Johan MUKA - “Apliko pagesën elektronike!”

Page 49

48

Projekti i ABC Tirana Club

me cash-in mbetet një binom i fortë. Arsyet lidhen fillimisht me edukimin e munguar financiar. Mjafton të konsiderojmë faktin se deri në 18 vjeç, “Hyrje në ekonomi” është e vetmja lëndë e mundur për nxënësit. Funksionimi “gjysmë” i fshehur i transaksioneve informale është gjithashtu një nga arsyet kryesore pse paraja cash dominon më shumë se 80% të veprimeve. Një tjetër arsye lidhet me fazën fillestare në të cilën ndodhet infrastruktura e pagesave elektronike dhe dija e qytetarëve lidhur me pagesat online. Aksesi i shërbimeve financiare në vetëm një pjesë të territorit, si dhe mosdija nga ana e popullatës janë pengesat kryesore që po ngadalësojnë uljen e parasë cash në ekonomi. Cilët janë faktorët kryesorë që e nxisin përdorimin e kartave bankare nga ana e qytetarëve shqiptarë? Sipas hulumtimeve të Bankës Botërore, aktualisht në Shqipëri rreth 80% e popullsisë e përdor vetëm 1 herë në muaj kartën bankare për të tërhequr pagën, ndërkohë që kjo normë në BE është rreth 20%. Ky realitet duhet të kthejë në prioritar objektivin e rritjes së përdorimit të kartave bankare. Aktualisht ekzistojnë tri faktorë të cilët janë përcaktues në përdorimin e kartave bankare. Faktori i parë lidhet me detyrimin ligjor nga ana e punëdhënësve për të derdhur pagesat në llogaritë bankare, aksesi ndaj të cilave më pas mund të bëhet vetëm me kartë. Faktori tjetër lidhet me ofertat marketuese mes bankave tregtare dhe bizneseve të shërbimit. Faktori i tretë është detyrimisht i lidhur me edukimin financiar. Nëpërmjet këtij tipi të edukimit mund të ndikosh në vendimmarrjen e qytetarit pro kartës, duke mësuar se si përfiton ambienti, se si ulen kostot e transaksioneve, se si kontrolli digjital i gjurmës tënde financiare është shumë i lehtë etj. Cilat janë dy nga favoret kryesore dhe cilat janë dy nga disfavoret kryesore në aplikimin e pagesave elektronike nga ana e qytetarëve shqiptarë? Dy favoret kryesore: Siguria financiare e shprehur në formën e formalizimit, si dhe kostot e reduktuara të transaksioneve. Dy disfavoret kryesore: aksesi ende i limituar i infrastrukturës financiare në të gjithë territorin, si dhe mungesa e edukimit financiar mbi sigurinë e pagesave online përballë atyre cash.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.