FreePress Tirana #15

Page 1

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.14 Viti I irë i Botimit 2 - 8 Prill 2011

modernKrim pa ndëshkim 02/04 - 08/04/11 F.P. 1


a

2 prill 2011

t

i

r

a

n

15

www.freepress.al

16

4

NewsTicker

11

Intervista Ambasadori holandez: Për një Shqipëri të re!

14

Bota Pesëdhjetëshja e Fukushimës

16

Dosja e javës

Të gjithë për Shqipërinë e gjelbër Dr. Adem Harxhi: Shqiptarët nuk dinë shumë për seksin

24

Kur duhet të fillojnë aktivitetin seksual femrat dhe meshkujt Alban Kano: Adoleshentët e nisin shpejt jetën seksuale

24 Shëndeti

Çfarë është myku i këmbës dhe si mund të mbrohemi

Disa këshilla për higjienën personale

30 Lifestyle

30

Ja cilat janë 100 gënjeshtrat që thonë meshkujt

Gënjeshtrat më të shpeshta të femrave

32 Digital

Navigatori mbush shtatë vjeç

në kopertinë

6

Krim pa ndëshkim Krimet e ditëve të fundit kanë rritur shqetësimin tek qytetarët për situatën e sigurisë në vend. Ka zëra që thonë se situata përkeqësohet sa herë që klima politike është e acaruar. Të tjerë shtojnë se shoqëria shqiptare ka ende probleme të forta me qasjen ndaj krimit dhe dhunës. Mungesa e drejtësisë është një tjetër faktor madhor përse krimi gëlon në shoqëri. Fotografia: Blerta kambo

38

34 Auto

36 Kryeredaktor - Enton Palushi. Gazetarë - Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design - Dritan Lleshi. Foto - Blerta Kambo, LSA Marketing - Aina Hoti. E -mail - marketing@freepress.al Adresa - Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 02/04 - 08/04/11

Traktorët më të rëndë në botë

Makinat e ndërtimit më të fuqishme në botë

36 Showbiz

Sekreti i bukurisë i Liz Tejlër

44 Funny

Shprehjet më të forta të Lotar Mateus

46 Eros

Ëndrrat erotike dhe kuptimet e tyre

Sport

Në ndjekje të ëndrrës


Cmimet më të mira në treg

Set DORMEO Jorgan, çarçaf dhe këllëf jastëku

11.990 L Kodi:23248

Dyshek tek

8.600 L

Kënd je t e j f e dh i m i d stu

Kodi:22598

L 0 5.58

m Vetë

5

Tavolinë kompjuteri

4.950 L Kodi:23212 Tapet 160 x 200 cm

10.080 L Kodi:13675 Krevat marinari

16.970 L Kodi:23205

Karrige kompjuteri

2.990L Kodi:23199


NewsTicker 4

www.freepress.al

01

02

03

03

04

4 F.P. 02/04 - 08/04/11

Fushata ka nisur Megjithatë zyrtarisht nuk duhej të kishte nisur. Por kur bëhet fjalë për zgjedhje, fushata në vendin tonë nis një vit më përpara. Demokratët e socialistët kanë bërë publike listat e kandidatëve të tyre në çdo bashki e komunë. Socialistët janë vonuar në publikimin e listave, duke cituar problemet me aleatët e tyre. Një prej këtyre problemeve ka qenë marrëveshja me PBDNJ. Sipas PS, shkak është bërë mosmarrëveshja që kanë pasur në lidhje me emrin e Vasil Bollanos. Megjithatë edhe me PBDNJ është nënshkruar një marrëveshje e veçantë bashkëpunimi.

Me sytë nga Basha Të gjithë e kanë vëmendjen tek mënyra se si do të bëjë fushatë kandidati demokrat. Disa analistë thonë se ai thjesht sa po bën punën në mbrojtje të pushtetit qendror, që rrezikohet nga këto zgjedhje. Të tjerë thonë se Basha ka shanse reale për të fituar përballë Ramës. Ky i fundit duket se ka zgjedhur të mos përballet me Bashën dhe të veprojë njësoj si në vitin 2007, kur përballë Olldashit nxirrte zëvendësin e tij. Basha nga ana e tij ka nisur fushatën duke realizuar takime në çdo lagje të Tiranës. Një mënyrë e mirë për të zbuluar problemet e njerëzve. Por kjo fushatë ka nisur me një handikap. Gazetarët do jenë thjesht korrierë, të paktën këto ditë të para. Stafi i kandidatit demokrat ka vendosur të çojë gjithçka të montuar në studiot televizive.

Kombëtarja shfryn tensionin Fitorja e kombëtares ndaj Bjellorusisë ka shërbyer të paktën për një gjë: që njerëzit të largojnë vëmendjen nga stresi i përditshëm që po prodhon sidomos situata parazgjedhore. Djemtë e Kuzhes kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe kanë fituar ndaj një rivali direkt. Mundësia që Bosnja të pezullohet nga aktivitetet ndërkombëtare ka bërë që tifozët të shpresojnë edhe më shumë për një kualifikim të mundshëm. Atmosfera përpara zgjedhjeve tregonte se interesi për kombëtaren nuk është zbehur, madje është në rritje. Me qindra makina kanë mbërritur në Tiranë sidomos nga Kosova, për të ndjekur Lorik Canën me shokë. Ky i fundit u ka dhuruar një ndeshje të bukur e një mesazh të fortë në fund: mos e ndryshoni kombësinë, nuk shitet shqiptaria.

Kosova sërish në krizë Është prapë Gjykata Kushtetuese që jep një vendim që e çon Kosovën pas. Por jo pas në arritje, por pas në kohë. Një vendim i tillë tregon se shteti ligjor ekziston dhe shpresat nuk vdesin kurrë. Shumëkush kishte menduar se Kushtetuesja do e zgjaste në kohë dhënien e vendimit e nuk do shprehej për një çështje procedurale. Por ka rezultuar se votimi i Pacollit ka qenë një skandal i vërtetë. Ai është votuar sipas kornizës kushtetuese që ekzistonte më parë në vend, jo sipas Kushtetutës. Skenarët se ç’do të ndodhë janë të ndryshëm, por diçka është e sigurt: që ajo mazhorancë, edhe ashtu shumë e dobët, është tronditur rëndë.

Gadafi kërkon rrugëzgjidhje Beteja mes rebelëve dhe trupave të Gadafit në Libi ka vijuar edhe këtë javë. Flitet se rebelët po pushtojnë qendra të rëndësishme në vend, të përkrahur nga ajri edhe nga forcat ndërkombëtare. Një gjeneral anglez ka thënë se forca ajrore e Gadafit është shkatërruar. Disa raportime mediash flasin për trupa speciale britanike në terren, por asgjë nuk është e konfirmuar. Raportohet se Gadafi kërkon ekzil, por britanikët e francezët janë të vendosur që ai të përballet me drejtësinë për krimet e kryera. Një ekspert i çështjeve ndërkombëtare tha për mediat gjermane se Gadafi do ketë të njëjtin fund si Hitleri.


OPINION

Nëse vërtet nëntoka shqiptare është e pasur, atëherë shteti duhet të sqarojë njerëzit se ka një burim më shumë për pasurimin e qytetarëve, por jo t’i lërë në mëshirë të fatit këto burime, që po i rrjepin të tjerët

thet e kromit”. Kështu do e quante një gazetë para disa kohësh atë që po ndodhte në disa zona të veriut të vendit, të pasura me mineralin e kromit. Fëmijë, të rritur e të moshuar i janë sulur maleve ku mendohet se gjendet ky mineral duke krijuar në njëfarë mënyre edhe një “Perëndim të largët” në Shqipëri. Nuk janë të pakta edhe konfliktet për kromin që kanë përfunduar në tragjedi. Këto ditë në disa media të huaja mund të hasësh në mënyrë rutinë një lajm që flet për një kompani kanadeze, që shpall me shumë gëzim se ka nisur gërmimet për të marrë arin që ndodhet në zonën e Rubikut. Shumë shpesh është folur e dëgjuar për arin në atë zonë, por kompania konfirmon se sipas studimeve të saj, në zonë ka sasi të kënaqshme ari. Kompania në fjalë e ka blerë të drejtën për të marrë mineralet shqiptare nga një tjetër kompani e huaj, me shumë gjasë australiane, që ka operuar në Shqipëri në fushën e kromit. Në të dy rastet nuk duket se bëhet fjalë për kompani të mëdha, që operojnë në mbarë botën, por për kompani që të paktën në faqet e tyre zyrtare thonë se projektet madhore i kanë në Shqipëri. Po ashtu një tjetër kompani kanadeze, që operon në fushën e naftës e gazit në vendin tonë, është në ngjitje stratosferike në bursë për shkak të nëntokës së pasur shqiptare. Pas rënies së komunizmit, mineralet dhe pasuritë e nëntokës duket sikur u zhvlerësuan ndjeshëm. Flitej për një çmenduri të regjimit komunist pas mineraleve. Mediat ia varën kësaj pune dhe deri më tani kemi vetëm raportime pa shije e pa ngjyrë në lidhje me këtë çështje. Sigurisht që ekziston mundësia që nëntoka shqiptare të jetë e varfër dhe askush nuk e vë në dyshim. Nuk po flasim këtu për pasurim të shpejtë të shqiptarëve pasi zbuluan rezerva ari, platini, kromi e nafte, por për nevojën e një transparence mbi këto burime, që njerëzit të dinë se kush i kontrollon, kush i menaxhon, sa fiton shteti shqiptar nga këto kontrata koncensionare, sa para shkojnë në xhepat e taksapaguesve, a kontrollohet puna e tyre, cilat janë

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Foto Blerta Kambo

Për nëntokën Nga Enton Palushi

standardet e sigurisë në punë, përse fëmijët po lënë shkollën e po dynden në këto miniera që të kujtojnë shekujt e kaluar. Nëse vërtet nëntoka shqiptare është e pasur, atëherë shteti duhet të sqarojë njerëzit se ka një burim më shumë për pasurimin e qytetarëve, por jo t’i lërë në mëshirë të fatit këto burime, që po i rrjepin të tjerët. Një gazetë e huaj shkruante se Kosova nuk po ia del të ketë një qasje ndaj pasur-

ive të saj minerare. Indiumi, një mineral, çmimi i të cilit po çmendet në bursa për shkak se përdoret për prodhimin e mallrave elektronikë si i famshmi iPad i Steve Jobs, gjendet me shumicë aty, por kjo pasuri nuk u sjell asgjë kosovarëve të varfër. Ndaj, në vend që të shohim kompani që lindin e bëhen gjigande në bursa me pasuritë tona, është koha që të kërkojmë më shumë për një pasuri të përbashkët tonën. Të mos bëhemi si në Afrikë.

02/04 - 08/04/11 F.P. 5


Aktualiteti 6 -10

Nga Bledar Lumani www.freepress.al

Krim pa ndëshkim Krimet e ditëve të fundit kanë rritur shqetësimin tek qytetarët për situatën e sigurisë në vend. Ka zëra që thonë se situata përkeqësohet sa herë që klima politike është e acaruar. Të tjerë shtojnë se shoqëria shqiptare ka ende probleme të forta me qasjen ndaj krimit dhe dhunës. Mungesa e drejtësisë është një tjetër faktor madhor përse krimi gëlon në shoqëri

V

rasjet e ndodhura së fundmi në disa qytete të Shqipërisë, si ato në Elbasan apo Shkodër, sekuestrimi i një sasie rekordi prej 200 kg kokaine, zbulimi i aferës së madhe me naftën virxhin etj, kanë risjellë në vend problemin e krimit. Për të mos folur pastaj edhe për krimin ordiner, si vjedhjet, i cili është i përditshëm tashmë pothuajse në të gjithë territorin. Policia e Shtetit vit pas viti vazhdon të theksojë se është duke e minimizuar krimin. Por, fakt është që me të qytetarët po përballen çdo ditë.

sipas statistikave, kanë ndodhur 103 vrasje me dashje. Këto vrasje mund të ishin në një numër akoma më të madh, nëse do të shtonim statistikat e tentativave të vrasjes. Vitin e kaluar, kanë ndodhur plot 200 të tilla. Policia thotë se pjesën më të madhe të tyre ka mundur që ta zbulojë. Në një numër më të madh janë ndërkohë krimit kundër pronës. Gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur 846 krime kundër pronës, që më së shumti kanë të bëjnë me vjedhjen. Policia ka mundur që të zbulojë 566 të këtyre krimeve, ose 67 % të tyre, ku janë implikuar 679 autorë, nga të cilët 268 janë ndaluar dhe arrestuar, 348 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe 63 autore janë në kërkim. Policia thotë se gjatë vitit 2010, krimi ka pësuar një rritje prej 10%.

Rikthimi i krimit Situata e tensionuar politike që ka ngërthyer vendin prej kohës, ka bërë që vëmendja jo vetëm e qytetarëve, por dhe strukturave përkatëse, të mos jetë e fokusuar në shumë problem të përditshme. Një prej këtyre problemeve është krimi, duke nisur që nga ai më i rëndi, vrasja. Vrasjet, për vetë faktin se kanë të bëjnë me marrjen e jetës së njeriut, janë krimi më shqetësues. Në muajt e fundit ato janë shtuar se tepërmi. Nuk është çudi kjo gjë në fakt, nëse do të shihen statistikat e policisë. Sipas tyre, gjatë vitit që lamë pas, janë evidentuar 718 persona që mbajnë armë në mënyrë të paligjshme, ose 236 raste më shumë se një vit më parë. Kjo do të thotë se një pjesë e mirë e shqiptarëve zotërojnë armë dhe në raste gjaknxehtësie, në mjaft raste i përdorin ato. Vrasjet e njëpasnjëshme të ndodhura në qytetet e Elbasanit dhe Shkodrës, kanë bërë që të rikthehet sërish vëmendja drejt tyre. Por, në prag të zgjedhjeve vendore, duket se kjo vëmendje do të largohet dhe krimi mund të godasë sërish, duke qenë se strukturat e policisë do të jenë të angazhuara në një pjesë të madhe në mitingjet e organizuara nga ana e partive politike.

Statistikat e krimeve të rënda Nga statistikat e Policisë së Shtetit për vitin e kaluar, rezulton se në Shqipëri ndodh përafërsisht një vrasje në tre ditë. Shifër alarmante kjo, duke parë numrin jo shumë të madh të popullsisë. Në vitin 2010,

Trafiku i drogës Para pak ditësh, OKB, me anë të një raporti ngriti alarmin se Shqipëria po bëhej një qendër e trafikut të kokainës. Shqipëria është njohur si rrugë kryesore e trafikut të heroinës, por tashmë kokaina është pjesë e trafikut në vendin tonë. Për më tepër, OKB paralajmëroi se në vendin tonë ka laboratorë për përpunimin e kokainës. Si për të ilustruar këtë fakt, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar 200 kilogram kokainë, që vinte nga Kolumbia. Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë. Edhe pse pati një “hile” të policisë belge, që e zëvendësoi kokainën për të mos ardhur në Shqipëri, duke pasur frikën se këtu mund të zhdukej, fakt është që sasia gjigande ishte drejtuar për në vendin tonë. Edhe në raportin e Departamentit të Shtetit amerikan të publikuar pak kohë më parë, bëhej me dije se trafiku i drogës vazhdon që të jetë një nga veprimtaritë më fitim-prurëse në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë, thekson raporti, u përpoq gjatë vitit të kaluar të konfrontonte elementët kriminalë në luftën kundër këtij problemi. Megjithë përparimin, problemi i narkotikëve vazhdon të jetë një sfidë e mprehtë dhe prezente në Shqipëri, një vend që kryesisht shërben për tranzitin e drogës nga Azia për në tregun evropiano-perëndimor. Në analizën e tij, Departamenti i Shtetit veçon si probleme kryesore kontrollin e dobët në portet detare në Adriatik, të metat në kontrollin e kufirit tokësor, masat e

Pas 21 janarit pozitat e Bashës janë lëkundur ndjeshëm, pasi një institucion nën varësinë e tij ka qëlluar mbi katër qytetarë civilë 6 F.P. 02/04 - 08/04/11

autoriteteve kundër drogës, kryesisht si rezultat i mungesës së fondeve dhe menaxhimit të dobët, por edhe si rezultat i korrupsionit që ekziston në radhët e punonjësve të rendit. Raporti i Departamentit të Shtetit thekson se kontrabanda e drogës mbetet një ndër aktivitetet më fitim-prurëse në Shqipëri. Vendndodhja strategjike e Shqipërisë dhe problemet në kontrollin dhe parandalimin e problemit, e bëjnë këtë një vend tërheqës në tranzitin e drogës drejt Evropës. Shqipëria, thuhet në raport, shërben si një vend tranzit i heroinës afgane dhe si vend burim i marihuanës, kryesisht drejt Italisë dhe Greqisë. Një problem i ri që konstaton raporti është se trafikantët shqiptarë duket se po marrin një rol gjithnjë e më të madh në financimin dhe shpërndarjen e heroinës jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Ballkanin verior dhe Evropën Perëndimore.


AktualitetiFP Gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e krimit të vrasjes, sidomos vrasjet e organizuara dhe të sofistikuara, duke bërë që në pjesën dërrmuese autorët të mos zbulohen

Intervista Në këto vitet e fundit, krimi ka ardhur në rënie apo e kundërta? Kurba e nivelit të kriminalitetit ka një varësi të madhe nga situatat e ndryshme politike dhe ekonomike që kalon vendi. Statistikat e deritanishme kanë dëshmuar se, në rastet kur situata politike është e ngarkuar dhe e acaruar, edhe niveli i kriminalitetit pëson rritje. E njëjta gjë vlen edhe për situatën ekonomike të vendit. Sjellja e agjencive ligj-zbatuese të vendit dhe efikasiteti i tyre në luftën ndaj krimit, është pandashmërisht e lidhur me situatën politike dhe atë ekonomike. Gjithsesi, statistikat kanë dëshmuar se gjatë kësaj periudhe kohore ka pësuar një rënie krimi i vrasjes, por është rritur krimi ordiner, kryesisht grabitjet dhe krimi ndaj pronës. Gjendja e vërtetë e këtij lloji krimi nuk pasqyrohet në statistikat zyrtare të Policisë së Shtetit, pasi shifrat falsifikohen, duke u minimizuar rastet që ndodhin në territorin e vendit. Gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e krimit të vrasjes, sidomos vrasjet e organizuara dhe të sofistikuara, duke bërë që në pjesën dërrmuese autorët të mos zbulohen. Pra, në tërësi është ulur niveli i krimeve të regjistruara në shkallë vendi, por është rritur numri i vrasjeve të organizuara.

Artan Hoxha: Lidhjet e krimit në Shqipëri shkojnë deri tek politika Flet gazetari i emisionit “Xhungël” në News 24

Dëgjojmë shumë, sidomos nga politikanët, për krim të organizuar. A ekziston vërtet krimi i organizuar në Shqipëri dhe nëse po, sa i rrezikshëm mund të jetë ai? Përpara se ta thonë politikanët, një gjë të tillë e ka bërë media dhe raportet e agjencive të huaja që monitorojnë nivelin e kriminalitetit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit në tërësi. Po, është e vërtetë që në Shqipëri ka krim të organizuar. Por, ende nuk kemi një nivel të tillë organizimi sa ai i organizatave mafioze të njohura në nivel ndërkombëtar. Pra, në Shqipëri nuk ka ende një organizatë mafioze të mirëfilltë. Grupet kriminale shqiptare janë treguar të suksesshëm deri tani, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, për shkak se janë tepër operativë, të formuar mbi bazë gjaku, miqësie apo shoqërie të ngushtë. Këto grupe veprojnë si celula guerile, me numër të kufizuar personash dhe janë të afta të përshtaten në çfarëdo lloj terreni. Ato nuk janë të specializuara vetëm në një lloj natyre krimi, siç ndodh rëndom me organizatat kriminale të huaja. Grupet kriminale shqiptare janë të afta të kalojnë menjëherë nga një fushë krimi në një tjetër, në varësi të kërkesë-ofertës në treg dhe mundësive për të fituar sa më shumë. Një tjetër detaj që i dallon ato, që ka ndikuar së tepërmi për të rritur namin e tyre të keq dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave evropiane, është fakti se grupet kriminale shqiptare janë shumë të dhunshme, gjë që i ekspozon në krahasim me bandat nga vendet e tjera. Nëse vëmë re lajmet që publikohen gati çdo ditë për grupet kriminale shqiptare që arrestohen në vendet e Bashkimit Evropian, konstatojmë se, pavarësisht rasteve në rritje, asnjëherë nuk është bërë e mundur që t’i jepet një goditje vendimtare kësaj veprimtarie. Për të ilustruar këtë fenomen po jap një shembull. Nëse policia italiane godet një grup trafikantësh droge në një lagje të Milanos, kjo nuk do të thotë që në atë lagje ka marrë fund trafiku i drogës. Mjaftojnë vetëm disa javë, për të kuptuar që në atë territor të lirë është shfaqur një bande e re kriminale, e cila ka zënë vendin e së parës dhe vazhdon aktivitetin. Duke patur këtë natyrë organizimi, pra në banda të vogla, mjaft operative dhe me lidhje kryesisht farefisnie, grupet kriminale shqiptare kanë patur sukses, duke u shtrirë gjithandej në vendet e BE-së. Kjo ndodh për shkak se këto lloj grupesh nuk kanë një kokë apo një shtab qendror (si organizatat e mirëfillta mafioze), goditja e të cilit do të çonte në asgjësimin e gjithë organizatës. Nëse në një lagje apo qytet goditet një grup kriminal shqiptar, brenda pak kohësh aty shfaqet një

02/04 - 08/04/11 F.P. 7


AktualitetiFP Kriminaliteti, si çdo aktivitet tjetër i natyrës njerëzore, ka faza zhvillimi dhe evolucioni. Pra, edhe në Shqipëri ka ndodhur ky fenomen. Krimi ka kaluar nga një fazë zhvillimi në një tjetër më të organizuar dhe sofistikuar

grup i ri, i cili zë vendin e të parit. Kjo mënyrë funksionimi e ka bërë mjaft të rrezikshëm kriminalitetin shqiptar dhe të vështirë për t’u asgjësuar me operacione në shkallë të gjerë, siç ndodh rëndom ndaj organizatave mafioze. A ka marrë fund epoka e bandave të organizuara në Shqipëri, pas shkatërrimit të disa prej tyre, si ajo e Durrësit apo e Lushnjës apo ato vazhdojnë që të funksionojnë? Kriminaliteti, si çdo aktivitet tjetër i natyrës njerëzore, ka faza zhvillimi dhe evolucioni. Pra, edhe në Shqipëri ka ndodhur ky fenomen. Krimi ka kaluar nga një fazë zhvillimi në një tjetër më të organizuar dhe sofistikuar. Sot nuk janë më në “modë” bandat kriminale që mbinë si kërpudhat pas shiut gjatë vitit 1997. Natyra e krimit ka evoluar. Nëse sjellim shembuj konkret, shohim se bandat e viteve 1997-1999 kanë qenë kryesisht banda shumë të dhunshme, me shumë anëtarë, që vepronin haptazi, që kishin territore të vogla nën kontroll, kryesisht lagje apo dhe qytete të veçanta. Ato kryesisht merreshin me vrasje, grabitje me dhunë dëmtim prone etj. Goditja e këtyre bandave u krye menjëherë sapo shteti nisi të stabilizohej dhe gjatë vjeshtës së vitit 1999, pjesa dërrmuese e anëtarëve të tyre ose u arrestuan, ose u larguan jashtë vendit, duke u shpartalluar. Përmendim bandën e Çoles (Zani Çaushit), bandën e Gaxhait dhe Kakamit, bandën e Arben Xhelitës, bandën e Pusit të Mezinit, bandën e Altin Dardhës, bandën e Rrugës së Kavajës, bandën e Mandelës etj. Më vonë u krijuan organizata kriminale që u specializuan për trafik ndërkombëtar droge, prostitucioni, klandestinësh dhe kontrabandë cigaresh apo hidrokarburesh. Organizimi, logjistika, territori dhe përbërja e këtyre bandave ishte shumë herë më e mirë dhe më e madhe nga paraardhëset e tyre. Por, këto grupe sërish vazhdonin të tregoheshin shumë të dhunshme dhe të pamëshirshme ndaj rivalëve të tyre. Ky tipar i ekspozoi dhe pavarësisht mbështetjes që kishin në shumë raste nga politikanë apo forca të caktuara politike, u goditën nga policia. Ky është rasti tipik i Bandës së Lushnjes apo bandës së Durrësit. Nga mesi i dekadës që sapo lamë pas, krimi kaloi në një etapë tjetër. Paratë e siguruara nga aktivitete të paligjshme, nisën të investohen në pasuri të paluajtshme, në investime publike, e deri në media dhe në fushata politike. Aktualisht, në vend veprojnë disa grupe kriminale me nuanca të familjeve mafioze, por ende nuk kanë arritur të kenë qartësisht një status të tillë. Këto lloj grupesh nuk e shohin vrasjen si një zgjidhje, por si një problem që i ekspozon përballë agjencive ligj-zbatuese, medias, politikës. Besoj që shumë prej këtyre grupeve kriminale do të përfshihen në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që sapo ka nisur. Flitet shumë për mungesë profesionalizmi nga ana e policisë shqiptare, pasi jo vetëm që shumë rrallë i parandalon vrasjet, por lë për të dëshiruar edhe në hetime. Sa e vërtetë është kjo gjë? Pavarësisht evoluimit që ka bërë në shumë drejtime, Policia e Shtetit ka ende probleme të dukshme. Lëvizja e titullarëve dhe oficerëve drejtues të policisë sa herë ndryshon situata politike, e ka dëmtuar vazhdimësinë e luftës ndaj krimit. Punën që e nis një staf drejtues i policisë, nuk e vazhdon stafi pasardhës, duke i dhënë mundësi krimit të humbë gjurmët dhe të fitojë terren. Policia pas ngjarjeve të vitit 1997 humbi besimin te qytetarët dhe gati gjithë rrjetin e informatorëve të saj. Mungesa e informacionit të siguruar në rrugë operative, pra nga informatorët e thjeshtë, ka bërë që policia të mos jetë në gjendje të parandalojë krimet e rënda, e sidomos vrasjet. Metodat e përdoruara në hetime nga policia kanë dëshmuar se janë ende

8 F.P. 02/04 - 08/04/11

larg profesionalizmit dhe standardeve evropiane, ku ne aspirojmë të shkojmë. A ka një bashkëpunim real të institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht të prokurorisë dhe policisë në hetimin e krimeve, pasi rasti i hetimeve të 21 janarit dha një shembull jo shumë pozitiv në këtë drejtim? Rasti i demonstratës së 21 janarit shërbeu vetëm për të dhënë alarmin mbi mungesën e një bashkëpunimi reciprok polici-prokurori. Në fakt, në mungesën e këtij bashkëpunimi ka ndikuar së tepërmi përfshirja e politikës, e cila ka synuar t’i përdorë këto dy institucione

Lazarati, për fat të keq është njolla e zezë, që tregon fytyrën e vërtetë të kriminalitetit të organizuar në Shqipëri. Aty është gjithçka e organizuar sipas interesave të çastit. 21 janari shërbeu vetëm për të dëshmuar se deri ku kishin arritur kontradiktat dhe përplasjet mes dy agjencive që mbajnë barrën kryesore në luftën kundër krimit. Kjo situatë do të vazhdojë të jetë e tillë të paktën deri pas zgjedhjeve të 8 majit. Përgjegjësia kryesore për mendimin tim bie mbi Policinë e Shtetit, e cila ka treguar më shumë se një herë se është përdorur për qëllime të pastra politike. Kohët e fundit ka pasur akuza që drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë të përfshirë në veprimtari të dyshuara kriminale. Sa e vërtetë mund të jetë kjo gjë dhe a stimulohet krimi nga struktura shtetërore, si p.sh policia? Ka pasur raste kur drejtues të lartë apo oficerë të policisë janë implikuar në afera të pista, me persona me precedentë penale apo trafiqe ilegale. Nuk ka se si, në territorin e Shqipërisë të kenë lëvizur brenda dy vitesh dhjetëra autobote me naftë virxhin, që kanë bërë mijëra rrugë dhe Policia e Shtetit që kontrollon territorin, të mos ketë ditur asgjë. Janë konstatuar raste flagrante të korrupsionit dhe implikimit të oficerëve të lartë të policisë, madje dhe sektorëve të tërë me grupe kriminale. Një ngjarje e tillë me pasoja të rënda është vrasja e 4 oficerëve të skuadrës së operacioneve speciale, më 7 gusht 2009 në qytetin e Durrësit, gjatë përpjekjes për të kapur personin e shumëkërkuar Dritan Dajti. Shpresoj që një gjykim i drejtë i kësaj çështje të ndëshkojë ideatorët dhe personat përgjegjës në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, që çuan drejt vdekjes së sigurt katër dëshmorë të atdheut, të cilët lanë pas tetë fëmijë jetimë. Një nga problemet e mëdha të krimit është trafiku i drogës, që më së shumti lidhet me Lazaratin. Përse nuk ka ndërhyrë shteti gjatë gjithë këtyre viteve aty, cilat janë motivet e vërteta? Lazarati, për fat të keq është njolla e zezë, që tregon fytyrën e vërtetë të kriminalitetit të organizuar në Shqipëri. Aty është gjithçka e organizuar, qysh nga kontaktimi i fermerëve që do të kultivojnë bimën narkotike, sigurimi i farës, pagesa e kaparit për prodhimin, ruajtja me grupe të armatosura e parcelave më hashash, grumbullimi i drogës nga jo më shumë se 7 “grosistë” të mëdhenj. Nga investigimi që emisioni “Xhungël” kreu vitin e kaluar në Lazarat, rezultoi se aty ishin mbjel-

lë sipërfaqe me bimë narkotike që në tregun ndërkombëtar kapin një vlerë prej të paktën 60-70 milionë euro. Në fshat rezultojnë të jenë tre presa të përpunimit të bimës narkotike. Ndërsa policia lokale, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e tjera të luftës kundër krimit, dëshmuan dhe njëherë se dështuan me turp në fushatën e tyre anti-kanabis. Gjendja reale e Lazaratit është ajo e trafikantëve që kapen për ditë me sasi prej qindra kilogramësh hashash të presuar. Mjafton të kujtoj se policia arrin të kapë vetëm një ose dy ngarkesa në dhjetë të tilla që dalin nga Lazarati. Në fakt, drejtues të veçantë të policisë janë të përfshirë vetë në këtë biznes miliona eurosh. Por, asgjë nuk do të kishte pasur sukses, sikur organizatorët dhe drejtuesit e kësaj industrie ilegale të mos kishin mbështetje politike. Pse nuk ka ndërhyrë shteti gjatë këtyre viteve?! Mjafton të shikoni se cila forcë politike i ka fituar në vijimësi zgjedhjet në këtë njësi vendore dhe sa i thellë ka qenë rezultati i fitores në krahasim me komunat e tjera të vendit.


AktualitetiFP ...Më e frikshme është të mendosh se e gjithë kjo tragjedi bëhet, ndërkohë që shumë pak njerëz janë të përfshirë. Pjesa më e madhe qëndron e heshtur jashtë, por gjendet e viktimizuar prej kësaj pakice, që mban peng qetësinë e të gjithëve

“E kaluara dhe mungesa e drejtësisë kanë kriminalizuar shoqërinë” Flet sociologu Ergys Mërtiri

Aldo Bare, drejtues i Bandës së Lushnjes, i dënuar me burgim të përjetshëm

Një popull i ndrydhur, i shtypur, i kërcënuar sistematikisht për një gjysëm shekulli, e ka të vështirë të përmbahet dhe të kontrollojë impulset e veta gjatë lirisë

A është e dhunshme shoqëria shqiptare? Mendoj që po. Dhuna duket e pranishme në një masë të konsiderueshme në shoqërinë shqiptare dhe në një mënyrë a në një tjetër, na rrethon kudo. Kjo dëshmohet jo vetëm në kronikat e zeza, por në përditshmërinë tonë. Mjaft të hipësh në autobus apo të lëvizësh me makinë, lëre pastaj nëse të ndodh të ndeshesh me gjykatat, zyrat shtetërore apo hipotekat. Madje, jo vetëm në rrugët e qyteteve tona, por edhe në podiumet politike, në ekranet e televizioneve, në faqet e gazetave, në forumet dhe blogjet e internetit... Ngado ndeshesh me njerëz të acaruar, që prodhojnë dhe imponojnë konfliktualitet. Ja p.sh: Të ndodh që të lexosh ndonjë koment apo analizë vërtetë interesante në shtypin shqiptar dhe mendon se vërtetë autori ia ka qëlluar të ofrojë një ide me vlerë. Sapo hap internetin dhe shikon komentet, do të ndeshësh në një shpërthim agresiviteti, përbaltjeje e prepotence, të cilat janë gati ta çojnë autorin në burg për agjitacion e propagandë. Është vërtetë shqetësuese të mendosh se në çfarë mjedisi të duhet të diskutosh problemet e kësaj shoqërie. Në njëfarë mënyrë, jo vetëm që agresiviteti është bërë pjesë e sjelljes së përgjithshme të shoqërisë, por duket se njerëzit e kanë humbur besimin se e drejta e tyre, marrëdhëniet njerëzore, mund të rregullohen me mjete te tjera përveç forcës. Në fakt, agresiviteti i kultivuar në media, është edhe më problematik, pasi ushqen shoqërinë me një frymë që prodhon polarizime të pashëndetshme shoqërore, të cilat, nëse pompohen vazhdimisht, bëhen një gangrenë e vërtetë për zhvillimin e shoqërisë. Mund të tolerohet agresiviteti i shfaqur tek njerëzit e thjeshtë apo tek komentuesit amatorë të blogjeve, por është e pafalshme ai i shfaqur tek elitat, të cilat do të duhet të kishin për armë arsyen e jo fishkëllimat. Fatkeqësisht, mjedisi shqiptar, e për më tepër opinioni publik në Shqipëri, duket i ngarkuar ndjeshëm me tensione,

që e pengojnë arsyen të zërë vend. Ne pamë përpara syve tanë fytyrën e trishtuar të gjithë kësaj në 21 janar. Ishte gjithçka e mjerueshme, të mendosh se për sa pak janë gati të vriten njerëzit në këtë vend. Dhe më e frikshme është të mendosh se e gjithë kjo tragjedi bëhet, ndërkohë që shumë pak njerëz janë të përfshirë. Pjesa më e madhe qëndron e heshtur jashtë, por gjendet e viktimizuar prej kësaj pakice, që mban peng qetësinë e të gjithëve. E gjithë kjo nuk është thjesht një ngjarje. Ajo nuk ndodhi befas dhe nuk shpërtheu rastësisht. Ajo është një tregues i tensioneve të brendshme që kjo shoqëri akumulon brenda vetes, e që, në momentin që gjejnë një pikë të dobët në tollumbacen e nënvetëdijes, shpërthejnë vrullshëm, duke provokuar tragjedira. Cilat janë shkaqet e këtij realiteti që prodhon dhunë? Janë shumë. Por, normalisht disa duket të jenë më kryesore. Sigurisht, e kaluara tragjike e 50 viteve diktaturë është jo pa peshë në këtë realitet. Një popull i ndrydhur, i shtypur, i kërcënuar sistematikisht për një gjysëm shekulli, e ka të vështirë të përmbahet dhe të kontrollojë impulset e veta gjatë lirisë. Gjithashtu, një sërë vesesh të fituara gjatë diktaturës, si psh. militantizmi, paragjykimet, mungesa e racionalitetit, mostoleranca ndaj diversitetit, demaskimet publike, prirja për të parë kudo armiq të jashtëm e të brendshëm, por mbi të gjitha, ngurtësimi i shpirtit që kultivoi “njeriu i ri” i prodhuar nga laboratorët e inxhinierisë shoqërore komuniste, kanë lënë ende pas shkretëtirën e tyre, ku lulëzon ky lloj kaktusi komunikimi, si ky që zhvillojmë sot. Për rrjedhojë, në këtë linjë mendimi mund të shohim edhe shumë shkaqe të tjera. Një prej më të rëndësishmëve, mund të themi se është mungesa e drejtësisë. Natyrisht, kur nuk ka drejtësi, kur institucionet nuk funksionojnë dhe kur njeriu nuk gjen mjete dhe gjuhë për të

02/04 - 08/04/11 F.P. 9


AktualitetiFP

Ajo që mbetet të bëhet është përmbajtja dhe kultivimi i racionalitetit, si të vetmit mjete që bën të mundur krijimin e një klime më bashkëpunuese, e cila do të mund të kultivojë mundësitë për t’u marrë vesh

zgjidhur problemet e tij, ai mendon t’i zgjidhë gjërat me forcë. Më pas, forca pjell forcë dhe dhuna kthehet në rregullatorin e vetëm të marrëdhënieve shoqërore. Kemi parë shpesh dukurinë e vetëgjyqësisë apo siç pretendohet shpesh, rikthimin e gjakmarrjes. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se tregues i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë. Njerëzit kanë nevojë për ligj dhe rend dhe kur shteti nuk e ofron këtë, kur gjykatat nuk dënojnë kriminelin, atëherë njeriu mendon t’i dalë vetë për zot hakut të vet, duke e çuar drejtësinë në vend, sipas mendjes së tij. Si rrjedhim, njerëzit krijojnë drejtësi paralele kur drejtësia nuk ekziston, njerëzit krijojnë shtet paralel kur shteti nuk ekziston. Një tjetër shkak i shtimit të dhunës është edhe mungesa e arsyes. Përgjithësisht arsyeja është ajo që i bën njerëzit të përmbajtur, dhe mungesa e saj prodhon agresivitet. Gjerësisht, kultura shqiptare sot dëshmon një nivel të ulët të zhvillimit të arsyes, e për rrjedhojë, një nivel të lartë emotiviteti. Po të shihni, thuajse kudo në debatin publik mbretëron militantizmi dhe thuajse asgjë, asnjë ide nuk pritet pozitivisht dhe në mënyrë qytetare. Natyrisht, kjo buron nga fakti që mendimi shqiptar është ende i paçliruar nga skemat doktrinore të trashëguara, ndaj dhe funksionon në mënyrë dogmatike, gjë që e paralizon arsyen. Kjo bën që shqiptarët, opinioni publik shqiptar, të jenë skeptik ndaj mendimit, ideve, debatit, por të mendojnë gjithnjë për të triumfuar ndaj të tjerëve, në pavarësi nga niveli i argumenteve që secili ofron. E gjithë kjo bën që njerëzit të synojnë t’i imponohen njëri-tjetrit nëpërmjet dhunës dhe jo nëpërmjet arsyes. A është kjo një dukuri vetëm shqiptare apo është normale të jetë kështu? Nuk besoj që dhuna ka ndonjë lidhje gjenetike me shqiptarët, për të qenë tipar i qenësishëm i kësaj shoqërie. Më tepër ajo është tipar karakteristikë i kohëve dhe problemeve të shumta sociale që kjo shoqëri po kalon. Në një plan historik, natyrisht nuk ka qenë gjithmonë kështu. Trashëgimia tradicionale shqiptare, megjithë luftërat e shumta që shqiptarët janë detyruar të bëjnë, në thelb shfaq karakteristikat e një shoqërie të përmbajtur. Agresiviteti i sotëm, është më tepër një dukuri moderne e ndërthurur me probleme të tranzicionit. Shumë vende shqetësohen për nivele të larta të kriminalitetit. Përgjithësisht, vendet e industrializuara kanë shumë probleme në këtë drejtim. Kjo vjen për shumë arsye. Sipas një pjese të mirë të studiuesve, si p.sh Nisbet, kjo vjen për shkak të pasigurisë dhe vetmisë që karakterizon njeriun modern, si pasojë e mosfunksionimit të strukturave tradicionale që mbështesin frymën komunitare mes njerëzve. Njeriu modern, i gjendur përballë ndërprerjes së lidhjeve sociale, përballë pasigurive në rritje të botës moderne, përjeton një gjendje ankthi të vazhdueshme, prej nga burojnë pjesa kryesore e shqetësimeve psiko-sociale, ku mund të përfshijmë edhe kriminalitetin, shpesh patologjik, që haset në shoqëritë e sotme të industrializuara. Mënyra moderne e të jetuarit bën që njeriu sot të mos jetojë më në bashkësi, por në vetmi. Atomizmi shoqëror, një problem mjaft i diskutuar sot mes sociologëve dhe filozofëve, prodhon dukuri të cilat sjellin mjaft shqetësim. Jo vetëm mosfunksionimi i reagimit shoqëror, që do të duhej të ekzistonte, nëse do të kishim një jetë komunitare funksionale, por edhe mosfunksionimi i zbutjes së tensioneve që sjell një komunitet i shëndetshëm, bën që njeriu modern

10 F.P. 02/04 - 08/04/11

Agresiviteti shqiptar është më tepër një mpleksje e problemeve të modernitetit të sotëm, të implementuar në mënyrë krejtësisht kaotike të jetë mjaft i ekspozuar ndaj alternativave devijante të jetesës që ofron krimi, si dhe ndaj problemeve psiko-sociale që shpesh i shtyjnë njerëzit drejt sjelljeve të tilla. A po ndodh e njëjta gjë edhe në Shqipëri? Deri diku po, për sa kohë shoqëria shqiptare po ecën me ritme të shpejta drejt modernizimit. Megjithatë, janë faktorë të tjerë që e bëjnë këtë shoqëri të jetë më ndryshe, duke bërë që përmasat e kriminalitetit dhe agresivitetit të jenë shumë më të mëdha. Agresiviteti shqiptar është më tepër një mpleksje e problemeve të modernitetit të sotëm, të implementuar në mënyrë krejtësisht kaotike, me një të kaluar mjaft problematike që buron nga trashëgimia diktatoriale. Ai është më tepër një produkt i tranzicionit. Një shoqëri e tillë, është në një moment ku vlerat e shkuara janë zvetënuar, ndërkohë që njerëzit nuk po dijnë ende të gjejnë të rejat. Kjo bën që njerëzit ta kenë të vështirë të gjejnë gjuhën e konsensusit në lidhje me shumë çështje,

në punë, në familje, në jetën e përditshme, gjë që bën që marrëdhëniet e tyre të karakterizohen në një masë të konsiderueshme nga konfliktualiteti. Për sa kohë që njerëzit nuk kanë vlera të qëndrueshme të cilave u referohen, ata do ta kenë të vështirë të ndajnë siç duhet jetën e tyre. Ata do ta kenë të vështirë të merren vesh se ku qëndron e drejta e njërit e ku e tjetrit dhe kjo nuk do të mund të kalojë pa probleme. Por megjithatë, ajo që mbetet të bëhet në kushte të tilla, është përmbajtja dhe kultivimi i racionalitetit, si të vetmit mjete që bën të mundur krijimin e një klime më bashkëpunuese, e cila do të mund të kultivojë mundësitë për t’u marrë vesh. Të gjitha këto, kërkojnë në rradhë të parë angazhimin e një klase intelektuale, të aftë për të ofruar orientime të pranueshme, gjë që nuk po e shohim. Këtu mendoj që qëndron edhe problemi më i madh. Mbetet vetëm të shpresojmë që brezi i ri të mos marrë veset e të sotmit, për të shpresuar që në një të ardhme, shoqëria shqiptare të mund të gjejë rrugët e veta drejt përmirësimit.


Intervista 11-13

Nga Enton Palushi www.freepress.al

Një Shqipëri e re! Ambasadori holandez në Tiranë Henk G.C. van den Dool, në një shkrim të botuar nga disa gazeta, bënte thirrje për të rinjtë që të dalin në votime për të marrë fatet e tyre në dorë. Gazeta “Free Press” ka biseduar me zotin ambasador në lidhje me çështjen e mësipërme, për angazhimin e të rinjve në politikë, marrëdhëniet e tyre me votën, kuptimin që kanë ato për demokracinë. Më 8 maj në votime do dalin për herë të parë ata të rinj që kanë lindur pas rrëzimit të regjimit komunist. Për ambasadorin ky është një shans i artë për të dhënë një sinjal të fortë se tranzicionin e gjatë dhe të lodhshëm po e lëmë më në fund pas…

Zoti ambasador, në përgjithësi dëgjojmë të flitet që rinia shqiptare është indiferente. Ju në një shkrim tuajin flisni për zhgënjimin. Cili është ndryshimi mes tyre sipas jush? Të jesh indiferent nënkupton se ty nuk të intereson bota rreth teje dhe nuk të bëhet vonë se si shkojnë gjerat sepse je ti që ke vendosur se ato nuk janë të rëndësishme për jetën tënde. Kjo është njësoj si të humbasësh shpresën – një sjellje shumë e ftohtë kjo. Nga ana tjetër, zhgënjimi nënkupton se dikush do të kishte shpresuar apo edhe do të kishte pritur që gjërat të ishin ndryshe. Kjo do të thotë se ty të interesojnë gjërat që ndodhin. Zhgënjimi, në këtë kuptim, krijon një bazë për një përfshirje dhe veprim konstruktiv: nëse përpiqesh mjaftueshëm, mund të kontribuosh për një ndryshim pozitiv! Prandaj, nëse është e vërtetë që të rinjte shqiptare i kthejnë kurrizin politikës, unë shpresoj që kjo të jetë për shkak të zhgënjimit sesa për shkak të indiferencës. Nëse është kështu, ne kemi ende mundesi t’i bindim ata se e kanë gabim dhe se nëse do të zgjonin interesimin dhe duke u përfshirë ata kanë mundësi për ta konturuar/ formatuar vetë botën e tyre. Megjithatë zoti ambasador, duket se është një mision shumë i vështirë që të trazosh rininë shqiptare nga një gjumë letargjik ku ka rënë. Çfarë mendoni se mund të bëhet më shumë? Unë nuk mendoj se ata kanë rënë në gjumë letargjik. Unë shoh shumë të rinj shqiptarë të cilët janë aktivë, që arrijnë të marrin një arsimim me cilësi të lartë, dhe të cilët janë të etur të udhëtojnë e të njihen me kultura dhe popuj të tjerë. Ajo që duket se mungon është besimi se nëpërmjet politikës është e mundur të kontribuosh për një jetë më të mirë si për veten, ashtu dhe për brezat e së ardhmes. Faji për këtë humbje besimi bie tek

Ju mund të kërkoni transparencë duke bërë veten tuaj në rradhë të parë tepër transparent. Të refuzosh të marrësh pjesë është gjithmonë rruga më e shkurtër që të siguron se asgjë nuk do të bëhet më mirë... Foto Blerta Kambo

02/04 - 08/04/11 F.P. 11


IntervistaFP

politikanët, tek kultura politike. Por vetëm pjesërisht! Populli në përgjithësi, por sidomos të rinjtë, gjithashtu kanë një përgjegjësi të madhe në përcaktimin e së ardhmes. Kjo është ajo çfarë unë e kam quajtur “kontrata” midis votuesve dhe politikanëve. Votuesit duhet t’ju kërkojnë politikanëve që të jenë të qartë për programet e tyre, idealet e tyre, planet e tyre – kështu që në diten e zgjedhjeve – të ketë realisht alternativa për të bërë zgjedhje. Dhe pas zgjedhjeve, ata që janë zgjedhur duhet t’i mbajnë premtimet e tyre dhe të jenë të përgjegjshëm. Duke targetuar interesat e vërteta të të rinjve, politika mund të tregojë rëndësinë e vet dhe të tërheqë jo vetëm votuesit për herë të parë, por edhe përkushitmin e vazhdueshëm dhe besimin tek të rinjtë. Në parim, zgjedhjet vendore japin një mundësi të mrekullueshme për të zbatuar këtë “kontratë”, Votuesit duhet t’ju kërkojnë politikanëve që sepse çështjet mbi të cilat të jenë të qartë për programet e tyre, idealet politikanet mund të bëjnë e tyre, planet e tyre – kështu që në diten e fushatë janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën e përditzgjedhjeve – të ketë realisht alternativa për shme të votuesve. Unë jam të bërë zgjedhje kurioz të shoh nëse këtë herë fushatat elektorale do të bazohen mbi këto lloj çështjesh. A mendoni zoti ambasador se shqiptarët, sidomos të rinjtë, e dinë rëndësinë e votës? Sigurisht që PO! Demokracia mund të funksionojë vetëm nëse të gjithë besojnë se ajo do të funksionojë. Nëse nuk e bën pjesën tënde dhe ta bësh mirë këtë gjë, nuk mund të kesh legjitimitetin të ankohesh në lidhje me performancën e dikujt tjetër! Nëse ju mendoni se keni arsye të dyshoni mbi pastërtinë e lojen, ju duhet të përpiqeni të përmirësoni mënyrën se si ajo luhet duke kërkuar transparence.

12 F.P. 02/04 - 08/04/11


IntervistaFP

Por ju mund të kërkoni transparencë duke bërë veten tuaj NE rradhë të parë tepër transparent. Të refuzosh të marrësh pjesë është gjithmonë rruga më e shkurtër që të siguron se asgjë nuk do të bëhet më mirë... Ju thoni se do e hidhni votën tuaj më 8 maj. A duhet të kenë besim të rinjtë shqiptare se kjo votë e hedhur do numërohet, do llogaritet? Për të qenë i sinqertë, unë mendoj se në të kaluarën shumë shqiptarë kanë ndjerë se edhe nëse votonin apo jo, pa patur rëndësi se për kë votonin – kjo s’kishte fare rëndësi në të vërtetë. Më duket se ka qenë Jozef Stalin ai që ka thënë: nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron! Dhe ky është një realitet shumë i ngjashëm prej nga vijnë shqiptarët. Por besoj kjo i përket të kaluarës! Sidomos të rinjtë nuk duhet të influencohen nga kjo gjë. Vota e tyre tregon pranim ose refuzim të mënyrës si menaxhohen gjërat në komunën, bashkinë apo vendin e tyre, dhe vota e tyre, si rezultat mund të sjellë ndryshime të dukshme në realitetin ku jetojnë çdo ditë. Zoti ambasador, megjithatë ka të rinj që i kanë hyrë rrugës së politikës, por ka analistë që thonë se i ngjajnë shumë të vjetërve... Kudo do të gjeni njerëz që janë mplakur edhe pse janë ende në shkollë të mesme apo njerëz që iá arrijnë të qëndrojnë të rinj deri në një moshë të madhe. Ajo që është më e rëndësishme mendoj është se në çfarë mase janë strukturat ekzistuese të hapura ndaj ndryshimit. Çdo organizate që dëshiron të mbijetojë dhe të jetë relevante, qoftë nje kompani biznesi apo parti politike, duhet që vazhdimisht të rinoje dhe ri-freskojë veten e vet. Duhet të ketë një debat të brendshëm të përhershëm. Duhet të ketë kontrolle të vazhdueshme ndaj realitetit. Duke huazuar një shprehje të ish Presidentit të Komisionit, Zhak Delors, kur fliste për Intergrimin Evropian: është njësoj si të ngasësh një biçikletë – kur nuk ecën përpara, do të rrëzohesh. Por ky proces i nevojshëm rinovimi, mjaft i vështirë për çdo organizatë, mban nje sfide më vete për strukturat me lidershipe të forta. Dhe nuk besoj se do më kundërshtonte dikush nëse do të thosha se partitë politike në Shqipëri, të gjitha pa përjashtim, kanë një lidership shumë të fortë.

Në një shkrim të publikuar nga The Economist para pak kohësh thuhej se mosha mesatare në Shqipëri është 28 vjeç, por i qeveris një person që është 67 vjeç. Kjo quhet gerontokracia. A mendoni se është e rëndësishme që të mos ketë një hendek mes moshës së drejtuesve dhe moshës së popullit? A do të ishte e mundur t’i referohesha përgjigjes sime më lart për të treguar se të qenurit i ri apo i moshuar nuk është domosdoshmërisht e lidhur me moshën??? Këtë mos e merrni si një deklaratë politike, por nëse disa nga të rinjtë shqiptarë do të tregonin të njëjtin përkushtim dhe energji si për shembull ish-presidentët tuaj të meparshem apo z. Sabri Godo, panorama politike mund të dukej pak më shumë e gjallëruar. Ajo që ka rëndësi nuk është mosha, por të qenurit në kontakt me realitetin. Ju flisni për fillimin e një ere të re në shkrimin tuaj. Çfarë nënkupton një erë e re? Ju gjithashtu thoni se i duhet dhënë fund fjalës tranzicion. Kur i jepet fund tranzicionit në një vend si i yni, kur votohet lirshëm, kur zgjidhen të rinj apo...? Kryesorja që unë u përpoqa të theksoj në artikullin tim është fakti se “tranzicioni” supozohet të jetë i përkohshëm, një fazë e ndërmjetme në të cilën një shoqeri – në këtë rast shoqeria shqiptare – e transformon veten nga një shoqëri totalitariste, jo e lirë dhe me udhëheqje të centralizuar, në një demokraci plotësisht funksionale dhe me një ekonomi tregu. Sëmundjet e foshnjërisë të paevitueshme dhe mungesat e kësaj periudhe janë të kuptueshme dhe të falshme, pikerisht sepse është një fazëe e përkohshme dhe tranzicioni. Por në një moment të caktuar ju duhet të arrini një stad të ri dhe të merrni përgjegjësitë e plota, jo vetëm për arritjet tuaja, por edhe për gabimet tuaja. Zgjedhjet e 8 Majit janë të parat me votues që kanë lindur pas rrëzimit të regjimit komunist. Ky fakt i thjeshtë mendoj se jep një mundësi të mrekullueshme për Shqipërinë për të treguar se periudha e tranzicionit ka mbaruar dhe se realiteti është një Shqipëri e re. Nëse këto zgjedhje ju përgjigjen standardeve më të larta demokratike ndërkombëtare, kjo do të thotë se më në fund Shqipëria nuk do të etiketohet më në termat e periudhës prej nga ka dalë, por në vend të kësaj do të fokusohet plotësisht tek e ardhmja e saj e ndritur evropiane.

Vota e të rinjve tregon pranim ose refuzim të mënyrës si menaxhohen gjërat në komunën, bashkinë apo vendin e tyre, dhe vota e tyre, si rezultat mund të sjellë ndryshime të dukshme në realitetin ku jetojnë çdo ditë 02/04 - 08/04/11 F.P. 13


Bota 14-15

Ata janë heronjtë e heshtur të katastrofës bërthamore në Japoni. Nuk dihet shumë për to, përveç faktit se ishin në fillim 50. Thuhet se disa kanë vdekur, por heshtja mbizotëron kur bie fjala për këtë temë. “Samurajt Atomikë” kanë vendosur të japin jetën e tyre për të parandaluar një dramë më të madhe

E

rrësira thyhet vetëm nga disa elektrikë dore. Fotot e para nga brenda centralit atomik Fukushima Dai-Ichi nxjerrin në pah kushtet e tmerrshme në të cilat po punojnë këta burra të zot, për të shpëtuar vendin e tyre nga një apokalips nuklear. Pesëdhjetëshja e Fukushimës- një grup punonjësish të nivelit të ulët dhe të mesëm- janë në betejë me kohën për të ftohur reaktorët e tejnxehur që pas katastrofës së 11 marsit. Mendohet se pesë prej tyre kanë vdekur tashmë, 15 janë të plagosur, ndërkohë që të tjerët e dinë të sigurt se radioaktiviteti do i vrasë. 50 shpirtra të patrembur luftuan së bashku në ditët e para të katastrofës. Më pas grupit të tyre iu bashkuan edhe 150 kolegë të tjerë, të cilët bënin një punë me turne të shkurtra, për të mos qëndruar shumë të ekspozuar përpara radioaktivitetit. Japonia është në krahun e këtyre punonjësve, ndërsa të afërmit tregojnë mesazhet prekëse të dërguara nga ata në nxehtësinë e kësaj krize. Një grua thotë se i shoqi vazhdon të punojë edhe pse është plotësisht i vetëdijshëm për fatin e tij. Në një mesazh prekës, ai i thotë gruas së tij: “Të lutem, vazhdo të jetosh mirë, nuk do jem në shtëpi për ca kohë”. Një vajzë dërgon mesazhe në Twitter. “Babai im ka shkuar në centralin atomik. Kurrë nuk e kam parë mamanë duke qarë kaq shumë. Njerëzit tek centrali janë duke u përpjekur e duke sakrifikuar veten

14 F.P. 02/04 - 08/04/11

e tyre për të të mbrojtur ty. Të lutem babi, kthehu i gjallë në shtëpi”. Në të parën intervistë që japin “heronjtë e Fukushimës”, thonë se ndonjëherë kanë frikë. “Po luftojmë përballë një armiku që nuk e njohim. Por fakti që e gjithë bota është pranë nesh, na jep guxim në luftën që kemi nisur.” Por lufta nuk do jetë dhe kaq e lehtë. Së fundmi është zbuluar se edhe uji është ndotur me radioaktivitet në përmasa jashtë normales. Qeveria ka lëshuar një mesazh ku u bën thirrje nënave të mos u japin bebeve fëmijë nga rubineti. Lajmërimi erdhi pasi u bë e ditur se thërrmijat nukleare kanë mbërritur edhe në Europë pas katastrofës japoneze. Kjo e fundit mund të hyjë në librin e rekordeve si katastrofa më e shtrenjtë në historinë moderne të njerëzimit. Më shumë se 380 miliard euro janë kostot, e për më tepër janë në rritje.

Tymi i zi vijon të dalë nga centrali i Fukushimës, duke bërë që punonjësit të evakuohen disa herë për shkaqe sigurie. Pas më shumë se njëzet ditësh, zyrtarët japonezë thonë se beteja për të stabilizuar gjendjen në Fukushima është e gjatë. Lufta nisi kur tsunami goditi e më pas nxori jashtë përdorimit sistemin ftohës të centralit. Reaktorët mbetën të ekspozuar. Disa herë u tentua që të bëhet një lidhje energjie për të mundësuar pompimin e ujit tek reaktorët e tejnxehur. Edhe nga ajri u hodh shumë ujë, por situata vetëm sa ndryshoi përkohësisht. Radioaktiviteti ka hyrë në perime, qumësht e madje edhe në ujin e detit që rrethon këtë central. Shumë shtete kanë vendosur të ndalojnë importin e ushqimeve nga Japonia. Kjo mendohet se është katastrofa më e rëndë në 25 vite. Të paktën deri më tani...


Disa nga të ashtuquajturit “Pesëdhjetëshja e Fukushimës” janë ekspozuar ndaj një sasie radioaktiviteti 10 mijë herë më të madhe se normalja. Megjithatë ata kanë vazhduar betejën e tyre për të rikthyer energjinë e për të ftohur reaktorët

BotaFP

i rreptë. Kontroll do ketë edhe për vendet që synojnë të ndërtojnë centrale bërthamore. Mes tyre përfshihet edhe Shqipëria. Sipas mediave të huaja, Shqipëria kërkon të ndërtojë një central për llogari të Italisë në brigjet e lumit Buna në Shkodër. Sipas mediave, kjo është një zonë me shumë tërmete, ndaj është i rrezikshëm ndërtimi i centralit. Italia ka planifikuar të ndërtojë 10 reaktorë bërthamorë brenda 15 vitesh, por pa përcaktuar ende vendin. Në Itali është e ndaluar ndërtimi i centraleve bërthamore.

Rilindja bërthamore

Fotot e para të "Fukushima Fifty"

“Nuk kemi qymyr, nuk kemi naftë, nuk kemi gaz. Nuk kemi zgjidhje”. Me këtë moto Franca nisi një fushatë në fillim të viteve 2000 për t’i dhënë akoma më shumë jetë energjisë bërthamore. Që nga viti 2001, termi rilindja bërthamore u përdor për të ilustruar kërkesën në rritje për energji bërthamore pas rritjes drastike të çmimeve të karburanteve të dalë nga fosilet dhe kërkesës në rritje për të kufizuar gazrat me efekt serë. Megjithatë rilindja nuk ishte e lehtë. Disa probleme duheshin marrë parasysh: çështja e stafit të kualifikuar, problemi i mbetjeve bërthamorë e mbi të gjitha siguria në impiante, që doli në pah kohët e fundit.

Punonjësit e Fukushimas shtrohen në spital Disa nga të ashtuquajturit “Pesëdhjetëshja e Fukushimës” janë ekspozuar ndaj një sasie radioaktiviteti 10 mijë herë më të madhe se normalja. Megjithatë ata kanë vazhduar betejën e tyre për të rikthyer energjinë e për të ftohur reaktorët. Ndërkohë që numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti dhe tsunami që e pasoi po rritet, shumë nga punonjësit e centralit Fukushima Dai-ichi, të quajtur edhe Samurajt Atomik, janë dërguar në spital. Tre prej tyre janë shtruar në spital pasi mendohet se uji i ndotur me radioaktivitet u ka prekur trupin. Nuk dihet ende se si ka prekur uji trupat, por ka një dyshim se ujin e kanë marrë nga çizmet. Ndaj kompanisë që ka në pronësi këtë central ka pasur akuza se nuk ka arritur të shmangë katastrofën. Po ashtu ajo është akuzuar se ka

Katastrofa japoneze mund të hyjë në librin e rekordeve si katastrofa më e shtrenjtë në historinë moderne të njerëzimit lejuar të grumbullohen sasi të mëdha lëndësh radioaktive në central. Disa herë është kritikuar kjo kompani për probleme me sigurinë në centralet e saj.

Test stresi për centralet bërthamore Bashkimi Europian e ka marrë me shumë shqetësim çështjen e sigurisë së centraleve bërthamorë pas katastrofës së Fukushimës. Për secilin nga vendet që kanë centrale bërthamore do bëhet një kontroll

Reaktorët e rinj që po ndërtoheshin në Finlandë e Francë janë shtyrë dhe po e i tejkalojnë buxhetet. Kina ka në ndërtim 20 reaktorë të rinj bërthamorë, po ashtu Rusia, India e Koreja e Jugut po ndërtojnë reaktorë të rinj. Të paktën 100 reaktorë të vjetër dhe të vegjël do të mbyllen brenda 10-15 vitesh. Energjia bërthamore përbën 6 përqind të energjisë në botë dhe 13-14 përqind të elektricitetit në botë. SHBA, Franca e Japonia së bashku gjenerojnë 50 përqind të elektricitetit nga energjia bërthamore.

02/04 - 08/04/11 F.P. 15


DosjaeJavës 16-23

Daniela Vairami Të rinjtë e sot janë të çmendur. Nuk e dinë se çfarë është respekti për familjen dhe mësuesit. Unë kam dy fëmijë të vegjël dhe kam frikë për të ardhmen e tyre. Si dihet se si i merr adoleshenca. Alda Marasi Të vjen turp të kalosh nga blloku natën se thua ku jetojnë këta shqiptarë. Sheh vetëm një rini të dehur nga qejfi. Mendojnë se ky është argëtim, por e kanë gabim. Si mund të argëtohesh me një mendje të dehur, kur nuk mban mend asgjë. Alfred Koliçi Për mua shqiptarët nuk kanë më turp të flasin si për seksin dhe për masat mbrojtëse. Mendoj se ata prindër që i mbajnë të mbyllur fëmijët e tyre nga frika dhe për t’i mbrojtur, bëjnë gabim. Të rinjtë duhet të mësojnë të mirën dhe të keqen. Sadete Jazexhi Në kohën tonë s’e dinim ç’ishte burri. Flinim me ta natën e parë të martesës dhe me turp të madh madje. Sot fillojnë të bëjnë budallaqe të rinjtë që në gjimnaz. E kanë kuptuar demokracinë për mbrapsht. Blerina Llaka Unë nuk jam dakord me ata prindër që nuk flasin me fëmijën e tyre për seksin. Mirë është që fëmijët të dinë gjërat kryesore dhe kur i dëgjojnë nga prindërit mendoj se krijojnë një farë sigurie. Elena Mollaj Shqiptarët janë bërë më keq se bota jashtë. Nuk ekziston më fjala turp. Puthen në rrugë dhe nuk duan t’ia dinë që po ndajnë intimitetin e tyre me të tjerë. Sa më shumë kalojnë brezat dhe më të shthurur bëhen. Esmeralda Beta Mirë të rinjtë, por janë bërë dhe pleqtë më keq se ta. Ke frikë t’i lësh fëmijët vetëm se i ngacmojnë. Pale po të hipësh në autobus, të bezdisin. Dhe thonë pastaj se kanë shkalluar të rinjtë. Ata janë bërë më keq.

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

“Le të flasim Kështu titullohet një film që i kushtohet babait të seksologjisë, Alfred Kinsit. Gazeta “Free Press” ia kushton këtë dosje të javës seksit. Kemi pyetur qytetarët dhe njerëz të kësaj fushe për të pasur një ide të qartë se ç’mendojnë shqiptarët për seksin

T

ë gjithë e kemi parë, ose të paktën dëgjuar titullin e serialit të famshëm “Seksi dhe qyteti”. Jeta e katër vajzave në metropolin e botës, Nju Jork, jepet nga një këndvështrim seksual. Por a është kështu jeta e një femre 35 vjeçare në Nju Jork? Në kërkim të kësaj, disa gazeta dërguan korrespondente bukuroshe për të parë se si është jeta seksuale në qytetin më të emancipuar të botës. Asgjë nuk është si në film. Sigurisht që disa gjëra pranohen më shumë se në vendet e tjera, por nuk është ajo liria seksuale. E ndërsa flasim për liri seksuale, 20 vjet pas rënies së regjimit komunist në vendin tonë, është momenti për të diskutuar se si ka ndryshuar qëndrimi i shqiptarëve ndaj seksit. A e ka bërë seksi këtë shoqëri më të hapur, më të ndërgjegjshme, apo ka krijuar më shumë hendeqe? Ç’mendojnë shqiptarët për seksin e shpejtë, për takimet seksuale, për seksin tek adoleshentët. Është një botë e tërë që eksplorohet, por diç-

16 F.P. 02/04 - 08/04/11

ka mund të thuhet me siguri: gjërat kanë ecur përpara. Por e rëndësishme është që të mos bëjmë mbret seksin, siç thoshte një seksolog në një intervistë të botuar në “Free Press” dy javë më parë, por të përdorim seksin për të bërë një shoqëri më të hapur, më të emancipuar, më të zhvilluar.

Jeta e natës Argëtimi i rinisë në Tiranë nuk njeh limit. Mjafton një xhiro nga blloku në mesnatë për të kuptuar se ku shkon çmenduria e metropolit. Por jo vetëm kaq, në këto orë të vona është e vështirë të gjesh një njeri esëll. Porositë nuk bëhen më me gota, por me shishe. Askush nuk do t’ia dijë për çmimin e tyre. Edhe po t’i pyesësh, nuk mbajnë mend se sa kanë paguar. Gjithsesi, fundjava është ajo që i tërheq më shumë njerëzit që t’u drejtohen lokaleve të kësaj zone për ta harxhuar kohën e pushimit nën avujt e alkoolit. Por nuk mbetet me kaq. Nën qefin e alkoolit të rinjtë duan të shkojnë më tej. Një agim nën krahët e dikujt nuk do të ishte çudi...


DosjaeJavësFP

Argëtimi i rinisë në Tiranë nuk njeh limit. Mjafton një xhiro nga blloku në mesnatë për të kuptuar se ku shkon çmenduria e metropolit. Por jo vetëm kaq, në këto orë të vona është e vështirë të gjesh një njeri esëll

për seksin”

Mirjana Çela Mjerë ne çfarë brezi po risim. Punoj gjithë ditën dhe robtohem dhe kur vjen puna nuk je e qetë se nuk e di se ku e ke fëmijën. Edhe ne kemi qenë të rinj dhe argëtoheshim, por ky nuk është argëtim, por shthurje.

* * * Me ndryshimin e sistemit, në vendin tonë ka mbërritur dhe shthurja. Kështu do ta quanin gjyshet tona. Janë ato që shpesh kritikojnë mbesat e tyre për këtë shoqëri të qejfit. Femra është si qelqi, thonë shpesh, po u thye nuk ngjitet më. E kush i dëgjon më gjyshet e shkreta?

Lulëzim Kamberi Mendoj se në të gjithë këtë shoqëri të lëvizshme ka ndikuar teknologjia dhe sidomos interneti. Ke frikë t’i lësh fëmijët vetëm në shtëpi se shikojnë budallallëqe. Janë bërë më të djallëzuar se ne të rriturit.

foto blerta kambo

Tradhtia në rritje

Por jo vetëm meshkujt... Meshkujt janë më të shfrenuar për të bërë çmenduri. Por dhe femrat nuk mbeten pas. Është një modë dhe një e drejtë që të rinjtë ia kanë dhënë vetes. “Rregullat janë bërë për tu thyer”, thonë ata. Por nuk mungojnë edhe ato që quhen vajza të mira. Familja mund t’i ketë lënë edhe pa shkollë për t’i larguar nga ai që cilësohet si llumi i shoqërisë. Këto vajza të mbyllura nën kujdesin e familjes e quajnë për turp të flasin për seksin. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë dëshirë për të mësuar. Kështu ndodh me vajzat e periferisë. Të jetosh në metropol do të thotë t’i japësh shumë mundësi vetes për një të ardhme të mirë. Por kjo është një mundësi që mbart përbrenda dhe rrezikun e seksit apo drogës.

Me rritjen e etjes për çmenduri është rritur dhe tradhtia. Çifte që bashkohen dhe dashurohen pas një farë kohe mund t’i gjesh të ndarë

Me rritjen e etjes për çmenduri është rritur dhe tradhtia. Çifte që bashkohen dhe dashurohen pas një farë kohe mund t’i gjesh të ndarë. Ashtu siç raportonte para disa javësh gazeta “Free Press”, divorcet po kapin qiellin. Një nga arsyet kryesore të kësaj ndarje është tradhtia. Kur bëhet fjalë për tradhti, do të kuptojmë një lidhje e re që hyn në mes. Dëshira seksuale me një tjetër partnere çon këtë çift drejt dyerve të gjykatës. Dikur ishin të tjera arsye që çonte një çift në ndarje, ndërsa në ditët e sotme tradhtia është kryesorja. Seksi, edhe pse është shumë i rëndësishëm, e ka shndërruar shoqërinë njerëzore në një shoqëri të ndarë. Virgjëria ka humbur vlerën e saj. Ajo nuk është më një tabu apo një modë. Një vajzë e virgjër mund të përbuzet si e pa preferuar nga meshkujt. Madje të rinjtë e sotëm shpesh nuk e pranojnë martesën. Kjo fjalë është tmerr për ta. Liria mbi të gjitha. Por një zgjidhje e kanë gjetur. Atë e shohin tek bashkëjetesa. Një mënyrë jetese pa një kontratë. Mund të kalosh shumë vite me dikë, edhe të bësh fëmijë, por që në fund mbetesh beqar. Vajzat nuk e ëndërrojnë më natën e parë të martesës.

Të jesh prind në ditët e sotme është e vështirë... Nëse në jetë të jesh prind është një mrekulli, të jesh prind i një adoleshenti është frikë dhe ankth. Kjo ndodh për vetë faktin se fjala “adoleshencë” është e barabartë me “vështirësi”. Kjo është mosha ku të rinjtë jetojnë në qiellin e shtatë. Për ta, të kryesh seks është mëse normale. Ata që nuk bëjnë gjëra të tilla quhen të dalë jashtë modës. Adoleshenca shënon moshën e kërkesës për pavarësi të fëmijës. Këtu fillon edhe problemi i nënvlerësimit të prindit.

02/04 - 08/04/11 F.P. 17

Merita Siriani Nuk ka asnjë të keqe të flasësh për seksin. S’e kuptoj pse disa bëjnë si të turpshëm kur e dinë se është më se normale. Njeriu duhet të dijë çdo gjë në jetë. Mentalitetet kanë ndryshuar, nuk jemi më në kohën e xhaxhit ku të gjithë bënin si të ndershëm. Elsa Prespa Në çdo kohë ka pasur shthurje. Madje më parë ishte më keq sepse të rinjtë dinin shumë pak për seksin dhe mënyrat e mbrojtjes. Kjo i bënte që t’i braktisnin fëmijët e tyre dhe të bënin një jetë me turp. Silvana Halilaj Nuk ka asgjë të keqe që të rinjtë e sotëm janë më të shkathët se ne. Të gjithë prindërit duhet të jenë të kujdesshëm me mënyrën e komunikimit dhe edukimit. Iku koha e drurit. Sot nuk të pyet njeri, të largohet fëmija nga shtëpia dhe nuk ke ç’i bën. Jeton Shkoza Më kritikon përherë mami që të kem kujdes në shkollë dhe kur dal me shokët. por unë mendoj se ajo ja fut kot. Nuk ka asgjë të keqe të dalësh dhe të pish alkool apo të kesh të dashur. Ato harrojnë se kanë qenë dhe vetë të reja.


DosjaeJavësFP

Shqiptarët janë si të gjithë njerëzit në botë. Dashnorë të mirë, meshkuj e femra, janë ata që kanë më shumë dijeni për seksin dhe jetën seksuale. Në këtë kuadër, shqiptarët, nuk kanë akoma njohuritë e duhura seksuale

“Shqiptarët nuk dinë shumë pë Flet Dr. Adem Harxhi, studiues i seksologjisë

Zoti Harxhi, a është e vështirë të flasësh për seksin me shqiptarët? Kur flet për seksin, padyshim, ka vështirësi. Kjo nuk ndodh vetëm me shqiptarët. Unë jetoj në Amerikë dhe e them pa hezitim, në çdo show, kur biseda shkon për seksin, në sallë ka ilaritet dhe njëfarë çudie. Rreth dhjetë vjet më parë, unë fillova të shkruaj libra dhe të flas hapur në televizion për seksin. Në fillim kjo nuk ishte e lehtë, por unë e bëra. Pse? -Sepse e ndjeva që kjo punë duhej bërë. -E bëra për ata qindra- mijëra të rinj, që kanë mësuar për seksin me mënyrën më të lehtë, por me shumë rreziqe, me eksperiencën e tyre. Doja t’u thosha atyre: Vërtet, kjo është mënyra më e lehtë, por është shumë e shtrenjtë. Shumë të rinj, veçanërisht, vajza, e kanë paguar seksin me shumë vuajtje, me shumë ankth, me shumë frikë, me shumë sëmundje dhe jo rrallë, me jetën e tyre. -E bëra për prindërit dhe edukatorët, që t’u kujtoj se fëmijët e tyre në çdo moshë qofshin, kanë interesa seksuale, që duhet t’i kenë parasysh. Ata i çojnë fëmijët 15 ose 20 vjet nëpër shkolla, që të mësojnë ato që u duhen për jetën, për të mësuar një zanat, ndërsa, për atë që është pjesa me e rëndësishme e gjithë jetës së tyre, asnjë fjalë, injorim total. A nuk është ky një “budallallëk kolektiv” i yni? Që të lehtësoja detyrën e tyre në këtë drejtim, unë u mora me seksin dhe seksologjinë. -Sepse nuk ka fushë tjetër të aktivitetit njerëzor, që të jetë më e vjetër se seksi dhe akoma të ketë mbetur e re. Sepse nuk ka aktivitet tjetër për të cilin njerëzit të kenë qenë më të interesuar se për seksin. Sepse sot nuk ka degë të dijes, ku literatura të jetë kaq e pazotërueshme, siç është ajo për seksin. Seksi është mëkati i parë. Njerëzit pranuan seksin dhe humbën pavdekësinë. -Sepse mediat, si kudo në botë, ashtu edhe tek ne, janë të mbushura me imazhe seksuale, që shpesh janë konfuzionuese. Seksi, në jetën e përditshme nuk është ai që na ofron media çdo ditë: dy të rinj joshës, në një dhomë gjumi, ose diku tjetër, zhvishen dhe gëzojnë kënaqësinë e seksit. Ky është seksi në filma. Në jetë, seksi ka shumë vuajtje, dhimbje, lot dhe pse jo edhe gjak. Mos u çuditni që sot derdhet më shumë gjak në dhomat e gjumit se në autostradat. Nuk ka vrasje pa marrëdhënie midis atyre që vriten. Gjithkush që guxon të bëhet edukator për problemet seksuale, duhet të ketë domosdoshmërisht moshën dhe eksperiencën e duhur jetësore. Janë të shumta arsyet që më dhanë guximin e nevojshëm mua “Doktorit të syve”, ashtu siç më njohin të sëmurët dhe miqtë e mi gjatë pesëdhjetë vjetëve, që në muzgun e jetës të merrem me këtë subjekt kaq pak të njohur dhe në të njëjtën kohë, kaq shumë të keqinterpretuar në shoqërinë tonë. -Kush më mirë se një mjek mund ta bënte këtë punë. Një mjek, që i ka plotësuar kërkesat e profesionit të tij për dyzet vjet, është

18 F.P. 02/04 - 08/04/11

e arsyeshme, që ta ketë fituar të drejtën të kapërcejë kufijtë e një zakoni shtypës. Unë e ndjej veten të lirë të them atë që besoj se është e drejtë dhe e domosdoshme. E konsideroj detyrën time të flas hapur para njerëzve. Ndjej se duhet të shkruaj për atë që kam mësuar se është e vërtetë. Këto dije janë shumë të nevojshme për të gjithë. Ka shumë vuajtje seksuale që durohen, të cilat fare mirë mund të evitohen me pak njohuri. Ka shumë gëzime të paprovuara, të cilat e ulin shumë vlerën e jetës të gjithkujt. A mendoni se shqiptarët janë të informuar përsa i përket seksit? Vitet e fundit, kuptimi për seksin dhe seksologjinë ka pësuar ndryshime të mëdha edhe në vendin tonë. Seksi, nga një tabu që ishte më parë, tani duket sikur shëtit kudo lirisht. Mendoj se liria seksuale, ashtu siç është ajo tek ne, i ka kapërcyer kufijtë që duhet të ishin të pranueshme. Për këtë ka shumë arsye, por unë, sot, nuk do të përqendrohem te ato. Lidhur me pyetjen tuaj mendoj se shqiptarëve u duket se dinë shumë për seksin por, fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë. Në Shqipëri çdo gazetë dhe revistë, për arsye komerciale, boton shkrime për seksin, të marra nga gjithfarë burimesh. Ato në shumicë janë jo shkencore, janë kuriozitete, janë pornografi. Ato në vetvete nuk mësojnë asgjë. Madje, kur i lexoj, shumë prej tyre nuk i kuptoj as unë. Seksi dhe problemet e tij, sot, janë ngritur në niv-

elin e shkencës së kohës dhe për t’i bërë ato të qarta për njerëzit, duhet të flasin doktorët, seksologët dhe psikologët e përgatitur. Mësime për seksin nuk mund të japë një vajzë ose një grua që kërcen lakuriq në një club, e as një burrë apo një djalë që bën rolin e prostitutës ose të Kazanovës. Ka studime që flasin për dashnorë të mirë. A janë shqiptarët dashnorë të mirë? Shqiptarët janë si të gjithë njerëzit në botë. Dashnorë të mirë, meshkuj e femra, janë ata që kanë më shumë dijeni për seksin dhe jetën seksuale. Në këtë kuadër, shqiptarët, nuk kanë akoma njohuritë e duhura seksuale. Në kulturën tonë, akoma sharjet më të rënda e më të pista lidhen me atë që është më e rëndësishmja, më e bukura dhe më e dëshiruara – me seksin. Kudo rrugëve të qyteteve tona, dëgjon pa fund, sharje dhe fyerje që lidhen me seksin. Kjo tregon mungesë respekti për ndjenjën më të bukur dhe më të lakmuar, për të gjitha qeniet humane. A është e vërtetë që meshkujt janë më të dhënë pas seksit se femrat? Nëse po, pse ndodh kjo? Kjo nuk është e vërtetë. Dihet që meshkujt dhe femrat nuk komunikojnë në të njëjtën mënyrë. Meshkujt shkojnë tek dashuria nëpërmjet seksit, kurse femrat shkojnë tek seksi nëpërmjet dashurisë dhe


Klitori është organ me shumë rëndësi për arritjen e orgazmës prej femrave. Madje, klitori është i vetmi organ që ka për funksion vetëm kënaqësinë seksuale. Kjo është një përparësi anatomo- fiziologjike seksuale, që e kanë vetëm femrat

ër seksin” ndjenjave. Po qe se i mbahemi kësaj, nuk duhet të çuditemi që femrat dhe meshkujt, shpesh, nuk flasin të njëjtën gjuhë. Kjo ndodh për dy arsye: 1-Biologjia e tyre është e ndryshme 2-Roli social i gjinive është i ndryshëm. A e dini se deri para 50 vjetësh, edhe në vendet më të zhvilluara të botës, grave nuk u lejohej të bënin atë që bënin burrat seksualisht. Atyre, madje, nuk u lejohej as të lëviznin gjatë aktit seksual. Morali i kohës mësonte se gjatë aktit seksual lëvizin vetëm laviret, jo gratë e “mira”. Nuk pranohej se orgazmën e arrijnë edhe gratë. Nuk dihej se gratë masturbojnë. Nuk besohej se vajzat bënin seks para se të martoheshin. Kur seksologu i famshëm amerikan, Alfred Kinsi, publikoi në vitin 1950 rezultatet e anketimit të 18,000 burrave dhe grave, Amerika u shokua nga rezultatet që ai publikoi. Amerika e quajti atë të çmendur pse tha që edhe gratë arrijnë në orgazmë, se edhe gratë masturbojnë, se edhe gratë bëjnë seks para se të martohen, e të tjera të kësaj natyre.

mënyrë ajo e merr vetë në dorë kontrollin e aktit seksual. Orgazma vaginale është një formë e orgazmës që përdor të njëjtën rrugë nervore si dhe vatra-G, rrugën pelvike. Ju duhet të dini se klitori është më i madh nga sa duket. Këmbët e tij shtrihen nëpër murin e vaginës, ndaj një grua mund ta arrijë orgazmën edhe me eksitimin nëpërmjet vaginës. Kjo mund të vihet re duke kontraktuar muskulin Pubocoçygeus gjatë penetrimit. Lëvizjet pulsante, ritmike, stimulojnë mbaresat nervore. Gratë e përshkruajnë këtë si një orgazmë shtypëse dhe shumë të thellë. Frojdi e quajti orgazmën vaginale si orgazmë të pjekur, ndërsa orgazmën klitorale si të papjekur. Dr.Grafenberg. Vatra-G është një pjesë e padukshme e anatomisë femërore. Ajo vendoset në indin mbi murin e përparmë vaginal dhe rrethon uretrën. Vatra-G është një zonë e butë sa një bizele kur është e pa stimuluar, dhe ndjehet si një ngritje e vogël kur gruaja eksitohet. Disa gra janë të afta të arrijnë orgazmën me stimulim direkt të kësaj zone. Këto orgazma shoqërohen me ejakulacion të bollshëm femëror. Burim i ejakulacionit femëror janë gjëndrat parauretrale, të cilat vendosen në të dy anët e uretrës, gjë që i bën disa njerëz të mendojnë se ejakulati është urinë. Shumë gra janë divorcuar prej burrave të paditur duke e quajtur ejakulatin femëror urinë. Këtë e kanë pranuar edhe gratë dhe gjyqtarët e divorceve. Ja çfarë bën padija, nuk vlerëson një dhuratë të çmuar. Është e vërtetë, në disa gra duket sikur përpiqesh të gjesh gjilpërën në kashtë, por gratë që janë të durueshme dhe të ndjeshme, do të jenë të afta ta gjejnë vatrën –G. Disa kërkues thonë se rreth 40% e grave kanë provuar, më së paku,

Në jetë, seksi ka shumë vuajtje, dhimbje, lot dhe pse jo edhe gjak. Mos u çuditni që sot derdhet më shumë gjak në dhomat e gjumit se në autostradat Përfytyroni gjendjen e grave shqiptare lidhur me seksualitetin në kushtet e represionit të madh seksual për gratë. Gratë, kudo në botë kanë qenë trajtuar si qytetare të klasit të dytë. Janë këto, disa nga arsyet, që i bëjnë njerëzit të mendojnë se gratë janë më mbrapa nga burrat, në fushën e seksualitetit dhe seksit. Po sot? Gratë akoma hezitojnë t’u tregojnë partnerëve disa nga dëshirat e tyre seksuale. Ato mund të bisedojnë me shoqet për seksin, por turpërohen të flasin me burrat. Pse? Për këtë ka disa arsye: 1. Po qe se ato do të kërkojnë nga partnerët atë ç’ka dëshirojnë seksualisht, ato do të gjykohen si të përdala. 2. Shumë prej tyre nuk dinë çfarë të kërkojnë dhe si ta kërkojnë. 3. Ato druajnë se burrat do t’i trajtojnë sugjerimet e tyre për seksin, sikur (ata) nuk janë dashnorë të mirë dhe kjo do të merret prej tyre si kritikë. 4. Ato hezitojnë t’i thonë dëshirat e tyre, sepse kanë bindjen që burrat nuk do t’i dëgjojnë. Një grua njëherë më tha: “Edhe po t’i them atij të bëjë çfarë më pëlqen, ai nuk dëgjon. Ai vazhdon të bëjë po të njëjtën gjë”. Çfarë është pika G? A ekziston ajo? Vatra G, fillimisht, u njoh nga gjinekologu Ernst Grafenberg në vitin 1950. Ajo ishte harruar deri kur Dr. John Perry dhe Doktoresha Beverly Whipple e rikujtuan dhe e emërtuan si vatra-G për nder të

DosjaeJavësFP

një ejakulacion gjatë orgazmës. Kërkues të tjerë kanë gjetur një përqindje më të vogël. (Instituti Kinsey- New Report on Sex, 1990) Në seks-terapi, për gratë që kanë probleme seksuale pas traumave seksuale, përdoret metoda e grushtimit vaginal. Nuk bëhet fjalë për ndeshje boksi. Në këtë rast për të zgjuar seksualitetin e gruas, të frenuar për arsye të traumës, terapisti fut dorën e mbledhur grusht në vaginën e gruas për të bërë presion mbi vatrën-G. Flitet shpesh për orgazmën klitoriale, ku ndryshon ajo nga orgazma vaginale? Klitori është organi numër një, që kur eksitohet, i çon gratë në orgazma të forta e të shpeshta. Shumica e grave kanë nevojë për stimulimin e klitorit për të arritur orgazmën. Ky lloj stimulimi arrihet me duar, me gojë, me një dildo, me vibrator, ose gjatë interkursës. Disa gra pëlqejnë prekje të lehta e të buta që të eksitohen dhe që pasohen nga presion më i shpejtë dhe më intensiv. Gra të tjera preferojnë të preken vetëm me presion të butë ose vetëm me presion të fortë. Gjithmonë, burrat duhet të pyesin gratë se çfarë u pëlqen, ose t’i vëzhgojnë ato sesi e prekin veten për kënaqësi. Shumica e grave e arrijnë orgazmën me stimulimin me duar ose me gojë të klitorit dhe jo me penetrim. Po qe se gruaja preferon penetrimin vaginal, ndërkohë që është e eksituar nga stimulimi i klitorit, pozicioni seksual më i mirë është gruaja sipër. Në këtë

A kalon çdo orgazëm përmes klitorit? Klitori është organ me shumë rëndësi për arritjen e orgazmës prej femrave. Madje, klitori është i vetmi organ që ka për funksion vetëm kënaqësinë seksuale. Kjo është një përparësi anatomo- fiziologjike seksuale, që e kanë vetëm femrat. Në trupin e meshkujve nuk ka një organ që të ketë për funksion vetëm kënaqësinë. Me gjithë këto që thamë, nuk mund të thuhet se klitori është i vetmi organ nëpërmjet të cilit arrihet orgazma. Duhet të themi, se organi kryesor seksual tek njerëzit është jo midis shalëve, por midis veshëve, pra truri. Kjo është me shumë rëndësi dhe duhet të mbahet mend nga të gjithë. Orgazma vërtet është kontraksione të muskujve pelvike, por orgazma përpunohet në tru dhe shpërndahet nëpër trup po prej trurit. Njerëzit mund ta arrijnë orgazmën duke fantazuar, duke shikuar një material seksual ose pornografik, ashtu siç e arrijnë edhe në gjumë. Për rolin e madh të trurit në arritjen e orgazmës, flasin edhe këto fakte: 1- Kur një person nuk është i përqendruar në atë që bën, ai kurrë nuk e arrin orgazmën. 2- Përfytyroni veten duke bërë dashuri në dhomën tuaj të gjumit. Ju jeni në kulmin e kënaqësisë seksuale, kur hapet dera e dhomës dhe hyn fëmija juaj. Gjithë ai eksitacion i grumbulluar, gjithë ai tension seksual, menjëherë, shkrehet. Kjo flet për rolin e madh që ka truri në arritjen e orgazmës. Veç këtyre dy orgazmave kemi dhe orgazma të tjera, siç janë: - Orgazma nga vatra-G për të cilën folëm më sipër. - Coital Alignment Technique, që kërkon dy pjesë të gjenitaleve që të arrihet: klitorin dhe zonën e kockës pubike në bazën e penisit. Kur burri është futur thellë brenda në vaginë, ai mban kontakt të vazhdueshëm të klitorit me kockën e tij pubike. Kjo e çon gruan në orgazmë. Lëvizjet e pubisit të burrit mbi klitor duhet të jenë rrotulluese dhe xhentile. - Orgazma cervikale- disa gra shkojnë në orgazëm nga presioni konstant me penis në qafën e mitrës. - Orgazma uretrale. Duke qenë afër me klitorin, uretra, kur ngacmohet jep kënaqësi shumë të madhe, që e çon gruan në orgazmë. - Orgazma nga gjinjtë. Mos dyshoni për këtë. Disa gra thonë se kur burrat u puthin dhe u stimulojnë gjinjtë dhe thithkat me duar, kjo është shumë eksituese dhe i çon ato në orgazmë. - Stimulimi i të gjithë trupit. Disa gra thonë se stimulimi i gjithë trupit i çon në orgazmë. Ato mund ta ndjejnë orgazmën poshtë në pelvis, por janë duart, gjuha dhe gishtat nëpër trup që e ndërtojnë ndjenjën e mrekullueshme. Mbani mend: Sot, e themi me gojën plot, se çdo grua ka rrugën dhe mënyrën e saj për të arritur orgazmën. Kjo mënyrë e arritjes së orgazmës është aq individuale, sa mund ta quajmë si “gjurmët e gishtave”. Kjo do të thotë, se çdo grua e arrin orgazmën në mënyrën e saj unike, sa ç’janë unike edhe gjurmët e gishtave të saj.

02/04 - 08/04/11 F.P. 19


DosjaeJavësFP

www.freepress.al

Kur duhet të fillojnë aktivitetin seksual femrat Femra nga natyra e saj kujdeset më shumë për veten. Por ka shumë prej tyre që neglizhojnë dhe nuk bëjnë një vizitë gjinekologjike edhe kur shohin se kanë probleme. Por në cilën moshë duhet të fillojë një femër aktivitetin seksual? Për këtë çështje flet gjinekologia Brunilda Shehu.

V

izitat gjinekologjike janë shumë të rëndësishme për shëndetin e një gruaje. Këto vizita duhet të fillojnë që në fillimet e ciklit menstrual. Femra duhet të mësohet me trupin e saj për të parë se ku mund të ketë ndonjë problem. Për një shëndet sa më të mirë seksual, femrat duhet të tregojnë kujdes me standardet e higjienës dhe mënyrën e të ushqyerit. Vizitat gjinekologjike duhet të bëhen çdo vit edhe pas menopauzave. Virgjëria mund të bëhet si një mani për shumë njerëz. Ka shumë femra që e kanë këtë mani për të ruajtur martesën e tyre. Por nuk ndodh kështu me të rinjtë e qyteteve të mëdha. Virgjërinë mund ta humbasësh dhe me një shok apo një person të takuar rastësisht. Së pari dua t’i kujtoj të gjitha femrave se humbja e virgjërisë është një moment shumë i rëndësishëm. Përveç dëshirës së tyre për të kryer marrëdhënie me partnerin ato duhet të jenë të informuar për shtatzaninë e padëshiruar apo për sëmundjet infektive. Për këtë duhet të kenë njohuri për masat mbrojtëse. Kuptohet se një femër me një moshë më të pjekur është më e vetëdijshme dhe e kujdesshme për atë që po bën. Mosha ideale është 18 vjeç. Një tjetër gjë e rëndësishme është se vendimi për të pasur marrëdhënie seksuale është një vendim i ndërgjegjshëm dhe jo i imponuar nga partneri. Është shumë e rëndësishme që këtë vendim ta merrni me qejf dhe jo me frikë, ankth apo presion. Nuk mund të them se ka një moshë të saktë për të kryer marrëdhënien e parë seksuale. Kjo moshë varet nga njerëzit e përfshirë në marrëdhënie. Mosha më e përshtatshme është mbas moshës 18 vjeç ku femra ka arritur një farë pjekurie. Por edhe humbja e virgjërisë në moshë të madhe mund të shkaktojë probleme në marrëdhënien seksuale të mëvonshme. Një femër nuk duhet të ngatërrojë fantazinë me realitetin. Marrëdhënia e parë është një çast i paharruar. Marrëdhëniet seksuale janë një instikt njerëzor shumë i rëndësishëm. Por mbi të gjitha është i rëndësishëm për të krijuar brezin tjetër. Por femrat janë ato që lodhen më shpesh nga jeta seksuale dhe neglizhojnë, madje harrojnë se sa e rëndësishme është për të mbajtur trupin në formë. Janë disa faktorë që e bëjnë femrën pasive në jetën seksuale: 1. Frika për marrjen e ndonjë sëmundjeje gjatë aktit seksual. 2. Përdorimi i ilaçit kundër mbetjes shtatzënë (anti-conception). Disa lloje të tilla ilaçesh përbëhen nga një sasi e madhe progesto-

20 F.P. 02/04 - 08/04/11

roni, i cili ul dëshirën për të pasur marrëdhënie. 3. Pasja e një vagine të thatë. Femrat nuk duhet të harrojnë se kryerja e marrëdhënieve seksuale bën që muskujt e trupit të jenë në lëvizje dhe si rrjedhojë të digjen kalori. Nëse doni të humbisni në peshë, femrat duhet të kenë një jetë seksuale aktive. -Intimiteti bën që femrat të kenë besim në vetvete. -Trajton rrudhat. Lëkura bëhet më elastike për shkak të estrogjenit dhe hormoneve të tjera gjatë përkëdheljeve në shtrat. Këto përkëdhelje përveçse të japin kënaqësi, të pakësojnë dhe rrudhat. -Forcon imunitetin. Ekziston një mundësi që seksi zvogëlon probabilitetin e zhvillimit të kancerit. Seksi përforcon imunitetin, aq sa konsiderohet si një prej masave më të mira parandaluese të sëmundjeve të ndryshme. -Largon stresin. Marrëdhëniet seksuale janë shumë të nevojshme për të luftuar stresin për shkak të hormonit oksitonin, i cili sjell

Nuk ka rëndësi se kur e filloni jetën tuaj seksuale, por e rëndësishme është të dini të mbroni veten tuaj. Mos e lini injorancën të prishë jetën tuaj një ndjenjë qetësie dhe relaksimi. Seksi është një antidepresant i efektshëm, i cili ju ndihmon të harroni për problemet ose hallet e ndryshme që ju shqetësojnë. -Qetëson dhimbjen. Endorfinat, të cilat prodhohen kur bëhet dashuri, ndihmojnë në qetësimin e çfarëdolloj dhimbjeje. -Zgjat jetën. Dhe kohët e fundit është provuar që seksi të zgjat jetën. Njerëzit seksualisht aktivë vuajnë nga sulmet në zemër shumë më rrallë. Sëmundjet seksuale transmisive janë: HIV, vaginoza bakteriale, kandida, trihomona, herpesi gjenital, gonorea dhe sifilisi. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga sëmundjet transmisive seksuale është kondomi, qoftë për seks vaginal, oral apo anal. Nuk ka rëndësi se kur e filloni jetën tuaj seksuale, por e rëndësishme është të dini të mbroni veten tuaj. Mos kini turp të pyesni apo të këshilloheni. Mos e lini injorancën të prishë jetën tuaj seksuale.


Mashkulli mund të jepet me çdo femër, ndërsa femra nuk mund të shkojë me çdo mashkull. Është pikërisht mosha e adoleshencës, ku rregullat e shoqërisë nuk merren parasysh. Dhe sëmundjet seksuale të transmetueshme janë më të përhapura në këtë moshë

DosjaeJavësFP

Kur duhet të fillojnë aktivitetin seksual meshkujt Sikurse femrat edhe meshkujt kanë një moshë më të përshtatshme biologjike për të filluar aktivitetin seksual. Por cila është mosha më e përshtatshme? Këtë e ka shpjeguar më mirë për gazetën “Free Press” andrologu Evi Dani.

j N

ë nga problemet e seksualitetit është aktiviteti seksual në adoleshencë. Në ditët e sotme ky aktivitet fillon në adoleshencë. Adoleshenca është grupi shoqëror në të cilin duhet pasur kujdesin më të madh, për mënyrën e udhëzimit të këtij grupi të rinjsh për një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre siç është aktiviteti seksual. Është pikërisht kjo moshë, ku mashkulli në ndryshim nga femra pëson ndryshime të mëdha. Në këtë moshë fillon dhe ndjenja dhe dëshira seksuale. Mashkulli ka arritur pjekurinë seksuale që ka të bëjë me zhvillimin e organeve seksuale, me shfaqjen e shenjave sekondare seksuale, me rritjen e shtratit, por edhe me ngritjen e personalitetit dhe me zhvillimin e vetë psikologjik. Në këtë moment vjen dhe koha e aktivitetit seksual. Dëshira e mashkullit apo e femrës për aktivitet seksual rritet me rritjen e pjekurisë së tyre dhe kur bëhen të aftë për riprodhim. Njeriu, ndryshe nga qeniet e tjera, bën aktivitet seksual në çdo kohë sepse është qenia më e lartë ideologjike. Këto instinkte seksuale janë shumë të vrullshme. Dhe në këtë kuadër luan një rëndësi shumë të madhe shoqëria. Është kjo shoqëri që krijon këtë kornizë rregullash. Çdo shoqëri ka vendosur një sërë rregullash të caktuara për mënyrën e trajtimit të marrëdhënieve seksuale. Ndryshe janë rregullat në vendet me tradita fetare të rrepta dhe ndryshe ndodh në vendet e zhvilluara. Në këtë vende flitet më lirshëm për aktivitetin seksual. Megjithatë kjo punë ka rëndësinë e vet. Pikërisht në këtë pikë fillon dhe hapen problemet. Nëse do të kalonim pak në kohë në vitet 60’ në të gjithë botën dhe në veçanti në vendet amerikane dhe evropiane u organizuan shoqata të rinjsh që diskutonin për seksin. Në këtë kohë ndodhi një lëvizje e re që quheshin grupet “hipi” që në një farë mënyre kërkonin më shumë të drejta për liri seksuale. Shoqëria në atë kohë dënonte një marrëdhënie jashtë martesore. Femra dënohej më shumë në ak-

tivitetin e saj seksual. Mashkulli deri diku ishte i privilegjuar. Mbas shumë vitesh në vendet e Amerikës apo në Evropë, ky moment i lirisë seksuale kushtoi shumë për shoqërinë. U shtuan shumë fëmijët e paplanifikuar. Ishin mbi pesëqind mijë femra që bënin fëmijë në moshë të vogël. Këto femra nuk bënin gjë tjetër por shkatërronin rininë e vet. Ishte një fëmijë që do të rriste një fëmijë. U hapën probleme sociale dhe shoqëria ishte e detyruar t’i ndihmonte. Femra në qëndrimin e vet, në sjellje, në veshjen e saj thuhet që hedh sinjale seksi sa herë që kalon. Edhe në jetën seksuale tek kafshët ka ngacmime. Si për shembull palloi ngre bishtin e saj për të provokuar, apo luanesha, të cilat kërkojnë të tërheqin seksin tjetër. Mashkulli është ai që e merr iniciativën, ndërsa femra është e detyruar të pranojë ose jo. Sikur të mos ishin këto instinkte, riprodhimi do të ishte me pikëpyetje. Një femër do një arsye për të bërë seks. Ndërsa mashkulli mund të kryejë një marrëdhënie të shpejtë edhe në zyrë. Mashkulli mund të jepet me çdo femër, ndërsa femra nuk mund të shkojë me çdo mashkull. Është pikërisht mosha e adoleshencës, ku rregullat e shoqërisë nuk merren parasysh. Dhe sëmundjet seksuale të transmetueshme janë më të përhapura në këtë moshë. Vendosja e prezervativit është një nevojë e domosdoshme e shoqërisë. Shoqëritë e huaja shpenzojnë shuma të mëdha për të mbrojtur të rinjtë nga këto sëmundje. Në vendin tonë mungojnë statistika të sakta për marrëdhëniet seksuale, por e përgjithshmja është se shoqëria duhet të bëjë shumë kujdes. Për femrat aktiviteti seksual duhet të fillojë në moshën 18 vjeç, ndërsa tek meshkujt në moshën 22 vjeç. Në këtë moshë si mashkulli dhe femra janë më të vetëdijshëm për atë që po bëjnë. Aktiviteti seksual tek meshkujt mbaron deri në ditën ku mashkulli vdes. Gjatë gjithë periudhës së vet mashkulli ka fazat e veta ku është më aktiv në jetën seksuale. Në moshën e tretë ky aktivitet fillon dhe të bjerë. Në këtë moshë mashkulli është mirë që të fillojë të konsultohet me mjekun. Në këtë mënyrë dhe cilësia e jetës bëhet më e mirë.

02/04 - 08/04/11 F.P. 21


DosjaeJavësFP Është e vërtetë që këta të rinj e kërkojnë me ngulm intimitetin apo dhe përfshirjen në një akt seksual, por ende ka tabu. Ka shumë gjëra që të rinjtë i bëjnë në ambiente të papërshtatshme

“Adoleshentët e nisin shpejt Marrëdhëniet seksuale janë një nga temat më të pëlqyera nga të rinjtë, por jo vetëm. Nëse do vëmendje nga dikush, fliti për seksin. Tabutë janë thyer dhe bisedat intime janë të shpeshta. Dikush për të mësuar dhe dikush për të treguar. Por të rinjtë janë ata që duan të mësojnë më shumë. Ja si i konceptojnë adoleshentët marrëdhëniet seksuale. Për këtë çështje flet sociologu Alban Kano.

Si konceptohen marrëdhëniet seksuale tek adoleshentët? Pjesa e seksualitetit tek adoleshentët duket si një pjesë e modës, apo si një stil jetese, si një diçka që duhet bërë patjetër. Në të kundërt do të ndjehesh se nuk je pjesë e të tjerëve. Të tjerët mund të të gjykojnë si një çun mamaje për të ofenduar dikë që në këtë moshë nuk kanë kapaciteti për të pasur një të dashur. Ideja për të pasur një të dashur nga meshkujt dhe nga femrat është njësoj, pavarësisht se femrat nuk e kanë shumë të shprehur këtë fakt. Meshkujt e thonë me zë të lartë se kanë dy ose tre të dashura, por harrojnë se këto janë femra. Por tendenca është njësoj si tek meshkujt dhe tek femrat, por ndryshon mënyra e të shprehurit. Këta të rinj duan patjetër të kenë një lidhje edhe pse nuk ndihen gati, apo edhe pse mund të kenë ankth. Por ka ende shumë punë për të bërë me këta të rinj. Sa tabu është informimi i të rinjve për marrëdhëniet seksuale? Është e vërtetë që këta të rinj e kërkojnë me ngulm intimitetin apo dhe përfshirjen në një akt seksual, por ende ka tabu. Ka shumë gjëra që të rinjtë i bëjnë në ambiente të papërshtatshme. Si për shembull në banjën e një diskoteke apo diçka të shpejtë në shtëpi. Këto janë eksperimentime që të rinjtë duan të bëjnë. Por prapë marrëdhëniet seksuale tek të rinjtë merren si diçka komike. Një pjesë e mirë e femrave janë ende të ndrojtura në këtë drejtim. Kjo, pavarësisht se me të dashurit e tyre mund të kryejnë marrëdhënie. Në diskutimet e lira ato janë shumë të ndrojtura, si me psikologun, edhe me mësuesit apo dhe prindërit. Kjo ndrojtje vjen nga frika që kanë për të mos i gjykuar njeri. Ata kanë frikë se mos etiketohen për keq. Duket sikur të rinjtë janë më të lirshëm në këtë drejtim pasi e kanë kthyer si modë këtë pjesë, por në fakt ka tabu dhe vështirësi në këtë komunikim. Por mbi të gjitha ka edhe shumë gënjeshtra, mungon sinqeriteti tek gjërat që bëjnë. Në zonat rurale ne e dimë pavarësisht se nuk e kemi parë nga afër, se të rinjtë nuk janë kaq të hedhur. Mendoj se ata janë më pak të informuar. Këtu ndikojnë shumë faktor si familja apo rrethi shoqëror. A ndryshojnë adoleshentët e zonave rurale nga ato urbane? Unë mendoj se adoleshentët e zonave rurale janë më të mbarë në kuptimin e intimitetit apo e pjesës të studimeve. Duket se ambienti

22 F.P. 02/04 - 08/04/11


Problemi më i madh i të rriturve është pjesa e komunikimit të tyre me fëmijët. Ky problem është më i madh tek femrat, por edhe tek disa meshkuj. Ka shumë prindër që i ndajnë detyrat e tyre. Nëna për shembull do të merret me vajzën, ndërsa babai me djalin

DosjaeJavësFP

jetën seksuale” që i rrethon, nuk i ofron shumë aktivitete sikurse janë në qytete. Kufizimi i tyre bën që ata ta kenë më të vështirë konceptimin e marrëdhënieve seksuale në moshë të vogël. Ose ky intimitet mund të bëhet në mënyrë të fshehur dhe kjo mbart ankth. Të gjithë duhet të dinë që ankthi është armiku numër një i një jete të shëndetshme seksuale. Ky ankth të bën që ti të mendosh shumë gjëra dhe të mos mendosh për kënaqësinë që mund të marrësh. Mendoni se ka shumë të rinj që kryejnë marrëdhënie seksuale në adoleshencë? Është e vështirë ta identifikosh, por ka shumë të rinj që kryejnë marrëdhënie seksuale në moshë të vogël. Është e vështirë që me anë të një pyetësori të nxjerrësh një rezultat të saktë pasi ka edhe shumë gënjeshtra. Nga diskutimet e mia me të rinjtë ka shumë djem që

kanë kryer marrëdhënie para moshës 17 vjeç. Nuk është shumë e theksuar para adoleshencës, por që ka shumë raste. A janë të mirëinformuar këta të rinjtë për pasojat? Shumica e të rinjve shfrytëzojnë festat pasi janë dhe momentet më të mira për të qëndruar me njëri-tjetrin. Ata jo gjithmonë mund të dalin lirshëm sikurse mund të bëjnë ata të moshës 20 vjeç. Të informuar deri diku janë, por dhe neglizhojnë. Shumë prej tyre e kanë siklet përdorimin e prezervativit, që i ndihmon shumë ndaj infeksioneve dhe shtatzanisë të padëshiruar. Femrat e kanë siklet të përdorin kontraceptiva sepse ato kanë rregullat e tyre të përdorimit. Por një tjetër problem është se ka informacione të gabuara. Ky është një fakt që mua më shqetëson. Në shumë diskutime që bëj me të rinjtë shumica e tyre thonë se “unë kam dëgjuar”. Për pjesën e intimitetit është mirë

Çdo kohë ka problematikën e vet, por që me vite mund të duket diçka normale. Këtu hyn pjesa e të bërit stil ose modë një problematikë. Shumica e të rinjve pa qenë gati të kryejnë marrëdhënie përfshihen në këtë proces vetëm për të treguar se nuk është jashtë modës

që të gjithë të kenë një informacion të saktë sepse po e dite gabim, nuk ka kthim mbrapa. Ekzistojnë të rinj që para se të kryejnë marrëdhënien e parë konsultohen me psikologun? Pjesa më e madhe konsultohen me psikologun pasi kanë kryer marrëdhënien e parë. Rrallë mund të ndodhë që të tregojnë që në fillim. Kjo është gjë e mirë për ata që konsultohen. Si ka ndryshuar rinia në vite? Në vite ndodh gjithmonë konflikti midis brezave. Ata që mbarojnë gjimnazin para katër apo pesë vitesh kanë tjetër mentalitet për intimitetin. Po të pyesësh dhe fëmijët e moshës së pubertetit do të kuptojmë se që aty kanë filluar ngacmimet e para. Rinia sa vjen dhe bëhet më e hapur. Çdo kohë ka problematikën e vet, por që me vite mund të duket diçka normale. Këtu hyn pjesa e të bërit stil ose modë një problematikë. Shumica e të rinjve pa qenë gati të kryejnë marrëdhënie përfshihen në këtë proces vetëm për të treguar se nuk është jashtë modës. Po të rriturit e kanë të lehtë të flasin për seksin? Problemi më i madh i të rriturve është pjesa e komunikimit të tyre me fëmijët. Ky problem është më i madh tek femrat, por edhe tek disa meshkuj. Ka shumë prindër që i ndajnë detyrat e tyre. Nëna për shembull do të merret me vajzën, ndërsa babai me djalin. Por nuk është

se ky komunikim është i lirshëm. Ka ende shumë siklet nga prindërit që të flasin me fëmijët e tyre për seksin. Mund të jenë shumë të rrallë këta prindër të emancipuar. Tek të rriturit mund të them se ka shumë prej tyre që shtiren sikur kanë kënaqësi gjatë aktit seksual. Si ka ndikuar emigracioni apo emigrantët në thyerjen e tabuve seksuale? Emigracioni ka ndikuar shumë. Dimë shumë raste se të rinjtë që vajtën për herë të parë në emigrim, lekët e para i shpenzuan në shtëpi publike. Shumë prej tyre madje shtiren dhe si profesionistë. Kjo është një eksperiencë që nuk përfshin marrëdhënien tipike intime. Ky është thjesht një shkarkim fizik dhe një mburrje për t’i treguar të tjerëve se çfarë kanë bërë. Këta emigrantë kanë pasur dhe një ndikim negativ tek pjesa e mbrojtjes që është shumë delikate. Ka shumë emigrantë që nuk e kanë dashur përdorimin e prezervativit dhe një nga arsyet e përhapjes së HIV/AIDS në vendin tonë kanë qenë këta emigrantë. Këta në fillimet e tyre nuk e kanë ditur se çfarë është prezervativi, por dhe kur e kanë mësuar, nuk e kanë pasur me qejf përdorimin e tij. Si ndikon media? Media ndikon shumë, por unë mendoj se media e shkruar është pak më mirë në këtë drejtim. Por për mënyrën e informimit nuk ju vihet faj pasi këtu ende nuk ka një database të mirë me të dhëna të sakta. Një rol shumë të rëndësishëm në informim luan interneti. Leximi dhe ana teorike të bën mirë që të mposhtësh ankthin. Pjesa e medias elektronike të lë shumë për të dëshiruar. Pamjet mund të jenë shumë vulgare dhe në pjesën më të madhe transmetojnë dhunën apo përdhunimin. Ky nuk është një model i mirë. Dikur ka pasur një emision televiziv me telefonata për pjesën intime, por sot janë zbehur. A shohin shqiptarët pornografi? Pornografia është një çështje shumë delikate dhe nuk u përket vetëm meshkujve, pavarësisht se janë ata që e kanë marrë stafetën në dorë. Por nuk janë vetëm ata që shohin. Në ditët e sotme pornografia është më tepër një biznes. Nuk mund të them të njëjtën gjë për pornografinë e viteve 80’. Filmat që bëheshin kishin një farë subjekti. Shikuesi mund të arrinte të kuptonte se përveç akteve seksuale kishte dhe një farë mesazhi. Kishte shumë raste që marrëdhëniet seksuale në këta filma kryheshin me prezervativ. Ky fakt është harruar fare nga vitet 2000 dhe këtej. Po të shohësh tek Channel X, aty ke vetëm skena ordinere pa prezervativ, kalojnë 20 minuta pa i ndodhur ejakulacioni. Ka një transmetim vetëm agresiv. A duhet të shohin të rinjtë pornografi? Të rinjtë nëse kanë dëshirë të shohin pornografi është mirë që të shohin nga pjesa e klasikes të viteve 90’. Këta filma kanë një farë edukate dhe subjekti. Filmat e viteve të fundit kanë harruar se çfarë është prezervativi. Kanë vetëm një fantazi të shfrenuar dhe asgjë më shumë. Mirë është që një individ që kryen marrëdhënie për herë të parë të konsultohet më parë apo të shohë pornografi. Idealja do të ishte komunikimi, por duke qenë se mungon, të rinjtë shohin akte seksuale në mënyrë të fshehtë.

02/04 - 08/04/11 F.P. 23


Shëndeti 24-29

Nga Jonida Late www.freepress.al

Çfarë është myku i këmbës dhe si mund të mbrohemi Pranvera është një stinë shumë e pëlqyer dhe e dashur nga të gjithë, por edhe ajo ka problemet e saj lidhur me lëkurën e këmbëve. Stina e pranverës dhe ajo e verës janë periudha kur myku i këmbëve zhvillohet më tepër. Arsyen përse myku i lëkurës së këmbëve zhvillohet më tepër në këtë stinë na e thotë në një intervistë për “Free Press”, Doktori i Shkencave, dermatologu Bujar Përnaska, mjek pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3 dhe njëkohësisht Shef i Shërbimeve të Tiranës për Dermatologjinë.

Nga se shkaktohet myku te këmbët? Çdo stinë ka sëmundjet e veta të lëkurës, si në verë, në vjeshtë, në dimër dhe në pranverë. Myku zakonisht hyn te sëmundjet sezonale të pranverës, dhe aq më tepër të verës. Myku lidhet direkt me shtimin e djersës te këmbët. Kjo gjë ndodh zakonisht te personat që ecin shumë, që rrinë në këmbë shumë, mbajnë çizme dhe këpucë për një pjesë të madhe të ditës. Zakonisht myku i këmbeve shfaqet te ushtarakët. Kjo sëmundje zakonisht njihet edhe si sëmundja e ushtarakëve, policëve. Myku i këmbës shfaqet shumë edhe te personat që mbajnë këpucë jo origjinale, pra mbajnë këpucë që nuk janë origjinale. Gjithashtu edhe te personat që u djersijnë këmbët vetë pasi lëkura e këmbës së njeriut ka një pehash të caktuar, prishja e këtij pehashi bën që të krijohen mundësitë për zhvillimin e mykut të këmbët. Këto quhen hepidomofeti, ose kërpudha. Në cilën pjesë të këmbës shfaqet më shumë myku? Myku fillimisht shfaqet midis gishtave të këmbës, sidomos midis gishtit të tretë dhe të katërt. Cilat janë shenjat e tij? Shenjat e mykut janë këto, ato si fillim vendosin një cipë të bardhë, skuqen dhe pastaj çahen. Njerëzit si rezultat i kësaj patologjie fillojnë edhe ankohen për dhimbje dhe djegie. Kjo është faza e parë e zhvillimit të sëmundjes. Çfarë shkakton myku i këmbëve nëse ka hyrë në organizëm? Nëse myku, kërpudha kanë hyrë në organizëm, fillojnë edhe shfaqen probleme dhe shenja të alergjizimit. Kur myku ka hyrë në organizëm, problemet me të fillojnë të shfaqen edhe te duart. Ne mjekët ndjekim në këtë rast parimin “Kur një pacient ankohet nga këmbët, pyete për duart”.

24 F.P. 02/04 - 08/04/11

A mund të transmetohet myku i këmbëve nga një person te tjetri? Po. Pasi ndodh që një person, i cili vuan nga myku të infektojë edhe personat e tjerë të familjes. Kjo ndodh pasi ne në shtëpi na ndodh që të ngatërrojmë edhe pantoflat e njëri – tjetrit. Në momentin që pantoflat i vesh personi tjetër i familjes, edhe ai merr infeksion, pasi myku është një sëmundje lëkurë që përhapet nga një person te një tjetër. Edhe pse personi tjetër nuk mund të ketë djersitje të këmbës, mund të jetë një njeri shumë i rregullt, që përdor sandale, që i lan këmbët, por e merr mykun nëpërmjet rrugës së sipërpërmendur. Prandaj te tregu i rrobave të përdorur, çdo gjë mund të blihet, por këpucët nuk blihen. Kjo sepse çdo gjë tjetër mund të dezinfektohet, këpucët jo, pasi nuk ke si ta dezinfektosh. Përveç kësaj, këpuca e re pasi e përdor merr formën e këmbës. Ndryshe e merr për X-in dhe ndryshe për Y-nin, pastaj kalojmë në probleme të tjera, si janë ato të kallove dhe të deformimit. Por, këto këpucë që blihen te tregu i rrobave të përdorura mund të kenë edhe myk, myk i cili mund të kalojë pastaj edhe te personi që i blen dhe i përdor ato. Prandaj, e mira është që për këto mallra që shiten te tregu i rrobave të përdorura, të krijohet një qendër dezinfektimi dhe mbasi këto mallra të gjitha të kenë hyrë në këtë qendër dezinfektimi, të marrin miratimin për tu shitur. Nuk ka rëndësi se kush e kontrollon, bashkia apo ministria, rëndësi ka që ta kontrollojë një

Shenjat e mykut janë këto, ato si fillim vendosin një cipë të bardhë, skuqen dhe pastaj çahen. Njerëzit si rezultat i kësaj patologjie fillojnë edhe ankohen për dhimbje dhe djegie


ShëndetiFP Që të bësh parandalimin e mykut, të duhet higjiena në radhë të parë, çdo njeri duhet të lajë këmbët rregullisht. Në rast se do shikojmë shenja të djersës, mund të përdorim solucione kundër djersës

Për personat që u djersinin këmbët, sidomos për ushtarakët, e mira është të përdorin pudër anti-mykotike, kjo ka dy efekte, e para mban këmbën e thatë dhe e dyta nuk lejon fillimin dhe zhvillimin e rritjes së mykut.

institucion. Ka edhe myqe të tjerë që merren nëpërmjet rrobave, por ato zihen dhe hekurosen dhe myku largohet, por këpucëve nuk ke çfarë t’i bësh. Si parandalohet myku? Që të bësh parandalimin e mykut, të duhet higjiena në radhë të parë, çdo njeri duhet të lajë këmbët rregullisht. Në rast se do shikojmë shenja të djersës, mund të përdorim solucione kundër djersës. Për këtë janë të këshillueshme solucioni i kastelanit dhe i betadinës. Në këtë rast në një farë mënyrë i paraprin sëmundjes. Si trajtohet myku kur tashmë është shfaqur? Në mjekësi thuhet është më mirë të parandalosh, se sa të trajtosh. Kur sëmundja ndodhet në fazën e avancuar, me shenjat e si vendosja e një cipe të bardhe, me skuqje dhe me çarje, nëse personi ka arritur në këtë fazë, është e domosdoshme që të vizitohet te mjeku. Të mjekohet me medikamente që janë kundër alergjisë dhe pastaj bëhen banjo të këmbëve me preparatet. Me pas fshihet këmba me një peshqir, lyhet me një solucion, betadinën ose kastelanin, dhe mbasi thahet, lyhet me një pomadë kundër mykut. Çfarë është e këshillueshme për personat që u djersiten këmbët? Për personat që u djersinin këmbët, sidomos për ushtarakët, e mira është të përdorin pudër anti-mykotike, kjo ka dy efekte, e para mban këmbën e thatë dhe e dyta nuk lejon fillimin dhe zhvillimin e rritjes së mykut. Me përdorim e pudrës në një farë mënyre është ulur risku që të krijohet myku. Çfarë pasojash sjell myku i këmbëve nëse nuk kurohet? Një nga arsyeje që krijohet myku është hiperdjersa e këmbëve. Hierdjersa ndodh te profesionet, si te ushtaraket, policët, pra te personat që mbajnë këpucë për një kohë të gjatë. Kjo është edhe profesionale me tepër, pasi ka disa lloj shkaqesh te formimit të mykut. Po t’i bësh një renditje formimit të mykut, një ndër to është profesionale siç janë personat e detyruar që të mbajnë këpucë. Por, shfaqet te disa persona edhe për mungesë higjiene ose për dembellëk. Prandaj, në radhë të parë është higjiena, te personat që kanë mungesë higjiene është shumë e vështirë që të largohet myku, pasi mund ta mjekosh atë, por ai do shfaqet përsëri pasi këta persona sërish nuk do mirëmbajnë vetën. Pastaj kalojmë të ekzemat mykotike. Këto ekzema mund edhe të infektohen dhe të bëhet ekzema e mykut të infektuar. Këshilla juaj për personat që vuajnë nga myku i këmbëve? Këshilla është që ta parandalojnë mykun pa u shfaqur ai, në momentin që ti nuk e ke bërë dhe kanë filluar të shfaqen shenjat e sipër përmendura, atëherë është mirë të drejtohesh te një mjek dermatolog për të bërë ekzaminimin e duhur të sëmundjes dhe të marrë mjekimin e duhur. Arsyeja që duhet të vijë të mjeku është pasi sëmundja mjekohet sipas fazës, pasi sëmundja ka disa faza, ndryshe mjekohet fazën e parë, ndryshe fazën e dytë dhe kështu me radhë. Këpucët më të këshillueshme për tu mbajtur tani? Këpucët më të këshillueshme janë sandalet, këpucët me vrima dhe përdorimi i çorapeve të pambukut. Pasi sintetiket janë armiku i lëkurës, pasi duke mos u ajrosur lëkura, krijohet hiperdjersitje.

02/04 - 08/04/11 F.P. 25


ShëndetiFP Duar duhet të lahen shpesh, sa herë mbarojmë një punë duhet të lajmë duart pasi ndoten. Larja e duarve duhet të vazhdojë minimumi 20 sekonda dhe me larjen e parë të duarve ato pastrohen gati deri në 90 %

Disa këshilla për higj Higjiena personale është një ndër faktorët më të rëndësishëm për të gëzuar një shëndet të mirë. Por si duhet të kujdesemi për higjienën personale, për higjienën intime, a është i dëmshëm përdorimi i antidjersave, cilat janë sëmundjet që shkaktohen nga papastërtia e duarve, çfarë është zona «T», parazitët nga se shkaktohen. Për këto e shumë çështje të tjera, ne kemi pyetur doktoreshë Vojsava Sulçe, specialiste te Shërbimi i Edukimit dhe Promocionit në Tiranë.

Si duhet të kujdesemi për higjienën vetjake? Me higjienë personale kuptojmë higjienën e trupit, të kokës, të duarve, të këmbëve, pra higjienën e trupit në përgjithësi. Kujdesi për trupin duhet të jetë i vazhdueshëm, d.m.th në çdo moment duhet të kemi kujdes kryesisht për higjienën e duarve, higjienën e dhëmbëve, pasi goja është pjesa hyrëse e traktit tretës. Nëpërmjet duarve ne ushqehemi, marrim ushqimin, dhe nëse do të ketë papastërti në duar dihet pastaj që do të merren shumë infeksione, të cilat do të shkaktojnë sëmundje që quhen sëmundje të duarve të palara.

jdes. Dhëmbët duhet të lahen të paktën dy herë në ditë pas ushqyerjes. Pas ushqimit kemi një ngarkesë të mikrobeve në dhëmbë, ka ushqime të ndryshme të cilat bëhen terren për zhvillimin e pllakëzve, të cilat krijojnë kushte për prishjen e dhëmbëve. Nëse dhëmbët nuk do lahen pas ushqimit të paktën dy herë në ditë, mirë është që pas çdo ushqyerje të shpëlahet goja apo të përdoret një çamçakëz në mënyrë që të prodhohet pështyma dhe të bëjë një vetëlarje. Kjo vetëlarje largon të gjitha mbeturinat natyrale ushqimore dhe nuk lejon që të krijohet terren që të fillojë prishja e dhëmbëve.

-Duart Duar duhet të lahen shpesh, sa herë mbarojmë një punë duhet të lajmë duart pasi ndoten. Larja e duarve duhet të vazhdojë minimumi 20 sekonda dhe me larjen e parë të duarve ato pastrohen gati deri në 90 %. Larja e duarve duhet të bëhet me ujë dhe detergjent. Pasi vetëm larja me ujë nuk i largon mikrobet dhe bakteret që ndodhen në to. Duart gjithashtu është e rekomandueshme të lahen përpara çdo ngrënie dhe pas daljes nga tualeti, pasi presupozohet që duart mund të jenë të ndotura pas daljes nga tualeti dhe të kenë një ngarkesë mikrobike. Edhe nënat që kanë fëmijë të vegjël duhet të lajnë duart para se të ushqejnë foshnjën e tyre. E rekomandueshme është që edhe fëmijës së vogël t’i lahen duart sepse gjatë kohës që nëna e ndërron, fëmija me duar e tij ai prek pjesën e trupit, kështu që edhe duart e bebit lahen. Aq më shumë që bebi fut shpesh duart në gojë, kështu që nëna duhet të jetë shumë e kujdesshme në pastrimin e duarve të fëmijës, duket një element i vogël, por që është shumë i rëndësishëm.

-Fytyra Për fytyrën e para është ana estetike për tu dukur sa më e bukur ndaj higjiena për të duhet të jetë në nivelin e duhur. E dyta është edhe ana funksionale, pasi kujdesesh për lëkurën e fytyrës, që është pjesë delikate. Larja e fytyrë varet edhe nga stina, pasi në stinën e verës djersitja është më e shpeshtë dhe kështu fytyra duhet të pastrohet dhe të lahet më shpesh. Gjithashtu në këtë stinë ngarkesa e pluhurit është më e madhe. Ajo që është më e rekomandueshme është që fytyra duhet të lahet në darkë përpara se të flihet pasi largohet e gjithë ajo papastërti që ka patur gjatë ditës. Pra, bëhet një pastrim nga papastërtitë dhe një freskim, ndërsa pastrimi i fytyrës në mëngjes i bën asaj një rifreskim.

-Dhëmbët Për pastrimin e dhëmbëve duhet të kemi shumë ku26 F.P. 02/04 - 08/04/11

-Higjiena e flokëve Flokët duhet të kenë shampon e tyre, të përshtatshme sipas llojit të flokëve. Krehja duhet të jetë gjithashtu me krehër të përshtatshëm sepse jo të gjithë llojet e flokëve mund të krihen me një krehër. Larja e flokëve duhet të bëhet të paktën dy herë në javë. Por, edhe larja e flokëve bëhet në bazë të stinës, pasi në verë rekomandohet që larjet të jenë më të shpeshta, pasi djersitja dhe ndotja është më e madhe.

Zona T do të thotë mos prekni me duar të palara sytë, hundën, gojën pasi duart e palara kanë baktere dhe duke prekur sytë krijohen infeksione në sy. Gjithashtu krijohen konjutivite bakteriale virale. Nga hunda këto infeksion mund të futen edhe në mushkëri, ndërsa nga goja ato kalojnë edhe në aparatin tretës

Çfarë është zona “T”? Zona T do të thotë mos prekni me duar të palara sytë, hundën, gojën pasi duart e palara kanë baktere dhe duke prekur sytë krijohen infeksione në sy. Gjithashtu krijohen konjutivite bakteriale virale. Nga hunda këto infeksion mund të futen edhe në mushkëri, ndërsa nga goja ato kalojnë edhe në aparatin tretës, kjo është zona T që nuk duhet prekur gjatë ditës kur duart nuk janë larë, pasi duart nuk mund t’i lash çdo moment.


ShëndetiFP Sëmundjet që mund të shkaktohen nga duar e palara janë shumë si sëmundjet e traktit tretës që kanë të bëjnë me dizanterinë, salmonela, hepatiti, çrregullimet gastrointestinale që ndryshe quhen bark dhe të vjella

ienën personale Është e nevojshme që shampo e trupit, kremi i trupit dhe deodoranti të jenë të të njëjtës markë apo kjo nuk ka rëndësi? Kjo më shumë është zgjedhje personale, nuk është se ka ndonjë rëndësi apo problem shëndetësor. Përdorimi i antidjersës, është i këshillueshëm? Antidjersa nuk duhet të përdoret shpesh, pasi në përgjithësi te femrat, por jo vetëm, është një ndër faktorët favorizues të kancerit të gjirit, ato janë një ndër faktorët e riskut, por jo se e shkaktojnë vetëm ato. Pasi ato duke bllokuar gjëndrat e djersës mund të krijojnë një terren për infeksion të vazhdueshme, të cilat mund të bëhen faktor risku për kancerin në gj. Antidjersa presupozohet se bën ndalim të djersës dhe nuk e lejon atë që të dalë jashtë.

Edhe pse kafshët shtëpiake vaksinohen, ka disa sëmundje që kalojnë nga kafshët të njerëzit. Sëmundje si keninokoku, apo sëmundja e maces që shkaktohet nga gërvishtja e maces, sëmundja e leshmanjozës Si mund të bëhet një pastrim që djersitja mos të shkaktojë një aromë të keqe? Nëse bëjmë një pastrim të mirë dhe përdorim një parfum, nuk mund të shkaktojmë probleme. Përdorim i parfumit, të pastron apo e ndot më shumë higjienën e trupit? Për parfumin nuk mund të themi që e pastron as e ndot trupin. Ai thjesht aromatizon trupin pasi hidhet në disa pjesë të caktuara të tij. Por e rëndësishme është higjiena personale se edhe në qoftë se nuk lahesh dhe hedh parfum hedhja e atij parfumi nuk ka rëndësi. Cilat janë sëmundjet që shkaktohen nga papastërtia e duarve? Sëmundjet që mund të shkaktohen nga duar e palara janë shumë si sëmundjet e traktit tretës që kanë të bëjnë me dizanterinë, salmonela, hepatiti, çrregullimet gastrointestinale që ndryshe quhen bark dhe të vjella. Pra, janë në sërë sëmundjesh që shkaktohen nga duart e palara.

Sa herë duhet ta lajmë trupin? Edhe larja e trupit bëhet sipas stinës, në dimër trupi mund të lahet edhe një herë në dy-tre ditë. Ndërsa në verë duhet të lahet çdo ditë, sepse largon djersën dhe gjithë pluhurat. Si duhet t’i zgjedhim produktet e higjienës personale? Për sa i përket përzgjedhjes së detergjenteve që duhen për pastrimin

e duarve, apo të trupit kjo varet edhe sa e ndjeshme është lëkura. Ka tip lëkure që janë shumë sensibël kundrejt disa produkteve të detergjentëve të larjes, kështu që zgjedhja e produkteve për higjienën personale është në varësi të çdokujt. Ajo që dua të them është se çdo produkt që përdoret për higjienën personale është i mirë e luan rolin e dezinfektantit. Pra, produktet duhet t›i zgjedhim në përshtatje me lëkurën që kemi.

Çfarë kujdesi duhet të tregojmë për higjienën intime? Kryesisht femrat duhet të kenë një kujdes të veçantë, sepse higjiena e zonës së organeve gjenitale te femra duhet të jetë shumë e mirë, kjo për të parandaluar një sërë infeksionesh që mund të mbivendosen në këtë zonë. E rëndësishme është që organi gjenital të lahet vetëm me ujë të zier. Larja bëhet me ujë të zier sepse uji i zier është neutral, pasi organi gjenital është një zonë delikate në drejtim të ndërrimit të pehashit, d.m.th ka një pehash lehtësisht acid dhe larjet me ujë me sodë mund të ndikojnë negativisht në luajtjen e pehashit. Nëse pehashi kalon në bazik ka rrezik për krijimin e infeksioneve. Nëse pehashi kalon në acid favorizon zhvillimin e mykut. Por, krahas higjie-

02/04 - 08/04/11 F.P. 27


ShëndetiFP

Akoma nuk është mësuar ajo kultura që edhe mjedisi që na rrethon është i yni dhe duhet të mbajtur sa më pastër në mënyrë që të kemi një shëndet sa më të mirë. Anë tjetër është se mjedisi i pastër na jep edhe një inpakt sa më të mirë për syrin

Kafshët shtëpiake, sa të mira janë, aq edhe probleme shëndetësore kanë krahas parazitëve që është gjëja më e thjeshtë, të cilat largohen. Pasi, edhe për parazitët e kafshëve ka mjekime. Edhe pse kafshët shtëpiake vaksinohen, ka disa sëmundje që kalojnë nga kafshët të njerëzit. Sëmundje si keninokoku, apo sëmundja e maces që shkaktohet nga gërvishtja e maces, sëmundja e leshmanjozës. Megjithatë duhet pasur kujdes që kafshët të vaksinohen, të pastrohen, të kontrollohen herë pas here te mjeku veteriner.

Anila Lile Për shtëpinë e tyre janë të pastër, ndërsa për ambientin që i rrethon nuk janë. Ndërsa, higjiena personale është diçka vetjake, ka pisanjosë, ka edhe pastërtor, por nga ajo që shoh, jemi të pastër.

Cilat janë pasojat sociale të papastërtisë? Një person që është i pakujdesshëm në higjienën personale, dihet që ka një pritshmëri jo të mirë nga personat që e rrethojnë, kjo ndoshta nga paraqitja e jashtme kur e shikon, ndoshta edhe nga ato aromat jo të këndshme që mban ai, personat e tjerë fillojnë dhe largohen. Këta persona kur shikojnë që janë të papranuar nga rrethi shoqëror mund të kalojnë edhe në gjendje depresioni dhe kjo si rezultat i mospranimit. Gjë që nuk mund të ndodhë po të tregohet pak kujdes dhe vëmendje e duhur e higjienës. Por, edhe shoqëria duhet ta këshillojë në një farë mënyre që ai të bëhet i pranueshëm nga ata.

Bajram Musaj Për higjienën personale deri diku ne si komb jemi ndërgjegjësuar, por ajo që na mungon është kultura për higjienën që na rrethon.

Altin Peti Nuk jemi të pastër, pasi po të vësh re në autobus sa hipen në mëngjes, disa persona vine një erë shumë të keqe. Akoma nuk e kanë atë kulturën që në mëngjes duhet të lahesh përpara se të dalësh. Ndërsa higjiena dhe kultura për ta mbajtur pastër ambientin që na rrethon lë shumë për të dëshiruar.

Elona Goxho Të pastër shqiptarët? Deri diku. Ajo që dua të them është se nuk mund të thuhet se disa nuk kanë dhe janë të papastër. Çdo kush i ka aq lek sa të blejë një sapun dhe të lahet.

Arbri Prifti Varet nga edukata personale, nëse je mësuar që fëmijë me një kulturë dhe edukatë shëndetësore dhe kulturë për pastërtinë, dhe kur të rritesh je i pastër. Pasi tashmë të është bërë kulturë e jetës së përditshme.

Klodjana Meta Higjiena personale mirë. Ndërsa përsa i përket kabinetit, rrugës, oborrit të shkollës, ende duhen punë për t’i sensibilizuar njerëzit.

Fabjola (studente) Përgjithësisht shqiptarët e kanë zakon që të lahen vetëm ditën e diel... kam dëgjuar një rast që një studente e infermierisë nuk u la për tre muaj rresht dhe e përjashtuan nga konvikti pas kërkesës së shoqeve të dhomës...

nës së organit, e rëndësishme është edhe veshja që përdoret. Veshjet duhet të jenë të pastra, të lara mirë, të dizinfektuara, të hekurosura. Në mënyrë absolute të mos përdoren veshjet e një personi tjetër, sepse ka infeksione seksualisht të transmetueshm që përhapen edhe nga rrobat dhe nga një peshqir që mund të fshihen dy, jo thjesht vetëm nga kontakti seksuale. Kështu që duhet të pasur kujdes në higjienën e veshjeve dhe të peshqirit, ai duhet të jetë personal. Gjithashtu të brendshmet duhet të jenë pambuk, nuk është e këshillueshme përdorimi i rrobave të ngushta dhe sintetik sepse ato gjithmonë krijojnë myk. Është i këshillueshëm përdorimi i shampove intime? Po, pasi diçka duhet përdorur, por mos të abuzohet me përdorimin e tyre. Sa herë duhet të bëhet pastrimi i organit gjenital në ditë? Mirë është sa herë të shkosh në tualet. Por, e rëndësishmë është që pas larjes të fshihesh, në mënyrë që zona të qëndrojë e thatë. Nga se shkaktohen parazitët? Parazitët janë dy lloje: parazitët e kokës dhe parazitët e lëkurës. Parazitët e lëkurës janë ato që quhet zgjebja ose në gjuhen shkencore skabje. Zgjebja është parazit i lëkurës, nuk është mikrob, ajo popullon lëkurën dhe hap disa si «tunele» në lëkurë. Karakteristika e zgjebes është me dy pika, një pikë ku hyn paraziti dhe një pikë që del. Edhe parazitët shkaktohen nga higjiena e ulët. Gjithashtu parazitët kanë vetinë e të kaluarit nga një person te tjetri. Ndërsa parazitarët e kokës shkaktohen nga higjiena e ulët e flokëve, pra nga mos larja e kokës. Si t’i largojnë parazitët ata që kanë? Për këtë gjë ka shampo me përmbajtje pelikudocide, që mund të gjenden lehtësisht në farmaci. Por, e mira është mos të arrihet në atë pikë, por të tregohet kujdes dhe nivel higjiene i lartë. Ata që kanë kafshë shtëpiake si duhet të kujdesen për të mos marrë parazitët e tyre?

28 F.P. 02/04 - 08/04/11

Si ka ardhur tendenca e shqiptare, kanë qenë më të edukuar më parë apo tani për higjienën personale? Të arrish një edukatë shëndetësorë është shumë e vështirë, u bë disa vite që punohet në shkolla e në media për këtë gjë. Ajo që shihet është një tendencë në rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve në lidhje më higjienën personale, gjithmonë në dukje, në aparencë. Kur shkojmë në shkolla bëjmë krahasimin nga higjiena dhe duket të kemi një përmirësim, kjo edhe si rezultat i konkurrencës, kur dikush shikon një tjetër të veshur mirë dhe pastër mundohet ta arrij. Por, megjithatë lë për të dëshiruar dhe ka shumë punë për të bërë. Kulturën për higjienë personale ne e kemi arritur deri diku, por kemi probleme me higjienën e mjedisit, ku ne jetojmë dhe punojmë, jo për mjedisin brenda shtëpisë, por për atë jashtë shtëpisë. Për këtë njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, pasi pjesë e jona është edhe ajo. Shikoj që qytetin e kemi të pisët, kjo ndoshta edhe për nivelin e ulët të kulturës për mjedisin që na rrethon, pasi shumë njerëz nuk e konsiderojnë pjesë të tyre, kur ajo është pjesë e tyre. Mbeturinat nuk i hedhim në vendin që duhet, këtë e shikojmë edhe në shkolla, në pushimin e madh fëmijët pasi hanë diçka, mbetjet nuk i hedhin në kosha që nuk mungojnë, por i hedhin në oborr. Akoma nuk është mësuar ajo kultura që edhe mjedisi që na rrethon është i yni dhe duhet të mbajtur sa më pastër në mënyrë që të kemi një shëndet sa më të mirë. Anë tjetër është se mjedisi i pastër na jep edhe një inpakt sa më të mirë për syrin. Një këshillë për higjienën? Duke parë gjithë këto pasoja që vijnë nga mos respektimi i rregullave të higjienës, një këshillë është për prindërit që t’i mësojnë fëmijët e tyre që në vegjëli të kujdesën për higjienën e tyre personale. Sa më herët të fillojë dhënia e këtyre këshillave për higjienën personale, aq më mirë është, dhe jo vetëm dhënia e këshillave por edhe dhënia e shembujve pozitiv, pasi një nënë nëse nuk lahet vetë nuk ka si t’i thotë fëmijës së vet të lajë duar, pasi fëmijët imitojnë veprimet e të rriturve. Prandaj është e qartë që edukata për higjienën personale është mirë që të kultivohet që i vogël, pasi ky person që rritet është një person që ka një nivel higjiene të pastër, por jep edhe një shembull pozitiv për të tjerët në lidhje me edukatën shëndetësore.


ShëndetiFP Rreth 90% e plakjes së lëkurës nga dielli, ndodh nga rrezet e marra gjate jetës së përditshme, jo vetëm nga qëndrimi i gjatë në plazh. Rrezet UVA nuk njohin kufi, ato depërtojnë dhe në xhamin e dritareve

Si ta mbrojmë lëkurën nga rrezet? Pranvera ka mbërritur. Gjithashtu edhe rrezet e diellit, ndaj të cilave jemi të ekspozuar çdo ditë. Shumë nga ne nuk dinë si ta mbrojnë në mënyrë të shëndetshme lëkurën. Krem dielli? Po çfarë lloji? Me çfarë filtri? Çfarë përbërësish? Çfarë tjetër duhet të bëjmë që të mbrojmë lëkurën tonë nga këto rreze? Për këtë ne kemi pyetur dermatologen Brunilda Bardhi, në qendrën estetike pranë “Venus Medical”.

Sh

umë njerëz nuk e aplikojnë kremin sipas rekomandimeve për t’u mbrojtur në mënyrë të shëndetshme. Kjo do të thotë se, nëse nuk vë sasinë e duhur, atëherë mund të kesh probleme serioze me lëkurën. Një i rritur duhet të përdorë sasinë e një luge çaji të mbushur me krem. Në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen më të mirë, duhet ta vendosë atë rreth 15-30 minuta para ekspozimit dhe ta përsërisë për dy orë në fytyrë dhe në qafë. Kjo, sipas rekomandimeve të Shoqatës të Kancerit të Lëkurës. Megjithatë, sipas dermatologes Bardhi, asnjë krem nuk të mbron 100%. Prandaj, për këtë Brunilda Bardhi na jep disa këshilla: - Mirë është të vendosni krem gjatë gjithë vitit, por sidomos në pranverë dhe verë duhet të jeni shumë të vëmendshëm, në mënyrë që mos të krijoni probleme në lëkurën tuaj. - Pavarësisht se lëkura rreth syve është delikate, duhet të përdorni krem me filtër mbrojtës, meqenëse është një zonë sensitive. Përmbajtja e kremit duhet të ketë etiketë hypoalergjik dhe pa aroma. Kontrolloni që te kenë të shkruajtur në përmbajtjen e tyre titanium, dioksid dhe oksid zinku. - Vini syze me filtër mbrojtës, pasi lëkura rreth syve është shumë delikate. Nëse nuk i mbroni si duhet sytë dhe lëkurën përreth saj, dielli i fortë shkakton kancer, katarakt dhe degjenerim makular. - Kërkoni hije midis orës 10-16 kur dielli është i fortë. - Vini një kapele me vrima në kokë, që t’ju bëjë hije. - Vishni bluza pambuku nëse jeni në plazh, apo

këmisha me mëngë të gjata nëse jeni të predispozuar të digjeni shpejt, pas ekspozimit në diell. Lëkurëbardhët dhe personat me sy me ngjyrë dhe biondët natyral, kanë me tepër probabilitet për t’u prekur nga djegia e lëkurës. - Për lëkurat e yndyrshme zgjidhni kremrat që thoni oil-free. - Në plazh aplikoni mbrojtës me SPF në forma locioni apo spray me përmbajtje avobenzon, oxybenzone, octisalate. - Kujdes fëmijët e vegjël, aplikojini më shumë kujdes kremrat dhe sidomos tek fëmijët mbi 6 muaj. Kjo, pasi lëkura e tyre është shumë delikate. Kryesisht duhet të përdoren kremra SPF40, SPF50 dhe të formuluar për fëmijët, ku thotë baby dhe me spektër të gjerë mbrojtës ndaj UVA dhe UVB, me mbrojtës dhe përbërës aktiv titanium, dioksid dhe oksid zinku. - Nëse keni pasur një episod djegie, mos dilni të ekspozoheni, por lërini kohë lëkurës dhe sistemit imunitar që të rregullojë këtë problem. - Drejtojuni mjekut dermatolog për çdo lloj problemi që nuk shkon me lëkurën tuaj apo nishanet që keni në trupin tuaj, pasi çdo ndryshim në ngjyrë, madhësi apo numër, mund të jetë një shenjë që ju duhet të jeni të kujdesshëm për shëndetin, në mënyrë që të mos ju shfaqet kancer lëkure. - Bëni një kontroll me dermatoskop për të ekzaminuar nishanet, të cilat mendoni së kanë pësuar ndonjë ndryshim. - Duke qenë se melanina është pigmenti që prodhohet nga qelizat melanocite, ajo absorbon rrezet e diellit dhe nga sasia e përqendrimit të këtij pigmenti varet fototipi i lëkurës sonë. Ky pigment shërben dhe si mburojë e organizmit tonë, që të mos digjemi nga dielli. Prandaj, është e rëndësishme që këto veçanti të lëkurës sonë ne t’i rua-

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë së risku për kancerin e lëkurës nga rrezatimi nga solaret është po aq i madh sa radoni apo plutoniumi. Nëse doni të merrni ngjyrë, më mirë përdorni kremra për bronzaturë

jmë dhe t’i mbrojmë duke parandaluar fenomenet e padëshiruara që ndodhin në lëkurën tonë. “Rreth 90% e plakjes së lëkurës nga dielli, ndodh nga rrezet e marra gjate jetës së përditshme, jo vetëm nga qëndrimi i gjatë në plazh. Rrezet UVA nuk njohin kufi, ato depërtojnë dhe në xhamin e dritareve. P.sh, shumë prej pacienteve që ngasin makinën rreth moshës 40-50 vjeç, tregojnë se shpenzojnë shumë kohë në makine në vendin e shoferit dhe ana e majtë ka më tepër dëmtim nga rrezet se ana e djathtë”, shprehet dermatologia. Shprehje të tilla si “sweat –prof” apo “water proof”, rezistent ndaj djersës apo ujit, tingëllojnë mirë, por kuptimi i tyre varion midis mbrojtësve ndaj diellit. Prandaj, pavarësisht nga etiketa, duhet ta riaplikoni kremin, pasi përbërësit aktivë në shumë produkte fillojnë te shpërbehen kur ekspozohen në diell. Plus që dhe efektiviteti i tyre pakësohet kur djersit apo lahesh. Prandaj, aplikojeni përsëri kremin nëse jeni në det dhe dilni nga uji apo ushtroni një aktivitet që djersitni. Për faktorët biologjik që ndikojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës, Bardhi shprehet: “Faktorët biologjik ndikojnë 10% në dëmtimin e parakohshëm apo plakjen e lëkurës. Dielli ndikon në 90%, që është një faktor i jashtëm dhe tërësisht i evitueshëm. Ky rrezatim ndikon në shkolitjen e kolagjenit në mënyrë kronike, duke dëmtuar fibrat e tij dhe shkakton akumulim të elastinës jo normale, si dhe enzima jo normale apo radikale të lira apo duke prekur sistemin imunitar, duke stimuluar formimin e rrudhave, duke aktivizuar metalloproteinazen, e cila dëmton kolagjenin. Ato shkaktojnë kancer lëkure, duke ndryshuar materialin gjenetik, AND dhe ARN e qelizave. Këto rreze shkaktojnë trashje apo hollim të lëkurës, dëmtim të kapilareve sipërfaqësor dhe daljen e tyre rreth hundës, mollëzave, mjekrës apo njolla te quajtura lentigo solare, të cilat janë mbi 3 mm në madhësi dhe lokalizohen në fytyrë, duar, krahë, këmbë, kurriz. Gjithashtu, tek femrat e reja lokalizimi i njollave është në ballë, rreth syve, sipër buzës së sipërme dhe duhen trajtime specifike nga mjek dermatologë, për të hequr këto njolla, që s’janë aspak estetikisht të kënaqshme”. Ndërsa për rrezet që marrim nga solaret, mjekja thotë: “Në fakt, rrezatimi ultraviolet që merrni nga solaret, është rreth 15 herë me i fortë se rrezatimi që merrni rregullisht. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë së risku për kancerin e lëkurës nga rrezatimi nga solaret është po aq i madh sa radoni apo plutoniumi. Nëse doni të merrni ngjyrë, më mirë përdorni kremra për bronzaturë, të cilat kanë përbërës kimik që veprojnë me aminoacidet tuaja për ta errësuar lëkurën tuaj. Lëkura është organi që ka funksione shumë të rëndësishme, duke qenë se është barrierë me ambientin e brendshëm dhe të jashtëm. Prandaj, kujdesuni për të”.

02/04 - 08/04/11 F.P. 29


Lifestyle 30-31

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

Femrat pëlqejnë një mashkull- pinok

Ja cilat janë 100 gënjeshtrat që thonë meshkujt 1. Të dua shumë 2. Ti je e vetmja 3. Kurrë nuk jam ndjerë në këtë mënyrë me dikë tjetër 4. Do të punoj deri vonë në zyrë 5. Ky është seksi më i mirë që kam bërë ndonjëherë 6. Ti ke sytë më të bukura që kam parë në jetë 7. Jo, unë nuk jam i martuar 8. Më vjen keq, paskam harruar portofolin dhe kartën e kreditit në shtëpi 9. Duhet të më besosh, nuk të kam thënë asnjë gënjeshtër 10. Unë do t’ju telefonoja 11. Jam gati të fejohem me ju 12. Me përjashtim të një birre ose dy, unë kurrë nuk pi 13. Me gruan time nuk kam pasur një marrëdhënie seksuale të mirë 14. Unë do të martohem sa më shpejt me ty 15. Nuk është se unë nuk bëj kujdes - Unë vetëm duhet të shpenzoj më shumë kohë me fëmijët e mi 16. Gjithë jetën time mund të kem fjetur me dhjetë gra të ndryshme 17. Do të jem në shtëpi për njëzet minuta 18. Kurrë nuk mund të qëndroj pa ty 19. Unë ëndërroj për ty gjithë natën 20. Ti je e dashura ime e parë 21. Unë gjithmonë përdor prezervativ 22. Testi im i HIV ishte negativ 23. Unë mund t’ju gjej një punë në kompaninë time 24. Të vetmen fantazi seksuale që kam, e kam për ty 25. Nuk mendoj se je shumë e shëndoshë 26. Jam shumë i lodhur 27. Atë e kam vetëm shoqe 28. Jam në kafe me një shok 29. Kur vjen koha për seks oral, unë jam më i miri 30. Jam në mbledhje 31. Ne do të bredhim gjithë Europën 32. Unë nuk do të bëja asgjë për t’ju lënduar 33. Dua të plakem me ty 34. Ne të dy do të gatuajmë së bashku 35. Mos u shqetëso, nuk jam i sëmurë 36. Unë do të ndahem nga gruaja ime 37. Ju dua më shumë se nëna ime

30 F.P. 02/04 - 08/04/11

Ti je e mrekullueshme dhe meriton një njeri më të mirë se mua

38. Edhe pse je e një feje tjetër, nuk ka rëndësi për mua 39. Nuk më shqetëson fakti që ke më shumë lek se mua 40. Seksi nuk do të ndryshojë asgjë midis nesh 41. Gratë më të vjetra janë më emocionuese 42. Unë jam më i miri në kompani 43. Ajo që më tërheq tek ty është zgjuarsia jote 44. Ne do të ndajmë së bashku kujdesin për fëmijët dhe punët e shtëpisë 45. Ti je e vetmja që më kupton mua 46. Unë kurrë nuk jam dehur 47. Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë 48. Natyrisht unë nuk do të mendoj asnjëherë keq për ty 49. Unë nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie serioze me dikë tjetër 50. Edhe pa seks, ne do të vazhdojmë të jemi miq 51. Jo, unë nuk jam duke parë asnjë tjetër 52. Asnjëherë nuk mendoj për të dashurën e vjetër 53. Karriera jote është e rëndësishme për mua 54. Të premtoj se do të ndryshoj 55. Unë dua që ne të mbetemi miq 56. Ti je më e rëndësishme se gruaja ime 57. Unë nuk masturbohem 58. Ti je e mrekullueshme dhe meriton një njeri më të mirë se mua 59. Më mungon


LifestyleFP Të gjithë femrat në fakt duan një njeri që është financiarisht i qëndrueshëm dhe i pavarur. Një njeri, i cili mund t’i sigurojë një të ardhme të mirë. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të jeni i pasur për të marrë një vajzë, por duhet të keni një financë të mirë

Gënjeshtrat më të shpeshta të femrave 60. Nuk e dëgjova telefonin 61. Ti je femra më e veçantë që kam njohur 62. Unë të dua ty edhe pse ke qenë e një tjetri 63. Dallimi midis nesh do të na sjellë më afër 64. Asnjëherë nuk e kam thënë këtë 65. Unë do të shkoj kudo që ti do 66. Natyrisht që nuk jam i mërzitur me ty 67. Nuk di të përdor mesazhet në telefon 68. Më bën të ndihem një mashkull i vërtetë 69. Gjithçka e shpenzoj për ty dhe fëmijët 70. Do ngelem pa martuar po ike ti 71. Sapo të përfundoj këtë projekt dhe ne do të martohemi 72. Ti bën seks më të mirë se gruaja ime 73. Çdo gjë që është e imja është dhe e jotja 74. Je ende tërheqëse si ditën e parë që të takova 75. Divorci është gjëja më e largët që mendoj 76. Ne do të kalojmë shumë kohë së bashku 77. Ti je arsyeja e vetme që jetoj 78. Po më telefonon një shok 79. Unë të dua, por iluzioni është më i fortë se mua 80. E kam bezdi të flas shpesh në telefon 81. Gjithmonë do t’i respektoj prindërit e tu 82. Asnjë nuk është sjellë kaq mirë me mua 83. Mos u nxeh. Jam me një shok 84. Flokët e tua janë fantastike 85. Je femra më e bukur që kam takuar 86. E gjithë vëmendja ime është tek ty 87. Pushimet tona do të jenë të paharrueshme 88. Kjo është vetëm një ndarje e përkohshme 89. Asnjë nuk do ta prishë marrëdhënien tonë 90. Shefi im thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar 91. Këtë herë unë jam me të vërtetë serioz 92. Kishte shumë trafik prandaj u vonova 93. Trupi yt është perfekt 94. Nuk është asgjë personale, thjesht nuk më pëlqen ndarja e hapësirës time të jetesës me dikë 95. Më fal, por jam shumë i stresuar 96. Se ku të kam parë diku 97. Ky është vetëm një udhëtim për punë 98. Unë nuk jam xheloz 99. Me mua në krah do të jesh femra më e lumtur në botë 100. Për ditëlindje do të të dhuroj makinë

Do të doni të dini se cilat janë gënjeshtrat që thonë më shpesh gratë? Pse disa marrëdhënie janë më të ndershme se të tjerat? Pse disa njerëz janë më të lumtur kur mashtrojnë partnerin? Ajo që është e sigurt është se askush nuk meriton të jetë i mashtruar, por nuk ka dyshim se gratë shpesh bëjnë kështu. Dhe burrat bëjnë të njëjtën gjë.

për mua. Unë kënaqem kur kaloj kohë me ta E vërtetë? Ndoshta dy herë në muaj. Mendoni për këtë. Ju mendoni se partnerja pëlqen të shpenzojë kohë me familjen tuaj ku kritikohet për çdo lëvizje?

7. Llogaria jote bankare nuk ka rëndësi për mua Asnjë mashkull nuk e beson këtë gënjeshtër. Të gjithë femrat në fakt duan një njeri që është financiarisht i qëndrueshëm dhe i pavarur. Një njeri, i cili mund t’i sigurojë një të ardhme të mirë. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të jeni i pasur për të marrë një vajzë, por duhet të keni një financë të mirë.

Foto Blerta Kambo

Gënjeshtrat që thonë femrat

1. Ti je i përsosur. Asgjë nuk do të ndryshojë në lidhjen tonë Kjo është një nga gënjeshtrat më të mëdha që thonë femrat. Asnjë në këtë tokë nuk është i përsosur.

2. Ti ke të drejtë Çdo herë që femrat zihen me të dashurit e tyre përfundojnë duke thënë “ti ke të drejtë”. Atëherë ju dihet të filloni të shqetësoheni sepse edhe kur thotë se është krenar për ju duket se është një gënjeshtër e madhe.

4. Më pëlqen sporti Ndoshta ajo mund të vijë me ju çdo javë në stadium. Por ta dini meshkuj se femrat e bëjnë këtë gjest për të treguar se janë ndryshe nga vajzat e tjera dhe se kanë interesa të përbashkëta me ju. Në këtë moment ju mund të mendoni se keni gjetur vajzën e duhur për ju.

5. Më pëlqen të shpenzoj kohë me miqtë e tu

3. Është okay

Shpesh ju mendoni se kjo është gjë e mirë dhe partnerja po ju thotë të vërteten. Edhe pse ajo sillet mirë me miqtë tuaj, në të vërtetë e dashura juaj do të rrijë vetëm me ju.

Ky është rasti për të kuptuar se partnerja juaj është e mërzitur me ju.

6. Familja juaj është e rëndësishme

8. Unë nuk e kam problem nëse ti sheh femra të tjera kur del me miqtë e tu Kjo është një gënjeshtër e mirë për të qenë e vërtetë. Edhe nëse ajo thotë në rregull, dihet se do të mërzitet shumë. Mendohuni dy herë para se të dilni me miqtë tuaj pasi ato mund të ankohen më vonë.

9. Ti je shumë i mirë në shtrat Nëse ju vendosni të flisni për këtë çështje, mos besoni çdo gjë që ju thotë partnerja juaj. Nëse ajo fillon t’ju komplimentojë për aftësinë tuaj seksuale, shumica e fjalëve janë gënjeshtra.

10. Me ty në krah ndihem femra më e lumtur në botë Asnjë femër nuk mund të ndihet 100 % e lumtur me një mashkull. Dhe e dini pse? Sepse asnjë nuk është i përsosur.

02/04 - 08/04/11 F.P. 31


Digital 32-33

Gëzuar ditëlindjen!

Navigatori mbush shtatë vjeç A

ta kanë orientuar me miliona njerëz në rrugën e duhur. Sot janë pjesë e makinave thuajse njësoj si radiot. Para shtatë vitesh doli në dritë navigatori ashtu siç e njohim sot. Fiks përpara shtatë vitesh, në ekspozitën e famshme të teknologjisë CeBit, një prodhues holandez, TomTom, prezantoi të parin navigator të lëvizshëm (Personal Navigation Device). Që në vitin e parë të lindjes u shitën 250 mijë aparate të tillë. Në vitin që pasoi numri i navigatorëve të shitur shkoi në 1.7 milionë. Suksesi bëri që shumë kompani të tjerë si Garmin, Falk, Becker apo

Navigon të hyjnë në garë për të prodhuar e përmirësuar një pajisje të tillë. Sot vetëm nga kompania TomTom ka 44 milion aparate në qarkullim. Konkurrenca është gjithmonë e në rritje sidomos nga smartphone-t. Sigurisht që navigatori nuk mund të shmangë probleme të tilla si trafiku i rënduar, por të paktën të orienton në një mënyrë relativisht të mirë. Sipas një studimi që ka bërë kompania TomTom, një navigator modern e shkurton kohën e udhëtimit me 15 përqind. Sa keq që njëkohësisht me këtë numri i makinave po shtohet përbindshëm.

Konkurrenca është gjithmonë e në rritje sidomos nga smartphone-t. Sigurisht që navigatori nuk mund të shmangë probleme të tilla si trafiku i rënduar, por të paktën të orienton në një mënyrë relativisht të mirë

12 navigatorët më të mirë Garmin nüvi 3790T (nga 259 Euro)

Falk Vision 700 (nga 245 Euro)

Becker Ready 43 Traffic (131 Euro)

Punon mirë dhe arrin edhe rrugë të vështira. Bateria mban dy orë e gjysëm. Tregon me korrektesë 37 nga 50 adresa

Tregon me zë në mënyrë perfekte dhe është një navigator i llojit të rrallë për këmbësorët. Po ashtu të mundëson orientimin për trenin e autobusin. Megjithatë ky navigator dështon shpesh kur bie fjala për rrugët e gjata

Në test ky aparat e tregonte pozicionin pas dhjetë sekondash. Rrugët i llogarit më shpejt madje nga sa e lejon policia. Por rrugët alternative nuk janë dhe aq të besueshme

Ka një ekran të madh, të tregon mirë destinacionet, arrin edhe rrugë të vështira, por i duhet kohë për të të treguar vendndodhjen aktuale

Medion X4545 EU (270 Euro)

Mio Moov Spirit V575 TV (nga 214 Euro)

I llogarit shpejt rrugët alternative, koha e udhëtimit përputhet me zakonet e përdoruesit. Ekrani i madh i tregon rrugët dhe nga sipër

Mio është edhe një televizor DVB-T dhe një navigator. Është i shpejtë, por materialet që përmban harta nuk cilësohen dhe aq të mira

Garmin nüvi 1490Tpro (nga 149 Euro)

Medion E4445 EU (129 Euro)

Falk S450 (nga 167 Euro)

Ekrani është i madh dhe i qartë, por i duhet shumë kohë për të treguar pozicionin aktual. I tregon mirë rrugët dhe është në rregull me propozimet

Mes ndezjes së aparatit, tregimit të destinacionit dhe orientimeve kalon më shumë se një gjysëm minuti. Jo të gjitha rrugët e përllogaritura janë optimale, navigatori update-ohet vetëm dy herë në vit

Klasi S ka një ekran të qartë, të dhënat janë të qarta dhe ka një sistem navigimi shumë të mirë për këmbësorët, trenat e autobusët. Por në test ka humbur në tregimin e rrugëve të shpejta

Navigon 40 Premium (153 Euro)

TomTom Go Live 1000 (260 Euro)

TomTom Start² Central Europe Traffic (nga 85 Euro)

Duhet të presësh dy minuta që të të tregojë në ekran pozicionin aktual. Propozimet për rrugët janë praktike. Fakti që flet është pozitiv pasi nuk duhet të mbash sytë tek ekrani

Është shumë i shpejtë, sidomos në testimin e rrugëve. Gjen thuajse të gjitha destinacionet me Google Search përmes sinjalit të celularit. Ekrani me prekje është fantastik pasi shmang gabimet që mund të bëhen në shkrim

Aparati është përshtatur vetëm për disa funksione të rëndësishme dhe ka një ekran të vogël. Bëhet shpejt gati për punë, por llogarit ato rrugë, që në test nuk të çojnë shumë shpejt në destinacion

Navigon 70 Premium Live (nga 264 Euro)

32 F.P. 02/04 - 08/04/11


Dhjetë celularët më të shtrenjtë në botë Vendi 10: Me veshje platini dhe me diamante, “Vertu Signature Diamond” mund ta bësh tëndin për 62.000 euro

Vendi 9: Një engjëll i shtrenjtë. “Angel of the Stars” i firmës KMD është i veshur me 1700 diamante dhe kushton 200 mijë euro

DigitalFP Turi i këngëtarit adoleshent ka tronditur botën. Pamjet e vajzave duke qarë në pritje të idhullit të tyre u kanë kujtuar njerëzve vitet e arta të grupit Beatles

Këto ide shkencore do të bëhen realitet

Vendi 8: Një telefon elegant nga kompania e përbashkët Sony-Ericsson. “Black Diamond” është i veshur me diamante dhe titan e kushton 211.000 euro

S

Smeraldë e rubinë për “Vertu Signature Cobra”. Ndërron pronar për 220 mijë euro

a zgjat që fantazitë teknike të bëhen realitet? Në një interviste në CNN, fizikanti Michio Kaku, 64 vjeç, shpjegon se cilat fantazi shkencore do bëhen realitet brenda këtij shekulli. “Fizika bën të mundur që fantazitë të kthehen në realitet,” thotë Kaku. Madje shumë më shpejt nga sa mund ta imagjinojnë njerëzit.

Vendi 6:

Kompjuter në sy

I veshur me 3 mijë diamante, Ancort Pavee duket si një zbukurim Krishtlindjesh. Kushton 250 mijë euro

Brenda 20 deri në 50 vite kjo teknologji do jetë e perfeksionuar, thotë Kaku. “Turistët do ecin nëpër Romë dhe përmes lenteve të kontaktit do kenë mundësi të përjetojnë periudhën e perandorisë romake. Ushtarët po ashtu në të njëjtën mënyrë do jenë në gjendje të dallojnë pozicionet e armikut”.

Vendi 7:

Vendi 5: “Signature Pink Diamond Edition” e Vertu duket si e gjallë. Por mos u mashtroni aq kollaj nga pamja: kjo copë e mirë kushton 290 mijë euro

Vendi 4: Firma zvicerane Goldvish ka prodhuar xhevahirin “Le Million de la Nuit”, e tejngopur me diamante. Kushton: 850.000 euro

Vendi 3: Po i afrohemi milionit: për 916.000 euro mund të marrësh këtë smartphone të Windows të quajtur “Ancort Crypto”, i tëri në platin, ar e diamante

Vendi 2: Stuart Hughes e ka kthyer iPhone 3GS në një model suprem. Ky xhevahir me diamante kushton 2.2 milion euro

Vendi 1: Arpunuesi anglez Stuart Hughes e ka veshur iPhone 4 “Rose Diamond Edition” me 500 diamante dhe ar rozë. Eh, e merrni për 5.7 milion euro

Të shohësh online Në të njëjtën periudhë kohore do të kemi mundësi që të hyjmë online duke përdorur sytë. Ti i mbyll dhe i hap më pas sytë duke hyrë online. “Nëse njerëzit flasin, para syve të dy do të dalë biografia e tyre. Nëse flasin kinezçe, atëherë do kesh para syve edhe përkthimin.”

mave të objektit si në filmin “Terminator”, por objekte, forma e të cilëve do ndryshohet në një kohë të shkurtër. “Me materien e programuar, ju mund të ktheni karriget në tavolina,” thotë eksperti.

Ndryshimi i formës Kaku parashikon se në vitin 2050, nanoteknologjia do të mundësojë që të ndryshojmë format. Nuk do ketë ndryshues metalik të for-

Robotët si shërbëtorë Që tani robotët na ndihmojnë në fabrika dhe në sallat e operacionit. “Në vitin 2100 do kemi shër-

byese- robot në shtëpi. E madje do kenë formën e njeriut dhe do imitojnë të gjithë lëvizjet e tij.”

Të jetësohen krijesat e vdekura “Pas njëqind vjetësh do mund të shohim në një kopsht zoologjik kafshë që janë zhdukur. Si në Jurassic Park”. Një shkencëtar thotë se do jetë e mundur që njeriu i Neandertalit të jetësohet: kostoja do jetë rreth 30 milion dollarë.

Video më e klikuar në YouTube: Rekordin e mban Justin Bieber

T

uri i këngëtarit adoleshent ka tronditur botën. Pamjet e vajzave duke qarë në pritje të idhullit të tyre u kanë kujtuar njerëzve vitet e arta të grupit Beatles. Por Justin Bieber ka thyer edhe një rekord. Gjysëm miliard klikime në YouTube për videon e tij “Baby”. Një çmenduri e vërtetë. Në vend të dytë është Lady Gaga me “Bad Romance” (rreth 360 milion klikime). Në të dy rastet bëhet fjalë edhe për

këngët më të shkarkuara. Ky shërbim ofrohet nga ana e kompanisë VEVO vetëm në Kanada dhe në SHBA. Por Bieber është gjithashtu edhe këngëtari më i urryer në YouTube. Sigurisht që platforma e videove nuk bën matje të tilla, por një blog IT-je, “ReadWriteWeb” ka monitoruar 150 videot më të klikuara në YouTube. Sipas këtij blog-u, ndër dhjetë videot e para, butoni “Nuk më pëlqen” është shtypur në gjysmën e rasteve për Bieber.

02/04 - 08/04/11 F.P. 33


Auto 34-35

10 traktorët më të rëndë në botë 50 ton të rëndë- deri në 900 kuaj fuqi! Me një të tillë plugon toka të tëra në një kohë shumë të shkurtër. Këta janë kampionët e traktorëve. “Elefanti” i këtyre makinerive bujqësore quhet “Big Bud” dhe para tij të gjithë duken pesha të lehta. Nëse e vë në peshore, monitori tregon plot 58 ton. Ka një motor 24 litërsh, 16 cilindra, 900 kuaj fuqi e nxjerr deri në 33 kilometra në orë. Kjo peshë e rëndë është në treg prej dekadash. Që nga viti 1978, ky traktor është besnik ndaj klientëve të tij, shumica e të cilëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më i lehtë se “Big Bud”, por jo më pak impresionues është edhe Case Quadtrac STX 440 në vendin e dytë. Pesha e tij: 24 ton. Motori ka 440 kuaj fuqi dhe çdo cilindër ka më shumë kapacitet se Golf-i më i fuqishëm. Dhe mos harroni që ka gjashtë cilindra.

1

Kampioni i traktorëve! 58 ton e 30 kilogram peshon “Big Bud” 16V-747. Motor 24 litërsh, 16 cilindra, 900 kuaj fuqi.

34 F.P. 02/04 - 08/04/11

2

5

Vetëm disa kilogram më i lehtë. Me 23.133 ton Case Quadtrac 535 është një fuqi e vërtetë. Motori ka 548 kuaj fuqi dhe një motor 14.9 litra.

3

Edhe një traktor gjerman në Top 10: Schlüter 5000 TVL peshon 21.6 ton në peshore. Gjigandi ka 500 kuaj fuqi dhe një motor me kapacitet 20.9 litra e 12 cilindra.

6

9

4

7

Ky traktor ngre vërtet shumë pluhur. Case 9390 me 425 kuaj fuqi, motor me gjashtë cilindra e kapacitet 14 litra. Pesha: 19.6 ton.

Ky traktor ka pse krenohet. Me një peshë prej 24 ton, Case Quadtrac STX 440 është vërtet një peshë e rëndë mes makinerive bujqësore. Çdo njëri nga gjashtë cilindrat e motorit me 440 kuaj fuqi ka një kapacitet prej 2.48 litrash.

Edhe kësaj “bishe” nuk mund t’i dalë kush në rrugë. 22.453 ton peshon traktori New Holland T9.505. Falë motorit me 502 kuaj fuqi, ai arrin deri në 40 kilometra në orë.

22.226 ton peshon traktori Case Quadtrac 485. Ka një motor me kapacitet 12.9 litra dhe 485 kuaj fuqi.

Me dopio gomë, Big Bud HN-360-Series-2 sjell 21.6 ton në peshore. 6 cilindra e 360 kuaj fuqi.

8

20.75 ton: Versatile 1150 me dopio gomë. Falë 470 kuajve fuqi dhe motorit me 6 cilindra, ai arrin deri në 26 kilometra në orë.

Një peshë e rëndë e shkathët: New Holland TJ 375 është 20.08 ton. Poshtë kofanos ka një motor me 375 kuaj fuqi, gjashtë cilindra e 14.9 litra.

10


Rr - Donika Kastrioti Tel: +355 69 20 84 361 Tirana, Albania +355 69 20 84 360

Makinat e ndërtimit më të fuqishme në botë 1

Në shkretëtirën Atacama në Kili, një nga rajonet më të thata në botë, Otto ngjit antenat gjigande. Për shkak të lartësisë (5 mijë metra mbi nivelin e detit) dhe ajrit të qartë, këtu mund të vëzhgohen shumë mirë yjet. Mund të zbulohen edhe yje që janë shumë larg. Antenat vetë prodhohen në një bazë që është 3 mijë metra mbi nivelin e detit. Për rreth 30 kilometra, Otto duhet të transportojë çdo antenë (nga 115 ton). Në disa raste rruga ka një pjerrësi prej 10 përqind. Rruga e pashtruar shërben vetëm për këtë qëllim. Specialisti gjerman Otto e kryen shkëlqyeshëm detyrën. Kjo makinë është 20 metra e gjatë dhe peshon 300 ton. Antena vendoset në mes për shkak se gomat drejtohen në mënyrë elektronike, hapen e mbyllen duke e marrë antenën në mes. Otto e vendos antenën në destinacion me një saktësi prej milimetrash.

9

Kundrejt kolegëve të tyre në ujë, gjigandët e tokës duken thjesht xhuxha. Anija më e madhe në botë: tankeri “Jahre Viking”. 69 metra e gjerë, 378 metra e gjatë fillimisht, mund të shkojë deri në 458. 50 mijë kuaj fuqi, mban një peshë prej 464 mijë ton.

10

Mbreti i ajrit: Antonov An 225, makineria më e madhe transportuese në botë. U ndërtuan vetëm dy të tillë në vitet ’80 nga rusët, një prej tyre është ende në përdorim. Peshon 175 ton, mban një peshë maksimale në fluturim prej 640 ton. Është 85 metra i gjatë, thuajse sa një fushë futbolli, dhe gjatësia e krahëve është 88.4 metër.

2

Megjithatë Otto duket si një xhuxh përballë makinerive speciale gjigande. Në shtetin amerikan të Teksasit prodhohet ngarkuesi më i madh mbi goma në botë (LeTourneau L-2350). Është 19 metra i gjatë, kabina e shoferit është në lartësinë 6.4 metra. Motorri është i rëndë plot 10 ton dhe nxjerr deri në 2350 kuaj fuqi. Në serbator mban 4 mijë litra naftë. Kova e këtij ngarkuesi mund të hedhë deri në 73 ton materiale me një të mbushur.

3

Megjithatë një gjë e tillë nuk është aspak problem për kamionin më të madh në botë... Liebherr që prodhohet në Newport News (Virgjina- SHBA). Emri i kamionit: T282B. I ngarkuar plotësisht ai peshon 892 ton. Rimorkio është e rëndë 30 ton dhe mban një peshë të ngarkuar deri në 364 ton. Kamioni ecën deri në 64 kilometra në orë dhe harxhon 174 litra naftë në orë.

4

Gjithashtu një nga kamionët më të mëdhenj në botë: japonezi Komatsu 930 E. Bosh peshon 209 ton, mund të mbajë një ngarkesë deri në 211 ton. Në total kjo makinë- sumo mund të shkojë deri në 500 ton.

5

Ai i kalon të gjitha: O&K RH 400, ekskavatori më i madh në botë. Dy motorrët e këtij gjigandi që peshon 1 mijë ton nxjerrin deri në 4460 kuaj fuqi, ka një serbator që kërkon 16 mijë litra karburant. Me një goditje të vetme lopata e tij mund të nxjerrë 320 ton material nga toka, mund të ngarkojë 85 ton në makina. Për një orë nxjerr edhe 8 mijë ton. Shoferi i saj nuk duhet të ketë probleme me marrjen e mendve: kabina e tij është në 10 metra lartësi.

11

Që nga viti 1977 është helikopteri më i madh në botë: rusi Mil Mi-26. Është deri në 40 metra i gjatë, helikat shkojnë deri në 16 metra. Mban një peshë deri në 20 ton. I ngarkuar plot helikopteri peshon 56 ton.

6

Prodhuesi francez i makinave “Nicolas Industrie” ka projektuar trajlerin më të madh në botë. Tractomas TR 10 x 10 D100 shërben për të transportuar transformatorë dhe pjesë për centrale. Është i rëndë 71 ton dhe mund të mbajë një peshë prej 600 ton. Në këto raste rimorkioja mund t’i bëhet edhe 125 metra e gjatë.

7

Traktori më efektiv në mbarë botën: AGCO Challenger MT875B mund të punojë 30 fusha futbolli në një orë. Por për këtë punë rekord ai kërkon edhe karburant në sasi rekord: 118 litra për një orë.

8

Komatsu (Japoni) ka ndërtuar buldozerin më të madh në botë. 11.7 metra i gjatë, rreth 5 metra i lartë, peshon 153 ton. Motori gjigand ka 1170 kuaj fuqi dhe një forcë shtytëse prej 220 ton. Mburoja (10 ton e rëndë, 7 metër e gjerë dhe 3 metër e lartë) mund të marrë përpara deri në 69 metra kub material- që i korrespondon një peshe deri në 158 ton.

02/04 - 08/04/11 F.P. 35


Showbiz 36-37

Sekreti i bukurisë Çfarë e bënte atë gruan më të bukur në botë?

Tetë martesa, 50 filma, dy çmime OSCAR, 100 operacione, një pasuri prej 450 milion euro, por vetëm një Elizabet Tejlër. Ajo u shua në një spital para pak ditësh në moshën 79 vjeçare. Në krah kishte katër fëmijët. Një mesazh në Twitter shpjegonte gjithçka mendonte ajo për botën e për vdekjen. “Do ju njoftoj kur të marrë fund,” shkruante Tejlër përpara se të nisej në spital. Edhe në varrimin e saj ajo erdhi me vonesë, sipas një porosie që kishte lënë përpara se të vdiste. E gjithë bota mbajti frymën atë ditë. Femra më e bukur në Hollivud mbylli sytë

Liz Tajlor

është cilësuar si gruaja më e bukur në botë. Fytyra e saj e përsosur është admiruar nga miliona njerëz në mbarë botën. Por çfarë e bënte atë kaq të veçantë? Rrjeti amerikan ABC ka hulumtuar për sekretin e bukurisë së saj. Sy ngjyrë violetë, një çehre thuajse komplet të bardhë dhe flokë të zinj sterrë- një kombinim unik. “Kombinimet e forta e bëjnë një fytyrë të duket edhe më femërore,” thotë Nancy Etcoff, psikologe në universitetin amerikan të Harvardit. Buzët e lyera me një të kuq të fortë dhe sytë e nxirë me rimel e nxirrnin edhe më shumë në pah efektin e këtij kontrasti. Gjithashtu edhe forma e fytyrës së saj- veçanërisht mjekra e vogël- e nënvizonin më shumë feminitetin e saj tërheqës. Shkaku: në moshën e pubertitetit, tek meshkujt zhvillohet mjekra dhe vetullat, ndërsa tek gratë këto zona mbeten më pak të theksuara. “Tiparet kryesore të bukurisë së Liz Tejëlr ishin: fytyra e vogël me buzë të plota dhe mjekra e ngushtë,” thotë Etcoff.

Bukuria mund të matet Por fytyra e divës së Hollivudit nuk është i vetmi atribut për bukurinë e saj. Studiuesit thonë se edhe trupi i saj ishte i mrekullueshëm. “Krahas fytyrës, Liz kishte edhe një trup që të linte pa frymë. Efekti që të shkaktonte trupi i saj ishte tej normales. Përveç kësaj, format trupore ishin fantastike,” thotë psikologia. Richard Burton, me të cilin aktorja ishte martuar dy herë, thoshte

36 F.P. 02/04 - 08/04/11

Me aktorin James Dean në vitin 1956

Duke festuar çmimin OSCAR në vitin 1961

se gjoksi i saj ishte “apokaliptik”, “në gjendje për të rrëzuar çdo perandori”. Për më tepër bluzat e ngushta që vishte ajo e nxirrnin më shumë në pah një gjë të tillë. Shkencëtarët kanë zbuluar se prerja ideale për një trup femëror është 0.7, një shifër që del nga pjesëtimi i perimetrit në bel me perimetrin në ije. Por ylli i Hollivudit për çudinë e të gjithëve e kishte këtë prerje 0.6. Një tjetër e dhënë për bukurinë e Tejlër: Stephen Link, psikolog në Universitetin e Kalifornisë, bëri një kërkim për përmasat e një fytyre perfekte. Me qindra portrete njerëzish u studiuan nga një ekip i përbërë nga 160 studentë. Rezultati: nëse tek gratë, distanca mes syve dhe gojës ishte sa 36 përqind e gjatësisë së fytyrës dhe distanca mes syve ishte sa 46 përqind e gjerësisë së fytyrës, atëherë ajo fytyrë quhej atraktive. Fytyra e Liz Tejlër e plotësonte këtë masë në mënyrë perfekte. Por për historianin dhe kërkuesin shkencor Lois Banner, bukuria nuk

Elizabeta me dy djemtë, Michael dhe Christopher- 1956

është vetëm një masë ideale fizike. “Bukuria është një cilësi që punon në të gjitha nivelet. Në periudhën kur lulëzoi karriera e Tejlër kishte më pak yje në Hollivud se në ditët e sotme. Ajo kishte vëmendjen e jashtëzakonshme të medias dhe në mënyrë të vazhdueshme arriti të marrë rolet më joshës e më të mirë. Po ashtu lidhjet e shumta të dashurisë tregonin se ajo kishte imazhin e një perëndeshe.”


Richard Burton, me të cilin aktorja ishte martuar dy herë, thoshte se gjoksi i saj ishte “apokaliptik”, “në gjendje për të rrëzuar çdo perandori”. Për më tepër bluzat e ngushta që vishte ajo e nxirrnin më shumë në pah një gjë të tillë

ShowbizFP

së Liz Tejlër Liz Tejlër për veten e saj

Dashuria më e madhe e jetës së saj, Richard Burton, me të cilin u martua dy herë

Duke dalë nga spitali pas një prej operacioneve të shumta

1. Përpara se të bëj filmat, pi një limonadë në Kaliforninë Jugore. 2. Kur Jose Eber është jashtë qytetit, vdes të pres flokët e mia e të gjithkujt tjetër. 3. Jam e çmendur pas serialit Ligji dhe Rendi (Law & Order) dhe kam parë çdo episod. 4. Jam konvertuar në judaizëm në vitin 1959. 5. Emri im çifut është Elisheba Rachel. 6. Kali im i parë quhej Betty. 7. Nuk kam dalë në një takim derisa kam mbushur 16 vjeç. 8. Këmbët i kam shumë të shkurtra. 9. Filmi për të cilin krenohem është “Kush ka frikë nga Virginia Woolf?” 10. Nuk mund të kaloj kurrë një ditë pa hedhur parfum. 11. Kam ëndërruar që të kem një parfum timin që nga mosha 25 vjeç derisa e arrita. 12. Më pëlqen lëngu i portokallit të kuq. 13. Kujtimi im i parë është për dhimbjen. 14. Jam akoma zemërthyer për faktin se Richard [Burton] nuk fitoi kurrë një çmim OSCAR. 15. Sinqerisht nuk jam e shqetësuar se po plakem. 16. Kurrë nuk kam provuar të aktroj deri kur erdhi filmi “Një vend në diell”. 17. Jam e tmerruar nga numri i miteve rreth meje. Sidomos për faktin se pranohen si të vërteta. 18. Njerëzit në Twitter e quajnë parfumin tim “Sytë lejla”. 19. Kurrë nuk kam marrë leksione aktrimi, edhe pse shumë mendojnë se kam nevojë për to. 20. Kur isha njëzet vjeç, për pak sa nuk humba këmbën e syrin. Megjithatë i kam akoma, ju-hu. 21. Nervat janë ndëshkim për të gjithë aktorët. 22. E urrej kur më thërrasin Liz për shkak se duket si një fishkëllimë. 23. Besoj se mund të jesh pranë Zotit kudo. 24. Qeni im Delilah është i dashuruar pas maces time Fang. Secili sipas të tijës. 25. Familja ime dhe njerëzit e sëmurë me AIDS janë jeta ime.

Thëniet e Liz

Në vitin 2003 tek Larry King Show

- - - - - - - - - -

Vajzat e mëdha kanë nevojë për diamante të mëdha Jam një grua shumë e përkushtuar. Dhe duhet të jem e përkushtuar, jam martuar kaq shpesh Kam fjetur vetëm me burra, me të cilët jam martuar. Sa gra mund ta thonë këtë? Nëse dikush është aq budalla sa të më japë 1 milion dollarë për një foto, sigurisht nuk jam aq budallaqe sa ta kthej mbrapsht këtë ofertë Mamaja thotë se nuk i kam hapur sytë tetë ditë pasi kam lindur. Por kur i kam hapur, gjëja e parë që pashë ishte një unazë fejese Disa nga burrat më të mirë që më kanë shoqëruar kanë qenë kuajt dhe qentë Suksesi është një deodorant i madh. Të zhduk të gjithë aromat e shkuara Kur del dielli, më vjen sërish morali E dua Richard Burton me të gjithë fibrat e shpirtit tim, por nuk mund të jemi bashkë Kur njerëzit thonë “ajo ka pasur gjithçka”, unë u them: “nuk kam pasur të nesërmen”

02/04 - 08/04/11 F.P. 37 Në filmat e parë të saj përkrah qenit të famshëm Lesi


Sport 38-42

Nga Gerti Katro www.freepress.al

Në ndjekje të ëndrrës…

F

itorja e fundjavës së kaluar e kombëtares shqiptare vazhdon që të bëjë jehonë dhe të ngjallë diskutime. Më shumë se sa fitorja, ajo që i ka dhënë më shumë ngjyrë këtyre diskutimeve ka qenë mënyra se si u arrit ajo. Specialistë, njerëz të sportit, por edhe tifozë të shumtë, i kanë vënë epitete të shumta asaj ndeshje. Shumë e kanë quajtur ndeshjen më të mirë të kombëtares shqiptare në dekadat e fundit. Madje, ka dhe nga ata që e quajnë ndeshjen më të mirë që ka zhvilluar kombëtarja jonë në gjithë historinë e vet. Kjo, për vetë mënyrën se si u zhvillua ndeshja, me një ekip që bëri presion dhe sulmoi nga minuta e parë deri në të fundit. Gjë që kombëtarja jonë nuk e ka bërë pothuajse kurrë. Mënyra e arritjes së fitores nga ana e Shqipërisë, u bëri përshtypje edhe disa nga mediave ndërkombëtare, mes të cilëve edhe gazetarëve bjellorusë, të cilët ishin të pranishëm në stadium. Në raportimet e tyre pas ndeshjes, ata shpreheshin se lojtarët e Bjellorusisë u kthyen në skllevër të lojtarëve të kombëtares sonë, ndërsa këta të fundit, sipas bjellorusëve, dukeshin si të droguar. E gjithë ajo që ndodhi me Bjellorusinë ka ngjallur tek sportdashësit shqiptarë një optimizëm që duket se ishte shuar prej të paktën tre vitesh, që pas dështimit të turpshëm pikërisht ndaj Bjellorusisë në Tiranë, kur kombëtarja humbi 2-4, e cila u pasua nga një tjetër humbje e rëndë me Rumaninë 5-1. Atëherë u fol për shitje ndeshjesh, lënie, puç për ish-trajnerin kroat, Oto Bariç dhe madje ndërhyri edhe politika. Kryeministri Sali Berisha arriti deri aty sa kërkoi që më mirë të shpërbëhet ekipi kombëtar disa kohë, se sa të vazhdohej me atë nivel të turpshëm. Por, tre vjet më pas, pikërisht ndaj Bjellorusisë, duket se tashmë është ringjallur sërish shpresa se Shqipëria mund të ndërtojë një kombëtare cilësore, e cila mund të arrijë madje edhe të luftojë për vendin e dytë në grup. Se sa kjo gjë do të arrihet, mbetet për t’u parë. Deri në qershor, kur Shqipëria ka ndeshjen e radhës, atë me Bosnjë Hercegovinën, tifozët kuqezinj kanë gjithë të drejtën që të jenë optimist dhe të shpresojnë se ky ekip mund të bëjë diçka të madhe. Në mos të zërë vendin e dytë, të paktën të arrijë që të lërë pas vetes tre ekipe dhe të ngjitet në vazon e katërt, që do të thoshte se në shortin për eleminatoret e Botërorit 2014, do të kishim tre kundërshtarë më të dobët, të paktën në letër. Ky ka qenë për vite me radhë objektivi kryesor i kombëtares shqiptare, por që deri më tani nuk është realizuar. Dhe, shpresat më të mëdha janë pikërisht kësaj

38 F.P. 26/03 - 01/04/11

Ekipi Kombëtar, duke kënduar himnin, para ndeshjes së futbollit, Shqipëri-Bjellorusi, 1-0

radhe, kur dukej se kombëtarja jonë ishte në momentet më të vështira, duke parë që është duke u mbyllur një cikël i rëndësishëm, pasi shumë prej lojtarëve pritet që të tërhiqen në fund të këtij edicioni. Në një intervistë për “L’Equipe” të dhënë para ndeshjes me Bjellorusinë, Lorik Cana shprehej se është në ndjekje të një ëndrre: pjesëmarrjes në një Kampionat Europian apo Botëror me kombëtaren shqiptare. Kjo ëndërr në fakt është e të gjithë sportdashësve shqiptarë, që për vite me radhë e besojnë dhe shpresojnë një gjë të tillë. Ndoshta kjo është radha e duhur që kjo ëndërr të kthehet në realitet.

Mundësitë Pas ndeshjes së fituar me Bjellorusinë, tashmë të gjithë kanë filluar të bëjnë llogaritë. Janë të shumtë ata që besojnë dhe shpresojnë në arritjen e vendit të dytë në grup, që në fillimin e eleminatoreve dukej si një utopi, duke parë përbërjen e ekipeve në grupin që bën pjesë

kombëtarja jonë, por dhe gjendjen e kësaj të fundit. E gjitha kjo pritet që të sqarohet në ndeshjen e qershorit, kur Shqipëria do të udhëtojë në Bosnjë. Nëse kombëtarja jonë do të mund të marrë të paktën një pikë, që duket se do të jetë edhe objektivi kryesor i ekipit (kështu janë shprehur pothuajse të gjithë lojtarët e kombëtares), atëherë do të kishte mundësi reale për zënien e vendit të dytë. Për të qenë realistë, përballë Bosnjës, marrja e një pike do të jetë shumë e vështirë. Këtë gjë e pamë më së miri edhe në Tiranë, kur me shumë fat arritëm që të merrnim një pikë ndaj tyre. Por, duhet thënë se situata e kombëtares asokohe nuk ishte nga më të mirat, në dallim nga tani, kur duket se ekipi ka gjetur lojën, përqendrimin, qetësinë, qëndrueshmërinë dhe përgatitjen fizike, e cila është shumë e rëndësishme dhe në shumë raste kombëtares sonë i ka munguar. Megjithatë, edhe nëse arrihet një rezultat pozitiv me Bosnjën, duhen bërë llogaritë me Francën, me të cilën kemi dy ndeshje. Në barazim me transalpinët


SportiFP

në Tiranë do të ishte i mjaftueshëm për të realizuar ëndrrën, nëse kjo do të shoqërohej me një fitore me Luksemburgun jashtë dhe me Rumaninë brenda. Dy objektiva këto mëse të realizueshme, duke parë që Luksemburgu është një ekip i dobët, ndërsa Rumania është duke kaluar një nga momentet më të vështira gjatë këtyre dekadave të fundit. Pra, do duhen dy barazime me Bosnjën dhe Francën dhe dy fitore me Luksemburgun dhe Rumaninë, që do të thotë se kombëtarja do të grumbullonte tetë pikë, pra, aq sa ka aktualisht. Me 16 pikë që do të grumbullonte kombëtarja, vendi i dytë do të ishte pothuajse i sigurt, duke qenë se edhe ekipet rivale për vendin e dytë, Bosnja dhe Bjellorusia, por edhe Rumania, kanë disa përballje direkte me njëra-tjetrën, nga të cilat Shqipëria mund të përfitojë. Për më tepër, nga eleminatoret e viteve të fundit, është parë se ekipet që sigurojnë 16 pikë, e kanë pothuajse të sigurt vendin e dytë. Nëse ekipi do të tregojë nivelin e shfaqur me Bjellorusinë, ky objektiv është mëse i mundur. Ndaj, nuk na mbetet veçse të presim ndeshjet e ardhshme dhe të shpresojmë.

E ardhmja e kombëtares Ndeshja me Bjellorusinë është një motiv gëzimi dhe optimizmi për këtë kombëtare. Por, vazhdimësia ngre shumë pikëpyetje dhe dilema. Kjo, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve të formacionit bazë kanë kaluar të 30-at dhe ky pritet që të jetë edicioni i fundit i tyre me kombëtaren. Në fushën e lojës me Bjellorusinë kishte dy 34-vjeçarë, Ervin Skela dhe Erion Bogdani, një 35-vjeçar, kapiteni Altin Lala dhe dy 30-vjeçarë, Ervin Bulku dhe Admir Teli. Nga këta, katër të parët kanë qenë dhe vazhdojnë që të mbeten baza e kombëtares. Lind pyetja se kush do t’i zëvendësoja ata kur të largohen nga kombëtarja? Alternativat në stol janë të pakta dhe këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri kroat, Josip Kuzhe. Jo më kot ai vazhdon që t’u besojë këtyre veteranëve. Në sulm, i vetmi që jep siguri është Hamdi Salihi. Aktualisht vlen të konsiderohet edhe Elis Bakaj, i cili gjithsesi nuk jep garanci, duke qenë se ka luajtur shumë pak me kombëtaren. Sulmues të tjerë cilësorë kombëtarja shqiptare nuk ka dhe kjo është një anë shumë negative. Edhe alternativat e mesfushës lënë për të dëshiruar, duke qenë se nuk ka. Kjo është parë në disa ndeshje kur ka munguar Altin Lala i dëmtuar, kur Kuzhe është detyruar që të aktivizojë një mbrojtës krahu si mesfushor qendre: Andi Lilën. Pra, e ardhmja nuk duket aq shumë ndriçuese, ashtu si ndeshja e kombëtares shqiptare me Bjellorusinë.

Hamdi Salihi, njeriu i momentit Hamdi Salihi është kthyer në lojtarin kyç të sulmit të kombëtares shqiptare. Është duke shënuar në vazhdimësi dhe i ka dhënë pikë të rëndësishme ekipit kombëtar. Tashmë të gjithë i kanë mbështetur shpresat tek ai, sulmuesi që i kishte

Në sezonin 2008-09 me ardhjen e Josep Guardiola si trajner të ekipit të parë, solli energji të reja për ekipin dhe ata regjistruan sezonin më të suksesshme në historinë e tyre, duke fituar Ligën spanjolle dhe dy Kupat spanjolle, Ligën e Kampionëve, Superkupën spanjolle dhe europiane si dhe botërorin e klubeve

Hamdi Salihi, duke festuar shënimin e golit të fitores

munguar aq shumë kombëtares sonë. Shkodrani ka treguar cilësi të jashtëzakonshme përpara portës. Ndoshta mund të mos bjerë shumë në sy në fushën e lojës, pasi nuk ka finesë të madhe në veprimet me topin, por në zonën e rreptësisë është shumë i ftohtë dhe i gatshëm për të shfrytëzuar edhe rastet më të pamundshme. Janë dashur vite në fakt që Salihi të arrinte në këtë pikë me kombëtaren. Shkodrani nuk e ka pasur të lehtë që të gjente hapësira, pasi ka pasur para vetes sulmues të tillë si Igli Tare dhe Erion Bogdani, për të mos shtuar pastaj edhe emra si Edmond Kapllani dhe Besart Berisha, që për disa kohë kanë qenë në një formë shumë të mirë. Megjithatë, Salihi, me qetësinë që e karakterizon para portës, ka pritur momentin e vet dhe tashmë ai ka ardhur. Salihi është duke shkëlqyer dhe duke shënuar me vazhdimësi. Këtë gjë, në fakt është duke e bërë edhe tek ekipi i vet, Rapidi i Vjenës, ku, edhe pse është aktivizuar shumë pak në pjesën e parë të kampionatit, ka arritur që të shënojë 13 gola. Që prej nisjes së karrierës së vet, 27-vjeçari është dalluar pikërisht për këtë gjë, shënimin në vazhdimësi. Tifozët shkodranë ende e mbajnë mend talentin e tyre, që, edhe pse 17 vjeç, arriti që të shënonte gola të shumtë dhe nga më spektakolarët, si ai me roveshatë nga 25 metra kundra Tiranës, gola që në kampionatin shqiptar shihen shumë

rrallë. Edhe kur shkoi pikërisht tek bardheblutë e Tiranës, shkodrani arriti që të shënonte më shumë se 20 gola, duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve të huaja. Ai u transferua tek austriakët e Riedit, ku sërish shkëlqeu, për të kaluar pastaj tek ekipi i madh austriak, Rapidi i Vjenës. Duhet thënë se Hamdi Salihi është i vetmi lojtar shqiptar që gjatë kësaj dekade të fundit ka mundur që të kalojë nga kampionati shqiptar në një kampionat të huaj dhe të ketë sukses. Gjatë këtij viti pamë se si pesë nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar, Emiljano Vila, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika, Jahmir Hyka dhe Bekim Bala, u rikthyen në kampionatin shqiptar, për shkak se nuk arritën dot që të përballeshin me kampionatet e huaja. Forma e mirë që po tregon Salihi ka rënë në sy edhe të shumë ekipeve prestigjioze në Europë, si Dinamo e Kievit apo Spartakut të Moskës. Ndoshta futbolli i lindjes nuk mund të konsiderohet mundësia më e mirë për Salihin, por tashmë ato janë duke bërë investime të rëndësishme dhe shumë lojtarë dhe trajnerë të huaj nga më prestigjiozët, kanë pranuar që të transferohen tek këto klube. Tifozët e Rapidit të Vjenës tashmë po i frikësohen largimit të shkodranit, i cili me anë të golave të vet ka arritur që të lërë një ndjesi të mirë tek mbështetësit e Rapidit.

26/03 - 01/04/11 F.P. 39


SportiFP Ëndrra për kualifikim? Ne gjithmonë kështu e kemi, nëse fitojmë një ndeshje apo ndodhemi të dytët në grup bëhemi euforikë. Do të thosha që t’i marrim gjërat ndeshje për ndeshje.

Skela: Nëse japim maksim

E

rvin Skela është një prej lojtarëve më emblematikë për sa i përket futbollit kombëtar në 12 vitet e fundit. I lindur në Vlorë në 17 nëntor të vitit 1976, Skela filloi karrierën e tij në ekipet e moshave te Flamurtarit ku u përfshi edhe në futbollin profesionist. Ai mbahet mend më mirë për zhvillimin e karrierës së tij në kampionatin gjerman ku numëron ekipe si Kaiserslautern, Eintrahti i Frankfurtit, Energie Kotbus dhe Arminia Bilefild. Skela vetëm pak muaj më parë u bashkua me një ekip amator në Gjermani, Germania Uindek, që shënoi një rënie në karrierën e tij duke parë edhe emrat që kishte përfaqësuar në Bundesligë. Por shumë shpejt në 4 mars të këtij viti, Skela vendosi të lërë pas 16 vjetësh Gjermaninë (vetëm një ndërprerje në vitin 2006 kur luajti për Askolin në Itali) për të kaluar në kampionatin polak me ekipin Arka Gdynia, ku edhe aktivizohet aktualisht. Skela, një prej lojtarëve kryesorë të kombëtares shqiptare prej shumë vjetësh, u përfshi në ekip në vitin 2000 dhe që atëherë ka luajtur një total prej 73 ndeshjesh dhe ka shënuar 13 gola për përfaqësuesen, një më pak se rekordi i mbajtur nga sulmuesi Alban Bushi. Skela ishte pjesë e kombëtares edhe në fitoren e fundit ndaj Bjellorusisë ku vinte pas një mungese në takimin miqësor ndaj Sllovenisë. Shqipëria është e pozicionuar mirë aktualisht të grupit eliminator dhe Skela foli për mundësitë që ka ekipi kuqezi në një intervistë pas ndeshjes. Ai foli edhe për aspiratat në aspektin personal.

Fituat një takim mjaft të rëndësishëm ndaj Bjellorusisë, një prej rivaleve të drejtpërdrejta në grup. Ju jeni një prej lojtarëve më me eksperiencë në kombëtare, si do ta cilësonit bazuar edhe në të shkuarën? Kam shume vite që luaj me Kombëtaren, por kjo është pa asnjë dyshim një nga ndeshjet më të mira e më të rëndësishme, për mua dhe gjithë ekipin. Për këtë ndeshje u fol shumë përpara saj. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë lojë që bëmë sot. Mendoj se ka qenë një nga ndeshjet më të bukura që kemi bërë.

40 F.P. 02/04 - 08/04/11

Sa shpresa kemi për t’u kualifikuar? Ëndrra për kualifikim? Ne gjithmonë kështu e kemi, nëse fitojmë një ndeshje apo ndodhemi të dytët në grup bëhemi euforikë. Do të thosha që t’i marrim gjërat ndeshje për ndeshje. Çfarë mund të presim nga kjo kombëtare? E kam thënë gjithmonë dhe e përsëris dhe njëherë, se në qoftë se secili nga do të japë maksimumin për këtë fanellë, për ekipin kombëtar, atëherë ne mund të bëjmë mrekullira. Skela, ndeshja ndaj Bjellorusisë ishte një prej më të rëndësishmeve të fushatës eliminatore. Çfarë mesazhi do të ishte ai i duhuri? Mendoj se për të arritur qëllimin tonë, pra rezultatin pozitiv, jo vetëm kundër rivalëve, por edhe ekipeve të vogla në grup, duhet që secili nga ne të japë maksimumin gjatë 90 minutave. Që nga

dita e parë në të fundit duhet angazhim maksimal. Këtë e kam thënë më parë dhe e them vazhdimisht. Para këtij takimi keni munguar në një ndeshje të ekipit kombëtar. Çfarë ndjesie keni pasur gjatë kësaj kohe? Në momentin që mu bë një ofertë nga Polonia, që të vazhdoj të luaj futboll, ka qenë moment delikat dhe unë kam këmbëngulur që të mbaj trupin në formë. Pra kur erdhi kjo ofertë u gëzova shumë, jo për pagën, por se është një ligë profesioniste dhe kjo do më jepte avantazhe. Insistimi i trajnerit që unë të isha pjesë e Kombëtares më detyroi të kërkoja një skuadër profesioniste. Jam shumë i gëzuar për këtë. Fillimisht kaluat në një ekip të kategorive inferiore në Gjermani, por shumë shpejt u transferuat në Poloni tek ekipi Arka Gdynia. Si ndiheni pas kësaj aventure?


SportiFP Për çdo lojtar të Kombëtares që i ofrohet të luajë për vendin e vet, është një kënaqësi për të. Që të veshë fanellën është një privilegj për të. Unë e kam pasur ëndërr këtë që fëmijë

umin, bëjmë mrekullira Për ekipin në Gjermani nuk dua të flas. Ndërsa për sa i përket ekipit tim të ri jam i kënaqur që do të luaj në një ekip profesionist. Gjithçka shkon mirë në çdo aspekt, e vetmja gjë që nuk përshtatet është i ftohti i Polonisë (qesh). Ndeshjen e fundit që kishit luajtur për kombëtaren u aktivizuat për 62 minuta... Për çdo lojtar të Kombëtares që i ofrohet të luajë për vendin e vet, është një kënaqësi për të. Që të veshë fanellën është një privilegj për të. Unë e kam pasur ëndërr këtë që fëmijë. Para shumë vitesh kam qenë shumë në formë, por edhe tani ndihem i motivuar për të dhënë maksimumin. Dëshira është e madhe dhe Kombëtarja na motivon. Kur ju nuk luani, Shqipërisë duket që i mungon Skela... Ndihem shumë mirë që më vlerësojnë, por edhe për kontributin tim në gjithë këto vite. Në Kombëtare nuk ekzistojnë vetëm emrat si Lala, Skela, Cana etj. Por ekipi kombëtar funksionon si grup, përfshi dhe trajnerin, stafin teknik, mjekësor, etj. Unë mungova ndaj Sllovenisë, por ky nuk është fundi. Nuk është se u ndie mungesa. Për mua kjo ishte një ndeshje e rëndësishme dhe jo vetëm për mua si person, por për të gjithë Shqipërinë. Në fushë dukeni i rinuar, por edhe sa do të vazhdojë Ervini në Kombëtare? Nuk e di, nuk mund të them se sa kohë do të jem në Kombëtare, por e di një gjë se kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mua dhe për ekipin. Ajo që unë di të them me siguri është se do të jap maksimumin tim në sfidat e ardhshme që të realizohen objektivat e skuadrës. Dua të tregoj dhe unë që jam i vlefshëm për ato minuta që më beson trajneri, të jem pjesë e Kombëtares, të ndihmojmë të rinjtë në mënyrë që të arrijmë suksesin e dëshiruar. U treguat modest kur thatë se nuk kishte shumë rëndësi mungesa juaj ndaj Sllovenisë. Por Kuzhe ju ka përmendur si lojtar kyç. Të gjithë e kishin pritur ardhjen tuaj... Unë këtë vlerësim dua ta tregoj me profesionalizmin dhe eksperiencën time. Unë kam luajtur në kampionate dhe skuadra të rëndësishme. Kombëtarja ka shumë lojtarë dhe që të gjithë duhet të jenë në një ditë të mirë që të realizohen objektivat për rezultat. Futbolli nuk është një lojtar, por 11, 13, 15 apo 22 lojtarë që grumbullohen.

Ajo që unë di të them me siguri është se do të jap maksimumin tim në sfidat e ardhshme që të realizohen objektivat e skuadrës. Dua të tregoj dhe unë që jam i vlefshëm për ato minuta që më beson trajneri

Në Kombëtare ka pasur shumë emra të spikatur në 20 vjetët e fundit, nga Demollari tek Kola, apo deri tek Skela. A sheh ndonjë pasardhës të vetes? Më është bërë shpesh kjo pyetje. Mund t’i përgjigjesha me një pyetje: Nuk e di a i është bërë Demollarit dhe Bledar Kolës kjo pyetje dhe çfarë përgjigje kanë dhënë ata. Skelës s’ia ka

dhuruar kush vendin në Kombëtare. E ka merituar me djersën e tij. Të gjithë ne që jemi këtu, kemi punuar seriozisht për këtë punë dhe kemi pasur kontributin tonë. Të rinjtë që janë kanë kualitet shumë të mirë, karakter shumë të mirë gjithashtu, por duhet të punojnë më shumë, të jenë më seriozë. Dhe këtë flamur që kemi duhet ta mbajnë, pasi peshon shumë.

02/04 - 08/04/11 F.P. 41


SportiFP Shumë skuadra kanë sjellë të reja individuale si karta të fshehta, përfshi marmitën me dalje përpara të Renault apo dyshemenë e dyfishtë të Toro Rosos, por rregullorja e këtij sezoni ka ndryshuar shumë dhe skuadra që do të dijë të përshtatet më mirë do të jetë ajo që do të ketë makinën më të shpejtë.

Sezoni i Formula 1, adrenalina në maksimum Skuadrat/ pilotët:

Nëse keni menduar se 2010 ishte një vit klasik i Formula 1, bëhu gati për sezonin 2011, në të cilin katër ose edhe pesë ekipe duken të vendosur për të rivalizuar. Jo më pak se pesë kampionë të botës do të hyjnë në “luftë”, dhe “lufta” premton të jetë më e vështirë se kurrë

McLAREN Xhenson Baton Ljuis Hamilton MERCEDES GP Mikael Shumaker Niko Rosberg RED BULL Sebastian Fetel Mark Veber FERRARI Felipe Masa Fernando Alonso

R

ed Bull dhe Ferrari duket se kanë vendosur ritmin e vërtetë në testet para-sezonit në Spanjë, me Mercedes që duket forca e tretë dhe McLaren, ndoshta në vështirësi, ka të ngjarë të luftojë fillimisht me Renaultin për vendin e katërt. Sebastian Vetel, Ljuis Hamilton, Fernando Alonso, Xhenson Baton dhe Majkëll Shumaker i japin Formulës shkëlqim. Një peshë të jashtëzakonshme japin edhe talentet premtues të tillë si Skot Paul di Resta, meksikani Serxhio Perez, venezueliani Pastor Maldonado dhe belgu Zherom D’Ambrosio, të cilët theksojnë aftësinë e sportit për t›u rigjeneruar. Në mes tyre, garuesit prej një kohe të gjatë si Felipe Masa, Nik Haidfeld, Jarno Truli, Heiki Kovalainen dhe Niko Rosberg shtojnë emocionet më tej. Beteja e ekipeve të mesme ka gjithashtu gjasa të jetë po aq e mbushur si në luftën për titullin, me Uilliams, Force India, Sauber, Toro Roso dhe ndoshta Lotus. Megjithatë, përsëri rregullat janë rishikuar, duke i hedhur gjërat përsëri në letër për t›i shkrirë edhe një herë më mirë. Gjëja e vetme që mund t›ju këshillojmë është të ndiqni sezonin e ri të F1 me adrenalinën në shpejtësinë maksimale.

Të rejat teknike Shumë skuadra kanë sjellë të reja individuale si karta të fshehta, përfshi marmitën me dalje përpara të Renault apo dyshemenë e dyfishtë të Toro Roso-s, por rregullorja e këtij sezoni ka ndryshuar shumë dhe skuadra që do të dijë të përshtatet më mirë do të jetë ajo që do të ketë makinën më të shpejtë.

42 F.P. 02/04 - 08/04/11

UILLIAMS Rubens Barrikelo Pastor Maldonado RENAULT Vitali Petrov Nik Heidfeld

1. Hunda aerodinamike e përshtatshme mund të lëvizet nga vetë piloti. Ky është një ndryshim që bëhet për të ndihmuar në rritjen e numrit të parakalimeve, duke pakësuar rezistencën që makina i bën ajrit që vjen nga makina që do të ketë përpara. Megjithatë, përdorimi i kësaj teknologjie nuk është tërësisht i lirshëm. Mund të përdoret në çdo kohë në provat e lira dhe provat kualifikuese, por gjatë garës aktivizohet kur distanca nga piloti përpara është më pak se një sekondë në vijë të drejtë dhe çaktivizohet sapo piloti frenon për të marrë kthesën. Raportet e para kanë treguar se përdorimi i saj ka funksionuar dhe i jep pilotit 10-12 km/h më shumë, kështu që do të jetë shumë e rëndësishme në pjesët e drejta të gjata. 2. KERS (Sistemi i Rikuperimit të Energjisë Kinetike) rikthehet në Formula 1 pas një mungese prej një viti. KERS grumbullon energji nga motori kur

makina frenon dhe energjia grumbullohet në motor, ku vihet në dispozicion të pilotit për të dhënë më shumë fuqi motorike. Llogaritet që shtesa në fuqi të jetë deri në 10% të fuqisë së përgjithshme të motorit. 3. Pika në rregulloren sportive ku ndaloheshin urdhrat e skuadrës është hequr, duke i lejuar drejtorët e përgjithshëm të skuadrave, apo shefat e garës që të ndërtojnë një strategji më të hapur, duke i dhënë njërit pilot më shumë prioritet se sa pilotit tjetër. 4. Megjithatë, ndryshimi më i madh i këtij sezoni do të jetë ndryshimi i kompanisë që mbështet me goma nga Brixhston në Pireli. Gomat janë kërkuar të jenë më të buta dhe të jenë më të shpejta, të cilat do të kërkojnë strategji me të paktën tre pit- stope për garë. Stili i garimit të pilotëve pritet të ndryshojë dhe piloti që do të përshtatet më shpejt, do të jetë ai që do të përfitojë më shumë.

Kalendari i Formula 1: Australi 27 mars Malajzi 10 prill Kinë 17 prill Turqi 8 maj Spanjë 22 maj Monako 29 maj Kanada 12 qershor Europë 26 qershor Britani 10 korrik Gjermani 24 korrik Hungari 31 korrik Belgjikë 28 gusht Itali 11 shtator Singapor 25 shtator Japoni 9 tetor Kore e Jugut 16 tetor Indi 30 tetor Abu Dabi 13 nëntor Brazil 27 nëntor Bahrein- e papërcaktuar

FORCE INDIA Adrian Sutil Paul di Resta TORO ROSSO Sebastien Buemi Haime Algersuari LOTUS Jarno Truli Heiki Kovalainen HISPANIA Narain Kartikejan SAUBER Kamui Kobajashi Sergio Perez VIRGIN Timo Glok Zherome d›Ambrosio


HoroskopiJavor 43

Dashi Ditët e pranverës kanë bërë që ju të humbisni durimin. Pasojat e një jave nervoze që keni kaluar do të ndihen dhe ditët e para të javës. Por ditët e ardhshme do të jeni në gjendje të zgjidhni mosmarrëveshjet kryesore në saj të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj. Ditën e martë dhe të mërkurë do të ndiheni më të qetë nga ana shpirtërore. Do të filloni t’i shihni gjërat me optimizëm.

Demi Për fat të mirë yjet do ju ndihmojnë këtë javë t’i kaloni angazhimet me efikasitet. Të martën dhe të mërkurën mund të jeni i hutuar nga tensionet dhe shqetësimet nga një marrëdhënie me një familjar. Çështjet praktike do të marrin një domethënie emocionale. Edhe pse do të jeni të nervozuar, duhet të bëni kujdes të mos reagoni ndaj provokimeve. Për fat të mirë Marsi ju mbështet dhe ju bën të aftë për të vepruar në çdo situatë. Java do të jetë shumë e mirë për të kaluar me miqtë.

Binjakët Për të lindurit e shenjës së binjakëve java do të fillojë me atmosferë pranvere që do ju bëjë plot energji. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë më të vështira në punë për ju. Por mos u bëni kapriçoz. Sqaroni gjithçka në kohën e vet. Mbi gjithçka duhet të keni primare dialogun dhe jo nervozizmin. Marrëdhënia dhe fati janë disa nga gjërat që do të shënojnë përmirësim këtë javë. Nëse do të planifikoni një festë do të argëtoheshit shumë. Marrëdhënia juaj me partnerin pas një javë grindjesh do të jetë më e qetë.

Gaforrja Kjo do të jetë një e hënë pak e lodhshme. Ndoshta nuk varet nga një gjendje shpirtërore emocionale, por nga disa probleme ekonomike. Është e vërtetë që planetet ju bëjnë kapriçoz, por mos i merrni gjërat me pesimizëm. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë më të qeta nga ana shpirtërore. Gjatë këtyre ditëve do të keni dëshirë të për të përcjellë një ngarkesë pozitive me energji të dobishme. Vetëm në fundjavë do të ndiheni pak i dobët. Disa ditë pushim do ju bënin mirë.

Peshorja Start i mirë këtë javë. Me hënën në shenjën tuaj punët do të ecin mirë. Pavarësisht kundërshtimit dhe vështirësive gjërat do të jenë nën kontroll. Mundohuni të arrini në një zgjidhje. Të mërkurën dhe të enjten do të keni angazhime të tepërta në frontin e punës dhe ndoshta duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje çështjeve ekonomike. Në këtë rast do të ishte mirë të mbështeteshit tek këshilltarë të besuar.

Akrepi Java juaj do të fillojë pak e hutuar. Ju do të ndieni se nuk keni energjinë e nevojshme për të ecur përpara. Për këtë rrezikoni të bëheni më të padurueshëm dhe më dembel. Mes të mërkurës dhe të së enjtes do të ndiheni më mirë. Besimi dhe forca juaj do të rritet. Ditët në vijim do të jenë më intensive dhe të përshtatshme për angazhime të shumta. E rëndësishme është që në rrallë të parë të qartësoni arsyen dhe idetë tuaja.

Shigjetari Kjo javë pranverore do të ketë të gjithë tiparet e sezonit të ri, dhe si i tillë do të stimulohet nga një hënë e gjallë dhe krijuese. Të gjitha këto do ju japin një javë të qetë dhe shumë kënaqësi. Por të martën dhe të mërkurën do të ndiheni më të lodhur dhe të mërzitur. Mos harroni se në pranverë ndriçohen toksina e akumuluar në dimër, të cilat ngelen në trup dhe shfaqen ndjenja të përziera dhe mendime të shqetësuara. Mes të enjtes dhe të premtes, hëna në shenjën tuaj do ju ndihmojë të rikthehen energjitë pozitive.

dhe të qetë. Në ditët në vijim mundohuni të pushoni. Ngadalësoni ritmin e përditshëm dhe kushtojini më shumë vëmendje anës suaj fizike dhe psikologjike.

Ujori Kjo javë nuk është aspak e keqe për ju. Do të fillojë me një optimizëm, ide të mira dhe ndoshta disa arsye për kënaqësi. Pak ditë të vështira do të jenë e marta dhe e mërkura. Do të dekurajoheni pak sepse gjërat nuk do të shkojnë sikurse ju i prisnit. Në ditët në vijim një valë besimi dhe optimizmi do ju japë ide më të mira të saja. Dashuria e partnerit, anëtarëve të familjes dhe të miqve do të bëjë që të ndjeheni të motivuar.

Peshqit Edhe këtë javë Marsi do të jetë në shenjën tuaj. Duhet të përfitoni për të rregulluar çështje me rëndësi dhe delikate. Hiqni çdo mendim negativ pa hezitim. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë të veçanta. Do të jenë ditë harmonike dhe pozitive në jetën private. Energjitë krijuese dhe bukuritë natyrore do ju lejojnë të mblidhni simpati dhe vlerësim për të arritur rezultate të kënaqshme. Do të ndiheni më të aftë dhe të sigurtë për veten këtë javë.

Bricjapi Kjo mund të jetë një javë e keqe së paku duke gjykuar nga e hëna, e cila mund të jetë një nga ato ditët e gabuara. Do të të duket se çdo gjë po shkon keq. Ndoshta do të ndiheni shumë të lodhur dhe me dhimbje koke. Por asgjë nuk do të ndodhë, kjo do të jetë vetëm një ditë e keqe. Mos u dekurajoni. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë jo vetëm të mira, por ju do të ndiheni më të sigurtë

Adresa - Rr. "Sami Frashëri" (Përballë Drejtorisë së Policisë) Cel - +355 (0) 68 44 03 133

Tel - +355 (0) 4 24 27 444

Luani Edhe kjo javë do të jetë shumë e mirë për ju. E hëna fillon me disa kontakte paqësore, dinamike dhe sociale. Ditët e vetme që do të jenë pak delikate do të jenë e marta dhe e mërkura ku mund të ketë pengesa dhe diskutime familjare ndoshta të një natyre ekonomike. Nëse mendoni se nuk ka ndershmëri dhe transparencë duhet të kërkoni sqarime. Yjet do ju mbështesin dhe do të arrini në një të mirë për të gjithë.

Virgjëresha Këtë javë do të merrni shpërblim për përpjekjet tuaja të vazhdueshme. Gjatë javës do të realizoni shumë gjëra që më parë ju dukeshin të parealizueshme. Në mes të së martës dhe të së mërkurës ju duhet të zgjidhni për çështje të mëdha. Nuk do të keni udhëtime apo takime për punë interesante. Do të ndiheni të stresuar ndaj ankesave të partnerit dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Ditët më të ndjeshme në lidhje me këtë çështje do të jenë e enjtja dhe e premtja. Do të ndiheni shumë të lodhur. Për fat të mirë fundjava do të jetë e shkëlqyer.

Ju mirpresim nga afër me elegance , çmime te arsyeshme dhe cilesi !!!!!

Për informacione mbi shërbimin apo vendndodhjen, ju lutemi kontaktoni:

Rajko Fashion & Accessories Cel: +355695536151 E-mail: rajko.fashion@gmail.com Rr. Ismail qemali 29 (ne krah te piceri era)

02/04 - 08/04/11 F.P. 43


Funny 44 -45

www.freepress.al

Shakatë më të mëdha për FIAT-in dhe OPEL-in Para disa kohësh u diskutua se FIAT mund të bënte një ofertë për të marrë kompaninë OPEL. “Si mund të lindë një firmë e shëndoshë nga dy të sëmurë,” pyesnin me shaka njerëzit. Ndoshta nuk ka marka të tjera makinash për të cilat kanë dalë kaq barsoleta sa për këto të dyja. Lexoni një përmbledhje më poshtë.

-Çfarë ka të përbashkët një Opel dhe një prezervativ? -Të dy pengojnë qarkullimin.

-Përse shoferët e makinave Opel janë xhelozë ndaj Titanikut? -Sepse ndodhet 5 mijë metra në thellësi.

-Çfarë ka në faqen e fundit të një manuali për makinat Fiat? -Plani i udhëtimit me autobus.

-Si mund të nisësh një Fiat? -Duke e spërkatur me anti-ndryshk. -Përse makinat Fiat kanë një sistem ngrohje? -Që të mos ftohen shumë duart kur ta shtysh. -Çfarë do të thotë Opel? -Oh, Përrallore, Edhe Lëvizka?

-Cila është pjesa më e vogël e një makine Fiat? -Truri i pronarit të saj. -Përse tek një Opel ndryshken fillimisht dyert? -Për shkak të djersës nën sqetull. -Sa persona duhen për të prodhuar një Fiat? -Dy, njëri palos dhe tjetri ngjit... -Çfarë ngel kur digjet një Opel? -Varësja e arit. -Si e quajmë një Fiat në një mal? -Mrekulli. -Përse shoferët e makinave Opel nuk përshëndeten me njëri- tjetrin në darkë? -Sepse janë takuar në mëngjes tek servisi i makinave. -Çfarë është një Fiat me turbo? -Alfa Romeo! -Si quhen të mbathurat e një shoferi Opel-i? -Pampersa.

44 F.P. 02/04 - 08/04/11

ës e jav a t e l o Bars

ve a h e atSw have Wh A we vie U the , Ste

ma “In and Oba k c ope a e H b Bar vo w Bo Koso der, n n I o o . w nW Cash i, no y c n a n h ” T Joh ash! him no c Has d e n v a ha ope no h der,


FunnyFP Në Alaska është e ndaluar që të hedhësh një dre nga avioni ose që ta dehësh një kafshë të tillë. Turistët duhet të dinë gjithashtu se është ilegale të shohësh drerët nga avioni

Shprehjet më të forta të Mateus Çiklistët në Connecticut mund të ndalohen nga policia në rast se ecin më shpejt se 100 kilometra në orë Në Alaska është e ndaluar që të hedhësh një dre nga avioni ose që ta dehësh një kafshë të tillë. Turistët duhet të dinë gjithashtu se është ilegale të shohësh drerët nga avioni

Kapiteni i fundit që e çoi Gjermaninë drejt titullit botëror mbushi 50 vjeç këto ditë. Bëhet fjalë për Lotar Mateus, një nga lojtarët më të njohur në mbarë botën. Këto kohë u bë shumë i njohur në media për shkak të lidhjeve të tij me femrat. Por kur ishte futbollist ishte mjaft i famshëm edhe për shkak të shprehjeve të tij. Shumë njerëz kanë qeshur me lot nga ato që ka thënë mbrojtësi gjerman. Lexoni më poshtë disa nga shprehjet e tij.

“Lotar Mateus nuk mposhtet kurrë nga trupi i tij. Lotar Mateus vendos vetë për fatin e tij”

Në Karolinën e Veriut, kushdo që këndon në publik, duhet të dijë të këndojë mirë. Nëse toni i të kënduarit nuk është në rregull, ai dënohet

“Lotar Mateus nuk mund ta përballojë kurrë që të turpërojë veten e tij”

Në Florida, fëmijët nuk lejohet që të lexojnë librin Harry Potter pa marrë më përpara një leje me shkrim nga prindërit. Kjo për shkak se në libër shkruhet për rituale para-kristiane

“Mos më pyesni për arbitrat, më pyesni për diçka që ka lidhje me futbollin”

Në Illinios ju duhet të keni të paktën një dollar në xhep. Në rast të kundërt mund të arrestoheni për rrugaçëri

“Ora biologjike po bën tik-tak, por nuk ecën tek unë”

Në rast se në Florida do e lidhni një elefant në një vendparkimi me pagesë, duhet të paguani një biletë normale parkimi

“Lotar Mateus nuk ka nevojë për një person të tretë. I bën vetë gjërat shumë mirë”

“Një fjalë nxori tjetrën- por nuk kishim asgjë për të thënë”

“Gratë kanë përparuar vitet e fundit. Nuk janë të kënaqura vetëm me kuzhinën, larjen e rrobave dhe rritjen e fëmijëve. Burrat duhet të pranojnë këtë” “I hope, we have a little bit lucky”

Në Tennesee nuk është e lejuar që të kapësh peshk duke përdorur një lak

“Shanset plus ishin të barabarta”

Kujdes: në autostradat e Utah, të gjithë zogjtë kanë përparësi

“Ne jemi një trupë e integruar shumë mirë”

Nëse do merrni pjesë në një shërbesë kishtare në Gjeorgji, atëherë duhet të merrni një armë të mbushur me vete. Përndryshe rrezikoni ndjekje penale

Është shumë e rëndësishme që këto 90 minuta të jemi tërësisht të përqendruar tek ndeshja e ardhshme

“Lotar Mateus nuk flet frëngjisht”

intervista që t’i kuptojë çdo gjerman”

“Ndonjëherë flas shumë”

“Nuk e kam problem që të pi një birrë me Verner Lorant- madje as që të përtyp një çamçakëz”

“Nuk na lejohet që ta zhysim rërën në kokë”

“Këpucët duhet të përputhen gjithmonë me rripin” “Është shumë e rëndësishme që këto 90 minuta të jemi tërësisht të përqendruar tek ndeshja e ardhshme”

“Hej vajza, të zinjtë tanë e kanë më të gjatë” (Gjatë një ndeshje basketbolli për femrat) “Çdokush që me njeh dhe që më ka dëgjuar duke folur, e di shumë mirë që do të flas shumë shpejt anglisht, brenda gjashtë javësh, madje brenda katër javësh, do flas aq mirë e do jap

“E rëndësishme është që ai tani të heqë një vijë të qartë në jetë” (Për skandalin e kokainës të Kristof Daum) “I look not back, I look in front”

02/04 - 08/04/11 F.P. 45


Eros 46 -47

Në rast se ju masturboheni në prani të një personi tjetër, kjo tregon dëshirën tuaj për t’i komunikuar partnerit nevojat tuaja seksuale

Ëndrrat erotike dhe Ëndrrat erotike janë diçka krejt e veçantë. Ato tregojnë shumë për dëshirat tona të fshehta. Zbuloni prej tyre se çfarë kërkoni në të vërtetë në krevat. Ndodh shpesh që na dalim pamje seksi në gjumë. Nëse dikush arrin të interpretojë ëndrrën e tij, ai mund të mësojë më shumë për dëshirat që ka.

F

rikërat e papërpunuara mund të ulin epshin. Ose mund të pengojnë dëshirat sekrete, të cilat kërkoni t’i ktheni në marrëdhënie. Në çdo rast, ëndrrat erotike janë një shans për të kuptuar seksualitetin tuaj e madje për ta përmirësuar atë. Ne kemi shkëputur nga libri i psikologut Sam Spurr “Si të kuptojmë ëndrrat erotike” disa pjesë për ju që të kuptoni simbolikat e disa prej ëndrrave më të shpeshta erotike.

Masturbimi Imazhet e masturbimit në ëndrrat seksuale janë shumë të përhapura. Në rast se në ëndërr ju dhe seksualiteti juaj është në qendër të vëmendjes, kjo simbolizon rëndësinë e qasjes suaj ndaj seksit. Mendja juaj po i ndërton këto imazhe për tu dhënë një mesazh se duhet të keni në vëmendje seksin.

Nëse ju kapin duke masturbuar Është një simbol i ndjenjës së fajit për shkak të sjelljes suaj seksuale. Është koha që të thelloheni më shumë mbi qëndrimet tuaja seksuale për t’u siguruar që pikëpamjet tuaja seksuale nuk do ju mbajnë larg kënaqësisë seksuale.

Masturbim i përbashkët

Të gjithë habiten sa shpesh na shfaqen në ëndrrat seksuale disa njerëz të njohur si shitësi, fqinji, postieri. Ndoshta asnjëri prej tyre nuk u duket tërheqës seksualisht, por ata shfaqen në ëndrrat tuaja edhe pse ju përpiqeni të largoni imazhet e tyre nga koka

Në rast se ju masturboheni në prani të një personi tjetër, kjo tregon dëshirën tuaj për t’i komunikuar partnerit nevojat tuaja seksuale. Gjithashtu kjo mund të jetë një shenjë e ndjenjës që keni ju për të qenë të pavarur në një marrëdhënie seksuale.

Këmbët e partnerit ju shtrëngojnë fort Masturbimi në publik Në rast se e shijoni masturbimin në publik ndërkohë që njerëzit kalojnë në rrugë dhe ju shohin, atëherë duhet të sqaroni nevojat tuaja seksuale. Ndoshta ndjeni nevojën për të qenë më i sinqertë me partnerin.

Në rast se një gjë e tillë shoqërohet me ndjenjën e frikës ose të shqetësimit, atëherë kjo do të thotë se ju jeni të bllokuar në marrëdhënien tuaj. Kjo do thotë se ju nuk mund të shprehni nevojat tuaja seksuale për shkak se fuqia e “këmbëve” të tjera ju pengon. Por, në rast se ky imazh shoqërohet me epsh, kjo do të thotë se ju ndjeheni rehat me partnerin tuaj.

Dhunoni një gjoks Në rast se shikoni ëndrra me gjoks të kafshuar, ose nëse mbyteni nga gjoksi, kjo është antiteza e të gjitha pritshmërive tuaja dhe simbolizon mosbesimin që keni tek gratë në përgjithësi dhe tek partneri aktual në veçanti.

46 F.P. 02/04 - 08/04/11

Jeni të mrekulluar nga gjenitalet femërore Nëse shihni në ëndërr duke gërmuar në gjenitalet femërore, kjo do të thotë që keni një kuriozitet të natyrshëm. Ju jeni i etur për intimitet më të madh me partnerin tuaj seksual.


ErosFP

Në rast se kërkoni të kapni një frut, por nuk e arrini, kjo simbolizon zhgënjimin seksual, ose në lidhje me partnerin tuaj ose me faktin që nuk keni asnjë të tillë

kuptimet e tyre Seks tresh

Seks në avion

Jeni të etur për një treshe ose kërkoni të bëni një gjë të tillë? Ky është një simbol që ju të eksploroni më shumë seksualitetin tuaj, veçanërisht nëse personi i tretë është i të njëjtës gjini si ju. Gjithashtu një ëndërr e tillë mund të thotë se ju jeni të etur për fantazi e për të kaluar disa kufij seksualë.

Seksi në ajër është zakonisht një shenjë që tregon se ju dëshironi të keni marrëdhënie seksuale. Avioni është simbol i organit mashkullor.

Dyert e mbyllura

Imazhet e gjoksit janë një shenjë se jeni të kënaqur me marrëdhëniet tuaja seksuale. Gjoksi është simbol i forcës dhe kurajës, kështu që një ëndërr e tillë mund të simbolizojë edhe thellësinë e ndjenjave tuaja.

Në rast se kërkoni të thyeni një derë të mbyllur ose dëgjoni zhurma seksuale nga dhoma pas derës së mbyllur, atëherë kjo do të thotë se ju ndjeheni të përjashtuar nga partneri juaj. Gjithashtu ky mund të jetë edhe simbol i faktit që ju keni refuzuar të njihni disa aspekte të brendisë suaj seksuale.

Orgji me miqtë

Frutat

Një simbol i lidhjes suaj intime. Fotoja tregon se nënndërgjegja juaj ka bashkuar ndjenjat intensive të miqësisë me dëshirën për kontakt seksual, edhe nëse në realitet nuk mendoni të bëni seks me miqtë tuaj.

Në rast se kërkoni të kapni një frut, por nuk e arrini, kjo simbolizon zhgënjimin seksual, ose në lidhje me partnerin tuaj ose me faktin që nuk keni asnjë të tillë. Në rast se arrini të kapni frutin, atëherë po e shijoni lirinë seksuale ose zgjedhjen e lirë. Disa pamje të frutave mund të simbolizojnë gjenitalet femërore- pjellorinë, bukurinë dhe pjekurinë, sidomos në ëndrrat e meshkujve.

Gjoksi mashkullor

Seks në një stadium të mbushur plot Në rast se një ëndërr e tillë shoqërohet me ndjenjën e kënaqësisë, kjo do të thotë se ju po e shijoni shumë jetën seksuale aq sa do të donit t’ia tregonit mbarë botës. Por nëse kjo ëndërr shoqërohet me frikë, kjo do të thotë se ju jeni të shqetësuar se çfarë mendojnë njerëzit për jetën tuaj seksuale. Ndoshta jeni i shqetësuar për reputacionin tuaj.

nëse në ëndërr del një shtëpi e panjohur dhe ju keni ndjenjën e frikës, kjo do të thotë që ju jeni të kufizuar në nevojat tuaja seksuale

Felinët Nëse në ëndrrat tuaja seksuale ka tigra e luanë, kjo është një shenjë që ju kërkoni të çlironi anën e egër të natyrës suaj. Por në rast se një ëndërr e tillë shoqërohet me frikë, kjo do të thotë që partneri është perceptuar si një grabitqar seksual.

Ju përdoreni seksualisht Ky është një tregues i drejtpërdrejt që ju jeni seksualisht të pasigurt dhe të prirur për tu dhunuar nga partneri. Nënndërgjegja juaj tregon se keni një vlerësim të ulët për veten.

Dominoheni nga shefi juaj Një ëndërr e tillë mund të jetë thjesht një reflektim i faktit që shefi juaj e dominon kaq shumë jetën tuaj në të vërtetë. Përzierja e kësaj me imazhe seksuale është një tregues se sa seriozisht e merrni punën tuaj. Por nuk duhet harruar se mund të jetë edhe një tregues se ju tërhiqeni nga fuqia e tij dhe jeni stimuluar seksualisht prej tij.

Shkretëtira

Nëse ju bien rrobat

Shfaqja e saj në ëndrrat seksuale tregon se nuk jeni të përmbushur në marrëdhëniet intime. Peizazhi shterp, thatësira dhe vapa janë tregues të vetmisë dhe etjes. Shpesh në këto ëndrra ju kërkoni të sillni jetë në shkretëtirë. Kërkoni me dëshpërim që të sillni shenja jetë. Ky është tregues i etjes që keni për një femër ose femrat për një mashkull.

Nëse kjo pamje shoqërohet me frikë dhe ankth, kjo do të thotë që në jetën tuaj seksuale ju ndjeheni të zhveshur.

Shtëpitë Ëndrrat seksuale ku shfaqet shtëpia juaj shkojnë direkt në zemër të jetës tuaj seksuale. Ato tregojnë se ju jeni të zot për të vendosur se si do të jetë seksi, i mirë apo i keq. Por nëse në ëndërr del një shtëpi e panjohur dhe ju keni ndjenjën e frikës, kjo do të thotë që ju jeni të kufizuar në nevojat tuaja seksuale. Në rast se jeni në shtëpi të panjohur dhe ndjeheni mirë, kjo do të thotë që jeni në kërkim të tradhtisë dhe aventurës- ndoshta edhe thjesht në kërkim të ndryshimit të vendit ku bëni seks.

Njerëzit e njohur Të gjithë habiten sa shpesh na shfaqen në ëndrrat seksuale disa njerëz të njohur si shitësi, fqinji, postieri. Ndoshta asnjëri prej tyre nuk u duket tërheqës seksualisht, por ata shfaqen në ëndrrat tuaja edhe pse ju përpiqeni të largoni imazhet e tyre nga koka. Nuk ka asnjë lidhje. Ëndrra në këtë rast është një përzierje e imazheve nga jeta juaj e vërtetë: mendimet për seksin lidhen me fytyrat që keni takuar së fundmi, por nuk kanë lidhje me fantazitë tuaja.

Kuajt Kuajt janë një imazh i zakontë në ëndrrat tuaja seksuale. Kjo për shkak se kuajt janë imazh i fuqisë në lëvizje. Kuptimi është se ndjenjat tuaja seksuale janë kaq të forta.

02/04 - 08/04/11 F.P. 47


SEPSE NË NEPTUN ÇDO BLERJE KUSHTON MË PAK

Më shumë qartësi

82 32 ” cm

Më pak konsum

TV SAMSUNG LED UE32C4000PWXXH Teknologji LED; High Definition; Kontrasti i lartë; Marrës Dixhital Tokësor; USB për foto, muzikë dhe filma

EKSTRA KURSIM

15000 L

VETËM PËR 7 DITË deri në 9 prill

900 79.

900 L 64. 12MUAJ GARANCI


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.