
4 minute read
Përdorimi kreativ i gjuhës
Gjuhë
PËRDORIMI KREATIV I GJUHËS
Advertisement
1. Lexoni tekstet e mëposhtme dhe përcaktoni si vjen mesazhi. Si: informacion, porosi morale, emocion, imazh, nxitje e imagjinatës? Jepni shpjegimin tuaj për llojin e ligjërimit të përdorur: i folur; i shkruar; libror; bisedor; i shkujdesur. a) Joni: Grupi, kam ditëlindjen të shtunën. Mos planifikoni tjetër gjë. Te vendi, me hupsi-dupsi.
Genci: Po gocat i ftove?
Joni: Sa ashtu që je mor burrë... bëhet dasma pa
Maksutin?
Genci: S’bëhet llaf.
Eti: Po s’ka faj Genci që pyet, mor vlla, se ti llakallak gjithë ditën dhe i bie shkurt, as kujtohesh n’ botë.
Joni: Hë mo leni kto... c) Kur hyra në vitin tim të 17, nisa të mendoj sa e vogël kam qenë më parë, jo vetëm në vite moshe, por në raporte arsyesh e logjikash, në lidhje me ty. Ndjej sa e verbër kam qenë përballë përpjekjeve të tua për të më bërë shoqe të ngushtë, mam. Të kërkoj falje për këto, më fal nëse të kam lënduar. Por unë tani u rrita, dhe të shoh si miken time më të mirë, një nga dashuritë e mia më të mëdha. (K. P. 19 vjeçe)
(Grup djemsh 17-18 vjeç)
b) Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
Besove, bëre mirë, s’besove, ca më mirë. Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.
Pyet shtatë a tetë e bëj si di vetë.
(Popullore) d) Djalit i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë e shtatë brirë, me sy si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz, si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdhë nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlonte barin, lulet e shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh.
(M.Kuteli, “E bija e hënës dhe e diellit”)
2. Lexoni tekstin e mëposhtëm. – Ti, more mistrec, ke guxuar të vësh emrin tim në ato shkarravinat e tua, hë? More kastravec, që më bëre të më skuqet faqja sot në kafene. More karagjoz, që kemi jetuar gjithë jetën me nder dhe erdhe ti të na turpërosh dhe ku pa, në gazetë... Bëre, ç’bëre, të mos të shoh më të merresh me maskarallëqe të tilla, more vesh?
(I. Kadare, “Poezia e parë”)
a) Cilit lloj ligjërimi i përket: libror; bisedor; i shkujdesur.
b) Folësi po flet: qetë; me emocion pozitiv; me emocion negativ. c) Cilat janë të dhënat që na tregojnë se në këtë tekst po dialogohet?
__________________________________________________________________ 3. Dialogu i mëposhtëm përmban dy tipa ligjërimesh. Lexojeni me zë në klasë. – Oh, përshëndetje, zoti Blerim! Si jeni me shëndet? – Si je, Flori? Po ç’është kjo “zotëri”? Ç’është kjo e folur me “ju”? Nuk jemi në zyrë. Për më tepër, tani jemi miq. Hajt të pimë një kafe bashkë.
– Hahaha, faleminderit, Blerim, po ja, më është mësuar goja. Po vi me shumë qejf. Me ty është gjithmonë kënaqësi të bisedosh.
a) Cilat janë dy llojet e ligjërimeve? _____________ ______________ b) Ku dallohen nga njëri-tjetri? ____________________________________ c) Përcaktoni dy forma fjalësh që bëjnë kalimin nga një ligjërim te tjetri. ________________
_________________ 4. Lexoni përshkrimin e mëposhtëm. Duke shfrytëzuar këtë kontekst dhe situatë, shkruani në fletore një dialog me ligjërim bisedor. Sa për gjitarët e detit, kur kalova përballë Adriatikut, më duket sikur njoha nja dy a tre kashalotë; disa deltina të gjinisë së kokërrumbullakëve që rrojnë më tepër në Detin Mesdhe e që kanë pjesën e sipërme të kokës plot vija të bardha. Më vonë pashë një breshkë gjashtë këmbë të gjerë, të stolisur me tri hala që i shtriheshin poshtë trupit. Papritur, arrita të kundroj për disa çaste një orkide portokalli, që iu ngjit xhamit të sallës. Ajo hapej me një mori degëzash që mbaronin me një si qëndisje të mrekullueshme, më të bukurën që më kanë parë ndonjëherë sytë.
(Zhyl Vern, “20 000 mijë lega nën det”) 5. Lexoni përshkrimin e mëposhtëm. Duke shfrytëzuar këtë kontekst dhe situatë, shkruani në fletore një dialog. Do të jetë një dialog me ligjërim libror, bisedor apo të shkujdesur.
Pse? Çka ndodhi më pas, u zhvillua me aq vërtik, sa askush s’e kuptoi si e qysh. Pak më përpara, Persi dhe Dadli qenë përkulur pranë xhamit dhe një çast më vonë kërcyen prapa duke thirrur të lebetitur. Harri u ngrit ndenjur, duke dihatur me vështirësi: xhami i përparmë i kafazit të boas qe zhdukur. Gjarpri i madh po shpërdridhte me shpejtësi dredhat e tij dhe po shkiste në dysheme, ndërsa në tërë pavijonin e gjarpërinjve, njerëzia kishte zënë të ulërinte dhe të vraponte drejt portave për të dalë jashtë. (Xhoanë Roulin, “Harri Poter”) 6. Lexoni vargjet e shkëputura nga poezia “Mëngjes” e Lasgush Poradecit: Si shpirt’ i zi në kraharuar U mbyll liqeri nënë male. Nga fund’i ti, e pasqyruar Po shuhet nata me-nga-dale. a) Tregoni mbi bazën e cilit dialekt janë ndërtuar ato. ___________________ b) Renditni dukuritë gjuhësore që i përkasin dialektit në fjalë:
________________________________________________________ c) Duke e lexuar, kthejeni në gjuhën standarde ose në një tjetër dialekt. A përcjell të njëjtën ndjesi poezia? ___________________________________ Pse?_________________________________________________________ 7. Gjeni një tekst të shkruar në dialektin e zonës suaj. Renditni në fletore karakteristikat gjuhësore të tij. A do të tingëllonte më bukur në standard apo në një dialekt tjetër?