper- Ishte një telekomandë, që funksiononte me anë të trokitjes së duarve 61. Credit Card- Ideja e kartës së kreditit ishte prezantuar që në vitin 1887, por versioni modern u shfaq në vitin 1950 62. Dyson Air Multiplier- James Dyson është i njohur për shpikjen e një vakumi, që nuk e humbet megjithatë kurrë thithjen 63. Energizer Alkaline Batteries- Bateritë me alkalinë u shpikën para 60 vitesh 64. Fuzzbuster- Ishte i pari radar që u përdor nga policia për matjen e shpejtësisë 65. Hamilton Pulsar- Ora e parë dixhitale 66. Leatherman- Pajisja e xhepit për mbijetesë 67. Lithium-Ion Batteries- Bateritë me litium përdoren edhe sot 68. Magellan NAV 1000- GPS e parë që përdorej edhe nga civilët 69. Spot Personal Tracker- Është një pajisje që mund të kërkojë ndihmë vetëm me shtypjen e një butoni. Jo gjithmonë keni celular me vete 70. Velcro- Ngjitësi pa zinxhir. Të gjithë i kemi përdorur, kryesisht në rroba 71. Zippo- 445 milionë çakmakë të tillë janë shitur në mbarë botën. Ndonjëherë diçka e vogël të lehtëson jetën

Kamera 72. Apple QuickTake 100- E para kamera dixhitale për konsumatorë 73. Canon EOS 5D Mark II- Cilësia e fotos më e larta, ajo e videos, në HD 74. Eye-Fi- I pari shkarkues fotosh në mënyrë automatike 75. Flip- Gjigandët kanë punuar shumë për kamerat, por ishte një emër i vogël që i ofroi me një çmim të pranueshëm 76. Fujifilm Quick Snap Disposable Camera- Ishte një kamera për përdorim të shpejtë 77. Kodak EasyShare One- Ishte e para kamera dixhitale me kapacitete wi fi 78. Kodak Instamatic 100- I pari aparat që rregullonte cilësinë e dritës gjatë fotografimit 79. Nikon F- Një aparat i tillë është cilësuar si një pikë kthese në historinë e filmave 35 mm 80. Pentax K1000- Ky lloj aparati i la të pasionuarit pas fotos pa frymë 81. Polaroid SX-70- I pari aparat që përgatit fotot që sapo janë bërë

82. Sony Betamovie BMC-100P- E para kamera për konsumatorët 83. Sony Mavica MVC-FD5- Të bësh, por edhe të ndash shpejt fotot

Shtëpi 84. Black & Decker Cordless Electric Drill- Trapani pa tel doli në treg 45 vjet pas të parit të llojit të tij 85. Clock Radio- Nuk është e njohur origjina e saktë e radios me orë, por ka disa pretendime 86. Dirt Devil Hand Vac- Kjo fshesë me korrent e bëri më të lehtë pastrimin e shtëpisë 87. Electric Razor- Makina e parë elektrike e rrojes 88. iRobot Roomba- Ishte i pari robot që pastron pluhurat nga dyshemeja 89. Modern-Day Can Opener- Hapësi modern i shisheve, kavanozave etj 90. Power Strip- I pari njeri që shpiku fishat e energjisë duhej të ishte bërë miliarder, por nuk ndodhi kështu pasi nuk mori dot patentën 91. Smoke Detector- Në vitin 1965, 75 vjet pas shpikjes, më në fund kishte një detektor tymi për shtëpi

Shëndeti 92. Breathalyzer- I pari mjet që u përdor nga policia për të testuar alkoolin tek shoferët 93. Broxodent Electric Toothbrush- E para furçë dhëmbësh elektrike 94. Digital Thermometer- Patenta e parë për termometrin dixhital u mor në vitin 1970 95. Hearing Aids- Aparati i parë i dëgjimit daton në vitin 1920, por u përmirësua ndjeshëm në vitin 1956 96.Heart-Rate Monitor- Aparati për matjet e rrahjes së zemrës u prezantua për herë të parë në Finlandë në një pistë skish në vitin 1975 97. Jarvik 7- Zemra e parë artificiale. Pacientit të parë që iu vendos, e mbajti në jetë për 112 ditë 98. Pacemaker- Kontrolluesi i parë i rrahjeve të zemrës u prezantua nga dy suedezë 99. Pedometer- Është i pari matës hapash modern, edhe pse një praktikë e tillë njihej që në mesjetë 100. SteriPEN- Është një nga shpikjet më të mira të dekadës së fundit. Sterilizon ujin në pak kohë

30/04 - 6/05/11 F.P. 33


Auto 34-35

www.freepress.al

Volkswagen futet edhe në botën e motorrave Ndërkohë që Mini dhe Smart po bëjnë testimet e tyre për një motorr elektrik, Volkswagen e ka bërë prezantimin e një të tilli. Kështu kompania gjermane ka hyrë në një fushë të re. Por ky motorr, i quajtur E-Scooter, është thjesht elektrik. Është 1.6 metra i gjatë dhe ka një motorr 350 vat. Mund të ecë deri në 40 kilometra në orë dhe me një karikim shkon deri në 50 kilometra rrugë. Koha e karikimit është gjashtë orë dhe është një motorr ideal për qytetet e mëdha. Se kur pritet të vijë në treg, nuk dihet ende, po ashtu nuk dihet asgjë për çmimin. Po ashtu, Volkswagen ka përgatitur edhe një biçikletë me energji elektrike, të quajtur Bike.e. Motorri elektrik bën të mundur që ajo të ecë me shpejtësi deri në 25 kilometra në orë dhe mban 20 kilometra me një karikim.

Sa e pastër është makina juaj? Makina është si një fole personale për ju... por edhe për mikrobet. Ndaj kini kujdes me pastrimin e saj. Në fakt shumica nuk kujdeset dhe aq për higjienën e makinës

H

erën tjetër kur të vendosni të hani diçka në makinë, mendojeni mirë një gjë të tillë. Timoni i makinës suaj ka mikrobe nëntë herë më shumë se ulësja e tualetit publik. Kërkuesit kanë zbuluar se ndërsa në një ulëse të tualetit ka rreth 80 baktere të rrezikshme në centimetër katror, në timonin e makinës janë 700 baktere të dëmshme për një centimetër katror. Studimi ka zbuluar gjithashtu se rreth 42 përqind e personave që ngasin makinën, hanë diçka gjatë kohës që udhëtojnë. Gjithashtu në studim u zbulua se shumë pak njerëz preferojnë të bëjnë një pastrim të detajuar të makinës. Sipas hartuesit të këtij studimi, profesorit Ron Cutler nga Universiteti Mbretëresha Mari në Londër, shumë njerëz i pastrojnë shtëpitë e tyre, por nuk kujdesen për makinat, të cilat ndonjëherë duken si një kosh plehrash. Ai sugjeron që makina të pastrohet sa më shpesh, pasi është vendi ideal për shumimin e mikrobeve. “Njerëzit hanë dhe e pastrojnë pa shumë kujdes makinën. Po ashtu ka njerëz që hedhin mbeturinat e ushqimit në makinë. Për të shmangur mikrobet, makina duhet pastruar me shumë kujdes, brenda dhe jashtë,” tha Cutler. Shkencëtarët kanë zbuluar se mikrobi më i përhapur në makinë ishte bacillus cereus- një mikrob përgjegjës për helmimin e ushqimit, që

34 F.P. 30/04 - 6/05/11

Shkencëtarët kanë zbuluar se mikrobi më i përhapur në makinë ishte bacillus cereus- një mikrob përgjegjës për helmimin e ushqimit, që gjendet në patate, oriz e byrek gjendet në patate, oriz e byrek. Po ashtu i përhapur shumë ishte dhe arthrobacter, një virus që gjendet në tokë dhe në lëkurën e njeriut. Gjithashtu një sondazh i realizuar nga B&Q ka gjetur se 66 përqind e shoferëve nuk e kontrollojnë vajin dhe ujin në makinën e tyre përpara se të nisen për një udhëtim të gjatë. Po kaq është edhe përqindja e atyre që nuk dinë si të ndërrojnë një gomë, e gjysma e tyre nuk ia kanë idenë si të fryjnë një të tillë.


Rr. Themistokli Gërmenji Nr. 10 - Tiranë (Pranë Televizionit Shqipëtar)

Tel: +355 69 20 84 361 +355 69 20 84 360

A kanë ide këta njerëz? Kinezët kopjojnë çdo model makine që u del përpara Kopjojnë gjithçka, madje edhe të dhënat motorike janë kopjuar deri në detaj. U ndryshon logoja e makinave

N

ë panairin e makinave në Shangai, prodhuesit kinezë kanë prezantuar makinat më të fundit. Nuk ka model makine që ata nuk e kanë klonuar. Madje edhe po ta kesh prodhuar dje, ata sërish sot do e kopjojnë. “Më mirë të kopjojmë mirë se sa të bëjmë diçka keq vetë”, kjo është motoja e prodhuesve kinezë, të cilët për vite me radhë preferojnë më shumë të imitojnë sesa të prodhojnë diçka të tyren. Shikoni galerinë e fotove për të parë se sa “origjinalë” janë kinezët.

Great Wall Wingle 5

ORIGJINALI

Hawtai

ORIGJINALI

Porsche Cayenne

Lexus RX

ORIGJINALI

Landscape F1

ORIGJINALI

Huanghai

ORIGJINALI

VW Amarok

Mercedes ML

ORIGJINALI

Geely Emgrand

ORIGJINALI

Mini Countryman

BAIC BC 301

BAIC B70

Mercedes klasi B

ORIGJINALI Jeep Grang Cherokee

Changan Voss

BAIC

VW Bulli

ORIGJINALI

Brilliance A3

ORIGJINALI

BMW x1

Range Rover

Brilliance

ORIGJINALI

Dengfeng Motors

ORIGJINALI

Shuanghuan

ORIGJINALI

Smart Fortwo

VW Up

Hummer H1

Geely Lolls Loyce

ORIGJINALI

Rolls Royce

30/04 - 6/05/11 F.P. 35


Televizion 36-37

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Zhaku: Mos Voto! “Zhou Show”, ky do të jetë emri i emisionit më të ri që do të shfaqet në kanalet shqiptare. Prezantuesja e njohur Inida Gjata, Zhaku, do të prezantojë në kanalin “T” të Digitalb çdo të enjte ora 21:00, duke filluar nga data 28 prill, një emision me karakter gjithëpërfshirës ku do të trajtohen shumë çështje të aktualitetit, problematika të ndryshme, ku spektatori nuk do të jetë thjesht spektator. Në intervistën e mëposhtme Zhaku flet për pregatitjet e emisionit si dhe për këngën e saj me Kastro Zizon “Mos Voto”. Në momentin kur çdo shqiptar është kapur nga ethet e fushatës elektorale, Zhaku dhe Kastro kanë bërë një këngë kundra rrymës, si për të thënë “Përpara se të votosh, mendo njëherë për kë po e jep votën!”. Gjithashtu Zhaku është duke përgatitur një album në bashkëpunim me Kastro Zizon, i cili pritet të dalë pas pak javësh...

Të enjten u shfaq emisioni juaj “Zhou Show”, si lindi kjo ide? Ishte një ide e imja, të cilën e kam pasur prej kohësh. Pas shumë kohë përgatitjesh, më në fund vendosa që ta filloj. Është një koinçidencë e lezetshme fakti që fillimi i këtij emisioni përkon pikërisht me zgjedhjet vendore. Por është një kohë e gjatë që ky emision po përgatitet. Çfarë tematikash do të trajtojë ky emision? Ky do të jetë një emision krejt i veçantë në llojin e vet. Do të jetë një emision gjithëpërfshirës. Tema nga më të ndryshmet, të ftuar dhe personazhe të ndryshëm do të jenë pjesë e këtij emisioni që do të shfaqet çdo të enjte në kanalin “T” të digitalb. Besoj se ka për të pasur një impakt të madh te njerëzit dhe shumëkush do të gjejë veten në të. Përse zgjodhët pikërisht kanalin “T”? Më pëlqente që emisionin tim ta prezantoj në këtë kanal, pasi është një kanal që është në rritje dhe shumë shpejt ka për t’u bërë shumë i ndjekur. Besoj asnjë shqiptar nuk do të ketë vështirësi për ta ndjekur. Duke qenë se ky emision do të transmetohet ditën e enjte, mos vallë do të ketë pak nuanca politike?

36 F.P. 30/04 - 6/05/11

Është e vërtetë, por jo vetëm politikë, ky emision do të ketë një karakter gjithëpërfshirës. Sapo keni nxjerrë një këngë me Kastro Zizon, “Mos Voto”, një këngë që bën thirrje për të mos votuar, përse mendoni se nuk duhet votuar? Nuk është se kemi dashur të jemi kundër rrymës, por në këto momente gjithë shqiptarët janë duke u marrë me fushatën elektorale duke harruar gjithë hallet dhe problemet e tyrë. Si mund të ankohesh katër vjet rresht për çmimet, papunësinë, dhe shumë probleme që na përfshijnë të gjithëve dhe të shkosh e të votosh përsëri për të njëjtën parti? Mua më duket absurde kjo gjë, por siç e thotë edhe teksti “Por dhe shitem për një grusht para...”. Ne kemi dashur të bëjmë sadopak të ndërgjegjshëm njerëzit, pasi mënyra më e mirë për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet është t’i bojkotosh ato. Duke parë se sa është ndjekur kjo këngë në faqen sociale Facebook apo Youtube, mund të them që shumë njerëz e kanë pëlqyer. Ju vetë do të votoni? Unë jo vetëm që nuk do të votoj, por shpresoj që shumë njerëz të bëjnë të njëjtën gjë si unë, pra të mos votojnë. Besoj se kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e përshtatshme për momentin. Megjithatë secili ka idetë dhe bindjet e veta.


Në Shqipëri thuajse të gjitha mediat janë të pozicionuara në krah të një partie politike. Televizionet, gazetat apo edhe radiot nuk kryejnë funksionin që duhet të kenë në të vërtetë, por janë shndërruar thjesht në një megafon të politikanëve

Çfarë mendoni se nuk shkon në Shqipëri? Pyetja më e saktë do të ishte “Çfarë shkon në Shqipëri?” Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në Shqipëri: papunësia, varfëria, çmimet e larta, korrupsioni... dhe një listë e pafundme problemesh të tjera. Çdo vit situata në vendin tonë përkeqësohet dhe askush nuk bën diçka për ta ndryshuar. Besojmë gjithmonë po të njëjtët politikanë, të cilët premtojnë ndryshime dhe punësim, por në fund të mandatit të tyre thjesht u kanë shtuar disa zero llogarisë së tyre bankare. Po me politikën shqiptare? Siç e thashë dhe më parë politikanët tanë janë shumë të aftë për të mbajtur

fjalime por jo për të mbajtur fjalën. Janë aktorë shumë të mirë. Në çdo fushatë ata bëjnë premtime që i harrojnë të nesërmen në mëngjes. Nuk është faji vetëm i atyre që janë në pushtet, por edhe i atyre që i mbajnë në pushtet. Mediat, çfarë roli luajnë në lidhje me politikën? Mendoj se media “e ka harruar” rolin që ka. Në Shqipëri thuajse të gjitha mediat janë të pozicionuara në krah të një partie politike. Televizionet, gazetat apo edhe radiot nuk kryejnë funksionin që duhet të kenë në të vërtetë, por janë shndërruar thjesht në një megafon të politikanëve. Media në çdo vend të botës ka karakter opozitar, kurse në vendin tonë e shpërdorojnë këtë rol pa problemin më të vogël.

TelevizionFP

Thatë që po përgatisni një album me Kastro Zizon, kur do të dalë? Sa këngë? Do të realizoni ndonjë klip? Po, është e vërtetë. Kam filluar një punë intensive me Kastron për realizimin e një albumi. Jemi duke ecur goxha mirë dhe jemi duke ecur me ritme shumë të shpejta pasi edhe unë edhe Kastro kur i futemi një pune kemi dëshirë ta mbarojmë sa më parë dhe të dalë diçka shumë cilësore. Albumi po punohet në studion e Kastros dhe ka për të qenë me të vërtetë shumë i veçantë. Kur pritet të dalë ky album? Nuk mund të jap një datë ekzakte, por do të dalë shumë shpejt.

30/04 - 6/05/11 F.P. 37


Showbiz 38-39

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Valton Krasniqi: Pa da Valton Krasniqi lindi në qytetin e Prizrenit dhe që fëmijë i interesonte kënga dhe ishte shumë i tërhequr nga muzika. Në Prizren mori pjesë në shumë festivale shkollore. Mirëpo karrierën muzikore e forcoi në Basel të Zvicrës. Valtoni sot është kudo i mirëpritur, pasi me këngët e tij ka mbushur club-et. Në vitin 2005 Valtoni morri pjesë dhe në Festivalin Polifest me këngen e tij “Ngo Tash”, me të cilën arriti shumë suksese si në Shqipëri, ashtu edhe në diasporë, por edhe në topcharts të “VIVA Swiss 2006”. Realizoi dhe këngën dhe klipin “Mos më provoko” (Lei Lei) me këngëtarin e famshëm nga Belgjika Brahim. Valtoni nuk është vetëm këngëtar, por dhe një artist, pasi në vitin 2001 realizoi filmin e tij të parë “Dashuria e Humbur”. Ka marrë pjesë në Top Fest 4 si dhe në netët e klipit me videoklipin e këngës “LEI LEI” dhe “MY LOVE”. Njëkohësisht publikoi edhe albumin “My Love” në të gjitha trojet shqiptare. Tashmë është i angazhuar në disa club-e në Zvicër si dhe është duke bërë gati klipin e radhës...

38 F.P. 30/04 - 6/05/11

Nuk ju kemi parë këtë vit në Top Fest, cila ka qenë arsyeja? Unë nuk kam marrë pjesë në Top Fest pasi për momentin jam shumë i zënë me aktivitete të tjera dhe jam duke punuar me disa projekte këngësh të reja, të cilat pritet që të shfaqen në MTV dhe VIVA.

Çfarë është për ju të kënduarit “live”? Muzika “live” është për mua një botë tjetër, në të cilën mund të futem vetëm nëse jam duke kënduar dhe për një moment arrij që t’i harroj të gjitha. E ndjej veten shumë mirë kur këndoj “live” dhe nuk kam asnjë problem kur e bëj këtë gjë.

Jeni shumë aktiv edhe përsa i përket koncerteve apo muzikës “live”, koncerti i radhës? Është e vërtetë që kam qenë shumë aktiv edhe nëpër koncerte apo club-e ku këndohet “live” në vende të ndryshme të Europës. Fundjavën që lamë pas kam qenë në një club të madh në Zyrih, “Boleros” dhe përsëri këtë fundjavë kam disa angazhime.

Keni në plan të publikoni ndonjë album së afërmi? Ende nuk kam vendosur të bëj ose të mos bëj ndonjë album pasi pirateria po bën kërdinë dhe është e vështirë dhe e lodhshme që të bësh një album dhe të shpenzosh shumë kohë dhe para për t’a realizuar atë dhe në fund dikush tjetër të përfitojë nga puna jotë. Megjithatë do të publikoj dy klipe, njëri ndër të cilët ka dalë. Është një


ShowbizFP Për momentin jam duke punuar me një videoklip të ri të cilin do ta publikoj në dy versione, njërin në gjuhën shqipe dhe tjetrin në anglisht. Klipi është xhiruar në Zvicër dhe është një këngë verore, e cila shpresoj se do të kthehet në një hit

shuri nuk jetohet! duet me MC Qoppa dhe kënga titullohet “Ohhh nooo!”. “Did you know”, kënga juaj vazhdon të transmetohet në dy prej kanaleve më të mëdha muzikore si VIVA dhe MTV. Si ndjeheni nga ky fakt? Normal që ndjehem shumë krenar dhe jam i kënaqur që po mbaj këtë “rekord”. Unë jam shumë i përkushtuar ndaj muzikës dhe në momentin që shoh që këngët e mia janë duke ecur mirë, shtoj përpjekjet për të arritur diçka më të mirë pasi e mira nuk ka një fund. Është e vështirë të gjesh hapësira në tregun muzikor evropian? Normale që po. Duhet të jesh me të vërtetë i mirë që të bëhesh pjesë e tij. Duhet të kesh një stil të veçantë dhe përveç kësaj duhet të kesh kualitet të madh që të bashkangjitesh me yjet evropiane të muzikës. Ju prej kohësh jetoni në Zvicër, nëse do të kishit mundësi të njëjta karriere edhe në Shqipëri si në Zvicër, kë do të zgjidhnit? Normale që në Zvicër. Këtu artistët janë më të mbrojtur nga pirateria, tregu është i rregulluar, dhe paguhem ndryshe nga sa do paguhesha në Shqipëri apo Kosovë. Në Shqipëri nuk njihet ende e drejta e autorit dhe për sa kohë do të vazhdojë kjo gjë, nuk do të njihen vlerat e artistëve të vërtetë dhe do të ketë shumë abuzime. Jeni i dashuruar? Për momentin jam single. Sapo kam dalë nga një lidhje që ka zgjatur rreth një vit. Ju bezdisin thashethemet e shtypit rozë porsa i përket lidhjeve tuaja? Fillimisht më kanë bezdisur, por me kalimin e kohës jam mësuar me to dhe nuk më bëjnë më përshtypje. Gazetat duhet të punojnë me diçka dhe në momentin që nuk kanë një lajm, duhet të nxjerrin diçka patjetër. Megjithatë është e bezdisshme kur lexon në gazeta diçka që nuk ka fare lidhje me ty. Një gazetë ju ka akuzuar para disa kohësh se kishit vjedhur një tekst, si jeni ndjerë kur e keni lexuar këtë lajm apo nuk ju ka bërë përshtypje fare? Të them të vërtetën jo, nuk më ka bërë ndonjë përshtypje. Unë i shkruaj gjithmonë vetë tekstet e këngëve të mia pasi nuk kam besim t’ia jap askujt dhe punoj shumë në këtë drejtim. Në momentin kur unë bëj një tekst kënge, do të in-

Unë i shkruaj gjithmonë vetë tekstet e këngëve të mia pasi nuk kam besim t’ia jap askujt dhe punoj shumë në këtë drejtim. Në momentin kur unë bëj një tekst kënge, do të inspirohem nga një këngëtar apo këngë tjetër, ose një histori e veçantë, por absolutisht asnjëherë nuk kam marrë tekstin e një kënge tjetër

spirohem nga një këngëtar apo këngë tjetër, ose një histori e veçantë, por absolutisht asnjëherë nuk kam marrë tekstin e një kënge tjetër. Ç’mendim keni lidhur me këngëtarët që shkelin të drejtat e autorit? Për mendimin tim nuk është aspak një gjë e mirë sidomos kur pretendon të bësh karrierë dhe emër. Për një artist me eksperiencë është e pafalshme që të bëjë diçka të tillë. Për mendimin tim autori veç vdes, nuk ringjallet duke i vjedhur këngët. Keni marrë pjesë para disa vitesh në filmin “Dashuria e humbur”. E shikoni aktrimin si një mundësi karriere apo ishte thjesht një eksperiencë? Kam marrë pjesë shumë herë në teatrot e shkollës, bile kam xhiruar edhe një film zviceran, por në muzikë punoj shumë më fort dhe i jam përkushtuar më shumë. Por nëse do të vinte ndonjë ofertë e mirë për film, nuk do t’i thosha jo.

Shumë tekste të këngëve të tua, por edhe filmi ku keni marrë pjesë, flasin për dashurinë. Çfarë është për ju dashuria? Mund të them vetëm një gjë: pa dashuri nuk jetohet! Keni realizuar një duet të mrekullueshëm me këngëtaren e ndjerë Emmy, “Rastësisht u pamë”. Si u ndjetë kur morët vesh për vdekjen e saj? Për mua ishte një shok. Ende nuk po mundem ta besoj që ajo nuk jeton më dhe normale që është ende në zemrat tona. Me çfarë jeni duke punuar momentalisht? Për momentin jam duke punuar me një videoklip të ri të cilin do ta publikoj në dy versione, njërin në gjuhën shqipe dhe tjetrin në anglisht. Klipi është xhiruar në Zvicër dhe është një këngë verore, e cila shpresoj se do të kthehet në një hit. Gjithashtu së shpejti do të kem disa të reja, të cilat do t’ua bëj me dije.

30/04 - 6/05/11 F.P. 39


Nightlife 40-41

Ingrid Gjoni: Së shpejti një këngë me Tony Ray “Relax”, ky është titulli i klipit më të fundit të këngëtares bukuroshe Ingrid Gjoni. Pas sukseseve të shumta vitin e kaluar në “Top Fest” dhe “Kënga Magjike” si dhe dy klipeve të saj, ajo “i dha” një vit pushim vetes. Tashmë është rikthyer me klipin e këngës “Relax” në një bashkëpunim me Stine. Në intervistën e dhënë për gazetën “Free Press”, Ingridi flet për këngën e saj të fundit, eksperiencën në “Vip Shpija”, koncertet në mbarë Europën si dhe planet që ka në të ardhmen, në të cilat përfshihet një bashkëpunim me deejay-n e njohur rumun Tony Ray...

Sapo keni nxjerrë klipin “Relax”, cilët kanë qenë bashkëpunëtorët tuaj? Kompozimi i klipit është bërë nga Stine. Vijmë së bashku në një duet për herë të dytë pasi kemi patur edhe më parë një duet bashkë para 7 vjetësh me këngën “Jek e jek”. Kisha kohë që e kërkoja një bashkëpunim me të. Që në momentin që e dëgjova për herë të parë materialin, më pëlqeu dhe vendosa që do ishte kënga ime. Realizimi i klipit? Përsa i përket realizimit të videoklipit kam bashkëpunuar më Max Production, me të cilët kam bashkëpunuar shumë herë, por kisha rreth tre vjet që nuk kisha bërë një klip me ta pasi kisha nevojë për të eksperimentuar edhe te të tjerë. Ka qenë i kushtueshëm ky klip? Si klip ka kushtuar shumë, duke filluar që nga veshja ime, balerinët, figurantët, veshjet e Stines, skenat masive etj. Kënga ka dalë vetëm para dy ditësh dhe kishte një numër të madh klikimesh, që do të thotë që është pëlqyer shumë nga publiku. Ku janë bërë xhirimet e këtij klipi? Xhirimet e klipit janë bërë në studiot e Max Production, dhe të gjitha senat janë ndërtuar enkas, bile kanë kushtuar goxha. Ju nuk nxirrini albume, keni në plan të nxirrni ndonjë përmbledhje këngësh? Është e vërtetë, unë nuk bëj albume. Gjithmonë punoj me klipe dhe bëj ndonjë përmbledhje të tyre, por që të bëj album të mirëfilltë nuk kam ndërmend të bëj. Kam nxjerrë një dvd të këngëve të mia më të mira, të cilat janë që të gjitha me video dhe kjo përmbledhje është titulluar “Extreme”. Them që kështu do të funksionojë edhe në vazhdim. Ka një kosto vërtet të lartë, mirëpo ja vlen të investosh pasi në këtë mënyrë publiku t’i njeh që të gjitha këngët.

40 F.P. 30/04 - 6/05/11


Unë shpenzoj shumë për videoklipe, por edhe fitoj shumë. Nuk i bëj videoklipet sa për të qenë. Megjithatë nuk kam maninë që t’a grumbulloj paranë. Ashtu siç i fitoj, ashtu i shpenzoj lekët

ShowbizFP

Nuk e zgjeroj shoqërinë për hir të profesionit. Nga vetë natyra që kam shkoj mirë me të gjithë kolegët dhe besoj kështu kam për të shkuar gjithmonë. Më pëlqen të ruaj shoqërinë time të thjeshtë

Projekti i ardhshëm? Muajin tjetër kam në plan të bëj një bashkëpunim me një deejay të njohur rumun, Tony Ray. Është mjaft i njohur për publikun shqiptar, por edhe evropian, pasi ka rreth dy vjet që prodhon muzikë mjaft cilësore. Kënga do të jetë në gjuhën angleze. Shpresoj që të realizoj një klip të mirë edhe për këtë këngë pasi në varësi të bashkëpunëtorëve që zgjedh rritet edhe niveli i punës. Më vonë shpresoj të bëj diçka të mirë për “Kënga Magjike” pasi është një festival që e dua shumë. Jeni rikthyer me këtë klip pas një viti pushim total, përse vendosët që të qëndronit kaq kohë larg ekranit? Kam bërë një vit pushim pasi viti i kaluar ka qenë shumë i ngjeshur për mua. Isha në Top Fest ku mora një çmim, në “Kënga Magjike” ku mora çmimin “Best dance” si dhe realizova dy videoklipe “Hypnotize me” dhe “Njëri-tjetrin”. Kanë qenë katër këngë të cilat më lodhën fizikisht dhe mendërisht dhe ka qenë një periudhë shumë e ngjeshur. Të bësh një videoklip është shumë e kushtueshme, a fitoni nga klipet tuaja? Unë shpenzoj shumë për videoklipe, por edhe fitoj shumë. Nuk i bëj videoklipet sa për të qenë. Megjithatë nuk kam maninë që t’a grumbulloj paranë. Ashtu siç i fitoj, ashtu i shpenzoj lekët. Unë e kam pasion muzikën dhe dua që ato para që marr nga muzika t’i përdor për të jetuar mirë dhe për të punuar.

Fundjavën e kaluar ishit të “Flares”, merrni pjesë shpesh në lokalet me muzikë “live”? Shkoj shpesh në lokale ku këndohet muzikë “live”. Jetën e natës nuk e frekuentoj siç e kam frekuentuar më parë. Ndoshta për shkak të moshës, ndoshta edhe për shkak të profesionit, por nuk më pëlqen më jeta e natës siç më ka pëlqyer dikur. Ndodh rrallë që të dal me miqtë në lokale me muzikë “live”. Takohemi në kafe normale pasi duke qenë se punoj tërë kohën me muzikë më lodh kokën aq shumë sa që nuk mund të dëgjoj edhe në mbrëmje. Shpenzoni shumë për veshje dhe aksesorë? Shpenzoj shumë për veshje dhe për aksesorë. Në garderobën time ka shumë gjëra firmato që janë tepër të shtrenjta, por ka edhe veshje që nuk janë shumë të kushtueshme. Gjithmonë kam shpenzuar, jo vetëm tani që punoj vetë. Keni qenë në Kosovë në “Vip Shpija”, si ju është dukur kjo eksperiencë ? Po, është e vërtetë, sapo kam ardhur nga eksperienca e bukur që kam pasur në Kosovë te “Vip Shpija” ku më është dashur që të qëndroj katër ditë brenda më banorët dhe të bisedoj me ta dhe t’u përgjigjem pyetjeve të tyre. Më është dukur e frikshme në fillim kur hyra, por më pas më pëlqeu megjithëse nuk do të desha që të isha një konkurrente aty brenda.

sapo kam ardhur nga eksperienca e bukur që kam pasur në Kosovë te “Vip Shpija” ku më është dashur që të qëndroj katër ditë brenda më banorët dhe të bisedoj me ta dhe t’u përgjigjem pyetjeve të tyre Keni pasur angazhime muzikore, koncerte apo në club-e? Kam pasur aktivitete të ndryshme në Itali, Zvicër, Kavajë, do të jem në Vlorë javën e ardhshme. Kam pasur bashkëpunime me Adrian Hilën, Rozana Radin, Flori Mumajesin, Big Basta, me Stine, kam bashkëpunuar nga pak me të gjithë. Kam pasur shumë lëvizje, por që janë normale brenda këtij profesioni. Personi më i dashur për ju? Kam shumë persona të dashur, motrat, mamaja, mbesat, nipi, fansat etj. Janë shumë. Miku/mikesha juaj më i/e mirë? Nga kolegët kam shumë miq, por jo se dal shpesh me ta. Nuk e zgjeroj shoqërinë për hir të profesionit. Nga vetë natyra që kam shkoj mirë me të gjithë kolegët dhe besoj kështu kam për të shkuar gjithmonë. Më pëlqen të ruaj shoqërinë time të thjeshtë.

30/04 - 6/05/11 F.P. 41


Sport 42-44

Nga Gerti Katro www.freepress.al

Kola: Pazaret po shkatërrojnë Agustin Kola, një prej lojtarëve më të famshëm shqiptarë të viteve ‘80-’90, bëri një analizë të gjatë për futbollin shqiptar në një intervistë për “Free Press”. Kola, pjesë e një brezi të shquar edhe në Kombëtaren shqiptare, ku mori pjesë në 21 përfaqësime dhe shënoi 1 gol, foli edhe për problemet që po has futbolli ynë, duke nisur nga kategoritë e moshave, ku edhe vetë trajnon së fundmi. Kola, i cili njeh mirë futbollin nga problematika e brendshme, për shkak se ka qenë ish-trajner i disa ekipeve, përfshi edhe Tiranën e Kamzën, nuk përtoi të japë mesazhe të qarta në lidhje edhe me “teatrin” që po shohim çdo ditë e më shumë në fushat e blerta.

Si ju duket ecuria e kampionatit deri në këtë pikë? Duke folur për ecurinë e kampionatit mund të them që ekipi i Flamurtarit e meriton titullin kampion. Është një ekip që ka tre vjet që investon për atë grup, ka ndërthurur më së miri forcën rinore me lojtarët me përvojë. Ka marrë lojtarë që kanë tituj në kurriz si Xhafaj, Devolli, Ahmataj, etj. I ka gërshetuar më së miri këto dy komponentë. Unë i kam parë të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar. Edhe ekipi i Skënderbeut është një ekip i ri, kanë investuar, ku t’i gjesh këta njerëz, unë nuk i shoh me bindje, të majtë apo të djathtë, ne jemi njerëz të sportit dhe i duam këta njerëz. Por ekipi i Skënderbeut, ndeshjet si jashtë edhe brenda, nuk i ka fituar bindshëm. Por unë parashikoj që kjo puna e titullit do të zgjidhet me një finale në javën e fundit. Unë do të bëja një thirrje që ekipet që do të përballen me këto dy skuadra në vazhdim të luajnë futboll, të sjellin njerëzit në stadium, të mos e degjenerojnë me këto që dëgjojmë përditë. Është folur shumë për afera dhe tolerime sidomos në fazën e tretë... Por edhe një “profeci” e thënë që në fillim, që duket se çdo ditë e më shumë po realizohet... Unë dua futbollin, anët e tjera as i kam dhe nuk i kam pasur ndonjëherë qejf. Jam i vetmi që dal gjithmonë kundër këtyre problemeve anësore, pasi këto e shkatërrojnë futbollin. Unë them që në këto javë që kanë mbetur, ekipet të luftojnë deri në fund dhe më pas titullin ta marrë kush ta meritojë. Por deri tani ka pasur probleme. Gjykimi është një prej elementëve që ka nxirë në vitet e fundit. Është jo- profesionalizëm i gjyqtarëve apo diçka tjetër? Problemi i gjykimit, kjo është e keqja e presidentëve shqiptarë, që kur blejnë një ndeshje vetë, i komprometojnë gjyqtarët dhe më pas vetë i shajnë. Janë presidentët që e komandojnë futbollin, nuk është federata. Janë këta presidentë që e prishin futbollin, dhe po këta që e rregullojnë.

42 F.P. 30/04 - 6/05/11

Shpesh herë shohim politikanë e donatorë ekipesh, jo aktivë në foltoret e Kuvendit, por shumë të gatshëm për të futur duart dhe shkaktuar episode jo të këndshme në stadium... Problemi është që këto figura politikanësh, po të vijnë në stadium, atëherë të mbajnë vendin që u takon. Edhe në atë kohë ne na kanë ardhur. Është kënaqësi kur i shikon në stadium, por duhet të heqin duart nga futbolli, nga llafet, nga këto probleme, nuk i takon një politikani të jetë i pari i rrëmujave në stadium. Unë jam kundra këtyre.

Vetë keni qenë trajner, a kanë tentuar ndonjëherë presidentët e ekipeve të fusin duart në punën tuaj? Edhe unë kam pasur problemet e mia me presidentët. Por presidenti atë punë ka, ai hedh lekët, unë jam i zanatit. Por nuk kam vepruar si ka thënë presidenti, por si ka qenë e mira ime. Por disa që hasin probleme të kësaj natyre, dalin e flasin sot, kur janë trajnerë e pranojnë që presidenti të “fusë hundët”, kur largohen i shajnë. Edhe unë kam pasur probleme, por kam vepruar sipas kokës sime, presidenti


SportiFP Kombëtarja na ka dhuruar ndeshje shumë të bukura. Ne duam kampionatin Europian apo Botëror, kjo është shpejt për t’u arritur, por ne kemi treguar vazhdimësi të mirë, kemi një trajner të mirë. Unë kam qenë gjithmonë për trajner të huaj, pasi janë profesionistë

futbollin shqiptar ka të drejtë, do të shkosh t’i japësh llogari për stërvitje, për të gjitha, sepse ai jep lekët. Kemi qenë si një familje. Kur më ka ndodhur, i kam thënë “unë nuk e bëj!”. Unë mendoj që vetë trajnerët i kanë fajet. Duke qenë se keni qenë një lojtar që ka luajtur në të dyja epokat, aferat dhe tolerimet, me apo pa dashje që dëgjojmë, janë një fenomen i ri në kampionatin tonë apo kanë ekzistuar edhe në vitet e komunizmit? Unë e kam filluar futbollin në Kategori të Parë, me Shkëndijën që në vitin 1976 dhe e kam lënë në 1998. I njoh mirë këto të drejta. Sot diskutojnë sikur Tiranën e kanë mbajtur të tjerët dhe e kanë nxjerrë kampion, por jo, Tirana ka mbajtur veten dhe ka prodhuar lojtarë nga ekipet zinxhir të saj, ekipet e Frashrit, Memës, etj. Ka pasur probleme të këtij lloji, por nuk mendoj se ka pasur ndonjë padrejtësi atëherë. Çfarë ndryshimi ka futbolli sot me atë të kohës kur ju keni luajtur? Në kohën time futbolli ka qenë më profesionist. Ne ishim të përkushtuar nga mëngjesi deri në darkë. Po të shohësh tani, vetëm stërvitje pasdite bëjnë, ndërsa ne kemi qenë gjithë ditën së bashku, madje unë kam ndenjur më shumë me shokët e ekipit se sa me vëllezërit e mi. Ekipi juaj i zemrës Tirana, nuk e nisi shumë mirë kampionatin, tani duket më ndryshe. Çfarë ka ndodhur? Tirana pati problemet e veta. Më pëlqen shumë puna që bën trajneri që arriti të mbledhë grupin. Kjo është puna e një trajneri, të mbledhësh grupin, pasi mund të kesh yjet e botës dhe mos arrish t’i menaxhosh si duhet. Është profesionist. Kush është “gangrena” më e madhe e futbollit shqiptar aktualisht? Problemi i parë në futbollin shqiptar është privatizimi. Në rast se nuk privatizohen klubet, është e pamundur të bëjmë para. Po bëj një krahasim të rastit, merr një lokal shtetëror dhe një privat. Kur e ka shteti është më rrëmujë, kur e merr privati e rregullon dhe kërkon llogari pasi ka investuar vetë me djersën e tij. E njëjta gjë është. Duhet të shkojmë drejt privatizimit pasi talente ka sa të duash. Por nuk afrohen nëpër ekipet e para. Unë po marr ekipin e Tiranës që shumë lojtarë të shkollës së Tiranës kanë ikur jashtë si Ervin Bulku, Ansi Agolli, Isli Hidi, etj. Ka talente, por nuk u jepet dora. Shumë pak talente po i afrohen kombëtares. A ka nevojë përfaqësuesja jonë për rotacion? Me një kampionat që të gjithë po e shohin se çfarë po ndodh, me një orë e gjysmë stërvitje nuk bën dot ekip. Këtu nuk mbushen stadiumet sepse nuk ka futboll. Pse mbushet stadiumi kur luan kombëtarja?! Unë kam besim që në “Qemal Stafa” edhe Brazili po të vijë, ne e mundim, me ata djem që

Problemi i parë në futbollin shqiptar është privatizimi. Në rast se nuk privatizohen klubet, është e pamundur të bëjmë para. Po bëj një krahasim të rastit, merr një lokal shtetëror dhe një privat. Kur e ka shteti është më rrëmujë, kur e merr privati e rregullon dhe kërkon llogari pasi ka investuar vetë me djersën e tij

kemi. Sepse janë profesionistë dhe luajnë futboll jashtë. Sot flasim për Lalën dhe Skelën, por ata janë më të mirët në fushë. Sepse edhe pse luajnë në kategori inferiore, janë shumë më profesionistë se këtu tek ne, në kategori të parë. Ecuria e kombëtares deri tani, si iu duket? Kombëtarja na ka dhuruar ndeshje shumë të bukura. Ne duam kampionatin Europian apo Botëror, kjo është shpejt për t’u arritur, por ne kemi treguar vazhdimësi të mirë, kemi një trajner të mirë. Unë kam qenë gjithmonë për trajner të huaj, pasi janë profesionistë. Shikoj shumë shokët e mi dhe kolegë që flasin me rezerva për trajnerët e huaj, por kur kanë pasur në dorë vetë kombëtaren nuk kanë bërë asgjë. Vetë aktualisht jeni trajner i ekipeve të moshave tek Tirana. Çfarë problemesh hasen në këtë kategori sportistësh të rinj?

Ka shumë probleme sidomos me investimet tek moshat. Unë kam qenë vetë fëmijë dhe ne jemi në radhë të parë edukatorë. Në rast se nuk bëhen njerëz, nuk bëhen as sportistë. Ka të bëjë edhe edukata në familje pasi shkojnë deri në një farë moshe dhe llastohen. Por problemet janë më tepër tek investimet. Në përfundim, një parashikim për kampionatin? Thashë më sipër që e meriton Flamurtari. Skënderbeu është në vendin e dytë dhe e shikoj si më shpresëdhënës për vitin e ardhshëm me investimet që ka bërë. Të gjithë luftojnë edhe me metoda të tjera, jo vetëm Skënderbeu, ka luftuar me metoda të tjera edhe Flamurtari mendoj, por duke mbledhur të gjitha ato që kanë ndodhur, mendoj se Flamurtari e meriton këtë vit kampionatin. Duke parë se çfarë ka dhënë në fushë.

30/04 - 6/05/11 F.P. 43


SportiFP

www.freepress.al

Bekham, lojtari më i paguar në botë

B

ekham është lojtari me të ardhurat më të larta aktualisht sipas revistës ekonomike amerikane Forbes. Lëvizja drejt SHBA-ve ishte një sukses i madh financiarisht për anglezin David Bekham. Pavarësisht se në perëndim të karrierës së tij (ai bëhet 36-të muajin e ardhshëm), Bekham vazhdon të jetë lojtari më i paguar i futbollit në botë, me të ardhura totale prej 40 milion USD për vitin e kaluar. Por këto të ardhura të lojtarëve nuk janë vetëm nga kontratat e majme me klubet përkatëse, por edhe nga marrëveshjet me firmat gjigande sportive, elektronike, kozmetike, etj. Numri 2 në listën tonë të lojtarëve më të paguar të futbollit është Kristiano Ronaldo, i cili fitoi 38 milion USD në 2010 (shifrat e të ardhurave përfshijnë pagat, shpërblimet dhe të ardhurat e miratuara). Të ardhurat e Ronaldos janë të ndara në mënyrë të barabartë midis pagës me Real Madrid dhe të ardhurave të tij nga Nike, Armani, CASTROL dhe të tjerët.

Një tjetër sportist në kërkim të mediave sociale është Mesi, i cili renditet në vend të 3-të në listën tonë me të ardhura prej 32 milion USD në vitin 2010. Mesi hapi një llogari në Facebook këtë muaj dhe shumë shpejt u bë mik me më shumë se shtatë milionë tifozë. Dy herë Lojtari i Vitit ka forcuar portofolin e tij në vitet e fundit. Sponsorët e tanishëm të tij janë: Adidas, Lay’s, Konami, Audemars Piguet, Chery dhe Air Europa. Mesi fiton neto 16.000.000 USD në vit. Këto 16.000.000 USD i ka fituar vitin e kaluar vetëm nga Barcelona, nga pagat dhe shpërblimet. Rënia ekonomike bëri që disa kompani në mbarë botën të ulnin shpenzimet në krahasim me vitet e fundit, por mbështetja ndaj atletëve nuk pati ndryshime. Gjithsesi kjo ndikoi që disa prej kompanive të përfundonin disa prej kontratave me disa prej lojtarëve që bëjnë pjesë në listë. Gillete la marrëveshjet me Tierri Henri, Rikardo Kaka dhe Lionel Mesi, të përfundojnë. Si dhe Coca-Cola nuk rinovoi me sulmuesin e Mançester Junaited, Uejn Runi, kur marrëveshja e tyre skadoi në fund të 2010.

Ja dhe lista me 10 futbollistët me të ardhurat më të larta:

1. David Bekham

2. Kristiano Ronaldo

3. Lionel Mesi

4. Rikardo Kaka

5. Ronaldinjo

$40 milion

$38 milion

$32 milion

$25 milion

$24 milion

Los Anxheles Galaksi Marrëveshja e nënshkruar mes Bekham dhe Adidas është më e madhja në botën e sportit për honorare, nga veshje të futbollit, aksesorë, si dhe linjat të përditshme si ObyO.

Real Madrid Ronaldo është atleti më popullor në Facebook me 24 milion fansa, gjë që ka rezultuar atraktive për sponsor si Nike, Armani, Coca-Cola dhe Castrol.

Barcelona Statusi i Mesit si lojtari më i mirë në botë ka filluar të përkthehet në të mira materiale. “Pleshti” ka marrëveshje me Adidas, Lay’s, Konami, Audemars Piguet, Chery dhe AirEuropa.

Real Madrid Braziliani ka marrë pjesë në kopertinën e EA Sports FIFA Soccer 11. Aventura kompjuterike e FIFA-s ka shitur 100 milion CD nga loja popullore për Artet Elektronike.

Flamengo Dy herë fituesi i Lojtari më i Mirë i FIFA, u bashkua në janar me klubin brazilian, Flamengo pas dy sezonesh me AC Milan. Kontrata e tij e re vazhdon deri në 2014.

6. Tierri Henri

7. Uejn Runi

8. Frank Lampard

$21 milion

$20 milion

$17 milion

Nju Jork Red Bulls Henri bleu në Nju Jork Siti një apartament për 14.9 milion dollarë pasi lëvizi në kampionatin amerikan vitin që shkoi. Bashkëpunimi frytdhënës mes tij dhe Gillete u ndërpre në fund të 2010.

Mançester Junaited Coca- Cola dhe Runi së fundmi ndanë rrugët duke përfunduar një marrëveshje që vlente 1 milion dollar në vit. Sponsorët që i kanë mbetur yllit anglez janë Nike dhe EA.

Çelsi Lampard fiton 11 milion nga pagesa na fushë. 135 golat e tij në karrierë janë më të shumtit të shënuar ndonjëherë nga një mesfushor në Premier Ligë.

44 F.P. 30/04 - 6/05/11

8. Zlatan Ibrahimoviç (barazim)

10. Samuel Eto'o

$17 milion

Inter Milan Sulmuesi kamerunas ka në llogarinë e tij sponsorë si Puma apo Ford. Ai ka fituar çmimin Lojtari Afrikan i vitit katër herë. Një rekord ky!

AC Milan Barcelona i pagoi 94 milion dollarë Interit në 2009 për të drejtat e Ibrahimoviçit, e cila është tranferta e dytë më e lartë ndonjëherë.

$15 milion


HoroskopiJavor 45

Dashi

Hëna e plotë në shenjën tuaj do të bëjë që këtë javë të ndodheni në mesin e shumë ideve urgjente, nevojave dhe dëshirave. Nëse ju duhet të merreni me çështje të ndërlikuara të punësimit apo të natyrës ekonomike, duhet të përpiqeni të merrni kohë për të vlerësuar të gjitha të dhënat. Mos merrni vendime të rëndësishme vetëm për të treguar se jeni i zoti. Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë ditë më të mira. Mundësia për ndonjë rritje rroge del në sfond. Energjia juaj do të vazhdojë të jetë e lartë edhe këtë javë. Edhe zemra juaj zbulon ngrohtësi entuziaste.

Demi

Hëna e plotë në fushën e gjashtë do të bëjë që java të fillojë pak e lodhshme për ju. Kjo gjendje do të jetë deri të martën. Ndoshta do ju duhet të ktheheni në punë dhe të përpiqeni të përqëndroheni. Kujdes të veçantë duhet të bëjnë ata që punojnë në ekip. Duhet të shmangni rivalitetin dhe shpërndarjen e energjive. Do të njihni miq të rinj dhe do të keni qëllime të tjera këtë javë. Yjet do ju ndihmojnë të rregulloni marrëdhëniet me partnerin tuaj. Vetëm gjatë fundjavave do të ktheheni në formë. Shumë probleme në sektorin privat do të zgjidhen.

Binjakët

Kjo do të jetë një javë shumë stimuluese. Çështjet janë të shumta dhe të ndryshme për tu menaxhuar, veçanërisht nga ana administrative dhe ekonomike. Ambicia juaj personale është një karburant i mirë për të zgjidhur gjithçka. Por bashkëpunimi mes kolegëve do të ketë keqkuptime, pasiguri dhe rivalitete të vogla. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë më kapriçoze me energji të kushtueshme. Ju do të keni nevojë të diskutoni me anëtarët e familjes për mundësinë e një udhëtimi që do ju lindi papritur. Kjo gjë mund të rezultojë shumë emocionuese, pasi në këtë udhëtim mund t’ju shoqërojnë njerëz të familjes. Fundjava do të jetë e qetë dhe e bukur.

Gaforrja

Kjo javë për të lindurit e shenjës së gaforres do të jetë e ngarkuar me çështje private dhe emocionale. Zhvillime të papritura ekonomike mund të rezultojnë pozitive për ju. Disa çështje të vogla në punë do të mundoheni t’i rregulloni nga e enjtja dhe e premtja. Kini kujdes të mos tregoheni shumë agresiv apo dhe shumë konkurrues. Ky përqëndrim i madh në nevojat tuaja personale do të bëjë që të lini pas dore partnerin tuaj. Duhet të përpiqeni të jeni më i hapur për dialog. Një fundjavë me familjen tuaj do ju ndihmonte të bashkoheshit më shumë.

Peshorja

Me gjithë përpjekjet e hënës së plotë në shenjën tuaj, java juaj do të fillojë pa një motiv të saktë. Është e mundur që ditët e para ju të merreni me diskutime familjare, ekonomike apo për të menaxhuar punën e lodhshme administrative. Mund të takoni një mik që keni vite pa e parë. Kjo do të jetë një surprizë e bukur për ju. Mund t’ju lindi nevoja të kërkoni ndihmën e këtij miku. Gjëndja juaj emocionale e lëkundur do të bëjë që të jeni më pak kreativ këtë javë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë më të qeta dhe të këndëshme. Do të përpiqeni të ktheni humorin.

Akrepi

Këtë javë do të jeni në formë të shkëlqyer. Karriera juaj po ecën shumë mirë dhe jeta familjare do të jetë shumë e qetë këtë javë. Lajmet e mira që do të merrni këtë javë do të shtojnë të ardhurat tuaja. Por duhet të bëni kujdes të mos abuzoni me mburrjen tuaj. Disa grindje me miqtë tuaj mund t’ju prishin humorin. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos përfshiheni nga ëndrrat. Kini kujdes si i trajtoni njerëzit. Dikush mund të lëndohet nga sjellja juaj. Kujdes me natyrën tuaj agresive. Ndoshta një krizë të vogël me partnerin do ju pushojë së qënurit një paqësor dhe ju bën të kaloni përsëri në xhelozi të vjetra. Por nuk ka nevojë të bëni traumatizime. Yjet ju këshillojnë të bëni një udhëtim në fundjavë.

Shigjetari

Hëna në shenjën tuaj premton të shkëlqejë këtë javë. Edhe pse jeni të akumuluar nga stresi, këtë javë do të ndiheni mirë, plot energji krijuese me qëllime të mira. Veçanarisht do të jeni të frymëzuar në nivelin emocional. Duhet të keni kujdes në punë për të mos pasur konflikte me ndonjë person, nga i cili keni mbështetje shumë. Po ashtu duhet t’iu shmangeni konflikteve edhe me kolegët në punës. Kanalizojeni më mirë fuqinë tuaj në detyrat që ju presin. Vetëm kështu mund të arrini suksesin e lakmuar si dhe do të dilni fitimtarë.

Ujori Kjo javë do të jetë e qetë për të lindurit e shenjës së ujorit. Mund të merrni disa propozime në sektorin profesional, të cilat duhet t’i shqyrtoni me qetësi. Këshillohuni edhe me anëtarët e familjes sepse kështu mund të merrni vendimet e duhura. Mund të keni disa tensione në shtëpi, por nuk duhet të përfshiheni nga emocionet. Mos nxitoni të bëni gjykime të gabuara. Edhe me partnerin nuk duhet të bëni debate për gjëra të parëndësishme. Disa mbrëmje argëtuese me shoqërinë do ju bëjnë mirë për t’ju ngritur humorin. Mes ditëve të premte dhe të dielë me ndikimin e hënës, ju do të gjeni më shumë kohë t’i kushtoheni imazhit tuaj.

Peshqit Java do të fillojë mirë për të lindurit e kësaj shenje. Ambicia juaj është e orientuar në drejtime të ndryshme këtë javë, por do të jeni të mbështetur nga besimi. Me këtë gjendje java do të jetë e ndritshme, aktive dhe dinamike. Të mërkurën dhe të enjten ju mund të përballeni me disa grindje ekonomike me familjarët, të cilat kërkojnë përqëndrim dhe sens të përbashkët. Mbi të gjitha duhet të përpiqeni të kontrolloni padurimin ose mërzitjen pasi mund t’ju bëjë të silleni në mënyrë të paduruar me njerëzit. Venusi në shenjën tuaj do të mbrojë marrëdhënien në çift. Në vendin tuaj të punës nuk duhet të eksperimentoni shumë. Do të ishte mirë të zbatonit rregullat pasi mund të rrezikoni. Mos u kërkoni shumë shpjegime eprorëve tuaj.

Bricjapi

Do të keni shumë punë për të bërë këtë javë dhe sidomos ata që merren me financat. Detyrat do t’i kryeni me me lehtësi nëse tregoheni të kujdesshëm në veprimet tuaja. Dita e mërkurë do të jetë më e qetë, pa ankthe dhe shqetësime. Megjithatë nëse ju nuk merrni rezultate të menjëhershme, do të ndjeheni pak melankolik. Kjo do të jetë një javë që do ju duhet të bëni durim dhe të këmbëngulni. Të enjten dhe të premten do të ndiheni pak të lodhur. Tregoni më shumë kujdes dhe vëmendje për lidhjen tuaj. Partneri ka nevojë për më shumë përkushtim. Një keqkuptim në familje mund t’ju sjellë shumë shqetësime.

Adresa - Rr. "Sami Frashëri" (Përballë Drejtorisë së Policisë) Cel - +355 (0) 68 44 03 133

Tel - +355 (0) 4 24 27 444

Luani

Java do të jetë shumë stimuluese në mendje dhe në zemër për të lindurit e shenjës së luanit. Mos u dekurajoni nga krahasimet me realitetin se mund të gaboni. Ndoshta ditët e para të javës do të përballeni me disa tensione të vogla në ambientin familjar. Kjo situatë mund të ketë si shkak arsye ekonomike. Bëni kujdes që të mbani nën kontroll emocionet. Bisedat interesante me miqtë mund t’ju harxhojnë shumë kohë. Kjo do të jetë edhe pozitive edhe negative. Pozitive sepse rrit entuziazmin tuaj, dhe negative sepse do të shpërqëndroheni nga gjërat e tjera të rëndësishme. Nga e premtja do të tregoheni më tregoheni më shumë i vendosur dhe i aftë për të falur disa persona që ju kanë lënduar.

Virgjëresha

Dita e parë e javës do të jetë një ditë paqësore për të lindurit e shenjës së virgjëreshës. Ju do të ndiheni më i aftë dhe i sigurt. Natyrisht që do të jeni subjekt i ndonjë kritike, por ju do të ndiheni i qetë. Nëse dikush ju bën ndonjë kompliment, veçanërisht kur e dini se e meritoni atë, do të ndiheni mirë dhe mirënjohës. Ditët e mërkurë dhe e enjte mund të jenë ditë pak më të tensionuara, ndoshta për shkak të çështjeve familjare që do të trajtohen me kujdes. Jeta juaj sociale papritur mund të jetë e ngarkuar. Mund të takoni disa njerëz shumë interesantë. Bëhuni gati për të qënë shumë i zënë gjatë javëve të ardhshme, sepse ky trend nuk ka të ngjarë të ndalojë së shpejti. Përpiquni t’i besoni partnerit në vend që të krijoni grindje në marrëdhënien tuaj. Përpjekja juaj do të shpërblehet në fundjavë.

Ju mirpresim nga afër me elegance , çmime te arsyeshme dhe cilesi !!!!!

Për informacione mbi shërbimin apo vendndodhjen, ju lutemi kontaktoni:

Rajko Fashion & Accessories Cel: +355695536151 E-mail: rajko.fashion@gmail.com Rr. Ismail qemali 29 (ne krah te piceri era)

30/04 - 6/05/11 F.P. 45


Eros 46 -47

www.freepress.al

Fakte të çuditshme për Të gjithë flasin për seksin, të gjithë mendojnë për të, të gjithë e duan atë. Mediat janë të mbushura me forma të rrumbullakëta, me gjokse dhe të pasme seksi. Por bota e seksit është plot me kuriozitete që nuk sosin kurrë. P.sh ju nuk e dinit sa është gjatësia e penisit që depërton në vaginën e femrës gjatë gjithë jetës? Nuk dinit as se kush është kampion bote për numrin e femrave me të cilat fle. Lexoni më poshtë disa kuriozitete për seksin.

1. Jo gjithmonë seksi është i butë

3. Shumë, shumë i gjatë

5. Kjo është një gllënjkë shumë e madhe

Sidomos në botën e kafshëve, ku për shembull mashkulli oktapod i llojit Taningia Danae është veçanërisht brutal. Ai i hap femrës së zemrës së tij plagë në trup deri në pesë centimetra të thella për të vendosur aty “paketën” e tij të spermës. Ky është shembulli i qartë i asaj që kush dashuron, duhet të vuajë!

Rreth 200 kilometër është gjatësia e penisit që depërton në trupin e një femre gjatë gjithë jetës seksuale. Këtu përfshihet çdo frekuencë e depërtimit gjatë një akti seksual (d.m.th çdo penetrim gjatë aktit). Gjatësia mesatare e penisit në ereksion merret 15 centimetër. Në këtë mënyrë rezulton se gjatësia e penisit që depërton në një femër është sa 36 herë tuneli i Kalimashit!!!

Balena e jugut, një lloj i familjes së balenave të rrafshëta, i derdh partneres gjatë një akti seksual plot 20 litra spermë. Për të prodhuar një sasi të tillë gjigande, duhen edhe testikuj të tillë. Kjo balenë ka tamam tope! Ato peshojnë 45 kilogram. Ironia e historisë është se kjo racë është në zhdukje.

24. I gjatë sa një njeri

Amerikania Anna Hawkins Turnier, ka gjoksin natyral më të madhin në botë. Gjoksi i saj peshon 30 kilogram dhe ka një diametër prej 186 centimetër.

2. Austriakët janë të parët Një austriak shkon mesatarisht me 29.3 femra gjatë gjithë jetës së tij. Sipas gazetës britanike “The Sun”, austriakët janë në këtë mënyrë kampionët botërorë për numrin e partnereve seksuale.

46 F.P. 30/04 - 6/05/11

Fiks 1.80 centimetra është penisi një elefanti afrikan në gjendje ereksioni. Në këtë mënyrë ai mban rekordin mes kafshëve në tokë.

6. Gjithçka e vërtetë


ErosFP Rreth 60 përqind e të gjitha martesave në botë janë të rregulluara me shkesi. Shumica e popullsisë ka shumë pak ndikim në përzgjedhjen e kandidatit potencial për jetën seksuale në vijim.

jetën seksuale 7. Për çfarë mendojnë njerëzit gjatë seksit? 26 përqind mendojnë për pushimet, 14 përqind për punën e tyre, 12 përqind për problemet me pasardhësit dhe 6 përqind për gatimin. Një pakicë e vogël prej katër përqind mendojnë për sportin. Po a mendon kush për seksin gjatë kohës që bën seks?

8. Kujdes, shpërthim sperme Gjatë “Masturbathon 2009” në San Francisco të SHBA, një maratonë e përvitshme masturbimi, japonezi Masanobu Sato ka kënaqur veten e tij seksualisht për fiks 9 orë e 58 minuta. Në këtë mënyrë ai ka thyer rekordin botëror, të vendosur nga vetë ai, me 28 minuta. Dhe ta mendosh çfarë muskujsh do ketë në krahun e djathtë!

9. Jugu i pakënaqur Vetëm në dy shtete të SHBA-së në jug të vendit, në Alabama dhe Misisipi, nuk është e lejuar që të shiten lojëra seksi. Madje edhe në shtetin konservator të Teksasit, është lejuar në vitin 2008 që të shiten lodra seksi si vibratorë dhe dildo.

10. Zonja, hipuni takave

16. I papërmbajtshëm Shkrimtari i njohur Georges Simenon ka fjetur me 10 mijë gra. Vejusha e tij thotë megjithatë se kjo nuk është një shifër realiste. Sipas saj, ai ka shkuar me 1200 femra. Eh, po edhe kaq janë shumë, shumë!

17. Kujtime të ëmbla-hidhura 50 përqind e meshkujve ruajnë pas një ndarje një kujtim nga ish-i i tyre, një në tetë thotë se ruan madje të mbathurat nga ish-i i tyre.

18. Si një rrufe Vagina kontraktohet gjatë një akti seksual plot 900 herë në një minutë.

19. Të lidhur në besnikëri Thuajse dy të tretat, pikërisht 62 përqind e meshkujve të lidhur, thonë se nuk u duket shumë e vështirë për të qenë besnikë. Ata thonë se janë të lumtur për shkak se ndodhen në krah të njeriut që dashurojnë. Ka gjithmonë lajme të mira, gjithmonë nëse janë kaq të vërteta!

Shtatë centimetra taka i garantojnë një gruaje një orgazëm shumë më intensive gjatë seksit. Në këtë përfundim ka arritur Maria Ceruto nga Universiteti i Veronës. Sipas saj, shkak për këtë është fakti se takat trajnojnë ato muskuj përgjegjës për kënaqësinë seksuale.

20. Nuk i bën të gjitha miku

11. Edhe kondomët kanë norma

21. Kujdes nga Rumania

A e dinit që për prezervativët ka norma? Më i gjati në treg është ai 16 centimetra, më i shkurtri shkon sipas hapjes së llastikut. Por natyrisht ka edhe “King Size”.

Flirtimi lejohet, por nëse keni ndërmend të bëni ndonjë gjë në qiell të hapur, mos e bëni këtë në Rumani. Parajsa e turistëve në Detin e Zi është shumë strikte sa i përket seksit jashtë, nëse kapesh dënohesh me 7 vite burg.

12. Vëmendjen këtu

22. Kjo është e lodhshme

40 orë- sa një javë pune- kaq zgjat ngjizja tek disa brejtës shkretëtire në SHBA. Dhe e bukura është se pas gjithë këtij stërmundimi, të vegjlit janë shumë besnikë dhe familja rritet e lumtur bashkë.

24 fëmijë ka ngjizur gjeniu spanjoll i artit Francisco de Goya (1746- 1828) me gruan e tij. Por kjo nuk e pengonte atë që të kishte një lidhje intensive seksuale me Dukeshën e Albës, çka e çoi atë drejt një rrënimi total fizik. Çfarë është shumë, është shumë. Madje edhe për një gjeni.

13. Një për tre

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizohen mesatarisht tre operacione për ndryshimin e gjinisë çdo ditë

përfundim ka arritur një anketë e realizuar nga “Adecco Group”.

30 përqind e femrave mund të arrijnë në orgazëm vetëm përmes penetrimit. Shumica e tyre vijnë në orgazëm duke stimuluar klitorin. Duart janë shumë të rëndësishme. Ndaj ju meshkuj, përdorini ato.

Në Gjermani llogaritet se punojnë gjithsej 400 mijë prostituta. Plot tre herë më shumë burra, nga 1.200.000 deri në 1.500.000, marrin shërbimet e këtyre zonjave çdo ditë.

23. Të gatshëm

14. Burrë apo grua?

24. Pikëpyetja e madhe

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizohen mesatarisht tre operacione për ndryshimin e gjinisë çdo ditë.

Çdo sekondë në internet në mbarë botën shihen plot 30 mijë video porno. Të lind pyetja, po sikur të mos kishte pasur internet, çfarë do të bënin këta përdorues aktivë?

15. Karrierë përmes seksit Në Europë, tre nga katër burra mendojnë se nëse flenë me shefen e tyre, do të kenë shumë mundësi për të bërë karrierë. Nuk është ndryshe dhe matanë Atlantikut. Atje 17 përqind e amerikanëve besojnë se do kenë më shumë shanse në karrierë nëse flenë me shefen ose shefin e tyre. Në këtë

Vetëm 50 euro do i mjaftonin një mashkulli që të shkonte në krevat me një grua që nuk është simpatike.

25. Rroftë mblesëria Rreth 60 përqind e të gjitha martesave në botë janë të rregulluara me shkesi. Shumica e popullsisë ka shumë pak ndikim në përzgjedhjen e kandidatit potencial për jetën seksuale në vijim.

30/04 - 6/05/11 F.P. 47


FreePress Tirana #19  

30 Prill - 6 Maj 2011

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you