1 minute read

vazhdon vetvetes

në planin e jashtëm. Prandaj, nevoja për një veprim të përbashkët në sferat ku nuk cenohen interesat e askujt është e domosdoshme. Askush nuk na pengon në projektet e përbashkëta kulturore, që do ta mbanin shenjën kombëtare. Është koha e rishkrimit të historisë sonë dhe çlirimit nga historia komuniste, është koha e rishkrimit të historisë së letërsisë, natyrisht pa ndarje të llojit letërsi shqiptare, letërsi kosovare, letërsi e shqiptarëve të Maqedonisë e kështu me radhë. Letërsia shqiptare është një dhe vetëm në këtë mënyrë duhet të trajtohet. Si një dhe e pandashme duhet të trajtohet edhe folklori, arkeologjia dhe kështu me radhë.

Nëse këto që i përmendëm më sipër i trajtojmë veç e veç, si pjesë të kulturës ku shqiptarët jetojnë, atëherë vlerat kulturore jo që nuk do të vinin në shprehje, siç në fakt është aktualisht, por rrezikojnë që të minimizohen ose thjesht të ngulfaten. Nëse vazhdojmë të mbetemi konformist, atëherë kjo do të thotë se ne me pavetëdije mbetemi në shërbim të agjendave të ndryshme anti-shqiptare. Është pikërisht momenti i hapjes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të qendrave botërore të vendosjes, moment kyç për ta çuar dialogun një shkallë më lart dhe për t’i dhënë një dimension më pragmatik zgjedhjeve së dy çështjeve në Ballkan, çështjes shqiptare dhe çështjes serbe, duke e shtruar nevojën që fillimisht bashkimi i shqiptarëve të bëhet në planin shpirtëror, pra në planin e vlerave kulturore shqiptare, vlera të cilat absolutisht nuk rrezikojnë askënd në Evropën Juglindore. Duhet të dimë çfarë të kërkojmë, por edhe ta argumentojmë me fakte të qëndrueshme, për të cilat fatmirësisht nuk ka kundër-argumente të qëndrueshme.

Advertisement

Në të kundërtën, sherrin do t’ia shohim vetvetes dhe nuk do të kemi të drejtë morale ta arsyetojmë vetveten, duke i akuzuar të tjerët, përfshirë edhe palën serbe, së cilës i shkon për shtati përçarja ndërshqiptare në zgjidhjen e detyrave që dalin nga projektet e famshme institucionale anti-shqiptare.

This article is from: