1 minute read

Në seancën e parë të të Komunës së Gucisë

Guci – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë për vitin 2023, të mbajtur të enjtën, më 13 prill 2023, në sallën e Komunës për seanca, takime e tubime, në të cilën ishin të pranishëm 23 këshilltarë nga gjithsej 30 sa numëron Kuvendi i Komunës së Gucisë, janë trajtuar, shqyrtuar dhe miratuar një vistër propozim-vendimesh, konkludimesh e informatash të organeve të qeverisjes lokale dhe institucioneve e ndërmarrjeve që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Gucisë. Në seancën, të cilën në gjuhën shqipe dhe atë malazeze e hapi kryetari i Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, para fillimit të punës së saj, njëzëri pa vërejtje u miratua procesverbali nga seanca e katërt e rregullt e KK-së, të mbajtur më 29 dhjetor 2022, si rendi i ditës i propozuar nga kryetari i Kuvendit Hasangjekaj prej 17 pikash, i cili pësoi ndryshime dhe plotësime (një pikë u tërhoq dhe tri të tjera u shtuan).

Seanca filloi punën sipas renditjes së pikave të rendit të ditës me informatat mbi mbrojtjen e fëmijëve; mbi mbrojtjen sociale në territorin e Komunës së Gucisë për vitin 2022, të cilat në mënyrë koncize i prezantoi dhe e argumentoi përfaqësuesja e Qendrës për Punë Sociale, Merima Balliq; dhe mbi realizimin e mbrojtjes shëndetësore në Komunën e Gucisë për vitin 2022, që në mënyrë koncize, analitike dhe kronologjike e paraqiti dhe e argumentoi me fjalë dhe shifra ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Dr. Branko Zogoviq” në Plavë, Dr. Armen Pejçinoviq, në kuadër të së cilës punon Stacioni shëndetësor në Guci.

Advertisement

Ndër shumë pyetje të këshilltarëve që iu parashtruan drejtorit Pejçinoviq, ishin edhe ato të këshilltarit Dardan Qosaj për mundësinë e rihapjes së punktit shëndetësor në Vuthaj, pasi që në objektin e Shtëpisë së Kulturës ekzistojnë dy lokale për këtë qëllim; dhe pyetja e kryetarit të Ku- vendit, Hasangjekaj, në aspektin e të punësuarve në shëndetësi në komunat e Plavës dhe Gucisë ku shqiptarët janë të diskriminuar, sepse në institucionin e tyre nuk gjendet asnjë person i këtij komuniteti, i çfarëdo profesioni qoftë. Përgjigjja e drejtorit ishte se do bëhen përpjekje për zgjidhje sa më të shpejtë të tyre. Informata mbi gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Gucisë në vitin 2022 nuk u prezantuan në seancë, ngase nuk erdhi referuesi relevant. Seanca vazhdoi punën me shqyrtimin e propozim-vendimit mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2022, të cilin e parashtroi në mënyrë analitike dhe koncize sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq.

Ai konfirmoi se buxheti i Komunës së Gucisë për vitin 2022 ishte planifikuar në shumën 2.335.950 euro, dhe është realizuar 68.30% e tij. Depoziti i transferuar në buxhet nga viti 2021 ka qenë 121.373.35 euro.

This article is from: