Johan MUKA - “Apliko pagesën elektronike!”

Page 48

APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE!

47

përfitimet që sjell ky instrument i ri në krahasim me pagesat fizike. Në këtë aspekt, bankat dhe institucionet financiare duhet të bëjnë më shumë përmes fushatave të ndryshme të informimit në mediat online, nismave për të nxitur marrjen e kartave bankare siç bëjnë për shembull me dhënien e kredive. Po kështu, dhe institucionet publike kanë pjesën e tyre të përgjegjësive në rritjen e edukimit të publikut mbi pagesat elektronike. Ka ardhur koha që gradualisht në disa shërbime publike të aplikohen vetëm pagesat elektronike. Por, absolutisht në bindjen time, një nga nismat që ka lidhje direkte por edhe indirekte në përdorimin e pagesave elektronike, është patjetër dhe rritja e pagave dhe pensioneve. Normalisht, po të shohim vendet ku pagesat jo cash kanë një përdorim të lartë, janë vende me një standard të lartë të pagave dhe pensioneve. Po kështu, institucionet publike në bashkëpunim me institucionet bankare dhe rregullatorët përkatës mund të vendosin masa kufizuese frenuese.

Msc. Enio Civici5: Edukimi mbi pagesat elektronike duhet të nisë që nga klasa e parë në shkollën fillore Cilët janë disa nga faktorët kryesorë që pengojnë zhvillimin dhe zgjerimin e ekonomisë jo-cash në vendin tonë? Në 10 vitet e fundit Shqipëria ka përvetësuar pothuajse të gjithë mekanizmat e pagesave elektronike të aplikuara në vendet e tjera. Nga shumëllojshmëria e kartave bankare sipas funksionit e deri tek siguria e garantuar e pagesave online janë shërbime të cilat ofrohen në vendin tonë nga pjesa më e madhe e operatorëve financiarë. Por pavarësisht përqafimit teknologjik, marrëdhënia e shqiptarëve 5 Drejtor i Informacionit në Televizionin SCAN, media dedikuar ekonomisë dhe biznesit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Johan MUKA - “Apliko pagesën elektronike!” by ABC Tirana Club - Issuu