Johan MUKA - “Apliko pagesën elektronike!”

Page 59

58

Projekti i ABC Tirana Club

U duhet dhënë siguri se kartat janë të sigurta dhe askush nuk mund të ndërhyjë për të vjedhur shumat e parave. Bankat duhet të ndërtojnë sisteme të sofistikuara që garantojnë përdorimin e veprimeve online, që llogaritë të mos bien viktimë e hakerave, apo personazheve të krimit kibernetik. Në fokus të forumit ishin dhe gjetjet e sondazhit, sidomos për blerjet online. Por diskutantët kanë kritikuar disa sipërmarrje shqiptare që shesin produkte online, duke i konsideruar si të pastrukturuara dhe me mangësi në komunikimin me qytetarët dhe promocionin që bëjnë për produktet. Këto raste ndikojnë negativisht, duke sfumuar të mirat e blerjeve online, siç u tha në forum, duke mbajtuar larg qytetarët prej këtij stili të blerjeve. Mbase duhet rregulluar më shumë kuadri ligjor dhe nënligjor, që dhe ta nxisë tregtinë online, por dhe ta vërë nën kontroll kur ka shkelje dhe abuzime në dëm të konsumatorit, u tha nga të pranishmit.

Për “Shqipëria tjetër” pagesat elektronike janë të paimagjinueshme Gjatë Forumit u theksua se nga aplikimi i pagesave elektronike dobësohet qarkullimi i parasë cash. Shqipëria ka për fat të keq një traditë të konsoliduar të pagesave me para në dorë. Qytetarët e kanë më të lehtë të paguajnë cash sesa me kartë, apo online. Kjo


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.