
3 minute read
10. Interesi bankar (kamata
from MATEMATIKË 9
6.10 Interesi bankar (kamata)
A Kërkoni dhe zbuloni
Advertisement
Një firmë futi 20 000 euro në një bankë, që punon me interes 4,5%. a) Sa euro fitoi firma pas një viti? b) Nëse firma lë në bankë kapitalin fillestar së bashku me fitimin, sa euro do të jetë fitimi në vitin pasardhës? Diskutoni.
B Vrojtoni dhe mësoni
Këshillohet që paratë e tepërta, çdo firmë, institucion apo familje duhet t’i depozitojë në bankë. Kjo bëhet për disa arsye: Së pari, në bankë paratë janë më të sigurta nga humbje aksidentale siç mund të jenë dëmtime nga lagështia, zjarri etj. Së dyti, paratë e ruajtura në banka sjellin një përqindje të caktuar fitimi. Së treti, paratëe depozituara, banka i përdor për investime sociale.
Mbani mend:
Në problemat me interes bankar marrin pjesë 3 madhësi: 1) sasia e parave të depozituara, kapitali (K); 2) interesi bankar, kamata (I); 3) përqindja e interesit (p%); 4) koha gjatë së cilës është depozituar sasia e parave, kapitali (t).
Për interes bankar të dhënë, fitimi është në përpjesëtim të drejtë me sasinë e parave të depozituara. Koeficienti i proporcionalitetit fitim : para, të depozituara është pikërisht interesi bankar. Për një interval kohe t, interesi i thjeshtë njehsohet me formulën: I = K · p · 100 t .
Shembulli 1
Një bankë grumbullon euro me interes 3% në vit. Sa euro fiton një person në një vit, nëse depoziton në bankë shumën prej 600 eurosh? Po për tre vjet?
Zgjidhje Duhet të gjejmë se sa bëjnë 3% të 600 eurove. Po të shënojmë me x, sasinë e eurove që fiton personi pas një viti, kemi: 100% → 600 euro 3% → x euro 100 3 600 x ⇒ 100x = 3 · 600 ⇒ x = 3 · 600 100 = 18 euro Për 3 vjet, do të fitonte I = K · p · t 100 600 · 3 · 3 100 5400 100 = 54 euro.
Shembulli 2
Një bankë ruan paratë me interes 3% në vit. Sa euro ka futur një person në bankë, nëse pas një viti ai fitoi 24 euro? Duhet të gjejmë se sa është sasia e eurove të depozituara, nëse 3% të saj bëjnë 24 euro.
Zgjidhje Po të shënojmë me y sasinë e eurove që personi futi në bankë, kemi: 100% → y euro 3% → 24 euro 100 3 = y 24 ⇒ 3y = 100 · 24 ⇒ y = 100 · 24 3 = 800 euro
Shembulli 3
Cila është shuma e depozituar në bankë me 2,5% interes, e cila pas 5 viteve sjell fitimin prej 650 euro?
Zgjidhje Nga formula për interesin e thjeshtë I = K · p · t 100 , kemi:
K = 100 · I p · t 100 · 650 2,5 · 5
interes të thjeshtë 2,5%. 65000 12,5 = 5200 euro është kapitali i depozituar për 5 vjet, me
C Ushtrohuni duke zbatuar
1. Zana futi në bankë 800 euro dhe pas një viti nga interesi fitoi 40 euro. Me çfarë interesi punoi banka? 2. Me çfarë interesi vjetor punon banka, nëse pas një viti, kapitali prej 2500 euro sjell një fitim prej 127,50 euro? 3. Genci futi në bankë 3120 euro. Pas një viti, ai kishte në bankë shumën prej 3 269,76 euro. Me çfarë interesi punon banka?
USHTRIME
1 Banka punon me interes 3,5%. Një person futi sasinë prej x eurosh. Pas një viti, ai disponon shumën prej 2 794,50 euro. Gjeni x.
2 Gjeni kohën, gjatë së cilës shuma prej 75 000 euro me normë interesi 1,5%, sjell interesin 4500 euro.
3 Albini ka nevojë për një kredi prej 25 000 euro për të blerë një ngastër toke. Në qoftë se norma e interesit të bankës është 10% në vit, gjeni interesin e thjeshtë që do të paguajë ai për kredinë pas një viti; pas dy vjetësh; pas pesë vjetësh.
4 Gjeni interesin e thjeshtë që paguhet për kreditë e mëposhtme: a) 20 000 euro për 4 vjet me 15% në vit; b) 5000 euro për 10 vjet me 12% në vit.
5 Bardha dëshiron të blejë një makinë larëse për 550 euro. Banka asaj i jep kredi me 12% interes në vit. Sa do t’i kushtojë Bardhës makina larëse, në qoftë se e blen me kredi dhe e shlyen kredinë pas një viti?
6 Taksa e importit për artikujt e luksit është 40%. Gjeni vlerën e doganës për: a) një makinë me çmim 50 000 euro; b) një parfum me çmim 70 euro.