
4 minute read
11. Çfarë mësuam? (Përsëritje
from MATEMATIKË 9
6.11 Çfarë mësuam? (Përsëritje)
Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhni
Advertisement
Përkufizimin e përpjesës dhe të përpjesëtimit: 1 Formuloni ndryshe pohimin e mëposhtëm, duke përdorur fjalën “përpjesë”. a) Në çdo 20 nxënës, njëri merret me sportin e notit. b) Në çdo 10 spektatorë, njëri njihet me regjisorin. c) Në çdo 8 vrapues, njëri është mëngjarash.
2 Tregoni që barazimi 20 16 5 4
është përpjesëtim. Formoni përpjesëtime të tjera sipas vetive të përpjesëtimit.
Identifikimin e përpjesëtimit të drejtë dhe të zhdrejtë: 3 Të gjendet e panjohura në përpjesën: (x + 8) : x = 3 : 2
4 Në qoftë se 16 bileta kushtojnë 64 euro, sa euro kushtojnë 7 bileta?
5 3 punëtorë e kryejnë një punë për 12 ditë. Për sa ditë e kryejnë këtë punë 4 punëtorë?
6 Thjeshtoni përpjesën. Tregoni përpjesën e anasjelltë të secilës prej tyre. a) 16:24; b) 121:33; c) 1,4:2,1; d) 1,5:0,6.
Përkufizimin e përpjesëtimit e thjeshtë dhe të zgjeruar:
Dallimin e madhësive, të cilat janë në përpjesëtim të drejtë nga ato që janë në përpjesëtim të zhdrejtë: 7 Nga përpjesëtimet x : y = 8 : 5 dhe y : z = 10 : 3 të formohet përpjesëtimi i zgjeruar x : y : z.
8 Duke u bazuar në vetitë e përpjesëtimit të zgjeruar caktoni x, y, z dhe t, nëse x + y + z + t = 198 dhe x : y : z : t =1 : 2 : 3 : 4.
9 Për 12 kekë të vegjël nevojiten: 110 g miell; 2 vezë; 250 g gjalpë; 110 g sheqer; 4 lugë gjelle qumësht; 280 g sheqer pluhur. a) Sa kekë mund të bëhen me një kuti me 6 vezë, duke nënkuptuar që përbërësit e tjerë janë në sasi të mjaftueshme? b) Sa miell duhen për 18 kekë të vegjël? c) Sa gjalpë duhet për të bërë 30 kekë të vegjël?
10 Largësia midis dy qyteteve është 25 km. Në ç’largësi ndodhen në hartë këto dy qytete, në qoftë se shkalla e hartës është 1:1000000.
Zbatimin e vetive të përpjesës në zgjidhjen e detyrave praktike: 11 Rrugën nga qyteti A në qytetin B, një makinë që ecën me shpejtësi 36 km/orë e bën për 4 orë. Në sa orë do ta bëjë rrugën në kthim, nëse e rrit shpejtësinë me 12 km/orë?
12 Të gjendet gjatësia e brinjëve të trekëndëshit, nëse brinjët e tij janë në përpjesëtim 2 : 3 : 4 dhe perimetri i tij është 90 cm.
13 Një automobil bën 7 km me 1 litër benzinë. Sa km do të bëjë me 4,5 litra benzinë?
Llogaritjen e ndarjes dhe përzierjes në detyra praktike: 14 12 litra ujë i detit Mesdhe përmbajnë 420 g kripë. Gjej sasinë e kripës që përmbahet në: a) 1 litra ujë deti; b) 1000 litra ujë deti.
15 Një përzierje ka bakër, zink dhe nikel, masa e të cilave është në përpjesëtim të drejtë me numrat 13 : 4 : 3. Gjeni masën e përzierjes, në qoftë se në të ka 2,4 kg më shumë bakër se nikel.
16 Dy kënde shtuese (suplementare) rrinë si 5 : 31. Sa gradë është secili prej tyre? 17 Gjeni 15% të 320 euro.
Llogaritjen e përqindjes, kamatës dhe promilit:
Përdorimin e formulave për llogaritjen e përqindjes, promilit dhe kamatës për zgjidhje të problemave në situata jetësore:
Përdorimin e makinës llogaritëse dhe të kompjuterit për zgjidhjen e problemave të ndryshme. 18 Gjeni 25‰ të 3550.
19 Çmimi i një prodhimi prej 250 euro është zbritur me 15%.
Gjeni çmimin e ri të prodhimit. 20 Gjeni interesin e thjeshtë që paguhet për kredinë 25000 euro për 5 vjet me 10% në vit. 21 Sa interes sjell shuma e depozituar prej 3000 eurosh në bankë për 6 vjet me 5% interes? 22 Me çfarë përqindjeje, 9000 euro për 96 ditë sjell 155 euro interes? 23 Me çfarë përqindjeje, shuma prej 26000 euro për 8 muaj sjell 850 euro interes?
24 Një aliazh metali është formuar nga bakri dhe plumbi në përpjesë 3 : 5. Një bllok aliazhi ka masën 6,24 kg. Sa është masa e bakrit dhe plumbit në këtë bllok?
Detyrë hulumtuese. Transporti i naftës
Në tokë, nafta transportohet nëpërmjet tubacioneve, që kanë gjatësi disa qindra km dhe diametra në kufijtë nga 15 cm në 1 m. Mund të transportohet më tepër se 136 000 m3 naftë në ditë. Në det, ajo transportohet me anije të posaçme (tankerë), që mund të mbajnë gati 2 milionë fuçi me naftë, ku çdo fuçi mban saktësisht 159 litra. Në distanca të shkurtra, transporti i naftës kryhet me vagonë-cisterna ose kamionë-cisterna kapaciteti i të cilëve është mesatarisht 30 m3 . a) Ç’vëllim nafte, në m3, mund të transportojë tankeri i përmendur më lart? b) Sa ditë duhen që të funksionojë tubacioni tokësor, për të transportuar kaq naftë? c) Konsumi ditor i naftës në botë është afërsisht 80 milionë fuçi. Për ç’sasi tankerësh ka nevojë bota çdo ditë, për të plotësuar nevojat e saj? d) Për ç’sasi kamion-cisternash ka nevojë zbrazja e 1 tankeri?