7 minute read

Prania dhe mosprania e figurës

Gjuhë Prania dhe mosprania e figurës

1. Lexoni dy tekstet e mëposhtme. Ndonëse janë shkruar nga i njëjti autor, ato kanë dallime thelbësore:

Advertisement

Pavarësimi i letërsisë dhe i artit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Megjithatë, ne shkrimtarët jemi të bindur se arti nuk do ta ngrejë flamurin e dorëzimit. Qëkur po përmend këtë fjalë të ashpër, mendoj se duhet t’i kthehemi sërish vizionit të dy botëve që gjenden ballë për ballë në pritje të një fitoreje: botës reale si dhe botës së artit. Sigurisht, 1 ka shumë dallime mes tyre, por njëri prej tyre qëndron kolosal mbi gjithë të tjerët. Ndërsa në konfliktin e vet me artin, bota e vërtetë arrin në një tërbim të tillë që t’i turret botës rivale për ta shkatërruar krejt, përkundrazi, bota e artit në asnjë rast – e përsëris – në asnjë rast, nuk e ka sulmuar botën reale me qëllimin për ta dëmtuar, por veç me synimin për ta bërë atë më të bukur e më të përshtatshme. Ky është një dallim thelbësor mes dy botëve. Dhe në këtë rast, ky ndryshim nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon pavarësinë e vërtetë dhe sublime të artit. (Fjalimi me rastin e marrjes së çmimit “Princi i Asturias për Letërsinë”, I. Kadare)

Në tendë të zihej fryma. Kronisti shkroi me mundim edhe disa rreshta dhe mbështeti ballin te dora. Nuk i punohej. Gjëmimi i topave i shpërndante mendimet si tufë stërqokash. Për të dhjetën herë lexoi frazën e lënë përgjysmë “Krokodilët e detit të luftës u sulën shumë herë kundër mureve, por fati...” . Deti i luftës. Ai mendoi se këtë shprehje e kishte gjetur shumë mirë, por kishte njëfarë dyshimi për fjalën “krokodilët”. Dihej se krokodilët nuk jetonin ndër dete, por ndër lumenj, kështu që, për të qenë fraza e saktë, duhej thënë: “Krokodilët e lumit të luftës” . Mirëpo shprehja “lumi i luftës” nuk e kishte kurrsesi fuqinë e “detit të luftës”, që të sillte menjëherë ndër mend uturimën, valët e pambaruara dhe egërsimin e beftë të përleshjes. Më lehtë ai mund të flijonte fjalën “krokodilët” sesa “detin e luftës”. Madje, në fillim, duke kërkuar një krahasim për ushtarët që notonin në këtë det, ai kishte sjellë ndër mend të gjitha gjallesat e detit, por asnjëra nuk i ishte dukur e përshtatshme për ushtarët e lavdishëm. Fjala “peshqit” ngjante e butë dhe e lëmuar, “peshkaqenët” tepër dinake dhe grabitqare,

“balena” e ngathët, “tetëkëmbëshi” i neveritshëm. Kurse “krokodilët”, si nga forca, si nga rrezikshmëria, e jepnin saktë rrëshqitjen e ushtarëve drejt mureve të kështjellës. Aq më tepër që luspat e forta dhe të pashpueshme, që u mbulojnë trupin, ngjanin aq fort me mburojën e ushtarit.

2

(“Kështjella”, I. Kadare)

a) Përcaktoni llojin e tekstit (letrar/joletrar): teksti i parë teksti i dytë b) Lidhni me shigjetë: gjuhë figurative e ngarkuar përdorim i limituar i figurave gjuhë më e drejtpërdrejtë teksti i parë teksti i dytë

i dendur me figura të kuptimit i dendur me figura të të gjitha llojeve c) Tregoni imazhin që krijojnë figurat: flamuri i dorëzimit bota e vërtetë arrin në një tërbim të tillë shpërndante mendimet si tufë stërqokash krokodilët e lumit të luftës lumi i luftës deti i luftës d) Gjeni një neologjizëm në tekstin e parë dhe, pasi të përcaktoni klasën së cilës i përket, lidheni krijimin e neologjizmit me qëllimin e tekstit.

e) Plotësoni diagramin e Venit. Në bashkësitë përkatëse vendosni karakteristikat gjuhësore të secilit tekst. Ku priten ato?

2. Lexoni dy shprehjet: Netët e gjata të dimrit dhe Pushteti i zi i natës. a) Ku dallohen nga ana kuptimore?

b) Po nga ana ndërtimore?

c) Shkruani nga një fjali me secilën prej tyre. Tregoni se në ç’lloj teksti do të përfshinit secilën fjali.

3. Duke njohur perifrazën si figurën që tregon mbi një person, send a dukuri me anë të një grupi fjalësh, analizojeni atë në vargjet e mëposhtme: Tek buron ujët e ftohtë dhe fryn veriu në verë, tek mbin lulja me gaz shumë dhe me bukuri e me erë, ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtia, ku mërzen cjapi me zile, atje i kam mend e mia. (“Bagëti e bujqësi”, N. Frashëri)

a) Si lidhet ajo me synimin e poetit?________________________________________ b) Është përdorur ajo në kuptimin eufemik apo si ornament stilistik? Pse?

c) Shkruani një paragraf ku të përdorni parafrazën me qëllime eufemike.

4. Kujtoni: metafora si figurë përftohet duke përdorur një fjalë ose një grup fjalësh në një lidhje të re, në bazë të marrëdhënieve të ngjashmërisë. Lexoni vargjet:

Kur hapet perëndimi pas maleve përposh, Ti vjen, o motr’ e ëmbël, në shpirt të më qëndrosh; Ti zbret vetëtimtare, e fellë-edhe më fellë; Në fund të zemrës s’ime fundet posi një djellë. (“Mbretëria e zemrës”, L. Poradeci)

a) Evidentoni në metaforë dhe analizoni lidhjet gjuhësore të fjalëve brenda grupit që identifikuat.

b) Cila fjalë mban peshën më të madhe kuptimore brenda metaforës?

c) Cili është kuptimi i parë dhe cili kuptimi i figurshëm që ka fituar grupi i fjalëve?

d) Po synimi i metaforës brenda strofës, cili është?

5. Në vargjet e mëposhtme vërejmë përdorimin e qëllimshëm të metaforës:

Molla t`kputuna nji deget dy qershia lidh n`nji rrfanë, ku fillojnë kufijtë e Geget, rrijnë dy çika e nji nanë. (“Juvenilja”, N. Mjedja) Luletë të dinin mike sa të dua këtu do të vinin të qajnë me mua (Çajupi)

a) Analizoni mekanizmin e ndërtimit të metaforës “molla t’kputuna”.

b) Analizoni mekanizmin e ndërtimit të metaforës “luletë të dinin”.

c) Tregoni klasën e fjalëve me të cilat është ndërtuar metafora në secilin rast.

d) Ndërtoni nga tri metafora: emërore, foljore, mbiemërore.

Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe, Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe, Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba! 0 stërnip i Kainit, tepdil si bari, Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi, Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli; 0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh, Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh, Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh, Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Baraba! (“Marshi i Barabajt”, F. Noli)

NR. Grupimi Shembulli Lloji Imazhi Ndjesia që përcjell Qëllimi i përdorimit

1 Figura të sintaksës poetike 2 Figura të kuptimit 3 Figura të shprehjes 4 Figura tingullore 5 Figura të intonacionit poetik

b) Synimi i Fan Nolit në këtë krijim ka qenë denigrimi i armiqve të tij politikë. Analizoni lidhjen e tonit dhe gjuhës së figurshme me këtë qëllim. Ndaluni te figurat. E ka arritur Noli synimin e tij? Pse?

7. Kujtoni! Një term konkret ngrihet në cilësinë e simbolit në ligjërimin poetik, duke iu vënë theksi te cilësia mbizotëruese, duke anashkaluar cilësitë e tjera. Lexoni vargjet.

Fluturonte korbi npër qiell Npër qiell, përmbi shkambij Shkonte e vinte rrotull E shikonte kodra e lugina As po e gjen kund ndonji krue Me e shue etjen e madhe... (“Korbi”, M. Camaj)

a) Sipas perceptimit tuaj si lexues, kë simbolizon korbi?

b) Cila cilësi mbizotëruese e tij është theksuar?

c) Gjuha e vargjeve është e drejtpërdrejtë apo e nënkuptuar? Pse?

8. Kujtoni! Alegoria është e afërt me metaforën si figurë, veçse në të nuk kemi ndryshim të kuptimit të fjalëve, por një kuptim të thellë e të fshehur.

Lexoni vargjet.

Zgjodhi pylli Qeverinë. Ujku kapi Blegtorinë, Goxha peshë si Dikaster. I shkon tigri: – Bëmë nder,

a) Identifikoni simbolet:

b) Çfarë simbolizojnë ato?

c) Gjuha e përdorur është e drejtpërdrejtë apo e nënkuptuar? Pse?

d) Cilin kuptim ka fshehur alegoria në këtë fabul?

9. Shkruani një paragraf joletrar, ku të përdorni një gjuhë pjesërisht të figurshme.

10. Shkruani një tekst letrar, ku të përdorni të gjitha llojet e metaforave.

11. Shkruani një tekst letrar, ku të satirizoni një dukuri negative të shoqërisë shqiptare.

Ta drejtoj dhe unë një grigjë, Brez pas brezi biem miq! – Ç’biem? – ujku shqyen sytë. – Jemi baxhanakë të dytë!... (“Ujku minister”, F. Lamaj)

12. Shkruani një ese, në të cilën të përdorni figurën e shqiponjës në funksion simboli dhe me një gjuhë alegorike lidheni atë me fatin e kombit shqiptar.

Mund ta nisni me fjalët tashmë emblematike: ...ky është flamuri më i bukur në botë...

This article is from: