1 minute read

Rënia e numrit të nxënësve, dëshmi e moszhvillimit

Moszhvillimi i pjesës veriore të vendit, dëshmohet edhe me rënien e numrit të nxënësve në dekadën e fundit, çështje e cila duhet të jetë preokupuese për strukturat qeveritare, sepse migrimi i popullsisë është bërë dukuri e përditshme me pasoja të mëdha shoqërore jugor për dhjetë vite është rritur për 2.975, ndërsa në atë qendror numri i të regjistruarve në vitin shkollor 2022/23 është rritur për 2.401 nxënës në krahasim me vitin 2013/14.

Advertisement

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, të gjitha komunat bregdetare kanë shënuar rritje të numrit të nxënësve; Ulqini ka 12 nxënës më shumë këtë vit shkollor në krahasim

Në bazë të të dhënave të publikuara kohë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Enti Statistikor (Monstat), del qartë se popullsia në rajonin verior është në rënie, ndërsa në Podgoricë dhe në bregdet në rritje e rrjedhimisht është në rritje edhe shtimi natyror i popullsisë. Në rajonin verior përveç se ka më pak nxënës në dekadën e fundit, po ashtu është në rënie edhe shtimi natyror i popullsisë, sepse më tepër ka të vdekur se sa të lindur. Në dhjetë vitet e fundit, numri i nxënësve në shkollat fillore është rritur për 1.679. Numri më i vogël i filloristëve në periudhën dhjetëvjeçare (nga viti shkollor 2013/14 deri më 2022/23), është shënuar në vitin shkollor 2017/18 me 67.427, ndërsa këtë vit janë regjistruar 69.400 nxënës.

Dallimet rajonale

Sa i përket numrit të nxënësve në pozitë më të favorshme në aspektin rajonal në Mal të Zi është rajoni qendror, që ka të bëjë me Podgoricën, dhe ai jugor ku përfshihet bregdeti. Kështu numri i nxënësve në rajonin

This article is from: