4 minute read

hyjnor

dëshira e ndërzimit të 3 numrave të parë, prodhon kalimin nga bota eterike e padukshme në të dukshmen, që tashmë kapet, jo vetëm nga mendja- logjika, por prodhon edhe kapje shqisore - vizuale të asaj që gjendet në boshtin numerik të shenjtë si KRYQ, apo të numrit katër-që shihet dhe në vete ka kuptimin fonetik të emrit 4, sepse ka treshin nga farëzimi dhe ku pa pritur hyri gjysma e 8-tës që është katra, apo ka treshin me të renë që hyri-SHPIRTIN. Pra emri i katrës thotë që ky numër ka 3-shin në fakt ka të renë (të renë)pra formën e re; të katërtin–shpirtin (kujto një fetus në barkun e nënës që sapo ka marrë shpirt (të renë= erën) nga njëshi, bëhet 4 dhe 4 është kryqi=dheu, uji, zjarri+shpirti. Shih atë të Zotit që thotë: BËHU, dhe bashkohet me dëshirën (mendimin) dhe krijon të Renë), pastaj në faza vjen 5 (pesa= pesha) apo pe+e+ sha. Pesa e formuar në barkun e nënës në muajin e 5 (peshës), një fetus peshon dhe në ezoterizëm 5 është vetë Zoti që i di të gjitha...Prandaj në shenjë të dijes absolute kemi notimin me 5-së–i di të gjitha dijet (me pesa)...?!Dhe kjo pesë (peshë) nga Zoti u bë gjashtë=gja(gë), gja(ll)asht. Më pasGaçe krijoi shtatën (shtatin) që pritet të formohet i tëri në mujain e radhës që fitoi emrin 8-a=tetasht, apo i” tani” ose në dialektin e Rumisë do të thotë edhe tetan= TET+A (të tërët), pra teta ose edhe Toto (i gjithi), ku një 3 që në muajin e tretë ishte sipas neve vetëm gjysma e pjesës së parë të 8-pra shpirti i rënë- tashti me tetën plotësohet i tëri, sepse në këtë muaj ka përfunduar mishërimi i mendimit të nisur në boshtin numerik në të 4 dimensionet duke u plotësuar në çdo 3 %, ku përfundon krijimin në numrin simbolik në 33%-në muajin e NANËS (nënës)=nan në dialekt, që pastaj kalon përsëri në dorë të Zotit. Për një kohë të caktuar e me kohë të matur-limituar=le+i mitur...?!!Këtu kur përmendin 9 nanën, nuk duhet lënë pa sjellë nëpër kokë edhe perëndeshën Sumere NANA; ANANA=është nëna?! Sepse llogaritet që ne në pas rënies në tokë nga

Parajsa, të na jenë bërë edhe ndërhyrje në kodin gjenetik nga Anunakët–një civilizim i arritur nga planeti Nibirus, pasi ai ishte bërë i pa banueshëm. Zakonisht tek numri 8 kemi figurën e njeriut e ku pjesa e poshtme (rrethit) të tetës duhet të jetë më e madhe, sepse simbolizon trupin, kurse rrethi mbi të poshtmin-lart... toto–(teta) duhet të jetë pakëz më e vogël, sepse shënon vetë kreun–kokën e nirit (ni të riut)...toto te tanën. Pra, numrat bazë deri në dhjetë nuk del të jenë arabë por shqiptarë, pasi shpjegojnë origjinën e krijmit të njeriut nga uji dhe fazat zhvillimit të tij në barkun e Nënës. Numrat arabë janë në dukje krejt ndryshe dhe nuk hetohet që të kenë një origjinë të shpjegueshme në gjuhën arabe ashtu si në shqip. Nga ana tjetër, për kohën kur u shfaq Kurani, në te thuhet se si ata–arabët, ishin idhujtar dhe analfabetë. Pra kur përmendet emri analfabet tërhiqet vërejtja se duhen kuptuar analfabetët. SURJA El –Xhumu a. ajeti 2. Është Ai që u solli analfabetëve një të dërguar nga gjiri i tyre. Me analfabet nënkuptohen arabët si ata që dinin shkrim si dhe ata që nuk dinin. E numrat arab nuk kanë formën e këtyre numrave që të mësojnë anatominë e krijimit të njeriut shqip, por janë ndryshe. Ndërsa, po të analizoni shqip rrënjën e fjalës–latine Fetus është barazi me dijen fe+tu, ist= fe+këtu+isht, sepse që në bark të nënës atij i jepet dija për Zot dhe fillon e formohet me organe që do të i përdorë kur të vijë në jetë.

Advertisement

Ja se si duken numrat arabë që arabët i quajnë numra arabë?! Po si të shpjegohet kjo?! A mos kemi të bëjmë edhe këtu në dëm të shqiptarëve. Shih vetë fjalën NUMËR, Gaçe e lidhë me fjalën–fjalinë gegërishte që u rrudh në një fjalë si dije dhe ka kuptimin e tingullit-fjalës-dritës që ranë UM. Pra, Në+um+ra një U. Po të shikoni vendin në aparatin gojë se ku formohet, na del se ajo është poshtë saj dhe është një përthyerje e asaj fjal e(energjie-drite–e pa fillim dhe e pa mbarim që nga OJa–lart, ra poshtë në Um dhe dha fjalën LUMË–pra leu në um… Prej këtu kemi shprehjen lum e lum për Te të Lumin etj. Prej këtu edhe gjithë emrat e Ilirisë bartin rrënjën dritë, sepse drita e shenjtë ishte ajo që la dritën. Shih Dri, Drina, Drava, Drim, Drilon, Vardar, etj. Për të përfunduar, krahaso një xhubletë malësoreje dhe një këmbanë kishe. Jo rastësisht kanë formën UM. Si duket edhe njëra edhe tjetra kapin tingullin OM të Universit, i cili kur bjen poshtë në komunikim kapet si tingulli UM nga OM-lart..?!

Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet se mbi këto baza edhe indianët në simbolikën e vetë e kishin lopën kafshë të shenjtë, sepse ashtu si një këmbanë kish –ose xhubletë malësoreje, arrijnë e kapin frekuencat e energjisë kozmike po të na vijnë si këmbana kishe. Ashtu supozohet se edhe lopa është e shenjtë, sepse na jep të përthyer së prapthi tingullin e Universit të përmbysur që atje lart është një OM–omega dhe alfa–i fundit dhe i fillimit që lopa e bën UM... Çdo gjë u vodh nga ne, pra edhe vetë shkrimi qirilik në këtë këmbanë kishe, që në fakt cirili është në anagramë Ilirik. Ashtu si dhe emri i shenjtorit serb Metodi që nuk kanë ekzistuar shenjtorë serbë me këta emra, sepse METODI dmth së prapthi si mendim=IDOTEM= barazi me fjalën FE dhe cirili=Barazi ILIRE. Pra ai që tha METODI e CIRILI thanë në fakt në anagramë IDOTEM ILIRI, që shqip deshifrohet FEJA ILIRE që neve po e zëvendësojmë me fjalën BESIMI I VJETËR SHQIPTAR. Ndërsa një ilir është vetë veshja e një gege, ku qelesja e bardhë e tij i bie, sipas neve, të jetë koka e gjarprit, kurse dizajni i tirqeve imitim i vetë gjarprit në realitet.

Shkodër u përurua antologjia e prozës së shkurtër e shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët”

This article is from: