FreePress Tirana #16

Page 1

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E pĂŤrjavshme No.16 Viti I irĂŤ i Botimit 9 - 15 Prill 2011

modern zgjedhjet 2011

lokale apo virtuale 09/04 - 15/04/11 F.P. 1


a

9 prill 2011

t

i

r

a

n

16

www.freepress.al

4

NewsTicker

10

Bota

12

10

A është ky zbulimi më i madh në historinë Biblike?

Dosja e javës

Si ka ndryshuar tryeza e shqiptarëve?

6

Sa shpenzojnë familjet shqiptare për ushqimet?

20 Shëndeti

Çfarë duhet të dimë për marrjen e mendve Si t’i “shpëtojmë” lemzës

24 Lifestyle

20

100 gjëra që duhet të bëni për t’u ndjerë të lumtur

Më thuaj çfarë akullore pëlqen, të të them çfarë tipi je?

27 Speciale

27

85 vjet nga monedha kombëtare

në kopertinë

Fushata e kontrasteve Nga rrjetet sociale tek plumbat. Kjo fushatë po shfaq dy anët e saj në ekstrem, anën primitive, të konflikteve dhe plumbave, dhe anën moderne, atë të betejës online Fotografia: Blerta kambo

Niko Xharo: Pasioni im për koleksionimin e monedhave

30 Digital

Dita kur telefoni i lëvizshëm doli në publik

32 Auto

10 makinat më të gjatë në botë

34 Televizion

34

Bjordi: Pasioni për regjizurën, martesën dhe dëshira për të ikur

38 Art

Skënder Sherifi: Vepra ime, një amanet për rininë shqiptare

46 Eros Kryeredaktor - Enton Palushi. Gazetarë - Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design - Dritan Lleshi. Foto - Blerta Kambo, LSA Marketing - Aina Hoti. E -mail - marketing@freepress.al Adresa - Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 09/04 - 15/04/11

Humori i zi i Chris Rock

46 Eros

Rrëfimet më të çuditshme seksuale

Sport

40

Na ishte një herë Partizani!


Arredime unike për njerëz unikë

juar

n Dize

AatSek L A F ë meg n

Arredim dhome: dollap, krevat, tavolinë kompjuteri, bibliotekë 33094 32412 31365 33150 33040 11267 34082 33186 44318

Panel rover Panel i kuq Panel pana Tenie e kuqe Fibër Doreza mobiljesh Mentesha Shina Vida

11.480 L 4.250 L 4.108 L 120 L 230 L 850 L 546 L 550 L 220 L

TOTAL 22.354 L Në Megatek ju mund të porosisni mobilje sipas nevojave, buxheteve dhe hapsirave tuaja. Sillni me vete përmasat e ambientit dhe arkitektët tanë ju dizenjojnë FALAS mobiljet tuaja. Materialet e drurit priten FALAS në zdrukthtarinë e Megatek. Ju paguani vetëm koston e materialeve të drurit dhe aksesorëve. Bëje mirë. Bëje vetë… do të thotë me kosto të ulët dhe shumë shërbime FALAS!


NewsTicker 4

www.freepress.al

01

02

Fushata e tensionuar Së paku dy incidente të rënda kanë qenë sinjali se këto zgjedhje nuk do jenë të qeta. Kandidati i së djathtës në komunën Balldren të Lezhës është plagosur nga një person, që me sa duket rivalizonte me të për të kandiduar në atë zonë, kurse kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë Tiranë u plagos në mes të ditës në një atentat mafioz. Plagosja e tij erdhi një ditë pas përplasjes me militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me vendosjen e flamujve të kësaj partie. Edhe një kandidat i Partisë Demokratike për Komunën e Dajtit u kërcënua nga një person që qëlloi në ajër. Më pas u tha se ai kishte qëlluar për vetëmbrojtje. Agjencitë e huaja raportojnë se situata është e tensionuar në vend ende pa nisur zyrtarisht fushata. Deri në ditën e zgjedhjeve na presin kohëra të vështira. Për të imagjinuar më pas ditët pas zgjedhjeve kur do të dalin rezultatet, që tradicionalisht janë ditët më të vështira.

Stina e problemeve ekonomike

03

Amnisti, falje, rritje pagash e pensionesh. Ky është refreni i zgjedhjeve në Shqipëri. Por të gjitha këto premtime bien në kurriz të buxhetit, e indirekt në kurriz të shqiptarëve. Ndërsa qeveria vijon e flet për rritje ekonomike, një raportim i Reuters thotë se parashikimet e ekspertëve ndërkombëtarë janë më të zymta se ato të qeverisë shqiptare. Të bie në sy edhe një lajm tjetër, ai i bërë publik nga agjencia “Bloomberg”, sipas të cilit, pesë vende të Ballkanit, përfshi Shqipërinë, janë të gatshme ta lënë buxhetin në mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, mjafton që ky i fundit të ndihmojë ata që të marrin kredi e financime.

Një krizë sociale në sfond Ndërsa Kosova është e zhytur në debatin se si do të zgjidhet çështja e presidentit, analistët druhen se vendi është edhe në një krizë sociale. Sindikatat janë tejet të mobilizuara në këtë vend dhe këtë e tregoi një protestë e bërë para disa ditësh përpara dyerve të Kuvendit. Politikat populiste të qeverisë kosovare duket se po i bëjnë dëm buxhetit, kurse papunësia është në nivele alarmante. Sa kohë që po flitet për krizën politike, asnjeri nuk po merret për këtë krizë tjetër, e cila kur të shpërthejë, do jetë më e frikshme.

Në Libi vijon...

03

04

4 F.P. 09/04 - 15/04/11

Disa ekspertë thonë se lufta në Libi do të zgjasë e janë përgatitur për një stinë të lodhshme. Por mediat thurin skenarë nga më të ndryshmit që flasin për dorëzim të Gadafit, për tranzicion të pushtetit etj. Thuhet se dy djemtë e tij e kanë marrë situatën në dorë. Por në terren gjërat nuk kanë ndryshuar. Rebelët vijojnë të luftojnë, kurse Gadafi e trupat e tij vazhdojnë të sulmojnë. Ministri i Jashtëm e ka braktisur dhe është larguar për në Londër, por mediat thonë se ai nuk e meriton të marrë azil politik për shkak se është njeriu i terrorit pas Gadafit. A mjafton ky reflektim për tu shfajësuar ndaj krimeve si Lokerbija apo armatosja e IRA-s? Pyetja e mediave britanike është në kokën e gjithkujt në këtë vend.

Fukushima horror Kurioziteti për atë që po ndodh në centralin atomik të Fukushimës në Japoni nuk ka të sosur. Mediat në Japoni nuk transmetojnë asnjë lajm për atë që ndodh në Fukushima nga frika e panikut që mund të përhapin. Por për këtë kujdesen mediat në vendet e tjera. Sipas disa raportimeve të bëra nga vendngjarja, thuhet se miliona ton ujë i ndotur me radioaktivitet po derdhen në det. Ndotja është përhapur në thuajse gjithë globin, por në nivele krejt të papërfillshme. Skenari i groposjes së Fukushimës vijon të jetë në fuqi, kurse pompat më të mëdha të betonit në botë janë drejtuar për atje.


OPINION

Është shumë e vërtetë që ky nuk është një proces kaq i lehtë. Patjetër që ka familje që janë të lumtura se kanë marrë në dorë një tapi pa shumë kosto e mbi të gjitha pa andrallat që kalon gjithsecili kur duhet ta bëjë individualisht këtë gjë, por është në interesin tonë që të mësojmë për këtë proces kaq madhor e ka të komplikuar për zhvillimin e shtetit shqiptar

dokujt që i ka rënë ta shohë pellgun Tiranë-Durrës-FushëKrujë- Lezhë nga sipër me aeroplan ose nga ndonjë mal, e kupton se nuk mund të ketë vend tjetër në botë me ndërtime kaq kaotike. Pas njëzet vitesh lirie të shfrenuar, kushdo ka mundur të pushtojë një tokë e të ndërtojë një shtëpi, pa pyetur asnjë strukturë të pushtetit qendror apo vendor. Të tjerë kanë ndërtuar në pronat e tyre, në vende ku të parët e tyre nuk do kishin ndërtuar kurrë për shkak të rreziqeve të natyrës. Një gjë të tillë e tregoi më së miri situata e krijuar vjet e sivjet në muajt e fundit e të parë të vitit. Dhjetëra shtëpi përfunduan nën ujë, familje të tëra humbën atë pasuri që kishin. Është e tepër të diskutojmë sot për problemin e ndërtimeve pa leje përsa kohë që nuk është lënë gjë pa thënë e konsumuar në media në lidhje me këtë çështje. Por është mirë që të diskutohet se ku po shkon ky proces kur kjo mazhorancë, që e pati flamur elektoral, po bën gjashtë vite në pushtet. Diferenca mes krahëve politike në lidhje me këtë çështje dihet tashmë. Të majtët pretendonin të shkonin paralelisht, duke bërë legalizimet, por edhe duke ndërtuar infrastrukturën, të djathtët premtuan një legalizim të shpejtë dhe më pas një urbanizim të këtyre zonave. Sigurisht që edhe këta të fundit janë në gjendje të thonë se kanë bërë investime në zonat ku është ndërtuar në mënyrë ilegale. Tani pas këtyre viteve, çështje e legalizimeve është kthyer vetëm në çështje listash. Qeveria publikon një listë me ata që marrin tapitë, media i publikon duke menduar se do shesë ndonjë gazetë më shumë për të interesuarit dhe kaq. Se deri kur do të zgjasë procesi, askush nuk e thotë. Meqë këto zgjedhje janë lokale, të gjithë ia kanë varur këtij problemi dhe nuk flasin për të. Por është e drejta jonë të mësojmë se deri ku ka shkuar ky procesi, a ka vijuar të ndërtohet në mënyrë të paligjshme edhe pasi është bërë i famshmi fotografim nga ajri, cila është sasia e parave që ka gjeneruar ky proces (të mos harrojmë se janë para që do shkonin për urbanizimin e

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Ku po shkon procesi i legalizimit? Nga Enton Palushi

zonave), si janë përdorur e menaxhuar këto para dhe në fund duhet të dimë me saktësi, a është kjo qeveria që e ka përfundimisht kontrollin mbi territorin? Sepse para pak kohësh një kryetar bashkie i një zone bregdetare fliste për ndërtime ilegale nën hundën e tij. Nëse është kështu, atëherë problemi nuk është zgjidhur, thjesht sa është përdorur për interesa elektorale. Është shumë e vërtetë që ky nuk është një proces kaq i lehtë. Patjetër që ka familje që janë të lumtura se kanë marrë në dorë një tapi pa shumë kosto e mbi të gjitha pa andrallat që kalon gjithsecili kur duhet ta bëjë individualisht këtë gjë, por është në interesin tonë që të mësojmë për këtë proces

kaq madhor e ka të komplikuar për zhvillimin e shtetit shqiptar. Është më e pakta që mund të ofrojmë për të gjithë ata njerëz që kujdesen për të zbatuar ligjin, për të paguar faturat e për të qenë në rregull me çdo detyrim që i kanë shtetit. Sepse është çmenduri të jetosh në një vend ku disa që nuk paguajnë dritat, u falen faturat, të tjerëve iu dyfishohen, është e pafalshme të rrish në një shtet ku disa e shpërdorojnë ujin në mënyrë ekstreme, e disa harxhojnë qimet e kokës për ta blerë atë, është budallallëk të jesh ti ai që nxjerr dokumenta e letra pa fund për të ndërtuar diçka, kur të tjerët vetëm ngulin vetëm kufij. Informacioni është më e pakta që mund të na jepet.

09/04 - 15/04/11 F.P. 5


Aktualiteti 6 -9

Nga Bledar Lumani www.freepress.al

Fushata e kontrasteve Nga rrjetet sociale tek plumbat. Kjo fushatë po shfaq dy anët e saj në ekstrem, anën primitive, të konflikteve dhe plumbave, dhe anën moderne, atë ë betejës online

S

i rrallë herë, fushata elektorale këtë radhë në Shqipëri nuk është duke u zhvilluar vetëm në rrugë. Dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS, kanë ndërmarrë edhe një fushatë të egër në web dhe sidomos në rrjetet sociale, siç është Facebook. Këtë po e përdorin më së shumti dy kandidatët që kërkojnë të zgjidhen në krye të bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Tashmë stafet e këtyre të fundit janë duke bërë “garë” se kush ka më shumë fansa në Facebook, për të shtuar propagandën e tyre dhe për të bindur njerëzit që të votojnë për ta. Me anë të kësaj fushate, ata kanë si synim që të fitojnë më së shumti të rinjtë, duke qenë se janë pikërisht këta të fundit që qëndrojnë dhe e përdorin më shumë këtë rrjet social. Por, nuk janë vetëm rrjetet sociale. Duke lënë mënjanë mediat tradicionale, si televizionet, gazetat e revistat, tashmë synohen edhe site-et dhe blog-et e ndryshme. Është një ushtri e tërë e këtyre kandidatëve që punon për të pushtuar hapësirën në këto rrjete, duke bërë sugjerime për kandidatët e tyre të preferuar, komente pozitive, si dhe sharje dhe sulme ndaj kandidatit rival. Dhe të mendosh që fushata zyrtarisht ka vetëm një ditë që ka nisur. Për këtë arsye, propaganda dhe fushata në web gjatë ditëve në vijim pritet që të bëhet edhe më agresive.

Përditësim i fushatës Më shumë se kush ka më shumë anëtarë, dy kandidatët për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha dhe Edi Rama, janë duke e përdorur këtë faqe për shpalosjen e ideve dhe planeve të tyre. Bashkëpuntorët e tyre, të cilët merren me administrimin e faqes, hedhin çdo ditë takimet elektorale dhe ngjarjet apo evenimentet e tjera në të cilat dy kandidatët kanë marrë pjesë. Në to gjen fjalimet e tyre, foto nga takimet dhe mbi të gjitha, komente inkurajuese nga ana e simpatizantëve të tyre. Në këto faqe ka një kusht, që duhet të plotësohet nga të gjithë anëtarët: nëse doni të bëheni fans i faqes, duhet patjetër që të jeni simpatizant i kandidatit aktual. Në të kundërt, nëse u shkon në mëndje që të mos keni të njëjtin mendim apo të “guxoni” që të bëni ndonjë kritikë, edhe njëherë, kritikë, jo fyerje, do të shuheni menjëherë nga faqja. Edhe nëse nuk jeni anëtar i faqes, por keni mundësinë të komentoni, komentet tuaja, nëse nuk janë në favor të kandidatit përkatës, do të fshihen nga moderatorët e faqes, të cilët qendrojnë 24 orë të gatshëm. Megjithatë, duke përjashtuar këtë anë, Facebook po u shërben shumë dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës që të shpalosin idetë e tyre tek sa më shumë njerëz.

Të rinjtë, objektivi kryesor Rama-Basha në Facebook Lulzim Basha, duke qenë se është edhe sfidues, për vetë faktin se Rama është kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, e filloi fushatën e tij disa javë para këtij të fundit. Dhe këtë gjë e bëri pikërisht nëpërmjet rrjetit social më të madh në botë, Facebook. Ende pa u shpallur zyrtarisht kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës, bashkëpuntorët e Bashës hapën një faqe zyrtare në Facebook, ku bëheshin kërkesa për sugjerimin e kësaj faqeje. Tashmë kjo faqe numëron rreth 50 mijë anëtarë dhe ditë pas dite shtohet. Pas saj, janë hapur edhe disa faqe të tjera me emrin e Lulzim Bashës për kandidat për Bashkinë e Tiranës. Kjo bëri që edhe bashkëpuntorët e kreut aktual të bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, i cili kandidon për herë të katërt, të hapnin një faqe të posaçme për zgjedhjet e 8 majit. Duke qenë se është hapur disa javë më vonë, kjo faqe numëron më pak anëtarë se faqja e Lulzim Bashës, rreth 30 mijë, por, nëse do të merren edhe anëtarët e faqeve të shumta të Ramës që ekzistojnë në këtë rrjet, atëherë numri i tyre rritet ndjeshëm. Tashmë të dyja kampet janë duke bërë një luftë se kush do të sigurojë më shumë fansa në faqe, a thua se fituesi do të shpallet pikërisht nga fakti se kush ka më shumë fansa në Facebook.

6 F.P. 09/04 - 15/04/11

Rrjetet sociale kanë si pikësynimin kryesor pikërisht të rinjtë, të cilët janë të shumtë në numër dhe mund të ndikojnë thelbësisht në zgjedhjet e 8 majit. Duke qenë se pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë interesohet shumë pak për shtypin e shkruar dhe pak më shumë për atë televiziv, partitë kryesore në vend duket se e kanë gjetur zgjidhjen kësaj radhe për të afruar edhe të rinjtë dhe për t’i bërë aktivë. Këtë e kanë arritur me anë të Facebook veçanërisht, duke qenë se ky rrjet social është shumë i përhapur dhe i përdorur në vendin tonë. Duhet kujtuar që në këtë rrjet bëjnë pjesë më shumë se një milionë shqiptarë dhe pjesa dërrmuese e tyre janë votues potencialë. Nga këta, shumica janë të rinj dhe jo shumë të interesuar për politikën. Për këtë arsye, bashkëpunëtorët e dy kandidatëve për bashkinë e kryeqytetit kanë vendosur që të hyjnë edhe në këtë hapësirë, duke parë që kjo gjë ka arritur të japë suksese në shumë vende të botës. Dhe, nëse do të hysh në dy faqet e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, do të shohësh që janë pikërisht të rinjtë ata që përbëjnë shumicën në anëtarësi. Tashmë dy kandidatët kanë arritur që të fitojnë vëmendjen e tyre. Ajo që ata kërkojnë tani, është t’i tërheqin drejt kutive të votimit, për të votuar për ta.


AktualitetiFP Mustafa Nano: "Pushteti po vë në jetë një organizim elektoral të stilit fashist. Ata janë kudo, rrjedhimisht nuk mund t’u shpëtosh dot. Kanë zaptuar gjithçka, rrugë, sheshe, para, media"

Web-i zëvendëson sheshet

Fushata online, vetëm në kryeqytet

Deri më sot ishim mësuar me fushata që bëheshin në sheshe të mëdhenj, ku kishte turma masive njerëzish dhe kandidatët mbanin fjalimet e tyre të rastit. Duket se kjo gjë tashmë ka ndryshuar dhe kandidatët kanë vendosur që të bëjnë takime të vogla, duke shëtitur lagje më lagje dhe shtëpi më shtëpi. Takimet e mëdha bëhen më rrallë dhe me raste të tilla si hapja e fushatës, prezantimi i kandidatëve dhe mbyllja e fushatës. Dhe kështu, vendin e shesheve të mbushura, të cilat pak nga pak, tashmë me vitet kanë filluar të rrallohen, duket se e kanë marrë pikërisht rrjetet sociale. Nëse do të shohësh turma njerëzish, këtë mund ta bësh fare mirë në Facebook, ku ka jo vetëm pjesmarrje masive, por edhe komunikim masiv. Simpatizantët mund të lënë aty komentet dhe sugjerimet e tyre dhe kandidati përkatës për bashkinë mund t’u kthejë përgjigje. Kuptohet, askush nuk duhet të ushqejë iluzione se është vetë kandidati që u kthen përgjigje: janë bashkëpuntorët e tyre. Por, gjithsesi kjo është diçka më pozitive se sa takimet në shesh, kur kandidati komunikonte me turmën. Tashmë ai mund të komunikojë direkt me personin dhe kjo mund t’i shtyjë simpatizantët që të ndihen më të vlerësuar dhe për pasojë të bëhen edhe më aktivë në fushatën online.

Fushata online në rrjete sociale dhe web ka marrë përmasa të gjera vetëm në kryeqytet. Në rrethet e tjetra ndërkohë, kjo mundësi është shumë e kufizuar, për vetë faktin se përdoruesit e internetit janë shumë të pakët në numër. I vetmi që është duke bërë fushatë edhe nëpërmjet Facebook-ut nga kandidatët e rretheve të tjera, është kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës, Shpëtim Gjika, që është edhe kryetari aktual i kësaj bashkie. Ky i fundit ka rreth 10 mijë fansa në Facebook, shumë pak në krahasim me kandidatët për bashkinë e kryeqytetit. Kandidatët e tjerë për bashkitë në rrethe, për të mos folur pastaj për kandidatët për komuna, nuk i kanë dhënë shumë rëndësi fushatës online, pasi nuk do t’u shërbente shumë.

E ngarkuar me tension politik, kjo fushatë, e cila është nisur për lokale, por po bitiset si një referendum për qeverisjen, po tregon se ccdo armë është në lojë, mjafton fitorja. Deri ditën e zgjedhjeve, shumë tension na pret

Organizim elektoral në stil fashist Kështu e quan në site-n e tij respublica.al gazetari opozitar, Mustafa Nano. Ndoshta mund të duket e tepëruar, por Nano shprehet se site i tij ka rënë shpesh pre e sulmeve nga përkrahës të kandidatit demokrat për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha. “Pushteti po vë në jetë një organizim elektoral të stilit fashist. Ata janë kudo, rrjedhimisht nuk mund t’u shpëtosh dot. Kanë zaptuar gjithçka, rrugë, sheshe, para, media. Duan të krijojnë idenë e një konsensusi plebishitar, dhe është e sigurtë se sa më shumë futen në krime e në zullume të tjera, aq më e fortë do bëhet kjo tendencë. Një shfaqje e tipit fashist është një lëvizje me emrin “Zgjohu”, për të cilën nuk di askush se ku i gjen paratë. Ata përgatisin spote elektorale që synojnë demonizimin e opozitës, dhe trokasin nëpër dyer televizionesh, ku kërkojnë transmetimin e tyre në këmbim të parave që japin. Spotet janë të ndyra. E dini? Si për të dhënë një dëshmi tjetër të skenarit fashist, pushteti po bën një mobilizim korporativ të të gjithë atyre që ka rrotull vetes. Dhe këtyre u mjafton një porosi e vogël; më pas e dinë vetë detyrën: duhet të fusin hundët kudo për të përcjellë idenë se gjithë shqiptarët janë me Berishën. Kanë zënë të frekuentojnë dhe këtë website (respublica.al). Jo ngaqë e pëlqejnë, por ngaqë e urrejnë. Nuk futen për të lexuar shkrime e artikuj. Futen vetëm për të shkruar komente në favor të Lulzim Bashës. Dje site-i m’u sulmua me breshëri me komente të tilla, dhe një pjesë sosh ishin të mbushura me fyerje, sharje e gjuhë rrugaçësh (jemi tek sindroma fashiste), e për këtë arsye nuk u publikuan. Këto falanga duhen mundur me mobilizimin total të njerëzve që s’ngjajnë me ta. S’ka rrugë tjetër”, shprehet Nano në site-in e tij për këtë fenomen, i cili duket se është i ri në vendin tonë.

Nga Facebook tek krimi

Foto Blerta Kambo

Kjo është ana moderne e fushatës, edhe pse shumë agresive. Por fushata po shfaq edhe anën primitive të saj, madje në ekstremin e saj. Dy plagosje në vigjilje të nisjes së fushatës kanë treguar se sa e brishtë është situata në vend. Kandidati i djathtë për komunën e Balldrenit në Lezhë u plagos në pritë nga një person që rezulton të jetë anëtar i Partisë Demokratike. Një luftë brenda llojit. Por për fat kandidati i mbijetoi sulmit. Ndërkohë Tirana u trondit rëndë nga atentati ndaj kryeinspektorit ndërtimor të bashkisë. Ai u qëllua në mes të Tiranës nga dy persona me motorr. Akuzat e para ishin politike dhe lidheshin me një përplasje të kryeinspektorit me simpatizantët e LSI-së, të cilët po mbushin sheshet me flamuj. E ngarkuar me tension politik, kjo fushatë, e cila është nisur për lokale, por po bitiset si një referendum për qeverisjen, po tregon se ccdo armë është në lojë, mjafton fitorja. Deri ditën e zgjedhjeve, shumë tension na pret.

09/04 - 15/04/11 F.P. 7


AktualitetiFP

www.freepress.al

Obama, “babai” i

B

arak Obama, përveçse do të mbahet mend si presidenti i parë amerikan me ngjyrë, do të kujtohet edhe për mënyrën e fushatës së tij, e cila ishte një risi. Obama i dha një rëndësi shumë të madhe fushatës online, duke përdorur rrjetet sociale, site-t e ndryshme, blog-et etj, të cilat arritën që të jepnin rezultate, pasi me anë të internetit, presidenti amerikan arriti që të thithte sidomos një elektorat të ri në moshë. Obama hapi rrugën e fushatës online dhe tashmë të gjithë përpiqen që ta ndjekin, edhe pse kjo për politikanët e tjerë është paksa e vështirë, duke parë që presidenti amerikan u konsiderua si një “fenomen” në fillimet e veta. Tashmë, kur vetëm pak ditë më parë ai lajmëroi se do të kandidojë për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, duket se i ka dhënë sërish shumë rëndësi fushatës online. Madje, edhe vetë njoftimin për rikandidimin për postin e presidentit të SHBA-së, Obama nuk e bëri nëpërmjet ndonjë fjalimi publik, por e bëri pikërisht me anë të internetit, duke u dërguar nga një email të gjithë përkrahësve të tij. Presidenti amerikan jo pak herë ka hyrë dhe ka biseduar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me simpatizantët e tij, por jo vetëm, online, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre. Në disa raste madje, ai i ka dhënë konferencat e tij nëpërmjet Youtube. Kjo ka bërë që Obama të shihet me admirim dhe të ketë një përkrahje të gjerë nga të rinjtë amerikanë, por jo vetëm. Presidenti amerikan është politikani më popullor në të gjithë botën në rrjetin social më të madh, Facebook. Obama numëron rreth 19 milionë fansa vetëm në adresën e tij zyrtare, ndërsa me mijëra të tjerë janë fansa të faqeve të ndryshme të hapura me emrin Barak Obama. Por, nuk mbetet pas as bashkëshortja e tij, Mishele Obama, në këtë drejtim. Zonja e Parë amerikane, e cila u shpall si gruaja më e fuqishme në botë për vitin e kaluar, ka fansa të shumtë dhe numëron më shumë se 4 milionë të tillë vetëm në rrjetin social Facebook.

Një gay, politikani më i dashur europian në Facebook Nikolas Sarkozi, Dejvid Kamerun, Silvio Berluskoni apo Angela Merkel? Në fakt, asnjë prej këtyre nuk është politikani më i dashur dhe me më shumë fansa në rrjetin social më të madh në botë, Facebook. Politikani që ka më shumë fansa është guvernatori puljez, Nichi Vendola. Ai ka 416 mijë fansa dhe është politikani më popullor europian në rrjetin më të madh social, duke lënë kështu prapa presidentin francez, Nikolas Sarkozi, i cili ndodhet në vendin e dytë si politikani më i preferuar në Facebook. Për t’ja arritur kësaj gjëje, prapa Nichi Vendola qëndron një staf i tërë, që me shaka thotë se tashmë ka si objektiv që të kalojë në këtë renditje edhe presidentin amerikan, Barak Obama. Një nismë e pamundur, duke qenë se Obama ka rreth 19 milionë fansa. Vendola qëndron në vendin e 45 nga politikanët më të klikuar në Facebook. Duhet thënë se një pjesë të mirë të fansave në Facebook, Vendola i ka prej faktit se përfaqëson edhe një komunitet me shije të ndryshme seksuale, përveçse është guvernator në Pulja. Vendola është gay dhe kjo ka ndikuar që një numër i madh personash të këtij komuniteti të bëhen fansa të tij. Ndërkohë, politikanë të tjerë të njohur europianë, si Nikolas Sarkozi, Angela Merkel, Silvio Berluskoni apo Dejvid Kamerun, me vështirësi i kalojnë 300 mijë fansa.

Sharje me porosi Kultura politikë në Evropën Juglindore është e gjallë, shumëngjyrëshe dhe shpesh polemizuese. Në të bëjnë pjesë edhe ofendimet personale të kundërshtarëve. Kjo duket shumë qartë në internet. Gjuha e urrejtjes përdoret kundër aktorëve nga politika dhe shoqëria. Dhe ai që i shan mirë parti të caktuara, mund të fitojë madje edhe para. Një fantazmë vjen vërdallë në Evropën juglindore: fantazma e sharjeve profesionale në internet. Ajo shfaqet përditë në internet për gjashtë apo tetë orë në gazetat online, bloge dhe në forumet e të gjitha llojeve. Atje hidhen parrullat e urrejtjes kundër kundërshtarëve politikë të atij që i jep bukën, preferencat më të mëdha janë gjatë fushatës elektorale. Puna e tij është e rehatshme. Një sharës profesionist mund ta bëjë punën nga shtëpia, me pizhama, duke ngrënë

Kultura politikë në Evropën Juglindore është e gjallë, shumëngjyrëshe dhe shpesh polemizuese. Në të bëjnë pjesë edhe ofendimet personale të kundërshtarëve. Kjo duket shumë qartë në internet 8 F.P. 09/04 - 15/04/11

një qese me patatina. Vlad Ursulean për shembull, bombardoi faqet rumune të internetit me komente fyese për dy kandidatët më të suksesshëm të zgjedhjeve presidenciane të 2009-ës, i porositur nga partia e kandidatit të tretë. Një gjë që në atë kohë nuk e dinte kërkush. I riu është në fakt gazetar dhe hulumtonte në fshehtësi. "Çdo ditë unë merrja me email një listë me 30 deri 40 artikuj nga shtypi online, por edhe nga bloge dhe forume të ndryshme. Këtyre i shtohej edhe një listë me "mesazhe", që duhet të përpiloheshin si komente për këto artikuj. Për shembull, që Traian Basescu (presidenti aktual) është personalisht fajtor për të gjithë keqadministrimin e vendit, ose që Mircea Geoana (kundërshtari i tij) kishte bërë krime, pra sulme direkte kundër kandidatëve", shprehet ai.


AktualitetiFP Obama numëron rreth 19 milionë fansa vetëm në adresën e tij zyrtare, ndërsa me mijëra të tjerë janë fansa të faqeve të ndryshme të hapura me emrin Barak Obama

fushatës online

Vlad Ursulean për shembull, bombardoi faqet rumune të internetit me komente fyese për dy kandidatët më të suksesshëm të zgjedhjeve presidenciane të 2009-ës, i porositur nga partia e kandidatit të tretë. Një gjë që në atë kohë nuk e dinte kërkush. I riu është në fakt gazetar dhe hulumtonte në fshehtësi

Kontaktin me dhënësit e porosisë, gazetari hulumtues e kishte vendosur nëpërmjet Facebook-ut. Duke përdorur disa llogari fiktive, ai u fut në grupin e liberalëve dhe u punësua si punonjës. Sipas hulumtimeve të tij, mund të thuhet se asnjë nga partitë e rëndësishme rumune nuk trembet nga praktika të tilla. Një vit më parë, një senator socialdemokrat nga Bukureshti deklaroi në një intervistë se partia e tij paguan njerëz për të sharë online kundërshtarët politikë. Atij i vjen keq vetëm për një gjë, që socialdemokratët kanë më pak ekspertë sharjesh se kundërshtarët e tyre politikë. Edhe në Bullgari gjuha e urrejtjes pjell para, deklaron antropologu nga Sofja, Haralan Alexandrov. “Në fakt, ne mendojmë se një pjesë e 'postings' shkruhet nga anëtarët e partisë, përkatësisht influencohet nga ata. 'Postings' të tilla jepen shpesh në forume me shënimin se autori është "një user i paguar". Ky shënim është për më tepër pjesë e gjuhës agresive që përdoret në forumet e internetit, të cilat nuk durojnë asnjë lloj mendimi tjetër. Përmbledhtasi mund të them se forumet bullgare të internetit janë shumë të pacivilizuara", pohon ai. Në këtë botë të pacivilizuar të internetit në Evropën

Juglindore, nuk bëjnë pjesë vetëm mercenarët digitalë të partive, të cilët e nxjerrin bukën me "hate speech" në internet. Shumë mesazhe janë serioze. “Për shembull, kur në forumet bullgare të internetit romët fajësohen se duan t`i bëjnë keq popullsisë”, thekson Haralan Alexandrov. Shprehjet raciste dhe kundër të huajve përhapen në internet shumë shpejt në kohë krizash. “Inate midis etnive të ndryshme, ka në hapësirën virtual”, thotë Ibrahim Makolli nga Kosova. "Mes përdoruesve të internetit zhvillohet luftë dhe kjo nuk shihet vetëm këtu në Kosovë, por në të githa vendet e Ballkanit. Në gjuhën e tyre mund të dallosh intolerancën e madhe midis grupeve të ndryshme etnike", thotë ky i fundit. Ibrahim Makolli nuk beson se gjuha e urrejtjes mund të ketë ndikim tek publiku. Sipas mendimit të tij, këto janë fenomene të veçuara. Edhe grupi maqedonas i Facebook-ut kundër Irena Cvetkovik-ut, mund të shihet si rast i veçuar. Por, shprehjet e përdorura kundër aktivistes së të drejtave të njeriut shkaktojnë dhimbje. Meqenëse ajo lufton në Maqedoni kundër diskriminimit të homoseksualëve dhe pakicave etnike, anëtarët e Facebook-ut bëjnë thirrje në një grup kundër Irena Cvetkovik-ut. DW

09/04 - 15/04/11 F.P. 9


Bota 10-11

www.freepress.al

A është ky zbulimi më i madh në historinë biblike? 70 libra që mund të ndryshojnë shumë gjëra në historinë e njërës prej periudhave më të rëndësishme të njerëzimit. Shanset janë të mëdha që librat të jenë autentikë, por ka një problem: janë në duart e një trafikant Shpella në Jordani ku u bë zbulimi

Nga Fiona Macrae “Daily Mail”

10 F.P. 09/04 - 15/04/11

P

ër studiuesit e fesë dhe historisë, ky është një thesar që nuk ka çmim. Ky koleksion i vjetër me 70 libra të vegjël, faqet e të cilëve janë të lidhur me tela, mund të çojë në zbulimin e disa prej sekreteve më të mëdha të ditëve të para të Krishterimit. Akademikët janë të ndarë në lidhje me autenticitetin e tyre, por thonë se nëse verifikohet një gjë e tillë, ata mund të jenë po aq të rëndësishëm sa Pergamenat e Detit të Vdekur, zbuluar në vitin 1947. Faqet e librave nuk janë më të mëdha se një kartë krediti. Ato janë të mbushura me imazhe, simbole dhe fjalë që duket se i referohen Mesias, e madje edhe kryqëzimit dhe ringjalljes. Për më tepër gjithçka bëhet edhe më intriguese për shkak se librat janë të vulosur, çka bën që akademikët të besojnë se ai është koleksioni i humbur i kodikëve që përmenden në Librin e Zbulesës të Biblës. Librat janë zbuluar pesë vite më parë në një shpellë në një zonë të humbur në Jordani, në të cilën dihet se janë arratisur refugjatët kristianë pas rënies së Jeruzalemit. Aty janë gjendur edhe më përpara dokumente të rëndësishëm të së njëjtës periudhë.

Testet e para metalurgjike tregojnë se disa nga librat mund të datojnë që në shekullin e parë pas Krishtit. Kjo përllogaritje është bërë në bazë të ndryshkut që ka zënë vend në libra, për të cilin ekspertët mendojnë se është e pamundur që të krijohet artificialisht. Nëse data do verifikohet, librat do jenë ndër dokumentet më të hershëm të Krishterimit. Fakti se librat mund të përmbajnë dëshmi bashkëkohore për vitet e fundit të Jezusit, ka lumturuar studiuesit, megjithatë entuziazmi i tyre është i përmbajtur për shkak se ekspertët janë manipuluar më përpara nga falsifikime tejet të sofistikuara. David Elkington, një studiues britanik i historisë fetare dhe arkeologjisë, njëkohësisht një nga personat e paktë që ka ekzaminuar librat, thotë se ato mund të jenë “zbulimi më i madh në historinë kristiane”. “Të lë pa frymë mendimi se ne mund të kemi në dorë objektet që mund të jenë mbajtur nga shenjtorët më të hershëm të Kishës,” thotë ai. Por nuk është mister vetëm fakti se çfarë përmbajnë këto libra, por edhe vendndodhja aktuale e tyre. Fillimisht ato janë zbuluar nga një beduin jordanez e më pas janë marrë nga një beduin izraelit,


Profesor Davis thotë: “Mundësia e origjinës hebraiko- kristiane vjen nga imazhet dhe nëse është kështu, këta kodikë do të hedhin dritë në një nga periudhat më të rëndësishme, por më pak të njohura të historisë botërore.”

që i ka kaluar kontrabandë përgjatë kufirit për në Izrael ku gjenden edhe tani. Megjithatë, qeveria e Jordanisë thotë se po punon në nivele të larta për të riatdhesuar koleksionin e librave. Filip Davis, profesor emeritus për studimet biblike në Universitetin e Shefildit, thotë se ka prova të fuqishme se librat kanë origjinë kristiane. “Sapo i pashë, mbeta i shokuar,” thotë ai. “Mbeta pa frymë sepse ishin imazhe kristiane. Duket një kryq në sfond, një varr, mesa duket i Jezusit, një godinë e vogël dhe muret e qytetit. Edhe në faqet e tjera të librave ka mure dhe sigurisht që i referohen Jeruzalemit. Është një kryqëzim kristian që është bërë jashtë mureve të qytetit.” Ekipi britanik që po drejton punën për këtë zbulim druhet se ata që i mbajnë librat aktualisht në Izrael po kërkojnë që t’i shesin në treg të zi, ose më keq, t’i shkatërrojnë ato. Por, personi që i ka librat hedh poshtë akuzohet dhe pretendon se librat kanë qenë në familjen e tij për 100 vjet. Dr. Margaret Barker, ish- presidente e Shoqatës për Studimin e Testamentit të Vjetër, thotë: “Libri i Zbulesës flet për një libër të vulosur, që ishte hapur vetëm nga Mesia. Tekstet e tjera nga ajo periudhë flasin për librat e vulosur të dijes dhe për një traditë sekrete të pasuar nga Jezusi tek dishepujt e tij më të afërt. Ky është konteksti për këtë zbulim”. Profesor Davis thotë: “Mundësia e origjinës hebraiko- kristiane vjen nga imazhet dhe nëse është kështu, këta kodikë do të hedhin dritë në një nga periudhat më të rëndësishme, por më pak të njohura të historisë botërore.” Zoti Elkington, që po drejton përpjekjet britanike për të rikthyer librat në Jordani, thotë: “Është me shumë rëndësi që koleksioni të rikthehet i paprekur dhe të ruhet në mënyrën më të mirë të mundshme, si për të mirën e pronarëve, ashtu edhe për një audiencë ndërkombëtare të mahnitur nga ky zbulim.”

BotaFP

Librat prej metali që mund të ndryshojnë kuptimin e Biblës

Bariu që zbuloi një thesar Pergamenat e Detit të Vdekur janë mes zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike të kohës moderne. Ato u zbuluan në një shpellë nga një bari beduin në Bregun Perëndimor. Pergamenat kanë 30 mijë fragmente të ndara që përbëjnë mbi 900 manuskripte tekstesh biblike dhe fetare nga koha e Jezusit. Pergamenat e brishta dhe fragmentet në papirus janë subjekt i studimeve intensive për më shumë se gjysëm shekulli nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë, të cilët po përpiqen akoma që të kuptojnë domethënien e rreth 30 përqind të teksteve, që nuk janë përfshirë në Bibël ose në ndonjë vepër tjetër fetare. Pergamenat përfshijnë kopjen më të hershme të njohur të Dhjetë Urdhëresave, një libër thuajse të plotë të Isaias dhe shumë nga psalmet. Disa nga tekstet janë dëmtuar nga restaurimet që kanë nisur që nga viti 1950.

A është ky portreti i parë i Jezusit? Pas 2 mijë vitesh e varrosur në një shpellë në Tokën e Shenjtë, është vështirë të dallosh tiparet njerëzore. Por historianët e Biblës thonë se po përpiqen që të përcaktojnë nëse është ky portreti i parë që i është bërë Krishtit. Ata po investigojnë nëse piktura, në të cilën mund të shihet me vështirësi një burrë me kurorën me gjemba, është krijuar gjatë jetës së Jezusit nga njerëzit që e njihnin atë. Portreti është gjetur në një nga librat e koleksionit të zbuluar

në një shpellë në një fshat të humbur në Jordani. Koleksioni ka 70 libërtha me nga 15 faqe secili, lidhur me unaza. Historianët mendojnë se koleksioni është bërë nga pasuesit e Jezusit gjatë dekadave që pasuan kryqëzimin e tij. Prova më bindëse se librat janë kristianë është fakti se një kapak i tyre tregon një hartë të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit ku shihen edhe kryqe jashtë mureve të qytetit. Gjithashtu një frazë në këto libra duket se lexon “shpëtimtarët e Izraelit” në hebraishten e vjetër. Zbulimet mendohet se janë bërë mes viteve 2005 e 2007, kur një përmbytje ekspozoi librat brenda shpellës. Drejtori i Departamentit për Antikitetet në Jordani, Ziad al-Saad, beson se librat janë bërë nga pasuesit e Jezusit menjëherë pas vdekjes së tij. “Informacionet e para janë shumë inkurajuese dhe duket se po flasim për një zbulim shumë të rëndësishëm- ndoshta zbulimin më të rëndësishëm në historinë e arkeologjisë”. Librat aktualisht janë në duart e një shoferi kamioni beduin, të quajtur Hassan Saida, që jeton në fshatin arab Shibli-Umm AlGhanam në Izrael. Ai refuzon që t’i shesë ato, por dy prej tyre janë dërguar në Angli e Zvicër për testime. Ai refuzon faktin se këto libra janë trafikuar nga Jordania dhe thotë se janë libra që i ka pasur stërgjyshi i tij. Por ka dëshmi nga partneri i tij se këto libra janë blerë nga një fshatar në Jordani pesë vite më parë. Partneri thotë se i kanë kaluar librat përmes kufirit në Izrael. Qeveria jordaneze thotë se do bëjë çdo përpjekje që është e mundur për të kthyer në vend këto objekte të çmuara.

Pergamenat kanë 30 mijë fragmente të ndara që përbëjnë mbi 900 manuskripte tekstesh biblike dhe fetare nga koha e Jezusit 09/04 - 15/04/11 F.P. 11 Portreti i pare i Jezusit


DosjaeJavës 12-19

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

Si ka ndryshuar try Dikur ishte një tryezë e varfër, por e mbushur me shije. Sot është më e pasur, por me e varfër në shije. Të paktën kështu mendojnë shqiptarët

Th

uhet se fjala kuzhinë është një fjalë e lashtë shqipe. Në lashtësi kjo fjalë ka qënë “ku zien” vendi ku njerëzit zienin gjellërat e tyre. Me kalimin e viteve kjo fjalë u transmetua në kuzhinë. Sigurisht që legjenda është e bukur, por rrënjët e saj nuk janë këto. Kuzhina jonë tradicionale është një përzierje e influencuar nga kuzhina turke, ballkanike dhe evropiane. Askush nuk mund të vërë në dyshim vlerat e larta ushqimore dhe shijet e saj mjaft të mira. Çdo krahinë ofron specialitetin e saj. Mishi i pjekur dhe byreku janë nga gatimet e përhapura në të gjithë vendin. Madje byrekut i kanë bërë dhe këngë. Në Shqipërinë e Mesme dhe në krahinën e jugut janë veçanërisht të përhapura vaji i ullirit, erëzat e ndryshme dhe limoni. Pjatat e peshkut janë të njohura në vendet bregdetare të Jonit dhe të Adriatikut. Kuzhina shqiptare është e thjeshtë, por e shijshme. Por evolimi i kuzhinës shqiptare ka bërë që ajo të ketë më shumë ngjashmëri me kuzhinën italiane dhe meksikane.

Kuzhina e vërtetë gatuhet në shtëpi Nëse doni të hani një kuzhinë të vërtetë, atë mund ta përgatisni vetëm në shtëpi. Përveç kostos dhe shijes së freskët mund të gatuash sipas krahinës suaj. Shumë gra kanë trashëguar gatimet nga gjyshet e tyre. Kjo është një tjetër traditë shqiptare si shumë të tjera. Por nuk ndodh kështu me vajzat e sotme. Shumë prej tyre e urrejnë fjalën gatim. Mjafton të marrësh një sufllaqe në dorë dhe e kalove një vakt. Të gjithë duan një trup elegant dhe të shëndetshëm, por jo të gjithë kujdesen për ushqimin që konsumojnë. Jeta është bërë shumë aktive dhe është e vështirë të gjesh kohën e përshtatshme për të gatuar një vakt të shijshëm në shtëpi. Ka njerëz që e kanë harruar aromën e këndshme që të fal kuzhina. Më shumë të dashuruara me kuzhinën janë shtëpiaket. Ato ndjekin me vëmendje çdo gjë që thuhet për gatimin. Këtë e quajnë një punë që e bëjnë me dëshirë për të kënaqur familjarët e tyre. Janë të pakta edhe ato fshatra që përdorin saçin për pjekje. Gatimet me saç i preferojnë më shumë emigrantët, të cilët kanë mall për kuzhinën shqiptare.

12 F.P. 09/04 - 15/04/11

Janë të pakta edhe ato fshatra që përdorin saçin për pjekje. Gatimet me saç i preferojnë më shumë emigrantët, të cilët kanë mall për kuzhinën shqiptare


DosjaeJavësFP Mjaft gatime të reja, por jo më të shijshme, kanë filluar të mbizotërojnë në tavolinat tona. Ky është një modernizim që solli dhe sëmundje të reja

eza e shqiptarëve? Pijet tradicionale Pijet janë një pjesë shumë e rëndësishme e tavolinës sonë të përditshme. Nuk është e thënë që ajo të jetë e shtrenjtë, por tashmë familjet me një ekonomi normale e kanë bërë të zakonshme të kenë një pije në tavolinë. Më parë kur të vinte miku në shtëpi, i ofrohej një gotë ujë të freskët nga pusi. Dihet se në vendin tonë kemi një klimë mesdhetare. Si rezultat i kësaj klime Shqipëria është e njohur për kultivimin e rrushit. Nga ky kultivim ne kemi në tryezat tona verën e bardhë dhe të kuqe. Ndër më të përmendurat janë: Merlot, Kabërnet, Kallmet, Shesh i Zi, Riesling, Shesh i Bardhë etj. Por pija tradicionale alkoolike shqiptare është rakia e rrushit. Nuk ka dolli familjare pa raki. Shqiptarët janë qejflinj të kësaj pije që ndonjëherë bëhet dhe e dëmshme. Në disa raste të moshuarit e përdorin rakinë dhe për ilaç. Në disa zona të Shqipërisë prodhohet rakia e kumbullës (Korçë, Dibër), ajo e manit (Boboshticë etj). Por askush nuk mund të harrojë konjakun që prodhohet në Shqipëri. Shumë i njohur është konjak Skënderbeu. Me shijen dhe aromën e tij konjaku shqiptar ka fituar dhe çmime ndërkombëtare. Një tjetër pije e preferuar, por dhe tradicionale, është boza. Thuhet se kafeja është një pije që konsumohet në të gjithë botën në mëngjes. Në mungesë të saj shqiptarët kanë konsumuar dhallën. Sot të rinjtë pëlqejnë lëngje të tila si birra apo Pepsi, Bravo, Sprite, Fanta, lëngje frutash. Të paktë janë ata që e kujtojnë me nostalgji aranxhatën e ftohtë me shishe qelqi.

Ëmbëlsirat Tryezës shqiptare nuk i mungojnë dhe ëmbëlsirat. Si ato tradicionale dhe ato të cilat blihen në dyqan. Nënat shqiptare, duke qënë shumë të

zëna me jetën e përditshme, nuk e kanë më dëshirën dhe kohën për të përgatitur vetë një ëmbëlsirë. Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme. Shumë prej tyre janë të njëjta me vendet e tjera ballkanike. Një ndër ëmbëlsirat më tradicionale është ballokumja, e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit. Shumë ëmbëlsira gatuhen dhe me raste festash. Si përshembull bakllavaja. Megjithëse tani blihet e gatshme, ende ka nëna që e përgatisin në shtëpi. Ëmbëlsira për në fund, dhe vërtet ajo serviret në fund të ushqimit. Mbi të gjitha një ëmbëlsirë është një traditë për të kënaqur mikun në shtëpi. Shpesh ndodh që të mos kemi mundësinë e një ëmlëlsire në shtëpi dhe ajo zëvendësohet me një frut. Tregu i sotëm ofron fruta të ndryshme, që njerëzit më parë nuk i i kishin shijuar.

Ushqim i shpejtë Fast food. Ky është termi më i ri që lexon në rrugët e qyteteve. Ushqimi që serviret është i shpejtë dhe shumë i shijshëm. Të rinjtë shqiptarë dhe fëmijët janë të dashuruar pas këtij lloj ushqimi. Por jo të gjithë e dinë se sa i dëmshëm është. Madje këtë nuk e dinë dhe nënat e reja, të cilat gëzohen kur fëmija e tyre tekanjozë hanë një sanduiç apo sufllaqe. Për të mos folur pastaj për picat që të rinjtë i kanë të preferuarat e tyre në drekat e restoranteve. Së bashku me demokracinë filloi të ndryshojë dhe tryeza shqiptare. Mjaft gatime të reja, por jo më të shijshme, kanë filluar të mbizotërojnë në tavolinat tona. Ky është një modernizim që solli dhe sëmundje të reja. Një tjetër lloj dyqani që ka hyrë vitet e fundit në Shqipëri janë dhe supermarketet. Këtu mund të gjesh lloj-lloj ushqimesh të paketuara apo të ngrira. Më shumë i preferojnë ata që kanë pak kohë. Këto janë ushqime të shijshme, por jo shumë të shëndetshme.

jo të gjithë e dinë se sa i dëmshëm është. Madje këtë nuk e dinë dhe nënat e reja, të cilat gëzohen kur fëmija e tyre tekanjozë hanë një sanduiç apo sufllaqe. Për të mos folur pastaj për picat që të rinjtë i kanë të preferuarat e tyre në drekat e restoranteve 09/04 - 15/04/11 F.P. 13


DosjaeJavësFP Nuk e kam idenë sesa shpenzojnë familjet e tjera, por unë harxhoj për ushqimin mujor 600 mijë lekë. Këtu përfshihet vetëm ushqimi, pa përfshirë shpenzimet e tjera

Sa shpenzojnë familjet shqiptare për ushqimin? Disa thonë se sa të kesh aq harxhon. Në familjen Hasolli, zonja e shtëpisë tregon se është shumë e vështirë me rrogat e sotme të kalosh muajin.

“F

amilja ime përbëhet nga pesë pjestarë. Jam unë me burrin dhe tre fëmijët. Im shoq punon në ndërtim, por nuk ka një punë të garantuar. Ndërsa unë pastroj ndonjë shtëpi ku të më dalë. Fëmijët i kam në shkollë dhe kanë shumë shpenzime. Unë harxhoj në muaj vetëm për ushqim 300 mijë lekë. Kjo është një shumë që mundohem të mos e kaloj. Nuk kam mundësi, jo se dua tu kursej fëmijëve të mi. Tavolinës nuk i mungon një ushqim për të ngrënë, por jo i shumëllojshëm. Nuk mund të blej përditë fruta apo ndonjë ëmbëlsirë. Shpenzoj për gjëra parësore. Mundohem të blej ushqime në treg me të lirë dhe jo nëpër supermarkete. Mendoj se supermarketet janë për njerëzit që e kanë në terezi nga ana ekonomike dhe që janë të qejfit. Nuk blej gjëra të panevojshme ose si i themi ne gratë salltanete. Gratë shqiptare në përgjithësi janë nikoqire, vetëm këto të rejat mendoj se do kenë probleme kur të krijojnë familjet e tyre. Sa më mirë të dijë një grua të gatuajë, aq më mirë është. Ne jemi rritur me fukarallëk, por kemi qënë më të shëndetshëm. Megjithëse kanë qënë dhe ushqimet më cilësore. Mbaj mend se edhe sallami dikur ka qënë shumë i shijshëm. Një grua shtëpiake di ta kënaqë familjen e saj dhe kur nuk ka shumë ushqime. Gjella është ajo që e ushqen familjen dhe që ka më pak shpenzime sesa gjërat e thata. Ushqimet e thata janë më të shtrenjta dhe nuk janë të ushqyeshme. Fëmijët nuk i lë të largohen në mëngjes për në shkollë pa ngrënë mëngjesin. Nuk dua të blejnë gjëra në shkollë se mësohen keq dhe nuk më hanë gjellën pastaj.”

Ndërsa një tjetër familje me të ardhura më të mira shpenzon më shumë për ushqimin e muajit. Familja Golemi përbëhet nga 4 pjestarë. Por të ardhurat e saj janë më të mira. Të dy bashkëshortët

14 F.P. 02/04 - 08/04/11

kanë punë të mirë dhe me një rrogë fikse. Unë nuk jam shumë e dhënë pas gatimit tregon Marjeta por shpenzoj shumë për blerjet e gatshme në supermarket. “Puna që bëj më lejon të gatuaj vetëm një darkë të shpejtë dhe ushqimet i blej gjysëm të gatshme. Nuk e kam idenë sesa shpenzojnë familjet e tjera, por unë harxhoj për ushqimin mujor 600 mijë lekë. Këtu përfshihet vetëm ushqimi, pa përfshirë shpenzimet e tjera. Kam fatin se paguhem mirë si unë dhe bashkëshorti im, por po të mos kisha, do të

shpenzoja më pak. Shoh shumë familje në lagjen time që marrin bukën me listë. Është për të ardhur keq por ske çi bën. Jeta është luftë. Më vjen më shumë keq për ato nëna që nuk mund t’ja plotësojnë fëmijës së tyre dëshirat. Kjo është një plagë për një nënë. Por të mendosh se sa e sa njerëz lypin rrugëve të qytetit dhe nuk e kanë idenë se çfarë është një vakt në familje. Të gjithë prindërit duhet të përpiqen me të gjitha mënyrat për të pasur një frigorifer të pasur për familjen e tyre. Po nuk pate ushqimin e duhur, do kesh sëmundje. Gjërat janë zinxhir”.


DosjaeJavësFP Gratë janë ato që kalojnë orë të tëra në kuzhinë por mund ta them me bindje se kuzhinierët më të mirë janë meshkuj. Burrat kanë më shumë shije dhe estetikë në gatim

Frigoriferi në ditët tona është i pasur, por jo më i ushqyeshëm Flet kuzhinieri Sabaudin Maloku

K

uzhina shqiptare është shumë e rëndë. Kjo për arsye sepse gatuhen shumë mishra të skuqura si mishi i viçit, i derrit apo i lopës, qengjit. Një tjetër fakt që e bën kuzhinën tonë të rëndë është sepse ne jemi mësuar të hamë shumë bukë dhe pak gjellë. Shqiptarët e përdorin shumë dhe yndyrën në gatim. Edhe pse gjellërat me yndyrë bëhen të mira, nga ana shëndetësore nuk janë të këshillueshme. Kjo nuk besoj se ka të bëjë me skamjen, por me një mani të trashëguar. Kuzhina tradicionale shqiptare ka marrë shumë nga kuzhina turke. Dhe krahina e Shqipërisë, e cila është më tradicionale shqiptare dhe që vazhdon ta trashëgojë kulturën e gatimit është Shqipëria e Mesme dhe pikërisht qyteti i Elbasanit. Disa gatime tradicionale që vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të gatuhen janë tava e dheut, japraku, tava e kosit, tava me pistil, paçja, kukureci, plënci i mbushur apo në tavë. Një ndër qytetet që mbahet për shumëllojshmëri të byrekut është qyteti i Korçës. Shumë prej gatimeve të dikurshme sot nuk i shijojmë më në tryezat tona. Pas demokracisë kuzhina shqiptare ka evoluar shumë. Ajo anon më shumë nga vendet e perëndimit dhe pikërisht me kuzhinën italiane. Kjo mbase ka të bëjë me emigracionin apo dhe me faktin se e kemi afër. Mund të them se edhe tradita e kuzhinës nëpër dasma ka ndryshuar shumë. Nuk është më ai gatim. Kanë hyrë shumë pjata të reja dhe shumë të tjera nuk përdoren më. Njerëzit më parë mundoheshin të përdornin

zëvendësues tek ushqimet, si përshembull përdorej nardeni për t’i dhënë një shije të thartë gatimit. Gratë janë ato që kalojnë orë të tëra në kuzhinë por mund ta them me bindje se kuzhinierët më të mirë janë meshkuj. Burrat kanë më shumë shije dhe estetikë në gatim. Më vjen shumë keq se brezi i ri nuk pëlqen të gatuajë, por të hajë ushqime të gatshme që janë shumë të dëmshme. Të pakta janë ato vajza që mudn të dinë të hollojnë qoftë dhe një petë

Sot ka shumëllojshmëri ushqimesh, por jo më të ushqyeshme se dikur. Mishi në kohën tonë ishte me shumë vlera, apo dhe perimet byreku. Tradita e kuzhinës duhet të trashëgohet nga çdo familje tek fëmijët. Po të vesh re çdo familje ka mënyrën e vetë të gatimit. Sot ka shumëllojshmëri ushqimesh, por jo më të ushqyeshme se dikur. Mishi në kohën tonë ishte me shumë vlera, apo dhe perimet. Një tjetër gjë që më shqetëson mua është dhe se sot kanë hyrë shumë pije të gazuara që janë të dëmshme. Coca-cola është një prej tyre që fëmijët e pëlqejnë shumë, por ju bën shumë keq. Nënat duhet të kenë shumë kujdes që këto pijë të jenë sa më të rralla në frigoriferin e tyre. Frigoriferi në ditët tona është i pasur, por jo më i ushqyeshëm.

Disa këshilla për kuzhinën nga kuzhinieri -Pastrojeni peshkun me limon për të hequr erën e keqe -Lyejini duart me uthull të bardhë kur pritni qepën për largimin e erës së keqe -Mos i lini perimet për një kohë të gjatë në ujë -Perimet duhen prerë të mëdha në mënyrë që mos humbasin vlerat ushqimore -Perimet duhen zier me kapak të mbylluar

-Majdanozi, kopër etj nga erëzat e gjelbërta nuk grihen me makinë sepse u humbet lëngu, është mirë që të grihen me thikë -Për të dalluar nëse një vezë është e freskët duhet të zihet me ujë të kripur -Lakra turshi nuk duhet të shpërlahet sepse i largohen vlerat ushqimore -Lule lakra nuk duhet të qëndrojë në dritë

sepse nxihet -Gjatë zierjes së patateve të vjetra që të mos nxihen u hidhet pak uthull -Trutë para se të skuqen është mirë të zihen më parë -Vezët është më mirë të mos ruhen në frigorifer -Gjatë zierjes së plëncit shtohet uthull se përndryshe nuk mund të pritet në thela më vonë

09/04 - 15/04/11 F.P. 15


DosjaeJavësFP

www.freepress.al

Dietologia: Marjana Sula Unë nuk kam shumë kohë të gatuaj se jam tërë ditën në punë. Të them të drejtën paguhem mirë se në të kundërtën do të bëja sakrificë dhe do ta gjeja kohën e përshtatshme për të gatuar. Esmeralda Shehi Se kuptoj se si ia dilnin nënat tona që i bënin të gjitha. Bënin punën dhe mbanin familjen. Kishte lezet të haje ato gjellëra. Sot të duket sikur dhe perimet kanë tjetër shije. Gatimet e sotme nuk kanë më shijen e dikurshme. Aldira Bega Më ka marrë malli për të dielat që kalonim në familje. E gjithë familja e bashkuar dhe mamaja ime që bënte gatimin më të mirë të javës meqë ishte pushim. Mbaj mend që pula me patate quhej një gatim i shtrenjtë dhe i mirë. Anila Reshiti Unë mendoj se burrat gatuajnë më mirë se gratë. Janë më të kujdesshëm dhe kanë më shumë shije. Kjo mbase vjen dhe nga fakti se nuk gatuajnë shpesh. Burrat janë të parët që kanë parë emigracionin dhe mbase kanë parë më shumë. Alban Ceqi Sot shumica e grave mundohen t’i japin një tjetër frymë tryezës së tyre. Për mua kjo nuk është gjë e mirë. Nuk kemi pse të imitojmë të huajtë. Ne kemi një traditë gatimi shumë të pasur dhe me më pak shpenzime. Vasil Bora Vajzat e reja bëjnë shumë gabim që nuk mësojnë të gatuajnë. Nuk do hanë tërë jetën gjëra fast foodi. Pastaj si mund të bësh ekonomi në një shtëpi nëse shpenzon për ushqime të kota dhe pa kalori.

Konsumoni pesë va Sa herë ndihemi mbi peshë mendja na shkon tek një dietë dobësimi. Një konsultë me dietologen nuk do të ishte keq. Këshillat e saj janë të vlefshme për një shëndet të mirë. Për këtë çështje flet dietologia Anila Hoxha.

“Shëndeti është shumë i rëndësishëm për jetën e njerëzve. Po nuk pate një shëndet të mirë, nuk mund të bësh një jetë aktive. Gjithmonë dëgjojmë njerëz që thonë “jam pak i shëndoshë”. Kjo do të thotë se ata janë mbi peshë. Por kemi dhe nga ata, të cilët thonë se nuk kam oreks. Për këta njerëz dua të them se oreksi vjen duke ngrënë. Por prapë nuk do t’ja këshilloja askujt që të hajë me zor, por pak nga pak. Të gjithë duhet të kenë kujdes që të konsumojnë një ushqim me cilësi të mirë. Tani që ngrohet koha, duhet të kenë shumë kujdes me ushqimet dhe të mos hanë rrugëve. Trupi i njeriut është si një makinë dhe ka nevojë për karburant për të funksionuar siç duhet. Trupin e keni derisa të vdisni prandaj duhet trajtuar mirë. Është mirë që të gjithë të konsumojnë pesë vakte ushqimi të lehta sesa tre që jemi mësuar ne si: mëngjesi, dreka dhe darka. Kur hamë shpesh dhe më lehtë, ushqimi tretet kollaj. Në këtë mënyrë trupi ynë mund të jetë i shëndetshëm, por jo i shëndoshë. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme. Pini sa më shumë ujë. Dhjetë gota në ditë me ujë do ju bënte mirë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi. Për një trup të shëndetshëm është e këshillueshme dhe gjumi. Ushqimi dhe gjumi janë shumë të rëndësishme për të qënë në një

16 F.P. 09/04 - 15/04/11

Kaloritë për disa

K

aloria është energjia që marrim nëpërmjet ushqimeve. Nëse e teprojmë me kaloritë do të kemi si pasojë shëndoshje të tepërt. Kur shkojmë në supermarket dhe blejmë ushqime të ndryshme gjëja e parë që duhet të bëjmë është të shohim sa kalori përmban. Nuk ka rëndësi nëse jemi apo jo në dietë sepse njerëzit kanë maninë të blejnë ushqime me pak kalori duke menduar se kanë bërë mirë. Më poshtë janë kaloritë e ushqimeve kryesore:


DosjaeJavësFP

kte ushqimi të lehta formë të mirë trupore gjatë ditës dhe për të mos e ndjerë lodhjen. Tetë orë gjumë në ditë është normale për moshat e reja, ndërsa për fëmijët kuptohet se sa më shumë të flenë, më mirë u bën. Ndonjëherë gjumi është zëvendësues i ushqimit. Nëse njeriu nuk i bën kaq orë gjumë, atëherë gjatë gjithë ditës ai do të ndjehet shumë i lodhur dhe trupi nuk do të ketë rezistencë. Për ata që duan të kenë një formë trupore të mirë, duhet të këshillohen nga një dietolog për të arritur rezultate të mira dhe jo të marrin dieta të gatshme. Çdo dietë varet nga trupi i njeriut. Një këshillë paraprake do të ishte e mirë dhe jo të bëhet dieta strikte që mund t’ju shkaktojnë probleme të mëdha më vonë. Palestra është një mënyrë shumë e mirë nëse doni të humbisni në peshë. Tre herë në javë është e mjaftueshme. Shumë njerëz kuptojnë me fjalën dietë të hash pak për të mos u shëndoshur. Nuk është kështu. Dietë do të thotë të hash shëndetshëm, të mos e teprosh me ushqime, të konsumosh vetëm ushqime me vlera të larta ushqimore dhe me rregull. Anoreksia dhe obeziteti janë dy epidemi që po pushtojnë botën. Anoreksia është kur një individ shmang ushqimin për të rënë në peshë. Kjo sëmundje është më e theksuar

tek të rinjtë dhe sidomos tek adoleshentet femra. Vajzat kanë një mani të madhe për të pasur një trup prej modeleje dhe shpesh shkatërrojnë trupin e tyre. Trupi i tyre mund të jetë 15 % nën peshën ideale. Njerëzit që rrethohen nga persona të dobët kanë një tendencë për të kaluar në anoreksi. Faktorët më të mëdhenj të anoreksisë janë psikologjikë dhe biologjikë.

Njerëzit që vuajnë nga anoreksia kanë këto simptoma: -Mos -funksionim i mirë i sistemit imunitar -Rrahje zemre të ngadalta -Lëkurë të thatë dhe thonj shumë të butë -Flokë të hollë -Tension të ulët -E ndiejnë shumë të ftohtin -Tek femrat periodat nuk janë të rregullta -Njerëzit anoreks mund të bëhen anemik -Kanë vështirësi në frymëmarrje

Obeziteti është mbipeshë. Njerëzit obezë kanë këto simptoma: -Zmadhim zemre -Tension të lartë -Gurë në tëmth -Sëmundje të mëlçisë -Diabet

ushqime kryesore - portokall - mollë - kumbulla - rrushi i freskët - karrota - patëllxhan - lakër - lulelakër - barbunja

49 kalori 58 kalori 60 kalori 67 kalori 40 kalori 25 kalori 25 kalori 27 kalori 123 kalori

- fasule - qepë - patate - domate - djathi - qumësht lope - kafe pa sheqer - coca- cola - limonatë

338 kalori 38 kalori 114 kalori 40 kalori 378 kalori 64 kalori 5 kalori 39 kalori 46 kalori

- raki 245- 280 kalori - verë 60- 120 kalori - uiski 245 kalori - vaj ulliri 883 kalori - margarinë 696 kalori - majonezë 718 kalori - gjalpë 716 kalori - 1 vezë e pagatuar 162 kalori - të verdha veze 360 kalori

- ullinj - kosi - mish viçi - mish derri - biskota - bukë - miell - misër - oriz

116 kalori 71 kalori 243 kalori 341 kalori 389 kalori 227 kalori 331 kalori 362 kalori 360 kalori

09/04 - 15/04/11 F.P. 17

Marsela Zija Kam kohë pa ngrënë një byrek që ta bëj vetë. Jam gjithë ditën në punë dhe s’kam kohë fare. Më vjen më shumë keq për tim shoq, i cili detyrohet të hajë më shumë gjëra të thata. Tani që po e mendoj duhet vjehrra në shtëpi. Altea Muça Jam me fat që im shoq ka qënë kuzhinier dhe kam mësuar shumë prej tij. Kur isha e re të them të drejtën vjehrra më ka mësuar. Sot, vajzat e reja e kanë për turp të gatuajnë. Mendojnë se të gatuash do të thotë të jesh shtëpiake. E kanë shumë gabim. Maria Pajo Jam me fat sepse kam vjehrrën në shtëpi që më përgatit drekën dhe darkën. Dihet se nënat shqiptare janë nikoqire. Ndihem e qetë sepse nuk e vras mendjen që të ha rrugëve. Tani me ngrohjen e kohës ke frikë se helmohesh. Erion Çupi Nuk ka si gjellët që gatuhen në shtëpi. Ushqimin e shëndetshëm duhet ta gatuash nga duart e nënës. Unë për vete kam shumë merak të ha nëpër restorante. Pastërtia mungon dhe mund të helmohemi. Gentiana Kanina Tregtimi i ushqimeve në vendin tonë është skandaloz fare. Mungon higjiena. Ushqimet nuk mund të shiten në rrugë apo bulmetrat që janë akoma më keq. Edhe perimet nuk kanë shijen e dikurshme. Liljana Shkoza Gratë shqiptare mbahen për nikoqire. Këtë nuk ua hedh poshtë njeri. Përveç kësaj janë dhe kuzhiniere të përkushtuara.


DosjaeJavësFP

www.freepress.al

Shqiptarët dhe produktet bio, Intervistë me ekspertin Lavdosh Ferruni

Z. Ferruni, gjithnjë e më shumë po dëgjohen qytetarët të flasin për prodhime organike, bio, ekologjike. A janë këto e njëjta gjë? Ku dallojnë këto prodhime nga prodhimet e zakonshme? Ku qëndron avantazhi e disavantazhi i tyre? Prodhimet organike, bio- ekologjike janë e njëjta gjë, ndryshon vetëm terminologjia sipas vendeve, anglezët përdorin “organic”, italianët, francezët “biologic”, gjermanët “ecologic”. Në Shqipëri ligji quhet ligji i prodhimit organik dhe i njeh emërtimet e tjera si sinonime. Kur ne krijuam Shoqaten e Bujqësise Organike në vitin 1997 e diskutuam termin me themeluesit, kryesisht pedagogë të Universitetit Bujqësor dhe menduam se termi më i përshtashëm është organik, si më i kuptueshëm për fermerët për faktin e thjeshtë se përdorimi gjërësisht i plehut organik nga fermerët e vendit përbën elementin bazë të prodhimit organik, biologjik apo ekologjik. Më tej në gjuhën shqipe termi organik ka përdorim shumë të gjërë. Bie fjala artistët për një punë artistike të paraqitur mirë thonë “është organike”, por për hir të së vërtetës në aspektin komercial po fiton më shumë terren termi “bio”, term që kam frikën pasi mund të konfodohet me bioteknologjinë, që në fakt është shkenca promotore e produkteve të modifikuara gjenetikisht (OMGJ), të cilat nuk pranohen në bujqësinë organike. Dallimi i bujqësisë organike nga bujqësia e zakonshme, apo konvencionale e shprehur thjeshtë qëndron në atë që bujqësia organike redukton në mënyrë drastike inputet e jashtme duke shmangur përdorimin e pleheruesve e pesticideve me bazë kimike sintetike. Në vend të tyre ajo mbështetet tek fuqia e ligjeve të natyrës, duke i njohur sa më mirë ato e duke i zbatuar ato në lidhje të ngushtë me ekosistemet dhe eksperiencat ku prodhimi bujqësor realizohet. Cilat mund të jenë përfitimet në shëndetin e njeriut nga përdorimi i ushqimeve të ardhur nga bujqësia organike ndryshe nga bujqësia e kimizuar? Është një listë e gjatë e përfitimeve në shëndetin e njeriut si rrjedhojë e orientimit të konsumit të ushqimeve organike apo bio. Le t’i referohemi disa fakteve. Shumë pesticide të miratuara nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në Amerikë (EPA) janë regjistruar shumë kohë para se kërkimet e zgjeruara t'i lidhnin këto kimikate me kancerin dhe me sëmundje të tjera. Tani, EPA i konsideron 60% të të gjitha herbicideve, 90% të të gjitha fungicideve dhe 30% të të gjitha insekticideve si shkaktarë të mundshëm të kancerit. Fatkeqësisht, meqënëse pesticidet janë përdorur gjërësisht dhe mbeten në ambient për shumë kohë pasi janë përdorur, nuk ka asnjë garanci që ushqimet e prodhuara në mënyrë organike janë plotësisht të pastra nga pesticidet. Megjithatë, nga shumë studime e prova ka dalë si përfundim se frutat dhe perimet e freskëta të etiketuara si organike ose nuk kanë fare mbetje pesticidesh, ose kanë shumë pak mbetje pesticide të nivelit të ulët në krahasim me ato të prodhuara në mënyrë konvencionale. Çështja e mbetjeve pesticide në produkte është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët, të cilët konsumojnë shumë më shumë produkte për çdo njësi të peshës trupore se sa të rriturit. Gjithnjë e më shumë

18 F.P. 09/04 - 15/04/11

Tregu formal është shumë i ulët, por ai jo formal është i lartë. Unë personalisht nuk kam asgjë kundra tregut jo formal të ushqimeve organike


DosjaeJavësFP

Në terma shifrash mund të thuhet se Shqipëria afërsisht kap 1% të sipërfaqes bujqësore si bujqësi e çertifikuar, por mund të shkojë deri në 10% jashtë skemave të çertifikimit, që realisht e rendit Shqipërinë në një nga vendet me bujqësi organike të krahasueshme me vendet europiane më të përparuara si Zvicra, Austria etj.

një lidhje e ngushtë vërtetohet se fëmijët janë shumë më shumë të ndjeshëm se sa të rriturit ndaj efekteve të pesticideve, për shkak të zhvillimit tepër të shpejtë të tyre e veçanisht të sistemit të tyre nervor. Edhe në Europë, megjithëse legjislacioni është shumë më strikt ka akoma kimikate që janë të rrezikshme për shëndetin, sidomos kur përdoren mbi disa normative të pranuara. Dhe problemi i madh që ne kemi në Shqipëri është se mekanizmi i normave të kimikateve apo stimulanteve të lejuar në bujqësi si dhe në industrinë ushqimore nuk funksionon. Disa fermerë që kanë edhe mundësi ekonomike shpesh përdorin mbidoza të kimikateve, peticideve apo hormoneve. Asnjë kontroll nuk ka për ta deri më tash. Dhe kjo nuk është e tolerueshme. Por ushqimet organike apo bio kanë dhe avantazhe të tjera. Shija e tyre dallohet nga shija e prodhimeve jo–organike. Shq-

Dihet nga të gjithë që niveli i kimikateve, hormoneve, aditivëve etj., në bujqësinë shqiptare është disa herë më i ulët se në Europë. Gjithashtu pranohet se në Shqipëri nuk kemi kultivim të bimëve me modifikime gjenetike. Ky është një profil mjaft i dëshirueshëm në planin global

iptarët, për vetë faktin se kimizimi i bujqësisë njeh një kohë të shkurtër, krahasuar me vendet e zhvilluara, e njohin shijen e një prodhimi të kultivuar në mënyrë tradicionale e pa kimikate, apo me shumë pak kimikate. Dallimi është bërë më i qartë në këto 20 vjet që kanë vërshuar prodhimet e importit. Edhe vlerat e ushqimeve organike janë më të mëdha se ato konvecionale. Kështu në mjaft studime ka rezultuar se lënda e thatë në disa fruta e perime të rritura në mënyrë organike është më e lartë, po ashtu kjo është e vërtetë për disa lloje vitaminash e lëndësh minerale, fibra ushqimore, antioksidant, enzima etj. Sa vend zë në Shqipëri bujqësia organike? Disa vite më parë bujqësia organike në Shqipëri njihej vetëm nga pak njerëz, kryesisht specialistë, që e shihnin atë më tepër si një kuriozitet se sa si një alternativë zhvillimi. Natyra shqiptare me diversitetin e saj e kombinuar me rrethanat social-ekonomike të saj i jep Shqipërisë një profil rural shumë tërheqës dhe një avantazh të dukshëm në drejtim të bujqësisë organike. Dihet nga të gjithë që niveli i kimikateve, hormoneve, aditivëve etj., në bujqësinë shqiptare është disa herë më i ulët se në Europë. Gjithashtu pranohet se në Shqipëri nuk kemi kultivim të bimëve me modifikime gjenetike. Ky është një profil mjaft i dëshirueshëm në planin global. Ruajtja e këtij profili jo vetëm është dashamirëse ndaj ambientit, por njëherazi paraqet një potencial jo të vogël ekonomik i parë në këndvështrimin e mundësive të mëdha eksportuese, zhvillimit të turizmit në vend, por edhe nëpërmjet fuqizimit të një tregu lokal ushqimor.

Deri tani, fatmirësisht, nuk konstatohen kultivime të bimëve transgjenike, megjithëse ndonjë barrierë ligjore specifike nuk ekziston. Vizitori europian që është shumë i ndjeshëm për cilësinë ushqimore dhe përgjithësisht jo konsumator i produkteve me OMGJ, nuk do ta preferonte Shqipërinë edhe nqs shkalla e përhapjes së OMGJ-ve do të ishte e vogël. Që të arrihet kjo pastërti e dëshiruar duhet edhe një vullnet, madje një vullnet politik nga i gjithë spektri politik. Në terma shifrash mund të thuhet se Shqipëria afërsisht kap 1% të sipërfaqes bujqësore si bujqësi e çertifikuar, por mund të shkojë deri në 10% jashtë skemave të çertifikimit, që realisht e rendit Shqipërinë në një nga vendet me bujqësi organike të krahasueshme me vendet europiane më të përparuara si Zvicra, Austria etj. Tregu formal është shumë i ulët, por ai jo formal është i lartë. Unë personalisht nuk kam asgjë kundra tregut jo formal të ushqimeve organike, madje jam për ta stimuluar atë. Sidoqoftë ajo që po ndikon fuqishëm në orientimin e Shqipërisë drejt një bujqësie dashamirëse ndaj ambjentit është kërkesa në rritje e vendeve të zhvilluara për produkte sa më natyrale e stimuluar edhe nga skandalet e herëpashershme duke filluar që kohëve te fundit, veçanërisht me shpërthimi i sëmundjes së lopës së çmendur,të aftës episodike e deri tek prania e helmit të dioksinës në ushqime. Cilat janë produktet organike të eksportuara nga Shqipëria? Deri tani produktet organike të eksportuara nga Shqipëria, janë vaji ullirit, bimët medicinale të egra dhe të kultivuara e gështenja, por portat e eksportit janë të hapura për një gamë të gjërë prodhimesh. A është ushqimi organik “pronë” e më të pasurve në Shqipëri? Ekziston mendimi se konsumator të ushqimeve janë të pasurit. Nga eksperienca ime nuk më rezulton kështu. “Pronarë” kryesorë të ushqimeve organike apo bio janë konsumatorët që janë më të edukuar, zakonisht që kanë qënë jashtë për periudha të gjata kohe. që kanë më shumë informacion dhe një kategori që janë më të ndjeshëm për ushqimin apo kanë problem shëndetsore. Një kategori tjetër madje në sasi të konsiderueshme janë famile fermere, kryesisht në zona malore, që edhe pse shpesh me mungesa ushqimore ato që prodhojnë vet, apo që prodhohen në komunitetin ku ata jetojnë janë përgjithësisht organike. Ky kontigjent është shumë i rëndësishëm dhe duhen gjetur mekaniza që prodhimi organik i këtyre zonave edhe pse nuk arrin tregjet e qyteteve e të kryeqytetit duhet të stimulohet, pasi është në të mirë të shëndetit të tyre dhe të mjedisit. Most të harrojmë rolin e madh që ka bujqësia organike për ruajtjen e mjedisit, sidomos të tokës. Një prej trendeve më pozitiv në komunitetin organik, në termat e mbrojtjes të mjedisit dhe stabilizimit të klimës, është rritja e popullaritetit të tregjeve të fermerëve, të mbeshtetjes së komunitetit për bujqësinë, dhe preferenca për blerjen e produkteve lokalë apo rajonalë. Tendenca të tjera të konsumatorëve drejt të shëndetshmes apo miqësore ndaj ambientit përfshijnë kultivimin e një kopshti në shtëpi, e vlefshme kjo edhe për qytetin, të hash më shumë sipas sezonit, të hash më pak mish dhe produkte shtazore, të konsumosh më shumë produkte të gjalla, dhe të evitosh ushqime shumë të përpunuara apo të paketuara.

09/04 - 15/04/11 F.P. 19


Shëndeti 20-23

Nga Jonida Late www.freepress.al

Çfarë duhet të dimë për marrjen e mendve Çdo ditë shohim dhe dëgjojmë njerëz që ankohen nga marrja e mendve. Por çfarë është marrja e mendve, një sëmundje psikologjike apo një sindromë që shkaktohet nga një sëmundje tjetër. Për gjithçka që ka të bëjë më këtë lloj sindromi që na shoqëron shpesh në jetën e përditshme, flet neurologu Agron Islami, mjek pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3.

Çfarë është marrja e mendve? Marrja e mendve është një lloj shqetësimi që ka të bëjë më lëvizjen e objekteve ose me pasigurinë tonë në vetvete. Sa lloj marrje mendsh kemi? Kemi marrje mendsh që quhet e brendshme dhe marrje mendsh të jashtme. Marrjet e mendve të brendshme janë ato që duket sikur trupi jonë lëviz në hapësirë, kjo është marrja e mendve subjektive. Kemi edhe marrje mendsh që shkaktohet nga tumoret e kokës, por këto janë raste shumë, shumë të rralla. Shkaqet e marrjes së mendve? Shkaqet e marrjes së mendve janë nga më të ndryshmet. Marrja e mendve që ka të bëjmë më lëvizjen e objekteve mund të vijë si rezultat i tensionit të lartë, por edhe me uljen e tensionit. Marrja e mendve mund të shkaktohet edhe nga një spondiliartroza e qafës. Spondiliartroza e qafës është një shfaqje reumatizmale në nivelin e rruazave të qafës. Pra, janë disa zgjatime reumatizmale këto që përbëjnë spondiliantrozën. Gjithashtu, marrjet e mendve që janë si rezultat i organizmit mund të provokohen edhe nga sëmundjet e veshit. Po kështu edhe disa sëmundje të sistemit nervor, prekja e disa formacioneve të trurit, provokojnë marrjen e mendve. Kur kemi marrje mendsh që lidhen me organizmin, p.sh me veshin, këto shoqërohen edhe me lëvizje të bebeve të syrit në disa plane, në planin horizontal ose në planin vertikal. Po kështu kemi edhe marrjen e mendve që shkaktohet nga spondiliartroza, edhe në këtë rast kemi rrotullimin e objekteve. Por, përveç rrotullimit të objekteve këto marrje mendsh mund të shoqërohen edhe me të vjella. Kjo si rezultat i ndryshimit të pozicionit dhe të presionit në kockat e veshit. Pra janë dy faktorë, faktori i shtypjes së enëve të gjakut në këtë sektor dhe njëkohësisht shtimi i presionit të lëngut në brendësi të veshit ose të kanaleve gjysmë rrethore. Përveç kësaj edhe ulja dhe ngritja e tensionit në praktikën e përditshme provokon marrje mendsh.

20 F.P. 09/04 - 15/04/11

Cilat janë shenjat e marrjes se mendve të brendshme? Ndryshe ndodh me marrjen e mendve të brendshme, që ka të bëjë me lodhjen e sistemit nervor ose me streset. Në këto raste njerëzit kanë një pasiguri në vetvete dhe duket sikur janë në një anije që ecën në mes të detit- në mes të dallgëve. Si i dallojmë? Ne i dallojmë në këtë mënyrë, marrja e mendve që lidhjen me organikën, pra me sëmundjet e enëve të gjakut, me spondiliartrozë, me veshin e brendshëm ose uljen dhe ngritjen e tensionit, këto zakonisht shoqërohen edhe me lëvizjen e bebes së syrit dhe kanë të vjella dhe të përziera. Gjë që nuk ndodh me marrjen e mendve që vjen si rezultat i dobësimit të sistemit nervor. Këto lloj marrje mendsh shoqërohen zakonisht me simptoma subjektive, pasi këtë persona kanë frenim të sistemit nervor dhe dëmtim të tij. Kjo mund të shoqërohet më mungesë përqendrimi, çrregullime të ritmit të gjumit, mund të shoqërohet me prishje të oreksit. Është psikologjike marrja e mendve? Marrjet e mendve të karakterit subjektiv janë psikologjike. Në situata të veçanta, si në raste stresi provokohen marrje të mendve. Si trajtohen? Përveç dukurive të sipërpërmendura, mund të behën disa ekzaminime që diferencojnë se nga se shkaktohet marrja e mendve. Mund të bëhet një radiografi e qafës që zbulon

Përsa i përket grupmoshës marrjet e mendve të karakterit subjektiv prekin të gjitha grup moshat, si moshat e reja edhe moshat produktive, të cilat janë 35 deri në 50 vjeç


ShëndetiFP Personi që ka këto marrje mendsh, nëse i ka për herë të parë, mirë është që në farmacinë më të afërt të marrë një preparat që është kundër marrjes së mendve si bertasec-u, ose mund të marrë vitaminën B6, që menjëherë e qetëson nga marrja e mendve

spondiliartrozën, një matje tensioni që zbulon tensionin e rritur apo të ulët, i cili mund të këtë provokuar marrjen e mendve. Për marrjet e mendve të karakterit subjektiv, simptomat e të cilave i përmenda pak më sipër. Pasi ne saktësojmë shkakun, më pas fillojmë mjekimin për të eliminuar shkakun. P.sh, nëse vjen nga spondiliartroza fillojmë mjekimin për spondiliartrozë, nëse shkaktohet nga veshi duhet të fillohet mjekimi për veshin, nëse shkaktohet nga tensioni do të fillohet mjekimi për tensionin. Përveç

mjekimit që marrim për këto sëmundjeve, ato shoqërohen edhe më preparate për marrjen e mendve. Të shoqëruar me një dozë të caktuar, që është e shoqëruar dhe vitaminat B6, që është një preparat për marrjen e mendve. Pra, në varësi të shkakut jepet edhe mjekimi. Krahas këtyre jepen edhe këshilla, për shembull, kur kemi spondiliartrozë, mos të këtë rrotullime të shpeshta të kokës, mos të ketë kthime të shpeshta dhe vrullshme të kokës, ose mos të flejë në krevat të fortë me jastëk shumë të lartë sepse edhe

kjo ndikon negativisht, ose mos të çohet nga pozicioni i shtrirë direkt në këmbë, por të rrijë pak ulur. Kur udhëton më makinë, mos të këtë kthime të vrullshme të kokës, ose kalim nga të nxehti në ftohtë të menjëhershëm sepse edhe kjo ndikon negativisht. Si trajtohet marrja e mendve të karakterit subjektiv? Marrja e mendve të karakterit subjektiv ose nervor, në këto raste krahas preparateve që është kundra marrjes së mendve ne i japim edhe qetësues të sistemit nervor dhe kjo varet nga shkalla e stresit dhe kësaj dobësie nervore. Cilën grupmosha prek me tepër marrja e mendve? Përsa i përket grupmoshës marrjet e mendve të karakterit subjektiv prekin të gjitha grup moshat, si moshat e reja edhe moshat produktive, të cilat janë 35 deri në 50 vjeç. Ndërsa, përsa i përket marrjes së mendve të karakterit organik që lidhen me ndonjë sëmundje, mund të jenë të një moshë më të madhe, si spondiliartroza mund të prekë mbi moshën 45 vjeçare. Pra, marrja e mendve e karakterit organik prek kryesisht mosha të mëdha, por asnjëherë nuk kanë kufi të prerë sepse është gjithmonë në varësi të shkaqeve. Kë prek më shumë, meshkujt apo femrat? Nuk është se ka ndonjë raport të caktuar meshkuj- femra. Pra, nuk ka preferenca në këtë drejtim sepse njësoj preken të dy sekset. Periudha që është më e theksuar marrja e mendve? Periudha që është më e theksuar janë të dyja edhe periudha e pranverës, edhe periudha e dimrit. Kjo sepse ndryshimet atmosferike janë shumë të mëdha në këto periudha. P.sh në këtë periudhë që jemi mund të shohim shumë ndryshime, sepse ndikimi i orëve biologjike dhe në kohë të caktuar, në orare të caktuara, në intervale kohore të caktuar, këto ndryshime janë shumë të mëdha, qoftë kjo në madhësinë e enëve të gjakut, qoftë edhe këto lagështira ndikojnë në shkaqet që çojnë në marrjen e mendve. Si ndikon kafeja në problemin e marrjes së mendve? Ajo të dua të them për kafen është se ne këtyre personave që vuajnë nga marrja e mendve u rekomandojmë të shmangin e kafes, çajit, çajit të malit, kakaos, kjo për arsyen sepse të gjitha këto produkte ngrejnë tensionin. Sepse japin ngushtim të enëve të gjakut, kjo bën ngritjen e tensionit dhe ngritja e tensionit shkakton marrjen e mendve. Pra, ndikojnë në madhësinë dhe kalibrin e enëve të gjakut, prandaj edhe ne nuk ua rekomandojmë këto produkte këtyre personave. Produkte të tjera që shkaktojnë marrjen e mendve? Produkte të tjera, shtimi i yndyrnave apo ngrënia e ushqimeve me yndyrë shkakton rritjen e tensionit, gjë që çon në marrjen e mendve. Çfarë duhet të bëjmë kur kemi marrje mendsh dhe ende nuk kemi shkuar te mjeku? Personi që ka këto marrje mendsh, nëse i ka për herë të parë, mirë është që në farmacinë më të afërt të marrë një preparat që është kundër marrjes së mendve si bertasec-u, ose mund të marrë vitaminën B6, që menjëherë e qetëson nga marrja e mendve. Pastaj, mirë është që të drejtohet te mjeku për ekzaminimin e mëvonshme.

09/04 - 15/04/11 F.P. 21


ShëndetiFP Ndër sëmundjet më të shpeshta të veshkave përmendim infeksionet e aparatit urinar të sipërm (pielonefritet), gurët e veshkave, glomerulonefritet, insuficiensa renale akute dhe kronike, hipertensioni arterial sekondar, nefritet intersticiale etj.

Çfarë duhet të dini për sëmundjet e veshkave Veshkat janë një organ jetik për organizmin e njeriut. Në botë, sot 1 në 10 persona vuajnë nga një sëmundje e veshkave. Ndërsa në vendin tone, sipas ISHP-së , çdo vit kemi rreth 400 raste të reja me sëmundje kronike të veshkave, si glomerulonefrite, infeksione të traktit urinar, nefropatia diabetike, kalkuloza renale etj. Çdo vit, miliona njerëz vdesin para kohe nga sëmundjet kardiovaskulare, të lidhura me sëmundjet kronike të veshkave. Prezenca e sëmundjeve kronike të veshkave lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe nga ana tjetër, vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë 8 herë më të larta tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave. Për rendësin dhe funksionin e veshkave dhe trajtimin e tyre, ne kemi pyetur nefrologen Valbona Bajrami, mjeke pranë qendrës diagnostikuese “IKEDA”, Tiranë

ize, Kjo është sëmundje përgjithësisht e shërueshme. Çfare janë sëmundjet kronike të veshkave? Sëmundjet kronike të veshkave përcaktohen në saje të evidentimit të dëmtimit renal dhe duke vlerësuar nivelin e funksionit renal, pavarësisht nga lloji i sëmundjes bazë. Kriteret e përcaktimit të sëmundjeve kronike të veshkave janë: 1. Dëmtimi I veshkave mbi tre muaj, i përcaktuar nga anomalitë strukturore dhe funksionale të veshkave, me ose pa ulje të filtracionit glomerular. 2. Filtracioni glomerular është më i vogël se 60 ml/min/1,73 m2 për më shumë se tre muaj, me ose pa dëmtim të veshkave. Këtu futen pielonefriti kronik, glomerulonefriti kronik, nefropatitë kongenitale dhe hereditare, nefropatite vaskulare, që shkaktojnë insuficiensë renale kronike. Si mund t’i trajtojmë këto sëmundje ? Trajtimi bazë i këtyre sëmundjeve kronike është terapia konservativ, dhe trajtimi patogenetik. Më pas, të sëmurët në stadin e insuficiencës renale kronike(IRK) trajtohen me hemodializë, dializë peritoneale dhe transplant të veshkave.

Cili është funksioni i veshkave? Veshkat janë organe jetike për organizmin e njeriut. Ato janë në formë bathësh dhe ndodhen në te dy ansët e shtyllës kurrizore, në nivel të pjesës së sipërme të hapësirës retroperitoneale, dhe secila peshon afro 150 gr. Në mënyrë sipërfaqesore, mund të pranohet se veshkat kanë për funksion prodhimin e urinës, por, nëse e shohim pak më mirë problemin, mund të thuhet se veshkat janë thelbi i një filozofie më vete. Sa të rëndësishme janë veshkat për organizmin? Funksionet kryesore të veshkave mund të kategorizohen si më poshtë: 1. Ruajtja e përbërjes së trupit të njeriut, që ka të bëje me rolin e elektroliteve në ekskretimin urinar, ku përfshihen natriumi (Na+), kalium (K +), klor (Cl +), kalcium( Ca +), magnez (Mg 2+), Poloniumi ( Po4 ), dhe në ekskretimin e ujit. 2. Ekskretimi i produkteve finale të metabolizmit dhe substancave të huaja, si ureja, toksinat dhe një numër barnash. 3. Prodhimi dhe sekretimi i enzimave dhe hormoneve, ku përmendet Renina, që ruan rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut; Eritropoetina, e cila prodhohet nga qelizat intersticiale kortikale renale

22 F.P. 09/04 - 15/04/11

dhe që stimulon maturimin e eritrociteve në palcën e kockave; 1,25-dihidroksivitamina D3, e cila kontribuon në rregullimin e balancës së kalciumit dhe fosforit në organizëm. Cilat janë shenjat e sëmundjeve të veshkave? Pacienti diagnostikohet shpesh, kur ka filluar dëmtimi i veshkave, me rritje të azotemisë dhe kreatininemisë në gjak, kurse në rastin e infeksioneve urinare, ato shoqërohen me dhimbje mesi, djegie gjatë urinimit, temperaturë të larte , urinim të shpeshtë dhe me dhimbje, dobësi trupore etj. Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të veshkave? Ndër sëmundjet më të shpeshta të veshkave përmendim infeksionet e aparatit urinar të sipërm (pielonefritet), gurët e veshkave, glomerulonefritet, insuficiensa renale akute dhe kronike, hipertensioni arterial sekondar, nefritet intersticiale etj. Në sëmundjet akute të veshkave futen pielonefriti akut, glomerulonefriti akut poststreptokoksik, insuficiensa renale akute. Këto sëmundje, në varësi të shkaktarit, trajtohen me antibiotiko- terapi. Në rastin e insuficienses renale acute, mund të trajtohen me diuretike, marrjen e likideve dhe disa seanca hemodial-

A është transplanti i veshkave forma më e mirë për kurimin e tyre? Forma më e mirë për kurimin e të sëmureve me insuficiensë renale kronike është transplanti renal.

Personat të cilët kanë vetëm një veshkë me funksion të ruajtur bëjnë një jetë normale, por duhet të bëjnë në mëyrë rigoroze kontrolle periodike te mjeku nefrolog, me qëllim mbrojtjen e funksionit të kësaj veshke

Në vendin tone, bëhet transplant veshkash? Kohët e fundit dhe në vendin tonë ka filluar bërja e transplantit renal. Personat që kanë vetëm një veshkë, a kanë probleme me organizmin? Personat të cilët kanë vetëm një veshkë me funksion të ruajtur (ku futen të lindurit me një veshkë, të transplantuarit) bëjnë një jetë normale, por duhet të bëjnë në mëyrë rigoroze kontrolle periodike te mjeku nefrolog, me qëllim mbrojtjen e funksionit të kësaj veshke. Cilat janë ushqimet që rekomandohen për të sëmurët me veshka? Për të sëmuret me sëmundje të veshkave rekomandohet: pakësimi i marrjes se kripës në ushqim, kufizimi i marrjes së proteinave, sidomos me origjinë shtazore, rritja e aktivitetit fizik, që çon në uljen e obezitetit dhe yndyrnave, mosprirja e duhanit, pirja në sasi të bollshme te ujit.


ShëndetiFP Lemza është një fenomen që mund ta na ndodhi të gjithëve. Fenomen, i cili përsëritet në mënyrë ritmike. Ajo shpesh herë bëhet e bezdisshme dhe “kokëfortë”, sa nuk pranon të largohet

Si t’i “shpëtojmë” lemzës

L

egjenda thotë se kur të zë lemza, dikush është duke folur për ty. Ndoshta kjo ishte një mënyrë për të shpjeguat diçka të pashpjegueshme që ndodhte në trupin tonë. Por, çfarë është lemza, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet ajo. Ne kemi pyetur mjekun Altin Hysa. Lemza është një fenomen që mund ta na ndodhi të gjithëve. Fenomen, i cili përsëritet në mënyrë ritmike. Ajo shpesh herë bëhet e bezdisshme dhe “kokëfortë”, sa nuk pranon të largohet. Lemza është një fenomen i shkaktuar nga kontraktimet e përsëritura dhe të pavullnetshme të muskujve të diafragmës, muskuj që kontraktohen kur thithim ajër dhe relaksohen kur e nxjerrim. Pse ndodh tkurrja e diafragmës, e cila shkakton fenomenin e lemzës? Mekanizmi që ndodh është për shkak të një ndryshimi nervor phrenic dhe zëvendësi i tij, për të kontrolluar kontraktimet e diafragmës. 1.Nervi phrenic, i cili lind në tru, pason më vonë në disa organe të ndryshme si, diafragma, membranë e hollë, zemër, mëlçi, stomak dhe veshka. Nëse nervi është i irrituar në çdo moment të rrugës së tij, kjo bën që mund ndodhë të ketë një episod të lemzës. 2. Zë tipik “HIC”, e cila është e përsëritur në një mënyrë ritmike dhe të vazhdueshme për disa minuta, është për shkak të faktit se çdo tkurrje e diafragmës mbaron me një mbyllje të papritur të valvulës që ndan traktin respirator. 3.Përveç nervit phrenic, lemza gjithashtu përfshin edhe disa pjesë nga sistemi qendror nervor. Cilat janë shkaqet e lemzës? Arsyeja se nga shkaktohet lemza, është e panjohur. Por, deri tani, janë konstatua disa situata tipike të jetës së përditshme, të cilat mund ta shkaktojnë lehtësisht atë si: 1. Zgjimi i stomakut, i cili shkaktohet nga gëlltitja e shpejtë apo e tepruar e ushqimit dhe të lëngjeve. 2. Ndryshime të papritura të temperaturës, si p.sh kalimi nga i nxehti në të ftohtë apo kur pi një pije të nxehtë, ose të ftohtë. 3. Konsumi i tepërt i alkoolit, i cili mund të dëmtojë mukozën e stomakut, duke shkaktuar kështu inflamacion dhe indirekt të irritojë diafragmën. 4. Episode emocionuese. Kur jemi në një gjendje të shqetësuar, ne marrim ajër më shumë se normalja, e cila si rezultat prodhon acarim të diafragmë dhe për këtë arsye, kemi fillimin të lemzës. Në të gjitha këto rastet e sipërpërmendura, lemza duhet të konsiderohet si një fenomen krejtësisht normale. Si kurohet lemza? Lemza e rastësishme, ajo që zgjat pak minuta, mund të hiqet lehtësisht me disa metoda. Që 2000 vjet më pare, Hipokrati këshillonte atë që sot mbetet ende mënyra më efikase për të hequr lemzën: mbani frymën për 15 sekonda pa bërë asnjë lëvizje. Kjo metodë është mjaft efikase, pasi ndihmon diafragmën që të relaksohet dhe paraprihet nga një frymëmarrje e thellë. Ekzistojnë shumë metoda të tjera që, megjithëse nuk kanë asnjë bazë shkencore, vijnë të trashëguara

Që 2000 vjet më pare, Hipokrati këshillonte atë që sot mbetet ende mënyra më efikase për të hequr lemzën: mbani frymën për 15 sekonda pa bërë asnjë lëvizje brez pas brezi dhe rezultojnë shumë të dobishme. Ja cilat janë më të vlefshmet: 1-Pini gllënjka të vogla uji vazhdimisht dhe kalojeni me shpejtësi poshtë. Kjo bën që në tru të shkojë një mesazh, i cili ndalon lemzën. 2-Shkaktoni një teshtimë. Mund të përdorni një jastëk me pupla, ose ndonjë gjë nga e cila keni alergji për të shkaktuar një teshtimë. Kjo i jep një shkundje të fortë diafragmës dhe bën që trupi të rifillojë një ritëm normal. 3-Merrni një lugë sheqer. Kur hani një lugë sheqer, kokrrizat e tij kur zbresin në ezofag, stimulojnë atë për të ndaluar kontraktimet. 4-Merrni një lugë uthull. Për shkak të përbërjes acide, uthulla ndalon spazmat e diafragmës, por nuk duhet përdorur shpesh, pasi mund të shkaktojë dëme të mukozës në stomak. 5-Merrni një lugë lëng limoni. Shija e athët e limonit bën që të ndalohet lemza. Kur mund të shndërrohet në një problem lemza? Lemza rastësore nuk duhet të shkaktojë as edhe një shqetësim. Mund të ketë edhe raste kur ajo bëhet e vazhdueshme dhe më e shpeshtë. Mund të ketë raste kur ajo vazhdon për orë të tëra, ose edhe për disa ditë . Në këto raste ajo mund të jetë e shkaktuat nga: 1-Probleme në organet e brendshme, problem në aparatin tretës,

gastrit apo dhe probleme të tjera. 2-Çrregullime të qendrave nervore që kontrollojnë lemzën. Mjafton një mosfunksionim, ose ngushtim i një prej arterieve që furnizon me gjak këto qendra, që lemza të bëhet e vazhdueshme. Në cilindo nga këto raste, është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun tuaj, ose të shkoni në ndihmën e shpejtë, në mënyrë të tillë që të bëni menjëherë një kontroll, për të zbuluar shkaqet ë shkaktimit të saj.

Nga legjenda te ritet Përveç këtyre metodave që përdoren nga shumica e njerëzve, ka dhe shumë metoda të tjera. Madje, rreth lemzës janë krijuar edhe shumë legjenda. Disa thonë që mjafton t’i tërheqësh vëmendjen personit që e ka zënë lemza dhe ajo ikën, ose mund të lagni njërin prej veshëve që ajo të largohet. 1-Sipas këshillave që jepen nga më të vjetrit, një metodë efikase për largimin e lemzës është dhe ajo e trembjes së personit që e ka zënë lemza. Frika bën që të shkaktohet një kontraktim i diafragmës dhe më pas ajo rimerr ritmin normal. 2-Gjithashtu, thuhet që pirja e një gotë uji pa ndaluar mund të bëjë që lemza të largohet. Gota mbahet në mënyrë të tillë që pulsi të ketë lëvizur rreth 180 gradë nga pozicioni normal.

09/04 - 15/04/11 F.P. 23


Lifestyle 24-26

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

100 gjëra që duhet të bëni për Si mund të jemi të lumtur? Sa herë ia kemi bërë vetes këtë pyetje? Në të vërtetë të jesh i pasur dhe me famë mendohet se të bën të lumtur. Në kulturat perëndimore hidhen ide se bukuria është një nga mënyrat për tu ndjerë të lumtur. Ky mendim mund t’i sjellë sukses tregut, por jo atyre që e zotërojnë këtë bukuri. 1. Kurrë mos e vini veten tuaj përfund 2. Kur jepni dorën për të ndihmuar dikë, duhet të jeni të kujdesshëm të mos ju shkelin me këmbë 3. Ndihuni krenar për atë që keni arritur në jetë 4. Pranoni suksesin tuaj së bashku me humbjen 5. Përpiquni për progres, jo për përsosmëri 6. Mos harroni të dëgjoni zërin tuaj 7. Së paku një orë në ditë uluni dhe mos bëni asgjë 8. Mos e ngushtoni zemrën tuaj kundër dhimbjes së jetës, por luftoni 9. Shijoni çastet e bukura që ju dhuron koha 10. Mos rrini të mbyllur 11. Festoni të gjitha ditëlindjet tuaja, pa marrë parasysh se kaloi dhe një vit 12. Shqyrtoni jetën tuaj për kufizimet dhe pyesni veten pse arritët atje 13. Mbillni një pemë dhe shkulni nga kopshti barërat e këqija 14. Zvogëloni dëshirat për mendimet e këqija 15. Qani kur ndjeheni keq 16. Gëzohuni me triumfin e njerëzve të tjerë 17. Mos lejoni që dikush të tallet me ju 18. Faleni veten për gabimet që bëni pa marrë parasysh sa i rëndë është ai 19. Zgjidhni shoqëri të mirë 20. Asnjëherë mos merrni një pilulë për dhimbjen që mund të ndjeni 21. Përdorni entuziazmin tuaj për tu veshur bukur dhe jepini vetes një shkëndijë për të

24 F.P. 09/04 - 15/04/11


LifestyleFP Mendoni se çdo sekondë nuk kthehet më

r tu ndjerë të lumtur ecur përpara

në një trup fizik

72. Përjetoni shkëlqimin dhe frikën e një

22. Shikojini në sy personat që doni kur

47. Shmangni mendimet negative të të tjerëve

muzgu

bisedoni

48. Fluturoni në një balonë

73. Mësoni të jetoni të ardhmen

23. Ecni në shi me çadër të mbyllur

49. Shmangni grindjet

74. Në vend që të besoni në mrekulli, luftoni

24. Gëzojini të tjerë me një gjest të bukur

50. Pranoni gjërat që mund t’i ndryshoni

për to

25. Mbani sytë dhe veshët hapur për të

51. Shihni jashtë vetes për zgjidhjen e prob-

75. Faluni shumë gëzim fëmijëve

marrë mesazhet që ju duhet nga njerëzit dhe

lemeve

76. Ndryshoni qëndrimin tuaj dhe e gjithë jeta

ngjarjet në jetën tuaj të përditshme

52. Mos harroni se ndjenjat janë për njerëzit

juaj do të ndryshojë

26. Jini të durueshëm

53. Mbrojeni veten nga ndikimet e këqija

77. Mos përdorni pushtetin tuaj kundër dikujt

27. Hani ushqime bio

54. Qëndroni në atë që besoni

78. Kur zemra juaj është në kundërshtim me

28. Ecni dorë për dore me të vërtetën

55. Respektoni dëshirat e të tjerëve

kokën, ndiqni zemrën tuaj

29. Shkoni me pushime sa herë të keni

56. Kapni çdo moment të jetës me dëshirë

79. Gjithmonë kujtoni se e kaluara është

mundësi

57. Dhuroni çdo gjë që ju nuk e përdorni

zhdukur gjithmonë

30. Qeshni sa më shumë gjatë ditës

58. Kurrë mos abuzoni me alkoolin

80. Jetojeni jetën tuaj sipas asaj që ju men-

31. Mos e lini veten në vetmi

59. Merrni përgjegjësi për atë që ju bëni dhe

doni se është e drejtë për ju

32. Jini të përkushtuar, por jo xheloz

mendoni

81. Pranoni gabimet tuaja

33. Mos mbani mëri me njerëzit

60. Përkëdheleni veten

82. Shihni si rritet pema që ju keni mbjellë

34. Harroni të shkuarën dhe jetoni të tashmen

61. Asnjëherë mos abuzoni me një fëmijë

83. Shihni mikun në vend të armikut në një

35. Mos gjykoni të tjerët për veprimet e tyre

62. Punoni si vullnetarë për të ndihmuar

fytyrë të huaj

36. Dërgojini një mesazh mendjes suaj

njerëzit në nevojë

84. Shihni se si ushtria e milingonave ndërton

37. Kujtojini vetes se arritjet tuaja në jetë janë

63. Përmbahuni ndaj ushqimeve që ju bëjnë

folenë e vet dhe reflektoni për jetën tuaj

reflektim i asaj që ju keni bërë

keq

85. Besojini vetes suaj

38. Shkoni shpesh në piknik

64. Mos hyni në biznes pa qenë të sigurt

86. Mos nxitoni me vendimet që merrni

39. Pranoni frikën tuaj dhe përballuni me të

65. Jetojeni jetën me sportivitet

87. Zgjidhini problemet tuaja ngadalë

40. Kujtojini vetes suaj sa të rëndësishëm jeni

66. Gjeni një prizëm për të shfryrë zemërimin

88. Pranoni komplimentet nga të tjerët dhe

për dikë

tuaj

do të shihni të vërtetën për veten tuaj

41. Mos lejoni që mendimet e të tjerëve t’ju

67. Mendoni për bollëk në vend të mungesës

89. Uluni në lëndinë pa u brengosur për

prishin humorin

68. Mendoni se jeni një i mbijetuar dhe jo një

njollat e barit

42. Thuaj një lutje

viktimë

90. Mos e dënoni veten për defektet tuaja

43. Mendoni gjithnjë se jeni me fat

69. Përqafoni një kafshë

91. Mos u përulni para askujt

44. Jini të sigurt kur thoni jo

70. Jeni të hapur me jetën

92. Tregojini njerëzve sa i vlerësoni ata

45. Shikoni anën pozitive të situatave negative

71. Shihni suksesin si diçka që tashmë e keni

93. Kurrë mos merrni vendime që janë vetëm

46. Mos harroni se jeni një qenie shpirtërore

dhe jo si një gjë që duhet ta arrini

për të mirën e të tjerëve 94. Flisni pak dhe dëgjoni shumë 95. Trajtojeni mirë trupin tuaj 96. Lexoni librat që ju pëlqejnë

Mbani sytë dhe veshët hapur për të marrë mesazhet që ju duhet nga njerëzit dhe ngjarjet në jetën tuaj të përditshme

97. Plotësojini çdo tekë vetes suaj 98. Mendoni se dikush tjetër mund të jetë më keq se ju 99. Dashuroni deri në fund 100. Mendoni se çdo sekondë nuk kthehet më

09/04 - 15/04/11 F.P. 25


LifestyleFP

www.freepress.al

Më thuaj ç’akullore pëlqen të të them çfarë tipi je? Dielli më në fund po shkëlqen në maksimum dhe pranvera ka mbërritur me gjithë forcën e saj. Kjo do të thotë se zyrtarisht është hapur sezoni i akulloreve. Në Tiranë mund të shohësh që kanë nisur ta shërbejnë akullore. Gjithsecili ka të drejtën të zgjedhë shijen e preferuar, ndryshe nga disa vite më përpara kur duhej të merrje vetëm atë të “bardhën”. Mund të marrësh një klasike me çokollatë, vanilje ose luleshtrydhe. Por në treg janë edhe llojet e reja, me mango apo me kos të ngrirë.

N

uk ka rëndësi se cila është zgjedhje që bëni ju në këto ditë të nxehta, e rëndësishme është që të hidhni një sy edhe tek kaushi i njeriut që keni përkrah. Përzgjedhja e shijes së akullores tregon edhe për... karakterin e njeriut. Psikologu Alfred Gebert shpjegon personalitetin e njerëzve sipas shijeve të akullores.

Akullore me kafe Dashnorët e akullores me kafe janë tipa bashkëkohorë, fleksibël, njerëz që frymëzojnë të gjithë rrethin shoqëror me të rejat që sjellin, por edhe me temperamentin e tyre. Janë filantropë të vërtetë dhe të aftë të krijojnë shumë shpejt kontakte.

Akullore me limon Tifozi i akulloreve me limon nuk i duron padrejtësitë. U del në mbrojtje njerëzve të tjerë dhe mbron gjithashtu parimet e besimet e tij. Është aq i zjarrtë në debate sa ndonjëherë i kalon limitet. Gjatë diskutimeve vlen vetëm një mendim- i tiji.

Akullore me çokollatë Mes të pasionuarve pas akullores, këta që zgjedhin çokollatën janë më optimistët. Gjithashtu janë shumë të ndjeshëm si natyrë. Përveç kësaj, janë simpatikë, të mprehtë dhe të zgjuar. Jeta me ta nuk është kurrë e mërzitshme. Njerëzit nevrikë e kanë shumë të vështirë të rrinë me ta.

Dashnorët e mangos janë njerëz të lirë, kreativë, që mund të jetojnë kudo ku ndodhen, atyre nuk u ndryshon asgjë në jetë nëse ndryshojnë rrethanat apo vendi. Shijojnë të papriturat dhe krijojnë lidhje me to. Mërzia është një mallkim për ta

Akullore me luleshtrydhe Miqtë e akullores me frutat e tokës janë plotësisht shpirtra të lirë, që duan të jetojnë në maksimum. Harrojeni se mund të tregoheni paternalistë me ta. Nuk është çudi që motoja e tyre në jetë është: jeto dhe lër të tjerët të jetojnë.

jeta e tyre është e organizuar në mënyrë perfekte. Çdo gjë shkon sipas programit. Kështu është më e sigurt, por nuk është emocionuese.

Kos i ngrirë Akullore me mango

Akullore me lajthi

mjaft të vlefshme.

Në radhë të parë është zemra, kjo është kredoja e miqve të lajthive. Këta njerëz i përkasin atij grupi që vendimet e vogla e të mëdha i kalon përmes barkut.

Dashnorët e mangos janë njerëz të lirë, kreativë, që mund të jetojnë kudo ku ndodhen, atyre nuk u ndryshon asgjë në jetë nëse ndryshojnë rrethanat apo vendi. Shijojnë të papriturat dhe krijojnë lidhje me to. Mërzia është një mallkim për ta.

Akullore me karamel

Akullore me vanilje

Këta tipa e kanë shumë të vështirë që të marrin vendime. Nuk janë të prirur për të bërë ndryshime e për të shkuar tek diçka ekzotike. Pra,

Këtyre njerëzve mund tu besosh, çdo sekret është i sigurt me ta. Ai është një sup shumë i mirë për ngushëllim. Edhe këshillat e tij janë

Dashnorët e kosit të ngrirë janë njerëz të rrezikut. Nuk jetojnë as të shkuarën, as të ardhmen, por vetëm të tanishmen. Edhe në situata të vështira, shkojnë sipas trurit të tyre. Ama çuditërisht janë të përmbajtur në dashuri.

Akullore me banane

26 F.P. 09/04 - 15/04/11

Këta njerëz lakmohen nga gjithë të tjerët për shkak se janë të mbushur me besim dhe nuk bien kurrë. Kanë qëllimet dhe ëndrrat e tyre dhe përpiqen me gjithë forcën t’i kthejnë në realitet.


Speciale 27-29

Nga Jonida Late www.freepress.al

85 vjet nga monedha kombëtare

Me rastin e 85-vjetorit të monedhës kombëtare, në Muzeun Kombëtar u hap një ekspozitë me monedhat dhe kartëmonedhat e përdorura në vendin tonë që nga koha ilire dhe deri më sot.

Historiku i monedhës tonë kombëtare Historia e monedhës kombëtare shqiptare nis në një kohë me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë më 2 shtatorë të vitit 1925. Banka u krijua me nënshkrimin e konventës përkatëse midis grupit financiar italian të kryesuar nga Moario Alberti dhe qeverisë së Ahmet Zogut. Konventa përcaktonte ndër funksionet e këtij institucioni, përveç kreditimit, emetimin e kartëmonedhave me kurs ligjor për pagesat në Shqipëri, si dhe emetimin e monedhave të arit dhe të monedhave të tjera, me të drejtë ekskluzive. Ky mund të quhet institucioni i parë emetues i parasë, por historia e popullit tonë dëshmon prerjen e parë të monedhave të para që në

shekullin e IV p.e.s., nga Dyrrahu (Durrësi) dhe Apolloni (Pajon, pranë Fierit), qytete të Ilirisë. Për herë të parë Shqipëria pati një institucion të Bankës Qendrore në vitin 1913, si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karlo Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të grupit bankar austrohungarez të Wiener Bank Verein, si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher, përfaqësues të grupit bankar italian të Banca Commerciale Italianna. Ky institucion nuk jetoi gjatë, për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1925, kur u krijua banka, në Shqipëri qarkullonin një mori monedhash të vendeve të ndryshme. Ndaj, Banka Kombëtare e Shq-

ipërisë mori masa për t’i zëvendësuar këto me monedhën e vetëm shqiptare. Si njësi monetare zyrtare u caktua franga, me nënfishat e vet (leku dhe qindarka, ku 1 frangë ishte baras me 5 lekë dhe 100 qindarka) dhe shumëfishat e tij 5, 20 dhe 100 franga ari. Kartëmonedha e parë e emetuar ishte ajo me prerje 5 lekë/1 frangë ari. Ajo rezultoi jetëshkurtër, për shkak të kundërshtimeve të shprehura nga qeveria shqiptare e asaj kohe mbi shqiponjën e paraqitur në të, e cila, në dallim nga shqiponja dykrenore, simbol i kombit tonë, paraqiste shqiponjën me një kokë, sipas stilit romak. Përgjatë vitit 1925, Banka e Shqipërisë emetoi dhe hodhi në qarkullim:

09/04 - 15/04/11 F.P. 27


SpecialeFP

www.freepress.al

Kur filloi pasioni juaj për koleksionimin e monedhave? Rreth viteve 1955 –60-të, unë kam filluar të koleksionoj pullat e shteteve të ndryshme, siç edhe ishte në modë në atë kohë. Kjo bëri që më kalimin e kohës të krijoj një koleksionon mjaft të pëlqyeshëm për kohën. Më vonë, rreth viteve ‘85-së, kam filluar të koleksionoj kryesisht gjëra shqiptare, midis tyre edhe monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare. Fillimet ishin pak të vështira, sepse edhe gjendja ekonomike financiare e asaj kohe ishte e dobët. Por, megjithatë, në sajë të pasionit, filloi që koleksioni pak nga pak të marrë formë, të kompletohet. Ajo që dua të theksoj është se kompletimi i një koleksioni është shumë, shumë i vështirë. Koleksioni ka kohë që ka nisur, dhe edhe sot e kësaj dite ende nuk kam arritur të kompletoj koleksionin me monedha dhe kartëmonedha shqiptare. Ju koleksiononi edhe pulla, sa keni arritur të mblidhni? Pulla kam arritur të koleksionoj rreth 97-98 % të tyre. Kurse monedha kam arritur të koleksionoj rreth 80-85 % të koleksionit shqiptar.

-Kartëmonedha me prerje 5 franga ari, 20 franga ari dhe 100 franga ari -Monedha ari 20 franga dhe 100 franga ari, -Monedhat 2 franga ari dhe 5 franga ari dhe monedhat e tjera 5 qindarka leku, 10 qindarka leku, ¼ leku, ½ leku dhe 1 lek. Me fundin e Luftës së Dytë Botërore, të gjitha funksionet dhe detyrimet e Bankës Kombëtare të Shqipërisë pushuan së ekzistuari. Vetë banka u shtetëzua dhe në vitin 1945 u krijua Banka e Shtetit Shqiptar. Viti 1947 shënoi një moment të rëndësishëm për monedhën tonë kombëtare. Me dekret-ligjin e datës 7 korrik 1947, si njësi monetare caktohet Leku, i cili zëvendësoi Frangën, ndërsa kjo e fundit tërhiqet përfundimisht nga qarkullimi. Që nga ky moment, kartëmonedha Lek ndryshon herë pas here simbolikën dhe përmasat. Moment tjetër i rëndësishëm në historinë e monedhës tonë kombëtare është viti 1965, vit në të cilin ndryshoi raporti midis prerjes të përdorur nga viti 1947, me atë të

emetuar në këtë vit, në raportin 10 lekë (viti 1947, 1957) = 1 lek (viti 1964 e në vazhdim). Gjithashtu, për herë të parë shtypen dhe hidhen në qarkullim nënfisha të lekut, qindarkat. Ardhja e vitit 1991 do të sillte ndryshime edhe në elementët e sigurisë së kartëmonedhave, ku për herë të parë vendoset filli i sigurisë në kartëmonedhën 100 lekë. Seria aktuale e kartëmonedhave përfshin këto periudha: -Kartëmonedha 2000 lekë përfaqëson epokën ilire (portreti i Mbretit Ilir, Genti) -Kartëmonedha 5000 lekë përfaqëson periudhën e Skënderbeut (portreti i tij) -Kartëmonedha 1000 lekë përfaqëson Mesjetën (portreti i Pjetër Bogdanit) -Kartëmonedha 200 lekë përfaqëson Rilindjen (portreti i Naim Frashërit) -Kartëmonedha 500 lekë përfaqëson Pavarësinë (portreti i Ismail Qemalit)

Përveç pullave dhe monedhave, çfarë koleksionesh të tjera keni? Me kalimin e kohës, “virusi” që mora për koleksionimin më ka bërë që të zgjeroj gamën e koleksioneve dhe aktualisht kam koleksione në maksimofili. Gjithashtu, koleksione të tjera që kam, janë ato me kostume kombëtare shqiptare dhe një tjetër me kozmos. Koleksion tjetër është koleksioni i medaljeve shqiptare. Koleksioni i medaljeve kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore, është pothuajse i kompletuar. Koleksion tjetër që kam, është ai i orëve të xhepit. Në koleksionin e orëve të xhepit kam koleksionuar 326-të orë gjithsej, nga të cilat 6-të prej tyre janë floriri. Tjetër koleksion që kam është edhe koleksioni i orëve të murit, si dhe koleksioni i pikturave, por ato nuk kanë atë prioritet që kanë koleksionet e tjera. Çfarë është maksimofilia? Maksimofilia është kur kartolinat dhe pullat e vulosura në to, janë me të njëjtën tematikë. Madje, rezultatet më të mira në ekspozitat ku kam marrë pjesë, i kam pasur me këtë lloj koleksioni, në maksimofili. Në fushën e maksimofilisë jam pak me i avancuar në koleksione. Koleksionet me kartolina janë kryesisht të para Luftës së Dytë Botërorë, por nuk mungojnë edhe ato të pas luftës. Çfarë ju bëri përshtypje në ekspozitën e monedhave? Banka Kombëtare, në bashkëpunim me Federatën e Koleksionistëve Shqiptarë, na kërkoi edhe ne që të kontribuojmë në hapjen e një ekspozite të nemismatikës. Nemismatika ka të bëjë me monedhat dhe kartëmonedhat. Kjo ekspozitë u bë në pragun e 85-së vjetorit të emetimit të kartëmonedhës së parë shqiptare. Themi të kartëmonedhës së parë shqiptarë, sepse përpara kësaj kartëmonedhe ka pasur edhe kartëmonedha lokale, por ajo kartëmonedhë ishte e para kombëtare e shtetit shqiptar. Ne si Federata e Koleksionistëve dhamë kontributin tonë në këtë ekspozitë. Ajo që dua të theksoj nga kjo ekspozitë, janë tre gjëra. E para, kishte monedha të vjetra antike ilire, që ishin pjesë e koleksionit të Emi Gimianit dhe të koleksionit tim. Një koleksion tjetër që ishte pjesë e ekspozitës, ishin edhe monedhat e arit, të cilat janë pjesë e koleksionit të Kozma Dashit dhe të koleksionit tim, që i përkasin viteve 19261939. E veçanta ishte edhe stenda e koleksioneve të Girando Kotit, me koleksione të monedhave të rralla të vitit 1987- 1988, që janë monedha përkujtimore.

28 F.P. 09/04 - 15/04/11


Monedha më e rëndë shqiptare është monedha me peshë 483.75 gr ar, e cila është bërë me rastin e 42-vjetorit të hekurudhës se parë Tiranë – Durrës dhe janë 50 copë. Monedhë, e cila nuk është parë asnjëherë në qarkullim

SpecialeFP

Niko Xharo: Pasioni im për koleksionimin e monedhave Ekspozita me rastin e kartëmonedhës së parë shqiptare mblodhi rreth saj shumë persona dhe koleksionistë të pasionuar pas monedhave dhe kartëmonedhave, midis tyre edhe koleksionistin e monedhave Niko Xharo.

Çfarë përfaqësojnë monedhat përkujtimore? Në rastin e evenimenteve të ndryshme, bëhen kartëmonedha dhe monedha, kryesisht monedha përkujtimore, për përvjetorë ose evenimente të ndryshme. E veçanta e tyre është se këto lloj monedha nuk dalin në qarkullim. Këto monedha janë me emetime të limituara, pra, prodhohen një numër shumë i kufizuar. Fakti që prodhohen shumë, shumë pak, bën që këto lloj monedhash të kërkohen shumë nga koleksionistët. Mbi të gjitha, këto lloj monedhash kërkohet të jenë të pa prekura, madje, shumica e tyre janë të mbyllura në kuti. Këto lloj monedhash nuk mund të preken me dorë, sepse edhe dora influencon te to. Ne nuk kemi shumë emetime të tilla përkujtimore. Por, kemi disa gjëra vërtet të rralla, siç është edhe emetimi i vitit ‘87-‘88, që u bë me rastin e 42-vjetorit të hekurudhës dhe portit të Durrësit, ku, përveç emetimeve normale, ka edhe 7-8 prova, të cilat janë shumë të limituara, 5 deri në 10 copë. Këto janë bërë për efekt koleksionimi për koleksionistë të veçantë, të cilët e kanë pasion këtë punë dhe nuk ngurrojnë të shpenzojnë. Cila është monedha më e rëndë? Monedha më e rëndë shqiptare është monedha me peshë 483.75 gr ar, e cila është bërë me rastin e 42-vjetorit të hekurudhës se parë Tiranë – Durrës dhe janë 50 copë. Monedhë, e cila nuk është parë asnjëherë në qarkullim. As në ekspozitë nuk ishte.

Cila është monedha me e vjetër në koleksionin tuaj? Në koleksionin tim ekzistojnë edhe monedha të vjetra antike, të cilat janë monedha greke para Krishti. Njëkohësisht, edhe monedha romake, që fillojnë që nga viti 43 para Krishti dhe deri në përudhën bizantine. Por, monedha me vjetër qe kam në koleksion, mendoj se është një monedhë e vjetër greke. Ndërsa nga këto shqiptaret, kam monedha 250-300 vjet para lindjes së Krishti, të cilat janë përdorur në Dyrrah (Durrës) dhe në Apoloni. Gjithashtu, kam edhe kartëmonedhën e para të vitit 1926-të. Kjo kartëmonedhë u dizenjua nga një piktor italian, por shqiponjën e bëri me një kokë. Ky fakt bëri që pas dy ditësh që kartëmonedha kishte dalë në qarkullim, të hiqej nga shteti shqiptar i asaj kohe. Kjo është një gjë vërtet shumë, shumë e rrallë.

09/04 - 15/04/11 F.P. 29


Digital 30-31

www.freepress.al

Dita kur telefoni i lëvizshëm doli në publik 38 vite më parë një njeriu çuditi New York-un. Me një telefon në dorë, ai bisedonte në rrugë. Ishte sa një tullë, por shumë shpejt ai do bëhej mjeti ynë i domosdoshëm për jetesën

T

elefoni celular ka ndryshuar jetët tona, sidomos gjatë 15 viteve të fundit. Ndaj mund të duket surprizë nëse mësoni se telefonata e parë nga një telefon i lëvizshëm është bërë 38 vite më parë. Po, tamam, telefonata e parë u bë në vitin 1973, në atë vit që SHBA u tërhoq nga Vietnami. Më 3 prill të atij viti, Martin Cooper, në atë kohë 44 vjeç, doli shëtitje nëpër New York me një prototip të telefonit celular. Nuk është e habitshme që njerëzit mbetën të befasuar. Zoti Cooper, tani 82 vjeç, kujton: “Ndërsa shëtisja në rrugë duke folur në telefon, njerëzit më shihnin me çudi. Mbaj mend që në atë kohë nuk kishte as telefon pa kabull, le më telefon celular. Bëra disa telefonata, përfshi një me një reporter të një radioje në New York. Ndoshta ishte gjëja më e

rrezikshme që kam bërë.” Në atë kohë zoti Cooper ishte menaxher i përgjithshëm tek kompania Motorola. Ndërsa shëtiste nëpër qytet, ai i bëri një telefonatë edhe rivalit të tij, Joel Engel që punonte për Bell Labs, për t’i dhënë lajmin se Motorola e kishte mundur në betejën për të zhvilluar telefonin e parë të lëvizshëm. Më pas ai la reporterët që të bënin telefonatat e tyre për të zbuluar edhe ata se shpikja funksiononte realisht dhe se nuk ishin viktima të një mashtrimi. Telefoni i zotit Cooper peshonte 1.1 kilogram dhe mund të quhej pa frikë një tullë. U deshën dhjetë vite që Motorola të prezantonte një model të përshtatshëm për treg, që kushtonte 3.500 dollarë e peshonte gjysëm kilogram.

Telefoni i zotit Cooper peshonte 1.1 kilogram dhe mund të quhej pa frikë një tullë. U deshën dhjetë vite që Motorola të prezantonte një model të përshtatshëm për treg, që kushtonte 3.500 dollarë e peshonte gjysëm kilogram

Robert Cooper

Bëni shopping me miqtë tuaj online

N

uk keni kohë të reflektoni? 'Tweet Mirror' kap imazhin tuaj dhe ua dërgon miqve, të cilët më pas mund të kthejnë një përgjigje online se si dukeni. Për ata që kanë dëshirë të shkojnë të bëjnë shopping vetëm, kjo është një zgjidhje shumë e mirë. Ju futeni në dhomën e zhveshjes, përballë keni 'Tweet Mirror' që përdor një kamera high- definition për të kapur imazhet tuaja. Më pas ju mund të studioni fotot tuaja, ose tua dërgoni me postë ose

30 F.P. 09/04 - 15/04/11

në Facebook miqve tuaj, të cilët do u kthejnë një përgjigje se çfarë mendojnë për zgjedhjen që keni bërë. Aparati i teknologjisë së lartë është zbuluar në një qendër tregtare në Londrën perëndimore. “Ideja erdhi kur një nga inxhinierët tanë po martohej,” thotë një përfaqësues i firmës holandeze që ka bërë shpikjen. “Ai e kuptoi se e fejuara e tij po bënte foto në fustane të ndryshme për t’ua treguar shoqeve më pas në darkë. Ai mendoi se mund të zgjidhej

në mënyrë më të mirë kjo çështje.” “Tweet Mirror” është e vendosur jashtë dhomave të zhveshjes dhe klientët mund të shohin imazhet e vetes së tyre në kënde të ndryshme përpara se të vendosin se cilën foto të dërgojnë tek miqtë. “Në këtë mënyrë mund t’i përgjigjesh pyetjes nëse prapanica jote duket e shëndoshë,” thotë një kliente. Kompania që ka zhvilluar këtë shpikje, është në bisedime me disa nga gjigandët e tregtisë.


DigitalFP Në janar, Sarah Carlson e një televizioni në Wisconsin u godit nga kjo krizë ndërsa fliste për reformën shëndetësore të Obamës. Nuk lidhte dot fjalët dhe kamera u fik menjëherë

Manipulimi i trurit me mikrovalë

Teza që po çmend njerëzit në internet. A ka gisht qeveria në krizat që po pësojnë disa prezantuese televizive. A po e kontrollon qeveria mendjen tonë?

D

isa raste të çuditshme kur prezantues të njohur televizivë kanë nisur të dërdëllisin pa lidhje në televizion kanë ngritur dyshime se ushtria amerikane mund të ketë gisht. Janë të paktën katër raste të profilit të lartë, i fundit përfshin Gjykatësen Judy, prezantuesen e njohur, që nisi të flasë normalisht, por më pas nisi të thoshte gjëra pa kuptim- dukej konfuze dhe e paqëndrueshme. Frekuenca e “sulmeve” dhe fakti se këto kriza të prezantuesve janë bërë shumë popullore në internet ka bërë që të ngrihen shumë teori konspirative, që tregojnë me gisht nga eksperimentet e errëta të qeverisë. Një teori popullore që po qarkullon online fajëson Ushtrinë Amerikane se po kryen kërkime duke përdorur mikrovalët si një armë për të kontrolluar mendjen. Amerika nuk e ka pranuar kurrë që po bën kërkime të tilla, por idhtarët thonë se efektet e prodhuara nga sinjalet e mikrovalëve që stimulojnë trurin me imazhe false dhe zëra- janë ekzakt si mimika e shfaqur në krizat e prezantuesve televizivë. Por këta teoricienë nuk janë në gjendje të thonë se përse Pentagoni po sulmon pikërisht prezantuesit televizivë. Fenomeni ka vërshuar në internet dhe tashmë pjesë e diskutimeve është një nga prezantueset më të paguara në SHBA. Judith Sheindlin, gjykatësja që flet shpejt, u dërgua në spital të mërkurën pasi nisi të flasë fjali pa kuptim gjatë një transmetimi live të

shfaqjes së saj që lidhet me gjykatat. Burime nga studioja e saj thonë se ajo fiton plot 32 milion euro në një vit në një nga shfaqjet më të para në SHBA. Por papritur ajo nisi të thoshte gjëra pa lidhje. Më pas ajo deklaroi se kishte nevojë për pushim pasi nuk ndihej mirë. Avokatja 68 vjeçare doli nga spitali po atë ditë, por mjekët nuk ishin në gjendje që të thoshin se çfarë i kishte shkaktuar atë çorientim. Viktima e parë e këtyre “sulmeve” ishte Serene Branson, një reportere e CBS, e vendosur në Los Angelos, që mbajti një fjalim krejt pa lidhje gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy muajin e shkuar. Prezantuesja nuk ishte në gjendje të nxirrte fjalët dhe u përpoq për dhjetë sekonda që të fliste përpara se regjia të hiqte pamjet nga transmetimi. Më vonë ajo tha: “Koka po më rëndohej, nuk ndjehesha mira dhe e dija që diçka nuk shkonte. Isha e terrorizuar dhe konfuze”. Doktorët e saj thanë se ajo kishte kaluar një krizë komplekse migrene. Rasti i saj u pasua nga ai i një gazetari kanadez, që po raportonte për kontributin e vendit të tij në fushatën ushtarake në Libi. Papritur ai nisi të thoshte budallallëqe. Punëdhënësit e tij thanë gjithashtu se ai vuante nga migrena. Në janar, Sarah Carlson e një televizioni në Wisconsin u godit nga kjo krizë ndërsa fliste për reformën shëndetësore të Obamës. Nuk lidhte dot fjalët dhe kamera u fik menjëherë. Kjo i ka ndodhur edhe një herë tjetër gazetares, por ushtria e teoricienëve konspirative nuk është e bindur.

A do i karikojmë së shpejti celularët me rrahjet e zemrës?

N

uk do ketë më bateri të shkarkuara falë gjeneratorëve me nano- teknologji. Ky është vizioni i së ardhmes sipas Dr. Zhong Lin Wang në Georgia Institute of Technology (SHBA). Ideja e tij: bateritë e iPod-ave dhe celularëve mund të karikohen thjesht me rrahjet e zemrës. Duket çmenduri, por funksionon në laborator. A do i karikojmë së shpejti celularët me rrahjet e zemrës? Kjo do

bëhet e mundur nëpërmjet atyre që njihen me emrin “gjeneratorët- nano”. Janë aq të vegjël -gati 500 herë më të hollë se një flok njeriu. Shkencëtarët e lidhin këtë gjenerator me trupin e njeriu, kështu që çdo lëvizje shërben për të sjellë energji. Një gjenerator- nano mund të sjellë aq energji sa dy bateri. Nëse kombinohen mirë, është e mundur që të ketë energji sa për një celular apo për një iPod.

09/04 - 15/04/11 F.P. 31


Auto 32-33

www.freepress.al

10 makinat më të gjata në Europë 6.17 metër i gjatë është Maybach 62. Versioni normal, Maybach 57, shkon deri në 5.73 metra. Pak më e shkurtër është Rolls-Royce Phantom. Versioni XXL i makinës legjendare është 6.09 metra i gjatë. Modeli standard është 5.84 metër. Të gjitha makinat e tjera konkurrente janë shumë më të shkurtra. Që tek Bentley Mulsanne, që është i treti në listë, dallohet ndryshimi. Kjo makinë është 5.58 metra e gjatë. Por diçka e kanë të gjitha të përbashkët: nuk futen dhe aq kollaj në parkim.

10.

I vogli mes të mëdhenjve: deri në 5.18 metra i gjatë, Phaeton është një përpjekje e Volkswagen për të konkurruar me modelet e saj në kategorinë superiore.

9.

BMW seria 7 sjell një version të gjatë deri në 5.21 metër.

8.

Klasi S i Mercedes-it vjen në një version të gjatë deri në 5.23

metër.

7.

Me vetëm dy centimetër më shumë, mbi këtë makinë qëndron Jaguar XJ me një gjatësi 5,25 metër.

6.

Sërish një diferencë prej dy centimetrash. Me një gjatësi prej 5.27 metrash, versioni i gjatë i Audi A8, është limuzina e luksit më e madhe e një prodhuesi gjerman.

5.

Tani vijmë tek markat e vërteta të luksit: Bentley Continental Flying Spur gjendet vetëm në një version me gjatësi 5.29 metra.

4.

E para makinë Rolls-Royce në këtë listë është modeli i saj Ghost. Ata që udhëtojnë në këtë makinë 5.40 metra të gjatë duhet të ndjehen shumë rehat.

3.

Top- modeli i markës luksoze të Volkswagen-it, Bentley Mulsanne sjell një makinë të gjatë 5.58 metra.

2.

Tani vijmë tek shkëputja e madhe: Rolls-Royce Phantom e kalon gjatësinë gjashtë metra me nëntë centimetra.

1.

Më e gjatë se kaq nuk ka ku shkon: Maybach 62 dhe 62S janë versionet XXL të një gjatësie prej 6.17, duke qenë kështu kryqëzori më i gjatë në rrugë.

Këto makina XXL gjenden vetëm në Kinë

N

ë Kinë, një makinë e gjatë tregon prestigj. Ekonomia e këtij vendi po lulëzon, po ashtu edhe dëshira për të pasur makina luksoze. Mund të mendohet se janë njerëz të vegjël në trup, por kur vjen puna tek makina, mbajnë rekord. Aq shumë të apasionuar janë pas makinave të gjata, sa kanë detyruar prodhuesit e mëdhenj që të bëjnë versione XXL vetëm për Kinën. Kështu, Citroën e ka marrë shumë seriozisht këtë punë dhe ka prodhuar modelin DS9, një konkurrent për Mercedes klasi S, BMW seria 7 dhe Audi A8. Në treg pritet të jetë në vitin 2013, por vetëm në Kinë. Për herë të parë është ekspozuar në panairin e makinave në Shangai. Ja disa modele

32 F.P. 09/04 - 15/04/11

makinash të gjata që gjenden vetëm në Kinë. - Metropolis do të quhet makina DS9 e Citroën. Është bërë duke pasur në mendje tregun kinez dhe do të hidhet së pari aty. Është 5.30 metra e gjatë, më shumë se një S-klas. Dhe me një gjerësi prej dy metrash, ia kalon edhe Maybach – një fakt shumë i rëndësishëm ky në Kinë, tregun numër dy në botë për limuzina. - Prodhuesit gjermanë janë të kënaqur me ecurinë e makinave të tyre në versionin XXL në Kinë. Edhe Audi A6 prodhon për Kinën një version më të gjatë. Modeli i biznesit A6 është rritur me dhjetë centimetra për Kinën. - Edhe modeli i ri A8 i Audi-t sjell një version më

të gjatë për Kinën. 13 centimetra është zgjatur kjo makinë për tregun kinez. - Madje edhe A4 për Kinën prodhohet me 4 centimetra më shumë gjatësi, një fitore për pasagjerët që ulen pas. - BMW seria 5 në një version të gjatë. Për fat të keq, 14 centimetrat më shumë i shijojnë kinezët. - Mercedes ka zgjatur klasin E për Kinën, duke bërë që pasagjerët që rrinë pas të kenë më shumë hapësirë. - Volkswagen prodhon një limuzinë të posaçme për Kinën, quhet Lavida dhe kompania gjermane synon të kapë edhe klasën e mesme. Lavida është pasuesi i modelit të suksesshëm Santana. - Modeli është i njohur, emri ka ndryshuar: në

Kinë Passat vjen me emrin Magoton në treg. Magoton prodhohet po ashtu në Kinë. - Prapa VW Sagitar fshihen gjenerata të përparme të Volkswagen Jetta. Vjen vetëm për Kinën. Po ashtu me modelin e ri Bora, VW përpiqet që të hyjë më së pari në tregun e taksive.


Rr - Donika Kastrioti Tel: +355 69 20 84 361 Tirana, Albania +355 69 20 84 360

Do të blesh një makinë gjermane? Shko në SHBA Deri në 45 përqind më lirë kushtojnë makinat gjermane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një fakt i tillë i pezmaton gjermanët, por edhe europianët në përgjithësi. Për më tepër që versionet që ofrohen në SHBA janë edhe më të mira e më të fuqishme. Lexoni më poshtë krahasimet mes çmimeve në SHBA e Gjermani.

-Gjermani: Audi A3 1.2 TFSI (105 K/F). Çmimi: 20.950 Euro -SHBA: Audi A3 2.0 TFSI (211 K/F). Çmimi: 27.270 Dollarë (19.702 Euro)

-Gjermani: Audi A6 2.0 TDI (177 K/F). Çmimi: 38.500 Euro -SHBA: Audi A6 3.2 FSI (269 K/F). Çmimi: 45.200 Dollarë (32.657 Euro)

-Gjermani: BMW Z4 sDrive 23i (204 K/F). Çmimi: 36.400 Euro -SHBA: BMW Z4 sDrive 30i (259 K/F). Çmimi: 47.450 Dollarë (33.841 Euro)

-Gjermani: Ford Fiesta 1.25 (60 K/F). Çmimi: 11.700 Euro -SHBA: Ford Fiesta 1.6 Ti VCT (122 K/F). Çmimi: 13.320 Dollarë (9.500 Euro)

-Gjermani: Audi A4 Avant 1.8 TFSI (120 K/F). Çmimi: 28.550 Euro -SHBA: Audi A4 Avant 2.0 TFSI (214 K/F). Çmimi: 36.300 Dollarë (26.201 Euro)

-Gjermani: Mercedes C 180 BlueEFFICIENCY (156 K/F). Çmimi: 32.695 Euro -SHBA: Mercedes C 300 (231 K/F). Çmimi: 35.900 Dollarë (25.812 Euro)

-Gjermani: Mercedes S-Klas 250 CDI BlueEFFICIENCY (204 K/F). Çmimi: 71.876 Euro -SHBA: Mercedes S 400 HYBRID (299 K/F). Çmimi: 91.000 Dollarë (65.683 Euro)

-Gjermani: Audi A5 1.8 TFSI Coupé (160 K/F). Çmimi: 33.650 Euro -SHBA: Audi A5 2.0 TFSI quattro (214 K/F). Çmimi: 36.900 Dollarë (26.659 Euro)

-Gjermani: Audi TT Coupé 1.8 TFSI (160 K/F). Çmimi: 30.500 Euro -SHBA: Audi TT Coupé 2.0 TFSI (214 K/F). Çmimi: 38.300 Dollarë (27.671 Euro)

-Gjermani: VW Golf VI 1.4 (80 K/F). Çmimi: 16.825 Euro -SHBA: VW Golf VI 2,5-Litër-V5 (172 K/F). Çmimi: 17.995 Dollarë (13.081 Euro)

-Gjermani: BMW 730d (245 K/F). Çmimi: 73.600 Euro -SHBA: BMW 740i (319 K/F). Çmimi: 70.650 Dollarë (50.387 Euro)

-Gjermani: VW Golf VI GTI (210 K/F). Çmimi: 27.275 Euro -SHBA: VW GTI (203 K/F). Çmimi: 23.695 Dollarë (17.224 Euro)

-Gjermani: Mercedes E 200 CDI BlueEFFICIENCY (136 K/F). Çmimi: 39.835 Euro -SHBA: Mercedes E 350 (272 K/F). Çmimi: 49.400 Dollarë (35.656 Euro)

-Gjermani: Audi A8 3.0 TDI (250 K/F). Çmimi: 72.900 Euro -SHBA: Audi A8 4.2 FSI (377 K/F). Çmimi: 78.500 Dollarë (56.390 Euro)

-Gjermani: VW Passat CC 1.8 TSI (160 K/F). Çmimi: 30.575 Euro -SHBA: VW Passat CC 2.0 TSI (203K/F). Çmimi: 28.515 Dollarë (20.728 Euro)

-Gjermani: Mercedes ML 300 CDI (204 K/F). Çmimi: 53.610 Euro -SHBA: Mercedes ML 350 (272 K/F). Çmimi: 46.490 Dollarë (33.556 Euro)

-Gjermani: Smart fortwo Coupé Pure (54 K/F). Çmimi: 10.190 Euro -SHBA: Smart fortwo Coupé Pure (71 K/F). Çmimi: 12.490 Dollarë (8.908 Euro)

-Gjermani: Audi R8 4.2 FSI quattro (430 K/F). Çmimi: 110.000 Euro -SHBA: Audi R8 4.2 FSI quattro (426 K/F). Çmimi: 114.200 Dollarë (82.428 Euro)

-Gjermani: VW Touareg V6 TDI BlueMotion (204 K/F). Çmimi: 48.755 Euro -SHBA: VW Touareg VR6 FSI (284 K/F). Çmimi: 44.450 Dollarë (32.311 Euro)

-Gjermani: BMW X5 xDrive 30d (245 K/F). Çmimi: 54.500 Euro -SHBA: BMW X5 xDrive 35i (304 K/F). Çmimi: 46.300 Dollarë (33.021 Euro)

-Gjermani: BMW 318i (143 K/F). Çmimi: 28.900 Euro -SHBA: BMW 328i (233 K/F). Çmimi: 34.600 Dollarë (24.676 Euro)

-Gjermani: BMW X6 xDrive 30d (245 K/F). Çmimi: 58.700 Euro -SHBA: BMW X6 xDrive 35i (304 K/F). Çmimi: 57.000 Dollarë (40.652 Euro)

-Gjermani: Audi Q7 3.0 TDI (204 K/F). Çmimi: 51.800 Euro -SHBA: Audi Q7 3.0 TFSI (276 K/F). Çmimi: 46.250 Dollarë (33.415 Euro)

-Gjermani: VW Jetta 1.2 TSI (105 K/F). Çmimi: 20.900 Euro -SHBA: VW Jetta S (117 K/F). Çmimi: 15.995 Dollarë (11.627 Euro)

09/04 - 15/04/11 F.P. 33


Televizion 34-35

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Bjordi: Pasioni për regjisurën, martesa dhe dëshira për të ikur Bjordi dhe Adelajda, çift në jetë, çift në skenë. Pas përfundimit të Big Brother shumë persona menduan se lidhja e dy personazheve të këtij reality show do të përfundonte, por koha tregoi të kundërtën. Lidhja e tyre vazhdoi dhe tashmë ata janë bërë pjesë e një ndër formateve më të ndjekura televizive në Shqipëri dhe në botë. Në intervistën e dhen për Free Press, Bjordi Mezini na tregon për eksperiencën në “Kënga Magjike”, lidhjen e tyre si dhe emisionin që do të transmetohet çdo të dielë pasdite në Vizion Plus.

Sërish në “Dancing with the stars”, bashkëpunimi me Vizion + vazhdon...Ndjeheni mirë te ky program? Po. Përveç faktit që ndjehemi mirë në Vizion Plus, ishte shumë e rëndësishme për ne rikonfirmimi. Personazhe si ne që bëhen të famshëm nga një reality show angazhohen në programe të caktuara sa për të shfrytëzuar momentin dhe më pas harrohen. Ndaj në këtë këndvështrim mund të them se ishte një gjë shumë e mirë për ne rikonfirmimi. Këta njerëz që na kanë punësuar, jo vetëm kanë shfrytëzuar famën tonë, por edhe na kanë dhënë besim. Ndjehemi të privilegjuar që jemi pjesë e këtij programi dhe shumë të vlerësuar. Nga protagonistë të një show në prezantues të një emisioni. Televizioni është kthyer në një dëshirë për karrierë për ju? Prezantues i mirëfilltë jo, pasi unë kam edhe shumë për të mësuar në lidhje me televizionin, ndërsa Adela mund të them që është më e dhënë për televizionin dhe është disa hapa përpara meje në këtë drejtim. Ajo e ka pasion ekranin dhe mendoj se është gati për të qenë prezantuese. Mua më pëlqen më shumë regjia, por nuk mund ta përjashtoj edhe televizionin, pasi është një vitrinë tepër e rëndësishme. Gjithsesi le t’ia lëmë kohës... Çift në jetë, çift në skenë. Sa ju lehtëson gjërat ky fakt? Ndoshta mua mund të m’i lehtësojë paksa gjërat, por për Adelën është e kundërta pasi unë jam tip që i fus hundët gjithandej dhe nuk e lë rehat asnjë sekondë. Sot duke bërë provat Adela u mërzit aq shumë nga unë që fusja hundët gjithandej duke u përpjekur të rregulloja gjithçka pasi e shikoja çdo gjë nga ana regjisoriale dhe vjen

34 F.P. 09/04 - 15/04/11

një moment që Adela më thotë: “A ka mundësi të më lësh rehat?”. Është një gjë e bukur të punosh me njeriun tënd më të dashur dhe normalisht i lehtëson gjërat pasi merresh vesh për gjithçka... Duhet ta provosh që ta kuptosh... Nga prezantues në Vizion +, këngëtar në “Kënga Magjike”. Si vendosët të këndonit? Adela kishte shumë dëshirë të këndonte. Vendosëm që të kontaktonim një kompozitor dhe shkuam të takonim mikun tonë Pirro Çako. Kur shkuam tek Pirro, tha që ne duhet të këndonim patjetër bashkë. Unë të them të vërtetën nuk e kisha me shumë dëshirë, por më pas vendosëm që të këndonim bashkë, sidomos kur Pirro tha se vinte re një lloj muzikaliteti në zërin tim...(qesh). A morët atë që prisnit nga “Kënga magjike”? Nuk prisnim as edhe një gjë nga “Kënga Magjike” dhe për këtë arsye mund të them se dolëm shumë mirë (qesh). Në fakt publiku reagoi shumë mirë kur ne dolëm në skenë pasi na duartrokiti për një kohë të gjatë dhe u ndjeva me të vërtetë shumë mirë. Një emocion që nuk e kisha ndjerë më parë. Nuk fillonim dot të këndonim pasi publiku nuk reshte së duartrokituri. Keni plane që t’i futeni seriozisht muzikës apo ishte thjesht një dëshirë e momentit? Pse jo! Unë kam në plan të bëj një këngë, por kësaj radhe vetëm. Ndoshta dhe Adela mund të provojë që të bëjë një këngë vetëm ose në një bashkëpunim me një këngëtar të njohur. Nuk është se po i futemi shumë seriozisht muzikës, por themi që ta provo-


TelevizionFP Më mungon shumë Italia. Pastërtia, njerëzit, jeta e natës, gjithçka nga ai vend më mungon. Është vendi që më ka dhënë edukatën dhe kulturën dhe normalisht më mungon shumë

jmë njëherë. Të bësh klip nuk është një gjë e lehtë pasi kushton shumë dhe në Shqipëri është e vështirë që të fitosh para me muzikë. Ndonjë projekt tjetër jashtë televizionit? Kam disa projekte, por në fillim po pres të mbarojë programi në Vizion Plus për të shkuar në Itali për disa kohë pushim. Pasi të kthehem, kam në plan të vë në jetë disa projekte të mia televizive, varet dhe sa e mundur do të jetë. Kam edhe një projekt kinematografik ku do të jem asistent regjisor, por të gjitha këto pasi të kthehem nga Italia. E keni menduar ndonjëherë të jeni vetë kërcimtar në “Dancing with the Stars”? Nuk e kam menduar ndonjëherë. Kemi pasur një eksperiencë të tillë më para dhe nuk ishte shumë pozitive. Gjithsesi, ky është një tjetër format dhe është shumë i ndjekur në mbarë botën. Duke parë edhe VIp-at që marrin pjesë, mund të them që e kanë marrë me tepër seriozitet dhe ndjehen goxha mirë në këtë program. Si po shkon lidhja juaj? Shumë mirë. Lidhja jonë vazhdon si një lidhje normale midis dy të rinjve që duhen dhe jetojnë bashkë përkundër fjalëve të shumë njerëzve që mendonin se lidhja jonë ishte fryt i një reality show dhe do të përfundonte menjëherë pasi të mbaronte edhe ky program. Megjithatë ne vazhdojmë të jemi bashkë dhe jemi shumë të lumtur. Grindesh ndonjëherë me Adelën? Grindemi ndonjëherë, por janë grindje normale dhe të nevojshme. Janë nga ato grindje që e mbajnë gjallë një lidhje. Çdo çift ka problemet e veta, por ne përpiqemi t’i kalojmë me një të qeshur dhe kaq. Jemi shumë mirë bashkë. Keni menduar ndonjëherë martesën? E kam menduar. Dhe kam menduar që të mos martohem! (qesh). Bëja shaka pasi është shumë herët që të mendoj seriozisht diçka të tillë. Nuk mendoj... pasi siç e dini të gjithë unë nuk mendoj...(qesh). Martesa është një gjë normale midis dy njerëzve që duhen, por kur t’i vijë koha do ta mendojmë seriozisht, është ende herët për të folur. Çfarë është për ty dashuria? Dashuria është të mendosh për tjetrin para vetes. Dashuria është një ndjenjë që nuk mund ta përkufizosh kollaj, por mund ta ndjesh. Të duash dikë më shumë se veten... Të mungon Italia? Po. Më mungon shumë Italia. Pastërtia, njerëzit, jeta e natës, gjithçka nga ai vend më mungon. Është vendi që më ka dhënë edukatën dhe kulturën dhe normalisht më mungon shumë. Këtu në Shqipëri është paksa më tepër rrëmujë dhe shumë zhurmë dhe papastërti. Ke menduar të lësh Shqipërinë dhe të rikthehesh? Po, e kam menduar. Është një gjë që e mendoj përditë... (qesh). Kur jam në Itali gjatë verës, kur shkoj me pushime nuk kam aspak dëshirë të rikthehem pasi ndjehem mjaft mirë aty, por më pas rimendohem dhe kthehem përsëri. Në Shqipëri do të vazhdoj të rri për sa kohë do të kem një angazhim apo diçka për të bërë. Në momentin që nuk do të kem diçka për të bërë këtu, atëherë do të shoh edhe mundësinë për të ikur në Itali. Mos harroni, çdo të diel pasdite është forumi i “Dancing with the Stars” në Vizion Plus.

09/04 - 15/04/11 F.P. 35


Showbiz 36-37

Ardita Tusha: Një Ardita Tusha është një ndër shumë të rinj që e shohin muzikën si një mundësi për të shprehur veten e tyre, por njëkohësisht edhe si mundësi për të bërë karrierë. Ajo është vetëm 18 vjeçe, por numëron tashmë dy prezenca në Festivalin e RTSH. Vitin që lamë pas ajo konkurroi me këngën “Dikur besoja”. Ardita shprehet se është shumë e vështirë për këngëtarët e rinj që të çajnë në tregun muzikor, i cili është shumë kaotik. Megjithatë, kënga ngelet pasioni i saj më i madh dhe beson se do t’ia dalë...

36 F.P. 09/04 - 15/04/11

Ardita, vjet morët për herë të dytë pjesë në Festivalin në Radio Televizion. Cili ka qenë përjetimi yt? Kjo ka qenë pjesëmarrja ime e dytë në këtë kompeticion që reflekton gjithmonë vlerat e vërteta të muzikës shqiptare. Si ndihesha?? Mrekullisht mirë. Një ndjesi që është shumë e vështirë ta përshkruash nëse nuk je aty që ta prekësh vetë. Ndihesha ashtu siç ndihet dikush që sapo ka prekur ëndrrën. Mbi të gjitha shumë e plotësuar nga ana emocionale sepse më në fund kisha arritur t’i afrohesha një skene reale, jo të improvizuar si dikur në fëmijëri para portave të shtëpive në lagje, bashkë me miqtë e mi (qesh). Kënga juaj ka pasur për kompozitor Gjergj Jorgaqin. Si lindi bashkëpunimi mes jush? Ishte diçka e vendosur në unanimitet, d.m.th thjesht erdhi e tillë situata dhe u gjenda përballë një kënge, festivali, kompozitori, emocioni. E gjithë kjo së bashku më bëri të ndihesha mëse e lumtur sepse kisha një këngë të re gati për të hyrë në konkurrim në një festival të rëndësishëm, e shkruar nga një këngëtar shumë i talentuar, dhe e shoqëruar nga një ndjenjë frike, kënaqësie dhe habie njëkohësisht.

“Dikur besoja” është një tekst aktual, vetë ju sa e gjeni veten në ato fjalë të këngës dhe ku besoni më shumë? Kënga më përshtatet shumë sepse jam realisht shumë mosbesuese kundrejt të tjerëve. Ndoshta i tillë është karakteri im, nuk mund t’i jap besim askujt pa pasur një bindje të plotë rreth atij individi. Kjo vjen dhe nga frika prej zhgënjimit që ka çdokush nga ne, dhe përpiqem që ta shmang së paku deri sa unë ta kem në dorë këtë gjë. Vetë jeta është shumë konfuze dhe e dyshimtë nëse e sheh në të kundërtën e saj siç shumë të rinj e shohin, atëherë s’do mund ta kuptojmë që jemi pjesë e një sfide shumë të ashpër dhe asgjë s’duhet të merret lehtas. Rinia sot ndodhet në udhëkryq pikërisht sepse ka rënë pre e një shoqërie shumë të fshehtë e dinake dhe ajo sërish i beson, këtu merr fillesën dhe gjithçka negative. Cili ka qenë komplimenti më i bukur që ke marrë për këngën dhe prej kujt? Isha në një aktivitet me shkollën dhe po bisedoja me dikë rreth muzikës kur papritur më thotë që të vë kufjet sepse kishte dëgjuar një këngë shumë të bukur dhe vërtet kishte gjetur veten


ShowbizFP Çdo i ri skenën e sheh si mënyrë për të fituar popullaritet, për t’u ndjerë i rëndësishëm, për të qenë ndryshe në një shoqëri homogjene, por tek unë ndodh e kundërta

betejë për skenën Po përpiqem të gjej një fushë ku të mos jem e rrezikuar dhe në të cilën ndryshimet nuk janë asnjëherë aq drastike sa mund të jenë preferencat e luhatura muzikore.. rryma të reja...mënyra të reja performimi dhe të cilat kërkojnë domosdoshmërisht të dalësh nga vetvetja gjë që unë s’do ta bëj për asgjë dhe për askënd

Cili është idhulli juaj në muzikën shqiptare? Idhulli im në mënyrë të padiskutueshme ka qenë dhe do jetë Aurela Gaçe...Shoh tek ajo individualitetin skenik që unë dua të arrij. Gjithçka ajo i fal skenës është 100 % Aurela dhe nuk huazon as përpiqet të përshtatet për të qenë e pëlqyer, thjesht jep atë që ndien dhe kjo e bën unike, pa përmendur zërin brilant që ka. Këtë vit jeni maturante. Cila është rruga që mendoni të merrni në studimet tuaja? Jam në një dilemë shumë të madhe dhe kjo ndoshta vjen kur ke shumë pasione dhe kërkon një fushë ku të mund t’i përfshish të gjitha, gjë që tingëllon e pamundur. Dëshiroj arkitekturë ose stomatologji, e para si rrjedhojë pasioni, e dyta si rezultat i tregut të punës dhe dëshirës së prindërve. Preferoj t’ia lë momentit sepse ende s’jam e vendosur dhe çuditërisht degë të reja po i shtohen listës...hahahhaa.

në të. Kur dëgjova që ishte kënga ime, nuk e di ... u ndjeva jashtëzakonisht e befasuar kundrejt kësaj situate që s’e besoja që do ta kaloja. Qëllimi im pse dëshiroj të këndoj është t’i përçoj sa më mirë të mundem botën time publikut. Kam dëshirë që çdo këngë e imja të sjellë copëza të reja nga bota ime shpirtërore. Kurrë s’do këndoj rryma që mua s’më përshtaten apo muzikë të shoqëruar me tekste të një natyre që s’i takojnë karakterit tim. Ju jeni një gjimnaziste dhe ëndërroni skenën. Sa e lehtë apo e vështirë është për të rinjtë të hyjnë në botën e artit? Çdo i ri skenën e sheh si mënyrë për të fituar popullaritet, për t’u ndjerë i rëndësishëm, për të qenë ndryshe në një shoqëri homogjene, por tek unë ndodh e kundërta. Unë e shoh skenën si mënyrë për t’u plotësuar, për të marrë emo-

cione të një natyre tjetër veç së përditshmes, për të marrë magji dhe për t’i dhënë jetës sime një kuptim që vetëm në skenë ke fatin ta fitosh. Kur je aty, të duket vetja mbartëse e një misioni shumë të rëndësishëm sepse je larguar nga stolat e publikut dhe në ato çaste ti je protagonistja. Vetëm aty mund të bësh gjithçka mundesh dhe të përcjellësh diçka të re, ndoshta që ke pritur. Skenën e shoh shumë të largët përsa i përket mundësive që të ofron. Është shumë- shumë e vështirë sepse duket sikur është zënë radha nga të tjerë para nesh dhe hapësirat që kanë lënë janë shumë të pakta. Skena i përket të gjithëve, pavarësisht talentit, brezat ndryshojnë dhe secili prej tyre në mënyrën e tij di të bëjë diçka ndryshe. Shoh që janë gdhendur fort disa emra që sigurisht janë shumë të talentuar, por ndihesh sikur s’ke mundësi të shkelësh në zonën e tyre dhe kështu mbetesh jashtë.

Degët tuaja janë larg artit, këngë do të jetë një hobi edhe në të ardhmen? Kënga ka qenë dhe do mbetet një hobi për arsyet që listova më sipër. Po përpiqem të gjej një fushë ku të mos jem e rrezikuar dhe në të cilën ndryshimet nuk janë asnjëherë aq drastike sa mund të jenë preferencat e luhatura muzikore..rryma të reja...mënyra të reja performimi dhe të cilat kërkojnë domosdoshmërisht të dalësh nga vetvetja gjë që unë s’do ta bëj për asgjë dhe për askënd. Keni në plane të angazhoheni seriozisht me muzikën? Sikur unë të dua ta lë muzikën, ajo është bërë njësh me mua dhe duket sikur s’më lëshon..hahaahhah. E kam shumë të nevojshme tingullin e notave muzikore në jetën time. Kam konstatuar që nuk mund të hedh asnjë hap pa to. Vërtet e adhuroj pikturën. Më pëlqen të shprehem në letër, por komunikimi me zë mbetet më drithëruesi në aspektin e ndjenjave kështu që dëshira është, por jo çdo gjë varet nga kjo. Ka shumë rrethana të tjera në disfavorin tim dhe shumë të rinjve të tjerë të talentuar.

09/04 - 15/04/11 F.P. 37


Art 38-39

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Skënder Sherifi: Vepra ime, nj Skënder Sherifi, një shkrimtar franko-shqiptar vjen për lexuesit me veprën e tij “Le Trio Eternel”. Megjithëse nuk njihet shumë në trojet shqiptare, krijimtaria e tij vlerësohet shumë në botën frankofone, aq sa emri tij është përfshirë në enciklopedinë Larousse, e cila del çdo 25 vjet! Në intervistën e dhënë për “Free Press” ai na flet për veprën, e cila do të promovohet në datën 14 prill.

Sapo ka dalë botimi i veprës suaj “Le trio eternel”, përse ky titull dhe çfarë trajton vepra? Sepse është fjala për një TRIO mes një femre me kërkesa të gjithanshme dhe kontradiktore, e cila kërkon çdo avantazh të mundshëm në jetën e saj, dëshiron të provojë gjithçka, prej botës së artistëve e deri te biznesmenët. Kërkon edhe botë të brendshme, sensibilitet dhe imagjinatë, origjinalitet, eksperienca të papara me artistë special e margjinal, por edhe kërkon lukset ekstreme. Kurse dy meshkujt janë prototipa që i njohim në shoqërinë tonë dhe në shoqërinë njerëzore. TRIO është edhe ajo figura e njohur e trekëndëshit në teatrin e komedive të bulevardit ku e kemi gruan dhe burrin në relacionin zyrtar dhe kjo krijon ato komeditë italiane e franceze të skenës komike. Pastaj në fund, por kjo është më tepër simbolike, psikanalitike e filozofike si skaner i shpirtit njerëzor të thellë, është teori e imja në fakt … por unë mendoj se qenia njerëzore është e trefishuar, dhe jo e dyfishuar siç mendojnë shumica e intelektualëve e psikologëve deri tani. Pse? Së pari unë jam qenia e thellë, nektari autentik i imi, artisti, poeti, me botën e tij poetike, shpirtërore të shprehur në veprën e tij … ky është personi real, puro, esenca e qenies (por është sekret, i fshehur në veprën e tij, në ëndrrën e tij, në fantazinë e tij, në subkonshiencen e tij ose ajsbergun e tij). Së dyti: unë jam personi i jetës ordinere të përditshme, që ballafaqohet me problemet e jetës normale, familjare, personin që e takoni kudo në rrugë, në kafe, në shtëpi, dhe që e ka një imazh e një realitet krejt tjetër, praktik, konkret e ordiner, mos banal. Këto dy anët e personalitetit të njeriut, janë detyrimisht kontradiktore dhe hyjnë në konflikt njëra me tjetrën. Është sikur një luftë me momente revolte, paqe ose kompromisi brenda qenies tonë.

38 F.P. 09/04 - 15/04/11

Ju ka ofruar dikush financim për ta vënë në skenë? Jo nuk kam asnjë financim, asnjë mbështetje, asnjë premtim real e konkret deri tani. Por mundem ta bëjmë një apel që të na përgjigjet dikush! Etapa e parë ishte që bile ta propozojmë veprën si projekt skenik e artistik, me një libër të botuar, siç duhet …Bile së pakti e kanë mundësinë disa njerëz, studentë dhe regjisorë ose profesionistë të skenës të lexojnë veprën si tekst letrar në një libër konkret. Pastaj shpresojmë që ndonjë regjisor vjen spontanisht dhe shpreh dëshirën për ta inskenuar veprën, dhe i gjejmë mjetet financiare diku, ose te organet shtetërore, ose te ndonjë mercenar shqiptar pasanik që e do artin ishalla, ose te ndonjë trafikant që e ka padashur një damar artistik të fshehur … hahaha … Dhe do ta bëjnë një gjest fisnik në jetën e tij! Tani vepra ka dalë nga gjysma e muajit mars (15 mars) dhe neve do ta organizojmë promovimin zyrtar të librit me datë 14 prill 2011 te Salla e Akademisë së Arteve në Tiranë, dhe jeni të gjithë të ftuar dhe të mirë ardhur natyrisht. Çfarë mesazhi ka për të rinjtë kjo vepër? Më duket apriori, por duhet me e konfirmuar rinia vetë … që vepra ka shumë mesazhe për rininë shqiptare, dhe me modernitetin e saj, me ritmin muzikor, rock, rap, free jazz, plot surpriza, improvizime, provokime, … vepra flet për të gjitha këto tema aktuale në fakt, për jetën moderne, me betonizim, konsumim, ekranizim, me klonizim, me shpejtësi e amnezi, me mjegullat tona, me aproksimacionet tona, me mitet e realitetet, me ëndrrat e dëshpërimet tona, vepra flet për vendin e artit sot, për spiritualitetin, për realitetin kombëtar, dhe për temën qendrore të 3 personazheve siç e thamë më parë: dashuria,

lumturia, epikurizmi, qejfet, erotizmi, kërkesa e partnerit ideal … çka janë tema të jetës të çdokujt në fakt në rruzullin tokësor … dhe temat e tjera të shumta, por tepër aktuale në botën moderne të metropoleve (Paris – Londër – Nju Jork). Rinia do ta shohë se e kam shprehur me një gjuhë të qartë e humoristike dhe problematiken e identitetit tonë shqiptar, pozicionimin tonë me veten dhe me botën e jashtme si shqiptar … imazhin, komplekset tona … raportet me mitin e realitetin tonë. Besoj që e kam dhanë një mesazh pozitiv, një shembull për rininë, që mundem pa problem me qenë edhe shqiptar me specifikimet, me dinjitetin tonë, por edhe me qenë qytetarë modern të Europës e të botës, duke i integruar stilet e jetës dhe kulturat e huaja si thesar e si background suplementar. Dhe unë jam vetë si shembull konkret i atij miksimi e udhëkryqi kulturash e përvojash jetësore … Jeni i njohur në Evropë, por jo në Shqipëri, përse ndodh kjo gjë? E gëzoj një farë popullariteti, një respekt nga meset intelektuale e artistike në Europen Perëndimore sidomos te frankofonët (Francë e Belgjikë), në fakt Pierre Seghers, autor e botues i famshëm francez me ka zgjedhur dhe adoptuar si një lloj “djali i tij spiritual” në Francë, duke menduar në vitin 1976 se jam një talent i lindur dhe eksepcional në skenën poetike pariziane, çka ndodhë 1 herë në çdo 10 vjet në Paris. Këto ishin fjalët e Seghersit … dhe pastaj mu ka konfirmuar ai statut pak special (si fenomen atipik shqiptar i poezisë frankofone, si UFO i ardhur prej maleve iliriane) ma kanë konfirmuar atë talent dhe atë origjinalitet krejt shtypi frankofon, kritikët letrarë belgë, zviceran e francez prej vitit 1976 e deri sot në fakt pa ndërprerë (pasi në vitin 2008 siç e dini shtypi belg e ka shpallur librin tim në top 10-shin e librave më të mira të vitit në krejt Europën frankofone, sipas gazetarëve belgë të gazetës: LA LIBRE BELGIQUE). Specialistët, kritikët, letrarët, studentët e letërsisë e amatoret e arteve e çmojnë veprën time prej fillimit …është diçka që më nderon sinqerisht dhe ishalla e meritoj, kaq! Në Shqipëri e në Kosovë ambienti është tjetër … në fakt më njohin më shumë si personazh publik nëpër mediat shqiptare … si Adelina Ismajli dhe Çiljeta … Mediat kanë qenë gjithmonë simpatike dhe me predispozim pozitiv ndaj meje, dhe i falënderoj, çka e kam bërë publikisht në librin tim TRIO në fakt përmes një “Letre personale të Autorit”. Publiku zakonisht me njeh si figure, dhe me njeh përmes intervistave televizive, e sidomos përmes Arian Çanit në Zonën e Lirë … por kjo nuk mjafton fare si shkrimtar që i propozon një vepër origjinale kombit. Sepse nuk jam personazh VIP i faqeve të gazetave që piu një birrë me Çiljetën në një disko pardje! Po ironizoj natyrisht sepse nuk jemi takuar kurrë (qesh). Por ka qenë edhe barriera e veprës e botuar në gjuhen frënge, çka pak kush mundet me e lexu në Shqipëri. Pastaj edhe vepra e përkthyer në gjuhën shqipe e do një stimulues për ta lexuar e sot shumica e njerëzve janë bërë dembela, nuk lexojnë, mendojnë se pasi të kanë parë në televizion, të njohin dhe nuk kanë nevojë me të lexu … leximi i poezisë don kohë, mundim, koncentrim, kërkesa spirituale e intelektuale të larta, qetësi … dhe sot je në zhurma e turma, amnezi e shpejtësi, konsumim e çoroditje … Më lehtë e kanë për të dëgjuar Eminem-in, të veshur një


ArtFP Letërsia është arsyeja e ekzistencës time. Edhe pasqyra e qenies time njerëzore. Çdo njeri është unik, por kur jeni artist ose shkrimtar, kjo ju jep mundësi të tregoni sa i veçantë jeni në jetë

ë amanet për rininë shqiptare! gjuha shqipe më ka lënë përshtypjen që më kufizon disa herë, dhe nuk ma jep lirinë dhe hapësirën krijuese që e kam spontanisht me frëngjishten. Por, kjo vlen për mua natyrisht dhe nuk është rregull gjeneral. Me këtë libër kam përshtypjen se do te jem më afër publikut shqiptar, i cili do ta ketë mundësinë të krijojnë përshtypjet e tij personale mbi stilin tim e botën time krijuese në këtë gjuhë. Çmendim keni për letërsinë shqiptare ? Nuk pretendoj ta njoh letërsi shqiptare, me qenë se unë kam një “background” totalisht të ndryshëm. Në të njëjtën kohë kam lexuar shumë vepra të shkrimtarëve shqiptarë, por të përkthyer në gjuhën frënge, edhe nga kjo kam arritur të vlerësoj disa ndër to, një pjesë të veprës së Kadaresë, i cili meriton si romancier një respekt absolut. Kam edhe një respekt të veçantë për dramaturgun e novelistin kosovar atipik e margjinal Anton Pashkun, që ende nuk e ka kuptuar kush pas 50 vitesh … Te klasiket e njohur dua posaçërisht Migjenin dhe Lasgush Pogradecin. Por nuk jam i specializuar në letërsinë kombëtare siç e thash më parë. Cilin prej autoreve të huaj pëlqeni? Rimbaud, Baudelaire, Sartre, Camus, Ginberg, Onfray, Bernard-Henri Lévy, Glucksman. Miku juaj me i mirë? Miku im më i mirë është gjithçka që i përket artit, kulturës edhe literaturës.

Më merr malli për Shqipërinë, sepse më lidh shpirti intim me vendin, me këtë popull, me gjenezën time në fakt … e ndiej vetën në familjen time me juve, dhe e dua shumë rininë shqiptare për vitalitetin, kuriozitetin dhe predispozimin e saj për inovacione e integrime në Evropë këmishë Armani dhe të ulur të Blloku me dy vajza “fashion viktima” të kohës aktuale, të pa mend, pa pyetje, pa filozofi, pa shpirte, pa spiritualitet, pa poezi, pa hulumtim, pa thellësi, pa heshtje, pos konsumimit robotik e gjestikulimit absurd … Tani shpresoj që rinia do ta zbulojnë veprën si vepër! Dhe në këtë aspekt edhe organet zyrtare nuk e kanë mbështetur aspak përkthimin e asaj, difuzimin e saj, integrimin e saj nëpër rrjetet e programet shkollore … dhe me siguri nga rezistenca e disa personave që nuk po i përmendi (këtu i kemi ato veset e Ballkanit ordiner: provincializmi, inati, xhelozia, klanet, korporatizmi). Këto gjëra i dimë të gjithë me kohë, por koha i zbut dikur, vijnë gjenerata të reja me psikologji më elastike e të rafinuar, me koncepte më evropiane dhe hapin pa tjetër perspektiva tjera në të ardhmen …

Është vepra e parë që keni përshtatur në shqip, sa e vështirë ka qenë? Po, kjo është vepra e parë që e kam shkruar në gjuhën shqipe, kjo ka qenë sfida me e madhe në karrierën time si shkrimtar, sepse me të vërtetë jam shqiptar, por nuk duhet injoruar se jam edukuar në gjuhën frënge në një atmosfera kosmopolite, jam fryt i kulturës franceze, e cila është aq e pasur dhe aq e pakufishme në të gjitha dimensionet intelektuale të saj. Për një frankofon, nuk jemi asnjë herë perfekt, po gjithçka është e mundur, edhe e arritshme. Këtu pra qëndron magjia e gjuhës frënge. Kurse në gjuhën shqipe ndjehem shumë shpejt pa oksigjen, pak i sforcuar sepse fjalori i saj është shumë i kufizuar. Gjuha është si një parfum që kur i merrni erë, kjo ju jep aq kënaqësi, konfort psikologjik, edhe ju jep sensacionin që vështirësia nuk ekziston. Ndërsa, për nga jeta dhe eksperienca ime

Sa e rëndësishme është për ju letërsia? Letërsia është arsyeja e ekzistencës time. Edhe pasqyra e qenies time njerëzore. Çdo njeri është unik, por kur jeni artist ose shkrimtar, kjo ju jep mundësi të tregoni sa i veçantë jeni në jetë. Artistët kanë një pasaportë të veçantë për tu futur në botën e magjisë, fantazmave edhe imagjinatës të pafund. Arti në fakt i shpreh misteret e jetës njerëzore, heshtjet, zonat e errëta, shpresat, energjitë e thella ndoshta të pa deshifruara të njeriut. Keni ndonjë peng në jetë, diçka që nuk keni patur mundësi ta realizoni? Jo … Globalisht kam realizuar çka kam pasur në mend … Jeni larguar herët nga Shqipëria, ju merr malli shpesh për të? Po, natyrisht që më merr malli për Shqipërinë, sepse më lidh shpirti intim me vendin, me këtë popull, me gjenezën time në fakt … e ndiej vetën në familjen time me juve, dhe e dua shumë rininë shqiptare për vitalitetin, kuriozitetin dhe predispozimin e saj për inovacione e integrime në Evropë, duke aspiruar për të qenë si të rinjtë e tjera të metropoleve të mëdha evropiane, dhe kanë të drejtë …Vetëm që duhet edhe t’i mbajmë ato specifikat tona, çka na dallon si shqiptarë me të tjerët… Pasioni juaj? Spektaklet, filmat, teatri, ekspozita, udhëtimet, takimet me njerëz, kuzhina origjinale, verërat prestigjioze …këto janë disa nga pasionet e mia.

09/04 - 15/04/11 F.P. 39


Sport 40-42

Nga Gerti Katro www.freepress.al

Na ishte një herë Pa

F

utboll Klub Partizani, një prej emrave më të famshëm të futbollit shqiptar duket drejt një rruge pa kthim. Dikush e cilëson si ekipin më të mirë në Shqipëri, dikush tjetër si pasuri kombëtare, por kushdo qoftë nga këto të dyja nuk do tu shërbejë të ashtuquajturve “Demat e kuq”, të shpëtojnë nga gjendja e mjerueshme në të cilën ka kohë që ndodhen. Hendeku po thellohet çdo ditë e më shumë dhe shpresa në horizont nuk duken. Çdo ditë e më shumë Partizani po shkon drejt rrënimit. Para pak kohësh u fol se ekipi do të merrej në patronazh të Ministrisë së Mbrojtjes ashtu si një herë e një kohë ka qenë, por edhe kjo nuk rezultoi e suksesshme, çështja është ende në gjykatë. “Të kuqtë” po “lundrojnë” në ujëra të turbullta dhe po prekin fundin, konflikti mes presidentit kokëfortë Albert Xhani dhe administratorit Paro Laçi, nuk ka bërë gjë tjetër veçse la një çështje ende pezull në gjykatë për statusin e drejtuesve. Sërish rezultoi shumë zhurmë për asgjë. Më pas ka vetëm errësirë për një prej klubeve më të suksesshme në vendin tonë. Së fundmi edhe i fundit i partizanëve, trajneri Neptun Bajko dha dorëheqjen me motivin që kjo do të shërbejë si “sirenë alarmi” për t’i vënë gjërat në vendin e duhur. Humbja e fundit ndaj Tomorit vulosi rënien në Kategorinë e Dytë dhe mbase fundin pa kthim të një prej historive më të lavdishme në sportin shqiptar. Kështu Partizani i jep fund misionit në kategorinë e parë. Partizani me humbjen e fundit i ka “larë duart” me këtë kategori dhe falë përkujdesjes së drejtuesve të tij, edicionin e ardhshëm të ashtuquajturit “dema të kuq” do të hapin një faqe “të lavdishme” në histori, duke u bërë pjesë e kategorisë së dytë. Në ndeshjen e fundit të “demave”, Tomori fitoi 2-0 në kryeqytet dhe me këtë humbje Partizanit i ka dalë letra në shtyllë. 15 kampionate, 15 Kupa të Shqipërisë, 2 Superkupa, 1 kupë të kategorisë së parë dhe ajo që është më e rëndësishmja një kupë Ballkanike i bëjnë triumfet e këtij ekip të pavdekshëm në kohë, por jo në letër. Aty është tjetër histori, të gjithë shprehin keqardhjen, por askush nuk lëviz një gisht. Gjithsesi për “historinë e errët” e këtij klubi është folur shumë dhe vazhdon të flitet, madje është lakuar shumë edhe në mediat e përditshme, jo vetëm sportive, sot përveçse përmendëm rënien do të kujtojmë edhe shkëlqimin e klubit, ndoshta më të suksesshëm në Shqipëri.

Krijimi Skuadra e futbollit Partizani e ka fillimin fill pas çlirimit jashtë vendit. Bazë për krijimin e saj ishin të rinjtë partizanë të divizioneve të brigadave të ushtrisë nacionalçlirimtare. Në vitet e para, shkolla “Skënderbej” dhe “Shkolla e Bashkuar e Oficerëve” si dhe futbollistë të skuadrave të tjera do të ishin furnizuesit kryesorë të saj. Në kampionatin e parë të kategorisë së parë të pasluftës, në vitin 1945 do të

40 F.P. 26/03 - 01/04/11

merrnin pjesë dy divizione të ushtrisë, njëra me qendër në Shkodër “Ylli” dhe tjetra me qendër në Korçë “Liria”. Këto dy skuadra ushtarake do të merrnin pjesë vetëm në kampionatin e parë, pasi në vitin 1946 dy skuadrat e mësipërme me futbollistët më të mirë krijuan bërthamën e ekipit kryesor të skuadrës ushtarake, e cila mori emrin “Ushtria”. Më 13 janar 1946 ekipi zhvilloi takimin e parë miqësor ndaj kampiones së vendit të vitit 1945, Vllaznia. Ndeshja u zhvillua në Tiranë në një shi të dendur dhe u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadra ushtarake dallohej nga inicialet e germave që ishin vendosur në gjoksin secilit futbollist. Ndërsa në 7 prill 1946 skuadra e cila kishte luajtur nen emrin “Ushtria”, në këtë takim kundër “17 Nëntorit” të Tiranës, për herë të parë në bluzat e tyre ishte shkruar Partizani. Takimin e fitoi ekipi i Partizanit me rezultatin 2-0. Shënuesit ishin futbollistet: Pengili dhe Teliti.

Shkëlqimi Në kampionatin kombëtar të kategorisë së parë të vitit 1946, skuadra ushtarake Partizani nuk ishte pjesëmarrëse. Por për të mos qëndruar pasive, skuadra ndërmori një turne të gjatë në shumë qytete të Shqipërisë për konsolidimin e ekipit, por dhe për të parë futbollistë cilësore të këtyre qyteteve. Zhvilloi 9 ndeshje miqësore, duke shënuar 26 gola e pësuar 9. Shënuesi më i mirë ishte Qamil Teliti me 11 gola. Viti 1947, për herë të parë në historinë e saj merr pjesë në kampionatin kombëtar të vendit dhe për herë të parë shpallet kampion kombëtar, titull që do ta mbronte dhe në kampionatet e viteve 1948 dhe 1949. Partizani fitoi dhe 2 Kupa Republike në vitet 1948 dhe 1949. Skuadrën

Skuadra e futbollit Partizani e ka fillimin fill pas çlirimit jashtë vendit. Bazë për krijimin e saj ishin të rinjtë partizanë të divizioneve të brigadave të ushtrisë nacionalçlirimtare e ka drejtuar trajneri i shquar, Sllave Llambi që gjithashtu ishte dhe futbollist i skuadrës. Gjatë një periudhe 55 vjeçare ka qenë vazhdimisht në rritje në fitimin e 15 titujve kampion kombëtar të 15 kupave të Republikës e të shumë takimeve ndërkombëtare, por për të theksuar është fitimi i 2 medaljeve të argjendit në Lajpcig dhe Hanoi ndaj skuadrave më në zë të Europës Lindore. Skuadra e Partizanit me futbollistët cilësorë ka përbëre bazën e skuadrës kombëtare në shumë raste. Në 55 vjet në këtë ekip kanë dhënë kontributin e shquar qindra futbollistë. Skuadra e Partizanit për shume vite jo vetëm ka fituar tituj kampion dhe kupa republike, por ai i ka paraprirë futbollit shqiptar. Janë shumë mjeshtra të merituar dhe dhjetëra mjeshtra sporti që kanë dalë nga radhët e skuadrës së Partizanit. Shumë nga ish futbollistët e Partizanit kanë veshur fanellat e ekipeve të huaja si në Itali, Gjermani, Rumani, Greqi, Turqi, Zvicër etj. Vitet e fundit Partizani nuk ka qenë ne lartësinë e emrit që ka në


SportiFP Skuadra filloi të prishej që pas përfundimit të sezonit dhe fillimi i sezonit 2008/09 e gjeti me një skuadër totalisht të re. Pas një fillimi shumë të dobët, Hasan Lika i lë vendin Shpëtim Duros në pankinë

rtizani! futbollin shqiptar. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Partizani ka pasur më shumë sukses në Kupën e Shqipërisë sesa në Kampionat duke e fituar 4 herë në 1991, 1993, 1997 dhe 2004, kur kampionatin e ka fituar vetëm një herë në 1993. Që pas rënies në kategorinë e dytë (për herë të parë) në vitin 1998, Partizani drejtohej nga presidenti Albert Xhani, i cili fitoi titullin në kategorinë e dytë dhe e ngjiti menjëherë Partizanin në atë të parën. Megjithatë në 8 vjet në krye të Partizanit, Albert Xhani ka arritur të fitojë vetëm një Kupë të Shqipërisë. Partizani ju afrua shumë titullit në sezonin 2007/08 ku skuadra e drejtuar nga Hasan Lika luftoi deri në fund të kampionatit, por nuk arriti të fitonte kundër Dinamos në ndeshjen e fundit që do t’i jepte titullin. Partizani mori pjesë në Kupën UEFA në vitin 2008, por u eliminua nga boshnjakët e Siroki Brijeg.

Rënia Skuadra filloi të prishej që pas përfundimit të sezonit dhe fillimi i sezonit 2008/09 e gjeti me një skuadër totalisht të re. Pas një fillimi shumë të dobët, Hasan Lika i lë vendin Shpëtim Duros në pankinë. Duro arrin të kapë një nga vendet e play-off me një skuadër që dukej e destinuar për fundin e tabelës, por nuk arrin të kalojë Kastriotin në ndeshjen e playoff, që u kontestua shumë për disa vendime të arbitrit. Arbitrit më pas iu hoq licenca pikërisht për këtë ndeshje. Gjithsesi Partizani zbret për herë të dytë në Kategorinë e Parë. Sezoni 2009/10 e gjen Partizanin në një gjendje akoma më të keqe pasi presidenti Xhani deklaron se nuk do të ketë rroga. Në skuadër mblidhen gjithsesi disa emra të njohur në futbollin shqiptar si që u shtohen disa nga lojtarëve që qëndrojnë nga sezoni i mëparshëm, edhe pse kishin pothuajse dy vjet që nuk paguheshin. Në atë kohë trajner ishte ishlojtari i Partizanit Eduard Zhupa, ndërsa ndihmësi i tij Bejzade që ishte njëkohësisht edhe sulmues i skuadrës. Gjithsesi dy sezonet më problematikë kanë qenë 2009-10 dhe ky në vazhdim, Partizani u kthye në një ekip që ishte në fushë vetëm për të respektuar garën pa asnjë lloj përftimi. U afruan disa biznesmenë vullnetarë që hiqnin vetëm shpenzimet për bazën materiale. Gjithsesi vjet ata arritën të qëndronin në Kategorinë e Parë, një gjë është ndoshta e pamundur të ndodhë edhe këtë vit. Kanë mbetur edhe gjashtë javë dhe vetëm pak ditë më parë trajnerit vullnetar të Partizanit, Neptun Bajkos i sosi durimi. Bajko, trajner i një ekipi që vetëm emri i kishte mbetur, bëri me dije që po largohet për të tërhequr vëmendjen që gjërat të bëhen më mirë, por më pas theksoi se e kupton që kjo është një rrugë pa krye pasi gjërat do të shkojnë më keq pasi gjendja është komplikuar së tepërmi. Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur edhe nisma e tifozëve duke e ftuar skuadrën të bojkotojë kampionatin. Kështu historia 55 vjeçare e ekipit që fitoi më shumë se kushdo tjetër në këto vite, ka arritur vijën e finishit. Askush nuk do të bëjë atë që mund të ketë në dorë dhe kjo e çon ekipin drejt një shpërbërje të mundshme. E vështirë për t’u pranuar por e vërtetë. Realiteti është i hidhur dhe pikëpyetjet që kërkojnë përgjigje janë: Kush do ta drejtojë ekipin në Kategorinë e dytë? Kush do merret me përgatitjen? Cila do të jetë skuadra? Çfarë do të bëhet me Partizanin? Po e mbyllim këtë shkrim me pikëpyetje ashtu siç është edhe e ardhmja e Partizanit.

“Ultras Guerrilas”: Na ktheni Partizanin, t’ju japim votën “Ultras Guerrilas” është grupimi më i fundit i formuar që i premton dashuri të përjetshme Partizanit. Edhe pse ekipi me shumë gjasa në fund të këtij sezoni mund ta gjejë veten në Kategorinë më të ulët të kampionatit tonë, “Guerrilas” nuk heqin dorë nga përkrahja. Ata premtojnë se do të jenë gjithmonë në shkallët e stadiumeve në çdo kënd të vendit edhe pse ekipi do të duhet të shfletojë ndoshta faqen më të zymtë të historisë së tij. Mandi, një prej anëtarëve të këtij grupimi na tregoi mënyrën se si u formua ky tifogrup, anëtarët e tij, qëllimet dhe misionin që ka grupi. Ai rrëfeu për Free Press edhe masat që kanë marrë e vështirësitë që kanë hasur (shpesh herë përplasjet me forcat e rendit) për t’i ardhur sadopak në ndihmë ekipit legjendar. Kur është formuar tifo- grupi juaj? Ne jemi formuar në vitin 2010. Pse ky emër? “Ultras Guerrilas” është një grup tifozësh ultras, të Partizanit, që është themeluar nga bashkimi i dy grupimeve “Brigada e Kuqe 08” dhe “Komandos Ultras 09”. Kjo është dhe arsyeja që grupi njihet si, “Ultras Guerrils 08-09”. Çfarë qëllimi ka grupi juaj? Ky grupim ka për qëllim mbështetjen maksimale për Partizanin, legjendën tonë. Motoja juaj? Kemi një parullë që është: Përjetë me ty Partizan! Çfarë synon grupimi juaj? Grupi synon të mbledhë rreth vetes të gjithë tifozët e Partizanit me mentalitet ultras në mënyrë që t’i ofrojë gjithmonë përkrahjen maksimale skuadrës së zemrës, kudo që luan.

Çfarë mënyrash keni përdorur për të përhapur emrin tuaj? Përveç stadiumi kuptohet. Emri i grupimit është “Ultras Guerrils” dhe është një grup i tifozëve të Partizanit. Kemi një logo të grupimit gjithsesi kjo nuk është akoma përfundimtare. Kemi një faqe zyrtare në internet. Si është mënyra juaj e anëtarësimit? Anëtarësimi në “Ultras Guerrilas” është me pagesë. Pagesa ndryshon ne varësi te vendbanimit, pasi ata tifozë që jetojnë në Shqipëri do të kenë më shumë shpenzime pasi duhet të ndjekin ndeshjet çdo javë. Për ata që jetojnë në Shqipëri pagesa vjetore do të jetë 10 mijë lekë të vjetra. Për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, pagesa vjetore do të jetë 20 euro. Po me tifozët që janë jashtë Tiranës si ia bëni? Në çdo shtet, apo qytet jashtë Tiranës, ku janë më shumë se 20 tifozë do të krijohet një nën-grup. Nën-grupet do të emërohen “Ultras Guerrilas dhe më pas “Shteti-Qyteti”, përveç asaj në Tiranë që do të jetë thjesht “Ultras Guerrilas”. A ka transparencë në financimet e grumbulluara? Financat e grupit mund të shihen te faqja zyrtare nga çdo anëtar i grupit apo mund të kërkohen në çdo kohë dhe të dërgohen me shkrim apo e-mail atyre që nuk kanë mundësi t’i shikojnë në internet. Çfarë thirrje bëni për të shpëtuar ekipin nga kriza ku është futur? Ajo që ne dëshirojmë është që të afrohet ndonjë tifoz apo vullnetar që ka mundësi financiare të ndihmojë ekipin për të investuar në të ardhmen. Gjithashtu duam që gjyqi i mbetur

pezull të përfundojë sa më shpejt dhe Albert Xhani të heqë dorë nga ekipi, të cilin e fundosi. Çfarë mënyrash keni përdorur për ta arritur këtë? Jemi ngritur e kemi protestuar para gjykatës. Madje së fundmi, në ndeshjen ndaj Tomorit shpalosëm një banderolë në stadium ku mbishkruhej “Na ktheni Partizanin, t’ju japim votën”. Kuptimi është më se i qartë. Por ndërhynë punonjësit e rendit dhe disa prej nesh i shoqëruan në rajon. Çfarë i keni komunikuar ekipit së fundmi? Nuk vazhdohet më kështu. Partizani nuk mund të nëpërkëmbet më. I kemi kërkuar skuadrës të mos zbresë më në fushë. Përgjegjës për gjithçka është Xhani, ai është e keqja e Partizanit. Kjo skuadër nuk mund të zbresë në fushë vetëm për t’i bërë qejfin Xhanit. Kriteret apo rregullat që duhet të plotësojë një anëtar i grupit “Ultras Guerrils”? - Asnjëherë nuk shan apo ofendon lojtarët, trajnerët apo stafin e Partizanit gjatë ndeshjeve, pavarësisht rezultatit. - Asnjëherë nuk ndalet së kënduari dhe brohorituri në stadium, pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes. - Asnjëherë nuk qëndron ulur gjatë zhvillimit të ndeshjes. - Merr pjesë në sa më shumë ndeshje që është e mundur, pa marrë parasysh koston apo largësinë që duhet të përshkojë. - Është luajal ndaj grupit dhe gjithmonë i ndjek ndeshjet bashkë me grupin. - Duhet të vishet gjithmonë me ngjyrë të kuqe në stadium, edhe nëse nuk ka një uniformë të Partizanit apo të “Ultras Guerrils”.

26/03 - 01/04/11 F.P. 41


SportiFP Në Spanjë, edhe pse jo matematikisht, Barcelona duket se do të jetë fituesja e titullit për të dytin vit radhazi. Ndalimi i Realit në Madrid, njëkohësisht i prishi edhe rekordin Hoze Mjurinjos që humbiste në shtëpi pas katër vjetësh.

Konfirmimi i kryesuesve Javën që shkoi kryesueset, me pak përjashtime, u konfirmuan si të tilla madje duke thelluar diferencën edhe më tej me ekipet e vendeve të dyta dhe të treta. Një gjë e tillë ndodhi në Itali e Spanjë, ku vendi i dytë humbi terren ndaj ekipeve të para. Ndryshe ndodhi në kampionatin tonë kombëtar, kur Flamurtari e lejoi Skënderbeun t’i afrohet vetëm një pikë, duke e vënë në diskutim serioz çështjen e titullit.

Kampionati Shqiptar Në javën e shkuar të kampionatit shqiptar Skënderbeu arriti të shkurtojë diferencën me Flamurtarin e vendit të parë kur arriti të fitojë në Krujë ndaj Kastriotit 0-2. Flamurtari nga ana e tij nuk arriti të kalojë pengesën Teuta, ku në Durrës, Djemtë e Detit i bënë “dhuratën” më të madhe Skënderbeut të vendit të dytë. Vlonjatët edhe pse në avantazh të një goli nuk arritën të mbanin supremacinë dhe për rrjedhojë do të jenë nën presionin e korçarëve për javët e mbetura të kampionatit. Ajo ku u fokusua vëmendja këtë javë ka qenë edhe derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana që duhet thënë se ka qenë ndeshja më e varfër mes këtyre dy ekipeve në vitet e fundit, rezultati 0-0 e tregon më së miri këtë. Vllaznia e vendit të tretë humbi terren ndaj Laçit edhe njëherë kur u ndal në Peqin ndaj Shkumbinit 1-0.

Seria A Derbi i Milanos ishte kryendeshja e javës së 31-të. Milani mori në dorëzim çelësat e qytetit kur mundi në një derbi elektrizues kushërinjtë e Interit, 3-0. Pato me një dopietë dhe Kasano nga pika e bardhë e 11 metërshit vulosën fitoren e Milan. Kështu Milani konfirmohet dhe një herë si pretendenti i vetëm për titull këtë sezon, por ndjen nga prapa kërcënimin e Napolit që ka arritur vendin e dytë, me vetëm tre pikë më pak, falë një fitoreje ndaj Lacios dhe për këtë ka menduar uruguaiani Edison Kavani me një tripletë. Një tjetër takim për t’u përmendur ka qenë edhe ai mes Romës dhe Juventusit, që riktheu tek fitorja torinezët, Krasiç dhe Matri autorët e golave.

Kampionati Spanjoll Në Spanjë, edhe pse jo matematikisht, Barcelona duket se do të jetë fituesja e titullit për të dytin vit radhazi. Ndalimi i Realit në Madrid, njëkohësisht i prishi edhe rekordin Hoze Mjurinjos që humbiste në shtëpi pas katër vjetësh. Sporting Gijon befasoi madrilenët më një fitore minimale 0-1. I njëjti rezultat iu desh edhe Barcelonës për të thelluar diferencat, kur fitoi ndaj Vilarealit dhe e çoi diferencën nga vendi i dytë në +8.

Kampionati anglez Në kampionatin anglez duket se Mançester Junajted shkon i sigurt drejt titullit, jo vetëm falë aftësive të tij, por edhe gabimeve të shumta që kanë bërë ndjekësit gjatë garës. Të besuarit e Aleks Fergusonit kthyen një rezultat 2-0 në favor të tyre 2-4 falë një Uejn Runi të pakapshëm. Arsenali dhe Çelësi u ndalën në barazim, ndërsa Mançester Siti përfitoi nga kjo situatë për tu ngjitur në vendin e tretë kur shkatërroi plotësisht Sanderlendin me rezultatin 5-0.

42 F.P. 09/04 - 15/04/11

Bundesliga Në Bundesligën gjermane gjërat duken më të qarta javë pas jave. Borusia e Dortmundit fiton 4-1 ndaj Hanoverit dhe mban diferencat me Leverkuesin e vendit të dytë që nga ana e tij arriti të shkëpusë një fitore minimale në transfertë ndaj Kaiserslautern. Diferenca është sërish +7. Bajerni i vendit të tretë arriti të fitojë sërish 1-0, kësaj here ndaj Borusia Mynshengladbah.

Kampionati holandez Në Holandë, Tvente morri kryesimin pasi mundi kryesuesit e PSV Eindhoven 2-0. Kështu Eindhoven humb kreun renditjes pas javësh të tëra kryesimi. Dy gola të Jansen i kanë mjaftuar Tventes të bëhet lidere e Erdivisies. Ajaksi nga ana e tij arriti të fitojë 3-0 ndaj Herakles, në fitore formale kjo për amsterdamasit.

Derbi i Milanos ishte kryendeshja e javës së 31-të. Milani mori në dorëzim çelësat e qytetit kur mundi në një derbi elektrizues kushërinjtë e Interit, 3-0. Pato me një dopietë dhe Kasano nga pika e bardhë e 11 metërshit vulosën fitoren

në Rritje Napoli nuk e ka humbur asnjëherë besimin në vetvete dhe ky besim është shpërblyer me vendin e dytë në Serinë A. Blerja e uruguaianit Edison Kavani nga Palermo rezulton deçizive, këtë e tregojnë 25 golat që ka shënuar deri tani vetëm në kampionat. Presidenti karizmatik, De Laurentis jep më tepër kredibilitet tek napolitanët. Ata arritën të kalojnë Interin në renditje pasi këta të fundit humbën ndaj Milanit, ndërkohë që Napoli mposhti Lacion në “San Paolo”, 4-3. Me treguesit në rritje të Napolit, Interi do ta ketë të vështirë të rifitojë edhe një herë vendin e dytë. Napoli është rreziku kryesor për Milanin për as i përket titullit.

Në Holandë PSV Eindhoven humbi kryesimin dhe nuk u tregua e denjë për të mposhtur rivalët direkt për titull të Tventes kur humbi në fundjavë 2-0. Eindhoven që ka angazhime dhe në Ligën e Europës do ta ketë të vështirë të mposhtë dominimin për të dytin vit radhazi të kampionëve në fuqi. PSV tashmë ndodhet edhe nën presionin e Ajaksit nga poshtë. Duhet të tregojë edhe një herë grintë kampionësh për të rifituar kryesimin.

në rënie


HoroskopiJavor 43

Dashi Java do të fillojw me një pakënaqësi të madhe. Do të jeni veçanërisht shumë të ndjeshëm ditën e hënë. Ju do të jeni më krijues dhe të dobishëm në ditët në vazhdim. Kjo është një javë ku duhet të bëni shumë kujdes. Puna juaj nuk do të shkojë ashtu siç ju doni. Disa grindje me kolegët do ju prishin humorin. Midis ditës së enjte dhe të shtunë mund të ndjeheni pak i lodhur. Kjo do të jetë një arsye më shumë për të kaluar një fundjavë të këndshme. Mos lini pas dore anën tuaj shëndetësore. Një vizitë tek mjeku nuk do të ishte keq.

Demi Këtë javë do të jeni të rrethuar nga dashuria dhe afeksioni i njerëzve të dashur. Personat që nuk i prisnit do të shprehin ndjenjat që kanë për ju. Kjo do ju befasojë. Megjithatë tensionet nuk do të mungojnë gjatë javës. Emergjencat në shtëpi do të bëjnë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Përfitoni nga ndikimi i yjeve në shenjën tuaj dhe mos e lini nervozizmin t’ju mposhtë.

Binjakët Ndoshta ditën e hënë ju do të ndjeheni pak dembel. Java do të fillojë me një rutinë. Por kjo gjendje do të kalojë nga mesi i javës. Yjet do ju japin kurajo dhe dinamizëm të mjaftueshëm për të bërë gjithçka që ju duhet të bëni për të ardhmen tuaj. Pas ditës së mërkurë do të bëni një lëvizje të bukur që do ju nxisë në një takim, ku do të merrni lajme të mira. Dashuria do të jetë më kapriçoze midis ditës së enjte dhe të premte ku disa punë të papritura do ju bëjnë shumë nervoz dhe të hutuar.

Gaforrja Java do të fillojë pak me shqetësim për të gjitha gjërat që keni për të rregulluar midis punës dhe familjes. Ditët në vijim do të kalojnë midis disa mosmarrëveshjeve racionale për të sqaruar dyshimet dhe keqkuptimeve duke gjetur dhe një punë të frytshme krijuese. Për ata që janë në marrëdhënie pune do të hasin probleme me kolegët. Për të papunët kjo do të jetë një javë e mirë. Midis ditëve të enjte dhe të shtunë do të përballeni me një kohë të mirë emocionale.

Peshorja Ditën e hënë do të përballeni me një shqetësim familjar. Kujdes me gjykimin e rezultateve pasi çështja nuk do të jetë shumë serioze. Të mërkurën pasdite do të jeni më të qetë nga problemet. Kështu mund të arrini rezultate në punë dhe të gëzoni një harmoni të këndshme shoqërore. Jini i hapur dhe i sinqertë rreth ndjenjave tuaja ndaj të tjerëve. Natyra juaj e perceptimit të gjërave nuk do të jetë shumë në formë këtë javë. Megjithatë yjet do ju favorizojnë në dashuri këtë javë. Të dielën mund të keni një debat të papritur dhe të pakëndshëm me partneren.

Akrepi Përfitoni nga mëngjesi i së hënës për një atmosferë të qetë. Këtë javë do të jeni më konkretë dhe objektiv. Ditët në vijim do të jenë më delikate, me pengesa të mundshme, diskutime me familjen ose partnerin. Megjithatë ju do të keni mbështetjen e yjeve dhe nuk duhet të brengoseni apo të nervozoheni më shumë seç duhet. Atmosfera emocionale do të përmirësohet në ditët në vijim. Kjo do ju lejojë të merreni në mënyrë më efikase me angazhimet tuaja.

Shigjetari

t’ju pushtojnë. Po nuk rrezikuat, nuk do të fitoni asgjë. Mes të enjtes dhe të shtunës do të ndjeni ajrin pranveror. Gjatë këtyre ditëve, jeta sociale do të jetë e gjallë.

Ujori Javën do ta filloni të lodhur dhe pa një motiv të saktë. Por kjo gjendje do të kalojë shpejt. Me hënën në shenjën tuaj ditët në vijim do të jenë premtuese. Do të ndiheni më të motivuar dhe dinamikë në punë. Natyra juaj energjike do të bëjë që të shkëlqeni në punë. Ndërkohë që kënaqeni nga vetja, mos harroni se konkurrenca nuk ju lë rehat. Përfshihuni në biseda me miq dhe lëreni imagjinatën tuaj të lirë. Parashikohen gjëra pozitive në jetën tuaj sentimentale.

Peshqit Javën e filloni të hënën me një punë të këndshme, produktive dhe mbi të gjitha të qetë. Miqtë dhe kolegët do ju mbështesin në nismat tuaja. Në ditët në vijim mund të ndiheni pak më të lodhur. Por kjo do të jetë si rezultat i përkushtimit të madh që keni në punë. Por asgjë serioze. Në mes të së enjtes hëna do të kalojë në shenjën tuaj duke i dhënë njohuri ndjenjave të këndshme. Kini kujdes me probleme të tilla si financat, procedurat, dokumentet e ndryshme.

Java do të fillojë e qetë me ndjenja të këndshme për të qenë të organizuar mirë. Çdo gjë do ta bëni në mënyrë efektive. Do të keni një atmosferë të këndshme në mes të martës dhe të mërkurës. Do të jenë ditë dinamike ku do të merrni dhe një lajm të mirë nga rruga. Disa probleme ekonomike mund t’ju prishin humorin. Mes të enjtes dhe të shtunës do të ndiheni të mërzitur dhe të lodhur. Ndoshta do të keni disa mosmarrëveshje në shtëpi. Nuk përjashtohet mundësia e disa polemikave xhelozie.

Bricjapi Të hënën në mëngjes hëna do të jetë në shenjën tuaj duke ju bërë më të ndjeshëm emocionalisht dhe më kreativ. Këtë javë nuk do të jeni shumë të përqendruar shumë në nivelin praktik. Do të jeni të hutuar nga një punë që do të marrë kohë. Mos lini emocionet që

Adresa - Rr. "Sami Frashëri" (Përballë Drejtorisë së Policisë) Cel - +355 (0) 68 44 03 133

Tel - +355 (0) 4 24 27 444

Luani Përpiquni për të organizuar mirë javën. Këtë do ta bëni të hënën në mëngjes kur të jeni të përqendruar dhe të efektshëm. Me kalimin e ditëve mund të shfaqen momente të pakëndshme. Deri të mërkurën do të ndjeheni të tensionuar me bashkëpunëtorët për çështje të rëndësishme. Ju jeni shumë të fortë dhe do të dini të përballoni ulje-ngritjet e jetës së përditshme. Mes së enjtes dhe së shtunës humori do të shkojë bashkë me dyshimet. Do të dini të ballafaqoni atë që është e gabuar me qëndrimet e drejta. Mos u shqetësoni.

Virgjëresha Dita e parë e javës do të jetë qetësuese dhe produktive në punë. Në fakt problemet në këtë periudhë, veçanërisht në marrëdhëniet biznes apo emocionale do të jenë të pashpjegueshme. Mund të keni dyshime ose keqkuptime. Veçanërisht në mes të enjtes dhe të premtes mund të lindin diskutime të pakëndshme. Kini kujdes në atë që do të thoni pasi mund të lëndoni veten tuaj dhe ata që ju rrethojnë. Lajmi i mirë është se të shtunën niveli i ankthit do të bjerë. Kaloni më shumë kohë me një person që ju do shumë.

Ju mirpresim nga afër me elegance , çmime te arsyeshme dhe cilesi !!!!!

Për informacione mbi shërbimin apo vendndodhjen, ju lutemi kontaktoni:

Rajko Fashion & Accessories Cel: +355695536151 E-mail: rajko.fashion@gmail.com Rr. Ismail qemali 29 (ne krah te piceri era)

09/04 - 15/04/11 F.P. 43


Funny 44 -45

www.freepress.al

Humori i zi i Chris Ai bën satirë politike, komedi muzikore, humor të zi dhe është një nga njerëzit më të mëdhenj në botë në këtë fushë. Chris Rock dhe shfaqjet e tij kanë bërë që e gjithë bota të qeshë. Ai është i njohur edhe për filmat e tij të shumtë. Gazeta “Free Press” sjell një përmbledhje të thënieve më të forta të Chris Rock.

hedhur sytë të thotë: “Çfarë k... po bën?” dhe më pas të shohin e thonë: “Uuu, po qenka Chris Rock mor burrë, kujtuam se ishte ndonjë zezak”. Ti nuk paguan taksa- ata marrin taksa. Pak a shumë si rock’n’roll-i, edhe vrasjet në shkollë u shpikën nga zezakët dhe u vodhën nga të bardhët. Nëse një femër ju thotë se është njëzet vjeç dhe duket 16, ajo është 12 vjeçe. Nëse ju thotë se është 26 dhe duket si 26, është afër të dyzetave. Isha tek shtëpia e Michael Jackson dhe fëmijët nisën të bërtisnin “Prit, më shpëto!”

Një burrë është besnik vetëm ndaj opsioneve të tij. Çdo qytet ka dy supermarkete të njëjtë: një ku shkojnë njerëzit e bardhë dhe një tjetër ku shkonin më parë njerëzit e bardhë. Gjithkush ka kriminelët e tij të preferuar. Mua më pëlqejnë tutorët. Mund të vjedhësh një bankë, të shesësh drogë. Por të jesh tutor është diçka krejt tjetër. Kjo botë po çmendet. Rapper-i më i mirë është një i bardhë, lojtari më i mirë i golfit është një zezak, lojtari më i gjatë në NBA është një kinez, Franca po akuzon SHBA-në për arrogancë, Gjermania nuk do që të hyjë në luftë. A duhet t’ju them më shumë? Ka tre gjëra për të cilat kanë nevojë femrat në jetë: ushqim, ujë dhe komplimente. Kurrë mos shko në një klub nate me detektorë metali. Normale që do jesh i sigurt brenda, por imagjinoji pak ata zezakët që të presin më armë jashtë? Ata e dinë që ti nuk ke një të tillë. Homoseksualët kanë të drejtën të jenë aq të mjeruar sa gjithë të tjerët. Më pëlqen të jem i famshëm, njerëzit sillen mirë me ty, sigurisht që përfiton nga kjo. Ti ecën me shpejtësi në rrugë dhe policia të ndalon e pa të

44 F.P. 09/04 - 15/04/11

Njerëzit po vdesin për bukë në mbarë botën, kurse ti thua “po më vret mishi i kuq”. Nëse je nga ata pak njerëz në botë që ke shans të kesh një biftek përpara, shqyeje me shpejtësi. Kemi aq shumë ushqim në SHBA sa ka njerëz që janë alergjik ndaj tij. Alergjik ndaj ushqimit! Njerëzit e uritur nuk janë alergjikë ndaj ushqimit. Mendoni se në Ruanda ka ndonjë njeri që ka probleme me laktozën? Kolegjet komunitare janë si disko me libra: “Ja ku i ke dhjetë dollarë, më lër të marr leksionin tani”. Ju e dini si thonë: “Nuk ka arsye që të godasësh një femër”. Budallallëqe. Gjithmonë ka një arsye për të goditur gjithkënd. Por ti nuk e bën këtë. Ka arsye edhe për të hedhur një të moshuar nga shkallët, por ti thjesht nuk e bën. Nuk na duhet të kontrollojmë armët. E dini çfarë na duhet? Na duhet të kontrollojmë fishekët. Mendoj se një fishek duhet të kushtojë 5 mijë dollarë. E dini pse? Sepse në këtë mënyrë nuk do ketë viktima të pafajshme. Çdo herë që dikush qëllohet, njerëzit do thonë: “Paska bërë ndonjë gjë, e ka prapanicën të mbushur me 50 mijë dollarë fishekë”. Zezakët do thonë: “Nuk e përballoj këtë gjë, më mirë po kursej.


FunnyFP

Rock Do gjej një punë tjetër”. Dhe kur të qëlloni do shkoni e t’i thoni atij tjetrit: “Ej, më duket se ke diçka që më përket mua”. Sa herë një burrë tregohet i sjellshëm me një grua, po i ofron pallën e tij. Është e vështirë për një burrë që të refuzojë seksin. Nëse na ndiqni, nuk vrapojmë aq shpejt. Kështu është, “tregoji mamasë”, “tregoji mamasë”, një mut i thonë babait. Burrat gënjejnë më shpesh, por gratë thonë gënjeshtrat më të mëdha. Burri thotë: “Isha tek shtëpia e Kevinit”. Një grua thotë: “Është fëmija yt”. Një polic më ndaloi dje në rrugë dhe më frikësoi aq shumë sa mendova se kisha vjedhur makinën time. “Dil nga makina, dil nga makina shkërdhatë. Ti e ke vjedhur këtë makinë”. Dhe po mendoja “dreqin, mos e kam vjedhur vërtet”. Gratë nuk e çajnë kokën. Nëse ritmi është në rregull, do kërcejnë gjithë natën. Kam parë vajza duke kërcyer me këngë nga më të ndyrat. “Smack her with a dick, smack her with a dick! … I put a dick in the ear, a dick in the ear! Blind the bitch, blind the bitch!”. Dhe kur i pyet thonë: “Nuk po flet për mua”. Qeveria e urren rap-in. Për këtë arsye nuk arrestojnë askënd që vret rapper-a. Më të mirët kanë vdekur. Vetëm më të mirët: Biggie, i vdekur, Tupac, i vdekur, Vanilla Ice, i gjallë. Nëse do të dalësh i larë nga një vrasje, qëlloje atë person në kokë, futi një kasetë rap në xhep. “Ohu, qenka vrasje rap-i. Le të shkojmë në shtëpi”. Gjithë këta të bardhë që bërtasin “Jam amerikan, jam amerikan”. Ajo çfarë keni bërë është se keni dalë nga një vaginë në tokë amerikane. Mendoni se jeni më mirë se dikush në Francë pse keni dalë nga një vaginë në Detroit? Shaq (Shaquille O’Neal) ka para. Por ai i bardhi që i nënshkruan çekun është i pasur: “Ah, ja ku e ke Shaq, shko bli një makinë që kërcen. Bling, bling”.

Oprah ka para, por Bill Gates është pasanik. Nëse Bill Gates do gdhihej me paratë e Oprah, do vriste veten duke thënë “nuk kam mundësi të fus as karburant në aeroplan”

Edhe nëse takoni personin perfekt, nuk do jetë koha perfekte. Ti je i martuar, ajo single. Ti je çifut, ajo palestineze. Ti je zezak, ajo zezake. Nuk mund të ketë martesa homoseksualësh për shkak se martesa është e shenjtë. Jo, nuk është, jo të paktën në SHBA. Mut o punë, Micheal Jackson është martuar, sa e shenjtë është kjo? Cigaret, produkti më i rrezikshëm për njeriun. Vret njerëz çdo ditë. Janë aq të rrezikshme sa vret njerëz që as nuk e pinë. Por imagjinoni sikur Philip Morris dhe familja e tij të ishin një tufë zezakësh nga Misisipi? E dini sa ilegale do ishte një paketë cigaresh? Do haje gjashtë vjet burg për një paketë. Por është në rregull për shkak se është e bardhë. Arsyeja numër një pse njerëzit e urrejnë Amerikën është se ne u falemi parave. Ne adhurojmë paranë. E kemi ndarë Zotin nga shkolla, e kemi ndarë nga puna, e kemi ndarë nga qeveria, por e kemi në monedhat tona. Aty thotë se “besojmë në Zot”. Gjithë jetën kam kërkuar për Zotin

dhe ai është mu në xhepin tim. Amerikanët adhurojnë paranë, dhe të gjithë shkojmë tek e njëjta kishë: tek ATM-ja. Mut o punë, po pse bankat janë pushim të dielën? Se po të ishin hapur, kishat do ishin bosh. Oprah ka para, por Bill Gates është pasanik. Nëse Bill Gates do gdhihej me paratë e Oprah, do vriste veten duke thënë “nuk kam mundësi të fus as karburant në aeroplan”. Barack Obama! Një zezak me emër të zi. Tamam, Barack Obama është si Dikembe Mutombo. Nëse do e kishte emrin Bob Jones, njerëzve do u duhej ca ditë ta kuptonin se është i zi. Por sapo dëgjon emrin Barack Obama, pret që të dalë dikush me shtizë përpara. Duke qëndruar majë një luani të ngordhur. Do jetë e vështirë për Barack Obamën të jetë president për shkak se ka një grua ... të zezë. Nuk mund ta besosh që një grua e zezë të bëhet First Lady. A mund ta imagjinosh duke i thënë gruas tënde zezake: “Zemër, fitova, jam president!”.

“Jo, ne jemi president. Dhe i dua shoqet e mia në kabinet. Kiki dua të bëhet Sekretare e Mbrojtjes. Ajo di si të bëjë sherr”. Po ju jap një shembull se si raca ndikon në jetën time. Jetoj në një vend të quajtur Alpine në New Jersey. Shtëpia ime kushton miliona dollarë. Mos më urreni mua, urreni lojën. Në lagjen time ka katër zezakë. Qindra shtëpi, katër zezakë. Kush janë këta? Jam unë, Mary J. Blige, Jay-Z dhe Eddie Murphy. T’i marrim me radhë. Unë jam komedian i njohur. Jam, nuk ke ç’i bën. Mary J. Blige është një nga këngëtarët më të mira në botë për muzikën R&B, Jay-Z, një nga rapper-at më të mirë dhe Eddie Murphy, një nga aktorët më me humor në botë. Dhe e dini kush është komshiu im? Një dentist i bardhë. Një dentist i thjeshtë! Nuk është as dentisti më i mirë në botë. Nuk do ketë kurrë një yll në Hollivud. Kështu që një zezak duhet të fluturojë për diçka për të cilën të bardhët thjesht ecin. Mendoj se duhet ta ndryshojnë emrin e serialit nga “Shtëpiake të dëshpëruara” në “Kurva të pamëshirshme”.

09/04 - 15/04/11 F.P. 45


Eros 46 -47

www.freepress.al

Rrëfimet më të çuditshme Ju vjen turp sepse keni kaluar një siklet gjatë marrëdhënies seksuale? Harrojeni. Ka shumë siklete në seks që bëjnë që gabimi juaj të mos duket asgjë. Libri “Kur takova mamanë në sex-shop” ka mbledhur rrëfimet e bëra nga njerëz të ndryshëm në një platformë në internet. Pa identitet, por të sinqertë. Këto janë rrëfime të çuditshme, intime, qesharake e ndonjëherë të sakta.

“Unë masturbohem në fshehtësi poshtë bankës në shkollë” “Kam lexuar ditarin e të dashurës sime. Që atëherë nuk e marr seriozisht” “Kur masturboj, mendoj për Modern Talking” “Më përpara kam masturbuar në çorape” “E dashura ime ka harruar vibratorin kur më la. Tani e përdor unë” “Më ngrihet vetëm kur e dashura ime më quan “makinë”” “Kur futem në faqet e chat-it në internet, kërkoj për cybersex. Por vajzat nuk duket se kanë shumë qejf për këtë gjë, por duan të flasin. Pastaj nis të mësoj gjithçka rreth tyre dhe nuk më eksitojnë më” “Dje e futa penisin në vrimën e banjos. Më pëlqeu shumë. E dashura ime thotë se jam pervers” “Që kur kam qenë 15 vjeç bëja betejë mes penisësh me miqtë e mi. Është si një luftë shpatash. Por kam katër vite që jam fejuar. Një ditë e fejuara më kapi duke bërë këtë gjë me dy miqtë e mi. Tani kërkon që të zgjedh mes luftës me penisë dhe asaj” “Një ditë i vendosa një çadër koktejli të dashurës në prapanicë kur

46 F.P. 09/04 - 15/04/11

Kur isha 13 vjeç, bëra një listë në kalendar për të kuptuar se sa herë masturboja. Rekordi ishte 164 herë në muaj

po flinte. E fotografova. Por për ters e shpërndava tek miqtë. Është bërë më e klikuara në internet” “Kam një rrufë të tmerrshme, por nuk mund të pastroj hundën pasi i kam harxhuar të gjitha letrat duke masturbuar. Më ndodh shpesh dhe është e tmerrshme” “Kisha një aferë më një koleg. Me këmbënguljen e tij bëra katër piercing, një në vaginë, në kërthizë, në thithkat e gjoksit e në gjuhë. Nuk më pëlqenin, por atij i dukeshin eksituese dhe paguante për gjithçka. Tani afera ka mbaruar dhe punoj në një firmë tjetër. E kam trupin gjithë vrima. Është e tmerrshme” “E pyeta një ditë mikeshën time me sa meshkujt kishte fjetur para meje. Tani nuk mund ta respektoj më. Kurva e dreqit!” “Ndonjëherë i them të dashurit tim

që nuk kam ardhur. E bëj për ta bërë të ndihet keq. Nuk i plas fare” “Kur isha 13 vjeç, bëra një listë në kalendar për të kuptuar se sa herë masturboja. Rekordi ishte 164 herë në muaj” “Jam i tmerruar se e dashura mund të më tradhtojë për shkak të disa historive që qarkullojnë. Tani kam nisur që të tradhtoj që të jem i përgatitur kur kjo të ndodhë”

“Nuk më pëlqen të bëj seks oral. Kur bëra njëherë me mikun tim, ai erdhi dhe unë volla. Tani kur ia tregoj këtë histori të dashurit tim të ri, nuk më beson. Epo do i vjell dhe atij”

“Dua të rrëfej se deri sot kisha një kukull seksi. Por u bëra aq shumë me nerva me të sa i këputa thithkat natën dhe ia lashë përpara derës komshiut”

“Gjithmonë vendos në televizor filma porno me zë të lartë. Kështu fqinjët mendojnë se po bëj seks”

“Sa herë masturboj, dal përpara pasqyrës sepse jam tmerrësisht i bukur. Edhe kur bëj seks më të dashurën, më shumë shoh trupin tim”

“Kam qejf ta ngul penisin në objekte të pajetë si llampa, tavolina, mure”

“Sa herë kur bëj seks mendoj për tipa të veshur me rroba të viteve ’70. Më ndihmon që të mos vij shpejt”


Gruaja ime u rrëfye tek unë se me sa meshkuj kishte fjetur përpara meje. Rashë në depresion. Kishte pasur edhe gra më shumë se unë

ErosFP

seksuale “Fola sot në telefon me një grua të zyrës së financave. Kishte një zë aq të nxehtë sa nisa të masturbohem duke folur në telefon” “Gruaja ime u rrëfye tek unë se me sa meshkuj kishte fjetur përpara meje. Rashë në depresion. Kishte pasur edhe gra më shumë se unë”

“Pas seksit dukem si një ketër. Kur e dashura ime ma thotë këtë, eksitohem sërish dhe bëjmë prapë seks” “Sot jam masturbuar sërish në solar. Është shumë e mërzitshme të rrish aty brenda pa bërë asgjë”

“E dashura ime e quan aktin seksual “bumsi bumsi”. Si dreqin mund të të eksitojë kjo gjë?”

“Jam duke menduar që të tradhtoj të dashurën time. E bëj këtë gjë vetëm për të hequr vëmendjen nga problemet e mia si droga dhe identiteti”

“Kur bëj seks me të dashurën time, imagjinoj sikur e kam ish- të dashur. Më eksiton më shumë”

“Kur kaloj një orgazëm të mirë, filloj të qaj dhe i dashuri im mendon se kam bërë diçka gabim”

“Natën ngrij për shkak se mbulohem me jastëkun tim, të cilin e imagjinoj si të dashurën time”

“E dashura ime e fundit është lidhur me të dashurën time të parafundit. Shkurt: dy ish të dashurat e mia kanë një lidhje. A thua jam dështak?”

“Më ka ardhur në majë të hundës nga gratë. Ato operohen në hundë, heqin dhjamin, zmadhojnë ose zvogëlojnë gjoksin, heqin rrudhat, fryjnë buzët, bëjnë lifting, botox, depilohen me dyllë, bëjnë tatuazhe e vendosin edhe piercing. Por kur vjen puna që të bëjnë seks anal, thonë se u dhemb. Më ka ardhur në majë të hundës” “Ia kam fshirë të gjitha pornot burrit tim” “Nuk më pëlqen e dashura ime, por nuk ia them asaj” “Seksi me të dashurin tim është aq i mërzitshëm sa në mes të aktit më hapet goja për gjumë” “Po planifikoj që sapo i dashuri im të niset për rrugë, të fle me shokun e tij” “Sa herë jam i dehur fle më ish- të dashurën time. Më duket mirë që ajo do akoma diçka nga unë. Kurse unë dua vetëm qetësi. Dua të fle gjumë”

“Gjithmonë kur jam në mes të seksit më duket vetja budalla” “Masturbohem aq shpesh sa krahu im i djathtë është shumë më me muskuj se ai i majti” “E pranoj, kam një të dashur që i them gjithmonë se e dua. Por pavarësisht kësaj mendoj gjithmonë sikur ta ndërroj” “Jam pervers. Sa herë shoh një femër të bukur në supermarket, mendoj menjëherë sa e hatashme do ishte sikur të bënim seks mbi karrocën e perimeve dhe ajo të rënkonte e shtrirë mbi kastraveca” “Njëherë e kam nxjerrë jashtë penisin në një kishë” “Bëj shpesh seks anal me gruan time. Por për dreq nuk po krijon varësi nga kjo gjë” “Shpesh shkruaj një sms dashurie dhe ua dërgoj shumë grave që i gjej në numërator”

Vendi i gjashtë Showgirl Kim Kardashian dhe këngëtari i muzikës R&B, Ray J Skenat u xhiruan gjatë pushimeve luksoze në Meksikë. Pas një dite me diell në plazh, të dy menduan që të filmojnë veten duke bërë seks të shfrenuar. Tre vite më vonë, çifti kishte kohë që ishte ndarë kur video u shfaq papritmas në internet. Megjithatë kjo e ndihmoi karrierën e tyre. Por e dashura e re e Ray J, Whitney Houston, u hidhërua nga video e të dashurit- vogëlush.

Vendi i pestë Aktori amerikan Tom Sizemore Në filmin epik “Ushtari James Ryan” ai luante përkrah Tom Hanks- për filmin porno mori tetë prostituta në shtëpi: në vitin 2005, Tom Sizemore xhiroi një film tetë orë të gjatë. Disa burra edhe mund t’i heqin kapelen për këtë kohëzgjatje.

Vendi i katërt

sible”. Por e bija e tij 19 vjeçare, synoi të shkëlqejë duke publikuar një video porno. Babai i saj u tërbua. Video në të vërtetë nuk e ndihmoi në karrierën e saj. Thonë se këtu ka gisht babai.

Vendi i dytë Legjenda e muzikës rock, Jimi Hendrix 38 vite pas vdekjes tragjike të tij- në vitin 2008 papritur në internet u shfaq një video e nxehtë e Zotit të Kitarës. Muzikanti i shekullit shfaqet në video me dy bukuroshe. Por një nga ish- të dashurat e tij thotë se dyshon nëse ai është Jimi. Dy zonja të tjera thonë se janë të sigurta që ai është Jimi. Njëra prej tyre është Pamela Des Barres, një super-grupi (grupi quheshin ato femra, ose meshkuj, që shoqëronin seksualisht këngëtarët në turne) e viteve ’60 dhe Cynthia Plaster Caster, e cila e ka përjetësuar në gips penisin e Jimi Hendrix. Vetë fansat e tij mund të gjykojnë për këtë gjë: filmi është në treg në DVD.

Vince Neil, këngëtari i grupit të muzikës rock Mötley Crüe dhe porno- starja Janine Lindemulder

Vendi i parë

Këngëtari i muzikës rock, Vince Nail kaloi pushime të shkëlqyera në vitin 1993 në Havai. Fluturoi me helikopter, hyri në shpella për ekspeditë dhe bëri edhe ca lojëra dashurie me ishporno-staren Janine Lindemulder. Këto pushime ai i dokumentoi edhe më videokamera.

Kjo video amatore është nëna e të gjitha kasetave porno: Pamela Anderson, ylli i serialit “Baywatch” dhe macho-ja Tommy Lee- e gjithë bota merr pjesë aty. Fantazia e miliona burrave është bërë realitet. Nëse nuk kanë mundësi ta kenë vetë, të paktën do e shohin në veprim. Pamjet u bënë publike menjëherë pas martesës së tyre në vitin 1995. E keqja është se video u vodh dhe më pas u publikua. Anderson hodhi në gjyq kompaninë e filmit, por më pas u bashkuan për shkak të fitimeve. Turpi ishte gjëja më e vogël, popullariteti i çiftit kishte arritur kulmin.

Vendi i tretë Bija e aktorit Montana Fishburne Ai është një aktor që ka shkëlqyer në filmat “Matrix” dhe “Mission Impos-

Aktorët Pamela Anderson dhe ish- i shoqi Tommy Lee

09/04 - 15/04/11 F.P. 47



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.