21 minute read

Stili në gjuhë dhe letërsi

Gjuhë STILI NË GJUHË DHE LETËRSI

Gjuha si komunikim

Advertisement

Komunikimi është një mjet shumë i rëndësishëm i jetës. Ai është një proces i përhershëm, jo vetëm ndërmjet njerëzve, por edhe ndërmjet kafshëve (Patat në qiell fluturojnë në formën e germës V, milingonat ecin në kolonë, qentë komunikojnë mes tyre me të lehura etj. Kafshët komunikojnë mes tyre nëpërmjet tingujve, me të cilat ato shprehin mesazhe të ndryshme.). Njerëzit komunikojnë mes tyre për nevojat e jetës së përditshme si të ushqyerit, të strehuarit, të veshurit, për dhimbjen, për gëzimin, por edhe për ekonominë në përgjithësi, bashkëjetesën, artin, politikën etj. Janë pikërisht këto nevoja, të cilat kushtëzojnë procesin e komunikimit. Të komunikosh do të thotë të hysh në marrëdhënie me të tjerët, të transmetosh njohuritë, mendimet, gjykimet, ndjenjat. Gjuha është ndërtuar në mënyrë të tillë që të përvetësohet dhe të përdoret si mjet i efektshëm i grumbullimit dhe shkëmbimit të përvojës. Gjuha regjistron në fjalë dhe fjali konceptet dhe gjykimet e njeriut për botën, parimet e shoqërisë njerëzore dhe lejon që këto njohuri të ruhen (me anë të shkrimit) e t'u përcillen brezave pasardhës. Në këtë mënyrë, gjuha mundëson edhe komunikimin mes brezave. Për të komunikuar, njerëzit ndërtojnë tekste, të cilat i përdorin në kontekste të caktuara. Për të shprehur sa më saktë mendimet, ndjenjat, kumtet etj., gjuha fiton kuptime të tjera, të cilat reflektohen në ndërtime të reja jo të zakonshme për elementet gjuhësore. Në këtë mënyrë përftohet pikërisht ai që quhet organizim dytësor. Organizimi dytësor parashikon ndër të tjera gërshetimin e mjeteve gjuhësore të niveleve të ndryshme në përshtatje me situatën dhe pjesëmarrësit e komunikimit. Kështu, nëpërmjet devijimeve nga kuptimet e para realizohen edhe kuptimet e figurshme, që përmbledhin ndjesi, emocione të ndryshme etj. Lulja u vyshk./Zemra u vyshk. Në shembullin më lart vihet re se vetëm nëpërmjet ndryshimit të një fjale në këtë grup fjalësh, ndryshon tërësisht situata, kuptimi, imazhi i gjithë grupit, duke marrë një vlerë emocionale mjaft të lartë, atë që përcjell kjo metaforë. Fjala zemra, e vendosur pranë foljes vyshkem, nuk gjen përdorim të zakonshëm. Përdoruesi i vë bashkë për të realizuar një kuptim të ri që, në fakt, nënkupton plakjen, rënien e zemrës. Prandaj, ai ka ndryshuar përdorimin e kësaj fjale në ndërtimin e saj të zakonshëm (p.sh zemra rreh). Këto kuptime që merr fjala në këtë ndërtim të pazakontë quhen kuptime të figurshme, kurse ndërtimi i ri ku u përdor ajo, është pikërisht organizimi dytësor i saj. Në këtë kontekst, stilistika e vështron gjuhën të lidhur me komunikimin, me nevojat shoqërore dhe individuale, me funksionin gjatë përdorimit të saj real e praktik. Pra, ajo sheh se cilat janë mjetet dhe ndërtimet gjuhësore në këtë organizim, për ta bërë

Komunikimim mes të rinjsh.

sa më të efektshëm komunikimin. Në këtë mënyrë ajo bën krahasimin mes ndërtimeve në të cilat realizohen kuptimet e para (ndërtimet denotative) dhe atyre ku realizohen kuptimet e reja, nëpërmjet organizimit dytësor (ndërtimet konotative e jo vetëm). Nga një proces i tillë identifikohen edhe devijimet në ndërtim, që pastaj çojnë edhe devijime në kuptim e imazh. Kështu, dallohen dhe përcaktohen edhe tiparet tip të situatave të ndryshme, të cilat reflektohen në tipare specifike të elementeve të niveleve të tilla të studimit gjuhësor si ai fonetik, semantik, morfologjik, sintaksor etj. Sistemi i këtyre mjeteve të zgjedhura nga përmbajtja e nga vlera shprehëse dhe të përdorura në përshtatje me kërkesat e një fushe të caktuar të veprimtarisë shoqërore përbën stilin gjuhësor. Në terminologjinë tradicionale, ky koncept quhet edhe stil funksional, sepse është shfaqje e funksionit të veçantë që merr gjuha në një fushë të caktuar. Këto lloj tiparesh, sipas stilesh, realizohen në ligjërim të shkruar, por dhe të folur.

Diskursi dhe objekti i analizës së tij

Me diskurs apo përftesë ligjërimore do të kuptojmë aktivitetin e personave që flasin, shkruajnë apo lexojnë, domethënë, çdo akt përdorimi të gjuhës, pra çdo praktikim të aftësisë sonë ligjërimore që i referohet një produkti konkret gjatë të folurit, të shkruarit apo të lexuarit. Diskursi është një veprimtari ligjërimore individuale, nëpërmjet së cilës individët tregojnë kompetencën e tyre gjuhësore. Ai përkufizohet me ndihmën e tri elementeve: situatës komunikative, si njohuri dhe nga pikëpamja ku realizohet të thënët, ndërveprimit (të thënët realizohet mes dy a më shumë personave që komunikojnë mes tyre) dhe përdorimit (të thënët është e destinuar të artikulohet, të dërgohet nga thënësi te marrësi dhe të kuptohet nga marrësi).

Objektet e analizës së diskursit (ligjërimi, shkrimi, biseda, ngjarja komunikuese) përkufizohen në mënyra të ndryshme në lidhje me sekuencat koherente të fjalive, propozimeve, fjalimit ose bisedave. Çdo njësi e ligjërimit është e lidhur me të paktën një njësi tjetër të një ligjërimi të caktuar përmes një lidhjeje kuptimplote.

Një formë e veçantë e krijimit ose riprodhimit krijues nëpërmjet figurave artistike, të mishëruara me lëndën gjuhësore është letërsia, e cila shquhet për gjerësinë e funksioneve të saj, sepse luan edhe rol njohës, kombëtar, moral, psikologjik etj.

Sfera e këtij stili përbëhet nga të gjitha krijimet artistike me anë të fjalës së shkruar dhe të folur.

Funksioni i veçantë i gjuhës në letërsinë artistike është estetik; gjuha jo vetëm mishëron një përmbajtje, jo vetëm kumton një informacion letrar, por edhe synon të ketë ndikim estetik, të ngjallë ndjenjën e së bukurës.

Një tekst letrar është përgjithësisht i pajisur me fjalë të figurshme (konotacion), tekst me shprehësi përherë të pranishme, i përbërë nga fjalë dhe grupe fjalësh me kuptim të figurshëm. Përtej planit të parë, kuptimit të drejtpërdrejtë të fjalëve dhe fjalive të shqipes, kemi edhe domethënien e tyre, interpretimin semantik. Pra,

Letërsia, kolazh artistik nga Xhejms Kenlajn (James Koehnline)

fjalët dhe fjalitë nuk janë thjesht për të kumtuar një informacion, por janë pjesë përbërëse e informacionit artistik.

Në çdo rast, zgjedhja gjuhësore e ka të domosdoshëm motivimin artistik, i cili u lejon shkrimtarëve t’u drejtohen edhe përmasave të tjera të gjuhës, domethënë, ta kapërcejnë kuptimin e parë të fjalëve. Pra, një vepër mund të shkruhet edhe në gjuhën e pesë shekujve më parë, edhe në dialekt, me synime të veçanta. Letërsia përbën një stil të hapur, ku shfrytëzohen të gjitha mundësitë e organizimeve të stileve të tjera.

Gjuha shqipe ka tablonë e vet stilistike dhe pa dyshim që larmia e figurave letrare përbën mozaikun më domethënës të shqipes dhe vlerave të saj. Vlerat stilistike lidhen me etapa të ndryshme të zhvillimit gjuhësor, shoqëror dhe të përpunimit që pësojnë fjalitë e shprehura me anë të gjuhës. Duke u mbështetur në ndërtimin e figurave dhe në funksionin e tyre stilistik e artistik, kemi këtë ndarje: Figurat e kuptimit: personifikimi, krahasimi, paralelizmi figurativ, simboli, alegoria, hiperbola, litota, similituda, kontrasti, antiteza, grotesku. Figurat e fjalëve dhe shprehjeve, tropet: metafora, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmi, epiteti, alegoria, eufemizmi. Figurat e sintaksës poetike: inversioni, enumeracioni, shkallëzimi (ngjitës/zbritës), elipsa, asindeti, polisindeti. Figurat e leksikut, fjalorit poetik: sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat, dialektizmat, barbarizmat (huazimet). Figurat e shqiptimit poetik (figura tingullore dhe të intonacionit): aliteracioni, anafora, epanalepsa, apostrofi, asonanca, konsonanca, onomatopeja, pyetja retorike, reticenca, pasthirrma.

Figurat e kuptimit

Figurat stilistike Kuptimi

Personifikimi

Figurë letrare stilistike, me anë të së cilës sendit ose kafshës i vishen tiparet e njeriut.

Krahasimi

Paralelizmi figurativ

Figurë letrare stilistike që vendos ballë për ballë dy frymorë, dukuri, sende, të ngjashëm nga ana e jashtme. Qëllimi i krahasimit letrar është ta zbulojë imazhin plotësisht përmes veçorive të përbashkëta. Vënia e një dukurie të natyrës përballë me një gjendje shpirtërore ose me një veprim njerëzor, zakonisht me anë ndërtimesh sintaksore të ngjashme.

Shembulli

"Fatmirosh më qenke" Thotë zonja dhelpër, "Bukurinë tënde nuk e ka zog tjetër".

"Vetulla e saj ndrejt si fiskaja, shteku i ballit si shteku i malit," Fabul

Martesa e Halilit

“Përkulet qiparisi nga maja në rrëzë, Po qan vasha mbi varrin e trimit.” Populli

Figurat stilistike Kuptimi

Simboli

Hiperbola

Litota

Simboli është një figurë me kuptim të dyfishtë, e cila paraqet një send, një frymor a një dukuri nëpërmjet një sendi, një frymori a një dukurie tjetër, që bëhet përfaqësues dhe ngjall lidhje të përafërta. Zakonisht, ideja është abstrakte dhe simboli që e përfaqëson atë është konkret, si p.sh.: paqen e simbolizon pëllumbi. Të zmadhuarit së tepërmi të cilësive dhe të veprimeve të njerëzve ose të dukurive të natyrës për të nxjerrë në pah një ide, një mendim, një cilësi, si dhe për të shprehur më me forcë qëndrimin emocional. E kundërta e hiperbolës. Autori thotë më pak, duke lënë të kuptohet më shumë.

Similituda

Kontrasti

Grotesku

Antiteza

Krahasim i zgjatur, kur të dy krahët e krahasimit nuk janë dy fjalë, por dy fjali.

Vënia përballë në mënyrë të theksuar e dy karaktereve njerëzore, dy sendeve a dukurive, por duke kundërvënë figura a tablo të tëra, jo anë të veçanta, si tek antiteza. Mënyrë shprehjeje ose mënyrë paraqitjeje, në të cilën bashkohen anë të stërmadhuara, të vëna në kontrast të fortë e të papritur, duke i shformuar deri në përqeshje. Figurë stilistike që vë përballë dy gjendje, dy kënde të kundërta për ta ndriçuar me forcë një ide kryesore. Për të formuar antitezën shërbejnë antonimet. (Theksojmë se antiteza në raste të caktuara e ka të nevojshme kontekstin për t’u kapur kuptimi. Kjo quhet antitezë kontekstuale: “Atje nisi, atje mbaroi, atje krisi , atje pushoi” Noli.).

Shembulli

“Dhe u sulën mbi Feniksin e urtë tufanët, korbat, uria E rrahën, e kapën, e molisën dhe mortja përmbi i qëndroi, po ai prapë fluturoi.”

A. Vinca

"Hanko mos kalo mbi varre se të vdekurit i ngjalle të gjallët i vdiqe fare."

Popullore

Litota përdoret shpesh në gjuhën e përditshme dhe në folklor. P.sh. në shprehjet "jam një hap larg", "kthehu në sekondë", "një djalë një gisht i gjatë" etj. “Disa thonë se shkrimtarët i zgjedhin fjalët, ashtu si bleta zgjedh nektarin nga lulet.” "Lum për ty o i madhi Zot/ fort po shndrin ai diell e pak po nxeh." Martesa e Halilit

“Të ndryshme gjuhë, të folme tmerr, Plot fjalë dhimbjesh zemërim i thellë, Përplasje duarsh tok me zë të çjerrë.” Dante Aligeri

“Bilbil ky shekull orë e çast ndërrohet; Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet.” Ndre Mjedja

Figurat e fjalëve dhe shprehjeve, tropet

Tropet

Metafora Kuptimi

Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë; është një krahasim që ndërtohet pa lidhëza.

Shembull

“Ndër trandofille, Ndër zamakë nga Ku qeshet kopshti, Idhnim mos mba.”

Ndre Mjedja

Metonimia

Sinekdoka

Ironia

Paradoksi

Sarkazmi

Epiteti

Alegoria

Eufemizmi

Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u mbështetur në afrinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas lëndës, sipas funksionit etj. Përdorimi i një fjale emërtuese, duke i dhënë një kuptim më të gjerë ose më të ngushtë, duke përmendur pjesën për të tërën ose të tërën për pjesën, njëjësin për shumësin etj. Tallje e hollë, e fshehur me intonacion lavdërues, që nënkupton të kundërtën. Përdorimi i fjalës me kuptimin e antonimit të saj.

Është ajo figurë që pohon një ide absurde, në pamje të parë në kundërshtim me logjikën. p.sh paradoksi i famshëm i Sokratit: e di që nuk di asgjë. Shkalla më e lartë e ironisë, e cila merr një karakter të hidhur, sulmues, kur shpreh urrejtje dhe përbuzje të thellë, denoncon, demaskon dhe godet, por bën edhe përgjithësime.

Është një fjalë përcaktuese, zakonisht mbiemër, që i shtohet një emri për t’i pasuruar kuptimin, duke i dhënë bukuri artistike, duke shprehur një vlerësim, një qëndrim nga autori, ose duke i vënë në dukje një anë. Çdo epitet është mbiemër, por jo çdo mbiemër është epitet. Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete, prapa të cilave nënkuptohet një domethënie tjetër. Alegoria ndërtohet mbi bazën e simboleve.

Fjalë ose shprehje që përdoret në vend të një fjale a shprehjeje tjetër, të cilën nuk duam ose nuk duhet ta zëmë në gojë. "Tungjatjeta, Fatos. Më fjete me mesjetën te koka dhe nuk e dite ..."

Fatos Arapi

“Me Shqipëri të luftohem Kam frikë mos turpërohem.”

Çajupi

“Këtu dergjet Don Kishoti Ish i fort’ e ish i zoti Botën prapa desh ta kthente Dhe me ushtën ta mbërthente.” Servantes

"Do t'të vrasim Jezu, se të kemi baba/ Do t'të vrasim Mesi, se të kemi usta." (F. Noli)

"Mjerimi rrit fëmin në hije të shpive t'nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive."

Migjeni

"Se si pëshpërisin pikat e shiut në errësirën e qullur, pikat e shiut na freskonin të puthurat."

I. Kadare

"Manushaqe bukuroshe/pse s'ngre kryet përpjetë/po rri e mpitë dhe e qetë/pa shiko shoqet e tua/si u rritën u zbukuruan."

Themi "ndërroi jetë" për të mos thënë "vdiq" , "qoftë largu" për "dreqin" .

Verifikoni njohuritë

1. Me çfarë lidhet përdorimi i gjuhës në funksione stilistike? 2. Çfarë është stili funksional? 3. Çfarë kuptoni me termin diskurs? 4. Kujt i referohet diskursi? 5. Plotësoni edhe ju me nga një shembull tabelat e figurave stilistike.

Ushtrohuni përmes tekstit 6. Qarkoni dhe gruponi figurat stilistike në këto vargje:

“Dhe vallja rrokulliset tutje, Në kohëra hedhur si hobe, Prilli përsipër i hedh lule, Dhjetori borën shkund atje” I. Kadare “Vallja shqiptare” 7. Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe gjeni figurat stilistike.

“Fshati ynë? A e di: merr me mend një liqen të bukur rrethuar me male të larta, të bleruara dimër e verë, me dëllinja e me pisha. Merr me mend edhe një vargmal, siç është Mali i Thatë e prej tij një fushë që shtrihet tatëpjetë e vjen puthitet me ujërat e liqenit. Merr me mend se nga kjo fushë shkëputet një gadishull, që futet edhe më thellë në liqen. Këtu është fshati ynë dhe të gjithë miqtë që na vijnë mbeten gojëhapur.” S. Spasse 8. Gjeni disa krahasime për: a) një fytyrë të qeshur; c) një mjedis bregdetar; b) një njeri të dashur; d) një luftëtar të rënë në fushën e betejës.

9. Ktheni krahasimet në metafora:

Qielli ishte bërë si pus. ……………………………

Ajo ishte si lule pranvere………………………….

Sytë e saj si diej shkëlqenin gjithë dritë………………. 10. Gjeni disa fjalë të urta, ku të përdoren figura stilistike dhe diskutoni domethënien dhe përdorimin e tyre. 11. Krijoni figura stilistike: a) një personazh për të personifikuar një emocion; b) një simbol për të dhënë një mesazh; c) një alegori për të shprehur një situatë; d) një hiperbolë për të shprehur një qëndrim emocional.

Sfida e të shkruarit

12. Zgjidhni pesë fjalë në fjalorin e gjuhës shqipe dhe krijoni me to figura stilistike. Përdorini në një tekst, duke respektuar sekuencat koherente të fjalive.

Koncepti i stilit, stilistika

Ngjyrimi shprehës është vetia që kanë copëzat e ligjërimit për të tërhequr vëmendjen. Për natyrën krijuese të gjuhës, pikërisht ky ngjyrim merr vlerë parësore, pasi ngjyrimet subjektive shoqërohen me ndryshime përkatëse të ligjërimit. Origjinaliteti mund të shfaqet edhe si krijim në gjuhë dhe e reja mund të ketë ngarkesë shprehëse, e cila thekson karakterin krijues të gjuhës dhe formëson stilin e autorit. Gjatë leximit, përballemi me pikëpamje të ndryshme dhe, në këtë proces, lexuesi shndërrohet në "shkrimtar". Kjo aftësi për të riinterpretuar në mënyrë më të përmirësuar atë që lexohet është element kritik i gjuhës. Gjuha, ky mjet kryesor komunikimi, është objekt i studimit të stilistikës gjuhësore (në të cilën studiohen veçantitë stilistike të çdo lloj teksti), kurse organizimi i veçantë gjuhësor (si përdorim individual) në veprën letrare është objekt i studimit të stilistikës letrare. Autorë të ndryshëm realizojnë figura të ndryshme letrare në tekstet e tyre. Ata krijojnë edhe individualitetin e tyre letrar, apo stilin. Forca shprehëse e figurave stilistike del jo si zbukurim i jashtëm, por si vendosje e marrëdhënieve të reja ndërmjet mjeteve gjuhësore, duke nisur nga tingujt e veçantë e deri te ndërtimet sintaksore e përftimi i kuptimit në tërësinë e tekstit. Figurat stilistike përdoren nga shkrimtarët për të arritur efektin shprehës, për të dhënë atmosferën historike, koloritin e mjedisit dhe për karakterizimin e gjuhës së personazheve. Stili është i perceptueshëm dhe nisur nga një këndvështrim i ndryshëm nga gramatika, na lejon që të zbulohen të tjera marrëdhënie në tekst. Njësia fillestare në nivelin stilistik është stilema, e cila i përket përdorimit të gjuhës (p.sh.: kopshti qeshet). Stilemat janë njësi të përbëra, që përcaktohen në marrëdhënie brenda një teksti. Ato kanë afërsi, ngjashmëri ose kontrast me diçka tjetër. Stilemat nuk janë asnjanëse, por kanë ngarkesë ose ngjyrim, janë vepruese nga ana stilistike, kanë informacion plotësues përveç atij themelor, duke lejuar të nënkuptohen edhe lidhje jashtëgjuhësore. Mjaft shprehje idiomatike e togje të qëndrueshme lindin si stilema në një tekst dhe më pas kalojnë në përdorim të përgjithshëm, p.sh.: perdja e hekurt është përdorur për herë të parë në një fjalim të U. Çërçillit, më 1946 e më pas hyri në përdorimin e përgjithshëm. Më poshtë, po paraqesim figurat e sintaksës poetike, të intonacionit poetik dhe të fjalorit poetik (leksikut).

Aristoteli

Figurat e sintaksës poetike

Figura Kuptimi Shembulli

Inversioni

(anasjella) Ndryshimi i rendit të zakonshëm të fjalëve në fjali për të theksuar kuptimin e një fjale ose për t’i dhënë fjalisë forcë shprehëse. "mbi gjokse pellgjesh tani tundet i arti medaljon i hënës."

I. Kadare

Enumeracioni

Renditja njëra pas tjetrës e fjalëve që kanë lidhje kuptimore. “Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar”.

N. Frashëri

Shkallëzimi ngjitës dhe zbritës

Elipsa

Asindeti

Polisindeti

Kur fjalët renditen njëra pas tjetrës në kuptim progresiv: ngjitës ose zbritës. “Në fillim i ngriu buzëqeshja në buzë, pasta iu rrudhën vetullat, pastaj u nxi i tëri dhe sytë nisën t’i zmadhoheshin.”

Dh. Xhuvani

“O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule që ju kam ndër mend ditë e natë.”

N. Frashëri

Figura stilistike që krijohet, kur heqim nga tërësia e tekstit ndonjë fjalë a pjesë, e cila nënkuptohet, pa prishur kuptimin, me qëllim që t’i japim shprehjes më shumë gjallëri, hijeshi a shpejtësi. “Malet me gurë, fushat me bar shumë, arat me grurë, më tutje një lumë.”

Çajupi

Figurë stilistike, në të cilën, me qëllim, lihen mënjanë lidhëzat për t’i dhëne shprehjes gjallëri e intonacion të shpejtë, efekt poetik. “Nëna, motra, nusja dalin, ngrehin krahët të të ndalin...” F. Noli

Figurë stilistike me të cilën poeti bën përsëritjen e një lidhëze ndërmjet fjalëve dhe fjalive të ndryshme, duke e ngadalësuar ecjen e frazës për theksim. "Dhe toka, dhe qielli, dhe deti, edhe vetë peshqit Do të mësonin të artikulonin fjalë Vetëm e vetëm që të flisnin me ty. Atëherë si të mos dua unë Që jam i tëri njeri?"

M. Zeqo

Figura të intonacionit poetik

Figura Kuptimi

Aliteracioni Aliteracion kemi kur përsëriten të njëjtat zanore ose të njëjtat bashkëtingëllore (ose të dyja) në të njëjtin varg/fjali ose në disa vargje/fjali.

Shembulli

- me bashkëtingëllore: "Tokën kur e gërryjnë rrebeshet dhe i dalin rrënjët rrëpirave ashtu ta gërryen trupin tënd shekujt derisa të dolën dejet dhe brinjët..."

I. Kadare - me zanore: "Ku ke qenë o trëndelinë /Pse kujton mua të zinë..."

Popullore

Asonanca Asonancë kemi kur dy vargje në fund të tyre kanë dy fjalë që zanoren e theksuar dhe zanoret e tjera që vijnë pas kësaj i kanë të njëjta, po jo bashkëtingëlloret. Rima që krijohet në këtë rast quhet asonancë. “Fryni era u çil taraba/ n’ kam Halil se Abdyl Aga/ me treqind sejmenë për mbrapa/ t’anë n’opanga pa çarapa...”

Popullore

Konsonanca Konsonancë kemi kur dy vargje përfundojnë me të njëjtën bashkëtingëllore, po jo zanoret. Rima që krijohet në këtë rast në këtë rast quhet konsonancë.

Onomatopeja Është fjalë tingullimituese ose përshkrim i dukurive a i sendeve, duke shfrytëzuar imitimin e zhurmave e të zërave.

Reticenca Reticenca përftohet kur mendimi ndërpritet dhe pas saj vihen tri pika. Një gjë e tillë bëhet zakonisht, kur diçka nënkuptohet ose i lihet dikujt për t’u nënkuptuar. "Shkoqet në pëllëmbë kalliri Kokrrat e grurit si yje, Një dimër e një verë Brenda tyre..."

Xh. Spahiu

"Krk-krk-krk kthehet qymyri në shpinë të kalit. Krk-krk-krk dhe krisma monotone e patkojve të kalit që ndeshin për gurë." Migjeni

"Me zjarr... ju flas me zjarr... Në gjoksin tim kam hapur varr Që t’i jap shpresë edhe t’ia marr..."

Poradeci

Pyetja retorike Pyetja retorike është kur një pyetje e ka të nënkuptuar përgjigjen në mënyrë të qartë. Ajo realizohet për të theksuar pikërisht atë që nënkuptohet. “Përse të venë në det / mendimet o zemra ime?”

Jeronim De Rada

Pasthirrma Përftohet nëpërmjet thirrjes, e cila synon të përcjellë një gjendje shpirtërore të ngritur, një emocion pozitiv ose negativ. "Oh si s'kam një grusht të fuqishëm t'ja ngjesh mu në zemër malit që s'bzan!" Migjeni

Figura Kuptimi Shembulli

Apostrofi Ndërhyrje emocionale me anën e së cilës thërrasim pranë gjërat e largëta ose të afërta, të gjalla ose të vdekura, që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe që të ndikojmë kështu në ndjenjat dhe emocionet e të tjerëve. “Lamtumirë o mori Shkodër! Lamturmirë, o ti Cukal! Zhduket Buna nën një kodër, Zhduket Drini nën një mal.”

Anafora Përsëritja e një fjale a grupi fjalësh në fillim të dy a më shumë vargjeve dhe fjalive. "anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë,"

Ndre Mjedja

Fan Noli

Epanalepsa Përsëritja e një fjale a togu në fund të vargut të parë dhe në fillim të vargut të dytë.

Epifora Përsëritja e së njëjtës fjalë në fund të disa vargjeve. "Ushtojn malet prej ortiqesh prej ortiqesh kah po bijn nër gropa..." Martesa e Halilit

“Se gjith grat e krahinës ku janë se gjith vashat e Jutbinës ku janë bash si motra qi po m'duken.” Martesa e Halilit

Figura të fjalorit poetik (leksikut)

Figura Kuptimi Shembulli

Sinonimet Fjalë të ndryshme me kuptime të ngjashme apo të njëllojta që janë të zëvendësueshme me njëra-tjetrën. “Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t’u ndrinj mir’ e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni”.

Antonimet Fjalë me kuptim të kundërt, që i përkasin së njëjtës klasë fjalësh. “Vetëm ti në grackë Shqipëri nuk re, E vogla vigane, e moçmja e re.”

Homonimet Fjalë që shkruhen dhe shqiptohen njëlloj, por kanë kuptime të ndryshme. “Tekdo që vete thotë me vete.” N. Frashëri

I. Kadare

Çajupi

Figura Kuptimi

Arkaizmat Fjalë a shprehje të vjetra, që përdoren pak ose nuk përdoren fare.

Neologjizmat Fjalë të reja, që krijohen për të pasuruar gjuhën ose për të zëvendësuar fjalët e huaja.

Krahinorizmat Fjalët karakteristike për të folmen e një krahine të caktuar.

Barbarizmat Fjalë nga gjuhët e huaja që kanë hyrë në shqipe në periudha të ndryshme.

Shembulli

“Jakëni o shokë të rrimë, rreth druvezës e të pimë.”

N. Frashëri

“Njerëzit, me prirjen e natyrshme për t’i nxjerrë nga kujtesa gjëmat e përbashkëta, e kishin harruar klimën e veçantë, që krijohej në prag të anktheve të mëdha, atë mpirje e atë shurdhëri shkretimtare në kohën e zbrazët midis shpalljes së kërcënimit dhe goditjes së parë.”

I. Kadare

“As inat, as ashk, as sedër! Qull fare! Çervish i themi qullit, ne korçarët…”

T. Laco

“Sonte është tamam aksham. Nuk është as mbrëmje, as soir, e aq më pak vjecer, por është aksham.”

I. Kadare

STUDIM TEKSTI

Verifikoni njohuritë

1. Cilat janë figurat e sintaksës poetike? Plotësoni tabelën me nga një shembull dhe diskutojini në klasë. 2. Sillni shembuj të figurave të intonacionit poetik, duke u ndarë në grupe dhe duke treguar karakteristikat e secilës figurë. 3. Për krijimin e figurave të fjalorit poetik (leksikut), cilat klasa fjalësh shërbejnë më shumë?

Ilustroni me shembuj secilin rast. 4. Cilët nga shkrimtarët shquhen për neologjizma në veprat e tyre? 5. Diskutoni rreth përdorimit krijues të gjuhës. 6. Diskutoni rreth futjes së fjalëve të huaja në leksikun e gjuhës shqipe. A janë në të gjitha rastet të panevojshme fjalët e huaja? Argumentoni përgjigjen tuaj. 7. Gjatë situatave të ndryshme ligjërimore, në të cilat përfshiheni gjatë ditës, çfarë përdorni më tepër: fjalë të vjetra, fjalë të huaja apo krahinorizma? Si e shpjegoni këtë sjellje tuajën gjuhësore?

Ushtrohuni përmes tekstit

8. Cilat figura stilistike janë përdorur në vargjet e mëposhtme? “Lumja ti, moj Korç’ o lule, Që i le pas shoqet e tua, Si trimi në ballë u sule, Ta paçim për jetë hua!” N. Frashëri

"Dhe dallëndyshja erdhi… Si shpirt n’ ekstazë, në hovin e shejt u shtri me qiellin rroket, me diellin puthet, dridhen krahët në hare ~ mandej poshtë vërsulet tue dhurue me cicërim përshëndetje një mijë."

Migjeni 9. Me ndihmën e prindërve dhe gjyshërve, gjeni 5-10 fjalë që nuk përdoren në mënyrë aktive në leksikun e gjuhës shqipe (Fjalët mund të kenë të bëjnë me objekte që nuk përdoren më ose me dukuri që kanë reshtur së ekzistuari.). 10. Për fjalët e huazuara: inkurajoj, ekzagjeroj, ndërlikoj, neutralizoj, dedikoj, evidentoj, gjeni gjegjësen e tyre në shqip dhe shprehje frazeologjike. Më pas, formoni fjali me to.

P.sh. insistoj – ngul këmbë 11. Në tekstin e mëposhtëm, fjalët e nënvizuara zëvendësojini me sinonimet e tyre. A pësojnë ndryshime fjalitë? Argumentoni përgjigjen tuaj.

Ngado ndihej pranvera. Në qiell lundronin lehtë ato retë e bardha dhe gjithnjë në lëvizje, që shihen vetëm në maj dhe qershor, të cilat duke luajtur vrapojnë nëpër hapësirën e kaltër, për t’u fshehur pastaj, papritmas, prapa maleve të larta: përqafohen dhe shkëputen, herë duke u lidhur si shami, herë duke u prerë në rripa dhe duke u vendosur më në fund në majë të maleve. Era vazhdonte të frynte dhe i lëkundte aq shumë pemët, ende të lagura nga shiu, saqë dëgjoheshin kërcitjet e tyre të lehta dhe mijëra pika që binin përposh dhe ndrinin si shkëndija.

12. Në fjalët e urta dhe njësitë frazeologjike, gjeni fjalët antonime dhe tregoni se ç’pjesë ligjërate janë. I miri mbahet mend për mirë, i ligu për të ligë. Fjalë pak e punë shumë. I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde. Të fut në pus dhe të nxjerr pa lagur. Një fytyrë i vinte, një fytyrë i shkonte. Shkon duke qeshur, vjen duke qarë.

Sfida e të shkruarit

13. Shkruani një tekst me temë: “Unë e flas bukur shqipen”, ku të përdoni të paktën 10 (dhjetë) figura stilistike.

This article is from: