6 minute read

Hyrje

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” është mbështetur mbi kërkesat e parashtruara në programin e paraqitur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Përmbajtja e tij përfshihet në fushën kurrikulare Gjuhët dhe komunikimi. Ky libër është hartuar për Gjimnazin e Shkencave Shoqërore dhe Gjuhësore, si dhe për Gjimnazin e Shkencave Natyrore. Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, nëpërmjet njohurive që përmban, parashikon thellimin e njohurive gjuhësore, letrare dhe kulturore të fituara më parë. Synimi parësor i tij është dhënia e njohurive të plota të përdorimit të strukturës së gjuhës shqipe në kontekstet letrare dhe joletrare. Ky tekst i ndihmon nxënësit në formimin individual, duke u dhënë mundësi të zgjerojnë njohuritë historike të hapësirës kulturore, letrare e gjuhësore. Përmes kësaj, nxitet aftësimi në përdorimin e gjuhës shqipe me qëllim strukturimin më të mirë të mendimeve, gjykimeve dhe aftësive të tyre krijuese. Niveli i përvetësimit të shkathtësive të komunikimit (të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit, dhe të shkruarit) zhvillohet sipas kërkesave të klasës, shkallës dhe nivelit. Teksti është ndërtuar në bazë të parimit të integrimit (të sugjeruar edhe nga Programi i MASHTK), parim i cili shtrihet në dy linja: · integrimi i gjuhës me letërsinë, në mënyrë të tillë që të dyja lëndët t’i shërbejnë njëra-tjetrës në formimin e individit si përdorues korrekt i gjuhës shqipe, njohës i mirë i letërsisë shqipe dhe asaj të huaj, pra një individ i pajisur me kompetenca më të gjera kulturore, historike e filozofike. integrimi i fushave të ndryshme të komunikimit, si: integrimi i artit letrar me atë pamor, integrimi i komunikimit me gjuhën shqipe, i shkencës me gjuhën e letërsinë etj. Teksti mund të përdoret edhe si dy tekste më vete: gjuha dhe letërsia. Mësimet e letërsisë janë mbështetur në metodën analitike të trajtimit të koncepteve, shtjellimin e tyre të argumentuar me fragmente nga veprat dhe më pas, sintetizimin e materialit me pyetje referuese. Fragmentet janë zgjedhur nga veprat më përfaqësuese të autorëve të sugjeruar nga programi. Tekstet e gjuhës janë mbështetur në prurjet më të fundit të gjuhësisë shqiptare dhe asaj bashkëkohore. Tekstet demonstruese janë përzgjedhur nga veprat më të mira të autorëve shqiptarë e të huaj. Çdo mësim teorik gjuhe është pasuar nga mësimi praktik i përdorimit të njohurive të marra teorikisht. Në këtë kontekst, mësimet janë hartuar sipas një aparati pedagogjik mjaft origjinal, të realizuar si rezultat i konsultimit me tekste bashkëkohore të të njëjtit nivel në arsimin europian dhe si rrjedhim i shfrytëzimit të përvojës së autorëve të huaj në këtë fushë. Aparati, gjithashtu, ndërthur katër fushat e orientimit të programit: të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit dhe të shkruarit: 1. Në shtjellimin e programit është shfrytëzuar metoda përshkruese dhe analizuese, në kuadër të integrimit të njohurive. Kjo do të thotë se temat e gjuhës janë shtjelluar dhe renditur në funksion të analizës së temave të letërsisë. 2. Aparati pedagogjik është ndërtuar mbi bazën e një logjike spirale, e cila parashikon që rubrikat të vijnë sipas një vijimësie logjike analize, duke u rimarrë nga rubrika pasardhëse dhe duke e deshifruar dhe duke shtuar anë të reja në kuadrin e analizës. Për temat teorike gjuhësore, nën emërtimin e një rubrike të madhe Studim teksti, janë parashikuar këto nënrubrika shtjelluese:

· Verifikoni njohuritë (në të cilën synohet aftësimi në të lexuar, në të dëgjuar dhe në të kuptuarit e njohurive të dhëna në materialin teorik); · Ushtrohuni përmes tekstit (e cila parashikon shkathtësimin nga ana praktike, nëpërmjet ushtrimeve që kanë lidhje me analizat e teksteve të llojeve të ndryshme); · Sfida e të shkruarit (kjo rubrikë është lënë më e lirshme në varësi edhe të mundësive që ofron teksti dhe parashikon sprova që lidhen me të shkruarin. Rubrika është në vijim të asaj paraprijëse dhe e konkretizon edhe formalisht atë). Për sa i përket trajtimit të teksteve letrare, janë parashikuar dy aparate pedagogjike. Njëri ka lidhje me elementet teorike të dhëna dhe është i ngjashëm me atë që paraqitet në tekstet e gjuhës (studim teksti, verifikoni njohuritë, ushtroni mendimin kritik dhe, me raste, sfida e të shkruarit). I vetmi ndryshim është rubrika Ushtroni mendimin kritik (në të cilën synohet që nxënësi të aftësohet në lidhje me të menduarin kritik, përmes punës individuale, punës në grup, hulumtimit, vëzhgimit dhe reflektimit të fenomeneve e proceseve, duke nxitur njëkohësisht të folurit publik, debatin mbi bazë argumentesh etj.).Në lidhje me analizat e teksteve letrare, është aplikuar një aparat që u përshtatet plotësisht kërkesave të programit, të cilat e perceptojnë analizën e teksteve të llojeve të ndryshme (pra, edhe të tekstit letrar) si analizë stilistike, gjuhësie teksti apo si analizë kritike diskursi, analiza të cilat u mungojnë teksteve tona të nivelit parauniversitar. Nën një emërtim sërish të njëjtë me atë të aparatit të tekstit gjuhësor “Studim teksti”, janë parashikuar këto rubrika: · Nga teksti te kuptimi (nëpërmjet të cilës synohet nxitja e aftësimi i njohurive që kanë të bëjnë më të dëgjuarit, të lexuarit dhe të kuptuarit); · Nga teksti tek analiza e ndërtimit (që ka të bëjë përgjithësisht me identifikimin e strukturës kompozicionale të një fragmenti, koherencës së saj dhe strukturave specifike stilistike që dallohen gjerësisht në të); · Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës (nëpërmjet së cilës synohet që nxënësi të shkathtësohet në lidhje me identifikimin e vlerave të fjalës si njësi e ndërtimit të kohezionit të tekstit, pra jo vetëm në kuadrin e pasurisë leksikore të saj, po si njësi ndërtuese e elementeve stilistike, figuracionit etj.); · Nga teksti te përdorimi (nëpërmjet së cilës synohet të identifikohet vlera reale e përdorimit të njësisë, fjalës në strukturë, në përdorim, pra funksioni stilistik i saj dhe vlerat konotative që merr ajo); · Nga teksti te reflektimi (nëpërmjet së cilës synohet nxitja e të menduarit kritik, debatit, reflektimit në lidhje me çështje që trajtohen në tekst, po edhe të çështjeve të tjera që lidhen me rrethanat jetësore të qenies); · Nga teksti te të shkruarit (nëpërmjet së cilës synohet nxitja e aftësive krijuese të nxënësit, pa iu imponuar, por duke e drejtuar nëpërmjet analizës së dhënë nga rubrikat paraprijëse, madje në raste të caktuara duke e stimuluar edhe në imitimin e teknikave kompozicionale të autorëve të veprave të ndryshme). Duhet të theksojmë se në raste të caktuara, veçanërisht në disa mësime gjuhe, nuk është respektuar skema strikte e aparatit pedagogjik, pasi janë konceptuar si orë ushtrimesh.

Advertisement

PËRMBAJTJE

Hyrje Përdorimi i gjuhës në funksione stilistike Letërsia moderne (I) Stili në gjuhë dhe letërsi Franc Kafka Rendi leksikor, morfologjik dhe sintaksor i teksteve Letërsia moderne shqipe Format e ligjërimit letrar dhe joletrar Faik Konica Artikulimi gjuhësor, nga fjalia e thjeshtë te paragrafi Lasgush Poradeci Njohja e veçorive gjuhësore që lidhen me paragrafin dhe tekstin Ernest Koliqi Variacionet historike, shoqërore dhe kulturore të përdorimit të gjuhës Mitrush Kuteli Logjika letrare dhe joletrare e periudhës së përbërë me bashkërenditje dhe me nënrenditje Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni Pasurimi i fjalorit kritik dhe gjuhës analitike Letërsia moderne II Profile autorësh Horhe Lui Borhes Albert Kamy Gabriel Garsia Markez Diskursi argumentues dhe bindës i një eseje Përdorimi i gjuhës në media të ndryshme Prania dhe mosprania e figurës Zhvillime letrare shqipe Martin Camaj Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi i teksteve Ismail Kadare Stili dhe gjuha e zakonshme Frederik Rreshpja Arti i intervistimit

3 7 21 31 43 58 65 74 83 98 102 116 126 141 146

168 180 197 203 214 221 226 237 243 249 254 262 281 289 309 315 323

At Zef Pllumi Profile autorësh • Kasëm Trebeshina • Fatos Kongoli • Mihal Hanxhari Poezia arbëreshe Leksikologjia dhe raportet leksikologjike Ali Podrimja Përdorimi kreativ i gjuhës Profile autorësh • Teki Dërvishi • Sabri Hamiti • Eqrem Basha Rrahman Dedaj Folja dhe ligjërimi Azem Shkreli Profile autorësh • Arif Demolli • Zejnulla Rrahmani • Ymer Shkreli • Mehmet Kraja • Kim Mehmeti Anton Pashku Regjistri gjuhësor, idiolekti dhe norma Letërsia bashkëkohore shqipe 331 338 338 343 348 354 357 365 376 378 378 385 388 394 402 406 414 414 414 415 415 416 417 435 443

This article is from: