FreePress Tirana #14

Page 1

Copyright blerta kambo

t

i

r

a

n

a

E pĂŤrjavshme No.14 Viti I irĂŤ i Botimit 26 Mars - 1 Prill 2011

modern adami

& pranvera 26/03 - 01/04/11 F.P. 1


a

26 Mars 2011

t

i

r

a

n

14

www.freepress.al

4 6

NewsTicker Aktualiteti

Të gjithë për Shqipërinë e gjelbër Lavdosh Ferruni: Klane të caktuara po shkatërrojnë mjedisin

6

10 18

10

Bota

Bomba mbi Gadafin

Shëndeti

Fëmijë të varur nga kompjuteri!

Si të shmangim gazrat

22 Sociale

Jetimët e harruar

24 Lifestyle

100 gjërat që duhet të bëjmë para se të vdesim

26 Digital

24

Microsoft dorëzohet përballë Apple, lamtumirë Zune, rivali i iPad

në kopertinë

Pranvera mbërrin më në fund! Kësaj stine i gëzohen të gjithë për shkak se moti hapet dhe ditët janë më të bukura. Njerëzit vishen më lehtë dhe dita zgjatet. Por është një stinë e vështirë për organizmin, që duhet të ambientohet me temperaturat e reja. Fotografia: Blerta kambo

modelët: Esela pysqyli dhe lulzim zeqja grimi: linda guri ndihmoi: "teatri i metropolit"

28 Auto

10 rrugët më të rrezikshme në botë

30 Art

Romeo dhe Zhulieta, gjithmonë ndryshe, gjithmonë e njëtë

34 NightLife

Gjyshja është një hit!

38 Sport

34

46 Funny

Kryeredaktor - Enton Palushi. Gazetarë - Bledar Lumani, Jonida Late, Fatma Myrte, Gerti Katro, Amarildo Lumani. Design - Dritan Lleshi. Foto - Blerta Kambo, LSA Marketing - Aina Hoti. E -mail - marketing@freepress.al Adresa - Rruga Vaso Pasha, P. 13/1, Kati i Zyrave, Nr. 3. Tiranë 2 F.P. 26/03 - 01/04/11

Liga e Kampioneve, si u shndërrua në kompeticionin më të rëndësishëm Gafat e bëra me photoshop

46 Eros

Disa gjëra seksuale që duhet t'i provoni njëherë

12

32

televizion

Bruna Lahe: Çelësi i suksesit tim!


Cmimet më të mira në treg

Lavaman i kuq 46.5 x 46 cm

Lavaman i zi 64 x 60 cm

Lavaman porcelani 52 x 44 cm

Lavaman porcelani 44 x H17 cm

7.950 L

6.560 L

2.990 L

2.290 L

Kodi:23154

Kodi:23153

Kodi:21212

Kodi:21219

Rubinet dushi 35 mm

Rubinet lavapjate

Rubinet lavamani 35 mm

1.560 L

1.890 L

1.750 L

Kodi:21265

Kodi:21652

Kodi:21263

Set tualeti 6 copë

WC inkaso e bardhë

Bide inkaso e bardhë

1.590 L

10.960 L

8.450 L

Kodi:21818

Kodi:23272

Kodi:23271

Panel dushi 136 x 24 cm

19.990 L Kodi:20914

Kabinë dhe pllakë dushi 80 x 80 x 198 cm

14.390 L Kodi:22128

Panel dushi i temperuar

Set lavaman, dollap dhe pasqyrë 75.5 x 45.5 cm

14.990 L

21.950 L

Kodi:20915

Kodi:23241

Set, aksesorë tualeti inoksi

1.890 L Kodi:21804


NewsTicker 4

01

02

03

03

4 F.P. 26/03 - 01/04/11

www.freepress.al

Zgjedhje për zgjidhje Mazhoranca duket se e ka nisur me të gjithë kapacitetet fushatën zgjedhore. Kandidatët e saj, edhe pse nuk janë miratuar ende nga strukturat drejtuese, kanë dalë në terren për të bërë fushatë. Përmes batutash janë bërë thuajse të ditur emrat e Bashës dhe Ramës për kryeqytetin. Socialistët kanë mbyllur marrëveshjet me aleatët e tyre. Por duket se kjo fushatë nuk do jetë tipike, nuk pritet të ketë ballafaqime për idetë e platformat, por një debat të zjarrtë për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Që tani opozita po akuzon se gara nuk do të jetë e ndershme, do ketë manipulime zgjedhore. Problemet e saj më të mëdha janë listat zgjedhore dhe përdorimi politik i administratës për votimet. Mazhoranca nga ana e saj thotë se opozita i druhet një përballje për shkak se i mungon alternativa. Ka pasur edhe një tension në rritje mes opozitës dhe ambasadorëve të rëndësishëm në vend, për shkak se këta të fundit sipas opozitës janë dukshëm në favor të tezave të mazhorancës. Spartak Ngjela i Opozitës së Bashkuar u ka bërë thirrje ambasadorëve të kenë kujdes, pasi “shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë”.

Pranvera e krimit Në këtë dosje jave ne do sjellim diçka për pranverën. Mjekë e psikologë thonë se duhet pasur kujdes pasi është një stinë problematike për shëndetin (sidomos atë mendor). Dhe këto ditë janë shoqëruar nga disa krime të rënda që kanë tronditur çdo shqiptar. Elbasani ka qenë vatra më e nxehtë e krimit. Pesë persona janë vrarë në këtë qytet brenda dy ditësh. Dy familje thuajse janë masakruar me gjakftohtësi. Në rastin e parë, nënë e bijë janë ekzekutuar nga djemtë e familjes. Autorët e krimit thonë se i kanë bërë vrasjet pasi nëna e motra nuk silleshin mirë. Në rastin e dytë, babai dhe dy djemtë janë ekzekutuar në gjumë në mëngjes. Një nga gratë e djemve të ekzekutuar është plagosur rëndë, ndërsa ka arritur të shpëtojë nëna e familjes. Burimet policore kanë bërë me dije se krimi është bërë për hakmarrje ndaj djalit të familjes të mbetur gjallë. Ky i fundit është një nga më të kërkuarit e drejtësisë, pasi dyshohet se ka vrarë së paku dy persona, një në Itali e një në Spanjë. Megjithatë ka qenë familja që ka paguar për krimet e të birit. Nuk ka ndodhur ndryshe edhe në Shkodër, kur dy vëllezër janë vrarë nga një person që shënjestër kishte vëllanë e tyre. Ngjarja nis që tek vrasja e kapiten Arben Zylyftarit dhe është një zinxhir i frikshëm krimesh.

Pacolli viziton Tiranën Presidenti kosovar e ka zhvilluar të parën vizitë në Shqipëri. Ai është pritur me nderimet që i takojnë një kreu shteti. Pacolli tha në takimet e tij se ka ardhur koha që dy vendet të rrisin bashkëpunimin ekonomik. Ai shtoi Shqipëria e Kosova mund të kenë ligje të përbashkëta, dogana të përbashkëta e madje tekste shkollore të unifikuara. Në këtë vizitë ai nuk ka pasur në delegacion ndonjë përfaqësues të opozitës, e cila ka kontestuar që në fillim zgjedhjen e tij president. Megjithatë nga Tirana, Pacolli ka deklaruar se do të punojë që në zgjedhjet e ardhshme presidenti të mos zgjidhet nga Kuvendi, por nga populli.

Perëndimi në sulm Në planin ndërkombëtar, sulmi mbi Libinë ka dominuar e pritet të dominojë të gjitha lajmet e tjera. Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit pranë Kombeve të Bashkuara i ka hapur rrugën sulmeve ajrore. Ka shumë debat këto ditë në lidhje me këto sulme dhe ato nisin që tek fakti se kush do e drejtojë këtë operacion të madh e përfundojnë tek mënyra se si është hartuar rezoluta, e cila parashikon sulme të fuqishme dhe jo vetëm vendosjen e një zone ndalim- fluturimi. Shqiptarët, në Kosovë e këtu, janë shprehur me entuziazëm pro kësaj ndërhyrje, duke theksuar se janë të gatshëm të dërgojnë ndihmë për aksionet ushtarake. Kurse vendet e tjera janë treguar të rezervuar në qëndrimet e tyre. Madje në Serbi ka pasur protesta pro- Gadafit.


OPINION

Ndonjëherë edhe të mbledhësh elementët e një ngjarje nga fillimi i saj deri në fund është një ndriçim për lexuesin e dëgjuesin. Por edhe një gjë të tillë shumë pak, për të mos thënë asnjë gazetar, nuk e bën. Disa mund të thonë se nuk kanë faj gazetarët, për shkak se ata janë peng i politikave editoriale, i linjave që duhen ndjekur, i vështirësive që hasen për të gjetur informacion, për ta grumbulluar e përpunuar atë

ëto ditë, revista e njohur amerikane “Rolling Stone” botoi një artikull të gjatë në lidhje me dy tregtarë të rinj armësh. Historia vendoset në disa raste edhe në Shqipëri, prej nga nis një linjë furnizimi me municione për Afganistanin. Për dikë që ka lexuar në gazeta e ka parë në mediat vizive shqiptare fragmente lajmesh me emrat e këtyre të rinjve dhe teori për implikimin e birit të kryeministrit, një shkrim i tillë i qartëson për gjithçka ka ndodhur. Është i shkruar thjeshtë, i qartë dhe ka shumë informacion. Shkurt: kushdo që të mësojë më shumë për aferën e shitjes së armëve, ndriçohet nga ky artikull. Është një histori aq interesante, sa të gjithë komentuesit e revistës së njohur muzikore “Rolling Stone” thonë se mezi presin ta shohin film. Në të vërtetë ka një projekt nga një studio e njohur amerikane që synon ta sjellë në ekranin e madh historinë e Efraim Diverolit, 20 vjeçarit që hyri në botën e trafikut të armëve me lejen e Pentagonit. Por ndërsa lexon historinë e trafikut të armëve, shkruar me kaq mjeshtëri, të lind një pyetje, a ka në median shqiptare shkrime të tilla, që të shterrojnë një çështje, që të të qartësojnë kaq shumë? Sigurisht që dinamika e lajmeve është e tillë që ndonjëherë duhet të merresh me copëzat e lajmeve dhe reagimet, por për dikë që e ka mbushur kokën me reagime dhe prononcime, është koha që të qartësohet. Duke shkuar sipas parimit se secilës palë i duhet lënë hapësira e nevojshme për të reaguar, ne nuk po bëjmë gjë tjetër vetëm sa po shndërrohemi në kasetofonmbajtës, duke harruar se misioni i vërtetë i një gazetari është që të ndriçojë atë që ka ndodhur. Nuk ka më shumë se një të vërtetë. Detyra e gazetarit është që të eksplorojë atë dhe ta nxjerrë të plotë për lexuesin. Një gjë e tillë është e vërtetë jo vetëm kur bëhet fjalë për historitë e korrupsionit dhe investigimet, por edhe për ngjarje të jetës së përditshme. Fjala bie, ende nuk kemi parë një shkrim ose një emision a reportazh ku të sqarohet me detaje një

aktualitetFP (1)

Editorial

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Foto Blerta Kambo

Historitë e plota Nga Enton Palushi

proces siç është ai i legalizimit. Nuk kemi asnjë gjë të plotë për liberalizimin e vizave, për efektet e hyrjes në NATO, për bujqësinë shqiptare, për hidrocentralet dhe sasinë e pafundme të koncesioneve, etj. Ndonjëherë edhe të mbledhësh elementët e një ngjarje nga fillimi i saj deri në fund është një ndriçim për lexuesin e dëgjuesin. Por edhe një gjë të tillë shumë pak, për të mos thënë asnjë gazetar, nuk e bën. Disa mund të thonë se nuk kanë faj gazetarët, për shkak se ata janë peng i politikave editoriale, i lin-

jave që duhen ndjekur, i vështirësive që hasen për të gjetur informacion, për ta grumbulluar e përpunuar atë. Ka shumë pengesa në rrugë dhe kjo është shumë e vërtetë, por nuk ka asnjë pengesë për dikë që dëshiron të kryejë punën dhe të shkruajë diçka të plotë, qoftë edhe për gjëra të thjeshta. Në një vend ku gjëja që mungon më së shumti është informacioni i kompletuar, statistikat dhe sondazhet, gazetarët duhet të bëhen iniciatorë. Një hetim i revistës Monitor për reklamat në media tregoi se nëse ka vullnet, diçka mund të bëhet. Dhe mund të bëhet mirë.

26/03 - 01/04/11 F.P. 5


Aktualiteti 6 -9

Nga Bledar Lumani www.freepress.al

Të gjithë për Shqipëri Në fushatën zgjedhore të vitit 2009, një gazetar i Reuters vuri re që asnjë palë nuk kishte një projekt serioz për ambientin, për plehrat e ujërat e zeza. Në nisje të kësaj fushate, sërish duket se ka më shumë fjalë. A jemi ne të përkushtuar për mjedisin? Tek e pakta duhet të gëzohemi me një fakt: që jemi ndër vendet më pak të ndotura në botë. Por rreziku është i pranishëm

K

jo fushatë zgjedhore është e qartë se do ketë në qendër të vëmendjes mjedisin. E shpalli vetë kryeministri Sali Berisha se “Shqipëria jeshile” do jetë motoja e mazhorancës. Por skandali i arrestimit të disa biznesmenëve dhe tatimorëve për tregtimin e naftës virgine, ringriti dhe njëherë çështjen e përkushtimit të qeverive ndaj ambientit. Nafta e keqe po shkatërron ekonomitë shtëpiake dhe mushkëritë e njerëzve, thotë opozita. Megjithatë mazhoranca e ka ende betejën e saj për mjedisin. Ajo flet për një kryeqytet të tejngarkuar nga ndërtimet, me shumë pak pemë e parqe.

Vëmendja e qytetarëve Ndotja e mjedisit po kthehet gjithnjë e më shumë në vëmendjen e qytetarëve. Planet dhe vendimet për importimin e plehrave, ndërtimin e centraleve bërthamore, fabrikat e çimentove etj, janë disa nga çështjet të cilat rrezikojnë seriozisht që të dëmtojnë rëndë mjedisin shqiptar. Shqipëria aktualisht vazhdon që të ketë një mjedis të pastër, por, nëse këto plane do të viheshin në zbatim, atëherë dëmet do të ishin të parikuperueshme. Ambientalistët prej kohësh kanë vënë alarmin dhe kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga ana e qeveritarëve lidhur me veprimet e tyre që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis.

Foto Blerta Kambo

Nën frikën e ndotjes

6 F.P. 26/03 - 01/04/11

Janë katër plane, të cilat janë katër arsye për të pasur frikë për mjedisin: importimi i plehrave për riciklim në Shqipëri, energjia bërthamore, fabrikat e shumta të çimentove dhe një megaprojekt për gjirin e Vlorës. Nëse për importimin e mbetjeve tashmë është marrë vendimi dhe pritet që të vihet në zbatim, për centralet bërthamore ka shpresë se qeveria mund të tërhiqet. Për muaj të tërë, kryeministri Berisha ka thënë se do ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi bërthamore. Por, ngjarjet e fundit në Japoni, që kanë kthyer vëmendjen e botës nga centralet bërthamore, duket se e kanë bërë kryeministrin që të reflektojë. Pak ditë më parë, ai deklaroi se do ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të energjisë së rinovueshme. “Fokusimi dhe përqendrimi tek energjia e rinovueshme, përputhet plotësisht dhe tërësisht me prioritetet më madhore të qeverisë shqip-


AktualitetiFP Nëse vendi do të kishte ndonjë përfitim material në rastin e importimit të plehrave për riciklim, ndërtimit të centraleve bërthamore apo fabrikave të çimentos, ndoshta qeveria mund të gjente ndonjë justifikim për këto vendime

në e gjelbër! tare. Shqipëria është një vend i vogël, por me burime të mëdha të energjisë së rinovueshme. Ky vend derdh në detërat e Mesdheut 6 herë më shumë ujëra sesa çka sipërfaqen e saj. Natyrisht, është vendi më malor në Europë, por i bekuar se malet e tij, janë male të pasura në ujëra më shumë se kudo tjetër. Shqipëria mund të quhet edhe Green Albania”, ka deklaruar kryeministri. Një shenjë tjetër pozitive e qeverisë është fakti se edhe një nga motot e fushatës zgjedhore është “Shqipëria jeshile”. Megjithatë, nuk dihet se sa serioze janë këto premtime, duke qenë se kontradiktat në një kohë shumë të shkurtër janë të thella.

Qeveria duket se ka një megaprojekt për krijimin e një industrie komplekse në gjirin e Vlorës, ku bën pjesë plani për ndërtimin e një superporti, plani për ndërtimin e një parku supereolitik dhe plani për një zonë të lirë prej 500 hektarësh për instalimin e industrive nga më të ndryshme, të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme dhe ndotëse për ambientin. Nëse ky projekt do të zbatohej, do të ishte një goditje e madhe për këtë zonë, duke qenë se do të shkatërronte ekosisteme të tëra. Për më tepër, do t’i jepte një goditje të rëndë edhe investimeve të banorëve, duke qenë se gjithë investimet e tyre janë në kundërshtim me këto plane, pra, në fushën e turizmit.

Rreziku nga industria e çimentos Aksi Lezhë-Fushë Krujë është një nga më të dëmtuarit nga industria e çimentos. Qytetarët e Fushë Krujës dhe Krujës, tashmë prej vitesh janë duke vuajtur nga fabrika të shumta që janë ngritur pranë zonave të banuara, të cilët kanë shkatërruar ekosisteme të shumta dhe e kanë ndotur së tepërmi ajrin. Banorët e këtyre zonave kanë kundërshtuar me forcë ndërtimin e këtyre fabrikave, pasi dëmton rëndë shëndetin e tyre, por askush nuk i ka dëgjuar ankesat e tyre. Tashmë ata duhet të jetojnë përditë me pluhurin dhe ajrin e ndotur që shkaktojnë këto fabrikë, të cilat janë ndërtuar në një zonë shumë të ngushtë dhe të populluar.

Shqipëria, kosh plehrash? Nëse vendi do të kishte ndonjë përfitim material në rastin e importimit të plehrave për riciklim, ndërtimit të centraleve bërthamore apo fabrikave të çimentos, ndoshta qeveria mund të gjente ndonjë justifikim për këto vendime. Por, realiteti është se vendi ynë nuk përfiton asnjë të mirë nga krijimi i këtyre industrive. Të vetmet që përfitojnë nga këto projekte janë vende si Italia, të cilat kërkojnë të

Foto Blerta Kambo

Shkatërrimi i gjirit të Vlorës

Me të drejtë Shqipëria tashmë po shihet si vendet e prapambetura afrikane, të cilat për dekada të tëra kanë pritur gjithë mbetjet dhe plehrat e botës krijojnë energji me anë të centraleve bërthamore në Shqipëri, për ta transportuar më pas në vendin e tyre. Këtë gjë ato nuk e bëjnë në vendin e tyre, pasi ka rreziqe të shumta, si për popullsinë, ashtu edhe për ndotjen e mjedisit. Me të drejtë Shqipëria tashmë po shihet si vendet e prapambetura afrikane, të cilat për dekada të tëra kanë pritur gjithë mbetjet dhe plehrat e botës. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e këtyre planeve kanë mbetur në letër, por, nëse ato do të viheshin në zbatim, pasojat do të ishin me të vërtetë serioze. Arsyet e këtyre planeve në pamje të parë mund të jenë të pakuptimta, por ato nisen nga interesa klienteliste, të cilat dyshohet se kanë arritur që të kapin edhe qeveritarë. Nuk ka si të shpjegohen ndryshe këto projekte, të cilat janë kundërshtuar nga të gjithë ambientalistat vendas dhe të huaj. Në këtë rast, ata që i kanë marrë këto vendime janë ose të papërgjegjshëm, ose injo-

rantë, ose të korruptuar. Fatkeqësisht, në administratën shqiptare, i gjen të trija fenomenet.

Goditje turizmit Prej disa viteve, turizmi është konsideruar nga qeveria si prioriteti kryesor, i cili gjeneron të ardhurat më të mëdha në vend. Por, planet e fundit tregojnë se ka një kontradiktë të thellë mes asaj që qeveria shpall dhe mes asaj që bën realisht. Importimi i plehrave për riciklim, ndërtimi i centraleve bërthamore, fabrikave të çimentos, jo vetëm që nuk janë një imazh i mirë për turizmin, por e dëmtojnë rëndë atë. Për më tepër, dy prej qyteteve kryesore turistike në vend, Kruja dhe Vlora, mund të dëmtohen rëndë nga këto plane: e para nga fabrikat e çimentos dhe e dyta me një megaprojekt për ndërtimin e një industrie komplekse.

26/03 - 01/04/11 F.P. 7


AktualitetiFP Nëse ne nuk mund të jemi në gjendje për të ricikluar mbetjet tona, mund të jemi eksportues të këtyre mbetjeve, por kurrë importues, për arsye se Shqipëria nuk e ka këtë mundësi, pasi duhet një teknologji bashkëkohore dhe moderne, e cila është në gjendje që të përpunojë këto mbetje

“Klane të caktuara po shka Flet ambientalisti i njohur, Lavdosh Ferruni

Si është situata e ndotjes së mjedisit në tërësi në vendin tonë? Situata mjedisore në Shqipëri ka dy anët e saj. Një anë është që jemi një vend me një mjedis kryesisht të pastër, duke parë që nuk kemi një industri tepër ndotëse dhe një trafik intensiv në tërësinë e vet në gjithë Shqipërinë. Shqipëria në vetvete është një mjedis i pastër, me një ajër të pastër, me një sistem hidrik mjaft të pasur dhe të pastër nga ndotjet e mundshme industriale, që është një problem mjaft i madh në vende të tjera të Europës. Kjo është ana e të parit në mënyrë pozitive të gjërave. Nëse vijmë në çështjet më specifike dhe më konkrete, ne kemi probleme të mëdha me ndotjen në vend, sidomos në rrjedhjen e poshtme të lumenjve dhe gjatë gjithë bregdetit Adriatik. Bregdeti Jon nga ana tjetër është relativisht i pastër, pasi nuk kemi delta lumenjsh që ta ndotin atë. Problemi më madhor i evidentuar së fundmi, është dyndja e mbetjeve plastike në vend, që më përpara nuk ka qenë një fenomen, ndryshe nga vendet e tjera. Kjo dyndje ka bërë që luginat e lumenjve të ndoten jashtëzakonisht shumë. Kjo vjen si pasojë e hedhjes pa asnjë lloj kriteresh të mbetjeve në lumenjtë dhe përrenjtë e Shqipërisë. Gjithë kjo ka bërë që të kemi një përqendrim shumë të madh të ndotjes në deltat e lumenjve të Shqipërisë, duke filluar nga Buna deri në Vjosë. Mund të them se ky është një problem serioz jo vetëm në aspektin e ndotjes reale, por është edhe një ndotje vizive e jashtëzakonshme, gjë që është e papranueshme në një vend që pretendon dhe ka prioritet zhvillimin e turizmit. Kësaj që thatë më sipër pastaj i shtohet edhe vendimi i qeverisë për importimin e mbetjeve... Kjo ishte një fotografi e situatës. Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë për importimin e mbetjeve nga vende të ndryshme të botës, është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm, për arsyen se Shqipëria ka një problem të madh me menaxhimin e mbetjeve në vend. Shqipëria akoma nuk ka një mekanizim për ndarjen e plehrave dhe për tre “Rtë” e famshme: reduktimi i plehrave, ripërdorimi dhe në fund riciklimi i tyre. Ky sistem aktualisht në Shqipëri nuk funksionon, pasi edhe kushton. Vetëm për të menaxhuar mbetjet e brendshme, duhet një investim prej 200 milionë dollarë dhe në vijueshmëri pastaj kërkohen shpenzime të përvitshme, për të krijuar standarde në menaxhimin e mbetjeve. Shqipëria mund të përballet me një katastrofë nëse përfshin edhe plehrat në qarkullimin e lirë të mallrave. Shqipëria ka aq shumë gropa ku mund të futen mbetjet, sa forcat e tregut nuk mund

ta kontrollojnë dot këtë gjë dhe mbetjet mund të vijnë pambarimisht, sa një ditë situata mund të bëhet e parikuperueshme. Ky arsyetim është në skaj, por në një qeveri të korruptuar, kjo gjë mund të ndodhë. Mund të ndodhë që plehrat të importohen me një intensitet shumë të madh brenda një kohe të shkurtër dhe kjo do të ishte e rrezikshme. Aq më tepër që në listën e famshme të 55 mbetjeve për t’u importuar, ka mbetje plumbi, nikeli, zinku etj, të cilat janë konsideruar si problematike. Pavarësisht se këto mbetje nuk konsiderohen si tepër të rrezikshme, ato mund të kthehen në shumë problematike, nëse nuk aktivizohet një teknologji bashkëkohore. Çështja e mbetjeve duhet të jetë një shqetësim për qeverinë, duke parë se dëmton disa prioritete të tjera të rëndësishme, si turizmin, energjinë e pastër energjetike nga burimet ujore, bujqësinë, industrinë e lehtë etj. Importi i plehrave duhet të ndalohet dhe duhet të zhvillohet në një shkallë të vogël industria e riciklimit të mbetjeve për ato të vendit. Nëse ne nuk mund të jemi në gjendje për të ricikluar mbetjet tona, mund të jemi eksportues të këtyre mbetjeve, por kurrë importues, për arsye se Shqipëria nuk e ka këtë mundësi, pasi duhet një teknologji bashkëkohore dhe moderne, e cila është në gjendje që të përpunojë këto mbetje. Edhe në Gjermani, e cila ka një teknologji shumë të përparuar, arrijnë që të depërtojnë mbetje të rrezikshme, çka ka shkaktuar edhe reagime të shumta nga ana e shoqërisë civile dhe ambientalistë. Përveç importimit të mbetjeve, qeveria më shumë se një herë ka theksuar se ka ndërmend që të ndërtojë centrale bërthamore. Sa janë kushtet reale të ndërtimit të këtyre centraleve, në mënyrë që të mos ketë efekte negative në mjedis? Ideja e centraleve bërthamore në Shqipëri, duhet që të përjashtohet totalisht, nëse gjykohet për një zhvillim në planin perspektiv të këtij vendi. Është një industri, e cila mund të krijojë vetëm probleme në Shqipëri dhe asgjë pozitive. Kjo, për faktin se këto centrale që mendohet të ndërtohen, nuk janë në favor të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Shqipëria, me potencialet e veta të rinovueshme që ka, si uji, era dhe dielli, mund të jetë përfituese dhe madje të eksportojë jashtë, pasi ka lëndën e parë. Në rastin e centraleve, Shqipëria nuk ka asnjë faktor prodhues, që do t’i siguronte vendit përfitime. Nuk ka as teknologji, nuk ka as kapacitetet humane për ta instaluar dhe për ta vënë në punë, nuk ka burime financiare për të instaluar centrale të tilla. E vetmja gjë që Shqipëria ofron për këtë lloj energjie, është hapësira

Ideja e centraleve bërthamore në Shqipëri, duhet që të përjashtohet totalisht, nëse gjykohet për një zhvillim në planin perspektiv të këtij vendi. Është një industri, e cila mund të krijojë vetëm probleme në Shqipëri dhe asgjë pozitive. Kjo, për faktin se këto centrale që mendohet të ndërtohen, nuk janë në favor të shqiptarëve dhe Shqipërisë 8 F.P. 26/03 - 01/04/11

tokësore, e cila në vetvete mban rreziqe të shumta për ndotjet që mund të krijojë nga mbetjet radioaktive që krijohen. Alternativa e energjisë bërthamore në Shqipëri duhet të përjashtohet në masën 100%. Ndërkohë, një tjetër industri problematike për mjedisin është edhe ajo e çimentos... Industria e çimentos është një alternativë shumë e gabuar, pasi siç dihet, ajo është një industri shumë ndotëse dhe krijon probleme të mëdha në territoret ku instalohet. Nga ana tjetër, kjo është një industri e cila nuk gjeneron përfitime dhe të ardhura nga punësimi apo lidhjet me sektorë të tjerë të ekonomisë. Nuk jam kundër industrisë së çimentos, por nuk duhet arritur deri në prodhimin për eksport, pasi kjo është një kontradiktë me planet e qeverisë, e cila e konsideron turizmin si një prioritet. Instalimi i një industri të tillë çimentoje, siç është aksi


AktualitetiFP Qeveria, gjatë projekteve dhe planeve që bën, nuk e llogarit fare se sa është kostoja e dëmtimit të mjedisit. Vlera e mjedisit nuk llogaritet fare nga ana e qeverisë shqiptare

tërrojnë mjedisin” totale për industritë aktuale që janë duke u zhvilluar. Kjo, jo vetëm në planin e ndotjes që krijon, pasi është një ndotje e shumë e madhe, për arsyen se këto industri janë tepër të fuqishme dhe prodhojnë një ndotje të konsiderueshme, por edhe në plane të tjera. Mjafton të përmendim portin e kontenierëve, që në përmasat e përcaktuara prej 3 milionë kontenierësh në vit, do të thotë se fluksi i kamionëve që do të kalojnë nëpër akset e qytetit dhe hapësirave turistike në Vlorë, do të jetë si një tren që lëviz vazhdimisht, kur dihet që ndotja e lëshuar nga ana e këtyre kamionëve është shumë i madh. Nga ana tjetër, Karaburuni është një ekosistem i veçantë dhe madje unikal në Mesdhe dhe ai do dëmtohet seriozisht nga projekti për parkun eolitik, që, si në rastin e centraleve bërthamore, nuk ka si qëllim përfitimin e qytetarëve shqiptarë, por atyre italianë, pasi energjia që do të prodhohet në këtë park, do të shkojë pikërisht në Itali. Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga kjo lloj industrie. E vetmja që do të bëjë kjo industri atje, është shkatërrimi i ekosistemeve dhe mënyrës së jetesës së atyre banorëve, të cilët jetojnë prej shekujsh në atë zonë, si dhe të turizmit, që është një nga bazat e zhvillimit të Vlorës.

Foto Blerta Kambo

Lezhë-Fushë Krujë, përfshirë edhe Krujën, që është target i fuqishëm turistik, është në kontradiktë të thellë me prioritetet e qeverisë. Zhvillimi i kësaj industrie, ashtu siç janë planet, është një gjë shume e gabuar dhe me pasoja të rënda për ndotjen e mjedisit. Qeveria nga ana tjetër ka në plan edhe krijimin e një industrie komplekse në gjirin e Vlorës, ku bën pjesë plani për ndërtimin e një superporti, plani për ndërtimin e një parku supereolitik dhe plani për një zonë të lirë prej 500 hektarësh për instalimin e industrive nga më të ndryshme, të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme dhe ndotëse për ambientin. Sa i dëmshëm është ky megaplan i qeverisë për mjedisin? Këtu kemi një antagonizëm të thellë të zhvillimit, pasi kjo hapësirë konsiderohet si një nga më të pasurat në biodiversitetin tokësor, madje më e pasur në Shqipëri, nga studime të ndryshme që janë bërë. Këto 20 vjet, të gjitha energjitë e shqiptarëve dhe sidomos të vlonjatëve janë përqendruar në zhvillimin e turizmit dhe industrive të tjera respektove që lidhen me turizmin, bujqësinë, peshkimin dhe industri të tjera që janë mbështetëse për turizmin. Planet për instalimet e industrive të tilla supergjigande në nivel mesdhetar dhe evropian, në një zonë të ngushtë dhe tepër delikate nga pikëpamja e ekosistemit, janë plane shkatërruese

E ardhmja për mjedisin duket shumë pesimiste, duke parë gjithë këto projekte... Ashtu është, por unë shpresoj që gjithë këto projekte të anulohen. Fakti që këto nuk kanë ndodhur akoma, na bën më të vendosur që t’i qartësojmë më shumë këto plane, në mënyrë që të mos shkojmë në rrugë të gabuar. Ka një mekanizëm që mund ta zgjidhë këtë situatë, e cila ka të bëjë me Planin e Përgjithshëm Kombëtar, që është një detyrim ligjor me ligjin për “Planifikimin e Territorit” në vitin 2009, i cili normalisht duhej të përfundonte në fundin e vitit 2001, por aktualisht ende nuk ka nisur puna për të. Në këtë Plan të Përgjithshëm Kombëtar do të jepen drejtimet kryesore të zhvillimit të vendit, mbështetur në një diskutim të gjerë publik. Pra, do të pyeten ekspertët shqiptar, publiku, organizata të ndryshme, se cilat mund të jenë rrugët më të mira dhe të duhura për zhvillimin e vendit. Kjo do të jetë në përputhje me atë që ndodh në shumicën e vendeve të botës, të cilat kanë një plan të qartë të zhvillimit të vendit, pas një konsensusi të gjerë dhe që nuk ndodhin ndryshime drastike me ndryshimin e qeverive, ashtu siç në fakt ndodh në Shqipëri. Tashmë është momenti

që ky plan të vihet në zbatim, në mënyrë që të përcaktohet në mënyrën më të mirë të mundshme se si mund të zhvillohet Shqipëria. Nëse vazhdojnë që të merren vendime në këtë situatë të turbullt dhe jo shumë të qartë, do të kishim të bënim me një gabim të pakorrigjueshëm për shumë dekada për vendin. Është e rëndësishme që të zhvillohet një plan për zhvillimin e vendit, pasi deri më tani, ky zhvillim ka qenë kaotik dhe me programe të shkurtra, me klientelizëm shumë të hapur dhe me interesa shumë të ngushta, herë të kryeministrave apo klaneve brenda qeverive. Si përfundim, nga sa thatë më sipër, situata mjedisore nuk është edhe aq e keqe, por rrezikon që të precipitojë për shkak të vendimeve dhe planeve të fundit të qeverisë shqiptare. Përse kjo e fundit, duke qenë se nuk ka përfitime, ka ndërmarrë këto veprime dhe ka plane të tilla, për shkak të korrupsionit, papërgjegjshmërisë apo injorancës për dëmet që mund t’i shkaktohen mjedisit? Jo vetëm që Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga këto projekte, por ka humbje. Humbjet në radhë të parë janë në ekosistemet tona, në territor dhe në degradimin e mjedisit. Qeveria, gjatë projekteve dhe planeve që bën, nuk e llogarit fare se sa është kostoja e dëmtimit të mjedisit. Vlera e mjedisit nuk llogaritet fare nga ana e qeverisë shqiptare. Realisht, sot në vendet e zhvilluara, mjedisi dhe ekosistemet vlerësohen se tepërmi në një projekt të mundshëm. Marrja e vendimeve nga ana e qeverisë është një proces shumë kompleks. Për mendimin tim, në radhë të parë këtu kemi një ndërthurje të çështjeve korruptive, i cili mund të mos jetë një korrupsion i drejtpërdrejtë material, por mund të jetë një korrupsion politik, shoqëror, moral etj dhe në këtë këndvështrim duhet parë gjithë kjo filozofi e mbrapshtë që është shpalosur në Shqipëri, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit, e cila ka filluar që në vitet 2000 me qeverinë “Nano” dhe kanë vazhduar gjatë gjithë këtij dhjetëvjeçari. Këto plane duhet të kundërshtohen, pasi ajo që po ndodh është se ofrohen territore të Shqipërisë në shkëmbim të disa përfitimeve që merr një grup apo një klan i caktuar njerëzish. Pra, klane të caktuara janë përfituese të këtyre marrëveshjeve, duke shkaktuar dëme të mëdha për shoqërinë dhe mjedisin shqiptar.

26/03 - 01/04/11 F.P. 9


Bota 10-11

Amerikanët u përfshinë menjëherë në aksion. Sulmet e para u bënë mbi godinën ku mendohej se ishte vendosur komandoja ushtarake e Gadafit. Një nga djemtë e tij u deklarua i vdekur, por jo nga një avion i aleancës, por nga një avion libian

Bomba mbi Gadafin Ndërhyrje ushtarake e Perëndimit në momentet e fundit, atëherë kur dukej se Gadafi po merrte kontrollin mbi çdo cep të Libisë. Rebelët festojnë

N

gjarjet e rënda në Japoni duket se tërhoqën vëmendjen nga ajo që po ndodhte në Libi. Në këtë mënyrë Kolonel Gadafi nisi të mposhte ngadalë rebelimin në vendin e tij dhe u gjend përpara dyerve të Bengazit, fortesës më të madhe të revolucionarëve. Shanset për fitoren e Gadafit ishin të shumta. Kryengritja do të shuhej dhe të gjithë ata persona që morën pjesë do të “vriteshin si minj”. Këtë premtim bëri djali i diktatorit libian. Por brenda pak orësh gjithçka ndryshoi. Me presionin e madh të Francës, Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara arriti të miratojë një rezolutë që parashikonte vendosjen e një zone ndalim- fluturimi mbi Libi dhe sulmet ajrore mbi Gadafin. Avionët francezë Mirage ishin të parët që u ngritën në qiell dhe lajmi mbërriti menjëherë: ata qëlluan mbi një tank. Kishte nisur zyrtarisht operacioni Odyssey Down, ndërhyrja më e madhe ushtarake në botën arabe që nga lufta e Irakut në vitin 2003. Amerikanët u përfshinë menjëherë në aksion. Sulmet e para u bënë mbi godinën ku mendohej se ishte vendosur komandoja ushtarake e Gadafit. Një nga djemtë e tij u deklarua i vdekur, por jo nga një avion i aleancës, por nga një avion libian. Një pilot kamikaz ishte kthyer kundër Gadafit duke sulmuar vendin ku ai jetonte. Rezultati: njëri djalë i vdekur. Por kur bota i ka sytë nga kjo luftë, shumë pikëpyetje të vijnë ndërmend. A është e rrezikshme kjo luftë për Europën e Mesdheun? Të gjithë flasin për një Gadafi të çmendur, një njeri që është në gjendje të bëjë gjithçka, mjafton të kujtojmë sulmin terrorist të Lokerbisë. Satelitët e aleancës kanë dalluar sasi të mëdha armësh kimike, helmesh, që mund të përdoren si ndaj popullsisë vendase, ashtu edhe për akte terroriste jashtë vendit. Nga ana tjetër, shumë vënë në pikëpyetje mundësinë që në Libi të ndërtohet një shtet i qëndrueshëm pas ndërhyrjeve ushtarake. Ndërkohë që në Afrikë ka shpërthyer një mllef i qytetarëve ndaj Perëndimit. Tek e fundit, a është Gadafi lideri më i përgjakshëm në kontinentin e zi? A bëhet fjalë për kontrollin mbi naftën e Libisë? A është kjo një teori që e ka përhapur qëllimisht Gadafi? Pikëpyetjet janë të shumta, por një gjë është e sigurt: të heqësh qafe Gadafin është pjesa më e lehtë e këtij operacioni. Më e vështira nis më pas.

10 F.P. 26/03 - 01/04/11

Çfarë lejon dhe nuk lejon rezoluta e OKB

K

y dokument e bën të qartë se është vendosur ndalim- fluturimi mbi Libi. Gjithashtu mund të bëhen sulme ajrore mbi trupat e diktatorit Gadafi. Flota e tij ajrore mund të shkatërrohet totalisht. Edhe sulmet mbi automjetet ushtarake janë të mundura. Gjithashtu mund të sulmohen kolonat e ushtarëve, që janë vazhdimisht në lëvizje. Kryqëzorët dhe nëndetëset mund të sulmojnë nga deti. Përfundimisht në tekst thuhet se nuk do të ketë pushtim të Libisë. Trupat tokësore nuk do të lejohen të hyjnë në vend. Dhe, në çdo rast sulmet ajrore duhet të mbrojnë rreptësisht civilët.

Në përgjithësi pritet përdorimi i avionëve ushtarakë të vendeve të NATO-s, por çdo shtet anëtar i OKB-së është ftuar që të kontribuojë. Por a parashikon rezoluta vetëm ndërhyrjen ushtarake? Jo, kjo është pjesa më e fortë e saj, por ajo parashikon edhe embargo mbi armët dhe ndalimin e hyrjes së mercenarëve në Libi. Po ashtu parashikohet një kontroll i detajuar i llogarive bankare të nomenklaturës libiane. Mendohet se suksesi i kësaj rezolute të jetë i madh. Ndërhyrja ushtarake është arma më e fortë e Këshillit të Sigurimit.


ShëndetiFP Pikëpyetjet janë të shumta, por një gjë është e sigurt: të heqësh qafe Gadafin është pjesa më e lehtë e këtij operacioni. Më e vështira nis më pas.

Forcat aleate

Forcat e Libisë

Britania e Madhe

Ushtria

-Deri në 24 avionë Tornado GR4 dhe Typhoon -Anijet luftarake HMS Cumberland dhe HMS Westminster -Avionë mbikëqyrës Nimrod R1 dhe E3D Sentry

-Deri në 45 mijë ushtarë -Armatimi: 650 tanke të periudhës sovjetike, 2300 topa, 1 mijë makina për transport ushtarak. Ekspertët thonë se është një ushtri e keqarmatosur dhe e keqformuar

SHBA Deri në 40 anije, 175 avionë dhe 21 mijë ushtarë të Flotës 6 të Marinës -Nëndetësja nukleare USS Providence -Fuqia e zjarrit: raketa Harpoon dhe Tomahawk, torpedo MK-48 -Avionë pa pilotë, të armatosur me raketa Hellfire që mund të shkatërrojnë bunkerët

Franca -Aeroplanmbajtësja Charles De Gaulle, e shoqëruar nga një fregatë, katër bombardues dhe një nëndetëse -Deri në 35 avionë luftarakë Rafale dhe Super-Etandard

NATO -Nuk ka pjesëmarrje direkt, por do të mbikëqyrë me avionët e saj hapësirën ajrore mbi Libinë

Italia -Ofron pikat e mbështetjes për bombardimet dhe katër avionë luftarakë Tornado

Spanja -Ofron 4 avionë ushtarakë F-18, një avion për furnizim me karburant, një avion mbikëqyrës për marinën, një fregatë dhe një nëndetëse

Kanadaja -Merr pjesë me shtatë avionë bombardues CF-18 -Fregata “Charlottetown” gjendet në rajon

Paramilitarët -Deri në 40 mijë burra Ekspertët thonë se janë të formuar shumë mirë dhe ushtarë besnikë e të zot të Gadafit

Flota ajrore -Deri në 8 mijë burra -230 avionë luftarakë -83 helikopterë Ekspertët thonë se kanë kryesisht avionë të vjetër rusë MIG dhe Sukhoi, por edhe disa Mirage francezë

Mbrojtja kundërajrore -Deri në 15 mijë burra janë në dispozicion -400 raketahedhës -400 topa kundërajror Ekspertët thonë se janë të armatosur mirë, dhe ky shërbim është efektiv

Marina -Deri në 8 mijë ushtarë -17 anije luftarake, përfshi 2 fregata dhe 2 nëndetëse, 10 anije patrullimi, 4 anije zbarkimi Ekspertët thonë se është armatim i vjetër rus

Danimarka -Ka dërguar 4 avionë ushtarakë F-16, dy avionë ushtarakë rezervë dhe një avion transporti

Norvegjia -Ka vënë në dispozicion gjashtë avionë F-16

Belgjika -Ofron 4 avionë ushtarakë F-16 dhe një anije gjurmuese bombash

Holanda -Ka deklaruar se do marrë pjesë ushtarakisht, por nuk dihet si do jetë kjo pjesëmarrje

Greqia -Ka vendosur në dispozicion të aksionit ushtarak pikat e saj të mbështetjes

Emiratet e Bashkuara Arabe -24 avionë luftarakë model Mirage dhe F-16

Katari -Do të dërgojë deri në 6 avionë ushtarakë Mirage 2000-5

Mendohet se suksesi i kësaj rezolute të jetë i madh. Ndërhyrja ushtarake është arma më e fortë e Këshillit të Sigurimit 26/03 - 01/04/11 F.P. 11


DosjaeJavës 12 -17

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

Pranvera mbërrin

j N

ë shembull i mjaftueshëm që flet për një vepër arti madhështore është rregulli dhe disiplina në natyrë. Ky rregull e udhëzon njeriun drejt një jete plot punë dhe gjallëri. Madhështia e botës së ekzistencës i ka detyruar shumë shkencëtarë të thellohen në mendime dhe studime për sistemin e gjithësisë dhe dinamikën e tij. Mënyra e të menduarit se kjo botë është krijuar në bazë të një disipline në mendjen e njerëzve krijon një rizgjim dhe perceptim të jashtëzakonshëm. Në këtë stinë mjafton t'i hidhni një sy lulëzimit të pemëve dhe luleve. Gjithë kjo bukuri mahnitëse e detyron njeriun të mendojë më thellë në lidhje me atë që e rrethon. Ndryshimi i stinëve është një nga dukuritë më të bukura të natyrës. Kalimi nga i ftohti në të ngrohtë të bën të rigjallërohesh. Pranvera është një nga katër stinët më të bukura. Ajo nënkupton rizgjimin e qiellit, zhurmën e zogjve, buzëqeshjen e luleve dhe ripërtëritjen e natyrës. Natyra është stina e ndryshimit. Nëse njerëzit marrin mësim nga kjo natyrë e bukur, atëherë këtë stinë mund ta quajmë një fillim të ri dhe të mbarë. Pranvera është stina e parë e vitit dhe fillon më 22 mars dhe mbaron më 21 qershor. Kjo stinë të bën që të kthehesh në një formë të mirë. Për ata që bëjnë sport në dimër, pranvera është sezoni i kthimit të një forme optimale. Ndryshimi i sezonit është koha ideale për të humbur në peshë, për të bërë shopping apo për të planifikuar pushimet.

12 F.P. 26/03 - 01/04/11

Foto Blerta Kambo

Kësaj stine i gëzohen të gjithë për shkak se moti hapet dhe ditët janë më të bukura. Njerëzit vishen më lehtë dhe dita zgjatet. Por është një stinë e vështirë për organizmin, që duhet të ambientohet me temperaturat e reja

Fundjavat pranverore Tirana në fundjavë duket se merr më shumë kuptimin e një qyteti të qetë. Pas një jave të zhurmshme, larg kaosit të trafikut, dëshira për një shëtitje të qetë është e madhe. Bregdeti i Durrësit ka ftuar shumë njerëz me ardhjen e pranverës. Një kafe në natyrë apo një drekë në bregdet të shton energjitë pozitive. Nuk mungojnë dhe të guximshmit që dëshirojnë të lahen. Flladi i detit dhe lojërat në rërë i shtojnë buzëqeshjen çdo personi. Bregdeti i Durrësit është shumë i dashur, veçanërisht

për pushuesit nga Tirana, Durrësi e Elbasani. Janë shfaqur prej dy-tri javësh edhe shitësit ambulatorë për të siguruar fitimet e para nga dashamirësit e bregdetit në pranverë. Ndërkohë, operatorët turistikë kanë nisur përgatitjet për të pritur qoftë edhe pushuesit ditorë të kësaj periudhe. Mali i Dajtit është një tjetër vend shumë i bukur ku banorët e kryeqytetit preferojnë të relaksohen për në fundjavë. Por komoditeti i njerëzve ka bërë që ata të mos marrin ushqime me vete. Dikur këto fundjava kishin pamjen e një pikniku familjar. Askush


DosjaeJavësFP Një grua në pranverë është super femërore, delikate dhe romantike. Ngjyrat nga të cilat këto femra duhet të heqin dorë në këtë periudhë janë e bardha dhe e zeza

më në fund! nuk mund të harrojë shëtitjet nga liqeni dhe shtrimi në bar me miqtë dhe familjarët. Liqeni artificial i Tiranës është një nga vendet ku të fton të bësh vrap dhe të heqësh dorë nga kilet e tepërta. Pushuesit e sotëm preferojnë zhurmat e lokaleve për tu relaksuar. Të rinjtë quajnë “argëtim”, të paktën për ata që mund ta konsiderojnë si të tillë, kafenetë dhe të ashtuquajturit pub-e, të cilat, edhe pse zhurmojnë gjatë fundjavave, sërish mbeten ambiente relaksuese për ta.

nxehtë. Për këtë stinë stilistët sugjerojnë një koleksion të tërë veshjesh që bazohen tek t-shirt-et e kombinuara me pantallona të lehtë me ngjyra të ndezura dhe me mesazhe mjaft ironike.

Tendencat e stilit pranveror

Femra në pranverë

Mjaft me kostum e me këmishat e bardha të një pamje tejet formale. Për t’ju përshtatur stinës së pranverës, (rigjallërimit), moda bëhet më e “lirshme“ dhe pak e egër. Fundet bëhen më të gjëra dhe tunden në çdo hap. Këmishat e bardha bëhen më femërore, më transparente dhe me shumë detaje argëtuese. Fantazitë janë me argëtuese dhe më hokatare se kurrë. Aksesoret sigurisht që në këtë stinë shndërrohen në protagonistë. Vetëm me bizhuteritë e duhura, me çantën e duhur dhe këpucët e duhura, pamja juaj do të kompletohet. Ajo që ka më shumë rëndësi për stinën e pranverës është:

Një grua në pranverë është super femërore, delikate dhe romantike. Ngjyrat nga të cilat këto femra duhet të heqin dorë në këtë periudhë janë e bardha dhe e zeza. Këto ngjyra japin efekte vizive jo të këndshme që ngjajnë me një grafik. Femra e sezonit pranveror 2011 do të kombinohet nga stili i veshjeve të viteve 70’. Varëse, çanta, syze dhe këpucë janë shumë të rëndësishme për një femër. Këtë vit aksesorët do të jenë nga të gjitha llojet, të madhësive nga më të ndryshmet. E rëndësishme është ngjyra.

-Të kombinoni, përzieni, pra të visheni me sa më shumë fantazi. Të luani me volumet, ngjyrat, stilet e ndryshme dhe aksesorët. -Veshje të përditshme dhe mjaft sportive, ky ka qenë sugjerimi i pasarelave të modës. Bëhet fjalë për t-shirt, bluza praktike, mjaft komode dhe të freskëta krahasuar me çdo lloj veshje tjetër. Pavarësisht ngjyrave dhe përmasave, ato mbeten simboli i stinës së

-Sigurisht që në asnjë sezon pranveror nuk mund të anashkalohen aksesorët, sidomos për femrat. Ato janë mënyra më e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme për t’i dhënë një pamje më të freskët garderobës tuaj.

Mashkulli në pranverë Vitet e fundit janë dhe meshkujt që i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së tyre. Edhe për ata është e rëndësishme se çfarë veshin, çfarë parfumi hedhin dhe si duken. Dihet se në garderobën e tyre nuk do të mungojnë dhe këtë vit xhinset dhe këmishat. Xhinset në vitin 2011 më në fund do të jenë më të rehatshme nga të deritanishmet. Përsëri është modern teksasi i çelur, por edhe të errëta, klasikja është e pashmangshme. Këtë vit meshkujt do të veshin xhinse me qepje klasike.

Vitet e fundit janë dhe meshkujt që i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së tyre. Edhe për ata është e rëndësishme se çfarë veshin, çfarë parfumi hedhin dhe si duken

Aurora Sadikaj Pranvera është stina më e bukur për mua. Tani mund t’i nxjerr fëmijët e mi të luajnë pa pasur frikë se do të ftohen. Nuk e di, por mua më duket sikur në pranverë ke dëshirë të bësh shumë ndryshime në gjithçka. Dorina Metushi Pranvera më duket se këtë vit është pak kapriçoze, sikur nuk do që të vijë. Koha nuk ka mbajtur edhe aq bukur si vitet e tjera. Mua më ka bërë shumë stresuese kjo stinë. Mërzitem kot. Sadete Isaku Thonë që në këtë stinë ndërrohet gjaku dhe njerëzit duhet të kenë kujdes me shëndetin e tyre. Sidomos ne mamatë duhet të kemi kujdes në gatimet tona. Nuk duhet të mungojë spinaqi dhe jeshillëqet e tjera. Kosta Gjini Dimrin më pëlqen më shumë, sidomos kur bie bora deri 1 metër. Më pëlqen bora shumë. Ndoshta se kam lind në këtë stinë. Andej nga jam unëm pranvera vjen me shumë vonesë dhe prandaj na duket sikur ka dy stinë dimri dhe vera. Durim Lazaj Mendoj se është shumë herët për të planifikuar pushime në këtë periudhë. Por unë nuk e kam lënë familjen time pa një fundjavë jashtë Tiranës. Këtu çmendesh dhe të gjithë besoj se kemi nevojë për pak ajër të pastër. Skënder Hasko Fundjavat janë për ata që kanë dhe e kanë në terezi. Papunësia në vendin tonë të bësh që ta kalosh pranverën dhe fundjavën vetëm duke menduar. Çdo gjë është shtrenjtë dhe nuk ta mban të hash një drekë jashtë qytetit.

26/03 - 01/04/11 F.P. 13


DosjaeJavësFP Moshat më të prekura të këtyre ndryshimeve klimatike janë të moshuarit. Ata e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet klimatike

Çfarë duhet të dimë Intervistë me psikologen Brikena Lila Qazim Kora Mendoj se janë të paktë ata shqiptarë që bëjnë plane për pushime. Kush ka lek të kaloj pushime? Në këtë periudhë shumica me pushime janë nga papunësia. Këto janë pushime tmerruese sepse nuk e di ç’të pret. Elena Duraj Më në fund e hoqëm qafe dhe një dimër. Tani ne vajzat kemi mundësi të veshim rroba më të bukura dhe të ndjehemi të lehta. Unë për veten time kam filluar të bëj shopping se ka pasur edhe ulje çmimesh. Aida Pashaj Faktikisht secila stinë ka atë bukurinë dhe lezetin e vet. Asnjëri s’kërkon të jetë gjithmonë e njëjta stine. Por në pranverë të duket sikur ke rilindur sepse sheh më shumë gjallëri dhe lëvizje tek njerëzit. Anxhela Rexho Për mua stina e pranverës është stina më e bukur e vitit. Është një stinë as e ftohtë dhe as e ngrohtë. Por është e rëndësishme se ke një dëshirë të dalësh apo të planifikosh pushimet. Edita Mara Unë jam e lumtur që u ngroh koha dhe erdhi pranvera. Në këtë stinë kam prerë dhe ditën e dasmës dhe mendoj se është një periudhë e bukur. Mund ta vesh fustanin tim pa pasur frikë se do të ftohem apo do të kem shumë vapë. Shyqyri Hyseni Duket se kjo stina e pranverës i ka tërbuar njerëzit. Ça s’po na dëgjojnë veshët, jo vrasje e jo vetëvrasje. Mirë thonin dikur se ndërrohet gjaku dhe njerëzit nuk janë mirë nga ana psiqike. Lorena Spahiu Po ta kesh në terezi, të gjitha stinët njësoj janë. Secila ka bukurinë e vet dhe mënyrën e vet për tu argëtuar. Por njerëzit nuk kanë lek dhe kohë të mendojnë për pushime. Mendoj se këtë vit do të jetë shumë dobët.

A ekziston një sjellje devijante tek njerëzit në periudhe e pranverës? Është shumë e vërtetë që në këtë periudhë njerëzit ndihen pak më të çrregullt nga pikëpamja psikologjike. Pas një dimri të gjatë dhe të ftohtë që i bën të plogësht, tani ata duhet të jenë më aktivë. Dita zgjatet dhe truri shpenzon më tepër energji. Mund të them se shumica e njerëzve në këtë periudhë ndihen të lodhur dhe pa bërë asgjë. Kalojnë një gjendje dembelizmi dhe pesimizmi. Shumë prej tyre kanë dhe çrregullime me gjumin dhe nuk arrijnë të përshtaten me ditën e gjatë apo ndërrimin e orës. Ata kanë ndjesinë e të ndjerit keq pa një shkak, lodhje të tepruar, sfilitje fizike dhe mendore, nervozizëm, probleme me pagjumësinë dhe në rastin më të keq kalojnë në depresion. Pse ndodhin të gjitha këto dukuri? Shkaktari kryesor i këtyre dukurive është lodhja pranverore. Me ardhjen e pranverës kemi një mungesë të theksuar të hormoneve të lumturisë. Lodhja pranverore është pasojë e jo balancimit në mes të hormoneve, të cilët formohen në numër të rritur për shkak të ndërrimit të stinëve. Ky “hormon i lumturisë” harxhohet shumë gjatë dimrit, kështu që organizmi pranverën e pret me mungesë serotonine. Përtacia dhe lodhja që e ndiejmë në këtë periudhë është pasojë e depresionit të lehtë që lajmërohet, për shkak të mungesës së serotoninës.

Në periudhën e pranverës organizmi pëson ndryshime shumë të shpejta. Shumë njerëz flasin edhe për ndërrimin e gjakut. Në këtë periudhë vëmë re se qelizat nervore dhe qarkullimi i gjakut pëson ndryshime. Dhe janë pikërisht këto ndryshime që sjellin edhe ndryshime në sjellje

Cila është mosha më e prekur nga lodhja pranverore? Moshat më të prekura të këtyre ndryshimeve klimatike janë të moshuarit. Ata e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet klimatike. Tek këta persona është më e shfaqur lodhja fizike. Ankohen për gjëra të vogla. Por të prekur nga stresi i pranverës janë dhe njerëzit që kanë një jetë shumë aktive ose më saktë ata që punojnë shumë. Këta persona i kap ankthi dhe ju duket sikur nuk do të jenë në gjendje të bëjnë detyrat e tyre. Niveli i stresit në këtë periudhë është shumë i lartë. Por edhe njerëzit që vuajnë nga depresioni duhet të kenë shumë kujdes. Njerëzit që i rrethojnë nuk duhet t’i lënë vetëm. Arsyeja është se në këtë periudhë kemi dhe një numër të lartë të vetëvrasjeve.

lartë hormonal seksual që sjellin qëndrime të çrregullta të të kuptuarit.

Si e kuptojnë njerëzit ndërrimin e gjakut? Në periudhën e pranverës organizmi pëson ndryshime shumë të shpejta. Shumë njerëz flasin edhe për ndërrimin e gjakut. Në këtë periudhë vëmë re se qelizat nervore dhe qarkullimi i gjakut pëson ndryshime. Dhe janë pikërisht këto ndryshime që sjellin edhe ndryshime në sjellje. Por kjo është më e theksuar te moshat e reja, sidomos te fëmijët dhe adoleshentët, të cilët pësojnë ndryshime të menjëhershme fiziologjike që ndikojnë drejtpërsëdrejti në sjelljen e tyre. Në një farë mënyre të gjithë e kalojnë këtë periudhë, por personat të cilët janë më të ndikuar nga emocionet janë dhe më të rrezikuar. Ata mund të marrin dhe vendime të gabuara që mund të kenë pasoja të rënda për jetën e tyre siç është dhe vetëvrasja. Një kujdes të veçantë duhet të tregojnë prindërit që i kanë fëmijët në moshën e adoleshencës pasi kanë një funksion të

Çfarë është depresioni? Depresioni është një fjalë e re në fjalorin e shqiptarëve. Vite më parë njerëzit nuk e njihnin, megjithëse nuk mund të them se nuk ka qenë i pranishëm midis tyre. Depresioni në vetvete është një çrregullim humori. Ai shoqërohet bashke me çrregullim të tjera si depresion bipolar. Karakteristikat kryesore janë paqëndrueshmëria emocionale, paaftësi për të ndjerë dhe afektivitet të ulur dukshëm jashtë normales. Prandaj dua të theksoj se personat, të cilët vuajnë nga depresioni duhet të kenë më shumë kujdes në këtë periudhë të ndërrimit të stinëve. Këta persona ndihen të mërzitur dhe të lodhur gjatë gjithë kohës. Edhe pse nuk mund të kenë gjumë, refuzojnë të ngrihen nga shtrati sepse nuk kanë fuqi dhe kurajo të bëjnë një jetë aktive. Nuk pranojnë të bëjnë muhabet me njerëz të tjerë dhe në qoftë se është i pranishëm në një bisedë

14 F.P. 26/02 - 04/03/11


shqiptarët kanë një marrëdhënie të keqe me konceptin e psikologut. Në qytetet e mëdha situata është më e qartë se çdo të thotë të shkosh tek psikologu. Por nuk mund të them të njëjtën gjë për personat që jetojnë në fshat apo në qytete e vogla

DosjaeJavësFP

për lodhjen pranverore vetmisë dhe shoqërimit në grup të individit. Kjo gjendje bëhet më acaruese kur shohin imazhe të njerëzve në një situatë të pakëndshme. Nga ana tjetër kryqëzimi temporal, një rajon i trurit i lidhur me rekrutimin e një këndvështrimi tjetër. Edhe vetmia si shumë simptoma të tjera, të cilat shfaqen në këtë periudhë, duhet kuruar. Bashkëjetesa në grup dhe bërja e asaj çfarë njerëzit dëshirojnë mund të jetë një zgjidhje. Por ajo që njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë është se nga se vjen kjo vetmi, cilat janë burimet. Shumë prej tyre dhe mund të jenë të habitur nga kjo gjendje, megjithëse mund të jetojnë në një mjedis familjar shumë të ngrohtë. Shoqëria moderne është një shoqërie e vetmuar në turmë. Kjo shoqëri mundohet të luftojë këtë shoqëri në vetmi. Në këtë kuptim njeriu nuk është në vetmi me të tjerët, por edhe me veten e tij. Dua të theksoj edhe një herë që ju duhet t’i kushtoni kohë dhe energji për të bërë miq të rinj. Kjo do ju bëjë të mos ndiheni të vetmuar. Filloni të merrni pjesë në një vend ku mund të bisedoni me njerëz. Mirë do të ishte që në këtë periudhë të frekuentonit sa më shumë kurse vallëzimi, noti, apo aktivitete të tjera që ju mbushin ditën. Vende ku njerëzit të mblidhen së bashku dhe të ndajnë interesa të përbashkëta.

është i shpërqendruar. Duket se është në luftë (konflikt) me veten e tij, nuk i pëlqen vetja e tij, fillon të ketë ndjenja faji për gabime që mund të ketë bërë në të kaluarën që i japin ankth, shkurt e zhvlerëson veten në atë pikë sa të mendojë se qenia e tij është e panevojshme dhe do të ishte më mirë sikur të vdiste, nga ku fillon dhe komplotimi i vetëvrasjes që shpesh e finalizon depresionin. Si duhet të sillemi me këta persona? Demoralizimi është një nga armiqtë e individëve me çrregullime depresive. Shpesh mund të ndodh që të dekurajohen apo tërhiqen nga vështirësitë që përjetojnë gjatë një aktiviteti rutinë. Kjo ndjesi mund t'ju prek gjatë kohës që ndodheni larg shtëpisë, mund të ndiheni vetëm, të ndiheni bosh, prandaj është e rëndësishme që ju të krijoni një itinerar paraprak të ditës tuaj. Duke organizuar dhe mbushur ditën me aktivitete, ju do transferoni vëmendjen tuaj tek

gjërat që do bëni dhe jo të mendimet negative. Në këtë rast meditimi nuk është mendimi i duhur. Ju nuk keni nevojë për atmosferë të qetë e te vetmuar, sikundër vënia në lëvizje e mendimeve gjatë meditimit mund të sjellë një rizgjim të mendimeve negative. Nëse nuk keni mundësi të kryeni aktivitete sportive (vrap, sport, fitness) atëherë në një vend të këndshëm që juve ju pëlqen (park ose diçka tjetër) ju mund të kombinoni metodën e relaksimit progresiv me trajtimin e frymëmarrjes. Ushtrime të thjeshta për shtendosje të muskujve të qafës, krahëve, këmbëve për disa minuta të kombinuara me mbajtjen e frymës për disa sekonda dhe lëshimin e frymës në mënyrë graduale. Si mund ta kalojmë këtë vetmi? Izolimi social ndikon në sjelljen e njerëzve dhe në mos funksionimin normal të trurit. Mund të them se ka një lidhje të fortë midis

A konsultohen shqiptarët me psikologun për problemet psikologjike të kësaj periudhe? Mendoj se shqiptarët kanë një marrëdhënie të keqe me konceptin e psikologut. Në qytetet e mëdha situata është më e qartë se çdo të thotë të shkosh tek psikologu. Por nuk mund të them të njëjtën gjë për personat që jetojnë në fshat apo në qytete e vogla. Ata nuk ja kanë haberin fare çdo të thotë të shkosh tek psikologu. Shqiptarët mendojnë se të shkuarit tek psikologu të bën të ndihesh i çmendur siç thuhet në gjuhën popullore. Kjo është absurde për mendimin tim. Situata të ndryshme stresante, ankthet emocionale, depresioni i shkallëve të ndryshme kalojnë pa ndihmën e dikujt. Kjo gjendje nuk mund të kalohet vetëm, në këtë mënyrë nuk mund të arrish ta mposhtësh. Por një tjetër gabim është se njerëzit ngatërrojnë psikologun me psikiatrin. Të gjithë njerëzit në një farë mënyre kanë nevojë për një psikolog. Kush më shumë dhe kush më pak ka nevojë për një konsultë për problemet që mund të kenë. Në këtë mënyrë gjendja juaj nuk do të përkeqësohet. Çfarë këshille do të jepnit për të gjithë lexuesit që të kalojnë një pranverë sa më të bukur? Këshilla që do ju jepja unë është që të bëni një jetë sa më aktive dhe të mendoni me pozivitet. Dihet se jeta është e vështirë, por ne duhet ta përjetojmë atë me optimizëm. Kushtojini rëndësi sportit dhe mënyrës së të ngrënit. Mos hezitoni të konsultoheni me mjekun dhe psikologun për çdo paqartësi apo shqetësim. Lërini mënjanë problemet dhe argëtohuni sa më shumë. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos këtë periudhë. Mendoni se vera po vjen dhe pushimet ju presin.

26/03 - 01/04/11 F.P. 15


DosjaeJavësFP Ka një lidhje të madhe midis migrenës dhe mënyrës së të ushqyerit. Ushqimet që mund ta shkaktojnë janë çokollata, drithërat dhe konsumimi i madh i alkoolit

Kujdes nga sëmundjet Stina e pranverës është një stinë që na pëlqen të gjithëve. Njerëzit fillojnë të ndryshojnë sjelljen e tyre, vishen më lehtë, dita zgjatet, por dhe lodhja është më e madhe. Pra kjo stinë për shumë njerëz shoqërohet me dobësim të përgjithshëm trupor dhe mungesa e oreksit. Ndryshe kjo stinë ose më saktë kjo periudhë quhet dhe periudha e ndërtimit të gjakut. Të paktën kështu e dinë shumë njerëz. Ndryshimet klimatike ndikojnë në keqësimin e disa sëmundjeve dhe në një gjendje të çrregullt organizmi. Mjekja e përgjithshme Mimoza Doda ka shpjeguar për “Free Press” disa prej sëmundjeve që shkaktohen në këtë stinë dhe kujdesi që duhet të kemi.

1.

Alergjitë ndaj pluhurit të luleve

Por këtë nuk mund ta them për të tërë njerëzit. Ka shumë persona të cilët reagojnë ndaj kohës. Të gjithë besoj se kanë dëgjuar për pluhurin e luleve. Ky pluhur shkakton tek personat alergjik lotim të syve, skuqje të tyre, kruajtje qerpikësh, teshtima të shpeshta. Alergjikët me përvojë, të cilët për çdo pranverë luftojnë me të njëjtin problem, me siguri do të provojnë disa mjete mjekësore, siç janë antihistaminikët, pikat për hundë, akupunktura, hemopatia apo hiposensibiliacioni siç njihen në gjuhën mjekësore. Këta persona duhet të tregojnë kujdes ndaj këtyre alergjive. Mjaft prej tyre madje nuk e dinë se janë alergjikë. Një provë alergjie mund t’i vinte në ndihmë dhe për faktin që të kuptojnë se kush është shkaktari kryesor. Por këta persona duhet të mbajnë syze dielli gjatë ditëve me erë siç kanë qenë këto ditët e muajti mars. Rrobat nuk duhet të thahen në tel në këtë periudhë. Arsyeja është se shumë grimca pluhuri mund të ngjiten në rroba dhe të përkeqësojë alergjinë tek këta persona. Kujdes duhet të tregohet dhe me pozicionin e të fjeturës. Krevati juaj nuk duhet të jetë afër dritares. Kjo vlen në veçanti për orët e para të mëngjesit. Duke qenë se moti është ngrohur, shumë të rinj preferojnë lokale të hapura por, kjo nuk është gjë e mirë. Duhet të frekuentoni ambiente të mbyllura, sidomos këtë periudhë. Kujdes duhet të tregoni dhe me fundjavat tuaja. Kini parasysh ambientin e vendit ku do të shkoni.

16 F.P. 26/03 - 01/04/11

2.

Migrena

Migrena është dhembje koke periodike në lidhje të ngushtë me ndryshimin e shtypjes së ajrit. Ajo shfaqet midis syve dhe ballit. Shoqërohet me mundime, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërave, e ndonjëherë edhe dështim i fushës së të shikuarit. Për të zbutur dhembjen, do t’ju ndihmojnë analgjetikët nga grupi i ergotaminave apo antireumatikëve josteroidë, ndërkaq trajtimi i akupunkturës do të zbusë dhe ulë intensitetin e dhembjes së kokës. Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë e shkakton migrenën. Ka një lidhje të madhe midis migrenës dhe mënyrës së të ushqyerit. Ushqimet që mund ta shkaktojnë janë çokollata, drithërat dhe konsumimi i madh i alkoolit. Kujdes duhet të tregoni ndaj ushqimeve të skuqura. Hani sa më shumë perime dhe fruta. Por mbi të gjitha këshillohet që në regjimin ditor të gjithsecilit të shtohen vitaminat dhe magnezi që i falin energji organizmit dhe e bëjnë të përballojë më mirë ndryshimet klimaterike. Kështu, për sa i përket proteinave rekomandohen ato bimore që gjenden te fasulet dhe thjerrëzat, ndërsa ato shtazore te mishi i viçit dhe i derrit, por dhe te peshku. Ndërsa për yndyrnat më të mirat janë ato që gjenden te vaji i ullirit, i misrit, i sojës dhe i lulediellit.

3.

Lodhja pranverore

Gjendja e përgjithshme e organizmit gjatë kësaj stine pëson një lodhje ose dembelizëm të pashpjeguar. Ndihemi të lodhur dhe pa bërë asgjë. Në qoftë se ngriheni nga gjumi të lodhur, keni

Pluhuri i luleve shkakton tek personat alergjik lotim të syve, skuqje të tyre, kruajtje qerpikësh, teshtima të shpeshta


DosjaeJavësFP

Që të jemi sa më të shëndetshëm dhe të përballojmë me sukses sëmundjet pranverore duhet të bëjmë një regjim ushqimor. Ky regjim konsiston në balancimin e ushqimit të pasur me karbohidrate, proteina dhe yndyrna

e pranverës Kujdes me patologjitë pranverore

D

y janë ato më shqetësuese: sindroma pranverore dhe pagjumësia pranverore. Të dyja shqetësojnë, megjithëse në drejtime të ndryshme nga njëra-tjetra. Bëhet fjalë për një tërësi simptomash që variojnë nga një lodhje e thjeshtë fizike deri në një gjendje serioze që mund të prekë trupin dhe mendjen. Është karakteristikë e pranverës. Sipas disa statistikave, patologjitë pranverore prekin në masën 70 për qind gratë dhe vetëm 30 përqind meshkujt. Këto patologji shkaktohen për arsye se trupi shpenzon më shumë energji për tu përshtatur me ndryshimet klimaterike. Organizmi fillon të ketë çrregullime Kjo bën që të ulet puna e mëlçisë, veshkave dhe zorrëve, të cilat janë dhe organet kryesore për pastrimin e organizmit. Por nëse kjo lodhje është e vazhdueshme, ju duhet të bëni analiza pasi mund të keni anemi. Që të jemi sa më të shëndetshëm dhe të përballojmë me sukses sëmundjet pranverore duhet të bëjmë një regjim ushqimor. Ky regjim konsiston në balancimin e ushqimit të pasur me karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Por, mbi të gjitha, këshillohet që në regjimin ditor të gjithsecilit të shtohen vitaminat dhe magnezi që i falin energji organizmit dhe e bëjnë të përballojë me mirë ndryshimet klimaterike. Kështu, për sa i përket proteinave rekomandohen ato bimore që gjenden te fasulet, soja dhe thjerrat, ndërsa ato shtazore te mishi i viçit dhe i derrit, por dhe te peshku. Ndërsa për yndyrat, më të mirat janë ato që gjenden te vaji i ullirit, i misrit, i sojës dhe i lulediellit. Ndërsa përsa u përket vitaminave, burimi më i mirë i tyre janë perimet dhe frutat e freskëta të stinës.

5.

Pengesa në frymëmarrje

Astmatikët dhe të sëmurët kronikë nga bronkiti janë shumë të ndjeshëm në ndryshimin e temperaturës dhe të lagështisë, ndërkaq kur është fjala për të sëmurët kronikë, ata duhet të dinë mirë terapinë mjekësore. Sherebela me mjaltë dhe çaji do tu vinte në ndihmë këtyre personave.

6.

Mungesë komunikimi dhe depresioni

depresion dhe ndiheni apatik atëherë ju vuani nga sëmundja pranverore. Edhe pse është një sëmundje që e kanë shumë njerëz nuk është e nevojshme që të shkoni menjëherë tek mjeku, por duhet të keni parasysh mënyrën se si ushqeheni. Ushqimi duhet të jetë i pasur me vitamina dhe minerale. Nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj perime të freskëta, zvogëlojeni pirjen e alkoolit dhe të duhanit, qumështin mos harroni ta pini çdo mëngjes.

4.

Pagjumësia pranverore

Pranvera, megjithëse është një stinë shumë e bukur, shoqërohet dhe me orë të gjata pa gjumë. Këtë torturë e shkakton ndryshimi i ndriçimit. Duhet të kemi kujdes që të mos mundohemi të flemë me qetësues, pasi mund të bëhemi vartës ndaj tyre. Orët e pakta me gjumë bëjnë që njerëzit të ngrihen të lodhur dhe të jenë më pak frytdhënës si në punë dhe në jetën e përditshme.

Po të vëmë re kjo është periudha ku kemi më shumë vetëvrasje. Depresioni tek njerëzit bëhet më i madh dhe pa një shkak të shpjegueshëm. Këto shkaktohen nga ndryshimet e shtypjes së ajrit. Nëse shikoni se keni këto simptoma, shmangni udhëtimet e gjata. Nëse vuani nga depresioni, mos lejoni që t’ju mposhtë. Bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe shoqërohuni me sa më shumë njerëz.

7.

Reumatizma

Stina e pranverës shkakton keqësimin te njerëzit të cilët vuajnë nga reumatizma dhe nga sëmundjet e tjera të sistemit lokomotorik. Kjo gjendje në organizëm mund të lehtësohet me gjimnastikë të lehtë të përditshme e cila forcon muskujt, por do t’ju bëjë mirë edhe masazhi. Në kohën e dhembjeve merrni antireumatikë josteroidë.

8.

Hipotension

Personat të cilët vuajnë nga tensioni i ulët do të kenë përkeqësime në këtë periudhë. Koha e nxehtë dhe me lagështi i shkakton problemet. Kjo shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut në organizëm. Fillon marramendja, rrahja e shpeshtë e zemrës, oshtima e veshëve, mjegullime në sy, djersitje të menjëhershme.

26/03 - 01/04/11 F.P. 17


Shëndeti 18 -21

www.freepress.al

Fëmijë të varur nga Interneti është bërë për të gjithë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme. Disa e përdorin atë për punë, disa të tjerë për të komunikuar me të afërm, disa për të krijuar njohje të reja, ndërsa disa të tjerë për të luajtur. Por, ndër personat dhe kategoritë e shumta që e përdorin internetin, janë edhe fëmijët. Ndonëse është grupmosha që duhet ta përdorë sa më pak internetin, ka raste kur ata e përdorin atë edhe më shumë se prindërit e tyre. Por, si ndikon në formimin e tyre qëndrimi i gjatë në internet? Sa është e këshillueshme që ta përdorin atë dhe si duhet të veprojnë për të mos rënë pre e mashtrimeve të rreme që mund të ndodhin në rrjetet sociale? Si ndikojnë personazhet e lojërave kompjuterike te fëmijët? Për këto dhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me qëndrimin e gjatë përpara internetit, ne kemi pyetur psikologen Ornela Belba, të shkollës 9-të vjeçare “Katër dëshmorët” dhe njëkohësisht e gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Si ndikon te fëmijët qëndrimi gjatë përpara kompjuterit dhe internetit? Ajo që dua të them në fillim është se çfarë kuptojmë me fjalën internet. Internet do të thotë inter, që do të thotë ndërkombëtar dhe net, që do të thotë rrjet, pra internet do të thotë komunikim ndërkombëtar. Si çdo gjë tjetër që ka anët e veta negative dhe pozitive, edhe qëndrimi i gjatë përpara kompjuterit dhe internetit ka efektet e saja pozitive dhe negative. Interneti ndikon në mënyrë negative në formimin e një fëmije. Qëndrimi i gjatë në internet sjell pasoja negative në formimin e karakterit të fëmijëve, pasi nga studimet e shumta ka rezultuar që qëndrimi i gjatë në internet sjell çrregullime dhe shqetësime të gjumit, dhimbje koke, dhimbje të syve etj. Si psikologe e shkollës 9-vjeçare “Katër Dëshmorët”, më ndodh shpesh që në këshillim të vijnë fëmijë, të cilët janë të varur shumë nga interneti dhe duan ta largojnë këtë varësi. Qëndrimi i këtyre fëmijëve në internet ishte katër deri në pesë orë, gjë që është shumë për këtë lloj moshe dhe jo vetëm për ata, por është shumë edhe për moshat e tjera. Por, interneti ka edhe anët e tij pozitive. Kjo, pasi ka informacione të shumta, si për shkollat, ashtu edhe për projekte të ndryshme që u jepen fëmijëve dhe adoleshentëve. Interneti në këtë rast është ndihmues për ta. Informacioni në internet për detyra dhe projekte të ngarkuar nga shkollat, për fëmijët dhe adoleshentët është i shumtë. Sa duhet të rrinë fëmijët në internet? Nga një studim që është bërë në Gjermani, janë vendosur disa limite se sa është koha e qëndrimit të fëmijëve përpara kompjuterit dhe internetit. Nga ky studim, ka rezultuar që fëmijët nga mosha katër deri në gjashtë vjeç, duhet të qëndrojnë në internet 30 minuta në ditë, nga mosha shtatë deri në moshën 11 vjeç, duhet të rrinë 45

18 F.P. 26/03 - 01/04/11

minuta, nga mosha 11 deri në moshën 14 vjeç, duhet të rrinë një orë në internet, ndërsa një orë e 30 minuta duhet të rrinë ata që janë 14 vjeç e lartë. Nëse kalojnë këtë limit, prindërit nuk duhet t’i lejojnë fëmijët që të përdornin chat-in dhe nëse duhet që të hapnin ndonjë faqe në internet, duhet ta bëjnë patjetër nën kontrollin e prindërit. Si duhet të veprojnë prindërit që fëmijët e tyre mos të bien pre e mashtrimeve në internet? Në jo pak raste, ka ndodhur që në anën tjetër të bisedës mos të jetë ndonjë bashkëmoshatar i tyre, por mund të jetë ndonjë person shumë më i madh në moshë, i cili sillet sikur të jetë një bashkëmoshatar i fëmijëve. Të tillë persona mund të karakterizohen si perversë ose pedofilë. Persona të këtillë shfrytëzojnë shumë fëmijë apo vajza të reja. Për të mos rënë pre e këtyre kurtheve, fëmijët duhet të mësohen që të mos japin adresa apo informacione të sakta, personave të cilët nuk i njohin, në mënyrë që të shmangin rastet e pedofilisë apo të shfrytëzimit. A të çon interneti drejt vetmisë? Problem tjetër që has shpesh te fëmijët dhe adoleshentët, është se shumë adoleshentëve nuk u pëlqen vetja dhe kanë një vetëvlerësim

Ata mendojnë se duke folur me persona qoftë në mënyrë virtuale apo jo, do të shmangin vetminë. Por, në realitet kjo është një rrugë që të çon drejt vetmisë


ShëndetiFP Fëmijët e kanë humbur shumë interesin për të luajtur me bashkëmoshatarët e tyre, ka humbur interesi që ata të luajnë me shokët e lagjes apo të jenë pjesë e lojërave që i ndihmojnë ata të jenë shumë aktivë në jetët e tyre

kompjuteri shohin, e regjistrojnë në memorien e tyre. Janë vënë re tendenca agresiviteti te fëmijët, që luajnë në kompjuter lojëra me dhunë. Fëmijët, duke parë këto lloj lojërash, imitojnë atë çka ata shohin, duke e portretizuar veten si aktorin e asaj loje që ata pëlqejnë më shumë. Prindërit duhet të luajnë një rol shumë të rëndësishëm përsa u përket vendosjes së rregullave të fëmijët të tyre. Fëmijët duhet të mësohen me konceptin e rregullit dhe si duhet ta zbatojnë atë.

Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët me rregulla për çdo lloj gjëje, jo vetëm për qëndrimin e gjatë përpara internetit. Ata duhet të vendosin edhe kohën e përshtatshme që fëmija i tyre të qëndrojë në internet, pasi qëndrimi i gjatë përpara kompjuterit sjell shumë probleme

shumë të ulët për veten e tyre, ose janë shumë të ndrydhur dhe nuk arrijnë të krijojnë dot marrëdhënie shoqërore me bashkëmoshatarët e tyre. Duke mos arritur të kenë një raport shoqëror të mirë me bashkëmoshataret e tyre, rrugën më të thjeshtë që të krijojnë raporte shoqërore e gjejnë nëpërmjet internetit. Ata mendojnë se duke folur me persona qoftë në mënyrë virtuale apo jo, do të shman-

gin vetminë. Por, në realitet kjo është një rrugë që të çon drejt vetmisë, pasi të shkëput totalisht nga bota reale dhe t’i mbetesh totalisht në atë botë virtuale që ke krijuar. Si ndikojnë personazhet e lojërave kompjuterike te fëmijët? A mundohen ata t’i imitojnë këta personazhe? Ashtu sikurse edhe dihet, tashmë fëmijët çdo gjë që

A ekziston te fëmijët sot interesi për të luajtur me bashkëmoshatarët e tyre të lagjes, pallatit? Fëmijët e kanë humbur shumë interesin për të luajtur me bashkëmoshatarët e tyre, ka humbur interesi që ata të luajnë me shokët e lagjes apo të jenë pjesë e lojërave që i ndihmojnë ata të jenë shumë aktivë në jetët e tyre. Interesi për këto lojëra ka humbur dhe fëmijët tashmë janë futur totalisht në atë botën e kompjuterizuar dhe virtuale. Ky fakt i ka bërë fëmijët shumë pasivë. Nga jeta e përditshme shoh që fëmijët që rrinë shumë në rrjetet sociale si në Facebook, ata edhe aty flasin me të njëjtët persona, me shokët edhe shoqet që i kanë pasur gjithë ditën në klasë dhe kjo për ta është një humbje kohe shumë e madhe. Fakti që qëndrojnë shumë kohë në internet, i ka bërë ata më pasivë dhe të heqin dorë nga shumë kënaqësi të moshë së tyre, si lojërat ne grup me bashkëmoshatarët e vet etj. Çfarë duhet të bëjnë prindërit që fëmijët e tyre mos të rrinë shumë kohë përpara internetit? Kur dita është e zënë me aktivitete, është shumë e thjeshtë të programosh ditën në vazhdim. Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët me rregulla për çdo lloj gjëje, jo vetëm për qëndrimin e gjatë përpara internetit. Ata duhet të vendosin edhe kohën e përshtatshme që fëmija i tyre të qëndrojë në internet, pasi qëndrimi i gjatë përpara kompjuterit sjell shumë probleme, të cilat i përmendëm më sipër. Qëndrimi gjatë në internet, i bën nxënësit më pak produktiv në mësime apo është e kundërta? Në pjesën më të madhe, do të thosha po. Por, ka edhe një pjesë të nxënësve, të cilët unë i shoh që punojnë dhe futen në internet për të gjetur informacione dhe materiale të ndryshme në lidhje me detyrat dhe projektet që u janë ngarkuar nga mësuesit. Këtë e shoh edhe në diskutimet që bëj me ta, të cilët janë të informuar për shumë çështje të rëndësishme. Por, ekziston edhe pjesa tjetër, që pjesën më të madhe të kohës që qëndron në internet, e harxhon duke luajtur me lojëra. Ana më negative e qëndrimit të fëmijëve në internet, është aksesi që ata kanë në të dhe mundësia që kanë për t’u futur në çdo faqe.

26/03 - 01/04/11 F.P. 19


ShëndetiFP Sindromi i fleksurës spenike është një ç’rregullim kronik, i cili shkaktohet nga grumbullimi i tepërt i gazit në kthesën e kolonit. Simptomat përfshijnë fryrjen, spazmat muskulare, diskomfortin e sipërm abdominal

Si të shmangim gazrat Kushdo mund të jetë ndjerë keq në një moment apo në një tjetër nga ajo që mund t’u kenë shkaktuar gazrat. Por, nga se shkaktohen ato dhe si mund të trajtohen. Për këtë problem ka folur për gazetën “Free Press” mjekja gastrologe, Albana Duni. “Është një ankesë që ne mjekët e dëgjojmë shpesh”, thotë Duni. Shpjegimi i shkaqeve, i rrugëve për të reduktuar simptomat dhe trajtimi i kësaj gjendje mund të ndihmojë shumë njerëz për të gjetur përmirësim.

Nga se shkaktohen gazrat?

Cilat ushqime shkaktojnë gaz?

Gazrat në traktin tretës vijnë nga dy burime: ajri i gëlltitur ose shkatërrimi normal i ushqimeve të patretura nga baktere të padëmshme, që janë të pranishme në zorrën e trashë.

Shumica e ushqimeve që përmbajnë karbohidrate mund të shkaktojnë gazra. Në kontrast më këtë, yndyrnat dhe proteinat shkaktojnë më pak gaz. Sheqernat që shkaktojnë gaz janë rafinoza, fruktoza dhe sorbitoli.

Ajri i gëlltitur – ose aerofagia, është shkaku më i shpeshtë i gazit në stomak. Çdo njeri gëlltit sasi të vogla gazi kur ha dhe pi. Po kështu, ngrënia e shpejtë, mbajtja e çamçakëzave, cigarja, protezat etj, mund të ndikojnë që disa njerëz të gëlltisin më shumë ajër. Gromësira është mënyra më e shpeshtë e eliminimit të ajrit të gëlltitur, e cila përmban nitrogjen, oksigjen dhe dioksid karboni. Gazi që mbetet, lëviz nëpër zorrën e trashë për t’u çliruar nëpërmjet rektumit. Stomaku gjithashtu çliron dioksid karboni nga veprimi i acidit të stomakut me përbërjen bikarbonate, por shumica e këtij gazi absorbohet në gjak dhe nuk kalon nëpër zorrë.

Rafinoza: bathët përmbajnë sasi të mëdha të këtij lloj sheqeri. Sasi të vogla janë gjetur edhe në lakër, në brokul, asparagus, në perime të tjera dhe në të gjitha drithërat. Laktoza: është një sheqer natyral, që ndodhet në qumësht dhe produktet e tij si djathë, akullore, ushqime të përpunuara si: buka, cerealet, sallatat e regjura (turshi). Shumë njerëz kanë nivele të ulëta të enzimës laktozë, e cila është e nevojshme për digjestionin e laktozës. Gjithashtu, me kalimin e moshës nivelet e enzimave bien. Si rezultat, njerëzit mund të provojnë eksperienca me rritje të sasisë së gazrave pas ngrënies së ushqimeve që përmbajnë laktozë. Fruktoza: është e pranishme te qepet, dardhët, hurma, grurë etj. Fruktoza mund të përdoret edhe si embëlsues në disa pije të lehta dhe lëngje frutash. Sorbitoli: gjendet te mollët, dardhët, pjeshkët dhe kumbullat. Gjithashtu përdoret si ëmbëlsues në disa ushqime dietetike dhe çamçakiza pa sheqer. Amidoni ose niseshtja: ndodhet te patatja, misri, gruri, makaronat. Orizi është i vetmi që nuk shkakton gaz. Fibrat: ndodhen në shumë ushqime; mund të jenë të tretshme dhe të patretshme. Fibrat e tretshme shpërbëhen lehtë në ujë, zbuten dhe kthehen në një lëndë si xhel. Të gjetura në tërshërë, në krunde, bizele, bathë dhe në shumicën e frutave, fibrat e tretshme nuk shpërbëhen derisa arrijnë intensitetin e madh, ku digjestioni i tyre shkakton gaz. Nga ana tjetër, fibrat e patretshme kalojnë të pandryshueshme nëpër zorrë dhe prodhojnë me pak gaz. Krundet e grurit dhe disa perime përmbajnë këtë lloj fibre.

Shkatërrimi i ushqimeve të patretura. Trupi ynë nuk tret dhe nuk absorbon, ose nuk thith disa karbohidrate si sheqer, niseshte dhe fibra për shkak të mungesës se disa enzimave. Këto ushqime të patretura kalojnë nga zorra e hollë në zorrën e trashë, ku baktere të padëmshme dhe normale shkatërrojnë ushqimin, prodhojnë hidrogjen (H), dioksid oksigjeni (CO2) dhe metan tek rreth 1/3 e njerëzve. Më pas, këto gaze dalin nëpërmjet rektumit. Kërkimet nuk kanë treguar pse disa njerëz prodhojnë metan e disa jo. Ushqimet që prodhojnë gaz te një person, mund të mos prodhojnë te një person tjetër. Disa baktere të shpeshta në zorrën e trashë mund të shkatërrojnë hidrogjenin (H) që prodhohet nga baktere të tjera. Balanca midis dy tipeve të baktereve mund të shpjegojë përse disa njerëz kanë më shumë gaz se të tjerët.

20 F.P. 26/03 - 01/04/11

Sindroma Meganblase shkakton gromësira kronike dhe karakterizohet nga një sasi e madhe e ajrit të gëlltitur dhe një fryrje e madhe barku pas vakteve të rënda. Rezultati i ngopjes dhe i vështirësisë në frymëmarrje, mund të shkaktojë një atak kardiak

Cilat janë disa nga simptomat dhe problemet që shkakton prania e gazit në organizëm? Simptomat më të shpeshta janë gromësirat, fryrje dhe dhimbje barku. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit i provojnë këto simptoma, pasi faktorët përcaktues lidhen me atë se sa gaz prodhon trupi, sa acide yndyrore absorbohen dhe nga sensitiviteti i personit ndaj gazit të pranishëm në zorrë. Gromësirat, kur janë rastësore gjatë ose pas ushqimit, janë normale dhe çlirohen kur stomaku është i mbushur me ushqim. Disa herë ndodh që një person me gromësira kronike mund të ketë ç’rregullime gastro-intestinale të sipërme, si sëmundja e ulçerës peptike, refleksi gastro-ezofageal, gastriti. Dy sindroma të rralla kronike janë të shoqëruara me gromësira: Meganblase dhe Gasbloat sindrom. Sindroma Meganblase shkakton gromësira kronike dhe karakterizohet nga një sasi e madhe e ajrit të gëlltitur dhe një fryrje e madhe barku pas vakteve të rënda. Rezultati i ngopjes dhe i vështirësisë në frymëmarrje, mund të shkaktojë një atak kardiak. Sindroma Gasbloat shfaqet pas kirurgjisë për korrigjimin e refleksit gastro-ezofageal. Kirurgjia krijon një rrugë valvul midis ezofagut dhe stendit që lejon ushqimet dhe gazet të hyjnë në stomak, por shpesh pengon gromësirat normale dhe aftësinë për të vjellë. Flatulenca është një ankesë tjetër, që lidhet me praninë e shumtë të gazit. Kjo mund të vijë edhe nga malabsorbimi i karbohidrateve, ose mbërritjes bakteriale në kolon. Sindromi i fleksurës spenike është një ç’rregullim kronik, i cili shkaktohet nga grumbullimi i tepërt i gazit në kthesën e kolonit. Simptomat përfshijnë fryrjen, spazmat muskulare, diskomfortin e sipërm abdominal. Sindromi i fleksurës spenike shpesh shoqërohet me sindromin e zorrës së irrituar. Në përgjithësi, te njerëzit që kanë bërë shumë operacione, aderencat ose herniet e brendshme, mund të provokojnë fryrje ose dhimbje abdominale. Së fundi, ngrënia e ushqimeve të bollshme me yndyrë mund të vonojnë boshatisjen e stomakut, duke shkaktuar fryrje dhe diskomfort, por jo domosdoshmërisht shumë gaz. Dhimbja abdominale dhe diskomforti. Disa njerëz kanë dhimbje kur gazi është i pranishëm në zorrë. Kur gazi është grumbulluar në anën e majtë të kolonit (zorrës së trashë) dhimbja mund të ngatërrohet me sëmundje kardiake; në qoftëse gazi grumbullohet në anën e djathtë, atëherë dhimbja është e njëjtë me atë të apandecitit ose të gurit. Për shkak se simptomat e grumbullimit të gazit mund të shkaktojnë ç’rregullime serioze, e rëndësishme është përjashtimi i këtyre ç’rregullimeve. Zakonisht, mjeku duhet të fillojë me një pasqyrë ose kronikë të zakoneve dietetike dhe të simptomave. Mund të kërkohet mbajtja e një ditari ushqimesh dhe pijeve të konsumuara për një periudhe kohore. Për të përcaktuar nëse dikush prodhon më shumë gaz në ko-


ShëndetiFP Në qoftë se pacienti ankohet për fryrje abdominale, mjeku duhet të ekzaminojë barkun për likid (ujë), për të përjashtuar ascitin dhe për shenja të inflamacionit, për të përjashtuar sëmundjet inflamatore të kolonit. Duhet marrë në konsideratë edhe mundësia për kancer në kolonë

lon, ose ka një sensitivitet të pazakontë ndaj sasisë normale të gazit, mjeku duhet të kërkojë numrin e herëve të kalimit të gazit gjatë ditës, duke e përfshirë këtë informacion në ditar. Kronika e kujdesshme e dietës dhe sasia e gazit të kaluar, mund të ndihmojë në lidhjen e simptomave me ushqime specifike dhe të përcaktojë ashpërsinë e problemeve. Në qoftë se pacienti ankohet për fryrje abdominale, mjeku duhet të ekzaminojë barkun për likid (ujë), për të përjashtuar ascitin dhe për shenja të inflamacionit, për të përjashtuar sëmundjet inflamatore të kolonit. Duhet marrë në konsideratë edhe mundësia për kancer në kolonë, për persona mbi 50 vjeç, me një histori familjare për kancer kolorektal, sidomos kur ai nuk ka bërë ndonjë ekzaminim të kolonit, siç është kolonoskopia. Ky është një ekzaminim i përshtatshëm për persona me humbje të pashpjeguar të peshës, me diarre, ose me gjak. Në rastin e gromësirave kronike, mjeku duhet të shikojë për shenja të ajrit të tepërt të gëlltitur. Për të përjashtuar sëmundje të tjera, është e nevojshme ekzaminimi radiologjik i aparatit gastro- intestinal.

Si trajtohet? Mënyrat më të shpeshta për të reduktuar diskomfortin që shkakton gazi, janë ndryshimet në dietë, marrja e medikamenteve dhe reduktimi i sasisë së ajrit të gëlltitur. -Dieta: përsa i përket dietës, rekomandohet marrja e ushqimeve që shkaktojnë me pak gaz. Por, kjo për disa njerëz do të thotë ndërprerje e ushqimeve të shëndetshme si: frutat dhe zarzavatet, drithërat, qumështi dhe produktet e tij. Mund të sugjerohet limitimi i ushqimeve të pasura me yndyrë, pasi kjo e ndihmon stomakun të boshatiset më shpejt, duke lejuar gazet të kalojnë. Fatkeqësisht, sasia e gazit që prodhohet nga marrja e ushqimeve të ndryshme, ndryshon nga një person te tjetri. -Medikamentet: janë të nevojshme për të ndihmuar reduktimin e simptomave, duke përfshirë antiacidet me simetikone dhe karbon aktiv. Po kështu, enzima digjestive, si suplementet e laktozës, ndihmojnë digjestionin e karbohidrateve dhe mund të lejojnë njerëzit të konsumojnë normalisht ushqime që shkaktojnë gaz. Antiacidet si Maalox II, Di-gel, Maalox plus, përmbajnë simetikonë, i cili është një agjent shkumëzues që bashkon flluskat e gazit në stomak, duke ndikuar që ky gaz të jetë më i lehtë për t’u nxjerrë. Megjithatë,

Medikamentet: janë të nevojshme për të ndihmuar reduktimin e simptomave, duke përfshirë antiacidet me simetikone dhe karbon aktiv këto medikamente nuk kanë efekt në gazin intestinal (që ndodhet në zorrë). Doza e rekomanduar është 2-4 lugë e preparatit me simetikon ½ - 2 orë pas ushqimit. Tabletat e karbonit aktiv mund të japin përmirësim të gazrave në kolon. Studimet kanë treguar se, kur merret para dhe pas ushqimit, karboni aktiv çon në reduktim të gazrave. Dozat e rekomanduara janë 2-4 tableta para ngrënies dhe 1 orë para ushqimit. Mjeku mund të përshkruajë medikamente që ndihmojnë reduktimin e simptomave, veçanërisht për persona me ç’rregullime të motilitetit intestinal, siç është IBS (sindromi i zorrës së irrituar). Medikamente prokinetike, si metoclopramidi (reglan), cisapride (prepulsid), mund të lëvizin gazin nga trakti gastro-intestinal me shpejtësi. Gjithashtu, mjeku mund të sugjerojë rrugët për reduktimin e ajrit të gëlltitur dhe këto përfshijnë eliminimin e çamçakizave, eliminimin e cigareve, ngrënies së shpejtë dhe eliminimin e ushqimeve të sheqerosura.

26/03 - 01/04/11 F.P. 21


Sociale 22-23

Nga Fatma Myrte www.freepress.al

Jetimët e harruar

Intervistë me Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptar

Në cilën periudhë ka qenë më i madh përkushtimi ndaj fëmijëve jetim? Kujdesi më i madh ndaj këtyre fëmijëve ka qenë para viteve ‘90të. Pavarësisht se kanë qenë metoda të standardeve që nuk mund të jenë sot. Edhe raporti ka ndryshuar. Në qoftë se më parë trajtoheshin 80 për qind fëmijë jetim biologjik, sot trajtohen 80 për qind fëmijë jetim social. Problemi është se prindërit nuk mund t’ju përgjigjen nga ana ekonomike këtyre fëmijëve duke ju rrezikuar jetën. Në këtë rast këto institucione luajnë rolin e tranzitit të akomodimit të këtyre fëmijëve me qëllim që të kthehen në vatrat familjare. Nëse kjo është e pamundur, bëhen përpjekje për t’i gjetur një familje alternative siç është çështja e birësimit. Këto qendra konsiderohen si qendra tranziti për fëmijët që janë në risk, që humbasin përkohësisht kujdesin prindëror ose që humbasin prindërit. Para viteve ‘90 këto institucione trajtonin në 80 për qind të rasteve fëmijët jetim biologjik, ku bënin pjesë fëmijët që humbisnin prindërit aksidentalisht, ose fëmijët që ju hiqej e drejta nga gjykata për shkak të veprave penale që kryenin. Ndërsa 20 për qind e tyre vinin nga probleme të ndryshme familjare që ndryshe quhen dhe fëmijë jetim social. Ky raport pas viteve ‘90 ka ndryshuar, që do të thotë se sot këto institucione janë shfryrë. Para viteve ‘90 një institucion trajtonte 200 fëmijë, ndërsa në ditën e sotme ky numër është reduktuar në 50 deri në 60 fëmijë. Çfarë keni bërë ju që këta fëmijë të ndihen të lumtur? Kemi bërë gjithçka për t’i kthyer buzëqeshjen këtyre fëmijëve. Jemi përpjekur të sjellim një frymë të re në mjedisin tonë social dhe atë shoqëror. Për t’i bërë të ndjehen të barabartë mes bashkëmoshatarëve të tyre. Për të kuptuar se edhe ata janë pjesë integruese e kësaj shoqërie. Kjo është shumë e rëndësishme. Gjithashtu ne jemi përpjekur mes veprimtarive të ndryshme sensibilizuese të tërheqim vëmendjen e shoqërisë dhe institucioneve përgjegjëse. Në të gjithë veprimtaritë dhe angazhimet tona, jemi udhëhequr nga filozofia se këta fëmijë vërtet mund të jenë të ndryshëm, por jo të privuar, aq më keq të neglizhuar dhe të përjashtuar. Ky është qëllimi dhe parimi i dimensionit social që vendet me demokraci të zhvilluar, të konsoliduar dhe të socializuara investojnë pa kursyer për këtë kategori të shoqërisë me synimin e vetëm për t’i rehabilituar dhe integruar butë, me drejtësi dhe me sa më pak trauma.

22 F.P. 26/03 - 01/04/11

Për fat të keq ende nuk kemi një lloj strategjie që të ofrojë një shërbim të drejtpërdrejtë të këtyre fëmijëve në komunitet Cilat janë problemet që hasim këto qendra? Në këto vitet e tranzicionit problemet e këtyre qendrave kanë qenë të shumta për shkak të reformave që kanë ndodhur në këto institucione dhe për shkak të modaliteteve që implementuan këto institucione sepse ndryshuan metodat nga ato para viteve 9’0. Kjo është shoqëruar me probleme nga më të ndryshmet. Situata nuk është e njëjtë me atë të para pesë viteve. Që nga ngrohja apo abuzimet me këta fëmijë. Sot këto institucione janë nën kontrollin

e institucioneve përgjegjëse, por ka shumë punë për të bërë. Në këto institucione ka fëmijë që e kanë të vështirë të integrohen me mjedisin dhe kërkesat që ka ky institucion. Kjo ndodh për arsye sepse ata vijnë nga familje të destrukturuara ku ka ekzistuar dhuna apo me probleme të mëdha sociale. Puna që duhet të bëjnë këto institucione është shumë e madhe si në planin psikologjik, administrativ, social për të integruar këta fëmijë dhe për t’i shmangur nga psikologjia e institucionalizimit. Një nga rreziqet që ekziston


SocialeFP Në punën tonë të përditshme, gjithmonë jemi përpjekur dhe tentojmë t’i rikthehemi traditave të bukura të trashëguara nga e kaluara. Nëse është i pamundur kthimi i tyre në vendin e origjinës, atëherë duhet të përpiqemi të gjejmë një familje për birësim

në këto institucione është institucionalizimi i këtyre fëmijëve që do të thotë se nëse këta fëmijë qëndrojnë për një kohë të gjatë në këto institucione rreziku i institucionalizimit është i pranishëm. Qëndrimi i këtyre fëmijëve sa më gjatë në këto institucione është një mënyrë e gabuar. Ende nuk kemi një lloj strategjie që të ofrojë një shërbim të drejtpërdrejtë të këtyre fëmijëve në komunitet. Edhe pse janë bërë disa herë përpjekje nga shërbimi social shtetëror, ende nuk po shikojmë diçka konkrete. Sa të përgatitur janë personeli që punon në këto institucione? Shërbimi social shtetëror u përball me sfida të reja pas viteve ‘90. Për këtë arsye janë zhvilluar seminare dhe specializim për punonjësit që të ofronin në këto qendra modalitete dhe tipologji të standardeve bashkëkohore. Duhet thënë se pas viteve 90të institucionet e shtëpive të fëmijëve në mbarë vendin nga pikëpamja organizative dhe administrative, u goditën rëndë nga një kolaps institucional. Plaga e madhe e korrupsionit nuk kurseu edhe këto institucione me natyrë specifike. Megjithatë jemi shumë larg atyre traditave të bukura të trashëguara nga e kaluara. Sa qendra rezidenciale ekzistojnë në vendin tonë? Në Shqipëri funksionojnë 26 qendra rezidenciale që ofrojnë shërbim për fëmijët. Nga këto qendra, nëntë prej tyre janë nën juridiksionin e shtetit. Ndërsa 17 janë nga OJQ-të. Katër financohen nga institucionet fetare. Në këto qendra trajtohen 1600 fëmijë. Në institucionet që quhen shtëpi foshnje trajtohen fëmijë të moshave 1-3 vjeç. Ndërsa nga mosha 3-6 vjeç trajtohen fëmijë parashkollorë. Nga mosha 6-14 vjeç trajtohen fëmijë të ciklit të ulët dhe 9-vjeçar. Nëpër institucione rezidenciale që quhen shtëpi fëmijësh, pasi fëmijët mbushin moshën 14 vjeç, largohen nga këto qendra dhe transferohen nëpër konvikte, ku edhe ndjekin më pas shkollën e mesme, kryesisht atë profesionale. Këtu fillon dhe karvani i gjatë i vuajtjeve dhe përpjekjeve për të përballuar shumë vështirësi që ju dalin. Ky fakt përbën riskun më të madh për të përcaktuar të ardhmen e tyre pa perspektivë. Shumë prej tyre detyrohen të braktisin shkollën dhe të gjejnë alternativa dhe rrugë të pandershme për të mbijetuar. Kjo është drama më e madhe e jetës së tyre ku shpresat për të ardhmen veniten dhe askush nuk kujtohet më për ta. Disa prej tyre janë bërë prindër me fëmijë, por të pashpresë dhe të braktisur nga shteti. Procesi i birësimit si funksionon? Birësimi është një nga aktet më të mëdha humane që mund të realizojë në jetë njeriu. Ashtu si në të kaluarën, edhe sot, shqiptarët kanë ditur të tregojnë potencialin e vlerave të mëdha të humanizmit që i mbart brenda vetes shoqëria jonë. Një nga format më efikase për t’i shmangur këta fëmijë nga fataliteti është birësimi. Politika e shtetit dhe e institucioneve përgjegjëse është që të realizohet një numër sa më i gjerë birësimi. Në punën tonë të përditshme, gjithmonë jemi përpjekur dhe tentojmë t’i rikthehemi traditave të bukura të trashëguara nga e kaluara. Nëse është i pamundur kthimi i tyre në vendin e origjinës, atëherë duhet të përpiqemi të gjejmë një familje për birësim. Në të vërtetë, kohët e fundit vihet re një përpjekje e përbashkët e të gjithë aktorëve që merren me këto procedura dhe janë të

interesuar për të realizuar sa më shumë raste birësimi apo kujdestarie në dobi të këtyre fëmijëve. Procesi i birësimit ka një parim themelor të saj që është interesi i lartë ndaj fëmijës. Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një çift për të kryer një birësim? Ligji për statusin e birësimit përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha rastet dhe kriteret për çiftet e interesuar për birësim. E gjitha kjo synon një procedurë të rregullt dhe të suksesshme për të mirën e fëmijës. Ndryshe ndodh në Shqipëri në krahasim me botën jashtë që e përcakton birësimin si një proces shumë human. Çiftet që janë të interesuara për birësim në vendin tonë janë çifte që janë të dëshpëruara për shkak se nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë dhe nuk kanë mundur të realizohen si prindër. Këtu kuptohet ana psikologjike dhe ngarkesa që kanë këto çifte. Nuk mund të ketë një proces natyral birësimi nëse ne shikojmë interesin e prindërve që duan të birësojnë një fëmijë. Këtu cenohen parimet bazë themelore të birësimit të fëmijës ku ai mund të rritet në mënyrë të shëndetshme. Duhet një ambient familjar ku e gjithë puna të jetë e përqendruar tek fëmija dhe jo tek nevoja e tyre për të plotësuar një boshllëk.

Shumë prej tyre detyrohen të braktisin shkollën dhe të gjejnë alternativa dhe rrugë të pandershme për të mbijetuar. Kjo është drama më e madhe e jetës së tyre ku shpresat për të ardhmen veniten dhe askush nuk kujtohet më për ta Interesi i shqiptarëve për të birësuar një fëmijë është i tillë që ata e konsiderojnë veten sikur janë prindër biologjik. Kjo është një mënyrë e të menduarit e gabuar që sjell pasoja në jetën e fëmijës. Fëmija mund të ndihet i zhgënjyer dhe ndihet mosmirënjohës ndaj këtyre prindërve. Ky duhet të jetë një proces natyral në të gjitha fazat e jetës midis prindërve birësues dhe fëmijës. Marrëdhënia midis tyre duhet të jetë sa më natyrale. Në të kundërtën fëmija do ta përjetojë si një shok psikologjik. Eksperiencat mund të jenë të hidhura. Kemi pasur fëmijë, të cilët nuk kanë qenë mirënjohës për prindërit birësues dhe kanë kërkuar prindërit biologjik. Këto janë pasoja të marrëdhënies jo të drejtë që krijohet midis tyre. Një rol shumë të madh duhet të luajë Komiteti Shqiptar i Birësimit. Sa lloj birësimesh kemi? Kemi birësime vendase dhe birësime ndërvendase. Kryesisht janë birësuar fëmijë në Itali, Francë, SHBA, Kanada. Numri i kërkesave për birësime nga të huajt është më i madh. Nga çiftet vendase parapëlqehen birësimi i fëmijëve në mosha të vogla, mundësisht brenda vitit të parë të jetesës dhe të jenë vajza. Ky fakt lidhet dhe me një kulturë ende të cekët mbi këtë proces të rëndësishëm me karakter thellësisht social. Birësuesi duhet të ketë një distancë moshe të paktën 18 vjet me të birësuarin. Të miturit që kanë mbushur moshën 10 vjeç i merret mendimi për birësimin e tij. Nëse fëmija ka moshën 12 vjeç i merret dhe pëlqimi duke e vënë në dijeni me të gjitha pasojat.

26/03 - 01/04/11 F.P. 23

Eriola Hasa Fëmijët janë të pafajshëm. Mjerë ato nëna që i bëjnë dhe i braktisin. Megjithatë nuk mund t’i gjykojnë pasi ato e dinë ç’kanë vuajtur duke i mbajtur nëntë muaj në bark. Erinda Hajdini Ku ka gjë më të bukur se sjellja në jetë e një fëmije. Unë jam një nënë e re dhe tani po e kuptoj çdo të thotë të mbash në krah krijesën tënde. Sa të jem gjallë do të mundohem me shpirt që fëmijës tim mos t’i mungojë gjë. Adnand Brozi Shteti duhet të vërë dorë mbi këta fëmijë jetim. Edhe ata bijsh nëna janë dhe kanë nevojë për dashuri dhe ngrohtësi. Por jo vetëm shteti, por dhe e gjithë shoqëria shqiptare duhet të kontribuojë për rritjen sa më të mirë të këtyre fëmijëve. Albana Dema Sikur të mos kisha fëmijë unë, do ta birësoja një. Dhe mendoj se këtë gjë duhet të bëjnë shumë çifte që nuk e kanë fatin të kenë një fëmijë të gjakut të tyre. Një fëmijë të mbush me gëzim. Altea Bregu Unë mendoj se shqiptarët akoma nuk e kanë ndjesinë e të birësuarit të një fëmije. Ka shumë çifte që nuk kanë fëmijë dhe nuk e bëjnë një akt të tillë. Mendojnë se ky fëmijë nuk do të quhet kurrë i tyri Dritan Shabani Shoh rrugëve të Tiranës shumë fëmijë që lypin dhe pyes ku është familja e tyre. Në një farë mënyre për mendimin tim dhe këta fëmijë jetim quhen. Nuk është e thënë të kesh prindërit gjallë për të mos u quajtur jetim. Në momentin që një çift sjell në jetë një fëmijë duhet të kujdeset për të. Anjeza Kasaj Më vjen shumë keq për ata fëmijë që mund të kenë mbetur jetim për shkak të fatkeqësive familjare. Por është e tmerrshme që fëmija të rritet në një jetimore duke pasur prindër që nuk janë në gjendje të kujdesen për ta.


Lifestyle 24 -25

Nga Fatma Myrte

www.freepress.al

100 gjëra që duhet të bë 1. Merrni pjesë në një ngjarje të madhe sportive

41. Bëni dush në një ujëvarë

2. Bëni një festë të madhe dhe ftoni miqtë tuaj

42. Kërkoni për një të dashur

3. Notoni me një delfin

43. Mëso të luash në një instrument muzikor

4. Hidhuni me parashutë

44. Bëhu mësuese për një analfabet

5. Bëni një pikturë me portretin tuaj

45. Bëhuni udhëtari i parë i një autobusi

6. Mësoni të flisni një gjuhë të huaj dhe ta

46. Kaloni një natë në një shtëpi me veten tuaj

përdorni atë

47. Shkruani në një letër misionin tuaj në jetë

7. Bëni sërf në mesnatë

48. Shih një eklips hënor

8. Shikoni nisjen e anijes hapësinore

49. Kaloni Vitin e Ri në një vend ekzotik

9. Kaloni një ditë të tërë duke ngrënë ushqimin

50. Harxhoni kohë duke ndihmuar të tjerë

tuaj të preferuar pa pasur ndjenjë faji

51. Këndoni këngën tuaj të preferuar para një

10. Imagjinoni jetën tuaj në një film

audience

11. Tregojini dikujt historinë tuaj të jetës me të

52. Mendo për përvojat e tua

gjitha detajet

53. Shiko Amerikën

12. Bëj dashuri në dysheme në një pyll

54. Fli në qiell të hapur

13. Bëj dashuri në një tren

55. Shkruani në mur

14. Ndryshoni pamjen e dhomës suaj

56. Bëni një udhëtim me një rulo

15. Mëso për . . . .

57. Lahuni në det në errësirë

16. Pini birrën tuaj të preferuar

58. Mendoni si biznesmen

17. Mëso se si të marrësh një kompliment

59. Shkruani me dorën e majtë

18. Bli një biletë për një udhëtim nëpër botë

60. Shko në Rio gjatë karnavaleve

19. Rriteni mjekrën për të paktën një muaj

61. Kaloni një ditë të tërë duke lexuar një roman

20. Dhurojini nënës suaj shumë trëndafila duke

62. Falini prindërit tuaj për gabimet

treguar sa e doni

64. Mëso të mashtrosh në lojë

21. Bëhuni anëtar në një shfaqje televizive

65. Mëso të ngasësh makinën

22. Vendosni emrin tuaj të gdhendur në një anije

66. Gjej një punë që e do

turistike 23. Dërgo një mesazh në një shishe 24. Ngisni një deve në një shkretëtirë 25. Njihni fqinjët tuaj 26. Mbillni një pemë 27. Mos mëso të thuash jo, kur në të vërtetë mendon për po 28. Shkruajini një letër fansit tuaj të preferuar 29. Vizitoni parlamentin e vendit tuaj 30. Mëso të kërcesh siç duhet 31. Hani ngjala në tezgë 32. Bëni jetë bosi 33. Bini në dashuri pa kushte 34. Bëhuni anëtar i një jurie 35. Shkruani një roman duke e bërë veten personazh 36. Notoni në një liqen 37. Qëndro në një festë vallëzimi për gjithë natën dhe të nesërmen shko në punë 38. Pi birrë në Gjermani 39. Bëj thashetheme 40. Bëni një udhëtim në të gjithë Azinë

24 F.P. 26/03 - 01/04/11

Humb sa më shumë lek në kazino dhe mos u mërzit


LifestyleFP Dhurojini nënës suaj shumë trëndafila duke treguar sa e doni

jmë para se të vdesim 67. Kaloni Krishtlindjet në plazh

79. Humb sa më shumë lek në kazino dhe mos u

90. Mos u pendo për atë që bëre

68. Kapërce frikën e dështimit

mërzit

91. Mendoni se do të kaloni gjysëm dite në një

69. Hidhni monedha në një shatërvan

80. Bëni joga

kamp përqendrimi

70. Hidhuni nga një trap

81. Bëhuni dëshmitarë të një ngjarjeje të

92. Vizitoni Statujën e Lirisë

71. Blini një shtëpi tuajën dhe mobilojeni si të doni

rëndësishme

93. Krijoni një familje tuajën

72. Rrit një kopsht me lule

82. Jepni para për bamirësi

94. Shikoni në sy fëmijën tuaj, veten tuaj dhe më

73. Kaloni tre muaj duke u marrë me trupin tuaj

83. Hani atë që doni edhe kur nuk ndiheni mirë

pas buzëqeshni

74. Pranoni veten ashtu siç jeni

84. Bëni dhurata për miqtë tuaj

95. Vizito vendet tuaja të preferuara

75. Pranoni kritikat

85. Bërtisni në një hapësirë të mbushur me njerëz

96. Provo gjërat e ndaluara

76. Mësoni të mbani një mikrofon dhe të mbani

86. Bëni dashuri në kuzhinë

97. Dehuni në një festë dhe harroni gjithçka

një fjalim publik

87. Bëni peshkim në det

98. Luaj me fëmijët

77. Luani me një tullumbace

88. Krijoni një ueb site tuaj

99. Mëso gjëra që s’i di

78. Shko në një koncert rok-u

89. Vizitoni një vend të shenjtë

100. Mëso si të ankohesh në mënyrë efektive

prezanton linjën e mirëqenies:

AC ALIMENTUM CONAD CONAD AC ALTA DIGERIBILITA' ka si synim për të ndihmuar ata që nuk tretin laktozën, e që duan të marrin gjithsesi vlerat ushquese të qumështit

Produktet AC ALIMENTUM CONAD, janë ideuar për të përmbushur nevojat e organizmit tënd, kjo bëhet me produkte të shijshme e të shëndetshme.

CONAD AC REGOLARITA' favorizon rregullimin e tretjes së ushqimit duke ekuilibruar florën bakteriale dhe duke reduktuar ndjesinë e fryrjes së stomakut

CONAD AC CUORE ndihmon për të kontrolluar nivelin e kolesterolit në gjak, faktor që mund të japë kontribut në mirëqenien e aparatit kardiovaskular

CONAD AC DIFESA ndihmon për të forcuar sistemin imunitar të organizmit 26/03 - 01/04/11 F.P. 25


Digital 26 -27

Lamtumira e Zune krijon një tjetër tërheqje të Microsoft, duke kujtuar atë të smartphone “social” Kin 1

Microsoft dorëzohet përballë Apple, lamtumirë Zune, rivali i iPad

T

regu për dëgjuesit e muzikës dixhitale ka vetëm një padron dhe quhet iPad. Këtë e ka kuptuar tashmë edhe Mircosoft, që ka vendosur të shkëpusë spinën nga Zune, player-in e vet mp3, që kishte si qëllim të konkurronte dhe të dëmtonte sadopak dominimin e Apple. Versioni i fundit madje, Zune HD, as nuk mbërriti fare në Europë. Dhe kështu, drejtuesit e Microsoft kanë vendosur që Zune të mbijetojë vetëm në brendësi të smartphone me Windows Mobile 7 dhe në Xbox. Nuk ka ende asgjë zyrtare mbi këtë lajm, por Microsoft megjithatë nuk i ka përgënjeshtruar zërat e dala nga Bloomberg dhe që janë shpërndarë në të gjithë botën. Përgjegjësi i Microsoft për këtë produkt, Dave McLauchlan, ka deklaruar se kompania do të vazhdojë “të shesë dhe mbështesë platformën”, por pa mohuar zërat për braktisjen dhe heqjen dorë nga Zune. Por, largimi i Zune, një markë që edhe është vlerësuar, por që asnjëherë nuk arriti të depërtonte në treg, nuk do të thotë që Microsoft ka vendosur që ta braktisë përgjithmonë industrinë e muzikës dixhitale. Kompania ka në plan që të nxjerrë në treg një tjetër platformë të shpërndarjes së muzikës online. Platforma do të quhet Ventura dhe do të konkurrojë me gjigandët e kësaj fushe, iTunes Store, Amazon dhe platforma të tjera që konkurrojnë në këtë fushë. Marrëveshjet e kohëve të fundit me Nokia-n ka të ngjarë që të çojnë në krijimin e një dyqani të gjerë online për Windows 7 Phone me përmbajtje multimediale, në linjë me atë që kanë realizuar deri më tani konkurrentët e tjerë. Ventura pastaj duhet që të integrohet me Azure, një platformë e re kjo e Microsoft për të ruajtur aksesin pikërisht në librarinë multimediale, që është gjithmonë e disponueshme në web. Pra, arsyeja të bën të besosh në ardhjen e një platforme të re

Zune/Ventura në smartphone-t e reja të Nokia-s të bazuar tek Windows 7 Phone, dhe natyrisht, në tabletët dhe pajisjet e reja që pritet të krijohen në të ardhmen. Lamtumira e Zune krijon një tjetër tërheqje të Microsoft, duke kujtuar atë të smartphone “social” Kin 1. Në rastin e Zune megjithatë, platforma kishte më shumë se disa fansa. Gama Zune, sidomos gjatë kohëve të fundit, mundi që të ofrojë produkte cilësore. Por, ligji i tregut ka triumfuar.

Amazon, sfidë totale me iPad, do publikojë tabletin e vet Pasi çoi Amazon Kindle në iPad, kompania gjigante e Jeff Bezos mund të kalojë në një sfidë direkte me iPad. Sipas Forrester Research, kompania nga Siatëll në fakt është duke menduar të nxjerrë një tabletë të vetin bazuar në Android apo Linux. Amazon e ka kapitalin dhe audiencën për të konkurruar me Apple (apo edhe me Google madje), dominon tregun e e-book dhe Kindle është duke ecure me ritme shumë të mira (të dhënat e fundit tregojnë se shitjet janë dyfishuar). Për më tepër që nuk ka shumë që ka nxjerrë në treg edhe Amazon Prime me 5000 filma për transmetim dhe me transmetime televizive kundrejt 79 dollarëve në vit, pa kosto shtesë. Pra, Amazon i ka të gjitha mundësitë që të dominojë jo vetëm në tregun e librave, por edhe të kundërshtojë dhe të konkurrojë rritjen e Apple.

26 F.P. 26/03 - 01/04/11

Largimi i Zune, nuk do të thotë që Microsoft ka vendosur që ta braktisë përgjithmonë industrinë e muzikës dixhitale

Trendi, gazetat online me pagesë Gjatë muajve të fundit mediat e shkruara duket se janë duke ndjekur një trend të ri, atë të ofrimit të tyre online me pagesë. Më e fundit që ka vendosur ta ndërmarrë këtë veprim është e përditshmja prestigjioze amerikane, “New York Times”. Që nga data 28 mars, lexuesit e kësaj gazete do duhet që të paguajnë nga 15 deri në 35 dollarë në muaj për të lexuar lajmet e kësaj gazete. Megjithatë, për ata që nuk kanë mundësi, ose nuk kanë dëshirë që të paguajnë, gazeta do të ofrojë 20 artikuj falas gjatë një muaji. Ky trend i ri i mediave të shkruara është konsideruar si një bast për industrinë mediatike dhe nuk dihet se si do të jetë përfundimi, pasi jo të gjithë njerëzit janë të gatshëm që të paguajnë për t’u informuar.


DigitalFP Facebook dominon edhe ndaj faqeve pornografike Kompania e sondazheve Hitwise, njofton se rrjetet sociale online janë bërë më të popullarizuara madje edhe se pornografia. Në janar të këtij viti, sipas Hitwise, Facebook, së bashku me rrjetet e tjera shoqërore, kanë përbërë 12.46% të të gjithë qarkullimit online në Britani të Madhe, ndërsa faqet argëtuese, ku përfshihet edhe pornografia, përbënin 12.18% të qarkullimit online. Kjo është hera e parë që rrjetet shoqërore bëhen më të popullarizuara sesa faqet argëtuese, ndërsa Facebook, me 56% të të gjitha vizitave të rrjeteve shoqërore, është gjigant ndërmjet tyre.

Janë të shumtë ata që nuk besojnë në potencialin e UltraViolet. Dhe kjo, për më shumë se një arsye. anëtarët e konsorciumit nuk kanë përcaktuar ende çështjen e sigurisë. Ndërkohë, disa studio janë të shqetësuara se dikush mund të prishë paktin dhe mund t’u shpërndajë përdoruesve të vet shërbime të tjera

DVD në krizë, Hollywood publikon UltraViolet

“Steve Jobs ka vrarë muzikën” Nëse në vitet 70 “videot vranë muzikën”, në vitet 2000, iTunes ka vrarë mundësinë e shijimit të një albumi muzikor. Akuza e drejtpërdrejtë bëhet për Steve Jobs nga këngëtari i njohur, Jon Bon Jovi, gjatë një interviste të dhënë për “Sunday Times Magazine”. Sipas tij, iTunes po vret, madje e ka vrarë magjinë e muzikës. “Sot, të rinjve u mungon eksperienca për të marrë kufjet dhe për t’i vënë në vesh, të ngrenë volumin, të marrin kopertinën e albumit, të mbyllin sytë dhe të humbasin në muzikën e diskut”, thotë Jon Bon Jovi. Sipas këngëtarit, 35 vjet më parë, të rinjtë hynin në dyqan për të blerë një cd, duke e prekur dhe madje duke i ndjerë edhe shijen. Bon Jovi shprehet se me këtë pohim është “antik”, por iPod më parë dhe tashmë iTunes, e kanë vrarë shijen e muzikës së vjetër. “Ishte një periudhë magjike, me të vërtetë magjike. E urrej faktin të jem pjesë e së vjetrës, por jam. Çfarë ka ndodhur? Steve Jobs është personalisht përgjegjës për vrasjen e biznesit të muzikës”, ka thënë këngëtari i njohur.

Q

uhet UV (UltraViolet) dhe është standardi i ri teknologjik për të revolucionarizuar atë që quhet bota e shtëpisë-video, ose të paktën do të përpiqet që ta bëjë këtë gjë. Pas këtij prodhimi gjendet një konsorcium i madh- Digital Entertainment Content Ecosystem 1 (DECE)- ku gjenden pothuajse të gjitha kompanitë e mëdha të Hollywood-it, nga Warner Bros tek Paramount Pictures, si dhe gjigandët e hi-tech, Microsoft, Sony, Nokia dhe Hewlett-Packard. Pa harruar edhe aktorë të tjerë si Netflix e Comcast, ofruesi më i madh i shërbimit të internetit kabllor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teknologjia e re është e bazuar në tre parime: “në ruajtjen”(shpëtimin e të gjitha videove në serverin e ofruesve); bler-

jen, të drejtën për të parë një film; pavarësinë e përmbajtjes nga çdo lloj mbështetje fizike dhe gjithëpranimin e saj virtual mbi çdo lloj pajisje, nga televizorët tek tabletët. Publikimi zyrtar në SHBA pritet që të bëhet gjatë verës, por debati tashmë është hapur dhe është i gjallë më shumë se kurrë: do të arrijë UV të fitojë besimin e konsumatorëve, që rrjedhin nga humbjet që kanë pllakosur në studio dhe prodhuesit? Për disa përgjigja është po. Për disa të tjerë ndërkohë projekti është i dështuar, duke qenë se konsorciumit të madh nuk iu bashkuan dy emra të shquar: Apple dhe Disney. Pra, kjo pjesë ka pak besim për krijimin e një platforme unike për shpërndarjen e videove në web. Në pritje se si do të shkojë kjo platformë, le të shikojmë pikat e forta dhe ato të dobëta të UltraViolet. Avantazhet. Për të mos dekurajuar përdoruesit, anëtarët e konsorciumit kanë siguruar që UV do të jetë i lehtë në përdorim dhe në përputhje me pajisjet ekzistuese: për ta përdorur atë, mjafton që të instalohet një program në televizor, kompjuter, tabletë dhe smartphone, përveçse në rastin kur ju preferoni që të blini një pajisje

të re dhe gati për përdorim. Account-i familjar do të jetë falas, nuk do të kërkohet kartë krediti ose të dhëna të tjera të ndjeshme dhe mund të përdoret deri në gjashtë persona të ndryshëm, që jo domosdoshmërisht duhet të jetojnë nën të njëjtën çati. Përdoruesit, përveç të tjerave, do të kenë mundësinë që të personalizojnë videotekën, p.sh duke aktivizuar filtra që pengojnë hyrjen e të miturve në video të caktuara. Ana tjetër e medaljes. Janë të shumtë ata që nuk besojnë në potencialin e UltraViolet. Dhe kjo, për më shumë se një arsye. Sa për të filluar, siç shprehet CNet3, anëtarët e konsorciumit nuk kanë përcaktuar ende çështjen e sigurisë. Ndërkohë, disa studio janë të shqetësuara se dikush mund të prishë paktin dhe mund t’u shpërndajë përdoruesve të vet shërbime të tjera. Një tjetër pikë shumë problematike ka të bëjë me procedurën e verifikimit të posedimit të një dvd-je: disa prodhues kanë propozuar për të bërë “kontrolle të rastit”, duke u kërkuar përdoruesve të rifusin diskun pas një periudhe të parë të skanimit të kompjuterit. Të gjitha këto pritet që të sqarohen vetëm në verë, kur edhe do të dalë zyrtarisht UltraViolet.

debati tashmë është hapur dhe është i gjallë më shumë se kurrë: do të arrijë UV të fitojë besimin e konsumatorëve, që rrjedhin nga humbjet që kanë pllakosur në studio dhe prodhuesit?

iPad 2 në luftë me të gjithë me çmimet

Ç

farë fshihet pas suksesit të madh të iPad 2? Është një objekt tërheqës, nuk ka dyshime për këtë. Por mbi të gjitha,

ka dhe një çmim shumë më tërheqës. Për herë të parë në historinë e vet, e pabesueshme por e vërtetë, Apple ka një produkt që është më i lirë se sa konkurrentet e vet: një iPad 2 kushton 499 dollarë, ndërsa versioni i vjetër 379 dollarë, që për shumë persona është ende një alternativë e mirë në treg. Kjo gjë, që për shumë kohë i ka karakterizuar konkurrentët e Apple, duket se tashmë është kthyer në favorin e kësaj të fundit: aftësia për të ofruar produkte të karakterizuara

nga një raport i mirë cilësi-çmim. Konkurrenca çfarë është duke bërë ndërkohë? Disa prej kompanive janë duke nxjerrë tabletë të tjerë, siç është p.sh Motorola, që ka në plan të nxjerrë tabletin e vet të parë, por me çmimin 599 dollarë, që është prapë më shumë se sa çmimi i ofruar nga Apple. Pra, ajo që po i shkatërron konkurrentët e Apple, përveçse cilësisë, është edhe çmimi i ulët që kjo kompani është duke ofruar së fundmi.

26/03 - 01/04/11 F.P. 27


Auto 28 -29

10 rrugët më të rrezikshme në botë Në këto pista të vdekjes, në çdo kilometër rreziku është i pranishëm. Shoferët që marrin përsipër të kalojnë mbi to duhet të kenë shumë guxim për të kaluar nga pika A në pikën B. Ajo që duhet bërë sa herë udhëton mbi këto rrugë është që të heqësh këmbën nga gazi. Revista e makinave V-Zine ka sjellë listën e rrugëve më të rrezikshme. Në vendin e parë është rruga Yungas në Bolivi, që njihet nga banorët si “Rruga e Vdekjes”. Ajo lidh kryeqytetin La Paz me Coroicon, 60 kilometra horror. Rruga është në një lartësi prej 4 mijë metrash. Rrugët- makth janë të renditura më poshtë.

BONUS

Ndoshta gazetarët e kësaj reviste nuk kanë vizituar rrugët e Shqipërisë, por edhe ne kemi një “Rrugë të Vdekjes”. Bëhet fjalë për rrugën që lidh Tiranën me Lezhën, dhe që në disa segmente të saj ka marrë jetë njerëzish me shumë se një luftë. Parakalimet e gabuara dhe daljet e shpeshta e kanë kthyer atë në rrugë makthi. Tashmë që ajo po bëhet me katër korsi, rreziku është ulur ndjeshëm. Edhe në rastin e kësaj rruge nuk duhet harruar se bëhet fjalë edhe për shoferë vendas të rrezikshëm

Vendi 10 Ka një trafik të jashtëzakonshëm një rrugë e tillë. Është 2500 kilometra e gjatë dhe i bie mespërmes Indisë. Quhet edhe “Great Trunk Road”. Përveçse ka një trafik të lartë, shoferët ecin jashtëzakonisht keq.

Vendi 9 Shumë lëvizje, kthesa të rrezikshme, cilësi e dobët. Rruga malore mes Patiapulos dhe Perdikakit në Greqi të acaron vërtet nervat.

Vendi 8 Edhe në Angli ka një rrugë vdekjeje. Është 40 kilometra e gjatë dhe është pjesë e A44, që lidh Oksfordin me Aberystwyth në Uells. Shumë shpesh ndodhin aksidente të rënda. Sidomos mes Leominster dhe Worchester, shoferët duhet të kenë shumë kujdes.

Vendi 7 Rruga mes Luxor dhe Hurghada në Egjipt duhet të evitohet nga shoferët. Rruga kalon përmes një pellgu që kontrollohet nga banditët. Për këtë arsye shpesh shoferët që udhëtojnë andej fikin dritat natën, por kjo nuk është se përmirëson dhe aq shumë sigurinë e tyre.

Vendi 6 Panorama është e mrekullueshme. Mirëpo shoferët nuk kanë asnjë shans që t’i heqin sytë nga rruga në atë që quhet autostradë panamerikane, në pjesën prej 40 kilometrash në Ekuador. Ndryshe nuk do e shihni kurrë vullkanin më të lartë në botë, Cotopaxi.

Vendi 4 Rruga më e rrezikshme e Amerikës Qendrore ndodhet në Kosta Rika dhe lidh San Isidro de El General dhe Cartago. Vendasit e quajnë këtë pjesë të rrugës “Kodra e Vdekjes”.

Vendi 3 Rruga më e rrezikshme në Kinë. Rruga është e rrëshqitshme, sidomos në pjesën që lidh Sishuanin me Tibetin. Ajo kalon mes malesh të larta mbi 4 mijë metër.

Vendi 2 Ajo ka emrin e lezetshëm “BR-116”, por brazilianët e quajnë edhe “Rruga e Vdekjes”. Veçanërisht e rrezikshme është ajo pjesë e rrugës që lidh Kuritban me San Paolon.

Vendi 5 Një tjetër rrugë makthi në Europë. Sipas revistës VZine, bëhet fjalë për rrugën që lidh brigjet e Kroacisë. Arsyeja: kthesa të papritura, mungesë vijëzimesh e për më tepër shoferë të çmendur vendas.

28 F.P. 26/03 - 01/04/11

Vendi 1 “North Yungas Road” në Bolivi. Rruga mes La Paz dhe Coroico merr çdo vit nga 200 deri në 300 jetë njerëzish.

Audi pritet të sjellë në treg modelin luksoz A9 Mbi pesë metër e gjatë, dizajn modern, dy dyer: Audi planifikon të hedhë në treg një top- model të ri. Në vitin 2014 pritet të dalë në treg makina e re A9. Një automjet luksi që bazohet tek modeli A8, por me një interior të nivelit shumë më të lartë. Janë planifikuar dy versione për këtë makinë: një coupe dhe një cabrio. Qëllimi i Audi-t është që të sulmojë modelet e Mercedes-it, atë CL dhe SL. Çmimi nis nga 80 mijë euro.


Rr - Donika Kastrioti Tel: +355 69 20 84 361 Tirana, Albania +355 69 20 84 360

AutoFP

Këto makina nuk duhet të ishin në rrugë Të gjithë prodhuesit e makinave dridhen nga kjo listë. Ajo është hartuar nga emisioni kult “Top Gear”, me më shumë se 350 milion shikues në mbarë botën. Lista përfshin makinat që nuk duhej të ishin në treg. Sigurisht në përcaktimet e drejtuesve të këtij emisioni ka shumë humor, por ai është i rëndë. Po t’i shtosh faktin se lista është e shkurtër, atëherë prodhuesit e makinave duhet të jenë në siklet.

Porsche Cayenne Sigurisht është një makinë që ka pasur sukses në treg, por sipas drejtuesve të Top Gear, kush ka një makinë të tillë është “b...themadh”.

Vauxhall (Opel) Astra Makinë e zhurmshme, e rëndë, Tigra ka gjithçka që një makinë cabrio nuk duhet ta ketë.

Tata Nano Nuk ka asnjë listë ku nuk mund të gjendet një makinë e tillë. Makina më e lirë në botë është përhapur në Indi dhe ka mbërritur edhe në Europë. Drejtuesit e Top Gear mendojnë megjithatë se pronarët e kësaj makine po i shkaktojnë natyrës një problem më shumë.

Vauxhall (Opel) Vectra Prezantuesi kryesor i Top Gear, Jeremy Clarkson, nuk donte ta merrte fare në provë një makinë të tillë. “Kur prodhuesit e saj nuk kanë marrë fare mundim të merren me makinën, pse ta bëj unë një gjë të tillë?”

Dodge Nitro Mezi rrugëtohet me të, ka një dizajn të shëmtuar, është e zhurmshme dhe e keqpërpunuar.

Vauxhall (Opel) Frontera Një nga makinat e para fuoristradë që ka dalë në rrugë. Megjithatë drejtuesit e Top Gear thonë se është makinë për njerëz me shumë lek, por pa shije.

Toyota Corolla Makina më e suksesshme në histori, por 35 milionë persona që e kanë në pronësi një të tillë, sipas Top Gear janë simbole të mungesës së fantazisë.

Ssangyong Rodius Delja e zezë e industrisë koreane të makinavedhe ky madje është një kompliment. Prezantuesit e Top Gear thonë se është Frankenshtajni i makinave.

Chrysler Cruiser

Jaguar X- Type

Versioni cabrio mendohej se do të ishte një sukses që do risillte në kujtesë versionet e vjetra të makinave të hapura. Është një dështim total.

BMW M6 Duhej të ishte një makinë sportive, por është e tejngarkuar me teknologji brenda, aq sa të bën të të duket udhëtimi sikur je duke luajtur me një Nintendo.

Mercedes ML 55 AMG Sipas Top Gear, modeli i vjetër M-Klas, ishte i pabesueshëm për shkak se ishte prodhuar në SHBA. Por as përpunimi tepër i shtrenjtë nga AMG nuk ka ndryshuar gjë.

Suzuki X-90

Britanikët ishin shumë krenarë kur prodhuan këtë model duke menduar se tashmë gjithkush mund të blinte një Jaguar me çmim të lirë. Por rezultoi një katastrofë: kjo makinë ishte thjesht një Ford Mondeo pa makijazh.

Rover 45 U mendua se do ishte një makinë që do i jepte jetë Rover-it. Por nuk rezultoi kështu. Ishte shumë britanike dhe aspak me shije- Rover pa shumë shpejt se si makina nuk shitej në treg dhe u zhvendos e 45-ta në listën e klientëve.

Reva Në Britani njihet edhe me emrin G-Wiz. Aq e avashtë sa më mirë të ecësh në këmbë, aq e ngushtë sa të kap paniku, një shaka mbi goma.

Mendohej të ishte një model i suksesshëm, por është një përzierje e çuditshme, nuk është as fuoristradë, as coupe, as cabrio.

Maybach Duhej të ishte një makinë e klasit të lartë, e prodhuar nga shtëpia e Mercedes-it. Synimi ishte të konkurronte me Rolls Royce. Por ka rezultuar një makinë për pasanikët e rinj, që nuk kanë shije.

Kjo makinë mund të ecë me fuqinë e erës Ideja është e thjeshtë: ky model makine përdor fuqinë e erës për të prodhuar energji. Gomat e mëdha funksionojnë edhe si një mulli prej ere që grumbullon energji. Por sigurisht që ka shumë dyshime nëse një model i tillë mund të funksionojë.

26/03 - 01/04/11 F.P. 29


Art 30 -31

Romeo e Zhulieta Gjithmonë ndryshe,

gjithmonë e njëjtë

Lulëzim Zeqja, Esela Pysquli, Adriana Tolka, Xhejni Fama, Dorian Ramanliu, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Florind Belliu, Besmir Bitraku, Englantina Cenomeri, Ermira Hysaj, Genti Deçka, Suela Hoxha, Edvin Mustafa, Lorenc Kaja, Elidon Alikaj, Endri Çela, Alban Musa dhe Ledio Janushi – janë këta aktorët që marrin pjesë në “Romeo dhe Zhulieta” e William Shakespeare, që shfaqet në Teatrin e Metropolit. Aktorët e rinj kanë vënë gjënë më të bukur të jetës së tyre, rininë e tyre, në funksion të “Romeo dhe Zhulietës” shekspiriane. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur një kast me aktorë të rinj për të rivënë në skenë një prej pjesëve më të njohura të Shekspirit. Në rolin e Romeos dhe Zhulietës janë aktorët Lulëzim Zeqja dhe Esela Pysqyli, të cilët kanë marrë pjesë bashkë edhe në serialin televiziv “Komuna e Parisit”.

30 F.P. 26/03 - 01/04/11

Nga Amarildo Lumani www.freepress.al


ArtFP Shumë miq të mi më kanë komplimentuar për këtë rol, por kam pasur edhe kritika nga njerëz të afërt, kritika të mira kuptohet

jmë që të vazhdojë kështu. Si është pritur nga publiku kjo shfaqje? Besoj se është pritur shumë mirë. Ka pasur shumë njerëz që kanë ngelur pa bileta për shkak të interesimit të madh dhe numrit të vogël të vendeve, pasi dihen kushtet e Teatrit të Metropolit. Megjithatë më duhet të them që Kiço Londo ka bërë një punë kolosale për të ngritur këtë teatër dhe për të pasuruar jetën teatrore të Tiranës. Sa afër dhe sa larg jeni nga personazhi i Romeos? Ky është një Romeo sipas meje. Domethënë që personazhit i kam përshtatur karakterin tim, por pa e tepruar. E kam shijuar shumë këtë shfaqje.

* * * “Këtë rol duhet ta bësh në fillim të karrierës” Esela Pysqyli është Zhulieta e kësaj shfaqjeje. E diplomuar në vitin 2009 ajo ka marrë pjesë në disa pjesë teatrore si dhe në serialin “Komuna e Parisit”. Esela, si ju është dukur roli i Zhulietës? E kam pritur me mjaft emocion. Që prej momentit kur Kiço Londo më tha se më shihte si të përshtatshme për këtë rol, u lumturova jashtë mase. Të gjithë miqtë e mi i njoftova që do të bëja këtë rol dhe mezi prisja ditën kur do të fillonte shfaqja. Ky është një rol që ose e bën në fillim të karrierës ose nuk e bën më dhe shumë pak aktorë kanë shansin që ta bëjnë këtë rol. Ka qenë një kënaqësi shumë e madhe.

“Ky është një Romeo sipas meje” Teatër, film, dublim. Këto janë impenjimet e momentit për Lulëzim Zeqjan. Ka mbaruar Akademinë e Arteve në vitin 2001, me shfaqjen “Endrra e një nate vere” ai hyn në kategorinë e aktorëve profesionistë. Në 2005-ën interpreton në filmin “L’orizzonte degli eventi”, me të cilin ishte edhe pjesëmarrës në Festivalin e Kanës ne seksionin e “javës së kritikës”. Ka marrë pjesë në disa

filma, seriale dhe teatër. Një aktor me një background shumë të pasur. Sot e gjejmë në mjediset e Teatrit të Metropolit, i përzgjedhur për rolin kryesor në pjesën “Romeo dhe Zhulieta”. Lulëzim, sa e vështirë ka qenë për ju përshtatja me rolin e Romeos? Çdo pjesë e William Shakespeare është një sfidë e madhe. Për mua të luaja rolin e Romeos ka qenë një kënaqësi mjaft e madhe dhe paksa e lodhshme. Deri tani ka ecur mirë. Shpreso-

Si është pritur nga publiku kjo shfaqje? Ka pasur reagime të ndryshme. Shumë miq të mi më kanë komplimentuar për këtë rol, por kam pasur edhe kritika nga njerëz të afërt, kritika të mira kuptohet. Ndërsa përsa i përket publikut, reagimet kanë qenë të shumëllojshme. Ndoshta është kultura e publikut shqiptar, por është shumë e bezdisshme kur në moment kulminante të shfaqjes dikujt i bie telefoni ose bën batuta dhe në ato moment ndjehesh shumë keq pasi edhe sallat e teatrit janë shumë të vogla dhe për mirë apo për keq e ke shumë afër publikun.

26/03 - 01/04/11 F.P. 31


Televizioni 32 -33

Nga Amarildo Lumani

www.freepress.al

Bruna Lahe:

M

ëngjesi në Vizion+ nis me emisionin “Dita ime”, i cili prezantohet nga gazetaret Bruna Lahe dhe Stela Kotri. Bruna Lahe studimet e saj i ka përfunduar për psikologji, por dëshira dhe pasioni për televizionin e ka shtyrë atë që ta lërë mënjanë psikologjinë dhe t’i hyjë botës së medias. Pavarësisht studimeve, gazetaria, më mirë të thuash televizioni, ishte një pasion, një dëshirë, që mund të kish mbetur në Përmet, qytetin në të cilin ajo ka lindur dhe është rritur. Në fakt vajza, në atë kohë 18-vjeçare dhe plot ambicie, donte të angazhohej në diçka që e bënte të ndihej mirë. Për këtë nisi punë te Telenorba, ku prezantonte një emision të vetin, “Life Style” dhe edicionet informative të fundjavës. Bruna e vlerëson shumë atë përvojë. “Te Telenorba fillova të krijoj shumë kontakte dhe fitova besim e siguri në vetvete. Kuptova se mund të arrija diku, ndaj doja të vazhdoja në televizion”, - shprehet ajo. Më pas kaloi te TVA, një televizion kombëtar, i cili ishte në periudhën e vet më të mirë. Për një vit e gjysëm punoi si gazetare terreni dhe ishte bashkëmoderatore në emisionin “Venus” me Ueda El Sayed e më vonë me Hygerta Sakon. Nga TVA kalon në Televizionin Publik Shqiptar, ku punon si koordinatore e emisionit të përjavshëm “Kthehem të dielën”. Për të vënë në provë dhe për të njohur aftësitë personale lë për pak kohë televizionin dhe për 7 muaj punon te revista “Kult”. Nga kjo përvojë Bruna thotë se ka mbetur shumë e kënaqur, sepse krijoi shumë kontakte dhe u njoh me shumë njerëz të artit pamor, teatrit dhe muzikës. Kontaktet i shërbyen për të nisur paralelisht që të merrej me disa projekte si “Miss Globe International 2008” (koordinatore) dhe “Java e Modës” (prezantuese) etj. Një moment që ajo e vlerëson si shumë të veçantë nga karriera e saj është turi i parë që “Fashion TV” ka organizuar në disa qytete të Shqipërisë, të cilin Bruna e ka prezantuar. Me sytë që i shkëlqejnë, ajo thotë: “Ngaqë isha shumë e entuziazmuar, e kam nisur prezantimin me fjalët ‘Unë jam Brunilda Lahe dhe jam shumë e lumtur që kam fatin ta prezantoj këtë aktivitet’. Ishte një eksperiencë që më dha mundësinë të udhëtoj shumë dhe të njoh kultura të ndryshme, duke patur parasysh se aty kishin ardhur vajza nga e gjithë bota”. Pas kësaj eksperience, Bruna i rikthehet televizionit. Ndalesa e radhës është Vizion + në emisionin e mëngjesit “Konak”. Aty bënte lidhjet direkt dhe koha e saj televizive ishte vetëm 10 minuta. Por, emisioni ndryshon disi format dhe emër. Ai quhet “Kafe Express” dhe Bruna ishte bashkëprezantuese me Anila Çelën, Dorina Topollaj dhe Ervin Kurtin. Njëkohësisht, vazhdonte të ishte edhe gazetare tereni. Një hov të rëndësishëm karriera e saj merr në momentin kur Bruna bëhet prezantuese e dytë në “Dita ime”. Tashmë ajo dhe Stela Kotri drejtojnë të dyja fillimin e “ditës së shikuesve”.

32 F.P. 26/03 - 01/04/11


TelevizioniFP Ndër momentet më të vështira në një transmetim live ka qenë kur ishte një emision për kafshët. Ky qe një ndër momentet më të vështira, pasi unë i kam shumë frikë kafshët. Një qen i vogël, pavarësisht hapësirës së madhe të studios, rrinte te këmba ime

Çelësi i suksesit tim Bruna, si ka nisur rruga juaj drejt gazetarisë? Krejt rastësisht me përzgjodhën për të qenë pjesë e stafit të televizionit lokal AOS, në Përmet, i cili ishte një televizion në krijim e sipër. Unë nuk isha regjistruar dhe as nuk kisha ndërmend të konkurroja. Por, po shoqëroja kushërirën time në audicionet që po bënte TV AOS dhe më kërkuan që edhe unë të bëja një provë. I kalova të gjitha fazat e atij konkursi dhe fillova aty, duke bërë si gazetaren e terrenit, ashtu edhe drejtuesen e emisioneve apo dhe spikeren e lajmeve. E vlerësoj punën te AOS –i, pasi eksperienca që më ka dhënë ishte shumë e rëndësishme dhe ka qenë si një shkollë e vërtetë gazetarie. Në AOS qëndrova gjatë gjithë vitit të katërt të gjimnazit dhe më pas erdha në Tiranë për të vazhduar shkollën e lartë pasi fitova të drejtën e studimit për Shkenca Politike dhe Psikologji. Vendosa që të studioja për psikologji, edhe pse im atë nuk ishte dakord. Nëse nuk do të merreshit me televizion, çfarë do donit të bëni në jetë? Në qofte se nuk do të merresha me televizion, do preferoja të kisha një klinikë timen, për t’u marrë me zhvillimin e psikologjisë së fëmijëve. Edhe pse është shumë e vështirë, më pëlqen të merrem me fëmijët dhe problemet e tyre. Ju për disa muaj keni qenë imazhi i kompanisë celulare AMC. Çfarë ndjesi kishit kur kalonit pranë posterave me imazhin tuaj? Edhe kjo është një ndër eksperiencat e mia, që nuk do ta harroj kurrë, një ndër eksperiencat më të bukura. Gjatë periudhës që kam qenë imazhi i AMC-së, merrja shumë telefonata gjatë gjithë kohës dhe miqtë të habitur me pyesnin “A je vërtet ti?”. Por, një moment që dua të theksoj, i cili më ka ndodhur gjatë kohës që isha imazh i AMC-së, ishte kur me një nga miqtë po kalonim pranë një posteri me imazhin tim. Ai i thotë: “Ndalo pak këtu, se dua të bëj një foto me atë vajzën e fotos aty”. Kjo ishte një nga momentet me gazmore që kam përjetuar gjatë kohës që isha pjesë e asaj reklame. Edhe pse jo gjithmonë më pëlqente si dukesha, e lashë imazhin në duar të profesionistëve. Por jam ndjerë mirë, shumë mirë në atë periudhë Sa kohë i kushtoni familjes tuaj? Familja është një nga gjërat me të shtrenjta që kam. Fizikisht me ta nuk arrij të qëndroj shumë kohë, pasi familja ime jeton në Përmet dhe e vetmja mënyrë që kam për të qëndruar me ta, janë bisedat e gjata telefonike. Por, edhe ata vijnë shpesh dhe me vizitojnë këtu në Tiranë, pasi unë nuk shkoj shpesh në vendlindje, për arsye të angazhimeve që kam këtu.

Kush është personi që jeni më e lidhur ? Personi që jam me e lidhur është im vëlla, të cilin e adhuroj. Oni është gjëja më e shenjtë që kam. Cila është gjeja e parë që bëni pasi mbaroni emisionin? Gjëja e parë që bëj pasi mbaroj emisionin është bërja e një telefonate. E më pas vjen biseda me producenten dhe stafin e emisionit, të cilët japin vlerësimin e vërtetë të përmbajtjes së emisionit. Ju thatë që gjëja e parë që bëni pasi mbaroni emisionin, është bërja e një telefonate. Kush është personi që ju telefononi menjëherë? Personi i parë që i telefonoj kur përfundon emisioni është ime më, e cila ka edhe rolin e kritikes së look-ut dhe imazhit. Cili ka qenë momenti më i vështirë që keni pasur ndonjëherë në transmetimet live? Ndër momentet më të vështira në një transmetim live ka qenë kur ishte një emision për kafshët. Ky qe një ndër momentet më të vështira, pasi unë i kam shumë frikë kafshët. Një qen i vogël, pavarësisht hapësirës së madhe të studios, rrinte te këmba ime. Nuk dija çfarë të bëja se ishim live. Një moment tjetër ka qenë kur kishim të ftuar në studio disa fëmijë. Ky ishte një ndër momentet edhe më të bukura, por edhe më të vështira. Pra, një emision që i kishte të dyja anët e medaljes, pasi është shumë e vështirë që t’i menaxhosh fëmijët e vegjël në studio. Fëmijët janë shumë të bukur për t’u parë në televizion, por shumë të lodhshëm për t’i pasur në studio. Si është Bruna në jetën e përditshme? Një person “që nuk vë ujët në zjarr” nëse një gazetë shkruan të pavërteta për mua, shumë e shoqërueshme, e disponueshme për t’i ndihmuar të tjerët dhe një kuzhiniere shumë e mirë, përderisa jeton vetëm. Jeta sentimentale e Brunës si është? Mirë, shumë mirë është jeta sentimentale. Kur të kem diçka për ta ndarë me publikun e gjerë, do ta deklaroj, por tani nuk kam çfarë të them (qesh). Një ndër ëndrrat që Bruna nuk e ka realizuar deri tani, cila është? Një ndër ëndrrat e mia, që kam shumë dëshirë ta realizoj në një të ardhme, është regjia e ndonjë filmi. Deri në korrik do të jem e impenjuar me “Dita ime”. Më pas nuk i dihet se çfarë mund të më rezervojë fati.

Personi që jam me e lidhur është im vëlla, të cilin e adhuroj. Oni është gjëja më e shenjtë që kam Personi që ka pasur më tepër besim tek ty në botën e medias? Për ecurinë time në botën e medias, personi që më ka dhënë besim gjatë gjithë kohës dhe me ka bërë të ndihem e sigurt, është autori i programit që unë aktualisht drejtoja, Rezart Nika. Gjithashtu, një respekt shumë të veçantë gëzoj për Alda Bozon, bashkëshorten e Petrit, bashkëpunimi me të cilën me solli edhe kontaktin e parë me studion e marketingut të AMC-së. Një këshillë që do të doni t’u jepnit të rinjve të cilët aspirojnë për televizion? Mos kini frikë të konkurroni! Ndërsa editorëve të mediave, do t’u thosha që të gjithë ata që kanë një talent, meritojnë një mundësi. Por, çelësi i suksesit për mua është të gjendesh në momentin e duhur, në vendin e duhur dhe të krijosh kontaktet e duhura.

26/03 - 01/04/11 F.P. 33


NightLife 34 -35

Gjyshja është një hit! Çdo person në moshën 69 vjeçare do të mendonte se si të shijonte pensionin dhe do të merrej me rritjen e nipërve apo të mbesave, pa e vrarë mendjen për të punuar. Por jo Mamy Rock! Pas shumë eksperiencave si modele, këngëtare, lektore ajo vendosi që t’i hynte rrugës së deejay-t

P

avarësisht moshës së madhe, ajo ndoqi një dëshirë që i lindi në momentin e parë kur dëgjoi muzikë elektronike dhe si një premtim dhënë nipit të saj, ajo ndoqi dëshirën e saj. Mamy Rock, emri i së cilës është Ruth Flower është një deejay 70 vjeçare nga Bristol i Britanisë së Madhe. E rritur në një familje muzikantësh, ku i ati ishte tenor dhe vëllezërit e saj merreshim gjithashtu me muzikë, ajo ndoqi traditën e familjes duke u bërë një këngëtare. Por shumë shpejt pasioni për të kënduar u fashit deri sa një ditë, në moshën 69 vjeçare, ajo merr pjesë në ditëlindjen e nipit të saj në një club të madh dhe i hipën dëshira që të mësojë të luajë disqet. Pas një trajnimi në Paris nga deejay profesionist ajo nxori single-in e saj të parë të titulluar “Still rocking”. Tashmë është në një tour në Europë dhe në Azi. Ndalesa e saj e radhës ka qenë njëri prej klubeve të kryeqytetit tonë. Në intervistën e dhënë ajo na flet për pasionin e saj, dashurinë ndaj muzikës si dhe faktin e të qenit një deejay në moshën 70 vjeçare. Si nisi e gjithë kjo, nga ju erdhi dëshira për tu bërë deejay? Nipi im më ftoi në ditëlindjen e tij në një prej club-eve më të mëdhenj dhe të zhurmshëm të qytetit, ku kishte ftuar gjithë bashkëmoshatarët e tij. Në fillim mu duk shokuese gjithë ajo zhurmë, por më pas filloi të më pëlqente. I premtova nipit tim që do të bëhesha një deejay dhe me ndihmën e Aurelien Simon ja dola të njihem me këto pajisje dhe të njoh punën e deejay-t. Bëra një trajnim në Paris, ku mësova shumë gjëra. Unë nuk jam deejay më i zoti, por kam mësuar disa gjëra rreth këtij profesioni.

Nipi im më ftoi në ditëlindjen e tij në një prej club-eve më të mëdhenj dhe të zhurmshëm të qytetit, ku kishte ftuar gjithë bashkëmoshatarët e tij. Në fillim mu duk shokuese gjithë ajo zhurmë, por më pas filloi të më pëlqente 34 F.P. 26/03 - 01/04/11

Prej dy vjetësh jeni një deejay, ju mungon fakti i të qenit një grua e zakonshme? Unë jam një grua e zakonshme. Unë bëj një jetë shumë normale. Është e vërtetë që për momentin jam duke lëvizur shumë për shkak të koncerteve që jap, por vazhdoj të bëj të njëjtën jetë që kam bërë edhe më parë. Në momentet kur nuk jam duke u marrë me ndonjë projekt muzikor, unë vishem normalisht, sillem normalisht dhe jetoj normalisht.


NightLifeFP Është mënyra se si jam gatuar. Nuk mund të rri e të pres vdekjen duarkryq. Jam mësuar gjithmonë të jem në lëvizje dhe nuk mund t’a duroj monotoninë

Vitin e kaluar isha në Glastonbury. Kur fillova të luaja ishin rreth 10 veta që po kërcenin pasi shumica ka menduar se një plakë 70 vjeçare nuk mund të luante muzikë të mirë, ndërsa pas gjysëm orë kishte aq shumë njerëz sa mund të ecje në kokat e tyre

Përse ky emër, Mamy Rock? Pas shumë propozimeve që u bënë nga pjesëtarët e grupit lidhur me emrin që unë do të mbaja duket se ky emër u pëlqeu të gjithëve dhe ramë dakord që unë të mbaja emrin Mamy Rock. Dhe të them të drejtën po më pëlqen shumë. Ju thatë që keni studiuar për soprano. Përse nuk keni vazhduar karrierën tuaj si këngëtare por u bëtë një deejay? Asnjëherë nuk kam menduar se do të bëhesha një deejay profesionist. Mua më pëlqejnë shumë sfidat dhe kjo ka qenë një sfidë shumë e bukur dhe e paparashikueshme. Kam bërë shumë gjëra në jetë për të cilat ndjehem më shumë krenare se sa për faktin që jam një deejay. Të luash disa disqe natyrisht që nuk është gjëja më e zgjuar në botë. Ku e gjeni gjithë këtë energji? Është mënyra se si jam gatuar. Nuk mund të rri e të pres vdekjen duarkryq. Jam mësuar gjithmonë të jem në lëvizje dhe nuk mund t’a duroj monotoninë. Keni qenë modele, këngëtare, tashmë edhe deejay. Ka ndonjë gjë që ju ka ngelur pa bërë? Në fakt më ka ngelur një peng, diçka që kam dashur ta bëj me kohë, por nuk kam pasur mundësi. Të bëj një sulm kamikaz (qesh). Megjithëse kur i thashë të njëjtën gjë një personi në Copenhagen, u ofrua vullnetar që të më mësonte (qesh). Kur doli kënga juaj e parë ? Në vitin 2009 në Los Anxhelos është regjistruar “Still Rocking”, klipi im i parë. Kam performuar edhe në Kanë, përballë artistëve si Lenny Kravitz dhe Mariah Carey. Një emocion shumë i madh për mua dhe një nder të performoj me artistë kaq të mëdhenj.

Çfarë mendojnë fëmijët tuaj kur ju shohin duke bërë një profesion që nuk është aspak i përshtatshëm për moshën tuaj? Në fakt kjo është një pyetje që ja kanë bërë edhe djalit tim. Dhe ai është përgjigjur: “Mamaja ime bën një profesion që është ndryshe nga çdo lloj profesioni që bëjnë moshataret e saj. Mamaja ime është ndryshe, gjithmonë kështu ka qenë”. Si ndjeheni kur luani në një sallë plot me të rinj? Në fakt shpesh herë pyes veten “Çfarë je duke bërë?” Por më pas filloj luaj dhe harroj gjithçka, ndjehem njëlloj si gjithë këta të rinj që kërcejnë hareshëm. Ky ka qenë kontakti juaj i parë me muzikën? Jo. Nuk është hera e parë që merrem me muzikë. Kam studiuar dhe punuar për 7 vjet si mezzosoprano. Por shpejt e kuptova që nuk ishte një profesion i përshtatshëm për mua. Megjithatë kjo nuk do të thotë që e njoh shumë mirë muzikën elektronike. Bile

mund të them që nuk e njoh fare (qesh). Por njerëzit e pëlqejnë. Dhe nëqoftëse nuk do të isha bërë një deejay profesioniste atëherë do të luaja për nipërit e mi. Si ju bën të ndiheni fakti që shumë njerëz ju njohin tashëm që jeni deejay? Jam surprizuar kur kam shkuar vitin e kaluar në Los Anxhelos. Shumë njerëz më njihnin dhe thërrisnin emrin tim. Jam lumturuar pa masë. Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën që nuk jeni duke luajtur muzikë? Kam marrë shpesh pjesë në konferenca të ndryshme shkencore dhe më pëlqen shumë të flas rreth historisë. Kam marrë pjesë në shumë evente historike dhe është një ndër gjërat që bëj me më shumë dëshirë, por më kufizon paksa fakti që duhet të shkoj vetëm në vende ku flasin dhe kuptojnë anglisht.

Cila ka qenë performanca më e bukur deri tani? Vitin e kaluar isha në Glastonbury. Kur fillova të luaja ishin rreth 10 veta që po kërcenin pasi shumica ka menduar se një plakë 70 vjeçare nuk mund të luante muzikë të mirë, ndërsa pas gjysëm orë kishte aq shumë njerëz sa mund të ecje në kokat e tyre. Një emocion shumë i madh. Njerëzit nuk ishin mbledhur për shkak të emrit tim, por për shkak të muzikës që unë luaja. Cili ka qenë frymëzimi juaj? Gjyshja ime më ka dhënë një këshillë të cilën ja kam transmetuar edhe nipërve të mi dhe po jua them edhe juve “Çfarë do që të ndodhë, mos harro që je më i miri. Askush nuk është më i mirë se ti”! Jam frymëzuar nga artistë si Frank Sinatra apo i mrekullueshmi Freddie Mercury. Zërat e tyre kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe më kanë bërë që ta dashuroj muzikën. Çfarë menduat kur ju propozuan të vinit në Shqipëri? Në të vërtetë unë di shumë pak gjëra për Shqipërinë. Asgjë në fakt. Pashë në hartë dhe ishte një pikë shumë e vogël, e cila lexonte Albania. Por kur erdha në Tiranë u impresionova shumë. Një vend shumë i bukur. Nga buron pasuria juaj? Çfarë industrie keni që keni një mirëqenie të tillë? Me të vërtetë një vend i jashtëzakonshëm.

26/03 - 01/04/11 F.P. 35


Sport 36 -42

Nga Gerti Katro www.freepress.al

Të mirat shëndetësore që sjell Bouling

Rrëzoi të gjitha!

Boulingu është një lloj ushtrimi fizik aerobie, i ngjashëm për ecjen me pesha të lehta. Bouling ndihmon në djegien e kalorive dhe vë në punë grupet e muskujve që nuk ushtrohen zakonisht. Përkulja dhe shtrirja në bouling vë në punë tendinat, nyjet, ligamentet dhe muskujt e krahëve. Për rrjedhojë, promovon humbje në peshë. Përveç përfitimeve fizike, vijnë gjithashtu edhe përfitimet psikosociale, forcim miqësish apo krijim lidhjesh të reja në grupe.

Si të mbrohemi nga dëmtimet

Bouling është një sport, në të cilin lojtarët bëjnë përpjekje për të fituar pikë duke rrotulluar një top me pesha të ndryshme, përgjatë një sipërfaqeje të sheshtë, duke rrëzuar disa birila, zakonisht në një sipërfaqe prej druri apo sintetike.

Si çdo aktivitet tjetër fizik, nxehja e muskujve ndihmon për të parandaluar dëmtimet. Topat e boulingut janë të rëndë dhe pesha e tyre është e ndryshme. Për të shmangur dëmtimin e dorës, ato duhet të merren me të dyja duart. Është gjithashtu e rekomanduar të ulesh në gjunjë kur lëshon topin, për të shmangur lëndimet e shpinës. Topi i boulingut kthehet me anë të një mekanizmi që shtyhet nga një rrotë dhe praktikantët duhet të mbajnë duart e tyre larg tij. Lojtarët duhet të bëjnë nxehjen e gishtave të tyre para se t’i futin ato në një top boulingu, për t’u siguruar që gishtat e tyre nuk do të mbeten mbërthyer në top.

Historia

Mënyra e lojës

Ka shumë forma të bouling dhe një nga më të përhapurat është bouling me dhjetë birila. Format më të hershme, më primitive të bouling, datojnë në Egjiptin e lashtë. Rregullat e parë të standardizuara u krijuan në Nju Jork, më 9 shtator, 1895. Sot, bouling përfshin rreth 95 milionë njerëz, në më shumë se nëntëdhjetë vende në mbarë botën dhe vazhdon të rritet përmes mediave argëtuese, si video game për në shtëpi dhe pajisje që mbahen në dorë.

Zhvillimi Ndërtimi i një rrugice ku luhej boulingu, u konsiderua si “një aspekt i rëndësishëm” i zhvillimit të pronës në perëndim të Shteteve të Bashkuara, në fund të viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960, të përshkruar nga “Los Anxheles Times si “qytetet e vogla në veten e tyre”, disa prej të cilave kushtonin me miliona dollarë. “Los Anxheles Times” e

36 F.P. 26/03 - 01/04/11

përshkruan themeluesin Luis Leser si “më aktivin në fushën e zhvillimit të rrugicave të boulingut”. Ai zhvilloi këtë lloj biznesi rreth e rrotull Kalifornisë. Të gjitha ndërtesat ishin të pajisura me një dhomë bilardoje, dhomë loje për fëmijët, dyqan kafeje dhe ambiente bari. Nga 1962, Leser kishte zhvilluar nëntë rrugica boulingu. Më e madhja ishte Parkuay Lanes në El Kajon, zhvilluar me një kosto prej 1 milion dollarësh, me 60 rrugica. Ai paraqiste pesë hektarë për parkim. Objektivi ishte “mposhtja e rivalitetit të klubeve më të mira të natës”. Leser dhe Ted Bentli zhvilluan Legion Lanes, në një rrugicë boulingu me 44-korsi nga stadiumi amerikan i Hollivudit, arena e boksit, në El Centro dhe Hollivud Bulevard, për 2 milion dollarë ($ 14.520.971, të përshtatur me inflacionin). Gjithashtu, në 1962, Leser planifikoi zhvillimin e bouling në Australi, Zelandën e Re dhe Japoni, për të konkurruar me futbollin, kriketin dhe regbinë, si zbavitje kombëtare në këto vende.

Bouling më i zakonshëm është ai me dhjetë birila. Në këtë lloj loje, çdo lojtar aktivizohet në një pjesë loje, që është e ndarë në dhjetë korniza (frame). Një kornizë i jep një lojtari dy shanse që të hedhë poshtë të gjithë birilat. Numri i birilave të rënë regjistrohet në çdo kornizë e totali mblidhet në vazhdimësi të lojës. Lojtari me pikët më të mëdha në lojën e tij fiton edhe gjithë lojën. Rezultati mund të jetë më i madh nëse arrin t’i hedhësh të gjitha birilat me një goditje të vetme, e cila quhet strike. Një “spare” shënohet kur rrëzohen poshtë të gjitha birilat, duke përdorur të dy goditjet e një kornize. Rezultati për këtë lojtar do të jetë 10, plus të totalit në rrokullisjet e ardhshme. Tre strike të njëpasnjëshme njihen ndryshe si një “turkey”. Nëse një strike bëhet në çdo kornizë të lojës, atëherë rezultati i lojtarit është 300 dhe ai ka arritur një “lojë perfekt”.


SportiFP

Pajisjet: Topi Topat e boulingut variojnë në peshë, duke u varur nga lloji i lojës. Në lojën me 10 birila, topat janë të mëdhenj gati 27 inç në qark (afërsisht 8,59 inç në diametër) dhe mund të kenë deri në pesë vrima. Topat vijnë në pesha të ndryshme, deri në 16 kg, me madhësinë dhe ndarje nga vrimat e gishtit të vogël. Shpesh ka topa më të lehtë për t’u akomoduar në duart më të vogla. Topa për lojëra të tjera mund të ndryshojnë, topa që merren në pëllëmbë të dorës, që nuk kanë nevojë për asnjë vrimë. Ndryshe nga sportet e tjera, topat mund të jenë të madhësive të ndryshme dhe peshat e bazuara nga dëshira e lojtarëve.

Këpucët

Teknikat e lëshimit të topit Ka dy mënyra tipike të ndryshme për të rrotulluar topin: -Drejt Fillestarët zakonisht e lëshojnë topin drejt pistës, duke shpresuar të godasin xhepin 1 dhe 2, ose 1 dhe 3 -Çengeli/Kthesa Ky lloj lëshimi topi zakonisht përdoret më tepër nga lojtarët e stërvitur. Pasi lojtari lëshon topin, sfera niset drejt dhe më pas kthehet në një drejtim nga prerja që lojtari mund t’i ketë dhënë gjatë lëshimit.

Këpucët e bouling kanë një stil të ndërmjetëm midis këpucëve të rregullta dhe llojit atletik. Tabani i këmbës ka një pjesë prej lëkure apo gome jo rrëshqitëse, është bërë në përgjithësi prej gome të ngjashme me atë të një lojtari basketbolli, për të krijuar stabilitet, ndërsa këmba rrëshqitëse është bërë nga një material shumë më i butë, që lejon një lojtar të rrëshqasë në çastin e hedhjes së topit. Këto këpucë mund të blihen, por shumica e lojtarëve rastësorë i marrin me qira në një ambient boulingu.

Boulingu në Shqipëri Sporti i boulingut në vendin tonë është i zhvilluar vetëm në nivel argëtimi. Ambientet për të praktikuar këtë sport ofrohen në disa qendra në kryeqytet dhe rrethe. Më tepër frekuentohet nga grupe shoqërore që duan të kalojnë disa çaste të këndshme. Në Shqipëri ende nuk ka një zhvillim në nivele profesionale të këtij sporti, edhe pse ka disa vjet që boulingu ka hyrë si mënyrë zbavitjeje.

Dorezat Dorezat e boulingut janë të përbëra me një mbështetje metalike dhe një pjesë tjetër më e butë, në mënyrë që topi të mbështetet sa më mirë. Ka stile të ndryshme dorezash, duke përfshirë ato me një dizajn me gisht të plotë metalik dhe ato me një pjesë të zbuluar për dy gishtat e mesëm dhe atij të unazës. Ka edhe nga ato me mbrojtëse gishtash. Ato lejojnë një lojtar për të mbajtur gishtat e tyre të mbledhur.

Stilet Ekzistojnë tri lloje të ndryshme të stileve të përdorura të lëshimit të topit mbi korsi. Të tre stilet janë: stroker, cranker dhe tweener. -Stroker Njerëzit që përdorin stil stroker zakonisht i mbajnë këmbët në mënyrë katrore në vijën e faullit. Prerja dhe mënyra çengel rrit fuqinë e goditjes. Këta lloj lojtarësh përdorin finesën dhe saktësinë. -Cranker Crankers përpiqet të krijojë sa më shumë të jetë e mundur prerje të topit. Ata që përdorin këtë stil e kapin pak a shumë topin siç kapet filxhani dhe i hapin gishtat në momentin e lëshimit. Crankers shpesh përdorin kohën e vonë, që do të thotë këmba arrin linjën e faullit përpara topit, kjo quhet “mbill dhe tërhiq”. Ata përdorin ndonjë herë rrëshqitje në hapin e tyre të fundit, duke tërhequr lart topin. Crankers mbështeten në shpejtësinë dhe fuqinë. -Tweener Tweeners janë lojtarët që lëshojnë topin në një mënyrë që bie diku në mes të stroking dhe cranking. Tweeners shpesh lëshojnë topin me një gjysmë rrotullim, që është normalisht e përdorur nga një stroker, ose një cranker më pak i fuqishëm.

26/03 - 01/04/11 F.P. 37


SportiFP

Kompeticioni filloi në sezonin 1955-1956, duke përdorur një format eliminimi, ku ekipet do të luanin dy ndeshje, një në shtëpi dhe një jashtë. Ekipi me rezultatin më të lartë të përgjithshëm kualifikohej për në raundin tjetër të turneut

Liga e Kampioneve, si u shndërrua në kompeticionin më të rëndësishëm UEFA

- Liga e Kampionëve

(zakonisht e përdorur thjesht si Liga e Kampioneve apo historikisht si Kupa Evropiane) është një kupë vjetore e futbollit, turne i organizuar nga UEFA që nga viti 1955 për klubet e futbollit më të mëdha në Evropë. Ajo është konsideruar gjerësisht si kompeticioni më prestigjioz për klubet në botë. Finalja e konkursit është ngjarja më e shikuar sportive në mbarë botën gjatë një viti, duke tërhequr pak më shumë se 100 milion shikues të televizionit. Para vitit 1992, turneu është quajtur zyrtarisht Kupa e Kampioneve Europiane, por zakonisht quhej thjesht si Kupa Europiane. Turneu ishte fillimisht një konkurrencë me eliminim direkt, i hapur vetëm për klubet kampionë të çdo vendi. Gjatë viteve 1990, turneu filloi të zgjerohet, duke përfshirë një fazë grupesh dhe ekipet pjesëmarrëse u shtuan. Ligat kombëtare më të forta të Evropës tani sigurojnë deri në katër ekipe pjesëmarrëse secila. UEFA- Liga e Kampionëve nuk duhet të ngatërrohet me UEFALiga e Europës, e njohur më parë si Kupa UEFA. Turneu përbëhet nga disa faza. Në formatin e tanishëm, ajo fillon në mes të korrikut me tre raunde kualifikuese dhe një raund play-off me eliminim. 10 ekipet e mbijetuara bashkohen me 22 ekipet e dala nga kampionatet përkatëse në fazën e grupit, në të cilën janë tetë grupe të përbërë nga katër ekipe secili. Tetë fituesit e grupit dhe tetë vendet e dyta hyjnë në fazën përfundimtare eliminuese, e cila përfundon me ndeshjen e fundit finale në maj. Që nga koha kur turneu ndryshoi emrin dhe strukturën në 1992, asnjë klub nuk ka arritur dy apo më shumë fitore radhazi, me Milanin si klubin e fundit që arriti të mbrojë me sukses titullin e tyre, në vitin 1990.

38 F.P. 26/03 - 01/04/11

Fituesi i Ligës së Kampioneve kualifikohet për Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube. Titullin e kanë fituar 21 klube të ndryshme, 12 nga të cilat kanë fituar titullin më shumë se një herë. Mbajtësi i rekordit të të gjitha kohërave, është Reali i Madridit, që e ka fituar turneun nëntë herë, duke përfshirë edhe pesë sezonet e para që janë kundërshtuar. La Liga e Spanjës dhe Serie A e Italisë janë ligat më të suksesshme, që kanë grumbulluar 12 fitore, me dy dhe tre klube respektivisht. Liga angleze ka prodhuar 11 fitore për katër klube. Ekipet angleze u ndaluan të konkurronin për pesë vjet, pas ngjarjeve të dhunshme në Heysel në 1985. Interi i Milanos është kampioni aktual, duke mundur Bajern Mynih 2-0 në finalen e 2010-ës.

Historia Turneu u përurua në vitin 1955, me sugjerimin e gazetarit dhe redaktorit francez të revistës “L’Equipe”, Gabriel Hanot, që e krijoi idenë pas marrjes së raporteve nga gazetarët e tij në lidhje me shumë të suksesshmen Campeonato Sudamericano de Campeones (Kampionati Amerikano-Jugor i Kampionëve) në 1948. Si reagim ndaj një deklarate nga shtypi britanik nga ana e Uolverhempton Uanderers, i shpallur “Kampion i Botës” pas fitoreve të njëpasnjëshme në disa miqësore rreth Evropës në vitet 1950, Hanot më në fund arriti të bindë UEFA-n për të vënë në praktikë një turne në të gjithë kontinentin. Turneu ishte konceptuar si një konkurs për fituesit e ligave kombëtare europiane të futbollit. Fillimisht, Kupa e Kampioneve Europiane u shkurtua në Kupa Europiane. Kompeticioni filloi në sezonin 1955-1956, duke përdorur një format eliminimi, ku ekipet do të luanin dy ndeshje, një në shtëpi dhe një jashtë. Ekipi me rezultatin më të lartë të përgjithshëm kualifikohej për në raundin tjetër të turneut. Deri në 1997, hyrja ishte e kufizuar vetëm për ekipet që kishin fituar


Në 2010-11, UEFA-s shpërbleu me 2.100.000 euro çdo ekip në raundin e Play-off-eve. Për arritjen në fazën e grupit, UEFA jep 3.900.000 euro për ekip, plus 550.000 euro për çdo ndeshje të luajtur në grup. Një fitore në grup shpërblehet me 800.000 euro dhe një barazim është me vlerë 400.000 euro

kampionatet e tyre kombëtare, plus fituesin e Kupës të një viti më parë. Në sezonin 1992-1993, formati u ndryshua për të përfshirë një fazë grupesh dhe turneu u emërtua UEFALiga e Kampionëve. Deri atëherë ka pasur ndryshime të shumta për kompeticionin, numrin e raundeve kualifikuese dhe strukturën e grupit. Në 1997-98, ajo u zgjerua, për të përfshirë edhe vendet e dyta të disa shteteve, në bazë të koeficientit të lartë në listën e UEFA-s. Sistemi i kualifikimit u ristrukturua në mënyrë që kampionët kombëtarë nga vendet me renditje më të ulëta duhet të merrnin pjesë në një apo më shumë raunde kualifikuese, para fazës së grupit, ndërsa të dytat nga vendet me renditje më të lartë të hynin në raundet më të vona. Deri në katër klube nga një shtet i renditur me koifiçent të lartë mund të marrin pjesë me strukturën e re. Ndërmjet viteve 1960 dhe 2004, fituesi i turneut kualifikohej për Kupën Interkontinentale (tashmë jo më në qarkullim) kundër fituesit të Copa Libertadores të Amerikës së Jugut. Që atëherë, fituesi kualifikohet automatikisht për në FIFA Botërori i Klubeve, organizuar me fituesit e tjerë të kupave kontinentale.

Turneu aktual Turneu i rregullt fillon me një fazë grupesh me 32 ekipe, të ndarë në 8 grupe. Goglat janë përdorur për të ndarë pjesëmarrëset këtë fazë, ndërkohë që ekipet nga i njëjti vend nuk mund të vihen në grupe së bashku. Çdo ekip luan me pjesëmarrëset e tjerë të grupit dy ndeshje, një në shtëpinë e saj dhe një jashtë. Dy ekipet në krye të secilit grup përparojnë në raundin e 1/16, e cila vazhdon me eliminim direkt. Ekipi i tretë hyn në UEFA- Liga e Europës. Në këtë fazë, fituesi i një grupi do të luajë kundër të dytës të një grupi tjetër. Sërish ekipet nga i njëjti vend nuk mund të jenë kundër njëri-tjetrit. Nga këtu e tutje, në çerekfinale, shorti është tërësisht i rastit dhe mbrojtja për ekipet e të njëjtit vend nuk është më në fuqi. Faza e grupit luhet në vjeshtë, ndërsa fazat e mëpasshme fillojnë pas një ndërprerje dimërore. Të gjitha fazat pas grupit janë me eliminim direkt, në përballje shtëpi-jashtë, me përjashtim të takimit final. Kjo zakonisht mbahet në dy javët e fundit të majit.

Përftimet e pjesëmarrësve Në 2010-11, UEFA-s shpërbleu me 2.100.000 euro çdo ekip në raundin e Play-off-eve. Për arritjen në fazën e grupit, UEFA jep 3.900.000 euro për ekip, plus 550.000 euro për çdo ndeshje të luajtur në grup. Një fitore në grup shpërblehet me 800.000 euro dhe një barazim është me vlerë 400.000 euro. Përveç kësaj, UEFA paguan ekipet që arrijnë në raundin me eliminim me 3.000.000 euro, çdo çerekfinalist me 3.300.000 euro, 4.200.000 euro për çdo gjysmëfinalist, 5.600.000 euro për ekipin që renditet i dyti dhe 9.000.000 euro për fituesin. Një pjesë e madhe e të ardhurave të shpërndara nga Liga e Kampionëve është e lidhur me tregun, shpërndarja e të cilave përcaktohet nga vlera e tregut televiziv në çdo vend. Për sezonin 2008-09, si Mançester Junaited, edhe Bajern

SportiFP

Handel “Prifti Tsadok” nga himnet e kuEkipi më i mirë në historinë 55-vjeçare të Ligës së Kampioneve është Reali i Madridit. “Los Blancos” kanë bërë rorëzimit. UEFA porostë tyrin nëntë herë trofeun më prestigjioz në Europë. iti Briten në 1992 për Madrilenët ndiqen nga gjigandët italianë të Milanit të rregulluar një himn me 6 tituj të fituar. Gjithashtu, formacioni më i mirë në dhe pjesa është luajtur kohë mbetet Reali i viteve ’50, me Pushkash, Di Stefano e nga Orkestra Filarco. Ata ndiqen nga shpikësit e “Futbollit Total”, Ajaksi monike Mbretërore e legjendar i Krojfit dhe Mishelsit Londrës dhe këndohet nga “Akademia e Shën Martin”. Kori përmban tri gjuhët zyrtare të përdorura nga UEFA: anglisht, gjermanMynih, të cilët arritën në finale dhe në çerekfinale respeisht dhe frëngjisht. Himni luhet para çdo ndeshje në UEFAktivisht, fituan më shumë se Barcelona, e cila fitoi turneun. Liga e Kampionëve, si dhe në fillim dhe në fund të transmetimeve televizive të ndeshjeve. Himni i plotë është rreth tre Mbulimi nga media minuta i gjatë dhe ka dy vargje të shkurtër në kor. Himni Turneu tërheq një audiencë të gjerë televizioni, jo vetëm në kurrë nuk është dhënë për arsye komerciale në versionin e Evropë, por në të gjithë botën. Ndeshjet transmetohen çdo saj origjinal. vit në mbi 70 vende me komente, në më shumë se 40 gjuhë. Me një audiencë të llogaritur prej 109 milion njerëz, finalja e vitit 2009 tejkaloi Super Boul-in (106 milion shikues), për Ekipet më të mira herë të parë si ngjarja më e shikuar vjetore sportive në botë. Ekipi më i mirë në historinë 55-vjeçare të Ligës së Kampioneve është Reali i Madridit. “Los Blancos” kanë bërë të Alkooli dhe kompanitë e basteve që nuk le- tyrin nëntë herë trofeun më prestigjioz në Europë. Madrilenët ndiqen nga gjigandët italianë të Milanit me 6 tituj të johen fituar. Gjithashtu, formacioni më i mirë në kohë mbetet Reali Ekipet mund të jenë të detyruara për të hequr logot e alkooi viteve ’50, me Pushkash, Di Stefano e co. Ata ndiqen nga lit apo kompanitë e basteve që sponsorizojnë nga fanellat shpikësit e “Futbollit Total”, Ajaksi legjendar i Krojfit dhe e tyre, nëse ata udhëtojnë në një vend me kufizime sponMishelsit. Vetëm në vend të tretë Milani i Sakit dhe holansorizimi. Për shembull, kur Liverpuli luajti në fushë të Lionit, dezëve. Liverpuli u detyrua të hiqte logon “Carlsberg” nga uniforma e tyre, pasi në Francë, duke përfshirë edhe sponsorët e shtetit, kufizohen sponsorizime të tilla. Raste të tjera kanë Golashënuesit më të mirë ndodhur në Zvicër. Kur Milani dhe Reali i Madridit luajtën Titullin e golashënuesit më të mirë në histori e mbajnë dy në Zyrih, të dyja ekipet u detyruan të hiqnin emrin e bwin. lojtarë të erës moderne që janë ende në qarkullim. Bëhet com nga uniformat e tyre. Kufizime të ngjashme ka edhe në fjalë për italianin që luan aktualisht me Milanin, Filipo Inzagi Norvegji apo Holandë. dhe spanjollin e Shalke 04, Raul Gonzales. Që të dy gjenden në kuotën e 70 golave, por me italianin në vend të parë, pasi nuk ka gjuajtur 11 metërsha. Ndërkohë, duke përfituar nga Himni dëmtimi i Inzagit deri në fund të këtij sezoni, Raul, ende në Himni i UEFA Liga e Kampioneve, me titull zyrtar thjesht si lojë me Shalken këtë vit të Ligës së Kampioneve, ka shansin “Champions League” (Liga e Kampioneve), është shkruar më të mirë për ta parakaluar kolegun e tij. nga Toni Briten dhe është një përshtatje e Xhorxh Frideric

26/03 - 01/04/11 F.P. 39


SportiFP Tirana është në një gjendje të vështirë momentalisht. Pasi ta zgjidhim këtë, objektivat tanë janë Kupa e Shqipërisë dhe vendi i tretë në kampionat

Rikthimi i Mishos “Zyrtare trajneri i ri Tiranës do të jetë kroati, Misho Krstiçeviç”, kështu hapeshin para një muaji e gjysmë disa nga gazetat e përditshme sportive në vendin tonë kur në krye të ekipit më në zë kryeqytetas vinte një trajner i huaj. Por kjo nuk është një traditë e re në vendin tonë, marrja në punë e teknikëve të huaj nga presidentët e klubeve shqiptare është një fenomen që forcohet çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Madje është vetë trajneri Krstiçeviç që dy vite më parë ka drejtuar së bashku me kolegun e tij Blazhe Slishkoviç pikërisht Tiranën. Sot ai kthehet me një tjetër status: si trajner i parë. I njohur në vendin e tij edhe si një futbollist i suksesshëm, “Misha” kërkon të verë në dispozicion eksperiencën edhe si një ish- lojtar, për të ngritur në nivelet e dikurshme Tiranën bardheblu.

Profesor, jeni rikthyer sërish tek Tirana pas dy vjetësh, tani si trajner i parë. Pse ky vendim? Ashtu siç e thatë unë kam qenë trajner i Tiranës edhe dy vjet më parë. Dua të theksoj se presidenti i Tiranës, zoti Refik Halili më bëri një ofertë dhe duke qenë se bashkëpunimi me të ka qenë shumë i mirë para dy vjetëve, mendova pse jo?! Ai ka bërë vazhdimisht investime në këtë ekip dhe mua më interesoi oferta e tij për të punuar sërish në Shqipëri. Bashkëpunimi dhe marrëdhënia e mirë që kam pasur me Halilin në të kaluarën më bënë të kthehem këtu. Herën e parë u larguat me një sërë akuzash nga ana juaj për ekipin bardheblu. Çfarë iu bëri të ndryshonit mendim? Këto akuza nuk kanë të bëjnë me ekipin aktual. Në atë kohë mendohej se ekipi kishte probleme të brendshme, të cilat e dëmtonin në tërësi atë, akuzat ndaj drejtuesve të atëhershëm dhe të tanishëm nuk kishin vija paralele. Çfarë ndryshimi ka grupi i atëhershëm i lojtarëve me këtë aktual? Atëherë Tirana kishte lojtarë me më tepër emër dhe eksperiencë, ndërsa sot gjej lojtarë të rinj, por të dyja palët kanë një emërues të përbashkët: talentin. Në këtë mënyrë ekipi nuk humb në cilësi

40 F.P. 26/03 - 01/04/11

dhe ka të njëjtën grintë që i karakterizon. Lojtarët e Tiranës nuk pajtohen asnjëherë me humbjen. Çfarë mendoni se do të arrini me këtë ekip? Unë kam ardhur këtu për të punuar, Tirana është në një gjendje të vështirë momentalisht. Pasi ta zgjidhim këtë, objektivat tanë janë Kupa e Shqipërisë dhe vendi i tretë në kampionat. Çfarë mendimi keni për futbollin shqiptar? Unë edhe gjatë kësaj kohe që nuk kam qenë prezent në vendin tuaj e kam ndjekur kampionatin shqiptar, sidomos ndeshjet e Tiranës. Me syrin e teknikut është një futboll i lehtë për t’u parë, por i vështirë kur je vetë pjesë e tij. Unë do të mundohem të përshtat idetë e mia me futbollin tuaj pastaj janë lojtarët ata që do të thonë fjalën e tyre. Mangësitë... Natyrisht që në vendet në zhvillim ashtu si çdo fushë tjetër e jetës ka probleme dhe mangësi. Janë probleme jashtë fushe që mua nuk më takon të flas dhe ju i dini më mirë se unë. Unë këtu jam për të drejtuar ekipin në fushë dhe mund të flas vetëm për problemet brenda fushës. Këtu shpesh gjyqtarët nuk janë shumë gjyqtarë do të thosha, besoj se më kuptoni. Një gjyqtar është


SportiFP

Trajnerët e huaj të Tiranës: Miklosh Temeshvari (Hungarez) Sezoni 2000-2001, Skënderbeu-Tirana 1-3 Trajneri hungarez Miklosh Temeshvari fitoi 3-1 me Skënderbeun në transfertë. “Profesori” dha dorëheqjen pas 21 javësh, pas një humbje të Tiranës me Tomorin (1-0). Gjithsesi, Temeshvari fitoi Superkupën e Shqipërisë, duke mundur Teutën 1-0. Enver Haxhiabdiç (Boshnjak) Sezoni 2002-2003, Apolona-Tirana 0-2

Gjatë ndeshjes së futbollit, Tirana-Besa e Kavajës, 1-0

për të mbrojtur interesat e dy palëve, por këtu shpesh ndodh e kundërta. Infrastruktura është për t’u përmirësuar, ka pasur raste që kemi humbur për këta dy faktorë. Por ka edhe probleme të tjera të cilat unë nuk i pretendoj: si për shembull masazhimet e lojtarëve të dëmtuar apo trajtimi me barna apo vitamina që shkurtojnë kohën e rikuperimit natyrisht. Çfarë mendimi keni për presidentët që drejtojnë klubet e futbolli në Shqipëri? Po të ishin të gjithë si zoti Halili, mendoj se do të ishin të shkëlqyer. Unë kam besim maksimal tek ai person. Ju u ndatë nga Tirana rreth dy vite më parë. Çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe? Personi juaj nuk ka qenë shumë aktiv. Kush tha që nuk kam qenë aktiv?! Unë kam qenë, por me sa duket Wikipedia shqiptare nuk punon si duhet (qesh). Unë kam qenë i angazhuar me disa projekte të rinjsh në Kroaci dhe kam drejtuar disa ekipe atje. Ju gjithashtu keni qenë edhe një lojtar me zë në territorin e ish-Republikës Jugosllave... Po, kam luajtur me disa ekipe, madje edhe në disa përfaqësime me këtë kombëtare. Por kjo duhet të kujtoj që ka ndodhur përpara më shumë se 30 vjetëve. Çfarë ndryshimi kanë dy vendet në futboll? Po natyrisht që kanë. Ai sllav ka përgatitje më të lartë atletike, ndërsa ky shqiptar është i bazuar në një miks ballkanas. Gjithsesi kanë përbashkëta më shumë se nga çfarë duket. Çfarë i bashkon? Agresiviteti ballkanas. Si ju duket Shqipëria? Është një vend i bukur. Ka ndryshuar gjatë këtyre dy vjetëve

që nuk kam qenë këtu. Do të thosha që kur mora ofertën u gëzova që do të rikthehesha edhe një herë. Në të kundërt do ta bëja si turist (qesh). Tirana duket në pozita jo shumë të favorshme në këtë moment... Unë ashtu siç thashë kam ardhur këtu të punoj. Tirana ka disa lojtarë të talentuar në gjirin e saj, por që për momentin janë jashtë forme. Ata vijnë nga klube jashtë vendit ku nuk janë aktivizuar për një kohë të gjatë. Forma e tyre do të kushtëzojë edhe atë të ekipit, ne mund të shpresojmë vetëm në një rikuperim sa më të shpejtë. Loja më e bukur që keni bërë deri tani? Në Shkodër ndaj Vllaznisë. Ishte një takim mjaft i ndershëm dhe “Fair-Play” nga të dy ekipet. Vllaznia ka një ekip të mirë, atë ditë përfunduam në barazim 0-0. Ju shohim vazhdimisht me kompjuter në krah, punoni shumë ka raste paradite dhe pasdite, madje siç thonë lojtarët edhe në grumbullim shpjegoni skemat... Unë kam ardhur për të punuar këtu. E rëndësishme është që ata që më rrethojnë të më kuptojnë siç duhet. Nëse duhet të arrish diçka duhet të punosh fort. Ka kaluar më tepër se një muaj nga rikthimi juaj. Keni ndryshuar mendim nga ai i fillimit? Jo, aspak, unë mendoj se Tirana është ekipi më i mirë në Shqipëri. Jo vetëm për titujt që ka fituar, por edhe për lojtarët që ka në kontingjentin e saj. Janë të rralla klubet këtu në Shqipëri që kanë tre apo katër lojtarë të kombëtares.

Unë ashtu siç thashë kam ardhur këtu të punoj. Tirana ka disa lojtarë të talentuar në gjirin e saj, por që për momentin janë jashtë forme. Ata vijnë nga klube jashtë vendit ku nuk janë aktivizuar për një kohë të gjatë. Forma e tyre do të kushtëzojë edhe atë të ekipit, ne mund të shpresojmë vetëm në një rikuperim sa më të shpejtë

Boshnjaku i urtë, Enver Haxhiabdiç, e nisi me një fitore 2-0 në transfertë me Apoloninë e Fierit, por e shkarkuan pas humbjes 2-0 me Partizanin, më 22 nëntor 2002, kur kishte vetëm 9 javë në drejtimin e bardhebluve e kryesonte renditjen. Leonardo Menikini (Italian) Sezoni 2005-2006, Vllaznia-Tirana 1-2 Italiani Leonardo Menikini, një ish-ndihmës i Fabio Kapelos, fitoi në javën e parë me Vllazninë në Shkodër (1-2), por u shkarkua pikërisht pas barazimit 4-4 me Shkumbinin, në javën e 11-të të kampionatit, më 12 nëntor 2005. Bllazh Slishkoviç (Boshnjako-kroat) Sezoni 2008-2009, Vllaznia-Tirana 0-0 Në sezonin e kaluar, 2008-2009, trajneri boshnjako-kroat, Bllaz Slishkoviç, barazoi 0-0 me Vllazninë në Shkodër. “Diktatori” Slishko e la aventurën e tij në krye të bardhebluve pas javës së 14-të, pas barazimit 2-2 me Partizanin. Ilija Lonçareviç (Kroat) Sezoni 2009-2010, Tirana-Flamurtari 1-3 Trajneri kroat Ilija Lonçareviç bëri nisjen më të keqe nga të pestë trajnerët e huaj që kanë drejtuar 24-herë kampionët e Shqipërisë. “Mustaqja” humbi 3-1 me Flamurtarin në kryeqytet, kundër ekipit ndaj të cilit kishte fituar Superkupën vetëm një javë më parë.

Një mendim për fituesin e kampionatit në fund të sezonit? Nuk e di kush e fiton kampionatin, por di të them që Tirana fiton kupën.

26/03 - 01/04/11 F.P. 41


SportiFP

www.freepress.al

Muaji i së vërtetës Ashtu si shpesh historia ka treguar, muaji mars është vendimtar për ecurinë e ekipeve që kanë qenë të suksesshme në fazën e parë të sezonit. Ky muaj është si matës për ekipet që kanë shpenzuar energji të tepërta në muajt e shkuar. Shpesh lodhja, tensioni dhe ngarkesa bëjnë që disa ekipe të çakordohen gjatë marsit dhe të humbin performancën e mirë në fushë. Ndryshe ai njihet si muaji i së vërtetës.

Kampionati shqiptar Kjo javë nuk dhuroi shumë surpriza në Kategorinë Superiore në Shqipëri. Të dy pretendentet për titull si Flamurtari dhe Skënderbeu arritën të fitonin, përkatësisht ndaj Besës dhe Teutës. Vlonjatët fituan më me lehtësi seç dukej ndaj kavajasve me rezultatin 3-0, spikati dy golashi i mesfushorit Progni. Besa tani rrezikon seriozisht rënien në një kategori më poshtë. Ndërsa në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës vendosi një gol i Vishajt në minutën e 88-të. Diferenca e pikëve vazhdon të jetë +3. Ajo që ra në sy gjatë javës së 25-të të Kategorisë Superiore ishte rikthimi tek fitorja e Tiranës. Bardheblutë kishin plot 8-javë që nuk fitonin, madje as që nuk shënonin. Tirana mposhti Shkumbinin falë një goli të Hykës nga goditja e dënimit. Ndalet Dinamo në Laç dhe Vllaznia në Shkodër ndaj Kastriotit. Për rrjedhojë Dinamo humbi vendin e pestë, kur u kalua nga Tirana, ndërsa Vllaznia ndjen kërcënimin e Laçit. Në Kategorinë e Parë Pogradeci kryesues u rikthye tek fitorja pas humbjes në Gramsh, kur përfitoi edhe nga ndalesa e Kamzës në Berat ndaj Tomorit. Tani diferenca nga dy ndjekëset është +8 pikë.

Seria A Në kampionatin italian Milani kryesues ra pre e tensionit që po flisnim më sipër. Kuqezinjtë janë ndalur nga Palermo me rezultatin 1-0, duke i dhënë frymëmarrje Interit ndjekës që nga ana e tij fitoi falë një goli të Pacinit në “San Siro” ndaj Leçes. Zikaltrit mundin Leçen dhe tani janë -2 nga kuqezinjtë. Një fakt i veçantë ishte që në këtë javë Frençesko Toti arriti kuotën e 201 golave me Romën. Ndërsa Juventusi vazhdon t’i falet kapitenit Del Piero. Napoli e Udineze bënë detyrën e tyre në zonën e Ligës së Kampioneve.

Premier Liga Kampionati anglez ishte një pasqyrë e kundërt me atë italian për sa i përket duelit të kryesuesve. Mançesteri kryesues iu fal një goli të shënuar nga bullgari Dimitar Berbatov në minutën e 88-të të takimit me Bolton dhe thellon diferencën me ndjekësit e Arsenal. Londinezët nga ana e tyre nuk shkuan më tepër se një barazim, por që nga mënyra si u arrit ngjasonte me një fitore. “Topçinjtë” ndodheshin nën dy gola ndaj Uest Bromuiç dhe u desh një reagim kampionësh për të përmbysur disavantazhin falë dy golave të rusit Andrei Arshavin dhe holandezit Robin Van Persi. Çelsi dhe Liverpul arritën të fitonin ndaj kundërshtarëve përkatës Mançester Siti dhe Sanderlend me të njëjtin rezultat 2-0. “Të kuqtë” vazhdojnë të dalin nga situata prej dyshes Kajt-Suarez, të dy golashënues këtë javë.

Kampionati spanjoll Si Barcelona dhe Reali ruajtën diferencën prej 5 pikësh me njëra- tjetrën kur fituan ndaj Getafes dhe Atletikos së Madridit. Të dyja kryesonin 2-1 dhe diferenca u ngushtua në 2-1 nga kundërshtarët. Ajo që binte në sy tek ndeshja e Realit ishte derbi i Madridit, ndaj rivalëve historikë të Atletikos. Por ndryshe

42 F.P. 26/03 - 01/04/11

Ndeshja e futbollit, Skënderbeu-Teuta e Durrësit, 1-0

nga çfarë pritej, “Los blankos” e mbyllën më shpejt takimin me golat e dy lojtarëve të momentit në “shtëpinë e bardhë”, Benzema dhe Ozil, pavarësisht kundërpërgjigjes së vonë të Agueros. Valencia u ndal në shtëpinë e saj nga Sevilja me rezultatin 0-1.

Bundesliga Muaji mars pati efektin e vet tek kryesuesit e Borusias së Dortmundit që ndalojnë për të dytën ndeshje radhazi. Kryesuesit e Bundesligës barazuan ndaj Mainzit 1-1. Ndëkohë që Bajerni nuk tregoi karakter të dobët pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, kur fitoi në transfertë ndaj Frajburgut. Golat e Mario Gomez dhe Frenk Riberi i dhanë mundësi skuadrës së Van Galit të vazhdojë të shpresojë. Hamburgu reagoi shkëlqyeshëm pas humbjes me Bajernin 6-0 një javë më parë, kur shfryu gjithë “dufin” ndaj Këlnit me fitoren 6-2, me një tregolësh të kroatit Petriç.

Kampionati holandez Nga kryesuesit, ai që nuk iu përgjigj hapit të fitoreve ishte Ajaksi i Amsterdamit. Amsterdamasit u ndalën nga Den Hagu me rezultatin 3-2, duke shfaqur edhe moralin poshtë nga eliminimi në Ligën e Europës. Ndërkohë që PSV Eindhoven fitoi falë një goli të Bakalit. Me fitore e mbylli javën edhe Tvente e vendit të dytë, që mposhti Ekscelsior Roterdamin në tranfertë 0-2.

Në rritje Sulmuesi francez i Realit, Karim Benzema po bëhet gjithmonë edhe më determinant për madrilenët në ndeshjet e fundit duke bërë që mungesa e Gonzalo Higuain të mos ndihet. Ai shënoi në derbin ndaj Atletikos golin hapës dhe ishte themelor në kualifikimin ndaj Lionit në Ligën e Kampioneve. Benzema u ble me bujë nga Reali për një shumë të majme, por deri më tani nuk i kishte justifikuar shpenzimet kolosale. Kriza e tij arriti kulmin kur trajneri Murinjo kërkoi ta zëvendësonte në janar me një tjetër sulmues në ekip (të rikthente holandezin Van Nistelroi). Forma e shkëlqyer e francezit së fundmi shpresojmë të ketë bërë që portugezi të ketë ndërruar mendim.

Suedezi Zlatan Ibrahimoviç duket se e nisi me bujë aventurën e tij tek Milani, por për të shfaqen problemet e vjetra. Shtatlarti nuk tregohet deçiziv në ndeshjet e rëndësishme, duke e lënë shpesh ekipin “në baltë”. Ashtu si disa herë në Serinë A, edhe në Ligën e Kampioneve ndaj Totenhemit, Milani e ndjeu veten të “tradhtuar” nga suedezi. Nervozizmi i shprehur dy javë më parë që i kushtoi tre ndeshje pezullim, nuk bëri gjë tjetër veçse e la Barcelonën dhe trajnerin Josep Guardiola, pa brenga që e kishin larguar në fillim të sezonit.

Në rënie


HoroskopiJavor 43

Dashi Aftësitë tuaja mendore dhe krijuese do të vihen në lëvizje. Nga mesi i javës do të ndjeni disa distanca në marrëdhënien me partnerin. Por mos u mërzisni, sepse Saturni, i cili ka një ndikim të madh në shenjën tuaj, do të punojë për të lehtësuar jetën sentimentale. Do të ndiheni të lodhur dhe të zhgënjyer me stilin tuaj të jetës. Shumë përgjegjësi që keni mbi shtëpinë nuk po i mbani dot. Por kjo është një ndjenjë që do të kaloj shpejtë. Për të papunët pritet një javë premtuese.

Demi Java do të fillojë mjaftë mirë. Megjithatë, duhet të keni kujdes me disa probleme të vogla që mund të shfaqen ditën e martë. Do të krijoni njohje të reja, që mund t’ju duken interesante. Me kalimin e ditëve do ta kuptoni rëndësinë e tyre. Pakënaqësia do të jetë zot në marrëdhënien tuaj. Java do të jetë e mirë për jetën profesionale, sidomos për ata që punojnë në grup. Një vëmendje të veçantë duhet të tregoni me shëndetin tuaj. Mos i lini pas dore shqetësimet e vogla.

Binjakët Java mund të fillojë plot energji, entuziasëm dhe lumturi. Nuk do ta kuptoni dot arsyen e kësaj ndjesie. Shfrytëzojeni në maksimum këtë javë për të realizuar dëshirat tuaja. Ndikimi i Venusit dhe Saturnit në shenjën tuaj do ju garantojë një javë të kënaqëshme nga pikëpamja sentimentale. Nëse jeni vetëm, do të përfitoni nga disa flirtime të vogla gjatë javës. Disa fërkime të vogla mund t’ju prishin humorin në fund të javës.

Gaforrja Me mbështetjen e Hënës në shenjën tuaj do të kaloni një javë të qetë dhe plot iniciativa. Yjet do ju ndihmojnë të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët. Koha më e mirë për humor dhe për një jetë sentimentale do të jetë e premtja dhe e shtuna. Diskutojini ndjenjat tuaj me objektivitet dhe pa frikë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të identifikoni se çfarë është e gabuar. Ditën e dielë disa keqkuptime të vogla mund t’ju konfliktuojnë me familjarët tuaj.

Peshorja Javën do e filloni me disa dyshime dhe pakënaqësi. Të mërkurën dhe të enjten gjërat do të jenën më mirë. Do të ngrini disa projekte dhe do të jeni më mirë në punë. Përpiquni të ruani qartësinë mendore, pa kaluar në shpërthime dëshpërimi dhe zemërimi. Edhe dashuria do të rezervojë një kohë të mirë. Nëse jeni vetëm, do të këni një takim interesant. Do të fitoni paqen e zemrës, e cila kishte humbur.

Akrepi Javën do e filloni me entuziazëm. Do të keni shumë arsye për të qenë të lumtur me veten tuaj, pavarësisht nga vështirësitë e pashmangshme të jetës. Disa gjëra të çuditshme, por të mrekullueshme mund t’ju ndodhin. Nëse këni dashur të ndërroni shtëpi, kjo do të jetë java e duhur për të marrë një vendim të prerë. Vetëm në dashuri do të ndiheni pak të pasigurtë. Mes të premtes dhe të shtunës mund të merrni një lajm të mirë, ndoshta dhe disa sugjerime në aspektin ekonomik.

Ujori Kjo do të jetë një javë mjaft e qetë për ju. Do të ndiheni mjaft të hutuar dhe sigurisht më pak të etur për t’u marrë me ndonjë problem. Marrëdhëniet në punë do të kalojnë disa tensione, por që nuk janë me rrezik. Dashuria dhe romanca do të shkojnë shumë mirë këtë javë. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos jeni shumë kërkues në dashuri. Dita e dielë ju premton vetëm argëtim.

Peshqit Ëndrat do të hedhin dritë mbi disa çështje të vështira që keni dashur prej kohësh të zgjidhni këtë javë. Më në fund do të bëni që problemet të zhduken. Idetë tuaja janë fituese dhe ju do të gjeni mbështetjen e duhur. Kjo do të jetë një javë e suksesshme në sferën e dashurisë. Për sa i përket shëndetit, për të lindurit e shenjës së Dashit këshillohet të shmangin ushqimet me yndyrna.

Shigjetari Javën do e filloni ngadalë, të paktën në aspektin praktik. Të mërkurën dhe të enjten do të ndiheni më të arsyeshëm, të bindur në vlefshmërinë e qëllimeve tuaja dhe të gatshëm për të demonstruar aftësitë tuaja. Marrëdhëniet në çift po kalojnë një kohë të mirë, në saj të ndikimit të yjeve në shenjën tuaj. Përpiquni të jeni të durueshëm të premten dhe të shtunën, kur Hëna e plotë mund t’ju shkaktojë disa fërkime të vogla në shtëpi.

Bricjapi Disa shqetësime të vogla mund të bëjnë që java juaj të fillojë me pak humor. Ndoshta disa mendime të errta dhe ndjesi, do të bëjnë që ta keni të vështirë për të ripërtërirë motivimin tuaj. Por, stresi do ju largohet menjëherë dhe ju do të rifitoni energjinë e humbur. Venusi zemërgjerë do të bëjë që një lidhje intime të rigjallërohet. Ju do të kërkoni një bashkëpunim më të madh nga partneri juaj.

Adresa - Rr. "Sami Frashëri" (Përballë Drejtorisë së Policisë) Cel - +355 (0) 68 44 03 133

Tel - +355 (0) 4 24 27 444

Luani Ndoshta java do të fillojë pak e ndrydhur. Por kjo do të jetë një gjendje vetëm për ditët e para të javës. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë më të qeta. Do të përfshiheni nga biseda të zgjuara, të cilat do ju japin disa sugjerime për të ardhmen. Shumë nga gjërat që do të thoni, do ju frymëzojnë për projekte të reja. Ditën e dielë do të keni dëshirë të qëndroni në shtëpi së bashku me familjarët tuaj.

Virgjëresha Këtë javë mund të realizoni ëndrrën tuaj për një karrierë të suksesshme. Mund të keni një rritje rroge, ose një punë të re, për të papunët. E premtja dhe e shtuna, me Hënën e plotë në shenjën tuaj, do të bëjë që të ndiheni më të sigurtë. Venusi i heshtur ju sygjeron për t’u kujdesur më shumë për jetën e përditshme dhe marrëdhëniet emocionale në punë. Kjo është një periudhë e mirë për ta kthyer vëmendjen nga shëndeti dhe vetja juaj.

Ju mirpresim nga afër me elegance , çmime te arsyeshme dhe cilesi !!!!!

Për informacione mbi shërbimin apo vendndodhjen, ju lutemi kontaktoni:

Rajko Fashion & Accessories Cel: +355695536151 E-mail: rajko.fashion@gmail.com Rr. Ismail qemali 29 (ne krah te piceri era)

26/03 - 01/04/11 F.P. 43


Funny 44 -45

www.freepress.al

Gafat e bëra me Së fundmi edhe revista e njohur “Victoria’s Secret” është përfshirë në një skandal pasi një modele e saj u shfaq në një reklamë me përmasa të pazakonta për një trup njerëzor. Ishte një manipulim i bërë me Photoshop. Por të tilla ka shumë dhe gjenden edhe në reklamat e kompanive të mëdha, për të cilat kujdesi duhet të jetë maksimal. Ja disa nga retushimet skandaloze të bëra me Photoshop.

1.

10.

3.

11.

20. 44 F.P. 26/03 - 01/04/11

2.

4.

12.

21.

13.

22.


FunnyFP

1. Burri i Kate Winslet ka pallto në krah, por nuk i duket në trup 2. Baba e bijë kanë nga një këmbë 3. Dorën e kujt ka kapur Brad Pitt 4. E dimë që duhet më shumë jeshillëk, por.... 5. Keni harruar rrugën për tek garazhi i makinave 6. Kim Kardashian ka në krah një

Photoshop

vampir. Nuk shpjegohet ndryshe fakti që nuk del në pasqyrë 7. Kjo kokë nuk shkon me këtë trup 8. Njërës modele i zhduket këmba 9. Whitney ka një tre duar, një tek akullorja, e dy tek pija 10. Epo këmbë kaq të gjata.... 11. Hija e këtyre kofshëve është e jashtëzakonshme 12. Ej, kjo BMW ka disqet duke u rrotulluar në maksimim të shpejtësisë 13. Kanë harruar të heqin një dorë nga supi i Kate Moss 14. Këmbët e këtij djali nuk janë në përputhje me trupin 15. Sarkozy, ku e ke truprojën, apo të duhet vetëm këmba e tij 16. Kjo modele duhet të jetë një përbindësh 17. Kjo modele e Victoria's Secret ka një problem me këmbët 18. Riberi me sa duket ka dy duar 19. Keni harruar abazhurin

pa zhdukur 20. Moderatori Conan O'Brien e ka kokën shumë më të madhe se në realitet 21. Kësaj gruaje i mungon trupi 22. Ia keni vjedhur krahun kësaj vajze 23. Ky avion ka vetëm një krah 24. Kjo modele paska diçka mes këmbëve... duket si penis 25. Kjo modele e ka një krah më lart se tjetrin 26. Kjo këmbë është e habitshme 27. Sa e zonja aktorja Julianne Moore, shikojeni si i kthen shpatullat

5.

14.

6.

15.

23.

16.

24.

7.

8.

17.

25.

18.

26.

9.

19.

27. 26/03 - 01/04/11 F.P. 45


Eros 46 -47

Seks në kinema - zëri është i lartë dhe filmi mund të jetë i frikshëm, gjithkush do mendojë se po e shtrëngoni atë sepse ka frikë

Disa gjëra seksuale që duhet t’i provoni njëherë Seks me dy gra - gjashtë duar, një përvojë e jashtëzakonshme. Do e ndjeni efektin e saj për ditë të tëra Seks në aeroplan - do i jepte më shumë atmosferë pushimeve. Vendosni një kod komunikimi dhe shkoni në banjon e aeroplanit. Mund të jetë pak ngushtë, por përvoja është e rrallë Seks në tavolinën e shefit tuaj gjeni mundësinë kur shefi juaj nuk është aty dhe lëshoni pasionin mbi tavolinën e tij Seks në lavanderi - duhet të jesh shumë i guximshëm për të bërë një gjë të tillë, por mjafton të gjesh kohën e duhur Seks në koncert - ndërsa të gjithë e kanë mendjen tek muzika e lartë, ti mund të shijosh momentet e pasionit erotik Seks në gondola - ndërsa gondolieri u shëtit nëpër Venecia, ju bëni seks në pjesën e pasme të gondolas Seks në ashensor - duhet të rrezikosh, por ka shumë që e bëjnë një gjë të tillë Seks në dhomat e veshjes - gjeni një super -dyqan me hapësira të mëdha dhe provojeni një gjë të tillë. Shumë njerëz e bëjnë në dhomat e veshjes Seks në pishinë - ndjesia e ujit që rrethon trupat tuaj gjatë seksit është fantastike Seks në videokabinë - hyni bashkë me të dashurën tuaj në videokabinën e një sex -shop -i dhe bëni atë që po bëjnë të tjerët para jush Seks në garazh - provoni njëherë të

46 F.P. 26/03 - 01/04/11

bëni seks mbi kofanon e makinës Seks me një callboy ose më një callgirl - nuk keni kohë për të dalë për një natë seks me një të panjohur, atëherë provojeni me një callboy ose callgirl nga numrat e nxehtë Seks në pushimin e drekës - merrni partnerin, kërkoni një skutë, ngrijani fundin. Seksi i shpejtë është fantastik Një grua puth një grua tjetër - një grua heteroseksuale duhet ta puthë të paktën njëherë në jetë një grua tjetër Seks poshtë palmave - provoni të bëni seks në plazh, të shtrirë në rërë, poshtë një palme Seks në kinema - zëri është i lartë dhe filmi mund të jetë i frikshëm, gjithkush do mendojë se po e shtrëngoni atë sepse ka frikë Një grua duhet të bëjë seks me një burrë dhe dy gra të paktën njëherë në jetë Seks në kabinën e pilotit ose kapitenit - një burrë duhet ta udhëheqë gruan drejt një gjëje të tillë Striptizëm para seksit - mos e shkoni jetën pa bërë një herë striptizëm para partnerit tuaj Një grua, dy burra - një grua duhet të shijojë njëherë në jetën e saj një ndjesi të tillë Seks me dashuri - bëjeni një gjë të tillë për të parë diferencën mes seksit me dashuri dhe atij pa dashuri Seks në martesë - miku juaj më i mirë po martohet ndaj është koha për të festuar. Një e shpejtë në tualet apo në dhomën e veshjes Seks në sallën e leksioneve në

universitet Porno me veten tuaj - shihni porno dhe masturbohuni. Tek e fundit është dhoma juaj, televizori juaj, ju... Burri puth burrin - një burrë heteroseksual duhet të puthë njëherë në

jetën e tij një tjetër burrë Seks në telefon - ai është rrugës për në shtëpi, tejet i ngarkuar me punë ose i stresuar. Provojeni njëherë seksin përmes telefonit Seks në swingerclub - shkoni në

lokal dhe zgjidhni nëse do përziheni në orgji ose do të tërhiqeni me të dashurin tuaj në një qoshe për të bërë seks Bëni ose merrni njëherë një propozim të pahijshëm - shkeljani syrin


Seks përpara pasqyrës - vetëm ose në çift, gjeni mënyrën për

ErosFP

të parë veten tuaj në pasqyrë duke bërë seks. Disa vendosin pasqyra në tavan çka do ishte edhe më ideale

Seks me dy gra

gjashtë duar, një përvojë e jashtëzakonshme. Do e ndjeni efektin e saj për ditë të tëra

dikujt ose thojani troç që jeni për një të shpejtë Një burrë hetero duhet të bëjë njëherë seks me një burrë hetero dhe me një grua Cybersex - bëni njëherë seks duke

qëndruar pas kompjuterit Qeshni deri në orgazëm - nuk keni kaluar asnjëherë në orgazëm duke qeshur? Epo tani është koha Seks mbi makinën larëse - ajo ulet mbi të dhe hap këmbët=

Seks poshtë një ujëvare - ndoshta është një nga gjërat më të bukura që keni bërë ndonjëherë Seks në grup - nuk ka rëndësi se si do të duket, provojeni njëherë, ftoni ca miq në orgji

Seks me një koleg - provojeni njëherë të kaloni nga flirti në veprim Seks në karnavale - një udhëtim në Rio de Zhaneiro do ishte ideal për të bërë një gjë të tillë Seks me pranga - vetëm sigurohuni që partneri juaj të jetë 100 përqind pro kësaj ideje Përdorni aftësinë tuaj për të joshur - mund ta ktheni mbrapsht edhe avokatin apo avokaten tuaj Seks me një toyboy - një grua që është mbi 40 vjeç mund të bëjë seks më një djalë në mesin e të njëzetave Një takim seksual nga interneti bisedoni, dërgoni e -mail -e porno e më pas përjetoni fantazitë tuaja seksuale Seks në qiell të hapur - bëjeni një gjë të tillë natën duke parë yjet Seks në dallgë - provojeni njëherë të bëni seks duke u ardhur një dallgë në pjesët intime të trupit Handjob - merrjani në dorë partnerit dhe masturbojeni. Mund ta bëni ndërsa ai nget makinën ose në restorant - zgjidheni vendin, por ka edhe doza rreziku Multi - orgazmat - provoni të kaloni të paktën njëherë në jetë disa orgazma brenda një nate. Tek e fundit mund ta bëni edhe solo një gjë të tillë Seks oral - mund të keni refuzuar disa herë, por nëse nuk provoni seksin oral, kot thoni që keni bërë seks Hani njëherë mbi trupin e partnerit tuaj Bëjeni njëherë stilin grek, dmth në anus - por kini kujdes, mos u përpiqni të bindni partnerin nëse nuk do, dhe merrni masat paraprake, përdorni xhel dhe higjienën e duhur Never fuck in the factory? Gjepura - fabrika është vendi më i mirë ku mund të gjesh skuta për të bërë seks Një grua është mirë që ndonjëherë t’i mësojë ndonjë djaloshi çfarë është seksi Lojëra seksuale - shkoni në ndonjë dyqan seksi dhe blini diçka që u ndez fantazinë Seks në një park lojërash - të gjithë e kanë mendjen të argëtohen me lojërat, ju argëtohuni me diçka tjetër Seks me një homoseksual - ka të tillë që betohen se nuk do bëjnë kurrë seks me një grua, por duhet ta bëjnë të paktën njëherë një gjë të tillë. Pro-

vojeni dhe ju meshkuj me një lezbike Provoni të imitoni një film porno - producentët e tyre përpiqen të kthejnë në realitet ëndrrat seksuale Seks me rroba grash - shumë burra kanë një fetish të tillë. Vishuni me rrobat e femrave, që edhe mund t’i keni ëndërruar kur keni qenë të vegjël Libri i Kamasutras - gjejeni dhe provojeni të vini në jetë çdo stil Seks në tren - mbi shina bëhet në mënyrë të mrekullueshme Seks më një të huaj - provoni të bëni seks me një person që nuk e njihni, por sapo e keni takuar Seks në bibliotekë - e provojnë shumë, bëjeni dhe ju një gjë të tillë. Tek e fundit bibliotekat nuk po frekuentohen aq shumë Seks -aferë - një lidhje që nuk duket se të çon askund do ishte interesante - është bukur të provosh të të dridhen gjunjët nga frika e emocionet Garë seksuale - dëgjoni shpesh komshiun tuaj që ulëret nga kënaqësia? Provoni të hyni në garë me të dhe mposhteni Seks në hotel me orë - keni dëgjuar për hotelet ku paguhet me orë? Shkoni njëherë aty Seks me një dëshmitar Seks përpara pasqyrës - vetëm ose në çift, gjeni mënyrën për të parë veten tuaj në pasqyrë duke bërë seks. Disa vendosin pasqyra në tavan çka do ishte edhe më ideale Seks me një tranvestit - edhe një tip macho e ka ëndërruar një gjë të tillë të paktën njëherë, merrni masa mbrojtëse dhe shuajeni këtë kuriozitet Seks me një prostitutë - burrat duhet të bëjnë të paktën njëherë seks me një të tillë. Edhe një grua duhet të provojë një gjë të tillë njëherë në jetë Një të shpejtë në makinë - ndaloni në një rrugë pa shumë lëvizje makinën dhe bëjeni një të shpejtë në sediljen e pasme Seks pasiv - të paktën njëherë duhet të eksitoheni pa bërë ndonjë veprim, por vetëm duke parë Porno private - xhironi për veten tuaj një film seksual Seks me katalog - bëni njëherë në jetë seks si një aktor filmash, përzgjidhni vajzën që doni në një katalog me vajzat që ofrojnë shërbime të tilla

26/03 - 01/04/11 F.P. 47



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.