FreePress Tirana #18

Page 1

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.18 Viti I irë i Botimit 23 - 29 Prill 2011

modern Të ndryshëm të barabartë

23/04 - 29/04/11 F.P. 1


a

23 prill 2011

t

i

r

a

n

18

www.freepress.al

4

NewsTicker

6

Aktualiteti

Një vezë të kuqe për Pashkë

10

Afrim Karoshi: Pashka në Shqipëri është festuar që nga ilirët

6

16

Ditari im i përgjakshëm nga Libia Para nga BE...për të blerë një avion privat

21

21

Bota

Shëndeti

Disa këshilla për menstruacionet

Nga se vdesin më shumë shqiptarët

26 Lifestyle

Tendencat e fundit, ja cilat syze shkojnë me fytyrën tuaj

Disa fakte interesante për... mbathjet e femrave

30 Digital

34

Dhjetë gjëra që ka zëvendësuar celulari, osë që do të zëvendësojë

në kopertinë

Të ndryshëm, të barabartë Disa të dhëna flasin për rreth 150 mijë romë në Shqipëri. Të tjerë thonë se janë shumë më pak. Një bashkëjetesë në dukje e qetë që është tronditur nga një incident i rëndë. Por çfarë dimë për romët, jetën e tyre dhe perspektivat për të ardhmen. Kjo dosje e "Free Press" përpiqet të hedhë pak dritë mbi një komunitet të rëndësishëm, por shpesh dhe të diskriminuar. Fotografia: Blerta kambo

34 Showbiz

Bud Spencer rrëfen jetën e tij

37 Nightlife

Living Room, tradita e koncerteve live në Tiranë

38 Sporti

38 Kryeredaktor - Enton Palushi. Gazetarë - Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design - Dritan Lleshi. Foto - Blerta Kambo, LSA Marketing - Aina Hoti. E -mail - marketing@freepress.al Adresa - Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 23/04 - 29/04/11

Tragjedia e Mynihut, zhdukja e brezit të artë të Junaited

Roben zbulon sekretet para fansave

44 Funny

Të qeshim me disa barsoleta për biondet dhe...biondët

46 Eros

Zanati i tij tregon sa i mirë është në shtrat

ShowBiz

36

Irva Sefa: Rovena më ka hapur dyert e suksesit



NewsTicker 4

01

02

03

03

04

05

4 F.P. 23/04 - 29/04/11

www.freepress.al

Një shpërthim që nuk ka lidhje me zgjedhjet Tani lajmet për incidentet në fushatën zgjedhore janë bërë një rutinë e përditshme. Aq shumë kanë hyrë këto lajme në jetën e mediave, sa kur ndodhi një shpërthim, që nuk kishte lidhje me fushatën, lajmi ishte pikërisht se po ndodh një krim pa sfond zgjedhor. Komuniteti ndërkombëtar dhe presidenti i vendit kanë bërë thirrje në disa raste për qetësi. Por virusi ka hyrë tashmë edhe në zonat më të thella të vendit. Fati është se deri më tani kjo fushatë ka shënuar vetëm incidente të lehta.

ODIHR ndryshon mendjen në raport Publikimi i raportit të parë të vëzhguesve të ODIHR është pritur me shumë vëmendje nga ana e gazetarëve. Raporti përfshin një periudhë pak përpara nisjes së fushatës. Në raport thuhet se fushata ka nisur para kohe dhe tensioni është i lartë. Raporti është publikuar në shqip dhe gazetarët kanë kapur menjëherë një frazë nga raporti për ta bërë kryelajm, atë që Berisha ka marrë gërshërët dhe ia ka nisur inaugurime zyrtare. Më vonë kjo frazë është hequr nga raporti nga vetë vëzhguesit e ODIHR. Një reflektim i tyre...? Nuk duhet harruar një lajm që bëri bujë para disa kohësh se diplomatët po bëjnë presion mbi vëzhguesit e ODIHR, që raporti i tyre të jetë sa më i ëmbëlsuar.

Futbolli i shëmtuar Virusi politik ka hyrë edhe në futboll dhe ky është një nga kampionatet që po e tregon më frikshëm një gjë të tillë. Në garë për titullin kampion janë dy ekipe, Flamurtari i Vlorës dhe Skënderbeu i Korçës, të ndarë respektivisht në suportin politik që marrin. Skëndërbeu, i akuzuar shpesh se mbështetet nga qeveria, duket se është pranë titullit, edhe pse para pak kohësh nuk ishte kështu. “Pushteti po i jep një dorë,” thonë mediat. Nuk është çudi. Një gjë është e vërtetë: edhe pse dukej se futbolli po transferohej drejt rretheve për të zgjeruar hartën, kjo përhapje është sërish shumë e shëmtuar dhe nuk do arrijë gjënë kryesore, të thithë mbështetës.

Kosovës i firojnë banorët Një e përditshme e Prishtinës e titullonte një shkrim të saj: “Nuk jemi as dy milion banorë?”, duke iu referuar regjistrimit të popullsisë, që ka nisur në këtë vend, ndryshe nga sa ka ndodhur në Shqipëri. Sipas mediave të Prishtinës, regjistrimi ka arritur në përfundimin se në Kosovë ka 1.8 milionë banorë, pa llogaritur nja 60 mijë banorë të veriut, që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e regjistrimit. Por atyre u ka bërë çudi një fakt, që në Kosovë janë 1.6 milion votues. Shumë shpesh është folur për lista votuesish të tejmbushura për arsye elektorale. Mediat thonë se ky është një tregues i këtij fakti.

Është pranverë, janë Pashkë Këto lajme nuk para shfaqen në mediat shqiptare. Dhe kur shfaqen janë të thata dhe nuk ngjisin. Megjithatë në mediat e huaja mbërritja e pranverës, temperaturat e larta, një fundjavë e bukur me diell, janë lajm kryesor. Mbi të gjitha mbërritja e festës së Pashkës është shumë e rëndësishme për ta. Por para këtyre ditëve të ngrohta, një i ftohtë përfshiu vendin, duke bërë që fermerët të frikësohen se mos dëbora e shiu i ftohtë, mund të dëmtonin prodhimet e sapombjella.

Një martesë mbretërore Më 29 prill princi Uilliam i Uellsit do të lidhë martesën me Kejt Midëllton. Nuk ka ngjarje që përflitet më shumë këto ditë në çdo media të botës. Çdo detaj i ceremonisë është interesant dhe kryelajm. Martesa pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të këtij shekulli. Mbi 1 mijë persona nga BBC pritet të mbulojnë këtë ngjarje. Frika se mund të ketë incidente është shumë e madhe. Mediat kanë raportuar për sinjale që janë kapur nga shërbimet e inteligjencës. Të shpresojmë që kjo ditë e madhe të kalojë mrekullisht pa probleme.


OPINION

tramvaji është një investim i madh, që kërkon bashkëpunimin e pushtetit vendor me atë lokal, bashkëpunim që ka munguar në këto vite. Ndërtimi i tij do ishte sinjali më i mirë se lufta politike nuk ka rëndësi përpara interesit për qytetarët. Ndaj presioni për ndërtimin e tramvajit duhet të jetë konstant

P

remtimi i bërë nga dy kandidatët e partive kryesore për Tiranën, Lulzim Basha dhe Edi Rama, për ndërtimin e një tramvaji në kryeqytet, ka ngjallur shumë debat. Basha dhe stafi i tij mendojnë se Rama ua ka vjedhur këtë ide për shkak se ishte ai që e prezantoi i pari në hapjen e fushatës dhe më pas në një takim elektoral në Kombinat, ku premtoi se kjo zonë të lidhej shumë shpejt më qendrën me anë të tramvajit. Nga ana tjetër, Rama e prezantoi projektin e tij për tramvajin në një takim të posaçëm. Sipas tij, projekti “Tram Tirana” parashikon që tramvaji të shtrihet në 6 linja kryesore: Universiteti Politeknik-Kombinat; Universiteti Politeknik-Kampusi i ri universitar i Tufinës; Universiteti PoliteknikUniversiteti Bujqësor i Kamzës; Universiteti Politeknik-Parku i ri i Paskuqanit; Tiranë-Aeroporti i Rinasit dhe Tiranë-Durrës. Socialistët pretendojnë se projekti i tramvajit është rrëzuar nga kryeministri aktual në vitin 2006, ndërkohë që u premtohet qytetarëve nga kandidati i tij. Përveç këtij debati politik, për qytetarët lajmi se në Tiranë premtohet një tramvaj është shumë i rëndësishëm. Për më tepër kur premtimi vjen nga të dy palët. Edhe pse ditët kur tramvaji do të vihet në qarkullim duken pak të largëta, ndërtimi i linjës do të jetë një lehtësim për jetën e gjithkujt, të atyre që lëvizin me makinë, të atyre që lëvizin në këmbë, por edhe të atyre që duan të lëvizin më përtej Tiranës. Për një qytet me kaq shumë banorë dhe me një dendësi të tillë, zgjidhje të tilla janë shumë të përshtatshme. Edhe pse debati

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Beteja për tramvajin Nga Enton Palushi

mund të jetë i fortë, shanset që Tirana të ketë një tramvaj në të ardhmen e afërt janë të mëdha. Këto ditë çështja e tramvajit është zhdukur nga fushata, por ajo në të vërtetë shënon një kulm të saj dhe duhet rikthyer disa herë në vëmendje. Kjo për disa arsye. Së pari, tramvaji shënon daljen nga situata e turbullt e trafikut në Tiranë. Së dyti, ndërtimi i tij do të thotë që më shumë njerëz do të përdorin transportin urban publik si qytetarë të një vendi modern. Së treti, tramvaji është shumë i rëndësishëm sepse simbolizon shtrirjen e qytetit. Projekti për ta shtrirë

atë në drejtim të Durrësit është një sinjal pozitiv për frymëmarrjen e qytetit. Dhe së katërti, tramvaji është një investim i madh, që kërkon bashkëpunimin e pushtetit vendor me atë lokal, bashkëpunim që ka munguar në këto vite. Ndërtimi i tij do ishte sinjali më i mirë se lufta politike nuk ka rëndësi përpara interesit për qytetarët. Ndaj presioni për ndërtimin e tramvajit duhet të jetë konstant. Për të mos ngelur më pas si projekti i Unazës së Madhe, që hidhet si ping-pong sa në një derë në një tjetër, mbushur me akuza të ndërsjella. Tramvaji duhet të bëhet simbol i Tiranës moderne, por edhe simbol i funksionimit të qeverisjes në funksion të njerëzve.

23/04 - 29/04/11 F.P. 5


Aktualiteti 6 -9

Nga Bledar Lumani www.freepress.al

Një vezë të kuqe për Pashkë Të krishterët e mbarë botës festojnë çdo fund prilli ngjarjen më të rëndësishme të besimit të tyre, së bashku me atë të Krishtlindjes, Pashkën. Kjo festë simbolizon kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezu Krishtit. Edhe në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën, kjo ngjarje festohet nga një numër i konsiderueshëm besimtarësh të krishterë, të cilët janë të ndarë në tre komunitete, katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë.

Historia e Pashkës Jezus Krishti është pa më të voglin dyshim qenia më e famshme e të gjitha kohërave. Çdo njeri në këtë botë ka dëgjuar diçka për të, një fjalë të urtë të tij, një këshillë, një bëmë, një histori. Ai konsiderohet si një prej “njerëzve” më të ditur, më i moralshmi, i përuluri, shembulli i modestisë dhe dashurisë. Sipas historisë së krishterë dhe librit të shenjtë të tyre, Biblës, ai bëri shumë mrekulli: shëroi gjithë të lënguarit dhe të sëmurët, i ktheu shikimin të verbërve nga lindja, dëgjimin të shurdhëve, të folurën memecëve, ringjalli prej së vdekuri, tregoi dhembshuri ndaj atyre që ishin të rënduar nga jeta etj. Por, pavarësisht të gjitha këtyre, atë e dënuan me vdekje! E varrosën dhe vunë roje te varri i tij. Deri në atë kohë, Pashka ishte një rikujtim dhe festim i asaj që Zoti kishte bërë për hebrenjtë, kur me drejtimin e Moisiut, i kishte nxjerrë nga robëria e gjatë në Egjipt. Natën e fundit, para se hebrenjtë të dilnin nga Egjipti, Zoti u tha që të bënin një sakrificë, një qengj të patëmetë dhe me gjakun e tij të lyenin shtagat e dyerve të tyre, kështu që kur Engjëlli i Vdekjes të kalonte, do të kursente të paralindurit e hebrenjve. Që prej asaj kohe, Pashka shoqërohej nga buka pa maja dhe bërja e kurbanit dhe festohej për një javë. Kryqëzimi i Jezusit përkoi me festën e Pashkës. Për të krishterët, kjo nuk ishte një rastësi. Para agimit të ditës së tretë ndodhi një tërmet dhe rojet e varrit panë se guri që vuloste varrin ishte lëvizur dhe i vdekuri nuk ishte aty. Ata e kishin ruajtur gjithë kohën dhe nuk mund të shpjegonin se çfarë kishte ndodhur, sepse i vdekuri duhej të ishte në varr. Rrobat me të cilin e kishin mbështjellë ishin aty. Por, ai nuk ishte. Të krishterët thonë se ai u ringjall. Ringjallja e Jezusit ishte një ngjarje që jehoi nga brezi në brez. Ringjallja nuk ishte diçka që njerëzit kanë mundur ta krijojnë në kushte laboratorike, për ta parë se si duket, ose për të provuar që Jezusi u kthye në jetë nga varri, i ringjallur. Për këtë arsye, kjo është një nga ngjarjet më të debatuara, pasi të krishterët janë të bindur se ringjallja ka ndodhur, ndërsa të tjerët thonë se ringjallja është e pamundur.

Simboli i Pashkës Simboli i festës së festës së Pashkës është padyshim veza e kuqe. Veza e Pashkës midis të krishterëve është një simbol i ringjalljes dhe i një

6 F.P. 23/04 - 29/04/11

Të krishterët thonë se ai u ringjall. Ringjallja e Jezusit ishte një ngjarje që jehoi nga brezi në brez. Ringjallja nuk ishte diçka që njerëzit kanë mundur ta krijojnë në kushte laboratorike, për ta parë se si duket, ose për të provuar që Jezusi u kthye në jetë nga varri, i ringjallur. Për këtë arsye, kjo është një nga ngjarjet më të debatuara, pasi të krishterët janë të bindur se ringjallja ka ndodhur, ndërsa të tjerët thonë se ringjallja është e pamundur


AktualitetiFP Pashka festohet nga një numër i rëndësishëm njerëzish edhe në Shqipëri. Kjo ngjarje festohet prej shekujsh në Shqipëri, madje, ka të dhëna që ajo është festuar që në kohën e ilirëve

Ishte vdekja e një vizioni – apo çfarë? Nga Robert J. Tamasy

jete të re. Ashtu siç thyen një zog guaskën e vezës për të dalë dhe për të nisur një jetë të re, ashtu dhe Krishti, sipas të krishterëve, u ringjall, mundi vdekjen dhe theu varrin ditën e tretë, për të nisur një jetë të re të përjetshme. Prandaj veza përdoret si simbol për këtë festë. Sa për ngjyrosjen e vezëve, mund të thuhet se kjo gjë ka ekzistuar edhe në kohët pagane, por si traditë midis të krishterëve hyri në shekullin e 13. Kjo, e lidhur me periudhën e agjërimit midis të krishterëve përpara Pashkës, ku vezët, mishi dhe bulmeti ndalohen, “të lidhurat”, siç njihen ndryshe edhe në Shqipëri. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit. Për ngjyrën e kuqe të vezëve ka dhe një legjendë, sipas të cilës, Maria Magdalena po i predikonte perandorit romak se Krishti u ringjall së vdekuri dhe ai i tha: “Jezui është i gjallë, sa ç’është kjo vezë e kuqe”. Atë çast veza u bë e kuqe. Po kjo sigurisht që është vetëm një legjendë.

Festimet në Shqipëri Pashka festohet nga një numër i rëndësishëm njerëzish edhe në Shqipëri. Kjo ngjarje festohet prej shekujsh në Shqipëri, madje, ka të dhëna që ajo është festuar që në kohën e ilirëve. Kjo, duke qenë se Pali, një prej njerëzve më të famshëm të Krishterimit, pas “vdekjes” së Krishtit, ka predikuar edhe në Maqedoni dhe Iliri. Ky fakt pohohet në librin e shenjtë të të krishterëve, Biblën. Megjithatë, duke qenë se gjatë atyre viteve Krishterimi ishte i ndaluar nga Perandoria Romake, mendohet që ajo është festuar fshehtas nga besimtarët jo të shumtë në numër atëbotë. Pas pranimit të Krishterimit si fe, shqiptarët e kanë festuar për shekuj këtë ngjarje. Përjashtim bëjnë vitet e komunizmit, sidomos pas vitit 1967, kur ushtrimi i besimit u ndalua me ligj. Megjithatë, besimtarët e festonin fshehtas këtë ngjarje, ashtu siç tregon At Zef Pllumbi në librin e tij “Rrno për me tregue”.

Një lider i përulur, i quajtur Jezus, kishte bërë shumë njerëz pas vetes. Entuziazmi ishte në kulm; pasuesit ushqenin shpresa të mëdha për atë që do të përmbushnin nën udhëheqjen e Tij. Papritur ëndrrat e tyre u bënë copë e thërrime mbi një kodër pranë Jeruzalemit

I

magjinoje veten anëtar të udhëheqjes më të lartë administrative të një firme që qëndron në pararojë të zhvillimit të teknologjive të reja, të cilat kanë ndikim në transformimin e jetës së miliona njerëzve. Presidenti i saj është një njeri magnetik, energjia e të cilit i frymëzon të gjithë ata që e pasojnë drejt një të ardhmeje të begatshme. Në kuadrin e punës kërkimore shkencore, ky president shkon në një vend të Botës së Tretë. Teknologjia e prodhuar prej firmës së tij duhet të ketë një aplikim sa më universal, pavarësisht nga ndryshimet etnokulturore midis kombeve. Mbasi ka mbaruar punë, ai përgatitet të marrë rrugën e kthimit, kur, papritur, vendi që ai vizitoi, goditet nga një tërmet. Në pistën e aeroportit hapet një e çarë e madhe, e cila bën që avioni që po nisesh, të rrokulliset e të bëhet copëcopë. Asnjë nga pasagjerët nuk shpëton. Si pasojë e tërmetit janë ndërprerë të gjitha komunikimet e vendit me botën, por megjithatë, njoftime të pjesshme arrijnë deri tek kolegët e tij të firmës. Kur morën vesh që lideri i tyre kishte vdekur, ata u kapën nga paniku. Pa të, misioni i tyre për të përfunduar teknologjinë e rëndësishme, do të dështonte. Nevoja për këtë teknologji ekziston akoma në shkallë botërore, por ishte presidenti në fjalë ai që zotëronte vizionin, ishte ai që udhëhiqte sfidën drejt së ardhmes. Tani ai kishte vdekur. Sidoqoftë, dy ditë mbasi ndodhi kjo, u

rivendos komunikimi me këtë vend. Brenda pak orëve ata morën vesh se presidenti i tyre nuk paskësh hipur fare në atë avion. Ai ishte shëndoshë e mirë. Një ndodhi e ngjashme me këtë duhet të ketë ndodhur më shumë se 2 mijë vjet më parë, në një zonë të botës, të cilën e njohim të gjithë: Lindja e Mesme. Një lider i përulur, i quajtur Jezus, kishte bërë shumë njerëz pas vetes. Entuziazmi ishte në kulm; pasuesit ushqenin shpresa të mëdha për atë që do të përmbushnin nën udhëheqjen e Tij. Papritur ëndrrat e tyre u bënë copë e thërrime mbi një kodër pranë Jeruzalemit, të quajtur Golgotha, ku Jezusin e kryqëzuan në një kryq të drunjtë, teksa udhëheqësit fetarë të asaj kohë e miratonin këtë veprim me thirrje aprovuese. Pasuesit e Jezusit – dishepujt e tij – të shpërndarë, u përfshinë nga pështjellimi. Kauza në të cilën besonin kishte humbur. Kur ndodhi kjo ishte e premte. Mëngjesi i së dielës erdhi me lajme të frikshme: varri ku ndodhej trupi i Jezusit ishte bosh. Kishte dëshmitarë që jo vetëm e kishin parë, por edhe kishin folur me të. Gjallë! Si ka mundësi? Në ditët e mëpastajme Jezusi iu paraqit secilit prej pasuesve të tij besnikë. Ai ishte ngritur nga varri; misioni që ai pati filluar u rigjallërua. Sot – më shumë se 20 shekuj më pas – kauza e Krishtit marshon më e fortë se kurrë. Ajo që filluan një grusht dishepujsh, sot është shndërruar në një lëvizje mbarë botërore. Me miliona njerëz vazhdojnë të mbajnë lart flamurin e Jezu Krishtit dhe mesazhin e tij të përjetshëm që mund të ta ndryshojë jetën për mirë. Pikërisht këtë javë, më 24 prill, pasuesit e Jezusit në mbarë globin do të kremtojnë Të Premten e Mirë, duke përkujtuar vdekjen e Tij, kurse gjatë Pashkës, më 26 Prill ata do të festojnë ringjalljen e Krishtit. Ja disa thënie nga Bibla: - “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8). - “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëlindurin që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Gjoni 3:16). - “Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është pa dobi dhe ashtu është edhe besimi juaj… Por Krishti u ringjall së vdekurish… kështu të gjithë do ngjallen në Krishtin” (1 Korintasve 15:14-22). Ky është vërtet lajm i mirë, si për të gjitha fushat e jetës, ashtu edhe për biznesin dhe profesionistet e ndryshëm!

23/04 - 29/04/11 F.P. 7


AktualitetiFP

www.freepress.al

Afrim Karoshi: Pashka në Shqipëri është festuar që nga ilirët Cila është simbolika e Pashkëve? Pashka është festa më e rëndësishme e të krishterëve anë e mbanë botës. Pashka kujton ngjarjen historike të vuajtjes, vdekjes dhe ringjalljes së Jezu Krishtit. Krishti u dënua me vdekje nga udhëheqësit fetarë hebrenj të asaj kohe, në bashkëpunim me Perandorinë Romake, si rezultat i këmbënguljes së tij (të Krishtit) se ai ishte Mbreti i Premtuar nga Zoti i Izraelit. Deklaratat e Jezuit mbi identitetin e tij, çuan në dënimin me vdekje në kryq. Pjesa që nuk dinin ata që e duan Jezuin ishte që, në fakt, misioni i vërtetë i Krishtit ishte pikërisht vdekja në kryq për mëkatet e njerëzimit. Dhe për të provuar vërtetësinë e deklaratave të tij në lidhje me origjinën e tij hyjnore, Krishti u ringjall ditën e tretë nga vdekja. Kur thashë në fillim që Pashka përkujton një ngjarje historike, e kisha fjalën që e gjitha kjo që thamë më sipër mbështetet në detaje historike të pakundërshtueshme që e vërtetojnë ngjarjen. Ardhja e Jezuit ishte paralajmëruar. Vdekja e tij ishte paralajmëruar. Detaje rreth vdekjes së tij ishin paralajmëruar. Kryqëzimi i tij në ditën e festës hebreje të Pashkëve ishte i parashikuar gjithashtu. Simbolika është e lidhur jo vetëm me ngjarjen e Krishtit në vetvete, por edhe me përkimin e qëllimshëm të vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit me festën hebreje të Pashkës. Ç’lidhje ka përkujtimi i ringjalljes së Krishtit me festën hebreje të Pashkëve? Izraelitët festonin Pashkën në përkujtim të çlirimit të tyre nga sundimi i Egjiptit, çlirim që ndodhi rreth vitit 1490 para Krishtit. Hebrenjtë e kohës u çliruan si rezultat i ndërhyrjes së mrekullueshme të Perëndisë në favor të tyre, ndërhyrje që u krye përmes mrekullish, si: dënimi i të gjithë fëmijëve të egjiptasve dhe kalimi i Detit të Kuq. Kësisoj, festa e Pashkëve ishte përkujtimi i kësaj ngjarjeje madhështore, ku Zoti shpëtoi hebrenjtë nga sundimi i Egjiptit. Një detaj interesant i ngjarjeve që çuan në çlirimin e Izraelit, ishte mënyra se si Zoti shpëtoi nga dënimi fëmijët e izraelitëve. Në natën e largimit të hebrenjve nga Egjipti, Zoti dërgoi një engjëll që do të vriste të gjithë fëmijët e egjiptasve. Hebrenjtë duhet të thernin një qengj dhe me gjakun e qengjit të lyenin portat e shtëpive të tyre, në mënyrë që kur engjëlli i Zotit të godiste egjiptasit, shtëpitë që kishin gjakun te porta të kurseheshin. Në përkujtimin e kësaj feste, hebrenjtë përgatisnin bukë pa maja (për të përkujtuar largimin natën nga Egjipti dhe ngaqë duhej të largoheshin shpejt, nuk mund të prisnin t’iu mbrunte buka), sakrifikonin një qengj për të lyer portat me gjakun e tij, në përkujtim të

8 F.P. 23/04 - 29/04/11

çlirimit nga Egjipti. Vdekja dhe ringjallja e Krishtit ndodhën në javën që izraelitët festonin Pashkët. Ndaj, edhe vdekja, edhe ringjallja e Jezuit është një shpresë për botën që, nëse i besojmë atij, atëherë Zoti do të na “çlirojë” nga gjykimi i tij, kur të vijë dita e gjykimit. Kështu, Krishti ofron shpëtimin e njerëzve nga pushteti i të ligut, me një çlirim të ngjashëm në simbolikë me atë të hebrenjve nga Egjipti. Ndaj, festa e Pashkës gjithmonë shoqërohet me fjalët e urimit për shpresë, për një të ardhme më të mirë, për një botë më të mirë dhe, në fund të fundit, për çlirim nga gjykimi i tmerrshëm i Perëndisë. Cilat janë dallimet mes të krishterëve dhe hebrenjve për këtë ditë? Dallimet mes të krishterëve dhe hebrenjve në lidhje me Pashkët janë të qarta: Hebrenjtë përkujtojnë çlirimin e tyre nga Egjipti, ndërsa të krishterët i shtojnë kësaj ngjarjeje ringjalljen e Krishtit, si

Mesia i premtuar i botës, për t’i çliruar nga gjykimi i Perëndisë. Dallimi vjen nga fakti i thjeshtë se hebrenjtë si komb refuzuan ta njohin Jezu Krishtin si Mesinë e Premtuar, të vajosurin e Perëndisë për të shpëtuar botën. Ky refuzim është dallimi më i madh në mënyrën se si e shikojmë Pashkën. Autorët biblikë të Dhiatës së re e quajtën Jezuin “Qengji i Pashkës”. Hebrenjtë refuzojnë t’ia njohin këtë atribut Jezu Krishtit, refuzim që vjen nga këndvështrimi i tyre rreth Mesisë dhe mënyrës se si Perëndia do të ndërhynte në favor të tyre. Vetë fjala Pashkë çdo të thotë? Vini re detajin e mësipërm në lidhje me portat e hebrenjve të lyera me gjakun e qengjit. Kur engjëlli i Zotit do të kalonte përpara një porte të tillë, ai do ta “mbikalonte” këtë portë. Kjo në fakt është edhe origjina e fjalës “pashkë”. Fjala pashkë është përkthim i fjalës hebraike për “mbikalim”, ose “kalim përtej.” Kur hebrenjtë pyeteshin: “Ç’kuptim ka ky rit për ju?”, ata përgjigjeshin: “Kjo është


Data e festimit të Pashkëve është një temë e debatueshme për shumë rrethana historike. Kisha Lindore dhe Kisha Perëndimore përdornin kalendarë të ndryshëm në matjen e kohës. Kisha lindore përdor kalendarin Julian dhe Kisha Perëndimore kalendarin Gregorian

Varri bosh- E vërteta e thjeshtë është se varri i Jezuit nuk gjendet. Nuk e kam fjalën që nuk gjendet tani, por nuk u gjet as të nesërmen e ditës së ringjalljes. Hebrenjtë e asaj kohe, sidomos kundërshtarët, do ta kishin hedhur poshtë “këtë gënjeshtër” të dishepujve të Jezuit, nëse do të kishin gjetur trupin e Jezuit. Por, varri ishte bosh. Dhe trupi i tij nuk u gjend. Dishepujt nuk vdiqën për një gënjshter. Sakrifica e ndjekësve të Jezuit- Alternativat se trupi i tij u vodh nga dishepujt nuk është fort alternativë e besueshme. Sepse ndjekësit e Jezuit më vonë dhanë jetën e tyre për faktin se besonin ngjarjen historike të ringjalljes së Jezuit. Vështirë të besohet se ata ishin hajdutët e trupit të Jezuit dhe prapë se prapë, ata të ishin gati të vdisnin për një gënjeshtër që e kishin sajuar vetë. Ndryshimi i ndjekësve të Jezuit- Dishepujt e Jezuit, menjëherë pas arrestimit të mësuesit të tyre, ishin pothuajse të gjithë të trembur e të frikësuar. Kishin frikë se mos dënoheshin edhe ata. Por, pas të dielës së ringjalljes, mund të vësh re një transformim radikal të tyre. Kujt i dedikohet ky ndryshim? E vetmja arsye se pse dishepujt

pas të dielës së ringjalljes, mund të vësh re një transformim radikal të tyre. Kujt i dedikohet ky ndryshim? E vetmja arsye se pse dishepujt do të shndërroheshin nga frikacakë në ndjekësit e guximshëm të Krishtit deri në vdekje, është takimi i tyre me Jezuin e ringjallur

flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona.” (Eksodi 12:27). Në traditën perëndimore, përdoret edhe një fjalë tjetër për Pashkët, që erdhi si rezultat i nevojës për të dalluar festën e krishterë të Pashkës (ringjallja e Jezuit) dhe festës hebreje të Pashkës (çlirimi historik nga Egjipti), por përtej kësaj nuk ka asnjë arsye për dallim. Ende sot e kësaj dite, shumë njerëz nuk e besojnë ringjalljen e Krishtit. Cilat janë faktet që e vërtetojnë këtë gjë? Kjo është një temë gjithmonë e debatueshme dhe libra të tërë janë shkruar mbi këtë temë. E thashë më sipër që e gjithë festa nuk përçon thjesht një simbolikë, por simbolika është e mbështetur në ngjarje reale historike. Shumë shkurt, disa prej fakteve që të çojnë drejt përfundimit se vdekja dhe ringjallja e Jezuit janë ngjarje të vërtetueshme historike që kanë ndodhur në kohë dhe hapësirë, janë të renditura si më poshtë:

do të shndërroheshin nga frikacakë në ndjekësit e guximshëm të Krishtit deri në vdekje, është takimi i tyre me Jezuin e ringjallur. Dëshmitë biblike na thonë se dishepujt e takuan Jezuin e ringjallur edhe ndenjën me të disa herë në një periudhë prej 40 ditësh, përpara se Jezui të largohej. Origjina e kishës- Kisha e krishterë nuk ekzistonte përpara ringjalljes së Jezuit. Shumica e studiuesve ia atribuojnë lindjen e Kishës pikërisht lajmit të ringjalljes së Jezuit. Vështirë të besohet se ka një argument tjetër që do të ishte i pranueshëm dhe i arsyeshëm për origjinën e kishës së Krishterë. Shfaqja e Jezuit të ringjallur është i vetmi shpjegim se si filloi nga hiçi një organizatë që vetëm është shtuar përgjatë 2000 vjetëve që nga ajo kohë. Mungesa e shpjegimeve të tjera të arsyeshme- Mungesa e alternativave të tjera domethënëse rreth ngjarjes së vdekjes dhe ringjalljes së Jezuit, është një provë e fortë për vërtetësinë e ringjalljes së Krishtit. Ka shpjegime, por nuk janë të mjaftueshme. P. sh. shpjegimi se Jezui realisht nuk vdiq në kryq, por ju duk disave që vdiq, nuk përputhet me ngjarjet historike, me dëshmitë biblike dhe nuk përputhet as me karakterin e Zotit. A gënjen Zoti për të ruajtur Birin e Tij? Bibla e bën të qartë që Zoti nuk gënjen në asnjë rrethanë. Kështu që ky variant, si shumë të tjerë që nuk është vendi t’i trajtojmë, nuk janë me baza. Përse kjo ditë festohet gjithmonë mes datave 22 mars - 25 prill? Data e festimit të Pashkëve është një temë e debatueshme për shumë rrethana historike. Kisha Lindore dhe Kisha Perëndimore

AktualitetiFP

përdornin kalendarë të ndryshëm në matjen e kohës. Kisha lindore përdor kalendarin Julian dhe Kisha Perëndimore kalendarin Gregorian. Në Këshillin e Nikesë në vitin 325 pas Krishtit, u vendos që Pashka të kremtohet të dielën e parë pas hënës së plotë, pas ekuinoksit pranveror (20/21 mars) në hemisferën veriore. Në Kishën Perëndimore, në bazë të kalendarit Gregorian, kjo ditë e diel bie gjithmonë midis 22 marsit dhe 25 prillit, ndërsa në Kishën Lindore, në bazë të kalendarit Julian, kjo e diel bie gjithmonë midis datës 4 prill deri më 8 maj. Dhe gjithashtu, në themel të diferencave qëndronte edhe prirja për të dalluar festën e Pashkëve siç e përkujtojnë të krishterët nga festa hebreje e pashkëve. Refuzimi i hebrenjve për të pranuar Jezu Krishtin si Mesinë, kanë çuar në dallime edhe rreth kësaj date. Gjithsesi, tani çështja e festimit në ditë të ndryshme është thjesht një çështje përdorimi të kalendarëve të ndryshëm, mënyrave për matjen e vitit hënor. Parimisht, Kisha Katolike ka rënë dakord që të vendoset një datë e njëjtë për festën e Pashkës, por akoma praktikisht nuk ka një marrëveshje rreth datës. Kuptohet që gjithë ky debat nuk ka lidhje fare me historicitetin e ngjarjes, por është më shumë një diskutim periferik rreth mënyrës së matjes së datave. Që prej kur është festuar kjo ditë në Shqipëri? Të dhënat e para për festimin e Pashkës në Kishën e Krishterë na i jep historiani romak dhe peshkopi i Çezaresë, Eusebi i Çezaresë, në shekullin e 4-t në librin e tij “Historia e Kishës” (Historia Ecclesiastica, ose Historia Ecclesiae) ku na paraqet një korrespondencë të vitit 154 pas Krishtit midis Polokarpit, peshkopit të Smirnës (Izmiri i sotëm) dhe Antiketit, peshkopit të Romës, në të cilën flitet për festimet e Pashkës (shih: Libri V, fq 23-25). Në Shqipëri, krishterimi është apostolik. Kjo është fare e vërtetë, po të kemi parasysh se pjesa më e madhe e territorit ku gjendet sot shteti shqiptar bënte pjesë në atë kohë në provincën romake të Maqedonisë dhe një pjesë në provincën romake të Ilyrikumit dhe një pjesë në provincën romake të Epirit. Bibla na thotë se apostujt e Krishtit, Pali, Sila, Timoteu, Luka, Mateu, Titi etj, e predikuan ungjillin në Maqedoni dhe në Iliri. Apostulli Pal në Letrën drejtuar Romakëve, kapitulli 15, vargu 19 dhe 20, shkruan: “Kështu, prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit.” Historiani italian i kishës, Daniele Farlati, në vëllimin Nr.4 të serisë “Illyrici Sacri”, fq.374-376 përmend një dokument që flet se në Durrës ka patur 60 familje të krishtera në vitin 58 pas Krishtit. Për t’u përmendur është edhe dënimi me vdekje i peshkopit të Durrësit, Asti, në vitin 116 pas Krishtit nga perandori Trajan dhe nga sundimtari vendas Agrikoli. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, mendoj se kjo festë është festusr midis të krishterëve edhe në hapësirat tona pas vitit 154 pas Krishtit, sigurish në mënyrë të fshehtë, pasi kisha përndiqej nga perandorët romakë dhe më vonë hapur pas Ediktit të Milanos në vitin 313, ku perandori Kostandin e shpalli të lirë fenë e krishterë dhe sidomos pas Ediktit të Selanikut të perandorit Theodhos I-rë, kur krishterimi u shpall fe zyrtare e perandorisë.

*Afrim Karoshi. Drejtor i Departamentit të Medias së Institutit Jeta e Re. Master në Studime Biblike & Media/Komunikim në Universitetin Teologjik të Dallasit

23/04 - 29/04/11 F.P. 9


DosjaeJavës 10-15

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

Të ndryshëm, të barabartë Disa të dhëna flasin për rreth 150 mijë rom në Shqipëri. Të tjerë thonë se janë shumë më pak. Një bashkëjetesë në dukje e qetë që është tronditur nga një incident i rëndë. Por çfarë dimë për romët, jetën e tyre dhe perspektivat për të ardhmen. Kjo dosje e “Free Press” përpiqet të hedhë pak dritë mbi një komunitet të rëndësishëm, por shpesh dhe të diskriminuar

S

hqiptarët janë një popull mikpritës me his-

tori të lashtë. Bashkëjetesa e tyre me popullatën rome ka qenë e vjetër dhe e qetë. Romët jetojnë në një pjesë të mirë të Ballkanit dhe sigurisht nuk do të kishin qëndruar në Shqipëri sikur të mos e kishin ndierë veten mirë. Por një gjë është e vërtetë. Komuniteti rom është më i varfri në Shqipëri. Ata janë të përqendruar kryesisht në periferi të qyteteve të mëdha dhe jetojnë me lëmoshën e të tjerëve. Romët janë minoritet për Shqipërinë sepse flasin gjuhën e tyre dhe kanë mënyrën e tyre të jetesës. Shumë romë e quajnë veten shqiptarë, dhe nuk shohin ndonjë shenjë diskriminimi. Por jo çdo gjë shkon mirë. Djegia e banesave të romëve tek Stacioni i Trenit ishte një ngjarje e rëndë që solli në vëmendjen e secilit qasjen që kemi ne si shoqëri e si shtet ndaj këtij komuniteti.

10 F.P. 23/04 - 29/04/11

Pak histori

Martesa të hershme dhe shumë fëmijë...

Shumë histori janë thënë për origjinën e romëve. Vetë faktet gjuhësore flasin për origjinën e tyre indiane. Megjithëse ata e filluan lëvizjen e tyre në shekullin e XI, nuk dihet pse u detyruan të bëjnë këtë lëvizje nga India. Gojëdhënat flasin për ngjarje të ndryshme: Në fillim romët ishin banorë të Atlantës dhe pas një përmbytje, ata u detyruan të largohen. Në këtë mënyrë u përhapën në të gjithë botën. Një tjetër gojëdhënë tregon se romët jetonin në një mbretëri të madhe dhe mbreti i tyre ishte shumë i egër me popujt fqinj, të cilët u bashkuan dhe i hapën luftë. Me fitimin e luftës ata vendosën të vrisnin mbretin dhe të falnin popullin e tij me kusht që ky i fundit të largohej sa më larg që të ishte e mundur nga vendbanimet e tyre. Por ekziston edhe një tjetër gojëdhënë që tregon se India u sulmua nga një mbret i fesë myslimane. Indianët e atëhershëm u bashkuan dhe krijuan një ushtri të madhe me popuj dhe fise të ndryshme. Kjo ushtri e madhe luftoi për shumë shekuj kundër forcave myslimane duke i shtyrë ato gjithmonë e më shumë drejt perëndimit, por gjithashtu edhe duke u larguar vetë gjithnjë e më shumë nga India. Kjo luftë në shekullin e XI në të vërtetë njihet edhe nga historia.

Një martesë në moshë të vogël është një traditë që romët e kanë të trashëguar. Vajzat në qoftë se kalojnë moshën 15 vjeç mund të quhen të lëna. Martesa dhe tradita e dasmave është një ritual që sjell alegri në fisin e tyre. Por mbi të gjitha fëmijët janë gëzim. Tradita e tyre e do që familja të ketë shumë fëmijë. Me gjithë kushtet e vështira të jetesës, çiftet e reja nuk ja mohojnë vetes një familje të madhe. Por është për të ardhur keq kur i sheh këta fëmijë duke lypur rrugëve të qytetit. Të duken jetim dhe pa përkrahje. Ky është një zakon që për shumicën e tyre nuk është e vështirë. Fjala mjek është e vështirë të konceptohet në mendjen e tyre. Pak nga varfëria dhe pak nga mosdija. Romët kanë marrë fenë e vendit në të cilën ata janë vendosur.

Simbolet Në të vërtetë kombi rom ka himnin dhe flamurin e vet. Këto simbole u vendosën në Kongresin e parë Rom. Ky kongres u mbajt në Londër në 8 Prill 1971. Për këtë arsye dhe 8 Prilli është cilësuar si dita e romëve. Aty u vendos flamuri rom gjysëm i gjelbër (simbol i tokës), gjysëm blu (simbol i qiellit) dhe një rrotë e kuqe në mes që simbolizon lëvizjen. Kënga që tregon himnin e tyre është “Gelem, gelem” që do të thotë “shkova, shkova’. Më parë nuk ekzistonte një alfabet i gjuhës rome. Katër Kongreset që janë mbajtur deri tani vendosën për një alfabet të gjuhës rome dhe për vendosjen e një termi të saktë të tyre. Kjo datë festohet në të gjithë botën. Një tjetër datë që festohet nga ky komunitet është dhe 6 maji. Kjo është një ditë e shënuar ku njerëzit zgjohen në tre të mëngjesit dhe lahen në lum. Ky rit tregon se jeta e tyre duhet të rrjedhë si uji i lumit.

Kultura rome... Origjinën e tyre indiane e tregon dhe kultura orientale. Për disa njerëz romët shihen si njerëz pa një identitet, si endacakë. Por të paktë janë ata njerëz që vlerësojnë shpirtin e tyre. Shpesh të bardhët ose gaxhonj siç i quajnë ata, i shohin si njerëz pa nivel, të veshur ndryshe dhe që flasin një gjuhë të huaj. Ky popull me shpirt të lirë ka luftuar për të drejtat e tyre. Për të ruajtur lirinë nuk i janë nënshtruar asnjë ligji, mbreti apo regjimi për shekuj me radhë, ndonëse shpesh këtë liri e kanë blerë shumë shtrenjtë me varfëri të tejskajshme dhe paragjykime nga të gjitha anët. Ata janë një popull i mahnitshëm, të cilit i është dhënë dhuntia e muzikës dhe kërcimit, jetojnë për momentin dhe nuk i bën përshtypje se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët, u pëlqen të zbusin kafshët: arinjtë dhe kuajt; u pëlqen të udhëtojnë dhe të jenë të mistershëm, u pëlqejnë ngjyrat dhe janë tepër romantikë. Por mbi të gjitha janë shumë mikpritës. Me fukarallëkun e tyre dhe me ahengun në gjak, mundohen të presin mikun.


DosjaeJavësFP Si të gjitha gjuhët e tjera dhe gjuha jonë shkruhet dhe lexohet. Të rinjtë e sotëm e dinë këtë gjuhë sepse e kanë të trashëguar nga prindërit e tyre, por ne kemi hapur dhe kurse

“ Më vjen keq që nuk kemi një përfaqësues në parlament” Romët kanë shoqatat e tyre të cilat përpiqen për integrimin e tyre në shoqëri. Kjo është një përpjekje, e cila ka filluar që me shpalljen e demokracisë. Në një bisedë të zhvilluar me kryetarin e shoqatës Bashkimi Demokrati i Romëve në Shqipëri, Guralin Mejdani, arritëm të mësojmë më shumë për këto përpjekje.

“U

në jam presidenti i romëve shqiptarë dhe anëtari i Parlamentit të Unionit Kombëtar të Romëve në botë. Kjo shoqatë është krijuar në 14 maj të vitit 1991 me emërtimin Bashkimi Demokrat i Romëve në Shqipëri. Që në momentin e krijimit, shoqata jonë ka bërë shumë aktivitete të ndryshme kulturore, por që synojnë të përmirësojnë jetën sociale të romëve. Nëpërmjet aktiviteteve tona kulturore kemi bërë jehonë për gjuhën, traditën dhe kulturën tonë. Kjo punë është realizuar nëpërmjet asambleve, këngëve dhe valleve. Shoqata jonë ka bërë një organizim të romëve të Shqipërisë. Kjo shoqatë ka rreth 6 mijë anëtarë, të cilët janë pajisur me një kartë anëtarësimi. Me gjithë përpjekjet tona në vitin 1995 nxorëm një gazetë, e cila nuk mundi të rezistojë gjatë. Edhe synimi i kësaj gazete ishte të paraqiste problemet sociale dhe kulturore të romëve të Shqipërisë. Pasi u mbyll gazeta, ne krijuam një revistë e cila mundi të mbijetojë deri në vitin 2005. Për shkak të mungesës së fondeve ne nuk kemi pasur mundësi të vazhdojmë. Kjo jo vetëm për gazetën, por edhe për shumë gjëra të tjera. Ne kemi pasur edhe një ekip sportiv që quhet Amarodires. Shoqata jonë synon integrimin e barabartë të romëve në shoqërinë shqiptare. Por mbi të gjitha ne duam që të afrojmë shoqërinë rome me shoqërinë evropiane. Ne duam që edhe romët të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët. Shumica e romëve janë në dijeni për të drejtat e tyre dhe luftojnë që t’i plotësojnë këto të drejta. Ata e dinë se ekzistojnë edhe shoqëri që i mbron këto të drejta. Romët sot janë në një nivel që dihet nga e gjithë shoqëria shqiptare. Ne jemi përpjekur herë pas here që të ngremë zërin në media të ndryshme dhe për ti bërë sa më të dukshme problemet e romëve. Megjithatë unë mund të them se situata po ndërgjegjësohet dalëngadalë. Me punën tonë njëzet vjeçare, dhe duke qenë se e kemi marrë situatën nga zeroja, mund të them se ka arritur deri diku në një nivel të duhur. Mua më vjen keq sepse niveli i arsimimit është ai që ndihmon njerëzit. Për romët ky nivel është pak i ndërlikuar dhe kjo situatë është për shkak të problemeve ekonomike që ata kanë. Por kjo situatë ka ndryshuar me kalimin e viteve. Sot ka shumë familje rome që janë mirë nga gjendja

ekonomike dhe fëmijët e tyre janë të arsimuar. Aty ku ekonomia është e dobët, dihet se edhe arsimimi është shumë i dobët. Mentaliteti i romëve ka qenë më i prapambetur, por gradualisht ka ardhur duke ju afruar shoqërisë së sotme. Shumë veta kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e shkollës dhe mësojnë. Edhe fëmijët e vegjël kanë filluar të shkojnë nëpër kopshte. E gjitha kjo falë një pune të madhe që po bëjmë të gjithë ne. Ekzistojnë edhe disa shoqata të tjera që merren direkt me arsimimin e romëve dhe kjo është gjë shumë e mirë. Unë si president i shoqatës kam marr pjesë në tre kongrese dhe jam përpjekur të çoj zërin e shqiptarëve në botë. Për sa i përket nivelit shëndetësor mendoj se është një problem si për të gjithë shqiptarët. Por tek romët ndikon pak më shumë dhe ekonomia shumë e dobët. Kudo që të shkosh po nuk pate lek nuk ke çfarë të bësh. Sot është tregu dhe jeta që i bën gjërat e vështira për të gjithë. Ne jemi një popull vital që vijmë nga toka indiane. Shpërndarja e romëve nëpër Evropë u bë së bashku me pasurinë kolosale që ata kishin. Më parë romët kanë qenë një komb shumë i arsimuar. Për shkak të luftës u vra e gjithë ajka e romëve. Si të gjitha gjuhët e tjera dhe gjuha jonë shkruhet dhe lexohet. Të rinjtë e sotëm e dinë këtë gjuhë sepse e kanë të trashëguar nga prindërit e tyre, por ne kemi hapur dhe kurse. Këtë e kemi bërë në ato zona të Shqipërisë ku ka më pak romë, pra ku janë me pakicë. Këtë e kemi bërë për të mos asimiluar gjuhën tonë. Ndërsa atje ku romët janë të dendur dhe flasin gjuhën e tyre, kemi ngritur kurse parashkollore për gjuhën shqipe. Ne duam që fëmijët tanë të jenë të barabartë me të tjerët. Gjuha e romëve quhet “romisht”. Romët janë përhapur në të gjitha viset e Shqipërisë. Popullsia rome ka virtuozët më të mëdhenj të muzikës. Instrumentet e tyre të preferuar janë gërneta, daullja. Më parë shumica e romëve merreshin me thurjen e kanistrave, sitave, me tregti, bujqësi. Në përgjithësi në Shqipëri nuk ka diskriminim, por dihet se në mënyrë individuale mund të ketë. Ne kemi bërë një punë të mirë. Sot nuk është më imazhi i atij romit të dikurshëm që lëvizte sa në një vend në një tjetër me çadrat e tyre. Sot romët janë të regjistruar në vendet ku jetojnë. Ata vazhdojnë jetën e tyre normale me punën dhe aktivitetet e përgjithshme që bëjnë për të jetuar. Romët si gjithë qytetarët e tjerë votojnë sipas dëshirave të tyre. Më vjen keq sepse deri më sot nuk kemi një përfaqësues në parlament.

Mentaliteti i romëve ka qenë më i prapambetur, por gradualisht ka ardhur duke ju afruar shoqërisë së sotme. Shumë veta kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e shkollës dhe mësojnë. Edhe fëmijët e vegjël kanë filluar të shkojnë nëpër kopshte 23/04 - 29/04/11 F.P. 11


DosjaeJavësFP "...E di që është mirë që të shkoj në shkollë, por unë nuk kam mundësi. Më duhet të punoj se jemi të varfër. Edhe motra me vëllain tim kështu si mua bëjnë, dalin dhe shesin"

Rrëfimet e romëve: Vështirësitë e jetës sonë Shumë fëmijë romë enden rrugëve pa mbrojtje por me sytë e zotit. Me dorën e vogël kërkojnë lëmoshë duke duruar të ftohtin dhe të ngrohtin. E kush nuk do ta donte një shtëpizë të ngrohtë dhe një shtrat të butë si gjithë fëmijët e tjerë? Ata që kanë një kasolle për të jetuar quhen me fat, ndërsa të tjerët ku ti zërë nata. Vijmë në këtë botë të barabartë, por fati vendos për ne. Të bardhë apo të zinj, të gjithë meritojmë të respektohemi.

Jari, një banor rom “Unë quhem Jari dhe siç na quani juve jam një njeri me ngjyrë. Me thënë të drejtën nuk më vjen turp nga ky fakt. Kam parë shumë shokë të mi, të cilët mund të jenë me ngjyrë më të bardhë se mua dhe e mohojnë origjinën e tyre. Kjo nuk është gjë e mirë. Në fund të fundit edhe ne njerëz jemi. E ça keni ju më shumë se ne? Unë jam marrë tërë jetën me tregti dhe jam mirë nga gjendja ekonomike. Me origjinë jam nga Berati. Prindërit e mi kanë ardhur këtu në Tiranë që me fillimet e demokracisë. Unë atëherë isha i vogël, por jemi rritur me fukarallëk të madh. Shteti asnjëherë nuk e ka përkrahur racën tonë. Unë shoh shumë miq të mi që janë shumë keq nga ekonomia. Nuk kanë bukë të hanë dhe detyrohen të dalin të lypin. Për një gjë jam i sigurt, që edhe pse kemi vuajtur shumë, raca jonë është punëtore. Me aq sa mundet përpiqen të jetojnë. Kam dëgjuar se na quajnë injorantë dhe pa shkollë. Kjo nuk është e vërtetë. Tani ka shumë prej fëmijëve tanë që vazhdojnë shkollën. Brezi im është pak më mbrapa, madje ka edhe shumë që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. Unë kam tre fëmijë dhe i kam të tre në shkollë. Ata kanë shoqëri edhe me racën e bardhë dhe për këtë më vjen mirë. Mua më duket se këta fëmijët e sotëm janë më të dashur me njëri-tjetrin dhe nuk janë racistë. Kur isha unë i vogël mbaj mend se “gaxhonjtë” na shanin. Por ne s’e çanim kokën se kishim plot shoqëri. Djali i madh e ka shumë qejf muzikën dhe i bie xhezit nëpër festa. Raca jonë është racë qejflinjsh. Edhe rakinë e kemi shumë qejf. Bëjmë dhe nga shumë kalamaj. Ka lezet shpija plot. Jo si të bardhët që mezi bëjnë një. Edhe dasmat tona kanë lezet me aheng. Mua më vjen inat se të gjithë na shajnë dhe kur vjen puna tek ne vinë e blejnë rroba, dhe për muzikën tonë vdesin të tërë. Me thënë të drejtën unë s’e kam idenë se nga e ka origjinën raca jonë, por kam dëgjuar se nga India. Por nuk e di se sa e vërtetë është kjo. Shtëpinë e kam në Allias dhe jam rregulluar mirë. Këtu tek tregu shes bashkë me gruan. Jemi martuar të vegjël, unë isha 17 vjeç dhe gruaja ime 14 vjeç. Raca jonë e ka zakon që martohen të vegjël. Por sot, ky mentalitet ka ndryshuar. Të vegjël martohen, por jo si në kohën tonë. Unë jam martuar me dashuri. Gruan e kisha në lagje. Pak nga pak u rregulluam. Shtëpinë e kam plot dhe s’e besoj se të bardhët jetojnë më mirë se mua. Mund të kenë më shumë shkollë se mua, por jo ndonjë gjë tjetër.

12 F.P. 02/04 - 08/04/11

Mendoj se shteti duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona. Ka shumë romë që jetojnë në kushte ekstreme. Të vjen keq kur shikon fëmijët që kërkojnë nëpër kazanet e plehrave për të mbledhur kanoçe. Vetëm për këta fëmijë duhet të mendojnë që janë të pafajshëm dhe detyrohen që të përballen me jetesën e vështirë. Shumë të tjerë nuk e dinë se ç’është doktori sepse nuk kanë lek. S’di ç’të them, shpresat tek Zoti i kemi.”

Shkëlqim Sula, banor rom “Unë e kam shtëpinë në Babrru dhe mbledh hekra. Ja, kështu dal lagje më lagje për një çap bukë. Më është ngjirur zëri duke gërthitur. Ça të them unë i shkreti, na mbyti fukarallëku. Nuk po dimë si të sajohemi për dy çika lek. Më vjen keq për ato kalamaj që nuk kanë fat. Edhe në shkollë nuk i kam çuar nga halli. Ku kemi lek ne që të blejmë libra. Ashtu le të rrinë, s’kam ça me bo. Gruaja ime është e sëmurë dhe nuk më ndihmon dot. Kam katër fëmijë. Dy goca dhe dy çuna. Më të voglin e kam 5 vjeç. Në gabelët bëjmë shumë fëmijë. Gocën e madhe e kam të martuar dhe jam bërë dhe gjysh. Çunat dalin dhe shesin paketa dhe çfarë të mundin. Ku di unë ça të them, unë nuk di as të shkruaj dhe as të lexoj. E di që kjo nuk është mirë, por kur ka fukarallëk nuk të shkon në mendje për shkollë. Pastaj në kohën tonë ka qenë akoma më e vështirë. Unë jam rritur në Korçë dhe me fillimet e demokracisë kam ardhur në Tiranë. Bëra gabim se andej është më mirë. Njerëzit e mi andej janë rregulluar mirë se shesin në pazar. Megjithatë gjithandej keq është bërë. Janë bërë dhe të bardhët më keq se ne. Tani që kanë këto zgjedhjet po kujtohen për ne. Ku votojmë neve. Unë të paktën nuk kam shkuar ndonjëherë të votoj dhe as që ja kam idenë. Ku na bie në mendje neve me gjithë këto halle që kemi.”

Rabije Zekaj “Unë nuk jam rome, por jevge siç quhemi. Ne jemi ndryshe nga ata. Jemi më lart. Vërtet kemi një ngjyrë, por kemi të tjerë zakone dhe tradita. Jo se dua të mburrem, por kemi tjetër kulturë. Fëmijët tanë nuk dalin të lypin dhe e kemi për ofendim këtë gjë. Edhe martesat nuk i bëjmë në moshë shumë të vogël si ata. Fëmijët tanë shkojnë në shkollë dhe ka nga ata që vazhdojnë dhe shkollën e lartë. S’e besoj se do ketë ndonjë si raca ime që mos dijë të lexojë dhe të

shkruajë. Ka edhe nga ata që kanë zënë punë të mirë dhe bëjnë jetë shumë të mirë. Këtu në lagjen time shumica kanë shkuar për emigracion në Itali dhe janë rregulluar shumë mirë. Janë bërë si italianë dhe kanë lindur fëmijët andej. Unë kam dy goca dhe një çun. Jam martuar e vogël, por më tepër nga halli se ishim fukarenj. Por kam bërë jetë normale se burrin e kam pasur punëtor. Nuk më ka munguar gjë, por mbi të gjitha një shtëpi. Se po nuk pate shtëpi, ke më shumë halle. Të tre fëmijët kanë mbaruar shkollën 8-vjeçare. Nuk mësonin se po të kishin tru mund të vazhdonin më tej. Më bëhet qejfi se kanë më shumë shoqëri me gaxhonjtë dhe shkojnë shumë mirë. Vajzën e madhe e kam në Itali dhe jam bërë gjyshe. Shyqyr që ka dalë ky interneti që çmallem ndonjëherë. Tani që jane hapur rrugët do shkoj të shoh një herë andej. Më ndihmon me aq sa ka mundësi sepse unë jam pa punë. Vetëm djali me burrin shesin tek pazari mobilje të vjetra. Nuk fitojnë shumë, por pa bukë nuk rrimë. Kështu është bërë jeta gjithandej e vështirë, papunësi e madhe. Tani që janë zgjedhjet kujtohen për popullin këta qeveritarët. Unë kam votuar përherë, edhe pse nuk ja vlen se po njësoj jemi ne. Të gjithë njësoj janë.”

Aldo, një adoleshent rom “E di që është mirë që të shkoj në shkollë, por unë nuk kam mundësi. Më duhet të punoj se jemi të varfër. Edhe motra me vëllain tim kështu si mua bëjnë, dalin dhe shesin. Kam qenë vetëm një vit në shkollë, por e lashë se më duhet të punoja. Mami me babin mbledhin kanoçe. Në fillim më dukej vështirë që dilja tërë ditën, por tani u mësova dhe nuk mund të rri pa punë. Shtëpinë e kam tek Bregu i Llumit. Megjithëse ajo është një kasolle, jo shtëpi. Sa për tu mbledhur në darkë e kemi se gjithë ditën jemi rrugëve. Kam pas ditur pak të shkruaj, por tani kam harruar. Kush e ka mendjen për shkollë. Ne jemi romë dhe e kemi punën në gjak. Po të kisha lek, do të blija një makinë. E kam ëndërr edhe pse e di se nuk do kem lek që ta blej ndonjë ditë. Ka shumë moshatarë të mi që lypin jashtë vendit dhe më kanë thënë se fitojnë mirë. Mbase edhe unë iki ndonjë ditë. Më mirë nga ne janë ata që merren me muzikë. Ne kemi muzikantë shumë të mirë dhe fitojnë shumë. Po iki tani se kam punë. S’kam ça të them tjetër. Ju i shikoni vetë se si jemi. Jetojmë në mes të makinave. Ca na shajnë dhe ca na japin lëmoshë.


DosjaeJavësFP Romët kanë fat në këtë periudhë demokracie, si të gjithë shqiptarët të njohin veten, të kërkojnë më shumë, të udhëtojnë dhe të kenë liri. Aktualisht në këtë periudhë janë shumë më të mbrojtur edhe ligjërisht

fat të keq edhe kur romët janë në dijeni, ata nuk kanë gjetur struktura të sakta dhe të mirëorganizuara ku të ankohen dhe të gjejnë të drejtat. Unë drejtoj një organizatë që ka përfaqësuar disa herë romë në gjykatë, por më besoni që ekziston kudo në shoqërinë shqiptare ndjenja e diskriminimit: që nga gjykatat, policia, punëdhënësit. Të vjen keq të shohësh se me gjithë këtë kuadër ligjor që kemi, romët kryesisht janë të pambrojtur. Si kanë evoluar këto të drejta? Këto të drejta janë duke evoluar. Ende ka një shkallë të ulët ndjeshmërie shoqërore dhe humane. Diskriminimi në Shqipëri është edhe i hapur, edhe i fshehur, por në të dyja llojet ai është shumë konsekuent ndaj romëve. Ende të drejtat e romëve janë zhvilluar në letër dhe jo në realitet. Cilët janë faktorët që ndikojnë në mungesën e integrimit të tyre në shoqëri? Së pari përjashtimi që iu bëjnë të tjerët. Mungesa e shërbimeve sociale dhe humanitare të dobishme për këtë komunitet, mungesa e mundësisë se edukimit, regjistrimit, të njohjes së kulturës, të punësimit, të banimit. Nëse e le një komunitet në baltë dhe nuk i jep ndihmë, është e vështirë ta integrosh. Natyrisht që romët kanë kulturën e tyre, të duash t’us ndryshosh këtë gjë, do të thotë të mos i respektosh. Pra, romët duhet të ndihmohen krahas përpjekjeve tona për të ruajtur identitetin e tyre kulturor, gjuhësor. Kjo është edhe më e bukur në një shoqëri: diversiteti i grupeve njerëzore që e rrisin vlerën e tyre duke marrë dhe duke dhënë me njëri-tjetrin.

“Kudo në shoqërinë shqiptare ekziston ndjenja e diskriminimit” Të gjithë kemi të drejta, por jo gjithë kanë fuqi për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Por a mbrohen të drejtat e romëve? Ja se si është shprehur për gazetën Free Press, Elsa Ballauri, drejtoreshë e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut. A mbrohen të drejtat e romëve në Shqipëri? Natyrisht që ka një strategji dhe shumë ligje të cilat mbrojnë të drejtat e grupeve të margjinalizuara, një prej të cilëve janë edhe romët. Për romët strategjitë janë edhe më të specifikuara kur dihet se situata e tyre e vështirë nuk është vetëm një problem shqiptar por global. Të drejtat e romëve kanë akoma dy lloj standarde mbrojtjeje në Shqipëri: atë ligjor dhe atë praktik. E para është jo keq, po të kujtojmë se pas ndryshimit të sistemeve Shqipëria ka hartuar ligje shumë të mira që i përafrohen stndardeve të vendeve më të zhvilluara të botës. Por e dyta është shumë pak funksionale, sepse ligjet që i kemi hartuar vetë ende nuk vihen t’i zbatojmë. Kështu edhe çështja rome nga njëra anë duket sikur e ka vëmendjen e shtetit dhe nga ana tjetër kjo vëmendje është shumë e vogël, ndonjëherë inekzistente. Ka një strategji që

megjithëse në fillim kur u hartua nuk kishte buxhet, tani është më mirë e projektuar. Ekziston ligji kundër diskriminimit, Kushtetuta, kodi penal etj, i ndihmojnë romët që ligjërisht të mund të mbrohen. Sa është në dijeni ky komunitet për të drejtat e tyre? Ndërgjegjësimi i tyre është në rritje, megjithëse kjo rritje është shumë e ngadalshme. Por nuk është një ndërgjegjësim i organizuar. Çështja rome është ndër më të njohurat sot në Europë, të mos harrojmë se sensibiliteti ndaj tyre është i madh edhe në vende që i kanë rregulluar problemet e të drejtave të minoriteteve më mirë se ne. Komuniteti rom është pak në dijeni të të drejtave të tyre. Për këtë duhet të ndihmojnë më shumë organizatat e vetë komunitetit, individët, organizata të tjera të të drejtave të njeriut në vend, pushteti lokal, media, etj. Për

Çfarë kanë bërë ata për t’i mbrojtur këto të drejta? Romët e kanë pasur dhe ende e kanë të vështirë të arrijnë tek të drejtat e tyre, megjithatë gjatë këtyre viteve ka përpjekje edhe brenda komunitetit për t’i bërë individët të ndërgjegjshëm për atë që iu takon. Ka shoqata, ka romë të shkolluar, ka romë që kanë udhëtuar dhe janë edukuar jashtë, ka romë që merren me biznes dhe kërkojnë më shumë nga vetja, etj. Shkollimi, edukimi i mirë do t’i bëjë ata të njohin të drejtat dhe të dinë t’i mbrojnë ato. Romët janë në një proces të demokratizimit, krahas atij që përballojnë të gjithë shqiptarët. Në këtë proces ne duhet t’i ndihmojmë ata sa më shumë. Në cilën periudhë romët kanë qenë më të mbrojtur? Komunizmi ishte një diktaturë dhe si e tillë nuk ka prodhuar gjëra të mira. Ne dukje stabiliteti që kishin njerëzit brenda varfërisë ekstreme dhe izolimit, dukej si një përrallë e bukur për romët, por mendoj se kjo është vetëm një iluzion i rremë. Romët kanë fat në këtë periudhë demokracie, si të gjithë shqiptarët të njohin veten, të kërkojnë më shumë, të udhëtojnë dhe të kenë liri. Aktualisht në këtë periudhë janë shumë më të mbrojtur edhe ligjërisht, përsa i takon implementimit të këtyre ligjeve, një nga fatkeqësitë që ndali Shqipërinë në procesin e saj normal të zhvillimit ka qenë pikërisht diktatura komuniste.. A ndihen romët të diskriminuar? Po, ndjehen të diskriminuar, sepse në Shqipëri ka racizëm. Kemi qenë gjatë të izoluar, të paragjykuar, të trembur nga të tjerët dhe kjo ka ndikuar fort edhe në marrëdhëniet tona me komunitetin rom. Prandaj flasim, shkruajmë, hartojmë ligje dhe ndikojmë që të implementohen që diskriminimi të ulet dhe gradualisht të mësohemi të respektojmë të tjerët që janë të ndryshëm. Vetëm kështu do të kemi shans të ecim përpara.

23/04 - 29/04/11 F.P. 13


DosjaeJavësFP

Genci Jazexhi Sot është bërë jeta e vështirë për të tërë dhe jo vetëm për romët. Ne jemi të bardhë dhe që kemi më shumë mundësi për të ecur përpara dhe kur vjen puna po ngelemi rrugëve pa punë. Ata të paktën janë mësuar me atë jetë. Merita Popi Më vjen shumë keq për këtë komunitet se edhe ata njerëz janë si ne. Sidomos me djegien e atyre çadrave, shteti duhet të bëjë më shumë për ta. Gjynah sidomos për ata fëmijë të shkretë që enden tërë ditën rrugëve. Romina Hoxha Një gjë nuk kuptoj unë, dhe s’kanë bukë të hanë dhe bëjnë nga shumë fëmijë. Të fortë janë. Sot një dhe s’ia del dot. Duket sikur e mbron Zoti këtë racë se të jetë për ata shumë vështirë. Prapë janë njerëz të mirë. Elona Shalo Nuk janë të tërë romët keq nga ekonomia. Ka shumë prej tyre që jetojnë më mirë se ne dhe kanë vila. Sidomos ata që merren me tregti janë rregulluar mirë. Por prapë mendoj se nuk dinë të jetojnë edhe pse mund të kenë lek. Mira Zikaj Më këputet shpirti kur i shikoj fëmijët romë që lypin në mes të makinave. S’është jetë kjo. Por faj kanë prindërit e tyre që bëjnë nga shumë fëmijë dhe i lëshojnë rrugëve si pa të keq. Duket sikur i lindin për interes. Petrit Cakoni Ata e kanë në terezi fare. Nuk duan t’ia dinë ça bëhet në dynja. Vëri muzikë dhe je në rregull me ata. Nga njëra anë mirë e bëjnë. Se mos jemi më mirë ne që e vrasim mendjen për çdo gjë. Më shumë halle kemi.

www.freepress.al

“Emigracioni dhe ballafaqimi me raca të ndryshme ka zbehur racizmin” Flet sociologia Sonila Elezi

Çfarë është racizmi? Parimi sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejta të barabarta dhe duhet të trajtohen njësoj, paraqet bazën e kuptimit të të drejtave të njeriut dhe rrjedh nga dinjiteti i barabartë njerëzor i çdo individi. Mirëpo, kjo e drejtë natyrore e barazisë, qoftë në të kaluarën ose tani, asnjëherë nuk u është ofruar të gjitha qenieve njerëzore në mënyrë të plotë. Kjo pabarazi përbën atë që quhet racizëm. Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem. Racizmi dhe diskriminimi në Shqipëri është prezent, i egër dhe i prekshëm. Sa lloj racizmi kemi? Racizmi mund të kuptohet si besim i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm për superioritetin natyral të një race mbi tjetrën, ose si një qëndrim dhe sistem i veprimeve që “tentojnë të vendosin regjim racor, ose një hierarki të përhershme të një grupi që besohet të jetë reflektim i ligjeve të Zotit”. Ky definicion i fundit për racizmin, qëndron ndërmjet pikëpamjeve për diskriminimin si koncept modern, i cili ka dalë nga teoritë shkencore mbi racën dhe kuptimit të tij si manifestim i organizimit fisnor antik. Si do që të jetë, shprehja racizëm nxit shumë diskutime, sepse vetë shprehja, vetvetiu supozon ekzistimin e racave të ndryshme, e që shkencërisht është konstatuar si e pasaktë. Sot, “raca” shihet më tepër si konstrukt social në të cilën theksi vihet më shumë në dallimet kulturore, sesa në karakteristikat biologjike, prandaj dikush mund të flasë për të ashtuquajturin “racizëm kulturor”, i cili në kohën e tashme, paraqet përshkrimin më adekuat të qëndrimeve aktuale të njerëzve të njohur si “racistë”. Por në vendin tonë ky racizëm është më i theksuar ndaj njerëzve me ngjyrë. Sa i dëmshëm është racizmi si formë e të menduari? Racizmi si formë e të menduarit mund të jetë i dëmshëm, por nëse nuk manifestohet, atëherë nuk mund të sanksionohet. Kjo do të thotë se, idetë raciste nuk mund të karakterizohen si shkelje e të drejtave të njeriut, sepse liria e të menduarit dhe e besimit vetvetiu konsiderohen si të drejta shumë të rëndësishme. Vetëm nëse këto paragjykime dhe mendime çojnë në drejtim të politikave diskriminuese, zakoneve shoqërore dhe kulturore për ndarje grupore, atëherë mund të flasim për veprime diskriminuese racore të sanksionuara. Këto veprime mund të bëhen ose nga “raca mbizotëruese” duke krijuar regjim hierarkik, ose nga individët që ushtrojnë kontroll mbi të tjerët. Çfarë probleme shkakton racizmi? Racizmi dihet se shkakton shumë probleme midis njerëzve. Ky racizëm bën që individët të ndihen të lënduar dhe të shkëputur nga pjesa tjetër e shoqërisë që janë ndryshe nga ata. Të gjitha këto shkaktojnë

14 F.P. 23/04 - 29/04/11

një ndarje mes komuniteteve. Racizmi si aktiv dhe ai pasiv shkakton jotolerancë në ngjarje të ndryshme, nënshtrim dhe diskriminim ekonomik, arsimor si dhe viktimizim psikologjik të individëve që ndihen të gjykuar. Megjithatë mund të them se racizmi shfaqet në nivele të ndryshme: nivel personal (qëndrimet, besimet, vlerat e personale); nivel ndërpersonal (sjelljet ndaj tjerëve); nivel kulturor (vlerat dhe normat e sjelljes shoqërore); nivel institucional (ligjet, zakonet, traditat dhe praktikat) A janë shqiptarët racista? Në një farë mënyre dhe janë. Shqiptarët janë më shumë racista ndaj individëve me ngjyrë. Megjithatë ky diskriminim ka qenë më i theksuar vite më parë. Në ditët e sotme është vënë re se edhe këta njerëz megjithëse me kushte shumë të këqija kanë mundur të ecin përpara. Shumica e tyre janë pa arsim, por kjo nuk përjashton faktin se nuk ka


DosjaeJavësFP

individë në rrethin e tyre që kanë ecur përpara. Kemi një farë bashkëjetese me këta njerëz që duket se është e qetë. Madje nuk mund të përjashtoj faktin se midis tyre janë bërë dhe martesa. Pra ka një përzierje gjaku që dikur kanë qenë më të vështira dhe të papranueshme këto lloj martesash. Emigracioni dhe ballafaqimi me raca të ndryshme ka zbehur racizmin dhe diskriminimin midis shqiptarëve. Kjo për faktin se të gjithë e kemi provuar të ndihemi të diskriminuar në një farë mënyre. Vite më parë në kryeqytet kishte racizëm edhe ndaj njerëzve të krahinave të ndryshme. Cilat janë faktorët që kanë ndikuar në zbehjen e racizmit? Faktorët janë ato që përmenda dhe më lartë. Në radhë të parë është arsimimi. Ka më shumë individë qoftë me ngjyrë qoftë të ardhur nga vise të largëta të cilët janë me arsimim të lartë. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës i ka afruar më shumë me njerëzit që ndihen superiorë. Si edhe martesat me raca të ndryshme është një tjetër faktor shumë i rëndësishëm. Nuk mund të lihet pa përmendur angazhimi i tyre në jetën kulturore. Shumë artistë me emër si në vendin tonë dhe kudo në botë janë me ngjyrë. Por dihet se ekonomia e mirë është ndikuesja kryesore në integrimin e njeriut në çfarëdo lloj shoqërie. Sot kemi biznesmenë, të cilët janë me ngjyrë dhe kanë punësuar njerëzit e bardhë. Çfarë këshille do të jepnit për racistët? Racizmi apo diskriminimi është injorancë e shoqërisë që nuk e lë të zhvillohet apo të eci përpara. Nuk ka rëndësi se me kë shoqëroheni por e rëndësishme është të ndiheni mirë. Njeriu ka gjithmonë shumë për të mësuar, qoftë nga një njeri i zgjuar qoftë nga një njeri i thjeshtë. Nuk kemi pse e mundojmë veten për gjëra të parëndësishme. Çdo krijesë që merr frymë meriton të respektohet dhe të ndihet i barabartë. Shpesh ata identifikohen me emra që e thekson më shumë këtë racizëm. Nuk keni pse e mundoni veten kur shumë mirë mund të keni një bashkëjetesë të qetë me gjithçka që ju rrethon.

Agron Begolli Të tërë njësoj jemi si romë e si të bardhë. Madje ata janë më të mirë se ne. Bëjnë më shumë për njëri-tjetrin në të mirë dhe në të keqe. E mbrojnë racën e tyre. Jo si ne që e duam njëritjetrin vetëm për interes.

SIGURIM

Shendeti – T Kufitare – Karto

Andi Xhaho Më i lumtur do të isha po të isha një rom. Do ta shikoja jetën ndryshe, me më pak halle dhe probleme. Jo se ata janë më mirë, por i marrin gjërat më lehtë. Kanë të tjera probleme dhe janë më të lumtur. Jola Toska Mua më duken qejflinj romët se dëgjojnë shumë muzikë dhe bëjnë shumë fëmijë. Po ta mendosh mirë s’e Rr. Sami kanë keq. Se ne të tjerët po eFrasheri ndrisim 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) që vetëm stresohemi se gjë tjetër nuk Ticket Rezervation: +355672072002 bëjmë. Tel : +355 422 4755 Pamela Mërtiri Sa më pëlqen jeta që bëjnë ata nëpër çadra. Duket tamam si nëpër filma. Edhe janë racë e bukur dhe qejflinj të mëdhenj. Pale ata femrat që dinë të lexojnë dorën sa qejf i kam. S’e kam idenë nëse kështu janë edhe romët në vendin tonë?

MARKETING – R PERKTHIME NE

Email: info@status-worldtrav harvi.lico@status-wor status.travel.business@

Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Ticket Rezervation: +355672072002 Tel : +355 422 4755

SIGURIME

Shendeti – TPL Kufitare – Karton Jeshil

Evis Gjoka Një gjë nuk kuptoj unë, nëse janë njësoj romët dhe ciganët se mua njësoj më duken. Ata janë më të lumtur se ne me jetën që bëjnë. Xhemile Ça të të them unë, ja shiko si jetojmë ne si qentë rrugëve. Dal që në mëngjes dhe deri vonë për të lypur. Pse jetë është kjo. Asnjë s’të hedh një lek. Shko e puno po më thoshte një ditë një grua. E kush na merr në punë neve?

Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Erlis Shkëmbi Ticket Rezervation: +355672072002 Unë kam që më i vogël që dal dhe Tel : +355 422 4755 shes paketa nëpër lokale. Fitoj sa më çuar pak lek në shpi. Dua të ndihmoj mamin se babi pi shumë raki dhe e rreh. Ça të bëj unë?

MARKETING – REKLAMA PERKTHIME NE 7 GJUHE Email: info@status-worldtravel.com harvi.lico@status-worldtravel.com status.travel.business@hotmail.com Rr. Sami Frashëri  (Mbrapa dyqanit me abazhura "Kubi") Ticket reservation: +     Tel: +     Email:

info@status-al.com rezervation@status-al.com


Bota 16-19

www.freepress.al

Ditari im i përgjakshëm Nga Julian Reichelt “BILD”

“L

iri a vdekje!”, këtë fjali e kam dëgjuar gjith-

monë e më shumë në javët e fundit në Libi. Akoma nuk ka një Libi të lirë, por për shumë njerëz të guximshëm, kjo luftë ka sjellë vdekjen. Ata quhen “martirë”. Heronjtë e revolucionit. Shumë kanë vdekur gjatë përplasjes me trupat e Gadafit, të tjerë janë të plagosur rëndë nëpër spitale. Ka thuajse gjashtë javë që unë raportoj nga Libia.

E diel, 10 prill Ne reporterëve na lejohet të vizitojmë fortesën e Gadafit, “Bab alAzizia”. Atje shoh diktatorin. I veshur me mantel mëndafshi, ai qëndron në dhomën e pritjes. Duket i sigurt dhe agresiv. Ai u ka mbijetuar sulmeve ajrore amerikane në kohën kur Obama ishte student.

E hënë, 11 prill “Ushtria libiane nuk vret fëmijë,” na thotë zëdhënësi i qeverisë në konferencat e zakonshme të propagandës. “Fëmijët e vrarë janë viktima të rebelëve dhe të sulmeve të NATO-s.” Ngërdheshet në mënyrë cinike. Ai duhet ta dijë që nuk po tregon të vërtetën. Në lindje të vendit, në Bengazi, para pak javësh njoha Muhamedin. Ai ishte katër vjeç. Mushkëria e tij ishte mbushur me plumba kallashnikovi kur trupat e Gadafit hapën zjarr mbi makinën e prindërve të tij. Babai i Muhamedit vdiq, nëna është në gjendje kome pasi ka marrë një plumb në kokë.

Në lindje të vendit, në Bengazi, para pak javësh njoha Muhamedin. Ai ishte katër vjeç. Mushkëria e tij ishte mbushur me plumba kallashnikovi kur trupat e Gadafit hapën zjarr mbi makinën e prindërve të tij. Babai i Muhamedit vdiq, nëna është në gjendje kome pasi ka marrë një plumb në kokë.

E martë, 12 prill Nuk më lejohet që të largohem nga hoteli në Tripoli. Rojet e hotelit më thonë se është në të mirë të sigurisë sime.

E mërkurë, 13 prill Shpesh vetëm dëgjoj atë që po ndodh realisht këtu në Tripoli, për shkak se qeveria na lejon të shkojmë vetëm në vende të përzgjedhura të qytetit- dhe gjithmonë jemi të shoqëruar nga autoritetet libiane të sigurisë. Ka informacione se rebelët sulmojnë gjatë natës postblloqet ushtarake të Gadafit. Të shtënat e vazhdueshme tregojnë se beteja është ndezur.

E enjte, 14 prill Është një mbrëmje e ftohte, ndodhem përpara rrënojave të pallatit të Gadafit, që është bombarduar nga Ronald Regan pikërisht 25 vite

16 F.P. 23/04 - 29/04/11

më përpara. Pak përpara mesnatës, vajza e Gadafit, Aisha, shfaqet në një ballkon përpara mijëra mbështetësve të Gadafit. “Gadafi nuk është në Libi, Gadafi është në çdo libian,” thotë ajo. Ajo lëviz si një fantazmë bionde mes rrënojave.

E shtunë, 16 prill

E premte, 15 prill

E diel, 17 prill

Një koleg imi dhe unë, arrijmë t’u shmangemi rojeve të sigurisë. Në lagjen Fashlum, ku banojnë shumë kundërshtarë të Gadafit, shohim që muret janë mbushur me grafiti kundër diktatorit. Shohim gjurmët e betejës në rrugë, autobusë të djegur dhe radhë të pafundme para pikave të karburantit. “Ky vend ka kaq shumë naftë,” më thotë një taksist. “Por Gadafi e ka plaçkitur vendin.”

Dy biseda të shkurtra, që flasin shumë për luftën që është ndezur këtu në Libi. “Nuk mund të flasim me ju,” më thotë një burrë në rrugë me zë të ulët. “Por Gadafi duhet të largohet.” Një polic në Tripoli më thotë pas kësaj: “Nuk është mirë që njerëzit të flasin keq kundër Gadafit. Për këtë arsye duhet t’i bëjmë që të heshtin.” Por jo të gjithë heshtin. Ndonjëherë, por shumë rrallë, dëgjojmë zëra që pëshpërisin.

Bombat bien mbi Tripoli. Dëgjoj shpërthimet dhe krismat e anti- ajrorëve. “Mos mendoni se kemi frikë nga ju?” më ulëret në fytyrë një i ri, që mban në qafë një portret të Gadafit, duke menduar se jam amerikan.


BotaFP Ai nuk njeh mëshirë, lufton me të gjitha mjetet. Trupat e diktatorit libian, Muamar Gadafi, po përdorin në Misrata edhe bomba thërrmuese. “Natën e shkuar ishte sikur po binte shi,” kështu e përshkruan një rebel sulmin dhe pasojat e shpërthimeve në qytetin që po konsiderohet edhe si Stalingradi i Libisë

nga Libia Përdhunime masive për të shkatërruar gratë dhe familjet

I pamëshirshëm! Gadafi nis të hedhë dhe bomba thërrmuese

Përse e nderojnë Gadafin gratë e bukura të këtij vendi?

Ai nuk njeh mëshirë, lufton me të gjitha mjetet. Trupat e diktatorit libian, Muamar Gadafi, po përdorin në Misrata edhe bomba thërrmuese. “Natën e shkuar ishte sikur po binte shi,” kështu e përshkruan një rebel sulmin dhe pasojat e shpërthimeve në qytetin që po konsiderohet edhe si Stalingradi i Libisë. Organizata amerikane për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, e pohon përdorimin e këtij municioni, ndërkohë që udhëheqja libiane e mohon një gjë të tillë. Bashkëpunëtorët e organizatës për të drejtat e njeriut thonë se kanë gjetur së paku tre bomba thërrmuese. Këtë e ka pohuar eksperti i HRW, Stiv Gus. Ai është tepër i zemëruar që këto bomba po hidhen në zona të banuara. Një skuadër reporterësh nga gazeta amerikane “New York Times” raportuan të parët për shpërthime në qiell dhe për thërrmija- shpërthyese të shpërndara në qytet. Ekipi ka bërë edhe foto. Bombat duhet të jenë prodhuar në vitin 2007 në Spanjë, një vit përpara se Madridi të nënshkruante konventën për bombat thërrmuese. Konventa hyri në fuqi në vitin 2010. “Nuk do e bënim kurrë një gjë të tillë,” tha zëdhënësi i qeverisë libiane. Sipas tij, këto raportime janë surreale. Fotot e bombave thërrmuese në qytet kanë rritur zemërimin dhe thirrjet që NATO dhe SHBA të realizojnë një ndërhyrje tokësore. Bombat thërrmuese përhapen në thërrmija dhe secila prej tyre është një bombë në vete. Janë fatale për popullsinë civile, shumë të vështira për tu dalluar, dhe shumë të kushtueshme për tu pastruar kur të përfundojë lufta.

Ai po përdor dhunën për të mbajtur pushtetin, prej disa javësh po udhëheq një luftë të ashpër kundër njerëzve të tij. Megjithatë, çdo ditë në rrugët e Libisë dalin fëmijë, të rinj e gra të bukura. Me flamuj jeshilë ata protestojnë në mbrojtje të “udhëheqësit të tyre”. Përse e nderojnë akoma atë? Pas gjithë këtyre krimeve... Në katër dekada të udhëheqjes së tij, Gadafi ka ngritur një kult personi gjigand. Në Tripoli, në shumë godina, gjenden fotot e stërmëdha të “Udhëheqësit të Revolucionit”. Dyqanet në Tripoli shesin ora, që kanë si sfond portretin e Gadafit. Adoleshentët shkarkojnë fotot e Gadafit në celularët e tyre, të rinjtë mbajnë postera me fytyrën e tij të varur në qafë. Madje ka edhe parakalime me makina për nder të tij çdo natë në Tripoli. Të rinjtë, nxjerrin kokën nga dritarja e makinës, xhirojnë gomat në asfalt e thërrasin shprehjet e Gadafit. Këto janë pamjet e një vendi siç e do regjimi. Por ka edhe një faqe tjetër... Nëse përkrahësit e tij shkojnë lirisht në rrugë apo protestojnë nën presion, kjo nuk është e qartë. Fakt është se në qytet mbizotëron një sistem frikë. Në lagjet e qytetit, ku banojnë kundërshtarët e tij, flitet me urrejtje ndaj tij, por nën zë. Policia sekrete është kudo në qytet me makina Jeep dhe me xhama të errët. Është e rrezikshme të flasësh keq për Gadafin. Hienat e tij janë në pritje kudo.

Ai po lufton me të gjitha mjetet. Një ditë pasi u bë e ditur se Gadafi dhe trupat e tij kanë përdorur bombat thërrmuese në luftë, të tjera fakte të rënda janë bërë publike. Mendohet se ushtarët e tij po përdorin përdhunimet në masë si një armëkrejt me qëllim- për të shkatërruar jetën e grave dhe familjeve përgjithmonë. Gazeta “The Sunday Times” foli me 28 vjeçaren Lejla. Ajo u përdhunua nga një grup ushtarësh, disa herë, përpara syve të dy fëmijëve të saj, 3 dhe 5 vjeç. Ajo e kujton me trishtim 14 marsin. “Ushtarët më kërcënuan se do më vrisnin fëmijët. Ata ulërisnin: ti ose fëmijët e tu”. Burri i saj në atë kohë nuk ndodhej aty, ai lufton kundër Gadafit. Ushtarët e shtrinë Lejlën në krevat dhe më pas ndodhi gjithçka. Por ky nuk është i vetmi përdhunim në masë në Misrata, në qytetin ku po luftohet më ashpër në Libi. Në një rast tjetër, katër motra u përdhunuan në mënyrë sistematike nga një grup ushtarësh. Në një vend tjetër u përdhunuan dy motra, 16 dhe 20 vjeç. Jeta e këtyre grave po shkatërrohet! Nuk është vetëm shkatërrim fizik dhe trupor, por jeta bëhet e padurueshme. Në një shoqëri, që e sheh gruan si një virgjëreshë, kjo bëhet edhe më e rëndë. Kjo është një nga shumë arsyet përse komuniteti ndërkombëtarë po kërkon që të shpëtojë vendin nga kthetrat e diktatorit. SHBA-të po kërkojnë në mënyrë intensive për një vend, që është gati të pranojë diktatorin. Por, për shkak se Gadafin e kërcënon një gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, numri i vendeve që mund ta marrin atë, është i kufizuar. Lajmin e bën të ditur e përditshmja “New York Times” duke cituar burime nga administrata e presidentit Barak Obama. Po kërkohet një vend që nuk ka nënshkruar për njohjen e kësaj gjykate, ose që nuk e ka ratifikuar ende konventën. Përveç disa vendeve afrikane, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kemi marrë disa leksione nga lufta në Irak dhe më i madhi prej tyre është që libianët duhet të jenë përgjegjës vetë për ndryshimin e regjimit, jo ne,” citohet të ketë thënë një burim qeveritar amerikan për “New York Times”. Pavarësisht sulmeve të NATO-s kundër trupave të tij, Gadafi, që ndodhet në pushtet prej 32 vitesh, refuzon të japë dorëheqjen. Ai mund të paditet për krime kundër njerëzimit dhe për sulmin e vitit 1988 mbi Lokerbi, Skoci, ku u rrëzua një aeroplan amerikan. 270 veta vdiqën.

23/04 - 29/04/11 F.P. 17


BotaFP

www.freepress.al

Para nga BE... për të blerë Nuk ka një vend tjetër që e dëshiron aq shumë anëtarësimin në BE sa Shqipëria. Sipas një sondazhi të Gallup, arsyeja pse e duam kaq shumë anëtarësimin në BE është që të na qeverisë një trupë më e përgjegjshme se ajo e politikanëve tanë. Por duhet të dimë se Europa është e mbushur me skeptikë që mendojnë se Bashkimi Europian është një trupë e tejfryrë, abuzuese dhe jo-efektive. Më poshtë janë disa shkrime në lidhje me këtë çështje.

Si i shpërdoron BE- miliardat e ndihmës Nga Gerri Peev

M

iliarda stërlina nga paratë e taksapaguesve shpenzohen në projekte të rremë ndihme përmes Bashkimi Europian, përfshi këtu edhe leksione kërcimi për afrikanët që fitojnë më pak se një euro në ditë. Buxheti i Bashkimit Europian për ndihmat shkon deri në 10 miliard sterlina, por shumica e parave shkon për regjime të korruptuara ose për projekte që nuk kontrollohen asnjëherë se si kanë shkuar. Ndërkohë, Turqia, një vend relativisht i pasur, është përfituesi më i madh i ndihmës nga BE, duke marrë 500 milion sterlina në vit. Auditi i Bashkimit Europian ka kritikuar Brukselin se ka dështuar në matjen e impaktit të ndihmës. Thuhet se Komisioni i BE ka përzgjedhur në mënyrë rastësore projektet, pa vlerësuar nevojat e vendit, dhe regjimet e korruptuara po marrin shuma të stërmëdha pa plotësuar madje as dokumentet. Në Burkina Faso, ku gjysma e popullsisë fiton më pak se një euro në ditë, instruktorët belgë po i japin popullatës vendase mësimi kërcimi me moton “Kërcej, prandaj ekzistoj”. Organizatorët thonë se: “nëse muzika afrikane ecën përpara, edhe Afrika do ecë përpara”. BE ka dhënë një fond prej 8.8 milion sterlinash për një qendër këshillimi për emigracionin në Mali, që u tregon njerëzve se si mund të gjejnë një punë në Europë. Qendra ka gjetur punë për gjashtë njerëz në tre vite.

18 F.P. 23/04 - 29/04/11

Një depo farmaceutike duhej të ndërtohej në Sierra Leone. Aty do grumbulloheshin ndihmat, do shpërndaheshin ilaçe falas, dhe do jepeshin me qera ambiente për farmaci. Godina përdoret për të urinuar. Regjimet e vijës së ashpër gjithashtu po marrin para nga taksapaguesit e Bashkimit Europian, duke u dhënë shans qeverive të tyre për të abuzuar. Malavi, një vend që shpalli së fundmi të paligjshëm lëshimin e gazrave në publik dhe deklaroi se homoseksualët do dënohen me 14 vite burg- do të marrë 450 milion sterlina ndihmë për pesë vite. Presidenti i Malavit bleu menjëherë një avion personal pasi mori pjesën e

parë të ndihmës nga BE. Uganda do të marrë 407 milion sterlina ndihmë për pesë vite. Presidenti Yoweri Museni, 67 vjeç, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare përgatiti postera ku ai dukej si Rambo, bleu së fundmi një avion personal Gulfstream G550. Gjithashtu ai ka ndërtuar edhe një rezidencë që kushton rreth 100 milion sterlina, ndërsa shumica e popullit të tij jeton në mizerje. Të tjera fonde të BE-së janë gëlltitur nga burokratët dhe nga mjeshtrat e manipulimit të publikut. Agjencisë së Komunikacioneve Tipik në Bruksel i është dhënë një fond prej 442 milion sterlina për fushata ndihme. Aty përfshihet edhe një fond prej 80 mijë sterlina për të organizuar një garë muzikore, ku garuesit do të inkurajoheshin të luftonin varfërinë... me muzikë. Sekretari për Ndihmën Ndërkombëtare, Andrew Mitchell tha se këto fakte “nxjerrin edhe njëherë në pah arsyen pse ne po bëjmë presion për reforma të forta mbi mënyrën se si shpërndahen fondet e ndihmës nga BE”. Ai shtoi: “Fondet e ndihmës të BE duhet të jenë shumë më transparente, të fokusuara në rezultate dhe të kenë si shënjestër njerëzit më të varfër. Ne po punojmë me Brukselin për të arritur një gjë të tillë”. Ndërkohë zemërata e anglezëve shkon edhe më tej. Ata thonë se fondet e ndihmës po shkojnë tek ish- kolonitë franceze. Chris Heaton-Harris, një deputet konservator, tha: “Ndihma e BE ka qenë gjithmonë e dëmtuar nga korrupsioni dhe shpërdorimi, por nuk janë nxjerrë ende leksione. Ata vazhdojnë të mbështesin projekte të dyshimta dhe regjime të korruptuara në një kohë që qeveritë tona po shtrëngojnë rrypin”. Robert Lugolobi, drejtori i agjencisë anti- korrupsion Transparency International për Ugandën, thotë: “Të hedhësh para në një sistem tejet të korruptuar duke pretenduar se po ndihmon qytetarët, është një shpërdorim parash dhe burimesh publike”.


BotaFP Për herë të parë ka një listë komplete të atyre kontratave të nënshkruara në katër vitet e shkuara. Mijëra postime në më shumë se 260 faqe tregojnë se për çfarë kërkimesh kanë shpenzuar eurokratët- gjithmonë në shpinë të taksapaguesve

një avion privat Miliona për studime qesharake Nga Dirk Hoeren

N

uk është se kanë qenë kursimtarë ndonjëherë 32.140 nëpunësit e Komisionit Europian. Por kur vjen puna tek studimet dhe tek konsulencat, nuk mbahen fare. Më shumë se 608 milion euro janë dhënë për këtë çështje nga viti 2005 deri në vitin 2008, tendenca është në rritje. Për herë të parë ka një listë komplete të atyre kontratave të nënshkruara në katër vitet e shkuara. Mijëra postime në më shumë se 260 faqe tregojnë se për çfarë kërkimesh kanë shpenzuar eurokratët- gjithmonë në shpinë të taksapaguesve. -699.760 euro dhanë ata në vitin 2005 për kërkime për masat që duhen ndërmarrë për agrumet, pjeshkat, nektarinat, dardhat dhe domatet e freskëta dhe të përpunuara. -506.601 euro kushtoi studimi ‘Europianët dhe gjuhët’. -Një studim për dhunën në familje në shoqërinë afgane në Kabul i ka kushtuar eurokratëve 349.092 euro. Nuk ka pyetje më abstrakte, rajone më të largëta në botë që nuk janë përfshirë në kontratat për studime të BE-së. Kështu, Komisioni ka paguar në vitin 2006 plot 32.950 euro për barrën e taksave në biznesin e vogël në Laos. -118.425 euro u hodhën në vitin 2008 për një studim në lidhje me pyjet e virgjra në Europë. -489.392 euro kushtoi në vitin 2008 një studim në lidhje me ndikimin e politikave agrare të BE mbi ishujt e vegjël të Egjeut. SHEMBUJ TE TJERE: -195.852 euro u dhanë në vitin 2007 për një analizë tregu për një faqe interneti për të rinjtë. -179.683 euro në vitin 2005 për një studim mbi mundësitë teknike për kufizimin e zhurmave

nga gomat dhe rrugët. -137.825 euro në vitin 2007 për studimin “Euro dhe çmimet”. -119.775 euro në vitin 2008 për një studim mbi aftësinë konkurruese të Europës për frigoriferët dhe televizionet me ekran të sheshtë. -84.841 euro në vitin 2008 për një strategji komunikimi dhe marketingu për një etiketë eko të BE për sapunët, shampot dhe xhelin e flokëve. Lista e komisionit zbulon për herë të parë edhe se sa shumë lek është shpenzuar nga eurokratët për përgatitjen e projekt-ligjeve të saj. Ja sa kanë kushtuar kërkimet për: -Aparate TV: 34 809 Euro -Fshesa me korrent: 37 015 Euro -Dekodera: 44 745 Euro -Tharëse rrobash: 46 268,75 Euro -PC: 49 792,50 Euro -Makinat e larjes: 59 728,75 Euro -Kondicionerë: 64 776,25 Euro -Frigoriferë: 82 742,50 Euro Tjetër: për këshillimin për përgatitjen e drafteve ligjore, Komisioni ka paguar më tej 219.725 euro. Me shumë qejf e kanë eurokratët edhe kërkimin mbi punën e tyre. 195.000 euro ka kushtuar një kërkim se si bashkëpunojnë ndërmjet tyre tre autoritetet e BE-së për ndërtesat dhe për pagesat. 46.080 euro u dhanë në vitin 2005 për një studim për përdorimin e kostove më efektive për analiza. 79.305 euro i ka kushtuar Komisionit një anketë në vitin 2007 në lidhje me faktin se çfarë planesh për karrierë kanë nëpunësit e BE-së, të cilët kanë mbushur 50 vjeç! Në vitin 2006, Komisioni pagoi 13 mijë euro për disa kurse të rëndësishme formimi për bashkëpunëtorët. Tema e kursit: Si të shkruajmë njoftime dhe protokolle. Dhe një kuriozitet tjetër: për shkak se eurokratët kërkonin të dinin se si ndikon makineria e pandalshme e tyre mbi qytetarët e ekonominë, në vitin 2006 realizuan një studim për këtë çështje. Kostoja: 111.200 euro. Fatura sërish në shpinën e taksapaguesve...

BE kërkon të vendosë kontakte me alienët A nuk do ishte mirë që më përpara të sqarohej nëse ka jashtëtokësorë në hapësirë? Por një eurodeputet italian i Lega Nord mendon se kjo është e qartë. Ai ka propozuar që BE të ngrejë një qendër për vëzhgimin e UFOve. Po sigurisht, edhe kjo na duhet. Më shumë se 3.5 miliardë euro shkojnë për Organizatën Europiane të Hapësirës. Projekti mbeti në letër, por më vonë BE habiti të gjithë kur propozoi edhe ngritjen e një ambasade për hapësirën. Pati shumë debate e deklarata se kjo u keqkuptua, por mediat euroskeptike kaq deshën.



Shëndeti 21-25

Cilat janë hormonet femërore? Vezorja është një gjëndër, e cila prodhon vezën dhe dy hormone kryesore që janë estrogenët dhe progesteronet. Prodhimi i këtyre dy hormoneve nxitet nga një sahat biologjik organik i organizim që quhet trakti hoptalamo- hipofizo- vezorial. Gjëndra e hipofizës prodhon dy mediatorë që janë LH dhe FSH, pra dy mediatorë, të cilët nxisin prodhimin e estrogenëve dhe progesteronit. Sa ditë është cikli menstrual? Cikël menstrual ne quajmë zakonisht ciklin 28- ditor, dhe quhet ai cikël që fillon nga dita e parë e menstruacioneve dhe deri në ditën e parë të menstruacioneve pasardhëse. Zakonisht këto cikle mund të jenë 21, 28të, 29-të, 31-ë apo 32 ditore. Mund që të kenë edhe menstruacione më të zgjatura apo më të shkurtra, por zakonisht cikli më i shkurtër është ai 21- ditori. Çfarë ndodh konkretisht në një cikël mesatar 28- ditor, në organizmin e një femre? Nga dita e parë deri në ditë e 14-të të ciklit menstrual kemi një rritje të nivelit të estrogenëve, pra prodhohet më tepër estrogen, të cilat veprojnë në pjesën e brendshme të mitrës në kavitetin e mitrës, duke përgatitur endometrin, rrisin dhe zmadhojnë gjëndrat e endometrit, që është veshja e brendshme e mitrës. Ndërsa ditë e 14-të deri në ditën e 16-të, niveli i estrogenit dhe progesteroneve fillon të balancohet. Në këtë rast del veza nga vezorja, pra ndodh ovulacioni. Pikërisht këto janë ditët kur mundësia e mbetjes shtatzënë është më e madhe. Ndërsa pas ditë së 16-të kemi ulje të nivelit të estrogenit dhe rritje të nivelit progesteronit. Pikërisht progesteroni vjen duke u rritur nga dita e 16-të deri në ditë e 28-të të ciklit menstrual. Këto gjëndra të endometrit , të cilat janë brenda dhe i ka zmadhuar estrogeni, bëhen më të fijëzuara dhe në formën e një spiraleje. Nëse ndodh shtatzënia, pra takohet veza me spermatozoidin, atëherë sipërfaqja e brendshme e kavitetit të mitrës është e përgatitur për tu inplantuar veza e fekonduar. Ndërsa në rast se nuk ndodh shtatzënia, atëherë kjo shtresë e brendshme e endometrit shkartohet dhe bie në trajtën e një gjakrrjedhje që quhet menstruacion. Pra, menstruacioni vjen si rezultat i dy ndryshimeve të rrënjësishme që ndodhin në organizmin e gruas, i ndryshimeve midis nivelit të estrogenëve dhe progesteronit. Nëse nuk ndodh shtatzënia, vijnë menstruacionet.

Nga Jonida Late www.freepress.al

Disa këshilla për menstruacionet Në bisedat e shpeshta të vajzave, një kohë të rëndësishme zënë edhe bisedat për problemet e tyre personale që kanë të bëjnë më organizmin e tyre. Ndër problemet që ato diskutojnë me njëra-tjetrën më tepër janë edhe ato për menstruacionet. Bisedat i çojnë ato te shumë pyetje, pse menstruacionet u vijnë me dhimbje, përse e kanë të çrregullt ciklin menstrual, pse kanë shumë oreks para ciklit menstrual, si trajtohen këto probleme, a duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë periudhës që janë me menstruacione? Për këto shqetësime ne kemi pyetur gjinekologen Mimoza Keta, mjeke para maternitetit “Koço Glozheni”.

Kur vijnë menstruacionet për herë të parë? Menstruacionet vijnë rreth moshash 13-14 vjeçare, por këto vitet e fundit është vënë re një tendencë që menstruacionet të vijnë edhe më para kësaj moshe si 10-11 vjeç. Cilat është arsyeja që mosha e ardhjes së menstruacioneve është ulur? Shkaqet për këtë problem janë të ndryshme, si zhvillimi që marrin fëmijët në këtë moshë, pasi ata nuk dalin që të luajnë jashtë, aktiviteti fizik i tyre është i pakët, një tjetër shkak janë edhe ushqimet e ndryshme, nga të cilat mund të merren hormone nga më të ndryshmet. Këto janë disa nga faktorët që janë shkak i ardhjes së menstruacione në mosha edhe më të vogla. Por, ardhja në mosha më të vogla 10-11 vjeç nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar. Cilat janë shkaqet që menstruacionet vijnë me dhimbje? Zakonisht kjo ndodh tek vajzat që kanë edhe himenin, pra cipën e virgjërisë intakte të paprishur. Kjo është një vrimë e vogël nga e cila del kjo gjakrrjedhje, por që grumbullon edhe copëza të vogla të gjëndrës së endometrit, të cilat e kanë mjaft të vështirë për të dalë nga ajo vrimë e vogël himenale. Pikërisht kjo është edhe një nga shkaqet e menstruacionit me dhimbje te

23/04 - 29/04/11 F.P. 21


ShëndetiFP

www.freepress.al

gjinekolog, nuk sjellin as një herë çrregullim të ciklit menstrual. Nëse këto pilula harrohen pa marrë një, dy ose tre net, sigurisht që do të sjellin çrregullim hormonal në organizmin e femrës, pasi në momenti që ndërpriten këto pilula, ndodh që të kemi ardhje menstruale edhe para kohe, pra të ketë një gjakrrjedhje jashtë ciklit.

vajzat e vogla. Shpesh herë kemi dëgjuar të thuhet që pas martesës apo pas lindjes ikin edhe dhimbjet e menstruacioneve. Kjo vjen pikërisht për faktin se zmadhohet qafa e mitrës nga lindja dhe gjithashtu nuk ekziston më vrima himenale. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe shkaqe të tjera si infeksionet. P.sh kur femra vuan nga një infeksion gjinekologjik, atëherë edhe menstruacionet vijnë me dhimbje më të forta mesi, fundi i barkut. Kjo gjë duhet të trajtohet pasi menjëherë pas trajtimi të këtyre infeksioneve kalojnë edhe dhimbjet menstruale. Menstruacionet me dhimbje quhen algodizmenore, që do të thotë dhimbje gjatë menstruacioneve. Çfarë duhet të bëjnë për të ndalur dhimbjet? Ajo që rekomandohet nga ne janë kryesisht antispazmolitikët, ose preparatet të tjera të cilat sot gjenden me shumicë në tregun farmaceutik shqiptar, të cilat ndihmojnë në heqjen e dhimbjeve menstruale. Mund të ndikojnë negativisht në organizmin e femrës këto medikamente? Jo, pasi këto medikamente janë mëse normale për tu përdorur dhe nuk kanë as një efekt anësor te këto vajza apo te këto gra që kanë menstruacione me dhimbje. Cilat janë shkaqet e çrregullimit të ciklit menstrual? Shpesh herë te ne drejtohen edhe gra të cilat kanë cikël menstrual të çrregullt, që do të thotë ose ju vonohen menstruacionet, ose u vijnë më shpesh. Zgjatja e ciklit menstrual vjen për arsye të ndryshme hormonale, ekzaminimi i të cilave mund të realizohet pranë spitalit obsetrik-gjinekologjik “Koço Glozheni”, sigurisht që mund të observohen problemet dhe ato kalojnë. Pra, të gjitha shkaqet e menstruacioneve që vijnë më herët apo me vonë shumica e këtyre janë shkaqe hormonale. Por, ka edhe shkaqe infeksionale që sjellin edhe menstruacionet me dhimbje. Por, çrregullimet janë kryesisht nga ndryshimet hormonale që ndodhin në organizëm, nëse këto femra do të bëjnë një ekzaminim ekografik, do të vihen re ndryshime në vezoren e tyre, si kiste në vezore apo vezore polikisrike me shumë kiste. Pikërisht ovaletkistika është një nga shkaqet që jep si dhimbje menstruale, ashtu edhe çrregullim menstrual. Kontraceptivët oralë ndikoj në çrregullimin e ciklit menstrual? Nëse një femër drejtohet tek mjeku për të zgjedhur një metodë kontraceptive si kontraceptivë oralë, dhe nëse merren në rregull ashtu si i mëson mjeku obstetër-

22 F.P. 23/04 - 29/04/11

A janë këto çrregullime të trajtueshme? Sigurisht që të gjitha këto janë të trajtueshme, për të gjitha këto nuk vlen për tu shqetësuar pasi janë të trajtueshme me mjekime të posaçme. Sa duhet të jenë ditët normale të gjakderdhjes? Ditët e menstruacionit vetë, e gjakderdhjes, shkojnë afërsisht katër deri në pesë ditë, por normalitet quhet edhe shtatë ditë. Ndërsa pas shtatë ditësh sigurisht që kemi të bëjmë me një gjendje të çrregullt të ciklit menstrual. Sa duhet të jetë sasi e gjakrrjedhjes menstrual? Fluksi apo sasia e menstruacioneve mund të jetë normale katër, pesë peceta në ditë, por mund të jetë edhe më e pakët deri në tre peceta në ditë. Nëse kalon katër ose pesë peceta në ditë atëherë quhet metoragji, pra një hemorragji më e madhe. Unë rekomandoj të gjitha ato gra apo vajza që kanë menstruacione të shtuara dhe që i kanë mbi shtatë ditë, ju rekomandoj që të drejtohen sa më shpejt të mjeku për të bërë ekzaminimet e duhura dhe të marrë trajtimin e duhur për këtë problem, pasi është një problem që mund të trajtohet shumë lehtë. Çfarë sjell metoragjia nëse nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur? Nëse këtyre problemeve nuk u kushtohet rëndësia e duhur, femra mund të kalojë edhe në anemi, pra shpesh herë edhe anemizohen. Te femrat që janë në periudhën e perimenopuzës është normale metoragjia? Në tjetër problem janë edhe metoragjitë e periudhës së perimenopuzës, që ka lidhje më çrregullime të ciklit menstrual. Gratë në moshën 48 deri në 50, 52 vjeçare, shpesh herë paraqiten pra materniteteve vetëm kur kanë shenjat e një hemorragjie të shtuar që quhet menometoragjia. Pra, ardhja me shumicë e hemorragjisë. Kjo ndodh nga mos-tkurrja e mirë e mitrës, sepse mitra behët sklerotike në këto mosha mund të ndodhi ardhja e menstruacione-

ve me shumicë. Sigurisht edhe ulja e estrogenit te këto gra në këtë moshë bën që të këtë hemorragji më të mëdha dhe të gjitha këto janë plotësisht të trajtueshme, asgjë nuk ka për tu shqetësuar nga këto femra. Problemi është që ato të sensibilizohen që në rastet e menstruacioneve me dhimbje, në rastet e menstruacioneve të çrregullta, në rastet e menstruacioneve me shumicë, të drejtohen te mjekët për vizita gjinekologjike. Pse ndodh që para menstruacioneve femrat kanë shumë oreks? Kjo ka lidhje me sindromën premenstruale. Zakonisht sindroma premnstruale shfaqet rreth dy javë para ardhjes së menstruacioneve, e cila mund të paraqitet me një gjendje diskonforti. Shpesh herë këto femra nuk bëjnë gjumë të rregullt, kanë një shtesë në oreks më tepër për të ngrënë sheqerna sa më tepër që të jetë e mundur, dhe këto sheqerna bëjnë pastaj një cikël vicioz, që jep dëshirën përsëri për sheqerna të tjera. Pra, po i fillove njëherë të hash, do

Ajo që rekomandohet nga ne janë kryesisht antispazmolitikët, ose preparatet të tjera të cilat sot gjenden me shumicë në tregun farmaceutik shqiptar, të cilat ndihmojnë në heqjen e dhimbjeve menstruale


ShëndetiFP Për organizmin e femrës në periudhën e menstruacioneve janë të rekomandueshme: marrja e lëngjeve, lëngjet të jenë të freskëta nga fruta të shtrydhura, perimet dhe të gjitha ushqimet e pasura me hekur, produkte dhe nënproduktet e qumështit, mishi i freskët dhe peshku

vazhdosh të hash vazhdimisht. Përveç kësaj sindroma premenstruale bën që të tërhiqet edhe vëmendja. Shpesh herë kur je në punë këto gra, janë të agjituara, kanë gjendje gjumësie, kanë një gjendje nervozizmi, e cila kalon me ardhjen e menstruacioneve. Si mund të trajtohet periudha premenstruale? Edhe sindroma premenstruale ka trajtim. Trajtimi mund të jetë hormonal, por trajtimi mund të jetë edhe jo hormonal. Zakonisht ne japim ekstoprogrestativ për të ekuilibruar nivelin midis estrogenve dhe progesteronit dhe kjo bën që mos të ndodhë me shfaqja e kësaj sindrome. Por, ka edhe nga ato femra që nuk duan të marrin trajtim hormonal. Në këtë rast ajo që unë do tu rekomandoja këtyre femrave është: të rrinë shtrirë në momentin që e ndjejnë këtë siklet, duart t’i mbajnë mbi gjoks, sytë t’i mbajnë mbyllur dhe të ëndërrojnë një vend të bukur, sikur rrezet e diellit bien mbi trupin e tyre, ose një vend të gjelbër me një njeri të dashur të tyre pranë. Kjo bënë që mendja të kalojë në një vend tjetër, dhe kjo bën që të humbasë ajo dëshira e madhe për të ngrënë sheqerna. Nëse nuk e arrijnë dot me këtë metodë, një tjetër metodë origjinale është të rrinë ulur, duar t’i vendosin mbi gjunjë dhe të bëjnë frymëmarrje të thella pesë, gjashtë herë, gjë e cila ndihmon në këtë periudhe. Ndërsa trajtimi rrënjësor i sindromës permenstruale është ai me estroprogrestativ. A duhet të kryehen marrëdhënie seksuale gjatë periudhës që fem-

Shpesh herë femrat gjatë menstruacioneve kanë një pamje të tillë në fytyrë, si të të lodhura, të zverdhura, por kjo është normale dhe nuk ka asnjë problem

rat janë me menstruacione? Në lidhje më rregullat e higjienës nuk është normale realizimi i marrëdhënieve seksuale gjatë kohës që femra ka gjakrrjedhje menstruale. Por, nëse ka çifte që janë të papërmbajtura, unë do të rekomandoja përdorimin e kondomit, apo prezervativit për të dy palët me qëllim që të mbrohen nga ndonjë infeksion i mundshëm ose ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme. Ndryshimet në fytyrë janë normale gjatë menstruacioneve? Shpesh herë femrat gjatë menstruacioneve kanë një pamje të tillë në fytyrë, si të të lodhura, të zverdhura, por kjo është normale dhe nuk ka asnjë problem. Aq më tepër sot që shumë mirë kjo gjë mund të rregullohet me një makijazh në fytyrë nga vetë femra. Femra shpesh ngacmojnë aknet ose puçrrat që shfaqen në fytyrë gjatë kësaj periudhe. Çfarë do të këshillonit ju për këto femra? Aknet ose puçrrat janë normale dhe kanë lidhje me prezencën e ciklit menstrual, sigurisht edhe këto janë hormonale. Shpesh herë para se të shpërthejnë men-

struacionet, vajzat mbushen me puçrra dhe i ngacmojnë duke u ngelur shenja. Unë do t’i këshilloj këto vajza mos t’i ngacmonin këto puçrra sepse ngelem shenja. Por edhe për këtë ka trajtim me estroprogrestrativ do të ishte në ndihmën e tyre, sigurisht gjithmonë nën mbikëqyrjen e mjekut gjinekolog. Pra, ka trajtim, nëse janë me natyrë hormonale, edhe për këto akne. Cilat janë ushqimet më të përshtatshme për femrën gjatë gjakrrjedhjes menstruale? Për organizmin e femrës në periudhën e menstruacioneve janë të rekomandueshme: marrja e lëngjeve, lëngjet të jenë të freskëta nga fruta të shtrydhura, perimet dhe të gjitha ushqimet e pasura me hekur, produkte dhe nënproduktet e qumështit, mishi i freskët dhe peshku. Peshku kryesisht i kuq, ton apo peshku i salmonit, të cilët kanë më pak mërkur dhe janë më të ushqyeshme për këtë periudhë. Kjo nuk do të thotë që ato duhet të kenë një dietë speciale, pasi ky është një cikël normal i jetës, por sigurisht një ndihmesë në ushqyerje duhet të ketë. Kjo për vetë faktin sepse ato humbasin një sasi gjaku dhe këto ushqime ndihmojnë për të mos u ulur sasia e hekurit në gjak.

Sjell linjën e produkteve pa yndyrë për të gjithë ju që jeni të kujdesshëm ndaj linjave dhe ndaj yndyrës së tepërt në ushqime. Sidomos në mëngjes, filloni ditën me ushqime sa më të lehta, për t'u ndjerë sa më të shëndetshëm e për të pasur sa më shumë energji gjatë ditës. Conad ju sugjeron produkte të shëndetshme, për një linjë perfekte.


ShëndetiFP

www.freepress.al

Nga se vdesin më shumë shqiptarët Nga të dhënat statistikore të INSTAT mbi vdekshmërinë vihet re një qëndrueshmëri e nivelit të saj. Përsa i përket ndarjes sipas gjinisë, vërehet se në totalin e vdekjeve, meshkujt janë ata që vdesin më shumë në krahasim me femrat, rreth 56% të totalit të rasteve. Po sipas INSTAT, femrat shqiptare jetojnë më shumë se meshkujt. Jetëgjatësia në Shqipëri në vitin 2006 ishte 77.2 vjeç për femrat dhe 72.4 vjeç për meshkujt. Por, nga cilat sëmundje vdesin më shumë shqiptarët, përse pikërisht këto sëmundje, si ka ardhur numri i vdekjeve nga këto sëmundje, cilat janë masat që po merr Ministria e Shëndetësisë? Për këto pyetje “Free Press” ka zhvilluar një intervistë me Pëllumb Piperon, Drejtor i përgjithshëm i Politikave Shëndetësore dhe Planifikimit në Ministrin e Shëndetësisë.

Cilat sëmundje shkaktojnë më shumë vdekshmëri në vendin tonë? Si edhe në të gjithë vendet e zhvilluara apo dhe në zhvillim, edhe Shqipëria nuk bën përjashtim sa i takon sëmundshmërisë dhe shkaqeve kryesore të vdekjeve. Kështu, sëmundjet që shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve ngelen sëmundjet kardiovaskulare dhe midis tyre sëmundjet ishemike të zemrës. Arsyet pse sëmundjet kardiovaskulare ngelen apo realisht shkaktojnë numrin me të madhe të vdekjeve, janë të shumta, por midis tyre mund të përmendim shtimin e jetëgjatësisë me të cilën shtohet dhe numri i të sëmurëve me sëmundje kronike të zemrës, si hipertensioni, arteroskleroza, sëmundjet ishemike

të zemrës etj, si dhe ndryshimi apo përmirësimi i kushteve të jetesës e veçanërisht i ushqyerjes, i cili krahas zgjatjes së jetës mundëson “pa dëshirë” edhe me shumë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular. Pas sëmundjeve kardiovaskulare që janë në vendin e para, vendin e dytë e zënë sëmundjet e enëve të gjakut në tru, të cilat diku i ndajnë nga sistemi vaskular, e diku i përfshijnë, por gjithsesi ato që rëndom nga populli quhen si “goditje në tru” apo infarkte e hemorragji në tru vazhdojnë të zënë një vend të rëndësishëm (negativisht) në numrin e rasteve të vdekjeve në popullatë dhe shkaqet thuajse janë të njëjta, jetëgjatësia e shtuar dhe sëmundjet kardiovaskulare, si hipertensioni, arteroskleroza etj, të cilat kanë një impakt të dre-

Sipas të dhënave të INSTAT numri i vdekjeve gjatë një viti për sëmundjet kardiovaskulare është rreth 4700 raste, për sëmundjet e trurit rreth 3500 raste, për kancerin rreth 2600 dhe aksidentet rrugore rreth 350 raste në vit 24 F.P. 23/04 - 29/04/11


ShëndetiFP

jtpërdrejt negativ te enët e gjakut të trurit. Në vend të tretë renditen sëmundjet tumorale apo kanceroze, të cilat gjithnjë e me shumë po bëhen një kërcenim serioz për jetën e qytetarëve, edhe pse skemat e suksesshme të diagnostikimit e mjekimit janë gjithnjë e më rezultative. Një rol shumë negativ në shtimin e rasteve me kancer, veçanërisht atij pulmonar dhe të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, luan konsumimi i duhanit dhe jo vetëm për “fumatorët” pirësit e drejtpërdrejtë, por edhe për pirësit indirekte, pra për ata që qëndrojnë në të njëjtat mjedise ku konsumohet duhan. Pirja e duhanit dhe shtimi i rasteve me kancer pulmonar, përveç shumë jetëve të humbura, ka dhe një kosto ekonomike shumë të madhe edhe për vendet e zhvilluara e me ekonomi të fuqishme, pasi medikamentet që përdoren për trajtimin e kancerit janë gjithnjë e më të shtrenjta. Në vend të katërt renditen vdekjet nga aksidentet, të cilat gjithashtu janë një kërcënim i madh veçanërisht në vendin tonë, ku infrastruktura rrugore po përmirësohet me shpejtësi, mjetet e qarkullimit janë shtuar shumë dhe qytetarët janë të pakujdesshëm për të qarkulluar në rrugë. Një arsye madhore mbeten automjetet që drejtohen nga emigrantet veçanërisht gjatë periudhës së verës, pasi shpesh ata janë të pa mësuar me qarkullimin te ne, një pjesë e mirë e automjeteve që hyjnë janë me timon në krahun e djathte, nuk ka sinjalistikë rrugore adekuate, njerëzit janë të pakujdesshëm në rrugë etj. Një numër i madh aksidentesh ndodhin në Tiranë për shkak të zgjerimit të pa studiuar të rrugëve dhe mos zbatimit të rregullave të qarkullimit nga qytetarët. Aksidentet nuk janë vetëm një nga shkaqet kryesore të vdekjeve, por gjithashtu janë dhe një nga shkaqet kryesore, në mos kryesori, i invaliditetit të popullsisë, i cili gjithashtu ka kosto të madhe financiare dhe sociale për shoqërinë. Sa është numri? Sipas të dhënave të INSTAT numri i vdekjeve gjatë një viti për sëmundjet kardiovaskulare është rreth 4700 raste, për sëmundjet e trurit rreth 3500 raste, për kancerin rreth 2600 dhe aksidentet rrugore rreth 350 raste në vit. Ndotja e mjedisit ndikon në këto sëmundje? Po ndikon pa dyshim, shumë veçanërisht në shtimin e sëmundjeve alergjike, të cilat rëndojnë sëmundjet kronike veçanërisht ato pulmonare dhe kardiovaskulare duke shtuar komplikacionet e duke rritur vdekshmërinë gjithashtu. Por, duke shtuar dhe numrin e të sëmurëve me kancer, veçanërisht atij të lëkurës, i cili gjithashtu është përgjegjës për një numër të lartë vdekjesh në vit. Si ka ardhur vdekshmëria? Natyrisht vdekshmëria në vlera absolute vjen duke u rritur për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, por në shifra relative, pra krahasuar me jetëgjatësinë dhe sëmundshmërinë, ka ardhur duke u ulur në mënyrë progresive pasi shumë sëmundje që kohë me parë nuk

vdekshmëria në vlera absolute vjen duke u rritur për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, por në shifra relative, pra krahasuar me jetëgjatësinë dhe sëmundshmërinë, ka ardhur duke u ulur në mënyrë progresive pasi shumë sëmundje që kohë me parë nuk njiheshin apo nuk mjekoheshin sot diagnostikohen e mjekohen me sukses dhe falë vaksinimit njerëzimi nuk vdes më nga epidemitë

njiheshin apo nuk mjekoheshin sot diagnostikohen e mjekohen me sukses dhe falë vaksinimit njerëzimi nuk vdes më nga epidemitë. Kur flasim për vendin tonë, ku politikat shëndetësore janë të fokusuara në parandalim përmes vaksinimit, por dhe në mjekim e diagnostifikim gjithnjë e më bashkëkohor, vdekshmëria ka shënuar dhe shënon ulje çdo vit. Me parë nga cilat sëmundje vdisnin më shumë? Struktura e vdekshmërisë sa i takon sëmundjeve nuk ka ndryshuar shumë, por falë metodave diagnostifikuese gjithnjë e më moderne në plan të parë kanë dalë sëmundjet vaskulare dhe kanceroze. Ajo që dua të theksoj në fund të kësaj interviste është se mjekësia dhe shkenca kudo në botë, por edhe në vendin tonë, gjithnjë e me shumë po fiton mbi sëmundjen e rrjedhimisht edhe mbi vdekjen duke na bërë shumë optimistë për të ardhmen. Cilat janë masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë për të ulur këtë numër? Ministria e Shëndetësisë është e fokusuar në një reformë multidimensionale, e cila synon përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e infrastrukturës diagnostikuese, duke i pajisur spitalet tona gjithnjë e më shumë me pajisje moderne e bashkëkohore, duke zgjeruar aksesin për kujdes shëndetësor e natyrisht edhe duke përmirësuar kapacitet menaxheriale e duke shtuar edhe burimet financiare në partneritet me OBSH, por dhe partnere të tjerë shumë të rëndësishëm si USAID, Banka Botërore, UNICEF e shumë projekte të tjera të financuara nga vende miq e partnere të vendit tonë, të cilat nuk po i përmend me emër, por gjej rastin t’i falënderoj përmes gazetës tuaj.

23/04 - 29/04/11 F.P. 25


Lifestyle 26-29

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

Tendencat e fundit, ja cilat syze K

a shumë arsye përse mund të mbajmë një palë syze dielli: për tu mbrojtur nga dritat e forta, për të shmangur rrezet ultravioletë, për tu mbrojtur nga shikimet kurioze të njerëzve, për të fshehur rrudhat, për të fshehur rrathët që na krijohen në sy sidomos kur kalojmë një natë pa gjumë ose thjesht për tu dukur cool. Por jo çdo formë syzesh përshtatet me çdo fytyrë, ndaj në mënyrë që të mos keni probleme me këtë fakt, po ju japim disa këshilla se çfarë syzesh duhet të zgjidhni.

Për fytyrë ovale Jeni me fat ju që keni një fytyrë të tillë. Në këtë rast nuk ka kufizime. Mund të zgjidhni çdo lloj syzesh për fytyrën, retro, ovale, të rrumbullakëta, flutur ose drejtkëndëshe- gjithçka lejohet. Në mënyrë që fytyra të jetë në harmoni me syzet, nuk duhet të merrni syze të përmasave të mëdha, sidomos nëse keni një fytyrë të vogël.

Për fytyrë në formë zemre Fytyra në formë zemre karakterizohet nga një ballë i gjerë dhe një mjekër e ngushtë. Do tu shkonin më shumë syzet në formë ovale ose të rrumbullakëta.

Për fytyrë të rrumbullakët Fytyrat e rrumbullakëta janë dukshëm më të shkurtra se ato ovale. Perfekt për ju janë ato modele që kanë kënde ose syzet në formë fluture. Në asnjë mënyrë nuk duhet të shkoni tek modelet e rrumbullakëta dhe të vogla.

Fytyra me katër kënde Mjekra juaj dhe pjesa e faqes janë në të njëjtën gjerësi. Veçanërisht mjekra është shumë e theksuar. Një palë syze ovale do të ishin të përshtatshme për të bërë që fytyra juaj të duket e butë.

Pak histori për syzet

N

ë periudhën prehistorike dhe historikë, inuitët, paraardhës të eskimezëve, përdornin fildishin e lopëve të detit për të penguar rrezet e dëmshme të diellit. Thuhet se perandori romak, Neroni, pëlqente të shihte ndeshjet e gladiatorëve duke përdorur smeraldë. Megjithatë, thuhej se ato shërbenin më shumë si pasqyra. Syzet e diellit të përgatitura nga kuarci i sheshtë thuhet se janë përdorur në Kinë në shekullin e 12të, ose ndoshta edhe më herët. Nuk kishin funksion korrigjues, por vetëm sa mbronin sytë nga shkëlqimi verbues. Dokumentet e hershëm thonë se syzet e diellit prej kristali përdoreshin në Kinën e vjetër nga gjykatësit për të fshehur shprehjet e fytyrës ndërsa pyesnin dëshmitarët. James Ayscough nisi të eksperimentonte me lente të ngjyrosura në të zezë në mes të shekullit 18-të, rreth vitit 1752. Ato nuk ishin syze dielli si këto të ditëve tona. Ayscough besonte se xhami jeshil ose blu mund të korrigjonte problemet në shikim. Ai nuk shqetësohej nga mbrojtja prej rrezeve të diellit. Megjithatë më vonë nisi të kishte dyshime se së-

26 F.P. 23/04 - 29/04/11

mundja e shumëpërhapur e sifilizit kishte lidhje me ndjeshmërinë e syve ndaj diellit dhe dritës. Edhe pse gjithçka ishte e diskutueshme, nisi të mendohej seriozisht për mbrojtjen e syve nga dielli. Në fillim të viteve 1900, përdorimi i syzeve të diellit u përhap shumë, sidomos mes aktorëve të filmave. Mendohej se aktorët i përdornin këto syze për të mos u dalluar nga fansat, por një arsye shumë e fortë ishte dhe fakti se ata i kishin sytë të kuq pasi për xhirimin e filmave në atë kohë përdoreshin llampa shumë të fuqishme. Syzet ishin të shtrenjta dhe aktorët i përdornin ato edhe pasi teknologjia e realizimit të filmave ndryshoi dhe ata nuk kishin probleme me ndriçimin në setin e xhirimit. Syzet e para të lira për përdorim masiv u shfaqën në SHBA nga Sam Foster në vitin 1929. Ai gjeti një treg të gatshëm nëpër plazhet më të populluara të Amerikës. Syzet e diellit të polarizuara, siç edhe përdoren sot, erdhën në treg falë një shpikje të Edwin Land në vitin 1936, i cili po bënte eksperimente për lentet e Polaroid-it.


LifestyleFP Syzet e para të lira për përdorim masiv u shfaqën në SHBA nga Sam Foster në vitin 1929. Ai gjeti një treg të gatshëm nëpër plazhet më të populluara të Amerikës

shkojnë me fytyrën tuaj Modelet më shik për të gjitha format e fytyrës SHENIM: Çmimet e syzeve ofrohen në dyqanet e mëdha evropiane. I kemi sjellë për krahasim në gazetë për shkak se thuajse të gjithë e dimë se si shiten syzet në Shqipëri: ose në rrugë me çmime të ulëta, por pa asnjë garanci për cilësinë, ose në dyqanet optike, kryesisht me çmime shumë të kripura.

1. Elegante si Audrey Hepburn tek “Mëngjes tek Tifani”- klasikja e zezë mund të kushtojë rreth 18 euro. Forma e fytyrës: trekëndore, ovale dhe katërkëndore

9. Formë e nënkuptuar fluture, e zbu-

17. Si një lëpirëse për sytë tuaj- skeleti

kuruar me gurë shkëlqyes. Tendencë verore e viteve ’50. Vijnë nga C&A për rreth 7 euro. Forma e fytyrës: e rrumbullakët dhe ovale

transparent në ngjyrë mente. Ofrohet për rreth 7 euro. Forma e fytyrës: katërkëndore, ovale dhe trekëndore

5. Elegant retro-look në ngjyrë jargavani. Nga Asos për rreth 16 Euro. Forma e fytyrës: e rrumbullakët und ovale

13. John Lennon dhe vitet ’60 po ju përshëndesin. Skeleti është i rrumbullakët, ofrohet për rreth 7 euro. Forma e fytyrës: katërkëndore dhe ovale

18. Këto syze lakmohen shumë nga 2. Shik për një veshje me ngjyrë të

10. Për romantikët. Skeleti është i

bardhë dhe për lëkurë të nxirë nga dielli. Syzet XXL ofrohen nga Asos për një çmim rreth 19 euro. Forma e fytyrës: trekëndore, ovale dhe katërkëndore

rrumbullakët me ngjyrë rozë, xhamat janë ngjyrë jargavan. Ofrohen për rreth 18 euro Forma e fytyrës: trekëndore, ovale dhe katërkëndore

6. Sportive dhe elegante. Një palë syze

14. Pak “Sex and the City” për ju. Një

njerëzit e famshëm dhe viktimat e modës. Korniza e zezë e çmuar është përgatitur me kujdes nga Tom Ford. Kushtojnë rreth 310 euro. Forma e fytyrës: trekëndore, ovale dhe katërkëndore

formë syzesh pilotësh, e interpretuar pak ndryshe, e parë në një optikë të bardhë të artë. Shkojnë rreth 55 euro. Forma e fytyrës: trekëndore, ovale dhe katërkëndore

për shumë raste. Ofrohet nga C&A për rreth 5 euro. Forma e fytyrës: katërkëndore, ovale dhe trekëndore

3. Tendenca e viteve ’50, e interpretuar në

11. Syze elegante, një luks i vërtetë në

19. Ky është modeli i preferuar i diza-

mënyrë të re. Skeleti në formën e fluturës dhe ngjyra vjollcë. Shkon rreth 18 euro. Forma e fytyrës: e rrumbullakët, katërkëndore dhe ovale

të kuqe- portokalli. Vijnë nga Tom Ford për rreth 285 euro. Forma e fytyrës: e rrumbullakët dhe ovale

jnerëve- lulet e vockla janë në modë. Ofrohen për rreth 15 euro. Forma e fytyrës: e rrumbullakët dhe ovale

7. Një klasike që vjen nga vitet ’50. Preferohet shumë nga VIP-at. Vjen nga Asos për rreth 16 euro. Forma e fytyrës: katërkëndore, ovale dhe trekëndore 4. Ndoshta përmes këtyre syzeve rozë në të kuqe do të arrini të shihni princin e ëndrrave tuaja – vjen nga Bijou Brigitte për rreth 6 euro. Forma e fytyrës: trekëndore, ovale dhe katërkëndore

15. Një erë e re për sytë tuaj. Skeleti i syzeve është me ngjyrë të zezë. Xhamat janë lejla. Kushtojnë rreth 20 euro. Forma e fytyrës: e rrumbullakët dhe ovale

12. Rockabilly për sytë tuaj. Klasikja vjen krejt e re në ngjyrë të kuqe. Kushton rreth 18 euro. Forma e fytyrës: e rrumbullakët dhe ovale 8. Mund të jesh pak divë në jetën e përditshme. Model me kënde, në të zezë dhe rozë, i zbukuruar dhe me ndonjë gur që shkëlqen. Esprit i ofron për rreth 50 euro. Forma e fytyrës: e rrumbullakët dhe ovale

20. Këto janë syzet që nuk mposhten nga askush. “Aviatori” vjen nga RayBan dhe kushtojnë rreth 100 euro. Forma e fytyrës: shkon me çdo lloj fytyre

16. Disco-look i viteve ’80. Rikthehen sërish në modë. Ofrohen nga H&M për rreth 8 euro. Forma e fytyrës: katërkëndore, ovale dhe trekëndore

23/04 - 29/04/11 F.P. 27


LifestyleFP Në fillim format e mbathjeve ishin të ngjashme me pantallonat e meshkujve dhe me kalimin e viteve ato vinin duke u shkurtuar. Ngjyra e tyre ishte e bardhë dhe ishin të qëndisura

Disa fakte interesante për... mbathjet e femrave Gjithmonë në ndonjë fazë të jetës ne bëjmë ndonjë pyetje të çuditshme. Një prej tyre mund të jetë: Kujt i lindi ideja e mbajtjes së mbathjeve?

D

eri në shekullin e 19 mbathjet visheshin vetëm nga burrat. Gratë nuk i mbanin ato. Në fakt vetëm zonjat e vërteta nuk i vishnin, sepse ato femra që kishin namin e keq, i përdornin. Përgjatë shekullit të 20 forma e tyre evoluoi duke u bërë më femërore. Edhe në këtë periudhë format e tyre ishin të ndara sipas llojit të femrës që i vishte. Femrat më sensuale përdornin mbathje më ekstravagante për kohën dhe ato që quheshin të ndershme, më të thjeshta. Në fillim format e mbathjeve ishin të ngjashme me pantallonat e meshkujve dhe me kalimin e viteve ato vinin duke u shkurtuar. Ngjyra e tyre ishte e bardhë dhe ishin të qëndisura. Mbathjet filluan të visheshin edhe nga femrat, sepse u cilësuan të rëndësishme nga ana shëndetësore. Në vitin 1930 filloi dhe evoluimi i tyre në forma sa më të shkurtra. Ky ishte dhe viti ku filloi të përdorej striptizmi në Amerikë. Në vitin 1950 ngjyra e tyre filloi të luajë një rol të rëndësishëm. Ato që cilësoheshin si vajza të mbara, përdornin vetëm ngjyrën e bardhë. Opsionet e veshjes së të brendshmeve ndryshojnë nga lloji i veshjeve. Nuk janë të gjitha të përshtatshme për jetën e përditshme.

Ja tre format më të njohura të tyre.

Çfarë janë bikinit? Bikinit e para filluan të përdoreshin në vitin 1948 me dy pjesë të ndara. Emri i bikinit erdhi nga një ishull në të cilin në atë kohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bënin teste bërthamore. Bikini paraqiste idenë e rebelimit dhe mosbindjes së grave, të cilat ndiheshin të nënshtruara. Femrat kaluan në një performancë të re të trupit që shënon një epokë të re. Ky kostum femëror mbante brenda frikën dhe ndjenjën e moralit. Shembujt që filluan të jepeshin nga artistet e mëdha bëri që bikini të ishte një veshje dhe për femrat e zakonshme.

Lak - Kjo është forma më popullore. Ndoshta nuk të tregojnë shumë seksi, por femrat i preferojnë në jetën e përditshme sepse janë më praktike. Në veshje të ngushta dhe me ngjyra të lehta është mirë që të zgjedhim mbathje që nuk krijojnë linja të shëmtuara.

A e dini se meshkujt pëlqejnë të brendshme të zeza?

Plakë - Këto lloj mbathjesh janë në fakt pantallona të shkurtra që i përdorin më shumë gratë pasi janë të rehatshme. Ato janë më të përshtatshme në muajt e ftohtë të dimrit.

Femrat përdorin 4 lloj veshje intime:

String (tanga) - Këto lloj mbathjesh janë më shumë në opsione seksi dhe më pak të përshtatshme në jetën e përditshme. Vajzat e reja janë ato që i përdorin më shumë, edhe pse nuk ndihen rehat. Më të këndshme janë me një veshje të ngushtë dhe në

28 F.P. 23/04 - 29/04/11

Sipas një hulumtimi të ri, meshkujt pëlqejnë partneret që veshin të brendshme të zeza. 1/3 e femrave deri tani kanë menduar gabim. Ato mendonin se meshkujt pëlqenin të brendshme të kuqe. 60% e meshkujve të përfshirë në këtë hulumtim kanë thënë se i urrejnë të brendshmet ngjyrë mishi dhe pëlqejnë ato të zeza.

-Intime sportive. Këto lloj të brendshmesh përdoren zakonisht për në palestër. -Intime klasike. Në garderobën tuaj nuk duhet të mungojnë intimi i pambuktë, i rehatshëm, i butë dhe me linja delikate që është gjithmonë aktual. Për më tepër ky material ul rrezikun e irritimeve nga alergjia. -Intime seksi. Nëse doni që të jeni një femër fatale, zgjidhni një palë të brendshme seksi. Përfitoni nga ndonjë ngjarje e veçantë dhe zgjidhni tylin, getat, bustet... -Intime romantike. Kompletet e mëndafshta janë të buta dhe kjo ju bën më romantike në veshjen tuaj. Këto lloj të brendshmesh preferohen për femrat që janë ëndërrimtare.


LifestyleFP Nuk ngrihesh asnjëherë me vrull për tua futur gjërave me shuplakë

50 arsye pse është mirë të jesh mashkull Shumë femra mendojnë se të jesh mashkull ke shumë përparësi. Dhe nuk kanë faj. Të jesh mashkull ke disa privilegje që femrat nuk i kanë. Shumë prej tyre thonë se ata kanë më pak halle. Të gjithë flasin për barazi, por kjo nuk është e vërtetë. Ja disa arsye pse është bukur të jesh një mashkull.

1. Mund të ulesh me këmbët hapur pa qenë nevoja tu tregosh të tjerëve ç’të brendshme ke veshur 2. Mund të përfundosh të gjithë ushqimin tënd 3. Garazhi është i gjithi për ty 4. Nuk merr përgëzime për çdo masë të vogël inteligjence që tregon 5. Nuk të pyesin një me dy nëse mund tua japësh 6. Mund të bësh një dush dhe të jesh gati në 10 minuta 7. Seksi do të thotë kurrë mos u merakos për reputacionin tënd 8. Planet e martesës mund t’i bësh edhe vete, pa ndihmën e gjithë kompanisë 9. Nëse dikush harron të të ftojë, ai ose ajo ende mund të jetë miku juaj 10. Të brendshmet tuaja kushtojnë 10 mijë lek për një paketë me 3 copa brenda 11. Nëse jeni beqar dhe 34 vjeç, askush nuk e vë re 12. Mund të shkruani emrin tuaj në dëborë 13. Çdo pjesë në fytyrën tuaj mbetet me ngjyrën e saj origjinale 14. Çokollata është vetëm një tjetër lloj ushqimi që e hani pa frikë 15. Mund të bëheni president 16. Mund ta shijoni një udhëtim në qetësi edhe pse jeni në sediljen e pasagjerit 17. Lulet mund të ndreqin gjithçka 18. Nuk keni pse të shqetësoheni për ndjenjat e të tjerëve 19. Mendon për seksin 90% të orëve tuaj zgjuar 20. Mund të vishni një këmishë të bardhë në një park ujor 21. Tri palë këpucë janë më shumë se mjaftueshëm 22. Mund të hash një banane pa qenë e nevojshme të të shohin të gjithë

Në qoftë se një djalë vjen në një feste i veshur si ti, ai mund të bëhet shoku juaj më i mirë 23. Mund të thuash çfarë të duash pa menduar se si do të reagojnë të tjerët 24. Përgatitjet përpara seksit nuk janë të nevojshme 25. Justin Timberlake nuk jeton në universin tuaj 26. Asnjë nuk ndalon së thëni një barsoletë

banale kur ju hyni në dhomë 27. Mund ta heqësh bluzën në një ditë të nxehtë 28. Nuk ke pse e sistemon gjithë apartamentin në qoftë se vjen dikush për vizitë 29. Nuk e merr mundimin ta ndalesh një mik në qoftë se atij i ka vajtur mendja për seks

30. Mekanikët e makinave të thonë gjithmonë të vërtetën 31. Nuk ju intereson nëse të tjerët nuk e vërejnë prerjen tuaj të re të flokëve 32. Mund ta shikosh pa problem një program televiziv me një shok pa menduar “është i nxehur me mua që s’më flet?” 33. Nuk i keqinterpreton asnjëherë frazat e pafajshme që kanë në qendër marrëdhënien tënde 34. Nuk ngrihesh asnjëherë me vrull për tua futur gjërave me shuplakë 35. Gjithmonë keni të njëjtën gjendje shpirtërore 36. Gjërat depiluese nuk i afrohen asnjë herë zonës tuaj nën bark 37. Mund t’i admirosh aktoret sexy pa dashur të kesh ndonjë ngjashmëri me ta 38. Nuk keni pse gjeni një tjetër stacion benzine, edhe pse ajo është e pistë 39. Di të paktën 20 mënyra për të hapur një shishe birrë 40. Nuk keni pse shikoni me endje ëmbëlsirën e të tjerëve 41. Njerëzit nuk të shohin gjoksin kur flet 42. Mund të shkosh pa problem te një mik pa i çuar një dhuratë të vogël 43. Festat e beqarisë varrosin nusen e ardhshme 44. Keni një marrëdhënie normale dhe të shëndetshme me nënën tuaj 45. Mund të blesh prezervativ pa qenë e nevojshme që dyqanxhiu të të imagjinojë lakuriq 46. Nuk ke pse shtiresh sikur do të freskohesh që të vesh në banjë 47. Një ditë do të plakesh dhe e pranon 48. Në qoftë se një djalë vjen në një feste i veshur si ti, ai mund të bëhet shoku juaj më i mirë 49. Një gromësimë është diçka normale 50. Nuk ke pse i mban mend ditëlindjet e të gjithëve

23/04 - 29/04/11 F.P. 29


Digital 30-31

www.freepress.al

Dhjetë gjëra që ka zëvendësuar celulari ...ose që do i zëvendësojë 1. Kabina telefonike ka gjithmonë e më pak. Arsyeja: tashmë çdo njeri ka një celular. Kohërat kur për të telefonuar të duhej të hyje në kabine, kanë kaluar. 2. Thuajse çdo celular ka një funksion alarmi. Ose mund të shkarkosh një software për këtë. Kush do vijë vonë në punë në të ardhmen, do të mund të thotë: “Nuk ma ra telefoni”. 3. Telekomandën do e zhdukni nga qarkullimi. Gjithmonë e më tepër aparatet telefonikë po e zëvendësojnë. Në smartphone-n tuaj mund të shkarkoni aplikacione për këtë gjë. 4. Aparati juaj i navigimit është i vjetër? Telefonat e zgjuar po përdoren gjithmonë e më shumë edhe si navigatorë. Një studim thotë se një në pesë persona e përdor smartphone-n e tij për të naviguar. 5. MP3-Player: në vend që të keni një aparat të posaçëm për të dëgjuar muzikën e regjistruar, do keni celularin. Gjithmonë e më tepër do shitet muzikë për celularin tuaj. 6. Edhe pse kualiteti nuk është akoma i krahasueshëm, gjithmonë e më tepër fotot sot po bëhen me celular se me aparate fotografikë. Celularin e ke gjithmonë me vete, e bën menjëherë foton

gjithmonë e më tepër fotot sot po bëhen me celular se me aparate fotografikë. Celularin e ke gjithmonë me vete, e bën menjëherë foton dhe e nis me email

dhe e nis me email. 7. Diktofonët analogë, por edhe ata dixhitalë, janë pranë vdekjes. Celularët modernë e regjistrojnë bisedën me cilësi shumë të mirë dhe do zëvendësojnë diktofonët e vjetër. 8. Foto-albumet ishin dikur mënyra e vetme për të treguar foto-

grafi. Sot fotot dixhitale mund të shihen në ekran. Shumë pak prej tyre printohen. 9. Mos u çudisni, edhe periudha e peshoreve të ujit është drejt fundit; një aplikacion falas në celularin tuaj e kthen atë në peshore. 10. Detyrat e axhendës prej kohësh i ka marrë përsipër telefoni juaj.

Disa gjëra që mund t’ua lehtësojnë jetën në kompjuter Këto janë disa gjëra të vogla, por që mund të lehtësojnë përditshmërinë tuaj. Kështu mund ta bëni kompjuterin tuaj më të lehtë dhe më të shpejtë. E rëndësishme është që të instaloni përpara një browser modern, në mënyrë që këto aplikime të funksionojnë. PROBLEMI: Të dërgosh të dhëna (p.sh filma), që janë shumë të mëdhenj për e-mail ZGJIDHJA: Dropbox 1. Shkoni tek www.​dropbox.​com, shkarkojeni software (falas) dhe më pas instalojeni. Në kompjuterin tuaj do të shihni një ikonë “Dropbox”. 2. Vendosni të dhënat që dëshironi t’i dërgoni aty. 3. Klikoni me të djathtën, mbi simbolin do u dalë Sharing Options, klikoni mbi të. Tek opsioni “Invite collaborators ...” vendosni e-mailin e personit që do marrë këtë material. 4. Marrësi do të njoftohet me e-mail.

30 F.P. 23/04 - 29/04/11

PROBLEMI: Të përpunosh foto pa një program ZGJIDHJA: Picnik 1. Shkoni tek www.picnik.com, ngarkoni aty foton që kërkoni të përpunoni. 2. Shkoni tek menyja në krye të faqes dhe zgjidhni opsionin që dëshironi për të përpunuar foton. Të gjitha funksionet e rëndësishme janë falas. 3. Pasi të mbaroni, mund të ruani sërish foton në kompjuterin tuaj. PROBLEMI: Të ndryshosh formatin e të dhënave (p.sh nga .jpg në .png) pa një software

ZGJIDHJA: Zamzar 1. Shkoni tek http://​zamzar.​com, duke ndjekur “Step 1” ngarkoni materialin tuaj (p.sh një foto). Me komandën “Step 2” përzgjidhni se çfarë formati të ri kërkoni për materialin tuaj. 2. Komanda e tretë “Step 3” kërkon që ju të shkruani adresën e email-it, ku do u dërgohet materiali i ndryshuar. Më pas me “Step 4” shtypni butonin Convert për të nisur konvertimin. 3. Në email do të gjeni një link, nga i cili do të shkarkoni materialin e ndryshuar në format. PROBLEMI: Të bëni një njoftim të shpejtë (p.sh gjatë një telefonate) ZGJIDHJA: Write Space 1. Hapni Google Chrome, shkoni tek http://​goo.​gl/​ AQgQI – shkarkoni aty Write Space. 2. Nëse doni të bëni një njoftim, hapni një faqe të re në Chrome dhe klikoni sipër tek simboli “Write Space”.

PROBLEMI: Të të dalin të mëdha fotot e Facebook pa klikuar mbi to ZGJIDHJA: Facebook Photo Zoom 1. Hapni Firefox dhe shkoni tek faqja http:// goo.​gl/​OxYKC ose në Chrome në http://​goo.​ gl/​nqA4W – instalojeni programin. 2. Në të ardhmen, nëse keni hyrë në Facebook, ju mjafton që të keni kursorin mbi foto dhe ato do të zmadhohen automatikisht. PROBLEMI: Si të gjej foto pa pagesë për një punim timin. ZGJIDHJA: Wikimedia Commons 1. Shkoni në commons.​wikimedia.​org. Aty do të gjeni më shumë se dhjetë milion foto e video. 2. Kërkoni sipas motivit në një fushë kërkimi të vendosur sipër, djathtas e më pas shkarkoni foton që u pëlqen.


Shkencëtarët kanë arritur të shkatërrojnë një pjesëz fare të lehtë, e cila më pas është shfaqur diku tjetër. Edhe pse kjo teknologji është një hap i vogël në rrugën drejt tele-transportimit, ajo duket e ngjashme me atë që është përdorur në serialin Star Trek

Japonezët bëjnë një hap drejt tele-transportimit

Ushtria Amerikane kërkon ndihmë nga fansat e teknologjisë Forcat Ushtarake të Shteteve të Bashkuara kanë vendosur të japin 20 mijë dollarë për atë person që shpik imazhin termal që mund të veçojë rebelët nga fëmijët e gratë. Mund të duket një nga organizatat më të sofistikuara në botë, por edhe ushtria amerikane nuk është në gjendje që të bëjë dallimin mes burrave, grave e fëmijëve. Mungesa e dallimit mes tyre ka qenë fatale në të shkuarën, çka do të thotë se pilotët kanë vrarë disa herë gra e fëmijë. Në mënyrë që të zgjidhet ky problem, ushtria ka dalë me një propozim- një konkurs mbarëkombëtar për të parë nëse publiku do të mund të shpikë imazhet termale që mund të veçojnë njerëzit. Sfida e ushtrisë amerikane është zbulimi i një pajisje që mund të dallojë me përafërsi moshën dhe gjininë në një grup të vogël njerëzish në distancë. Nëse doni të merrni 20 mijë dollarë, atëherë duhet të keni një propozim që është teknikisht korrekt. Së fundmi ushtria amerikane ka qenë në kritika të forta në Afganistan për shkak të incidenteve atje. Një nga problemet më të mëdha gjatë bombardimeve është se nuk arrin të dallosh dot se kush është shënjestra për shkak se edhe ata që luftojnë, edhe ata që nuk luftojnë, nuk mbajnë uniforma. Gazeta “Los Angeles Times” raportoi më herët këtë javë se një analizë e gabuar mbi një video, çoi në një sulm vdekjeprurës mbi civilët.

DigitalFP

E

ntuziastët e fanta-shkencës kanë ëndërruar prej kohësh që të jenë në gjendje që të tele-transportohen nga një vend në një vend tjetër që kur kanë parë idenë në Star Trek. Por hapi i parë drejt kthimit në realitet të kësaj ëndrre është ndërmarrë nga shkencëtarët japonezë, që kanë gjetur mënyrën për të transportuar pjesëza të lehta nga një vend në një vend tjetër pa lëvizur. Teoria e famshme e Shrëdingerit sugjeron se një trup mund të jetë edhe i gjallë, por edhe i vdekur përsa kohë pjesëzat e tij nuk janë të vendosura për shkak të interferencave nga jashtë. Zbulimi i ri i shkencëtarëve të Universiteti të Tokios, është i ngjashëm me teorinë e tij për shkak se ai parashikon tele- transportimin në dy gjendje të ndryshme, kontradiktore. Kështu, shkencëtarët kanë arritur të shkatërrojnë një pjesëz fare të lehtë, e cila më pas është shfaqur diku tjetër. Edhe pse kjo teknologji është një hap i vogël në rrugën drejt tele-transportimit, ajo duket e ngjashme me atë që është përdorur në serialin Star Trek. Megjithatë, për tele- transportin e njerëzve do të duhet shumë kohë për të folur. Ky është një proces i çuditshëm. Para pak kohësh kjo ishte vetëm një ide, por tani gjërat po kthehen në një realitet eksperimental.

Zyrtare: kompjuteri të sëmur

T

ashmë është zyrtare: puna intensive dhe për një kohë të gjatë në kompjuter, mund të të sëmurë. Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka njohur problemet e shkaktuara nga kompjuteri si sëmundje profesionale. Gjykata i ka dhënë të drejtë një 42 vjeçari, që punonte në një zyrë financash. Puna e tij intensive me maus-in dhe tastierën i kishte shkaktuar probleme në kockat e duarve.

23/04 - 29/04/11 F.P. 31


Auto 32-33

www.freepress.al

Sa fiton kompania prodhuese nga një makinë e re? Ky është një kuriozitet që na ngacmon të gjithëve. Sa fiton një kompani për makinën që na shet ne? Shifrat e sakta ndoshta nuk do i marrim vesh kurrë, por studimi i një eksperti gjerman na jep një ide

P

as krizës financiare, edhe industria e makinave ka nisur ta marrë veten. Por sa fitojnë në të vërtetë prodhuesit e makinave nga një makinë e re? Eksperti i makinave Ferdinand Dudenhofer ka bërë një studim për këtë çështje. Prodhuesi më i madh i makinave në Europë, Volkswagen, fiton për çdo makinë të re mesatarisht 683 euro për një çmim mesatar shitje prej 14 mijë euro. Duhet theksuar se tregu më i rëndësishëm i shitjes është Kina, ku fitimet për çdo makinë të shitur shkojnë deri në 968 euro. Ferdinand Dudehofer thotë: “Të mos ishte tregu kinez, atëherë Volkswagen do të fitonte për çdo makinë rreth 5550 euro. Kompania i ka fitimet e lidhura ngushtë me Kinën”. Pas krizës së thellë, Mercedes fiton 3395 euro për çdo makinë të re të shitur, duke llogaritur një çmim mesatar shitje prej rreth 42 mijë euro. “Mercedes është rikthyer sërish në kohërat e vjetra dhe po i ecin gjërat mirë,” thotë Dudenhofer. Konkurrenti i Mercedes, BMW, ka një marzh fitimi prej 2300 euro për një çmim mesatar shitje prej rreth 36.300 eurosh. Fitimet për një makinë të re Audi për kompaninë janë 2346 euro. Çmimi mesatar i shitjes varion tek 27 mijë euro.

BMW, ka një marzh fitimi prej 2300 euro për një çmim mesatar shitje prej rreth 36.300 eurosh

Profesori Dudenhofer: “Këta prodhues gjigandë janë një ndihmesë e madhe për ekonominë gjermane. Pa Mercedes dhe kompani, ne do ishim më të varfër”. Ndërkohë, prodhuesi i makinave sportive Porsche vijon të mbetet kompania me më shumë përfitime në mbarë botën. Sipërmarrësi fiton për çdo makinë të shitur 14.478 euro duke llogaritur një çmim

mesatar shitjesh prej 95.200 euro. Eksperti Dudenhofer thotë se Porsche është shembulli perfekt i organizimit të punës. Nga ana tjetër, kompania numër një në botë për prodhimin e makinave, Toyota, fiton për çdo makinë të re 306 euro me një çmim mesatar shitje prej 20.900 euro.

Mbërrin super-autobusi

Q

uhet “Superbus”, mban 23 pasagjerë dhe ecën me 255 kilometra në orë. Autobusët kurrë nuk kanë qenë forma më e shkëlqyer e udhëtimit, por tani gjërat do të ndryshojnë. Superbus është aerodinamik dhe luksoz. Megjithatë do e ketë të vështirë për të gjetur vendparkimi. Ai është projektuar nga një skuadër holandeze e udhëhequr nga një astronaut i njohur. Në ekipin projektues ka qenë dhe një ekspert i Formula 1. I gjithë projekti ka kushtuar 19 milion dollarë dhe ka nisur që nga viti 2004. Autobusi i shpejtë është prezantuar në Panairin e Makinave në Dubai. Autobusi ka 12 dyer- flutur dhe gjashtë goma. Është ndërtuar me fibra karboni super të lehta. Lajmi i mirë është se sheikët e Emirateve të Bashkuara kanë pranuar ta fusin në qarkullim.

32 F.P. 23/04 - 29/04/11


Rr - Donika Kastrioti Tel: +355 69 20 84 361 Tirana, Albania +355 69 20 84 360

Të udhëtosh me Bugatti, të fitosh dhe para Ky duhet të jetë një zanat që e ëndërron shumëkush. Të udhëtosh sot me Ferrari, nesër me Lamborghini, më pas me Bugatti- sigurisht që ka punë edhe më të këqija... Servisi britanik i makinave Repairacar ofron këtë kontratë: ajo kërkon një shofer që të marrë makinat luksoze në mbarë botën. Kjo është thuajse e gjithë puna. Shumë pronarë të makinave super të shtrenjta janë klientë të rregullt të Repairacar. Ata e rregullojnë makinën vetëm tek ai servis. Madje edhe për ndërrimin e vajit shkojnë atje. Për këtë arsye britanikët kanë nevojë për një korrier. Ai i merr makinat nga pronari, i çon në servis e më pas i kthen sërish tek pronari. Sigurisht që duhet të të pëlqejë edhe autobusi e treni pasi tek klienti nuk do shkosh me makinë sportive. Aplikuesit mund të jenë nga gjithë Europa. Por ai që dëshiron punën duhet të ketë më shumë se një patentë. Rambot e asfaltit përzgjidhen me kujdes. Këto makina të shtrenjta nuk duhet t’i kesh njohur vetëm duke luajtur Playstation...

Makinat me një Z në targë janë më pa fat Të paktën kështu thotë një studim i realizuar në Britaninë e Madhe. Targat që kanë një germë Z janë targat që kanë pësuar më shumë aksidente, thuhet në të dhënat e grumbulluara nga një faqe në internet. Lajmi është publikuar në disa media që thonë se bëhet fjalë për mallkimin e germës.

Përse Familja Mbretërore nget makina Audi? Prodhuesi gjerman i makinave po mundohet të konkurrojë me gjigandët e tjerë të luksit nga vendi i tij. Marketingu me Familjen Mbretërore në Angli mund të jetë një sukses, por...

N 1 Kejt dhe një mikeshë e saj gjatë një ndeshje polo. Sipër gjendet makina A3 e Kejt 2 Princi Çarls me makinën e tij A6. Në timon është vetë ai 3 Uilliam dhe Herri bisedojnë ndërsa po hyjnë në makinën e Uilliamit S4 saloon 1

2

3

doshta për shkak të uljeve prej 60 përqind në çmim? Familja Mbretërore Britanike pritet të përfitojë nga një marrëveshje me kompaninë gjermane të makinave, e cila do u ofrojë atyre ulje çmimi prej 60 përqind në çdo makinë. Si klientë me shumë vlerë, Familja Mbretërore pritet të përfitojë nga avantazhet e kësaj kontrate- çka do të thotë se makinat do u dërgohen personalisht. Të tilla marrëveshje sigurisht që nuk vlejnë për njerëzit e zakonshëm dhe kjo tregon se përse Familja Mbretërore ka favorizuar prodhuesin gjerman gjatë dekadës së fundit. Princi i Uellsit ka në pronësi të tij disa modele, përfshi një limuzinë A8 që kushton 92.500 paund dhe disa makina allroad, që përdoren personalisht nga ai dhe Dukesha e Kornuellit. Gjithashtu ai ka blerë dy makina A4 për stafin e tij. Princi Uilliam ka një S4 saloon me një motor 4.2 litra, ndërkohë që e fejuara e tij, Kejt, ka një model të argjendtë A3. Princ Herri gjithashtu ka një model A3 me naftë. Marrëveshja me kompaninë është një arsye për të shpjeguar se përse shefi i marrëdhënieve me publikun në këtë kompani është ftuar në dasmën mbretërore në fund të prillit mes Uilliamit dhe Kejtit. Prodhuesi gjerman po investon miliona për të përhapur imazhin e tij duke u afruar me Familjen Mbretërore. Ata kanë bërë donacione të mëdha në bamirësitë e mbështetura nga princërit dhe kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 2005 për të sponsorizuar skuadrën angleze të polos. Ekspertët e marketingut thonë se të japësh makina me çmime të tillë të ofron një prestigj unik, por ekziston edhe rreziku për paragjykime për shkak se kjo është një çështje e ndjeshme. Njerëzit mendojnë se ky është ryshfet ose korrupsion. Një ekspert thonë se Audi është në garë për të konkurruar me markat e tjera të luksit që vijnë nga Gjermania. Ata akoma nuk janë mirë në treg, por po përpiqen të fitojnë famë.

23/04 - 29/04/11 F.P. 33


Showbiz 34-36

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Bud Spencer SKEDA Emri: Carlo Pedersoli Ditëlindja: 31 tetor 1929 Vendlindja: Napoli, Itali Emra të tjerë: Carl Spencer Profesioni: Shkrimtar, aktor, notar, këngëtar, kompozitor, jurist, skenarist, etj. Vitet aktive: 1951 - në vijim I martuar me: Maria Amato (1960– deri sot)

I

shte aq i shëndoshë, por arriti të bëhej kult. Bud Spencer ka hyrë në kujtesën tonë kolektive si një person që rrihte paq të tjerët. Grushti i tij i djathtë godiste fort mbi kokën e gangsterëve. Ëmbëlsira për në fund: një goditje me të majtën dhe të djathtën njëkohësisht u jepte fund atyre. Diçka tjetër: në filmat e tyre nuk kishte kurrë gjak. Pjesa tjetër ishte komedi dhe një parodi western. Miliona njerëz në mbarë botën kishin krijuar varësi ndaj filmave të tyre. “Zoti të fal, por ne të dy nuk të falim kurrë”, ishte kjo shprehja e tij dhe e Terence Hill, partnerit të përjetshëm të tij. Por tani ai është 81 vjeç dhe është krejt ndryshe nga personi që shohim në filma. Është një gjeni i fshehtë. Udhëton me avionin e tij personal dhe e drejton vetë. Ka 12 patenta për shpikje, mes tyre një për një furçë njëpërdorimshme dhëmbësh. Këto shpikje e kanë bërë multimilioner. Ka qenë kampion olimpik noti dhe thotë se nëse nuk do pinte aq shumë duhan, do merrte medalje të artë. Është edhe pilot helikopteri. Lexon çdo ditë Biblën dhe nderon Papën. Është i martuar prej 49 vitesh. Carlo Pedrosoli është një legjendë e vërtetë. Emri i tij i artit është një përzierje mes birrës së tij të preferuar Budweiser dhe aktorit që adhuronte, Spencer Tracy. U bë i njohur dhe për filmat spaghetti western, ose italo- western. Si ndiheni në këtë moshë? Sikur Zoti më ka bërë një dhuratë. Ç’keni arritur në këtë moshë? Kam familjen me tre fëmijë, shëndetin, kam punuar dhe kam pasur në jetë katër “C”-të italiane: “coraggio” (kurajon), “curre” (zemrën), “coglioni” (topet) dhe 70 % “culo” (fatin). Aktrimi për mua ka qenë si një komedi. Një gjë të tillë mund ta bënte edhe një shimpanze. Nuk më duheshin më shumë se 50 fjalë për çdo film.

34 F.P. 23/04 - 29/04/11


ShowbizFP Kur isha 13 vjeç fitova për herë të parë kampionatin italian të notit (100 metër-gjoks). Pastaj për pak sa nuk vdiqa kur u bombardua stacioni hekurudhor San Lorenco

rrëfen jetën e tij “Peshoja 6 kilogram kur linda, e shkreta mama” Nga Sven Kushel Bud Spencer bebe

Duke bërë mundje krahu me Raimund Harmstorf

Gjatë një filmi të tij

G

Bud Spencer me Boton

Duke u rrahur me Terence Hill

Kur ishte kampion noti

A keni frikë nga plakja? Nuk jam i vjetër për shkak se jetoj çdo ditë të jetës. Një vakt i mirë ushqimi është më i mirë se seksi- nuk është aq i lodhshëm. Por të jesh i vjetër sigurisht që të dhemb. Koka bën një luftë të brendshme kundër trupit. A keni rrahur ndonjë person aq rëndë sa ta çoni në spital? Jo. Akoma jo. Gjatë një skene më duhej të thyeja një tavolinë, por nuk ia dola. Më pas erdhi Terence Hill dhe ia doli. A ju shqetësonte gjithë ky bark në skenat që realizonit? Në kohërat e mia më të mira kam peshuar 144 kilogram. Tani peshoj 121 kilogram. Ha gjysmën e asaj që haja më përpara. Sigurisht ishte e vështirë. A do xhironi ndonjë film tjetër me Terence Hill? Jo më. Jemi kaq pleq. Por jemi miq shumë të mirë. Ai vjen shpesh tek unë që të hajë spageti. Mesa duket gruaja e tij nuk i gatuan ndonjë gjë të mirë. Ai lutet çdo ditë. Por jeton çdo ditë. Faleminderit për të qeshurat që na ke dhuruar.

Nuk jam i vjetër për shkak se jetoj çdo ditë të jetës. Një vakt i mirë ushqimi është më i mirë se seksi- nuk është aq i lodhshëm. Por të jesh i vjetër sigurisht që të dhemb. Koka bën një luftë të brendshme kundër trupit. Në kohërat e mia më të mira kam peshuar 144 kilogram. Tani peshoj 121 kilogram

rushti i tij i djathtë është si një çekiç prej mishi. Ia shtrëngoj dorën pak me nervozitet, por zbuloj se ajo është e butë. Është dora e një 81 vjeçari, dora e Bud Spencer. Ai është tipi që të gjithë e duan. Karakteri i tij për disa dekada ka krijuar shumë fansa në mbarë botën. Filmat aksion të tij kanë shoqëruar të dielat tona për shumë vite me radhë. Shumë aksion, aspak gjak. Ai nuk është një legjendë e aktrimit. Të paktën kështu thotë vetë. “Jam thjesht një karakter, një tip”. Tani është koha që të rrëfehet: Për baby-Bud: Mamaja ime, një bionde e bukur, nuk e ka pasur të lehtë me mua. Kur linda më 21 tetor 1929 (shenja e horoskopit: akrepi), peshoja plot gjashtë kilogram- e shkreta mamaja. Për periudhën si kampion noti dhe super-nxënës: Kur isha 13 vjeç fitova për herë të parë kampionatin italian të notit (100 metër-gjoks). Pastaj për pak sa nuk vdiqa kur u bombardua stacioni hekurudhor San Lorenco. Vetëm disa minuta më përpara isha larguar me një taksi. Kur isha në gjimnaz arrita të kapërcej dy klasë menjëherë. Kur isha 16 vjeç isha student për kimi. Nuk isha një gjeni, por mund të fiksoja gjithçka. Për Terence Hill: Një mik i mirë i gjithë jetës sime. Filmat tanë për 15- 20 vite ishin më fitimprurësit në industrinë italiane të filmit. Ndërkohë pati edhe punime shkencore për ne. Kemi kaluar kohëra të shkëlqyera në 40 vite pune së bashku, por kurrë nuk kemi dalë për të ngrënë ndonjë ëmbëlsirë së bashku. Pas xhirimeve secili shkonte në shtëpinë e tij. Kurrë nuk e kemi bërë gabimin që të përziejmë bashkë sferën private. Miqësia është si dashuria pa seks, dhe një dashuri, që kthehet në burg, shkatërron miqësinë. Për kolegët e filmave: Pa karakteret e tjerë, dyshja Spencer/Hill nuk do të ishte kaq e fortë. Me Boton (vogëlushin zezak që shfaqet gjithmonë në filmat e tyre këmbëzbathur) kemi kontakte akoma. Është rreth 30 vjeç tani dhe është një avokat i suksesshëm. Shkojmë rregullisht tek ai që të hamë spageti. Raimund Harmstorg ishte një tip brilant dhe i vetmi që më ka mundur në mundje krahu. Enzo (asistent-komisari simpatik Caputo) ka ndërruar jetë para pak javësh. Më mungon shumë. Ishte një tip i mirë. Riccardo Pizzuti (djali me flokë të bardha, të cilin e rrihte gjithmonë Bud Spencer dhe më pas pështynte dhëmbët e thyer nga goja) është një nga kaskadorët më të mirë në botë. Gjatë xhirimeve në Afrikën e Jugut për pak sa nuk na vranë rebelët e xhunglës. Ai qëndronte gjakftohtë. Nuk i kam kërkuar kurrë falje që e kam rrahur. Për besimin e tij: Besoj tek Zoti i dashur. Por nuk e di nëse më do më shumë se të tjerët. Kur isha 45 vjeç, mendova se do të vdisja. Gjatë xhirimeve të një filmi më kapën dhimbje të forta në bark. Ishte hera e parë. Më pas erdhi dhe diagnoza e tmerrshme: kisha një kancer të keq. Terence më ndihmoi shumë me humorin e tij që të kaloj frikën. U operova me sonda të teknologjisë së lartë dhe arrita të mbijetoj. Që atëherë nuk bëhem më me nerva për gjërat, thjesht them: vari l...

23/04 - 29/04/11 F.P. 35


ShowbizFP Muzika për mua ka qenë e pranishme që në fëmijëri,pasi kam qenë shumë aktive në shumë e shumë aktivitete muzikore për fëmijë e më vonë për adoleshentë, siç është Rinfesti

Irva Sefa: Rovena më ka hapur dyert e suksesit Të gjithë e njohin motren e saj të madhe, këngëtaren e famshme Rovena Stefa, por ka pak kohë që në tregun muzikor është shfaqur edhe motra e saj më e vogël, Irva. Klipi i saj më i ri titulluar “Tregomë” është pikërisht publikimi më i fundit i saj në kanalet muzikore shqiptare. Duke u bazuar në klikimet në Yuotube, videoklipi është pëlqyer nga publiku shqiptar dhe kënga është ndër të preferuarat e kërkesave muzikore në disa prej radiove shqiptare. I komentuar në media si “Videoklipi prej akulli”, ne kërkuam të dinim më shumë detaje për realizimin e tij si dhe të gjithçkaje tjetër në prapaskenë. Vetë Irva zbulon për “Free Press” detajet e realizimit të klipit, bashkëpunëtorët e saj dhe shumë detaje të tjera...

36 F.P. 23/04 - 29/04/11

Sapo keni publikuar klipin tuaj të parë “Tregomë”, cili është mesazhi i tij dhe si lindi ideja e akullit? Ideja e akullit lindi natyrshëm, pasi ishte mënyra më e drejtpërdrejtë për të dhënë idenë e akullt, kur dashuria nuk shprehet apo nuk tregohet, sepse kjo është në qendër edhe të tekstit të këngës: “ Trego se sa shumë me do, sa shumë më ndjen ti sot”. Ky është edhe mesazhi kryesor që përcillet përmes kësaj videoje. Videoja shumë trendy dhe sensuale, ka edhe detaje të tjera që përforcojnë këtë mesazh dashurie. Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj? Kompozitorët e këngës dhe tekstit janë studio “Zzap&Chriss”, ndërsa klipi i kësaj kënge është realizuar në Kosovë. Cili ka qenë rrugëtimi juaj muzikor? Muzika për mua ka qenë e pranishme që në fëmijëri,pasi kam qenë shumë aktive në shumë e shumë aktivitete muzikore për fëmijë e më vonë për adoleshentë, siç është Rinfesti. Më pas jam angazhuar në grupe me muzike live. Gjithashtu, në disa mbremje me “live Mouse”, ku janë organizuar nëpër disa nga pub-et e Tiranës, Shkodër e Vlorë. Cili ka qenë debutimi juaj i vërtetë muzikor? Në Top Fest 7 debutova me këngën “E gjej”, një duet me motrën time Rovena Stefa. Së fundmi vij me këngën “Tregomë”, e cila është edhe fillesa për lançimin e këngëve në vazhdim. Sa ju ka ndihmuar fakti që keni një motër këngëtare?

Kjo gjë më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, falenderoj dy motrat e mia, Rovena dhe Elisën për mbështetjen e tyre të madhe dhe ndihmën që më kanë dhënë . Suksesi i saj më ka hapur shumë dyer në botën e showbizit shqiptar. Keni në plan të publikoni ndonjë album këtë verë? Kam disa projekte në duar, por çdo gjë do të zbulohet shumë shpejt... Keni marrë pjesë në disa koncerte së bashku me Rovenën, si është të këndosh “live” me motrën tuaj ? Kam qenë e pranishme në klubin veror në Durrës, ku kam kënduar “live” pothuajse çdo natë. Emocionet kanë qenë shumë të veçanta. Gjithashtu, kam marrë pjesë në shumë mbrëmje të tjera e ndër to edhe në xhirimet e fundvitit, të cilat realizohen në Kosovë nga kanalet televizive atje. Këtu kemi prezantuar duetin tonë “E gjej”, e cila është një këngë shumë e dashur edhe për shqiptarët në Kosovë. Janë emocione nga më të bukurat, shumë pozitive. I shikoni festivalet si një mundësi për t’u bërë më e njohur për publikun apo koncertet janë një mundësi më e mirë për të qenë pranë tyre? Po, të dyja këto janë të vërteta, janë forma të ndryshme për të qenë pranë me publikun. Natyrisht që koncertet të mbajnë më shumë në kontakt me publikun, pasi festivalet muzikore bëhen vetëm një herë në vit dhe është shumë pak për të qenë në kontakt me ta. Megjithatë, ky “boshllëk” mund të mbushet me realizimin e klipeve.


Nightlife 37

Living Room, tradita e koncerteve live në Tiranë Deep Purple, Zucchero, Dolores O’ Riordan, Schiller, Vaya con Dios, Akon, James Blunt, Def Leppard, White Snake, The Rasmus, Reamon, Mustafa Sandal, The Blues Brothers, Gabriela Cilmi, Giussy Ferreri, Over the Rainboë, Uli Jon Roth, One Republic, Melanie Fiona dhe këngëtari franko-spanjoll Manu Chao, janë disa nga emrat e këngëtarëve me famë botërore që kanë vizituar Tiranën falë punës së LRE (Living Room Events). Sa e vështirë është që të sjellësh një këngëtar të suksesshëm në Tiranë ? Sa kushtojnë ata ? A shfaqin interes për vendin tonë ? Këtyre dhe disa pyetjeve të tjera u është përgjigjur Ilda Lumani, PR (Public Relationship) i “Living Room Events”.

të kuptohet nga të gjithë, rëndësia e pjesëmarrjes në një koncert të këtij lloji, edhe në Shqipëri mund të vijnë këta emra apo edhe të tjerë artistë që janë mjaft të pëlqyer për momentin.

Çfarë është LRE? “Living Room Events” ka nisur me dëshirën e mirë të themeluesit të saj, për të sjellë në Shqipëri traditën e koncerteve “live”. Ky qëllim nisi të marrë jetë pikërisht atëherë kur u mendua se rruga për të depërtuar atje ku dihej , ishte mësuar tashmë. Aktualisht, LRE është i vetmi promotor shqiptar, i cili tentativën për të organizuar koncerte ‘live’ e ka shndërruar në një zbatim real të këtyre planeve. E përveç kësaj, tashmë LRE ka arritur të realizojë jo vetëm koncerte të suksesshme të emrave të mëdhenj të muzikës botërore, por dëshira e nisur mbi 4 vite më parë është kthyer në një realitet në Shqipëri dhe po synohet nga eventi në event të kthehet në një traditë. Madje, disa nga evenimentet tona tashmë janë bërë traditë, përmedim këtu Festivalin e përvitshëm “Rock in Tirana”. Mes emrave botërorë që kompania LRE ka sjellë në Shqipëri, mund të na tregoni se cili ka qenë koncerti më i suksesshëm? Të gjithë emrat që kanë ardhur në Shqipëri, kanë qenë këngëtare apo grupe të kërkuara dhe pëlqyera në gjithë botën. Padyshim që koncerti i parë i realizuar në janar të vitit 2007, ku në Tiranë mbërriti grupi “Europe” mbetet i paharrueshëm. Entuziazmi i njerëzve ka qenë i madh. Dy muaj më pas, një sukses edhe më të madh ka pasur grupi i mrekullueshëm “Deep Purple”, ku mbi 4 mijë veta kanë ndjekur koncertin, që realisht ka qenë një ngjarje për kryeqytetin. Në vazhdim kanë qenë emra të pafundmë mes të cilët do të doja të përmendja: Zuçhero, Dolores O’ Riordan, Schiller, Vaya con Dios, Akon, James Blunt, Def Leppard, White Snake, The Rasmus, Reamon, Gabriela Cilmi, Giussy Ferreri, Over the Rainbow, Uli Jon Roth, One Republic, Melanie Fiona e sigurisht suksesin e fundit, këngëtarin Manu Chao. Përsa i përket Manu Chao-s, sa e veshtire ishte ta sillnit në Tiranë dhe si rezultoi ky koncert? Në fakt Manu Chao kishte parashikuar një turne në Ballkan dhe koncerti në Tiranë ishte pikërisht pjesë e këtij turi. Drejtoresha artistike e kompanisë “Living Room Events”, Anjeza Përmeti, e cila kontakton me agjentët e gjithë artistëve, sapo u vu në dijeni të turneut, kontaktoi me menaxherin e këngëtarit dhe nisi puna për realizimin e koncertit. Koncerti i këngëtarit franko-spanjoll Manu Chao në Tiranë ka qenë padyshim një nga më të suksesshmit. Përveç atmosferës, që nga ajo latine, franceze, italiane e portugeze, që Manu solli jo vetëm përmes teksteve

dhe muzikës së tij, por edhe fakti që nga 90 minuta që ishte parashikuar, koncerti u zgjat në 2 orë e 20 minuta, është treguesi më i mirë i këtij suksesi. Publiku ka qenë më euforik se kurrë. Këngëtari është kthyer 5 herë në skenë. Njerëzit nuk largoheshin nga stadiumi Qemal Stafa edhe pas koncertit… A nuk është ky një sukses?! Sa e vështirë është të sjellësh artistë të huaj? Artistët kushtojnë. Vështirësia gjithmonë qëndron në mosgjetjen e terrenit për zhvillimin e aktiviteteve të tilla. Të gjithë jemi realistë se në Shqipëri realizohen aktivitete edhe pa vlerë dhe shpesh nuk mbështeten evente të këtij lloji që janë ngjarje kulturore. Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar dhe impakti që këto koncerte kanë pasur, ka qenë i madh dhe ka bërë që njerëzit të reflektojnë dhe të jenë pjesë e këtyre eventeve. Për t’iu rikthyer pyetjes, kompania LRE është përpjekur të sjellë emra të mëdhenj, por ndërkaq emra që mund të përballohen financiarisht nga ne, por edhe nga publiku (përsa i përket çmimit të biletës)… Shpesh njerëzit pyesin përse nuk vjen “Metallica” apo “AC/DC”, por përveçse këta grupe janë shumë të shtrenjtë, kur vjen puna për biletën jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë për të parë këto koncerte. Megjithatë, në një moment shumë të afërt kur, sigurisht do të jenë pjekur kushtet, por edhe

Përmendët dhe më sipër festivalin “Rock in Tirana”. Mund të na tregoni diçka konkretisht për të? Prej tre vjetësh, çdo verë (fillim qershori) në Tiranë, LRE organizon festivalin “Rock in Tirana”. Një festival që organizohet në dy ditë, ku ditën e parë performojnë grupe rock-u nga Shqipëria dhe Kosova (një mundësi promovimi për këta grupe) dhe ditën e dytë performojnë këngëtarë apo grupe të njohur Manu Chao në botë. Në këtë festival kanë marrë pjesë grupi gjerman i mirënjohur dhe shumë i pëlqyer në Shqipëri ”Reamon”, këngëtaret Gabriela Cilmi e Giussy Ferreri një vit më parë, që janë pritur në mënyrë fantastike, grupet “Over the Rainbow”, Uli Jon Roth, “Planet Funk” dhe “One Republic”. Shpresojmë që edhe këtë vit të shënojmë të njëjtin sukses. Mund të na tregoni se kush do të jenë emrat që do të vijnë në këtë edicion të festivalit? Edhe pse është herët për t’u zbuluar, është firmosur kontrata me ishbassist-in e grupit të mirënjohur ‘hard rock’ Guns N' Roses, Duff McKagan. Ndërsa emrat e tjerë, ka kohë për t’u mësuar… Po interesi i artistëve të huaj per Shqipërinë është rritur prej këtyre koncerteve? Qëllimi ka qenë edhe i tillë. Mund të them se pas pjesëmarrjes në “Rock in Tirana”, grupi “Reamon” mbërriti pas pak muajsh për herë të dytë në një koncert në Tiranë, çka është domthënëse. Të gjithë këngëtarët që kanë ardhur janë larguar me përshtypje të mira nga publiku shqiptar. Mjaft kanë pasur kuriozitet për të njohur më shumë kulturën tonë. Rasti i fundit i Manu Chao-s ishte, se kishte dëshirë të vizitonte një treg shqiptar. Dhe bëri pikërisht një vizitë në tregun çam.

23/04 - 29/04/11 F.P. 37


Sport 38-41

Nga Gerti Katro www.freepress.al

Roben zbulon sekretet para fansave Kristian Ronaldo, së bashku me Iker Kasijas, Rajan Gigs, Huan Sebastian Veron dhe Frank Riberi janë përballur me të gjitha pyetjet e paraqitura nga përdoruesit e FIFA.com. Pak ditë më parë, një tjetër superstar botëror ra dakord për të gjetur disa orë të lira për të zhvilluar një intervistë ekskluzive me komunitetin e tifozëve në mbarë botën. Njeriu në fjalë është Arjen Roben

A

si holandez përfshin PSV Eindhoven, Çelsin dhe Realin e Madridit në mesin e klubeve e tij të mëparshëm, ai gjithashtu ka qenë në krye të titujve të gazetave që kur militon për Bajern Mynihun nga vera e 2009. Emri i tij është sinonim i suksesit, pasi ai ka arritur tashmë famë të habitshme për të fituar tituj të ligës në Holandë, Angli, Spanjë dhe Gjermani. Firma e lojtarit është goditja rrufe e shpejtë kur hyn nga krahu i djathë për në qendër, të cilën, edhe pse tashmë është bërë e zakonshme, mbrojtësit nuk kanë qenë kurrë në gjendje ta evitojnë. Roben është një përfaqësues i rregullt në ekipin e tij kombëtar që u shfaq në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, edhe pse për të përfundoi me një humbje në kohën shtesë në finalen me Spanjën. Por një kthesë mizore e fatit, e ktheu 27-vjeçarin nga turneu me një lëndim të rëndë, që i kushtoi humbjen e gjysmës e parë të sezonit të tanishëm. Por me një kohë perfekte Roben ka rigjetur formën e tij më të mirë në çastin e duhur, duke pasur parasysh që po afrohet edhe fundi i sezonit në Bundesligë me Bajernin dhe Holanda po përgatitet për një fazë vendimtare në kualifikueset e UEFA EURO 2012. FIFA.com organizoi një intervistë shumë të veçantë me lojtarin, pasi pyetjet janë drejtuar të gjitha nga përdoruesit e sajtit. Lojtari shprehu hapur pakënaqësinë e tij në lidhje me humbjen e dy finaleve të mëdha vjet, foli për fëmijërinë e tij, dhe tregoi edhe për golat e tij më të bukur ndonjëherë.

38 F.P. 23/04 - 29/04/11

Duke shkuar pas në Kupën e Botës 2010, kush është më i madh: zhgënjimi për humbjen në finale apo krenaria për vendin e dytë? Unë mendoj se gjithmonë do të jetë një përzierje e të dyjave. Nga një pikë vështrimi, ne mund të jemi krenarë që Holanda arriti në atë finale. Unë mendoj se të dytët ishte një arritje e madhe, por kur shkon aq afër, ti e do atë trofe. Ne e patëm shansin, kështu që është shumë zhgënjyese që nuk ia dolëm.

Çdo ligë e ka kulturën e vet, identitetin e vet dhe llojin e vet të futbollit. Është shumë fizik në Angli, aftësitë teknike dalin në pah në Spanjë, ku të gjithë duan të luajnë futboll të bukur

Për një lojtar me përvojë si ju, çfarë ndjenje është kur luan në një finale të Kupës së Botës? Ku është ndryshimi kur ju e dini që i gjithë vendi bën tifo për ju? Po sigurisht! Është një nder i madh për të përfaqësuar vendin tënd, jo vetëm në Kupën e Botës, por në çdo ndeshje të vetme ndërkombëtare. Është shumë e veçantë në Kupën e Botës, për shkak se e gjithë bota i ka të drejtuar sytë aty. Në rastin tonë, tërë vendi u çmend, çdo person i vetëm ka qenë e preokupuar për Kupën e Botës. Është fantastike të jesh një anëtar i ekipit në këto rrethana. Ju personalisht përfunduat në anën e humbur në Ligën e Kampion-


SportiFP Është një nder i madh për të përfaqësuar vendin tënd, jo vetëm në Kupën e Botës, por në çdo ndeshje të vetme ndërkombëtare. Është shumë e veçantë në Kupën e Botës, për shkak se e gjithë bota i ka të drejtuar sytë aty

ëve me Bajernin e Mynihut, dhe më pas në finalen e Kupës së Botës. A ishin muajt më pas të vështirë për ju, sidomos pasi qëndruat i dëmtuar për një kohë të gjatë? Si një futbollist, ndeshja që mbetet në kujtesën tënde është gjithmonë ajo e fundit. Me Bajernin ishte humbja jonë në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa për ekipin kombëtar ishte finalja e Kupës së Botës. Duke folur për këtë tani, ju duhet të them se ishte një sezon i diskutueshëm. Në fakt, vështirë se mund të kishte qenë më mirë. Nëse ne do të kishim fituar finalet, ai do të kishte qenë një sezon i përsosur, sepse nuk kishte ndonjë gjë tjetër për të fituar. Por në fund të ditës, kënaqësia për arritjen kaq lart është më e vogël se zhgënjimi. Unë nuk do t’i harroj kurrë këto ndeshje. Ju jeni një lojtar tejet i lëvizshëm. Kush është pozicioni juaj më i preferuar, dhe ku ndjeheni më efikas? Unë mendoj se është pozicioni që unë aktualisht luaj, në krahun e djathtë. Kjo është diçka që ka ndryshuar me kalimin e kohës, lojtarët e krahëve të vendosur në fushë në anën e kundërt të këmbës së tyre më të fortë, dhe kjo ka ndodhur edhe me mua. Unë e bëra atë disa herë me Çelsin, dhe që nga viti me Real Madridin, unë jam pozicionuar shumë më shpesh në të djathtë. A mund t’ju krahasojmë me Johan Krojfin? Jo, nuk mendoj kështu. Krojf është një legjendë në Holandë, ai ishte një lojtar i shkëlqyer, dhe është i njohur kudo që ai shkon në botë, kështu që unë nuk do të ishte me vend një krahasim me të. Ai është një individ shumë i veçantë. Kush ishte lojtari juaj i preferuar në fëmijëri? Ylli brazilian Romario. Ai ishte tek PSV në Holandë kur isha një fëmijë. Kë vlerësoni si lojtarin të ri më të mirë të prodhuar nga Holanda në vitet e fundit? Është e vështirë për tu thënë. Brezi im ka prodhuar një numër të madh lojtarësh të mirë, që tani janë 26 ose 27 vjeç. Nga lojtarët më të rinj, mbrojtësi i Ajaksit, Gregori van der Viel ka ardhur me të vërtetë mirë. Cilat janë dallimet kryesore ndërmjet ligave që ju keni luajtur (Angli, Holandë, Spanjë dhe Gjermani)? Çdo ligë e ka kulturën e vet, identitetin e vet dhe llojin e vet të futbollit. Është shumë fizik në Angli, aftësitë teknike dalin në pah në Spanjë, ku të gjithë duan të luajnë futboll të bukur. Standardet janë shumë të larta në Gjermani, ekipet janë fizikisht të fortë, shumë të disiplinuar, dhe shumë mirë të organizuar. Ku keni kujtimet më të mira të karrierës suaj? Unë kam ruajtur kujtime të mira në çdo klub që kam luajtur. Nuk mund të lë jashtë asnjë klub, kushdo ka kujtime të bukura dhe më pak të bukura. Unë kalova shumë mirë me Çelsin dhe Realin, dhe ndjehem me të vërtetë mirë këtu në Mynih aktualisht.

Si një futbollist, ndeshja që mbetet në kujtesën tënde është gjithmonë ajo e fundit. Me Bajernin ishte humbja jonë në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa për ekipin kombëtar ishte finalja e Kupës së Botës Si është të luash përkrah Frank Riberisë? Është gjithmonë e mrekullueshme. Ai është absolutisht një lojtar i klasit botëror dhe unë po shikoj mundësinë për të luajtur në të njëjtin ekip me të në çdo kohë. Kush është mbrojtësi më i mirë që keni luajtur kundër ndonjëherë? Nuk kam ndonjë që më ka bërë një përshtypje të veçantë në kujtesën time. Kur sulmon të vijnë kundër shumë kundërshtarë dhe ata janë të gjithë duke u përpjekur për të mbrojtur mirë. Çdo kundërshtar ka anët e forta dhe të dobëta, dhe ti duhet të përpiqesh të shfrytëzosh dobësitë. Cili ka qenë goli juaj më i bukur? Ku, ndaj kujt, dhe në çfarë rrethanash është shënuar? Sërish, nuk mund të drejtoj gishtin në një të vetëm. Golat më të mirë janë gjithmonë ata të cilët janë më të rëndë-

sishëm për ekipin. Për shembull, sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve kundër Fiorentinës dhe Mançester Junaited, apo në gjysmë-finalen e kupës në Gjermani kundër Shalkes. Këto ishin gola të bukur dhe jetikë gjithashtu. Por unë gjithashtu shënova dy gola në finalet e Kupës së Botës, dhe është themelore të ndihmosh ekipin në një turne kaq të rëndësishëm. Si e mbani ekuilibrin mes futbollit dhe jetës familjare? Dhe çfarë ju pëlqen më shumë në të qenit një baba? Natyrisht jeta familjare luan një rol të rëndësishëm. Unë kam ndërruar klubet disa herë, dhe familja duhet të përballet me të gjithashtu, një gjë që nuk është gjithmonë aq e lehtë. Kur unë jam me familjen time, unë mund të “fikem” plotësisht. Unë nuk jam më Arjen Roben futbollisti, unë jam Arjen Roben burri dhe babai. Është shumë e rëndësishme, kjo më jep të mirat e botës, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në jetë.

23/04 - 29/04/11 F.P. 39


SportiFP

www.freepress.al

Tragjedia e Mynihut, zhdukja Një nga tragjeditë më të mëdha të botës së futbollit. Historia e fundit tragjik të tetë lojtarëve të Mançester Junaited, që mbetën të vrarë në një aksident ajror. Ja se si tragjedia përhapi shpirtin luftarak, që mbijeton edhe sot e kësaj dite, duke e bërë Mançesterin një prej klubeve më të mëdha në botë. Vetëm një dekadë më pas, klubi u ringrit duke u shpallur Kampion i Europës.

Ë

shtë një prej tragjedive më të mëdha që ka njohur bota e futbollit. Më 6 shkurt 1958, shtatë lojtarë të Mançester Junaited ishin në mesin e 21 të vdekur, pas një përplasje ajrore në Mynih. Europian British Airuays u përfshi nga zjarri, kur goditi disa ndërtesa menjëherë pasi u ngrit. Avioni mbante në bordin e tij ekipin anglez, pasi këta të fundit ktheheshin nga një ndeshje e Kupës Evropiane(Liga e Kampioneve tani) në Beograd, ndaj Cërvena Zvezdës. Në bord ishin 38 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Bota e futbollit humbi disa nga lojtarët më të talentuar të rinj në këtë fatkeqësi, të njohur si “Busby Babes”(fëmijët e Busbyt), pasi menaxheri Mat Busby drejtonte ekipin. Mosha mesatare e tyre ishte 24 vjeç dhe mes të vdekurve përfshiheshin: Roxher Byrne - kapiteni - Mark Xhons, Edi Kolman, Tomi Tejlor, Liam Uilan, David Peg dhe Geof Bent.

Ngjarja Pas furnizimit me karburant në aeroportin e Mynihut, pilotët Xhejms Thain dhe Kenet Rayment braktisën dy mundësitë për të ndaluar aty, për shkak të vështirësive teknike, edhe pse moti nuk ishte fort i favorshëm. Nga frika e vonesës, Thain përjashtoi një qëndrim gjatë natës në Mynih dhe u përpoq për të ngritur avionin edhe një herë të tretë. Lojtarët Dankan Eduards, Tomy Tejlor, Mark Xhons, Edie Kolman dhe Frank Suift, u zhvendosën në pjesën e pasme të avionit, duke besuar që ajo të ishte më e sigurt. Kur avioni hasi në llucë në fund të pistës, ai humbi shpejtësi dhe u përplas me një gardh në fund të pistës, para se krahu i majtë të godiste një shtëpi aty pranë dhe të këputej. Përveç lojtarëve Tejlor, Xhons, Kolman, Uilan, Bent, David Peg dhe Byrne, që vdiqën në vend, lojtari yll, Dankan Eduards, vdiq nga plagët e marra 15 ditë më vonë. Trajneri i ekipit, Met Busby, u përshkrua si më i lënduari seriozisht dhe u mbajt me transfuzion gjaku në spital. Sulmuesi i talentuar në

40 F.P. 23/04 - 29/04/11

atë kohë, Bobi Çarlton(më pas legjendë) u trajtua për lëndime të lehta në kokë. Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë ajrore BEA, A.H. Miluard, kishte pasur një stuhi dëbore të madhe në Mynih dhe piloti vonoi nisjen për shkak se ai ishte i pakënaqur me një nga motorët e aeroplanit. Ky ishte aksidenti i parë fatal i këtij lloji të aeroplanëve BEA, i cili kishte mbajtur në bord 2.340.000 pasagjerë në 86.000 fluturime,

që kur filloi shërbimin në vitin 1952. Pas këtij aksidenti, masa të reja sigurie u morën nëpër pista. I njëjti avion, i quajtur “Lord Burghley”, mbante në bord lojtarët e Mançester Junaited. Mesazhet e keqardhjes u derdhën nga e gjithë bota, përfshi dhe klubet sportive. Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën u mbajtën dy minuta heshtje para fillimit të çdo takimi. Cërvena Zvezda e Beogradit, ekipi që u ndesh me Mançester Junaited


SportiFP Bary Navidi, producenti i filmit të vitit 2004, “Tregtari i Venedikut”, u raportua për të punuar në një skenar për një film të Hollivudit në lidhje me tragjedinë ajrore të Mynihut. Mançester Evening News raportoi më 22 prill 2005 që të mbijetuarit nuk ishin konsultuar dhe ishin të shqetësuar për mënyrën se sa i saktë do të ishte filmi

e brezit të artë të Junaited Busby u plagos rëndë në aksidentin që u mori jetën të ashtuquajturve “Busby Babes” dhe ka pasur spekulime në atë kohë që klubi aq i dëmtuara, nuk do të ngrihej më. Por, ata luftuan për të përfunduar në sezonin 1958-1959 dhe kur ai u kthye në rolin e trajnerit një sezon më pas, filloi detyrën e rindërtimit të ekipit pas tragjedisë. Klubi fitoi kampionatin në 1965 dhe 1967, por shënoi arritjen më të madhe 10 vjet më pas me Kupën Europiane. Së bashku me trajnerin, lojtarët Bobi Çarlton dhe Bill Foulkes ishin të mbijetuarit e vetëm të tragjedisë që luajtën dhe fituan në finalen ndaj Benfikës.

Memorialet

Nga e majta - Duncan Edwards, Tommy Taylor, Liam Whelan, David Pegg, Mark Jones, Eddie Colman, Roger Byrne, Geoff Bent

para rrëzimit, sugjeroi që ata të bëhen kampionë nderi të Kupës Europiane 1958.

Mbretëresha e tronditur thellësisht Tetë gazetarë britanike dhe disa zyrtarë të klubit mbetën të vrarë gjithashtu. Mbretëresha e Anglisë theksoi se ndihej “thellësisht e tronditur”. Ajo i ka dërgoi një mesazh ngushëllimi kryetarit të Bashkisë të Mançesterit dhe ministrit të Transportit dhe Aviacionit Civil.

qenë për shkak se fotot e botuara ishin prodhuar nga një kopje e negativit. Dëshmitarët nuk ishin thirrur në hetime dhe procedurat kundër Thain u zvarritën deri më 1968, kur ai u lirua më në fund nga çdo përgjegjësi për aksidentin. Si shkak zyrtar, autoritetet britanike nxorën grumbullimin e llucës në pistë, që kishte penguar avionin të merrte shpejtësinë e duhur për t’u ngritur në ajër. Thain u përjashtuar nga kompania ajrore BEA, menjëherë pas aksidentit dhe kurrë nuk u angazhua më. Në pension, ai u rikthye për t’u kujdesur në fermën e tij të pulave në Berkshair. Ai vdiq nga një atak në zemër në moshën 53-vjeçare, në 1975.

Hetimet Pavarësisht nga ky përfundim, autoritetet gjermane të aeroportit (të cilët ishin ligjërisht përgjegjës për gjendjen e pistave të aeroportit) ndërmorën veprime ligjore kundër kapitenit Thain, si piloti që i kishte mbijetuar rrëzimit. Ata deklaruan se ai kishte nisur avionin pa shkrirë akullin nga krahët dhe se përgjegjësia për aksidentin ishte vetëm e tij, pavarësisht se nga disa dëshmitarë që kishin deklaruar nuk ishte kështu. Bazat e akuzës të autoriteteve gjermane “u mbështetën në një fotografi të avionit (botuar në disa gazeta) marrë pak kohë para se të ngrihej në fluturim, ku shfaqej dëbora në faqen e sipërme të krahut. Kur negativi origjinal u shqyrtua, nuk shihej borë apo akull, “dëbora” ka

Kampionë të Europës, një dekadë më vonë Një dekadë më vonë, Mançester Junaited u bë klubi i parë anglez që fitonte Kupën e Europës, duke mposhtur në finale portugezët e Benfikës 4-1. Dhjetë vjet pas tragjedisë ajrore të Mynihut, e cila vrau tetë lojtarë të rinj të ekipit të Mat Busbyt, Mançester Junaited ka arritur majën e futbollit Europian. Në krye të ekipit ishte sërish trajneri Mat Busby, i cili më pas deklaroi: “Ata na kanë bërë të ndihemi shumë krenarë. Ata u kthyen me zemrat e tyre për t’i treguar kujtdo se nga çfarë brumi është bërë Mançesteri. Kjo është gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur ne jetën time, jam njeriu më krenar në Angli sonte.”

autoritetet gjermane të aeroportit (të cilët ishin ligjërisht përgjegjës për gjendjen e pistave të aeroportit) ndërmorën veprime ligjore kundër kapitenit Thain, si piloti që i kishte mbijetuar rrëzimit. Ata deklaruan se ai kishte nisur avionin pa shkrirë akullin nga krahët dhe se përgjegjësia për aksidentin ishte vetëm e tij

Memoriali i parë në stadiumin Old Traford për lojtarët e humbur dhe stafin u zbulua më 25 shkurt 1960. E para, një pllakë në formën e stadiumit me imazhin e fushës së gjelbër, shkruar me emrat e viktimave në një xham me ngjyra të zezë dhe ngjyrë ari, është e vendosur mbi hyrje. Mbi pllakë është gdhendur një lojtar dhe një tifoz, me kokat ulur duke parë anët e një kurore që ka në mes vitin “1958”. Pllaka është projektuar nga arkitekti nga Mançesteri, J. Vipond dhe ndërtuar nga Jaconello (Mançester) me një kosto prej 2.100 £. Ajo u zbulua gjatë përurimit nga vetë Mat Busby. Një shërbim përkujtimor u mbajt në Old Traford më 6 shkurt 2008. Në përfundim të shërbimit, anëtarët e mbijetuar të ekipit të 1958-s ishin të ftuarit e nderit në një ceremoni që ndërroi emrin e tunelit të Jugut të stadiumit duke e mbiquajtur si “tuneli i Mynihut”, e cila përmban një ekspozitë të “Busby Babes”. Gjithashtu, dy memorialë të tjerë janë vendosur në Gjermani.

Filmi që nuk u bë Bary Navidi, producenti i filmit të vitit 2004, “Tregtari i Venedikut”, u raportua për të punuar në një skenar për një film të Hollivudit në lidhje me tragjedinë ajrore të Mynihut. Mançester Evening News raportoi më 22 prill 2005 që të mbijetuarit nuk ishin konsultuar dhe ishin të shqetësuar për mënyrën se sa i saktë do të ishte filmi. Bill Foulkes tha se, nëse bëhet siç duhet, filmi mund të bëhet një “tribut për Busby Babes, i cili mund të shihet për brezat që do të vijnë.” Megjithatë, ai shprehu shqetësimin në lidhje me saktësinë e filmit, bazuar në mungesën e burimeve të dorës së parë se çfarë në fakt ndodhi në Mynih. I mbijetuari tjetër, Hary Greg ishte më i shqetësuar për portretizimin e lojtarëve, sidomos atyre që kanë vdekur, dhe nëse ndjenjat e familjeve të tyre do të respektoheshin. Xhon Doherty, një lojtar që kishte lënë SH.B.A.-të vetëm disa muaj më parë, ishte më pak i përmbajtur, duke thënë se: “Arsyeja e vetme e atij dikushit për të bërë një film si ky është për të fituar para” dhe se “ndërsa ka mundësi të jetë një aluzion i vogël i të vërtetës në film, ai mund të jetë kryesisht i pavërtetë ... Nëse ju nuk keni qenë atje, si mund të dini se çfarë bisedash u zhvilluan? “. Në përfundim, filmi nuk u xhirua.

23/04 - 29/04/11 F.P. 41


HoroskopiJavor 42

Dashi Kjo periudhë është pak e ndezur për ju. Javën do e filloni me mosmarrëveshje, të cilat do të ndikojnë në rritjen e stresit. Ditët në vijim do të jenë pak më të qeta. Në veçanti të martën dhe të mërkurën do të mbështeteni tek dikush, i cili do të risë energjitë tuaja. Kini kujdes me sjelljen ndaj partnerit tuaj. Nëse do të diskutoni, mos u acaroni, por jepni argumenta bindëse.

Demi Java do të jetë e qetë për të lindurit e shenjës së Dashit. Shfrytëzoni ditët e para të javës, pasi ditët në vazhdim mund të jenë të pakëndëshme. Kjo ndoshtra për arsye familjare apo stresin që do të kaloni në punë. Shfrytëzoni kohën tuaj për të qëndruar sa më shumë me anëtarët e familjes suaj. Në këtë mënyrë do të arrini të keni mbështetjen e tyre.

Binjakët Java do të fillojë e qetë. Keni shumë gjëra për të bërë, programe të bukura sociale dhe shumë energji dinamike. Në punë nuk do të merrni shumë kënaqësi, pasi disa grindje të vogla do ju prishin humorin tuaj. Takime interesante do të keni nga mesi i javës. Ditën e enjte dhe e premte do të jeni pak nervoz, ndoshta për shkak të disa çështjeve familjare. Duhet të menaxhoni me kujdes marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

Gaforrja Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të bëjë që java të nis pak me dembelizëm. Mendja juaj nuk do që të mendojë për punë, ose do të jeni i hutuar nga emocionet. Të martën dhe të mërkurën do të merrni detyra të pakëndshme, që do ju inkurajojnë. Në ditët në vijim do të jeni më kreativ. Java do të jetë intriguese dhe për të dashuruarit, sidomos për ata që janë në kërkim të një aventure të re.

Peshorja Dita e hënë do të jetë e qetë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ditët në vijim. Pakënaqësitë dhe stresi mund të sjellin tension tek ju. Në ditët në vijim gjërat do të shkojnë pak më mirë. Nuk duhet të nxitoheni në marrjen e vendimeve. Ditën e mërkurë dhe të enjte do të ndiheni më të motivuar për të ecur përpara. Gjatë fundjavës do të planifikoni një udhëtim relaksues.

Akrepi Java do të fillojë mirë, edhe pse do të keni një dëshirë shumë të vogël për të punuar. Do të përfshiheni nga emocione dhe ndjenja të cilat do ju bëjnë të ëndëroni më shumë. Yjet ju favorizojnë në çështjet e dashurisë këtë javë. Do të tërhiqni vëmendjen e personave që ju rrethojnë dhe do të ndiheni shumë me fat.

Shigjetari Gjatë javës do të shpenzoni shumë energji për jetën private, familjare dhe sentimentale. Të gjitha këto do të kërkojnë vëmëndjen dhe shqyrtimin tuaj. Të mërkurën dhe të enjten do të jeni më shumë aktiv në punë dhe në marrëdhëniet me miqtë. Kënaqësia që do të merrni në punë do ju kthejë humorin e munguar prej kohësh. Mundësi të mira do të ketë këtë javë dhe për ata që janë në kërim të një pune.

Ujori Dita e hënë do të duket pak e vëshitë dhe e mërzitshme. Do ju duhet të menaxhoni një mosmarrëveshje të pakëndëshme me familjarët tuaj. Deri ditën e mërkurë situata do të jetë e tensionuar. Disa çështje ekonomike do të shtojnë mërzitjen tuaj. Ditët në vijim do të jenë më të qeta për faktin se do keni qartësuar gjërat në mendjen tuaj. Bëni kujdes me shëndetin. Mos e teproni me ushqimin. Dita e shtunë dhe e dielë do të jenë të përshtatshme për të bërë një udhëtim, ose për të marrë pjesë në një aktivitet kulturor.

Peshqit Kjo është java kur duhet të përqëndroni të gjitha energjitë tuaja krijuese. Të mërkurën dhe të enjten do të ndiheni më të arsyeshëm, të bindur në vlefshmërinë e qëllimeve tuaja dhe të gatshëm për të demonstruar aftësitë tuaja. Marrëdhëniet në çift po kalojnë një kohë të mirë në saj të ndikimit të yjeve në shenjën tuaj. Përpiquni të jeni të durueshëm të premten dhe të shtunën, kur Hëna e plotë mund t ju shkaktojë disa fërkime të vogla në shtëpi.

Bricjapi Javën do e filloni me një ankth të caktuar. Problemet dhe pakënaqësitë do të bëjnë që të shpenzoni më shumë energji emocionale. Mund të dëgjoni disa thashetheme që nuk do ju pëlqejën aspak. Mos harroni të lini pas dore jetën sentimentale. Në këtë periudhë partneri juaj ka shumë nevojë për ju. Kushtojani fundjavën tuaj partnerit dhe do të shihni se do të ndiheni më të qetë dhe të lumtur.

Adresa - Rr. "Sami Frashëri" (Përballë Drejtorisë së Policisë) Cel - +355 (0) 68 44 03 133

Tel - +355 (0) 4 24 27 444

Luani Në fillim të javës nuk do të jeni shumë energjik. Në ditët në vijim, energjia juaj do të rritet, sidomos ditën e mërkurë. Me fjalët tuaja do të arrini të bëni shumë njerëz për vete. Një pushim i rastit do ju bënte shumë mirë për të qartësuar idetë tuaja. Yjet ju këshillojnë të mos nxitoheni këtë javë në vendimet që do të merrrni. Një ndër gjërat që duhet të bëni këtë javë është t’i kushtoni rëndësi edhe shqetësimit të partnerit.

Virgjëresha Java për të lindurit e shenjës së Virgjëreshës do të fillojë me një ritëm normal. Disa miq do të vlerësojnë qartësinë dhe besnikërinë tuaj. Mendoni më shumë për shëndetin tuaj. Mos e lini pas dorë, ushqehuni mirë dhe dhe pushoni sa më shumë. Mos lini pas dore gjërat e rëndësishme. Me Venusin kundra jush, disa tensione mund të keqësojnë marrëdhënien tuaj në çift. Ndoshta jo gjithmonë do të ndiheni të vlerësuar. Fundjva premton të jetë e qetë dhe relaksuese.

42 F.P. 16/04 - 22/04/11

Ju mirpresim nga afër me elegance , çmime te arsyeshme dhe cilesi !!!!!

Për informacione mbi shërbimin apo vendndodhjen, ju lutemi kontaktoni:

Rajko Fashion & Accessories Cel: +355695536151 E-mail: rajko.fashion@gmail.com Rr. Ismail qemali 29 (ne krah te piceri era)


www.freepress.al

ku të na gjeni? librari Librari “Tirane-Shkup-Prishtine” ad: Blv. Z I-re para muzeut kombetar Librari “ Libra dhe Revista” ad: Rr.Barrikadave, brapa “ushtarit te panjohur” Librari “Besi” ad:Rr A.Kasemi , tek Brryli Librari Ad: Rr. Elbasanit , Mbrapa ETC Librari “ Viktor Eftimiu” ad: Rr Elbasanit , Perballe me ambasaden Amerikane Librari” Tirana e RE” ad: Rr. A.Frasheri Prane Raiffeisen BANK Librari “Libri I ri” ad: Rr. S.Frasheri ,perballe me restorant –piceri Juvenilja Rr. Durresit Perballe te Ministris te Arsimit Librari Basha (Pran shkolles I. Qemali) Librari e Pershtateshme Rr. Jul Variboba Librari Internacional Book Shop – Rr. Pjeter Budi Librari Universiteti

SUBJEKTE Kafe Viena - Bulevardi Zogu I Rajko Fashion Accessories – Rr. Ismail Qemali 29 ( Pran Piceri Era – Ish Bllok) Mystic Pizza – Rr. Perlat Rexhepi 21 (Perballe Fakultetit Juridik) Bodeguitta – Blv Zhan Dark (Ish Pink Room) FARMACI - Pharma Net – Zogu I (Rr. Trenit) Pran Alpha Bank ROUTE 66 – Brigada VIII (Bllok)

Dëshironi të reklamoni biznesin tuaj?

Na kontaktoni në marketing@freepress.al Tel: 067 40 24 710


Funny 44 -45

www.freepress.al

Të qeshim me disa barsoleta Askush nuk di të thotë se përse ka kaq shumë barsoleta për biondet. Dikush mendon se ata janë shënjestër më e lehtë, të tjerët thonë se të gjitha këto janë stereotipe. Dikush mendon një barsoletë dhe ia vë në kurriz biondeve. Megjithatë anekdotat për biondet janë shumë të këndshme. “Free Press” ka grumbulluar disa dhe i sjell për ju. Mos harroni, nuk ka vetëm për biondet, por edhe për biondët.

Një punonjës i një linje ajrore mori një telefonatë nga një bionde. -Ju lutem, sa zgjat udhëtimi nga Londra në Nju Jork? -Një minutë... -Faleminderit.

* * * Çfarë kanë të përbashkët një bionde dhe një shishe birrë? Të dyja janë bosh nga qafa e sipër.

* * * Tre bionde po ecnin në një shkretëtirë kur gjetën një llampë magjike. Pasi e fërkuan, doli xhindi dhe u tha se do tu plotësonte tre dëshira. E para tha: Dua të bëhem më e zgjuar. Kështu që u bë flokëkuqe. E dyta tha: Dua të bëhem më e zgjuar se ajo. Kështu që u bë brune. E treta tha: Dua të bëhem më e zgjuar se ato të dyja. Kështu që u bë burrë.

* * * Një bionde me veshët e skuqur shkon tek doktori. Ai e pyet se çfarë i kishte ndodhur. -Po hekurosja një këmishë, ra telefoni dhe në vend që të ngrija telefonin, ngrita hekurin, kështu që ai mu ngjit në vesh. -Oh e dashur, më vjen keq, i tha doktori, po veshit tjetër çfarë i ndodhi? -Ai personi telefonoi sërish.

44 F.P. 23/04 - 29/04/11

* * * Dy bionde po shëtisnin në rrugë dhe njëra thotë: “Shikoje atë qen me një sy”. Bjondja tjetër mbulon njërin sy me dorë e thotë: “Ku?”

* * * Çfarë bën një bionde me sytë e mbyllur

përpara një pasqyre? Kërkon të shohë se si duket në gjumë.

* * * Cila është gjëja e parë që bën një bionde në mëngjes? Shkon në shtëpi.

* * *

Përse janë kaq të shkurtra barsoletat për biondet? Në mënyrë që brunet t’i mbajnë mend.

* * * Përse biondia u zhgënjye kur shkoi në Londër? Mori vesh që Big Ben ishte thjesht një orë.

* * * Përse biondet i kanë qejf rrufetë? Mendojnë se dikush po i nxjerr në fotografi.

* * * Një bionde përplas makinën e saj në mënyrë të tmerrshme, por del prej asaj pa pësuar asnjë dëmtim. Polici rrugor


FunnyFP Tragjedi në një qendër tregtare. Ikën dritat dhe tre bionde mbetën të bllokuara në shkallët e lëvizshme për pesë orë.

për biondet... e biondët vjen dhe sheh i terrorizuar. -Jeni mirë zonjë, çfarë ndodhi, i thotë ai. -Ishte një gjë shumë e çuditshme, thotë biondia. Isha duke ecur, kur fap më del një pemë përpara. U shmanga majtas, kur sërish më del një pemë. U shmanga djathtas, prapë një pemë, u ktheva majtas, prapë... -Uh zonjë, i tha polici, këtu nuk ka asnjë pemë për 30 kilometra. Është pema aromatizuese që po lëvizte majtasdjathtas.

* * * Një bionde shkon në një dyqan mishi dhe kërkon një metër sallam. Shitësi: “Nuk e shesim me metër, e shesim me kile”. Bjondia: “Mirë, me jep një kilometër”

* * * Një bionde kthehet nga shkolla dhe i thotë mamasë së saj: “Mami, sot numërova në shkollë deri në dhjetë, vajzat e tjera mezi numëronin deri në pesë. A është gjë e mirë kjo mami?” “Shumë e mirë zemër”. “Për shkak se jam bionde?” “Për shkak se je bionde zemër” Një ditë tjetër biondja vjen nga shkolla dhe i thotë mamasë së saj: “Mami, sot përsërita të gjithë alfabetin. Vajzat e tjera nuk e dinin as në gjysëm. A është gjë e mirë kjo mami?” “Shumë e mirë zemër”. “Për shkak se jam bionde?” “Për shkak se je bionde zemër” Pas ca ditësh vjen biondja në shtëpi e i thotë mamit. “Mami, sot bëmë not. Vajzat e tjera nuk kishin aspak gjoks, unë kam gjithë këtë gjoks. A është gjë e mirë kjo mami?” “Shumë e mirë zemër”. “Për shkak se jam bionde?” “Për shkak se je 25 vjeçe”

* * * Po bisedonin një bionde dhe një brune. Brunja: Më ka blerë burri një buqetë me lule. Tani duhet të rri tërë fundjavën me këmbë përpjetë... Biondja: Pse kështu, nuk ke vazo?

* * * Pse biondet nuk hanë asnjëherë banane? Sepse nuk gjejnë dot zinxhirin për të hapur.

* * * Një bionde dhe një brune po ecnin në një park. Papritur brunja i thotë: “Shiko, paska ngordhur një zog”. Biondja ngre kokën lart e thotë: “Ku?”

* * * Një bionde në dyqan: Të lutem më bëj katër kile portokalle, por të vegjël se nuk i mbaj dot.

Si mund ta bësh një bionde që të qeshë të shtunën? Tregoji një barsoletë të mërkurën.

* * * Tragjedi në një qendër tregtare. Ikën dritat dhe tre bionde mbetën të bllokuara në shkallët e lëvizshme për pesë orë.

* * * Bisedojnë dy bionde. Biondja e parë: “Mjeku më ka thënë se dy javët e ardhshme duhet të jetoj vetëm me molla”. Biondja e dytë: “Po sikur të biesh nga molla?”

* * * Dy bionde po pinin kafe. I thotë njëra: “Ku ke lindur ti?” “Në spital” “Uaa, qyqja, ç’të kishte ndodhur?”

* * * Një bionde shkon në një piceri dhe porosit një picë. “Ta ndaj në gjashtë copa, apo në 12,” i thotë kamerieri. “Oh, në 6, nuk do i haja kurrë 12 copa picë”.

* * * Çfarë kanë të përbashkët UFO-t dhe biondet? Kemi dëgjuar për to, por nuk i kemi parë kurrë.

* * *

* * * Një grup biondesh vendosën që t’i tregojnë botës se nuk janë aq budallaqe sa mendohet. Ata ngritën një panel gjykatësish për të bërë pyetje. Hyri e para bionde në konkurs. E pyet gjykatësi: Sa bëjnë 59+2. Përgjigjet biondja: 57. E gjithë salla e mbushur me bionde shpërthen: Jepi dhe një shans tjetër, jepi dhe një shans tjetër. E pyet sërish gjykatësi: Sa bëjnë 15-5. Përgjigjet biondja: 20. E gjithë salla e mbushur me bionde shpërthen: Jepi edhe një shans tjetër, jepi edhe një shans tjetër. E pyet prapë gjykatësi: Sa bëjnë 1+2. Përgjigjet biondja: 3. E gjithë salla: Jepi edhe një shans tjetër, jepi edhe një shans tjetër.

ës e jav a t e ol Bars

n: a r babi r t e h y Vje eshtar e p ra e Ad-

kur ehr ” Djali ej vj h mit? u a q d i s A i, ra e uk “Bab jehr ami n V d “ . A ” ? “Po amit ka abai. b bir, t e o t i r r b ha jehë erë!” sur v a p atëh a k ë s j para qenë

Barsoleta për meshkujt biondë Një djalë biond shkon në një ndeshje futbolli dhe ulet në vendin e tij. Pas pak dëgjon dikë që po thërriste: “Hej, Xhorxh”. Kthehet pas, sheh nga turma, nuk njeh askënd, ulet në vendin e tij. Pas pak sërish dikush bërtet: “Hej, Xhorxh”. Ngrihet në këmbë, por sërish nuk njeh askënd. Ulet. Herën e tretë dikush bërtet sërish: “Hej, Xhorxh”. Biondi ngrihet në këmbë, kthehet nga turma dhe bërtet: “Qepe gojën, nuk e kam emrin Xhorxh”.

* * * Një biond kthehet në shtëpinë e tij dhe e gjen gruan të zhveshur në krevat dhe duke djersitur. “Çfarë ke zemër?” e pyet biondi. “Po kaloj një atak në zemër,” i thotë gruaja. Biondi zbret poshtë për të telefonuar urgjencën dhe gjen djalin e vogël. “Ej, babi, xhaxhai është nudo në dollapin e rrobave”. Biondi ngjitet sipër, gjen vëllain në dollap pa rroba. “Turp të të vijë, gruaja im po kalon një atak në zemër, ti vërdallosesh pa rroba në shtëpi duke trembur fëmijët”.

* * * Një fermer i vjetër po udhëtonte në qytet kur pa dy fermerë bjondë. “Çfarë po bëni,” i pyet. “Po mbjellim,” thanë ata. “Po ku i keni farat,” tha fermeri. “Oh, tha njëri prej tyre. Normalisht jemi tre. Njëri hap gropat, Xhimi hedh farat dhe unë mbush gropat. Por Xhimi është sëmurë sot.”

* * * Tre punëtorë, një irlandez, një meksikan dhe një biond po punon në ndërtimin e një pallati. Po hanin drekë. Irlandezi: Bo, prapë mish viçi më paskan futur. Po të më fusin sërish mish viçi, do hidhem nga godina. Meksikani: Bubu, prapë burrito. Nëse do më fusin sërish për drekë burrito, do vras veten. Bjondi: Uu, prapë bolonjeze paskam. Do vras veten po pata sërish për drekë bolonjeze. Të nesërmen u ulën sërish për drekë me gjërat që kishin marrë nga shtëpia. E hapi irlandezi drekën, vrau veten. Meksikani njësoj. Biondi po ashtu. Në funeralin e tyre ishin edhe gratë. Gruaja e irlandezit: Ta dija që i ishte mërzitur mishi i viçit, do i jepja diçka tjetër. Gruaja e meksikanit: Ah, do i jepja tacos që të mos vriste veten. Të gjithë hedhin sytë nga gruaja e biondit. “Hej, mos më shihni mua, nuk ia përgatisja unë drekën, e përgatiste vetë”.

23/04 - 29/04/11 F.P. 45


Eros 46 -47

www.freepress.al

Një e treta e njerëzve nuk do tradhtonin kurrë Të paktën kështu thotë një sondazh. Por ata që nisin tradhtinë, krijojnë menjëherë larmi. Një sondazh tregon se justifikimi kryesor i meshkujve pse bëjnë një tradhti është se nuk u pëlqen të hanë të njëjtën gjellë çdo ditë

Ja përse tradhtojnë meshkujt

40

përqind e të pyeturve nga faqja online thanë se kishin tradhtuar për shkak se kishin nevojë për ndryshim, për diçka të re. Përgjigja më e zakontë e meshkujve që tradhtojnë ishte: E dua partneren time, por seksi me të është si ushqimi. Është e mërzitshme që të hash çdo ditë të njëjtën gjë

P

ortali online joyclub ka realizuar një sondazh në lidhje me tradhtitë. Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen se “duhet të ndryshojmë gjellën që hamë çdo ditë”. Ky është justifikimi kryesor i meshkujve që tradhtojnë. 40 përqind e tyre thonë se kjo është arsyeja pse bëjnë një tradhti. Një e treta e të pyeturve thonë se nuk e çojnë kurrë ndërmend që të bëjnë një tradhti, kurse pjesa tjetër thonë se kanë tradhtuar ose e mendojnë një gjë të tillë. Madje ata që kanë tradhtuar më shumë se njëherë janë në numër më të shumtë se ata që tradhtojnë njëherë, ose që nuk kanë ndërmend që të tradhtojnë kurrë. Është për tu çuditur se një përqindje e vogël janë radikalë sa i përket tradhtisë. 13 përqind thonë se nuk do e falnin një tradhti. Pjesa tjetër thonë se do e falnin, ose do prisnin për argumentet që jepen për tradhtinë dhe në varësi të tyre do të vendosnin. Po ashtu shumë njerëz thonë se e dinë që mund të jenë tradhtuar. Më poshtë do të lexoni edhe justifikimet kryesore për tradhtitë, arsyet kryesore pse bëhet një tradhti dhe kërkesat më të çuditshme për falje.

46 F.P. 23/04 - 29/04/11

22.6

përqind e të pyeturve thanë se donin të testonin vlerën e tyre në treg duke bërë tradhti

17

përqind e të pyeturve thanë se ishin të mërzitur nga seksi në shtëpi

5.6 Top 5 Justifikimet e gënjeshtërta -Po largohem për ca kohë me mikun tim -Do më duhet të punoj deri vonë -Thjesht flasim, nuk ka asgjë tjetër -Nuk është ashtu siç mendon -Jemi thjesht kolegë pune

Top 5 Arsyet pse bëjnë një tradhti -E kisha tepruar me alkoolin -Kisha nevojë për larmi -Më ke neglizhuar, nuk ke kohë për mua -Kam nevojë për konfirmim -Ai/ajo ishte shumë atraktive

Top 5 Kërkesat më të çuditshme për falje -Ishte errësirë dhe mendova se je ti -Por, unë mendoja se ti je pederast -Më duhej të krahasoja për të parë se çfarë është ajo që kam me ty -Kolegu im ishte impotent, nuk bëmë gjë -Më vjen keq zemër, unë i lëndoj gjithmonë njerëzit që dua

A keni tradhtuar? -19 përqind: po, njëherë -37 përqind: po, disa herë

përqind e meshkujve thanë se tradhtojnë për shkak të vetmisë

-11 përqind: jo, por e mendoj -33 përqind: jo, as që bëhet fjalë

Më kanë tradhtuar... -51 përqind: po, e di -19 përqind: jo, sigurisht që jo -30 përqind: ndoshta, nuk di gjë

A do e falnit një tradhti? -39 përqind: po -13 përqind: jo -48 përqind: ndoshta, varet nga situata dhe arsyetimi


ErosFP Pilotit i pëlqen të ndryshojë. Seksi me të është gjithmonë interesant dhe i jashtëzakonshëm. Por harrojeni se mund ta mbani lidhur Meshkujt janë llogaritarë të mirë. Ata e dinë që një banesë e përbashkët shkurton kostot e mbi të gjitha të siguron një pastruese falas. Për këtë arsye ata duan të zhvendosen sa më shpejt në një shtëpi së bashku, ndryshe nga femrat. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë pyetur 200 meshkuj rreth moshës 30 vjeçare se përse lidhet një mashkull e një femër bashkë? Për përgjigjen meshkujt kanë thënë vetëm katër germa: SEKS! Ata e lidhin bashkëjetesën me një grua automatikisht me seksin. Kështu thotë profesoresha Penelope Huang. Kjo shpjegon edhe anketat e mëparshme që thonë se meshkujt e vetmuar, pas disa muajsh lidhje, duan të jetojnë bashkë me partneren. Kurse gratë hezitojnë të ndërmarrin një hap të tillë, atyre u duhet të paktën një vit për të qenë shumë të sigurta për këtë vendim. Femrat kanë më shumë arsye përse vendosin që të jetojnë me mashkullin dhe dashuria për partnerin është një arsye që e përmendin tre herë më shpesh se mashkulli. Nga ana tjetër, femrat i mendojnë gjërat shumë më thellë. Sapo makina e mobiljeve niset, ato nisin e dëgjojnë kambanat e martesës. Banesa e tyre e përbashkët është një akt i ndërmjetëm i shkurtër në rrugën drejt martesës. Kështu thotë profesoresha Huang. Por këtu nis edhe përplasja. Meshkujt e shohin bashkëjetesën më pak të lidhur me martesën. Ata e shohin si një test.

Zanati i tij tregon sa i mirë është në krevat Më thuaj se çfarë pune bën, të të them se çfarë dashnori je? Mjekët janë mjeshtra, por të ngopur me trupat njerëzorë, policët janë dashnorë të këqinj, nëpunësit janë nxënës të mirë. Por mbretërit e dashurisë janë pilotët. Vetëm se duhet të harroni se mund të lidheni me ta. Kurse seksi me artistët është i vështirë. Lexoni më poshtë se si janë në shtrat meshkujt sipas disa zanateve.

Mjekët Falë leksioneve që ka marrë për anatominë, ai di shumë mirë se si të trajtojë trupin e një gruaje. Megjithatë ka një disavantazh, ai sheh shumë trupa të zhveshur dhe ndonjëherë ndjehet i ngopur nga kjo.

Policët Rrini të qetë. Atyre nuk u pëlqen që të bëjnë lojëra seksuale me uniforma. Pasi mbyllin shërbimin, duan të qëndrojnë vetëm në qetësi. Kërkojnë ndonjë përkëdhelje, por jo shumë. Janë të mërzitshëm.

Kuzhinierët Gjithçka duhet të jetë në mënyrë perfekteky njeri e do gjithçka sipas recetës, që nga supa deri tek ëmbëlsira. Seksi më të është i parashikueshëm, por është gjithmonë i mirë.

Nëpunësit Ata nuk janë njerëz që pëlqejnë aventurat dhe eksplorimet. Por janë të zellshëm për të mësuar dhe kjo u pëlqen. Me pak leksione mund të bëhen dashnorë shembullorë.

Pilotët Vende të huaja, femra të reja. Pilotit i pëlqen të ndryshojë. Seksi me të është gjithmonë interesant dhe i jashtëzakonshëm. Por harrojeni se mund ta mbani lidhur.

Artistët Kujdes! Me këta njerëz seksi është i çuditshëm. Njëherë janë zhytur aq shumë në mendime sa seksi për ta nuk luan asnjë rol. Ditën tjetër janë të pangopur për seks. Nuk bëjnë për njerëz me nerva të dobëta.

23/04 - 29/04/11 F.P. 47



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.