1 minute read

U verifikuan mandatet dhe u zgjodh kryetari

Plavë – Pas më shumë se pesë muaj e gjysmë që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, më 23 tetor 2022, për zgjedhjen e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës, në seancën konstituive të Kuvendit të Komunës së Plavës, të filluar të hënën më 10 prill, dhe të vazhduar e përfunduar të mërkurën më 12 prill 2023, drejtuar nga këshilltari më i moshuar i Kuvendit të ri, Ibër Hoti, u shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Plavës në mandatin katërvjeçar, u verifikua mandati i këshilltarëve dhe u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit të Komunës.

Kryetarja e Këshillit Komunal të Zgjedhjeve, Resma Shehoviq, e cila në mënyrë konstruktive dhe kronologjike raportoi mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e këshilltarëve, të mbajtura më 23 tetor 2022, theksoi se Komisionit Komu- nal të Zgjedhjeve në afat të paraparë i janë dorëzuar 7 lista zgjedhore: 4 të subjekteve të pavarura politike dhe 3 të koalicioneve, 6 prej të cilave janë verifikuar në afatin ligjor, kurse lista zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve – Dega në Plavë, është refuzuar nga KKZ e më pas edhe nga KQZ, sepse nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për pjesëmarrje në gara, e cila më vonë ka dorëzuar ankesë Gjykatës Kushtetuese, e që ka qenë shkas i mos shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve deri tani.

Advertisement

Gjatë elaborimit të rezultateve, kryetarja e KKZ-së, Resma Shehoviq, të pranishmit i njoftoi se në zgjedhjet lokale të 25 tetorit të vitit të kaluar, për zgjedhje të këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Plavës, guruan gjashtë lista zgjedhore në 22 vendvotime (tri subjekte të pavarura politike dhe tri të koalicione). Prej

9.364 qytetarëve të moshës madhore që janë gjendur në regjistrat e 22 vendvotimeve, të drejtën e vet ligjore e kanë shfrytëzuar 4.947 votues, apo 52.82% e tyre. 4.883 fletë-votime kanë qenë të vlefshme dhe 64 të pavlefshme.

Qytetarët e komunës së Plavës në vendvotimet me shumicën absolute të votave e kanë mbështetur koalicionin “Bashkërisht ngadhënjyeshëm për Plavën” - SD, PDS, PSD, me 2.281 vota të cilat kanë siguruar 16 mandate këshilltarët: 1. Nihad Canoviq – kryetari aktual i Komunës së Plavës (i cili dha dorëheqje, e në vend të tij mandati i këshilltarit i takoi Ervin Musiqit), 2.Fazlija Krciq, 3. Sulejman Deshiq, 4. Hurjeta Pejçinoviq, 5. Vlladimir Knezheviq, 6. Allen Balliq, 7. Dr. Allmir Aksalliq, 8. Dr. Merida Mehmedoviq, 9. Faruk Shaboviq, 10. Mr. Ervin Toshiq, 11. Dr. Sead Jasaviq, 12. Jellena Otasheviq, 13. Adill Milush, 14. Bratisllav Otesheviq, 15. Emro Feratoviq dhe 16. Aida Kollashinac.

Pesë listat tjera zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale shënuan këto rezultate:

- Partia Boshnjake “Korrektësisht për Plavën” - 1.046 vota, apo 7 mandate këshilltarësh: 1. Kemall Purishiq,

This article is from: