1 minute read

Mali i Zi më afër Ballkanit të Hapur

Presidentit i sapozgjedhor i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili pritet të marrë detyrën më 21 maj të këtij viti, është deklaruar edhe një herë se vendi duhet të bëhet pjesë e nismës rajonale Ballkani i Hapur.

“Në fushatë kam qenë transparent për Ballkanin e Hapur. Kam marrë mbështetje historike nga qytetarët dhe aktualisht kam legjitimitetin më të madh në Mal të Zi për të folur për këto tema. Dhe mendoj se edhe qytetarët kanë qenë të qartë kur është fjala për këtë temë. Mendoj se Mali i Zi do të duhej që të bëhej pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka thek- suar ai.

Advertisement

Megjithëse Mali i Zi nuk është zyrtarisht pjesë e Ballkanit të Hapur, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka marrë pjesë në samitin e fundit të kësaj nisme që në muajin shtator të vitit të kaluar është mbajtur në Beograd.

Ai ka deklaruar se kjo nismë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të jetë e hapur që t’i pranojë shtetet e tjera.

“Kjo është një nismë të cilën unë e shoh si mjaft të suksesshme dhe brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore ka dëshmuar se pavarësisht të gjitha pengesave në këtë hapësirë mund të bëhen gjëra të rëndësishme për të lehtësuar jetën e qytetarëve”, ka theksuar Abazoviq.

Në Mal të Zi janë të ndarë rreth përfshirjes së Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur. Megjithatë pas deklaratës së Presidentit të ri të Malit të Zi, duket se ky vend është më afër hyrjes në këtë nismë.

Ballkani i Hapur është një nismë rajonale ku bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, kurse tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina nuk marrin pjesë në të. (Kohapress)

This article is from: