FreePress Tirana #17

Page 1

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E përjavshme No.17 Viti I irë i Botimit 16 - 22 Prill 2011

modern Papunë

16/04 - 22/04/11 F.P. 1


a

16 prill 2011

t

i

r

a

n

17

www.freepress.al

6

4

NewsTicker

6

Aktualiteti

16

21

Bota

Sekretet e fundit të njeriut të parë në hapësirë

Mister

FBI publikon dosjet sekrete

Sociale

Çfarë duhet të dimë për bërjen synet

24 Shëndeti

Çfarë duhet të bëni kur fëmija juaj thith gishtin

Disa këshilla për kollën alergjike

28 Lifestyle

21

6

Pëllumb Xhufi: Greqia kërkon helenizimin e jugut të Shqipërisë

18

16

Greqi-Shqipëri, fqinj të palumtur

në kopertinë

Papunësia, drama e shqiptarëve Shifrat për papunësinë nuk janë të besueshme. Opozita flet për një milion të papunë, mazhoranca thotë se papunësia është në nivele të pranueshme. Por, papunësia dhe drama e saj ndjehet kudo. Nuk të duhen shifra për të kuptuar se kjo është kriza e re e shqiptarëve Fotografia: Blerta kambo

Pse është bukur të jesh femër?

30 Digital

Të lësh kompjuterin dhe telefonin është sikur të heqësh dorë nga kokaina

36 Nightlife

Era Rusi: Erdha përkohësisht, por mbeta përgjithmonë

38 Sporti

36 Kryeredaktor - Enton Palushi. Gazetarë - Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design - Dritan Lleshi. Foto - Blerta Kambo, LSA Marketing - Aina Hoti. E -mail - marketing@freepress.al Adresa - Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 16/04 - 22/04/11

“El clasico”, Europa nën ethe

Italia, vendi që nuk i tërheq më kampionët

46 Funny

Disa thënie plot humor për politikën

46 Eros

Fshatarët tradhëtojnë më shumë se qytetarët

Show Biz

40

Afërdita Dreshaj: E dashuroj jashtëzakonisht shumë Tiranën


Gjithçka për ambientet e jashtme

Barbekju me gaz

28.560 L Kodi:11059

Lule Begonia

700 L

Kodi:34303

Vazo plastike

80 L

Kodi:50144

Phoenix Robellini 120 cm L Kodi:34408

4.290

Kunja rrethuese të impregnjuara

840 L

Kodi:32086

Gardh druri impregnjuar 120 x 180 cm

3.240 L Kodi:31108

Thurrje ratani natyral i qëndrueshëm ndaj agjentëve atmosferikë

Pllakë druri e impregnjuar 50 x 50 cm L Kodi:31131

650

Set ratani Tavolinë, divan dysh dhe 2 kolltukë

69.500 L Kodi:16597


NewsTicker 4

01

02

03 03

04

05 4 F.P. 16/04 - 22/04/11

www.freepress.al

Fushatë plot me incidente Edhe pse ka pak ditë që ka nisur, fushata po shënon incidente të shumta, të cilat kanë kulmuar me një padi të komandantit të forcave speciale të policisë ndaj ministrit të Brendshëm në detyrë. Drejtuesi i forcave RENEA thotë se është urdhëruar që të dërgojë forcat speciale në Kamëz për ‘të shtypur një miting të opozitës’. Edhe pse ndaj tij janë hedhur akuza nga media qeveritare se është njeriu i shtabit të kandidatit socialist në Kamëz, sërish kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë e këtij denoncimi të rëndë. Janë për t’u shënuar incidente të rënda mes simpatizantëve të PS dhe atyre të LSI. Deri ditën e zgjedhjeve mund të shohim edhe më rëndë, edhe pse shpresojmë që gjërat të mos shkojnë më keq. Por pyetja që mundon gjithkënd është: po pas zgjedhjeve, kur të dalë rezultati, ç’do të ndodhë atëherë?

Takim sekret Shqipëri- Greqi Një raport hetimor për vdekjen e Aristotel Gumës arrinte në përfundimin se vdekja e tij ishte aksidentale. Por, raporti, i publikuar fillimisht në media, ka acaruar Athinën. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë tha se Athina është skeptike ndaj përfundimeve të këtij raporti, e shtoi se politika shqiptare duhet të reagojë ndaj kësaj çështje. Ai madje kërcënoi se Athina do shikojë se çfarë masash do të marrë. Po të njëjtën ditë, ministri i Jashtëm alternat i Greqisë tha për mediat se nuk ekziston asnjë çështje çame. Situata është trazuar, ndërsa mediat flasin për një takim sekret mes diplomatëve shqiptarë dhe atyre grekë, ku janë diskutuar këto çështje.

Periudha e aksidenteve Edhe pse nuk ka nisur sezoni veror, që zyrtarisht cilësohet si më vrastari sa i përket aksidenteve, ditët e fundit janë shënuar shumë viktima në rrugë. Më problematik ka qenë aksi nga Tirana në drejtim të Korçës.

Kosova me presidente Ata dinë se si t’i japin zgjidhje një krize. Ndoshta nuk dinë ata, por dikush nga lart. Fakt është se Kosova e kapërceu shumë shpejt krizën e krijuar pas shpalljes anti-kushtetues të votimit për presidentin e Kosovës. Bexhet Pacolli u tërhoq nga kandidimi dhe Atifete Jahjaga, një drejtuese e policisë, u bë presidenti. Emri erdhi me zarf nga ambasadori amerikan, raportojnë mediat Pacollin. Megjithatë tani gjërat janë më të sheshuara. Kosova do e zgjedhë presidentin me vota populli dhe zgjedhjet e reja janë përcaktuar. Pacolli ka pranuar postin e zv/kryeministrit të parë, duke bërë një gjest bujar: ka falur të gjitha mobiljet që kishte sjellë në presidencë në ato pak ditë që qëndroi aty.

Konflikte që zgjidhen e plagë që hapen Një media gjermane raportonte se lufta në Libi nuk do jetë e shkurtër. Edhe Gadafi duket se nuk do dorëzohet aq lehtë. Për më tepër që tonet e Perëndimit ndaj tij janë ulur. Franca turfullon se NATO nuk i ka marrë seriozisht sulmet mbi Libi. Të paktën francezët e kanë arritur një fitore. Kanë arrestuar liderin e Bregut të Fildishtë, duke ia dorëzuar atë opozitës. Presidenti i Bregut nuk e dorëzonte pushtetin, edhe pse ndërkombëtarët thanë se e ka humbur me votë. Por nuk do jetë dhe aq e lehtë që presidenti i ri të ketë kontroll mbi situatën. Ky vend ka vite që vuan nga lufta civile dhe njerëzit janë shumë të ndarë. Frika se tensioni nuk do mbarojë me kaq është shumë evidente.

Një botë e mbushur me konspiracion Publikimi i disa dosjeve të FBI, por edhe faktet e nxjerra në dritë së fundmi për Juri Gagarin, njeriun e parë që doli në hapësirë, kanë bërë që njerëzit të lundrojnë mes teorive konspirative. Dosjet e FBI sugjerojnë se alienët ekzistojnë, kurse një libër për Gagarin, thotë se ky i fundit ka pohuar në një takim me zyrtarët sovjetikë se ka parë UFO gjatë kohës që ishte në hapësirë.


OPINION kjo puna e fushatës në Facebook duket se e ka kënaqur shumë kryeministrin, i cili deklaroi se Basha ka kapur një numër rekord, mbi 100 mijë fansa në Facebook. Të nesërmen mediat pranë qeverisë i bënë jehonë këtij fakti, duke theksuar se Basha ka mbi 100 mijë fansa në Facebook, dhe nga këta 70 përqind janë nga Tirana, duke nënkuptuar se këto janë 70 mijë votues

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Foto Blerta Kambo

isa media kanë raportuar se kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës po abuzon me të dhënat personale të qytetarëve për shkak se u dërgon mesazhe në celular qytetarëve ditën që kanë ditëlindjen. Për mediat është i dyshimtë fakti që Basha ka numrat e celularëve të shqiptarëve. Hipoteza që kanë ngritur ata është se Basha ka hyrë në database-n e të dhënave të kompanisë që merret me prodhimin e pasaportave, e cila e zotëron këtë informacion. Sigurisht, nëse është e vërtetë, ky do të ishte një lajm shumë i rëndë, edhe pse akoma nuk dihet se çfarë rëndësie ka në jetën e shqiptarëve mbrojtja e të dhënave personale. Sikur kjo ngjarje të kishte ndodhur në ndonjë vend të Europës Perëndimore, reagimi do ishte i jashtëzakonshëm. Mjafton të shohësh atë që po bëhet në Gjermani ndaj kompanisë Google, e cila fotografon rrugë e shtëpi për një program të sajin. Duke iu përgjigjur kësaj çështje, kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryeministër i Shqipërisë, tha se Basha i ka siguruar këto të dhëna përmes Facebook, edhe pse kjo duket një alibi shumë pak e besueshme pasi bëhet fjalë për të siguruar numrat e celularëve të njerëzve, që nuk para shfaqen në Facebook. Megjithatë, kjo puna e fushatës në Facebook duket se e ka kënaqur shumë kryeministrin, i cili deklaroi se Basha ka kapur një numër rekord, mbi 100 mijë fansa në Facebook. Të nesërmen mediat pranë qeverisë i bënë jehonë këtij fakti, duke theksuar se Basha ka mbi 100 mijë fansa në Facebook, dhe nga këta 70 përqind janë nga Tirana, duke nënkuptuar se këto janë 70 mijë votues. Duke supozuar se ata persona që kanë një llogari janë të rinj, Basha ëndërron i lumtur që të fitojë garën pasi kaq vota do i mjaftonin. Shto këtu edhe një fakt tjetër se

Fushata para ekranit Nga Enton Palushi

numri i fansave deri më 8 maj do bëhet shumë më i madh. Ndërkohë, edhe kryetari i PS, kandidat i opozitës për Tiranën, Edi Rama, ka një numër të konsiderueshëm fansash në Facebook. Po të llogaritësh këtu faktin që faqja e tij është hapur pak më vonë se ajo e Bashës, atëherë numri i fansave do jetë i përafërt. Megjithatë është një çmenduri që të varesh tek Facebook për të numëruar fansat e tu si votues të mundshëm. Për dikë që ka informacionin më minimal për mënyrën se si funksionon bota virtuale, e di shumë mirë se këto nuk janë vota e aq më tepër ai numër nuk është kurrë real. Lehtësia me të cilën dikush hap një llogari në Facebook është e ditur nga të gjithë. Po ashtu manovrat për të blerë opsionin ‘like’ me një të klikuar dihen nga shumëkush. Por nuk duhet harruar që kjo fushatë në Facebook

ka një veçori. Për herë të parë ka një angazhim më të madh nga ana e të rinjve. Gjithmonë është përfolur për një rini që nuk ka qejf që të angazhohet në politike, që kur angazhohet bëhet më radikale se të vjetrit, etj. Por kryesorja është që kemi një rini pasive. Megjithatë, zhvillimi i teknologjisë, forumeve, rrjeteve sociale dhe në përgjithësi i atyre që njihen me emrin “media e re”, ka bërë që politika t’u shkojë kryesisht të rinjve në shtëpi, lokal, d.m.th në pasivitetin e tyre. Dhe kjo është një gjë e rëndësishme. Por më e rëndësishme është që këtyre të rinjve tu shkosh në shtëpi me anë të këtij rrjeti social, tu mbërrish përpara pa i lodhur, duke i mbajtur pasivë, por të arrish t’i bindësh që të bëhen aktivë. Ky është misioni i vërtetë. Ndryshe nuk na duhen vota e të rinj virtualë që bëjnë thjesht një ‘like’, apo lënë një koment në një forum.

16/04 - 22/04/11 F.P. 5


Aktualiteti 6 -9

Nga Bledar Lumani www.freepress.al

Nuk jemi fqinj të lumtur me njëri- tjetrin Zhvillimet e muajve të fundit kanë rikthyer sërish në opinionin publik vëmendjen mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Rrëzimi i paktit të ujërave, deklaratat e konsullit grek në Korçë, regjistrimi i popullsisë shqiptare mbi bazë etnie dhe feje, injorimi i autoriteteve greke ndaj çështjes çame, ndërhyrja e tyre në hetimet për vdekjen e Aristotel Gumës, janë disa nga ngjarjet të cilat duket se i kanë tensionuar së tepërmi marrëdhëniet.

N

ë një intervistë të pak ditëve më parë në një gazetë malazeze, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, shprehej se Shqipëria nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira me Greqinë. Kjo, më së shumti është shkaktuar nga pala greke, e cila gjatë viteve të fundit ka rikthyer në skenë disa pretendime të vjetra, siç është ai për Vorio-Epirin. Këto pretendime janë bazuar edhe mbi dobësinë e treguar nga ana e politikës shqiptare, e cila duket se i është nënshtruar presionit grek.

Rikthehet teza e Vorio-Epirit “Korça është pjesë e Vorio Epirit! Vllehët janë grekë! Të krishterët të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për të parë origjinën! Nuk duhet të keni frikë për të deklaruar origjinën. Regjistrimi është vetëm fillimi i një beteje”. Kjo është deklarata e një zyrtari grek, konsullit të shtetit fqinj të Korçë, Theodhorus Ikonomus. Ndoshta është një nga deklaratat më të forta gjatë këtyre 20 viteve të fundit nga zyrtarët grekë. Kjo bëri që në vend të ngjallej një reagim i ashpër. Fillimisht u duk se ishte veçse një incident. Por, qeveria greke nuk ka kërkuar falje për këtë deklaratë. Për më tepër, Ikonomus vazhdon që të qëndrojë në detyrë. Kjo do të thotë veçse një gjë: deklarata e tij nuk ka qenë personale. Qeveria shqiptare, përveçse një deklarate të vakët të Ministrisë së Jashtme, ka heshtur për këtë ngjarje. Për më tepër, ka hartuar një ligj shumë të debatueshëm, atë të regjistrimit të popullsisë. Kur ligji u shty për tu zbatuar më vonë, qeveria greke u shpreh e shqetësuar dhe kërkoi shpjegime nga ana e qeverisë shqiptare. Njerëz të shoqërisë civile në Shqipëri, qytetarë të thjeshtë, historianë, komunitetet fetare etj, kanë reaguar ashpër ndaj këtij ligji. Të gjithë ata janë të bindur se ky ligj po përpiqet që të vihet në zbatim pikërisht nga Greqia, e cila kërkon që të rrisë në mënyrë artificiale numrin e minoritarëve grekë në Shqipëri. Ata që përfaqësojnë politikisht këto minoritete në Shqipëri, thonë se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tyre, ky regjistrim është i nevojshëm, për shkak se do të merrej vesh numri i saktë i minoritarëve në Greqi. Por, kundërshtarët e ligjit thonë se

6 F.P. 16/04 - 22/04/11

Ndodhitë e fundit duket se kanë rindezur nacionalizmin e shqiptarëve. Tashmë është ngritur një aleancë, e quajtur “Kuq e Zi”, e cila kundërshton fort regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ajo është shtrirë në të gjithë vendin dhe pjesë e saj janë bërë personalitete të shumta, mes të cilëve edhe mesfushori kosovar i kombëtares, Lorik Cana


AktualitetiFP Ngjarjet e fundit janë shqetësuese sidomos për faktin se qeveria greke është duke ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare dhe madje, është duke iu imponuar kësaj të fundit

kjo gjë mund të merret vesh fare kollaj, duke qenë se minoritarët janë të regjistruar dhe të dhënat mund të gjenden në Regjistrin Themeltar. Ligji aktualisht është pezulluar, për shkak se qeveria shqiptare nuk do që ai të ketë ndikim negativ për zgjedhjet e 8 majit. Pas tyre, diskutimi për këtë ligj pritet të bëhet edhe më i egër, për shkak se qeveria ose do të tërhiqet përfundimisht, gjë që duket se nuk do ta bëjë, pasi nëse do të ishte kështu, do ta bënte që tani, ose do ta vërë në zbatim atë.

Presioni grek mbi qeverinë shqiptare Ngjarjet e fundit janë shqetësuese sidomos për faktin se qeveria greke është duke ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare dhe madje, është duke iu imponuar kësaj të fundit. Qeveria greke është duke bërë presion për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Por, ndërsa këmbëngul për këtë gjë, vazhdon që të injorojë çështjen çame. Ministri i Jashtëm alternat grek, Druca, deklaroi pak ditë më parë se kjo çështje nuk ekziston. Në një takim që është mbajtur në fshehtësi mes një delegacioni shqiptar dhe grek në Athinë, autoritetet greke, duke iu referuar sfidës së fundit të çamëve, siç e kanë quajtur ata përpjekjen e tyre për të festuar në Igumenicë përvjetorin e genocidit të të parëve të tyre, i kanë dhënë mesazhin palës shqiptare se Greqia nuk do të tolerojë akte të tilla provokuese. Përveç kësaj, Greqia është duke ushtruar presion edhe mbi një çështje që i përket drejtësisë shqiptare, atë të vdekjes së Aristotel Gumës në Himarë. Ministria e Jashtme e Greqisë ka shprehur shqetësimin për mos zbardhjen e motiveve të vdekjes së Aristotel Gumës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Grigoris Delavekouras, ka deklaruar se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat ndërkombëtare. Ai ka thënë se Athina zyrtare është e shqetësuar dhe skeptike në lidhje me faktin se pas 9 muajsh, ende nuk ka pasur një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë hetim nga organet e drejtësisë shqiptare. Më parë, Greqia është shprehur e revoltuar edhe për prishjen e paktit detar, i cili u rrëzua nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Disa nga ngjarjet më të rënda në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi 9 qershor 1940 - Me dekretin 184 që u miratua si ligji 319 më 4 korrik 1940, Shqipëria e pushtuar nga Italia hyri në luftë me Greqinë. 10 nëntor 1940 - Greqia shpall me dekret mbretëror ligjin 2636 për gjendjen e luftës me Italinë dhe Shqipërinë. Ky ligj i sekuestron pronat të paktën 800 familjeve shqiptare me vlerë që sot llogaritet nga 1-2.5 miliard dollarë.

Nxitje nacionalizmit Ndodhitë e fundit duket se kanë rindezur nacionalizmin e shqiptarëve. Tashmë është ngritur një aleancë, e quajtur “Kuq e Zi”, e cila kundërshton fort regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ajo është shtrirë në të gjithë vendin dhe pjesë e saj janë bërë personalitete të shumta, mes të cilëve edhe mesfushori kosovar i kombëtares, Lorik Cana. Ky i fundit, duket se është bërë simboli i nacionalizimit, me një video e cila është kthyer një ndër më të klikuarat në internet nga ana e shqiptarëve në të gjitha trevat. Në video, paraqitet Lorik Cana, i cili pas ndeshjes me Bjellorusinë, ka ngritur peshë dhe elektrizuar stadiumin “Qemal Stafa”, me thirrjen e tij: “Nuk shitet shqiptaria”. Në bloge dhe rrjete sociale janë të shumta diskutimet që mbrojnë fort kombësinë shqiptare, ndërsa janë të shumta faqet e hapura në Facebook kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ka njerëz në Shqipëri që këto gjëra i cilësojnë si patetike. Por, përballë atyre që duken rreziqe reale, ndoshta është i nevojshëm një reagim i tillë. Për më tepër kur bëhet fjalë për një shtet, i cili, më shumë se çdo gjë tjetër, shqiptarëve u ka shfaqur pikërisht nacionalizmin e vet.

6 maj 1971 - Shqipëria dhe Greqia vendosin marrëdhëniet diplomatike. Më parë ishte nënshkruar një marrëveshje tregtare joqeveritare mes dhomave të tregtisë së Athinës dhe Tiranës. 25 tetor 1971 - I pari ambasador grek paraqet në Tiranë kredencialet.

Nëntor 1940 - Kundërofensiva greke shpartallon italianët. Korça, Gjirokastra, Pogradeci, Saranda, afërsisht 25 përqind e territorit shqiptar, pushtohet nga Greqia.

16 nëntor 1971 - I pari ambasador shqiptar i paraqet kredencialet në Athinë. E vetmja pikë kalimi kufitar është ajo tokësore e Kapshticës, që hapej dy herë në javë.

Maj 1941 - Kryeministri kuisling Jorgos Xolagoklus abrogon ligjin e luftës me Shqipërinë. Pas luftës, qeveria e re nuk e njeh këtë akt, por rikthen në fuqi dekretin mbretëror.

25 mars 1978 - Fillon fluturimet një herë në javë linja e kompanisë Olimpik, Athinë-Tiranë.

Paris 1946 - Në konferencën e Paqes, Greqia kërkon ndryshimin e kufijve dhe Vorio Epirin. Grekët nuk pranojnë renditjen e Shqipërisë në radhët e koalicionit aleat që fitoi luftën kundër nazifashizmit.

Shembulli i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi Himara është shembulli i marrëdhënieve të dy vendeve. Nga njëra anë kemi Vasil Bollanon, i cili shpesh ka shërbyer si një provokator tensionesh. Bollano, përveçse është bërë një faktor ndikues në marrëdhëniet ShqipëriGreqi, është bërë edhe një faktor i brendshëm. Nga frika e reagimit të qytetarëve, PS nuk pranoi që ta mbështeste Bollanon në zgjedhjet e 8 majit, edhe pse PBDNJ- partia që e ka si kandidat Bollanon- ka qenë partia kryesore që e ka mbështetur opozitën gjatë aksionit të saj dy vjeçar për transparencën e zgjedhjeve.

turin e radhës, duke i fituar ndeshjet aforfe.

1948-1949 - Zhvillohen luftime në kufijtë mes dy vendeve. Ndërsa në OKB, Australia ndërmerr misionin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Propozimi: Greqia të njohë kufijtë e Shqipërisë, kjo e fundit një autonomi të Vorio Epirit. Propozimi hidhet poshtë nga të dy palët. 1955 - Shqipëria menjëherë sapo pranohet me të drejta të plota anëtare e OKB, deklaron se është pro vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Greqinë dhe njohjen prej saj të kufijve dhe të drejtave të çamëve. Athina refuzon. 1960 - Kryeministri grek, Sofokli Venizellos, i kërkon Nikita Hrushovit të negociojë me Tiranën vendosjen e ambasadave, me kusht autonominë e Vorio Epirit. Shqipëria e hedh poshtë kategorikisht propozimin. 1961-1965 - Vazhdojnë në OKB tentativat për zhbllokimin e marrëdhënieve. Askush prej palëve nuk lëviz nga kushtet. 1963 - Greqia refuzon të luajë dy ndeshjet zyrtare në futboll me Shqipërinë, për eleminatoret e Evropianit të vitit 1964. Shqipëria kualifikohet për

23 Shkurt 1984 - Kryeministri grek Andrea Papandreu, gjatë një fjalimi në Janinë, deklaron për herë të parë se Greqia nuk ka asnjë pretendim territorial karshi Shqipërisë. Papandreu i kërkon Tiranës respektimin e minoritetit grek. Një ditë më pas, lideri i opozitës, Kostandinos Micotaqis, e quan të papërgjegjshme deklaratën e kryeministrit grek. Po këtë vit çelet pika kufitare e Kakavijës. 1987 - Qeveria greke abrogon ligjin e luftës me anën e një dekreti. Por, ky ligj i kabinetit të Papandreut nuk miratohet në Parlament. Janar 1991 - Kostandinos Micotaqis është kryeministri i parë grek që viziton Shqipërinë. 1996 - Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve. 2004 - Vritet në Greqi Gramoz Palushi, pas fitores së Shqipërisë në Tiranë ndaj Greqisë 2-1. 2006 - Zhvarrosen në fshatin Kosinë të Përmetit eshtrat e banorëve të këtij fshati, që grekët u përpoqën t’i paraqisnin si eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës me Italinë. 2010 - Vdes Aristotel Guma në një aksident në Himarë. Greqia thotë se është vrasje me sfond politik. 2011 - Konsulli grek në Korçë, Theodhoris Ikonomu, deklaron se Korça është Vorio-Epir.

16/04 - 22/04/11 F.P. 7


AktualitetiFP

www.freepress.al

Pëllumb Xhufi: Greqia synon helenizimin e jugut të Shqipërisë Flet historiani i njohur

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, pohonte pak ditë më parë në një intervistë se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi nuk kanë qenë kurrë të mira. Sa e vërtetë është kjo dhe nëse është, çfarë ka ndikuar në këtë raport? Kadareja ka thënë një të vërtetë, ka bërë një konstatim, i cili i përgjigjet realitetit. Natyrisht do pritej nga Kadareja, por dhe nga intelektualë të tjerë të shquar shqiptarë, që janë referenca të qarta për popullin shqiptar, të flitej dhe të diskutohej për tema të tilla, siç janë marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Thashë se është një konstatim i vërtetë, sepse për fat të keq, që nga viti 1991, kur filloi ndryshimi i sistemit në Shqipëri, Greqia zyrtare dhe jo zyrtare, është paraqitur në vendin tonë në format e Greqisë së vjetër, të nacionalizmit, me të njëjtat platforma, me të njëjtat dosje të pluhurosura, duke zhgënjyer shpresat e shqiptarëve, të cilët kishin shpresa se Greqia mund të ishte një mbështetje dhe një fqinj i mirë, një pikë referimi për rrugën e re të Shqipërisë drejt Europës. Greqia është bazuar në marrëdhëniet me Shqipërinë mbi bazën e nacionalizmit dhe skemave të vjetra. Ajo ka injoruar gamën e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, që nga koha e themelimit të shtetit shqiptar. I tillë është problemi i njohjes së kufijve, të caktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht në Konferencën e Paqes. Pra, sot e kësaj dite Greqia nuk i njeh këto kufij. I tillë është pastaj edhe ligji i luftës nga Greqia, i vendosur gjatë vitit 1940, i cili në mënyrë absurde mbahet në fuqi ende për qëllime të qarta. Një prej këtyre qëllimeve është për të mbajtur akoma të sekuestruara pasuritë e qytetarëve shqiptarë në Greqi, pasuri, e cila sipas vlerësimit që është bërë disa dekada më parë, arrin në miliarda dollarë. Këtu e keni fjalën për pasuritë dhe pronat e çamëve? Jo, këtu nuk bëhet fjalë për pasuritë e çamëve. Ky është një problem tjetër, i cili ka lindur para çështjes çame, që në vitin 1940 me shpalljen e ligjit të luftës nga ana e mbretit të Greqisë. Ky ligj u shoqërua me ngrirjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë. Këtu bëhet fjalë për pasuri të mëdha tokësore, pyje, kullota, magazina, dyqane etj, të cilat shtrihen në zonën e Thesalisë dhe Maqedonisë, por dhe në trevat e tjera të Greqisë. Një nga çështjet më të ndjeshme me Greqinë është ajo e çamëve. Ministri i Jashtëm grek, vetëm pak ditë më parë deklaroi se kjo çështje nuk ekziston.. Ky është një nga problemet më të mëdha të marrëdhënieve me Greqinë dhe po injorohet plotësisht. Në fillim të viteve ‘90 në fakt, kjo çështje ishte pranuar nga ana e Greqisë si një problem. Çamëria,

8 F.P. 16/04 - 22/04/11

Historiani Pëllumb Xhufi

pas pushtimit në vitin 1913 nga ana e Greqisë, është njohur si minoritet. Greqia u detyrua që ta bënte një gjë të tillë, pasi u njoh si i tillë nga Lidhja e Kombeve. Sot për çudi, pala greke, pas masakrimit dhe dëbimit të tyre me dhunë në dimrin e vitit 1944-45, nuk e njeh këtë si problem dhe thotë se nuk ekziston. Ndërkohë, këtu në Shqipëri ka 200-300 mijë çam nga ata të shpërngulurit, të cilët janë duke u shuar vit pas viti, megjithëse tashmë kanë lënë fëmijë dhe nipërit e tyre pas. Sa kanë bërë qeveritë shqiptare për problemin çam dhe a duhet të këmbëngulet kaq shumë për këtë çështje? Problemi është shtruar, bile është shtruar edhe nga shteti komunist në vitet e fundit të qeverisjes, kur pati kontaktet e para me Greqinë. Dihet që marrëdhëniet diplomatike me Greqinë u rivendosën në vitin 1971, por pala greke evitoi për vite me radhë kontaktet politike. Jam i bindur se kjo gjë ka ndodhur pikërisht për faktin se Greqia kërkonte që të shmangte ngritjen e problemeve të vjetra që Greqia kishte me Shqipërinë. Në vitin 1990 dhe 1991, gjatë takimeve të

kryeministrit grek, Micotaqis me drejtuesit e fundit të qeverisë komuniste, Adil Çarçanin dhe Ramiz Alinë, pala shqiptare ka ngritur çështjen çame. Dhe kjo që ka ndodhur edhe me qeverinë e parë shqiptare demokratike, qeverinë “Meksi”. Kjo çështje është ngritur në mënyrë të përsëritur dhe pala greke, jo vetëm e ka njohur këtë si problem, por ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni miks, për të trajtuar aspekte të ndryshme të çështjes çame. Por, tashmë ne kemi një kthim prapa. Sot pushtetarët grekë pretendojnë që nuk ka një çështje të tillë dhe thonë se çështja çame nuk ekziston. Të gjithëve besoj u kujtohet se si në vitin 2005, presidenti grek, Papulias, anuloi një takim me homologun e tij shqiptar në Sarandë, Alfred Moisiu, madje u kthye në mes të rrugës, sepse mori vesh që në vendin e takimit ishte mbledhur një grup paqësor çamësh, të cilët paraqisnin problemet e tyre me një frymë paqësore dhe aspak agresive apo nacionaliste. E gjithë Greqia zyrtare e përshëndeti këtë akt të paprecedentë dhe të turpshëm të presidentit Papulias, i cili shkaktoi një skandal diplomatik, për t’i qëndruar besnik një stereotipi që është krijuar nga politika greke, ajo e injorimit të çështjes


Pala greke nuk mund ta ngrinte çështjen e kufijve detarë, në një kohë që ajo nuk njeh kufijtë tokësorë. Greqia e ka ndërgjegjen e prishur, pasi nuk është në rregull me ligjet dhe konventat ndërkombëtare, nuk është në rregull me partnerin e saj, Shqipërinë

çame. Problemi është se ky regres në çështjen çame ka ardhur për faktin se qeveria shqiptare është tërhequr nga kjo çështje. E thashë edhe më sipër që, deri në vitet ‘90, problemi çam, madje edhe problemi i kufijve dhe pronave të qytetarëve shqiptarë, të cilat po përdoren nga shteti grek, kanë qenë shtruar në tryezën e bisedimeve. Në këtë tryezë kanë qenë të shtruara edhe diskutimet për ndarjen e ujërave të brendshme, lumenjve, për të cilat ka pasur diskutime edhe para viteve ’90, në mënyrë që të arrihej një marrëveshje. Pra, ka një sërë çështjes, të cilat duhet të përbëjnë axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo e fundit, në mënyrë të hapur, ka deklaruar se ka hequr dorë nga kjo axhendë. Këtë gjë e ka thënë kryeministri Berisha gjatë takimit të tij me ish-homologun grek Karamalisin pak kohë më parë. Berisha deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Greqinë, gjë që nuk është e vërtetë, gjë që është një kapitullim i politikës shqiptare ndaj interesave të vendit dhe popullit shqiptar. Unë gjykoj se një shtet me dinjitet dhe që ka sensin e sovranitetit, nuk duhet të heshtë, kur një shtet tjetër, qoftë edhe më i fuqishëm, i kërkon që të heshtë. Për çështjen çame, autoritetet greke kanë kërkuar që mos të diskutohet dhe mos të shtrohet më. Këtë gjë e kanë kërkuar në mënyrë taksative. Për fat të keq, qeveritarët shqiptarë kanë lëshuar përballë kësaj kërkese dhe gjatë viteve të fundit, në takimet e nivele të larta, kjo çështje nuk është ngritur. Politika shqiptare, duke braktisur axhendën dhe interesat e vendit, është vënë në zbatim të axhendës dhe interesave greke. Dhe çfarë ka ndodhur këto vite në Shqipëri? Është përmbysur Kisha Autoqefale Ortodokse, duke vënë në krye të saj zotin Janullatos, një prelad grek, por duke përmbysur njëkohësisht edhe sinodin e kishës, i cili përbëhet kryesisht nga qytetarë grekë. Ne kemi parë që të hapen shkolla në gjuhën greke në Himarë dhe në Korçë, me një folklor dhe simbolikë të qartë nacionaliste, për të treguar që këto vende janë greke. Këtë e kanë thënë qartë zyrtarë të lartë të qeverisë greke, si ministri i Arsimit, zëvendësministri i Jashtëm grek, të cilët kanë ardhur për inaugurimin e këtyre shkollave. Është lejuar që të ngrihen simbole helene, siç janë varrezat e famshme apo komplekset monumentale në vijën virtuale të Vorio-Epirit, që nga Korça deri në Gjirokastër, siç janë varrezat e Këlcyrës, të cilat u shoqëruan me skandale dhe shkelje të rënda të ligjit. Përmendim këtu dhunimin e varreve të fshatarëve të Kosinës, të cilat u trafikuan dhe u tentuan që të paraqiteshin si eshtra të ushtarëve grekë. Shteti shqiptar dhe prokuroria shqiptare këtë çështje e lanë, në vend që të dënonin fajtorët, të cilët tashmë janë të identifikuar. Kanë ndodhur ndërkohë edhe ngjarje të tjera shumë të rënda. E keni fjalën për paktin mbi ujërat detarë? Po, pikërisht për marrëveshjen e ndarjes së ujërave territoriale, një marrëveshje e cila nuk ka qenë fare në axhendën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Ajo është futur në mënyrë kontrabande dhe shkelte ligjet dhe Konventën Ndërkombëtare të Ujërave. Kjo çështje nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe deri tre-katër vjet më parë, pala greke nuk e ka ngritur këtë si çështje. Pala greke nuk mund ta ngrinte çështjen e kufijve detarë, në një kohë që ajo nuk njeh kufijtë tokësorë. Greqia e ka ndërgjegjen e prishur, pasi nuk është në rregull me ligjet dhe konventat ndërkombëtare, nuk është në rregull me partnerin e saj, Shqipërinë, përsa i përket kufirit të vendosur 100 vjet më përpara dhe të njohur nga forumet më të larta ndërkombëtare, siç ishte Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorëve. Kjo kërkesë është shtruar tre-katër vitet e fundit në mënyrë ultimative nga ana e qeverisë greke dhe qeveria shqiptare, skllave e veseve dhe korrupsionit të saj, që nuk është

vetëm korrupsion politik, u vu në zbatim të kësaj marrëveshje, duke i hequr shtetit shqiptar mbri 300 km katror det, në një zonë ku kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë është vetëm 4 km në kanalin e Korfuzit. Kufiri grek vinte deri afër bregdetit shqiptar, të Ksamilit dhe Sarandës. Bëhet fjalë deri 700 metra afër kufirit shqiptar. Me të drejtë, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë marrëveshje në mënyrë kategorikë dhe me një votim të paprecedentë. Kjo marrëveshje ishte antikombëtare, pasi ishte një shitje e territoreve në favor të një shteti të dytë. Vorio-Epiri është një axhendë reale e qeverisë greke apo është më shumë një frikë e shqiptarëve? Unë besoj që po, pasi konsulli grek në Korçë, e deklaroi në mënyrë të hapur kauzën e Vorio-Epirit dhe madje shpalli të hapur luftën për Vorio-Epirin. Ky nuk është i vetmi, pasi ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë grekë, sidomos pas vitit 1990, të cilët e kanë artikuluar gjithmonë e më shpesh kauzën e Vorio-Epirit. Unë mund të them me kompetencë dhe me bindje të plotë se gjashtë pikat që kryeministri Micataqis, ia paraqiti në mënyrë ultimative qeverisë shqiptare në vitin 1993, kanë të bëjnë me kauzën e Vorio-Epirit dhe me helenizimin e jugut të Shq-

në Shqipëri nuk ka asnjë problem me minoritetet. I vetmi problem është qëllimi i qarqeve zyrtare dhe jozyrtare greke, që kërkojnë të vënë në zbatim planin e pluhurosur të aneksimit të jugut të Shqipërisë

ipërisë. Lëvizjet e fundit, në një radhë lëvizjesh, që nga hapja e shkollave greke, që nga ngritja e simboleve greke gjithandej në jugun e Shqipërisë, duke përfshirë edhe varrezat monumentale që përmenda më sipër, që nga dhënia e pensioneve qytetarëve shqiptarë jo vetëm me kombësi greke, por edhe atyre me kombësi shqiptare, promovimi dhe mbështetja e bizneseve të caktuara, depërtimi i tyre në jugun e Shqipërisë, mosnjohja e kufirit etj, vijnë dhe përfundojnë tek hapi tjetër i turpshëm, regjistrimi i popullsisë. Kjo puna e regjistrimit mos është një frikë e pabazë? Fakti që qeveria greke ka reaguar me shqetësim të madh pas lëvizjeve të fundit dhe debatit që ka lindur në Shqipëri kundër këtij ligji, debat vërtet i shëndetshëm, shumë qytetar, civil dhe evropian, tregon se ka qenë pikërisht qeveria greke ajo e cila ka ushtruar presion mbi qeverinë shqiptare, për të bërë një regjistrim të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe besimit fetar. Ky regjistrim është në kundërshtim me kartën e OKB-së dhe Kopenhagenit dhe me atë të Këshillit të Europës për mbrojtjen e minoriteteve, sepse asnjë nga këto dokumente nuk bën fjalë për përcaktime etnish. Ata që janë pro këtij regjistrimi thonë se kjo do të shërbente për të identifikuar numrin real të minoritarëve në Shqipëri. Ku qëndron e keqja këtu? Shqipëria është një shtet i vjetër tashmë, nuk është një shtet që ka lindur nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë apo Bashkimit Sovjetik. Shqipëria është një shtet që ka lindur që në vitin 1912 dhe në vitin 1921, Shqipëria ka hyrë në Lidhjen e Kombeve, duke nënshkruar një trak-

AktualitetiFP

tat me komunitetet e shteteve. Me këtë traktat, Shqipëria njihte minoritetet në vendin tonë, në radhë të parë minoritetin grek, ashtu si atë malazez dhe maqedonas dhe mori përsipër të mbronte të drejtat e minoriteteve, duke filluar nga minoriteti grek. Çdo vit, Shqipëria ka paraqitur raporte të rregullta në Lidhjen e Kombeve, që nga viti 1922, kur ka deklaruar sa shkolla ka hapur në fshatrat minoritare. Zona minoritare është përcaktuar nga Lidhja e Kombeve dhe është pranuar edhe nga vetë Greqia. Kjo e fundit nuk pretendonte më pas vitit 1921 se Korça ishte greke, siç thotë sot konsulli grek në Korçë, i cili përfaqëson shtetin dhe qëndrimin e Greqisë. Absolutisht nuk pretendonte që Përmeti dhe Gjirokastra ishin greke. Madje atëherë nuk pretendonin që as Himara nuk ishte greke. Himara nuk figuronte në listën e fshatrave minoritare. Pra, minoritetet janë njohur në Shqipëri dhe u janë njohur të drejtat bazë, siç është p.sh arsimimi në gjuhën e tyre, që në fillimet e shekullit XX. Këtu Shqipëria nuk bën përjashtim nga vende të tjera, si Rumania, Jugosllavia, Polonia, Sllovakia, të cilat u detyruan që të njohin komunitetet minoritare. Kështu që, nuk mund të pretendohet sot për Shqipërinë se ç’popullsi minoritare ka. Shqipëria i ka një për një minoritarët të regjistruar në Regjistrin Themeltar dhe nëse dikush do të mësojë numrin e saktë të minoritarëve, mund të shkojë dhe të shohë tek ky Regjistër. Mund ta marrë vesh brenda ditës se sa është numri i minoritarëve në Shqipëri. Problemi është se qëllimi i regjistrimit të popullsisë është bërë i qartë. Këtë e tha qartë konsulli grek në Korçë, i cili pohoi se dëshiron që të regjistrojë ortodoksët shqiptarë në Korçë dhe popullsinë me origjinë arumune, si grekë, duke ngjallur edhe reagimin e ashpër të komunitetit arumun. Pra, qëllimi është të ndryshohet raporti i minoriteteve mbi një kriter jo objektiv, si është ai i regjistrimit të popullsisë mbi bazën e etnisë, ku gjithkush mund të deklarojë sipas dëshirës kombësinë. A rrezikohet jugu i Shqipërisë që një ditë të helenizohet? Gjithë kjo politikë që është zhvilluar këto 20 vitet e fundit nga shteti grek, për fat të keq edhe nga përfaqësues politikë të minoritetit grek në Shqipëri, që unë jam i bindur nuk përfaqësojnë interesat reale të komunitetit grek, ka pikërisht këtë qëllim. Qëllim që deri tani nuk është arritur, madje as në Himarë. Greqia, me presione të shumta, të cilat nuk janë vetëm politike, por ekonomike në radhë të parë, kërkon që të fryjë numrin e minoritarëve në Shqipëri. Në vitin 1922, minoriteti grek rezultonte në 16 mijë vetë. Ky numër, me kalimin e viteve është rritur, por këtu nuk bëhet fjalë për shifrën e 400 mijë personave, siç pretendojnë qarqet e zellshme ekstremiste greke, as për 300 mijë, siç është shprehur ndonjë qeveritar i lartë grek dhe as për 100 mijë vetë. Ne e dimë se për shumë arsye, një pjesë e madhe e tyre janë vendosur tashmë në Greqi dhe numri i minoritarëve në Shqipëri është akoma shumë i vogël. Gjithsesi, edhe ata që kanë ikur dhe kanë marrë pasaportën greke, ne i konsiderojmë si qytetarë shqiptarë. Por, nëse në vitin 1989 rezultonte që në Shqipëri të ishin 60 mijë minoritarë grekë, megjithë dëshirën e mirë, absolutisht që ky numër nuk mund të shkojë më shumë se 100 mijë. Ky numër megjithatë mund të verifikohet shumë lehtë në bazë të Regjistrit Themeltar. Rëndësi ka që komuniteti grek i ka gëzuar të drejtat themeltare që në fillim të shekullit XX. Këto të drejta janë zgjeruar me kalimin e viteve. Pra, në Shqipëri nuk ka asnjë problem me minoritetet. I vetmi problem është qëllimi i qarqeve zyrtare dhe jozyrtare greke, që kërkojnë të vënë në zbatim planin e pluhurosur të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

16/04 - 22/04/11 F.P. 9


DosjaeJavës 10-15

Ermal Isaku Po je i papunë, je pa vlerë për mendimin tim. Nuk rrihet kot dhe aq më keq pa lek në xhep. Sidomos për ne burrat është akoma më keq. Por dhe nuk kemi faj. Nuk gjen dot një punë të mirë për të mbajtur familjen. Gazmend Ceka Shoh shumë të rinj që vërtiten rrugëve të Tiranës dhe më vjen vërtet shumë keq. Është gjynah që atë zgjuarsi të madhe që kanë ta shfrytëzojnë për keq, sepse po ndenje kot dihet se vetëm budallëqe do bësh. Sa më aktiv të jesh, aq më mirë është. Margarita Bici Sa vjen dhe koha bëhet më e vështirë. Po të shohësh lokalet dhe rrugët janë plot me të papunë. Për mendimin tim Shqipëria ka marrë fund fare. Me këtë shtet që kemi ne, nuk do ecim kurrë përpara. Edi Shehu Një gjë nuk kuptoj se në vendin tonë ka shumë të papunë dhe po të shohësh lokalet janë plot. A thua se e kanë në terezi të tërë? Unë kam jetuar në Itali dhe aty kafen duhet ta pish shpejt e shpejt dhe në këmbë dhe jo të rrish dy orë. Blerim Aliu Për mua kush është punëtor dhe i shkathët e gjen një punë. Kot e kanë disa që thonë se s’ka punë. Puna nuk gjendet duke ndenjur në shtëpi apo duke ndenjur tërë ditën nëpër lokale. Po nuk lëvize vetë, nuk do të të marrin me zor në punë. Arjana Llambo Unë kam djalin pa punë dhe e shoh që e ardhmja e rinisë në vendin tonë është shumë e errët. Shumica e të rinjve janë pa punë. Mjerë ne të moshuarit që presim nga fëmijët kur ata s’kanë për veten e tyre.

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

Papunësia

Drama e shqiptarëve Shifrat për papunësinë nuk janë të besueshme. Opozita flet për një milion të papunë, mazhoranca thotë se papunësia është në nivele të pranueshme. Por papunësia dhe drama e saj ndjehet kudo. Nuk të duhen shifra për të kuptuar se kjo është kriza e re e shqiptarëve

P

apunësia është shndërruar në një dramë të shoqërisë shqiptare. Kudo sheh njerëz që vërtiten rrugëve për të gjetur një fije shprese. Troket në çdo derë me një CV në dorë dhe pret në ankth përgjigjen që do të të japin. Ky është një realitet i zymtë që ka mërzitur shumë njerëz. Të gjitha shoqëritë njerëzore janë ndeshur me problemin e mbijetesës, të jetesës apo të sigurimit të mirëqenies për anëtarët e saj. Meqenëse njeriu nuk i gjen kushtet e tij të jetesës të gatshme, puna ka qenë dhe vazhdon të jetë veprimtaria që zë pjesën kryesore të jetës. Puna ka rëndësi të dorës së parë për realizimin e ëndrrave njerëzore. Por këto ëndrra thyhen kur sheh se sa e vështirë është të gjesh një punë. Akoma më e vështirë bëhet kjo gjendje kur nuk ke një profesion apo zanat. Shumë prej zanateve që ushtronin gjyshërit tanë, në ditët e sotme nuk ekzistojnë më.

A është rinia dembele? Mjafton një xhiro në kryeqytet dhe e kupton se rinia nuk mungon. Është bukur kur sheh vajza dhe djem të rinj që gjallërojnë qytetin me lëvizje dhe zhurmë. Por është e tmerrshme kur sheh se sa

10 F.P. 16/04 - 22/04/11

Matrapikë të ngulur në trotuarin e monumentit të Partizanit të Panjohur, në Tiranë, ku çdo ditë dhjetëra të papunë presin për klientët e tyre


DosjaeJavësFP Diferenca mes dy sekseve mund të konsiderohet pa frikë një hendek i madh në vendin tonë. Për punën e bërë, femrat shpërblehen me pak se meshkujt. Madje, edhe për të njëjtën punë

Papunësia në rritje ka bërë që të hipësh në autobus dhe të kesh kujdes për kuletën tënde. Kjo luftë ekonomike ka bërë që shumë njerëz të gjejnë dhe zgjidhje jo të hijshme për të mbajtur familjen të pashpresë janë këta të rinj për të gjetur një punë që e dëshirojnë. Shumë prej nesh do t’i quanin këta të rinj dembelë. Por deri diku është e vërtetë. Disa të rinj shqiptarë e kanë për turp të bëjnë një punë që të mbajnë veten e tyre. Për ta shpesh zgjidhja e vetme për të zgjidhur problemet është një kafe që zgjat pothuajse dy orë. Edhe pse të papunë, kafja dhe cigarja nuk mungon. Madje vajzat kapriçoze nuk duan t’ia dinë për papunësinë por përpiqen të bëjnë sa më shumë shoping. Prindërit janë ata që e vuajnë më shumë këtë problem. Sa e sa nëna ankohen sepse fëmijët e tyre nuk gjejnë një punë. Por jo të gjithë janë dembelë. Shumë të rinj përpiqen të bëjnë dhe nga dy punë për të ndihmuar familjet e tyre. Këtë e bëjnë më së shumti djemtë, të cilët kanë më shumë mundësi për të gjetur një punë të çfarëdoshme. Por një gjë është shumë e sigurt: Të rinjtë shqiptar janë shumë të zgjuar.

Më shumë mundësi arsimimi, më pak punë... Të kesh një profesion do të thotë të kesh një të ardhme më të mirë. Një profesion të duhet për të bërë një punë për të cilën ti ke harxhuar vitet e studimit. Me rritjen e numrit të Fakulteteve janë shtuar dhe degët e studimit. Shumë prej tyre nuk njiheshin më parë. Demokracia dhe ballafaqimi me botën bëri që dhe Shqipëria të përkrahë ndryshimet e reja. Shumë arsimtarë filluan specializimet jashtë vendit për të marrë sa më shumë dije dhe për t’i praktikuar në vendin tonë. Por në ditët e sotme, shkolla është bërë dhe një dëshpërim për shumë të rinj. Mjaft prej tyre presin me ankth se çdo të bëhet pas diplomimit. Eksperienca e miqve të tyre u shton akoma më shumë ankthin. Edhe pse kanë dëshirë të punojnë gjatë viteve të studimit, pak studentë e kanë këtë fat. Të gjitha shpresat e tyre varen tek miku që u premton një vend pune. Fjala ‘mik’ është shndërruar si një fije shprese për të vazhduar përpara. Ndërsa ata që nuk e kanë këtë ‘mik’ u duhet të studiojnë më shumë për tu përballur me konkurrencën. Fjala CV nuk njihej më parë. Ndërsa tani duhet ta kesh shumë të pasur për të zënë një vend pune. Për shumë punëdhënës gjuha angleze është bërë një opsesion. Edhe kur nuk të hyn në punë, duhet ta kesh të shkruar në CV.

Metropoli, një shpresë për punë Tirana shihet si qyteti ku njerëzit me të mbërritur realizojnë ëndrrat e tyre. Duke braktisur qytetet dhe fshatrat e vogla mendojnë se zgjidhja për një jetë më të mirë do të jetë në Tiranë. Por sapo vijnë përballen me papunësinë në rritje dhe shpenzimet e mëdha. Shumë ankohen se nuk arrijnë as të paguajnë qeranë

e shtëpisë ku të fusin kokën. Të jetosh në një shtëpi me qera po shndërrohet në një kulturë të re dhe moderne të jetuari. Për hir të së vërtetës, më shumë e ndikuar nga struktura e re ekonomike e vendit dhe pasiguria e të ardhurave, sesa nga luksi i të bërit një zgjedhje. Bashkëjetesa me disa persona ndihmon në reduktimin e shpenzimeve të cilat përpjesëtohen në çdo muaj. Çdo gjë llogaritet në mënyrë të barabartë, qeraja, faturat e dritave qoftë edhe ushqimet. Këtë zgjidhje e bëjnë shumë të rinj, por jo nga qejfi, por nga halli. Për disa metropoli ka sjellë fat, ndërsa të tjerëve u ka shtuar hallet. Nuk mungojnë dhe shumë banorë, të cilët nuk kanë mundur të përballojnë hallet e papunësisë dhe të skamjes dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Femrat më pak të punësuara dhe më pak të paguara Shumë pak shanse për punësim dhe shumë më pak të paguara, krahasuar me meshkujt. Diferenca mes dy sekseve mund të konsiderohet pa frikë një hendek i madh në vendin tonë. Për punën e bërë, femrat shpërblehen me pak se meshkujt. Madje, edhe për të njëjtën punë. Arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorët që mbeten më të dominuar nga femrat, shumica e të cilave vazhdojnë të punojnë në sektore ku tradicionalisht kanë qenë të përqendruara femrat. Poste të thjeshta në sektorin shtetëror dhe fare pak në rangun e drejtuesve të lartë. Femrat kanë fituar më shumë pavarësi me kalimin e viteve, por mentaliteti shqiptar e ka të vështirë të shohë një femër që komandon. Një gjë nuk mund të mohohet, gratë e vendit tonë po punojnë më shumë se burrat dhe përpiqen të mbajnë familjet e tyre. Niveli i arsimimit të tyre është më i lartë se burrat. Femrat, duke qenë më shumë të përkushtuara ndaj familjes, e përjetojnë më shumë krizën ekonomike dhe papunësinë.

Papunësia shton sjelljet devijante Papunësia në rritje ka bërë që të hipësh në autobus dhe të kesh kujdes për kuletën tënde. Kjo luftë ekonomike ka bërë që shumë njerëz të gjejnë dhe zgjidhje jo të hijshme për të mbajtur familjen. Gratë janë ato që e kanë kuptuar më së miri këtë dhe mundohen të kenë kujdes për çantën e tyre. Varfëria, mungesa e një vendi pune, mjedisi shoqëror dhe plot arsye të tjera po shtojnë numrin e personave që janë vartës të alkoolit. Meshkujt janë ata që mendojnë se zgjidhja e vetme për të harruar se ku janë është një mendje e trullosur. Kjo varfëri ka bërë që nëpër rrugët e qytetit të shtohen njerëzit që kërkojnë lëmoshë për një kafshatë bukë. Por nuk mund të mohojmë faktin se në vendin tonë ka shumë njerëz të suksesshëm që kanë arritur të përballojnë shumë sfida për një jetë të mirë. Dikush me fat dhe dikush me mund, secili duhet të eci përpara.

16/04 - 22/04/11 F.P. 11

Jasmina Lila Ka s’ka punë, të gjithë të rinjtë janë të veshur mirë. Po të shikosh nëpër rrugët e Tiranës të gjithë janë të pispillosur. Lëre pastaj si janë lokalet, plot fare. Unë mendoj se të rinjtë shqiptarë janë shumë dembelë. E kanë mendjen vetëm tek qejfi. Olta Toçi Është gjynah që shumë të rinj që kanë mbaruar shkollën e rrinë pa punë. Shoh shumë vajza që sapo diplomohen, përfundojnë si shitëse. Nuk arrijnë as të nxjerrin shpenzimet që kanë bërë gjatë atyre viteve. Artan Balliu Tani më shumë po punojnë gratë se sa burrat. Por ky nuk është faji ynë. Nuk ka shumë punë për burra. Ndërtimi ka rënë pasi shumica prej nesh aty punonim. Edhe mosha bën të vetën, nuk na merr njeri neve në punë. Floriana Karameta Po nuk pate punë, merr fund. Nuk të sheh njeri me sy. Po edhe po nuk pate një shkollë, nuk ke se çfarë pune të bësh. Nuk mbahet familja duke punuar si shitëse apo kamarier për të rinjtë. Erlin Kreka Unë mbarova vjet shkollën e mesme dhe them se nuk ja vlen të vazhdoj më tej. Janë bërë të tërë me shkollë. Duket sikur ka dalë si modë dhe asnjë nuk gjen punë. Po nuk pate mik, është e kotë për mendimin tim. Ina Matraku Unë tani jam studente dhe më mban familja. Më tmerron fakti se çfarë do të bëj pasi të mbaroj shkollën. Shikoj shumë studentë që diplomohen dhe nuk gjejnë punë. Ishalla s’e kam dhe unë këtë fat.


DosjaeJavësFP Më përpara pastroja në një shtëpi të huaj dhe merrja diçka, por tani nuk po gjej dot asnjë punë. Shpesh herë i kam shumë zili ato gra që bëjnë një punë zyre dhe dalin nga shtëpia të pispillosura. Sikur të isha dhe unë një nga ato...

Përjetimet e disa të papunëve në Tiranë Disa e përjetojnë më mirë faktin e të qenurit një individ i papunë, dhe disa me dhimbje. Nuk ka punë apo shqiptarët janë dembelë? Kjo është një pikëpyetje që të moshuarit e thonë gjithnjë. Por më e dhimbshme është kur ke në ngarkim një familje dhe nuk di si ta përballosh jetën. Apo më keq akoma kur ke një diplomë në sirtar dhe nuk i jep vendin e merituar.

Ëngjëllushe Zeneli

Muharrem Haliti

Unë jam një grua e martuar me dy fëmijë. Për fat të keq jam e papunë ose më saktë një shtëpiake. Jo sepse nuk dua të punoj, por e kam të vështirë të gjej një punë stabël. Sidomos në Shqipëri nuk ke shumë mundësi punësimi. E di që si puna ime janë dhe shumë gra të tjera që nuk kanë mundësi të gjejnë një punë për të mbajtur familjen. Mundohem ta kaloj këtë stres edhe pse kam shumë nevojë të ndihmoj tim shoq, i cili punon nga mëngjesi deri në darkë në ndërtim. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj duke u marrë me punët e shtëpisë, me gatimin dhe fëmijët. Me thënë të vërtetën është mirë që gruaja të jetë në shtëpi, sepse ka nevojë familja, por duke qenë shumë dobët ekonomikisht nuk mund të rri kot. Më përpara pastroja në një shtëpi të huaj dhe merrja diçka, por tani nuk po gjej dot asnjë punë. Shpesh herë i kam shumë zili ato gra që bëjnë një punë zyre dhe dalin nga shtëpia të pispillosura. Sikur të isha dhe unë një nga ato. Por kështu është kur je pa shkollë. Mbetesh tërë jetën injorante. Megjithëse po ta mendosh mirë, ka dhe shumë të shkolluar që nuk bëjnë punën e profesionit të tyre. Kjo është akoma më e tmerrshme që të qërosh sytë me vite dhe të përfundosh në një punë koti. Sikur të kishte dhe në Shqipëri fabrika do të ishte mirë për të tërë. Por s’ke ç’i bën. Nuk kam shumë besim se një ditë do të bëhet dhe vendi ynë. Më duket se sa vijnë dhe gjërat bëhen më të vështira. Ishalla bën Zoti mirë dhe për ne. Megjithatë ngushëllohem me faktin që kam shtëpinë time dhe nuk kam për të paguar qira. Ka shumë familje që jetojnë me qira dhe nuk e përballojnë dot jetesën. E keqja s’ka fund, por edhe e mira. Ndonjëherë mendoj se bëjnë mirë këta të rinjtë e sotëm që martohen në moshë të madhe. S’kanë faj, duhen vënë disa gjëra në terezi se jeta sa vjen dhe bëhet më e vështirë. Po u bëre me fëmijë duhet t’i bësh ballë të gjithave. Këta nuk duan t’ia dinë jemi apo s’jemi në punë neve.

Po je i papunë dhe pa lek nuk të do njeri. Unë për vete në këtë përfundim kam arritur gjatë kësaj kohe. U bëra tre vjet që nuk po gjej dot asnjë punë. Në kohën e komunizmit kam punuar tek fusha e druve këtu në Tiranë. Fitoja mirë për atë kohë. Të gjithë e ëndërronim lirinë e demokracinë, por nuk e dinim sa halle paska kjo demokracia. Të paktën atëherë ishim të tërë njësoj dhe të gjithë në punë. Kjo demokracia na flaku në rrugë. Hajër kanë bërë vetëm ata që ishin studentë dhe ata që morën rrugën e emigracionit. Për ne të tjerët keq e më keq vete puna. Punova për ca vite në ndërtim, por nuk kam qenë mirë nga ana shëndetësore dhe nuk mund ta përballoja dot. Më pas me shumë sakrifica bleva një taksi dhe punova për shumë vite, por isha pa licencë dhe nuk na linte policia rehat. Isha mirë se me atë punë mbaja familjen. Por këtu nuk të lë njeri të punosh rehat. Vetëm me mashtrime mund të bësh hajër. Kanë ardhur lloj- lloj njerëzish nga të gjitha anët e vendit dhe kanë çarë, ndërsa ne që jemi lindur e rritur këtu nuk po bëjmë asgjë. Sot vetëm miku dhe leku çan përpara. Të zë tmerri kur mendon spitalet se të rrjepin doktorët. Po nuk pate lek, vdes. Nuk po gjej dot asnjë punë si roje të paktën që të mbaja veten time. Shyqyr që kam gruan dhe djalin në punë. Jam bërë si ato gratë shtëpiake tërë ditën në shtëpi. Për mua Shqipëria ka marrë fund. Më vjen keq që e them, por është e vërtetë. Më shumë kam merak për fëmijët që do e kenë shumë të vështirë të ardhmen e tyre. Në kohën tonë të paktën nuk ngeleshim pa punë dhe pa shtëpi. Sot të zë tmerri të martosh një fëmijë se nuk ke se si t’i ndihmosh. Për brezin tonë çdo gjë është e vështirë. Më shumë më vjen keq që nuk arrita t’i bëj fëmijët me shkollë. Kjo është dëshira e çdo prindi, por kur nuk ke mundësi, nuk ke se çfarë të bësh. Duhet të bëhemi të fortë që të përballojmë të mirën dhe të keqen.

Një nënë e papunë

12 F.P. 02/04 - 08/04/11

Një burrë i papunë

Po nuk pate lek, vdes. Nuk po gjej dot asnjë punë si roje të paktën që të mbaja veten time. Shyqyr që kam gruan dhe djalin në punë. Jam bërë si ato gratë shtëpiake tërë ditën në shtëpi. Për mua Shqipëria ka marrë fund


DosjaeJavësFP Dega ime është e bukur, por jo shumë e vlerësuar këtu tek ne. Kur u ktheva në fillim isha shumë optimiste dhe mendoja se do të bëja hatanë, por tani e kuptoj se sa keq është situata këtu. Nuk ka vende pune. Më duket se atë diplomën nuk do ta shfrytëzoj ndonjëherë

Ornela Gega

Ish studente në Itali Unë kam një vit që jam kthyer nga Italia. Jetoja dhe studioja në Torino për Shkenca Politike. Si shumë të rinj që mbarojnë gjimnazin dhe kanë ëndrra, unë adhuroja të studioja jashtë. Jo se në vendin tim do ishte keq, por e kisha me shumë dëshirë të studioja në Itali. Atëherë më dukej qejf dhe mendoja se do të isha një studente më e mirë se në vendin tim. Kisha dëgjuar se këtu mësimdhënia ishte shumë e dobët. Por nga këta që kam njohur, njësoj është si andej. Pasi ika në Itali, fitova konviktin. Kisha njerëz, por nuk doja t’i bija njeriut në qafë. Gëzimi më i madh ishte kur e fitova të drejtën për të studiuar në Torino. Akoma më rrënqethet mishi kur e kujtoj sa jam gëzuar. Dihet

që për një vajzë të re është e vështirë të jetosh jashtë vendit dhe pa familjen. Prindërit shqiptarë e kanë shumë të theksuar përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe nuk i lënë të rriten siç duhet. Atëherë e kuptova sa e vështirë është jeta dhe që duhet përballuar me sakrifica. Pasi u rregullova në konvikt dhe fillova shkollën, u përpoqa të gjeja dhe ndonjë punë sa për të mbuluar ndonjë shpenzim timin. Punoja vetëm disa orë në një restorant. Më bënte përshtypje se andej të rinjtë nuk e kanë për turp të bëjnë çdo punë dhe pse janë në shkollë. Ndërsa këtu tek ne janë shumë të paktë ata studentë që punojnë dhe studiojnë. Unë u përpoqa t’i bëja të dyja dhe më bëri shumë mirë. Shkëputja nga familja më forcoi. Nuk ishte më mami me babin që të më zgjidhte çdo hall. Isha unë përballë botës. Zura shumë shoqëri që shumica ishin si puna ime. Në Torino ka shumë studentë shqiptar. Dhe më vjen

mirë se të gjithë mësojnë dhe janë studentë të mirë. Shqiptarët janë njerëz të zgjuar, të gjithë e dinë këtë, por ka shumë pak mundësi për të ecur përpara. Unë tani po e kuptoj shumë mirë këtë. U bëra një vit dhe nuk po gjej një punë të përshtatshme për degën që kam mbaruar. Dega ime është e bukur, por jo shumë e vlerësuar këtu tek ne. Kur u ktheva në fillim isha shumë optimiste dhe mendoja se do të bëja hatanë, por tani e kuptoj se sa keq është situata këtu. Nuk ka vende pune. Më duket se atë diplomën nuk do ta shfrytëzoj ndonjëherë. Këtu janë bërë të tërë me shkollë. Ndonjëherë mendoj se nuk duhet të isha kthyer. Aty të paktën dhe në qoftë se nuk bëje një punë të mirë paguheshe, ndërsa këtu rrogat janë shumë të vogla. S’të dalin as për vete dhe jo më për të siguruar të ardhmen.

Kristina Llukaj

Studente (brenda vendit)

Unë u përpoqa me shumë sakrifica duke mësuar të fitoja shkollën. Ndërsa këta të pasurit që presin nga mami dhe babi bëjnë sikur janë shumë të zgjuar. Por ajo që më vjen më shumë keq është se këta do të gjejnë punë të mirë kur të mbarojnë dhe jo ne. Më zënë ethet kur e di që do të mbaroj dhe do të jem rrugëve të Tiranës për një punë

Gjatë një proteste kundër papunësisë dhe varfërisë, organizuar nga Konfederat e Sindikatave

Unë jam studente tek Fakulteti Juridik. Jam në vit të tretë. Për pak do të diplomohem. Kur hyra në vit të parë më dukej një mrekulli. Mësoja shumë dhe fitova degën që doja. Jam krenare për veten time dhe për familjen time që më shkolloi me shumë sakrifica. Nuk më vjen turp të them se prindërit e mi janë pa shkollë dhe bëjnë punë sa për të na mbajtur neve. Ajo që më gëzon më shumë është fakti se nuk jam në një shkollë private si shumica e të rinjve që i gjejnë të gjitha gati nga prindërit e tyre. Unë u përpoqa me shumë sakrifica duke mësuar të fitoja shkollën. Ndërsa këta të pasurit që presin nga mami dhe babi bëjnë sikur janë shumë të zgjuar. Por ajo që më vjen më shumë keq është se këta do të gjejnë punë të mirë kur të mbarojnë dhe jo ne. Më zënë ethet kur e di që do të mbaroj dhe do të jem rrugëve të Tiranës për një punë. Dhe akoma më keq kur përfundon si shitëse. Puna nuk është turp, por të vjen keq kur mendon se ke harxhuar disa vite arsimimi për një të ardhme më të mirë dhe nuk bën asgjë. Më keq pastaj për ata që kanë mbaruar jashtë dhe vijnë me ëndrra të mëdha në Shqipëri. Për ata është akoma më shumë zhgënjim. Por sa e sa të rinj mbarojnë shkollën dhe shkojnë në emigracion duke bërë punë të ndryshme. Nuk kam shumë besim në këtë vend. Unë studioj për drejtësi, por këtu vetëm drejtësia mungon.

Arjana Shkëmbi

Ish studente në Tiranë Unë jam nga Durrësi dhe kam mbaruar për gjeografi këtu në Tiranë. Dega ime nuk ka shumë emër, por është e vështirë. Mbarova me shpresën se një ditë do të punoja si mësuese në ndonjë shkollë. Por është e kotë. Nuk gjeta asgjë. Është shumë e vështirë të gjesh një vend pune si mësuese. Më vjen keq se për ne femrat është shumë profesion i mirë. Por dihet se si funksionojnë gjërat këtu tek ne. Duhet ose miku ose leku. Po i pate të dyja, akoma më mirë. Po nuk pate asnjërën, përfundon si punëtore në ndonjë fast- food sikur të ishe pa shkollë. Janë bërë të tërë me shkollë. Është bërë shumë keq me tërë këto shkolla private që janë hapur. Ata që përfundojnë pa shkollë i kanë dyert e hapura tek privati. Kjo për mendimin tim është e padrejtë se kur mbarojnë ata i zënë vendet e punës. Ne të tjerët të kërkojmë rrugëve për ndonjë punë koti.

16/04 - 22/04/11 F.P. 13


DosjaeJavësFP

www.freepress.al

“Jeta është një luftë, nuk duhet të dorëzoheni” Flet psikologia Ermela Shehu

Çfarë shkakton papunësia tek njerëzit? Papunësia është një nga problemet më të mëdha. Pa punë nuk mund të jetosh ose më saktë nuk mund të bësh një jetë të mirë dhe të qetë. Papunësia shkakton varfëri dhe më pas të gjitha të këqijat që vijnë prej saj. Varfëria është një nocion që përdoret më së shumti kur mungojnë kushtet elementare të jetesës. Të jesh i varfër do të thotë të mos kesh para dhe kuptohet që paraja lidhet me punën. Shqipëria për fat të keq renditet në një nga vendet më të varfra. Por ajo që është më shumë për tu shqetësuar dhe që mund të ketë pasoja për tërë jetën është fakti se papunësia ka ndikime të mëdha psikologjike tek njerëzit. Jo të gjithë janë të aftë për të përballuar situatat e vështira që të sjell jeta. Papunësia sjell ndryshime tek njeriu në dy nivele: niveli i integrimit social, që lidhet me prestigjin e vetë-besimin. -një sens më të hutuar të identitetit; -reduktohet vetëbesimi në përgjithësi. Individi i papunë fillon të dyshojë për atë që është dhe për atë që ka arritur. Mëndja e tij fillon të dyshojë për çdo gjë dhe nuk ka besim për të vazhduar përpara. Si ta përballojmë stresin e papunësisë? Stresi është një pasojë e pashmangshme e jetës, me një fjalë është kërkesa ndaj njeriut të cilës duhet t’u përshtatesh. Stresi shpesh sjell pasoja negative, siç është ankthi, frika, tmerri, depresioni dhe konsumimi i alkoolit si dhe shumë sëmundje psikosomate etj. E vërteta është se njerëz të ndryshëm, madje edhe studiuesit, e kuptojnë stresin në mënyra të ndryshme. Ju mund të shihni si stres vetë ndodhinë që e vlerësoni si kërcënuese apo të vështirë për t’u përballuar. Ju po ashtu mund të shihni si stres reagimet tuja ndaj kësaj apo asaj ndodhie. Një prej këtyre ndodhive të vështira që na ndodh në jetë është dhe papunësia. Paaftësia për të ndihmuar veten te njerëzit fitohet në një mënyrë të ngjashme kur i dorëzohet situatës dhe nuk përpiqet për të ikur apo për t’u shmangur problemeve. Dhe një stres të paparë shkakton papunësia. Ky stres është më i theksuar tek kryefamiljarët, të cilët ndihen më shumë përgjegjës për të përballuar vështirësitë familjare.

14 F.P. 16/04 - 22/04/11

Dëshpërimi se nuk do ja dalin dot mund t’i çojë në situata akoma më shkatërruese siç janë vetëvrasjet. Kemi dëgjuar shumë raste kur një nënë e papunë apo një baba ka vrarë veten nga dëshpërimi dhe varfëria

Por ajo që është për të ardhur më shumë keq ka të bëjë me faktin se këta individë në vend që të ecin përpara, mbyten në stres. Dëshpërimi se nuk do ja dalin dot mund t’i çojë në situata akoma më shkatërruese siç janë vetëvrasjet. Kemi dëgjuar shumë raste kur një nënë e papunë apo një baba ka vrarë veten nga dëshpërimi dhe varfëria.

Një individ i papunë mund të kalojë në depresion? Depresioni ndodh atëherë kur përpiqemi fort të plotësojmë kërkesat sociale dhe psikologjike që i vëmë vetës ne ose të tjerët. Kur përpiqemi të ruajmë vetëvlerësimin duke e stërforcuar veten që të arrijmë standarde më të larta, përjetojmë një presion


DosjaeJavësFP

Një burrë e ndjen për detyrë që duhet të mbajë shtëpinë, në një farë mënyre ndihet përgjegjës dhe e ka të vështirë ta përballojë këtë gjendje. Ndërsa një grua e përjeton papunësinë më shumë si një gjendje të rëndë ekonomike të brendshëm. Si fjala bie, kur përpiqemi të jemi më të vlefshëm në mjedisin ku jetojmë, kur përpiqemi të kapërcejmë vështirësitë e mëdha dhe kur përpiqemi të dukemi tërheqës. Presioni i brendshëm është i domosdoshëm për t’u vetëpërmirësuar, sepse pa presionin e brendshëm ne nuk do të ishim të motivuar për t’u përmirësuar dhe për t’u përpjekur më tepër. Po qe se ne përpiqemi tej mase për arsye të presionit të skajshëm, përjetojmë një stres të dëmshëm. Pakënaqësitë shkaktohen prej kërkesave që ushtrojnë njerëzit e tjerë mbi ne. Si bie fjala ne përpiqemi të kënaqim njerëzit që janë të rëndësishëm për ne. Ne mund të përpiqemi të dobësohemi për të kënaqur ose për të joshur një të dashur, ose të marrim nota të larta që të kënaqim prindërit ose eprorët tanë, të punojmë shumë që t’i lëmë përshtypje të mirë punëdhënësit, të jemi të suksesshëm që të pëlqehemi. Për kë është më e vështirë papunësia, për një mashkull apo për një femër? Papunësia është një problem për të gjithë individët sidomos këto vitet e fundit. Por ata që e përballojnë me më shumë vështirësi dhe që e shohin si një gjendje katastrofike janë meshkujt. Një burrë e ndjen për detyrë që duhet të mbajë shtëpinë, në një farë mënyre ndihet përgjegjës dhe e ka të vështirë ta përballojë këtë gjendje. Ndërsa një grua e përjeton papunësinë më shumë si një gjendje të rëndë ekonomike se sa si një mërzitje se çfarë duhet të bëjë. Në fillimet e demokracisë dhe me mbylljen e shumë aktiviteteve shtetërore shumica e grave mbetën shtëpiake. Ato e kishin më të lehtë përballimin e kësaj gjendjeje. Në mentalitetin e shqiptarit burri duhet të jetë çatia e shtëpisë. Ata mendojnë se po të jenë të papunë do të kenë më pak autoritet në familje. Megjithatë mund të them se gjërat kanë ndryshuar. Sot kemi më shumë femra të punësuara që mbajnë shtëpinë e tyre. Meshkujt kanë filluar të kuptojnë se nuk janë vetëm ata të rëndësishëm për të mbajtur ekonominë e shtëpisë.

të ndodhë nëse në një nga këto familjet do të ishin të tërë të papunë. Askush nuk të fal kur bëhet fjalë për lek. Kjo frikë i bën njerëzit më të acaruar. Por mund të them se në zonat rurale njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keqe ndërsa në qytetet e mëdha banorët janë më të ftohtë. Është e vështirë të gjesh dikë që të të mbështesë. Nuk janë të pakta ato familje të cilat janë kthyer në vendin e tyre pasi nuk e kanë përballuar dot jetën e bukur, por dhe shumë të vështirë të kryeqytetit.

SIGURIM

Sa i nevojshëm është konsulta me psikologun në këtë situatë? Një konsultë me psikologun gjithmonë është shumë e nevojshme dhe jo vetëm në raste kur jemi të papunë. Është për të ardhur shumë keq për mentalitetin që kanë shqiptarët për psikologun. Të shkosh tek psikologu për ta do të thotë se ke probleme psiqike. Por jam shumë i sigurt që të gjithëve ju ka shkuar në mendje të bëjnë një vizitë kur janë gjendur përpara situatave të vështira. Megjithatë mund të them se ky është një akull që po fillon të shkrihet. Nuk mund të them se situata është e njëjtë si në qytetet e vogla. Të gjendesh i papunë dhe në vështirësi të mëdha ekonomike është një situatë që jo të gjithë e përjetojnë njësoj. Ka njerëz që këtë situatë e marrin si diçka fatale, sikur Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) jeta e tyre nuk ka më kuptim dhe qëRr. nukSami do dinë si ta Ticket Rezervation: +355672072002 përballojnë. Shpesh herë këta persona konfliktuohen me pjesëtarët e tjerë të shtëpisë dhe situata bëhet Tel : +355 422 4755 akoma më e keqe. Çdo njeri do të dëshironte të ishte i përshtatur mirë dhe i lumtur, por shpeshherë ndodhë se disa përjetojnë kaq shumë stres sa ata nuk janë aq të lumtur sa çdo të dëshironin të ishin. Mirëqenia mund të përkufizohet si një gjendje emocionale subjektive pozitive, që shoqërohet me një kënaqësi të përgjithshme jetësore. Ajo ka të bëjë me atë që njeriu ndjen për vetveten dhe është rezultat i realizimit të qëllimeve në jetë. Ndër faktorët më të zakonshëm që kontribuojnë në sensin e mirëqenies përfshihen jeta familjare, standardi i jetesës, puna, martesa dhe ana financiare e kënaqshme.

Shendeti – T Kufitare – Karto

MARKETING – R PERKTHIME NE

Email: info@status-worldtrav harvi.lico@status-wor status.travel.business@

Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Ticket Rezervation: +355672072002 Tel : +355 422 4755

SIGURIME

Shendeti – TPL Kufitare – Karton Jeshil

Çfarë këshille do të jepnit për gjithë të papunët që ndodhen në situatë të vështirë sociale? Ajo që unë do të thoja për këta individë është fakti që nuk duhet të humbasin besimin. Po ke humbur besimin dhe shpresën ke humbur gjithçka. Në fund të fundit jeta është një luftë dhe të gjithë duhet të dalin fitimtarë nga kjo betejë. Sa më shumë të mendojnë për të shkuarën aq më të vështirë do ta kenë Ku është më e vështirë për tu përballuar papunëpër të ecur përpara. Njeriu duhet të lëvizë dhe të sia, në zonat rurale apo urbane? mos ketë turp të kërkojë ndihmë. Zgjidhja nuk gjenSamidetFrasheri 1 (apo Mbrapa abazhura KUBI) Papunësia është kudo e vështirë, por mund tëRr. them tek alkooli droga. Dyqanit Aq më keqme duke kryer se ajo është më e lehtë për tu përballuar në zonat krime të tjera siTicket vjedhja. Të përballosh një situatë Rezervation: +355672072002 rurale. Jo se aty njerëzit nuk harxhojnë, por mund me dinjitet dhe luftë të pastër është shpresë për një Tel : +355 422 4755 të kenë burime alternative për të përballuar një të ardhme më të mirë. situatë të vështirë ekonomike. Po të marrim parasysh qytetin e Tiranës, shumica e banorëve janë të ardhur dhe jetojnë me qira. Imagjino se çfarë mund

MARKETING – REKLAMA PERKTHIME NE 7 GJUHE Email: info@status-worldtravel.com harvi.lico@status-worldtravel.com status.travel.business@hotmail.com Rr. Sami Frashëri  (Mbrapa dyqanit me abazhura "Kubi") Ticket reservation: +     Tel: +     Email:

16/04 - 22/04/11 F.P. 15

info@status-al.com rezervation@status-al.com


Bota 16-17

www.freepress.al

Sekretet e fundit të njeriut të parë në hapësirë Para 50 vitesh njeriu i parë fluturoi në hapësirë. Kozmonauti sovjetik Juri Gagarin hyri më 12 prill 1961 në histori. Fotografitë e tij përpara raketës Vostok i njeh e gjithë bota. Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më, por Gagarini dhe emri i tij festohen në mbarë botën. Në Rusi Gagarin nderohet si një hero, kurse në SHBA e përmendin me gjysëm zëri. Shkak është Lufta e Ftohtë. Bashkimi Sovjetik kishte arritur një fitore të madhe në garën për hapësirën. Stacionet radiofonike në gjithë botën ndërprenë programet për të transmetuar këtë lajm.

Aktorja e njohur Gina Lollobrigida puth Gagarinin

P

or cila është historia e Juri Gagarin. Pas kthimit nga hapësira, jeta e tij ndryshoi. Moska e bëri atë kalë beteje për propagandën sovjetike. Shpatullat e tij mbanin me dhjetëra medalje. Biri i një marangozi u bë një yll. KGB e ruante atë gjatë gjithë kohës, nuk kishte jetë private dhe nuk u lejua që të fluturonte vetë për vite të tëra. Gjithmonë ishte lutur të bisedonte njëherë me shefin e shtetit, Leonida Brezhnjevin. Por pa sukses. Ludmila Pavlova Marinski ka bërë një libër për jetën e Gagarin. Ajo e njihte personalisht atë. Në këtë intervistë ajo flet për jetën e njeriut që doli i pari në hapësirë.

Ai është puthur nga Gina Lollobrigida, ka ngrënë mëngjes me Mbretëreshën Elizabetë, ka

16 F.P. 16/04 - 22/04/11

Gjatë vizitës në Londër

takuar me dhjetëra burra shteti. Si ka mundësi që e njihni privatisht atë? Babai im ka qenë miku më i afërt i Gagarinit. Familjet tona festonin së bashku, shkonim bashkë në pushime. Gagarin dhe babai im kanë marrë pjesë në dhjetëra takime zyrtare së bashku. Pas vdekjes së Jurit, babai im u kujdes për familjen e tij. I pyetur nëse ka takuar Zotin, Gagarin është përgjigjur pak a shumë kështu: “Kam kërkuar e kërkuar, por nuk e kam gjetur Zotin”. E ka thënë vërtetë këtë? Nuk mund ta them saktësisht, por mund të them që këto fjalë mund t’i jenë vënë në gojë atij. A besonte Gagarin në Zot?

Me vajzat e tij, Galja dhe Lena

Vostok 1, me këtë anije kozmike fluturoi Gagarin në hapësirë

Zyrtarisht ai duhej të mbante linjën e komunizmit. Por nuk ka thënë kurrë që nuk ka Zot. Gagarin vinte nga fshati, nderonte prindërit e tij, të cilët ishin shumë besimtarë. Gagarin ishte shumë i disiplinuar dhe mjaft i vetëkontrolluar. A e keni parë atë ndonjëherë jashtë kontrolli? Po, njëherë. Ishim në vitin 1967 për pushime në Krime. Duke bërë ski uji, Gagarin plagosi një mjellmë. Doli komplet nga kontrolli. Kjo ngjarje e tronditi shumë. E morëm mjellmën në varkë, por ajo ngordhi më vonë. Gagarin nuk mund të qetësohej atë mbrëmje. Pyeste gjithmonë për shpendin. E shihte atë si një ogur të keq. Ishte vera përpara vdekjes së tij.

Përveç kësaj, ai ishte një njeri shumë i qeshur, që bënte shumë shaka. Ndaj mendoj se e kishin përzgjedhur për të fluturuar në hapësirë. Duhej të ishte dikush i qëndrueshëm psikologjikisht dhe që mendonte pozitivisht. Askush nuk e dinte se si do vepronte hapësira ndaj tij. Mund të kthehej prej andej krejt i çmendur. Për shkak se edhe vetë ai nuk e dinte se ç’do të ndodhte, i shkroi një letër lamtumire të shoqes. Gruaja e tij e mori letrën nga dy miqtë e Gagarin pasi vdiq në vitin 1968. Juri Gagarin ishte edhe shumë i pashëm, kishte shumë sharm. Kishte shumë femra që e adhuronin? I shtriheshin tek këmbët. Por nuk di që të ketë


BotaFP “Për herë të parë pashë tokën si sferë,” kujtonte më vonë Gagarin. “Pamja e horizontit ishte unike”. Kapsula e tij drejtohej në mënyrë automatike, por në raste emergjencash mund të ndërhyhej edhe manualisht

Gagarin dhe gara në hapësirë

Letra e lamtumirës e Gagarin

U

dhëtimi i tij zgjati vetëm 108 minuta- por kjo mjaftoi për tu bërë i pavdekshëm. Juri Gagarin, 50 vjet më parë, më 12 prill 1961 u bë njeriu i parë në hapësirë. Në bordin e një kapsule hapësinore “Vostok 1”, 27 vjeçari i ra botës përqark dhe u ul i sigurt me një parashutë. Shtetet e Bashkuara shikonin me zili. Katër vite më papara, Bashkimi Sovjetik kishte hedhur në hapësirë satelitin e parë “Sputnik 1”. “Për herë të parë pashë tokën si sferë,” kujtonte më vonë Gagarin. “Pamja e horizontit ishte unike”. Kapsula e tij drejtohej në mënyrë automatike, por në raste emergjencash mund të ndërhyhej edhe manualisht. Por ndryshe nga tani kur astronautët mund të lëvizin lirshëm, Gagarin ishte i lidhur fort. Ndërkohë rusët vijuan fitoret në betejën e hapësirës. Në vitin 1963, Valentina Tereshkova u bë gruaja e parë në hapësirë dhe në vitin 1965, Aleksej Leonov u bë i pari njeri që eci në hapësirë, jashtë anijes kozmike. Madje, që në fund të vitit 1950 sondat ruse ishin ulur në hënë. Por amerikanët e morën shumë shpejt veten. Ata në vitin 1965 vendosën rekordin për më shumë rrotullime rreth tokës nga kapsula Gemini 7 me 206 rrotullime. Në dhjetor 1968, astronautët amerikanë Frank Borman, James Lovell dhe William Anders me “Apollo 8” iu sollën hënës dhjetë herë përqark. Kulmi arriti më 21 korrik 1969 kur amerikani Neil Armstrong u bë i pari njeri që ulej në hënë. Por Juri Gagarin nuk e përjetoi këtë ngjarje. Ai vdiq në moshën 34 vjeçare nga rrëzimi i një avioni më 27 mars 1968. Ai synonte të fluturonte me “Venus” për të risjellë lavdinë e Bashkimit Sovjetik. Madje ai nuk pa as stacionin hapësinor “MIR”. E me këtë nuk pa as bashkëpunimin e parë mes dy superfuqive hapësinore. Në 50 vjetorin e njeriut të parë në hapësirë u organizuan në mbarë botën shumë festa me moton: “Yuri-s Night” (Nata e Jurit).

Menjëherë pas uljes në tokë

pasur ndonjë rast që ai ka tradhtuar, nëse keni parasysh këtë. Por është edhe historia me infermieren... Gagarin u plagos në sy gjatë pushimeve në Krime në vitin 1961. Zyrtarisht u tha se ishte plagosur në sy duke luajtur me të bijën. Por jo zyrtarisht thuhet se ai ishte në një dhomë me një infermiere. Kur po e kërkonte gruaja e tij, ai u hodh nga dritarja dhe ra mbi një gardh e përplasi kokën në tokë. Mamaja ma ka konfirmuar këtë version. Në foto Gagarin shihet duke pirë cigare. A ishte një duhanxhi njeriu i parë në hapësirë? Pinte me raste. Vinte për shkak të luftës. Atëherë pinin të gjithë- ndihmonte për shkak të urisë.

Para se të nisej për hapësirë, Gagarin shkroi një letër për gruan e tij dhe dy vajzat, me frikën se diçka mund të ndodhte. Letra iu dha të shoqes pas vdekjes.

Shpresoj që të mos e shohësh kurrë këtë letër dhe që mua të mos më vijë kurrë turp për këto momente dobësie. Por nëse ndodh diçka, ti duhet të dish gjithçka...

Makina e tij Matra, e cila iu dhurua nga Franca

“Mirëdita të dashurat e mia, Valeçka, Lenoçka dhe Galoçka! Kam vendosur që të shkruaj disa rreshta për të ndarë me ju gëzimin dhe lumturinë për atë që kam mësuar. Komisioni qeverisës ka vendosur që të më dërgojë mua të parin në hapësirë. A mund ta imagjinosh e dashura Valjusha sa i lumtur jam, dhe dua që edhe ju të jeni të lumtura. Një njeriu të thjeshtë- i besohet nga qeveria detyra për të shtruar rrugën për në hapësirë. A mund të ëndërrohet një gjë më e madhe? Kjo është historia, një erë e re. Nesër do t’ia nis. Gjatë kësaj kohe ju do merreni me gjërat tuaja. Do të doja shumë që të isha pakëz me ju, të flisja me ty, por ju jeni shumë larg. Prandaj, nëse ndodh diçka, ju lutem, e ty në radhë të parë Valjushka, që të mos trishtohesh. Jeta vazhdon dhe askush nuk mund të na garantojë se nesër nuk do na shtypë ndonjë makinë. Kujdesu për bijat tona, duaji ato siç i dua unë. Nuk të vendos asnjë detyrim dhe nuk kam asnjë të drejtë që ta bëj këtë. Tani kjo u bë një letër trishtimi. Nuk besoj se do jetë e tillë. Shpresoj që të mos e shohësh kurrë këtë letër dhe që mua të mos më vijë kurrë turp për këto momente dobësie. Por nëse ndodh diçka, ti duhet të dish gjithçka. Valeçka, mos i harro prindërit e mi. Kujdesu për ta sipas mundësive. Çoju atyre përshëndetjet e mia të përzemërta. Të më falin që nuk u kam thënë gjë. Mirupafshim të dashurit e mi. Ju përqafoj, ju shtrëngoj fort dhe ju puth fort. Babai juaj, Jura. 10 prill 1961.”

Me një kapsulë të tillë erdhi në tokë

Po marrëdhëniet e tij me alkoolin? Nuk e kam parë kurrë të pirë. Nuk i pëlqente vodka. Pinte ndonjëherë konjak.

Çfarë u bë me makinën? E ka blerë një tregtar nga vendet baltike. Kam lexuar se kanë tentuar dy herë që ta vjedhin.

Gagarin fitonte po aq sa një ministër. Ishte e rëndësishme paraja për të? Jo. Ju duhet ta dini se paraja në Rusi për herë të parë shkon tek gruaja.

Në mesin e viteve ’60, Gagarin u ngrit edhe kundër sistemit. Përse erdhi kjo çarje kundër drejtuesve të partisë? Ai ishte nën një presion të padurueshëm nga Moska. Ata kërkonin që ai të ishte një hero i heshtur, ai u bë një hero i zhurmshëm. Kërkoi që të rikthehej të fluturonte, nuk u lejua. Foli për kushtet e vështira të fluturimit në hapësirë. Ishte një skandal. Sistemi e rrëzoi.

Ama një pasion e kishte... Po, makina e tij. Gjatë një vizite në Francë ai pa një makinë Matra dhe u mrekullua prej saj. Kur erdhi në Moskë, ambasadori francez ia kishte bërë gati një makinë të tillë. E dashuronte makinën dhe udhëtonte me të në Moskë. Policia mbyllte gjithmonë një sy.

Pas shumë lutjesh, Gagarin u lejua që të fluturonte me një avion luftarak MIG 15 me një

Gjatë takimit me Fidel Kastron

Ai pëlqente të luante bilardo

pilot me shumë përvojë. Por avioni u rrëzua. Si ju duket versioni zyrtar se ishte një gabim i pilotit? Nuk e besoj. Babai im thoshte gjithmonë: “E vranë”. Shumë dëshmitarë thonë se ishte edhe një avion tjetër në afërsi të avionit të Gagarinit, një gjuajtës SU-11. Shumë njerëz mendojnë se ai ishte fajtor për rrëzimin e Gagarinit. Zyrtarisht ka heshtje për këtë avion. Por babai im për vite të tëra ka kërkuar dhe ka rënë në gjurmët e këtij piloti në Siberi. Por ai u vra në një aksident. Ka shpresa që çështja të rihapet? Po e pres me padurim.

16/04 - 22/04/11 F.P. 17


Mister 18-19

FBI

www.freepress.al

publikon dosjet sekrete

Detaje pikante nga publikimi i dosjeve sekrete nga Zyra Federale e Hetimit në SHBA. Të gjithë kanë mundësi të shfletojnë dosjet që para disa vitesh cilësoheshin si top- secret FBI (Federal Bureau of Investigation) hap dyert. Arkiva e saj është bërë publike në internet. Në faqen vault.fbi.gov mund të lexoni informacione për rreth 2 mijë ngjarje që kanë tronditur botën. Tashmë Zyra Federale e Hetimit në SHBA është në qendër të vëmendjes. Është e vështirë që të gjesh gjërat më pikante në atë arkiv gjigand, por gazeta “Free Press” po sjell për ju disa nga shkrimet e publikuara së fundmi nga ata persona që i kanë hyrë arkivit të FBI me zell.

Hitleri fshihet në një fermë në Argjentinë

M

ë 29 prill 1945, Adolf Hitler kreu vetëvrasje në bunkerin e tij. Trupi u dogj. Por FBI hetoi edhe më tej për Hitlerin. Dosja për këtë çështje është 752 faqe. Amerikanët nuk e besonin vdekjen e Hitlerit. Ata i dërgonin me qindra letra FBI-së. Ja si shkruan zyra e FBI në Los

Angelos. “Hitleri dhe 50 njerëzit e tij më të besuar janë parë në Argjentinë dhjetë ditë pas rënies së Berlinit. Mendohet se kanë mbërritur në jug të Argjentinës me anë të dy nëndetëseve. Hitleri fshihet në një fermë. Ka hequr mjekrën, por vuan nga astma dhe është me ulçerë në stomak”.

Robert Kenedi i premtoi martesë Merlin Monrosë

A

jo ishte seks simbol i viteve ’50. Por më 5 gusht të vitit 1962, Merilin Monro u gjet e vdekur në krevatin e saj në moshën 36 vjeçare. Shkaku i vdekjes: një overdozë me ilaçe gjumi. Por vdekja e saj mbeti një mit: a ishte një aksident? Ishte një vetëvrasje? Apo një komplot për vrasje. FBI u mor intensivisht me vrasjen, siç tregojnë edhe dokumentet e publikuara prej saj. Bëhet fjalë për afera lezbike, party- seksi dhe lidhje me komunistët, por edhe për vdekjen e saj. Në një material prej tre faqesh, tregohet në mënyrë të detajuar se si një grup miqsh e kanë çuar Merilinin

18 F.P. 16/04 - 22/04/11

drejt vetëvrasjes. Motivi: Monro kishte një aferë me Robert Kenedin (42 vjeç), vëllain e presidentit amerikan, Xhon Kenedi. Gjithashtu nga këto dokumente të FBI del se Kenedi i kishte premtuar Monrosë se do e linte gruan e tij dhe do martohej me të. Kur ai nuk e bëri një gjë të tillë, ajo “e kërcënoi duke thënë se do e bënte publike aferën”. Aktori Peter Lawford, një mik shumë i afërt i Kenedit, e kishte bindur Monronë që të bënte një tentativë vetëvrasje të profilit të lartë. Ai i kishte premtuar se do e shpëtonte atë në kohë- çka nuk ndodhi.


MisterFP Qyteti i Roswell-it u bë i famshëm pas raportimeve se një disk fluturues u rrëzua në shkretëtirë afër një baze ushtarake rreth ose pikërisht më 2 korrik 1947. Trupat e alienëve thuhet se janë marrë dhe u është bërë autopsia nga ushtria amerikane

UFO-t u ulën në Roswell

P

or dosja që ka tërhequr më shumë vëmendjen mes materialeve që ka publikuar FBI është ajo për objektet e panjohura fluturuese. Për vite më radhë e gjithë bota ka kërkuar prova për të paktën dy incidente, atë të Utah dhe të Roswell-it. Në të dy rastet mendohet se qeveria ka siguruar dëshmi për ekzistencën e alienëve. Aq shumë janë përfolur këto dy raste në kulturën popullore sa janë kthyer në legjenda. Por ç’thotë FBI për këto raste? Në një memo të saj detajohet se si policia dhe ushtria ishin dëshmitare të një shpërthimi të një UFO-je mbi Utah. Më 4 prill 1949, agjentët specialë të FBI dërguan një mesazh urgjent tek drejtori i FBI, Edgar Hoover. Dokumenti top- secret tregon se si garda ushtarake, një polic dhe një patrullë rrugore, që ishin të ndarë nga njëri- tjetri për disa milje, secili kishte parë një UFO që kishte shpërthyer mbi malet pranë Logan në veri të Salt Lake City. Dokumenti thotë se personat panë një “objekt ngjyrë argjendi që po i afrohej Kanionit të Sardinës dhe aty shpërtheu”. Gjithashtu dokumenti shton se: “banorët po ashtu kanë parë dy shpërthime në ajër e më pas një objekt që binte”. Dokumentet tregojnë se më parë po hetohej për një tjetër rast të shfaqjes së një UFO-je në shtator të vitit 1947 në atë zonë. Shumë dëshmitarë i thanë FBI-së se kishin parë formacione me disqe fluturuese mbi qytet ato ditë. Përmes dosjeve të tjera, të publikuara për herë të parë. është edhe një memo nga Guy Hottel, agjenti special në detyrë në Uashington në vitin 1950, që duket se provon se alienët janë ulur në Roswell, New Mexico. Në memon me subjekt “Disqet fluturuese”, zbulohet se një hetues i forcave ajrore ka deklaruar se janë kapur tre të ashtuquajtura disqe fluturuese. Hetuesi i forcave ajrore ia ka dhë-

Këto foto që tregojnë një alien duke i bërë autopsinë në Roswell, u publikuan në media. Më vonë u tha se ishin foto të rreme

në këtë informacion agjentit special. FBI ka censuruar emrin e hetuesit të forcave ajrore. Agjenti Hottel shkruante: “Ato janë përshkruar në formë rrethore, me një qendër pak të ngritur dhe me një diametër rreth 15 metra. Secili nga disqet kishte

brenda nga tre trupa me formë të trupit njerëzor, por vetëm 0.9 metra të gjatë”. Sipas agjentit, trupat ishin të veshur me rroba metalike, të përpunuara me mjeshtëri. Dukeshin si kostume pilotësh. Ai thotë se informatori, identiteti i të cilit është censuruar në memo, pretendon se disqet janë gjetur në New Mexico për shkak se “qeveria ka një radar me një fuqi të jashtëzakonshme në atë zonë dhe mendohet se radari ka interferuar me mekanizmat kontrollues të disqeve”. Në dokument thuhet se agjenti special nuk tentoi që të hetojë më tej. Publikimi i kësaj memoje sekrete duket se do furnizojë me ushqim teoricienët konspirativë për shkak se ata thonë se qeveria e ka mbuluar këtë ngjarje.

Agjenti Hottel shkruante: “Ato janë përshkruar në formë rrethore, me një qendër pak të ngritur dhe me një diametër rreth 15 metra. Secili nga disqet kishte brenda nga tre trupa me formë të trupit njerëzor, por vetëm 0.9 metra të gjatë” Qyteti i Roswell-it u bë i famshëm pas raportimeve se një disk fluturues u rrëzua në shkretëtirë afër një baze ushtarake rreth ose pikërisht më 2 korrik 1947. Trupat e alienëve thuhet se janë marrë dhe u është bërë autopsia nga ushtria amerikane, por autoritetet e kanë mbuluar këtë ngjarje. Autoritetet ushtarake lëshuan një njoftim për shtyp që niste kështu: “zhurmat e shumta në lidhje me një disk fluturues u bënë realitet dje, kur një oficer i forcave ajrore arriti të vinte nën kontroll një disk fluturues”. Titujt kryesorë të çdo gazete shpërthyen “Forcat ajrore kapin diskun fluturues”. Por, 24 orë më vonë, ushtria e ndryshoi historinë dhe pretendoi se objekti që në fillim mendohej se ishte një disk fluturues, ishte thjesht një balonë moti që ishte përplasur në një fermë aty afër. Çuditërisht, media dhe publiku e pranuan shpjegimin pa bërë ndonjë pyetje. Çështja u rihap në vitet ’70, kur disa ushtarakë të përfshirë në të nisën që të flasin hapur. Po ashtu, një tjetër memo e publikuar nga FBI flet për një objekt, që mendohet se është disk fluturues, të kapur pranë Roswell-it. Edhe kjo memo i ishte dërguar në mënyrë urgjente drejtorit të FBI. Në memon e publikuar nga FBI thuhet se ajo i ngjan një balone moti, por një bisedë e regjistruar mes forcave ajrore dhe një agjenti në terren tregon të kundërtën. Disku është transportuar në një bazë ajrore për inspektime të mëtejshme. Në memo thuhet se informacioni është rezervuar për shkak të interesave kombëtare dhe shton se NBC dhe agjencia AP ishin gati për të bërë publik lajmin.

16/04 - 22/04/11 F.P. 19


ku të na gjeni? librari Librari “Tirane-Shkup-Prishtine” ad: Blv. Z I-re para muzeut kombetar Librari “ Libra dhe Revista” ad: Rr.Barrikadave, brapa “ushtarit te panjohur” Librari “Besi” ad:Rr A.Kasemi , tek Brryli Librari Ad: Rr. Elbasanit , Mbrapa ETC Librari “ Viktor Eftimiu” ad: Rr Elbasanit , Perballe me ambasaden Amerikane Librari” Tirana e RE” ad: Rr. A.Frasheri Prane Raiffeisen BANK Librari “Libri I ri” ad: Rr. S.Frasheri ,perballe me restorant –piceri Juvenilja Rr. Durresit Perballe te Ministris te Arsimit Librari Basha (Pran shkolles I. Qemali) Librari e Pershtateshme Rr. Jul Variboba Librari Internacional Book Shop – Rr. Pjeter Budi Librari Universiteti

SUBJEKTE INFOTECH – Rr. Vaso Pasha Nr.15/1 (ISH BLLOK) Rajko Fashion Accessories – Rr. Ismail Qemali 29 ( Pran Piceri Era – Ish Bllok) Mystic Pizza – Rr. Perlat Rexhepi 21 (Perballe Fakultetit Juridik) Bodeguitta – Blv Zhan Dark (Ish Pink Room) FARMACI - Pharma Net – Zogu I (Rr. Trenit) Pran Alpha Bank Adrenalina SHPK - Rr. Osman Myderizi Nr.9 (Komuna e Parisit) ROUTE 66 – Brigada VIII (Bllok) Kontakt: Adresa - Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë


Sociale 21-23

Nga Jonida Late www.freepress.al

Bën djalin

Çfarë duhet të dimë për bërjen synet Syneti është një ndërhyrje kirurgjikale në organin mashkullor. Në ndryshim nga ndërhyrjet e tjera kirurgjikale, syneti nuk është një e re e shkencës së sotme, për të flitet prej mijëra vitesh. Por çfarë personifikon bërja e synetit dhe pse lindi ai?

Hipoteza përse bëheshin synet Origjina dhe lindja e synetllëkut te meshkujt nuk është e njohur me siguri. Hipotezat përse meshkujt bëheshin synet janë nga më të ndryshmet: që synetllëku filloi si një sakrificë fetare, si një rit i kalimit duke shënuar hyrjen e një djali në moshën e rritur, si një formë magjike për të siguruar burrëri ose pjellori, si një mjet për rritjen e kënaqësisë seksuale, si një ndihmë për higjienën, si një mjet për të shënuar një status më të lartë social, si një mjet për të poshtëruar armiqtë, si një mjet për të dekurajuar masturbimin ose për të ndaluar sjelljet devijante seksuale, si një mjet për largimin e kënaqësisë së “tepërt”, si një mjet për rritjen e atraktivitetit të meshkujve te gratë, si një demonstrim i aftësisë së dikujt për të duruar dhimbjen etj.

Histori Provat më të vjetra të dokumentuara për synetin vijnë nga Egjipti i lashtë. Syneti ishte diçka e zakonshme në mesin e popujve të lashtë semitë. Syneti i ka rrënjët e lashta edhe ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në Afrikën nën-ekuatoriale, dhe është kryer te djemtë adoleshentë për të simbolizuar kalimin e tyre në statusin e luftëtarit. Provat tregojnë se syneti u përhap ndjeshëm në botën myslimane, por më vonë kryerja e synetit nuk ishte vetëm e “drejtë” e botës myslimane, kjo procedurë tashmë kryhet edhe në vendet e krishtera, si në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ku meshkujt bëhen synet sapo lindin.

Të dhëna Vlerësimet për përqindjen e meshkujve që janë bërë synet në mbarë botën ndryshojnë nga një e gjashta në një të tretën e gjithë meshkujve. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se 664.500.000 meshkuj mbi moshën 15 vjeçare janë bërë synet, pra gati 30% e prevalencës globale, dhe pothuajse 70% e këtyre i përkasin popullsisë myslimane. Kjo tregon se syneti nuk është më vetëm i përhapur në botën myslimane, por edhe në pjesët e Evropës Jug-Lindore, Azi, Afrikë, Shtetet e Bashkuara, Filipine, Izrael, etj. Ai është relativisht i rrallë në Evropë Perëndimore, Amerikën Latine, pjesët jugore të Afrikës. Prevalenca është më e madhe në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Sipas OBSH-së në Amerikën Latine prevalenca është universalisht i ulët. Vlerësimet për vendet individuale përfshijnë Spanjë, Kolumbi dhe Danimarkë me më pak se 2%, Brazil 7%, Tajvani 9%, Tajlanda 13%. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kjo masë varion në 75% dhe 30%.

OBSh ka vlerësuar se 664.500.000 meshkuj mbi moshën 15 vjeçare janë bërë synet Syneti në Shqipëri Në vendin tonë, dita kur mashkulli bëhet synet kthehet në një ditë gëzimi dhe hareje. Bëhet një festë e madhe dhe quhet një lloj dasme. Para viteve ‘90 në Shqipëri ishte e ndaluar që të bëheshin synet, kjo për faktin se këtë procedurë e lidhnin me shumë me fenë sesa me shëndetin. Nëse në kohën e monizmit duhej që dikush të bëhej synet, ai duhej të merrte lejen e tre mjekëve. Por, fakti që ishte i ndaluar nuk do të thotë që nuk bëheshin, pasi synet mund të bëhesh edhe në kushte shtëpie, por kjo gjë duhet të ndodhte fshehurazi. Këtë gjë na e tregon edhe një burrë që tani është afër moshës 60-të vjeç. Selimi thotë se në atë kohë ai është bërë synet, por në mënyrë të fshehtë. Ai tregon se synet atëherë, por edhe para kohës së monizmit, mund të bënin berberët, ose personat që ia kishim marrë dorë kësaj pune. Pasi ishe bërë synet, visheshe me fustan, kjo për arsye se ishte e vetmja veshje që nuk kishte kontakt shumë me pjesën e bërë synet. “Fustanin e mbaje për 2-3 ditë deri sa gjendja të normalizohej,” vazhdon më tej rrëfimin Selimi. Kurse sot në vendin tonë meshkujt mund të bëhen synet pa asnjë lloj problemi, si në kushte shtëpie, ashtu edhe në spital nga mjekët.

synet,

harxhon 200 mijë euro në festime Vjet në verë, një lajm bëri bujë. Një shqiptar në fshatin Debresh të Gostivarit në Maqedoni festoi dy ditë rresht një syneti, për të cilën mendohet se janë shpenzuar rreth 200 mijë euro. Grupe folklorike, këngëtarë të njohur shqiptarë, madje edhe rreth 100 pelivanë, që kanë ardhur nga vende të ndryshme të rajonit dhe Maqedonia, janë vetëm disa nga aktivitetet e pazakonta të këtij organizimi. Por, këtyre shpenzimeve marramendëse i është shtuar edhe angazhimi i një helikopteri, pasi babai kishte vendosur që djalin ta shëtiste me helikopter përpara synetisë. “I përshëndes të gjithë mysafirët dhe këngëtarët që kanë ardhur sonte në këtë festë të madhe. Ju përshëndes me gjithë zemër, ju falënderoj me gjithë zemër. Ma keni bo zemrën mal, ishalla ua kthej të gjithëve për të mirë”, tha Shazo Ferati. Sabri Fejzullahu, Leonora Jakupi, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Ermal Fejzullahu, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, ishin vetëm disa nga rreth 15 këngëtarët e ftuar në dasmën e familjes Ferati. Edhe këngëtarët ishin mjaft të kënaqur nga ky organizmin. “Nuk kam kënduar nëpër dasma, mirëpo sinqerisht u mahnita shumë. Nuk mund t’i them dasmë përveç se një festë shumë e madhe... një madhështi, s’e kisha besuar se do të jetë e llojit të tillë”, u shpreh Leonora Jakupi.

16/04 - 22/04/11 F.P. 21


SocialeFP

www.freepress.al

Pse duhet të bëhemi synet Çfarë është syneti, cilat janë efektet e tij, si ndikon ai në jetën seksuale të mashkullit dhe të partneres së tij, a përbën rrezikshmëri bërja e synetllëkut në kushte shtëpie? Për këto dhe shumë çështje të tjera, ne kemi pyetur andrologun Evin Dani, mjek pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3, në Tiranë.

Çfarë është synetllëku? Synetllëku ose circumcising kupton prerjen e lafshës së penisit. Prerja e lafshës se penisit nuk është gjë tjetër, veçse ajo që mbulon kokën e penisit, në momentin e ereksionit, koka del nga lafsha e penisit. Bëheshin synet meshkujt në vendin tonë para viteve ’90? Në vendin tonë, dikur pra para viteve ’90, ishte e ndaluar bërja e synetit dhe që të bëhej një synetllëk duhej të merrje firmat e tre mjekëve, sigurisht që bëheshin edhe fshehtas. Fakti që nuk kryheshin ishte për të ndaluar ato ritet fetare sikurse ishin në atë kohë. Pse duhet që meshkujt të bëhen synet? Bërja e synetllëkut ka dy momente, e para është bërja synet për efekt të asaj që quhet fimoza. Të fëmijët e vegjël, por edhe në mosha të rritura, nuk ndodh ky mekanizëm që të dalë koka e penisit nga lafsha, në këtë rast lafsha e penisit është e bllokuar. Te personat e rritur nuk arrin që gjatë aktit seksual koka e penisit të dalë jashtë, gjë që bëhet pengesë për kryerjen e aktit seksual. Ndërsa te fëmijët e vegjël, pasi kjo gjë kapet që në fëmijëri, bën që mos të dalin mbeturinat e urinimit jashtë, duke krijuar kështu një vatër infeksioni të mundshëm për një inflamacion të kësaj zone, e cila më vonë bëhet problem si më ënjtje, me erë, fëmija fillon dhe është i shqetësuar, mund të ketë rritje të temperaturës ndonjëherë kur është shumë e avancuar kjo fazë. Pra, në rastin kur ky djalë ka një indikacion absolut, zgjidhja e vetëm e tij është synetllëku, nuk ka rrugë tjetër. Mosbërja synet te këta persona bën që problemi sa vjen e bëhet më i madh derisa vështirëson jetën seksuale. Sigurisht ne shohim herë pas here edhe çudira të tilla, një djalë i ri që nga pamja është goxha djalë, simpatik, etj, është akoma me fimozë, pra nuk i del koka e penisit nga lafsha. Pra, një djalë i rritur që ka filluar jetën seksuale, por nuk bën dot jetë seksuale siç duhet dhe me shumë vështirësi bën të arrijë në orgazëm vetëm nga fakti që nuk janë bërë synet në kohën kur kanë pasur probleme. Plus kësaj, synet bëhesh edhe në momentin kur ka disa patologji. Janë disa patologji të rrezikshme, të cilat ndonjëherë çojnë edhe në kancer të kokës së penisit. Të gjitha këto patologji kanë një shkak, pra mos daljen e kokës së penisit nga lafsha, që shoqërohet më ënjtje, me dhimbje, me temperaturë, me shqetësime.

22 F.P. 16/04 - 22/04/11

Synet bëhesh edhe në momentin kur ka disa patologji. Janë disa patologji të rrezikshme, të cilat ndonjëherë çojnë edhe në kancer të kokës së penisit


SocialeFP Është e këshillueshme të bëhen synet që në moshë të vogël. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhen sa lindin. Këtu te ne nuk bëhet, por mirë do të ishte moshën 6, 7, 8 vjeç

Mosbërja e synetit, çfarë problemesh sjell? Mosbërja synet bëhet shkak për disa patologji, kryesisht të lafshës së penisit dhe të kokës së penisit, të cilat japin një skuqje të penisit dhe të lafshës së tij, ka sekrecione, të cilat shqetësojnë personin dhe partneren e tij. Bëhet vazhdimisht një vatër inflamacioni, shpesh herë bëhet e bezdisshme duke u agravuar me kalimin e kohës nëse nuk mjekohet. Në këtë rast ka mjekim lokal, por bërja synet te këta persona zgjidh përfundimisht problemin e tyre. Nga cilat sëmundje të mbron synetllëku? Gjithmonë po flitet për një patologji ndërmjet meshkujve edhe femrave që quhet homopapo virus (HPV), i cili është një virus që ka shumë shtame, që janë përgjegjëse të kancerit në qafën e mitrës. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje, e cila zhvillohet ngadalë deri sa më vonë shpërthen në kancerin e qafës së mitrës. Për këtë ne mund të themi që një përqindje të lartë për rrezikun e kancerit në qafën e mitrës e ka HPV, pasi HPV është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Për këtë punë, pra për kancerin në qafën e mitrës, është bërë një punë shumë e madhe sepse edhe femrat tashmë mund të vaksinohen me vaksinën e këtij virusi. Femrat që kanë filluar një jetë seksuale të hershme, femrat që ndërrojnë shpesh partnerët e tyre, këto femra janë shumë të rrezikuara për tu zhvilluar kanceri në qafën e mitrës. Te popullsia myslimane, aty ku meshkujve u është hequr lafsha e penisit, pra janë bërë synet, numri i femrave të prekura nga kanceri në qafën e mitrës është më i paktë në krahasim me popullsinë tjetër. Këtu tani del për analogji që bërja e synetllëkut ndihmon jo vetëm anën estetike dhe pastrimin e një mashkulli, jo vetëm ndalon shumë patologji që krijohen te mashkulli, por edhe ul rrezikshmërinë që femra të preket nga kanceri në qafën e mitrës. Sot gjithmonë edhe më shumë po flitet në rangjet shkencore që është mirë që ky problem të zgjidhet dhe për këtë është mirë që meshkujt të bëhen synet, i cili bën mirë si për të ardhmen e mashkullit, ashtu edhe të partneres së tij. Madje edhe në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ku mendohet që pjesa më e madhe e popullsisë është e krishterë, ata rekomandojnë që meshkujt të bëhen synet sapo të lindin. Pra, është mirë që të bëhen synet, pa u nisur nga ana fetare. Sepse këtu kemi të bëjmë me shëndetin. Mirë është që të bëhet synet sepse do eliminohen patologji që ne si mjekë i hasim përditë dhe kështu meshkujt nuk do të kenë shumë patologji, apo edhe do të mbrohen nga kanceri që prek penisin. Po në aktivitetin seksual, ndikon bërja e synetit? Sigurisht që lafsha e penisit e mbron atë nga mbaresat nervore të kokës së penisit. Në momentet e erek-

siont, ato hapen, zgjerohen. Por, edhe te personat që janë bërë synet, të mbathurat arrijnë të ulin këtë ndjeshmëri, gjë e cila nuk prish punë sepse te këta meshkuj arrin të zgjatet me tepër akti seksual, pra ndihmon në mosderdhjen shpejt të mashkullit. Si përfundim mund të themi që synetllëku nuk na ndikon në aktivitetin seksual, nuk e dëmton atë. Përkundrazi ndodh që ndihmon shumë meshkuj që të zgjasin kohën e ejkulacionit. Në cilën moshë është e këshillueshme të bëhen synet? Është e këshillueshme të bëhen synet që në moshë të vogël. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhen sa lindin. Këtu te ne nuk bëhet, por mirë do të ishte moshën 6, 7, 8 vjeç. Por mund të bëhen edhe në mosha më të mëdha. Dikur bëheshin synet në kushte shtëpie, por edhe tani, çfarë rrezikshmëri sjell kjo gjë? Nuk është se ka rrezikshmëri bërja synet në kushte shtëpie. Por, ai që do ta bëjë, të dijë ta bëjë, të jetë një person që ka bërë synet edhe më parë, zakonisht më parë i bënin berberët. Mjafton të ketë higjienën e duhur dhe të kontrollohet nga mjeku ditët e para për të mos pasur ndonjë infeksion. Ka efekte anësore synetllëku? Synetllëku nuk ka as një efekt anësor, u bë kaq vite që praktikohet kjo dhe ende nuk është parë asnjë efekt anësor. Në vendin tonë ekziston mendimi se nëse je i krishterë, nuk mund të bëhesh synet. Kanë ende hezitim nga kjo meshkujt? Po, ka ende nga ata persona që janë edhe të detyruar të bëhen synet, sepse vetëm bërja synet mund t’i shpëtojë nga ato patologji që kanë. Në momentin që u thua ti ke nevojë për tu bërë synet, hezitojnë dhe thonë ‘unë jam i krishterë’. Në këtë rast ajo që dua të them është: je i fesë myslimane apo je i fesë së krishterë, kjo nuk ka rëndësi sepse kemi të bëjmë me shëndetin dhe unë si mjek kam për detyrë të të them që vetëm syneti të shpëton nga këto patologji. Sepse ky është i vetmi mjekim që të shëron, larg indikacioneve fetare, unë si mjek jam i detyruar të them që synetllëku të shpëton. Ka persona që nuk janë bërë synet dhe nuk kanë probleme gjatë jetës së tyre? Po, ekzistojnë edhe ata meshkuj që nuk janë bërë synet edhe nuk kanë asnjë problem në jetë e tyre. Por, këtu është ajo që po flasim në përgjithësi, ose kur ka indikacione dhe është i detyruar të bëhet synet. Por, pavarësisht kësaj, mirë është që meshkujt të bëhen synet.

Sheelan Anwar Omer, 7 vjeçe, vazhdon të qajë pas bërjes synet. Sipas një studimi, më shumë se 60% e femrave ne zonën kurde në veri të Irakut janë bërë synet.

në zonat myslimane në pjesën e Oqeanisë dhe Indonezisë në Azi, i bëjnë femrat synet

Femrat bëhen synet? Ka disa rite, kryesisht në zonat myslimane në pjesë e Oqeanisë dhe Indonezisë në Azi, i bëjnë femrat synet. Në mënyrë që femra mos të ketë tërheqje seksuale nga seksi i kundërt dhe zakonisht i bëjnë në moshën kur ajo fillon që të ketë tërheqje dhe dëshirë seksuale për seksin e kundërt, që kjo femër mos të jetë një femër e pamoralshme. Ata bëjnë këtë gjë duke i ndërhyrë femrës te klitorisi dhe duke i prerë asaj kapuçin e klitorit. Por, kjo është një gjë vërtet e tmerrshme pasi i heq kësaj femre një nga pikat më erotike, më ngacmuese të kënaqësisë seksuale dhe e bën atë që gjatë aktit seksual mos të ndjejë asgjë. Sigurisht ajo mund të martohet, të bëjë fëmijë, sepse kjo nuk ndikon në uljen e aftësisë riprodhuese të femrës, por bën atë që mos të ndjejë kënaqësi seksuale, i ul asaj ngacmimin seksual dhe bën që ajo mos të arrijë në orgazëm.

16/04 - 22/04/11 F.P. 23


Shëndeti 24-27

Nga Jonida Late www.freepress.al

Çfarë duhet të bëni kur fëmija juaj thith gishtin Futja e gishtit në gojë është një gjë normale për bebet dhe fëmijët e vegjël, pasi ai është një instinkt natyral i thithjes. Por, shumë prindër e kanë problem faktin që fëmija i tyre mban gishtin në gojë. Dhe pyetja që i mundon më shumë ata është si t’ia largojnë futjen e gishtit në gojë fëmijës së tyre, pasi ai mund të sjelle probleme. Për këto çështje flet në një intervistë për gazetën “Free Press”, pediatria dhe njëkohësisht Drejtoresha e Qendrës Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve, Migena Kika.

A është normale futja e gishtit në gojë? Futja e gishtit në gojë është normale te bebet dhe te fëmijët e vegjël. Një instinkt natyral i thithjes i bën bebet të thithin gishtin e tyre gjatë muajve të parë të jetës, por edhe që kur ato janë në barkun e nenës. Bebet mund të thithin gishtin, por edhe dorën ose materiale të tjera si biberoni etj.

Maloçlusioni zakonisht korrigjohet vetë kur fëmija pushon së thithuri gishtin. Por, sa me gjatë të vazhdojë thithja e gishtit, aq më shumë do të jetë e nevojshme një ndërhyrja nga ana e dentistit për të korrigjuar problemet dentare. Fëmija që thith gishtin mund të shfaqë gjithashtu dhe problem me gjuhën e folur si p.sh shqiptimi i germave TH, T, S, D etj.

Pse bebet e thithin gishtin e tyre? Kjo vjen nga refleksi natyral që kanë bebet për të thithur, refleks i cili zvogëlohet nga mosha 6 muajshe. Por shumë bebe vazhdojnë të thithin gishtin e tyre dhe ky është një reagim, i cili i qetëson bebet. Thithja e gishtit mund të behet zakon në bebet ose fëmijët e vegjël, të cilët e përdorin thithjen e gishtit për tu qetësuar kur kanë uri, kanë frikë, nuk janë të qetë, janë përgjumësh apo të mërzitur. Pjesa me e madhe e fëmijëve të vegjël thith gishtin. Zakonisht ky zakon fillon të zhduket vetë gradualisht aty nga mosha 3 deri 6 vjeç.

Në çfarë moshe vazhdimi i thithjes së gishtit nga ana e fëmijës mund të bëhet problem? Thithja e gishtit te fëmijë deri në moshën 4 vjeç zakonisht nuk përbën problem. Fëmijët që e fusin shpesh gishtin në gojë, ato që e thithin me intensitet të madh ose që vazhdojnë ta thithin pas moshës 4 deri 5 vjeç janë në rrezik për probleme dentare apo probleme me gjuhën e folur.

A shkakton problem thithja e gishtit? Thithja e gishtit për vite të tëra nga ana e fëmijëve mund të bëjë që fëmija të zhvillojë problem dentare. Thithja e gishtit mund të bëjë që dhëmbët e fëmijës të mos vendosen drejt (maloçlusion) ose të shtyjë dhëmbët përpara, disa herë duke deformuar çatinë e sipërme të gojës (palatumin e sipërm).

24 F.P. 16/04 - 22/04/11

Thithja e gishtit për vite të tëra nga ana e fëmijëve mund të bëjë që fëmija të zhvillojë problem dentare


ShëndetiFP

Shumë ekspertë në pediatrinë e zhvillimit rekomandojë që të injorohet nga ana e prindit futja e gishtit në gojë nga fëmija me i vogël se katër vjeç

Në raste të rralla thithja e gishtit pas moshës 5 vjeç është reagim i fëmijës ndaj një problem emocional ose një çrregullimi, si p.sh një gjendje ankthi. Një fëmijë me një problem të tille duhet parë nga një mjek. Por, pjesa me e madhe e fëmijëve ndalojnë futjen e gishtit në gojë pas përdorimit të metodave të thjeshta. Si trajtohet thithja e gishtit? Shumë ekspertë në pediatrinë e zhvillimit rekomandojë që të injorohet nga ana e prindit futja e gishtit në gojë nga fëmija me i vogël se katër vjeç. Pjesa me e madhe e fëmijëve do të ndalojnë vetë së futur e thithuri gishtin. Fëmijët që thithin apo futin gishtin në gojë kanë nevojë për trajtim në këto raste: -Kur gjithashtu shkulin dhe flokët e tyre, veçanërisht midis moshës 12 dhe 24 muajshe. -Vazhdojnë të thithin gishtin shpesh ose me intensitet të madh mbas moshës 4 ose 5 vjeç. -Kërkojnë vetë ndihmë se nuk duan ta thithin me gishtin. -Zhvillojnë problem dentare ose të te folurit nga thithja e gishtit. -Ndihen të turpëruar ose ngacmohen nga fëmijët e tjerë kur futin gishtin në gojë. Zakonisht trajtimi bëhet në shtëpi dhe përfshin prindërit që duhen të vënë rregulla për fëmijën si dhe duhet t’i tërheqin atij vëmendjen, duke e përfshirë në aktivitete të tjera tërheqëse. Fillimisht duhet kufizuar koha dhe vendi ku fëmija fut dhe thith gishtin dhe duhen larguar p.sh batanija apo sende të tjera që fëmija i lidh me futjen e gishtin në gojë. Ndihmesë jep dhe ndonjë shpërblim i vogël, p.sh kryerja e një aktiviteti që fëmija pëlqen për të mos e futur gishtin në gojë. Ndërsa fëmija rritet, p.sh rreth moshës 5 vjeç, ai mund të marrë pjesë në mënyrë aktive në trajtim. Fëmijës i duhet folur qartë dhe i duhen shpjeguar me fjalë të thjeshta efektet e futjes së gishtit në gojë. Në raste që metodat e mësipërme nuk funksionojë, mund të përdoret dorezë në dorën që thith fëmija ose gishti mbështillet me fasho apo material tjetër. I duhet shpjeguar qartë fëmijës se ky nuk është një dënim, por shërben për ta kujtuar fëmijën të mos thithë gishtin. Vini në jetë një sistem lavdërimi si p.sh vendosja e stickers-ave në kalendar për çdo ditë që fëmija nuk e ka thithur gishtin. Mbas një numri të caktuar ditësh pa futjen e gishtit në gojë, mund të bëni dhe një festë të vogël. Në raste të rralla mund të përdoret dhe ndonjë material me shije të hidhur, por jo toksike, për të lyer gishtin që fëmija fut në gojë. Gishti duhet të lyhet çdo darkë, mëngjes dhe sa herë që fëmija fut gishtin në gojë. Kjo mënyrë, e kombinuar me një sistem shpërblimi, është mjaft efiçente.

16/04 - 22/04/11 F.P. 25


ShëndetiFP

Disa këshilla për kollën alergjike Stina e pranverës sjell me vete shumë të mira, por bashkë me të vijnë edhe disa sëmundje që prekin një pjesë të popullsisë. Një ndër to është edhe alergjia me shenjat e saj. Shenjat e saj janë të shumta, por ndër to është edhe kolla. Për kollën që shkaktohet nga alergjia dhe shenjat e saj ne kemi pyetur alegorogen Mira Xhixha.

Nga se shkaktohet alergjia e stinës? Ndodhemi në sezonin e pranverës që prej gjysmës së dytë të marsit dhe kanë qenë kushtet favorizuese klimaterike për problemet alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Kjo si pasojë e barërave jeshile që kanë mbirë kudo në vend, të cilat kanë një polen shumë alergjik, i cili shkakton një alergji të fortë te njerëzit që janë të ndjeshëm dhe që kanë alergji ndaj tyre, por jo te të gjithë njerëzit. Alergjia nga polenet, apo alergjia nga diçka tjetër, është te njerëz të veçantë, jo në masivitet, sepse këto substanca nuk janë në masivitet ngacmuese, nuk janë irrituese, nuk shkojnë sëmundje vetë. Por, duke qenë i ndjeshëm organizmi, disa persona të veçantë krijojnë në vetveten e tyre një luftë ndaj tyre dhe kjo luftë finalizohet me sëmundje alergjike, ose me probleme dhe shqetësime të alergjisë, pra njerëzit që kanë predispozitë të jenë alergjikë, kohët e fundit edhe janë shtuar. Aktualisht, dhe në krahasim me muaj e tjerë të vitit, kolla haset më shpesh si pasojë e alergjisë. Pra bëhet fjalë për këto muaj: fundi i marsit, prilli, maji dhe qershori.

26 F.P. 16/04 - 22/04/11

www.freepress.al


ShëndetiFP Kolla mund të ndihet si një ngacmim në grykë, djegie apo kruarje, por mund të ndihet edhe si një shtrëngim në gjoks, si bllokim frymëmarrje. Kjo ndodh kur alergjia është më poshtë në bronke, brenda rrugëve të kraharorit, brenda mushkërisë

Shenjat e alergjisë? Polenet që lulëzojnë gjatë gjithë kësaj kohe, bari jeshil, liligrami, thekra, familja e grurit dhe misrit, barërat e egra që mbijnë kudo japin probleme dhe shqetësime të alergjisë. Këto shqetësime mund të jenë rrufë e lehtë, teshtima, kullim hundësh, bllokim hundësh, lotim sysh, kruarje sysh dhe djegie të syve, të gjitha këto mund të shoqërohen me një kollë të fortë, të thatë ose të vazhdueshme, ose mund të jetë vetëm një shqetësim i kollës. Ose vetëm kollë dhe të teshtitura, ose vetëm kollë dhe bllokim hundësh, ose vetëm kollë dhe bllokim të hundëve, ose vetëm kollë dhe marrje fryme, e cila është pak më rrallë e shprehur.

Duhet një referim të mjeku specialist nëse kolla zgjat më shumë se dy javë dhe është kollë e thatë, qoftë e vazhdueshme, qoftë me kriza, ose qoftë në mënyrë të vazhdueshme të njëtrajtshme dhe kjo kollë vazhdon dy- tre javë

Kolla në këtë stinë nga se shkaktohet? Kolla është një nga shqetësimet kryesore që mund të shfaqin problemet e alergjisë së stinës nga polenet, pasi janë shtuar në ajër edhe shumë faktorë të tjerë. Ajri ka komplet një cilësi tjetër në krahasim me vitet më parë dhe kjo bënë të mundur që faktorë të ndryshëm të ngacmojnë, irritojnë mukozat e frymëmarrjes, duke i bërë ato akoma më ta brishta, siç është ndotja, tymi i duhanit, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajri i lagështuar, pluhurat që ngrihen nga toka. Kur ditët janë shumë të thata, vihet re që kemi shumë pluhur në rrugë, shumë tym makinash, vetëm në ditë pas shiut mund të lirohet ajri që është i pastër. Ndërsa në ditët me diell dhe që nuk ka shira, sigurisht që ne të gjithë marrim ajër me një ndotje shumë të lartë, maksimale, ajër me pluhur dhe me gaze shumë toksikë, të cilët janë shumë ngacmues për aparatin e frymëmarrjes në veçanti, dhe për të gjithë organizmin në përgjithësi. Kolla e zgjatur dhe e fortë është një kollë karakteristike se është e thatë, vazhdon gjatë gjithë ditës, por edhe gjatë natës. Shenjat e kollës? Kolla mund të ndihet si një ngacmim në grykë, djegie apo kruarje, por mund të ndihet edhe si një shtrëngim në gjoks, si bllokim frymëmarrje. Kjo ndodh kur alergjia është më poshtë në bronke, brenda rrugëve të kraharorit, brenda mushkërisë. Kur është me grykë është më lehtë. Kolla mund të vijë si pasojë e ngacmimit të alergjisë në grykë dhe në bronke, por edhe si pasojë e përgjigjes së simptomave të alergjisë së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Pra, personi mund të këtë vetëm alergji, rrufë dhe kolla mund të vijë si pasojë e këtyre shqetësimeve. Pra, kolla vjen si pasojë e bllokimit të hundëve, edhe gjatë natës sekrecionet e hundës kalojnë në grykë dhe shkaktojnë kollë.

Faktorët që ndikojnë në kollë? Faktor tjetër që vjen kolla është edhe bllokimi i hundëve. Personat që kanë probleme me bllokimin e hundëve marrin frymë më gojë gjatë natës dhe kjo bën të mundur që ajri nga rruga normale që duhet të merret, d.m.th nga hunda, merret nga goja. Atëherë kjo bën që ky ajër mos t’i ketë ato cilësi që i jep frymëmarrja me hundë, sepse vete hunda shërben si një kondicioner për kalimin e ajrit që shkon në mushkëri. Hunda e pajis ajrin me temperaturë, pra i rrit temperaturën, e pajis me lagështirë dhe e filtron nga shumë substanca, shumë kimikate dhe shumë ndotës që ndodhen në ajrin që ne thithim. Pra, ajri, kur shkon në mushkëri shkon pak i përgatitur dhe i presuar nga mekanizmat fiziologjikë që janë në hundë. Kur hunda përjashtohet nga frymëmarrja, atëherë ky ajër siç është jashtë shkon në mushkëri dhe duke shkuar vazhdimisht bashkë me ndotësit e ndryshëm, bashkë me temperaturën që ka, te shumë njerëz që janë të ndjeshëm krijon edhe kollë. Por krijon edhe bronshite kronike thjesht nga ngacmimet e vazhdueshme, nga faktori i mjedisit, siç janë ndotësit e ajrit apo edhe temperaturat e ajrit, të cilat japin kollë. Ditët më lagështirë japin kollë? Një pjesë e personave në ditët me lagështirë qetësohen, pra personat që janë alergjikë ndaj poleneve në këto ditë qetësohen. Pasi poleni në këto ditë bie poshtë nga shiu dhe ajri është pak më i liruar nga poleni. Për personat e tjerë që kanë një ndjeshmëri të lartë bronkiale nga trysnia atmosferike, ose nga lagështira, për ata që kanë ndjeshmëri nga lagështira, qoftë alergjike, qoftë dhe jo alergjike, pasi ka disa persona që e kanë të brendshme ndjeshmërinë, që nuk e shfaqin alergjinë atyre gjatë kohës kur vrenjtet koha ose kur bie shi, mund të kenë edhe ata kollë, por kjo është një pakicë me e vogël njerëzish. Në këtë sezon këta persona hasen më pak në krahasim me personat që mund tu qetësohet kolla gjatë ditëve me shi. Si mund të trajtohet kolla te këta persona? Për këta persona duhet një ekzaminim i kujdesshëm, një vëmendje shumë e veçantë i duhet kushtuar alergjisë në këtë sezone. Duhet një referim të mjeku specialist nëse kolla zgjat më shumë se dy javë dhe është kollë e thatë, qoftë e vazhdueshme, qoftë me kriza, ose qoftë në mënyrë të vazhdueshme të njëtrajtshme dhe kjo kollë vazhdon dy- tre javë. Duhet patjetër një konsultë me specialistë të alergjisë për të parë nëse është alergjia shkak, kur përjashtohen gjithë shkaqet e tjera si infeksionet, të ftohurat. Pra, më shumë se tre javë nuk kalon një e ftohur ose një grip. Kur nuk ka probleme në mushkëri, kur nuk ka bronkopneumoni, pneumoni, bronshite. Pra, te një person i ri, kjo kollë po zgjati më shumë se dy javë duhet referuar patjetër te mjeku specialist për të bërë diagnozën e saktë dhe për të vendosur mjekimin siç duhet, por dhe për të zbuluar një alergji nëse ekziston, e cila ka nevojë për mjekim afatgjatë, kurat e posaçme dhe rekomandimet e veçanta që i përshtaten çdo lloj personi, kjo edhe në bazë të veçorive që paraqet ai.

16/04 - 22/04/11 F.P. 27


Lifestyle 28-29

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

Pse është bukur të jesh femër? Femra është qenia më e brishtë. Edhe pse vuan, është bukur të jesh femër. Një femër sjell një jetë një qenie të pafajshme dhe e rrit me shumë mundim. Ja disa arsye pse është bukur të jesh femër:

1. Nuk merresh ti me punët e rënda 2. Prindërit nuk të thonë se kur duhet të qethesh e të ruhesh 3. Nëse je e shkurtër, je funksionale 4. Gjen gjithnjë ndonjë që të paguajë tavolinën 5. Të mjafton shumë pak për të kuptuar atë që të tjerët duan të thonë 6. Mund të kesh një shok pa e dëshiruar si të dashur 7. Jeton më gjatë dhe më intensivisht 8. Nuk rrezikon të bësh fëmijë në moshën 70 vjeçare 9. Kur je e re mund të martohesh me një plak të pasur, që kur të plakesh të mund të martohesh me një të ri 10. E sheh jetën si romancë 11. Nuk merr gjithmonë kravata për dhuratë 12. Mund t’i telefonosh një mikeje edhe thjesht për ta pyetur «Si je» 13. Duke veshur një lloj të ri të brendshmesh ç’rregullon gjithçka

ëmbël për të zgjidhur çdo gjë

20. Nëse bëjmë punë burrash, jemi të forta, nëse ata bëjnë punët tona, janë homo

të seksit të kundërt pa qenë nevoja që t’i imagjinojnë ato lakuriq

21. Nuk mbetemi tullace

24. Nëse një grua tradhton partnerin, çdonjëri do besojë se po e bën këtë gjë ngaqë është ndjerë e neglizhuar emocionalisht

17. Nëpër rrëmbime na shpëtojnë të parave 14. Hakmarrja e femrave mund të jetë shumë më e rrezikshme

18. Dimë gjithmonë se fëmija jonë është me të vërtet i joni

15. Në restorant të shërbejnë të parës 16. Mjafton një buzëqeshje dhe një shikim i

28 F.P. 16/04 - 22/04/11

19. Mund të flemë me një shoqe pa pasur frikë se mos na quajnë gay

22. Një grua nuk ka pse të turpërohet nëse poshtë saj është e lagur 23. Gratë mund të flasin me njerëz tërheqës

25. Gratë janë të afta të kryejnë dy punë në të njëjtën kohë


LifestyleFP

39. Gratë mund ta pranojnë kur e kanë gabim 40. Gratë mund të zgjaten nëpërmjet takave 41. Gratë kanë kontroll të plotë ndaj vetullave të tyre 42. Gratë mund të dehen më shpejt dhe më lirë se meshkujt 43. Një mik/mikeshë e një gruaje nuk mundohet ta bindë atë të bëjë një tatuazh kur ajo është e dehur

26. Gratë jetojnë më gjatë se meshkujt

33. Gratë e dinë nëse masa ka rëndësi apo jo

27. Gratë dinë se si t’i fshehin njollat që mund t’u dalin në fytyrë

34. Gratë mund t’i japin makinës pa qenë nevoja të provojnë se kush është koha më e shkurtër që mund të bëjnë këtë udhëtim

28. Nëse një grua zhduket befas për dy javë, një mik/mikeshe e saj do ta kuptonte 29. Gratë piqen më herët se meshkujt (disa meshkuj nuk piqen kurrë)

35. Gratë janë të afta të rrinë më shumë se pesë minuta pa menduar për seksin ose futbollin

44. Gratë nuk janë të mbuluara me qime si një tapet me lesh 45. Gratë nuk ndjehen të kërcënuara nëse partneri i tyre fiton më shume se ato 46. Femrat janë ato për të cilat meshkujt çmenden 47. Femrat janë ato për të cilat meshkujt jetojnë

30. Ka raste kur çokollata është përgjigjja e gjithë problemeve femërore

36. Gratë nuk kanë pse të shqetësohen se mos kapin ndonjë gjë më zinxhirin e pantallonave

48. Femrat janë ato për të cilat meshkujt vdesin

31. Gratë nuk ndjehen në siklet kur kanë kamarierë ose parukierë gay

37. Gratë i dinë cilët janë fëmijët e tyre pa qenë nevoja për të bërë një test ADN

49. Femrat janë ato për të cilat meshkujt planifikojnë

32. Nëse një grua harron të depilohet, nuk kanë nga ta marrin vesh të gjithë

38. Është bukur të jesh vajza e babit, nuk është bukur të jesh djali i mamit

50. Femrat janë ato për të cilat meshkujt zihen

10 këshilla

të shpejta për të pakësuar madhësinë e belit tuaj Është pranverë dhe ju mendoni të keni një trup të bukur. Ky është një problem që i shqetëson të gjitha femrat. Madhësia e belit tuaj mund të shkaktojë shqetësim. Me këto 10 këshilla ju do të jeni pronare e lumtur e një barku të sheshtë.

1. 2. 3. 4. 5.

Hani pak. Shmangni pijet e gazuara. Një bark pa gaz është një stomak i qetë. Nëse jeni alergjik ndaj ushqimeve të veçanta, konsumoni ushqime alternative. Konsumoni pesë vakte të vogla në vend të tre vakteve të mëdha. Hani ngadalë. Nëse ju hani shpejt, fusni dhe ajrin brenda.

Ka ushqime të posaçme si kos, çaj menteje dhe karameleje që parandalojnë fryrjen. Pse nuk i provoni?

6.

Hani dy orë përpara se të shkoni në shtrat. Ndërsa ju flini, metabolizmi juaj punon më ngadalë.

7.

Një bark i sheshtë do të thotë lëvizje zorrësh të rregullta. Bllokimi është armiku i barkut të sheshtë. Në këtë rast duhet të pini shumë ujë.

8.

Lëvizni sa më shumë. A keni menduar ndonjëherë se sa mirë do të ishte të bënit disa minuta në ditë me ushtrime për barkun?

Dimë gjithmonë se fëmija jonë është me të vërtet i joni 16/04 - 22/04/11 F.P. 29

9.

Mos përdorni medikamente që nxisin urinimin. Këto do të dëmtojnë jo vetëm barkun, por dhe shëndetin tuaj.

10.

Shmangni ushqimet me yndyrë. Yndyra është më e pakta për të cilën ka nevojë stomaku juaj në këto momente.


Digital 30-31

Këta janë

notebook-ët më të shtrenjtë në botë Janë të bërë me materialet më të shtrenjta në botë. Dizajni është i shkëlqyer. Këto janë pesë notebook-ët më të shtrenjtë në botë.

Vendi 5 Panasonic Toughbook 31 Nuk ka një notebook në botë që e duron pisllëkun dhe goditjet më shumë se Toughbook 31 nga Panasonic. I përforcuar me një kuadër çeliku, atë mund ta hedhësh nga shumë metra lartësi e sërish nuk i ndodh asgjë. Një dush i ftohtë në shi sërish nuk i bën asgjë. Normalisht që kjo forcë ka edhe një çmim: rreth 5800 euro kërkon Panasonic për këdo që do ta bëjë të vetin këtë kompjuter të fuqishëm.

Vendi 4 Tulip Ego for Bentley

Të lësh kompjuterin e telefonin është sikur të heqësh dorë nga kokaina Të gjithë biem dakord se teknologjia na ka kthyer në skllevër të saj. Një studim i fundit thotë se nëse do na linin pa teknologji, pasojat në trurin e njeriut do ishin të rënda do prind i një fëmije adoleshent tashmë e di se nëse përpiqet që ta ndalojë atë që të përdorë telefonin ose kompjuterin, ai do të zemërohet. Por ndoshta këto shpërthime nuk janë thjesht zemërim i çastit. Në rast se do i privojmë të rinjtë nga telefoni e kompjuteri, atëherë ata do vuajnë simptomat njësoj sikur janë privuar nga marrja e drogës. Në këtë përfundim arrin një studim që thotë se 79 përqind e disa nxënësve që ishin subjekt i një errësire totale në lidhje me median për disa ditë, shfaqën reagime të tilla duke filluar që nga stresi, konfuzioni e izolimi. Personat që kryen studimin thanë se disa prej tyre shfaqnin kruarje e paqëndrueshmëri njësoj si ata persona që kanë varësi ndaj kokainës. Studimi u fokusua tek personat nga mosha 17 deri në 23 vjeç në dhjetë vende të ndryshme. Këtyre personave iu ndalua që të përdorin telefonat, rrjetet sociale, internetin dhe televizorin. Atyre iu kërkua që të përdorin telefonat fiks ose të lexonin libra. Gjithashtu iu kërkua që të mbanin një ditar. Një në pesë persona thanë se ndjeheshin sikur u ishte hequr diçka nga e cila kishin varësi, ndërkohë që 11 përqind thanë se ishin konfuzë

30 F.P. 16/04 - 22/04/11

dhe ndjeheshin si të dështuar. Rreth një në pesë (19 përqind) thanë se ndjeheshin të stresuar dhe 11 përqind u shprehën se ndjeheshin të izoluar. Vetëm 21 përqind thanë se ndjeheshin mirë kështu të stakuar nga teknologjia. Disa studentë madje i morën telefonat me vete, thjesht për t’i prekur. Një pjesëmarrës në sondazh tha: “Jam krejt i varur, nuk kam nevojë për alkool, duhan apo kokainë. Media është droga ime, pa të ndjehesha i humbur”. Një tjetër shtoi: “Nuk dija çfarë të bëja me veten time. Shkoja në kuzhinë e shikoja pa lidhje filxhanët”. Një i tretë tha: “Jam bërë bulimik me median, njëherë vdes për 15 orë pa prekur gjë, më pas shtrohem e ha si i babëzitur”. Suzan Mëler, kërkuesja kryesore për Universitetin e Merilendit, tha: “Të rinjtë e sotëm e kalojnë të gjithë jetën në kontakt me teknologjinë. Disa prej tyre thonë se do donin të mos kishin kontakt me teknologjinë, por vetëm për pak kohë. Më pas do ndjeheshin të izoluar nga miqtë e tyre.” Duke pretenduar se teknologjia i ka ndryshuar thellësisht marrëdhëniet, profesoresha Mëler shton: “Kur studentët nuk i kishin telefonat e tyre e gjërat e tjera, ata raportuan se kishin bërë biseda më në thellësi. Një numër i madh raportuan se kishin diferenca në bisedë si sa i përket cilësisë, ashtu edhe thellësisë së bisedës”.

Ky notebook është prodhuar për markën e makinave luksoze nga firma holandeze Tulip. Duket si një çantë elegante dore. Të dhënat teknike 64-bitCPU dhe një hard-drive 160 gigabyte. Çmimi nis nga 14.200 euro.

Vendi 3 Tulip Ego Diamond Një kompozim prej lëkure, kromi dhe diamantesh. Në varësi të dëshirave të klientit, prodhuesi ofron edhe opsione shtesë në notebook. Është një kompjuter i prodhuar posaçërisht për femrat. E gjithë kjo dashuri për detajet ka edhe një çmim të kripur: 250 mijë euro duhet të investosh për këtë xhevahir.

Vendi 2 MacBook Air Supreme Platinum Edition Argjendari britanik John Hughes është i specializuar në përpunimin e pajisjeve kompjuterike. Tek ky MacBook ai ka zëvendësuar metalin e lehtë me platin të pastër. Nëse vihet në peshore, shkon më shumë se shtatë kilogram. Kushton 367 mijë euro. Kush ka një të tillë duhet të jetë i lumtur pasi e ka ekskluziv. Vetëm pesë copë të tilla janë prodhuar.

Vendi 1 Luvaglio Million Dollar Laptop: Prodhuesi i mallrave luksoze, Sinclair Luvaglio, ka prodhuar ndoshta më të shtrenjtin notebook që është shitur ndonjëherë. Dru i rrallë, ar dhe një diamant në vend të butonit për të ndezur kompjuterin. Për tu theksuar: pastrimi i ekranit bëhet në mënyrë automatike. Kush kërkon të blejë një aparat të tillë, duhet të jetë së paku shefi i ndonjë kompanie të madhe. Çmimin prej 1 milion dollarë duket se nuk do kenë shansin ta paguajnë shumë njerëz për shkak se faqja në internet e këtij sipërmarrësi është zhdukur...


Lidhja me internetin deri në vitin 2013 do jetë vetëm një burim shtesë për televizorët. Një PC me lidhje në internet nuk mund të zëvendësojë kurrë një televizor- po ashtu edhe televizori nuk mund ta zëvendësojë kurrë internetin

DigitalFP

Televizioni i së ardhmes Nga televizionet e hollë disa milimetra tek ata që mund të shihen pa syze 3D: ajo që para pak kohësh quhej fanta-shkencë, tani mund të jetë në treg për shitje. Ndërkohë në treg tashmë janë televizorët me ekrane plazma e LCD. Madje në shitje janë që prej disa kohësh edhe televizorët 3D. Por çfarë rezervon e ardhmja për televizorët deri në vitin 2015? Për më shumë lexoni prognozat e mëposhtme: Akoma dhe më të hollë: Ata që para disa kohësh quheshin televizorë super të hollë, tani quhen copa të trasha. Aktualisht aparatet LED me tre centimetra janë shumë më të hollë se paraardhësit e tyre që ishin 10 centimetra. Prognoza: Në vitin 2013 televizorët LED, tre centimetra të hollë, do jenë krejt normalë- për shkak se kjo teknologji do vijojë të përparojë. Televizorët e hollë sa një xham pritet të vijnë në treg në vitin 2015. Televizorë 3D pa pasur nevojë për syze: Filmat tredimensionalë janë një përjetim shumë domethënës- po sa mirë është sikur të mos ishin as syzet. Deri më tani pa syze mund të shohësh vetëm në ekrane të vegjël, por edhe në disa lojëra si Nintendo 3DS dhe fotoaparatet Polaroid apo dhe disa kamera Kodak. Prognoza: 3D me syze pritet që të jetë një televizor normal në vitin që vjen. Modelet e para pa syze pritet që në vitin 2012 të jenë deri në pesë herë më të shtrenjtë se ata që tregojnë figurat me syze, dhe nuk do tregojnë aq shumë figura dhe jo aq qartë. Një gjë e tillë nuk pritet të ndryshojë as në vitin 2015. Përmes televizorit në internet: Kur televizorët e parë hynë në internet, ajo që mund të lexoje ishte pak a shumë një numër lajmesh. Ndërkohë, televizorët e mëdhenj ofrojnë edhe disa video të YouTube, portale fotosh dhe disa filma nga interneti. Prognoza: Lidhja me internetin deri në vitin 2013 do jetë vetëm një burim shtesë për televizorët. Një PC me lidhje në internet nuk mund të zëvendësojë kurrë një televizor- po ashtu edhe televizori nuk mund ta zëvendësojë kurrë internetin, siç nuk do mundet ky i fundit që të zëvendësojë kabllorin apo satelitorin. Televizorë të dobishëm për ambientin: Rritja e shpejtë e ekraneve në televizorë ka bërë normalisht që të harxhohet edhe më shumë energji. Të tilla vlera energjetike do i përkasin së kaluarës.

Prognoza: Aparatet e parë me klasin e eficencës A+ pritet të jenë në treg në vitin 2011. Në vitin 2013, më së paku gjysma e modeleve të shitura do jenë të klasit A dhe B. Ekranet 100 centimetër mund të harxhojnë nën 100 vat.

në videotekë. Në televizorët modernë një gjë e tillë do jetë një shtypje tasti larg. Përmes një menyje në ekran do të zgjedhin shikuesit filmin, që do u transmetohet atyre përmes internetit ose lidhjes kabllore. Pagesa do bëhet përmes kartës së kreditit.

Televizorë pa kabull: një ekran super i rrafshët duket mjaft mirë në mur, sikur të mos ishte kabulli që i jep pak shëmti. Po ashtu është shumë vështirë që të pastrosh këtë televizor. Shumë shpejt një dilemë e tillë do të zgjidhet. Deri më tani ka pasur lidhje pa kabull, por kanë qenë të këqija, të shtrenjta e harxhonin shumë energji. Prognoza: Televizorët me ekran wireless ose sinjal video të ngjashëm pritet të vijnë në treg në vitin 2012; me sinjal energjie pritet që të vijnë në treg në vitin 2014.

Prognoza: Që në vitin 2011 ka video që mund të merren përmes internetit për televizorët e klasit superior. Në vitin 2014 shumica e televizorëve do e ofrojnë një gjë të tillë. Zëri më i mirë: Ekranet e sheshta, zëri i sheshtë- kjo është e vërteta e hidhur për shumë nga televizorët modernë. Për shkak se bëhen më të hollë, ka gjithmonë e më pak vend në aparat për zërin.

Filma sipas kërkesës: Qindra kanale, por asnjë program i zgjuarkush nuk ka një DVD ose një aparat blu ray, duhet të shkojë sërish

Prognoza: Një zë i mirë për televizorin është edhe i kushtueshëm. Implementimi i pajisjeve për zërin në TV shkon nga 300 deri në 800 euro. Nuk dihet akoma se kur do të jetë në treg një teknikë e re, e cila do jetë më pak e kushtueshme.

3D me syze pritet që të jetë një televizor normal në vitin që vjen. Modelet e para pa syze pritet që në vitin 2012 të jenë deri në pesë herë më të shtrenjtë

16/04 - 22/04/11 F.P. 31


Auto 32-33

Modelet cabrio të vitit 2011

www.freepress.al

Projektet më të nxehta të prodhuesve të makinave

1.

Volkswagen e nis vitin e cabrio-ve duke prezantuar një VW Eos krejt të rinovuar duke nisur nga 27.975 euro. Përveç kësaj, në verë do mbërrijë dhe VW Golf VI Cabriolet.

1. Mercedes do prodhojë CLC, një coupé me katër dyer, që do marrë spunto nga modeli i ri i klasit B. Në treg nga viti 2013. Do ketë 100 deri në 272 kuaj/fuqi. Do kushtojë së paku 25 mijë euro. 2. Për vitin 2015 Mercedes planifikon që të sjellë në treg SLM-në, një vogëlushe të SLS-së. 3. Muzika e së ardhmes: një Volkswagen i vogël roadster do jetë në treg në vitin 2014.

1.

Kjo “Volks-Porsche” do të kushtojë rreth 27.500 euro.

4. Porsche 550 pritet të sjellë një motor boksier. Çmimi rreth 41 mijë euro.

2.

Luks i vërtetë për këtë vit. BMW seria 6 e re. 4.89 metra e gjatë do jetë makina bavareze. Çmimi do jetë po ashtu i çmendur: 83.300 euro.

5. Një Audi R5 coupe me çmim rreth 33 mijë euro pritet të jetë së shpejti në treg.

2.

3.

6. Në vitin 2013 pritet të vijë edhe gjenerata e re e Volkswagen Phaeton. Karroceria e shkëlqyer ka rritur entuziazmin në familjen nga Wolfsburg-u.

3.

Për herë të parë vjen në rrugë këtë verë Mercedes SLK e re. Oferta është kjo: 184 kuaj/fuqi duke nisur nga 38.675 euro. Keni edhe SLK 350 me 306 kuaj/fuqi duke nisur nga 52.301 euro.

4.

Një makinë ekzotike. Nissan Murano Cross Cabriolet. Pritet të jetë në treg këtë verë një fuoristradë cabrio. Çmimi nis nga 34 mijë euro.

5.

Nga vjeshta gjërat nisin e amerikanizohen. Në Europë mbërrin modeli Camaro i Chevrolet në versionin cabrio. Çmimi i saj varion tek 40 mijë euro.

32 F.P. 16/04 - 22/04/11

4.

5.

7.

8.

6.

9.

7. Pritet që të jetë që këtë verë në treg: gjenerata e re e Volkswagen Lupo. 8. Volkswagen UP: modeli kursimtar i VW peshon vetëm 700 kilogram, në treg pritet të jetë që nga viti 2012.

9. Vogëlushja BMW 1 City pritet të jetë në treg në fund të vitit 2014. Pak a shumë do bazohet tek modeli i Mini-t. Çmimi do të nisë nga 18 mijë euro. 10. Bavarezët planifikojnë edhe një makinë për terrene

10.

11.

të vështira, por shumë kompakte. Do të quhet BMW X0 dhe do ketë një motor nga 100 deri në 184 kuaj/fuqi. Çmimi nis nga 24 mijë euro. Se kur do vijë në treg, nuk dihet ende.

11. E-tron Spyder: modeli elektrik i Audi-t do vijë në treg në vitin 2014. Pritet të mbyllë vrimat mes TT-së dhe R8-ës. Poshtë kofanos janë dy motorë elektrikë. Pas shoferit, një V6 diesel.

12. Modeli i ri i Audi Q3 pritet të jetë në treg duke nisur nga tetori i këtij viti.

12.


Rr - Donika Kastrioti Tel: +355 69 20 84 361 Tirana, Albania +355 69 20 84 360

Kaq shik do jetë model i ri Ahh-klas i Mercedes-it M

odeli i preferuar shumë nga femrat në vendin tonë. Klasi A i Mercedes-it ka bërë për vete shumë njerëz. Por tani ai ndryshon krejt fytyrë. Nuk është më ajo makina për pensionistë me pamjen e një furgoni. Është sportive e mjaft dinamike. Qëllimi është që të fitojë sa më shumë klientë të rinj. Prandaj dizajni është kaq i shkëlqyer. Se si do jetë modeli i ri i klasit A, shikojeni në fotot e para. Makina pritet të prezantohet në panairin e makinave në Shangai. Fotot e para

tregojnë një makinë me tre dyer, me një pamje spektakolare. Në treg pritet të jetë që nga viti 2012. Modeli që do prezantohet në Kinë do ketë një motor benzine me 210 kuaj fuqi. Normalisht prodhimi në seri parashikon edhe modele me fuqi motorike më të ulët dhe me naftë. Një asistent për korsinë, një paralajmërues për sytë e lodhur dhe një paralajmërues për trupin e lodhur i shtohen këtij xhevahiri. Në të vërtetë, modeli i ri i Mercedes nuk është klasi A, por klasi Ahhh. Sa keq që duhet të presim edhe një vit derisa të jetë në treg.

Autobusi më i gjatë në botë udhëton me sojë Plako, ky është vërtet i gjatë. 28 metra saktësisht. Dhe 2.6 metra i gjerë. Deri në 250 persona mund të hipin në këtë mega- autobus, që ka dalë për qarkullim publik në qytetin Curitiba në Brazil. Autoritetet në qytetin e tetë më të madh në Brazil festojnë për këtë autobus, më të gjatin në botë. Motorin e ka përgatitur Volvo, pjesën tjetër e ka mbaruar Neobus. Po ashtu është edhe një nga autobusët më të pastër në botë. Ai udhëton me karburant bio, që prodhohet nga bima e sojës. Diçka tjetër: shoferi i mega- autobusit mund të ndikojë edhe në semafor, pasi duke shtypur një buton, ai bëhet jeshil. Curitiba me 1.7 milionë banorë mbahet si kryeqyteti- eko i vendit.

Kjo mjellmë është e dashuruar çmendurisht pas një traktori Një mjellmë është e dashuruar pas një traktori. Është një dashuri e pandashme që po çudit të gjithë banorët e një fshati në Gjermani. Pronari i një bujtine që ka traktorin, thotë se prej tre vitesh e ka blerë makinerinë, por që kur e ka marrë atë, mjellma e ndjek pas në çdo hap. Të gjitha përpjekjet për ta lidhur mjellmën me një femër të llojit të saj, kanë dështuar. Po nga vjen kjo dashuri kaq e pazakontë? “Mjellma ka pasur me sa duket gjatë pubertitetit kontakt me traktorin. Ai e ka tërhequr dhe tani mjellma e sheh traktorin si partner seksual,” thotë psikologia i kafshëve, Daniela Fiutak. Dashuria e mjellmave për teknikën nuk është e pazakontë. Madje duket se e kanë në gjak. Në vitin 2006, një mjellmë me emrin Petra u dashura pas një varke, e cila kishte formën e një mjellme.

16/04 - 22/04/11 F.P. 33


Showbiz 34-35

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Afërdita Dreshaj: E dashuroj jashtëzakonisht shumë Tiranën Aktualisht Afërdita ndodhet në Tiranë për të publikuar klipin e saj të ri i cili titullohet “Qyteti hesht” si dhe për të qenë në afër të dashurit të saj, Shpat Kasapi, i cili është një ndër 12 konkurrentët e spektaklit të njohur “Dancing with the Stars”. Në intervistën e dhënë për “Free Press”, Afërdita flet për klipin e ri dhe dashuritë e saj ...

A

fërdita Dreshaj nuk rresht së korruri suksese. Pas një karriere të suksesshme në botën e muzikës dhe të modës, ajo më 12 shtator do të prezantojë Kosovën në Miss Universe 2011, në San Paolo të Brazilit. Bukuroshja e gjatë 1.83 m u vlerësua si më e bukura në mesin e 20 finalisteve të Miss Universe Kosova 2011, mbajtur në Prishtinë më 15 janar. Afërdita Dreshaj është shqiptare nga Mali i Zi, po aktualisht është në lëvizje të vazhdueshme midis Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Afërdita Dreshaj gjithashtu ka konkurruar në spektaklin e bukurise Miss Shqipëria 2007 ku fitoi çmimin e dytë (shoqëruesja e parë). Afërdita Dreshaj ishte edhe më parë e njohur për shkak të karrierës së saj si modele. Është e dashura e këngëtarit të njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapit. Kënga dhe klipi i parë që ajo realizoi titullohet “Nëse je Burrë”, ndërsa i dyti titullohet “Për Ty Dridhem”. Profesioni i saj si modele ka bërë të mundur që ajo të jetë këshilluese për look-un e shumë këngëtareve mikesha të saj. Aktualisht Afërdita ndodhet në Tiranë për të publikuar klipin e saj të ri i cili titullohet “Qyteti hesht” si dhe për të qenë në afër të dashurit të saj, Shpat Kasapi, i cili është një ndër 12 konkurrentët e spektaklit të njohur “Dancing with the Stars”. Në intervistën e dhënë për “Free Press”, Afërdita flet për klipin e ri dhe dashuritë e saj ...

34 F.P. 16/04 - 22/04/11

Keni ardhur ne Tiranë përsëri pasi Shpati merr pjesë në “Dancing with The Stars”, por edhe për të lançuar klipin tuaj të ri, si titullohet ai, realizimi, ku është regjistruar? Kam ardhur në Tiranë jo vetëm për “Dancing with the Stars”, por edhe për të lançuar këngën dhe klipin e ri. Gjithashtu unë e dashuroj Tiranën dhe nëse do të kisha mundësi, do të kisha jetuar këtu pa u menduar fare. Kënga që do të dalë së shpejti në televizionet shqiptare titullohet “Qyteti Hesht”, teksti i saj është shkruar nga Abaz Selmani dhe muzika nga Valon Fetiu. Ky klip është punuar nga Max Production, të cilët janë bashkëpunëtorët e mi dhe nuk i ndërroj! Cili është mesazhi i kësaj kënge? Kjo këngë është një baladë e cila flet për një qytet të qetë, dhe unë kërkoj në të gjithë qytetin djalin, por nuk arrij që ta gjej... Klipi lançohet për herë të parë në Shqipëri apo është lançuar më herët në Kosovë? Klipi nuk është lançuar akoma në asnjë vend pasi është ende duke u punuar, por si zakonisht do të lançohet fillimisht këtu në Shqipëri për herë të parë, pastaj në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi.


ShowbizFP

Foto Blerta Kambo

Jam aq krenare sa nuk di si ta shpjegoj me fjalë. Është një emocion i papërshkrueshëm të shpallesh femra më e bukur e vendit tënd dhe ta përfaqësosh atë në botë

E shihni tregun muzikor në Shqipëri si një mundësi më e mirë për klipet tuaja në krahasim me Kosovën apo vendet e tjera shqiptarfolëse? Definitivisht Shqipërinë e shikoj si tregun më të përshtatshëm për publikimin e klipeve të mia, dhe kam një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Max Production këtu dhe nuk i ndërroj me asnjë produksion tjetër. Si ju duket tregu muzikor këtu? Është e vështirë të «çash»? Si çdo karrierë edhe muzika do shumë punë për të bërë diçka të mirë. Nuk mjafton vetëm talenti për të arritur diçka, por duhet edhe shumë punë nëse vërtet dëshiron të arrish larg. Por mendoj që tregu këtu është duke ecur shumë mirë dhe me hapa shumë të shpejtë. Ju bëjnë xheloze komentet e femrave të tjera lidhur me Shpatin? Nuk jam natyrë xheloze, përkundrazi. E kam thënë shumë herë këtë gjë dhe nuk më bezdisin aspak thashethemet që qarkullojnë në shtyp. U shpallët femra më e bukur e Kosovës, sa krenare ju bën ky fakt? Jam aq krenare sa nuk di si ta shpjegoj me fjalë. Është një emocion i papërshkrueshëm të shpallesh femra më e bukur e vendit tënd dhe ta përfaqësosh atë në botë. Kam një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla pasi më duhet të përfaqësoj në Brazil shtetin më të ri në botë, por do të mundohem të mos i zhgënjej... Do të merrni pjesë në Miss Universe, besoni se do të fitoni? Do të marr pjesë në një kompeticion shumë prestigjioz në shtator siç është Miss Universe dhe shpresoj të dal sa më mirë. Normal që për të fituar shkojmë të gjitha, por më e rëndësishme është të shkoj e përgatitur me mendimin që do të fitoj, pastaj vendimin final le t›ia lemë jurisë dhe publikut.

Modele dhe këngëtare, cilën pëlqeni më shumë? Që të dyja këto profesione i kam në zemër dhe nuk mundem që të veçoj ndonjërën. Cili është kritiku juaj më i madh përsa i përket muzikës? Nuk kam ndonjë kritik... Sa kohë i kushtoni look-ut tuaj? Normal që është shumë e rëndësishme t’i kushtoj kohë look-ut tim sepse jam një modele dhe një këngëtare dhe mendoj që look-u është i rëndësishëm për këto dy fusha ku jam. Pamja e jashtme ka një rëndësi shumë të madhe përsa i përket modelimit, por edhe në muzikë është shumë e rëndësishme pasi i shton vlerat performancës artistike. Shpenzoni shumë për veshje/aksesorë? Shpenzoj jashtëzakonisht shumë për veshje edhe aksesorë, bile ndonjëherë e teproj.. :) Miku/mikesha juaj më i/e mirë? Kam shumë mikesha që i dua shumë, por dua të përmend Adelina Tahirin, të cilën e kam shumë mikeshë dhe nuk kemi të ndarë. Më mirë Tirana apo Prishtina? Wow, më preke në pikë të dobët... Unë e dashuroj jashtëzakonisht shumë Tiranën dhe nëse do të kisha mundësi do të kisha jetuar këtu, por për shkak të angazhimeve të shumta dhe profesionit tim më duhet të jem gjithmonë në lëvizje dhe nuk mund të qëndroj për një kohë të gjatë. Megjithatë sa herë që vij në Tiranë ja kaloj jashtëzakonisht mirë.

nëse do të kisha mundësi do të kisha jetuar këtu në tiranë, por për shkak të angazhimeve të shumta dhe profesionit tim më duhet të jem gjithmonë në lëvizje dhe nuk mund të qëndroj për një kohë të gjatë. Megjithatë sa herë që vij në Tiranë ja kaloj jashtëzakonisht mirë

Hobi juaj? Tenisi është sporti im i preferuar dhe sa herë kam mundësi e praktikoj.

16/04 - 22/04/11 F.P. 35


Nightlife 36-37

Era Rusi: Erdha përkohësisht, por mbeta përgjithmonë Foto Blerta Kambo

“Ti e di”, ky është titulli i këngës me të cilën këngëtarja Era Rusi do të marrë pjesë në edicionin e tetë të Top Fest. Pas çmimit “Vokali më i mirë” në “Kënga Magjike”, Era tenton sërish të marrë një çmim të rëndësishëm falë zërit të saj tepër melodioz. Pas 7 vjet studimesh në një ndër shkollat më të mira të Athinës, Era u rikthye në Tiranë për të marrë pjesë në “Kënga Magjike” me një këngë të kompozuar nga Pirro Çako. Që prej asaj kohë Era nuk ka ditur të ndalet. Në intervistën e mëposhtme Era flet për vitet e kaluara në Athinë, pasionin ndaj muzikës dhe karrierën e saj...

Zëri yt konsiderohet si ndër më të mirët e momentit, një dhuratë e Zotit? Është e vërtetë që zëri im është dhuratë e Zotit, e falenderoj. Nuk është e para herë që cilësitë e vokalit tim vlerësohen. Përveç disa çmimeve specifike për vokalin, shumë kritikë në zë të muzikës si në Shqipëri dhe Greqi e kanë vlerësuar si një zë shumë i veçantë. Por edhe unë kam studiuar si t’a menaxhoj vokalin tim falë shkollimit që kam bërë në shkollat më të mira të muzikës në Greqi dhe me pedagogët e mrekullueshëm që kam pasur fatin të studioj. Shumë vite larg Shqipërisë, si ishte jeta juaj në Greqi? Unë kam studiuar në Greqi për 7 vjet, ndërsa familja ime ka qenë gjatë gjithë kohës në Shqipëri. Pra në Greqi kam bërë jetë studenti dhe si çdo student dhe i ri/e re unë kam kaluar shumë bukur si në aspektin e studimit, të jetës kulturore, shoqërore dhe argëtimit. Greqia ofron shumë në këtë aspekt, jo vetëm për pjesën historike, por edhe bukuritë natyrore të pafund, lehtësitë për t’i shijuar, udhëtimet nëpër ishuj, shpirti i argëtimit. Më mungon kjo pjesë e mrekullueshme e Athinës, por nuk kam kohë të jem sentimentale sepse jeta këtu në Shqipëri me angazhimet artistike dhe studimet e dyta është shumë intensive dhe kërkuese. Duke qënë se kohët e fundit keni qenë tepër e angazhuar, pyetja është «Në Shqipëri jeni kthyer përkohësisht apo përgjithmonë»? Erdha “përkohësisht” për të marrë pjesë në festivalin Kënga Magjike 2008 me një këngë të kompozuar nga Pirro Çako “Askush nuk është perfekt”, nga ku u njoha me drejtuesin e orkestrës Altin Shehu, i cili më propozoi të performoja në një nga club-et më me zë të Tiranës «Cavaliero». Tashmë kanë kaluar tre vjet që unë e kam vendosur të jem përgjithmonë këtu. Kjo sepse ecuria e karrieres sime ka qenë shumë e kënaqshme dhe dua t›i ruaj e t›i çoj më tej këto arritje.

36 F.P. 16/04 - 22/04/11


NightlifeFP Më pëlqen jeta e natës, por, fakti që këndoj çdo fundjavë më kushtëzon pak. Gjithsesi e gjej kohën për të ndjekur kolegët e mi që performojnë live në club-e të ndryshme

Morët pjesë në Kënga Magjike me «Gipsy Lover», dolën pritshmëritë tuaja? «Gipsy Lover» është një këngë me stil ndryshe nga këngët që jemi mësuar të dëgjojmë. Fakti që në Këngën Magjike këngëtarët votojnë për njëri - tjetrin dhe unë u vlerësova me Best Vocal (zëri më i mirë) më gëzoi jashtë mase. E ndieja që ajo këngë nuk do kalonte pa u vënë re. Ç’mendim keni për tregun muzikor në Shqipëri? Mendoj se tregu muzikor shqiptar po përparon nga dy pikëpamje, ka prodhimtari të të gjitha zhanreve, konkurrenca është rritur dhe publiku mund të përzgjedhë në bazë të shijeve personale. Këndoni muzike «live» në klubet e kryeqytetit, ju pëlqen të këndoni «live» apo e konsideroni thjesht një punë? Asnjëherë muzikën nuk e kam parë thjesht si punë apo mjet fitimi. Unë e dashuroj muzikën dhe të kënduarit live është mundësia më e mirë që të shpreh emocionet e mia. Nëse do më duhej të zgjidhja ndërmjet një koncerti live apo playback... patjetër që do të zgjidhja atë live sepse di t›a bëj më mirë. Sikur të mos këndoje natën, do të pëlqente të dilje për jetën e natës? Më pëlqen jeta e natës, por, fakti që këndoj çdo fundjavë më kushtëzon pak. Gjithsesi e gjej kohën për të ndjekur kolegët e mi që performojnë live në club-e të ndryshme. Si është mashkulli juaj ideal? Mashkulli ideal për mua është ai që më bën të ndjehem e sigurt, e respektuar dhe e realizuar. Xhelozia, mendon se e prish një lidhje dashurie? Po. Mendoj se xhelozia e prish një lidhje sepse e bën të pamundur qëndrueshmërine e saj me dyshimet, paragjykimet dhe në përgjithësi klimën mbytëse që krijon. Ti je natyrë xheloze? Ca nuanca i kam si çdo njeri (qesh). Por nuk jam e sëmurë. Jam e hapur, tolerante dhe fleksibël. Mendoj se respektimi i lirisë së partnerit është armiku i xhelozisë. Çfarë ju gëzon dhe frikëson njëkohësisht në një lidhje? Më gëzon pasja e një mbështetjeje për të realizuar aspiratat e mia... tonat...Më frikëson vënia e kushteve!!! Kë do të zgjidhnit midis një mashkulli dhe karrierës? Pyetje e vështirë. Nuk do doja ta vija veten para kësaj zgjedhje. Por e kam thënë gjithmonë që kush do të më dojë me të vërtetë do të më dojë kështu si më ka njohur.

Foto Blerta Kambo

Çfarë është për ju familja? Familja ime është krenaria ime. Dashuria dhe mbështetja pa kushte. Çfarë është për ju muzika? Muzika është pasaporta ime…qenia ime identifikohet me muzikën. Për çfarë do të hiqnit dorë nga muzika? Nuk mendoj se do heq dorë ndonjëherë nga muzika. Në një mënyrë apo në tjetrën do jem gjithmonë e lidhur pas saj…

16/04 - 22/04/11 F.P. 37


Sport 38-41

Nga Gerti Katro www.freepress.al

“El clasico”, Europa Derbi më i madh i Kontinentit të Vjetër do të mbajë shtrënguar pranë ekranit miliona shikues nga e gjithë bota

SKEDA Ndeshja e parë: 13 maj 1902, RM - FCB (1-3) Takime zyrtare: 209 Miqësore: 240 Më shumë fitore: Real Madrid (85) Takimi i fundit: 29 nëntor 2010, FCB - RM (5-0) Takimi tjetër: 16 prill 2011, RM - FCB

D

o të jetë hakmarrja e madrilenëve apo sërish një “shuplakë” e Barcelonës ndaj Realit? Sot në mbrëmje do të luhet “El clasico” e parë ndër katër të këtij fund sezoni. Derbi më i madh i kontinentit të vjetër do të mbajë shtrënguar pranë ekranit të madh miliona shikues nga e gjithë bota. Lufta mediatike ka filluar javë më parë dhe ekipet vazhdojnë të jenë të vendosura për emocionet që do të japin në fushë. “Galaktikët” kundër “Jashtëtokësorëve” apo “Los Blankos” kundër “Blaugranave”, Ronaldo kundër Mesit apo Murinjo kundër Guardiolës, janë disa nga epitete që shtypi nuk i ka kursyer. Por thjesht “Derbi i Europës” mjafton për të kuptuar rivalitetin dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Këtë e tregon edhe interesi i jashtëzakonshëm për takimin e “Bernabeut”, edhe pse dy ekipet ndahen nga 8 pikë në renditje. Entuziazmi në prag të katër sfidave Real-Barcelona është i madh. Fillon gjithçka mbrëmjen e së shtunës në “Santiago Bernabeu” dhe përfundon me ndeshjen e kthimit për Champions, në 4 maj. Përballja e tyre më 16 prill do të pasohet nga ajo e 20 prillit, finalja e Kupës së Mbretit. Ato do të ndeshen katër herë kundër njëra-tjetrës në harkun e një muaji. Po flasim për Realin dhe Barcelonën që po përgatiten për një “tur” sfidash mes tyre, ku pritet të luajnë gjithçka. E gjitha e vërtetë: Kampionat, Kupë dhe Champions. Po flasim për një sfidë tripletash, ose më saktë diçka e përafërme. Një garë se kush do të fitojë më tepër. Të paktën në kampionat Barcelona ka goxha avantazh kështu që edhe një humbje në ndeshjen e së shtunës, nuk do t’i ndërlikonte shumë gjërat për katalanasit. Që Barça të dalë nga “Bernabeu” pa u mposhtur do të thotë një hap i sigurt drejt titullit dhe një tjetër goditje e fortë për Murinjon.

Mesi VS. Ronaldo Sfida mund të përkthehet ndryshe edhe si Leo Mesi kundër Kristiano Ronaldo, duke pasur parasysh se janë dy yjet e ekipeve përkatëse. Argjentinasi i Barcelonës niset disi më favorit në këtë luftë në dis-

38 F.P. 26/03 - 01/04/11

Ende pa filluar përballjet, shtypi spanjoll ka filluar luftën në distancë: në një krah qëndrojnë pro-katalanasit dhe në tjetrin promadrilenët. E vetmja ide që i bashkon është ajo që Real-Barça do të jetë ndeshje luksi


SportiFP Portieri i Barcelonës, Viktor Valdes, ka vlerësuar rivalët e Realit të Madridit, të cilët do t’i ketë kundërshtarë për ndeshjen e së shtunës. Në veçanti ai ka çmuar homologun e tij Iker Kasiljas duke e konsideruar si “mbresëlënës”

nën “ethe” tancë, duke pasur parasysh edhe pozicionet që kanë në fushë, por edhe nga ekipi që ka në mbështetje. Gjithsesi forma e mirë e treguar nga portugezi i Realit kohët e fundit i jep mundësi të mira gjithashtu. Në derbin e parë askush nuk shënoi, por argjentinasi u tregua deciziv dhe u ngrit edhe nga fitorja e ekipit të tij. Ronaldo, totalisht në hije në “Nou Kamp”, ka shansin më të mirë të marrë hak në Madrid, nisur edhe nga një neglizhencë e mundshme e Barcelonës për shkak të diferencës së pikëve. Lufta mes tyre është edhe në renditjen e golashënuesve më të mirë të “La ligës” që i bën këta të fundit të dalluar edhe në këtë aspekt, megjithëse jo sulmues të mirëfilltë. Lionel Mesi kryeson renditjen e golashënuesve në Spanjë me 29 gola, kundrejt 28 të Ronaldos (vendi i dytë). Argjentinasi ka shënuar vetëm tre nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndërsa portugezi 6 të këtij lloji.

Për Krojfin mjaftojnë dy fitore Mund të jetë kjo arsyeja që Johan Krojf nuk e ka “vrarë” gjithmonë mendjen për fitore. “Mjaftojnë dy fitore,” ka thënë ish-lojtari i Barcelonës. “Mjafton të fitojmë ndeshjet që vlejnë e këto nuk janë katër. Barcelona duhet të fitojë finalen e Kupës së Mbretit, sepse vlen sa një trofe, dhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, e cila do të përkthehej me një biletë për në finale. Pjesa tjetër nuk vlen.”

Guardiola: Luajmë në sulm

T

Luftë në fushë, luftë në media Ende pa filluar përballjet, shtypi spanjoll ka filluar luftën në distancë: në një krah qëndrojnë pro-katalanasit dhe në tjetrin pro-madrilenët. E vetmja ide që i bashkon është ajo që RealBarça do të jetë ndeshje luksi. “Reali ndihet shkëlqyeshëm,” - shkruan “Marca”, sepse Mourinjo do të ketë në dispozicion për të parën herë që nga fillimi i kampionatit gjithë arsenalin e repartit sulmues, që nga Kaká, i cili është rikthyer me gol, deri tek Ronaldo. Në pamje të parë Reali me këtë formacion ngjall frikë. Nga ana tjetër është organi mediatik katalanas “Sport” që shkruan se Mesi ndodhet në kushte të shkëlqyeshme, një superlojtar që shënon dhe bën të tjerët të shënojnë.

Valdes vlerëson Kasijasin Të dy portierët kanë qenë pjesë e kombëtares spanjolle në botërorin e Afrikës 2010. Valdes ka qenë portier i tretë pas Iker Kasijasit dhe Pepe Reinës. Portieri i Barcelonës, Viktor Valdes, ka vlerësuar rivalët e Realit të Madridit, të cilët do t’i ketë kundërshtarë për ndeshjen e së shtunës. Në veçanti ai ka çmuar homologun e tij Iker Kasiljas duke e konsideruar si “mbresëlënës”. “Çfarë portieri! Është tjetër gjë ta kesh atë përballë dhe tjetër gjë ta shohësh në televizor. Menjëherë të krijohet ideja që ai është me të vërtetë i aftë,” - ka thënë Valdes të hënën në një intervistë për “El Pais”. “Nuk kam pasur mundësinë të punoj më parë me të dhe pikërisht gjatë stërvitjeve me kombëtaren spanjolle kam kuptuar aftësitë e këtij portieri. Iker është mbresëlënës. Forca që ai ka është besimi,” ka shtuar ai.

kam mendimin se lojtarët duhen bindur që të kërkojnë fitoren dhe të hedhin tej idenë se nëse nuk humbim, çdo gjë do të shkojë mirë

rajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij do të luajë në sulm në ndeshjen derbi kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, edhe pse ka një epërsi prej tetë pikësh në raport me skuadrën e Hoze Mourinjos, që mban vendin e dytë në kampionatin që përfundon pas shtatë javësh. Madridi shpartalloi Atletik Bilbaon 3-0 në “San Mames” të shtunën e shkuar në mbrëmje, ndërsa Barcelona përmbysi disavantazhin 0-1 dhe mundi Almerian 3-1 në fushën e vet pak më vonë, duke bërë që renditja të mos ndryshojë para “el clasico”-s. “Nuk duhet të keqkuptohemi, sepse ne nuk do të shkojmë në “Bernabeu” për të luajtur në mbrojtje”, ka thënë Guardiola. “Ne kemi mundësinë që t’i japim fund garës për titull dhe nëse humbim, do të jemi prapë pesë pikë para Realit dhe do të mbeten vetëm gjashtë javë deri në fund”. Guardiola është i shqetësuar se lojtarët e tij mund të futen në fushë me mendimin se barazimi do të ishte i mjaftueshëm kundër Realit dhe shpreson t’i bindë se u duhet fitorja. “Unë kam mendimin se lojtarët duhen bindur që të kërkojnë fitoren dhe të hedhin tej idenë se nëse nuk humbim, çdo gjë do të shkojë mirë”, ka thënë ai. “Ne duhet të përpiqemi që të shënojmë gola”. Që kur mori drejtmin e Barcelonës, Guardiola ka fituar pesë derbi “clasico” radhazi, përfshirë suksesin e famshëm 2-6 në “Santiago Bernabeu” në sezonin e tij të parë në krye të skuadrës dhe 5-0 në “Nou Camp” më herët gjatë këtij sezoni kundër skuadrës së Mourinjos. Derbi i kësaj fundjave është takimi i dytë i këtyre skuadrave këtë sezon, por do të ndiqet katër ditë më vonë nga një i tretë, kur Barça dhe Reali të luajnë në finale të Kupës së Mbretit në “Mestaja” të Valencias. Pas ndeshjeve të para çerekfinale së të dyja skuadrave në Ligën e Kampioneve, gjigantët spanjollë ndeshen edhe në gjysmëfinale të këtij kompeticioni pasi i kanë fituar thellë takimet e tyre. Barcelona mundi Shakhtarin 5-1 në “Nou Camp”, ndërsa Reali mundi Totenhemin 4-0 në “Santiago Bernabeu”.

Kaka: Mund ta mundim Barcelonën

K

aka, i cili do të jetë një forcë më shumë për Realin në ndeshjen ndaj Barcelonës, beson tek fitorja e ekipit të tij. Kaka ka rigjetur formën e tij dhe golat pas rikthimit. Fitorja e një jave më parë e Realit kundër Atletikos ishte mbresëlënëse duke ditur faktin që Mourinjo ka bërë shtatë ndërrime nga formacioni që mundi Totenhemin në ndeshjen e parë çerekfinale. Megjithatë, nuk ishte e mjaftueshme që të ngushtonte diferencën me Barcelonën, e cila ka tetë pikë më shumë, pas fitores kundër Almerias. Kur kanë mbetur vetëm shtatë javë deri në fund të sezonit dhe Barça është favorite për të mbrojtur kurorën. Por Kaka beson se skuadra e tyre ka ende shanse për të fituar tre trofe këtë sezon. Ai tha: “Madridi mund të mundë Barcelonën, sepse ata nuk janë të pathyeshëm. Ne duhet të besojmë te fitimi i kampionatit, Kupës dhe Ligës së Kampioneve”.

26/03 - 01/04/11 F.P. 39


SportiFP kur po afrohej fundi i pjesës së parë, një goditje relativisht e dobët e Klint Dempseyt nga 30 metra, i rrëshqiti prej duarve portierit Robert Grin dhe topi përfundoi në gol. Me këtë, Anglia barazoi në ndeshjen e parë me SHBA-në (1:1)

Anglezët, portierët më gafaxhinj Portierët anglezë, edhe pse ndër më të mirët në botë për kohën që kanë bërë pjesë, mbahen mend për gafat e tyre, që kanë qenë pothuajse fatale për kombëtaren e “tre luanëve”. Gabimi i Robert Grinit gjatë Botërorit 2010 do të mbahet në mend për shumë vjet, pasi konsiderohet edhe si gabimi më i madh. Gjithashtu, ishte gabimi më i madh në karrierën e portierit anglez. Mediat britanike e sulmuan ashpër portierin për këtë gabim trashanik. “Dora e kokëboshit” u shkrua në hapjen e tabloidit “News of the World”. Mediat e tjera nuk e lanë pa e përmendur gjithashtu. Por, portierët e Anglisë edhe në të kaluarën kanë bërë gabime po kaq katastrofale, që i kanë kushtuar rëndë përfaqësueses së tyre.

David Xhejms, Austri - Angli (4 shtator 2004, eliminatoret për Botërorin 2006) Goditja nga distanca e Andreas Ivanschitzit nuk ishte fare e fortë për të rrezikuar portierin anglez, David Xhejms. Dukej se Xhejms do të bënte një pritje të thjeshtë. Por, portieri e la topin të futet përfundimisht poshtë sqetullave të tij, ndërsa ishte i shtrirë. Austria barazoi me Anglinë në Vjenë, ndonëse ishte në disavantazh prej dy golave. Një gazetë madje e kishte portretizuar Xhejmsin në hapjen e saj si gomar, ndërsa Përfaqësuesja e Anglisë vendosi të heshtë dhe të mos flasë për mediat. Trajneri i atëhershëm i Anglisë, Sven-Goran Erikson, menjëherë i doli në mbrojtje portierit, ndërsa Xhejmsi mbeti numri një në Angli. Në Botërorin e shkuar, ai ishte rezerva e portierit Robert Grin, që bëri gabimin katastrofal me SHBA-në.

Paul Robinson, Kroaci - Angli (11 tetor 2006, eliminatoret për Evropianin 2008) Anglia udhëtoi në Zagreb me idenë për të fituar. Kroacia kaloi në epërsi nëpërmjet një goli me kokë nga Eduardo da Silva. “Albionët” nisën ofensivën, por kjo mori fund kur Geri Nevill i ktheu një top të lehtë portierit Paul Robinson, ndërsa ky i fundit tentoi të godiste topin dhe papritmas doli huq dhe kështu sfera përfundoi në rrjetë.

Skot Karson, Angli - Kroaci (21 nëntor 2007, eliminatoret për Evropianin 2008) Trajneri i Anglisë, Stiv Meklaren, mori një vendim shokues, duke e zëvendësuar portierin e parë, Paul Robinson, me debutuesin Skot Karson. Ky vendim i Meklarenit erdhi në ndeshjen vendimtare për eliminatoret e Evropianit 2008 mes Anglisë dhe Kroacisë. Vetëm tetë minuta pasi filloi ndeshja, një goditje nga distanca e Niko

40 F.P. 16/04 - 22/04/11

Kranjçarit përfundoi në gol, pasi topi i rrëshqiti Karsonit nga duart. Anglia mbeti pa pjesëmarrje në Evropianin 2008, ndërsa Meklareni u shkarkua një ditë pas ndeshjes me Kroacinë. Për Karsonin, ajo ndeshje ka qenë e vetmja për Përfaqësuesen A të Anglisë.

Robert Grin, Angli - SHBA (12 qershor 2010, Botërori 2010) Në ndeshjen e parë të Anglisë në Kampionatin Botëror 2010, “albionët” kërkonin me ngulm që të startonin në mënyrë sa më të mirë. Përballë patën rivalin më të fortë të grupit dhe vetëm pas katër minutave, anglezët kaluan në epërsi nëpërmjet Steven Gerrardit. Por, kur po afrohej fundi i pjesës së parë, një goditje relativisht e dobët e Klint Dempseyt nga 30 metra, i rrëshqiti prej duarve portierit Robert Grin dhe topi përfundoi në gol. Me këtë, Anglia barazoi në ndeshjen e parë me SHBAnë (1:1). Do të debatohet shumë nëse trajneri Fabio Kapelo ka bërë mirë që e ka lënë Grinin portier të parë, ndonëse në konkurrencë kishte edhe Xhoe Hartin dhe David Xhemjsin.

David Simen, Angli - Brazil (21 qershor 2002, Botërori 2002) Ronaldinjo mori përgjegjësinë për të ekzekutuar një gjuajtje të lirë nga skaji i vijës anësore, rreth 40 metra larg portës. Të gjithë, përfshirë këtu edhe Simenin, pritën që Ronaldinjo të krosonte topin, por ylli brazilian pati ide tjetër. Ai e gjuajti topin mbi kokën e Simenit dhe ai përfundoi në këndin e majtë të portës. Simen mbeti portier i parë i Anglisë, përkundër shumë debateve për aftësitë e tij. Vendin e humbi kur në ndeshjet eliminatore për Evropianin 2004 kundër Maqedonisë, pranoi një gol nga goditja e këndit, që protagonist kishte shqiptarin Artim Shaqiri. Anglia barazoi 2:2, ndërsa Simen, nuk mori më kurrë një ftesë në përfaqësuese.


SportiFP Pavarësisht dëshirës së ekipeve italiane, vështirë se ata do të pranonin që të transferoheshin në Itali. Me anë të deklaratave dhe veprimeve të tyre, ata kanë lënë të kuptohet se interesohen më shumë që të transferohen në kampionate të tjera

Italia, vendi që nuk i tërheq më kampionët

P

ër italianët është e vështirë që të pranohet, por, prej disa vitesh, kampionati i tyre nuk është më i preferuari për kampionët. Shkak për këtë është niveli i dobët që po tregojnë ekipet italiane, sidomos në kompeticionet evropiane. Humbja e Interit në fushën e vet 2-5 ndaj një ekipi të cilësuar si modest, Shalke 04, është fakti më domethënës se sa poshtë ka rënë futbolli italian. Përveç anës sportive, këto dështime kanë sjellë për pasojë edhe uljen e interesit të lojtarëve të mëdhenj për të kaluar në kampionatin italian. Tashmë dy kampionatet më të preferuara, atje ku do të donin që të luanin të gjithë lojtarët, janë ai spanjoll dhe anglez. Madje, edhe kampionati gjerman ka filluar që të preferohet më shumë se sa ai italian. Afelai, Dzeko, Adebajor, janë disa nga shembujt më të freskët, që tregojnë se lojtarët me peshë në futbollin ndërkombëtar, nuk e kanë si objektiv kryesor Italinë. Por, pavarësisht kësaj, ekipet italiane janë në kërkim të talenteve të ndryshme, nga ata që cilësohen si më të mëdhenjtë në botë. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së ekipeve italiane, vështirë se ata do të pranonin që të transferoheshin në Itali. Me anë të deklaratave dhe veprimeve të tyre, ata kanë lënë të kuptohet se interesohen më shumë që të transferohen në kampionate të tjera. Ja kush janë janë pesë lojtarët më të rëndësishëm që ndiqen nga klubet italiane, por që i kanë refuzuar ato:

1.

Lukas Piazon. Nga të gjithë është konsideruar si Kaka i

ri. Për këtë arsye, dukej se në Itali nuk do ta qanin shumë ish-lojtarin e Milanit, pasi një tjetër brazilian i nivelit të lartë pritej që të mbërrinte në vendin fqinj, tek Juventusi i Torinos. Në janar, kjo gjë madje ishte bërë e sigurtë, pas një vizite të Piazon në Torino. Ai deklaroi se ishte i gatshëm që t'u dhuronte shumë kënaqësi tifozëve të Juventusit, duke lënë të nëkuptohej se do të vishte fanellën bardhezi. Braziliani kishte vajtur edhe në stadium për të ndjekur atë që u konsiderua si ekipi i tij i ardhshëm. Por, vetëm dy muaj më pas, ai vendosi që të transferohej në Londër tek Çelsi. Shkak për këtë u bë paga më e lartë që i ofronin britanikët, më shumë se një milionë euro, gjë që për bardhezinjte nuk ishte normale. Drejtori i bardhezinjve u shpreh se nuk është normale që t'i jepet një pagë e tillë një 17-vjeçari. Por, tifozët dhe kampionati italian, duhet të "qajnë" humbjen e një talenti.

2.

Fabio Koentrao. Kush e ndoqi Kampionatin Botëror të Af-

rikës, nuk mund të mos e ketë vënë re mbrojtësin e majtë të talentuar të Portugalisë. Një mbrojtës i majtë, i aftë që të mbulojë gjithë krahun, me lehtësinë më të madhe të mundshme. Kush ka ndjekur kampionatin portugez pastaj, mund të konfirmojë veçse një

Neimar

gjë: Koentrao është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në qarkullim. Këtë e vuri re edhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i cili u përpoq shumë ta sillte verën e kaluar në Milano portugezin. Kjo nuk ndodhi dhe pritej që kjo verë të ishte e duhura që 23-vjeçari t'i bashkohej Milanit. Kjo gjë në fakt nuk do të ndodhë as këtë verë. Koentrao ka zgjedhur Gjermaninë dhe me shumë mundësi do të transferohet tek Bajerni i Mynihut. Mediat tashmë e kanë bërë fakt të kryer këtë gjë, ndërsa tani mbetet vetëm të bëhet konfirmimi zyrtar nga ana e të dyja klubeve. Për mbrojtësin portugez kishin shfaqur interes edhe ekipet elitare të Spanjës, Barcelona dhe Reali.

3.

Neimar. Është ndoshta lojtari më premtues i këtyre viteve të fundit. Juventusi ka shprehur interesimin për sulmuesin brazilian të Santosit, por vështirë se ai do të pranojë të transferohet në Torino. Kjo, për faktin se për sulmuesin e ri interesohen klubet më të mëdha në Europë, mes të cilave, dy janë kryesoret: Barcelona dhe Çelsi. Neimar ka deklaruar se do të dëshironte që të luante me Mesin. Një mesazh i qartë ky për Juventusin, që, përveç dëshirës së lojtarit, e ka shumë të vështirë që t'i konkurrojë rivalël e vet për të marrë Neimar edhe nga ana financiare. Kartoni i tij vlerësohet të kushtojë rretj 30 milionë euro, çka do të thoshte që Juventusi të mos

bënte asnjë blerje tjetër në verë, nëse do të blinte sulmuesin e talentuar brazilian.

4.

Mousa Sisoko. Mesfushorin francez, i cili luan

edhe me kombëtaren e këtij vendi, e ndjekin tre ekipe italiane, Fiorentina, Interi dhe Juventusi. Por, pavarësisht kësaj, ai është shprehur qartë: "Dëshira imë është që të luajë me një ekip të madh në Premier Ligë". Kjo deklaratë nuk bën gjë tjetër veçse i largon klubet italiane. Për më tepër që për mesfushorin kanë shfaqur interes Liverpuli dhe Arsenali, të cilat duket se janë të gatshme që të bëjnë një ofertë konkrete për mesfushorin e kombëtares franceze.

5.

Kevin Gameiro. Sulmesin brazilian, që luan në kampionatin francez, kërkonin që ta merrnin Milani dhe Juventusi. Shifra për kartonin e 23-vjeçarit nuk është shumë e lartë, vetëm 12 milionë euro. Dhe të mendosh që bëhet fjalë për një nga sulmuesit më të talentuar dhe që shënon vazhdimisht. Por, dy ekipet italiane duhet të marrin parasysh një gjë: dëshirën e lojtarit. Ai ka thënë se do të donte që të luante në spanjë. Tashmë Valencia dhe Sevilja kanë bërë gati ofertat për të dhe ai nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse të zgjedhë se në cilën nga këto dy ekipe do të luajë.

16/04 - 22/04/11 F.P. 41


HoroskopiJavor 42

Dashi Java do të jetë e mirë në përgjithësi në sektorin privat dhe në frontin e punës. Të martën mund të merrni një lajm të mirë nga ana financiare. Mes të enjtes dhe të shtunës, humori juaj do të jetë më i qëndrueshëm. Mos lini pas dore partnerin tuaj. Përpiquni t’i kushtoni kohën dhe vëmendjen e duhur në këtë periudhë. Do të jeni pak të hutuar këtë javë dhe kjo gjendje do t’ju konfliktuojë me pjestarët e shtëpisë. Ditën e dielë do të qëndroni në shtëpi dhe do të merreni me veten tuaj.

Demi Javën do ta filloni mirë, dhe pse ndiheni pak i lodhur. Keni shumë gjëra për të bërë. Ndoshta do ju shqetësojnë dhe anëtarët e shtëpisë, të cilët presin shumë nga ju. Mos i shikoni gjërat vetëm bardh e zi. Përpiquni të jeni me mendje të hapur, në mënyrën që të shijoni çdo moment të jetës. Duhet të tregoni kujdes në lidhjen tuaj. Fundjava do të jetë e qetë, në jetën shoqërore dhe familjare.

Binjakët Do të jetë një javë me qëllime të mira dhe plot energji mendore dhe fizike. Kjo energji do ju vijë, pasi disa projekte tuajat do të vlerësohen dhe do të japin efektin e duhur. Të enjten, Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit dhe vetes suaj. Përfitoni nga e diela për të vendosur qetësi në shtëpinë tuaj. Një udhëtim i shkurtër me familjen tuaj do ju bënte mirë.

Gaforrja Kjo e hënë mund të jetë pak e vështirë apo e pakëndëshme, ndoshta për shkak të detyrave familjare apo diskutimeve ekonomike apo emergjencave të papritura. Duhet të përpiqeni të merrni pak kohë për të zgjidhur çdo polemikë dhe të jeni i durueshëm. Përpiquni të relaksoheni me partnerin tuaj. Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të bëjë që të dielën të jeni më romantik, i ndjeshëm dhe i dashur.

Peshorja Përpiquni ta filloni këtë javë me një qëndrim dashamirës. Mundohuni të lehtësoni humorin nga pesha e mendimeve negative. Mes ditëve të enjte dhe të shtunë, do të jenë ditë më të përshtatshme për studime, iniciativa krijuese apo udhëtime. Yjet ju favorizojnë për të hapur një aktivitet tuajin. Kini kurajën e duhur që të mund të investoni, sepse nuk i dihet, mund të dilni të fituar! Megjithatë, në asnjë moment mos rrezikoni në maksimum. Dita e dielë do të jetë një ditë plot harmoni.

Akrepi Ditët e para të javës do të ndiheni të hutuar dhe të lodhur, por dhe shumë krenarë për të kërkuar ndihmë nga të tjerët. Vetëkënaqësia nuk ju favorizon shumë, sepse mund të lini përgjysëm një punë të rëndësishme, duke menduar se keni çdo gjë në vijë. Mundohuni të ruani ndjenjën e vetëkontrollit dhe realitetit. Dashuria duket e qetë këtë periudhë, por është koha e përshtatshme për të reflektuar mbi disa bashkëpunime. Fundjava premon të jetë me emocione të forta, krijuese dhe bujare, sidomos e diela.

Shigjetari Kjo tingëllon si një javë e mirë për të lindurit e shenjës së Shigjetarit. Ju do të jeni të angazhuar dhe të gatshëm për të përmbushur angazhimet tuaja. Ndoshta lodhja do ju bëjë pak të hutuar. Yjet këtë javë parashikojnë dhe pak tension në jetën tuaj martesore. Por, me durim dhe qetësi mund të rregullohet gjithçka. Nëse partneri juaj ankohet për mungesën e vëmendjes, tregohuni më impulsiv. Mundohuni të kontrolloni shpenzimet e mëdha, në mënyrë që të kurseni para. Kushtojimi më shumë rëndësi trupit tuaj dhe në veçanti humorit.

Në përgjithësi, yjet ju këshillojnë të jeni me syçelë. Parashikohet tension dhe vështirësi në lidhjet tuaja. Probleme të ngarkuara emotivisht do t’ju stresojnë së tepërmi, por lidhja mes bashkëshortëve do të përmisohet dhe do të keni një jetë sentimentale të qetë gjatë javës.

Ujori Java do ju duket pak ters. Do të jeni shumë të lodhur dhe nuk do të organizoheni ashtu si ju doni. Në veçanti, ditën e martë dhe të mërkurë do të keni një diskutim të rëndë mes kolegëve. Kjo gjendje do ju shqetësojë, por do të bëjë të reflektoni për punën tuaj. Rruani qetësinë nëse dëshironi që lidhja juaj të vazhdojë. Për momentin është mirë të jeni të durueshëm dhe të shtyni vendimet. Dita e dielë do të jetë më premtuese dhe e qetë.

Peshqit Ditën e parë të javës do të vazhdoni rrugën për t’u marrë me detyrat tuaja në mënyrë efikase. Megjithatë pak tension mund të keni në sfond. eni vazhdimisht në kërkim të suksesit, por mundohuni t’i merrni gjërat shtruar. Bëni kujdes me shëndetin, sidomos me të ftohtin. Në dashuri, yjet ju favorizojnë që të filloni një lidhje të re dhe shumë të bukur. Kjo vlen për ata që janë vetëm. Ndërsa për të martuarit, duhet të bëni kujdes që të mbani mirë lidhjen tuaj.

Bricjapi Dita e parë e javës do të jetë me probleme. Mundohuni të mos reagoni menjëherë, por arsyetoni më parë. Ditët në vijim do të jenë më pak të zhurmshme dhe më efikase. Do të arrini në një konkluzion që do ju sjellë siguri. Venusi do ju ndihmojë në harmoni dhe sensualitet.

Adresa - Rr. "Sami Frashëri" (Përballë Drejtorisë së Policisë) Cel - +355 (0) 68 44 03 133

Tel - +355 (0) 4 24 27 444

Luani Për të lindurit e shenjës së Juanit, java do të ofrojë ditë të plota me projekte dhe plot argëtim. Nëse keni ndonjë angazhim të rëndësishëm, do të dilni fitimtar. Jeta në çift do të gjallërohet. Në përgjithësi, këto ditë të pranverës duken premtuese për ata që ndihen të gatshëm për të marrë vendime të rëndësishme. Fundjava do të jetë e gjallë dhe dinamike, sidomos për të rinjtë. Dita e dielë do të jetë një ditë pushimi total pranë familjes suaj.

Virgjëresha Javën do ta filloni mjaft mirë. Do të ndiheni më të arsyeshëm, praktikë dhe krijues, se java që latë pas. Ditët e para deri të mërkurën, do të jenë më efektive dhe fitimprurëse. Do të jeni të qartë për të vendosur për çështje të ndryshme dhe do të merrni shumë kënaqësi. Në ditët në vijim mund të lindin keqkuptime në marrëdhënien e punës, ose private. Kjo gjendje do të vijë për shkak të padurimit tuaj. Jini i vemëndshëm ndaj hollësive, sepse janë ato që bëjnë diferencën.

42 F.P. 16/04 - 22/04/11

Ju mirpresim nga afër me elegance , çmime te arsyeshme dhe cilesi !!!!!

Për informacione mbi shërbimin apo vendndodhjen, ju lutemi kontaktoni:

Rajko Fashion & Accessories Cel: +355695536151 E-mail: rajko.fashion@gmail.com Rr. Ismail qemali 29 (ne krah te piceri era)



Funny 44 -45

www.freepress.al

Disa thënie plot hu Fushata zgjedhore ka nisur tashmë. Ka akoma shumë njerëz që nuk duan të votojnë për shkak se janë të zhgënjyer nga politika. Shprehjet që po botojmë sot mund të rrisin indirekt pesimizmin, por qëllimi është që ju të qeshni me to. Ndoshta shumë prej këtyre shprehjeve i keni menduar, por nuk i keni shprehur në këtë formë. Lexojini shprehjet e mëposhtme dhe merreni fatin tuaj në dorë: votoni më 8 maj.

Nëse nuk mund t’i bindësh, bëji konfuzë Harry S. Truman Në Meksikë, kondicionerët quhen edhe politikanë për shkak se bëjnë shumë zhurmë, por nuk punojnë Len Deighton Kur isha i vogël, më thanë që gjithkush mund të bëhet president. Kam nisur ta besoj një gjë të tillë Clarence Darrow Një politikan duhet të ketë aftësinë të parashikojë se ç’do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër e vitin e ardhshëm. Më pas duhet të ketë aftësinë për të shpjeguar se përse nuk ndodhi Winston Churchill Të jesh president është sikur po drejton një varrezë. Ke plot njerëz poshtë teje, por asnjë nuk të dëgjon Bill Clinton Nëse dua të jem në faqet e para, thjesht ndryshoj modelin e flokëve Hillary Clinton Gjithçka po ndryshon. Njerëzit po i marrin komedianët seriozisht dhe politikanët për gallatë Will Rogers

44 F.P. 16/04 - 22/04/11

Nuk jam i shqetësuar për deficitin. Është aq i madh sa mund të kujdeset vetë për veten e tij Ronald Reagan Fjalët më të tmerrshme të gjuhës angleze janë: jam nga qeveria dhe jam këtu për t’ju ndihmuar Ronald Reagan Një qeveri që vjedh Piterin për të paguar Polin, mund të varet gjithmonë tek mbështetja e Polit George Bernard Shaw Mblidh të gjithë budallenjtë në krahun tënd dhe do të zgjidhesh për gjithçka Frank Dane Funksioni i socializmit është që të ngrejë vuajtjen në një nivel më të lartë Normal Mailer

met që kishte ndërmend të mbante George Stephanopoulos Nëse do kisha dy fytyra, pse do e mbaja veshur këtë? Abraham Lincoln

Kur presidenti flet për përgjegjësinë fiskale është sikur Toni Soprano të flasë për rendin e ligjin në këtë vend John Kerry

është sikur të shurrosh këmbën tënde. Të duket e nxehtë ty, por askujt tjetër Lyndon Johnson

Duam shumë të votojmë për personin më të mirë, por ai nuk do jetë kurrë kandidat Kin Hubbard

Nuk mund të ketë krizë javën që vjen. E kam axhendën të mbushur plot Henry Kissinger

Çdo parti politike, që e përfshin fjalën ‘demokratike’ në emrin e saj, nuk është e tillë Patrick Murray

Mos u eksito kaq shumë për uljen e taksave. Është si një hajdut që të jep paratë për taksinë Arnold Glasow

Të mbash një fjalim për ekonominë

Presidenti ka mbajtur të gjitha premti-

Nuk më pëlqen brokoli. Nuk e kam pëlqyer kurrë atë që kur isha fëmijë i vogël, por mamaja më detyronte ta haja. Tani jam presidenti i SHBA dhe nuk do ha më kurrë brokoli George Bush Nëse do zgjidhem, do fitoj Pat Paulsen Mos voto kurrë për kandidatin më të mirë, por për atë që bën më pak dëm Frank Dane Politikanët janë njësoj kudo. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë aty ku nuk ka lumë Nikita Khrushchev Ai nuk di asgjë dhe mendon se di gjithçka. Kjo të çon drejt një karriere politike George Bernard Shaw Politika është ndoshta i vetmi profesion ku nuk është e nevojshme të përgatitesh Robert Louis Stevenson

E vetmja arsye pse nuk kandidoj për president është se më duhet të rruhem dy herë në ditë Adlai Stevenson Është e tmerrshme kur e mendon sa pak politikanë janë varur Gilbert K. Chesterton Një nga filmat e mi quhet “Gënjeshtra të vërteta”. Kështu mendoj se duhet ta quajnë demokratët konventën e tyre Arnold Schwarzenegger Vendimi për të garuar për guvernator është më i madhi që kam marrë që pas vitit 1978 kur hoqa me dyllë leshin Arnold Schwarzenegger Zgjedhja ime e parë në jetë ishte që të bëhesha ose pianist në një bordello, ose politikan. Të them të vërtetën nuk është se kanë shumë ndryshim të dyja Harry S. Truman Nëse do një mik në Uashington, merr një qen Harry S. Truman Politikanët janë të mrekullueshëm sa kohë qëndrojnë larg gjërave që nuk i kuptojnë si për shembull të punosh për të jetuar P. J. ORourke


FunnyFP Në demokraci një parti ia kushton të gjitha energjitë përpjekjes për të provuar se partia tjetër nuk është në gjendje që të qeverisë- dhe të dyja ia dalin, dhe kanë të drejtë H.L. Mencken

mor për politikën T’i japësh para dhe fuqi qeverisë është sikur po i jep uiski e makinë një adoleshenti P. J. ORourke Një politikan i mirë është si një hajdut i ndershëm H. L. Mencken

Arti i politikës konsiston në të diturit se kur është e nevojshme të godasësh kundërshtarin pak poshtë belit Konrad Adenauer Një nga ndëshkimet për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon duke u qeverisur nga inferiorët Platoni

Kam arritur në përfundimin se politika është një çështje shumë serioze për t’ia lënë në dorë politikanëve Charles De Gaulle

Në Iran nuk kemi homoseksualë si në vendin tuaj Mahmoud Ahmadinejad

Recesioni është kur fqinji juaj humbet punën. Depresioni është kur ju humbisni punën. Dhe rimëkëmbja është kur Jimmy Carter (presidenti) humbet punën Ronald Reagan

Makina politike triumfon për shkak se është një minorancë e bashkuar që vepron kundër një mazhorance të ndarë Will Durant

Fushata është poezi. Qeverisja prozë Mario Cuomo

Tani e di se çfarë është një burrë shteti. Ai është një politikan i vdekur. Na duhen më shumë burra shteti Bob Edwards

Mund të fusësh një njeri në parlament, por nuk mund ta bësh atë që të mendojë Milton Berle

Nuk është nevoja të bëhesh humorist kur ke të gjithë qeverinë që punon për këtë Will Rogers

E vërteta nuk përcaktohet nga shumica e votave Doug Gwyn

Gjëja më e vështirë në një fushatë politike është si të fitosh pa provuar se ti nuk ia vlen të fitosh Adlai Stevenson

Politika nuk është zanat i keq. Nëse ia del, merr shumë përfitime. Nëse humb, mund të shkruash një libër Ronald Reagan

Të garoj në politikë? Jo, kam fjetur me shumë gra, kam marrë shumë drogë dhe kam qenë në shumë festa George Clooney

qëndroj përkrah tij për shkak se është demokrat Augustus O. Stanley

Në moshën time, çdo klithmë, është klithmë e mirë Bill Clinton

Në politikë, absurditeti nuk është handikap Napoleon Bonaparte Një politikan është dikush që është gati të japë jetën tuaj për vendin e tij Texas Guinan Pse po garoj për president? Epo, gruaja ime, Cindy, thotë se kjo vjen për shkak se kam marrë shumë goditje në kokë kur isha në një kamp të burgosurish John McCain Republikanët janë partia e ideve të këqija. Demokratët janë partia pa ide Lewis Black Kur presidenti flet për përgjegjësinë fiskale është sikur Toni Soprano të flasë për rendin e ligjin në këtë vend John Kerry Kemi humbur gjithçka. Por të paktën

kemi fituar qëndrueshmëri Maryon Pearson I dashur Jack, mos bli asnjë votë më shumë se ç’është e nevojshme Joseph P. Kennedy Një politikan i ndershëm është ai që kur blihet, qëndron i blerë Simon Cameron Ka vetëm një rrugë të sigurt për të treguar se kur politikanët nuk po thonë të vërtetën- buzët e tyre lëvizin Felicity Kendall Dihet tashmë që burrat i hyjnë politikës për shkak se kanë një martesë të palumtur C. Northcote Parkinson Nëse guvernatori Fields ka të drejtë, do të qëndroj me të për shkak se ka të drejtë. Nëse është gabim, do të

Dreqin, nuk kam votuar kurrë pro dikujt, gjithmonë kundër W.C. Fields Në demokraci një parti ia kushton të gjitha energjitë përpjekjes për të provuar se partia tjetër nuk është në gjendje që të qeverisë- dhe të dyja ia dalin, dhe kanë të drejtë H.L. Mencken

Njerëzimi nuk do ketë telashe deri kur ... dashnorët e dijes të marrin pushtet politik, ose kur mbajtësit e pushtetit të bëhen dashnorë të dijes Platoni Nëse Zoti do të donte që ne të votonim, do na kishte dhënë kandidatë Jay Leno Nëse vota do ndryshonte gjithçka, do e shpallnim të paligjshme Emma Goldman Ne kemi shumë besim tek ky vend, por kemi shumë pak njerëz ku ta mbështesim këtë besim Will Rogers Nuk është në natyrën e politikës që njerëzit e mirë të zgjidhen. Njerëzit e mirë nuk duan të qeverisin njerëzit e tyre George MacDonald Gjatë një fushatë ajri është i mbushur plot me fjalime... dhe e anasjella Anonim

George Washington është i vetmi president që nuk ka fajësuar administratën paraardhëse për telashet e tij Anonim

Zyrtarët e këqij zgjidhen nga njerëz të mirë që nuk votojnë George Jean Nathan

Politika supozohet se është zanati i dytë më i vjetër në botë. Më duket se i ngjan shumë të parit Ronald Reagan

Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti për gjeneratën e ardhshme James Freeman Clarke

Politikanët janë njerëz që kur shohin dritë në fund të tunelit, dalin prej andej dhe blejnë më shumë tunelë John Quinton

I vetmi ndryshim mes republikanëve dhe demokratëve është se demokratët lejojnë të korruptohen edhe të varfrit Oscar Levant

16/04 - 22/04/11 F.P. 45


Eros 46 -47

www.freepress.al

Fshatarët tradhtojnë më shpesh se qytetarët Në ajër të pastër, në mal apo në ndonjë fushë. Tradhtia në fshat vlon. Kështu thotë një sondazh i fundit i bërë në disa vende evropiane. Lexoni më poshtë edhe disa rregulla se si të tradhtoni pa u kapur

K

eni menduar që të shpërnguleni në fshat për të jetuar? Në rast se për ju vlen shumë besnikëria e partnerit, atëherë u duhet të rimendoni gjithçka. Një studim i fundit ka treguar se fshatarët vërtetë i zgjasin më shumë lidhjet e tyre, ama edhe tradhtojnë më shumë. Sipas këtij studimi, 21 përqind e fshatarëve të pyetur thanë se do e tradhtonin partneren nëse do të ishin sigurt që nuk do u zbulohej afera. Vetëm 16 përqind e atyre që jetojnë në qytet thanë se do e bënin një gjë të tillë. Rreth dy mijë persona u pyetën në këtë sondazh dhe 23 përqind e atyre që banojnë në fshat thanë se janë gati që të bëjnë një tradhti, ndërkohë që në qytetet e mëdha janë 16 përqind që mendojnë se janë gati për të tradhtuar partneren. Nga ana tjetër, vetëm tetë përqind e fshatarëve të pyetur thonë se nuk janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale dhe nuk janë të përmbushur seksualisht. Kurse në qytet, plot 21 përqind e të pyeturve

thonë se nuk u pëlqen jeta e tyre seksuale dhe janë të frustruar nga marrëdhënia. Në të kundërt të këtyre që thamë më sipër, në fshat shumica e lidhjeve zgjasin mbi pesë vjet. Në qytetet e mëdha, vetëm 42 përqind e lidhjeve shkojnë mbi pesë vjet. Nga ana tjetër, ekspertët e seksit në Europë thonë se janë të sigurt që një tradhti nuk duhet të shkatërrojë një marrëdhënie, por ta pasurojë atë. Konstantin Dietrich, shefi për Europën i agjencisë “Ashley Madison”, thotë se një “marrëdhënie jashtë lidhjes është më mirë se ndarja”. Shumica e klientëve të tij e duan dhe e vlerësojnë partnerin e tyre, por nuk janë të përmbushur seksualisht dhe duket sikur janë të lënë pas dorë në marrëdhënie. “Nuk është çudi që një në dy martesa në Perëndim përfundon në ndarje,” thotë Dietrich.

Ekspertët e seksit në Europë thonë se janë të sigurt që një tradhti nuk duhet të shkatërrojë një marrëdhënie, por ta pasurojë atë

Disa rregulla për një aferë Në kohën e duhur

Alibitë e gabuara

Frika dixhitale

Përpara se të vendosni për një aferë, duhet të provoni me saktësi nëse kjo ka qenë vërtetë rruga ku duhet të shkonin gjërat: A keni provuar që të flisni me partnerin tuaj për nevojat e paplotësuara?

Kurrë mos thoni se po takoheni me mikeshën tuaj më të mirë, ose me një të njohur të përbashkët. Është mënyra më e keqe për të hedhur në erë aferën.

Më përpara tradhtitë dalloheshin nga buzëkuqi në këmishë. Por tani janë SMS-së dhe e-maili që zbulojnë gjithçka. Duhet të keni kujdes që këto rrugë komunikimi të jenë të sigurta. Portali Ashley Madison ju jep mundësinë që komunikimi juaj të jetë i sigurt dhe diskret, pa rrezikun që partneri mund të lexojë ndonjë gjë. Dhe mos harroni parfumin: vendosni parfum të gjinisë së kundërt përpara se të niseni për aferë. Kështu partneri/ja e tij nuk do e zbulojë nga aroma atë që ka ndodhur.

Planifikimi i mirë Në vendin e duhur Kafeja e preferuar ose një restorant i ri me pamje të bukur? Nuk është ide e mirë. Mos u takoni në vendet që janë në modë në qytet, zgjidhni ato vende që nuk janë në radarin e partnerit tuaj.

46 F.P. 16/04 - 22/04/11

Tregojini partnerit tuaj që në fillim se keni disa projekte dhe do ju duhet të punoni jashtë orarit zyrtar. Ky është justifikimi më i mirë. Kështu, nëse u duhet të vonoheni ndonjë mbrëmje, i keni paraprirë situatës.

Kujdes me territorin e gjuetisë Mos nisni joshjen në ambientet që ju rrethojnë. Nuk duhet kurrë të hidhni sytë nga miku më i mirë i tij. Në rast se partneri juaj e njeh personin me të cilin po shkoni, dyfishohet rreziku. Po ashtu tabu është edhe afera me kolegët. Rrezikoni lidhjen, por edhe vendin e punës.

Rregulla të qarta Dashnori juaj duhet të kuptojë se kjo është një punë që bëhet nga të dy dhe rregullat duhen sqaruar që në fillim dhe duhen ndjekur me saktësi. Nuk duhet të harroni që dy të keni interes që gjërat të mbahen sekret. Përpiquni të gjeni një njeri që nuk ka probleme të thella dhe rrezikon tua dështojë lidhjen. Nëse keni një parandjenjë, atëherë braktiseni që në fillim lidhjen.


ErosFP Rregullat janë elementare. Mund të jesh padroni i skllavit përsa kohë bën ato gjëra që janë vendosur me marrëveshje paraprake. Gjatë këtyre skenave vlen rregulli SSC

Përse sadomazokizmi quhet perversitet? Kamxhik, pranga, zinxhirë: seksi sadomazokist vlerësohet si i çuditshëm, anormal dhe në rastin më të mirë si i pazakontë. Eksperti i seksit, Christoph Brandhurst thotë se këto janë më shumë paragjykime.

Përse sadomazokizmi quhet perversitet? Nuk është më sekret që skenat e tilla kanë diçka në “pozicion jashtë loje”. Shumë njerëz nuk e konceptojnë qejfin ndaj dhimbjes. Në media sadomazokizmi shpesh lidhet me lojërat e çuditshme të seksit. Kur një person i famshëm del përpara gjyqit me akuzën për përdhunim, dhe gjatë gjyqit zbulohet se ai ka pasur në krevat edhe diçka të fortë, menjëherë flitet për “praktika perverse seksuale”- kjo është thjesht e gabuar. A do duhet shumë kohë derisa sadomazokizmi të pranohet si një mënyrë normale e të bërit seks? Seksi anal deri vonë cilësohej pervers, sot është thuajse normal. Sadomazokizmi nuk është diçka e re, një tendencë e fundit. Gjithmonë ka pasur njerëz që e kanë bërë këtë gjë. Kjo nuk do ndryshojë kurrë. A lidhet gjithmonë sadomazokizmi me seksin? Jo, sadomazokizmi nuk është vetëm seksual. Ka njerëz që rrahin veten me kamxhik për të shkarkuar stresin. Siç ka njerëz që bëjnë joga për të tejkaluar lodhjen mendore.

Një fetish. Është një lojë doktorësh. Në shumicën e rasteve njëri nga partnerët merr rolin e doktorit ose të infermieres dhe viziton pacientin

Ku e dallojmë që dikush ka varësi nga skena të tilla seksuale? Çdo njeri ka shije të ndryshme- por ka tre perspektiva të ndryshme për këtë mënyrë të bëri seks: lifestyle, varësi dhe 24/7. Të parët i shohin prangat e kamxhikët si pjesë shtesë e seksit. Të dytët e shohin si një mënyrë jetese dhe nuk e fshehin dashurinë ndaj kësaj. Të tretët mendojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë të javës vetëm për këtë gjë- ata janë skllevër. Çfarë ka tërheqëse që të jesh skllav? Mund të jetë dashuria me të cilën doni t’i shërbeni partnerit tuaj. Sa të rëndësishëm janë rregullat gjatë këtyre skenave. Kush është padroni dhe kush është skllavi? Rregullat janë elementare. Mund të jesh padroni i skllavit përsa kohë bën ato gjëra që janë vendosur me marrëveshje paraprake. Gjatë këtyre skenave vlen rregulli SSC.

Çfarë është rregulli SSC? Safe, sane&consensual (i sigurt, i arsyeshëm dhe konsensual), që ndoshta është kërkesa më e rëndësishme për një seks sadomazokist. Kjo do të thotë që duhen respektuar tabutë dhe kufijtë e partnerit, në mënyrë që askush të mos plagoset fizikisht apo moralisht. Ju flisni gjithashtu dhe për seksin klinik... Një fetish. Është një lojë doktorësh. Në shumicën e rasteve njëri nga partnerët merr rolin e doktorit ose të infermieres dhe viziton pacientin.

Përdoren shumë lodra seksuale duke imituar stetoskopin, aget, etj. Në një nga seritë e “Sex and the City” flitet për urofilinë. Çfarë mund të pëlqejnë njerëzit tek urina apo feçet e tjetrit? Për shumë njerëz urofilia është një variant i moderuar i lëngjeve të trupit tonë, e në këtë mënyrë ai bëhet më i pranueshëm dhe një tabu më e vogël. Njerëzit gjithmonë janë në kërkim të diçkaje ndryshe, të re dhe të çmendur. Në sadomazokizëm njihet urofilia (natursekt). Mos harrojmë se aty vlen rregulli që gjithçka lejohet.

16/04 - 22/04/11 F.P. 47



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.