Koha 1057

Page 1

Rënia e numrit të nxënësve, dëshmi e moszhvillimit rajonal Politika shqiptare vazhdon të jetë e keqja e vetvetes KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 20 prill 2023 Viti XXll Numër 1057 Çmimi 0,50
për
mos harruar
Thirrje

Lundrimi

Pasqyrim i biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës

18

Numri 9

Letërsia shqipe në Malin e Zi ka krijuar profilin e saj

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2
PËRMBAJTJE
KOHA Javore
në Liqenin e Shkodrës dhe kodi i tij hyjnor
14
20 22 E ENJTE, 20 PRILL 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Veshja shekullore e malësorëve të Malësisë së Madhe - pasuri botërore Me rastin e 40-vjetorit të tërmetit më 15.4.1979 Një shembull frymëzues U verifikuan mandatet e këshilltarëve dhe u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit 24 26 30 32 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 20 PRILL 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Mali i Zi më afër Ballkanit të Hapur

Presidentit i sapozgjedhor i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili pritet të marrë detyrën më 21 maj të këtij viti, është deklaruar edhe një herë se vendi duhet të bëhet pjesë e nismës rajonale Ballkani i Hapur.

“Në fushatë kam qenë transparent për Ballkanin e Hapur. Kam marrë mbështetje historike nga qytetarët dhe aktualisht kam legjitimitetin më të madh në Mal të Zi për të folur për këto tema. Dhe mendoj se edhe qytetarët kanë qenë të qartë kur është fjala për këtë temë. Mendoj se Mali i Zi do të duhej që të bëhej pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka thek-

suar ai.

Megjithëse Mali i Zi nuk është zyrtarisht pjesë e Ballkanit të Hapur, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka marrë pjesë në samitin e fundit të kësaj nisme që në muajin shtator të vitit të kaluar është mbajtur në Beograd.

Ai ka deklaruar se kjo nismë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të jetë e hapur që t’i pranojë shtetet e tjera.

“Kjo është një nismë të cilën unë e shoh si mjaft të suksesshme dhe brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore ka dëshmuar se pavarësisht të gjitha pengesave në këtë hapësirë

mund të bëhen gjëra të rëndësishme për të lehtësuar jetën e qytetarëve”, ka theksuar Abazoviq.

Në Mal të Zi janë të ndarë rreth përfshirjes së Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur. Megjithatë pas deklaratës së Presidentit të ri të Malit të Zi, duket se ky vend është më afër hyrjes në këtë nismë.

Ballkani i Hapur është një nismë rajonale ku bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, kurse tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina nuk marrin pjesë në të. (Kohapress)

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Presidenti i ri i Malit të Zi Jakov Millatoviq deklarohet për nismën rajonale

Në seancën e tretë të Kuvendit të Komunës së Tuzit

Nënkryetar i Komunës u emërua Ivan Ivanaj

Tuz – Në seancën e tretë të Kuvendit të Komunës së Tuzit e cila u mbajt të martën (11 prill 2023), në të cilën u aprovuan dymbëdhjetë pika të rendit të ditës, u emërua për nënkryetar të Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj. Për këtë post, që është hera e dytë që e mban, Ivanajn e propozoi kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj.

Për Ivanajn në postin e nënkryetarit të Komunës së Tuzit votuan 18 këshilltarë nga shumica parlamentare, ndërsa 5 këshilltarë të opozitës ishin të përmbajtur.

Ivanaj është kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare për Degën

e Malësisë, parti e cila bën pjesë në koalicionin e Forumit Shqiptar. Në fjalimin e tij, ai premtoi se këtë detyrë do ta ushtrojë me ndërgjegje dhe përgjegjësi.

“Falënderoj subjektin tim politik, Lidhjen Demokratike Shqiptare dhe Forumin Shqiptar që më propozuan mua për postin e nënkryetarit të Komunës, të cilin do ta ushtroj me ndërgjegje dhe përgjegjësi. Zyra ime do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Komunës së Tuzit pavarësisht bindjeve të tyre partiake, apo të tjera”, u shpreh Ivanaj.

Ivanaj duke folur për veprimtarinë e

Komunës së Tuzit gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar, tha se ata u ballafaquan me sfida të ndryshme, siç ka qenë ajo e Kovid-19.

“Por, me themelimin e institucioneve dhe zhvillimin e Malësisë hasëm edhe në barriera të tjera. Konkretisht mendoj në marrëdhëniet që kishim me kryeqytetin Podgorica. Administrata e Podgoricës u mundua të na e vështirësojë punën, sepse ashtu donte të tregonte dhe të dëshmonte politikën e tyre shumëvjeçare, se Tuzi nuk mund të mbijetojë si komunë e pavarur”, shprehet Ivanaj.

Ai më tutje tha se nevojat e Malësisë ishin të shumta, si nevojat për rrugë, ujë, etj., duke theksuar se ato i realizuan në mandatin e kaluar.

“Malësia kishte nevojë për institucione, ato i themeluam. Malësia kishte nevojë për vende të reja pune, hapja e fabrikave këtë e mundësoi. Malësia kishte nevojë për afirmimin dhe ruatjen e identitetit, dhe kjo me Forumin Shqiptar në pushtet është e sigurtë”, tha Ivanaj, duke shtuar se Komunës së Tuzit i janë vënë themelet e forta. “Dhe tani mbi ato themele Tuzin duhet ta shndërrojmë në një vend më të mirë për të jetuar”, tha ndër të tjera Ivanaj.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
t. u.
E ENJTE, 20 PRILL 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq qëndroi për një vizitë pune dyditore në Prishtinë

U nënshkrua marrëveshja ajrore në mes të Kosovës

Prishtinë – Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dr. Dritan Abazoviq qëndroi për një vizitë pune dyditore në Prishtinë, ku zhvilloi një sërë takimesh zyrtare dhe fillimisht është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Siç është njoftuar nga Zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Abazoviq dhe Kurti kanë zhvilluar një takim tete-a-tete, për të nënshkruar pastaj marrëveshjen për shërbime ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. “Në takime u bisedua për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve, mundësitë e rritjes së

bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimet në infrastrukturë të përbashkët që e rritë mobilitetin dhe hap mundësitë e zhvillimit për të dyja vendet”, thuhet në njoftim.

Më tutje, ndër të tjera, theksohet se kryeministri në detyrë, Abazoviq e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen, siç e quajti ai, të jashtëzakonshme, duke shprehur bindjen se Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembullin rajonal se si duhet të bashkëpunohet.

Sipas Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, rëndësi të veçantë kishte nënshkrimi i marrëveshjes për shër-

bime ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

“Kjo marrëveshje është një hap sa i rëndësishëm, po aq i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore në mes dy republikave. Ajo ofron mundësi të reja të zhvillimit të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje lehtësisht mund të shtojë edhe një fluturim. Pastaj zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme si dhe ulë koston e fluturimeve të cilat

6 VËSHTRIM & OPINION
KOHA Javore Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 20 PRILL 2023

marrëveshja për shërbime Kosovës dhe Malit të Zi

ndikojnë në çmim të biletave për udhëtarët”, thuhet në njoftim. Nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës gjithashtu u njoftua se nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, të pranishëm ishin z. Bernard Çobaj, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Goran Gjuroviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Qeverinë e Malit të Zi, z. Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Malit ë Zi, z. Fatmir Gjeka, ministër i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, z. Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit, z. Omer

Bajraktari, kryetar i Komunës se Ulqinit, znj. Ana Rashoviq, shefe e Kabinetit të Kryeministrit të Malit të Zi. Nga Qeveria e Malit të Zi më herët është njoftuar se kryeministri Abazoviq do të jetë mysafir i Biznes Aleancës së Kosovës, ku gjatë biznes forumit është takuar me afaristët kosovarë.

Kryeministri Abazoviq është takuar gjithashtu edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun, me zv/kryeministrën, Emilia Rexhepin, me grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me ministra nga këto bashkësi të sipërpermendu-

ra.

Ndërkaq, kryeministri Abazoviq ka qenë mysafir i kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Ramës, i cili solemnisht i ka dhuruar z. Abazoviq “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës.

Gjithashtu, kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq ka qenë mysafir i Universitetit “Univerzum” të Prishtinës, ku ka promovuar librin e tij “Kritika e etikës globale”, të përkthyer në gjuhën shqipe.

Siç është njoftuar nga Qeveria e Malit të Zi, kryeministri Abazoviq ka vizituar edhe tri bashkësitë fetare në Kosovë.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
t. u.
E ENJTE, 20 PRILL 2023

U miratua llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin 2022 dhe një vistër propozim-vendimesh,

Në seancën e parë të të Komunës së Gucisë

Guci – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë për vitin 2023, të mbajtur të enjtën, më 13 prill 2023, në sallën e Komunës për seanca, takime e tubime, në të cilën ishin të pranishëm 23 këshilltarë nga gjithsej 30 sa numëron Kuvendi i Komunës së Gucisë, janë trajtuar, shqyrtuar dhe miratuar një vistër propozim-vendimesh, konkludimesh e informatash të organeve të qeverisjes lokale dhe institucioneve e ndërmarrjeve që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Gucisë. Në seancën, të cilën në gjuhën shqipe dhe atë malazeze e hapi kryetari i Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, para fillimit të punës së saj, njëzëri pa vërejtje u miratua procesverbali nga seanca e katërt e rregullt e KK-së, të mbajtur më 29 dhjetor 2022, si rendi i ditës i propozuar nga kryetari i Kuvendit Hasangjekaj prej 17 pikash, i cili pësoi ndryshime dhe plotësime (një pikë u tërhoq dhe tri të tjera u shtuan).

Seanca filloi punën sipas renditjes së pikave të rendit të ditës me informatat mbi mbrojtjen e fëmijëve; mbi mbrojtjen sociale në territorin e Komunës së Gucisë për vitin 2022, të cilat në mënyrë koncize i prezantoi dhe e argumentoi përfaqësuesja e Qendrës për Punë Sociale, Merima Balliq; dhe mbi realizimin e mbrojtjes shëndetësore në Komunën e Gucisë për vitin 2022, që në mënyrë koncize, analitike dhe kronologjike e paraqiti dhe e argumentoi me fjalë dhe shifra ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Dr. Branko Zogoviq” në Plavë, Dr. Armen Pejçinoviq, në kuadër të së cilës punon Stacioni shëndetësor në Guci.

Ndër shumë pyetje të këshilltarëve që iu parashtruan drejtorit Pejçinoviq, ishin edhe ato të këshilltarit Dardan Qosaj për mundësinë e rihapjes së punktit shëndetësor në Vuthaj, pasi që në objektin e Shtëpisë së Kulturës ekzistojnë dy lokale për këtë qëllim; dhe pyetja e kryetarit të Ku-

vendit, Hasangjekaj, në aspektin e të punësuarve në shëndetësi në komunat e Plavës dhe Gucisë ku shqiptarët janë të diskriminuar, sepse në institucionin e tyre nuk gjendet asnjë person i këtij komuniteti, i çfarëdo profesioni qoftë. Përgjigjja e drejtorit ishte se do bëhen përpjekje për zgjidhje sa më të shpejtë të tyre. Informata mbi gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Gucisë në vitin 2022 nuk u prezantuan në seancë, ngase nuk erdhi referuesi relevant. Seanca vazhdoi punën me shqyrtimin e propozim-vendimit mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2022, të cilin e parashtroi në mënyrë analitike dhe koncize sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq.

Ai konfirmoi se buxheti i Komunës së Gucisë për vitin 2022 ishte planifikuar në shumën 2.335.950 euro, dhe është realizuar 68.30% e tij. Depoziti i transferuar në buxhet nga viti 2021 ka qenë 121.373.35 euro.

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
konkludimesh E ENJTE, 20 PRILL 2023

konkludimesh dhe informatash

rregullt të Kuvendit

Gucisë për vitin

2023

Të hyrat janë realizuar në shumën 1.595.258.44 euro, shpenzimet në shumën 1.499.294.04 euro kurse gjendja e depozitit më 31 dhjetor 2022 ka qenë 96.234.42 euro, dhe do të transferohet në buxhetin e Komunës për vitin 2023.

Pas trajtimit dhe shqyrtimit analitik e konciz të propozim-vendimit në fjalë, përkitazi me përmbajtjen e tij, ka diskutuar vetëm kryetari i KK-së, Bujar Hasangjekaj. Llogaria përfundimtare e buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2022 është miratuar me 20 vota “për” dhe 3 “të përmbajtur”. Në punën e mëtejme të seancës, e cila ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë, këshilltarët e pranishëm kanë shqyrtuar dhe njëzëri, apo me shumicë votash “për”, kanë miratuar edhe gjashtë propozim-vendime të tjera të rendit të ditës: mbi dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Qendrës për Kulturë në Guci, të cilin e parashtroi drejtoresha e qendrës, Llejlla Balliq; mbi ndryshimin e vendimit për ndihma sociale, të cilin e

prezantoi përfaqësuesja e Qendrës për Punë Sociale, Merima Balliq; mbi miratimin e programit të rregullimit hapësinor të Komunës së Gucisë për vitin 2023; mbi lirimin nga obligimi i pagesës së tarifës për pajisjen komunale të tokës ndërtimore; mbi shitjen e patundshmërisë me marrëveshje të drejtpërdrejtë, propozim-vendim që e prezantoi sekretarja e Sekretariatit për planifikim hapësinor, të pronës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, Havaja Prelvukaj; dhe mbi pagat dhe të ardhurat e tjera të zyrtarëve dhe nëpunësve të Komunës, të cilin e prezantoi sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq. Propozimet në fjalë u miratuan me ose pa pjesëmarrje në diskutim të këshilltarëve.

Gjatë punës së seancës janë trajtuar, shqyrtuar dhe miratuar edhe pesë konkludime të organeve, institucioneve dhe të ndërmarrjeve që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës: konkludimet mbi miratimin e raportit të punës së kryetares së

Komunës dhe të punës së organeve dhe shërbimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2022, të cilën e argumentoi kryetarja e Komunës, Anella Çekiq; mbi miratimin e raportit të punës dhe raportit financiar të SHPK “Veprimtaritë Komunale” të Gucisë për vitin 2022, të cilën e parashtroi drejtori, Demir Bajroviq; mbi miratimin e raportit të punës dhe raportit financiar të Organizatës Turistike të Gucisë për vitin 2022, të prezantuar nga drejtori Irfan Radonçiq; mbi miratimin e raportit të punës dhe raportit financiar të Qendrës për Kulturë të Gucisë për vitin 2022, të prezantuar nga drejtoresha Llejlla Balliq; dhe mbi miratimin e raportit të punës së Shërbimit të Kuvendit të Komunës së Gucisë për vitin 2022.

Në pikën e fundit të rendit të ditës - pyetje dhe përgjigje, këshilltarët parashtruan ca pyetje, përgjigjet e të cilave i kërkuan me shkrim.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 20 PRILL 2023

Diskursi

socio-politik

Rënia e numrit të nxënësve, dëshmi e moszhvillimit

Moszhvillimi i pjesës veriore të vendit, dëshmohet edhe me rënien e numrit të nxënësve në dekadën e fundit, çështje e cila duhet të jetë preokupuese për strukturat qeveritare, sepse migrimi i popullsisë është bërë dukuri e përditshme me pasoja të mëdha shoqërore

jugor për dhjetë vite është rritur për 2.975, ndërsa në atë qendror numri i të regjistruarve në vitin shkollor 2022/23 është rritur për 2.401 nxënës në krahasim me vitin 2013/14.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, të gjitha komunat bregdetare kanë shënuar rritje të numrit të nxënësve; Ulqini ka 12 nxënës më shumë këtë vit shkollor në krahasim

Në bazë të të dhënave të publikuara kohë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Enti Statistikor (Monstat), del qartë se popullsia në rajonin verior është në rënie, ndërsa në Podgoricë dhe në bregdet në rritje e rrjedhimisht është në rritje edhe shtimi natyror i popullsisë. Në rajonin verior përveç se ka më pak nxënës në dekadën e fundit, po ashtu është në rënie edhe shtimi natyror i popullsisë, sepse më tepër ka të vdekur se sa të lindur. Në dhjetë vitet e fundit, numri i nxënësve në shkollat fillore është rritur për 1.679. Numri më i vogël i filloristëve në periudhën dhjetëvjeçare (nga viti shkollor 2013/14 deri më 2022/23), është shënuar në vitin shkollor 2017/18 me 67.427, ndërsa këtë vit janë regjistruar 69.400 nxënës.

Dallimet rajonale

Sa i përket numrit të nxënësve në pozitë më të favorshme në aspektin rajonal në Mal të Zi është rajoni qendror, që ka të bëjë me Podgoricën, dhe ai jugor ku përfshihet bregdeti. Kështu numri i nxënësve në rajonin

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e
OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
shprehura
fq:
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Nail Draga

nxënësve, moszhvillimit rajonal

me vitin 2013/14, ndërsa Budva ka madje 1.369 filloristë me shumë se sa kishte një dekadë më parë. Në këtë numër nuk ka dilemë se ka ndikuar migrimi i brendshëm i popullsisë, duke qenë Budva destinacioni parësor në bregdet për popullsinë në Mal të Zi.

Në rajonin qendror numri i nxënësve në shkollat fillore është më i lartë duke iu falënderuar kryeqytetit, ku në Podgoricë këtë vit janë regjistruar

2.754 nxënës më shumë se në vitin shkollor 2013/14. Një e dhënë e tillë dëshmon se kryeqyteti mbetet qendra kryesore ku graviton popullsia

nga viset e tjera në Mal të Zi. Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me rajonin verior, ku për periudhën dhjetëvjeçare (2013/14 - 2022/23) është në disavantazh me -3697 nxënës, duke dëshmuar emigrimin e popullsisë dhe shpopullimin e vendbanimeve.

Komunat shqiptare me trend pozitiv (!) Nga të dhënat për dy komunat ku shqiptarët janë popullsi shumicë, për periudhën dhjetëvjeçare (2013/142022/23), del se në Ulqin kishte më tepër 12 nxënës, ndërsa në Tuz 88 nxënës. Një e dhënë e tillë mund të shpjegohet me imigrimin e popullsisë nga pjesa veriore e vendit, kryesisht boshnjake, dukuri e cila ka kohë që është e pranishme në territoret e këtyre komunave. Pra, kemi të bëjmë me migrim të brendshëm të popullsisë, çështje e cila meriton një qasje të veçantë.

Veriu po zbrazet

Diferencimi rajonal në Mal të Zi nuk është dukuri e imagjinuar por realitet, sepse veriu është duke u zbrazur që dëshmohet edhe nga saldoja migruese e cila ka qenë negative në këto dhjetë vite. Në Komunën e Bjellopoles dhe të Plevles, për dhjetë vite shënohen 800 nxënës më pak, ndërsa hiç më mirë nuk janë as komunat Pluzhinë, Zhablak dhe Shavnik. Nga ana tjetër, Berani dhe Rozhaja janë me 400 nxënës më pak në krahasim me vitin shkollor 2013/14. Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me kryeqytetin Podgorica, si dhe komunat në bregdet.

Nuk kemi të dhëna se sa është numri i shkollave nëpër komuna me numër minimal të nxënësve, sidomos në zonat malore me paralele të shpërndara dhe të kombinuara, të cilat ka kohë që kanë numër minimal të nxënësve,

duke qenë të rrezikuara nga mbyllja.

Pasojat e koronës

në shtimin natyror

Të dhënat e prezantuara në lidhje me shtimin natyror të popullsisë për këtë përiudhë kohore, dëshmojnë se periudha e koronavirusit ka ndikuar negativisht në Mal të Zi.

Kjo dukuri ka marrë përmasa të veçanta duke filluar në vitin 2020, ku kishte -196, ndërsa në vitin 2021 ishte me -2199. Në këtë vit në të gjitha rajonet është shënuar shtim natyror negativ. Shtimi natyror negativ më i lartë ishte në rajonin verior -1.240, pastaj qendror -322, ndërsa në jug -557, dëshmi e pasojave të koronavirusit. Numri më i lartë i fëmijëve të lindur është shënuar në Podgoricë (2.595), që kanë qenë më shumë se një e treta (36.9%) e të lindurve në Mal të Zi. Nga ana tjetër, në Podgoricë ka qenë numri më i lartë i të vdekurve (2.318), që janë një e katërta (25.3%) i numrit të përgjithshëm të të vdekurve në Mal të Zi.

Duhet përkujdesje qeveritare

Ndihma për nxënësit me libra falas për shkollat fillore që filloi para dy viteve, është një veprim i qëlluar, ndonëse i vonuar, por duhet të mbështeten edhe çështje të tjera si udhëtimi, ndihma sociale familjare, etj. Vetëm me një përkujdesje të programuar nga ana e qeverisë mund të ndikohet në ndaljen e hovit të migrimit të popullsisë në nivel të vendit, apo emigrimin në botën e jashtme. Në të kundërtën, ky trend do të vazhdojë e për pasojë do të ketë mosshënim demografik dhe shpopullim të vendbanimeve me pasoja shoqërore për të tashmën dhe të ardhmen. Nuk ka dilemë se çështjet e tilla saktësisht do të dëshmohen në regjistrimin e popullsisë që është paraparë të mbahet në nëntor të këtij viti.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 20 PRILL 2023

Politika shqiptare të jetë e keqja e vetvetes

Në qoftë se Ballkani i hap kufijtë sipas modelit evropian, atëherë frika nga “gogoli” shqiptar vetvetiu do të avullohet, ndërkaq shqiptarët do të mund të kenë një abetare, një histori, një letërsi dhe, përgjithësisht, një kulturë, gjë që do të eliminonte shumë barriera ndërshqiptare

Ballkani do të qetësohej, mbase edhe përfundimisht do të shmangej frika permanente e shpërthimit të fuçisë së barotit, vetëm nëse zgjidhet çështja shqiptare dhe ajo serbe, dy çështje këto që tashmë duken se janë në horizont të agjendave politike të SHBA-së dhe BE-së. Por, a është e mundur të zgjidhet çështja shqiptare kur dihet se ata janë të shpërndarë në më shumë shtete, disa prej të cilave janë edhe pjesë e strukturave euro-atlantike?

Pavarësisht se janë të shpërndarë në më shumë shtete, shqiptarët kanë një gjuhë, një kulturë dhe një histori. Pra, kanë një identitet. Por, edhe përkundër përpjekjeve të shumta për t’i ndarë shqiptarët në disa “popuj” (shqiptarë, kosovarë, shqiptarë maqedonas, etj.), siç është rasti me sllavët e jugut, të cilët, edhe pse thonë se kanë identitet të ndryshëm, megjithatë ata nuk mundën ta ndryshojnë gjuhën që e flasin dhe që është pothuaj e njëjtë.

Nga ana tjetër, është edhe një fakt, mbase një përpjekje sublime shekullore e shqiptarëve për t’u bashkuar brenda një territori dhe që, pavarësisht se në ç’formë, është një proces i natyrshëm. Janë shumë arsye

që e imponojnë nevojën e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve pa cenuar integritetin territorial të shteteve ku ata jetojnë. Më në fund, nëse edhe Ballkani i hap kufijtë sipas modelit evropian, atëherë frika nga “gogoli” shqiptar vetvetiu do të avullohet, ndërkaq shqiptarët do të mund të kenë një abetare, një histori, një letërsi dhe, përgjithësisht, një kulturë, gjë që do të eliminonte shumë barriera ndërshqiptare. Ideja e formimit të një lige të përbashkët në basketboll midis Shqipërisë dhe Kosovës është vetëm një sprovë për t’i eliminuar të gjitha paragjykimet dhe implikimet e politikës edhe aty ku realisht nuk e ka vendin.

Formulimet e ndryshme, si nisma të reja për ta kthyer Ballkanin në një model bashkëpunimi si “Mini-Shengen” ose të ngjashme, nuk duhet të jenë edhe shumë shqetësuese, me kusht që të mos cenohet indi shqiptar. Në të kundërtën, do të konsiderohet vetëm edhe një eksperiment për përdorim të politikës ditore. Ata që u prijnë Shqipërive tona (siç do të thoshte Kim Mehmeti), duhet t’i kenë parasysh faktet historike që janë në anën tonë, por edhe idealet e mijëra shqiptarëve që e sakrifikuan jetën e tyre vetëm e vetëm që shqiptarët të kenë një adresë dhe një perspektivë të njëjtë. Përfundimisht bota është bindur se shqiptarët nuk janë element destabilizues, siç i paraqiste dhe vazhdon t’i paraqesë propaganda serbo-sllave (dhe komuniste), por element kooperues dhe kontribuues i arritjes

së paqes përfundimtare në Ballkan. Problemet e jashtme që ndërlidhen me shqiptarët, janë të njohura me kohë dhe në këtë drejtim deri diku (dhe në periudha të ndryshme) janë përdorur mekanizma mbrojtjeje. Por, cila është gjendja e brendshme, përkatësisht në ç’gjendje është bashkëpunimi ndërshqiptar?! Pikërisht këtu duhet kërkuar problemin që na ka katandisur të jemi, siç themi shpesh, pikë e pesë. Mungon vullneti i brendshëm që t’i vëmë çështjet në binarët e trenit shqiptar. Shqiptarët e duan Zotin, por nuk e duan njëritjetrin.

Në politikën shqiptare premtimi zakonisht përfundon në harresë, kurse kjo tregon se harresa është bërë mekanizëm institucional. Po të ishte e kundërta, ndryshimet jo vetëm që do të ishin të dukshme, por edhe të prekshme. Politika shqiptare, fatkeqësisht, në tërë hapësirën ku vepron, është jo vetëm e polarizuar, por edhe e përçarë, kurse shoqëria shqiptare sikur parapëlqen ta marrë rolin e një mase amorfe. Kjo katandisje patjetër se u përgjigjet atyre që e duan elementin shqiptar sa më të fragmentarizuar, kurse kjo situatë po reflektohet dukshëm në aspektin psiko-social të njerëzve të rëndomtë, përkatësisht te të rinjtë, të cilët kanë vetëm një synim: të ikin një orë e më parë atje ku mendojnë se kanë perspektivë.

Politika shqiptare vazhdon të jetë e keqja e vetvetes dhe asesi ta gjejë recetën e unifikimit për çështje jetike, të cilat do të na fuqizonin, sidomos

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Qani Osmani

vazhdon vetvetes

në planin e jashtëm. Prandaj, nevoja për një veprim të përbashkët në sferat ku nuk cenohen interesat e askujt është e domosdoshme. Askush nuk na pengon në projektet e përbashkëta kulturore, që do ta mbanin shenjën kombëtare. Është koha e rishkrimit të historisë sonë dhe çlirimit nga historia komuniste, është koha e rishkrimit të historisë së letërsisë, natyrisht pa ndarje të llojit letërsi shqiptare, letërsi kosovare, letërsi e shqiptarëve të Maqedonisë e kështu me radhë. Letërsia shqiptare është një dhe vetëm në këtë mënyrë duhet të trajtohet. Si një dhe e pandashme duhet të trajtohet edhe folklori, arkeologjia dhe kështu me radhë.

Nëse këto që i përmendëm më sipër

i trajtojmë veç e veç, si pjesë të kulturës ku shqiptarët jetojnë, atëherë vlerat kulturore jo që nuk do të vinin në shprehje, siç në fakt është aktualisht, por rrezikojnë që të minimizohen ose thjesht të ngulfaten. Nëse vazhdojmë të mbetemi konformist, atëherë kjo do të thotë se ne me pavetëdije mbetemi në shërbim të agjendave të ndryshme anti-shqiptare. Është pikërisht momenti i hapjes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të qendrave botërore të vendosjes, moment kyç për ta çuar dialogun një shkallë më lart dhe për t’i dhënë një dimension më pragmatik zgjedhjeve së dy çështjeve në Ballkan, çështjes shqiptare dhe çështjes serbe, duke e shtruar

nevojën që fillimisht bashkimi i shqiptarëve të bëhet në planin shpirtëror, pra në planin e vlerave kulturore shqiptare, vlera të cilat absolutisht nuk rrezikojnë askënd në Evropën Juglindore. Duhet të dimë çfarë të kërkojmë, por edhe ta argumentojmë me fakte të qëndrueshme, për të cilat fatmirësisht nuk ka kundër-argumente të qëndrueshme.

Në të kundërtën, sherrin do t’ia shohim vetvetes dhe nuk do të kemi të drejtë morale ta arsyetojmë vetveten, duke i akuzuar të tjerët, përfshirë edhe palën serbe, së cilës i shkon për shtati përçarja ndërshqiptare në zgjidhjen e detyrave që dalin nga projektet e famshme institucionale anti-shqiptare.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shqiptare
E ENJTE, 20 PRILL 2023

Lundrimi në Liqenin

Hajrullah Hajdari

- Mbi origjinën e liqenit Mbi origjinen e Liqenit të Shkodrës ekzistojnë mendime të ndryshme. Mendohet se ka origjinë tektonike-karstike dhe bën pjesë në liqenet poligjenë. Disa studiues mendojnë se liqeni ka qenë gji i Detit Adriatik. Më vonë me krijimin e Malit Rumi, gjiri është ndarë nga deti dhe shndërruar në liqen. Në krijimin e tij, liqeni ka qenë i cektë dhe e quanin moçal apo baltë dhe për këtë arsye në lashtësi është quajtur “Palus Labeatis”. Historiani romak Tit Livi po ashtu e quan moçal, e duke u bazuar në faktin se përreth Liqenit të Shkodrës jetonte fisi i Labeatëve, ai e quan “Labeatide palude”. Emrin “Balta” për Liqenin e Shkodrës për herë të parë e gjejmë në dorëshkrimet e Pop Duklaninit e kjo dëshmon se rreth e rrotull këtij liqeni që në lashtësi kanë jetuar shqiptarët. Ndërkaq, në kristovulat e Mbretit Vladislav shënohet si “Blato” (1234).

Liqeni kufizohet në verilindje me Bjeshkët e Nëmuna, në jug e juglindje me malet Tarabash, Rumi dhe Sutorman, ndërsa në veri shtrihet rrafshira e Zetës. Në nivel të ulët të ujit sipërfaqa e liqenit është 369.74 km katror, prej të cilave Shqiperisë i takojnë 2/5 ose 147.72 km, ndërsa pjesa tjetër (3/5) i takojnë Malit të Zi. Pjesa më e madhe e sipërfaqës së Liqenit të Shkodrës gjendet 6 m mbi nivelin e detit, ndërsa një pjesë e fundit e tij është edhe nën nivelin e detit, kështu që thellësia mesatare më e madhe është 7 m, ndërsa në disa vende të ashtuquajtura “syena” thellësia arrin deri në 44 m. Liqeni është i gjatë 44 km, ndërsa gjerësia rreth 12.5 km. Në Liqenin e Shkodrës, kryesisht në pjesën që i takon Malit të Zi, ekzistojnë rreth 50 ujdhe-

sa të vogla apo të mëdha. Në disa prej tyre, që në Mesjetë, janë ndërtuar objekte të ndryshme sakrale dhe përbëjnë një pjesë të historisë dhe kulturës tonë, ndonëse sot ato janë zaptuar nga Kisha Ortodokse Serbe. - Fillet e lundrimit Gjatë shekujve, Liqeni i Shkodrës ishte në pronësi të ilirëve, romakëve, bizantinëve, serbëve e malazezëve, venedikasve, turqve e të tjerëve. Ka dëshmi të shkruara se në kohërat më të hershme nëpër Liqenin e Shkodrës kanë lundruar mjetet lundruese bizantine dhe venedikase (galija) apo veloret turke (otomane), kryesisht të vogla të cilat kanë mundur të hynin në liqen nga lumi Buna. Shënimet e para të shkruara për lundrimin në Liqenin e Shkodrës datojnë që në vitin 167 para erës së re (sipas Tit Livit), kur Mbreti ilir Genci, i cili në atë kohë sundonte në këto vise, gjatë luftës së dytë iliro-romake kishte lundruar nëpër Liqenin e Shkodrës. Pra, lundrimi në Liqenin e Shkodrës është

po aq i vjetër sa edhe vetë liqeni. Marijan Bolica duke e përshkruar Sanxhakun e Shkodrës, më 1614, shkruan se piratët ulqinakë, pas okupimit të Shkodrës dhe rrethinës së saj nga turqit më 1474, hynë në liqen nëpërmes Bunës më lundra dhe fregata.

Duhet theksuar se pas rënies së Zetës (1499) deri në vitin 1862 e veçanërisht deri në Kongresin e Berlinit (1878), afro 380 vite malazezët nuk patën mundësi ta shfrytëzonin liqenin normalish. Shfrytëzimi i tij për malazezët ka qenë i rrezikshëm dhe vend i konflikteve të përgjakshme me turqit, sepse malazezët nuk kanë luftuar vetëm për t’u liruar nga okupatori, por edhe për përvetësimin e tërësishëm të Liqenit të Shkodrës, nëpërmes të cilit tentonin daljen në det. Vlladika (Peshkopi) Danillo Petroviqi, në vitin 1717 kishte kërkuar nga autoritetet veneciane që ta zaptonin Liqenin e Shkodrës dhe për këtë dëshirë të tyre kërkoi

KOHA Javore 14
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 20 PRILL 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Liqenin e Shkodrës

dy galije me nga gjashtëmbëdhjetë (16) rrema. Pasi kjo kërkesë nuk u realizua, Vlladika Petar I tentoi që këtë ëndërr të tyre ta realizojë me ndihmën e Rusisë cariste. Ai në vitin 1778 dërgoi Nikolla Davidoviqin që t’i propozonte Car Aleksandrit I që të zaptohej Shkodra dhe Liqeni i Shkodrës. Megjithatë, e gjithë kjo dëshirë dhe aktivitet i malazezëve për të mbizotëruar me Liqenin e Shkodrës do të mbetet i paarritshëm deri në Kongresin e Berlinit. Edhe shqiptarët mjetet e lundrimit shpeshherë i kanë përdorur edhe si mjete mbrojtëse nga okupatorët e ndryshëm. Është e njohur ndihma e shkodranëve, ulqinakëve e kranjanëve të cilët me mjetet lundruese u erdhen në ndihmë popullsisë së Muriqit, Shestanit apo Oso Kukës në luftën e Vraninës (1861-1862) duke luftuar kundër malazezëve. Dy vite më vonë, malazezët kishin bërë plan për të sulmuar, grabitur e plaçkitur përsëri Krajën. Rrënojat e Kishës

së Marashnikut ishin mbushur me malazezë të cilët prisnin momentin për të sulmuar e plaçkitë Blacën e Boboshtin e fshatrat e tjera të Krajës. Mbrojtja më e mirë ishte nga uji, sepse sikur të lejoheshin malazezët të dilnin në tokë, mbrojtja do të ishte më e vështirë. Për këtë qëllim e sjellin me lundër nga Shkodra trimin Adem Boboshti i cili u vërsul fuqishëm ndaj malazezëve të fortifikuar në kishë. Gojëdhënat thonë se ai me shpatën e tij preu shumë prej tyre, një pjesë për të shpetuar u hodhën në liqen nga të cilët shumica u mbytën. Ndërkaq, vetë malazezët në muret e kishës kanë vëndosur një pllakë përkujtimore ku janë të shënuar vetëm 3 persona të cilët, sipas tyre, kanë rënë trimërisht në mbrojtjen e Marashnikut!

Liqeni i Shkodrës, sidomos për banorët që jetonin në brigjet e tij, që në lashtësi konsiderohej si burim i jetës. Përveç që liqeni shërbente për peshkim, i tërë transporti i mallrave dhe njërëzve bëhej mbi ujë sidomos deri kur filluan të ndërtohen rrugët tokësore. Për banorët e fshatrave të Shestanit, Muriqit, Boboshtit, Martiqit, Arbneshit e Skjesë, mjeti i lundrimit ishte shumë i domosdoshëm ashtu si ishte gomari, kali apo qerrja në fshatrat tokësore. Duhet theksuar se edhe fshatrat e tjera të Krajës si Ostrosi, Kështënja, Ftjani e Ljarja e kanë shfrytëzuar liqenin për transportin e njerëzve dhe mallrave.

- Tipet e ndryshme të mjeteve lundruese

Në Liqenin e shkodrës kanë qarkulluar tipe të ndryshme të mjeteve lundruese. Ilirët në brigjet e Liqenit të Shkodrës ndërtonin e meremetonin mjetet e tyre të lundrimit. Përmendet se mbreti ilir Genci, i kishte ndërtuar përnjëherë 54 lembe.

Fillimisht banorët lokalë për lundrim kanë përdorur mjete primitive lundrimi. Mendohet se mjeti i parë lundrues ka qenë trapi. Ai ishte mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar zakonisht me trungje të lehta, mbi të cilat mbërthehen dërrasa që formojnë një tërësi të gjerë. Ky mjet lundrues ishte

shumë i papërshtatshëm, sidomos kur bënte mot i keq dhe frynte erë e madhe. Banorët kishin nevojë për mjet lundrues më të qëndrueshëm, sepse kishin nevojë për transportin e prodhimeve bujqësore, mallrave e sidomos për transportin e bagëtive në livadhe dhe për këtë arsye filloi ndërtimi i mjeteve lundruese të tipit që disa edhe sot lundrojnë në Liqenin e Shkodrës.

Na janë të njohura këto tipe të mjeteve lundruese: lundra, lundrica, takja dhe sulja. Dallojnë njëra nga tjetra përnga gjatësia, gjerësia, lartësia dhe fuqia bartëse.

Këto mjete lundruese kryesisht ndërtoheshin nga dërrasat dhe fundi i tyre është i rrafshtë. Për ndërtimin e tyre përdoreshin drunjtë që rriteshin në brigjet e liqenit, sidomos gështënja, mani, faleta por edhe lisi. Me zhvillimin e tregtisë dhe hapjes së rrugëve tokësore, për fundin e mjeteve lundruese përdorej druri i çamit (bredhit), pasi është më i rezistueshëm nga uji. Të gjitha mjetet e sipërpërmendura lundruese lundronin me ndihmën e rremave, ndërsa më vonë u paraqiten edhe lundrat me vela, ndonëse më rrallë i përdornin edhe sulet. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, sidomos sulet, vihen në lëvizje me motor të quajtura “penta” me 4 KF. Nga tipet e përmendura të mjeteve lundruese në liqenin e Shkodres, i ka rezistuar kohës vetëm sulja, e cila kryesisht sot shërben vetëm për peshkim. Mjetet tjera i takojnë të kaluarës.

Për ndërtimin e mjeteve lundruese në Liqenin e Shkodrës nuk ka pasur punëtori të organizuara apo fabrika. Ato ndërtoheshin nga mjeshtrat lokalë të Shirokës, Krajës e më vonë edhe të Ceklinjanëve.

Sidoqoftë, këto mjete primitive lundruese kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të banorëve përgjatë bregut të Liqenit të Shkodrës, por edhe në mbrojtjen nga sulmet e sunduesve e zaptuesve të ndryshëm ndër shekuj, sidomos nga sulmet, grabitjet dhe plaçkitjet e malazezëve.

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të
javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 20 PRILL 2023
„KOHA

Thirrje për të mos harruar

KOHA Javore 16 MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023
44 vjet nga tërmeti katastrofik i vitit 1979

Harresa është gjëja më e keqe. Më duket se si shoqëri vuajmë nga ky ves. Është dashur të kalojnë plot 40 vite që dikush të kujtohet për viktimat e tërmetit të vitit 1979. 31 viktimat, emrat e të cilëve janë të shkruar në pllakën përkujtimore kushtuar këtij tërmeti, e vendosur afër detit nën Kalanë e Ulqinit, sikur na qortojnë, na thërrasin që të mos harrojmë se ai mund të përsëritet një ditë

ditur disa tërmete, por fatmirësisht me intensitet të ulët duke shkaktuar vetëm ndonjë dëm të vogël material. Por në disa vende të rajonit, si në Shqipëri dhe Kroaci, tërmetet e viteve 2019 dhe 2020 kanë shkaktuar dhjetëra viktima në njerëz. Pavarë-

rregullat asizmike bazë, prandaj projektimi asizmik ka rëndësi të veçantë. Tërmeti i fundit në Turqi, ku humbën jetën me mijëra vetë, është një kambanë alarmi për të gjithë se ku mund të shpiejë papërgjegjësia e ndërtuesve dhe e shtetit që nuk i

Këto ditë (më 15 prill) janë mbushur 44 vite nga tërmeti katastrofik i vitit 1979, i cili shkaktoi shumë viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale në qytetet bregdetare të Malit të Zi dhe në një pjesë të Shqipërisë. Ata që e kanë përjetuar i dinë më së miri pasojat e këtij tërmeti shkatërrues. Tërmeti ndikoi drejtpërdrejt në jetën e njerëzve, ndryshoi mënyrën e ndërtimit etj. Mbaj mend se për disa vite pas tërmetit në zonat periferike të Ulqinit, si në trevën e Anës së Malit, askush nuk ndërtonte shtëpi dykatëshe (para tërmetit shumica e shtëpive ishin dykatëshe) për shkak të frikës nga tërmeti. Pothuajse të gjitha shtëpitë ishin njëkatëshe dhe kishin plan uniform. Bile as soleta nuk ndërtohej prej betonit, por prej materialeve të tjera, pikërisht për shkak të frikës nga tërmeti.

Që prej asaj kohe Ulqinin e kanë go-

Arkitektët aventurierë dhe ndërtuesit e etur për përfitim sikur e kanë harruar tërmetin dhe maten se kush do të ndërtojë objekte më të mëdha dhe më të larta, pa çarë shumë kokën për aspektin sizmologjik të ndërtimit. Zgjidhjet arkitektonike jo gjithmonë janë në përputhje me rregullat asizmike bazë, prandaj projektimi asizmik ka rëndësi të veçantë

sisht kësaj dhe faktit se Ulqini i përket zonës me rrezik të lartë sizmologjik, industria e ndërtimit, një pjesë e mirë e të cilit informal, ka vijuar me të njëjtin ritëm. Arkitektët aventurierë dhe ndërtuesit e etur për përfitim sikur e kanë harruar tërmetin dhe maten se kush do të ndërtojë objekte më të mëdha dhe më të larta, pa çarë shumë kokën për aspektin sizmologjik të ndërtimit. Zgjidhjet arkitektonike jo gjithmonë janë në përputhje me

Tërmeti i fundit në Turqi, ku humbën jetën me mijëra vetë, është një kambanë alarmi për të gjithë se ku mund të shpiejë papërgjegjësia e ndërtuesve dhe e shtetit që nuk i zbaton ligjet, por vetëm bën sehir. Një pjesë e mirë e turqve që kanë përjetuar tërmetin vuajnë sot nga sizmiofobia

zbaton ligjet, por vetëm bën sehir. Një pjesë e mirë e turqve që kanë përjetuar tërmetin vuajnë sot nga sizmiofobia. Tërmetet janë fatkeqësi natyrore që nuk mund të parandalohen ose të parashikohen, por megjithatë njeriu mund t’i zvogëlojë pasojat e tij nëpërmjet ndërmarrjes së masave paraprake.

Harresa është gjëja më e keqe. Më duket se si shoqëri vuajmë nga ky ves. Është dashur të kalojnë plot 40 vite që dikush të kujtohet për viktimat e tërmetit të vitit 1979. 31 viktimat, emrat e të cilëve janë të shkruar në pllakën përkujtimore kushtuar këtij tërmeti, e vendosur afër detit nën Kalanë e Ulqinit, sikur na qortojnë, na thërrasin që të mos harrojmë se ai (tërmeti i vitit 1979) mund të përsëritet një ditë.

KOHA Javore 17 MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Ismet Kallaba

Në QKI “Malësia”

Pasqyrim i biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës

Tuz – Muzeu i Historisë së Natyrës i Malit të Zi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, hapi të enjtën (13 prill 2023) ekspozitën “Segmente të natyrës sonë”, të autorëve Msci. Çeda Ivanoviq dhe Spec. Sci Stefan Ralleviq dhe Millan Mijushkoviq, ku qenë të pranishëm numër i konsiderueshëm i publikut, përfaqësues të muzeut në fjalë, të Komunës së

Tuzit, të QKI-së “Malësia”, nxënës të shkollave fillore, etj. Drejtori i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj në fjalën e rastit tha se për herë të parë në Malësi u hap një ekspozitë e këtij lloji, dhe shtoi se për herë të parë banorët e Komunës së Tuzit do të kenë rastin të njihen me segmentin autentik të jetës së një bote të veçantë, të një bote zemërgjerë dhe tejet të rëndësishme për jetën tonë.

“Prandaj, duhet të punojmë shumë në ndërgjegjësimin dhe edukimin e gjeneratave të reja për ruajtjen e kësaj pasurie të paçmuar. Ju më së miri do ta ndjeni dhe kuptoni bukurinë e natyrës me shikimin e këtyre eksponateve që në heshtje e rrëfejnë tregimin e vet dhe shpërndajnë mesazhe të veçanta”, u shpreh në mes tjerash Vasel Berishaj

“Prandaj, duhet të punojmë shumë në ndërgjegjësimin dhe edukimin e gjeneratave të reja për ruajtjen e kësaj pasurie të paçmuar. Ju më së miri do ta ndjeni dhe kuptoni bukurinë e natyrës me shikimin e këtyre eksponateve që në heshtje e rrëfejnë tregimin e vet dhe shpërndajnë mesazhe të veçanta”, u shpreh në mes tjerash Vasel Berishaj. Sakaq, mbi rëndësinë e ekspozitës në fjalë foli edhe Vahid Dresheviq, menaxher i politikës programore në QKI “Malësia”.

Ndërkaq, drejtoresha e Muzeut të Historisë së Natyrës të Malit të Zi, znj. Natalia Çagjenoviq duke folur mbi veprimtarinë e muzeut që drejton dhe selinë e tij, tha se duke qenë muze shtetëror ky institucion ka obligim që të afirmojë pasuritë natyrore dhe kulturore me të cilat

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 20 PRILL 2023
u hap ekspozita “Segmente të natyrës sonë”

biodiversitetit Shkodrës

Mali i Zi disponon në të gjithë territorin e tij.

“Dhe që segmentet e natyrës së tij, t’i prezantojmë nëpërmjet ekspozitave edhe jashtë Podgoricës. Biodiversiteti i Malit të Zi është jashtëzakonisht i madh”, theksoi ndër të tjera Çagjenoviq e cila shpalosi pasuritë e Liqenit të Shkodrës, zogjtë, florën dhe faunën e saj. Ajo njëkohësisht bëri thirrje që të ruhen dhe të mbrohen pasuritë natyrore dhe biodiversiteti.

Në të njëjtën kohë, sekretarja e Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural në Komunën e Tuzit, znj. Ismeta Gjoka duke potencuar angazhimin e palodhur të ekspertëve të Muzeut Natyror të Malit të Zi, në bashkëpunim me punonjësit e QKI-së “Malësia” në organizimin e kësaj ekspozite, tha se pasuria natyrore e viseve tona me

“Shpesh gjerave që i kemi aq afër dhe që i shohim çdo ditë, nuk dimë t’ua japim rëndësinë e merituar. Këtu afër, me një sipërfaqe të madhe që i takon Komunës së Tuzit është Liqeni i Shkodrës që me biodiversitetin e vet është vend i studimeve të shumta”, u shpreh Ismeta Gjoka

relievin atraktiv të Malit të Zi po bëhet element i parë i pelegrinazhit të turistëve dhe i adhuruesve të natyrës nga të gjitha anët e globit. “Shpesh gjërave që i kemi aq afër dhe që i shohim çdo ditë, nuk dimë t’ua japim rëndësinë e merituar. Këtu afër, me një sipërfaqe të madhe që i takon Komunës së Tuzit është Liqeni i Shkodrës, që me biodiversitetin e vet është vend i studimeve të shumta”, u shpreh Ismeta Gjoka.

Ajo shtoi se në këtë liqe, numri i madh i llojeve të peshkut dhe shpendet që kanë gjetur strehim aty, janë pasuri që duhen ruajtur, kultivuar dhe zhvilluar.

Përmes kësaj ekspozite u pasqyrua biodiversiteti i Liqenit të Shkodrës: shpendët e ndryshme, peshqit si krapi dhe ngjala, biodiversiteti i pyjeve dhe egërsirat e pyllit.

Ekspozita në fjalë do të qëndrojë e hapur njëzetë ditë. t. u.

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 20 PRILL 2023

Numri 9 dhe kodi i tij

cila u krijua në ujë në mitrën e nënës. Kur e di kodin folklorik të Rumisë, i zotëron me të lindur të gjitha dijet. Simbolika shqipe e numrit 9 Ajo që zbërthen të gjitha kodet e fshehura të dijes shqiptare është “anatomia njerëzore” e formimit të embrionit njerëzor brenda 9 muajve.

A e dini që numri 9 jep edhe kodin e krijimit hyjnor të njeriut në barkun e nënës në faza?!

Nëse keni problem për të kuptuar provimin e anatomisë njerëzore në mjekësi, atëherë u tregon vetë numri 9. Nganjëherë arti vjen përmes intuitës sonë artistike dhe jep kodin hyjnor që fle te miti i krijimit pellazgjik: nga një mashkull dhe një femër përmes kërcimit tradicional duke zbuluar kodin numerik të lojës – kërcimit mashkull femër apo: gjarpri Ofeon dhe femra Orinome, apo të një mashkulli që ngrohu vezën për të lindur një njeri.

Për të kuptuar këtë mrekulli të përsosur të numrit 9, që e kupton vetëm një gjuha shqipe, kurse bota e mohon, shërben edhe vetë tabela e dekoduar nga shqipja e Rumisë që flet mjaftueshëm.

Për fund vëre kuptimin simbolik të numrit 9 të jetës (fetusit):

1*njësh-nji isht

2*dyshi-dy isht

3* treshi-tre isht

4* katra-ka tre (shin) brenda

5* pesa-pesha (një fetus i sapo krijuar shihet se ka pes(h)ën e formuar–dorën (gjymtyrët) e Zotit, dorën me

5 gishta, që tashmë shihet qartë në barkun e (9) nënës..?!

6* gjashta-gja+a+sht–fiton ashtin, gjaja gjall asht në dialekt

7* shtata–shtat a(asht )

8* teta–teta(n)–pra në muajin e teta(n) i tëri–dallohet me trup edhe me kokë si te 8*ta

Medito dhe krahaso këto dy fotografi - të shikuara nga prizmi i lojës së parë mitike-pellazge dhe të vetë ADN-së, zinxhirit të jetës, realizuar artistikisht dhe mundohu që ky përshkrim të fillojë nga tingujt e një tupani që vazhdimisht bie?!A mos është procesi i tillë-vetë kodi i ruajtur folklorik i krijimit të embrionit në barkun e nënës. Pra, një simbolikë e thjeshtë mitike shqiptare e cila na e ofron vallen (ritin folklorik shqiptar), besimin dhe vetë shkencën me mitin pellazgjik për parakrijimin–fat dhe njeriun çift. Krijimin që ruhet në AND-në tonë e

9* nana- nënta–del nga nën ; shkëputet nga amësia dhe ka kercyllin–kërthizën, apo vrimën e zezë që e ka çdo qenie organike pasi shkëputet nga tërësia-Universi; shih energjinë e fjalës “kerthizë”, ku kerth është grup tingulli KOD del se formon si fjalë edhe emrin kercyll-në dialekt nga kerc+ yll?! Duke dëshmuar mbi parimin simbolik të Petro Zheit që është kërcim nga ylli-pra kercylli=kerce-i nga YLLI-fillimisht dhe na dha një kercyll, apo simbolin e amësisë si një vrimë e zezë në Univers; shih se si edhe delta...(del+ta(n) nga kërthiza që pritet dhe krijon një krijesë të re. Çdo gjë-krijim ka nënën-kërthizën e vet nga ku u shkëput nga amësia-nga 9, e cila del se edhe në këngë qenkësh ciklike.

10*- dha të tan... përsëritje në pa kufi në hapësirën boshe të- um-Universpas njëshit (1) zë+ më+ra (ZERO): Pra, çdo gjë pas nënës (9) është veçse një shumëzim i krijimit në cikle

të Zeros= E+ROS, por duke vazhduar progresionin matematik dhe gjeometrik të krijimit të ri në zero (O) e një ZERO=zë ra…?!Prandaj Gaçe vazhdon se numri një NJISHI, si numër që është lart në univers, poshtë tij i bie që është vetëm një emër-me dijen për(dyshin) dyshimin-ekzistimin e qëllimit për t’u bashkuar si dije–mendim dhe me këtë formoi numerikisht- të RENËtrenë (Treshin)-shih Rea tashti mund të jetë shumë çka simbolikisht-pra edhe rea(reja) e shiut që del në qiell si një energji që tashti kapet nga syri, tashmë njëshi (një është- energjia), e padukshme e bashkuar me dijen, e padukshme numerikisht bëhet 2 dysh=dy është; kupto mendim që dallon “dan- ndan” di+ell “- dyshon, dysheme etj. Pra njishi me dyshin-dijen , krijojnë di(ellin), n-dajnë...dhe së bashku krijonë të Renë, sepse në fjalën tresh ke të renë apo 3-shinthjesht do të thotë NJISH (1) njiisht, DYSH (dije isht) dhe 3 (tre ish-t). Në vazhdim të këtij interpretimi, ne kemi për të shtuar se ky numër (3) është vetë T/reja+e REJA, që mëson kisha...si trini-tet. Ndërsa simbolika e tillë njihet edhe nga shqipja nën Rumi (nën Rumi, kështu quhet vetë e reja e shtëpisë; nusja e Re në familje. Vetë emri nuse ka kuptimin mitik të femrës së detit, vetë Afërditës mitike e cila lindi papritmas nga shkuma e detit kur djali vrau babain e vet në mit, apo Urani vrau Kronosin, dhe nga fara e tij, pasi u bashkua me ujë Deti, formoi–lindi perëndeshën Afërditë...?!Shih pra Afërdita (femra) ka në vete kompleksin si energji e dalë nga vrasja e babait nga djali sipas mitit…?!

Shih çfarë marrëzish, shpifsa e falsifikatorë janë serbët kur thonë se shqiptarët (ulqinakët ) nuk kanë fare fjalor detarie, e ne del të jemi vetë deti, sepse perëndesha jonë Afërditë, sipas mitit, qenkësh krijuar nga shkuma e detit…?!Dhe se vetë Teti–Tea *feja apo edhe Sea në etimologjinë e shqipes dalin nga TETI –Nëna e Akil Hyjnorit. Ndërsa po të vazhdojmë interpretimin mitik simbolik me procesin e krijimit numerik, nga bashkimi–

KOHA Javore 20 MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Muhamet Nika

hyjnor

dëshira e ndërzimit të 3 numrave të parë, prodhon kalimin nga bota eterike e padukshme në të dukshmen, që tashmë kapet, jo vetëm nga mendja- logjika, por prodhon edhe kapje shqisore - vizuale të asaj që gjendet në boshtin numerik të shenjtë si KRYQ, apo të numrit katër-që shihet dhe në vete ka kuptimin fonetik të emrit 4, sepse ka treshin nga farëzimi dhe ku pa pritur hyri gjysma e 8-tës që është katra, apo ka treshin me të renë që hyri-SHPIRTIN. Pra emri i katrës thotë që ky numër ka 3-shin në fakt ka të renë (të renë)pra formën e re; të katërtin–shpirtin (kujto një fetus në barkun e nënës që sapo ka marrë shpirt (të renë= erën) nga njëshi, bëhet 4 dhe 4 është kryqi=dheu, uji, zjarri+shpirti. Shih atë të Zotit që thotë: BËHU, dhe bashkohet me dëshirën (mendimin) dhe krijon të Renë), pastaj në faza vjen 5 (pesa= pesha) apo pe+e+ sha. Pesa e formuar në barkun e nënës në muajin e 5 (peshës), një fetus peshon dhe në ezoterizëm 5 është vetë Zoti që i di të gjitha...Prandaj në shenjë të dijes absolute kemi notimin me 5-së–i di të gjitha dijet (me pesa)...?!Dhe kjo pesë (peshë) nga Zoti u bë gjashtë=gja(gë), gja(ll)asht. Më pasGaçe krijoi shtatën (shtatin) që pritet të formohet i tëri në mujain e radhës që fitoi emrin 8-a=tetasht, apo i” tani” ose në dialektin e Rumisë do të thotë edhe tetan= TET+A (të tërët), pra teta ose edhe Toto (i gjithi), ku një 3 që në muajin e tretë ishte sipas neve vetëm gjysma e pjesës së parë të 8-pra shpirti i rënë- tashti me tetën plotësohet i tëri, sepse në këtë muaj ka përfunduar mishërimi i mendimit të nisur në boshtin numerik në të 4 dimensionet duke u plotësuar në çdo 3 %, ku përfundon krijimin në numrin simbolik në 33%-në muajin e NANËS (nënës)=nan në dialekt, që pastaj kalon përsëri në dorë të Zotit. Për një kohë të caktuar e me kohë të matur-limituar=le+i mitur...?!!Këtu kur përmendin 9 nanën, nuk duhet lënë pa sjellë nëpër kokë edhe perëndeshën Sumere NANA; ANANA=është nëna?! Sepse llogaritet që ne në pas rënies në tokë nga

Parajsa, të na jenë bërë edhe ndërhyrje në kodin gjenetik nga Anunakët–një civilizim i arritur nga planeti Nibirus, pasi ai ishte bërë i pa banueshëm. Zakonisht tek numri 8 kemi figurën e njeriut e ku pjesa e poshtme (rrethit) të tetës duhet të jetë më e madhe, sepse simbolizon trupin, kurse rrethi mbi të poshtmin-lart... toto–(teta) duhet të jetë pakëz më e vogël, sepse shënon vetë kreun–kokën e nirit (ni të riut)...toto te tanën. Pra, numrat bazë deri në dhjetë nuk del të jenë arabë por shqiptarë, pasi shpjegojnë origjinën e krijmit të njeriut nga uji dhe fazat zhvillimit të tij në barkun e Nënës. Numrat arabë janë në dukje krejt ndryshe dhe nuk hetohet që të kenë një origjinë të shpjegueshme në gjuhën arabe ashtu si në shqip. Nga ana tjetër, për kohën kur u shfaq Kurani, në te thuhet se si ata–arabët, ishin idhujtar dhe analfabetë. Pra kur përmendet emri analfabet tërhiqet vërejtja se duhen kuptuar analfabetët. SURJA El –Xhumu a. ajeti 2. Është Ai që u solli analfabetëve një të dërguar nga gjiri i tyre. Me analfabet nënkuptohen arabët si ata që dinin shkrim si dhe ata që nuk dinin. E numrat arab nuk kanë formën e këtyre numrave që të mësojnë anatominë e krijimit të njeriut shqip, por janë ndryshe. Ndërsa, po të analizoni shqip rrënjën e fjalës–latine Fetus është barazi me dijen fe+tu, ist= fe+këtu+isht, sepse që në bark të nënës atij i jepet dija për Zot dhe fillon e formohet me organe që do të i përdorë kur të vijë në jetë.

Ja se si duken numrat arabë që arabët i quajnë numra arabë?! Po si të shpjegohet kjo?! A mos kemi të bëjmë edhe këtu në dëm të shqiptarëve. Shih vetë fjalën NUMËR, Gaçe e lidhë me fjalën–fjalinë gegërishte që u rrudh në një fjalë si dije dhe ka kuptimin e tingullit-fjalës-dritës që ranë UM. Pra, Në+um+ra një U. Po të shikoni vendin në aparatin gojë se ku formohet, na del se ajo është poshtë saj dhe është një përthyerje e asaj fjal e(energjie-drite–e pa fillim dhe e pa mbarim që nga OJa–lart, ra poshtë në Um dhe dha fjalën LUMË–pra leu në um… Prej këtu kemi shprehjen lum e lum për Te të Lumin etj. Prej këtu edhe gjithë emrat e Ilirisë bartin rrënjën dritë, sepse drita e shenjtë ishte ajo që la dritën. Shih Dri, Drina, Drava, Drim, Drilon, Vardar, etj. Për të përfunduar, krahaso një xhubletë malësoreje dhe një këmbanë kishe. Jo rastësisht kanë formën UM. Si duket edhe njëra edhe tjetra kapin tingullin OM të Universit, i cili kur bjen poshtë në komunikim kapet si tingulli UM nga OM-lart..?!

Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet se mbi këto baza edhe indianët në simbolikën e vetë e kishin lopën kafshë të shenjtë, sepse ashtu si një këmbanë kish –ose xhubletë malësoreje, arrijnë e kapin frekuencat e energjisë kozmike po të na vijnë si këmbana kishe. Ashtu supozohet se edhe lopa është e shenjtë, sepse na jep të përthyer së prapthi tingullin e Universit të përmbysur që atje lart është një OM–omega dhe alfa–i fundit dhe i fillimit që lopa e bën UM... Çdo gjë u vodh nga ne, pra edhe vetë shkrimi qirilik në këtë këmbanë kishe, që në fakt cirili është në anagramë Ilirik. Ashtu si dhe emri i shenjtorit serb Metodi që nuk kanë ekzistuar shenjtorë serbë me këta emra, sepse METODI dmth së prapthi si mendim=IDOTEM= barazi me fjalën FE dhe cirili=Barazi ILIRE. Pra ai që tha METODI e CIRILI thanë në fakt në anagramë IDOTEM ILIRI, që shqip deshifrohet FEJA ILIRE që neve po e zëvendësojmë me fjalën BESIMI I VJETËR SHQIPTAR. Ndërsa një ilir është vetë veshja e një gege, ku qelesja e bardhë e tij i bie, sipas neve, të jetë koka e gjarprit, kurse dizajni i tirqeve imitim i vetë gjarprit në realitet.

KOHA Javore 21 MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023

Shkodër u përurua antologjia e prozës së shkurtër e shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët”

Letërsia shqipe në Malin e Zi ka krijuar profilin e saj

“Prozat e shkrimtarëve të përfaqësuar në antologji kanë refleksione nga folklori dhe traditat zakonore shqiptare dhe sigurisht nga mjedisi shqiptar. Në to ndihet jehona e letërsisë realiste, e gërshetuar me rrëfimin folklorik dhe etnografik për të përmbushur funksionin e ruajtjes së identitetit shqiptar. Duket sikur kjo është një lloj vetëmbrojtjeje për të ruajtur identitetin kombëtar, por edhe për t’u distancuar nga tjetri, fenomen ky që do të kërkonte një studim më të thellë në rrafshin antropologjik dhe kulturor”, ka thënë studiuesi i letërsisë Prof. asoc. Dr. Arben Prendi

Pas Podgoricës dhe Ulqinit, antologjia e prozës së shkurtër e shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët”, e botuar pak kohë më parë nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të

Malit të Zi, është përuruar të enjten (13 prill 2023) në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Për vlerat e antologjisë kanë folur Prof. asoc. Dr. Arben Prendi, Dr.

Gëzim Puka, redaktori Ismet Kallaba dhe drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, Salko Luboder. Në vështrimin e tij, studiuesi i letërsisë Arben Prendi ka thënë se prozat

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 20 PRILL 2023

e shkrimtarëve të përfaqësuar në antologji kanë refleksione nga folklori dhe traditat zakonore shqiptare dhe sigurisht nga mjedisi shqiptar. “Në to ndihet jehona e letërsisë realiste, e gërshetuar me rrëfimin folklorik dhe etnografik për të përmbushur funksionin e ruajtjes së identitetit shqiptar. Duket sikur kjo është një lloj vetëmbrojtjeje për të ruajtur identitetin kombëtar, por edhe për t’u distancuar nga tjetri, fenomen ky që do të kërkonte një studim më të thellë në rrafshin antropologjik dhe kulturor. Do të kishte qenë me interes përfshirja këtu e ndonjë proze ku rrëfehet për marrëdhëniet jetësore mes shqiptarëve dhe malazezëve, në të kaluarën apo në të tashmen”, është shprehur ai.

Dr. Gëzim Puka ka theksuar se përmes kësaj antologjie prezantohen vlerat estetike të prozës shqipe të disa autorëve kryesorë bashkëkohorë dhe se letërsia shqipe në Malin e Zi e ka krijuar një profil të sajin, që ruan ngjyrat lokale, pa u ndikuar shumë nga letërsia që bëhet në Tiranë apo në Kosovë.

“Vlerat e këtij libri ia shton edhe përkthimi në ‘nashke’, domethënë në gjuhën e Malit të Zi, në gjuhën e fqinjëve tanë të moçëm. Shkrimtarët e përfshirë në këtë antologji tingëllojnë mjaft mirë si në tonën gjuhë shqipe, ashtu edhe në nashken e Malit të Zi, duke ngritur kështu plot ura estetike, që janë paraprijëse të paqes dhe komunikimit shpirtëror mes popujve”,

Studiuesi Dr. Gëzim Puka ka theksuar se përmes kësaj antologjie prezantohen vlerat estetike të prozës shqipe të disa autorëve kryesorë bashkëkohorë dhe se letërsia shqipe në Malin e Zi e ka krijuar një profil të sajin, që ruan ngjyrat lokale, pa u ndikuar shumë nga letërsia që bëhet në Tiranë apo në Kosovë

ka thënë ai.

Redaktori i antologjisë Ismet Kallaba ka thënë se përzgjedhja e autorëve të përfshirë në antologji është bazuar krykëput në kriterin estetik. “Ata u përkasin brezave të ndryshëm. Krahas autorëve të afirmuar në rrafshin mbarëkombëtar e më gjerë, siç janë shkrimtarët - akademikët Rexhep Qosja, Zuvdija Hoxhiq, Mehmet Kraja, apo shkrimtari për fëmijë Hajro Ulqinaku, ka edhe një grup autorësh që krijojnë në vendlindje apo në diasporë (Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Muzafer Çaushi, Jaho Kollari, Anton Gojçaj, Mark Pashku Lucgjonaj). Pavarësisht vendit se ku jetojnë dhe veprojnë, ka diçka të brendshme që i lidh të gjithë këta autorë. Duket se vendlindjen e kanë bartur me vete, nga e marrin frymëzimin dhe brumin për krijimtarinë e tyre. Ajo është e pranishme pothuajse në krijimtarinë e gjithësecilit përmes mjedisit, personazheve, temave, ngjarjeve…”, ka theksuar ai. Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave,

Salko Luboder, ka thënë se veçoria themelore, njëkohësisht edhe vlera më e dallueshme, është se antologjia paraqitet në një botim dygjuhësh, respektivisht në gjuhën shqipe dhe malazeze.

„Qëllimi i antologjisë është të prezantojë pasurinë shpirtërore të Malit të Zi duke qenë se kultura dhe arti që krijojnë pjesëtarët e popujve pakicë të vendit tonë janë pjesë e së mirës së përbashkët kulturore dhe artistike të Malit të Zi, njëkohësisht duke mos i ndarë nga letërsia dhe kultura e tyre nacionale“, ka theksuar ai.

Gjatë përurimit janë lexuar fragmente nga prozat e disa prej autorëve të përfshirë në antologji.

Në përurim kanë marrë pjesë pedagogë dhe studentë, krijues nga Shkodra, adhurues të letërsisë etj. Përurimi është organizuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në bashkëpunim me Departamentin e LetërsisëFakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. i. k.

KOHA Javore 23 KULTURË
E ENJTE, 20 PRILL 2023

Veshja shekullore e Malësisë së Madhe

Veshja e malësorit të Malësisë së Madhe është pjesë e etnokulturës së popullit shqiptar të Shqipërisë së Veriut, e cila pasqyron identitetin dhe vazhdimësinë e veshjes ilire dhe askush më me xhelozi nuk e ka ruajtur e kultivuar nga gjenerata në gjeneratë se sa Mali i Hotit. Malësori ka fond të pasur dhe të lloj-llojshëm të veshjeve, që për autorin ky numër është i njohur, sepse si fëmijë dhe i ri ka përjetuar e mbajtur mend mirë veshjet e përditshme të malësorit dhe malësores. Kjo veshje për meshkuj dhe femra është prerë, qepur e përfunduar nga malësoret, meqë kjo ka qenë pjesë e obligimeve familjare për të veshur anëtarët e familjes. Të gjitha malësoret në Malësi të Madhe kanë pasur aftësi dhe shije artistike për prerjen, qepjen, thurjen dhe dekorimin e veshjes, duke iu përmbajtur modelit të trashëguar, por edhe duke futur elemente të reja, pa prishur bazën dhe origjinalitetin. Një grup femrash janë dalluar për aftësi, shije dhe krijim të elementeve artistike. Mjafton t’i bëhet një vizitë Muzeut Etnografik, Fototekës, Bibliotekës dhe Filatelisë së Malësisë së Madhe, me seli në fshatin Lekaj, Mali i Grudës. Aty ruhen veshje kombëtare femrash dhe meshkujsh të moshave të ndryshme të Malësisë së Madhe.

Veshja në këto male deri sot e ka ruajtur origjinalitetin e vet. Materiali punues i veshjes së malësorit me shekuj ka qenë leshi e lëkura e deles. Me zhvillimin e ekonomisë, manifakturës dhe industrisë, janë futur edhe tjera lëndë të para për pamjen, qepjen

dhe dekorimin e veshjes së femrave, sipas grupmoshave. Ndryshon lënda e parë edhe për veshjen e meshkujve, por gjithmonë si për meshkuj, ashtu edhe për femra është ruajtur struktura dhe origjinaliteti. Veshja në Malësi të Madhe ka qenë e ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshave. Në vijim do të flitet për veshjen e femrës (vajzës, nuses, femrës së pjekur, vejushës dhe plakës).

I. Veshja e femrave malësore

1. Veshja e vajzave Veshja e vajzave ka qenë e thjeshtë dhe pa dekorime. Vajza në kokë ka mbajtur shaminë e bardhë pa zbukurime, ndërsa kur ka pasur vdekje të të afërmit, ka mbajtur shami me ngjyrë të zezë. Parzmën e ka mbuluar me grykcë. Ajo ka qenë e punuar nga shajaku i bardhë me spik të zi në katër qoshe dhe shtrat të saj. Ka pasur xhubletë prej shajakut të bardhë, pa zbukurime. Shtrati i xhubletës ishte i bardhë, i ndarë në mënyrë harmonike me spik të zi. Xhubleta e mbulonte trupin e vajzës nga beli deri në gjunjë. Vajzat mbathshin çorapë të bardhë, të bërë (thurur) me gjilpërë (grep). Dominonte peri i bardhë, por përdorej dhe peri me ngjyrë të zezë, për të krijuar rreshta (rrathë) në dis-

tancë rreth 5cm nga pjesa e epërme deri në shputë. Shputa nuk zbukurohej.

KOHA Javore 24 KULTURË
Shamia Këmisha Xhubleta Xhubleta (pjesa e përparme) (pjesa e pasme)
Pështjellaku
Postava Çorapet
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Prof. Dr. Palokë Gjelosh Berisha Veshja e vajzës

malësorëve të - pasuri botërore

*Veshja e vajzës është pronë e Albinë Berishës. Fotografoi dhe e shkroi legjendën Florë Berisha.

2. Veshja e nuses në Malësi të Madhe Veshja e nuses në Malësi të Madhe është dalluar nga veshja e nuses të kombeve tjera në Ilirinë e Shenjtë. Veshja e nuses, e ekspozuar në Muzeun Etnografik në Lekaj, ka karakteristika të veçanta të cilat e veçojnë me disa elemente nga veshja në trevat tjera shqiptare. Është e stolisur me ngjyra dalluese nga veshjet e grupmoshave tjera. Veshja e nuses, e ekspozuar në këtë muze përbëhet nga: shamia, grykca, brezat, pështjellaku (bohçje) dhe çorapët. Kjo veshje bën pjesë në veshjet më të bukura dhe më tërheqëse të malësoreve, e cila karakterizohet me pasurinë e saj dhe koloritin e pasur të ngjyrave, që zgjojnë interesimin e vizituesve dhe dëshirën për ta vizituar, si dhe kritikëve të artit për të shkruar për to. Kjo veshje, e ekspozuar në këtë muze, në pjesën e sipërme, respek-

tivisht duke filluar nga koka deri në fund të këmbëve, është e zbukuruar me ngjyra plot shpresëdhënëse, të qepura dhe të stolisura. Një grup vizituesish kanë shprehur habi se si ka pasur mundësi që ta punojë gjithë këtë dora e njeriut. Stolisja e kokës së nuses është mjaft interesante. Nusja ka filluar të stoliset me shami të larme, me ngjyrë të kuqe, të verdhë, vjollce, të kaltër dhe me nuanca tjera të cilat janë të renditura e të kombinuara në mënyrë harmonike, pastaj duvaku i bardhë, i cili ka funksion për një kohë të shkurtër, prej nisjes së nuses nga shtëpia e prindërve e deri në mbrëmjen e dasmës, rreth orës 24.

Shamia e postavës (e cila vendoset pas postavës), për veshjen e nuseve

KOHA Javore 25 KULTURË
Kapicë nusesh Shami rrjeti nusesh Shami leshi nusesh – nën shaminë rrjeti Kraholi i xhubletës, për veshje të nuseve (pamja nga përpara) Grykcë nusesh Postavë nusesh Bohçe nusesh
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Pështjellak nusesh (vazhdon) Veshje nusesh

Portret: Vehbi Gjoni

Një shembull frymëzues

Vehbiun e gjen gjithmonë në tavolinën e tij në hyrje të restorantit “Barakuda”. Puna dhe veprimi i tij, guximi dhe rrezikimi për të blerë një restorant të njohur në lumin Buna është një shembull i mirë frymëzyes, por edhe shikim përpara drejt së ardhmes

Ismet Karamanaga

Në dhjetor të vitit të kaluar isha shoqërues i një grupi të mysafirëve nga Dubrovniku, të cilët ishin në vizitë në Tivar dhe Ulqin. Pas vizitës së Kalasë së Tivarit dhe asaj të Ulqinit, në orët e pasdites shkuam deri te lumi Buna dhe në Adë, për ta vizituar këtë bukuri magjepsëse. Sipas dëshirës së mysafirëve vendosëm që për darkë të ndalemi në restorantin “Barakuda” të pronarit Vehbi Gjoni, ku ishte edhe vendi më i përshtatshëm për parkimin e autobusit. Restoranti mbi lumin Buna, me një pamje magjike, kurse brenda një ambient i jashtëzakonshëm, i dekoruar me mobilje nga druri, bëri që mysafirët e lindur në Dubrovnik, në njërin ndër qytetet më të famshme të turizmit në Evropë, të mahniten me ambientin, mikpritjen, sjelljen, shërbimin e personelit dhe natyrisht edhe me ushqimin në këtë pjesë të parajsës te ne. Të kënaqur dhe të mahnitur nga qyteti i Ulqinit, në veçanti nga Kalaja 2500-vjeçare, në fund edhe nga restoranti “Barakuda” mysafirët u ndanë me mbresa të jashtëzakonshme, kështu që edhe unë e plotësova misionin tim si një ambasador i turizmit në Malin e Zi. Udhëheqësja e grupit Nada Zanse, një zonjë e veçantë, më tha: “ovoga nima ni kod nas” (diçka të tillë nuk ka as te ne), kështu që edhe mua m’u

bë zemra mal, duke ditur se detyrën time e kreva me sukses. Gjithashtu më befasoi edhe Vehbiu, pronari i restorantit, i cili dikur ishte nxënës i rëndomtë në shkollën e mesme të Ulqinit, ku mësonte për gjellëbërës në drejtimin e hotelierisë. Biseduam pak në tavolinën e tij gjatë qëndrimit të mysafirëve. Kjo më nxiti që të shkruaj një portret për këtë gastronom i cili sot mban lart flamurin e gastronomisë te ne.

Ai rrjedh nga familja e njohur Gjoni nga fshati Selitë i Anës së Malit. Është një njeri i rrallë dhe guximtar që ka pasur kurajo të përmbushë ambiciet e tij të mëdha të kohës kur sapo ka filluar të merret me gastronomi. Të heqësh dorë nga blegtoria dhe ferma e madhe (me 150 lopë e 250 dele) për t’u marrë me gastronomi, përbën padyshim një guxim dhe sfidë të madhe.

Vehbiu ka pasur fat që rrugëtimin në gastronomi e ka filluar menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme, në kohën e artë të turizmit tonë. Ky ishte gurthemeli që e vendosën prijësit e turizmit tonë dhe që ndikuan që ai të bëhet më vonë një gastronom dhe pronar i suksesshëm në këtë fushë. Ndonëse i ri dhe pa shumë përvojë, sistemi shkollor dhe puna praktike gjatë shkollimit në objekte hotelierike të asaj kohe kanë ndihmuar shumë nxënësit që të përvetësojnë zanatin. Punonjësit e turizmit te ne kanë pasur dije dhe përvojë të madhe, kështu që nxënësit kanë fituar përvojë dhe disiplinë që prej fillimit të punës së tyre në profesionin që kanë ushtruar. Të shkruash për Vehbiun duhet të depërtosh thellë në personalitetin dhe

jetën e tij, që nga rinia dhe shkollimi për gjellëbërës në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, punësimi në objekte të ndryshme hotelierike e deri në ditët e sotme. Krahas talentit dhe ambicies, vështirësitë e kanë përcjellur në këtë rrugëtim. Ai u lind në fshatin Selitë në vitin 1957. Unë e njoh që nga shkolla e mesme. Si nxënës ka qenë “i butë”, siç thotë populli ynë, i mirë, i sjellshëm dhe i vyeshëm. Pas përfundimit të shkollës në Ulqin, është punësuar në Ostros, ku ka punuar tri vjet. Por temparamenti i tij dhe kërkesa për të kaluar në turizmin e lartë të kohës në qytet, bënë që të punësohet në NHT

KOHA Javore 26 PORTRET
E ENJTE, 20 PRILL 2023

frymëzues

“Riviera e Ulqinit”, ku filloi punën në kompleksin e njohur “Ada Bojana”, si kompleksi më tërheqës i turizmit në Ulqin, por edhe në përgjithësi në Malin e Zi. Dëshira për të mësuar më shumë bëri që ai më pas të kalojë në hotelin “Albatros”, ku drejtor ka qenë i ndjeri Filip Martinoviq, njëri prej drejtuesve më të mirë dhe më të njohur të turizmit tonë. Falë përvojës së fituar në Australi, Martinoviqi e ka ngritur ofertën e këtij hoteli në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Krahas kësaj ai ka vendosur disiplinë të madhe në punë dhe ka grumbulluar personelin më të mirë në fushën e turizmit te ne, në mesin e të cilëve Ruzhdi Karamanagën, Refik Mollabeqirin, Gani Vogliqin, etj. Kryeshef i kuzhinës ka qenë Refik Mollabeqiri, i cili përveçqë ka qenë njëri ndër njohësit më të mirë të gastronomisë në Ulqin dhe më gjerë, ka qenë edhe mësimdhënës në Gjimnazin e Ulqinit. Kombinimi i teorisë dhe i praktikës, nën patronatin e tij, ka qenë gjëja më e mirë dhe dhunti për të gjithë ata që

kanë pasur fatin të mësojnë nga ai. Ne të tjerët e kemi quajtur “doktori i Albatrosit” pasiqë gjithmonë, qoftë në hotel apo në shkollë, ka qenë i veshur në mënyrë elegante, me mantel të bardhë dhe me kollare. Kështu që Vehbiu ka pasur fat, por edhe vullnet që të mësojë dhe të punojë në hotelet më të njohura të kohës, siç ishte në ishullin Ada, pastaj në “Albatros”, më vonë në hotelin “Mediteran” dhe në disa objekte të tjera hotelierike. Pasioni për profesionin, por edhe dëshira për të kërkuar më shumë ka bërë që të fillojë edhe vetë si pronar me angazhimin e tërë familjes. Në fillim ka marrë me qera restorantin “Skenderbeg” në Katërkollë, të cilin e ka menaxhuar mbi tri vjet, pastaj “Bukuria e Ulqinit” në Plazhin e Madh për rreth gjashtë vjet. Një kohë ka punuar gjellëbërës edhe në një anije. Prandaj rrugëtimi i tij është për librin e rekordeve të Ginesit pasi ë si njeri i thjeshtë, gjellëbërës, falë punës ka arritur që sot të jetë njëri ndër pronarët dhe gastronomët më të njohur në Ulqin.

Mjeshtrin e kuzhinës, Refik Mollabeqirin, nga i cili ka mësuar shumë, nuk e harron kurrë.

“Edhe sot kur më shkon ndërmend puna dhe qëndrimi i këtij virtuozi të gastronomisë, ndiej respekt të madh dhe më kujtohet secila fjalë dhe recetë. Asgjë nuk ka lënë pas dore. Ka pasur dijeni, por edhe besim te nxënësit e tij. Ai ka qenë model i gastronomisë, shembull për të gjithë ne, por edhe për ata që dëshirojnë të arrijnë një nivel të lartë në gastronomi. Kurrë nuk i harroj këshillat e tij dhe i jam mirënjohës deri në fund të jetës sime”, shprehet Vehbiu.

Të rrallë janë ata njerëz që kanë pasur karizëm dhe guxim, siç e ka pasur Vehbiu. Sepse të shesësh fermën në fshat, të rrezikosh për të blerë një restorant në lumin Buna, t’i përkushtohesh plotësisht gastronomisë dhe turizmit, të fillosh punë në një konkurrencë të restoranteve me famë dhe të arrish të bëhesh njëri ndër gastronomët më të fuqishëm, është dashur të kesh një zemër të madhe. Përpos restorantit “Barakuda”, si njëri ndër restorantet më prestigjozë në lumin Buna, në pronësi të familjes së tij sot janë gjithsej tre restorante që përbëjnë një kompleks të rrallë në këtë zonë të Ulqinit.

Vehbiu është i kënaqur me punën dhe me familjen e tij, pjesa më e madhe e të cilëve punojnë në restorant, si dhe me personelin tjetër që gjithmonë është i sjellshëm dhe i qeshur. Ai është mikpritës dhe padyshim është shembull se si duhet të duket një punëtor i gastronomisë. Ju pret mirë dhe gjithmonë me buzëqeshje, kurse kuzhina është në nivel evropian. Ai është një burrë në kuptimin e vërtetë të fjalës, një figurë markante e qytetit tonë, baba, gjysh dhe padyshim një vëlla shembullor. Sipas mendimit të shumë ekspertëve të turizmit, por edhe të shumë mysafirëve që ditë për ditë e vizitojnë restorantin “Barakuda” në lumin Buna, Vehbiu është sot njëri ndër gastronomët më të mirë dhe më të suksesshëm te ne. Për këtë arsye them se ai është bërë sinonim i gastronomisë sonë. Edhe në këtë shkrim po e përsëris një mendim timin që e përdori pothuajse gjithmonë si mesazh për të gjithë ata që i lexojnë shkrimet e mia, se turizmi i periudhës ndërmjet viteve ’70 dhe ’90 të shekullit të kaluar, duhet të jetë shembull për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Për turizëm duhet të jesh i lindur, por edhe të mësosh dhe punosh. Është mirë që në mesin tonë ka njerëz që në gjakun e tyre kanë gjenet e forta për biznes. Padyshim që Vehbiu i ka të gjitha këto veti, të cilat e kanë ndihmuar për t’u bërë gastronom i suksesshëm.

Në bisedë me të më tregon se është besimtar i devotshëm, është aktiv në Xhaminë e Selitës ku është muezin dhe e thërret ezanin, një traditë e trashëguar nga paraardhësit e tij. Është po ashtu adhurues i peshkimit, e njeh mirë peshkun dhe shpeshherë dhe peshkon si zhytës.

Dhe çfarë është më e rëndësishmja për të, thotë se gjithçka e ka fituar me djersën e ballit dhe se pavarësisht rrethanave të vështira gjatë tranzicionit, kurrë nuk është marrë me punë të paligjshme. Jeton në fshatin Selitë dhe në Ulqin. Është i kënaqur me familjen e tij të ngushtë dhe restorantin e menaxhon bashkë me djemtë. Vehbiun e gjen gjithmonë në tavolinën e tij në hyrje të restorantit.

Puna dhe veprimi i tij, guximi dhe rrezikimi për të blerë një restorant të njohur në lumin Buna është një shembull i mirë frymëzyes, por edhe shikim përpara drejt së ardhmes.

KOHA Javore 27 PORTRET
E ENJTE, 20 PRILL 2023

Mbi ligjëratën e epikologut, Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri për Eposin e Kreshnikëve dhe përurimit të librit të tij

Veprimtari e trashëgimisë kulturore në Harvard

Në Universitetin e Harvardit, Kembrixh - SHBA, më 28 mars 2023, epikologu i mirënjohur shqiptar, Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, mbajti ligjëratën “Eposi i Kreshnikëve - thesar monumental i trashëgimisë kulturore shqiptare: Projekti E5”. Aty u përurua edhe antologjia shqip e anglisht “Wild Songs, Sweet Songs, the Albanian Epic” (Këngë të egra, këngë të ëmbla), botim i Harvardit, 2021.

Në kuadër të ligjëratës për Eposin e Kreshnikëve, epikologu

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri foli për pikat kryesore të Projektit

E5 në pesë shtete të Ballkanit: kohën e realizimit (2012-2016), vendet e kërkimit, qëllimin, evidentimin e 148 lahutarëve

dhe 197 jolahutarëve në 374

vendbanime të Gadishullit Ilirik ose Ballkanik, metodologjinë e kërkimit dhe rezultatet: 502

këngë të shkruara me 114.016 vargje, si dhe mbi pesë mijë minuta inçizime me kamerë nga Baton Z. Neziri, legjendaritetin, mitikën e fantastikën, temat e

motivet, personazhet, rëndësinë e rezultateve për UNESCO, vlerësimet, çmimet, përfundimin. Antologjia shqip e anglisht “Wild Songs, Sweet Songs, the Albanian Epic” (Këngë të egra, këngë të ëmbla), është projekt i hershëm që epikologu, Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri e ka propozuar në emër të Institutit Albanologjik të Prishtinës më 2002. Përgatitja për shtyp u krye

nga autori Neziri dhe profesor Nikolla Skaldaferi, Xhon Kosti, Viktor Fridman. Është botim i parë në gjuhën shqipe nga Universiteti i Harvardit në Kembrixh, që nga themelimi i tij para rreth katër shekujve. Meritë kanë edhe profesorët: Stefan Mishel, Gregori Nagi, Kejsi Due, Dejvid Elmer. Ky libër me 12 këngë është përzgjedhje këngësh epike e lirike shqiptare të koleksioneve të viteve ’30 të Milman Paritt e Albert Lordit, nga rapsodët: Salih Uglla (2), Fatime Biberi (3), Gjergj Pllumi, Marash Nika, Sokol Martini, Ali Meta (2), Adem Brahimi, Rexhep Zeneli. Për përgatitjen e librit dhe për rëndësinë e tij folën edhe N. Skaldaferi, Milano (nga largësia) dhe D. Elmer, Harvard.

Me praninë e tyre në këtë veprimtari të trashëgimisë sonë kulturore, na nderuan shumë edhe profesorët e këtij universiteti: Dejvid Elmer, jashtëzakonisht me merita për realizimin e këtij projekti botues, thekson autori i librit dhe ligjëruesi, Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri dhe shton se si është drejtor i Studimeve Universitare të Departamentit të klasikës dhe kurator i koleksionit të M. Perit, si dhe Stefan Mishel, profesor i skandinavishtes dhe i folkloristikës, drejtues i Komitetit të Folklorit e Mitologjisë.

Ligjërata për Eposin e Kreshnikëve dhe përurimi i librit në këtë universitet me famë botërore, u shoqëruan me lahutë nga Isa Elezi, konfirmon Neziri, duke shtuar se këtë veprimtari e organizoi kryesia e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Harvardit: Faton Limani, Gred Braho, Kristina Pema. Kjo veprimtari u përkrah edhe nga Ministria e Kulturës së Kosovës, ministri, z. Hajrulla Çeku, dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington, z. Ilir Dugolli, të cilët së bashku me studentët e Harvardit, i falënderoi përzemërsisht ligjëruesi dhe autori i librit të përuruar, epikologu Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri.

KOHA Javore 28 MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Shaban Hasangjekaj

Ju jeni krenaria ime

Nuk ka lumturi më të madhe për prindërit se fëmijët e tyre të shëndetshëm dhe të edukuar mirë, të sjellshëm dhe të dobishëm për veten, familjen dhe shoqërinë. Shumë i lumtur jam edhe unë për pinjollët e mi, të gjithë mirë dhe të arsimuar. Tani ata janë të pavarur dhe punojnë e ushtrojnë karrierat e tyre me shumë sukses në fusha të ndryshme, kryesisht në arsimin e lartë. Dhe, si i moshuar që jam, shpesh reflektoj e flas me vete: -Unë, Prof. Dr. Hajrullah Koliqi, bashkë me bashkëshorten time, rritem dhe edukuam katër trashëgimtarë, të gjithë me arsim universitar, tre prej të cilëve doktorë shkencash:

Rozafa (Farmaci), Kushtrimi (Art dhe kulturë) dhe Donika (Edukim). Kështu në familjen time u bëmë katër doktorë shkencash. Tani jemi kolegë dhe mësojmë nga njëri-tjetri. Nëse është e vërtetë se fëmijët janë pasqyra e prindërve të tyre, atëherë pasqyra ime është një mrekulli për lakmi! Kështu, ne së bashku i hodhem themelet e një tradite të mirë familjare (arsimore dhe shkencore). Dhe, duke iu referuar thënies hebraike “Kur ti mëson djalin tënd, ti mëson djalin e djalit tënd”, unë uroj që kjo traditë akademike e familjes sime të vazhdojë dhe të pasurohet edhe më shumë në brezat që vijnë!

Jam krenar me ju, të dashurit e mi, që morët rrugën e dijes dhe deri tani ia dolët në mënyrë të shkëlqyer. Mua më keni gëzuar pa masë dhe ma keni rinuar e zbukuruar pleqërinë.

Shkas për hartimin e kësaj skice të shkurtër ishte mbrojta publike e disertacionit të doktoraturës nga Donika dhe fitimi i titullit akademik Doktor i shkencave të edukimit, më 12 prill 2023. Familjarisht e përgëzojmë Donën tonë për suksesin e arritur dhe i urojmë fat, mbarësi dhe suksese të tjera në jetë dhe në karrierën e saj akademike!

KOHA Javore 29 MOZAIK E ENJTE, 20 PRILL 2023

Me rastin e 40-vjetorit të tërmetit më 15.4.1979

Por pat rezistencë të madhe.

Këtu më tepër u angazhuan: Jakup Nimanbegu, Ismail Bushati, Ruzhdi Karamanaga, Hajro Nimanbegu, Ismet Karamanaga.

E dielë, ditë prilli, Pashkët e përbashkëta... Nga deti erdh stuhia, dielli u mbyll, toka filloi të dridhej, shtëpitë u rrënuan, rrugët u mbyllën... Tërmeti më 15 prill 1979 rrënoi shumë shtëpi në Kala.

Shkaktoi edhe 6 viktima. Më vonë kam dëgjuar që kanë thënë: “Kalaja ishte e mbuluar me tym, kemi menduar se askush nuk shpëtoi nga aty...”.

Kështjella shumëshekullore qëndroi në këmbë, tërmeti e dëmtoi, por mbijetoi...

- kalalitë e ruajtën vendlindjen e tyre,

- nuk lejuan që të mbyllen portat e saj...

Jeta vazhdonte edhe pas tërmetit. Në kampin ku ishin të strehuar, dy të rinj u fejuan. Pas disa ditëve ndodhi edhe martesa e parë pas tërmetit...

Tërmetin e përcolli solidariteti i madh nga i gjithë Mali i Zi si dhe republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Në atë ditë, para sëmundjes, Josip Broz Tito ishte në rezidencën e tij në Igallo. Menjëherë më helikopter e vizitoi bregdetin e Malit të Zi, ku ishin pasojat dhe rrënimet më të mëdha...

Që atëherë nisi ndihma dhe lufta që të tejkalohen pasojat e tërmetit.

“K-1“

Tërmeti i rrënoi gati të gjitha shtëpitë në Kala.

Jeta aty një vit ka qenë e pamundshme.

Ka pasur mendime që Kalaja të mbyllej fare për banorët e saj.

Banorët e Kalasë kanë qenë të strehuar në kampin “Milena”, të Lidhjes Feriale në vilat e hotel “Albatrosit” dhe hotel “Jadranit”, si edhe te miqtë e të afërmit e tyre.

Organizata qendrore e Sindikatave të Kosovës më herët nisi ndërtimin e një kompleksi të madh me vila të tipit montazh, komfore, në Zall (Plazhi i Madh).

Përkohësisht aty kanë banuar edhe shumë qytetarë të cilëve u ishin rrënuar shtëpitë, si pasojë e tërmetit të 15 prillit 1979. Më kujtohen këto familje nga Kalaja të cilat qëndruan disa muaj në objektet e Sindikatës së Kosovës, ose siç e quanin “K-1”: Raif Truma, Zade Nimanbegu, Ali Peshku. Ali Peshku ishte daja i Fitnetes dhe në maj më 1982 e martoi vajzën nga kjo banese në Kampin “K-1“. Por pas disa muajve, me vendimet e organeve republikane nga Podgorica, si edhe ato të Ulqinit, u aprovua vendimi për rrënimin e këtyre shtëpizave!

Një gjë e pakuptueshme, e pakapshme... U rrënuan shtëpizat e reja, të ndërtuara me kushte bashkëkohore.

Martesa

Ditët e para pas tërmetit ishin të vështira.

Banorët e Kalasë u strehuan përkohësisht në Kampin i Lidhjes për Pushime, në autokampin “Milena”, disa te miqtë dhe të afërmit. Por, shumica kemi qenë në kampin e parë. Aty u bë si një mëhallë e re. Filluan vizitat ndërmjet njëri-tjetrit. Jeta vazhdonte.

Unë punoja si drejtor në Shtëpinë e Shëndetit, e cila fillimisht disa muaj ka qenë në pushimoren “Gornji Ibar” të Rozhajës.

Çdo mëngjes me mua në punë, me veturën time “Lada 1200” vinin: Olga Vukçeviq, Njegosava Qetkoviq dhe Hidajet Kapllanbegu, punëtorët e administratës.

Ditë pas dite njerëzit filluan edhe një jetë tjetër...

Në kampin tonë ndodhi edhe një gjë e re: u martuan Sytki Nimanbegu me

KOHA Javore 30
MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Gani Karamanaga Hotel “Jadrani” i rrënuar

40-vjetorit 15.4.1979

Munibe Abazin.

Pas disa ditëve në komunën e improvizuar, në disa baraka, u bë edhe kurorëzimi i parë pas tërmetit: Shyqyri - Çylo Shabani u martua. Kumbar ishte vëllai im, Ismeti.

Jeta në kamp

Në kampin tonë ku kemi qenë të vendosur pas tërmetit, ka pasur disa shtëpiza komfore, me një dhomë, banjë, tarracë të vogël.

Disa të tjera kanë qenë vetëm shtëpiza me banjo të përbashkët. Shtëpiza jonë ishte e bukur me tre kravate.

Ka pasur shumë probleme pas tërmetit. Përkohësisht ishim me shërbimin shëndetësor në pushimoren “Gornji Ibar”, në rrugë e cila shkon për Zallin e Madh. Në kamp kemi organizuar një ambulancë.

Isha i ulur në tarracën e vogël, para shtëpisë së vogël.

Mu afrua kushëriri, Nail Karamanaga (1925-1986). Më pyeti se pse jam i padisponuar. Naili vazhdoi:

- Shiko, problemet e punës lëri atje! Këtu je në shtëpinë tonë...

Mendova: “Naili ka të drejtë”. Afër shtëpizës sonë ishte edhe familja e Havasë dhe Sulltane - Tane Karamanaga.

Pas disa ditëve ndërroi jetë Tanja, motra më e vogël. Ka qenë një grua komunikative. Nga martesa me Selimin, kushëririn e babait, nuk kanë pasur fëmijë.

Si ishte adeti atëherë (po edhe sot), gratë më të afërta kanë vënë në krye shaminë - beshbezin.

Sadetja (nusja e Basriut), beshbezin e vendoste vetëm kur ishte te plaka, Havaja. Sa shkonte për qytet, beshbezin e hiqte.

Për të qeshur, kur isha një ditë te Havaja, iu drejtova Sadetes - Detes: - Ti, Dete, beshbezin o hiqe o vëre, se jo kur je këtu e ke në krye, e kur

del jashtë kampit je pa të!

Havaja ka qenë gjithmonë autoritet dhe e kanë dëgjuar.

E shikoi pak Deten. Kjo s’bëri zë.

Saranxha

Në shtëpinë e parë kemi pasur një bahçe të vogël.

Në skaj, sipër bedenit, ka qenë saranxha (rezervuar uji). Nën saranxhë ishte qemeri (nënkalimi). Saranxha ka pasur murinjet në tri anët, kurse sipër - hardhinë.

Kjo ndërtesë interesante ka pasur dy penxhere - dritare të vogla, me parmakë.

Saranxha ka qenë vend i këndshëm për pushim dhe meditim. Aty gjithmonë frynte era maestrale. Në kopsht – bahçe, nëna ka mbjellë një portokall, i cili gjendet aty edhe sot.

Tërmeti i vitit 1979 e rrënoi qemerin edhe saranxhën tonë.

Ata mbërritën poshtë, në kopshtin e Ilija Miliqit, deri te bregu i detit. Kjo pamje në fotografinë poshtë, nuk ekziston më.

Rezistenca dhe fitorja

Tri ditë pas tërmetit në hotelin “Bellevue” në Zall, u organizua një tubim me banorët e Kalasë. Udhëheqësia e Komunës së Ulqinit, në krye me Marko Kallugjeroviqin, kishte marrë vendimin që të mos lejohej jeta në Kala. Kalalive u premtuan nga një shumë të hollash për ndërtimin e shtëpive jashtë Kalasë. Propozuan lokalitetin e Limanit, në afërsi të Çinarit të Vjetër.

Por, banorët e Kalasë nuk u pajtuan më këtë vendim. Një pjesë e madhe kundërshtoi, një pjesë e vogël ishte indiferente.

Në Kala atëherë nuk ka pasur as rrymë, as ujë.

Pushteti deshi edhe ta mbyllte Kalanë me derë hekuri te Porta e Madhe dhe te Jallia. Shërbimi i “Elektrodistribucionit” i preu edhe shtyllat për energji brenda Kalasë.

Kryetari i Malit të Zi, Veljko Millatoviq pati mirëkuptim për banorët e Kalasë. Së shpejti në Kala për të jetuar u kthyen Ismail Bushati dhe Jakup Nimanbegu.

Këta e instaluan gjeneratorin për rrymë elektrike dhe e rifilluan jetën në shtëpitë e tyre.

Pak më vonë, këtyre iu bashkëngjitet edhe Ruzhdi Karamanaga, i cili gjithashtu u kthye në shtëpi në Kala. Ai më vonë e mori të jetonte në shtëpinë e tij Zejnel Ismajlagën me familje. Aty qëndroi derisa e rindërtoi shtëpinë e vet.

Këta ishin tre mbrojtësit e Kalasë.

KOHA Javore 31
MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023
Tërmeti në Kala

Në seancën konstituive të Kuvendit të Komunës së Plavës

U verifikuan mandatet dhe u zgjodh kryetari

Plavë – Pas më shumë se pesë muaj e gjysmë që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, më 23 tetor 2022, për zgjedhjen e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës, në seancën konstituive të Kuvendit të Komunës së Plavës, të filluar të hënën më 10 prill, dhe të vazhduar e përfunduar të mërkurën më 12 prill 2023, drejtuar nga këshilltari më i moshuar i Kuvendit të ri, Ibër Hoti, u shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Plavës në mandatin katërvjeçar, u verifikua mandati i këshilltarëve dhe u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit të Komunës.

Kryetarja e Këshillit Komunal të Zgjedhjeve, Resma Shehoviq, e cila në mënyrë konstruktive dhe kronologjike raportoi mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e këshilltarëve, të mbajtura më 23 tetor 2022, theksoi se Komisionit Komu-

nal të Zgjedhjeve në afat të paraparë i janë dorëzuar 7 lista zgjedhore: 4 të subjekteve të pavarura politike dhe 3 të koalicioneve, 6 prej të cilave janë verifikuar në afatin ligjor, kurse lista zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve – Dega në Plavë, është refuzuar nga KKZ e më pas edhe nga KQZ, sepse nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për pjesëmarrje në gara, e cila më vonë ka dorëzuar ankesë Gjykatës Kushtetuese, e që ka qenë shkas i mos shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve deri tani.

Gjatë elaborimit të rezultateve, kryetarja e KKZ-së, Resma Shehoviq, të pranishmit i njoftoi se në zgjedhjet lokale të 25 tetorit të vitit të kaluar, për zgjedhje të këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Plavës, guruan gjashtë lista zgjedhore në 22 vendvotime (tri subjekte të pavarura politike dhe tri të koalicione). Prej

9.364 qytetarëve të moshës madhore që janë gjendur në regjistrat e 22 vendvotimeve, të drejtën e vet ligjore e kanë shfrytëzuar 4.947 votues, apo 52.82% e tyre. 4.883 fletë-votime kanë qenë të vlefshme dhe 64 të pavlefshme.

Qytetarët e komunës së Plavës në vendvotimet me shumicën absolute të votave e kanë mbështetur koalicionin “Bashkërisht ngadhënjyeshëm për Plavën” - SD, PDS, PSD, me 2.281 vota të cilat kanë siguruar 16 mandate këshilltarët: 1. Nihad Canoviq – kryetari aktual i Komunës së Plavës (i cili dha dorëheqje, e në vend të tij mandati i këshilltarit i takoi Ervin Musiqit), 2.Fazlija Krciq, 3. Sulejman Deshiq, 4. Hurjeta Pejçinoviq, 5. Vlladimir Knezheviq, 6. Allen Balliq, 7. Dr. Allmir Aksalliq, 8. Dr. Merida Mehmedoviq, 9. Faruk Shaboviq, 10. Mr. Ervin Toshiq, 11. Dr. Sead Jasaviq, 12. Jellena Otasheviq, 13. Adill Milush, 14. Bratisllav Otesheviq, 15. Emro Feratoviq dhe 16. Aida Kollashinac.

Pesë listat tjera zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale shënuan këto rezultate:

- Partia Boshnjake “Korrektësisht për Plavën” - 1.046 vota, apo 7 mandate këshilltarësh: 1. Kemall Purishiq,

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023

mandatet e këshilltarëve

i ri i Kuvendit

2. Damir Gutiq, 3. Erzana Rexhematoviq, 4. Bejto Shahmanoviq, 5. Besim Musiq, 6. Mirza Medunjanin dhe 7. Sabina Kollashinac.

- Lëvizja “Evropa Tani - për Plavën”140 vota (nuk e kaloi cenzusin).

- Koalicioni “Esad Bajraktareviq

- Mundet Plava, mundet Mali i Zi” -

URA, Alternativa Shqiptare - 549 vota apo 3 mandate: 1. Esad Bajraktareviq, 2. Haris Shahmanoviq, dhe

3. Ibër Hoti.

- Partia Socialiste Popullore (PSP)

“Themelësisht për Plavën” - 219 vota apo 1 mandat: Ranko Stijoviq.

- Koalicioni Partia Popullore

Demokratike, Demokracia e re serbe, Mali i Zi i drejtë “Për ardhmërinë tonë” - 648 vota apo 4 mandate: 1. Millur Zogoviq (dha dorëheqje nga detyra e këshilltarit, e në vend të tij u zgjodh Zdravko Gjuriçanin), 2. Igor Prashçeviq, 3. Violeta Rajkoviq (dha dorëheqje, e në vend të saj u zgjodh Rajka Bozhoviq) dhe 4. Damjan Otasheviq (dha dorëheqje, e në vend të tij u zgjodh Boris Turkoviq). Kuvendi i Komunës së Plavës në mandatin e ri katërvjeçar do të ketë gjithsej 31 këshilltarë, me verifikimin e mandateve të tyre në seancë, të hënën më 10 prill, njëherazi u bë

edhe konstituimi i Kuvendit. Në vazhdimin e seancës të mërkurën më 12 prill 2023, në propozim të këshilltarit të koalicionit SD, PDS, PSD “Bashkërisht ngadhënjyeshëm për Plavën” Fazlija Krciq, kryetar i ri i Kuvendit të Komunës së Plavës, me votim të hapur, me 18 vota “pro” dhe 5 “të përmbajtur”, u zgjodh ekonomisti i diplomuar, Alen Balliq, i cili në seancë dha “betimin solemn” kur edhe përfundoi punën ajo. Kryetari i ri i Kuvendit është këshilltar i Koalicionit “Bashkërisht ngadhënjyeshëm për Plavën”, gjegjësisht anëtar i PDS-së. Shaban Hasangjekaj

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 20 PRILL 2023 Urime festën e Bajramit
kryetari

GëzuarBajramin KuvendiiKomunëssëUlqinituron

KOHA Javore 34 MARKETING E ENJTE, 20 PRILL 2023

Dëshiroj që Zoti ta pranojë agjërimin dhe lutjet tuaja dhe shpresoj që këtë festë të madhe ta pritni në gëzim shpirtëror, paqe e shëndet, duke e festuar Bajramin me të dashurit, miqtë, fqinjët dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë!

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi

Fatmir Gjeka, Ministër

Gëzuar Bajramin

KOHA Javore 35 MARKETING E ENJTE, 20 PRILL 2023

Urime Bajramin

Redaksia e “Koha Javore“

kohajavore.me

Articles inside

mandatet e këshilltarëve i ri i Kuvendit

1min
page 33

U verifikuan mandatet dhe u zgjodh kryetari

1min
page 32

40-vjetorit 15.4.1979

2min
pages 31-32

Me rastin e 40-vjetorit të tërmetit më 15.4.1979

2min
page 30

Ju jeni krenaria ime

1min
page 29

Veprimtari e trashëgimisë kulturore në Harvard

2min
page 28

frymëzues

4min
pages 27-28

Një shembull frymëzues

2min
page 26

malësorëve të - pasuri botërore

1min
pages 25-26

Veshja shekullore e Malësisë së Madhe

1min
page 24

Letërsia shqipe në Malin e Zi ka krijuar profilin e saj

3min
pages 22-23

hyjnor

4min
pages 21-22

Numri 9 dhe kodi i tij

3min
page 20

biodiversitetit Shkodrës

1min
page 19

Pasqyrim i biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës

1min
page 18

Thirrje për të mos harruar

2min
pages 16-18

Liqenin e Shkodrës

3min
page 15

Lundrimi në Liqenin

2min
page 14

vazhdon vetvetes

1min
page 13

Politika shqiptare të jetë e keqja e vetvetes

2min
page 12

nxënësve, moszhvillimit rajonal

2min
page 11

Rënia e numrit të nxënësve, dëshmi e moszhvillimit

1min
page 10

2023

1min
pages 9-10

Në seancën e parë të të Komunës së Gucisë

1min
pages 8-9

marrëveshja për shërbime Kosovës dhe Malit të Zi

1min
pages 7-8

U nënshkrua marrëveshja ajrore në mes të Kosovës

1min
page 6

Nënkryetar i Komunës u emërua Ivan Ivanaj

1min
pages 5-6

Mali i Zi më afër Ballkanit të Hapur

1min
pages 4-5
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.